Sot mbushen 21 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër bazave të forcave serbe në luftën e Kosovës. Ndërhyrja e NATO-s si atëherë edhe sot has në reagime kontradiktore.
Ish – kancelari gjerman Gerhard Schröder pohon se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë nuk ka pasur për bazë mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB, sepse Rusia ka qenë kundër ndërhyrjes. Por Schröder dhe kabineti i tij qeveritar vendosën që Gjermania për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore të bëhet pjesë e një ndërhyrjeje ushtarake jashtë vendit. Ndërhyrja në Kosovë e forcave perëndimore u quajt në atë kohë si “ndërhyrje humanitare” dhe kishte për qëllim shpëtimin e shqiptarëve nga represioni i forcave serbe.
Tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish – Jugosllavi, ka konstatuar më vonë në vendimet për dënimin e ish-krerëve të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë se forcat serbe kanë bërë përpjekje për spastrim etnik në Kosovë, përmes vrasjeve dhe dëbimeve masive të shqiptarëve.
Debati për ndërhyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë është riaktualizuar në Gjermani dhe qarqet perëndimore pas krahasimeve të presidentit të Rusisë Vlladimir Putin mes Krimesë dhe Kosovës. Shumica e analistëve gjermanë janë të mendimit se këto ndërhyrje nuk mund të krahasohen dhe se mes tyre s’ka asnjë ngjashmëri veç faktit, se për to s’ka pasur mandat nga Këshilli i Sigurimit. Në dallim nga Kosova dhe shqiptarët, në Ukrainë nuk ka pasur dëbime dhe dhunë masive ndaj rusëve. Ukraina në dallim nga Jugosllavia e dikurshme nuk ndodhet në proces shpërbërjeje. Nga ana tjetër ndërhyrja në luftën e Kosovës nuk kishte synim aneksimin e saj nga një vend tjetër as nga SHBA-ja, as nga Gjermania apo ndonjë vend tjetër. Ndërsa ndërhyrja ruse në Krime ka për qëllim shkëputjen e këtij territori nga Ukraina si shtet sovran dhe bashkimin e tij me Rusinë.
Bilanci i sulmeve
Mediat kujtojnë edhe bilancin e sulmeve të NATO-s, të cilat kanë zgjatur 78 ditë. Bombardimet filluan pas aksioneve të shumta të forcave serbe, djegieve dhe dëbimeve masive në vitin 1998 dhe pas dështimit të Konferencës së Rambujesë për një marrëveshje paqësore me Beogradin. Pasi dështuan edhe përpjekjet e fundit të ndërmjetësuesit të atëhershëm amerikan Richard Holbrooke, bombardimet filluan më 24 mars 1999 në orën 20:00. Sulmet ndaj forcave serbe u ndërprenë më 10 qershor 1999, pasi një ditë më parë u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, me të cilën presidenti i atëhershëm i Republikës Socialiste të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, pranoi t’i tërheqë trupat nga Kosova.
Nga bombardimet janë vrarë, sipas vlerësimeve serbe, rreth 1.200 – 2.500 ushtarë dhe civilë serbë. Janë shkatërruar në masë infrastruktura dhe objektet e ekonomisë serbe. Por janë goditur edhe ura, godina të mediave dhe objekte të tjera civile, si dhe kolona të civilëve, që në atë kohë u cilësuan si “dëme kolaterale”.
Serbia ka vlerësuar se dëmet e sulmeve të NATO-s kanë qenë rreth 29,6 miliardë euro. Humbjet nga ana e shqiptarëve të Kosovës kanë qenë shumë të mëdha. Varësisht prej vlerësimeve thuhet se kanë humbur jetën rreth 15 vetë. Me mijëra njerëz edhe më tej llogariten si të zhdukur. Ndërkohë që forcat serbe kishin dëbuar me dhunë nga Kosova më shumë se 860.000 kosovarë.
Më 12 qershor u futën në Kosovë trupat ndërkombëtare. Në fillim kishte rreth 37.200 ushtarë nga 36 vende – 30.000 nga vendet e NATO-s. Ndërkohë numri i ushtarëve të huaj në Kosovë është zvogëluar në rreth 5.000. / KultPlus.com
Shkolla Finlandeze në Kosovë po fillon serinë e parë të Ligjëratave online me Liderë Botëror për të gjithë nxënësit e Kosovës. Gjatë këtyre ligjëratave, ne do të ftojmë liderë biznesesh, ekspertë të teknologjisë, trajnerë të mirënjohur, dhe mësimdhënës profesional nga tërë bota për të ligjëruar rreth aftësive esenciale për nxënësit dhe në të njëjtën kohë duke ju ndihmuar juve që të jeni një hap më afër transformimit tuaj në liderë të klasit botëror.
“Lidershipi në kohën e krizës: si të zhvillojmë mentalitet pozitiv në rininë tonë?” do të jetë ligjërata jonë e parë online me Oliver Hartley, Menaxher i Zhvillimit dhe Mësimit në Grupe për Rethink Group, një kompani e menaxhmentit të talentit me zyre në Mbretëri të Bashkuar, Dubai, Australi, dhe SHBA. Oliver ka shpenzuar 10 vitet e fundit të karrierës së tij duke vështruar, analizuar, intervistuar, dhe trajnuar liderë të klasit botëror në të gjitha fushat (biznes, akademi, dhe sport) dhe ai ka zbuluar vetitë e përbashkëta në mentalitetin e tyre që i ka transformuar jo vetëm në performues të lartë por edhe liderë të mëdhenj.
Na u bashkoni më 26 mars 2020 (e enjte) në ora 16:00 në lansimin e kësaj eksperience të mrekullueshme me ju dhe ecni një hap më shumë drejt lidershipit nga shtëpia juaj. Regjistrohuni më këtu për të ndjekur këtë ligjëratë online: https://bit.ly/3dqR01Y
Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës. Shkolla posedon kampusin inovativ tek rrethi i QMI-së, ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, www.kosovo.finnish.school apo në Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze .
Ju rrugaca sallahana vagabonda shakllabana rricna t’ndyet, mikrobe të kqi qi të mjerës moj Shqipni kthelltë hi i keni në mushkni pa dhimbë gjakun tuj ia pi, por der kur, bre batakçi! Bre coftina, kalbe mbi dhè der kur ju, tu tallë npër ne, do t’na qelbi fis e atdhè? Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë, se tash ma jemi tue u njoftë, se kush jini e shka jini se kah shkoni e se kah vini plang e shpi se kah i kini e sa pare u ban gjaku: se për ju, po, duhet laku, për me u vjerrë o kund m’do i shpat! Deri dje, pa kmishë mbi shtat, me ‘i gjysmë setre t’pa astar, lshuemum krahve kalavar e me ‘i komçë t’njtitme nën grykë: pantallonat me “gjyslykë” kto edhe lidhun me nji spagë: shtatit rreshke e ba saragë, t’tanë gordec e berbalec pa ndo ‘i msim, pa ndonji dije, me ‘i fillore a nji iptadije, erz e shpirt qitun nën themër: turq a sllave a grek me zemër, falun barkut veç Shqipnisë, si ajo marrja e t’gjith njerzisë… tuj u shite ju për gjithë treg, sod na mbahi “Skandërbeg”, e ngërdhucë, goditë, limue, rrue, qethë, pipirique, tash n’”smoking”, tash në “bon-jour” ju, qi dje s’kishit as ushkuer me lidhë brekët me nder me thanë m’sahan t’huej gjithmonë me ngranë, rrugën krejt na e keni zanë, ke na shkoni pash e m’pash, edhe besa me “gulash” me “afishe” e me “sultjash”, me “kjumshtuer” e me “ashurè”, “kosha gjelash” si kubure,
“tarator”, “pilaf me kos”, “mish me qepe” e “majdanos” “shish qebap”, “brizholla viçi”, “kunguj t’mbushum”, “kuzuici”, “kabuni”- e “mualebi”. Barku sod ju rri ju kodër, kargatisë e bamun lodër: der sa ata burrat e dheut, qi për jetë e nderë t’Atdheut kane ra n’luftë si shqipe t’leta, kanë shkri gja e shpija t’veta, kanë tuj dekë rrugave unit, me iu dhimbë gurit e drunit. Përse, po, kta matrahulla, kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula, n’vend qi ju me u vu n’konop, a se brinjt m’jau zbru me shkop, a, mos tjetër, me u ngushtue me xjerrë zhuri kund m’ndo ‘i prrue për me shtrue ndo ‘i rrugë të shtetit a me dlirë ndo ‘i skelë detit, lavjerre buzësh, harru si viça kqyrin m’ju si t’ishi ogiça, për me u pri udhës s’qytetnisë e me i sjellë t’marën Shqipnisë. Ani kush, pra, me i pri kombit: ju, do pyka bijtë prej llomit qi “shqiptarë” vedit i thoni, jo pse ju Shqipninë e doni, jo pse ju ndo ‘i send kuptoni shka asht Atdheu e shka asht Liria, shka asht Vllaznija a Parasija, Përparimi e Qytetnia, por veç pse ende der më sot nji tyran s’po e gjeni dot, nën kambë t’cillit ju me u shtrue, se un ma tash ma jam regjë me jue, e jau njof shpirtin der m’palc, pleh i ndytë me u bartun n’shalc e me u qitë jashta Shqipnije./KultPlus.com
Grupi Jericho është i njohur për këngët unike që i ka publikuar ndër vite, shkruan KultPlus.com
Edhe kënga “Tomlin e Nonës”, ka një unikalitet si për nga përmbajtja ashtu edhe nga kritika dhe mesazhi që dërgon.
