‘A thua tërë jetën do të na vijë era sëmundje e murtajë, a thua tërë jetën t’i dezinfektojmë plaçkat, ëndrrat, fjalët’

Poezi nga Ali Podrimja

LUM LUMI

A thua është dita jote e fundit në spital
do t’i biem deri në fund a thua
edhe kësaj dite të lodhur në orën e familjes.

Nuk të kam sharë as nuk të kam rënë kurrë
vetëm të kam thënë; Ai në hapësirë atje larg jam Unë.

Në jetë, në art vrasësit më të mëdhenj janë frikacakët.
Mjeshtëria e tyre; gjuajtja në gabime, dhelpëria.

Ti mëso të duash vogëlush. Ti mëso të ecësh me këmbët e tua
mbi të keqen mbi të mirën, mendo me kokën tënde
kurrë mos pështyj në dashuri, as në pleh;

Mallkim i fisit.
Shkolla jote antike; të dish të çelësh derën e shtëpisë
Në çdo kohë,
Të dish të thuash fjalën kur duhet thënë.
Urrejtja është më e rëndë se vrasja.

Me ditë me shikon nga krevati i vjetër; spitali tepër i vogël
për dhimbjet e tua
për shtatë plagët e tua
për ditët, për netët e tua plot klithje.

Spitali tepër i vogël
i vogël tepër spitali
nën te Danubi i thellë e i kaltër.

A thua tërë jetën do të na vijë era jod
sëmundje, murtajë
do pështyjmë gjak e vrer,
a thua tërë jetën t’i dezinfektojmë plaçkat, ëndrrat, fjalët.

A thua edhe këtë ditë do ta kalojmë në spital.
Të shikoj; në syrin tënd flaka, etja, qielli,
Në syrin tënd asnjë dredhi, asnjë mllef
pastërtia e syrit tënd më ka përpirë të tërin.

Në fund të syrit tënd
hap fatin tim të kobshëm.

Ai nuk jam Unë
Ai nuk je TI
Kush jam, kush je?
Syri yt mbyllet, dhe frëngjia në Kullë.

Poezia më e bukur ende s’është shkruar
as do të shkruhet
përderisa zhytësit ende jetojnë

Vogëlushi im, thellësia mashtron, vetëm largon nga e vërteta
dhe çdo fund është tragjik.

Po ç’ka aty poshtë në materie
Miu i Bardhë, antimateria.

Do të vijë koha kur do të më hapësh si një libër
të vjetër psalmesh
kur do të mësoj të ecësh nëpër pluhurin tim
por koha ecën shpeshherë në shpinë të breshkës.

A thua na u sosën fjalët, këngët,
na mundi ëndrra, udha,
a thua edhe kjo ditë po na lë me shpirt ndër dhëmbë.

Ti je më i madh, vogëlush, më i fortë se ky spital
për inat këtë ditë ta sosim deri në fund.
Lum Lumi. / KultPlus.com

Filmi “Reze” i Lorena Sopit fiton çmim në San Ramon


Filmi ‘Rreze’ (Ray) i regjisores Lorena Sopi i cili është realizuar sipas ditarit të famshëm të Rreze Abdullahut e me regji të Lorena Sopit, është shpallur njëri ndër fituesit e festivalit “The Indie for You Film Festival” i cili është mbajtur nga data 14 – 22 mars në San Ramon – California, përcjellë KultPlus.

Festivali tetë ditor i cili ka përzgjedhur në garën zyrtare 144 filma nga e gjithë bota, në pesë kategori, është mbajtur On Line . Në këtë event, filmi kosovar ‘Rreze’ ka fituar Çmimin për Dramën më të mirë – Best Drama.
Filmi ‘Rreze’ i cili ka pasur premierën në Cannes Film Festival – Short Corner, në muajin maj te vitit 2018, deri tani ka qenë pjesë e më shumë se dyzetë festivaleve ndërkombëtare dhe ka fituar trembëdhjetë çmime kinematografike: Filmi më i mirë evropian – në Europa Film Festival në Barcelonë, Filmi më i mirë i luftës në Festivalin Movie Pro Screen në Los Angeles të SHBA-ve, Aëard of Merit dhe Humanitarian Aëard në Festivalin Best Shorts Competition – La Jolla, të SHBA-ve, Merit Aëard në Canada Short Film Festival në Vancouver të Kanadasë, Best Drama Short në Ëorld Film Festival (Los Angeles), Best Ëar Short Film dhe Best Costume Design në Five Continents Film Festival (Venezuela), Special Jury Prize, në North American Film Aëards, Best director dhe Audience Aëard në My True Story Film Festival (Los Angeles), Best Drama në Star Film Festival (Barcelona), poashtu Best Drama në The Indie for You Film Festival (San Ramon – California).

Gjatë vitit të luftës 1999, Rreze Avdullahu kishte shkruar Ditarin e Frikës. Në ditëlindjen e nëntë të atij viti të shënjuar, ajo nuk kishte pritur dhurata e as festë. Ajo kishte vetëm një dëshirë: Nuk donte të vdiste. Atë ditë, Rrezja shkon te ushtari serb që bënte roje dhe i thotë: Unë sot e kam ditëlindjen dhe nuk po due me vdekë! Veç po due me mbete gjallë… Ushtari nis e qanë. Rrezja befasohet sepse kishte menduar se ushtarët nuk qajnë kurrë. Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, mbi gërmadhat e së kaluarës, Rrezja shfaqet e dëshpëruar me botën që nuk është bërë më e mirë…

Në rolet kryesore në këtë film luajnë: Agron Shala, Glorioza Shala, Aurita Agushi. Në rolet tjera paraqiten: Selman Lokaj, Beslidhje Bytyqi, Uran Duli. / KultPlus.com

Planeti Tokë po rigjenerohet

U desht patjetër të ngadalsojmë. Garuam me kohën dhe me njerëzit, kush ku ka udhëtuar, kush sa ka harxhuar, kush ku ka qenë. Tani jemi të gjithë njësoj. Të mbyllur, të friksuar për shëndetin dhe për të ardhmen. Nuk ka më ku të harxhohen paratë. Nuk ka më fotografi nëpër rrjetet sociale se ku kemi qenë. Do t’i kthehemi vetëm kujtimeve.

Pushoni nga luksi, lavdërimi, pangopësia. Kjo do t’na kthejë shumë shekuj prapa, ku rrallë kanë udhëtuar, kur nuk kanë pasur shumë, përveç njëri-tjetrit. A e dini çfarë do të ndodhë kur të dalim jashtë? Do të ketë më shumë respekt! Bari do të jetë më i gjelbër, ajri më i pastër, lumenjtë më të kthjellët, kafshët e egra më të gëzuara. Ne do të çmojmë më shumë njëri- tjetrin, ngaqë nuk kemi qenë të vetëdijshëm çfarë kemi pasur në dorë.
Rrini në shtëpi.

Planeti Tokë po RIGJENEROHET. / KultPlus.com

178 vjet nga vdekja e Stendalit, shkrimtari që i kushtoi jetën artit dhe dashurisë

Më 23 mars të vitit 1842, vdiq në Paris shkrimtari i njohur francez Henri Beyle, i njohur me pseudonimin Stendali, shkruan KultPlus.

Stendali lindi më 23 janar të vitit 1783, ishte shkrimtar francez romancier, i njohur veçanërisht për romanet e tij ‘E Kuqja dhe e Zeza si dhe ‘Manastiri i Parmës’

Stendal i kushtoi jetën e tij ndjekjes së lumturisë, arteve dhe dashurisë.

Pas vdekjes së nënës së tij, ai kaloi një fëmijëri aspak të këndshme, me një baba që e përçmonte dhe gjyshi në anënë tjetër që e adhuronte. Kështu Stendali gjeti strehim në literaturë.

Nga dashuria e madhe qe ky shkrimtar kishte për artin, edhe sot e kësaj dite ka mbetur ‘Sindroma e Stendhalit’. Se cfarë është kjo sindromë, mund të lexoni në vijim.

