Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve

10 shtatori njihet si Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve.

Në dekadat e fundit prirja e vetëvrasjeve është në rritje. Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmërojnë rritje të vetëvrasjeve në njëzet vitet e ardhshme.

Shoqata Ndërkombëtare për Parandalimin e Vetëvrasjeve si iniciatore e kësaj dite, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët, bëjnë thirrje për parandalimin e sjelljes vetëvrasëse, sigurimin e mjekimit adekuat, përcjelljen e personave që kanë tentuar vetëvrasje si dhe raportim të përgjegjshëm i vetëvrasjeve në media.

Të dhënat tregojnë se në botë, çdo vit, vetëvrasje bëjnë gati një milion individë, kryesisht meshkuj në vitet 50-ta dhe 60-ta të jetës. Shqetësuese është rritja shumë e madhe e vetëvrasjeve e të rinjve të moshës 15-20 vjeç.

Shkencëtarisht është vërtetuar se të rinjtë (deri në moshën 35 vjeç) më së shpeshti bëjnë tentim vetëvrasje, ndërsa të vjetrit (50 vjeç e më të vjetër) më shpesh bëjnë vetëvrasje.

Vetëvrasjet përbëjnë një fenomen në rritje kudo në botë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ky fenomen është rritur me 60% në mbarë botën gjatë 45 viteve të fundit.

Rreth 3000 njerëz kryejnë vetëvrasje brenda një dite në mbarë botën. Edhe në Kosovë ka pasur një numër të konsiderueshëm të vetëvrasjeve paslufte. KultPlus.com

Një pllakë përkujtimore për “Alo Alo”-n e famshme

Aktorët dhe aktoret e serialit legjendar të humorit britanik “Alo, Alo”,  një komedi brilante që transmetohej dhe nga RTSH-ja në vitet ’90, zbuluan një pllakë përkujtimore për nder të saj.

Seriali transmetuar nga 1982 deri në 1992  hedh dritë mbi okupimin nazist të Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shoqata Britanike e Komedianëve (BCS) mundësoi pllakën përkujtimore në ndërtesën L Lynford Hall në Mundford, Angli.

Kjo ndërtesë në serialin “Alo, Alo” u përdor për të kapur vendndodhjen e imagjinuar të sheshit kryesor të qytetit në qytetin francez të Nouvion.

Drejtori i BCS, Aaron Brown vë në dukje se ky serial ka ende një masë të madhe adhruesish.

Aktorja Vicki Michelle, e cila luante personazhin e Yvette-s, tha se ishte një komedi e shkëlqyer. /KultPlus.com

Bashkëpunimi i muzeve në Ballkanin Perëndimor

British Council prezantoi projektin ‘’Perceptimet’’ i cili u realizua në partneritet me pesë institucione kulturore rajonale, përfshirë edhe Kosovën në një nga konferencat më prestigjioze dhe rëndësishme të muzeve në botë.

Konferenca e përgjithshme e ICOM, e cila mbahet çdo tre vjet, është një mundësi unike për anëtarët e 141 vendeve të botës, për të shkëmbyer përvoja dhe plane bashkëpunimi për të ardhmen, dhe për të çuar më tej trashëgiminë e tyre kulturore në menaxhimin e muzeve.

Tema e konferencës së përgjithshme në Kyoto 2019, “Muzetë si qendra të kulturës: e ardhmja e traditës”, është një forum për të marrë në konsideratë se si muzetë mund dhe duhet të luajnë një rol kryesor në shoqëri, duke krijuar role të reja për muzetë që të pasurojnë të ardhmen, ndërsa përqafojnë të kaluarën.

Projekti i përbashkët ‘’Perceptimet’’ u zgjodh si një rast studimi dhe si një shembull i forcimit të pozitës së muzeve në ngritjen e çështjeve të rëndësishme shoqërore. Përmes shkëmbimit të veprave artistike nga koleksioni i British Council dhe institucioneve të kulturës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, muzetë pjesëmarrës tërhoqën vëmendjen për çështje të barazisë dhe përfaqësimit të grave në koleksionet permanente të muzeve, si dhe nxitën një diskutim më të gjërë për stereotipet gjinore dhe pozitën e grave në segmente të ndryshme të jetës.

Ndryshimet politike, ekonomike, sociale, teknologjike dhe natyrore prezantojnë sfidë, por edhe mundësi më të madhe që muzetë të bëhen forume qendrore për diskutim dhe një vend i angazhimit qytetar.

Ekspozitat, si ofertë thelbësore e muzeut, janë në qendër të diskutimit se si muzetë i përgjigjen sfidave dhe i përshtasin programet e tyre në një përfitim më të gjërë shoqëror. Paraqitja e projektit nga Ballkani Perëndimor si një shembull i praktikës së mirë në një forum kaq të rëndësishëm botëror konfirmon cilësinë e modeleve të bashkëpunimit dhe ekspertëve që udhëheqin institucionet më të rëndësishme kulturore në rajon, pavarësisht sfidave me të cilat përballen.

