PriFest zbulon anëtarët e jurive për edicionin e 11-të

Në prag të edicionit të tij të 11-të, PriFest zbulon anëtarët e jurive. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë do t’i ketë 8 juri, secila me nga 3 anëtarë, të cilët do t’i përcaktojnë fituesit e çmimeve në 5 programet garuese të filmit.

Sipas traditës, PriFest do të jetë nikoqir i emrave të mëdhenj nga kinematografia dhe industritë filmike ndërkombëtare, evropiane dhe rajonale, të cilët do t’i bashkohen anëtarëve të komunitetit artistik kosovar, si dhe përfaqësuesve të studentëve dhe mediave, për t’i vlerësuar filmat që do të marrin pjesë në programet garuese të festivalit.

Në progrmain kryesor, Mjaltë dhe Gjak / programi garues i Ballkanit, juria do të përbëhet nga Karin Dix (Gjermani), drejtoresha e projektit Shooting Stars të European Film Promotion; Daniel Mulloy, regjisor filmi nga Britania e Madhe dhe fitues i katër çmimeve BAFTA; dhe Eponine Momenceau, xhiruese nga Franca, e njohur për punën e saj në “Dheepan”, që fitoi çmimin Golden Palm.

Juria e programit garues evropian sivjet do të përbëhet nga Claudia Landsberger, producente me përvojë dhe anëtare e kahmotshme e komitetit përzgjedhës për programin garues të Berlinales; Armond Morina, aktori i mirënjohur kosovar; dhe Vladimir Anastasov, producenti i spikatur nga Maqedonia.

Një nga programet kyçe të festivalit, programi garues i metrazhit të mesëm, do të gjykohet nga producenti i filmit dhe ekzekutivi i industrisë së mediave nga Holanda, Raymond van der Kaaij; filmofili kosovar Kushtrim Krasniqi, si dhe Petar Protic, kuratori i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Novi Sad të Serbisë, “Cinema City”.

Programi garues i filmave dokumentarë do të vlerësohet nga kritikja e mirënjohur e filmit nga Parisi, Barbara Lorey de Lacharriere; aktori i famshëm nga Shqipëria, Lulzim Zeqja; dhe regjisori dhe producenti i filmave dokumentar, e njëkohësisht edhe drejtori i International Queer & Migrant Film Festival në Amsterdam të Holandës, Chris Belloni.

Juria e programit garues të studentëve do të përbëhet nga Myra Appannah, drejtoreshë e kompanisë londineze të mediave BRiGHTBLACK, ekspertja e Realitetit Virtual dhe bashkëkuratorja e Play UK Festivals të British Council; Fabio Tucci, Menaxheri i Festivalit të Romës, Intramovies; dhe Besmir Bitraku, aktori i teatrit dhe filmit nga Tirana.

Juria e mediave, e cila do ta gjykojë Programin e Filmave Evropianë, do të përbëhet nga gazetari i mirënjohur, moderatori televiziv, ligjëruesi dhe aktivisti social, Adriatik Kelmendi; aktorja dhe gazetarja e kulturës në RTK, Rabije Kryeziu; dhe gazetari e redaktori i bazuar në Prishtinë i cili ka fituar disa çmime për punën e tij, Arbër Selmani.

Juria FIPRESCI, e cila para pesë vitesh e zgjodhi PriFestin në Kosovë si festivali në të cilin do të jepnin çmimin prestigjioz për filma të Ballkanit; përbëhet nga tre kritikë të filmit dhe gazetarë me shumë përvojë: Dieter Ëieczorek, me origjinë nga Gjermania dhe i bazuar në Paris; Barbara Glebicka Giza, profesoreshë dhe kritike e filmit e bazuar në Poloni; dhe Steven Yates, kritik filmi dhe gazetar britanez i bazuar në Berlin.

E për fund, Juria e Pavarur e Studentëve – nëpërmjet së cilës PriFest i jep rol të rëndësishëm studentëve nga Kosova duke i mundësuar atyre ta gjykojnë programin garues të filmave të metrazhit të mesëm – përbëhet nga studentët e aktrimit Dora Xhemajli dhe Armend Ballazhi, dhe studentja e marketingut dhe administratës së biznesit, Elena Tafa.

PriFest nis më 16 korrik, prej kur filmat do të shfaqen në katër lokacione të ndryshme: Teatri Kombëtar, Kino ABC, Kino Armata dhe Kinemaja Open-Air te Sheshi Zahir Pajaziti.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në Teatrin Kombëtar në ditën e fundit të festivalit, më 21 korrik. / KultPlus.com

Festivali ‘Hapu’ sjell edicionin e pestë me shumë aktivitete

Festivali i artit në hapësirë publike ‘Hapu 5′, do të filloj këtë të enjte 11 korrik, në ora 22:00 në sheshin Skënderbeu (Nënë Tereza), tek Teatri Oda, përcjell KultPlus.

Shfaqja hapëse do të bëhet nga Face Nord nga Un Loup Pour l’Home, dhe përformancës së shkurtër Ludifico.

Në ditën e parë, përveç këtyre shfaqjeve, festivali do të vazhdoj me një Ecje duke luajtur, të përcjellë nga Team Prap, Prishtina Parkour dhe Freeruners ku loja e trupës do të vazhdoj deri tek Teatri ODA, ku do të ketë dhe muzikë, në interpretim nga May-Linda Kasumoviç dhe Doresa Rexha

Organizatorët e Festivalit të Artit në Hapsirë Publike Hapu ftojnë të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë prej orës 22:00, që fillon prej sheshit Skënderbeu./KultPlus.com

Interesim i jashtëzakonshëm i maturantëve për studime në gjuhë gjermane

Gjermania konsiderohet fuqia ekonomike e Bashkimit Evropian dhe gjuha gjermane është gjuha më e folur në Evropë. Deri sa Gjermania vazhdon të mbizotërojë në politikën evropiane dhe gjithnjë e më shumë në qendër të çështjeve globale, sigurisht që tani është koha ideale për të mësuar rreth gjuhës dhe kulturës së saj. Të mësuarit e gjermanishtes mund të ju ndihmojë të lidheni me 220 milionë folës të kësaj gjuhe në mbarë globin. Është gjuha e dytë shkencore më e përdorur në botë.
 
Për tregun e punës gjuhët e huaja ofrojnë një avantazh konkurrues në zgjedhjen e karrierës, sidomos tani duke marrë parasysh rritjen e numrit të kompanive të huaja në vend. Pra në njërën anë ka mundësi punësimi në korporata të mëdha të cilat bashkëpunojnë me firma gjermane pastaj janë edhe përfaqësitë e jashtme të firmave gjermane që veprojnë në vendin tonë. Për këtë të rinjët sot po zgjedhin të studiojnë Gjuhë Gjermane duke u pajisur me diplomë gjë që iu krijon avantazh në tregun e punës. Regjistrohu këtu https://bit.ly/2HuMame  

 
Kolegji Universum është i vetmi institucion i akredituar në Kosovë që e ofron programin e Gjuhës Gjermane për studime. Regjistrohu këtu https://bit.ly/2HuMame Përveq studimeve në Gjuhe Gjermane studentët kanë mundësi që nga viti i dytë të fillojnë punën praktike në institucionet që Kolegji Universum ka bashkëpunim duke iu mundësuar kështu studentëve që gjatë studimeve të fitojnë përvojë profesionale përtej teorisë. Praktika që e kryejnë studentet ju shërben atyre si një mundësi e shkëlqyer që ti avancojnë aftësitë e tyre dhe të bëhen të gatshëm për tregun e punës.
 