KultPlus, këtu ua sjell tekstin dhe videon e këngës “Tomlin e Nonës” e cila shumë shpesh ka shërbyer për shprehjen e frustrimit shoqëror kundër padrejtësive në vend.
Lindje, Perëndim, Perëndim a Lindje? Si dele në pazar po t’thonë mes dy qytetërimeve Dy konop n’qafë t’vnumë Dytë po t’ngrehin e ti po qet shkumë Je shumë i lodhun, gjat ke nejt n’zhurmë E ki nevoj me marr frym, se jon tu t’ngulfat Zani spo t’del e don me piskat Krejt lomsh n’kry t’kan hallakat Edhe sa ko me zgat deri sa t’coptojnë Deri sa t’dajnë e sa t’përvlojnë Deri sa ta kupton se sun vazhdon me konfuzion E beba sun e han ni pulë t’pjektë As sun e han ni spec t’djegst E ti po don me shti me ngajt hala pa u msu me hec? E ti ndaq jepi cucëll t’Arabisë Ndaq jepi cucëll të Francës Ajo ko me lyp tomlin e nanës, bal Tomlin e nanës, bal Tomlin e nanës, bal Tomlin e nanës, bal Tomlin e nanës, bal Bal! Bal! Bal! Bal!
Ylli botëror i muzikës, Michael Jackson, ka lënë pas vetes një mori hitesh të paharruara të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jenë të dëgjuara, shkruan KultPlus.com
Një nga këngët më emblematike sigurisht se është super hiti “They don’t care about us”, e cila shpreh revoltë ndaj sistemit, me një gjuhë të ashpër dhe artistike njëkohësisht.
Lëvizjet dhe rrobat e tij në spotin e kësaj kënge janë thjeshtë të jashtëzakonshme. Ata shprehin shpirtin dhe personalitetin karizmatik që Jackson ka pasur dhe me të cilin është njohur në gjithë botën.
KultPlus, këtu ju sjell tekstin dhe videon e kësaj kënge:
All I want to say is that they don’t really care about us Don’t worry what people say, we know the truth All I want to say is that they don’t really care about us Enough is enough of this garbage All I want to say is that they don’t really care about us (Overlapping voices)
[Verse 3] Skin head, dead head Everybody’s gone bad Trepidation, speculation Everybody, allegation In the suit, on the news Everybody, dog food Black male, blackmail Throw the brother in jail
[Verse 4] Skin head, dead head Everybody’s gone bad Situation, speculation Everybody, litigation Beat me, bash me You can never trash me Hit me, kick me You can never get me
Skin head, dead head Everybody’s gone bad Situation, segregation Everybody, allegation In the suit, on the news Everybody, dog food Kick me, kike me Don’t you wrong or right me
E shkëlqyer ajo ka qenë në interpretimet në muzikën popullore dhe në opera, por Nexhmije Pagarusha bëri karrierë të suksesshme edhe si aktore, në film dhe në teatër.
Janë rreth 150 këngë që ajo
i ka interpretuar, mes tyre “Baresha”, e kompozuar nga bashkëshorti i saj Rexho
Mulliqi.
Sot po e kujtojmë këngën e saj “Vet ke mbet”, një lirikë e pastër e cila shpërfaq ndjenja melankolie të cilat i përçon tek publiku Nexhmije Pagarusha me zërin e saj unik, të papërsëritshëm. /KultPlus.com
Testi i kancelares gjermane, Angela Merkel për koronavirus ka rezultuar negativ, ka thënë një zëdhënës i saj, duke shtuar se liderja e Gjermanisë do të vazhdojë të kryejë edhe testime tjera.
Merkel, 65-vjeçare, ka hyrë në karantinë të shtunën, pasi ka qenë në kontakt me një doktor të infektuar.
Zëvendës-kancelari, Olaf Scholz ka thënë të hënën se Merkel ka shëndet të mirë dhe se është duke punuar nga shtëpia.
“Testi ka qenë negativ. Do të kryhen edhe teste tjera”, ka thënë zëdhënësi i saj.
Merkel ka marrë të premten një vaksinë kundër një bateri që shkakton pneumoninë, mirëpo më vonë ka hyrë në karaninë, pasi mjeku që e ka trajtuar ka qenë i infektuar me Covid-19.
Gjermania ka mbi 26,220 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërsa 86 pacientë kanë vdekur. Radio Europa e Lirë / KultPlus.com
A. dhe B., mbaheshin për shkrimtarë të mëdhenj, madje për
shkrimtarë shumë të mëdhenj.
Pinin verë të kuqe dhe bënin muhabet të zjarrtë. Ishin
skuqur në fytyrë dhe pothuaj i kishin shtrëmbëruar hundët nga hidhërimi gjatë
bisedës.
Asnjëri nuk ia lëshonte rrugën tjetrit, me gjeste dhe me
fjalë.
“Jo unë më i madh shkrimtar nga ti … , jo unë më shkrimtar”,
…“për mua ka shkrime këtu, atje, kudo”, thoshin me radhë dhe pa radhë A dhe B.
Në vazhdim vinte gëlltitja e pështymës, pastaj heshtja dhe
vonë, pas tre e më shumë minutash, thonjëzat sipër veshëve:
“E ka thënë kritika, s’e ka thënë kritika”.
“E kam thënë vetë, s’e ke thënë ti. Jo është tjetra e
vërteta”.
”Aq më bën kritika, aq më bën mendimi i tjetrit”.
”E ke lexuar ti tregimin tim të fundit?.
“Jo, s’e kam lexuar”.
“E ti, e ke lexuar tregimin tim të fundit.
“Jo, s’e kam lexuar?”
“Atëherë, ç’ne?”
“Atëherë, ç’ne, pra?”
Nganjëherë, në mes të fjalëve dhe tymit të duhanit, iu hynte
kamerieri.
Kjo ndodhte rëndom kur ata nuk kishin shkrepëz për të ndezur
cigaren ose dhe atëherë kur ata nuk kishin fare cigare.
Kamerieri, pasi thirri me zë të lartë cigareshitësin, u
kthye te banaku dhe aty, fshehtas,
numëroi monedhat e qerasjes. Cigareshitësi shkoi te tavolina e tyre dhe
pasi u mor veshë me mimikë me kamerierin, ua la
pakon e cigareve në tavolinë, u tha “ditën e mirë” dhe doli nga kafeneja
duke bërtitur më zë: “Cigare, shkrepësa, mbushje, cigare shkrepësa, mbushje”.