Gjatë vizitës në Konferencën e ICOM, Arta Agani, kuratore nga Kosova deklaroi:

‘’Ndryshime të mëdha kanë ndodhur gjatë jetës tonë si dhe në rajonin tonë. Ndryshime në politikë, ekonomi dhe sisteme sociale. Duke qenë të kapura në këto ndryshime, gratë kanë luftuar të bëhen aktore aktive në zhvendosjet drejt shoqërive më të mira, dhe kanë pasur sukses. Gratë artiste kanë fituar vendin e tyre të merituar në muze dhe shkolla të artit. Sidoqoftë, ka disa ndryshime të mëdha që rrjedhin nga qasja kritike e grave kundër diskriminimit në sistemet ekzistuese. Përdoren forma të ndryshme të kritikës, ndonjëherë më të drejtpërdrejta se të tjerët, duke treguar shenja që roli i grave në shoqëri dhe art po pëson ndryshime.’’ /KultPlus.com


‘Jokeri’, fiton ‘Luanin e Artë’ në Festivalin e Filmit në Venecia

Filmi “Joker”, me aktor protagonist, Joaquin Phoenix, fitoi “Luanin e artë” në Festivalin e Filmit të Venecias.

Regjisori Todd Phillips i ka vendosur ngjarjet në fillim të viteve ’80-të dhe zbulon sesi një kloun i varfër e i sëmurë mendor i bashkohet botës së krimit.

Të shtunën e kaluar, kur filmi u shfaq premierë në qytetin italian mori një duartrokitje tetë minuta.

I drejtuar nga regjisori Todd Phillips, filmi zbulon përvojën e klounit të varfër e të sëmurë mendor Arthur Fleck, që vjen nga universi i Batmanit dhe i qaset botës së krimit. Ngjarjet e filmit janë vendosur në fillim të viteve ‘80 në qytetin Gotham.

Kritika e ka vlerësuar maksimalisht lojën e aktorit protagonist, ndërsa shumë parashikojnë se Phoenix do të jetë edhe fitues i çmimit Oscar.

Ndërkohë Çmimi i Madh i Jurisë dhe “Luani i argjendtë” i shkoi bashkëprodhimit franko-italian të regjisorit Roman Polanski, “J’Accuse”. /KultPlus.com

Nxënësit nga Shqipëria fituan medalje në Olimpiadën e Metropoleve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një njoftimi në Facebook ka përgëzuar nxënësit nga Shqipëria që kanë fituar medalje në një garë ndërkombëtare në Moskë, shkruan KultPlus.com

“Ju kujtohet grupi i nxënësve të Tiranës që Bashkia i mbështeti për Olimpiadën e Metropoleve nga e gjithë bota në Moskë? 

Fituan 2 medalje bronzi! 

Deni Mastori në Kimi dhe Arkid Kaleci në Informatikë. Provë se kush është i mirë dhe punëtor, herët a vonë ia del me sukses! BRAVO”, ka shkruar Veliaj në Facebook.

Gjashtë arsye se pse duhet lexuar Tolstoi

Sot, në ditëlindjen e shkrimtarit më të madh të letërsisë ruse, Tolstoit, KultPlus ju sjell disa arsye se pse është pikërisht ky autor i cili duhet lexuar

Tolstoi nuk është nga ata autorë që lexohen me kënaqësi të madhe nga të rinjtë. Për të qenë e sinqertë, më është dashur shumë mund e këmbëngulje për të lexuar “Lufta dhe paqja” kur isha ende në fakultet dhe leximi i tij ishte i detyruar (edhe pse tashmë, dhjetë vjet më vonë, e di që ia vlejti).

Por në fakt, në rrethanat dhe shoqërinë e sotme, veprat e Tolstoit janë të përshtatshme për të rinjtë në të njëzetat.

Edhe pse jetonte në Rusi mbi njëqind vjet më parë, Tolstoi dhe personazhet e tij dinin gjithçka mbi ambicien, dështimin, këmbënguljen.

1.Tolstoi gjithmonë mundohej të përmirësohej

Në moshën 18-vjeçare, Tolstoi nisi të mbante një ditar për aktivitetet e ditës, në të cilin përcaktonte me rigorozitet planet dhe vinte rregulla që, sipas tij, do t’i forconin vullnetin. “Mos u shqetëso për opinionet e të tjerëve”; “Ndihmo njerëzit më pak fatlumë” ishin disa nga rregullat e Tolstoit. Tema e vetë përmirësimit shfaqet në disa nga veprat e Tolstoit, sidomos në “Fëmijëria”.

2.Tolstoi e njihte dështimin

Fakti që shkrimtari më i madh rus dhe një nga më të njohurit e letërsisë botërore jo gjithmonë i arrinte qëllimet që i vinte vetes na lehtëson dhe na bën të ndihemi pak më mirë me veten. Jo gjithmonë Tolsoi ia arrinte t’u përmbahej rregullave të veta, në fakt në të shumtën e rasteve ai nuk bënte asgjë, flinte shumë dhe lexonte Gogolin. “është dita e dytë që nuk kam bërë asgjë nga ato që duhej të bëja. Pse? Nuk e di. Megjithatë nuk duhet të deshpërohem; duhet ta detyroj veten të bëhem më aktiv” – shkruante Tolstoi në ditar.

