Veliaj nderon Pagarushën, mbjell 100 pemë dhe emëron kopshtin në emër të saj

Figura e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, është nderuar edhe në Shqipëri, shkruan KultPlus.

Kopshti më i ri me pemë në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë, do të mbajë emrin e Pagarushës, e cila javën e kaluar u nda nga jeta.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbledhur disa nga miqtë e këngëtares së ndjerë për të mbjellur pemët dhe për të nderuar figurën e këngëtares.

‘Kopshti “Nexhmije Pagarusha” te Parku i Liqenit. Nuk ka kënaqësi më të madhe se t’i kushtosh një kopsht me 100 pemë artistes së madhe kosovare, e këto pemë t’i mbjellësh së bashku me kolegët e saj artistë.Sot përmbushëm edhe një amanet të sajin, se pemët i donte kaq shumë.’, ka shkruar Veliaj në Facebook. / KultPlus.com

Prishtinës nga data 17 shkurt do t’i shtohet dhe një orkestër

Kryeqytetit tonë nga data 17 shkurt do t’i shtohet dhe një orkestër, ajo është ‘Prishtina Big Band’ dhe përbëhet nga 18 instrumentistë.

Sipas njoftimit më 17 shkurt me fillim në ora 20:00 në Armata, do të mbahet koncerti i Prishtina Big Band për nder të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Ky është koncerti i fundit në edicionin 4 të Kosova Brass Festival dhe mbahet nën patronatin e Komunës së Prishtinës. Kosova Brass Festival si qëllim permanent ka promovimin e instrumentistëve vendor të tunxhit por dhe instrumentistëve në përgjithësi. Në përfundim të edicionit të 4 ka kënaqësinë që në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës të ju prezantojë për herë të parë orkestrën ‘Prishtina Big Band’ me koncert dhe program premierë në kryeqytet”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se pjesë dhe performues të Prishtina Big Band do të jenë disa nga instrumentistët më të mirë në vend, ndërkaq organizatorë të koncertit dhe Kosova Brass Festival janë Betim Krasniqi dhe Avni Krasniqi. / KultPlus.com

Burrat

Poezi nga Maya Angelou

Kur isha e re, kisha dëshirë me kqyrë mbas perdesh
si burrat ecnin nalt e poshtë n’rrugë.
Burra pijanecë, burra të moshuem, burra të rij,
e të mprehtë si mustardë.
I kundroja.

Burrat gjithmonë shkojnë diku.
Ata e dinin që isha diku mbas perdesh.
Pesëmbëdhjetë vjeçe e vdekun për ta.
Poshtë dritares time, ata ndalnin hapat,
me supet e tyne të ngrituna si gjokse vajzash t’reja
n’sa fundet e xhaketave u lkundeshin mbas të ndenjunash.
Burrat.

Nji ditë kanë me na mbajtë në pllambë të duerve të tyne,
ambël, a thue se jena t’fundmet voe të freskta të kësaj bote
e mandej,
ata kanë me na shtrëngue pak. Veç pak.

E ai shtrëngim i parë asht i ambël.
Nji përqafje e shpejtë.
E butë në qenien tande të pambrojtun.
Edhe pak.
E fillon lëndimi…

Nxjerr jashtë një buzëqeshje çka shklet përreth frikës.
Kur ajri zhduket, mendja jote plasë,
shpërthen me gjëmime, rrufeshëm,
njashtu si kryet e shkrepses në kuzhinë,
e coptueme,
e langu jot rrjedh midis gjunjve të tyne.
Ua ndyn këpucët.

Kur bota kthen vedin mbarë e mbrapshtë
e shija mundohet me u kthye në gjuhë,
trupi yt asht mbyllë me rropamë
përgjithmonë.

Dhe s’ka ma cilës për të.
Mandej dritarja hapet e plotë para mendjes tande.
Fill përtej luhatjes së perdeve, burrat ecin.
Duke dijtë diçka.
Duke shkue diku.
Por kësaj here, unë thjesht rri e kqyri…
Mbase…

(Përktheu Ilir Seci) / KultPlus.com

Sot shënohet 75-vjetori i kryengritjes së Kelmendit

Qëndresa e luftëtarëve antikomunistë të udhëhequr nga Prenk Cali në  Kelmend dhe Malësinë e Madhe, zgjati prej 3 janarit 1945 deri në 15 shkurt 1945. 

Sot shënohet 75 vjetori i një prej ngjarjeve më të rëndësishme të periudhës së komunizmit. Pikërisht me 16 shkurt mori fund kryengritja e parë antikomuniste në Kelmend dhe Malësinë e Madhe, e cila zgjati pothuajse një muaj e gjysëm.

Qëndresa e armatosur e Kelmendit dhe Malësisë së Madhe ndryshe nga revoltat e tjera zgjati për  një kohë mjaft të gjatë për t`u shpërfillur. Prijësit e malësorëve ishin heronjtë Prenk Cali e Llesh Marashi, dy burra të vjetër patriotë që kanë luftuar kundër pushtimeve malazeze.

Qëndresa në Malësinë e Madhe zgjati një muaj e gjysëm, prej 3 janarit 1945 dhe deri në 15 shkurt 1945, kur prijësi i kryengritjes, Preng Cali u rrethua dhe u kap me bashkëluftëtarët e vet të Kelmendit në shpellën e Vuklit. Luftime të përgjakshme u zhvilluan në betejën e Tamarës, janar 1945, në Brojë, Bajzë, Shkrel, Koplik e gjetkë.

Fundi logjik i rezistencës së Kryengritjes është rrethi vicioz ku u futën luftëtarët vendas: ata më në fund nuk u thyen ballëpërballë, por pas shpinë, pasi Armata e pushtetit komunist, në akord me qeverinë jugosllave shfrytëzoi terrenin malazez për të shtypur bashkëqytetarët e vet. / KultPlus.com

Gabime drejtshkrimore në broshurat informuese të Universitetit të Prshtinës

Sot për nder të 50 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, u mbajt një ceremoni ku të pranishëm ishin qeveritarë, rektorë ndërkombëtarë e vendorë, profesorë, studentë etj, shkruan KultPlus.

Mirëpo edhe pse shënohen 50 vjet të një institucioni, funksioni i të cilit është dija dhe arsimi, është bërë një gabim në broshurat informuese të UP-së.

Në ballinën e broshurës shkruhej ‘“50 Years Universitety of Prishtina”, e që do të duhej të ishte ’50 Years University of Prishtina’ në vend të ’50 Years Universitety of Prishtina’. / KultPlus.com

Osmani: 50 vjet jetë të një institucioni që ka bartur një barrë të rëndë, ta mbajë gjallë vetëdijen për kombin

Sot shënohet 50-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës, ku për të nderuar gjysmë shekulli jetë të këtij Universiteti, mbajti fjalim edhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Më poshtë KultPlus ju sjell një pjesë nga fjalimi i Osmanit.

‘Të dashur miq të dijes dhe të arsimit është krenari të jem sot në mesin tuaj. Ne sot kremtojmë 50 vjetorin e jetës së UP/

Ndoshta 50 vjet jetë nuk janë edhe shumë, por për një institucion nismtëar të arsimit të lartë, të parit në vend e të dytit në hapësirat shqiptare, 50 vjet jetë janë 50 vjet përkushtimi, përjetësim të rilindësve tanë për arsimim e dije, janë 50 vjet të jetesës së një institucioni i cili e ka bartur barrën e rëndë që jo vetëm të përgatisë kuadro të arsimuara por edhe ta mbajë gjallë vetëdijen për kombin e për shoqërinë duke qenë jo rrallë prijëtare e ideve për lirinë tonë.

Të dashur miq të universitetit, në këtë ditë të shënuar për Universitetin por edhe për gjithë popullin e Kosovës, duam që të kujtojmë themeluesit dhe anëtarët e parë të këtij Universiteti, të cilët në një kohë të pakohë thuajse ju përkushtuan krijimit të hapësriave të arsimimit të të rinjve tanë, që ishin fort të bindur që kështu po u shërbenin dyfish atyre, duke hapur shtigje drejt arsimimit më të mirë dhe ppashtu duke u krijuar një hapësirë në të cilën fjala e lirë, mendimi kritik e gjykimi i lirë zhvillohen e promovojnë liri individuale e kolektive në këtë hapësirë.

Kujtojmë rektorin e parë Dervish Rozhaja si gje gjithë atë brez të dijetarëve të shquar të cilët i vunë themelet e këtij institucioni të arsimit të lartë në Kosovë.

Kujtojmë atë brez të jashtëzakonshëm të studentëve, të pedagogëve, administratorëve e menagjerëve të këtij institucioni të cilët iu bashkuan thirrjes për të mos u dorëzuar kurrë para presionit dhe të cilët në emër të lirisë organizuan sistemin paralel të arsimit si shtylla themelore e shtetit dhe shtetësisë sonë brenda lëvizjes së madhe të vitetve të 90′, për pavarësi e liri të udhëhequr nga presidenti ynë historik, Ubrahim Rugova.’ / KultPlus.com

Hida Halimi: E pashë nga dritarja Ditën e Pavarësisë së Kosovës, nga lumturia shqiptarët puthnin flamurin kuq e zi

Hida Halimi është romancierja e parë në Kosovë, e njohur me romanin “Ai që nuk ishte Fidia”. Halimi jetoi mes Kosoves dhe Francës duke e ushtruar profesionin e saj si juriste në sektorin e të drejtave të njeriut.

Romani i saj “Njeriu im” është i botuar në gjuhën frënge përderisa “Ato letra nuk i shkrova vetë” është permbledhje tregimesh.

Më poshtë KultPlus ju sjell një intervistë të Hida Halimit, të realizuar nga Gil Bushati. Ku Halimi shpalos mendimet e saj rreth letërisë, ideologjisë e dashurisë.