Përveq kësaj Kolegji Universum është institucion lider i ndërkombëtarizimit. I vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian. Eksploro Evropën gjatë studimeve, studio një semester me BURSË të plotë në njërin nga 22 shtete të BE-së. Shiko fotot e 108 studentëve tanë përfitues të bursave ndërkombëtare https://bit.ly/2HWfylt  

Për më shumë informata rreth Kolegjit Universum dhe mundësive për studime, kontaktoni në: [email protected] apo telefononi në +377 44 144 062. Apo regjistrohuni online për studime https://bit.ly/2HuMame

Mbi 100 filma në programin garues të “Doku Fest”

“DokuFest” ka shpallur programin e filmave garues për edicionin e 18-të, i cili do të mbahet nga data 2 – 10 gusht në Prizren. Pjesë e programit të sivjetshëm do të jenë mbi 100 filma e dokumentarë. Po ashtu pjesë e garës janë edhe një përzgjedhje e veçantë e filmave të shkurtër dhe të kinemasë eksperimentale që vijnë nga 40 shtete të ndryshme. Kjo njëkohësisht edhe e karakterizon programin e këtij edicioni. Kjo është potencuar edhe në komunikatën e festivalit.

“Ajo që e shquan këtë vit është edhe numri i madh i regjisorëve, filmat e të cilëve do të debutojnë për herë të parë nëpër seksionet e ndryshme garuese të festivalit, si dhe regjisorë që marrin pjesë për të satën herë me radhë”, është shkruar në komunikatë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo Festivali edhe pse ka shpallur programin garues të filmave akoma nuk ka bërë të ditur programet e tjera speciale, përfshirë edhe programin e njohur View From the World, si dhe një program të kuruar enkas për temën qendrore të festivalit “E vërteta”.

Këtë vit, i cili është dominuar nga histeria e lajmeve të rreme, “DokuFest” i bashkohet diskutimit mbi atë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme dhe mënyrën se si kjo ndikon tek të tjerët, duke zgjedhur “Të vërtetën” si temë të edicionit të 18-të të Festivalit.

Veton Nurkollari, drejtor artistik i Festivalit, ka thënë se ky edicion do të sjellë më shumë se 200 filma, ku 10 prej tyre zbërthejnë edhe drejtpërdrejt temën e sivjetshme. Ndërsa për filmat pjesë të programit garues ai i ka konsideruar të guximshëm dhe inovativë.

“Të guximshëm dhe inovativë, të kohës dhe të rëndësishëm, kështu do t’i përshkruaja shumë nga filmat e programit garues të sivjetmë”, ka thënë ai.

Këtë vit në kuadër të Festivalit do të jenë gjashtë programe garuese: Gara e dokumentarëve të Ballkanit, gara e dokumentarëve ndërkombëtarë, ajo e filmave të shkurtër, gara e dokumentarëve për të drejtat e njeriut, e dokumentarëve të mjedisit dhe gara kombëtare.

Në kuadër të programit për garën kombëtare do të shfaqen trembëdhjetë filma. Njëmbëdhjetë prej tyre janë edhe në garë si” “The Path” me regji të Besim Ugzmajlit, “On The Road” nga Irdit Kaso, “Through the Mind” nga Nita Zeqiri, “Seam” nga Leart Rama, “BE A MAN” nga Pierre – Kastriot Jashari, “Decision” nga Agim Abdula, “Les Rouflaquettes” nga Endi Tupja e të tjerë.

“DokuFest” vazhdon misionin e tij për të sjellë më të mirën nga fusha e filmit në Kosovë dhe për këtë jemi jashtëzakonisht të lumtur që këtë vit mirëpresim një numër të filmbërësve të rinj, si dhe të atyre që rikthehen prapë për këtë edicion të festivalit”, ka thënë Nurkollari.

Këtë vit në garën e dokumentarëve të Ballkanit do të shfaqen katërmbëdhjetë dokumentarë, numër ky që është i përafërt edhe me kategoritë e tjera.

Vdiq në moshën 20-vjeçare aktori Cameron Boyce

Boyce njihej si një ndër aktorët më të dashur, ka vdekur në moshën 20-vjeçare, aktori i njohur i Disney Channel, Cameron Boyce.

Një zëdhënës i Disney Channel e konfirmoi vdekjen e aktorit për CNN. Aktori i ndjerë njihet për rolin e tij në “Jessie”, storie rreth një vajze të re, që punonte si dado për një familje të pasur, kur u zhvendos në qytetin e New York-ut. Boyce ishte një nga fëmijët për të cilët ajo u përkujdes. Disney Channel i shprehu ngushëllime familjes, duke e kujtuar atë si një djalë shumë të talentuar dhe të sjellshëm. Boyce u lind dhe u rrit në Los Angeles./21Media/KultPlus.com

Visar Kuçi: Njerëzit këtu kanë filluar ta humbasin besimin në BE, sepse kaq shumë është premtuar dhe kaq pak ka ndodhur

Kosova është vendi i fundit në Europë, shtetasit e të cilit nuk u lejohet të udhëtojnë në zonën Shengen, pa vizë turistike. Vendi shpreson në Konferencën e Ballkanit Perëndimor.



Vendlindja e tij është si një burg, thotë Visar Kuçi. “Ndjehesh si një kriminel i cili duhet të kalojë nëpër një kontroll të detajuar. Dhe pastaj humb një kohë të gjatë për të na marrë një vizë”. Nëse fare e merr një të tillë.

Visar Kuçi nuk është kriminel, ai është mjeshtër koncertesh i Filarmonisë së Kosovës. Ai jeton në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës – ose siç thotë ai: “Në mes të Europës, në vitin 2019 dhe jemi të izoluar, nuk mund ta kuptoj”. Shteti i vogël i ri, është edhe më tej i vetmi vend në Europë, shtetasit e të cilit në zonën Shengen të BE-së lejohen të udhëtojnë vetëm me një vizë turistike.

Kur të premten të zhvillohet Konferenca e Ballkanit Perëndimor në Poznan, do të debatohet gjithashtu edhe për heqjen e mundshme të vizave për Kosovën. Në verën e vitit 2016, Komisioni Europian vendosi që vendi të përmbushë të gjitha kriteret për një regjim pa viza – por deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar. “Kjo po zgjat shumë kohë”, thotë Visar Kuçi. “Në ndërkohë, njerëzit këtu kanë filluar ta humbasin besimin në BE, sepse kaq shumë është premtuar dhe kaq pak ka ndodhur”.

Nuk mund të merret aq lehtë një vizë

Visar Kuçi e di që është shumë e vështirë për të marrë një vizë si kosovar apo kosovare. Ai udhëton shumë si muzicient. “Për mua është shumë e rëndësishme të udhëtoj në BE, në Gjermani, Austri, Francë – në vendlindjen e muzikës klasike”. Ai shpesh mban koncerte me kolegët europianë. Një herë është dashur ta anulojë një koncert për shkak se ai nuk kishte marrë termin në zyrë dhe për këtë arsye nuk ishte pajisur me vizë, megjithëse ai kishte aplikuar katër muaj më parë, shkruan “ZDF”.

Nuk ka termine – vetëm njëra nga shumë pengesat që duhet të tejkalosh në Kosovë, nëse doni të merrni një vizë: Duhet pasur një sasi relativisht të madhe parash në llogari. Gjithashtu nevojitet edhe mjaft kohë për të kaluar nëpër procesin e lodhshëm burokratik. Dhe duhet pasur parasysh se mund edhe të mos merret viza, edhe nëse plotësohen të gjitha kriteret. Ndodh shumë shpesh që shtetet e synuara po ua mohojnë vizat të rinjve – për shkak të frikës se nuk do të kthehen.

“Unë do të punoja më mirë në Kosovë sesa në Gjermani”

Visar Kuçi beson se shumica e njerëzve në fakt duan të qëndrojnë në Kosovë – të paktën nëse kanë të njëjtat të drejta si europianët e tjerë. “Por, nëse kjo nuk ndodhë, do të jetë një katastrofë e madhe, pasi shumica do të përpiqen të largohen ilegalisht”, thotë ai. Dhe: “Unë më me dëshirë do të punoja në Kosovë, sesa në Gjermani apo kudo tjetër në Europë”.