Pastaj kamerieri, me këmishën e bardhë të hapur në gjoks e me mëngë të
shkurtra, shkoi me plot gjentilencë te dy shkrimtarët që tashmë kishin lënë
fjalët. Kamerieri, pastaj, tek ua ndezi me përkulje nderimi cigaren, këmisha iu
palos për trupin e bëshëm ndërsa dy shkrimtarët mezi e afruan gojën me cigare
në buzë te flaka e vdirur e shkrepësës.
Pastaj, pasi buzëqeshi paksa, ata s’e përshkruanin dot ç’buzëqeshje ishte ajo,
“ndoshta jo e mllefit”, menduan, dëshiruan, ose shtirën kamerieri la shkrepësën në tavolinën e tyre,
mori porosinë, pothuajse gjithmonë të njëjtë nga ta dhe iku duke e tundur
tabakenë në ajër.
“Po, po, edhe nga një verë të kuqe, të shtëpisë, na e sill
me atë gotën e përthyer në majë, e di
ti”, përsërisnin të dy me një zë të prridhur duke thithur cigaret,
mendimet dhe fjalët.
Kamerieri qeshi, sa nuk tha, “e di, gjithmonë porositë dhe
fjalët e njëjta i keni ju”.
Edhe ata qeshen, vetëm për ta larguar qeshjen e
kamerierit
“Kam filluar të shkruaj një tregim për Miguel de
Servantesin”, bëri me zë të ulët dhe me shumë siguri shkrimtari A. duke shtypur
duqin e cigares në shpuzoren e qelibartë dhe mendimet e veta në kokë.
Shkrimtari B. qeshi. Qeshi me zë të lartë, e shikoi me shumë
habi shkrimtarin A. Madje, nga habia e shikimit, i ndriti sytë sikur bishti i
cigares që kishte filluar të fikej me pak përshkëndijim në shpuzoren e
qelibabartë.
Kamerieri erdhi ta ndërronte shpuzoren.
“Doni ndonjë gjë tjetër”, iu tha.
“Jo”, u përgjigjen njëzëri duke pritur largimin e tij e për
t’i vazhduar fjalët e veta nervoze të
kundërshtisë e të mospajtimit.
Kamerieri iku me hapa që atyre iu dukën shumë të ngadalshëm.
“Ti të shkruash tregim për Miguel de Servantesin?”, pyeti i
hakërruar shkrimtari B, duke dridhur me shumë hidhërim këmbën e majtë. E
dridhte aq shumë këmbën sa që nga dridhja zuri të lëkundej edhe tavolina me
shpuzoren nga e cila ngrihej lart hiri i cigares.
“Unë, u përgjigj me zërin shumë të ngritur shkrimtari A duke
e shikuar me hidhërim reagimin e shkrimtarit B pasi gjithë tymin e cigares që e
kishte thithur po ia hidhte në fytyrë.
Shkrimtari B. përpiqej ta largonte tymin e cigares me tundje
duarsh.
“Po. Unë vetë do të shkruaj një tregim për Miguel de
Servantesin, për ardhjen e tij në Detin Tonë, për qëndrimin e tij në
Kështjellën Tonë të Detit Tonë, për takimin e tij me Njerëzit Tanë në
Kështjellën Tonë të Detit Tonë. Dhe unë e kam filluar shkrimin e
tregimit”, tha me zë të lartë e të
sigurt shkrimtari A duke bërë të ngrihej në këmbë.
“O Zot”, lëshoi klithmën shkrimtari B. Pastaj iu drejtua
kamerierit i cili se si u gjend aty: “Më sill diçka ta vras veten, aman”, bëri
ai me zë më të ulët.
“Vraje, mbyte veten, kush të ndalon”, tha shkrimtari A.
Kamerieri u hyri në mes.
Shkrimtarërt vazhduan bisedën:
A: Je xheloz, ndaj thua se unë nuk mund të bëj një tregim
për Miguel de Servantesin.
B: Jo, por ma ke vjedhur idenë!
A: Si more ta kam vjedhur idenë?
B: Po, ma ke vjedhur. Unë e kam pasur ndër mend të shkruaj
një tregim për Miguel de Servantesin qëkur dështuan të shkruanin për të Agolli
dhe Kadare. Nëse nuk ke harruar, ata kishin premtuar publikisht se do të
shkruanin një tregim për Miguel de Servantesin i cili ishte mbajtur i burgosur
nga Njerëzit tanë në Kështjellën Tonë të Detit Tonë.
A: E pse nuk e shkrove?
B: Sepse, pasi vdiq Agolli, prisja që tregimin ta shkruante
Kadare. Duke e pritur atë, nuk e shkrova ende.
A: E unë nuk do të pres më, nuk kam kohë të pres. Dhe
pikërisht pse nuk e ka shkruar Kadare, këtë tregim do ta shkruaj unë!
Shkrimtari B qeshi.
Shkrimtari A u ngrys.
Pastaj ndezën edhe nga një cigare, dhe dikut, të dy, si me
komandë, e dërguan shkimin nga kamerieri.
Ai edhi me vrap.
“Edhe nga një verë”, thanë njëzëri.
I cakërruan gota me “gëzuar” dhe filluan sërish t’i
cakërrojnë fjalët.
B: E çfarë do të shkruash në atë tregim për Servantesin?
A: Do të shkruaj se si është zënë rob Servantesi nga
Njerëzit Tanë në Detin Tonë dhe si e kanë sjellë atë në Kështjellën Tonë të
Detit Tonë.
B: E si është zënë rob Servantesi?
A: Në luftë, gjatë luftimeve. I forti të zë rob, të lidhë
duarsh e këmbësh, të hedhë në burg dhe aty mund të ta bëjë edhe atë punën.
B: Në cilën luftë kanë marrë pjesë Njerëzit Tanë?.
A: Ti nuk e di historinë.
B: Në cilën luftë ka marrë pjesë Servantesi?
A: Ti nuk e di historinë.
B: Ku është zhvilluar ajo luftë?
A: Në Detin Tonë.
B: E pse u gjend aty Servantesi?
A: Servantesi ishte në mision.
B: Në ç’mision?
A: Ishte në një mision shumë të thjeshtë, madje humanitar
ishet ai mision.
B: Në ç’mision, të lutëm, ma thuaj?
A: Servantesi këtej, te Deti Ynë, në Kështjellën Tonë, në
mesin e Njerëzve Tanë, mu në mesin e tyre, kërkonte një shokun e vet.
B: Cilin shok, mo?
DON KISHOTIN, bërtiti me tërë zërin shkrimtari A.
Shkrimtari B u ngrit më ngadalë në këmbë, “më fal”, i tha,
“kam nevojë të shkoj në tualet”.
Shkrimtari A qeshi: “Pritmë, pritmë do ta dëgjosh deri në
fund tregimin tim për Servantesin”.
Shkrimtari B u ndal: “Jo, nuk ke nevojë, e kuptova, por më
thuaj në e gjeti Servantesi këtu, te Njerëzit Tanë, në mesin e tyre, Don
Kishotin.
Shkrimtari A qeshi prapë: “Po si jo. E gjeti këtu Don Koshoti.
Dhe Don Kishoti mbeti përgjithmonë
këtu”.
Shkrimtari B foli me fajësi: “Ndoshta, për këtë arsye Spanja
nuk po i njeh Njerëzit Tanë, Kështjellën Tonë, Detin Tonë”.
Shkrimtari A nuk foli më.
As shkrimtari B.
Të nesërmen shkrimtari A dhe shkrimtari B po pinin kafe në
pijetoren “Servantes”. Shikonin valët e detit që vinin njëra pas tjetrës duke
sjellë një fllad të këndshëm në fytyrat e tyre. Shikonin edhe Kështjellën që
ngrihej lart dhe që dikur bëhej bashkë me qiellin e detin. Nuk flisnin për asgjë,
vetëm përsërisnin: Don Kishoti, Servantesi, Kështjella, Deti, Njerëzit.