Njohja është forma e parë e komunikimit, është forma e parë e dashurisë për tjetrin, thelbi i pranimit. Dashuria është një kulturë që nuk mësohet, nëse nuk është pjesë genetike e njeriut. Refuzimi ndaj ekzistencës së këtij thelbi, ndaj kësaj kulture, është forma e kundërt e njeriut, që e shfaq sa herë që ai nuk e do veten.

Rropatemi në gjetjen e formave të tjera të kësaj njohjeje, forma imagjinare, iluzive, që zgjasin krejt sa një ëndërr, duke mos lejuar të kuptohet ajo që është realisht ndër ne. Mjafton të pranosh njohjen, si formë e shprehjes së dashurisë jo vetëm ndaj tjetrit, por edhe ndaj vetes. Kjo është kuptimi i jetës, që nuk ke se si ta mësosh në libra pos nuk e mësove duke jetuar.

Për ju duhet të jetë i njohur fakti që veç disa miqve, lexuesit, por as komuniteti i krijuesve të Shqipërise s’di asgjë për Hida Halimin. Përtej planit personal, si e vlerësoni këtë status quo që zgjat ç’prej s’mbahet mend?

Nuk jam vetëm unë. Shkrimtarët shqiptarë nga Kosova më duket se kanë një farë censure të pa shkruar në mendjet letrare të Tiranës. Kjo ngjan që nga koha kur dominonte mendimi monist, ajo dergjë që nuk e kishte kursyer as letërsinë. Prandaj, Partia Komuniste e Jugosllavisë me lehtësi i servonte shkrimtarët e sistemit jashtë kufijve të vendit kuptohet edhe në Shqipëri. Ata shkrimtarë kanë mbetur edhe tash në kujtesën letrare atje. Nuk më është e qartë pse vazhdon edhe tash ky ves! Habitem, si nuk ka kureshtje letrare për këtë vend, së paku të dihet se a e kultivon edhe dikush tjetër letërsinë që është edhe e tyre. Dikur ndoshta ishte në pyetje mosnjohja e stilit modern në të cilin shkruhej këtu e që Shqipëria e asaj kohe nuk e njihte. Po tash!!!? E panjohura është nga pak e frikshme, më lehtë është të refuzohet, me një mohim të thjeshtë se sa të hulumtohet. Ka pasur edhe zëra që rridhnin nga Tirana, se Kosova nuk paska letërsi! Kjo është vërtetë e dhimbshme. Një farë oguri na ka përcjellë prej kohësh, neve, njerëzve të kësaj kthine ballkanike.

Një lloj kompleksi i inferioritetit! Nuk kemi aq dëshirë ta dëgjojmë njëri-tjetrin. Për kuptimin tim, është kjo logjika e robit që shkel mbi bashkësinë e vet, për ta adhuruar padronin. Nuk kuptoj pse jemi aq të pasigurt në vlerat tona! Kjo nuk më duket e hijshme. Shihni çka po ngjan ndër ne sot: Shqipëria letrare e lexon “Thuaj zemrës po” (S.Tamaro) një “betseller” që në vendet e qeta e konsumojnë shtresat jo dhe aq të zëna, në kohën kur ngopen nga shikimi i reklamave mbi fitnes-in apo detergjentët. Shqipëria botuese pranë gjithë atyre nobelistve, e zgjedh për botim Ivo Andriqin, nobelistin serb, njërin nga përpiluesit e Memorandumit famëkeq mbi dëbimin e shqiptarëve dhe getoizimin e tyre në Kaçanik.

Ai botohet pa e pasë parasysh as krejt vlerën e atij shpërblimi, i cili më parë ishte politik. Ishte ndarë në kohën kur Jugosllavia përkëdhelej nga qarqe të ndryshme të kancelarive ideologjike edhe letrare. Shqipëria televizive tek sa nuk i bie në gjunjë nobelistit turk, me t’u munduar ta bindë se ne jemi njerëzit e romaneve të tij. E detyrojnë njeriun të nënqeshet deri në përbuzje mu në mes Stambollit, me këtë lloj nënshtrimi, të një robërie gjenetike.

Kjo nuk është e ndershme. Një qasje e tillë më bën të skuqem pa kurrfarë faji në dhomën time në Prishtinë. Ndërsa këtu në Kosovë, një krijues serioz tek sa nuk kërkon falje, nëse e shkruan një libër. Krijimtaria artistike është e mbuluar nga pluhuri i mediave që nuk e teprojnë me art. Ku në emër të kulturës, gërvallen gocat e turbo-folkut, me një folklor të huaj, plagjiat i keq që shërben sa për të ekspozuar pjesët më intime të trupit. Pastaj vijnë skribomanët që për çdo gurë varri në fshatrat e tyre e shkruajnë nga një monografi. Në këto vaje korale nuk është që nuk i përziejnë gishtat edhe krijuesit e mirëfilltë. Ata i miratojnë këto libra me nënshkrimet e tyre, u japin bekimin me pagesë kuptohet, sepse pazari nuk është aq i ulët. Krejt ky panair vlerash domosdo përcillet me duartrokitjen mediale të një kaste jo aq të shëndetshme, të vetëquajtur publicist: ata dinë gjithë çka shihet edhe ato të tjerat (De omni re scibili, et quibustam alias).

Kuptohet se në këto dy dekada vlera letrare ka pësuar tronditje, kudo në shoqëritë tranzitore, por shumë prej tyre janë këndellur. Ne si shqiptarë nga shekulli që shkoi kemi dalë me tri plagë, një komunizëm të egër, një luftë të imponuar me gjenocid dhe një eksod biblik. Kuptohet që as arti nuk ka mbetë i kursyer nga këto fenomene. Kjo bashkësi duhet organizuar që nga e para, të mëkëmbet, për t’u shmangur nga virusi i pakultivuar informativ, që e fundosë çdo lloj arti.

Krijimtaria shqiptare e ka këtë forcë. Unë kam besim, Shqipëria ngadalë po i merr këmbët. Nuk mendoj se jemi popull i vonuar. Ndodhë të jetë zgjuar dikush me vonesë, por ne jemi popull antik, pash Zotin! Struktura gjuhësore, folklori, mitet legjendat dhe vet ekzistenca jonë e dëshmojnë feniksin që ruhet në gjenet tona. Këtë dëshirova ta zbardhi në romanin tim “Ai që nuk ishte Fidia”. Po kthehem edhe një herë tek pyetja juaj. Sa më përket mua, kur u botua vitin që shkoi romani im “Njeriu im” në Paris, fill pas gazit që e pushton çdo krijues në këso rastesh, një dorë zbrazësie qasej në mua. Sikur e kisha dërguar një letër në adresë të tjetërkujt. Po, e pata nisë këtë krijim për ne.

Ky libër nuk është ekspozuar në asnjë nga vitrinat e Shqipërisë. Këtë roman nuk e kanë lexuar as krejt ata të cilëve ua dhurova atje. Ndaj nuk kam si t’ia shpjegoj, indiferencën time një Francine nga Zvicra as edhe kur më shkruan se pas leximit të romanit tim, ajo e quan Kosovën Dardanos. Në tempullin e Delf-it shkruhej: “Nosce te ipsum” (Njih vetveten) ata njerëz përfillën thirrjen e orakullit të tyre, arti i tyre u përball me njëzet shekuj.

Romani i parë i një shkrimtareje kosovare daton më 1995-n. Atëherë dhe tani autorësia juaj e “Ai që nuk ishte Fidia” më shumë ju bën të ndiheni krenare për veten apo disi në faj për vonesën e letërsisë së autoreve femrave në Kosovë?

Për fat, romani u aprovua si krijim letrar; nuk u klasifikua si krijim gjinor. Kjo më bënte të ndihesha mirë. Se më takoi mua si grua nga Kosova, ta shkruaja romanin e parë në dekadën e fundit të shekullit XX, me tre shekuj vonesë, kjo është e prekshme deri në pikëllim. Kosova ka krijuese shumë të mira. Nuk më është e njohur pse nuk e kultivojnë prozën. Unë nuk i fajësoj kushtet dhe rrethanat për këtë. Shkrimtari krijon vetëm, pos vullnetit dhe talentit, nuk i duhet më shumë se një kompjuter dhe një tavolinë.

Po më duket se aty ka nevojë edhe për guxim intelektual, më shumë zemër për rebelim. Sipas meje është koha që gruaja të shpejtojë hapin në kërkim të vetvetes edhe në artin pa perde shpirtërore sikur që është proza.

Nacionaliteti nuk bërtet në letërsinë tuaj, por njeriu dhe ambienti shqiptar është i pranishëm në mënyrë organike dhe elegante. Ndjeheni ju vetë kështu, apo letërsia ruan një distancë nga autori edhe në këtë aspekt?

Këta nacionalistë që çirren me libra, me duket se nuk krijojnë, më fort e kanë për treg këtë vaj kolektiv mbi ndërresat e palara të atdheut që i la kjo golgotë kosovare. Më duket se çdo krijimtari është pjesë e artistit. Ajo shfaqet e përbërë nga esenca jonë. Kjo nuk do të thotë se librat e mi janë autobiografikë por më ngjasojnë aq fort. E pasqyrojnë mitin dhe realitetin e hapësirës ku u formova unë. As që kam menduar ndonjëherë të dal nga lëkura e gjenezës ime.

A ka arti detyra? A mund të flitet për detyrë të letërsisë në emancipimin e shoqërisë? Cili është përfundimi i kësaj teze kur letërsia përditë e më shumë po humbet terren ndaj prirjeve ekstramoderne të njeriut?