Konferenca e Ballkanit Perëndimor kthehet në iniciativën e Gjermanisë – të ashtuquajtur procesi i Berlinit. Çdo vit që nga viti 2014, dhjetë vende të BE-së janë takuar me vendet e Ballkanit Perëndimor për të nxitur zhvillimin e rajonit dhe për të mbështetur pranimin në BE. Ballkani Perëndimor përfshin Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën. Në procesin e pranimit në BE, Serbia dhe Mali i Zi janë më të avancuara dhe negociatat janë në vazhdim. Megjithatë, rajoni që u shkatërrua në shtete individuale pas rënies së Jugosllavisë në fillim të viteve 1990, është konsideruar si pikë qendrore e Europës. Mosmarrëveshjet etnike, territoriale dhe ekonomike nuk lënë vetëm Ballkanin Perëndimor./Zëri/ KultPlus.com

Liria për t’u përcaktuar nga vlerat dhe estetika

Maria Carla Boscono, Kaia Gerber, Gigi Hadid, Vittoria Ceretti dhe Adut Akech thyen heshtjen duke e prezantuar ekstravagancën dhe individualitetin e krijuar nga Valentino, në formën e tyre më të pastër e më të fuqishme…

Valentino është një tjetër shtëpi mode që prezantoi koleksionin e ri ‘haute couture’, për sezonin vjeshtë-dimër 2019-2020.

Rebel dhe njëkohësisht klasik, ky koleksion është një gamë madhështore veshjesh fantastike të krijuara mjeshtërisht nga drejtori kreativ, Pierpaolo Picioli.

E vetmja mënyrë për të krijuar modën e lartë ditët e sotme është përqafimi i identiteteve dhe kulturave të ndryshme të grave”, këto janë fjalët që Pierpaolo ka përdorur për të prezantuar koleksionin e ri të prezantuar së fundmi në kryeqytetin e modës.

Puplat, thekët prej cope dhe frudat elegante të mëndafshit sjellin frymëzimin nga format dhe stilet vintage në ditët e sotme. Një koleksion që kombinon anën më të gëzuar dhe më të gjallë të modës etnike, me kulmimin e linjave ‘haute couture’ në hije pasteli.

Piccioli konsiderohet si i vetmi që di të luajë me ngjyrat dhe modelet trandicionale në një harmoni ta pazakontë, duke i kthyer ato në një ylber të përsosur.

Roza, roza më e fortë, jeshilja, e kaltra, e kuqja dhe e zeza krijojnë kontrastet më të veçanta në një mënyrë që i përket vetëm modës së lartë…

Gjithashtu, printet e kafshëve të realizuara në formën më elegante e aspak banale vijnë të kombinuara me të florinjtën dhe të bardhën e perlave.

Jo vetëm veshjet, aksesorët ishin ato që morën gjithashtu vëmendjen e adhuruesve të modës gjatë shfaqjes, muzat e famshme të markës dukeshin kaq bukur me to!./Telegrafi/ KultPlus.com

Tradita qindravjeçare e ëmbëlsirave në Prizren

Prizreni konsiderohet të jetë kryeqyteti i kuzhinës së Ballkanit. Në këtë qytet, i banuar kryesisht me shqiptarë, desertët më të preferuar të Ballkanit janë tullumbat,bakllavaja,tes pishtja, krempitja dhe kajmaçini. Këto janë specialitete dhe tregues të qartë të epokës osmane, e cila kishte sunduar rajonin për shekuj me radhë.

Prizreni ka zeje të vjetra që shquhen në tërë Kosovën. Një nga ato janë edhe ëmbëlsirat që kanë një traditë mjaft të hershme në këtë qytet.

Në një dyqan të vogël, rreth 20 metra katrorë, në njërën prej rrugicave gjarpërore të Qendrës Historike të Prizrenit, shiten vetëm dy produkte. Janë të ëmbla. Tullumbat dhe eklerët janë dy ëmbëlsirat, shija e të cilave të përcjell gjatë.

E receta e kësaj të parës është katërfish më e vjetër sesa mosha e Ilijaz Shehut (50) pronarit të këtij dyqani, dhe zanatliut të këtyre dy produkteve. Ai e mësoi këtë nga babai i tij, Ibrahim Shehu, aktualisht 80-vjeçar, por që e ka lënë këtë punë.

Kënaqet vetëm kur sheh të birin se i bën si ai këto ëmbëlsira, derisa vetë, se si bëhen tullumbat e eklerët, kishte mësuar nga daja i tij, Nexhip Kulla.

Shehu pos zanatit ruan edhe disa porosi nga babai i tij. Ato janë bërë udhërrëfyese të punës së përditshme.

Zanati krahas shkollës

Këtë zanat e kam të trashëguar nga babai”, thotë prizrenasi Shehu. “Ai e ka marrë zanatin nga daja i tij, që ka punuar me ëmbëltore”, shton më tej.

Shehu tregon se ai dhe babai i tij kanë lindur në Prizren, por prejardhja e tyre është nga Shqipëria. E daja i babait të tij i takon një familjeje opojane që tradicionalisht është marrë me ëmbëlsira.

Daja ka qenë në familje që është marrë me ëmbëltore. Vjen nga një fshat nga Opoja”, thotë Shehu.

E teksa kthehet te vetja, ai tregon se kishte nisur të merrte zanatin krahas shkollës.

Familjet prizrenase e duan shumë ballkavanë e “Sulltanit”

Një nga këto familja është ajo Kadrija, e ardhur në Prizren që para 45 vjetësh nga fshati Zlipotok i Dragashit, e cila, si shumë familje të tjera boshnjake, është shumë aktive në sektorin e ushqimit tradicional. Familja Kadrija është e njohur si prodhuese e fundit e bozës sipas recetës tradicionale në Prizren i tullumbave dhe bakllavasë.

Me rastin e festës së Bajramit, njëra ndër ëmbëltoret që përkujdeset për shumicën e familjeve të Prizrenit dhe më gjërë për festat e Bajramit që ato të jenë sa më të gëzuara, është ëmbëltorja tanimë e njohur për traditë të gatimit të bakllavasë dhe ëmbëlsirave të tjera “Sulltan”, e cila me kualitetin dhe format dallohet në gjithë rajonin. Bakllavaja e “Sulltanit ” kërkohet shumë gjatë festës së Bajramit.

Siç shprehet Sanije Fusha Tatari, ëmbëlsirat e “Sulltanit” janë të njohura dhe të dallura dhe për kualitet. Ajo shton se shumica e familjeve prizrenase e duan bakllavanë e “Sulltanit”.

Brezi i tretë i familjes që merret me bozë

Pronari i ëmbëltores “Sulltan”, Zylfi Fusha tregon se këtë specialitet e bëjnë më së miri në Kosovë, kjo për faktin se tashmë është krijuar një traditë orientale në sferën e kuzhinës. Ndërsa, Fadil Quni thotë se kualiteti dhe format e bakllavave të “Sulltanit” janë ndër më të mirat.

“Kemi filluar me format më të bukura që bëhen në Turqi apo në ndonjë vend tjetër. Kualiteti i kësaj bakllavaje është shumë e vjetër”, ka thënë ai.

Njëri nga pronarët e ëmbëltores “Banana Split’, Destan Kadrija tregon gjithë hisorikun e familjes Kadrija, kur para 75 vjetësh i pari i tyre, Rexhep Kadija, jashtë Kosove kishte filluar me embëltore, e pak vite më vonë ishte kthyer në Prizren.

“Unë jam brezi i tretë i kësaj familje që merremi me prodhimin ekskluziv të tullumbave dhe bozës së Prizrenit”, tregon ai për gazetën.