Dhe nuk e shihnin asnjërin nga këta. /KultPlus.com
Bisedë me Eriona Tartari Kërtusha, kërkuese dhe profesoreshë e asociuar në Universitetit Montpellier dhe korespondente shkencore pranë qendrës IESR, Sorbonne, Paris.
Bisedoi: Mimoza Hasani Pllana
Mimoza Hasani Pllana: Eriona, jeni nga studiueset e reja të letërsisë shqiptare model i shkollës franceze. Në Universitetin Montpellier III, ndoqët studimet për letwrsi nga niveli bazik deri tek studimet postdoktorale. Përveç privilegjit që të jeni pjesë e këtij Universiteti, çka veçon nga shkolla letrare franceze?
Eriona
Tartari Kërtusha: Modeli si koncept është tepër i kundërshtueshëm! Edhe duke
qenë natyrshëm i ri modeli nuk është kurrë origjinal; mbetet një model nëse
është i tillë! Ndoshta njerëzimi për të hequr ankthin që shkaktonin fenomenet e
paprovuar më parë shpiku si referencë “modelin” i cili sot e përherë, mbetet në
origjinën sistemeve dhe shoqërive imagjinare. Edhe ideologjitë që ushqehen me
modele gjejnë terren në shoqëri me imagjinatë të modeluar kolektive! Por edhe
termi “shkollë letrare” mbetet sipërfaqsor dhe fsheh në vetvete një koncept të
pamjaftueshëm për të përfshirë brenda një kuadri të vetëm dhe të ngushtë
korpusin e veprave, të autorëve dhe të kohëve të ndryshme. Për më tepër, edhe
epitetet që e ndjekin këtë term – shkollë letrare franceze, shqiptare,
gjermane, etj, – përveç ndarjes së gjuhëve si elemente bazike përcjellëse
të çdo letërsie, na sugjerojnë tendencën e perceptimit, leximit dhe shkrimit të
historive letrare kombëtare vetëm nëpërmjet këndvështrimit ndarës dhe
ndryshimeve kulturore tek secili komb; ndarje dhe ndryshime të papërfillshme në
krahasim me përbërësit e përbashkët dhe universalë që i mbruajnë këto letërsi. Vetë këto ndryshime
specifike sipas hapsirave dhe epokave përbëjnë veçorinë e përbashkët universale
të këtyre letërsive. Edhe shumësi i fjalës letërsi në këtë rast ka të bëjë me
mungesën e referencave reale mbi atë që quhet “model” ose më mirë të themi me
lëvizshmërinë e “modelit”.
M.: Letërsia franceze
është e njohur nga ajo që u krijua në mesjetë dhe deri te letërsia që krijohet
sot. Cila nga fazat e kësaj letërsie ju ka impresionuar më shumë dhe keni
thelluar studimet?
E.T.K.: Nuk është një rastësi që kërkimet dhe njohjet i kam
drejtuar për nga tekstet e periudhës së ashtuquajtur “Iluministe”. Intuitivisht
dhe natyrshëm kam vijuar kërkimet me entuziazëm në një fushë aq shumë të
përmendur por edhe aq shumë të panjohur e të keqinterpretuar në historiografinë
e letrave shqipe. Ideja e leximit të teksteve në forma të ndryshme, sipas
vendeve dhe kohëve të ndryshme, ka qenë më e prekshme intelektualisht dhe
politikisht për tekstet e Iluminizmit në shqip. Vendet e Ballkanit, jo vetem
Shqipëria që kishte një histori flirtuese me Perandorinë Osmane, por edhe vende
si Greqia, Bullgaria, Rumania etj, ku ortodoksia e krishterë filtroi natyrshëm
efektet kulturore fetare të pushtimit qindravjeçar turk, ndryshe nga sa
shkruhet dhe si mendohet, e kanë zhvilluar dhe e kanë përjetuar frymën e
ashtuquajtur “iluministe” – frymë, që në konceptin e “shkollës letrare” që
përmendëm më lart do të lexohej si një “imperializëm kulturor perëndimor”-në
forma të ndryshme sipas fazave dhe periudhave të tyre letrare. Në këtë rast,
historiografitë kombëtare letrare, janë dominuar nga një frymë, qoftë edhe
humaniste, por “sui generis”, e pashkëputur ende nga perceptimi i botës dhe
universit sipas heronjve të Iljadës së Homerit dhe kreshnikëve të “bjeshkëve të
namuna”, ku mbizotëron mbi gjithçka eposi dhe pathosi! Fryma kritike e letrave
të periudhës së shekullit të XVIII-të, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan
më tej, është përçuar dhe përjetuar me shumë filtra kulturorë e historikë,
qoftë në periudhën e Rilindjes kombëtare shqiptare, qoftë në tekstet e ndritura
letrare të periudhës së midis dy luftërave, me përjashtime të ralla tek Migjeni
dhe Lazgushi. Në këto kushte, periudhat, rrymat, “shkollat” ndarëse të
letërsisë shqipe, të perceptuara si në një enë lidhëse sipas një “modeli”
europian, që u zhvillua në shekullin e XIX-të me lindjen e konceptit politik të
referencës sipas gjuhës, fesë etj, dhe me studimin e konceptit të kombit, u
farkëtuan politikisht gjatë Realizmit Socialist duke futur idenë e modelit kalk
të një “Iluminizmi francez” në letrat shqipe. I vetmi Iluminizëm francez që u
përçua në Letërsinë shqipe ishte nëpërmjet kanalit të bosforit ku në prag të
rënies së Perandorisë Osmane hegjemonia franceze ishte në kulmin e saj. Kjo
është arsyeja pse sot, ky terren apo fushë është edhe më komplekse, e pasur dhe
interesante për studim. Ai që quhet “Iluminizëm” si rrymë, është shprehur dhe
përfaqësuar në të gjitha format politike në Europë e më gjerë. Pikërisht format
e ndryshme të këtij ndikimi i kanë rrënjët në brumin kulturor dhe historik të
secilit territor. Duke kuptuar këtë mund të kuptojmë edhe rolin e ushqimit të
këtyre rrënjëve në ndërtimin e sistemeve tona politike dhe sociale!
M.:
Studiues e shkrimtarë të njohur shqiptarë janë të lidhur me kulturën letrare
franceze, nëpërmjet studimeve, apo krijimtarisë letrare që zhvilluan në këtë
qendër të kulturës dhe civilizimit europian e botëror, po lexuesi francez sa
mendoni se e njeh letërsinë shqiptare?
E.T.K.: Lexuesi francez njeh atë letërsi që i serviret.
Letërsia shqipe ka dy mënyra për të depërtuar jo vetëm tek lexuesi francez por
edhe më gjerë; nëpërmjet dygjuhësisë dhe nêpërmjet përkthimit letrar. E
megjithëkëtë përkthimi letrar tek ne, rralle konsiderohet si pjesë të pandashme
e zhvillimit dhe historisë së letërsisë, ndonëse ai është në zanafillën e vetë
letërsisë së shkruar, ne, rrallë e pyesim veten mbi aktin e përkthimit që është
larg të qenit një aktivitet i lehtë jo vetëm si veprimtari e thjeshtë teknike,
kalimi nga fjala në fjalë e nga fjalia në fjali, por edhe si proces
epistemologjik, pa të cilin, për ta shkruar me fjalët e Pol Valerisë
(Paul Valéry): “nuk do të kishim letërsi që dashurohen me njëra-tjetrën” ose,
për të kujtuar ato të Kadaresë: “nuk do të kishim atë që gjermani i madh Gëte
(Johann Wolfgang von Goethe) do ta quante ‘Weitliteratur’. Në këtë
kontekst, duke ftuar për të menduar epistemologjikisht mbi përkthimin në
letërsinë shqipe, ftojmë të mos e paragjykojmë letërsinë shqipe si të izoluar,
as edhe vetëm si të ndikuar, shpesh nëpërmjet një analize të përgjithshme e të
përcaktuar në terma kohorë ose terminologji konceptuale të vakët e të paqartë.