Krijuesi, jo për farë profecie, por është një racë subtile. Mu për shkak të ndjesës që e ka, i parasheh gjërat. Ato edhe i shpreh në çfarëdo mënyre të artit. Ai do të ndajë me të tjerët thirrjet që i qasen nga trazimi artistik. Do ta bëjë të ditur atë që kishte vëzhguar. Krijon. Ndërsa bota hesht. Ai kthehet i fyer në vetminë e tij, pa e diktuar se ishte zgjuar shumë herët, se i kishte kapërcyer epokat, në kohën kur qytetërimi fle. Shumë fatkeqësi humane do të parandaloheshin, sikur politika ta kishte dëgjuar më vëmendshëm themi, Orëellin me “Vitin 84”, Giraudoux-në dhe dramën që e shkroi në prag të Luftës së dytë botërore, “Lufta e Trojës nuk do të ndodhë” apo edhe ndonjë tjetër. Letërsia ec me shpejtësi drite, ndërsa politika është punë kalendarike.

Do të ishte fantastike po të ishin njerëzit e politikës të edukuar dhe të pajisur me doktrina artistike. Aty do të kultivoheshin shpirtrat, bota do të ndryshonte. Fundja këtë mision e kishin edhe të gjitha librat e shenjtë, që fatkeqësisht u keqpërdorën dhe vazhdojnë të bëhen vegël e politikave nga sundimtarë të ndryshëm.
Nuk mendoj se letërsinë po e fundos prirja ekstramoderne e njeriut. Në këtë kohë më duket se letërsia ka hyrë në shërbim të shumë arteve tjera. Nuk ka film të mirë pa letërsi, nuk di se mund të ekzistojë një teatër apo opera pa shije letrare. Sikundër nuk mund të ketë pikturë me vlerë, nëse i mungon poetika. Njeriu bashkëkohor ndodh ose jo dashamir i artit të shkruar. Mendoj se teknika, më shkurt kompjuteri dhe interneti, është më parë një shërbim, që e ndihmon krijuesin dhe informon lexuesin, e përshpejton udhën e librit deri te ai.

Edhe botimi klasik e ka vendin e vet të merituar tek dashamirët e tij. Në vendet stabile lexohet shumë. Aty ku Ministri i Kulturës e di sa tituj në vjet janë përkthyer dhe botuar jashtë shtetit të tij. Sa ekzemplarë janë shitur. Sa recensione janë shkruar, sa shkrimtarë të rinj janë shfaqur, letrari dhe letërsia kanë autoritet. Sikur që ndodhi vitin që shkoi, kur një gazetë prestigjioze angleze kishte guximin të konfirmojë se arti francez nuk është më pritar në këtë shekull. Nuk iu desh krejt një natë Ministrit të Kulturës së Francës, për t’iu përgjigj kësaj gazete me të gjitha informatat e duhura mbi kulturën letrare të vendit të tij. Desha të them se aty shkrimtari është figurë kombëtare, i respektuar dhe i mbrojtur nga shteti. I ndoqët aktivitetet e muajit të kulturës Shqipëri-Kosovë.

A mund ta konsideroni si një aktivitet për propagandë dhe statistikë, apo pati realisht impakt në jetën kulturore të vendeve tona?

Kultura është dashuri, ajo nuk duron imponime. Dy vendet tona duhet ta kenë afrinë e natyrshme kulturore. Njohjen dhe aprovimin e kësaj kulture. Një bashkim të këtij trupi aksidentalisht të shkëputur për mes, duhet ta bëjë media e shkruar dhe elektronike, pra duhen kulturuar këto redaksi, ku do të zinin vend njerëz që e duan artin dhe kulturën. Një afirmim të kësaj kulture duhet ta bëjë shteti në mënyrë elegante, spontanisht. Unë nuk i mbaj në mend asnjë nga kryetarët e shteteve tona, të kenë cituar apo zënë fare në gojë, ndonjë krijues të vendit që i prijnë. Më duket se ashtu do të nderohej kultura, por edhe vetë kryetari, i cili do të bënte të ditur, se shteti që ai udhëheq është edhe kulturor, pra i ka dy faqe. Më mirë se të nxjerrë në pah vetëm faqen e zezë, një shtet hajnash, policësh, brinjësh dhe skamnorësh.

Jeni shprehur publikisht kundër disa politikave dhe praktikave kulturore të qeverive të mëparshme të Kosovës. A ka ndryshuar diçka te ju apo te puna e ministrisë për Kulture?

Do djem të mirë kanë hyrë në këtë ministri sivjet. Druaj se po i prish lakmia. Është herët të shihen rezultatet. Këta djem sikur edhe unë, deri dje e kanë kritikuar avarinë kulturore këtu. Mbetet të shohim nëse kanë menduar për ndryshime serioze, apo e kanë lakmuar postin e paraardhësve të tyre. Unë jam një shkrimtare e këtij vendi. E mësuar të pozicionohem përherë në opozitë. Nuk do të më vinte mirë të çartem me ta.

Përveç himnit, a mendoni se edhe flamuri i Kosovës është pa tekst?

Në këtë purgator ballkanik, si duket po bie perdja. Ne po dalim humbësit më optimistë nga ky teatër provincial, që shfaqet në regjinë e atyre që nuk u duhet krejt harta e etnisë tonë. Jo, këtu nuk pajtohem. Si himni ashtu edhe flamuri flasin, me shkop në dorë. E shprehin në heshtje kërcënimin memec ndaj gjenezës së qytetarëve të këtij dheu. Ky flamur nuk është vetëm një leckë që varet zyrtarisht për festë. Ky flamur të bën “kosovarë” një krijesë kombi të ri shumetnik me t’i mohuar të gjitha përpjekjet për lirinë e banorëve (97 për qind sa është përqindja shqiptare këtu), me ta shlyer për një natë të drejtën historike, me ta marr hisen e të kaluarës, folklorin, origjinën, mitet dhe legjendat.

Me t’i fshirë nga faqja e dheut krejt ata trupa që prehen në tokën e tyre me flamurin e tyre kuq e zi. Ata shkuan dhe mbetën shqiptarë për të lënë pas vetës kosovar multi-etnik. E pashë në ekran shpalimin e planit të z. Ahtisari në Prishtinë. Kryetari i shtetit të ri me gjysmë goje, pohoi se një kompromis pak i dhimbshëm ishte bërë në Vjenë. E lau veten, sa për të vazhduar t’i prijë kësaj krijese shtetërore. Gazetarët tanë nuk e morën vesh, ata merreshin ngryk, ia uronin njëri- tjetrit këtë propozim projekti! Ky ishte teatri më tragjikomik që e kam parë apo dëgjuar ndonjëherë. Këta njerëz ose nuk e kanë lexuar fare atë plan, apo nuk e njohin kuptimin e lirisë.

E pashë nga dritarja Ditën e Pavarësisë së Kosovës, kolona të pashkëputura njerëzish nga të gjitha viset shqipfolëse hynë për tri ditë rresht në Prishtinë. Festiv këta shqiptarë, prishur fytyrash nga lumturia, ngisnin dhe puthnin flamurin kuq e zi, në shenjë triumfi. Kush do të kishte zemër t’ua prishte harenë këtyre njerëzve të mirë, me ua bërë të ditur se pas mbi gjysmë shekulli, vetëm edhe sot Kosova, zyrtarisht feston me këtë flamur!!?

Himni, sipas gjitha teorive, ka për qëllim glorifikimin e kombit, ky i “yni” hesht. Po çfarë do t’u thoshte këtyre humbësve të gëzuar. / KultPlus.com

Miratohet rindërtimi i murit lindor të kalasë së Shkodrës

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e restaurimit e ringritjen e murit lindor dhe restaurimi i murit ndarës midis oborrit të parë dhe të dytë, në anën lindore të Kalasë së Shkodrës.

Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në njërin prej mureve dhe ringritje në tjetrin.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Kalaja e Shkodrës që mban emrin Rozafat është një monument mijëvjeçar i ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, në juglindje të tij.

Qëndron mbi një kodër shkëmbore 130 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga lumi Buna e Drin, me një sipërfaqe prej gati 9 hektarësh./atsh/ KultPlus.com

Dumoshi uron rektorin Dema për 50-vjetorin e UP-së

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar sot rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” me rastin e 50 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Ajo u mirëprit nga rektori i UP-së, Marjan Dema dhe nga përfaqësues të stafit akademik. Ministrja Dumoshi e rektori Dema diskutuan për bashkëpunimin mes të dyja institucioneve në projekte të përbashkëta.

Me rastin e kësaj vizite, Ministrja Dumoshi ka uruar rektorin Dema për 50 vjetorin e themelimit të UP-së.

Ndër të tjera, ministrja tha se të gjithë e kujtojmë me nderim dhe respekt kontributin e të gjithë atyre që çuan në themelimin e vatrës kryesore të dijes para 50 viteve që njëherësh ishte dhe ka mbetur shtylla kryesore e zhvillimit të Republikës së Kosovës. / KultPlus.com

Historia e panjohur e Pano Taçit: Nga poezia që e futi 24 vjet në burg e deri te gruaja që e braktisi

Memorie.al ka publikuar historinë e panjohur të poetit të njohur Pano Taçi, i cili kaloi mbi dy dekada të jetës së tij në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pas viteve ’90-të u bë i famshëm për librat e tij me poezi erotike, që më së shumti i këndonin dhimbjes së një jete plot peripeci dhe privacione.

