Pesëmbëdhjetë pandemitë që ndryshuan historinë

Në fushën e sëmundjeve infektive, pandemia është skenari më i keq. Kur një epidemi përhapet përtej kufijve të një vendi, sëmundja bëhet zyrtarisht pandemike, si COVID 19.

Sëmundjet ngjitëse ekzistonin gjatë epokës së lashtë, por kalimi në jetën agrare 10,000 vjet më parë krijoi një hapësirë që i bëri  epidemitë më të mundshme. Gjatë kësaj periudhe u shfaqën për herë të parë malarja, tuberkulozi, lebroza, gripi, fruthi etj.

Sa më të civilizuar bëheshin njerëzit duke ndërtuar qytete dhe duke krijuar rrugë tregtare për t’u lidhur me qytete të tjera, dhe duke bërë luftëra mes tyre, aq më të lehta ishin mundësitë për t’u prekur nga pandemitë. Më poshtë janë radhitur pandemitë që, duke shkatërruar popullsisë njerëzore, ndryshuan historinë.

1.430 Para Krishtit: Athinë

Pandemia më e hershme e regjistruar ka ndodhur gjatë Luftës Peloponeziane. Pasi sëmundja kaloi nëpër Libi, Etiopi dhe Egjipt, ajo kapërceu muret Athinase në të njëjtën kohë kur Spartanët bënë rrethimin. Gati dy të tretat e popullsisë vdiqën.

Simptomat përfshinin ethe, etje, gjakderdhje, lëkurë të kuqe.

2.Viti 165: Murtaja Antonine

Murtaja Antonine ishte ndoshta një shfaqje e hershme e tifos që filloi me hunët. Hunët infektuan gjermanët, të cilët ua kaluan atë Romakëve dhe pastaj trupat e kthyera e përhapën atë në të gjithë perandorinë Romake. Simptomat përfshinin ethe, dhimbje të fytit, diarre dhe plagë të mbushura me qelb. Kjo epidemi vazhdoi deri në vitet 180,  perandori Marcus Aurelius ishte  një nga viktimat e saj.

3.Viti 250: Mortaja e Ciprianit

E pagëzuar me emrin e viktimës se parë të njohur,  murtaja e Ciprianit shkaktonte diarre, të vjella, ulçera në fyt, ethe dhe gangrenë të duarëve dhe këmbëve.

Banorët e qytetit ikën në fshat për t’i shpëtuar infeksionit, por përkundrazi e përhapën më shumë sëmundjen. Ndoshta duke filluar nga Etiopia, kaloi nëpër Afrikën Veriore, në Romë, pastaj në Egjipt.

Në vitin 444, ajo goditi Britaninë duke detyruar britanikët të kërkonin ndihmë nga Saksonët, të cilët shpejt do të kontrollonin ishullin.

4.Viti 541: Murtaja Justiniane

U shfaq për here të pare në Egjipt, murtaja Justiniane u përhap nga Palestina dhe Perandoria Bizantine, dhe më pas në të gjithë Mesdheun.

Murtaja ndryshoi rrjedhën e historisë së perandorisë, duke i prishur planet e perandorit Justinian për të bashkuar përsëri Perandorinë Romake dhe duke shkaktuar një luftë masive ekonomike. Thuhet gjithashtu se solli krijimin e një atmosfere apokaliptike që nxiti përhapjen e shpejtë të Krishterimit.

Kjo sëmundje vrau rreth 50 milion njerëz, 26 për qind te popullsisë botërore.

5.Shekulli 11: Leproza

Megjithëse kishte qene për shekuj të tërë, lebroza u shndërrua në pandemi në Evropë në Mesjetë, duke rezultuar në ndërtimin e spitaleve të shumta të fokusura në sëmundjen e lebrozës për të akomoduar një numër të madh të prekurish.

Një sëmundje bakteriale me zhvillim të ngadaltë që shkakton plagë dhe deformime, lebroza besohej se ishte një ndëshkim nga Zoti e trashëguar në familje. Ky opinion çoi në gjykime morale dhe lëndime të viktimave. Tashmë njihet si sëmundja e Hansen, dhe ende prek dhjetëra mijëra njerëz në vit dhe mund të jetë fatale nëse nuk mjekohet me antibiotikë.

6. Vdekja e Zezë, viti 1350

Shkaktare për vdekjen e një të tretës së popullsisë botërore, filloi në Azi dhe u zhvendos në perëndim nga karvanët. Duke hyrë përmes Sicilisë në vitin 1347 A.D. kur mbartësit e sëmundjes mbërritën në portin e Messina, ajo u përhap me shpejtësi në të gjithë Evropën. Trupat e vdekur u bënë aq të shumta sa mjaft mbetën të pavarrosur duke krijuar një erë mbytëse në qytete.

Anglia dhe Franca ishin aq të paralizuara nga murtaja sa vendosën armëpushim të luftës. Murtaja ndryshoi rrethanat ekonomike dhe demografinë duke sjell shembjen e sistemit feudal britanik. Duke shkatërruar popullsinë në Grenlandë, Vikingët humbën forcën për të zhvilluar betejën kundër popullsisë vendase dhe në këtë mënyrë u ndal eksplorimi i tyre drejt Amerikës së Veriut.

7. Shkëmbimi kolumbian, viti 1492

Pas mbërritjes së spanjollëve në Karaibe, sëmundje të tilla si, tifoja, fruthi dhe murtaja bubonike iu transmetuan popullsive vendase nga Evropianët. Pa ekspozim të mëparshëm, këto sëmundje shkatërruan popullsinë indigjene, duke bere qe rreth 90 për qind të vdesin në të gjithë kontinentet veriore dhe jugore.

Në 1520, Perandoria Aztecu u shkatërrua nga një infeksion i lisë i sjellë nga skllevërit afrikanë. Hulumtimet në vitin 2019 madje arritën në përfundimin se vdekja e rreth 56 milion amerikanëve vendas në shekujt 16 dhe 17, kryesisht përmes sëmundjes, mund të ketë ndryshuar klimën e Tokës

8.Viti 1665: Murtaja e Madhe e Londrës

Murtaja bubonike çoi në vdekjen e 20 përqind të popullsisë së Londrës. Ndërsa rritej numri i vdekjeve njerëzore, u masakruan qindra mijëra mace dhe qen si shkak i mundshëm ndaj sëmundjes dhe sëmundja u përhap nëpërmjet Thames. Kulmi i shpërthimit erdhi në vjeshtën e vitit 1666.

9. Pandemia e parë e kolerës, viti 1817

E para nga shtatë pandemitë e kolerës gjatë 150 viteve, kjo valë e infeksionit të vogël të zorrëve filloi në Rusi, ku vdiqën një milion njerëz.

U perhaps përmes ujit dhe ushqimit të infektuar nga baketeri. Bakteri u kalua ushtarëve britanikë që e sollën atë në Indi, ku vdiqën miliona të tjerë. Kontaktet e Perandorisë Britanike dhe marinës së saj përhapën kolerën në Spanjë, Afrikë, Indonezi, Kinë, Japoni, Itali, Gjermani dhe Amerikë, ku vrau 150,000 njerëz. Një vaksinë u krijua në 1885, por pandemitë vazhduan.

10.Pandemia e tretë e murtajës, viti 1855

Duke filluar në Kinë dhe duke kaluar në Indi dhe Hong Kong, murtaja bubonike mori 15 milion viktima. India u përball me viktimat kryesore, dhe epidemia u përdor si justifikim për politikat shtypëse që ndezën një revoltë kundër britanikëve. Pandemia ishte aktive deri në vitin 1960

11. Pandemia e Fruthit Fixhi, viti 1875

Pasi Fixhi iu dha Perandorisë Britanike, një delegacion mbretëror vizitoi Australinë si dhuratë nga Mbretëresha ViKtoria. Me të mbërritur gjatë një shpërthimi të fruthit, delegacioni mbretëror solli sëmundjen në ishullin e tyre, dhe u përhap më tej nga kreret e fisit dhe policia që u takuan me ta pas kthimit të tyre.