3.Personazhet e Tolstoit jo gjithmonë përshtaten në rrjedhën e ngjarjeve, por kjo ka anët e veta pozitive

Në fillim të librit “Lufta dhe paqja”, Bezukovi ishte 20 vjeç dhe i sapokthyer nga Europa, ku u arsimua për 10 vjet. Është e pashmangshme që në mjedisin e ri ai ndihet në ankth dhe duket sikur jeton në një shoqëri së cilës nuk i përket. Megjithatë, ai përpiqet për më mirë dhe është nga të paktët që ia arrin.

4.Tolstoi donte të gjente kuptim dhe thjeshtësi në një botë kaotike

Me internetin, mediat sociale, teknologjinë e zhvilluar që tashmë janë bërë pjesë e jetës sonë të përditshme është pak e vështirë të gjeq qetësi. Në novelën “Lumturia e familjes”, ka një fragment mbi këtë temë: “Një jetë e qetë në fshat, mundësisht duke qenë i dobishëm për njerëzit që janë mësuar të bëjnë mirë; pastaj natyrë, libra, muzikë… kjo është ideja ime për lumturinë.”

Sigurisht, nuk po themi të shpërngulemi në fshat që të jemi të lumtur, por të gjitha të tjerat kanë vlerë: socializimi me njerëzit e duhur, leximi, lidhja me natyrën, do të japin qetësinë e merituar.

5.Edhe Tolstoi ka kaluar kriza paniku

Ndërsa ishte në një udhëtim në Penza në vitin 1869, Tolstoi ndaloi në një hotel për të kaluar natën. Edhe pse ndihej shumë mirë, në orën 2.00 të mëngjesit ai kaloi një krizë paniku, që e mbushi me ndjenjat e frikës dhe dëshpërimit (kush nuk e ka kaluar një të tillë?!).

Dhe e fundit, Tolstoi nuk është vetëm “Lufta dhe paqja”. Fare mirë mund të nisni me novelat e tij, para se të vendosni të lexoni kryeveprën e letërsisë ruse apo tragjedinë romantike “Ana Karenina”. /botimeshqip/ KultPlus.com

MASHT-i thotë se gabimet në tekstet shkollore rishikohen tek vitin tjetër

Tekstet e reja shkollore të botuara me gabime teknike e përmbajtjesore, do të rishikohen vetëm pas një viti.

Pavarësisht reagimeve të mësimdhënësve, ky vit i ri shkollor do të zhvillohet me këto tekste.

Nga Ministria e Arsimit kanë thënë për KTV-në se janë të vetëdijshëm për gabimet, por theksojnë se periudha njëvjeçare është fazë e pilotimit.

Këshilli i ekspertëve të teksteve shkollore javën e ardhshme pritet të zhvillojë një punëtori, ku sipas MASHT-it, do të nxirret edhe një udhëzues.

Drejtues të shkollave, në anën tjetër, thonë se janë të detyruar të zhvillojnë procesin mësimor me këto tekste.

Sipas tyre, kjo do të kërkojë angazhim më të madh të mësimdhënësve.

Përveç gabimeve në librin e lëndës Gjuhë Shqipe të klasës së gjashtë, vërejtje u dhanë edhe për librat e lëndëve Fizikë dhe Kimi.

Mësimdhënësit kanë vlerësuar se përmbajtja tyre është e komplikuar dhe jo e përshtatshme për klasat e gjashta dhe të shtata.

Tekstet e reja u botuan pas fillimit të zbatimit të kurrikulës së re./koha.net/ KultPlus.com

Nëse do ta rrisja dhe njëherë fëmijën tim

Poezi nga Diane Loomanse

Nëse do ta rrisja dhe njëherë fëmijën tim

do t’i ndërtoj më parë vetëvlerësimin
e më vonë, shtëpinë.

Me gishta, me shumë do të pikturoja me të
e gishtin, më pak do t’ia drejtoja për gabime,
do t’i zëvendësoja qortimet më përqafime,
do t’i largoja sytë nga ora, për ta parë atë në sy,
do të ngjisja balona me të drejt qiellit,
do të reshtja së qeni serioz,
por, do të luaja shumë seriozisht.

Do të vrapoja pafundësisht nëpër yje
dhe përqafimet do të ishin shtroja jonë,
nëse… edhe njëherë/ KultPlus.com

I shpëtoi luftës në Kosovë, tani aktor në Hollywood

Si shumë shqiptarë të cilët në kohën e luftës ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre, për të kërkuar një jetë më të mirë jashtë kufijve, e tillë është edhe historia e aktorit tashmë të njohur, Mason Albani.