Disa nga të pathënat të jetës së tij që nga fëmijria kur ishte Debatikas, mosha 12 vjeçare kur ai u njoh me Lasgush Poradecin që i botoi dhe poezinë e pare, tre arrestimet dhe dënimet, shokët dhe bashkëvuajtësit në kampe dhe burgje, poezia që i ndryshoi rrjedhën e jetës, çmimi “Naim Frashëri” që fitoi në Pallatin e Kulturës “Ali Kelmendi” në Tiranë, “çmimi” tjetër në burg ku në “juri” ishin disa nga personalitetet më të spikatura të artit, kulturës, politikës dhe letrave shqipe të periudhës së Monarkisë dhe më pas , si dhe botimi i librave të parë të tij pas viteve ’90-të, për të cilat ai do të shprehej: “Rinia ime e pakonsumuar në këtë moshë të kaluar, brengat e dhembjet e një jete të trazuar janë prushi ku piqet nektari i poezisë që më del nga shpirti dhe hedh në letër, e ku, pa këto trazira në një jetë të qetë do të isha i vdekur”.

Ndërsa librat dhe vëllimet poetike të Pano Taçit tashmë janë mjaft të njohura, pasi mbas viteve ’90-të ai pati një famë të madhe edhe për shkak të poezisë erotike që lëvroi me sukses si askush tjetër, historia e jetës së tij pothuaj është fare e panjohur.

Ndaj në këto pak rradhë, po mundohemi të japim disa copëza nga jeta e tij, të cilat na i tregonte vite të shkuara kur bashkë me Tos Baxhakun e ndjerë, herë pas here i bënim shoqëri tek lokali i “Fidelit”, ku ai kalonte pjesën më të madhe të kohës dhe ne jo pak. I përkulur mbi copat e letrës ku hidhte vargje që më pas do të mbushnin libra të tërë, qëndronte me orë të tëra i zhytur në mendime duke tymosur me llullën e tij që s’e hiqte kurrë nga goja, dhe duke kthyer ndonjë gotë konjak “Skënderbeu” me akull. Nga tavolina ku rrinte gjithnjë i vetëm dhe ku nuk e shqetësonte askush, mund të lëvizte vetëm kur i thonim: “Xha Pano, po të kërkon Xhevo (Xhevahir Spahiu), miku i ngushtë i tij, apo kur dilte për të parë motorrin “Vespa”, që e parkonte ndonjëherë fare pranë “Fidelit” dhe kthehej përsëri brenda për të vazhduar ritualin e tij.

Hedhjen e vargjeve mbi copa letre, që kur kënaqej me to, herë herë na thërriste dhe na i lexonte, apo më saktë na i recitonte me sytë që i gëzonin si një fëmijë i lumtur….!

Fëmijëria e Panos nga Gjirokastra në Tiranë

I lindur në qytetin e gurtë të Gjirokastrës në vitin 1929, Pano Taçi do të largohej që i vogël nga familja e tij për t’u rritur nga Thoma Papapano, ose siç njihej ndryshe në qytetin e tij, si Basho Thomai, i cili për shumë vite do të ishte kujdestari i Panos së vogël. Në shkollën “Koto Hoxhi” të qytetit të Gjirokstrës ai do të kryente  mësimet e para të shkollës  fillore së bashku me dy nga shokët e tij ndonëse më të vegjël se ai,  Agim Shehun e Ismail Kadarenë.

Në fillimet e luftës italo-greke në vitin 1940, Pano Taçi detyrohet të lërë qytetin e lindjes nga reperkursionet që pritej të kishte nga grekët si familje nacionaliste, ku gjyshi i tij Pano Taçi (nga i cili ka trashëguar edhe emrin Pano), prifti nacionalist, ishte armik i betuar i tyre. Me ardhjen e Basho Thomait në Tiranë erdhi dhe Pano i vogël, i cili ndonëse kishte të gjithë familjen e tij  këtu, ai nuk do t’i ndahej Bashos, që frekuentonte asokohe ambientet më intelektuale të kryeqytetit. Kështu, diku nga fundi i vitit 1941, Basho Thomai së bashku me Panon 12 vjeçar, shkuan në kafe “Kursal”-in e famshëm që asokohe frekuentohej nga shumë personalitete të kulturës dhe politikës, që ishin edhe elita e vëndit.

Aty për herë të parë Pano do të takohej me Lasgush Poradecin, për të cilin ai kishte lexuar nëpër libra dhe kishte ngelur i mahnitur nga poezitë e tij të cilat Pano i dinte përmendësh dhe shpesh duke u munduar të shkruante vetë si ai. Bashkë me Lasgushin e madh në atë tavolinë ishte edhe Eqerem Çabej e Dr. Kërçiku, të cilët sapo e panë Bashon Thomanë e ftuan në tavolinë. ”Lasgushi ishte një burrë  shumë simpatik dhe i veshur bukur me kostum të zi dhe me papion”, kujtonte Pano atë takim, që në jetën e tij do të ishte një pikë kthese, duke ju kushtuar tërësisht poezisë nga e cila do të kishte një jetë të trazuar dhe plot peripeci. “Lasgushi më kërkoi që unë t’i recitoja disa nga vargjet e mia”, kujtonte Pano dhe me këmbënguljen e Çabejt, ai mundi t’i recitojë një vjershë, ashtu krejt i skuqur nga turpi.

Lasgushi këtë vjershë që më tepër ishte si gjëagjëzë do ta mbante mend dhe do ta botonte në gazetën ”Bleta”, e cila do të ishte dhe e para herë që Pano Taçi do të lexonte emrin e tij në gazetë, poshtë poezisë së tij.

Pano, një nga themeluesit e “Debatikut”

Me ardhjen në Tiranë, Pano do të njihej me disa bashkëmoshatarë të tij, si: Selman Vaqari, Musa Anadolli, Shefqet Çela, Gëzim Erebara, etj., të cilët do të ishin dhe themeluesit e organizatës së “Debatiku”-t. Lidhur me këtë Pano tregonte se në vitin 1941, aty nga muaji maj, ai bashkë me shokët e tij kanë hequr nga zyrat e Fashios flamurin italian dhe kanë lënë vetëm atë shqiptar, gjë për të cilën ai kujtonte se ka qenë aksioni i parë i kësaj organizate.

Në qershorin e vitit 1944, babai i Panos, Koço Taçi, kryen një aksion për rrëmbimin e arshivës së Ministrisë së Brendëshme, ku pasi spiunohet, kapet dhe torturohet. I frikësuar nga kjo, Pano detyrohet dhe del partizan në Brigadën e 23 Sulmuese, duke bërë pjesë në një skuadër zbuluese të shtabit të Brigadës dhe në rradhët e saj Pano do të merrte pjesë në të gjitha luftimet deri në çlirimin e qytetit të Shkodrës.

Poezia që e dërgoi Panon në burg

Pas mbarimit të Luftës, me fillimin e mësimeve në Tiranë, Pano nuk do të hiqte dorë nga poezitë që i kishte aq për zemër. Kështu në bangat e shkollës ai do të shkruante një poezi të cilën ja kushtonte një shoqeje të klasës që ishte mjaft simpatike. Poezia që Pano shkroi, do të denoncohej nga Byroja e Rinsë së shkollës si një poezi dekadente dhe u vendos për përjashtimin e tij nga shkolla.

Pano qeshte kur e kujtonte këtë ndodhi që i ndërroi atij “kursin” dhe gjithë rrjedhën e jetës. Motivacioni i përjashtimit të tij ishte “Poezi dekadente dhe dashuri borgjeze”. Kjo ndodhi për arsyen se vajza të cilës i kushtohej poezia, ishte e bija e një ushtaraku madhor. Pasi u përjashtua nga shkolla, Pano shkoi në qytetin e tij të lindjes, në Gjirokastër, ku mendonte se mund të vazhdonte mesimet e ndërprera dhe se nuk do të merrej vesh përjashtimi i tij. Por gaboi, sepse shkolla ishte njohur me masën e marrë ndaj tij. I mërrzitur Pano i shprehet një shoku të tij:  “Po nuk më lanë të vazhdoj shkollën, do të arratisem për në Greqi dhe prej andej për në Amerikë tek gjyshi, që punon bashkë me Fan Nolin”.

Por këto fjalë të thënë me naivitetin e një adoleshenti, rezultuan fatale, pasi shoku  i tij shpejt e shpejt bëri denoncim dhe Pano arrestohet e sillet në Tiranë, ku dënohet me 18 muaj burg, të cilat i vuajti po në Tiranë. Pas lirimit nga burgu, ai internohet në Savër të Lushnjës, ku asokohe ndodheshin shumë nga familjet që ishin shpallur “armike” të regjimit komunist.

Në internim njihet me Sejfulla Malëshovën

Gjatë periudhës së internimit, Pano njihet dhe krijon shoqëri të ngushtë me Zenel Prodanin (ish-prefekt në kohën e Zogut) dhe duke përfituar nga një porosi që Lasgushi, tashmë miku i Panos, i kishte dhënë kryetarit të Degës së Brendëshme të Lushnjës, Nuçi Tira, “që ta kishte pak kujdes atë”, duke shfrytëzuar kohën në mes të apelit të mëngjesit dhe të darkës, Pano shkonte në Fier dhe takohej me Sejfulla Malëshovën. “Në atë kohë Sejfullai vazhdonte të përkthente poetin e madh rus Nekrasovin, me poemën ‘Mëmë Rusi”, kujtonte Pano me nostalgji Lame Kodrën, dhe disa nga vargjet e tij të famshme, si: ”Pse e dua Shqipërine / Për një stan në Trebeshin / Për një lule në lëndinë”.

Kthimi në Tiranë dhe burgu për here të dytë

Pasi mbaroi katër vitet e internimit në fushat e Myzeqesë, Pano rikthehet në Tiranë dhe çdo mbasdite ai shkonte dhe takonte Lasgushin tek kafe “Flora”, ku ai pinte kafen rregullisht me miqtë e tij. Në vitin 1960, Pano njihet dhe martohet me një vajzë me origjinë greke, familja e së cilës kishte ardhur nga Greqia në vitin 1949 dhe në atë kohë banonin në Lushnjë. Nga kjo martesë erdhi në jetë një djalë, të cilin Pano e la vetëm gjashtë muajsh, pasi ai u dënua përsri dhe djalin mundi ta shohë vetëm pas 27 vitesh!