Ai thotë se këtë zeje do ta vazhdojnë, sepse djalin i tij, Jasini, është regjistruar në Fakultetin e Teknologjis së ushqimit. Kjo familje janë prodhues të njohur të akullores më të mirë në Prizren. Tregon se e gjithë familja merret me këtë zeje.

“Më gëzon shumë kur tursitët kërkojnë bozën tonë apo tullumbat që mud të them se nuk i gjen kund tjetër në Balllkan. Jam i lumtur nga puna jonë”, tregon ai për gazetën./ Koha.net/PrizrenPress./ KultPlus.com

The Simpsons, një diçka profetike, në parashikimin e së ardhmës

Seria e animuar The Simpsons, tashmë tri dekada qysh kur u prezantua për herë të parë, nga kompania Fox, si krijim i Matt Groening, familja më e famshme e animuar, është një përshkrim satirik i jetës së klasës punëtore, i përbërë nga personazhet si: Homeri, Marge, Lisa, Maggie.

Shfaqja është vendosur në qytetin imagjinar Springfield dhe parodizon kulturën dhe shoqërinë amerikane, televizionin dhe ekzistencën njerëzore.

Gjatë drejtimit të saj gati 30 vjeçar, seritë rreth familjes më të famshme botërore të animuar kanë aluduar në shumë ngjarje të jetës reale para se të ndodhnin: Presidenca Trump, sulmin e kullave binjake, 9/11 dhe, më së fundi, marrja e Kompanisë 20th Century Fox nga Disney.

Kjo ka bërë, që The Simpsons te cilësohet si produkt i shkrimtarëve më inteligjent të televizionit, dhe një diçka profetike, në parashikimin e së ardhmës.

The Simpsons dhe filozofia” i autorit William Irwin, tashmë për vite të tëra mësohet si teori në kurset e kolegjit të  Universitetin e California-s, në Berkeley dhe në kolegjet e tjera, dhe kjo bëhet krejt falë produktit të mendjeve të shkëlqyera dhe shumë të arsimuara në Harvard, që e krijuan serinë e animuar The Simpsons.

Irwin shton se “Shkrimtarët sundojnë tek The Simpsons, jo aktorët”. Rezultati është një shfaqje e mbushur me referenca ndaj artit, letërsisë, pop kulturës, politikës dhe shkencës.
Kur shumë njerëz të mençur prodhojnë një shfaqje televizive, është shumë e mundur që të bëhen disa parashikime befasuese “, shton Irwin.

Parashikimet e bëra:
Loja Farmville (epizodi Bart Carny- 1998)



Parashikimi per zbulimin e Apple Ipod ( episodi Bart After Dark – 1996)



Teknologjia e së ardhmes ( në shumë episode Simpsons inkuadrojnë në seritë e tyre produkte të teknologjisë, si smart watch, smartfonë, tabletë etj)



Mutacionet vegjitariane ( epizodi Tommaco- 1999)

Presidenca e Donald Trump-it (Epizodi Bart to the future)

Parashikimi korrekt i lojës Super Bowl mes Washingon Redskinvs. Dallas Cowboys (episodi Lisa the Greek)

Blerja e Kompanisë 20th Century Fox nga Disney. When you dish once a star)

Orët digjitale smart (episodi Lisa’s wedding)

Skandali në FIFA për aferën e korrupsioni (episodi You don’t have to live like referee)

Përformanca e Lady Gaga, në SuperBowl (episodi Lisa goes Gaga)

Virusi Ebola (episodi Lisa’s sax)

Çmimi Nobel i fituar nga Bengt R. Holmstrom në ekonomi (episodi Elementary School Musical)

Skandali i spiunazhit nga NSA (episodi The Simspon Movie)./ KultPlus.com

“Verë dhe Portokalle”, festa e madhe në sheshin Skënderbej

Pasi argëtoi publikun në sheshet e vendit, nga veriu në jug, “Verë dhe Portokalle”  u ndal në  Tiranë.

Aktorët u zhvendosën nga teatri i Portokallisë. Por dhe shikuesit besnikë në kryeqytet, për një natë i lanë telekomandat mënjanë dhe qeshën e u argëtuan në sheshin Skënderbej me humoristët  e preferuar.

Vitet e fundit portokallia në sheshe është bërë traditë, por nuk mungojnë kurrë emocionet e aktorëve, që intensiteti i shfaqjeve i vë para një sfide më të vështirë se ajo e teatrit të Portokallisë, në studiot e Top Channel.

Për  mëse dy orë nuk munguan në sheshin Skënderbej surpriza të shumta dhe ndërveprim me publikun në natën e gjatë të humorit Portokalli me “Verë dhe Portokalle”./BotaSot/ KultPlus.com

“Vera e kulturës tetovare” nis edicionin e shtatë

Ka filluar edicioni i shtatë i manifestimit “Vera e kulturës tetovare”. Ky festival do të zgjasë deri më 2 gusht dhe është nën organizim të Komunës së Tetovës.

Ngjarja e parë i është dedikuar shënimit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku para platesë së këndit amerikan në Tetovë është festuar e marshuar në orën gjashtë të mbrëmjes.

Gjatë manifestimit në ambient të hapur në sheshin e qytetit do të organizohen “kik-boks”-a dhe ndeshje të boksit profesional, ndërkaq do të ndiqen ndeshjet e KF Shkëndijës në eurokupat.

Nga ngjarjet e kulturës është paraparë promovimi i librit “Etnomuzikologjia”, nga Fric Bose, i përkthyer në gjuhën shqipe, projeksione filmike në ambient të hapur, koncerte muzikore, ditë të filmit francez, si dhe ngjarje skenike muzikore. Po ashtu konsiderohet se vend të veçantë do të zënë edhe interpretimet e artistëve dhe muzikantëve të “Rrugës me ombrella” dhe aktivitete të ndryshme, që janë paraparë të zhvillohen përgjatë gjithë këtij muaj, shkruan gazeta “Zëri”.Në ditën e fundit, më 2 gusht, është paraparë që në shesh të mbahet koncert me këngë për fëmijë, i cili është titulluar “Edukojmë me art”, me mysafirë nga Tirana. Koncerti do të fillojë prej orës 19:00, ndërsa prej orës 21:00 me mbrëmje të muzikës popullore – rituali i dasmës shqiptare, do të shënohet edhe përmbyllja e aktiviteteve të larmishme të festivalit./Zëri/KultPlus.com

Himni i Kosovës intonohet me tekst në Bosnje

Xhudistja Laura Fazliu ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të Xhudos për Juniorë që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Pas ceremonisë së ndarjes së medaljeve për fitueset në kategorinë 63 kilogramë, është intonuar edhe himni i Kosovës.

Ndryshe nga herët e tjera, himni është intonuar me tekst.

Më poshtë gjeni videon e ceremonisë së ndarjes së medaljeve dhe intonimin e himnit të Kosovës me tekst, të publikuar nga trajneri i xhudos, Driton Kuka

https://www.facebook.com/driton.kuka/videos/10217142150123788/

Himni i Kosovës, propozimi me titullin “Europa” i cili u miratua në një seancë të veçantë të Kuvendit me 72 vota për, 15 kundër dhe 5 abstenime, është kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi më 11 qershor të vitit 2008.

Përveç melodisë Himni i Kosovës, kishte edhe tekst por një gjë e tillë nuk u lejua.

Teksti i Himnit:

O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë

Çerdhe e dashurisë

N’ty shqipet fluturojnë

Dhe yjet ndriçojnë

Vendi i të parëve tonë

Ti qofsh bekue për jetë e mot

O nënë e jonë

Ne të dalim zot

O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë

Çerdhe e dashurisë.

./Kallxo.com/KultPlus.com

Pashë një ëndërr

Arundhati Roy

Të duash. Të të duan.
Të mos harrosh kurrë parëndësinë tënde
Të mos mësohesh kurrë me dhunën e patregueshme
Dhe me vulgaritetin e jetës përreth vetes.