Ai ishte vetëm 11 vjeç kur bashkë me familjen e tij nisën rrugëtimin e tyre drejt Amerikës duke mos  e ditur se me çka mund të përballeshin larg vendlindjes. Kështu duke lënë pas kujtime të bukura, dhe histori që nuk harrohen lehtë. Madje, gjatë rrugës drejtë Amerikës, familja e tij arritën t’i shpëtojnë një masakre në Kosovë.

Aktori shqiptar, Mason Albani në një intervistë për portalin rtv21.tv ka folur për fëmijërinë e tij, siç e quan ai të lumtur në Kosovë. “Unë isha një fëmijë i lumtur në Kosovë. Pjesa më e madhe e fëmijërisë sime ishte midis Vushtrrisë (Novosell te Begut dhe fshatrave përreth, ku jetonin shumica e hallave të mia) dhe Suhreka, te dajt. Gjërat ishin goxha të mahnitshme nga ato që mbaj mend deri në fillimin e luftës. Isha 11 vjeç kur ikëm dhe kur erdha në Boston“, tha ai.

Të jesh larg vendit tënd dhe te arrish suksese nuk është e lehtë. Aktori nga Vushtrria tregoi se rruga e tij drejt suksesit ka kërkuar punë të madhe. Madje ai e konsideron vetën me fat që arriti suksese në aktrim, duke e pas parasysh konkurrencën në Amerikë, ku është shumë e vështirë dhe duhet shumë punë për të marrë ndonjë rol në filma, transmeton KultPlus

Masoni ka luajtur në disa filma, ndër të cilët edhe krah aktorit dhe këngëtarit 50 cent.  Gjithashtu aktori ka qenë pjesë e ekipit të filmit “Little Women”, në të cilin kanë luajtur aktoret e njohura si Meryl Streep dhe Emma Watson.

“Ka qenë një udhëtim shumë emocionues për të punuar në Hollywood. E konsideroj veten time shumë me fat. Dhe është e ngjashme për të gjithë që ndjekin këtë zanat. Kërkon shumë durim, këmbëngulje, punë të palodhur dhe pak fat. është gjithçka në jetë…

Sfida e parë në aktrim për emigrantin nga Kosova, ishte në një shfaqje televizive, kurse, roli i parë në një film ishte në një film të regjisores Kathryn Bigelow. “Hera e parë kur fillova me aktrim ishte në një shfaqje televizive (shou televiziv) te quajtur ‘Person of Interest’ me Jim Cavaziel dhe Amy Acker. Roli im i parë në një film ishte ne filmin e regjisores Kathryn Bigelow, i titullur ‘Detroit’. Me bekoi mua me një skenë të mrekullueshme, që ishte hyrje e filmit”, tha aktori.

Për portalin rtv21.tv Masoni tregoi se ka pasur oferta edhe nga regjisorët kosovarë, për projekte të ndryshme, por fakti se ai është aktor i SAG (Screen Actors Guild) ia ndalon të punojë në projekte tjera. “Kam pasur oferta të shumta për te punuar në projekte të ndryshme me regjisore te mrekullueshëm, por fakti që unë jam aktor i SAG (Screen Actors Guild), mund të punoje vetëm në projektet e tyre”, tregoi aktori.

 Aktori i njohur tashmë në nivel botëror, thotë se në Kosovë po sheh shumë ndryshime pozitive edhe në fushën e artit, si dhe emrat e njohur të artisteve, të cilat me muzikë po i hapin rrugët për talentet e rinj që ka Kosova. Ai mendon se Kosova ka shumë talentë, të cilët asnjëherë nuk duhet të ndalen për t’i ndjekur qëllimet e tyre, duke thënë se jetojnë në Kosovë! “Po arrijna sepse çikat na kanë qel rrugën. Ne jemi njerëz te pasionuar dhe punojmë shumë.

 Po ashtu, ne marrim shumë mbështetje nga njerëzit qe na duan dhe kjo na shtyn te bëjmë gjera te mahnitshme. Shpresoj shumë qe edhe femijët ta lexojnë këtë dhe të thonë se edhe ata munden. Sepse ju mundeni. Edhe nëse jetoni në Kosovë – nëse vërtetë dëshiron diçka ju mund ta arrini, si për shembull nga sfera e sportit, muzikës, artit, matematike apo literature”, tha ai për portalin rtv21.tv.

Aktori që e kaloi fëmijërinë e tij në Kosovë, tregoi se gjithë motivin për punë  e gjen të dashuria e madhe që e ka për të.  “Jam i motivuar sepse kam dashuri të madhe ndaj punës që bej. Nuk dorëzohem. Po ashtu, me pëlqen qe kjo pune na ofron mundësi te lëvizim. E dua lirinë që ma ofron”, tha Masoni për portalin rtv21.tv. Kujtojmë se, Mason Alban është emri artistik i aktorit, i cili ka edhe disa tatuazhe të simboleve kombëtare. /21Media/ KultPlus.com

Dua Lipa shfaqet në video si “këngëtare nga Londra”, revoltohen fansat

Dua Lipa në videon e realizuar të kampanjës për “YSL”, prezantohet si “këngëtare nga Londra” dhe komentet nga shqiptarët kanë vërshuar në postimin e saj.