Pas kthimit nga internimi në Tiranë, Pano kishte zënë një shoqëri të ngushtë me Jorgo Bllacin dhe Bajram Hysenin, edhe këta letrarë të njohur. Të tre ishin të pakënaqur nga regjimi komunist dhe shpesh në bisedat e ndryshme që bënin, ata diskutonin edhe për mungesën e fjalës së lire, etj., rezerva që ata kishin. Ndërkaq një i katert u shtua në shoqërinë e tyre me “porosi”, i cili një ditë të bukur denoncoi qëndrimet e tyre , dhe ata u arrestuan e u dënuan të tre me nga 5 vite burg.

Këtë dënim Pano e vuajti në kampe-burgjet e Rubikut, Laçit, Fushë-Krujës dhe Elbasanit, ku asokohe ndërtoheshin objektet industriale si fabrika dhe uzina. Në vitin 1968 ai përfundon dënimin dhe u stabilizua në punë si montator në vepra të ndryshme industriale që ndërtoheshin asokohe në disa rrethe të vëndit.

Pano fiton çmimin e pare në poezi

Edhe pse me një jetë të vështirë në kampe dhe burgje, Pano vazhdoi pasionin e tij të të shkruarit poezi, ku miqtë e tij me sakrifica ia botonin, edhe pse herë pas here kishin probleme, pasi në adresë të redaksive dërgoheshin letra ku vinin në pah biografinë e tij. Nga ajo periudhë kohe Pano kujtonte një konkurs që zhvilloi Pallati i Kulturës “Ali Kelmendi”, në Tiranë, ku morën pjesë letrarë të njohur dhe Pano fitoi çmimin e parë, me poezinë ”Ballada e gjahtarit”.

Po kështu me ndihmën e Vath Koreshit, Pano arrin të botojë te “Zëri i Popullit”, një cikël me poezi për Kosovën, për të cilat Koreshi u kritikua “përse ishin botuar poezitë e një reaksionari”. Në vitin 1962, Aleks Çaçi i botoi Panos një poezi tek gazeta “Drita” të titulluar “Balona”, por edhe në këtë rast Aleksit ju krijuan probleme. Miku i ngushtë i Panos, Kin Dushi, për të cilin ai thoshtë se ishte një njeri me zemër të madhe dhe shpirt liberal, arrin t’i botojë një cikël me poezi tek revista “Ylli”, por duke vendosur vetëm inicialet dhe jo emrin e autorit.

Në korrik 1964, Panos iu botuan disa poezi si: ”Shoku zot”, “Gjoni”, ”Një varr që mban dy varre” (kushtuar Liri Gegës, që u pushkatua shtatëzan),  poezi të cilat më pas iu përdorën në hetuesi dhe u quajtën si “dekadente që evokonin thirrje për kryengritje” dhe për këtë, Pano u dënua përsëri.

15 vite burg, poezia “mikja” e pandarë e Panos 

Pas daljes nga burgu, në vitin 1974, Pano shkon vetë vullnetarisht në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, ”për të rregulluar biografinë”, me shpresë se do të harrohej e shkuara e tij. Por ai nuk do të gjente qetësi, përkundrazi situata u bë më e rëndë. Pas një muaji në Elbasan, Panon e arrestuan në sy të punëtorëve duke e akuzuar si: “punëtor me pamje dhe mendime borgjezi”, dhe ai u dënua me 15 vite burg. Pas kësaj, nga presioni, gruaja bëri divorcin me të duke e ndarë me gjyq dhe ai nuk e pa më kurrë atë. Ndërkaq gjatë vuajtjes së dënimit në burgje, Pano nuk rreshti së shkruari poezi.

Ai kujtonte se edhe në burgje zhvilloheshin konkurse, ku në një prej të cilave ai morri çmimin e pare dhe në atë konkurs morën pjesë personalitete të tilla si: Mirash Ivanaj, Astrit Delvina, Fiqiri Llagami, Kudret Kokoshi, Fejzi Dika, Lazër Radi etj. Juria e këtij konkursi ku Pano u vlersua dhe mori çmimin e pare, ishte nga bashkëvuajtësit e tij, personalitete nga më të spikatura në kohën e tyre, nga arti, kultura, politika etj, si: Gjergj Bubani, Mihal Zallari, Anton Frashëri, Et’hem Haxhiademi, Ali Cungu. Shpërblim i këtij çmimi nuk ishte vetëm moral por edhe material, ku Pano “fitoi” 10 paketa cigare, një pako kafe dhe një kg. sheqer.

Pano kujtonte se një nga miqtë e tij dikur, kishte qene dhe Martin Camaj, edhe ky i ridënuar si pjesëmarrës në kryengritjen e Postribës, që pas burgut mundi të arratisej nga Shqipëria dhe bëri emër të madh në Perëndim, si poet, prozator, studjues, etj.

Pano Taçi ose “blerimi i thinjur”

I gjithë shpirti rinor poetik që Panos ju ndrydh burgjeve në rininë e tij të herëshme, duket sikur për kompesim i’u kthye në vitet e pleqërisë, ku ai botoi librin e tij të parë në vitin 1994 të titulluar, ”Blerim i Thinjur”. Librin e tij të dytë ai e botoi në vitin 1997, me titullin “Dhe vdekja do paguar”, për të cilin midis të tjerash, poeti Xhevair Spahiu ka shkruar: “Gjëndje dhe gjetje të mirfillta poetike shumë pikëllim dhe pak shpresë: hove të fundme dashurore në pleqëri të thellë, ja ç’na kumton me një thjeshtësi prekëse, poeti Pano Taçi, të cilit si burgu dhe pasburgu, ia mpakën por s’ia plakën dot shpirtin rebel dhe ndjeshmërinë thuajse serembiane.

Humbellat e dhembjeve dhe ritmi i valëve të një jete të trazuar të pikin në zemër dhe të bëjnë të mendosh se njeriu nuk është një ishull i vetmuar, fati i tij është pjesë e fatit të të gjithëve”. Ndërsa lidhur me këtë, vetë Pano, do të shkruante: “Rinia ime e pakonsumuar në këtë moshë të kaluar, brengat e dhembjet e një jete të trazuar janë prushi ku piqet nektari i poezisë që më del nga shpirti dhe hedh në letër, e ku, pa këto trazira në një jetë të qetë do të isha i vdekur” / KultPlus.com

‘Arti i të qenit burrë shteti është të parashikojë të pashmangshmen dhe të përshpejtojë shfaqjen e saj’

Njerëzit e mëdhenj, përgjatë historisë përveç që kanë krijuar vepra të mëdha, gjithashtu kanë lënë fjalë të cilat edhe sot i përdorim.

Janë shprehje të thëna nga njerëz që e kanë provuar shijen e pushtetit, siç është rasti i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Xhejms Buhanan, teksa i dorëzonte detyrën pasardhësit Abraham Linkoln: “Nëse ju zotëri, duke hyrë në këtë shtëpi jini po aq i lumtur sa unë që po dal, atëherë ju jini njeriu më i lumtur në botë”.

Por ka dhe xhevahire të tjera mendimi, ku duket se gjithë përvoja e një njeriu që ëndërron të merret me politikë përmblidhet në pak fjalë. “Një politikan mendon për zgjedhje të ardhshme, kurse një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm”.

1- “Politika përbëhet nga dy fjalë, ‘poli’, e cila është fjalë greke dhe do të thotë ‘shumë’ dhe ‘tik’, një lloj insekti gjakpirës” Gore Vidal”. /Xhon Adams

2- “Një politikan profesional është një njeri i çnderuar profesionalisht. Për të kapur një post sa më të lartë, atij i duhet të bëjë aq shumë kompromise dhe të pësojë aq shumë poshtërime, saqë në fund nuk ka ndonjë ndryshim të madh me një prostitutë”/H.L. Mencken

3- “Nëse ju, zotëri, duke hyrë në këtë shtëpi (Shtëpia e Bardhë), jeni po aq i lumtur sa unë që po dal, atëherë ju jeni njeriu më i lumtur në botë”. /Xhejms Buhanan-Abraham Linkolnit

4- “Një nga gjërat që politika më ka mësuar mua është se burrat nuk janë të një seksi të arsyetuar apo të arsyeshëm”./Margaret Theçër

5- “Brenda pak muajve të parë të presidencës unë zbulova se, të jesh president, është si të shkosh kaluar mbi një tigër. Njeriu që e nget, duhet ta vazhdojë ta ngasë, ose ndryshe gëlltitet”. /Harri S. Truman

6- “Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë”/Napoleoni

7- “Politikani është ai person me politikën e të cilit nuk jeni dakord; nëse jeni dakord me të, ai është burrë shteti”. /Dejvid Llojd Xhorxh

8- “Politikanët janë gjithandej të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë”. /Nikita Hrushov

9- Nuk ka më komunist se ish-komunisti që lufton komunizmin./Valsav Havel

10- Çdo qeveri degjeneron kur iu besohet vetëm sundimtarëve të popullit. Populli është i vetmi rrëzues i tyre./ Tomas Xhefërson

11- “Nëse tani nuk mund t’u japim fund ndryshimeve tona, të paktën mund të ndihmojmë ta bëjmë botën më të sigurt për diversitet”. /Xhon F. Kenedi

12- “Konservatori është ai që i zë rrugën historisë duke i bërtitur “Ndal!”./Uilliam F. Baklej, i riu