Ka vepra arti në mënyrë tërheqëse, që janë në gjendje të lëshojnë tek një admirues një “dridhje të shpirtit” që shndërrohet në një çrregullim të vërtetë psikosomatik: Sindromi i famshëm Stendhal, i quajtur kështu për shkak të përshkrimit të efekteve – tek shkrimtari francez Stendhal, pseudonim i Marie-Henri Beyle.

Çfarë është sindroma e Stendhal?

Sindromi Stendhal është një çrregullim psikosomatik – jo psikiatrik – i identifikuar dhe përshkruar shkencërisht për herë të parë nga psikiatri Graziella Magherini në vitin 1977. Në terma të thjeshtë, është një keqësim intensiv psikologjik, eksploziv dhe me kohëzgjatje të shkurtër, që manifestohet përpara vepra të artit me mjeshtëri të hollë dhe bukuri estetike, shumë ekspresive dhe të pasura me simbolizëm. Gjithashtu shoqëron disa simptoma fizike. Sindroma e Stendhal ka më shumë gjasa të shkaktohet gjatë vëzhgimit të veprave të ekspozuara në një mjedis të mbyllur dhe të kufizuar. Shkurtimisht, është më e lehtë ta përjetosh këtë ndjenjë përpara Venusit të Botticellit, sesa tek një statujë monumentale të vendosur në një shesh.

Cilat janë simptomat e Sindromës Stendhal?

Taksikardia, ndjenja e zbehjes, marramendje, konfuzion mendor, eufori e pakontrollueshme, vështirësi në frymëmarrje dhe madje edhe hallucinacione, janë ndër simptomat më të zakonshme që karakterizojnë sindromën e Stendhal. Ndonjëherë shkaktohen edhe sulme paniku. Njerëzit përjetojnë një ndjenjë të fortë ankthi dhe goditen papritmas nga keqtrajtimi, gjë që shpesh i detyron ata që të largohen nga vepra që ata ishin zhytur.

Kë godet sindroma Stendhal?

Viktimat e sindromës Stendhal janë turistë që vizitojnë qytetet e artit, siç është Firence apo Parisi. Çuditërisht, italianët janë më pak të predispozuar të vuajnë; pasi të gjithë jetojmë në atdheun e artit dhe është e natyrshme në kulturën e tyre. Stendahl përjetoi sindromën që mban emrin e tij në Firence, duke lënë Bazilikën e Santa Croce. Këto janë fjalët e tij të raportuara në librin “Roma, Napoli dhe Firence. Udhëtim nga Italia në Milano dhe Reggio”. Pas përfundimit të udhëtimit ai thotë se nga viztia që i ka bërë veprave të artit, ka pasur marrje mendshme, rrahje të shpeshta të zemrës, frikë se mos rrëzohej. Çuditërisht, më të predispozuar për të eksperimentuar me sindromën Stendahl janë të rinjtë me një nivel të lartë të arsimit dhe që udhëtojnë vetëm. Sipas ekspertëve udhëtimi në vende kaq të bukura mund të shkaktojnë emocione të forta dhe për pasojë është një levë e rëndësishme për të shkaktuar sindromën. / KultPlus.com

31 vjet nga rrënimi i autonomisë së Kosovës – fillimi i shkatërrimit të Jugosllavisë dhe lindja e shtetit të Kosovës

Nga Jusuf Buxhovi

Rrënimi i autonomisë së Kosovës nga ana e Serbisë, më 23 mars 1989 në rrethanat e gjendjes së shtetrrethimit, ishin pjesë e skenarit të Beogradit për riformatizimin e Jugosllavisë në një shtet unitarist që do të mbikëqyrej nga Serbia.

Demonstratat e 11 marsit 1981, me ç’rast u ripërsërit kërkesa për Republikën e Kosovës nga demonstratat e vitit 1968, u shfrytëzuan si shkas për hapjen e këtij procesi, që do të kthehet në program politik të udhëheqjes serbe me rastin e spalljes së Memorandumit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve në nëntor të vitit 1986.

Dalja e Millosheviqit në skenën politike si dhe përdorimi i lëvizjeve populiste për disciplinimin e federatës jugosllave, duhej të përcillej edhe me ndryshimet kushtetuese, të cilave udhëheqja serbe ua përcaktoi formatin dhe kornizat, që për synimim kishin “barazinë e pozitës kushtetuese të Serbisë me subjektet tjera në federatë”, që nuk do të thoshte tjetër pos rrënimi i pozitës kushtetuese të Kosovës në federatë në përputhje me kushtetutën e vitit 1974 kur ajo fitoi statusin e njësisë së barabartë federative e me këtë edhe të largimit nga tutela serbe.

Rrënimi me dhunë i autonomisë së Kosovës, sigurisht se nuk do të ishte i mundur edhe pa aminin e njësive të tjera të federatës jugosllave që iu dha Serbisë nga aprovimi i platformës politike për Kosovën nga dy kryesitë e vendit në maj 1981, kur demonstratat e Kosovës u vlerësuan ngjarje kundërrevolucionare, gjë që hapi procesin e gjatë të diferencimit politik, viktimë e të cilit ishte arsimi, kultura, ekonomia dhe të arriturat tjera insitucionale që solli kushtetua e vitit 1974 si dhe burgosjet e qindra dhe mijëra të atyre që nuk pajtoheshin me këtë gjendje.

Në këtë proces të mundimshëm të diferencimit, udhëheqja e atëhershme politike e Kosovës, nuk ishte në gjendje që t’i kundërvihje Serbisë në rrethanat kur kishte prapa republikat tjera që secila në mënyrën e vet spekulonte me viktimizimin e Kosovës, gjë që u ndo kursi i nënshtrimit në përputhje me logjikën e mbijetimit, që të humbet sa më pak, deri te limiti i mbrojtjes me anën e nenit 49, që nënkuptonte mos dhënien e pelqimit për ndryshime, po qe se prekej subjektiviteti i Kosovës në federatë.

Në këto rrethana, udhëheqja e atëhershme (Vllasi dhe K. Jashari), në fund të vitit 1988 dhe në fillim të vitit 1989, u përpoqën që fushatës serbe t’i kundërpërgjieshin me demonstratat gjithëpopullore në Kosovë kundër këtyre ndryshimeve, me ç’rast u shfrytëzuan edhe minatorët për grevë dhe të ngjashme, që përfunduan me burgosjen e Vllasit dhe shpalljen e gjendjes së jashtazakoshme, që i duhej Beogradit që në Kosovë të përdorej për rrënimin e autonomisë.

Këtë e tregoi edhe farsa e votimit në Kuvendin e Kosovës, më 23 mars 1989, kur delegatët e Kosovës, nën kërcënimin e tankeve, u desh të jepnin “pelqimin” për këto ndryshime. Por, 11 prej tyre nuk iu nënshtruan kësja trysnie. Votuan kundër dhe me këtë nxorën në pah dinjitetin dhe gurimin edhe në rrethanat e kërcënmit me jetë. Kjo bëri që në gjithë Kosovën puçi kushtetues i Serbisë ndaj kushtetutes së Jugosllavisë e me këtë edhe të Kosovës, të përcillet me demonstrata të përgjakshme, me çka, mund të thuhet se rinia e Kosovës iu kundërvu ripushtimit të tretë të Kosovës nga Serbia nga viti 1912 e tutje.

Ripushtimi i Kosovës nga Serbia, megjithatë nuk u pranua me vullnet. Përkudnrazi, krahas demonstratave të përgjakshme, u përcoll me lëvizjen kombëtare që filloi me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 23 dhjetor 1989 nga intelektualët e njohur (shkrimtarë, akademikë, gazetarë dhe të të tjerë), me ç’rast u mor përispër procesi i legjtimimit të vullnetit të popullit të Kosovës, siç ishte Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, shpallja e Republikës së Kosovës në kuvendin e Kaçanikut më 7 shtator 1990 si dhe referendumi për pavarësi, në vitin 1991, me çka iu dha legjitimiteti demokratik lëvizjes së rezistencës institucionale dhe asaj të armatosur, që çoi te çlirimi i Kosovës nga pushtimi serb në vitin 1999 dhe vendosjen e saj nën protekteratin ndërkombëtar nga 12 qershori 1999 deri më 17 shkurt 2008 kur u shpall pavarësia.