Çështja e përkthimit nuk është vetëm një çështje historike në letërsinë shqipe,
një trajtesë kjo e konsumuar tashmë, por një çështje, një faktor dhe një qasje
epistemologjike që duhet qartësuar, për të kuptuar më pas realisht, ku dhe kur
mund të flitet për ndikim, ku dhe kur mund të flitet për qarkullim tekstesh dhe
idesh, për përshtatje, ose edhe për rikrijime të mirëfillta në letërsinë
shqipe. Të kuptuarit e një epistemologjie përkthimi do të na ndihmonte të
kuptonim fenomenin estetik dhe ideor të çdo teksti letrar, artistik apo
përfaqësues mendimi dhe idesh. Njohja e letërsive dhe gjuhëve të vogla është në
raport me përkthimin e tyre në gjuhët e mëdha europiane. Të kujtojmë ketu
rastin e shkrimtarit çek Milan Kundera.
M.: Në studimet tuaja
vërehen tematika nga Iluminzimi europian, komunikimi ndërkulturor, Rilindja
Kombëtare, diskurset letrare, poltike, etj. Nga një dije gjithëpërfshirëse pse
veçuat këto fusha kërkimore dhe si e vlerësoni komunikimin ndërkluturor të
vendeve shqiptare dhe atyre europiane?
E.T.K.: Veprat e Iluminizmit, francez apo gjerman, kanë
mbërritur në hapësirën kulturore shqiptare rreth shekullit XIX. Nëse
përjashtojmë rastet e intelektualëve që flisnin frëngjisht – disa jetonin e
punonin jashtë territorit të Shqipërisë së atëhershme, dhe, pothuajse të gjithë
intelektualët shqiptarë jo vetëm të kësaj periudhe, por edhe të periudhave të
mëparshme, flisnin dhe shkruanin më shumë se dy gjuhë – pjesa më e madhe e
lexuesit shqiptar nuk kishte kontakt me këtë shprehje filozofike dhe politike
deri në periudhën e Rilindjes Kombëtare, e cila sipas burimeve shqip
konsiderohet si një lëvizje e «frymëzuar» prej të ashtuquajturit Iluminizëm
europian. Mendoj se në kontekstin e një rilindjeje të konceptit të kombit u
krijuan dy rryma paralele të kësaj lëvizjeje politike, të cilat, më pas, prej
aktivitetit të saj, u quajtën edhe letrare; rryma që përfshinte autorët
arbëreshë të Italisë dhe që qëndronte kah lëvizjes Risogimento duke
shfaqur elemente të estetizmit romantik europian, dhe rryma e autorëve që u
formuan dhe vepruan brenda territoreve gjeografike gjuhësore, kulturore,
administrative dhe politike të Perandorisë Osmane, të cilët, për shkaqe fare të
qarta të marrëdhënieve dhe fillesave në atë kohë të një hegjemonie franceze
postiluministe, zhvilluan një tipar ideor politik letrar të tipit “iluminist”.
Rusoi, për shembull, si i pari iluminist i shqipëruar, lexohet pothuajse i
cituar nga Sami Frashëri tek “Histori e Skënderbeut”.
«Njeriu lind i lirë,
Pastaj do t’a pengojnë.»
Kjo simbiozë, që ne e quajtëm «rrymë paralele» midis
Iluminizmit dhe Romantizmit, përbën origjinalitetin e asaj që jemi mësuar ta
emërtojmë Rilindje Kombëtare Shqiptare. Bëhet fjalë për një letërsi, e cila në
termat e influencës, mendohet gjerësisht të jetë ndikuar nga Iluminizmi
europian dhe në veçanti ai francez, por nuk ekzistojnë edhe sot analiza të
mirëfillta mbi ngjashmëritë dhe zhvendosjet estetike të këtyre Iluminizmave në
letërsinë shqipe. Ndikimi mendohet në rrafshin ideor, kulturor dhe politik; por
për të kuptuar këtë fenomen, që disa e quajnë «ndikim», dhe që ne propozojmë ta
quajmë qarkullim, zhvendosje tekstesh kulturore – sepse cila gjuhë dhe cili
tekst nuk do të ishin kulturorë, dhe nuk do të gjendeshin të zhvendosur e në
lëvizje nga njëra kulturë në tjetrën? – do të duhet të kuptonim kontekstin
politik dhe ngjashmëritë sociale e historike që lidhen me shoqëritë tek të
cilat qarkullojnë këto tekste, ide, koncepte. (Shënim: shih mbi këtë: Eriona
Tartari, « La Renaissance albanaise entre les circulations culturelles et la
réappropriation nationale des Lumières » dans Les langages culturels au
carrefour des cultures, Rachel Monteil, Laurence Denooz, Florence Fix
(dir.), éd. Orizons, Séries « Comparaisons », Université de Lorraine, 2018).
Letërsia e Rilindjes Kombëtare, zhvillohet në një frymë të veçantë siç e
përmenda më lart dhe sigurisht interesi për filozofinë iluministe zgjat
nëpërmjet lëvrimit të koncepteve të ndryshme deri në vitet ’30, ku, nuk bëhet
më fjalë për citime dhe frymëzime të tërthorta, por për citime dhe përkthime të
mirëfillta tekstesh, të cilat mbeten të pakta. Në këtë rast, natyrshëm lind
pyetja: Si krijohet ideja e Iluminizmit në letërsinë shqipe nëpërmjet vetë
leximit të teksteve iluministe? Ndërkohë që Iluminizmi si ide, por edhe
Rilindja Kombëtare, të konsideruara dhe të interpretuara teorikisht si kategori
historike, trajtohen në lidhje me njëra-tjetrën vetëm nëpërmjet interpretimit,
në çdo rast i varur ky nga kontekste të ndryshme kulturore; ose prej burimeve të
dyta. Trajtimi i teksteve konkrete të shqipëruara dhe përplasja e burimeve të
para të gjendura, përpara çdo riinterpretimi të mundshëm mbi të ashtuquajturin
«ndikim», do të na çojë natyrshëm në rimendimin e këtyre përkufizimeve dhe
kategorive të vendosura.
Eriona Tartari është kërkuese dhe profesore e asociuar pranë Universitetit Montpellier. Ajo është korespondente shkencore pranë qendrës IESR, Sorbonne, Paris. Ka kryer studimet për letërsi të krahasuar në Universitetin Montpellier, dhe studimet për filozofi në Centre Sevres, Paris. Ka shkruar libra dhe artikuj kërkimorë në fushë të letêrsisë së krahasuar./KultPlus.com
Kosova ka nisur të furnizohet me dy ilaçet, të cilat javën e kaluar u aprovuan nga autoritetet amerikane për përdorim në luftimin e virusit covid-19, raporton Gazeta Express.
Derisashtetet e zhvillara po përpiqën të zbulojnë medikamentin që shëron sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aprovuar përdorimin e hidroksitit të klorokuinit në kombinim me antibiotikun. Sipas studimeve fillestare, ky kombinim zvogëlon qendrueshmërinë e virusit në trupin e pacientit.
Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje dhënë Gazetës Express thotë se tashmë është siguruar një sasi e këtyre ilaçeve. Një pjesë e tyre është blerë e pjesa tjetër është dhënë si donacion nga një operator, që Ministria nuk ia ka treguar emrin.
“Ministria e Shëndetësisë është në dijeni lidhur me terapinë në fjalë, dhe tashmë ajo ka siguruar një sasi nëpërmjet buxhetit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, kurse një pjesë e vogël është pranuar si donacion nga një operator i brendshëm ekonomik”, thuhet në përgjigjen e MSH’së.
Ministria ka porositur edhe sasi shtesë të dy ilaçeve, të cilat priten të vijnë nesër.
“Sasi tjera do të porositet nesër, të cilat do të mbulohen nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet tutje në përgjigje.
Amerika i dha dritën e gjelbër, pasi një studim i ri gjeti se hidoroksiti i klorokuinit, që është një ilaç i famshëm kundër malarias e që njihet me emrin tregtar “Plaqenuil” , në kombinim me antibiotikun azitromicin do të ishte efektiv në shërimin e sëmudjes së shkaktuar nga virusi Covid-19. Sipas këtij studimi, që akoma është në fazë të hershme, ky kombinim i dy ilaçeve, do të zvogëlonte qendrueshmërinë e virusit te pacientët.