“Përshëndetje! Unë jam Dua Lipa, këngëtare dhe tekst shkruese nga Londra”, dëgjohet të thotë këngëtarja.

Dua gjithmonë është shfaqur krenare për prejardhjen e saj kosovare dhe ndoshta kjo ka qenë arsyeja qe fansat e saj nga Kosova janë habitur dhe kanë reaguar menjëherë kundër saj, shkruan KultPlus

Fansave shqiptarë nuk u ka pëlqyer aspak kjo gjë dhe e kanë vënë në dukje nëpërmjet komenteve të tyre. Ata ia bëjnë të qartë se ajo është nga Kosova dhe Londra është vendi ku ajo është rritur.

Bashkangjitur gjeni videon e plotë të kësaj kampanje. /KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B2MTNWqhML_/?utm_source=ig_embed

Filmi ‘ZANA’, në Cineplexx me 21 shtator

Historia tronditëse e një gruaje kosovare e cila duhet të përballet me shumë “sehire” për tu bërë nënë.

Filmi ‘Zana’ kuptohet që është më shumë se kaq. Adriana Matoshi dhe Astrit Kabashi, në rolet kryesore, vijnë në filmin me regji nga Antoneta Kastrati i cili nga 21 shtatori do të shfaqet edhe në Cineplexx në Prishtinë.

Filmi Zana është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga kaluara e saj e errët e kohës së luftës.

Projekti Filmik ZANA është poashtu filmi i gjatë në të cilin motra e Antonetës, kinematografja e suksesshme Sevdije Kastrati e ka xhiruar filmin me kamerat dhe lentet e Panavision-it pasi që kanë fituar çmimin the Neë Filmmaker Grant.

Mbështetësit kryesorë financiarë të filmit janë Qendra Kinematografike të Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë (Shqipëri), Panavision Neë Fimmaker Grant, SFFILM Rainin Grant, Light Iron dhe komuna e Pejës. Projekti filmik ishte poashtu pjesëmarrës i MIDPOINT Feature Launch 2017, fitues i MIDPOINT Development Aëard, dhe pjesëmarrës i MIDPOINT Editing Room.

Producent i filmit ZANA është Casey Cooper Johnson dhe bashkëproducentē Sevdije Kastrati me Crossing Bridges Films (Kosovë), Dritan Huqi me On Film Production (Shqipëri), dhe Miguel Govea dhe Brett Ëalker nga Alief. Në rrolet kryesore luajnë Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Vedat Bajrami, Çun Lajçi, dhe Ilire Vinca.

Mbyllet aplikimi për bursa 100% nga kompania zvicerane, 687 maturantë do ti nënshtrohen testit

Kolegji Universum dhe kompania zvicerane Vision Agency zyrtarisht kane mbyllur aplikimet për 40 BURSA TË PLOTA për 3 vite studimi dhe PUNËSIM të garantuar në Kompaninë Zvicerane.

687 maturantë do ti nënshtrohen testit këtë vit për 40 bursa të plota në Shkenca Kompjuterike dhe Gjuhë Gjermane në Kolegji Universum dhe punësim të garantuar në kompaninë zvicerane. 

Projekt ky i ndërlidhjes së Akademisë dhe Industrisë që po implementohet për të dytin vit me radhë nga Kolegji Universum dhe kompania zvicerane Vision Agency

Përzgjedhja e studentëve do të bëhet përmes TESTIT në bazë të drejtimit i cili do të mbahet neser me 10 Shtator Grupi I sipas ketij orari 10:00-12:00 dhe Grupi II 13:00-15:00. Mëso më shumë https://bit.ly/31kG1A6

Për më shumë informata ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo  telefononi në +383 44 144 062.

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum) / KultPlus.com

Susan Sarandon: Për të fituar një Oscar duhen shumë para

Susan Sarandon ka qenë në festivalin e Torontos për të prezantuar ‘Blackbird’, filmin e ri ku ajo interpreton. Pyetjes së mediave për mundësinë për të fituar me këtë rol, artistja i është përgjigjur me një sulm kundër Akademisë.

‘E pamundur të matesh me Harvey Weistein-ët e të gjithë botës. Merita nuk vlen, për të fituar një Oscar duhen shumë para’, ka deklaruar aktorja e famshme duke u përgjigjur drejtpërdrejtë pyejtes, transmeton KultPlus

Artistja që në vitin 1996 u shpall si interpretuesja më e mirë femër me filmin “Dead Man Walking”, ka folur për situatën aktuale që lidhet me Oscarin dhe se si ka ndryshuar situata në dekadat e fundit.