(Marrë nga profili i Jusuf Buxhovit) / KultPlus.com

KOMF thirrje prindërve: Rri n’shpi, mbroj fëmijët!

Koalicioni i Fëmijëve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, kërkon nga prindërit, kujdestarët dhe familjet të kenë prioritet mbrojtjen e fëmijëve nga transmetimi i virusit COVID-19 dhe efektet negative psikologjike që mund të vinë tek fëmijët si pasojë e kësaj pandemie. Bazuar në informatat nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, fatmirësisht deri në këto momente, asnjë fëmijë në Kosovë nuk është evidentuar që është prekur nga virusi COVID-19.

KOMF vlerëson masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Përkundër masave të ndërmarra deri më tani, KOMF konsideron që prindërit dhe kujdestarët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm për të siguruar parandalim, mbrojtje, informim të saktë dhe mirëqenie për fëmijët.

KOMF ju bën thirrje juve prindër dhe kujdestarë të fëmijëve, që të mbani fëmijët e sigurtë brenda ambientit familjar, në shtëpi, e cila në këtë periudhë po konsiderohet si masë e domosdoshme për mos ekspozimin e fëmijëve dhe parandalimin e përhapjes së virusit. Prindër, reduktoni daljet veç në raste emergjente! Lidhur me masat parandaluese për mbrojtjen e fëmijëve nga virusi COVID- 19, prindër, ndiqni rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rekomandime këto sikur larja e duarve sa më shpesh me ujë dhe sapun, mbajtja e higjienës personale dhe higjienës së shtëpisë, ajrosja e shtëpisë, qëndrimi në distancë nga njëri tjetri së paku 2 metra.

Duke pasur parasysh situatën e krijuar, është e kuptueshme që ju prindër dhe kujdestarë të ndjeheni të mbingarkuar nga gjithçka që dëgjoni për pandeminë COVID-19. Është gjithashtu e kuptueshme nëse fëmijët tuaj ndjehen të shqetësuar. Fëmijët mund ta kenë të vështirë të kuptojnë atë çfarë shohin në internet, televizion ose që atë që dëgjojnë nga njerëz të tjerë, kështu që ata mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndjenjave të ankthit, stresit dhe mërzitjes. Prandaj KOMF ju bën thirrje juve prindër që të keni një diskutim të hapur dhe mbështetës me fëmijët tuaj, në mënyrë që t’i ndihmoni ata të kuptojnë, të përballojnë dhe madje të japin një kontribut pozitiv për të tjerët.

Për të zvogëluar ndikimet e mundshme negative të situatës së krijuar tek fëmijët, prindër dhe kujdestarë ndiqni rekomandimet për kujdesin ndaj fëmijëve:

· Inkurajoni fëmijët që të shprehin shqetësimet e tyre lidhur me gjendjen e krijuar;

· Informoni drejt dhe saktë fëmijët lidhur me virusin COVID-19. Varësht nga mosha dhe zhvillimi i fëmijës, ofroni informacionin, zgjedhni qasjen dhe metodologjinë e përshtatshme. Gjatë diskutimit, tregohuni të gatshëm t’i dëgjoni, ofroni mbështjetje, vëmendje dhe siguri;

· Informoni fëmijët për mënyrat e mbrojtjes dhe parandalimit të shpërndarjes të virusit siç janë larja e duarve, dezinfektimi i duarve, mbajtja e distancës së nevojshme dhe të ngjashme. Bëjeni këtë bashkarisht duke përdorur metoda argëtuese, përmes lojës, leximit, këngës dhe vizatimit;

· Vazhdoni rutinën familjare normalisht, zhvilloni sa më shumë aktivitete edukative dhe argëtuese me fëmijët;

· Hulumtoni për libra, filma, lojëra të ndryshme për angazhim të familjes gjatë kësaj kohe;

· Punoni më fëmijët në mënyrë që të mos shkëputen nga sistemi arsimor;

· Mundësoni komunikimin në distancë (online) me shoqërinë e tyre, në mënyrë që të mos ndërprejnë jetën sociale;

· Punoni dhe hulumtoni me fëmijët për të zhvilluar aftësi të reja tek ta.

KOMF kërkon angazhim maksimal të të gjithë prindërve dhe akterëve të përfshirë në menaxhimin e situatës më COVID-19, me qëllim ruajtjen e shëndetit të fëmijëve.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i themeluar në 2011, është koalicion i përbërë nga 31 organizata jo qeveritare vendore dhe ndërkombëtare të cilat punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.

Organizatat anëtare të KOMF: Asociacioni për Trajnime Sociale, Hulumtime dhe Avokim –ASTRA, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, Balkan Sunflowers Kosova, Childproof/CIPOF, Education Comes First – ECF, Iniciativa 6, Organizata Rinore Akti – Ora, Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, OPFAKKOS, Programi për të Drejtat Civile – CRP/K, PL4Y International, Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, Qendra e Kujdesit Ditor PEMA, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të qenieve njerëzore – MVPT, Qendra për Studime të Avancuara – FIT, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT, Save the Children, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Shpresa dhe Shtëpi për Fëmijët Kosovë – SDSF, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK Kosova, Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS, Terre des hommes, The Ideas Partnership, VoRAE, World Vision, Public Organization for Local Initiatives and Supports – POLIS, Network of Peace Movement – NOPM, Qendra Sociale – Edukative SOS Kopshti, Nevo Koncepti, Qendra Labyrinth dhe Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN). / KultPlus.com

Kryeveprat që u shkruan gjatë karantinës, nga Shekspiri tek Pushkini

Koronavirusi, ka detyruar miliarda njerëz të izolohen në shtëpitë e tyre. Për shumëkënd, kjo është një përvojë e rëndë, sidomos në aspektin psikologjik.

Por nga artistët deri tek shpikësit më të mëdhenj, kanë arritur që të ndryshojnë botën për mire pikërisht nga dhomat e tyre të karantinës. Ja cilët janë disa prej tyre.

Eugjen Onjegin

Është kryevepra e shkrimtarit rus Aleksandër Pushkin, e botuar për hrë të parë në vitin 1832. Historia fokusohet në jetën e Eugjen Onjeginit, një aristokrati të pasur që jeton në Shën Petersburg. I lodhur nga jeta mondane, ai transferohet në fermën e madhe të xhaxhait të tij të ndjerë jashtë kryeqytetit. Atje, ai njihet me bukuroshen Tatjana Larina, që do të bëhet fikismi i jetës së tij. Vepra u shkrua në vjeshtën e vitit 1830, pasi një epidemi e rëndë e kolerës në Moskë, e bindi Pushkinin të largohej për disa muaj në pronat e familjes së tij jashtë qytetit.

Ditari i Samuel Pepis

Samuel Pepis (1633–1703) ishte anëtar i parlamentit anglez, si dhe një administrator civil i marinës. Gjatë jetës së tij, ai ishte më i njohur për përpjekjet e tij për modernizimin e marinës britanike. Por sot Pepis, vlerësohet për ditarin që ai mbajti gjatë viteve 1660-1669, pasi mbetet një nga dokumentet më të mira në lidhje me restaurimin e monarkisë angleze. Në vitin 1665, Londra u godit nga murtaja bubonike. Falë kronikave të Pepis, historianët dhe shkencëtarët e kuptojnë më mirë se si u përhap aq shpejt murtaja bubonike, dhe pse shkaktoi aq shumë të vdekur në Londër.

Mali Magjik

E cilësuar si një nga veprat më të mira të letërsisë gjermane, romani i Tomas Man u botua për herë të parë në vitin 1924. Ai ka në qendër Hans Kastorp, një tregtar të ri nga Hamburgu, që vendos të vizitojë kushëririn e tij Joakim në një sanatorium për tuberkulozin në Alpet Zvicerane.

Udhëtimi i tij ndërlikohet, pasi sëmuret edhe vetë, dhe kësisoj nis të takojë pacientët e tjerë. Gati që të gjithë ata, përfaqësojnë degradimin social të Evropës së pas Luftës së Parë Botërore.