Duke u përhapur shpejt, ishulli ishte i mbushur me kufoma që u bënë ushqim për kafshët e egra. Një e treta e popullsisë së Fixhit, gjithsej 40,000 njerëz vdiqën.

12. Gripi rus, viti 1889

Pandemia e parë  e gripit filloi në Siberi dhe Kazakistan, më pas në Moskë dhe depërtoi në Finlandë dhe më pas në Poloni, ku u përhap në pjesën tjetër të Evropës. Deri në vitin vijues, ai kishte kapërcyer oqeanin drejt Amerikës së Veriut dhe Afrikës. Në fund të 1890,u raportuan 360,000 viktima.

13.Grip Spanjoll, viti 1918

Gripi spanjoll mendohet se e ka origjinën në Kinë dhe është përhapur nga punëtorët kinezë që transportoheshin me hekurudha nëpër Kanada gjatë rrugës për në Evropë. Në Amerikën e Veriut, gripi u shfaq për herë të parë në Kansas në fillim të vitit 1918 dhe u shfaq në Evropë nga pranvera. Raportet e shtypit qe flasin për një shpërthim të gripit në Madrid në pranverën e vitit 1918 çuan në quajtjen e pandemisë si “gripi spanjoll”.

14.Gripi aziatik, viti 1957

Duke filluar në Hong Kong dhe duke u përhapur në të gjithë Kinën dhe më pas në Shtetet e Bashkuara, gripi aziatik u përhap në Angli ku, mbi gjashtë muaj, vdiqën 14,000 njerëz. Një valë e dytë u pasua në fillim të vitit 1958, duke shkaktuar një total prej rreth 1.1 milion vdekje globalisht, me 116,000 vdekje vetëm në Shtetet e Bashkuara.

15. HIV / AIDS, viti 1981

I identifikuar për herë të parë në vitin 1981, SIDA shkatërron sistemin imunitar të një personi, duke rezultuar në vdekje eventuale nga sëmundje që trupi zakonisht do t’i luftonte. Ata persona të infektuar nga virusi HIV kishin ethe, dhimbje koke dhe nyje limfatike të zgjeruara pas infeksionit. Kur simptomat largoheshin, infeksioni mbetej ende në gjak.

SIDA u vu re për herë të parë në komunitetet gay amerikane, por besohet se është zhvilluar nga një virus shimpanzeje nga Afrika Perëndimore në vitet 1920. Sëmundja, e cila përhapet përmes lëngjeve të caktuara të trupit, u hap në Haitii në vitet 1960, dhe më pas New York dhe San Francisco në vitet 1970.

35 milion njerëz në të gjithë botën kanë vdekur nga SIDA që nga zbulimi i saj, dhe ende nuk është gjetur një kurë. /KultPlus.com

Në kohë murtaje edhe ujku edhe dhia bëhen bashkë

Nga Jusuf Buxhovi

Sheh Alia i Teqes së Madhe ishte fjalëpakë. Si prijës i Parisë së shehrit, edhe sjelljes së Kajmekamit për të na treguar se ishim të nënshtruar, ia humbte fuqinë… Kjo u pa më së miri kur pas atyre që i tha Shefki Aga rreth shpalljes se shtetrrethimit dhe fuqisë së fermanit, kërkoi që Paria e shehrit të dinte për të gjitha, veçmas për qerret me mushama që shkonin natën në drejtim të Urës së Tabakut për në Shkugëz si dhe për punën e minjve që përhapeshin natën rrugicave nga disa të panjohur…
Kajmekami u mundua që të sillej me mospërfillje ndaj Sheh Alisë, ndonëse qehrja po ia pasqyronte një mllef të brendshëm, që mezi e përthekonte. Tha se hyqymeti i dinte punët e veta, ndërsa mileti duhej vetëm të bindej…
Kur Sheh Alia ishte gati të largohej pa ize bashkë me ne, ndërhyri Shefki Aga. Tha se mund të ishte koha e ligë dhe e keqja e madhe që po na kërcënohej, që sillte edhe shqetësime dhe keqkuptime, por, shtoi se fermani ishte ferman dhe se atij të gjithë i nënshtrohen…
“Ne do ta luftojmë të keqen… Nuk ka ferman që e ndalon këtë…”
Kur dolëm jashtë dhe dita me diell të shëndritshëm të marsit sikur për pak na hoqi sikletin e fermanit, te skaji i urës, Lam Mula, hapi punën e sjelljes së plakave të malësisë që do të merreshin me grrithjen, që ishte punë me rrezik pas shpalljes së fermanin, por duhej bërë medoemos.
“I ke myhibët e mi të gatshëm edhe me dekë” , tha Sheh Alia. “ Mos kurse njeri… Në kohë murtaje edhe ujku e dhia bahen bashkë…”

(Shkëputje nga romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, 1982). / KultPlus.com

Preket me koronavirus aktorja kryesore e serialit “La Casa De Papel”

Një ndër aktoret kryesore të serialit “La Casa De Pape” Itziar Ituno, ku ndryshe njihet edhe si Raquel Murrillo, inspektorja që ran ë dashuri me profesorin, ka rezultua pozitive në testin për koronavirus.

Vetë aktorja e ka dhënë njoftimin përmes një postimi në “Instagram” , ku shprehet se ka sintoma të buta dhe se të gjithë duhet të kujdesen për veten.

 “Është zyrtare, që nga e premtja pasdite kam simptoma – temperaturë dhe kollë të thatë dhe sot kam pranuar informacionin nga testi epidemiologjik që kam bërë. Është koronavirus. Rasti im është i lehtë, por virusi është shumë ngjitës dhe i rrezikshëm për njerëzit me imunitet të dobët. Jini të vetëdijshëm, qëndroni në shtëpi dhe mbroni të tjerët”.

Sezoni i ri  “La Casa De Papel” do lançohej në datën 4 prill por ende nuk ka asnjë lajm nëse do anullohet prej koronavirusit apo jo.

“La Casa De Papel” do të lansojë sezonin e ri më datën 4 të muajit prill dhe ende nuk kemi asnjë lajm nëse kjo datë do të shtyhet apo jo për shkak të Koronavirusit. /KultPlus.com

Mentor Haziri sjell këngën e re “Mara” (VIDEO)

Artisti i njohur shqiptar, Mentor Haziri, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.

“Mara” titullohet projekti i ri muzikor i këngëtarit nga Ferizaj, i cili shquhet për vokalin e tij të veçantë.

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar Eriona Rushiti, ndërsa për producimin është përkujdesur Dave Mccune.

Kënga është e zhanrit baladë dhe i dedikohet një vajze me emrin “MARA”, siç edhe zbulohet në titull.

Klipi i këngës është gjithashtu mjaft unik, i cili iu besua produksionit “Fole Publishing”.