‘Ndershmërisht mendoj se kinemaja është bërë biznes’ ka deklaruar ajo. Në kohën kur unë merrja 5 nominime, duke fituar një Oscar, nuk ishte e nevojshme t’i harxhoje të gjitha paratë’. Më pas ajo ka treguar se si organizohen fushata të tëra lobingu, që zgjasin deri në 6 muaj, për të marrë vota./koha.mk/ KultPlus.com

Filmi ‘Klithma’ i Korab Lecajt shpërblehet në Mumbai të Indisë

Filmi i shkurtër artistik “Klithma” në regji të Korab Lecajt, është shpërblyer për montazhin më të mirë në edicionin e shtatë në Indian Cine Film Festival 2019, që mbahet tradicionalisht në Mumbai të Indisë.

 Lajmin e ka bërë të ditur për KultPlus regjisori Lecaj, i cili ka potencuar se ‘’Klithma’’ ka qenë në garë me qindra filma nga vende të ndryshme të botës, përfshirë këtu filma nga Franca, Spanja, India, Brazili, SHBA-të, Gjermania, Izraeli etj.

“Jam shumë i lumtur që filmi ynë ka arritur të shpërblehet në një festival, ku kanë garuar filma nga vende që kanë kinematografi shumë të zhvilluar”, ka deklaruar Lecaj.

Ai ka thënë se, rëndësi të madhe ka edhe shfaqja e temës së filmit në këtë festival, duke pasur parasysh se filmi flet për burrat e dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë.

“Është shumë me rëndësi që këtë temë, e kanë parë artistë nga vende të ndryshme të botës. E kanë parë të vërtetën që ka ndodhur në luftën e Kosovës, ka deklaruar Lecaj.


Ndryshe filmi “Klithma”, producent i të cilit është Besar Zahiti, është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Montazhin e filmit e ka bërë Shkodran Hajdini, kurse në rolet kryesore luajnë Hazir Haziri, Arbnesha Grabovci-Nixha, Alban Zogaj, Arjola Demiri, Rajmonda Ahmetaj, Kaltrinë Zeneli etj. /KultPlus.com

Organizohet vrap në përkujtim të Artan Venharit

Me slloganin “Fluturo me engjujt shoku jonë Artan” Klubi XTrailers ka organizuar një vrapim kushtuar Venharit si anëtar i këtij grupi.

“Ju ftojmë ta përshëndesim me një vrapim marshues në shenjë lamtumirëse mikun tonë të vrapimit që dashuronte njeriun, harmoninë, qiejt dhe malet”, thuhet në njoftimin e Klubit.

Vrapimi do të bëhet nesër datë 10 Shtator 2019, në ora 06:00 në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Artan Venhari gjeti vdekjen në një aksident gjatë lëshimit me paragllajd në Prizren të shtunën.

Venhari ka qenë edhe Zv/Auditor i Përgjithshëm i Kosovës dhe Zv/Menaxher i projektit DEMOS për përkrahje të Komunave të Kosovës.

Bashkëpunimi i muzeve në ballkanin perëndimor

British Council prezantoi projektin ‘’Perceptimet’’ i cili u realizua në partneritet me pesë institucione kulturore rajonale, përfshirë edhe Kosovën në një nga konferencat më prestigjioze dhe rëndësishme të muzeve në botë.

Konferenca e përgjithshme e ICOM, e cila mbahet çdo tre vjet, është një mundësi unike për anëtarët e 141 vendeve të botës, për të shkëmbyer përvoja dhe plane bashkëpunimi për të ardhmen, dhe për të çuar më tej trashëgiminë e tyre kulturore në menaxhimin e muzeve. Tema e konferencës së përgjithshme në Kyoto 2019, “Muzetë si qendra të kulturës: e ardhmja e traditës”, është një forum për të marrë në konsideratë se si muzetë mund dhe duhet të luajnë një rol kryesor në shoqëri, duke krijuar role të reja për muzetë që të pasurojnë të ardhmen, ndërsa përqafojnë të kaluarën.

Projekti i përbashkët ‘’Perceptimet’’ u zgjodh si një rast studimi dhe si një shembull i forcimit të pozitës së muzeve në ngritjen e çështjeve të rëndësishme shoqërore. Përmes shkëmbimit të veprave artistike nga koleksioni i British Council dhe institucioneve të kulturës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, muzetë pjesëmarrës tërhoqën vëmendjen për çështje të barazisë dhe përfaqësimit të grave në koleksionet permanente të muzeve, si dhe nxitën një diskutim më të gjërë për stereotipet gjinore dhe pozitën e grave në segmente të ndryshme të jetës. Ndryshimet politike, ekonomike, sociale, teknologjike dhe natyrore prezantojnë sfidë, por edhe mundësi më të madhe që muzetë të bëhen forume qendrore për diskutim dhe një vend i angazhimit qytetar. Ekspozitat, si ofertë thelbësore e muzeut, janë në qendër të diskutimit se si muzetë i përgjigjen sfidave dhe i përshtasin programet e tyre në një përfitim më të gjërë shoqëror. Paraqitja e projektit nga Ballkani Perëndimor si një shembull i praktikës së mirë në një forum kaq të rëndësishëm botëror konfirmon cilësinë e modeleve të bashkëpunimit dhe ekspertëve që udhëheqin institucionet më të rëndësishme kulturore në rajon, pavarësisht sfidave me të cilat përballen.