Të kërkosh gëzimin në vendet më të trishta.
Të ndjekësh bukurinë në strofullën tënde
Mos e thjeshto kurrë atë që është e komplikuar
Apo të komplikosh atë që është e thjeshtë.

Të respektosh forcën, por kurrë pushtetin
Përtej të gjithave, të vështrosh.

Të provosh të kuptosh.
Për të mos ulur kurrë vështrimin.
Dhe kurrë, kurrë, të mos harrosh.

Nora e Kelmendit, gruaja e fuqishme dhe heroina e Malësisë

Historia e shek. XVII për Norën e Kelmendit tashmë është shndërruar në legjendë për bukurinë dhe trimërinë e saj. E cilësuar si Helena e Shqipërisë për bukurinë si dhe për faktin që shkaktoi një luftë të madhe mes fisit Kelmendi dhe Perandorisë Osmane, konflikt që zgjati mbi një dekadë.

Nora e Kelmendit është fascinim në vete.E refuzuar nga babai i saj, për faktin që kishte lindë vajzë, dhe për të nuk ishte e dobishme në luftën kundër pushtuesit, atë e mori dhe e rriti e halla e saj, si një djalë të adoptuar.I ati i Norës nga dëshira për ta trajnuar e për ta bërë luftëtar, dhe duke menduar që ky ishte djali i adoptuar i të motrës, vendosi ta trajnojë si luftëtar, pa e ditur që po trajnonte të bijën e vet.

Kur Nora u rrit, ajo u bë vajza më e bukur e Malësisë. Thuhej se ajo ishte aq e bukur sa një Zanë e vërtetë mali. Fama e bukurisë së saj u përhap nëpër tërë vendin. Një pasha që banonte në Rozafat të Shkodrës, dëgjoi për të. Një ditë, Nora zbriti në qytet me prindërit e saj. E pashai doli nga kalaja dhe ra në dashuri me Norën sapo ia vuri sytë. Duke qenë nga Bosnja, e cila ka tradita të ngjashme me ato të Shqipërisë, pashai donte të martohej me ligjet shqiptare të Kanunit, që do të thoshte se ai do të dërgonte një njeri të besuar te shtëpia e Norës e të kërkonte dorën e saj. Megjithatë, familja e Norës u përgjigj se Kanuni shqiptar nuk i lejon martesat e vajzave me jo-shqiptarë. E pashai nuk ishte e mësuar me të tilla refuzime dhe ndërkaq mbante një harem të madh. Ai turfulloi: “Ose Nora do të bëhet gruaja ime, ose unë do ta djeg gjithë Malësinë e do e bëj shkrumb e hi.” 

Pashai pastaj udhëhoqi ushtrinë e tij dhe e rrethoi Malësinë. Nora kishte provuar të ishte luftëtare, por tani ajo kishte për detyrë të provonte se ishte edhe e mençur, dhe për këtë duhet të kursente Malsinë nga shkatërrimi. Kështu që ajo hartoi një plan për të vrarë pashain boshnjak.Ka dy versione të ngjarjes. Në versionin e parë, Nora pretendon se do të martohet me pashain pa lejen e familjes së saj. E veshur me xhubletë, ajo shkon në çadrën e pashait. Pashai, sapo sheh Norën, bie në gjunjë dhe filloi të lutet, duke besuar se Nora ishte një dhuratë e vërtetë nga Allahu i Plotfuqishëm për shërbimet e tij për Atë.

Pashai urdhëron trupat e tij të pushojnë dhe të përgatiten për t’u kthyer në Shkodër. Kur çdo gjë ishte e qetë reth tendës së pashait, Nora nxjerrë kamën që babai i saj i kishte dhënë me vete, kamë që ishte e përcjellur nëpër shumë breza të familjes, dhe ia ngul atë pashait, e shkelmon në pjesën e pasme të kokës, dhe ia zë frymën, kështu që ai nuk mund të bërtiste. Pasi bie pashai përtokë, Nora nuk e godet më pashain, pasi që për shqiptarin është turp ta godasë dikë që nuk është në këmbë, dhe për këtë pashai i shpëton plagëve të marra.

Në një version të dytë të legjendës, Nora nuk shkon në tendë. Kur ushtritë luftojnë, disa nga Osmanët shkëputen nga trupi i ushtrisë për të sulmuar fshatrat. Nora udhëheq një ushtri prej 300 grash kundër Osmanëve që ishin duke djegur, plaçkitur e dhunuar, i del përpara pashait dhe e vret në një duel.

Në të dyja versionet, Nora vret pashain në një duel të drejtë. Në dy versionet emri i pashait është Vutsi Pasha nga Bosnja.
Burimet historike japin një version më pak folklorik dhe përqendrohen më shumë në betejën e vazhdueshme prej mbi një dekad mes Osmanëve dhe malësorëve të Kelmendit, fillimisht për shkak të bashkëpunimit të tyre me malazezët, dhe famës së tyre si malësorët më kokëfortë në mes të fiseve shqiptare, në vend të portretit të Norës apo heroinave të tjera, edhe pse këto burime përmendin se gratë kanë luftuar bashkë me burrat. 

Sipas Pjetër Bogdanit, në Cuneus Prophetarum, ishin rreth 500 kelmendas që sulmuan ushtrinë Osmane prej 12,000 forcash. François Lenormant në veprën Turcs et Monténégrins (Paris, 1866) përmend një ushtri Osmane prej 30,000 burrash kundër 900 kelmendasve, ndërsa konflikti fillon në vitin 1624 dhe kulmon në vitin 1638. Një tjetër përshkrim vjen nga Ati F. Arcangelo da Salto, teolog dhe këshilltar i Savojës dhe konsulent nga selia e Shenjtë, që përmend rreth 700 kelmendas, dhe 4,000 viktima Osmane, në botimin Vita del Venerabile Padre Fr.Bonaventura da Palazzuolo Riformato ./KultPlus.com

Anibar sjellë në Kosovë të nominuarin për çmimin Oscar, Koji Yamamuran

Një ndër objektivat e Festivalit të Animacionit “Anibar”, është dhënia e kontributit në edukimin e brezave të rinj rreth animacionit, përmes prezantimeve nga profesionistë të fushave, artistë e profesorë të dëshmuar tashmë globalisht përmes punës së tyre.  Për këtë qëllim këtë edicion kemi ftuar një ndër emrat më të njohur të industrisë së filmit të animuar në Japoni, është animatori i shumënjohur Koji Yamamura.

Yamamura do të jetë prezent në ditën e fundit të festivalit, më 21 korrik 2019. Ai do të mbajë një prezantim në lidhje me “Shndërrimin e imagjinatës në realitet” përmes animacionit. Pas prezantimit të tij, pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të parashtrojnë pyetje dhe të bashkëbisedojnë me të lidhur me teknikat më profesionale të përdorura nga mjeshtri i animacionit. Duhet potencuar se në përgjithësi në industrinë e filmit të animuar, teknologjia e përdorur në prodhimin e filmave merr vëmendjen kryesore të kritikëve dhe artdashësve.

Për Koji Yamamura-n krijimi i filmave të animuar është si hyrje në një botë më të thellë shpirtërore, ku tejkalohet dualizmi në mes të mendjes dhe materies, dhe mund të realizohet bashkimi i ndërdijes me realitetin. Koji Yamamura gjatë prezantimit të tij do ta përqendrojë vëmendjen kryesisht mbi aspektet psikologjike të disa filmave të tij të animuar si: Mt. Head,
Fig, Franz Kafka, Country Doctor, Strings Muybridge, “Satie Parade”;. Ai do të flas ndër tjerash për rolin e ndërdijes në prodhimin e filmave të animuar, dhe mënyrat për të hyrë në ndërdije përmes teknikave të animacionit.