Projekti është lansuar në kanalin zyrtar të këngëtarit në YouTube e po ashtu edhe në platforma të tjera muzikore. / KultPlus.com

Bujaria e deputetit

Nga: Petro Marko

{Pjesët janë shkëputur nga publicistika e Petro Markos e vitit 1936, e shkruar pak kohë para zgjedhjeve parlamentare. Ato janë botuar në organet e shtypit “Arbëria” dhe “Vatra”. Ajo që të bie në sy, është se sa pak kanë ndryshuar kohët, ose më mirë deputetët}

Një hallexhi erdhi në Tiranë. Kishte ardhur edhe herë të tjera, disa muaj më parë, por s’ia kishte vënë njeri veshin. Iu lut deputetëve të krahinës së vet që ta shoqëronin gjer në ministri, por ata, të zënë me plot punë të tjera, u mjaftuan duke i dhënë vetëm kartëvizita për kopistët e arkivistët. Këtë radhë, hallexhiu, s’kishte nevojë për njeri. Por të tjerët kishin nevojë për të. Kur ai po shkonte në ministri, i pari deputet i krahinës së vet që e takoi, desh ta shoqëronte:
-O, mirë se erdhe Mehmet Aga!
-Mirë se të gjeta, bej.
-Ku po shkon kështu?
-Ja gjer në ministrinë e…
-Po si bëhet, mor jahu, që nuk më ke thënë mua? Unë do të bëj ç’të mundem, për të të plotësuar dëshirën. Ti e di se sa jam kujdesur për popullin që përfaqësoj.
-Po, mor tungjatjeta. Të faleminderit, por mundem ta kryej vetë këtë punë.
-Jo, xhanëm, si do ta kryesh vetë? Duhet të kesh me vete një deputet, kur shkon te ministri. Përndryshe s’të dëgjohet fjala.
-Të faleminderit, por…
Katundari desh t’ia thoshte se s’kishte nevojë për të. Mirëpo deputeti nuk e la të mbaronte fjalën. E kapi për krahu që ta shoqëronte në ministri. Hallexhiu, s’kuptonte pse janë bërë kaq të mirë deputetët këto vitet e fundit… (Se afronte koha e votimit dhe deputetët kishin nevojë për votën e tij. Shënim i autorit).
Si do të priten deputetët
Më falni dhe mos e merrni për ters, mor jahu, se deputetët tanë s’priten kollaj. Fjalën e kam këtu, se qysh tani bëhen përgatitje të mëdha, për të pritur “baballarët” triumfonjës, se e plotësuan mirë detyrën e tyre.
-Nga t’ia mbajmë? I thoshte pardje një deputet sivëllait të afërt.
-Them t’iu bëj një telegram që të dalin dhe të më presin, se unë e di që ushqej simpati të madhe në popullin bujar të qytetit tim.
-Po, po, e kam marrë vesh. Unë mendoj se ku do ta shkoj verën, se që të vete në fshat nuk guxoj, vallahi të them. Dikush më shkroi se janë bërë gati të më presin me saze e gërneta. Unë s’vete se e di që do të më futin në valle… unë mezi lëviz e jo të kërcej. Dhe u mbetet hatri, kur s’kërcen me ta. Atëherë thonë: “Ky s’pranon”, dhe hajde në vjeshtë t’u marrësh ndonjë votë. Meazallah, se s’u bën qejfin, të lënë fare…
Prandaj, do të preferoj që të shkoj jashtë dhe të mos piqem fare me asnjë. Se dije, që të çmohesh shumë, mos para eja në kontakt me ta se të njohin. Se më duket, më dolli kripa më, mor katran.
-Kam marrë vesh, shtoi një tjetër, që kudo bëhen pritje të mëdha. Gjithë atdheu është në lëvizje.
-Mor mirë thua ti, ia priti tjetri, unë kam kohë që lloisem se ç’ këmbë do të hedhim të fundit atë ditë të zezë që do të dalim përgjithmonë nga kjo vatra jonë e shenjtë. E vras mendjen mor jahu…
-Jo, mor të vraftë. Për këto lloisesh ti? Po të hedhësh të djathtën, atëherë mot ishalla, do të jesh i partisë së djathtë, e po të hedhësh të mëngjrën, do të jesh i së mëngjrës.
-Ç’ janë këto që më thua. Kalama jam unë, apo rezervist që do të më bësh mua talim. Unë them që po të hedhësh këmbën e djathtë do të presin mirë mileti. E po të hedhësh të mëngjrën do të të nxjerrin avaze. Këtë e kam kënduar në “Kujtimet e Nastradinit”.
Ndërsa në Tiranë bëhen këto bisedime, ndër katunde dhe qytete përgatisin, pritje të mëdha. Ndër disa vende thonë se do të bëjnë “arco di trionfo” nga do të kalojnë baballarët e kombit, të cilët, në zgjedhjet e ardhshme do të emërohen jo gjyshërit, por stërgjyshërit e kombit.
Importimet tona dhe deputetët
Një deputet i ynë shkoi te një dyqan mobiliesh për të blerë një sallon. Këto mobilie bëhen këtu, janë të forta, të mira e të lira. Deputeti s’ kishte pëlqyer plaçkat që i dëftuan. Dyqanxhiu i kishte lavdëruar këto dhe i kishte thënë se në Shqipëri s’mund të bëhen më të mira se ato dhe fjalimi kishte vazhduar kështu:
Deputeti: – Pffff… S’ më pëlqejnë! Më mirë të sjell nga jashtë një sallon.
Dyqanxhiu: – Po ne me se të rrojmë, kur njerëzia të sjellë nga jashtë mobiliet?
Deputeti: – Po unë dua mall të mirë dhe me që s’ka këtu, do ta sjell nga Vjena.
Dyqanxhiu: – S’kini të drejtë, z. deputet. Me të vërtetë, malli i Vjenës është më i mirë se ai i Shqipërisë. Mirëpo, kjo mund të thuhet edhe për… deputetët. Edhe ne e dimë se deputeti i Anglisë ose i Zvicrës mund të jetë më i mirë se ai i Shqipërisë, por, megjithatë, deputetët nuk i biem nga ato vende dhe kënaqemi me ata që kemi këtu!..

Ata që duan ta marrin vesh se cili është deputeti në fjalë, le të drejtohen në zyrat e “Arbërisë”. /KultPlus.com

Reutersi raporton për protestën me tenxhere në Kosovë

Njerëz në mbarë Kosovën dolën nëpër ballkonet e tyre duke i goditur tenxheret në shenjë proteste për të kërkuar nga partitë udhëheqëse që të merren me koronavirusin dhe t’i japin fund krizës politike e cila mund të rrëzojë qeverinë javën e ardhshme.

Partneri i koalicionit në qeverinë e Kosovës tha të mërkurën se do të iniciojë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm si pasojë e një mosmarrëveshjeje për të shpallur apo jo gjendjen e jashtëzakonshme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Isa Mustafa, lider i LDK-së, tha se shkarkimi ishte kulmi i dallimeve mes partnerëve të koalicionit për heqjen apo jo të taksës ndaj mallrave serbe.

“Atyre po u interesojnë punët e veta. Nuk është koha për hakmarrje, duhet të kujdesen për popullin”, tha Gazmend Vokshi, 60-vjeç, arkitekt, raporton Reuters.

“Nëse vazhdojnë kështu (politikanët), s’do të kenë kohë për t’u kujdesur për ne dhe do të ketë shumë viktima”, tha Naim Miftari, 34-vjeç, transmeton KOHA.

Në Kosovë janë regjistruar 21 raste me virusin që nga e premtja e kaluar kur u regjistruan rastet e para.

Tashmë shkollat, kufijtë, fluturimet, kafenetë dhe restorantet janë mbyllur. Vetëm supermarketet dhe barnatoret janë të hapura.

Shumica e të prekurve me koronavirus në Kosovë kanë ardhur nga Italia apo janë në lidhje familjare me dikë që është kthyer nga Italia.

Sopranoja e karantinuar i bën fqinjët e saj të qajnë duke kënduar nga ballkoni (VIDEO)

Në kohën kur me mijëra banorë të Barcelonës janë futur në vetëkarantinë si pasojë e përhapjes së koronavirusit, një soprano vendosi t’i gëzojë shpirtrat e ngujuar me këngë nga dritarja e apartamentit të saj.