13- “Nëse jemi të fortë, forca jonë do të flasë vetë. Nëse jemi të dobët, fjalët nuk të ndihmojnë dot”. /Xhon F. Kenedi

14- “Unë kurrë nuk do të kërkoj, kurrë nuk do të refuzoj, madje kurrë nuk do të jap dorëheqjen nga një post”. /Xhorxh Uashington

15- “Një nga lukset e jetës së një politikani është se e shikon veten, ashtu siç e shikojnë atë të tjerët”./Xho Klark

16- “Liberali është ai që është aq tolerant, sa mund të mos mbajë as anën e tij në një grindje”./ Robert Frost

17- “Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: Në vegla dhe në armiq”./Fridih Niçe

18- “Arti i të qenit burrë shteti është të parashikojë të pashmangshmen dhe të përshpejtojë shfaqjen e saj”./Talejrand

19- “Përderisa një politikan nuk e beson kurrë atë që thotë, ai befasohet kur të tjerët e befasojnë”. /Sharl de Gol

20- Rreziku i luftës lind atëherë kur një komb bëhet pafundësisht më i fuqishëm se konkurruesi i mundshëm i tij/Richard Nikson

21- Terrori i vërtetë është sikur të zgjohesh në mëngjes dhe të gjesh që kombi yt drejtohet nga klasa tënde e shkollës së mesme./ Neli MakKlung

22- “Kurrë mos u tërhiq, kurrë mos jep shpjegime, kurrë mos kërko ndjesë: Çoji gjërat deri në fund dhe lëri ata të bërtasin vetë“. /Neli MakKlung

23- “Çdo grua, që kupton problemet e drejtimit të një shtëpie, do ta ketë më të lehtë të kuptojë problemet e drejtimit të një shteti”./Margaret Theçër

24- “I pavaruri është ai që kërkon të nxjerrë politikën jashtë politikës”./Adlai Stivenson

25- “Në politikë është e nevojshme të tradhtosh ose vendin, ose elektoratin tënd. Unë parapëlqej të tradhtoj elektoratin“./Shark de Gol

26- “Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër pas prostitucionit. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër”./Ronald Regan

27- “Shtetet e mëdhenj kanë vepruar gjithnjë si gangsterë, ndërsa shtetet e vogla si prostituta”./Stenlej Kabrik

28- “Ndëshkimi më i rëndë për të vendosur të angazhohesh në politikë, është të urdhërohesh nga dikush, që është inferiori juaj”./ Platoni

29- Në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përjetshme./Sharl De Gol

30- “Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që veprojnë si djalli, por për shkak të njerëzve që nuk bëjnë asgjë për këtë”. /Albert Ajnshtajn

31- “Nuk mund të ketë ndonjë krizë javën që vjen. Kalendari im është mbushur plot”. / KultPlus.com

50-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës

Universiteti i Prishtinës sot mban manifestimin qendror të shënimit të 50-vjetorit të themelimit.

Siç njofton UP, në ceremoninë e 50 vjetorit të UP-së të pranishëm do të jenë qeveritarë, rektorë ndërkombëtarë dhe vendorë, përfaqësues të misioneve diplomatike, donatorë e partnerë të tjerë.

Universiteti i Prishtinës është universiteti më i madh në Kosovë dhe njëri nga më të mëdhenjtë në rajon.

UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës më 18 nëntor 1969.

Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës. / KultPlus.com

M’duej

Poezi nga Arjola Zadrima

M’duej kur çmendem,
kur s’ke ma fuqi me m’ndalë.

M’duej,
veç më duej si i marrë
edhe në atë pesë minutshin
ku e djeg botën mbarë
për dashninë tande.

M’duej kur rrëzohen
e çohem,
prej ferrit a territ
e të lypi në dritë
se bash në atë çast
buza më dridhet
krejt qielli yt më pihet
e Zoti fshehet
tue më pasë frikë…

Por ti m’duej
më puth e mu druej
se të kam fikë. / KultPlus.com

Billie Eilish, zëri i kolonës zanore të 007

Vazhdon periudha magjike e Billie Eilish. Pasi hyri në historinë e çmimeve “Grammy”, si fituesja më e re e kohërave, tani 18 vjeçarja ka vënë një këmbë edhe në kinema, e kjo falë James Bondit.

Natën e shkuar është prezantuar No Time To Die, kënga kryesore e filmit të 25 dedikuar agjentit 007, që del në kinema më 9 prill, e prodhuar nga vetë Billie Eilish në bashkëpunim me të vëllain Finneas dhe muzikantin Stephen Lipson.

Të jesh pjesë e këtij projekti është çmenduri. Për mua është një nder i madh për të bashkëpunuar për kolonën zanore të filmit. James Bond është seria më e bukur e kohërave dhe unë jam akoma nën shok, ka thënë Eilish. E ky është edhe një tjetër rekord për këngëtaren që me “No Time to Die”, bëhet edhe artistja më e re e kohërave që ka firmosur temën kryesore të një filmi Bond.

Filmi do të arrijë nëpër kinema në prill, por “No time to die”, ka zbuluar tashmë disa sekrete. Në pritje të trajlerit të parë, që do të prezantohet shumë shpejt, janë shpërndarë postera të protagonistëve.

Sigurisht Daniel Kreig është në petkën e James Bond, por edhe Rami Malek, që vesh ato të të keqit të radhës. Më pas pjesë e kastit janë edhe Lashana Lynch, Lea Seydoux, Ana de Armas dhe Ben Whishaw./bw/ KultPlus.com

Kryeministri Rama u takua me Zuckerberg

Kryeministri i Shqipërisë është takuar me themeluesin e Facebooku-ut, Mark Zuckerberg, shkruan KultPlus.

Vetë kryeministri e ka bërë të ditur lajmin përmes një statusi në llogarinë e tij personale në Facebook, ku potencon se janë takuar gjatë një darke miqësore.

”Me Mark Zuckerberg, krijuesin e FACEBOOK, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, thuhet në statusin e kryeministrit të Shqipërisë. / KultPlus.com

‘O shpirt sa të du çile gojën fol me mu, jeta ime përmas teje ka mbaru’

Midis këngëtarëve të shumtë të traditës shqiptare, që shquhen për aftësitë krijuese dhe interpretuese,të cilët i përkasin tipit të rapsodit të rnirëfilltë, vend të merituar zë Rizah Bllaca, nga fshati Bllacë i komunës së Suharekës, shkruan KultPlus.

Këngët që i ka kënduar ky rapsod paraqesin një pasuri të veçantë për traditën poetike populIore, Bllaca kultivoi me shumë kujdes këngën historike, duke shquar në të rolin patriotik.

Mirëpo, Bllaca ka kënduar edhe këngë që trajtonin tematikën e dashurisë, këngë këto që i kanë bërë ballë kohës dhe dëgjohen edhe sot e kësaj dite.

Sonte KultPlus ju sjell njërën nga këngët më të dëgjuara të rapsodit tonë të mirënjohur. ‘Shkon e vjen kah dera ime’, është një këngë që i flet dashurisë të madhe që nja djalë ka për një vajzë.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

https://www.youtube.com/watch?v=NS7BqedJG5E&fbclid=IwAR3yRLndaoYq_6Z3JkFgvA3YdopRflxSPluYTv997pRYF4J4jYtuD20sA8k&app=desktop

O shkon e vjen kah dera ime
Vajz moj tuj shëtit x2

Ndal njiher me t’pa me sy
Zonjush a i

O shpirt sa të du
Çile gojën fol me mu
Jeta ime përmas teje
Ka mbaru x2

O dil njiher zonjusha ime
Sa të shoh në xham x2

Prej marakut tan moj vajz
As s’po di ku jam

Oj vajzë në këtë dhe
Shpirtin tem në dorë ma ke
Zemra ime shpesh po vet
Ah e kuj na je x2

O fort u shkrina e s’un t’pash
Ah moj bukuri x2

Në dritare dal e rri
Ah kjaj si fëmi

Kjaj kjaj djalë i mir
Kjaj me zemër me dëshirë
Une jam dashnorja jote
Natën e mirë x2

Ah natën e mirë. / KultPlus.com

Fjalimi i rektorit të parë të Universitetit të Prishtinës më 15 shkurt të vitit 1970

Më 18 nëntor të vitit 1969, Kuvendi i KSA të Kosovës, miratoi ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, ndërsa Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt të vitit 1970.

Më 15 shkurt të këtij viti, më saktë dy ditë më vonë u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit për përurimin e Universitetit të Prishtinës. Dita e 15 shkurtit u shpall ditë e Universitetit të Prishtinës. Në këtë Kuvend, u promovua edhe rektori i parë i Universitetit të Prishtinës, prof.dr. Dervish Rozhaja.

Në Kuvendin solemn me rastin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, dr. Dervish Rozhaja tha:

“Themelimi i Universitetit të Prishtinës është ngjarje historike dhe është një hap kualitativ përpara në progresin e mëtejshëm dhe të gjithanshëm të shoqërisë. Zhvillimi i fuqishëm i shkencës, sjell ndryshime përkatëse në koncepcionin dhe pozitën e saj në shoqëri. Në vend të shkencës, si aktivitet i ndarë nga jeta, sot kemi depërtimin e saj në të gjitha poret e jetës. Në vend të shkencës me të cilën merret një numër i kufizuar personalitetesh, po përhapet gjithnjë e më shumë puna shkencore si veprimtari shoqërore.

Tani po zhvillohen dy procese komparative, të njëkohshme dhe konvergjente; shoqëria po përvetëson gjithnjë e më shumë shkencën si faktor kapital i zhvillimit dhe progresit, e shkenca po kalon gjithnjë e më shumë në duart e shoqërisë. Kërkesat e shoqërisë dhe ndryshimet në karakterin e veprimtarisë shkencore, kushtëzuan që të mos jetë më privilegj shoqëror, por shprehje e domosdoshme e shoqërisë. Shkollimi universitar po bëhet për ngritjen me sistem të kualitetit të procesit mësimor shkencor”, tha ndër të tjera në fjalën e tij solemne rektori i parë i Universitetit të Prishtinës, dr. Dervish Rozhaja.