Përndryshe, Koji Yamamura është anëtar i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, dhe profesor i Universitetit të Arteve në Tokyo. Ai gjatë vitit 1990 e rafinoi stilin e tij, duke shpenzuar shumë në krijimin e filmave për fëmijë. Filmi tij, “Mt Head”, është nominuar për Oscar në kategorinë e filmit më të mirë të animuar nga Akademia e Filmit në vitin 2003. Filmi i tij në thelb intepreton historinë tradicionale japoneze të Rakugos “Atama-yama”. Nominimi për Oscar shënoi një pikë kthese për Kojin. Pas këtij nominimi, filma te tij si: “Crocodile”; (2005), “Franz Kafka” “Country Doctor” (2007), dhe “Strings Muybridge”; (2011), morën më shumë se 90 çmime nëpër festivale të animacionit./Inajderi/KultPlus.com

Zoti asht shpirti i gjithçkaje

Fernando Pessoa, Libri i shqetsimit nga Bernardo Soares

*
Vëzhgoj me vëmendje njeriun dhe vërej se asht i pavetdijshëm si një qen apo një mace; flet nga një pavetdije e një lloji tjetër; organizohet në shoqni nga një mosvetdije e një lloji tjetër, absolutisht inferiore ndaj rendit shoqnor të milingonave dhe bletëve. Dhe atëbotë inteligjenca që krijon dhe kryp botën më shfaqet përmes një drite të kjartë ma shum se përmes ekzistencës së organizmave, ma shum se përmes ekzistencës së ligjeve të preme fizike a intelektuale. 

Më ndërmendet atëbotë, saherë që ndjej kshtu, fjalia e vjetër e nuk di cilit skolastik: Deus est anima brutorum, Zoti asht shpirti i brutëve. Autori i kësaj fjalie të mrekullt ka dashtë me shkoqitë ksodore sigurinë me të cilën instikti i udhëheq kafshët inferiore, ato që nuk zotnojnë inteligjencën ose zotnojnë veç një skicë të saj. Por jemi të gjitha kafshë inferiore; me folë dhe me mendue janë vetëm instikte të reja, ma pak të sigurta se tjerat ngase të reja. Dhe fjalia e skolastikut, aq e drejtë në bukurinë e saj, zgjanohet, dhe thom: Zoti asht shpirti i gjithçkaje
*

Fernando Pessoa, Libri i shqetsimit nga Bernardo Soares

Fernando António Nogueira Pessoa lindi në Lisbonë në vitin 1888. Njihet si poet, prozator dhe novator i letërsisë moderne portugeze e asaj botërore.

Tirana destinacion edhe për artistët me famë botërore, dhurojnë spektakël magjik tek Amfiteatri i Tiranës

 Mbrëmja e djeshme në Amfiteatrin e Liqenit Artificial në Tiranë, ka qenë një mbrëmje e cila duket se do të mbesë gjatë në memorien e qindra artdashësve të baletit, të cilët kishin mbushur plotësisht jo vetëm vendet për t’u ulur, por edhe shkallët e Amfiteatrit.

Shtatë çifte balerinësh nga Tokio, Amsterdami, Moska, Milano, kanë performuar mbrëmë pjesë nga autorët më të mëdhenj të muzikës klasike botërore, por edhe asaj bashkëkohore si: “Pa De Deux” nga Liqeni i Mjelmave”, “Don Kishoti”, “Arrëthyesi”, “Korsari”, “Bajadera”, “Zhizel”, etj., por dhe pjesë moderne nga koreografët më të mirë në botë si Nacho Duato, Zanela Ginzales, Prelocaj etj. Eventi kërcimit i cili u organizua nga shoqata “ZUMBA ART” në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës arriti të sjellë për publikun e Tiranës disa prej emrave më të njohur të baletit botëror, të cilët me performancat e tyre arritën që për 2 orë me radhë, skenën e Amfiteatrit te Liqeni Artificial ta kthejnë në një skenë magjike.

Ardhja e artistëve me famë botërore në Tiranë është një tregues tjetër se kryeqyteti po kthehet në një destinacion edhe për artistë me famë botërore, të cilët deri dje mund t’i shikonim dhe t’i ndiqnim vetëm nëpërmjet ekraneve të televizorëve apo rrjeteve sociale. “Takohemi në Moulin Rouge”, duket shumë shpejt do të kthehet në “Takohemi në Amfiteatrin e Tiranës”.1 nga 7  

‘Ermonela Jaho, një engjëll i zjarrtë’

Sopranoja Ermonela Jaho me operën “Ana Bolena” po vijon me suksesin e saj në skena të huaja.

Sopranoja Ermonela Jaho interpreton rolin kryesor në operën e Donizzetit “Anna Bolena” në premierën e këtij produksioni të ri, që hapi siparin e Opera Australia në 2 korrik, për të vazhduar shfaqjet në datat 6, 9, 13, 17, 20, 23 dhe 26 Korrik.

“The Economist” dhe “Financial Times”, kanë shprehur vlerësime për sopranon shqiptare për interpretimin e saj në operën “Ana Bolena” .

“Një engjëll i zjarrtë”, kështu e cilëson “The Economist” sopranon shqiptare Ermonela Jaho për interpretimin e rolit të Ana Bolenës në operan e Donizzeti-t. Revista prestigjioze vijon më tej duke shkruar, “e njohur për të falur zemrën dhe shpirtin e saj në skenë”, ndërsa “Financial Times”shkruan “Mos u përpiqni as të rezistoni”, për performancën e saj.

Nga viti 2009, karriera e saj e kthen atë në një ikonë arti botërore. Fitoi shpejt sukses nëpër botë, me lavdërime të shumta nga kritikët. Ajo vazhdon të paraqitet me La rondine të Puçinit në Trieste, Karmen në Glyndebourne dhe La Traviata në Lion. Në 2009, ajo vjen si Liu (Turandot) në Filadelfia, Vitellia (La Clémence de Titus) në Avinjon, dhe Ana Bolena në Paris. Në tetor 2010, ajo duartrokitet në rolin kryesor Thais (e kompozitorit Zhyl Masene) në operën e Tulonit.

Në prill 2011, ajo luan rolin e Luizës në Luiza Miller e Verdit në operën e Lionit, nën regjinë e David Alden. Në tetor 2013, ajo këndon në La Vestale (Spontini) në Teatrin e Champs Elysees. Për hapjen e sezonit 2013-2014 në operën e Grand Avignon, ajo risjell rolin e Cio-Cio-San në Madama Butterfly, nën regjinë e Mireille Laroche.

Në shtator 2014, ajo shfaqet si Violeta e Traviatës në Operën Bastille, dhe në tetor vjen me një recitim në sallën Cortot të ‘Ecole Normale de Musique de Paris’, e shoqëruar nga Genc Tukiçi. Pasi risjell rolin kryesor të Madamës Butterfly ne 2015, në janar 2016, ajo është Desdemona e Othellos (Verdi) në Teatrin e Madh të Liceut në Barcelonë. Në shkurt 2017, ajo vjen përsëri si Violeta e Traviatës në Sydney Opera House, ku vlerësohet shumë, duke vijuar me suksese të tjera aktivitetin e saj.

Sulmohet me gurë makina e analistit Fatos Lubonja

Një sulm vandal i është bërë makinës së analistit Fatos Lubonja.  Një person ka sulmuar me gurë makinën e publicistit të njohur, duke shkatërruar xhamin e parë të mjetit.

Siç shihet edhe në këtë foto  , sulmi është i kërcënues dhe jo më përmes ekraneve virtuale por fizikisht. Për fat të mirë në momentin e sulmit, në makinë nuk ka pasur njeri.

Burime pranë Policisë së Shtetit, shprehen  se personi që ka kryer sulmin ka tentuar ta shantazhojë edhe disa herë të tjera Lubonjën, duke e sharë indirekt apo duke bërtitur nëpër shkallë, por analisti nuk e ka denoncuar atë në Polici, për shkak se njihet si person me probleme të shëndetit mendor.