Në video dëgjohet sopranoja 56-vjeçare Begona Alberdi, me një interpretim mahnitës të aries së famshme të Puccinit, “O mio babbino caro”, në një përpjekje për të mbushur me gëzim fqinjët e saj të vetizoluar pas shpërthimit të koronavirusit.

E nxjerrë nga opera e Puccinit nga viti 1918, “Gianni Schicchi”, aria këndohet nga Lauretta pasi tensionet mes babait të saj Schicchi dhe familjes së Rinuccios, të djalit që ajo e do, arrijnë një pikë thyerjeje dhe rrezikojnë të mbajnë të dashuruarit të ndarë, transmeton KOHA.

Duke dëgjuar nga ballkonet e tyre, dëgjuesit lëshojnë gulçime gëzimi (e madje duket se edhe derdhin lot) teksa dëgjojnë zërin e këngëtares duke pushtuar qytetin, para se t’i japin asaj një duartrokitje të madhe shumë të merituar.

Personi që e incizoi sopranon mund të dëgjohet duke qarë prapa kamerës.

Alberdi është vetëm një nga 263,000 banorët lokalë që aktualisht janë detyruar të mbesin brenda shtëpive të tyre në distriktin Eixample të Barcelonës si pasojë e COVID-19.

Për “Daily Mail”, ajo tha: “Ishte ora 20:00 dhe fqinjët po duartrokisnin punonjësit spitalorë dhe edhe ne iu bashkëngjitëm, ishte shumë prekëse të shohësh të gjithë duke u mbledhur së bashku për t’i falënderuar”.

“Më preku dhe mendova, jetojmë në një botë shumë të ftohtë. Doja të këndoja dhe burri më tha ‘këndo atëherë’ dhe kështu nisa të këndoja”.

“Tani është koha të rrimë në shtëpi. Do të kemi kohë për të dalë në shëtitje dhe për të bërë gjëra normale më vonë”, shtoi ajo.

Që nga ajo natë, ajo i argëtoi fqinjët me këngë klasike përfshirë “Ave Maria”, “Cançó d’amor i de guerra” dhe “Casta diva”, nga opera e famshme e Bellinit, “Norma”. /KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=OcUWoNY9qFo&feature=emb_title


Kapen pamjet e rrëqebullit në Bjeshkët e Nemuna

Është konfirmuar edhe një herë prezenca e rrëqebullit në Bjeshkët e Nemuna.

Në fotografitë e publikuara në faqen e organizatës Era Group nga Peja, e cila vazhdon projektin për të hulumtuar praninë e kësaj nënspecieje të rrëqebullit ballkanik, shihet një rrëqebull i fotografuar nga kamerat kurth të vendosura nga kjo organizatë.

“Nën-lloji më i rrezikuar në botë – rrëqebulli i Ballkanit ishte fotografuar nga sesioni ynë i 8 i studimit 2019-21 në parkun kombëtar Bjeshkët e Nemuna”, thuhet në postimin e ERA Group.

“Gurë o për gurë kullën tonë prapë ta marojmë, vakti ka ardhë marren prej shpisë me përzonë”

“Jericho” është një rok grup i formuar nga disa të rinj shqiptarë nga Kosova, në maj të vitit 1997 në Prishtinë. Ky grup njihet per muzikën dhe tekstet e tyre mjaft të veçanta, shkruan KultPlus.

Muzika e tyre është përzierje e muzikës rok, alternative, elektronike dhe muzikës tradicionale shqiptare e cila është karakteristikë e regjionit te Kosovës dhe Shqipërisë veriore. Përveç instrumenteve standarde të rokut, ata përdorin edhe instrumente orientale të cilat bëjnë pjesë në muzikën tradicionale shqiptare, siç është tupani, kavalli dhe zurna.

Tekstet e këngëve në përgjithësi janë të shkruara në dialektin gegë, i cili flitet në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipërinë veriore, ku, shpesh përdoret edhe në poemat epike shqiptare. Të gjitha këngët e grupit trajtojnë tema sociale, me theks të veçantë për problemet që populli shqiptar i ka pasur dhe vazhdon t’i ketë me qeverisjen e vendit.

Grupi “Jericho” njihet për shumë këngë si: ”Zgjohu”, ”Tomlin e nonës”, ”Kur do t’pushojë kjo kangë”, ”Albanian Rhapsody” e shumë të tjera.

Sonte po e risjellim këngën e tyre me titull “Kanga jonë” ku shquhet teksti i fuqishëm, i cili mbetet aktual.

Nona po vet: “Ku i kom djemt’ o ku m’kanë mbetë?”
N’pragun e shpisë, marre e madhe na ka prekë
Gurë o për gurë, kullën tonë jonë tu e rrzu
Kthehmuni djem, nonën qysh bon me harru

O Zot na kthe nerën e shpisë
Mos na le vet n’tmerrin e vetmisë

Çohu mor vlla, sot oshtë dita tjetër nuk ka
Nona po thirrë, lot’ e vajit dojnë m’ju tha
Gurë o për gurë, kullën tonë prap ta marojmë
Vakti ka ardhë, marrën prej shpisë me përzonë

O Zot na kthe nerën e shpisë
Mos na le vet n’tmerrin e vetmisë
Mos …

Sa shpejtë vitet kaluan
Kjo këngë kujtimin ma sjellë
Sa lehtë të gjithë ne harruam
Dhembjen që kishim njëherë

Këngët që bashkë i këndonim
Mbetën jehonë në kujtim
Të gjithë këndojnë të vetmuar
I vetëm është Vendi im

Veq edhe njëherë të ecim
Dhe t’jemi bashkë si dikur
Zemra për zemrën e tjetrit
Të jetë për ne si flamur

Dora që zgjat kur rrëzohem
Është ajo që ne na mban
Mos e lejo të harrohet
Se nuk kemi tjetër vatan /KultPlus.com

Letër nga karantina

Shkruan: Vlora Konushevci

Letër nga karantina

S’po muj me i duru ma teshat e ngushta
nanë, as mendjet e ngushta,
e kam kalu mëngjesin tu i heq pluhnat
me nji leckë që binte
erë mjalte. T’kish qenë e dielë kisha dalë
n’Gërmi, e kisha kry edhe pazarin
por asht ditë pune, n’muzeun e andrrave
t’ngrime.
Qyteti po lahet n’klithmat e plogështa
të qeverisë për mos me u përpjekë me njani-tjetrin,
me nejt përskunroj e me dalë jo pa nevojë.
Sot pranvera ka ardhë,
dita ma e gjatë e vitit asht.
Bota po përballet me murtajë,
tragjedi taman në kuptimin Grek.

Tezja Emine ish dekë
s’kam mujt as me shku me pa.
Po të ikin copat nanë
plotë shkëlqim si me kanë
t’filigranume. Asht veç nji ditë pune
sot, e enjte mas nji përvjetori të zymtë.
Breza të tanë që i mbijetuen luftës,
kampeve, urisë, gjenocidit shpëtuen
për t’u përball sot jo veç me pandeminë
por edhe me veten, me monstruozitetin
e prodhuem përmes lirisë së zgjedhjes.
Asnji të mirë tokësore
s’ja falëm botës! I falëm veç vaj, heshtje dhe ikje
si fund i terruem prej hinit t’flakëve
që ja vumë vetes.

Restaurohen porta dhe afresket e rralla në kishën e “Shën Triadhës”

Pas gjendjes së jashtëzakonshme, nga COVID-19 që ka prekur edhe vendin tonë, dyert e Kishës së “Shën Triadhës” në Berat do të hapen sërish, për të gjetur paqe apo për të shijuar afresket e rrallë që gjenden aty.