Dhe Tomas Man dinte disa gjëra mbi sanatoriumet. Gruaja e tij, Katia, vuante nga tuberkulozi dhe në vitin 1912 ajo u shtrua në një sanatorium në Davos-Platz, Zvicër. Shkrimtari e vizitonte shpesh. Në vitet në vijim, që të dy ishin pacientë të rregullt në banjave termale në të gjithë botën. Man e shndërroi përvojën personale, në skenën ku zhvillohen ngjarjet e “Malit Magjik”.

Anton Çehov

Ashtu si Pushkini para tij, edhe Çehov gjeti kohë për të shkruar, për shkak të epidemive të shpeshta të kolerës në Rusi. Midis viteve 1892-1899, Çehov shkroi disa nga tregimet e tij më të njohura, përfshirë “Pavioni nr.6” dhe “Murgu i zi”. Njëkohësisht, Çehovi pati një jetë gjysmë të izoluar në vilën e tij në Melikhovo.

Aty ai ndihmoi në lehtësimin e situatës për fshatarët vendas. Ndërkohë që shkruante, vazhdoi punën e tij të përditshme si mjek praktikant. Atij iu desh ta ndërpresë punën në vitin 1897, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Çekov vuante nga tuberkulozi, sëmundje që i mori edhe jetën në vitin 1904.

Parajsa e humbur

Anglezi Xhon Milton, u mor me shumë gjëra gjatë jetës së tij. Ai ishte pamfletist, filozof, dhe si politikan shërbeu si Sekretar i Gjuhëve të Huaja në Këshillin e Komonuelthit. Por Milton njihet sot më shumë si një shkrimtar. Ai shkroi veprën “Parajsa e Humbur”, ku flet për dëbimin e Satanait nga Parajsa, dhe luftën e tij kundër Zotit dhe njerëzimit. Ai e nisi veprën në vitin 1652. Por në vitin 1665 u transferua me familjen e tij nga Londra më Shalfont, për të shmangur Murtajën e Madhe të Londrës. Pikërisht aty e përfundoi edhe librin.

Dekameroni

E shkruar më gjasë midis viteve 1348-1353, libri flet mbi 10 aristokratë të rinj që u arratisën në një fshat, për të shmangur Vdekjen e Zezë që kishte prekur në atë kohë qytetin e Firences. Aty ata tregojnë secili nga 10 histori, ose në total 100 gjatë disa ditëve.

Ashtu si Komedia Hyjnore e Dantes, Dekameroni u shkrua në dialektin fiorentin, që u bë në fund italishtja standarde. Vetë autori Xhovani Bokaçio, jetoi në vitet e tmerrshme të Murtajës të shekullit XIV-të. Ngjashem me personazhet në veprën e tij më të famshme, Bokaçio shmangu me sukses epideminë që ra në Firence, duke shkuar në Napoli dhe qytete të tjera italiane.

Uilliam Shekspir

Shekspiri ishte një nga fëmijët e paktë në Stratford-upon-Avon, që i mbijetoi Murtajës së

vitit 1564. Një nga biografët më të shquar të Shekspirit, Xhonatan Beit, shkruan se përvoja e Shekspirit me Murtajën, ishte aspekti i vetëm më përcaktues i jetë dhe veprës së tij.

Murtaja shfaqet në disa nga veprat më të mira të Shekspirit, përfshirë “Romeo dhe Xhulieta” .

Edhe më befasues është fakti, që Shekspiri ishte jashtëzakonisht prodhimtar në vitet 1605-1606, kur ai shkroi “Mbreti Lir”, “Makbeth dhe “Antoni dhe Kleopatra”. Studiuesit besojnë tani, se Shekspiri ishte aq produktiv gjatë asaj kohe, pikërisht për shkak të Murtajës së viteve 1605-1606 që goditi Anglinë.

Isak Njuton

Fizikani dhe matematikan anglez, Isak Njuton, vlerësohet si njeriu që zbuloi gravitetin, dhe që shkroi ligjet themelore të fizikës. Pa zbulimet e Njutonit, Epoka e Iluminizmit, mund të mos kishte ndodhur kurrë. Në vitin 1665, Njutoni ishte student në Universitetin e Kembrixhit.

Atë vit, universiteti u mbyll për shkak të Murtajës së Madhe të Londrës.

Me mbylljen e shkollës, Njutoni u rikthye në shtëpinë e familjes së tij në Kembrixh, dhe nisi të kryente një seri eksperimentesh. Gjatë punës së tij në karantinë, ai shkroi ligjet e lëvizjes së sëndeve dhe ato të gravitetit. Kur Njutoni u kthye në universitet në vitin 1667, ai i ngjiti me shpejtësi shkallës e karrierës akademike, duke marrë titullin profesor në vitin 1669. / bota.al/ KultPlus.com

Autori i librave të ‘Game of Thrones’ është vetizoluar në ‘Westeros’, do ta përfundojë librin e radhës

Autori i serisë së librave të ‘Game of Thrones’ më në fund do ta përfundojë librin e gjashtë në vetizolim.

George R.R. Martin, autori i serisë së librave ‘A Song of Ice and Fire’ në të cilat është bazuar edhe seriali i famshëm ‘Game of Thrones’, ka njoftuar se po punon në përfundimin e librit gjashtë të serisë.

Derisa fansat kanë shprehur shqetësimin se autori 71 vjeçar mund ta pësojë nga koronavirusi dhe të mos mund ta përfundojë librin, ai i ka siguruar se po ndjehet shumë mirë dhe është vetizoluar dhe nuk po takohet me askënd.

Madje, ai ka treguar se më shumë po e kalon kohën në Westeros se në botën reale, duke treguar se po i shfrytëzon ditët në karantinë për të përfunduar librin që e ka filluar para nëntë viteve, “The Winds of Winter”.

Kështu, Martin jo vetëm se është mirë por fansat, më në fund, edhe mund ta kenë librit e parafundit të serisë së ‘A Song of Ice and Fire’, i cili nuk ishte gati për përfundimin e episodave të serialit të HBO dhe shumë ngjarje janë sajuar pasi nuk e kishin librin për skenarin oigjinal nga autori. E nëse izolimi për shkakt të Covid-19 do të zgjasë, ku i dihet, mund ta kemi edhe librin e fundit të paralajmëruar nga autori, “A Dream of Spring”.

Libri i pestë, “A Dance With Dragons” është publikuar në vitin 2011 dhe Martin ka punuar dhe premtuar që do ta përfodojë edhe “The Winds of Winter” vazhdimisht që atëherë./Gazeta Express/ KultPlus.com

Sot dua të flas italisht

Nga Visar Zhiti

E bukura Itali, e dashura Itali!

Ti, kënga e botës dhe goja e botës. Ti, kitara e botës dhe zemra e botës!

Të dua shumë! Ndjej dhimbje dhe vuaj me Ty.

Më lër të flas si i dehur për Ty, plot me Ty… edhe pse jam larg.

Shoh hartën Tënde në lajmet televizive, duket si çizmja elegante e një balerine…

Vallëzimi yt, me krahët e engjëjve dhe dëshirat e fëmijëve…

Ndërsa sot trupi yt, Itali, më duket si trupi i Krishtit në kryq, i anuar fort nga dhëmbja…

Itali, ti do të ngrihesh përsëri, do të bëhesh më e bukur.

Italia jemi ne, e gjithë bota…

Nëse shikojmë horizontin nga perëndimi i diellit, pas Italisë fillon Krienti. Dhe nëse shikojmë horizontin nga fillon lindja e diellit, alba, nga Shqipëria ime për shembull, që ju i thoni Alba-nia,- me Italinë nis Oksidenti.”In medio stat virtus”, thoshin latinët, “në mes është virtyti”…

Pa Italinë nuk ka Evropë, nuk ka Amerikë, nuk ka botë, nuk ka kulturë njerëzimi.

Me Danten rizbuluam Parajsën e dashurisë, me Danten kemi njohur Ferrin e mëkateve.

Italia na ka dhuruar shpikje superbe me Leonardo Da Vinçin bashkë me misterin e buzëqeshjes së Mona Lizës. Italia na ka dhënë qiellin Mikelanxhelojan, mëshirën hyjnore, pavdekësinë e njeriut.