Gjatë vizitës në Konferencën e ICOM, Arta Agani, kuratore nga Kosova deklaroi:

Ndryshime të mëdha kanë ndodhur gjatë jetës tonë si dhe në rajonin tonë. Ndryshime në politikë, ekonomi dhe sisteme sociale. Duke qenë të kapura në këto ndryshime, gratë kanë luftuar të bëhen aktore aktive në zhvendosjet drejt shoqërive më të mira, dhe kanë pasur sukses. Gratë artiste kanë fituar vendin e tyre të merituar në muze dhe shkolla të artit. Sidoqoftë, ka disa ndryshime të mëdha që rrjedhin nga qasja kritike e grave kundër diskriminimit në sistemet ekzistuese. Përdoren forma të ndryshme të kritikës, ndonjëherë më të drejtpërdrejta se të tjerët, duke treguar shenja që roli i grave në shoqëri dhe art po pëson ndryshime.’’

Ju përkutojmë, projekti ‘’Perceptimet’’ ’përbëhej nga pesë ekspozita që u shfaqën në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe që përqendroheshin në punën e grave artiste. Temat e këtyre ekspozitave ambicioze dhe inovative u bashkë-kuruan nga pesë muzetë ku u shfaqën ekspozitat. Secila ekspozitë përbëhej nga vepra të artisteve më të famshme britanike nga koleksioni i British Council, duke filluar nga tapiceria tronditëse e Tracey Emin ‘’Diçka nuk është në rregull’’ (‘’Something’s Wrong’’), e cila shkatërron aktin tradicional të femrës, përmes fotografive të mprehta, autoportretit të Sarah Lucas me vezë të skuqura dhe peshkut, deri tek skulptura lozonjare e këmbëve të Anthea Hamilton, së bashku me veprat e artisteve vendase./KultPlus.com

Kino Lumbardhi në Prizren vazhdon me shfaqjen e filmave

Kino Lumbardhi në Prizren po vazhdon me shfaqjen e filmave në Prizren. Ata kanë publikuar programin e tyre për javët e ardhshme, i cili duket shumë i pasur, shkruan KultPlus.com

“Programi i filmit, Retrospektiva e Wim Wenders.
Lightning Over Water [Vetëtima mbi ujë] (1981), 92 min
Regjisor: Nicholas Ray, Wim Wenders

Nicholas Ray ka qenë një regjisor i filmit amerikan që njihët për filmat e tij si Johnny Guitar dhe Rebel Without a Cause. Filmat e Ray dëshmojnë se kanë pasë ndikim me rëndësi në punën e Wenders, dhe këta dy janë takuar gjatë produksionit të “The American Friend”, kështu duke u bë shokë. Ky dokumentar ndjek ditët e fundit të jetës së Ray për shkak të kancerit me 1979, dhe ofron një paraqitje të veçantë për punën kinematografike të Ray”, thuhet në njoftimin e tyre.

Botohen dhe shpërndahen hartat turistike të qytetit të Prizrenit

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ka botuar hartat turistike të qytetit të Prizrenit, të cilat tashmë janë shpërndarë dhe mund të gjenden në qendrat informuese për turistë, dhe në të gjitha agjensionet turistike, hotelet, motelet dhe hostelet e ndryshme që operojnë në Prizren e më gjërë./ KultPlus.com

Harta turistike në anën e përparme përmban hartën në formë të ilustruar të qendrës historike të qytetit, me anë të së cilës mund të bëhet orientimi i lehtë për gjetjen e monumenteve kryesore të trashëgimisë kulturore, ndërsa në anën e prapme gjendet harta e tërë territorit të komunës, si mjet orientus për destinacionet turistike në zonat jo urbane të komunës, si dhe shënimet lidhur me kulturën dhe traditën e Prizrenit.

Botimi i hartave turistike është bërë në gjuhën shqipe, angleze, turke dhe boshnjake.Këto harta janë falas dhe u shërbejnë turistëve për orientim më të lehtë derisa vizitojnë qytetin e Prizrenit

“Tipat Psikologjikë” – Carl Gustav Jung

Gjatë praktikës sime si mjek me të sëmurët nervorë,
prej kohësh kisha vënë re që ekzistojnë, në psikologjinë njerëzore, krahas dallimeve të shumëfishta individuale, edhe dallime tipike: vëmendjen time e kanë tërhequr sidomos dy tipa, që unë i kam emërtuar introvers( i mbyllur në vetvete) dhe ekstrovers( i hapur ndaj të tjerëve).

Kur ne shqyrtojmë rrjedhën e një jete njerëzore, vëmë re se fati i disave përcaktohet kryesisht nga objektet që atyre u interesojnë, ndërsa fati i disa të tjerëve në një masë më të gjerë nga interesi i tyre i brendshëm, nga subjektiviteti i tyre. Meqë të gjithë ne anojmë pak a shumë nga njëra apo nga tjetra karakteristikë, kemi një prirje natyrore për të parë gjithçka sipas tipit tonë.