Specialistët dhe eskpertët e fushës kanë restauruar portën dhe afresket.

Mnistrja e Kulturës, Elva Margariti se shpehet se “Shën Triadha” është një nga kishat më të bukura, në Berat, e cila daton prej shek. XIII. Ajo do të hapet sërish, për të gjetur paqe mes shenjtorësh apo për të shijuar afresket, që specialistët e Drejtorisë Rajonale të Teatrit dhe Kulturës, Berat, të cilët me durim po i nxjerrin në dritë”.

“Duke ju uruar një ditë të mbarë, po ndaj me ju disa nga momentet e restaurimit të dyerve dhe afreskeve, të një prej kishave më të bukura në Berat, e cila daton prej shek. XIII. Pas kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme, dyert e Kishës së “Shën Triadhës” do të hapen sërish, për të gjetur paqe mes shenjtorësh apo për të shijuar afresket, që specialistët e DRTK, Berat, me durim po i nxjerrin në dritë”, shprehet Margariti. /Atsh /KultPlus.com

‘Libri i karantinës’, rekomandimi nga KultPlus: ‘Zonja Bovari’

Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.

KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.

Gustav Flober ka qenë shkrimtar i njohur francez. Lindi më 1821 dhe arriti të bëhet njëri nga romancierët më të njohur të shekullit XIX.

Ai është njëri nga shkrimtarët modern francez që u bë i njohur me romanin “Zonja Bovari”. E gjithë krijimtaria e tij, ani pse  jo aq voluminoze si, fjala vjen e Balzakut apo Hygoit – përbën kulmin e letërsisë franceze që ndriçojë gjithë botën letrare.

Flober padyshim mbetet një nga shkrimtarët pararendës i romanit modern.

“Zonja Bovari” është romani i parë i Floberit, të cilin ai e botoi në vitin 1857. Nga shumë kritikë kjo vepër konsiderohet si më e mira e tij.

Kur doli, libri bëri bujë të madhe. Ai arriti të thejë shumë tabu të asaj kohe. “Zonja Bovari” është vepër natyraliste për nga stili, sepse përshkruan detaje nga mjediset e ndryshme, personazhet e veprimet që i trajton.

Ema Bovari, protagonistja e librit, është vajzë provinciale me pasion të madh për të lexuar libra romantik. Ajo vajti në manastir ku dhe mori një formim konservator, por më vonë Ema gabon në jetën e saj, sepse gradualisht shndërrohet në viktimë të pasioneve të saj – të cilat e çojnë në aventura të pafundme. Asaj i pëlqen të vizatojë, t’i bie pianos, e… të lexoi sa më shumë libra.

Personazhi i Emës është tejet interesant. Asaj i krijohet pasioni për të lexuar libra teksa ishte në manastir, por megjithatë duket naive sepse ajo gjatë gjithë kohës ëndërron për një jetë luksoze… për një burrë të veshur mirë, dhe për dashurinë e pastër.

“Zonja Bovari” është roman që del kundër romantizmit. Floberi si shkrimtar i shquar dhe me stil të veçantë bazohet te moraliteti i njeriut dhe pasojat që sjellin mëkatet në fund. E tillë është Ema. Një grua materialiste me plot ëndrra, që në fund del të jetë heroinë e dështuar.

Ajo nuk mund të përshtatet që në fillim me realitetin përreth saj, sepse trurin ia mbulojnë modelet që ajo ka përftuar nga veprat që ka lexuar. Kështu, vërehen prirjet e saj për të ëndërruar, por që janë të destinuara të rrënohen nga realiteti.

Me “Zonjën Bovari” Floberi ka arritur të krijojë një roman me karakter të thellë psikologjik,  te i cili nuk kanë aq rëndësi veprimet sesa gjendjet e tyre. Nga ëndërrimi i vazhdueshëm i Emës, merr edhe emrin dukuria e ëndërrimit dhe zhgënjimit në jetë – e njohur si bovarizëm.

Floberi ka për qëllim të demaskojë vlerat false të asaj shoqërie, si dhe moralin e rremë të saj. Prandaj romani është realist dhe në të shquhen vëzhgimet e jetës dhe psikologjisë së shoqërisë.

Ndaj, jua rekomandojmë këtë kryevepër floberiane! /KultPlus.com

Gruaja e ambasadorit amerikan i bashkohet protestës së sotme me tenxhere e tigan

Gruaja e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, mezi ka pritur të bëhet ora 8 të mbrëmjes për t’i goditur tenxheret e tiganët në Prishtinë.

Sot është organizuar një protestë në shenjë pakënaqësie për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Protesta ka qëllim shprehjen e pakënaqësisë duke bërë potere në ora 20:00, si rezultat i pakënaqësive me situatën politike të krijuar në Kosovë.

“Nuk më pritet deri në ora 8 të mbrëmjes për të filluar poteren me tenxhere e tigan këtu në Prishtinë”, ka shkruar më herët Alison Kosnett.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkarkuar ministrin e Ministrisë së Brendshme të Kosovës, Agim Veliun, ku më pastaj kanë ardhur reagime të shumta.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar dje se LDK’ja do të iniciojë mocionin e votëbesimit në Kuvend, për të rrëzuar Qeverinë Kurti.

Loja

Tregim nga Ibrahim Berisha

Fëmijët, të zdeshur deri në bel, të mbathur me atlete, nuk pranin me zërat e gëzuar. Pse të mos dilja edhe unë në oborr? Të shikoja, pa ambicien më të vogël, krejt anash, tollovinë e zhurme.

Zbrita shkallët duke menduar se zbuloja pasionin tim të hershëm – lojën. Shkela në një lëvore bananeje, por, për fat, u rrëzova lehtë, njëtrajtshëm. Rashë si bërrylash, pastaj rrotullimi i shpejtë më bëri t’i shpresoja shpëtimit pa farë lëndimi. Rrëshqita lehtë si letër, mbështeta dorën e majtë në betonin e mbushur shtresë tisi, i thashë vetes – jepi, tash. Është rrëzim i lakmueshëm për rrethanat, mendova. I dhashë përpara, duke shikuar nëse më kishte hetuar ndonjëri nga fqinjët. Askush nuk ishte në veranda, as në shkallë, as në dritare, por nuk mund të them me siguri, nëse u kisha shpëtuar të gjitha vrojtimeve përbuzëse – syve kureshtarë që nuk flenë plotësisht as natën, as në mëngjes, as në mesditë, as në mbrëmje dhe nuk të sjellin as dënim dhe as ndëshkim, por vetëm të shohin e kënaqen me pamjet e përsëritshme.

Në oborr nuk më ngushëlloi askush. Fort i shqetësuar, ndoshta nga shkaku i rrëzimit të pakëndshëm, nisa të anoj për njërin nga dy grupet e fëmijëve, të cilët luanin me top ndarë në dysh, plot klithma. Ekipet kishin nga katër veta. Mua më rrahu zemra menjëherë për fëmijët, porta e të cilëve binte në të majtë. Porta e ekipit kundërshtar nuk ishte rregulluar sipas normave, por ajo ikte disi tepër në të majtë, në vend që të ikte në të djathtë. Kryqëzimet e fëmijëve vazhdonin të ishin të shpejta, herë-herë urrejtëse. Në lojë vërejta dy vëllezërit Blata si luftonin njëri kundër tjetrit. Kjo nuk më bëri përshtypje, përderisa njëri nga ata dy binjakë, më i gjati e më i zbehti, shikoi nga prapa ku ishte porta e ekipit të tij, ku kisha zënë vend, sepse isha dhënë pas lojës, por pa lëshuar edhe ndonjë shenjë të plogësht përkrahjeje.