Italia shpiku guximin, dashurinë, dialogun mes njerëzve, midis popujve, midis së kaluarës dhe të ardhmes…. na dha radio që na bashkon…

Italia, zemra e botës, ne jemi me Ty, siç ke qenë Ti gjithmonë me ne, me botën. Je qytetrimi antik, je Rilindja e re, je poezi, je dashuria e Zotit, kënga më e bukur në botë! Je dhimbja jonë, je shpresa jonë! Unë nuk mund të të shoh të mbyllur, nuk mund të të shoh të trishtë. Hape dritaren, fute diellin në sytë e Tu dhe na shiko në sy. Njeriu shpëtohet me ty. Kurajo! Durim. Solidaritet. Korajo.

Në zemër të Romës, të Italisë, është Selia e Shenjtë. Le të lutemi së bashku me Papa Françeskun. Zoti do të na dëgjojë… Ne jemi dashuria e Tij. Po lutem edhe me zërin e nënës time Shën Terezës së Kalkutës, të djalit tim që ishte student në Universitetin Katolik të “Zemra e Shenjtë” në Milano, me ëndrrën e tij…

Italia është dashuria e Zotit dhe dashuria jonë.

Italia është çdo italian, jemi të gjithë, ne jemi Italia dhe Italia është bota.

Harta e Italisë tani i ngjan një krahu që zgjatet për të mbrojtur jetën.

Hape dorën tënde, Itali, hidh yje mbi tokë si farat e grurit dhe mbill shpresë…

Shkrimi është botuar dje në revistën katolike italiane në Romë, “Frammenti di pace” / KultPlus.com

Sejat Jakupi lanson këngë të re, ia kushton atyre që luftojnë kundër kancerit (VIDEO)

Vokalisti i grupit “Telex”, Sejat Jakupi njihet për zërin e tij të veçantë përmes secilit ka përcjellë shumë gjenerata. Këngët e tij kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare dhe sot vazhdojnë të dëgjohen me shumë nostalgji, shkruan KultPlus.

Karriera e tij është e lidhur ngushtë me grupin “Telex”, me të cilin bashkëpunoi për tri decenie. Përveçse solist, Sejati, është edhe kitarist dhe kompozitor.

Por, kësaj radhe ai na vjen me një këngë të re të cilën e sjell pas një periudhe të vështirë në të cilën kaloi.

Kjo këngë e cila e sjell Sejatin për herë të parë si solo-artiste, titullohet “Dashuria vetëm mbetë” dhe i kushtohet të gjithë atyre që luftojnë kundër kancerit.

Videoklipi i këngës është incizuar në Holandë. /KultPlus.com

Gazeta hebraike më 1935: Aktori i njohur hebre Aleksandër Moisiu vdiq nga një grip

Nga Aurenc Bebja

“L’Univers Israélite” ka botuar, të premten e 29 marsit 1935, në faqen n°10, një shkrim në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit të famshëm Aleksandër Moisiut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Austri

Vdekja e Aleksandër Moisiut

 “Aktori i njohur hebre Aleksandër Moisiu vdiq në Vjenë nga një grip.

Ai lindi në 1890 (në fakt lindi në 1879) në Trieste. Pati qenë pjesë e trupës së famshme të Max Reinhardt-it.

Që nga viti 1933, nuk u shfaq më në një skenë gjermane. Përkundrazi, ai kishte një interes të madh për teatrin hebraik dhe e ndihmoi shpesh “Habima-n”.

https://www.darsiani.com/la-gazette/l-univers-israelite-1935-hebreu-i-njohur-aleksander-moisiu-vdiq/

Kënga e re e Rita Oras e ka ndihmuar atë ta tejkalojë zemërthyerjen

Këngëtarja 29-vjeçare, Rita Ora, e ka pranuar se hiti i saj i fundit “How To Be Lonely” i shkruar nga Lewis Capaldi, e ka ndihmuar atë t’i vë gjërat në perspektivë pas ndarjes nga i dashuri.

Ora e cila së fundmi u nda nga aktori i ri, Rafferty Law, dhe në të kaluarën ka qenë në lidhje me yje të tillë si, Calvin Harris dhe Ricky Hil, për radio BBC tha: “Kisha kaluar nëpër një ndarje pas së cilës fillova të mendoj se si jam e vetmuar dhe nuk më pëlqente kjo ndjenjë. Por më pas mu ofrua kjo këngë e cila kishte shumë kuptim për mua, dhe më bëri të ndihesha më mirë për veten.”

Ndarja e bukuroshes me prejardhje kosovare, Rita Ora nga Rafferty Law, që është djali i aktorit të njohur hollywoodian, Jude Law, erdhi në mënyrë të natyrshme pasi dyshja kishte angazhime të shumta të cilat nuk po iu linin kohë për të kaluar së bashku.

Një burim i afërt i këngëtares para ca muajsh kishte deklaruar për të përditshmen, “The Sun”: “Rita kalonte shumë mirë me Raffertyn në sheshin e xhirimeve dhe që nga fillimin kishin shfaqur pëlqim ndaj njëri-tjetrit. Ata u afruan shumë teksa po punonin në Londër edhe pse po i merrnin gjërat shtruar në raportin e tyre, duke mos dashur të identifikohen si çift. Por, Rita është detyruar të kalojë kohë jashtë vendit dhe kështu lidhja e tyre është zbehur. Pra, gjërat kanë mbetur pezull mes tyre deri të kenë mundësinë të ribashkohen. Aktualisht janë vetëm miq të mirë”. /koha/ KultPlus.com

Nga sot nis mësimi online në Kosovë

Nga sot do të nis mësimi online në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Hykmete Bajrami.

Bajrami tha se mësimi do të filloj nga ora 11:15, dhe do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës.

“Mësimi online do të fillojë të transmetohet nesër me dt.23.03.2020, ditë e hënë, nga ora 11:15, fillimisht me klasën I-rë, dy njësi mësimore (Gjuhë amtare dhe Matematikë), pastaj vazhdon me klasën II-të, dy njësi mësimore, pastaj me klasën III -të, e kështu me radhë edhe për klasët tjera ”

“Në RTK 1 shkon një herë në ditë me fillim nga ora 11:15, kurse në RTK 4 do të përsëriten videot për atë ditë, dy herë gjatë ditës.”

Kjo masë është ndërmarrë nga MASHTI për shkak të gjendjes me koronavirus në Kosovë, në më mënyrë që nxënësit të mos humbin nga procesi mësimor. / KultPlus.com

30 ditët që ndryshuan botën

Charles Riley

E hënë, 17 Shkurt. Përhapja e koronavirusit të ri vazhdon e pandalur  në Kinë, por më pak se 1.000 njerëz janë infektuar jashtë vendit. Me virusin larg syve dhe më së shumti larg mendjes, mesatarja industriale e Dow Jones qëndron diku tek 30,000 pikët, e shtyrë nga ekspansioni më i gjatë ekonomik në histori, i SHBA.

Ajo që investitorët nuk mund ta dinin është se gjatë 30 ditëve të ardhshme, koronavirusi do të dilte nga karantina në Kinë, me shpërthime të mëdha në Korenë e Jugut dhe Itali, pastaj Spanjë, Francë, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Virusi e ndali papritur biznesin, dërrmoi tregjet e aksioneve dhe detyroi bankat qendrore të ndërmarrin veprime urgjente në një shkallë edhe më të madhe, se sa gjatë krizës globale financiare të vitit 2008.

Një recesion global, dikur i paimagjinueshëm në vitin 2020, tani është një rezultat i pashmangshëm dhe disa ekspertë paralajmërojnë se pandemia mund të shpjerë në depresion ekonominë e botës. Lajme më të këqija: Shpërthimi i koronavirusit mundet që vetëm sa ka filluar.

Bankat dhe qeveritë qendrore tani po lëshojnë një cunam të uljes së normave të interesit, garancive të huave dhe shpenzimeve të reja, duke përdorur kompetencat e emergjencës për të siguruar investitorët, duke qetësuar tronditjen ndaj kompanive dhe punëtorëve dhe ruajtur themelet e një ekonomie funksionale për të ardhmen.