Prof. Ibrahim Berisha, ligjërues në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në librin e tij “Vdekja e kolonisë” thekson: “Deri në vitin 1986, në Universitetin e Prishtinës doktoruan mbi 300 kandidatë dhe magjistruan 320 të tjerë. Pas lëvizjes studentore në Pranverën e vitit 1981 me të cilën u solidarizuan shqiptarët, dhuna politike dhe policore u shtua ndaj profesorëve dhe studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe kështu filloi të zhvillohej fushatë e ashpër e diferencimeve, ndëshkimeve dhe përjashtimeve nga puna e kuadrit mësimdhënës dhe të studentëve shqiptarë.

Universiteti i Prishtinës nga organet politike dhe shtetërore të ish-Jugosllavisë, nisi të trajtohet si institucion që prodhon destabilitet dhe armiqësi ndaj shtetit komunist. Në këtë proces të diferencimeve, e drejta për të studiuar iu mohua 568 studentëve shqiptarë. Si masë e domosdoshme për regjistrim në vitin e parë të studimeve ishte ‘dëshmia për cilësitë moralo-politike të studentëve”, thekson ndër të tjera prof. Ibrahim Berisha në librin e tij “Vdekja e kolonisë”.

(Marrë nga profili i Bajram Mjekut) / KultPlus.com

Shën Valentini, dhjetë traditat më të çuditshme të festimit në botë

Siç e dimë të gjithë Dita e Shën Valentinit, festohet në datën 14 shkurt në mbarë botën. Romantizmi nëpër filma, dhe marketingu nga kompanitë më të mëdha botërore, e kanë shndërruar këtë festë në një pjesë integrale të jetës sonë.

Madje kremtimet nisin 1 javë para. Sot, Dita e Shën Valentinit është industri miliarda dollarëshe. Vetëm në këtë ditë, blihen mbi 1 miliardë kartolina. Me të lidhen shumë histori legjendare. Dominues është varianti sipas të cilit, kjo ditë nisi të kremtohet që në kohën e Romës së lashtë, kur Perandori Klaud mendoi se burrat beqarë do të ishin ushtarë më të mirë.

Kjo për shkak se ata s’do të kishin asnjë lloj shpërqendrimi nga gratë dhe fëmijët e tyre. Prandaj, ai i ndaloi burrat të martoheshin, por Shën Valentini vazhdoi t’i martonte në fshehtësi. Kur Klaudi e zbuloi këtë, urdhëroi ekzekutimin e mënjershëm të tij. Kështu, Shën Valentini u martirizua.

Varianti më klasik, është ai që flet për dashurinë e ndaluar midis një vajze dhe një prifti, që pati një fund tragjik. Sot Dita e Shën Valentinit sot festohet me shumë gusto. Çiftet harxhojnë shuma të mëdha parash, dhurojnë lule dhe dhurata të tjera, apo edhe shkosjnë për disa ditë me pushime jashtë shtetit, për të treguar se sa shumë e duan njëri-tjetrin. Por jo të gjithë e festojnë njëlloj Shën Valentinin. Ja cilat janë 10 traditat më të çuditshme të Ditës së Shën Valentinit nëpër botë.

Koreja e Jugut

Këtu njerëzit e festojnë Shën Valentinin jo vetëm më 14 shkurt, por edhe më 14 mars, dhe më 14 prill. Dallimi është se më 14 shkurt, janë gratë ato që u bëjnë dhurata partnerëve të tyre. Por më 14 mars, janë burrat ata që suprizojnë gratë me dhuratat e tyre. Ndërkohë më 14 prill, gratë dhe burrat që janë ende vetëm, vajtojnë statusin e tyre duke ngrënë një tas me “jajangmyeon“, një lloj fasuleje e zezë.

Kina

Në Kinë, ekziston një histori legjendare e Zhinu-së, vajzës së Mbretit të Qiellit, dhe Niulang, një blegtori të varfër. Të dy ranë në dashuri, u martuan dhe patën 2 fëmijë binjakë. Kur mbreti e mësoi këtë lidhje, e dërgoi Mbretëreshën në Tokë për ta marrë Zhinu-në. Por Niulang dhe fëmijët, nisën të qajnë me të madhe kur e dëgjuan këtë gjë.

Ndaj mbreti i lejoi të takoheshin një herë në vit në Qixi. Qixi është ekuivalenti i Ditës së Shën Valentinit në Kinë. Ai kremtohet çdo vit në ditën e 7-të në muajin e 7-të hënor. Gjatë Qixi, gratë beqare i ofrojnë Zhini-së pjepër dhe fruta të tjera, duke shpresuar të gjejnë një burrë të mirë. Ndërkohë çiftet shkojnë në tempull, për t’u lutur për lumturi dhe prosperitet.

Filipinet

Filipinet kanë të njëjtat tradita si perëndimorët në Ditën e Shën Valentinit. Çiftet shkëmbejnë dhurata dhe kartolina. Por kohët e fundit, filipinasit kanë nisur të martohen më 14 shkurt. Dasma masive zhvillohen Ditën e Shën Valentinit. Ndërkohë, çiftet e martuara zgjedhin të ripërsërisin premtimet e tyre në këtë ditë.

Tajvan

Këtu njerëzit e festojnë dy herë në vit festën e dashurisë:më 14 shkurt si gjithë të tjerët, dhe më 7 korrik. Dhurimi i luleve për partnerin, është shumë i rëndësishëm. Trëndafilat e kuq, preferohen më shumë se sa lulet e tjera. Dhe numri i tyre është mjaft domethënës. Për shembull, një trëndafil i kuq do të thotë “një dashuri e vetme”. 99 trëndafila do të thotë “përgjithmonë bashkë”, ndërsa 101 trëndafila do të thotë “martohu me mua”.

Danimarkë

Danezët kanë filluar ta festojnë Ditën e Shën Valentinit vetëm që nga vitet 1990. Por në vend të trëndafilave të freskët, ata i dhurojnë partnerit një lule të bardhë të quajtur dëborë. Gjithashtu, burrat u japin grave “gaekkebrev”, një letër që përmban poezi gazmore.

Francë

Franca konsiderohet si një nga vendet më romantike në botë. Ditën e Shën Valentinit, burrat dhe gratë shkojnë në shtëpi që ndodhen përballë njëra-tjetrës. Pastaj i thërrasin njëri-tjetrit, dhe në fund takohen. Nëse burri nuk është i kënaqur me gruan që ka përballë, ai mund ta lërë atë për një tjetër. Të gjitha gratë e palidhura mblidhen pastaj bashkë dhe ndezin një zjarr të madh. Në të, ato hedhin fotot e burrave që i kanë braktisur, duke i mallkuar dhe fyer ata. Kjo traditë u bë aq popullore dhe e pakontrollueshme, saqë qeveria franceze u detyrua ta ndalonte me ligj atë.

Itali

Në Italinë e lashtë, Dita e Shën Valentinit festohej si Festa e Pranverës. Të rinjtë mblidheshin në natyrë, duke shijuar poezinë dhe muzikën, dhe më pas shëtisnin me të dashurit e tyre. Në një traditë tjetër, vajzat beqare ngriheshin herët që pa gdhirë, dhe përpiqeshin të dallonin burrin e tyre të ardhshëm. Burri i parë që ato shihnin, duhet të ishte ai me të cilin do të martoheshin brenda një viti. Nëse kjo nuk ishte e mundur, të paktën burri i ardhshëm duhet të kishte një ngjashmëri me atë person.

Uells

Uellsianët festojnë ditën e Shën Duejnit, shenjtit mbrojtës të të dashuruarve, më 25 janar të çdo viti. Burrat gdhendnin modele dhe simbole të ndryshme në lugë druri. Këto lugë, u jepeshin grave që ata donin. Modelet dhe simbolet e gdhendura në këto lugë, e kanë një domethënie.

Për shembujt simboli i patkoit është për fatin e mirë; rrota simbolizon mbështetjen ndaj partnerit; dhe çelësat simbolizojnë zemrën e një njeriu. Sot këto lugë prej druri me gdhendje të ndryshme jepen si dhuratë në raste dasmash, përvjetorësh, dhe lindjen e fëmijëve.

Afrika e Jugut

Ashtu si në pjesën më të madhe të vendeve, edhe këtu njerëzit shkëmbejnë kartolina dhe dhurata në këtë ditë. Por në disa pjesë të vendit, gratë e shkruajnë emrin e parnerit të tyre në një letër në formë zemre, dhe e vendosnin atë në cepin e mëngës. Në këtë mënyrë, burrat mësojnë se kush është e dashura apo admiruesja e tyre e fshehtë.

Brazil

Brazilianët e kremtojnë variantin e tyre të Ditës së Shën Valentinit më 12 qershor të njohur si “Dia dos Namorados”, apo Dita e të Dashuruarve. Zakonisht njerëzit shkëmbejnë letra dhe dhurata në këtë ditë. Përveç kësaj, ata darkojnë me miqtë dhe të afërmit e tyre. Në disa pjesë të vendit, gratë kryejnë ritualin “e simpative”, duke shpresuar që Shën Antoni, një shenjt mbrojtës i martesës, t’u gjejë atyre një burrë. /bota.al/ KultPlus.com

Këngë dashurie

Poezi nga Rainer Maria Rilke

Dhe si do ta trajtoj unë shpirtin tim,
pse yti nuk u prek ?
si do ta ngre drejt sferave të tjera,
kur të mos jesh më, ti, atje?