Ndërkohë, edhe tjetri Blatë, që ishte pakëz më i plotë, me gjatësi thuajse të njëjtë, por edhe me lëvizje si tjetri, shikoi prapa portës së ekipit ku përfundonte rrëmuja e lojës. Disi, u hutuan. Vraponin më lëngshëm, më trishtueshëm, pa mundur t’i iknin shikimit të herëpashershëm të vendit, thënë me zemër, ku po rrija, fare kot. Atëherë u shqetësova dhe për të mundur neverinë karakteristike që shkakton pritja, zgjata duart, në fillim përpara, pastaj anash dhe në fund në gjysmëhark. Duke i lëvizur majtas e djathtas, m’u soll gjithë hapësira. Binjakët më shikuan të shtangur, nuk e nganë më topin që ende e mbante përhershmërinë e lojës.

Vazhdova të qëndroj mu aty, disi sikur i dhënë e i longuar. Topi më qëlloi me forcë në fytyrë. Buza më plasi, nëpër plasë nisi të rrjedhë gjaku. Nisi me pika të rralla, pastaj ai gjak i ngrohtë, në vapë, u shtua dhe u shtua vazhdimisht për të zbritur përmes një vije të tmerrshme në qafë e në këmishë. Por, fëmijët luanin, ndërsa ata dy binjakët tashti kishin kthyer kokën anash, pa mundur të fshihnin gazin, në fillim të pazëshëm, por pastaj më të zëshëm dhe prore e më të zëshëm. U shtriva përtokë, në pluhur, pa më të voglin iluzion se do t’i shpëtoja mbulesës së njëtrajtësuar në sipërfaqe të trashë pluhuri e gjaku. Fëmijët lanë lojën, bërtitën, bërtitën prore e më pak, pastaj ikën pa shikuar pas oborrin e heshtur përnjëherë.

Fqinjët kishin mbyllur dritaret dhe ndonjëri kish lëshuar edhe roletat për t’u siguruar nga vapa dhe pluhuri. Zgjata dorën, preka fytyrën, u binda se gjaku kishte pushuar, andaj më duhej të provoja nëse më mbante forca të ngrihesha sërish. Por, pasi u binda se nuk kisha as më të voglën forcë, zgjata duart, në formë të një rrethi, sikur në rastin e parë, por këtë herë për të kërkuar ndihmë nga kushdoqoftë. Një vajzë e vogël, mund të ishte pesë vjeç, e shihja figurë të brishtë, qëndronte fare pranë, drejtoi topin nga unë dhe ma përplasi në fytyrë me gjithë forcën. Derisa nëpër trup rrokullisej ai rreth i plastikes, ajo më tha: eja të luajmë. Nuk lëviza, ndërkohë, ajo u largua në drejtim të hyrjes, duke humbur plotësisht në gjysmëhijen e parë të portës.

Nuk dëshiron askush të luaj me mua, tha, e fshehur provokueshëm prapa portës së hyrjes. La heshtjen e plotë, topin dhe trupin time në oborr. /KultPlus.com

“Asgjë nuk mund të jetë e bukur, pa të vërtetën”

Filozofi gjerman Artur Shopenhauer fitoi famë vetëm në fund të jetës së tij. Në tekstin më të rëndësishëm që ai shkroi: “Bota si vullnet dhe përfaqësim”, botuar në 1819, pohonte se ajo çfarë ne shohim nuk është ajo që ekziston në të vërtetë. Në fakt, pas gjërave, në thellësinë e tyre, në esencën e tyre, fshihet një forcë e vetme që në mënyrë të vazhdueshme kondensohet dhe materializohet, duke i dhënë asaj zanafillën, që, në të vërtetë, na shfaqet në përvojën e përditshme. Kjo forcë, sipas Shopenhauerit, është vullneti. Përmes një shtegtimi skandinav nga një sërë ndalesash, njeriu, filozofi mund të arrijë të çlirojë veten nga vullneti dhe të bëhet padroni i saj, pasi ka njohur realitetin e vërtetë. Këtë gjendje Shopenhaueri, i frymëzuar nga Orienti, e quante Nirvana.

Bota do të shkojë shpeshherë drejt kalbëzimit. Bota nuk është gjë tjetër veçse paraqitja jonë. Kur ne paraqesim diçka, ne jemi, si në çdo veprim tonin, veçse organ zbatimi i një dashjeje për të jetuar të errët, që i vidhet pushtetit të vetëdijes. Nuk donte t’ia dinte nëse do ta botonin. Të themi të drejtën, Shopenhaueri, duhet theksuar, nuk ishte një tip i lehtë. E kaloi jetën në vetmi, duke studiuar, duke shëtitur, duke u grindur, shkruan Konica.al. Parapëlqente të rrinte më shumë me kafshët sesa me njerëzit. Kishte një qen qimedredhur, të quajtur Atma, në sanskrishte do të thotë shpirti i botës. Kur e qortonte, nuk i drejtoj me qen, por e quante atë “njeri”. Iu ngarkua për një vit, të mbante një kurs në Universitetin e Berlinit, kohë kur jepte mësim filozofi më i rëndësishëm gjerman, madje, ende i gjallë, Hegeli.

Shopenhaueri i planifikoi kurset e veta që të përkonin me ato të Hegelit, me qëllim që ta gjente klasën bosh. Për Hegelin, thoshte se ishte një “kokëshkëmb” dhe se askush nuk e kuptonte vërtet, madje dhe ata që thoshin se e kuptuan atë, realisht e keqkuptuan. Pati vetëm një pasues të gjallë, Philippe Mainlander, i cili, bëri vetëvrasje në moshën 35-vjeçare.

Artur Shopenhaueri, filozofi që ndërgjegjësoi njeriun për forcën e vullnetit, si zanafillë e veprimtarisë krijuese dhe asgjësuese iu përkushtua edhe shkencave të të gjallëve. Ai e donte zoologjinë, botanikën, mjekësinë. Në Sesionet e tij, rrëfente se kalonte ditë të tëra në kopshtin botanik në qytetin e tij. Një herë, ndërsa shëtiste midis bimëve ekzotike, ai u ndal para një luleje veçanërisht të harlisur. Nuk e përmbante dot veten së bëri gjeste, njëlloj siç bëjnë italianët kur duan të shfaqin habi dhe admirim. Po kalonte atypari kujdestari, i cili e pa Shopenahauerin në kumin e tij ndijimor. Iu afrua dhe me dy gishta e goditi lehtë mbi sup: “Po ti, kush je?” – e pyeti. Shopehanueri u qetësua, buzëqeshi dhe u përgjigj: “Po e dite, ma thuaj, i dashur zotëri, do të të isha vërtet mirënjohës”. /Konica.al /KultPlus.com

Ministria e Ekonomisë kërkon të mos ketë panik për miell, me prodhuesit po krijon siguri të furnizimit

Ministria e Ekonomisë përmes një komunikate ka bërë thirrje që të mos ketë panik për miell, pasi ka angazhim maksimal me prodhuesit që të ketë siguri maksimale të furnizimit.

“Ne jemi të angazhuar në maksimum që bashkërisht me prodhues dhe tregtues të grurit dhe miellit ta krijojmë sigurinë maksimale të furnizimit e paraqitur pas rritjes së papritur të blerjeve të miellit nga konsumatorët. Do ta tejkalojmë shpejt, bazuar në bashkëpunimin me të gjithë prodhuesit të cilët janë duke punuar me kapacitete të plota. Si dhe ne në vazhdimësi kemi sasi të importit dhe gradualisht kërkesa në treg po shënon rënie”, thuhet në komunikatë.