Personi është arrestuar nga policia dhe ndaj tij është nisur procedimi penal. Nga hetimi i deritanishëm, personi nuk ka deklaruar për probleme personale por politike me publicistin e njohur.

Mesa duket qëndrimet kritike të Lubonjës dhe sulmet e shpeshta verbale të Kryeministrit ndaj tij kanë ndikuar në aktin e dhunshëm.

Fakti që ngjarja ka ndodhur gjatë ditës  së  1 korrikut, një ditë pas zgjedhjeve, konfirmon motivet politike te dhunës.

Regjisorja e cila me art mbron të drejtat e njerëzve

Leslie Thomas është regjisore e avokuese e të drejtave të njeriut. Një grua e fuqishme, e cila artin e përdor si mjet për të shfaqur problemet e botës, të cilat mund edhe të mos zgjidhen.

Arti i saj është një reflektim i asaj që po ndodh nëpër botë duke ua zgjatur një dorë viktimave të krimeve të ndryshme, shkruan sot “Koha Ditore”. Pjesë e veprave të saj artistike janë përjetimet e fëmijëve të trafikuar, grave të trafikuara, fëmijëve që detyrohen për të punuar, të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë konflikteve, njerëz që kanë përjetuar gjenocidin, që përjetojnë dhunë me bazë gjinore, apo u mungojnë kushtet themelore të kujdesit shëndetësor.

Artin ajo e sheh si një mjet për të biseduar me këtë pjesë të shoqërisë. Qëllimi i saj është që të ndërtohet një botë ku çdokush mund të ndihet i lirë të tregojë përjetimet e tij gjersa luftohet që ato të mos përsëriten. Një sërë ligjesh ekzistojnë e ajo që duhet bërë është vënia në zbatim e tyre. Sistemi i drejtësisë është një hapësirë tjetër ku Thomas eksploron përmes artit.

Një rrugë me shumë ndalesa deri te regjia

E lindur në veri të Kalifornisë, mirëpo e rritur në jug, Leslie Thomas ka krijuar që në fëmijëri një lidhje me natyrën. Midis maleve dhe detit ajo ka kuptuar se njerëzit jetojnë në të njëjtin ambient, prandaj duhet që të kujdesen për njëri-tjetrin.

Kjo ishte edhe shkëndija e parë e ndezur brenda saj për t’ua zgjatur një dorë të tjerëve. Kjo e bënte edhe atë të kapej për dikë tjetër e të ndihej më e fortë. Si adoleshente, ajo një pjesë të madhe e kalonte duke udhëtuar. E gjendur në një situatë ku njerëzit përreth saj ndryshonin vazhdimisht, Thomas asnjëherë nuk ka qenë në qendër të vëmendjes.

Dafina Zeqiri dhe Lumi B publikojnë videoklipin e ri “Lule Lule”

Dafina Zeqiri dhe Lubi B i kanë bashkuar forcat për ta krijuar hitin e kësaj verë me titullin “Lule Lule”, shkruan KultPlus.

Producent i videos ka qenë MONEYZ.

Këngën e kanë punuar Koston dhe Astreet, kurse videoja është punuar nga Entermedia.

Videoja është publikuar sot dhe që në momentet e para kanë pasur në shikueshmëri të madhe. / KultPlus.com           

Roli i artistëve shqiptarë gjatë renesancës italiane

*Shqyri Nimani: “Albanese -Artisët shqiptarë gjatë renesancës italiane”, botoi “Ars Albanica”,Prishtinë 2018Libri më i ri “Albaneze – Artistët shqiptarë gjatë renesancës italiane” i studiuesit të artit Shyqri Nimani pasuron njohjet rreth artistëve shqiptarë në mesjetë dhe më vonë (piktorëve, skulptorëve dhe muzikantëve) si dhe veprave të tyre, në shumë raste të një vlere madhore, që u bënë pjesë e artit botëror.

Nimani, i cili është njëri ndër krijuesit më të rëndësishëm shqiptar në fushën e arteve aplikative, veprat e të cilit gjetën vend në galeri të njohura botërore, bëri emër edhe në fushën e historisë së artit, fillimisht duke nxjerrë në dritë veprat e piktorëve mesjetarë shqiptarë, të cilët ishin pjesë e artit të kohës së Bizantit dhe të Renesanës, veprat e të cilëve arritën nivele të larta.

Kështu,në vitin 1980 Nimani solli monografinë “Onufri dhe piktorët tjerë mesjetarë shqiptarë”, vepër kjo e cila për herë, nxori në pah fuqinë krijuese si dhe rolin e piktorëve shqiptarë në artin bizantin, i pasqyruar në kultet më të rëndësishme anembanë perandorisë. Me fakte të shumta, Nimani dëshmoi se vepra madhore e Onufrit, ato të Selenicës, Shpatarakut dhe të tjerëve, të shumtën të përvetësuara nga të tjerët, sidomos grekët dhe bullgarët, krahas motiveve fetare, pasqyronin edhe elemente të botës shqiptare, gjë që, si të tilla, japin mesazhe edhe për vlerat e saj në përputhje me një traditë të lashtë.

Për ta treguar gjeniun shqiptar për artin dhe krijimtarinë si një proces të pandalshëm përkundër rrethanave të pushtimeve, Nimani iu kthye kohës së Perandorisë Osmane si dhe vendit të shumë e shumë krijuesve në të për shekuj me radhë. Në studimin “Arnavud – artisët shqiptarë në Perandorisë Osmane”, Prishtinë 2003, që po ashtu është i një rëndësie kapitale, Nimani dha kronologjinë, po edhe pamjen e krijuesve të shumtë shqiptarë në këtë perandori, veprat e të cilëve (pikturë, arkitekturë dhe muzikë) janë ndër më të rëndësishmet e kohës.

Në këtë dioptri, gjithësi vepra më e re “Albanese – artistët shqiptarë gjatë renesancës italiane”, është e një rëndësie të veçantë, qoftë nga aspekti i mbarshtrimit tematik të çështjes, qoftë nga ai i pasqyrimit ilustrativ të saj, ngaqë pasqyron veprimtarinë madhështore të një vargoi të konsiderueshëm të krijuesve shqiptarë, të cilët kanë jetuar dhe krijuar gjithandej nëpër vendet më të civilizuara të Europës Perëndimore, me ç’rast , ata ia dolën që të jenë edhe prijetarë të renesancës italiane në shekujt XV-XVI kur ajo arriti kulmet e saj në Itali dhe vendet përreth, kur arti ia doli të lirohet nga klishetë mesjetare.

Është interesant të thuhet me këtë rast, se Nimani, ngritjen e krijuesve të rëndësishëm shqiptarë në renesancën italiane dhe atë evropiane, që pasoi pas vdekjes së Skënderbeut, kur një pjesë e madhe e fisnikërisë shqiptare kaloi në Itali, e sheh të ndërlidhur, me traditën kulturore në hapësirën shqiptare (nga traditat e krishterimit në Shqipëri) e cila u bart në ambientet e reja, ku edhe fitoi mundësitë dhe hapësirën për shprehje të re.

Për Nimanin, veprat e Niketë Dardanit në fushën e muzikës bizantine dhe ato të Jan Kukuzelit, ishin pjesë e gjeniut krijues arbëror, që në rrethanat e reja gjente shprehje të re, gjë që nuk ishte e rastit se në Itali, shqiptarët e shpërngulur krijuan Shkollën Shqiptare “Scuola degli Albanezi”, si një qendër intelektuale dhe kulturore ndër më të rëndësishmet e kohës. Në përputhje me këtë frymë, Nimani sheh edhe veprimtarinë e skulptorëve, piktorëve dhe muzikantëve të njohur shqiptarë, duke filluar nga Andrea Aleksi, Viktor Karpaçi, Mark Bazaiti, Mihaili nga Vlora, Mihail Tivoli – Artioti, pastaj LeonkTomeu, Marin Biçikemi, Gjergj Danush Lopocaj, Aleks Tarketa, Merkur Buo, Gjergj Basta e të tjerë, veprat e të cilëve u vërshuan katedralet, pallatet mbretërore, sheshet si dhe monumentet markante.