Në Shtetet e Bashkuara, administrata Trump po i kërkon Kongresit të aprovojë një projekt-ligj shpëtimi, që do të injektonte 1 trilion dollarë në ekonomi për të parandaluar pushimet nga puna në masë, ndërsa një pjesë e madhe e ekonomisë më të madhe në botë është mbyllur dhe linjat ajrore, hotelet dhe restorantet kanë mbetur pa para. Në një veprim të jashtëzakonshëm, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha të premten se do të paguajë 80% të pagave të kujtdo që rrezikon të humbasë vendin e punës për shkak të pandemisë.

Megjithatë, përpjekjet e shpëtimit financiar mund të jenë tashmë shumë të vonuara. Goldman Sachs vlerëson se 2.25 milion amerikanë aplikuan për përfitime të papunësisë këtë javë – ky është numri më i madh i regjistruar ndonjëherë. Ndërkohë, numri i rasteve të koronavirusit marshon fort. Shifra globale e infeksioneve ka arritur në 270,000, dhe më shumë se 11,000 njerëz kanë vdekur në të gjithë botën. Spanja, Italia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë nën masa bllokimi, të pjesshme ose të plota. Kalifornia, e cila krenohet me ekonominë e pestë më të madhe në botë, ka udhëzuar 40 milion njerëz të qëndrojnë në shtëpi.

“Koronavirusi ka krijuar një ndërprerje të paprecedentë financiare dhe shoqërore,” thotë David Kostin, kryestrateg në Goldman Sachs, këtë javë.

Më të ekspozuarit ndaj pasojave janë bizneset dhe punëtorët në transport, industrinë e energjisë dhe hotelerinë, ndërsa mbyllet aviacioni ndërkombëtar, konsumi i naftës pëson rënie të fortë dhe pub-et, baret dhe restorantet janë urdhëruar të mbyllen.

“Në rastin më të keq, të gjitha industritë mund të shkatërrohen,” tha Moody’s Investor Services në një shënim të premten.

Ndërsa pandemia ende po shpaloset, ekonomistët që tani po mendojnë se si do të ndryshojë bota. Shumë njerëz presin ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si ndërtohen zinxhirët e furnizimit dhe se si zhvillohet tregtia globale. Meritat e kapitalizmit, sistemet demokratike të qeverisjes dhe globalizimi ka të ngjarë t’i nënshtrohen një rishikimi të fortë.

Një paralajmërim nga Apple

17 Shkurti ishte një festë në Shtetet e Bashkuara dhe tregjet e aksioneve u mbyllën. Por atë të hënë, Apple tingëllonte alarmin. Ai paralajmëroi se nuk do të përmbushë parashikimet e saj të të ardhurave për tre muajt e parë të vitit sepse koronavirusi kishte zvogëluar kapacitetin e prodhimit të iPhone në Kinë, dhe me dyqanet kineze të mbyllura ose që funksiononin me orë të reduktuara, kërkesa për produktet e kompanisë gjithashtu po binte. Kur tregjet amerikane u rihapën më 18 shkurt, investitorët shtynë aksionet e kompanisë poshtë me 2.6%.

Një paralajmërim nga Apple

17 Shkurti ishte festë në Shtetet e Bashkuara dhe tregjet e aksioneve ishin mbyllur. Por atë të hënë, Apple po u binte këmbanave të alarmit. Ajo paralajmëroi se nuk do të përmbushë parashikimet e veta të të ardhurave për tre muajt e parë të vitit sepse koronavirusi kishte zvogëluar kapacitetin e prodhimit të iPhone në Kinë, dhe me dyqanet kineze të mbyllura ose që funksiononin me orë të reduktuara, kërkesa për produktet e kompanisë gjithashtu po binte. Kur tregjet amerikane u rihapën më 18 shkurt, investitorët ulën aksionet e kompanisë poshtë me 2.6 %.

Goditja fillestare ndaj aksioneve të saj mund të ketë qenë modeste, por Apple ishte kompania e parë e madhe amerikane që paralajmëroi se koronavirusi po ndikonte në biznesin e vet në një mënyrë të ndjeshme. Për më tepër, Apple përcaktoi saktësisht pse epidemia ishte një kërcënim kaq i madh: reagimi ndaj shpërthimit po dëmtonte furnizimin dhe kërkesën.

Ky kërcënim i dyfishtë është pikërisht arsyeja pse pandemitë mund të jenë shumë më të dëmshme, sesa shumë ngjarje të tjera të “mjellmës së zezë”. Njerëzit ka më shumë të ngjarë të qëndrojnë në shtëpi gjatë një shpërthimi, për të mos u sëmurur. Duke vepruar kështu kufizohet kërkesa për mallra dhe shërbime të konsumit, si dhe për energji. Vendimet e kompanive dhe qeverive për të mbyllur dyqanet dhe fabrikat, ndërkohë, reduktojnë prodhimin.

“Një pandemi e rëndë do të ngjante me një luftë globale në impaktin e saj të papritur, të thellë dhe të përhapur,” thoshte Banka Botërore në një raport të vitit 2013.

Në muajin pas paralajmërimit të Apple (AAPL), mijëra kompani të tjera u futën nën një presion të madh. Prodhuesit e automjeteve, të cilët mbështeten në zinxhirët e furnizimit global dhe dërgesat në kohë për t’i mbajtur fabrikat dhe uzinat të hapura, mbyllën fabrika në Evropë dhe më pas në Shtetet e Bashkuara. Kompanitë ajrore anuluan fluturimet ndërkombëtare për në Kinë, dhe më pas pothuajse kudo tjetër. Qendra CAPA për Aviacionin, një kompani konsulence, thotë se shumica e transportuesve do të falimentojnë deri në fund të majit, nëse qeveritë nuk i shpëtojnë.

Esvar Prasad, një profesor i politikës tregtare në Universitetin Cornell, tha se natyra e pandemisë do t’i inkurajojë kompanitë të fillojnë të rishikojnë kostot e integrimit ekonomik global. “Rrjedha e lirë e mallrave, kapitalit dhe njerëzve ka krijuar përfitime të mëdha, por gjithashtu ka krijuar kanale për ‘infektimin’ e shpejtë në të gjithë botën, nga tronditjet financiare, konfliktet gjeopolitike dhe epidemitë,” tha ai.

Debati mbi atë se si kompanitë dhe qeveritë duhet të përgjigjen tashmë është duke zjerë, me disa vëzhgues që argumentojnë se vendet duhet të bëjnë produkte më thelbësore, përfshirë furnizime mjekësore në shtëpi, në mënyrë që të parandalojnë mungesat, një impuls që mund të përshpejtojë një zhbërje të globalizmit, ilustruar nga lufta tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Por Uilliam Reinsch, një këshilltar në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, thotë se pandemia nuk mund të zhbëjë përparimet teknologjike që kanë rritur në mënyrë dramatike tregtinë globale gjatë 50 viteve të fundit. “Pyetja më e madhe është nëse ato mjete do të përdoren në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën, shkallë si më parë,” thotë ai. Një ndryshim që Reinsch sheh në horizont, është se si drejtuesit mendojnë për furnizimet e nevojshme. “Kriza e koronavirusit i ka mësuar ata që zinxhirët e furnizimit janë shumë më të brishtë nga sa mendonin, se furnizimet mund të ndërpriten befas për arsye të papritura, dhe se një menaxher i kujdesshëm jo vetëm që duhet të ketë një Plan B, por edhe një Plan C dhe Plan D”, thotë ai.

Çfarë ndodh më pas

Goldman Sachs paralajmëroi të premten se PBB-ja e SHBA mund të binte me një normë vjetore prej 24% gjatë tremujorit të dytë, me papunësinë të arrinte rreth 9% më vonë këtë vit. Banka tha se raportet sugjerojnë një “rritje të papritur të pushimeve nga puna dhe një kolaps të shpenzimeve, si në madhësi historike ashtu edhe me shpejtësi.”

Rënia ekonomike e parashikuar nga Goldman do të ishte dukshëm më e keqe se tkurrja më e mprehtë gjatë recesionit të madh, kur PBB-ja ra me një normë prej 8.4% në tremujorin e katërt të vitit 2008. Ai gjithashtu do të tejkalonte rekordin e mëparshëm pas Luftës së Dytë Botërore të 10% e vendosur në fillim të vitit 1958.