Hulumtuesit e kanë testuar studimin në 30 pacientë të prekur me virusin covid-19, duke e provuar hidroksitin e klorokuinit veçmas, si dhe në kombinim me antibiotikun. Ata i kanë krahasuar rezultatet e këtyre me grupin e pacientëve që nuk kanë marrë fare këto ilace.
Studimi u krye pas raportimeve se ky kombinim ka ndikuar në shërimin më të shpejtë të pacientëve kinezë nga koronavirusi.
Njëzet nga 30 pacientët që e kanë marrë këtë tretman ka rezoltuar se hidroksitit i klorokuinit ka dhënë efekt, mirëpo efekti më i madh ka qenë atëherë kur është kombinuar edhe me antibiotikun. /Express/ KultPlus.com
Ukshin Hoti ishte profesor,shkrimtar, filozof,intelektual,atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare ne Kosovë gjatë viteve 80-ta dhe 90-ta.
Është një ndër intelektualet më të arsimuar në Kosovë! Ai kishte qenë edhe ligjerues në disa universitete në SHBA ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar.
Më poshtë KultPlus ju sjellë 6 thënie nga Ukshin Hoti për shqiptarët:
1.Historia e shqiptarëve nuk duhet bërë nga të tjerët, por duhet njohur nga të tjerët.
2.Edhe nëse ky qe fati im, unë pajtohem me të, pavarësisht nga çmimi që mund ta paguaj, sepse fëmijët e mi dhe jo unë vetë, janë kuptimi i jetës sime. Atdheu e fiton kuptimin me ta dhe jo pa ta, pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe.
3.Shqiptarët duhet të jetojnë dhe t’i preferojnë vlerat e një botë me raporte të çiltra e humane, me konkurrencë të lirë të mendimit dhe të ideve, me kritere të njëjta të zgjedhjes së më të mirit, pa përbuzje, një botë ku do të shpërthenin vlerat e tyre origjinale.
4.Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropeizimit të saj të ardhshëm.
5.Kombi Shqiptar po e përjeton në imagjinatë atë që kombet tjera e kanë realizuar prej kohësh. Po duke qenë një komb si të gjitha kombet tjera, shqiptarët nuk kanë pse të përjetojnë gjithçka vetëm në imagjinatë.
6.Populli shqiptar niset nga besimi i plotë se është popull i Evropës, njëri ndër më të vjetërit, dhe se parimet që do të vlenin për të tjerët do të duhej të vlenin edhe për të. Në këtë mënyrë, tashmë është në provë e sipër kriteri religjioz, kaherë i injoruar dhe i harruar, në përcaktimin e statusit e popujve të Evropës. / KultPlus.com
Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.
KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.
Në këtë mbrëmje, po rekomandojmë romanin në dy vëllime “Amerika”, me autor filozofin francez Jean Baudrillard.
Filozofi francez, postmodern, Jean Baudrillard, në librin e tij “Amerika” shpalos mendimin mbi shumë çështje me rëndësi që janë jetësuar në shoqërinë amerikane. Në një raport dialektik me Europën, autori shpjegon se përse ShBA-ja është utopia e realizuar, ku janë dallimet kryesore mes Amerikës dhe Europës si dhe shtjellon deri në detaje, atë që ai e quan <revolucion të zakoneve> apo mënyrë e të jetuarit, e konsideruar si arma më të fuqishme që posedon Amerika.
Rivalitet dhe progres. Veprime të thjeshta dhe praktike, simuluese dhe publicistike. Aktualitet e dinamizëm. Hapsirë kinematografike. Rrugë të dendura, elektrizuese. Pompoziteti, dhuna dhe seksi. Liria, barazia, demokracia. Multikulturalizmi.
Këto jane disa nga konceptet kryesore për ta dhënë një pasqyrë për Amerikën, e cila pavarësisht se ndanë civilizimin me Europën, sërisht dallimi mes tyre është i dukshëm. Jo në koncepte të reja të jetësuara atje por edhe me të njejtat që kanë krijuar në histori.
Në këtë libër, Baudrillard shkruan edhe për dallimin ndoshta me të theksuar mes Amerikës dhe Europës: Të konceptimit dhe të realizimit të ideve. Përderisa Europa është e preokupuar aq shumë me transedencën, analizën, konceptualizimin e ideve, Amerika jo që nuk angazhohet në atë drejtim, por përkundrazi merret vetem me materializimin e ideve, me realen, me realizimin e tyre.
Ky libër është një skanim prej filozofi për kulturën amerikane si dhe njëkohësisht edhe një krahasim i detajuar i ShBA-së me Europën, veçmas në mënyrën e jetesës dhe në kulturën në përgjithësi. / KultPlus.com
Shqipëria pritet ta shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Rama gjatë një interviste televizive në abcneës. Rama deklaroi se është thjesht një akt formal dhe se situate me koronavirusin është më e rëndë se ajo që kaploi Shqipërinë më 26 nëntor, me tërmerin që i mori jetën dhjetëra personave.
Pjesë nga intervista:
Është më e rëndë kjo situatë lufte apo ajo e tërmetit?
Padiskutim është kjo pasi në këtë luftë jemi vetëm në ndryshim me atë që bëmë me tërmetin që shtrime dorën me argumenta që të na ndihmonte. Kjo është një luftë që jemi të vetëm, pa dyer të hapura që patjetër mund të hapen më vonë.
Pse nuk shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore?
Kjo është një pyetje që bëhet gjithmonë, kjo është një situatë që na ka gjetur në një gjendje fatkeqësie sidomos në vijën e kuqe ku e kishim të shpallura më parë ne nuk i kemi lënë gjë mangut asgjë. Do e bëjmë dhe atë por nuk është një ndryshim është thjesht akt formal.
Kur mund ta bëni një gjë të tillë apo kur situata mund të rëndohet?
Me datë 3 prill, këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, Dua Lipa është paraparë të publikojë albumin e ri, të dytin në karrierë.
‘Future Nostalgia’ mban emrin ky album i cili është rezultat i një pune kolosale rreth dy vjeçare.
Albumi do ketë 11 këngë por i tëri ka rrjedhur dy javë përpara publikimit zyrtar.
Marrë parasysh këto rrethana dhe sa shumë dëm ka shkaktuar publikimi ilegal i albumit Dua Lipa ka zhvendosur datë e publikimit të albumit të saj të ri. Nga data 3 Prill siç ishte parashikuar tani albumi do të publikohet me 27 Mars këtë të premte.
Lajmin e kishte bërë të ditur pas një ‘live’ në Instagram e që më pas e ka postuar edhe në llogarinë e saj Twitter. Klan Kosova / KultPlus.com
Mandatory Credit: Photo by DAN HIMBRECHTS/EPA-EFE/Shutterstock (10486324af)
Dua Lipa arrives at the 33rd Annual ARIA Music Awards at The Star in Sydney, Australia, 27 November 2019.