Tutje Ministria shton se rezervat shtetërorë menaxhohen bazuar në ligjin për rezerva shtetërore dhe vihen në qarkullim prapë bazuar në ligj duke e vlerësuar situatën.

“Si ministri jemi të angazhuar që qytetaret mos të ndjejnë mungesën e produkteve esenciale, ku të gjitha bizneseve u jemi falënderues për ndjenjën e përgjegjësisë për të qenë korrekt me klientët e tyre konsumator. Dhe i nxisim që të jenë në lartësinë e përgjegjësisë që e kanë këto kohë”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se duke qëndruar në konsistencë të punës për tejkalimit të problemit ftojmë që mos të ngritën dyshime për temat të cilat nxisin panikun tek qytetarët, të cilët po përballen dhe ashtu me plot vështirësi në familjet e tyre.

“Jemi këtu të hapur për këdo bazuar në ligjet në fuqi që të ofrojmë transparencë për secilin problem. Me mirësjellje ju lusim që për shkak të rrethanave aktuale të qëndrojmë në linjë bashkëpunimi me ju për misionin tonë të shenjtë ruajtjen e shëndetit të qytetarëve përball rrezikut që na ka prekur, ne dhe tërë botën”, thuhet në komunikatë.

“Unë kam një ëndërr se një ditë ky komb do të ngrihet dhe do të jetojë kuptimin e vërtetë të besimit të tij”

Dr. Martin Luther King Jr, një aktivist i fuqishëm dhe frymëzues i të drejtave civile në fillimit të viteve 1960, luajti një rol të madh në mënyrën se si ne e pranojmë dhe trajtojmë njëri-tjetrin – pavarësisht nga raca apo gjinia.

Dr King është i njohur gjerësisht sot si një aktivist amerikan që vazhdimisht dhe në mënyrë efektive mbronte paqen, dashurinë dhe barazinë midis njerëzve. Ai ishte një njeri me besim dhe moral të lartë, që e veçoi atë nga shumë aktivistë të tjerë të kësaj kohe.

Forca shtytëse në pjesën më të madhe të jetës dhe fjalimeve të tij ishte gjithnjë paqja. Metoda e tij e dashurisë dhe pranimit për të gjitha qeniet njerëzore është ajo që e bëri një nga figurat publike të njohura në të gjithë historinë amerikane.

Duke nxitur krijimin e një jete aktive që gati 61 vjet më parë, Dr. King u bë shpejt fytyra dhe drejtuesi i lëvizjes për të drejtat civile. Ai luajti një rol në organizimin e Marshit në Uashington dhe është krijuesi i fjalimit të famshëm “Unë kam një ëndërr” (I have a dream…), i cili tërhoqi një turmë prej gati 250,000 njerëzish.

Përmes fjalimeve të tij dhe shërbimit të tij të palodhshëm për botën, ishte e qartë se në gjuhën e tij kishte fuqi dhe në zemër kishte pasion.

Ndërsa pranvera e vitit 2020 do të shënojë 52 vjet nga vrasja e doktor Martin Luther King Jr., trashëgimia dhe ndikimi i tij mbi një komb ka mbetur i përjetshëm. Këmbëngulja e tij për të përmirësuar veten për të dashuruar në mënyrë të efektshme njëri-tjetrin është arsyeja pse mesazhi i tij nuk mund të vdesë kurrë; sepse është gdhendur në zemrat e shumë njerëzve.

Dhe për të nderuar trashëgiminë e tij, çdo vit, Dr. King festohet në të gjithë vendin. Bëmat e tij të mira reflektohen dhe përdoren si mjete motivimi dhe fjalë inkurajimi.

Këtu do të lexoni disa thëniet më të mira të MLK që mbështesin mënyrën e tij të fuqishme dhe të nderuar të të jetuarit të jetës.

Ai besonte se të gjithë e meritonin drejtësinë.

Nuk është e mundur të dëshmosh drejtësinë për disa njerëz dhe të mos dëshmosh drejtësinë për të gjithë njerëzit.

Ai besonte të jetonte një jetë të qëllimshme.

Jeto sikurse Jezusi vdiq dje, u ngrit këtë mëngjes dhe do të kthehet nesër.

Ai e dinte që urrejtja është një mashtrim pre e së cilës asnjëri prej nesh nuk duhet të bjerë kurrë.

Mos lejo kurrë që dikush të të ulë aq poshtë sa të detyrohesh ta urresh atë.

Dhe se gjithmonë duhet të flasim për atë në të cilën besojmë.

Vjen një kohë kur heshtja është tradhti.

Ai mësoi se injoranca nuk të bën kurrë të lumtur.

Asgjë në të gjithë botën nuk është më e rrezikshme se injoranca e sinqertë dhe marrëzia e ndërgjegjshme.

Ai besonte te përkujdesja.

Pyetja më e vazhdueshme dhe urgjente e jetës është, çfarë po bëni për të tjerët?

Dashuria është gjithmonë përgjigja.

Errësira nuk mund të dëbojë errësirën; vetëm drita mund ta bëjë atë. Urrejtja nuk mund të dëbojë urrejtjen; vetëm dashuria mund ta bëjë atë.

Dhe që ne duhet të jemi më të mirët në çdo gjë që vendosim të bëjmë.

Nëse një njeri punon për të pastruar rrugët, ai duhet t’i pastrojë rrugët ashtu siç pikturoi Michelangelo, ose kompozoi Beethoven, ose siç Shekspiri shkruajti poezi. Ai duhet t’i pastrojë rrugët aq mirë sa të gjithë ushtritë e parajsës dhe të tokës do të ndalen dhe të thonë, ai jetoi si një pastrues i shkëlqyer që e bëri mirë punën e tij. – Martin Luther King Jr.

Duhet të kemi më shumë besim.

Fuqia jonë shkencore e ka tejkaluar fuqinë tonë shpirtërore. Ne kemi ndërtojmë raketa por nuk kemi ditur të ndërtojmë qënie të denja njerëzore.

Kini besim në procesin e gjërave.

Besimi bën hapin e parë edhe kur nuk i shihni të gjitha shkallët.

Jepini të gjitha.

Nëse nuk mund të fluturoni, atëherë vraponi, nëse nuk mund të vraponi, atëherë ecni, nëse nuk mund të ecni, atëherë zvarrituni, por çfarëdo që bëni duhet të vazhdoni përpara.

Ajo që ka më shumë rëndësi është ajo që ke brenda.

Kam një ëndërr, që katër fëmijët e mi të vegjël një ditë do të jetojnë në një komb në të cilin ata nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga përmbajtja e karakterit të tyre.

Ai besonte në të bërit gjënë e duhur.

Vjen një kohë kur njeriu duhet të marrë një pozicion që nuk është as i sigurt, as politik, as popullor, por ai duhet ta marrë atë sepse ndërgjegjja e tij i thotë se ka të drejtë.

Dhe se njohuria jonë është fuqi.

Funksioni i edukimit është të mësojë dikë të mendojë intensivisht dhe të mendojë në mënyrë kritike. Inteligjencë plus karakter – ky është qëllimi i edukimit të vërtetë.

Drejtësia duhet të jetë forca më e fortë.

Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo.

Dhe duke folur për njerëzit që duam.

Në fund, ne do të kujtojmë jo fjalët e armiqve tanë, por heshtjen e miqve tanë.

Ai besonte se nuk mund të humbet vizioni se kush jeni.

Sa më të pasur ne jemi bërë materialisht, aq më të varfër bëhemi moralisht dhe shpirtërisht. Ne jemi mësuar të fluturojmë në ajër si zogj dhe të notojmë në det si peshq, por nuk kemi mësuar artin e thjeshtë të të jetuarit së bashku si vëllezër.