Fotografia është shumë e njëjtë në vendet e tjera ku bizneset po mbyllen për shkak të koronavirusit. Sipas Deutsche Bank, nëse pandemia prek Mbretërinë e Bashkuar për më gjatë seç pritej, ekonomia e saj mund të tkurret 6% këtë vit pasi vendi zhytet në recesionin më të keq në një shekull.

Kevin Hassett, një ekonomist dhe ish kontribues i CNN i cili po kthehet në administratën Trump për të ndihmuar përgjigjen e koronavirusit, tha këtë javë se pandemia mund të ndezë një përsëritje të Depresionit të Madh që filloi në 1929 dhe zgjati me vite.

“Ne do të duhet të kemi një Depresion të Madh, ose të kuptojmë një mënyrë për t’i dërguar njerëzit përsëri në punë edhe pse kjo është e rrezikshme,” tha ai. “Sepse në një moment, ne nuk mund të kemi një ekonomi, apo jo?”

Çfarë ndodh tani?

Goldman Sachs paralajmëroi të premten se PBB-ja e SHBA mund të binte me një normë vjetore prej 24% gjatë tremujorit të dytë, me papunësinë që arrin rreth 9% në fund të këtij viti. Banka tha se raportet sugjerojnë një “rritje të papritur të largimeve nga puna dhe një kolaps të shpenzimeve, historik si nga përmasa edhe nga shpejtësia”.

Rënia ekonomike e parashikuar nga Goldman do të ishte dukshëm më e keqe se tkurrja më e fortë gjatë recesionit të madh, kur PBB-ja ra me një normë prej 8.4% në tremujorin e katërt të vitit 2008. Ajo gjithashtu do të tejkalonte rekordin e mëparshëm pas Luftës së Dytë Botërore prej 10%, që ndodhi në fillim të vitit 1958.

Panorama është e njëjtë në vendet e tjera ku bizneset po mbyllen për shkak të koronavirusit. Sipas Deutsche Bank, nëse pandemia prek Mbretërinë e Bashkuar më gjatë seç pritej, ekonomia e saj mund të tkurret me 6% këtë vit, pasi vendi zhytet në recesionin më të keq në një shekull.

Kevin Hassett, një ekonomist dhe ish kontribues i CNN i cili po kthehet në administratën Trump për të ndihmuar në reagimin ndaj koronavirusit, tha këtë javë se pandemia mund të shkaktojë një përsëritje të Depresionit të Madh, i cili nisi në 1929 dhe zgjati me vite.

“Ne do të duhet të kemi një Depresion të Madh, ose të kuptojmë një mënyrë për t’i dërguar njerëzit përsëri në punë, edhe pse kjo është e rrezikshme,” tha ai. “Sepse në një moment, ne nuk mund të mos kemi një ekonomi, apo jo?” / Me shkurtime nga CNN – Bota.al

COVID-19, vizitë virtuale në Muzeun Etnografik të Beratit

Në kushtet e jashtëzakonshme, të vetizolimit në shtëpi, që është përfshirë vendi, si masë mbrojtje kundër përhapjes së virusit COVID-19, ministrja e Kulturës Elva Margariti sugjeron që qytetarët dhe artdashësit të vizitojnë nga shtëpia, virtualisht, dy skica të realizuara nga turistët, pasi kanë vizituar Muzeun Etnografik në Berat.

“Këto dy skica janë realizuar nga turistët, pasi kanë vizituar Muzeun Etnografik në Berat.
Në pamundësi për ta vizituar ato fizikisht, gjatë këtyre ditëve, ju ftoj ta vizitojmë nga shtëpitë tona, virtualisht”, shprehet Margariti.


Ylli i operës, Placido Domingo del pozitiv me koronavirus

Ylli i operës, Placido Domingo, ka deklaruar të dielën se është infektuar me koronavirus.

Domingo, 79 vjeçar, i cili ishte në Meksiko, lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“E ndjej si detyrë morale të ju njoftoj se jam testuar pozitiv me Covid-19”, ka shkuar ai, transmeton KOHA.

Ai ka thënë se ai dhe familja e tij janë në vetizolim. Domingo ka deklaruar se ka vendosur të testohet pasi kishte disa simptoma të virusit.

Ai tutje ka bërë thirrje që njerëzit të kenë kujdes dhe t’i ndjekin këshillat. / KultPlus.com


Në Kosovë mbërrin një donacion mjekësor nga Holanda

Ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Greiçevci, ka njoftuar se në Kosovë ka mbërritur një donacion humanitar mjekësor nga Holanda.

Sipas një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se ky donacion do t’i dorëzohet nesër Klinikës Infektive.

“Për t’i zbutur sadopak nevojat urgjente të institucioneve shëndetësore në Kosovë, në përballje me pandeminë COVID-19, Ambasada e Kosovës në Holandë ka organizuar nisjen e një donacioni me materiale mjekësore, me destinim QKUK-në në Prishtinë. Donacioni, pas shumë pengesave gjatë rrugës, ka mbërritur në Kosovë, dhe nesër do t’i dorëzohet Klinikës Infektive në Prishtinë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, donacioni përmban aparate dhe maska të oksigjenit, maska mbrojtëse kirurgjikale, shtretër për bartje të pacientëve, rroba mbrojtëse për infermiere, tubacione oksigjeni, dorëza mbrojtëse dhe kateterë.

“Me këtë rast, dëshiroj t’i falënderoj miqtë e Kosovës në Holandë, nga Ambulance voor Kosovo, për donacionin dhe kompaninë Mitrofresh për ndihmën për magazinimin e tyre. Një falënderim i veçantë shkon edhe për ekipin e Ambasadës së Kosovës në Hagë, për përkushtimin e tyre, si dhe për institucionet e Kosovës për kompletimin e shpejtë të dokumentacionit dhe dhënien e lejes për hyrjen e kontingjentit humanitar”, ka shkruar ai.

Ai ka njoftuar se diplomatët e ambasadës së Kosovës në Holandë janë duke qëndruar të izoluar për shkak të gjendjes atje.

“Të gjithë atyre që janë prekur nga kjo sëmundje dhe atyre që qëndrojnë të izoluar, dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, u dëshirojmë tejkalim sa më të shpejtë dhe të lehtë të kësaj pandemie, e cila ka prekur rëndë edhe Holandën, ku edhe ne si diplomatë të Kosovës qëndrojmë të izoluar, por edhe aktivë njëkohësisht, për t’iu dalë në ndihmë komunitetit tonë këtu. Kosova nuk është e vetmuar dhe, së bashku me miqtë e saj, do ta tejkalojë edhe këtë sfidë”, thuhet në njoftim.


Angela Merkel në karantinë, kishte kontakt me një mjek që ishte pozitiv me koronavirus

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, është futur në karantinë pas kontaktit me një mjek i cili ishte pozitiv me koronavirus.

Merkel kishte shkuar për t’i kryer analizat për koronavirusin.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Kanzleramt Steffen Seibert, njofton Bild.de përcjell Klan Kosova.

Kancelarja kishte njoftuar për këtë hap, të dielën kur edhe njoftoi për masat e reja që Gjermania do t’i ndërmerr për të parandaluar rrezikun e mospërhapjes së Covid-19.

Merkel ka njoftuar se angazhimin e saj do ta vazhdoj nga shtëpia. / KultPlus.com

Dua Lipa nesër me bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram

Ylii botëror nga Peja, Dua Lipa, do të ketë një lidhje me ndjekësit e saj në llogarinë në Instagram, shkruan KultPlus.com

Lipa përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka shkruar se do të flas rreth albumit të saj të ri si dhe rreth turneut poashtu. Ajo ka shtuar se është e gatshme të pres pyetjet e ndjekësve të saj.