33rd ARIA Music Awards, Sydney, Australia – 27 Nov 2019
Pa Lamin dhe bisedat e përditshme me të, ndjehesha i vetmuar dhe i humbur madje… Këtë ia thash, si me shaka, kur u kthye nga Hasi dhe më tregoi se atje grithja po kryhej mirë, edhe pse kishte familje që i rrinin larg ngaqë kryhej jashtë mbikëqyrjes së hyqymetit… Por, nga ato që m’i tha Lami gjatë qëndrimit andej e më banë përshtypje, ishte ndjenja e njëfarë, si e quajti, “barabarësie” midis njerëzish, ku i pasuri dhe i varfëri, i shëndoshi dhe i sëmuri, trimi dhe frikacaku, ndjeheshin njësoj të pafuqishëm ndaj murtajës… “Murtaja sikur ka hequr kufirin midis pasjes dhe mospasjes, ndërsa mbijetimi, sikur ka shlyer të djeshmen dhe të nesërmen…” Këto që i tha, Lami i lidhi me shfaqjen e ndjenjës së hiçit, me çka u pajtova dhe shtova se në kohë të tilla, qoftë edhe si frikë, ajo ishte shënja e parë e kthimit të njerëzve nga njerëzorja, nga ajo që nuk e kishin parë ose nuk kishin dashtë me e pa. Por, thash, se ndjenja e hiçit nuk vjen nga ajo se bota është pjesë e hiçit dhe për hiçin, që duhet të përfundojë me hiçin, pra si asgjë, por nga të kuptuarit e saj se jeta është themel i krijimit, që qëndron mbi sistemin e vlerave morale dhe humane, që duhet shfrytëzuar për ta jetuar në përputhje me logjikën e krijimit, për të mirën dhe me të mirë dhe jo për ta përvetësuar, ose për me e kthye në plaçkë nga forca dhe ndjenja e të qenit i gjithëfuqishëm. i pavdekshëm ose mbinjeri…”
(Shkëputje nga romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, 1982)
Këngëtarja e njohur Era Istrefi e cila ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt te ri, si duket po i jep fund pritjes së fansave të saj, shkruan KultPlus.com
Përmes një videoje të publikuar në rrjetin e saj social Instagarm, ajo ka njoftuar se këtë të premte do të sjell këngën e re “No Maybes”.
Kënga është në bashkëpunim me këngëtarin e hitit të njohur “Temtation” – Arash. Kujtojmë se Era Istrefi tashmë ka depërtuar në tregun ndërkombëtar me dy hitet “Bon Bon” si dhe “Life it Up”. /KultPlus.com
Stafi qendror i SBASHK-ut, Kryesia bashkë me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve çdo ditë mbajnë takime pune nga larg duke përcjellë situatën aktuale në këtë kohë plot sfida e duke dhënë ide e duke marrë detyra konkrete në shërbim të arsimit dhe dijes.
Në takimin e sotëm kryetari i SBASHK-ut ka informuar stafin, kryesinë dhe kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve se ka komunikuar me Ministren Hykmete Bajrami për ta përgëzuar e uruar me rastin e nisjes së mësimit nga larg duke i shprehur mbështetjen e plotë të SBASHK-ut në përpjekjen e përbashkët që dija dhe arsimi të vazhdojnë rrugëtimin drejt diturive të reja e me lutjen e përbashkët për fitore ndaj armikut tinëzar dhe kthim sa më të shpejt në institucionet arsimore.
SBASHK në takimin e sotëm ka marrë informacione nga kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve se shumë nga kolegët tanë ka kohë që kanë nisur komunikimin nga larg me prindër e nxënës dhe duke zhvilluar kështu brenda mundësive njësi mësimore e duke testuar njohuri përmes detyrave.
SBASHK-u përgëzon kolegët tanë për këtë angazhim.
Punëtorët e arsimit janë dëshmuar edhe në kohë të tjera të liga duke e mbajtur gjallë dritën kundër errësirës. Ata edhe në këto kohë të vështira për Kosovën dhe tërë botën janë të mobilizuar dhe do të jenë, edhe pse nga larg, me nxënësit e prindërit në rrugëtimin drejt dijeve të reja.
Stafi i SBASHK-ut, kryesia dhe kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve çdo ditë do të vazhdojnë me komunikimin dhe takimet nga larg duke analizuar situatën e duke qenë në gatishmëri për punë e përkushtim sipas kërkesave të kohës. Në gjithë vitet e okupimit qëndruam fuqishëm në shërbim të dijes e dritës kundër errësirës. Të mobilizuar e të gatshëm jemi edhe sot. Edhe nga këto takime prej së largu stafi dhe gjithë anëtarët e SBASHK-ut edhe një herë shprehin mbështetjen dhe respektin për Sindikatën e Shëndetësisë, pra ndaj mantelbardhëve duke i përgëzuar për angazhimin dhe përkushtimin në luftë për jetën kundër vdekjes. / KultPlus.com
Ç’ka Dardani që rri menduar? Ç’hall ka ai? Kush e di?… Ka hyrë në kopsht të madh Dhe po zgjedh lule për poezi.
Për temë zgjodhi jetën në shkollë, Marsin e nisi thjesht, me mollë: Dikush kaloi telat, ulet, përkulet, Tinëzisht këput frutat pa u rënë lulet, Dega e këputur rrjedh qumësht të bardhë, N’mes shoqesh qëndron e zhgrehur n’vaj…
Kush, vallë, që ai Që s’e pa asnjë sy?!
Dardani mendoi se e kaloi marsin: “Po hyj në shqoten e prillit mirë…” Pesë dy herë i kishte fshirë, Domosdo i kishte shkruar prapë. “Jo, nuk matet vargu me hap, Nuk shkruhet vjersha me një frymë!
E sheh se
këtu mungon një rimë?…”
Vargu i tetë sikur thirri: ” Hopa… Hopa. Vjersha nuk i duron gjithë këto gropa!” “Durim, thirri Dardani, Durim, Të ëmbëlsoj, o vargu im…”
Nga Droja e Dardanit – Hasan Dajaku / KultPlus.com
Pandemia e koronavirusit ka bërë që të zvogëlohet në masë të madhe aktiviteti industrial dhe të ulet niveli i ndotjes së ajrit në botë. Kjo gjë tashmë është dëshmuar edhe përmes pamjeve satelitore të Agjencisë Evropiane të Hapësirës.
Një ekspert tha se ndryshimi i papritur e paraqet eksperimentin më të madh ndonjëherë sa i përket uljes së gazrave nga industria.
Në bazë të të dhënave satelitore, niveli i dioksidit të azotit gjatë gjashtë javëve të kaluara në qendrat industriale në Azi dhe Evropë ishte shumë më i ulët sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Dioksidi i azotit prodhohet nga motorët e veturave, termocentralet dhe proceset industriale. Besohet që ky gaz ndikon në përkeqësimin e sëmundjeve të frymëmarrjes, siç është astma, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkruan dioksidin e azotit si gaz helmues që shkakton inflamacion të konsiderueshëm në rrugët e frymëmarrjes, kur është në prani më të madhe se 200 mikrogramë për metër kub.
Ulja më e madhe e ndotjes së ajrit përmes pamjeve satelitore mund të vërehet në hapësirën ajrore të qytetit Wuhan në pjesën qendrore të Kinës, i cili është vendosur në izolim që nga janari. Aty ndodhen qindra fabrika dhe banojnë 11 milionë banorë. / KultPlus.com
Ylli i hitit “Like A Virgin”, Madonna, e ndau një mendim personal për COVID-19 në rrjetet sociale, me ç’rast deklaroi që mendon se kjo pandemi globale i ka bërë njerëzit të barabartë në shumë mënyra.
“Kjo është karakteristika e koronavirusit, nuk i intereson a sa i pasur je, sa i famshëm, sa qesharak, sa i mençur, ku jeton apo sa vjet i ke… për mendimin tim kjo sëmundje është një barazues i shkëlqyeshëm. E keçja e saj është se na ka barazuar në shumë mënyra, dhe e mira e saj është sërish, ngase na ka barazuar në mënyra të ndryshme. Dhe siç kam thënë gjithmonë, ne të gjithë jemi të barabartë. Nëse anija fundoset, të gjithë do të fundosemi së bashku me të,” shkruhej në postimin e këngëtares në Instagram.
Në fillim të muajit mars, Madonna u detyrua t’i anulojë dy koncerte në Paris, për shkak të shpërthimit të pandemisë globale, transmeton Koha.
Këngëtarja planifikohej të performonte në kryeqytetin francez, Paris më 10 dhe 11 mars si pjesë e turneut të saj të fundit “Madame X”, por promovuesit e turneut e kishin konfirmuar lajmin se koncertet janë anuluar sipas vendimit të Qeverisë franceze, e cila e ndaloi mbajtjen e ngjarjeve me më shumë se 1.000 njerëz, me qëllim të ndalimit të përhapjes së koronavirusit në vend./ KultPlus.com
Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tënde“ mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +.
TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishësh gjumin tim, t’i ndalësh jetën dikujt, t’i plagosësh zemrën një nëne, vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi.
Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes prindërit e mi në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.
Unë që po të drejtohem, jam një femër, një motër, një vajzë, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për t’i shërbyer mikut, familjarit apo edhe ty.
Ne jemi po ata sot, që ndërkohë, që ju kërkohet të rrini në shtëpi për të “shpëtuar” veten tuaj dhe atë të komunitetit, ne jemi po BRENDA spitaleve, për t’i shërbyer po mikut, familjarit apo ty.
Nuk u ankova kur toka u dridh, por sot më ulëret shpirti. Sot ndihem e pafuqishme, sot ndihem e mbytur sikur askush nuk më dëgjon. Unë nuk i kërkoja dot Zotit të ndalte tërmetin, vetëm i lutesha atij, ama sot unë të kërkoj ty që të ndalosh Virusin.
Unë sot, të kërkoj ty të izolosh këtë armik që ndodhet jashtë, kudo, në Shqipëri dhe në Botë.
Unë sot, të lutem ty mos të më marrësh jetën mua, kolegut tim, familjarëve të mi apo të çdo qënie njerëzore.
Unë sot, të lutem të më dëgjosh, që ajo Shqipëri e vogël, me plagë plotë ende të pashëruara mos të vuaj më shumë.
Unë sot, të lutem ty sot që të izolosh veten, që të gëzosh dhuratën më të shtrenjtë që është “Jeta“. Duaje Jetën tënde, timen, të çdo kujt.
QËNDRO NË SHTËPI. Na lini ne, ashtu siç jemi betuar, me ngarkesën emocionale, lodhjen fizike, shpirtin e ndarë nga familjarët, të kurojmë ato jetë sot COVID-19 +, pa rritur më shumë numrin e tyre. Mos plagosim më shumë familje, mos presim më jetë në mes.
TË LUTEM !! Le të jemi ndryshe, t’i tregojmë botës kulturën, bindjen, dashurinë për familjen, për jetën!
T’i tregojmë në fund botës që ne e Fituam Luftën me COVID-19 me sa më pak jetë të humbura!
Prindërit e tij kanë lindur në Maqedoni, në një fshat të vogël të quajtur Kërçovë. Më pas janë transferuar në ShBA bashkë me prindërit. Atje shkuan në shkollë dhe u martuan në Ilinois. Më pas ka lindur djali i tyre, Adem Dalipi i cili sot është 17 vjeç e që po mahnitë me talentin e tij në muzikë, shkruan KultPlus.
I
lindur dhe rritur në Amerikë, Ademi ka treguar për KultPlus se jo çdo gjë ishte
e lehtë për familjen e tyre në këtë vend të madh.
“Unë
kam lindur në Amerikë më 2003 (tani jam 17-vjeç) dhe jam rritur aty. Prindërit
më merrnin bashkë me vëllain dhe ktheheshim verës në shtëpi për ta vizituar familjen
dhe për të mësuar më shumë rreth fshatit dhe kulturës sonë. Në Amerikë pata
shumë keqkuptime për shkak të emrit, por sidoqoftë sfondi im kulturor ishte i
ndryshëm sepse ne angazhoheshim në komunitetin shqiptar që na rrethonte.”
Por,
talenti i tij për muzikë ra në sytë e profesorit qysh në klasë të tretë, kështu
ai paralajmëroi nënë e tij që djali
kishte “vesh për muzikë”. Kjo i ndihmi Ademit për të nisur rrugëtimin e tij,
fillimisht duke mësuar kitarë e më pas nis të këndojë dhe të mësojë instrumente
të tjera.
“Kam shkruar muzikën time qysh kur isha 11-vjeç. Prindërit e mi nuk qenë marrë me muzikë, prandaj ishte pak e vështirë për mua. Ata filluan të shohin seriozitetin tim dhe kështu nisën të më mbështesin. Së bashku gjetëm mundësi për të krijuar lidhje me njerëzit në industri.”, ka treguar Ademi i cili aktualisht ka filluar të prodhoj dhe regjistroj muzikë në studio, ku i ka dy këngë që i ka shkruar vet. Ndërsa, këtë verë, do ta lansoj një EP që ka pasur mundësi ta incizoj profesionalisht në Los Anxhelos, Kaliforni.
Një
ndër mundësitë më të mira që i ka ardhur në duar, si një djalë i ri në këtë
fushë, është edhe ftesa për audicion në “American Idol”. Ishte vera e vitit
2018, kur sapo kishte mbaruar disa incizime në Toronto të Kanadasë dhe një
producent nga “American Idol” e ftoi në audicion. Atë kohë ishte vetëm 15-vjeç,
dhe kishte fatin të merrte tiketën e artë nga një juri e përbërë nga këngëtarët
e famshëm si: Lionel Richie, Katy Perry dhe Luke Bryan.
“Pas
kësaj unë kam shkuar edhe në “Javën e Hollivudit”. Kjo shfaqje më dha besim të
madh që unë do të jem artist serioz në të ardhmen, dhe kjo do të më ndihmojë për
lidhje të reja me industritë muzikore”.
Amerika ka një treg të gjerë të muzikës, artistë nga e gjithë bota vërshojnë drejt këtij vendi për të realizuar ëndrrat e tyre, por Ademi beson fuqishëm se do të sigurojë vendin e vet dhe audienca do ta mbështesë.
“Kam
një sfond unik në muzikë, me ndikim të madh nga bluzi. Duke qenë se vet i
shkruaj këngët e mia, besoj se audienca do të më mbështesë në rrugëtimin tim.”
Ndërsa, ka vetëm 3 javë që ka publikuar këngën e re të cilën e ka prodhuar vetë. Kënga titullohet “Wanting for you” dhe është shoqëruar edhe me një videoklip mjaft të këndshëm. Kënga është pritur shumë mirë dhe Ademi pohon që ka marrë mjaft kritika pozitive.
Duke
qenë në fillet e karrierës, padyshim që ai ka shumë ëndrra që pritet t’i
realizojë. Një ndër to është edhe bashkëpunimi me John Mayer.
“Një
nga inspirimet e mia më të mëdha, do të ishte gjë e mrekullueshme të bashkëpunoja
me të. Një tjetër artist që më vjen tani në mendje është Mac Ayres.”
Ndërsa,
i pyetur për sukseset e vajzave shqiptare si: Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha e Ava Max të cilat tashmë
kanë prekur majat e muzikës botërore, Ademi thotë se ky është qëllimi dhe ëndrra
e tij.
“ I respektoj të
gjithë shqiptarët që kanë arritur, pasi është e vështirë të kesh sukses në këtë
industri. Bebe Rexha dallohet sepse ka pasur shumë vështirësi me të cilat është
përballur derisa ka arritur aty ku është.”
Muzikë
shqip pohon që dëgjon pak, megjithatë ka dy artistë aktual që i dëgjon, ai është
Ledri Vula dhe Gashi.
“Dëgjoj
gjithashtu grupin “Elita 5”, babai im e shijon muzikën e tyre”, pohon Dalipi i
cili shprehet i gatshëm për bashkëpunime me artistët shqiptarë.
Përderisa
në Maqedoni ai shkon shpesh për vizitë bashkë me familje, Kosovën ende nuk ka
pasur rast ta vizitojë. Por ai ka plan që këtë verë të vizitojë natyrën dhe
bukuritë shqiptare dhe gjithashtu shpreh dëshirën që të perfomojë në Kosovë apo
Shqipëri.
Rrugën
e nisur e sheh të gjatë dhe të suksesshme, por për këtë ai është duke punuar
shumë. Dalipi po planifikon që ta lëshoj EP-në shumë shpejt, por për shkak të
Covid-19 gjithçka ka mbetur pezull.
Krejt për fund, artisti i ri ka një mesazh për të rinjtë shqiptarë: Gjeni diçka që me të vërtetë doni ta bëni dhe bëni gjithë përpjekjet tuaja që ta arrini atë. Punoni shumë dhe tregohuni të durueshëm! / KultPlus.com