Të kësaj fryme, janë veprat e Karpaçit, të Marin Biçikemit dhe krijuesve të tjerë, e ku shtysë të madhe këtij zhvillimi kulturor në Itali dhe gjetiu, i dhanë edhe vëllezërit tipografë shqiptarë Bernardn dhe Matej Vitali (Li Albanesoti).Ajo që këtë vepër e bën edhe më të plotë dhe i jep peshën e një monumenti që i ka munguar historisë sonë të artit, padyshim është edhe ana ilustrative, ku Nimani, si mjeshtër i madh i dizajnit grafik, ia del që anën e opusin krijues ta përcjell edhe me ilustrimet kryesore të veprave të piktorëve dhe të skulptorëve, të dhëna me një plasticitet të kapshëm, ku del në pah fuqia e tyre.

Në këtë aspekt, kjo vepër, është domethënëse, ngaqë nxjerr në pah gjeniun krijues shqiptar gjatë shekujve, por edhe fuqinë e tij në rrjedhat kulturore dhe artistike të artit botëror, me ç’rast, siç është rasti me renesancën italiane, ia dolën që të vihen në krye të këtyre zhvillimeve.

Arkitektë botërorë ligjërojnë në Festivalin e Arkitekturës

Ka nisur aktivitetet njëri ndër organizimet më të mëdha të arkitekturës në Kosovë, “Kosovo Architecture Festival”.

Edicioni i shtatë i këtij festivali këtë vit ka paraqitur programin e larmishëm, ku do të ligjërojnë emra të njohur të arkitektëve botërorë.

Jeffrey Shumaker, Marcus Fairs, Jessica Bizzoni, Celine Baumann dhe Dean Lah janë vetëm disa nga arkitektët të cilët eksperiencën dhe sfidat e arkitekturës do t’ua paraqesin të gjithë arkitektdashësve në Kosovë.

Ditën e enjte në kinemanë “Armata” është mbajtur punëtoria e parë e këtij aktiviteti. Jessica Bizzoni, artiste e përkushtuar për mjedisin e ndërtuar, teknologjinë dhe përdorimin e hapësirës, që pasqyron sjelljet bashkëkohore të jetës së përditshme, në punëtorinë e zhvilluar ka folur për “Diellin Elektrik”.

Një pjesë e projektit të saj “Electric Sun” është ekspozuar në Itali, në Gjermani dhe në lokacione të ndryshme në Antwerp.

Punëtoria ka ngjallur interesim e debat, studentët e arkitekturës shtruan vazhdimisht pyetje rreth çështjeve preokupuese të temës.

Bizzoni, e cila në Prishtinë po qëndron në kuadër të Festivalit të Arkitekturës, ka folur për ndikimin e dritës elektrike në kohën tonë, si dhe përdorimin e saj, theks të veçantë i ka drejtuar edhe mënyrës sesi i përshtaten banorët e Prishtinës dritës artificiale. Ky interesim ka çuar në studim Bizzonin, ajo ka bërë një analizë, ku sipas studimeve kryeqytetasit nuk po dalin të jenë shumë dashamirë të dritës artificiale. “Ne analizuam edhe si sillen njerëzit në errësirë. Nëse ata ecin gjatë dritës artificiale ose preferojnë të qëndrojnë në errësirë. Ajo çfarë kuptuam është se në bulevardin kryesor njerëzit preferojnë të qëndrojnë më shumë në errësirë, bile-bile shumica prej tyre”, u shpreh ajo.

Pjesë tjetër fokusi ishte edhe rëndësia e madhe që ka laramania e ngjyrave.

Sipas Bizzonit, laramania do të mundë të krijonte një identitet të caktuar për Prishtinën, i cili nuk ishte menduar të krijohej më parë. “Një tjetër gjë që e analizuam në Prishtinë janë edhe ngjyrat e dritës, sepse ngjyra dhe rrezatimi krijojnë një atmosferë të caktuar dhe në këtë mënyrë krijohet edhe identiteti i qytetit. Kur filloni të luani me më shumë ngjyra ju mund të krijoni një identitet, i cili nuk ishte planifikuar më parë të krijohet”, theksoi ajo.

Sipas studiueses, në kontrast me Kosovën holandezët e preferojnë më shumë dritën elektrike. Kjo për shkak se Bizzoni përmendi edhe shtëpitë e gjelbra në Venlo të Holandës, që përdorin dritë artificiale. Sipas saj, ato janë tejet të ndriçuara dhe mund të shihen nga një largësi prej 10 deri në 20 kilometrash.

Jessica Bizzoni ka përmendur edhe disa nga rreziqet e përzgjedhjes së gabuar të ngjyrave te drita artificiale. Ajo ka theksuar se një formë shumë e zakonshme ndaj së cilës i ekspozohemi më shumë rrezikut ndaj dritës artificiale është edhe drita e kaltër nëpër ekrane të telefonit ose të kompjuterit.

Artistja 29-vjeçare nga Italia ka përmendur dy ngjyra të tjera alternative, të cilat do të mund ta zëvendësonin ngjyrën e kaltër. “Ekziston aplikacioni i cili e bllokon ngjyrën e kaltër në telefon. Ekrani i telefonit dhe i kompjuterit emeton ngjyrën e kaltër. Ngjyra e kaltër në këto pajisje nuk është e mirë për njerëzit, veçanërisht gjatë natës. Tashmë është një opsion për ta shmangur emetimin e ngjyrës së kaltër. Opsioni është që të bëhet ekrani i verdhë ose ngjyrë portokalli, sepse kur përcillet ngjyra e kaltër gjatë natës balanca në mes srotoninës dhe melatonins nuk është më stabile dhe nuk prodhojmë më serotonin, për këtë arsye duhet t’i mbajmë gjithmonë larg vetes”, vlerësoi ajo.

Rikujtojmë se “Electric Sun” është pjesë e projektit “Inhabit the artificial night scape” dhe është ekspozuar ndër të tjera edhe gjatë Equilibrio Sottiles në “Fotografica 2018”, e kuruar nga Denis Curti dhe në Muajin Evropian të Fotografisë në Berlin, në vitin 2018.

Në vrazhdën e aktiviteteve Festivali i Arkitekturës do të vazhdojë ligjëratat e punëtoritë edhe me Robert Potokarin, i cili është fitues i 19 çmimeve të para në garat publike. Në vitin 2015 Potokar ka fituar titullin profesor në Universitetin e Mariborit.

Celine Baumann, arkitekte e peizazhit me bazë në Zvicër, do të paraqitet me ligjëratë para publikut kosovar. Ligjërata do të paraqesë studimin më të fundit të studios, duke vënë në pyetje nocionet e gjithëpërfshirjes, barazinë gjinore dhe sociale. Hulumtimi i saj është i bazuar në një qasje praktike për të diskutuar çështjet shoqërore brenda praktikës arkitekturore, ka për qëllim të vërë në pyetje vendin e individit në sferën publike.

Dean Lah ka themeluar zyrën arkitektonike “Enota”, ku punon si arkitekt dhe partner. Jeffrey Shumaker udhëheq konsullencën e tij “URBANscape” që nga viti 2002, ai punon në krijimin e ambienteve të mira për të jetuar, punuar e studiuar dhe këtë festival do të mbajë punëtori të veçantë për arkitektët e rinj.

Festivali i Arkitekturës partnerë ka kinemanë “Armata”, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, “Inovation Centre Kosovo” dhe “Dezeen”./Zeri