“Nesër do të kem një lidhje live në Instagram në orën 2PM GMT për të folur rreth albumit dhe turneut. Më ndjekni nesër dhe më dërgoni pyetjet tuaja poashtu”, ka shkruar Lipa në Facebook duke vendosur edhe linkun e Instagramit poashtu. / KultPlus.com

Artan Fuga: Nga ditari i dytë i Ana Frankut

Shkruan Artan Fuga: Nga ditari i dytë i Ana Frankut
———————-
Nuk e mendoja se do të më duhej ta rihapja fletoren time të vjetër dhe ta vazhdoja atë ditar që e lashë të pambaruar atë vit të largët 42. Kujtova, sapo erdhën SS për të na marrë se askush nuk do ta gjente më atë. Por, ai u bë i njohur në të gjithë botën.

Përsëri e mbyllur. Thonë ka mësyrë një armik i egër që nuk gjurmon dhe vdes vetëm ne hebrenjtë, por të gjithë njerëzit.Të gjitha vajzat dhe djemtë e moshës sime janë mbyllur nëpër shtëpi. Prindërit nuk dalin më jashtë. As ne nuk na lejojnë të dalim.

Mbi të gjitha nuk na lejojnë t’u afrohemi, të na vijnë për vizitë ose të shkëmbehemi me njerëz të tjerë.

Të jenë ribërë të gjithë spiuna vallë si atëhere kur na kallzonin te Gestapo-ja?

Cfarë të keqe mund të na bëjnë ata që u fshihemi? Cfarë duan të na marrin?

Nuk e kuptoj dot sepse sapo jam zgjuar nga një gjumë disadekadash, por diçka ndodh me të gjithë. Mua më pengojnë të dal te luaj në oborr. Shkolla është mbyllur. Më mungojnë shokët dhe shoqet.

Dëgjova babanë që tha : “Mjafton njeri të kapet dhe rrezikohemi të gjithe!”. Kush të na kapi? Ku do të na çojnë? Cfarë torturash do të na bëjnë?

“Mos tako asnjeri, bëj sikur nuk i sheh! ” – i tha mamit kur ajo shkoi të blinte ujë!

Kanë ardhur ditë të këqia. Njerëzit janë bërë të ftohtë me njeri tjetrin. Bëjnë sikur nuk e njohin njeri tjetrin. As dorën nuk e japin, as puthen më në faqe kur shihen. Dikush i vrojton për të parë se kush lidhet me kë!

Habitem sepse dhe në shtëpinë tonë ka hyrë një ftohtësi e madhe mes nesh. Askush nuk më puth më, nuk më kreh flokët, nuk më afrohet. Secili ka pjatën e vet, gotën e vet, pirunin dhe lugën e vet!

Pse kanë frikë nga unë? E vetmja që më afrohet është macja ime Kula! Nuk e mendoja që një ditë ajo do të më mbetej e vetmja që do të më jepte pak ngrohtësi. Ah sikur të isha mace edhe unë!!!

Gjyshi ka mbetur vetëm në shtëpinë e tij disa lagje më tutje: “Mos ja zgjat shumë – dëgjova mamin që i tha babit – foli me skype, por të mos vijë këtu!”

Pse është bërë kaq mizore? Dikur ne fshiheshim bashkë nga nazistët, kurse tani secilli për vete!

Po e mbyll për sot, ora e shtetrrethimit po afron. Në rrugën që shoh nga dritarja e dhomës nuk qarkullojnë veçse autoblinda!

Komshija e katit të tretë kërkoi kripë në telefon. “Po ta le te parvazi i shkallës! ” i tha mami. “Jo, jo, nuk do të takohemi! Ti hajde merre pasi të iki unë!”

Diçka po ndodh, ta shoh në ditët në vazhdim si do të vazhdojë jeta ime

Sali Bashota: Mos e prekë derën me dorë (vargje nga vetizolimi)

Shkruan: Sali Bashota

MOS E PREKË DERËN ME DORË ( vargje nga vetizolimi)

Thuaj shpirtit ngujohu edhe disa ditë me diell
Netët ofshajnë më pak sa herë ëndrrat zgjasin lumturinë e tyre
Mos dil nga shtëpia se frika është për njeriun
Edhe kur çelin lulet në kopshtin e trëndafilave

Asnjë vashë me sy të bukur më nuk do t’i ujisë me lot
Ujë kanë vetëm ata sy që donë me plasë nga vetmia
As derën mos e prekë me dorë mos
Aty zgjohen instinktet e gjallesave të përgjumura
Askush nuk di çka është me ikë nga vetvetja

Kur të gjithë i duan kafshët
Dikush edhe macet e të gjitha ngjyrave
Të tjerët devet qafëpërkulura me shumë gunga
Thuaj shpirtit ngujohu edhe disa ditë
Nëse vdekja e gulçuar niset në secilën minutë

Kur thonë mos me puthë më
Kur thonë mos me përqafuar më
Kur thonë mos me shtrënguar duar më
Ndoshta vetëm me dashtë njëri- tjetrin

Asgjë më shumë (Prishtinë, 22 mars 2020)

Spinoza: “Të gjitha gjërat e shkëlqyera janë aq të vështira sa janë të rralla”

Filozofi nga Hollanda Baruch de Spinoza, jetoi në shek XVII dhe së bashku me Dekartin konsiderohen si pararendësit e epokës moderne.


Këto janë disa nga thëniet e tij më të njohura:

“Të gjitha gjërat e shkëlqyera janë aq të vështira sa janë të rralla.”

“Paqja nuk është një mungesë lufte, është një virtyt, një gjendje shpirtërore, një prirje për dashamirësi, besim, drejtësi.”

“Nuk ka frikë pa shpresë e as shpresë pa frikë.”

“Unë kam luftuar për të mos qeshur me veprimet njerëzore, për të mos qarë me ta, as për t’i urryer, por për t’i kuptuar ato.”

“Nëse doni që e tashmja të jetë ndryshe nga e kaluara, studioni të kaluarën.”

“Lumturia është një virtyt, jo shpërblim.”

“Bota do të ishte më e lumtur nëse burrat kishin të njëjtën aftësi për të heshtur siç kanë për të folur.”

Për shkak të aktivitetit të tij intelektual ai u ‘c’kishërua’, u shpall herë heretik, herë ateist dhe i rrezikshëm për shoqërinë /KultPlus.com

Hykmete Bajrami: Mësimi për klasat 1-5 do të transmetohet në televizion

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, ka mbajtur sot një konferencë për media pas përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Për shkak të mbylljes së shkollave, Bajrami ka bërë të ditur se nga nesër mësimi për klasat 1 deri në 5, do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës, njofton Klan Kosova. / KultPlus.com

Instituti i Shëndetësisë përsëritë apelin: Ta mundim koronavirusin me kujdes jo me frikë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës vazhdimish bën apel nga qytetarët që koronavirusin ta mundin me kujdes dhe jo me frikë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, IKSHPK thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke përsëritur që tu përmbahemi rekomandimeve.

Ky është postimi i plotë:

TA MUNDIM KORONAVIRUSIN ME KUJDES JO ME FRIKË!
PA SHTRËNGIM DUARSH!
PA PËRQAFIME!
QËNDRONI NË DISTANCË NGA NJËRI TJETRI SË PAKU 2 METRA LARG!
LANI DUART SA MË SHPESH ME UJË E SAPUN!
AJROSNI SHTËPINË DHE MBANI HIGJIENĒN PERSONALE DHE HIGJIENËN E SHTËPISË!
KUR TESHTINI, MBULONI GOJËN ME GROPËZËN E BËRRYLIT APO ME FACULETË!
TË MOSHUARIT DHE PERSONAT ME SËMUNDJE KRONIKE TË QËNDROJNË NË SHTËPI!
PËRMBAJUNI REKOMANDIMEVE TË INSTITUTIT KOMBËTAR!
NË MËNYRË RIGOROZE MBANI DISTANCËN SOCIALE PËR 2 METRA NGA NJËRI TJETRI!
QYTETARË QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
1. IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke përsëritur rekomandimet:
• Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!
• Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!
• Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në rrezik nga infeksionet respiratore!
• Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
• Lani duart porsa hyni në shtëpi!
• Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!
• Lani duart pas përdorimit të tualetit!
• Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
• Evitoni përdorimin e tualeteve publike!
• Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!
• Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!
• Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!
• Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!
• Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
• Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!
Ju faleminderit për mirëkuptim!