Oh, do doja ta fshihja pranë diҫkaje
që të humbiste në një vetmi të errët,
në një kënd të panjohur e të heshtur
që të mos vibronte më kur rivibrojnë
humnerat e tua ! …
Por gjithҫka që sapo na prek,
na merr së bashku njëlloj si harkun
që me dy kordet nxjerr vetëm një zë.

Për cilin instrument vallë, po debatojmë ne?
Dhe kush e mban e luan me të? … Oh melodi !/ KultPlus.com

Këtë vit ‘Newborn’ ngjyroset me të zezë, i kushtohet viktimave të abuzimit seksual

Çdo 17 shkurt monumenti ‘NEWBORN’ tradicionalisht ia përçon një mesazh gjithë botës nga Kosova në Ditën e Pavarësisë së saj, duke e ndryshuar dukjen, e ndonjëherë edhe formën.

Natyra e mesazhit të përçuar duhet ta përfshijë medoemos Kosovën si pjesë të pandashme të rruzullit, duke prekur çështje që shqetësojnë si vendin tonë, ashtu edhe botën që bashkëndajmë.

Deri më tash ‘NEWBORN’ ka shprehur vizualisht mirënjohje botës për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës për ta kapërcyer shtypjen, ka nxitur lirinë e shprehjes, ka bërë thirrje kundër izolimit dhe ndërtimit të mureve në vend të urave, si dhe e ka ngritur vetëdijesimin për çështje mjedisore dhe për ngrohjen globale.

Sivjet ‘NEWBORN’ synon ta prekë një çështje fort të ndjeshme dhe shpesh të lënë mbas dore: viktimat e përdhunimit gjatë konfliktit dhe gjithë mundin e tyre për t’i kapërcyer vuajtjen dhe poshtërimin e përjetuar.

Nuk ka pothuajse asnjë komb a shtet, gjatë gjithë historisë së njerëzimit, që të mos jetë përballë me këtë çështje të paktën një herë. Sot që konfliktet përndizen nëpër vende të ndryshme, viktimat e tyre kryesisht femra vazhdimisht përdhunohen, ose pas konfliktit i vuajnë paragjykimet dhe vështirësitë e të pranuarit në shoqëri.

Vizualisht, këtë vit ‘NEWBORN’ do të ngjyroset kryesisht në të zezë, duke përfaqësuar shkatërrimin dhe zbrazëtinë që lë mbrapa secila luftë. Germa ë do të mbulohet me elemente shprese e lirie në forma të ndryshme lulesh, zogjsh e fluturash, që përfaqësojnë karakterin e brishtë, por megjithatë të rimëkëmbshëm të të gjitha viktimave që mbijetojnë dhe i jetësojnë përpjekjet së bashku, ndërsa format depërtojnë përtej W-së (War [Lufta], Women [Gratë], World [Bota]).

Shpërthimi i pozitivitetit dhe i shpresës do të shtrihet te germat e afërta E dhe B, duke u përhapur edhe nëpër germat e tjera për ta përfaqësuar të vërtetën e ngadaltë, por të pashmangshme se e mira do të ngadhënjejë.

Secila prej germave të zeza do të përmbajë edhe rrëfime të shkurta prekëse ose fjali të mbledhura nga viktima anembanë botës, në shqip e anglisht. Këto copëza janë botuar më parë, duke përshkruar përjetime të tmerrshme dhe kujtime të hidhëta. Ne kemi për qëllim t’i bëjmë njerëzit të vetëdijshëm për përvojat e tmerrshme nëpër të cilat u detyruan të kalonin këto viktima.

Gojarisht, NEWBORN shndërrohet në akronim (ose, më parë, në poezi akrostike), ku secila germë e nis një fjalë, duke e përpiluar këtë fjali, të shkruar në pjesët anësore të monumentit:
Never
Ending
Wars
Bring
Oppression,
Rape &
Neglect
(Luftërat e pafundme sjellin shtypje, përdhunime e shpërfillje)

Kushtuar të gjitha viktimave te abuzimit seksual gjatë konflikteve anembanë botës. / KultPlus.com

Me veshje tradicionale, Haziri mban mbledhjen me drejtorët

Mbledhja e bordit të drejtorëve të Gjilanit, sot ishte më e veçantë.

Përpos plot temave të rëndësishme që u diskutuan, Lutfi Haziri – kryetar, Arbër Ismajli – nënkryetar dhe drejtorët komunalë, u veshën në mënyrë tradicionale, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kjo ngjarje shënon fillimin e aktiviteteve në shënim të 12-vjetorit të shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Gjilani, me këtë rast, i bën thirrje të gjitha institucioneve qëndrore dhe lokale të festojnë tradicionalisht.

Moto e Gjilanit në vigjilje të përvjetorit të shpalljes së pavarësisë është “12 vjet, më i bukuri shtet”. /koha/ KultPlus.com

Vlora Dumoshi pret ekipën e xhudistëve të Kosovës që fituan normën olimpike për në ‘Tokyo 2020’

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim kryetarin e Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka, përzgjedhësin e Kosovës në xhudo, Driton Kuka si dhe xhudistët që kanë fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Ministrja Dumoshi fillimisht ka uruar Distria Krasniqi për medaljen e artë dhe Nora Gjakova për medaljen e bronztë në Grand Slam-in e xhudos që u mbajtën më 8 e 9 shkurt në Paris të Francës. Po ashtu ajo u shpreh e lumtur për punën dhe suksesin që po e tregojnë xhudistët në gara të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

“Vajzat dhe djemtë tanë po na bëjnë krenarë me punën luftarake të tyre, në lojërat të ndryshme ndërkombëtare dhe ky suksese nuk do të ishte po të mos kishin mbështetjen dhe përkushtimin tuaj si tuaj si trajner”, tha ministrja Dumoshi, duke theksuar faktin se me sukseset e arritura, xhudistët e Kosovës po i bëjnë nder vendit dhe po e promovojnë e forcojnë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Unë si ministre mbetem e përkushtuar që të jem gjithmonë mbështetëse e fuqishme e sportit. Duke pasur parasysh që këtë vit i kemi edhe lojërat olimpike, është e rëndësisë së veçantë që vendi ynë do të përfaqësohet sa më suksesshëm me garuesit e saj në Tokyo të Japonisë duke e dëshmuar edhe njëherë që kemi talente në sport”, u shpreh tutje ministrja duke u zotuar se MKRS-ja do të mbështesë sportistët për faktin se po i sjellin vendit medalje e suksese.

Ndërkaq kryetari Agron Kuka falënderoi ministren për pritjen dhe e uroi për marrjen e detyrës. Ai kërkoi nga ministrja Dumoshi që edhe në të ardhmen të vazhdojë bashkëpunimi i MKRS-së me Federatën e Xhudos ashtu që bashkërisht të arrihen sukseset e synuara.

Ministrja e drejtuesit e xhudos diskutuan edhe për çështjen e Qendrës Kombëtare të Xhudos e cila së shpejti do të fillojë së ndërtuar në qytetin e Pejës dhe ku ministria do të japë kontributin e saj në këtë drejtim.

Ministrja Dumoshi, gjithashtu, tha se shumë shpejt do t’i bëhet edhe zgjidhja e përcaktimit të lokacionit për vendosjen e shtatores së Majlinda Kelmendit, të cilën Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka sjellë në Kosovë për nder të xhudistes tonë me renome ndërkombëtare. / KultPlus.com

MKRS shpalos agjendën për aktivitetet kulturore që mbahen për nder të 12-vjetorit të pavarësisë

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë nga 12-vjetori i pavarësisë së Kosovës, ku për nder të këtij përvjetori Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka organizuar disa aktivitete kulturore, shkruan KultPlus.

Më poshtë mund të shihni agjenden e plotë të aktiviteteve kulturore që përfshijnë muzeun, teatrin, letërsinë e filmin.

17.02.2020- Ekspozita “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar” në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00

17.02.2020- Ndarja e Çmimeve të Letërsisë për vitin 2019, në ambientet e Ministrisë së Kulturës, ora 13:00

17.02.2020– Shfaqja “Ngjyrat e vallëzimit”, Baleti Kombëtar i Kosovës, në Teatrin Kombëtar, ora 17:00

18.02.2020- Shfaqja “Bryma e vdekjes”, në Teatrin Kombëtar, ora 20:00

17-19.02.2020- Java e filmit shqiptar në Prishtinë, në Kino ABC, ora 19:00

17.02.2020- Koncert festiv nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”, në Teatrin Kombëtar, ora 20:00

17.02.2020- Ekspopzita arkeologjike “Kosova dhe Adriatiku”, në Muzeun Kombëtar të Kosovës, ora 12:00. / KultPlus.com

Gala Aliaj mahnitë jurinë e ‘The Voice Kids’ në Belgjikë (VIDEO)

Tashmë është bërë mëse e zakonshme suksesi dhe talenti i shqiptarëve nëpër botë, shkruan KultPlus.

Së fundi ”The Voice Kids” në Belgjikë ka mirëpritur performancën fantastikë të Gala Aliajt, një performancë kjo që u vlerësua me meritat më të larta nga juria dhe publiku.

Gala këndoi këngën ‘Don’t know why’ të Norah James, dukë bërë kështu që të katërt anëtarët e jurisë të shtypnin butonin dhe të kthenin karriget e tyre

Ndërsa në videon e postuar në Facebook në llogarinë e The Voice Kids, thuhej se Gala ka ngitur shumë lart pritshmëritë për këtë natë.

”Beteja mes katër trajnerëve për një talent nuk ka qenë kurrë kaq e fortë”, thuhej në mediat belge.

Bashkangjitur gjeni videon e plotë të performancës së Galës. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=218364522545158