Do të ishte deri diku e thjeshtë, nëse çdo lexues do ta dinte në cilën kategori bën pjesë; për fat të keq shpesh është e vështirë të zbulosh cilës kategori i përket një person, sidomos kur është fjala për veten tonë, pasi gjykimi që jep lidhur me personalitetin tënd është shumë i dyshimtë.

Kjo mëdyshje që kaq shpesh e ndeshim rrjedh nga fakti që secili tip i përcaktuar më së miri ka në vetvete një prirje të veçantë për ta kompensuar karakterin e njëanshëm të tipit ku bën pjesë. Kjo prirje i përgjigjet një nevoje biologjike, pasi ajo ka për qëllim të ruajë ekuilibrin psikik.

Kompensimi krijon karakterin, ose tipa dytësorë që e ndërlikojnë përshkrimin në mënyrë të tillë që të shtyn deri aty sa ta mohosh ekzistencën e tipave dhe të besosh vetëm në dallimet individuale. /KultPlus.com

“Tipat Psikologjikë” – Carl Gustav Jung

Jahjaga kërkon mbështetje për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kërkuar mbështetje nga të gjitha institucionet për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, për të iu ofruar atyre drejtësi si dhe një ri-integrim më të lehtë në shoqëri. KultPlus.com

Këto komente ajo i ka bërë gjatë pjesëmarrjes së saj në konferencën “Speak Up on Time” të organizuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Në konferencën “Speak Up on Time” të organizuar nga Insituti i Mjekësisë Ligjore fola për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit të të gjithë akterëve relavantë në mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe ri-integrimin e tyre në shoqëri. Theksova se, për të bërë këtë, ne kemi punuar, por duhet të punojmë akoma më shumë në disa rrafshe: në aspektin ligjor, atë institucional, social, ekonomik dhe në ofrimin e qasjes në drejtësi për të mbijetuarit”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

Shënohet “Dita Ndërkombëtare e Shkrimit dhe Leximit” në Athinë

Ministri i Shtetit dhe Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, ka njoftuar se sot përmes aktiviteteve të ndryshme po shënohet “Dita Ndërkombëtare e Shkrimit dhe Leximit” në Greqi./KultPlus.com

“Foto e ditës/ Fëmijët shqiptarë në Greqi gjatë leximit të teksteve në gjuhën amtare në aktivitetin e organizuar për “Ditën Ndërkombëtare të Shkrimit dhe Leximit”, në parkun “Fëmija dhe Kultura”, Athinë. Ky aktivitet bashkoi të gjitha komunitetet në Greqi me qëllim promovimin e kulturës së librit dhe leximit në gjuhën e vendit të origjinës”, ka shkruar Majko në Facebook.


Rita Ora do të jetë pjesë e jurisë së “The Masked Singer”


Ylli botëror me origjinë shqiptare, Rita Ora, do të jetë pjesë e panelit të jurisë në garën e këndimit “The Masked Singer” brend i ri në Mbretërinë e Bashkuar i cili do të shfaqet në ITV në vitin 2020.

Bashkë me Rita orën do të jetë edhe Jonathan Ross 58 vjeçar i cili njëkohësisht do ta drejtojë këtë i shoë, prezantuesja Davina McCall 51 vjeçare si dhe aktorin Ken Jeong 50 vjeçar, transmeton KultPlus.com

Në “The Masked Singer”, do të garojnë 12 të famshëm për performancën më të mirë, me identitetin e tyre të fshehur prapa maskës, shkruan Daily Mail.

Rita është shprehur shumë e entuiziazmuar për pjesëmmarjen e saj në këtë panel “Jam shumë e entuziazmuar që jam pjesë e këtij paneli të jashtëzakonshëm. Jam një adhuruese e madhe e ‘The Masked Singer’ është një shoë i freskët dhe origjinal”, ka thënë Ora.

“Nuk mund të pres që kjo të fillojë, do të jetë shumë qejf”, ka thënë tutje ajo.

Ministria e Diasporës në Shqipëri vazhdon aktivitetet e saj në Francë

Ministri i Shtetit dhe Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, ka njoftuar se përmes Gazmend Kapllanit, do të vazhdohet me ndihmën e Ministrisë së Diasporës për komunitetin shqiptar në Francë/KultPlus.com

“Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Gazmend Kapllani do të zhvillojë një takim me komunitetin shqiptar në Francë ku përveç diskutimit për librin e tij të fundit “I keqi i vetes”, ai do të flas edhe për rolin e Diasporës shqiptare dhe rëndësinë që po i kushtohet promovimit të kulturës shqiptare në botë. Takimi do të zhvillohet në datë 16 shtator në librarinë “L’Arbre à Lettres”, Paris . Gjithashtu z. Kapllani do të marrë pjesë edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Librit, i cili mbahet më 13-15 shtator në qytetin e Nancy” ka shkruar Majko në Facebook.