Urrejtja është e paefektshme.

Duke e kthyer urrejtjen me urrejtje e shumëfishon urrejtjen, duke thelluar errësirën nata sonte është pa yje. Errësira nuk mund ta dëbojë errësirën; vetëm drita mund ta bëjë atë. Urrejtja nuk mund ta largojë urrejtjen, vetëm dashuria mund ta bëjë atë.

Çdo moment është i rëndësishëm.

Koha është gjithmonë e duhura për të bërë atë që është e drejtë.

Mbroni shpirtin tuaj, bëni atë që është e drejtë.

Asnjëherë, mos kinI frikë të bënI atë që është e drejtë. Sidomos nëse mirëqenia e një personi ose kafshe është në rrezik. Dënimet e shoqërisë janë të vogla në krahasim me ato që i imponojmë shpirtit kur shikojmë në anën tjetër.

Unë ju them sot, miqtë e mi, që përkundër vështirësive dhe zhgënjimeve të momentit, kam ende një ëndërr.

Larg nga imoraliteti.

Asnjëherë mos harroni se gjithçka bëri Hitleri në Gjermani ishte e ligjshme.

Dashuria është më e lehtë se urrejtja.

Kam vendosur të rri me dashurinë. Urrejtja është një barrë shumë e madhe për t’u mbajtur.

Fol për atë në të cilën beson.

Jetët tona fillojnë të mbarojnë ditën kur ne heshtemi për gjërat që kanë rëndësi.

Është një përgjegjësi e madhe që vjen me pushtetin.

Për të qenë të shkëlqyeshëm, duhet të jeni të gatshëm të talleni, të urreheni dhe ë keqkuptoheni. Qëndroni të fortë.

Dhe kurrë mos e lejoni urrejtjen brenda vetes.

T’i thuash jo dhunës nuk do të thotë vetëm të shmangësh dhunën fizike të jashtme, por edhe dhunën e brendshme të shpirtit, jo vetëm që nuk pranove të qëllosh një njeri, por ti refuzove ta urresh atë.

Guximi është më i madh se frika.

Guximi është fuqia e mendjes për të kapërcyer frikën.

Dhe ligjet janë të rëndësishme.

Mund të jetë e vërtetë që ligji nuk mund ta bëjë një njeri të më dojë mua, por unë mund ta ndaloj atë të mos më linçojë, dhe mendoj se edhe kjo është mjaft e rëndësishme.

Dhe ta gjesh brenda vetes që të duash plotësisht.

Karakteri është mënyra se si i trajtoni ata që nuk mund të bëjnë asgjë për ju.

Ai besonte se ruajtja e paqes është një proces.

Ata që e duan paqen duhet të mësojnë të organizohen po aq efektivisht sa ata që e duan luftën.

Ka fuqi në të nënvlerësuarën.

Pothuajse gjithmonë, pakica krijuese dhe e përkushtuar e ka bërë botën më të mirë.

 Dashuria është hapi i parë.

Për të gjithë konfliktin njerëzor, njeriu duhet të krijojë një metodë që refuzon hakmarrjen dhe agresionin deri në shpagim. Themeli i një metode të tillë është Dashuria.

Të jetosh një jetë të qëllimshme.

Nuk ka asgjë më tragjike sesa të gjesh një individ të zhytur në gjatësinë e jetës, pa marrë asgjë prej saj.

Ai besonte në luftën për një qëllim.

Kur keni të drejtë nuk mund të jeni shumë radikal; kur gaboni nuk mund të jeni shumë konservatorë.

Mendoni për të tjerët.

Çdo njeri duhet të vendosë nëse do të ecë nën dritën e altruizmit krijues apo në errësirën e egoizmit destruktiv.

Më shumë fuqi për ju, dhe më pak për ta.

Injoranca juaj është fuqia e tyre.

Dhe duke bërë gjënë e duhur.

Dikush ka një përgjegjësi morale të mos i bindet ligjeve të padrejta.

Nëse jeni rehatuar, kjo do të thotë se po funksionon.

Një njeri nuk mund të gjykohet kur është aty ku ai qëndron në momente rehatie dhe komoditeti, por ku bën ballë në kohë sfidash dhe polemikash.

Kini pak më shumë besim.

Më përdor, o Zot. Më trego si të kuptoj kush jam unë, kush dua të jem dhe çfarë mund të bëj dhe ta përdor këtë për një qëllim më të madh se unë.

Ne duhet të ecim përpara – së bashku.

Progresi njerëzor nuk është as automatik, as i pashmangshëm … Çdo hap drejt qëllimit të drejtësisë kërkon sakrificë, vuajtje dhe luftë; përpjekje të palodhshme dhe shqetësim pasionant të individëve të përkushtuar.

Me dashuri, gjithçka është e mundur.

Dashuria është forca e vetme e aftë për të shndërruar një armik në një mik.

Shpresa është ajo që na lidh si popull.

Ne duhet të pranojmë zhgënjimin e fundëm, por kurrë nuk duhet të humbasim shpresën e pafundme.

Të gjithë jemi të barabartë.

Mund të kemi ardhur të gjithë me anije të ndryshme, por tani jemi në të njëjtën anije.

​​Bashkimi është e vetmja mënyrë për të gjetur paqen.

Ne duhet të mësojmë të jetojmë së bashku si vëllezër, ose të zhdukemi së bashku si idiotë.

Është e rëndësishme të mësojmë nga gabimet tona të së kaluarës.

Ne nuk jemi krijues të historisë. Ne jemi bërë nga historia.

Ne jemi më të mirë.

Unë refuzoj të pranoj mendimin se njerëzimi është i lidhur në një mënyrë aq tragjike me mesnatën pa yje të racizmit dhe luftës, sa e nesërmja e paqes dhe vëllazërimit nuk mund të bëhet kurrë realitet. Unë besoj se e vërteta e paarmatosur dhe dashuria e pakushtëzuar do të kenë fjalën e fundit.

Ngrihuni në këmbë dhe lëreni zërin tuaj të dëgjohet.

Rebelim është gjuha e padëgjuar.

Paqja është e vetmja mënyrë.

Paqja nuk është thjesht një qëllim i largët që ne kërkojmë, por një mjet me të cilin arrijmë atë qëllim. / KultPlus.com

Institucionet arsimore në Shqipëri mbyllen deri më 3 Prill

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin e dytë për mbylljen e institucioneve arsimore deri më 3 prill.

Pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve dhe në vijim të përforicimit të masave për parandalimin e përhapjes se COVID-19, Manastiliu ka firmosur një urdhër të dytë për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jo publike dhe çerdheve deri në datën 03.04.2020.

“Kemi vendosur mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo publike deri në 3 Prill”, u shpreh Manastirliu. / KultPlus.com

Zbulohen sekretet 1,300 vjeçare të fiseve Maja

Arkeologët thanë se fundmi se kanë zbuluar një sekret 1,300-vjeçar të fiseve Maja falë teknologjisë moderne që mund të ekspozojë një aspekt të ri të shoqërisë së lashtë të panjohur më parë.

Zbulimi u bënë Coba, një nga qytetet e lashta më të mëdha në botë dhe tregon sesi civilizimet lidheshin me fqinjët e tyre më të vegjël e më të izoluar për të avnacuar kundër perandorisë në rritje Çiçen Itza.

Ekspertët e Universitetit të Miami, të drejtuar nga Traci Ardren, kryen studimin e një rruge guri prej 62-milesh që lidhte qytetet e lashtë të Coba e Yuxana 13 shekuj më parë me teknologjinë lazer LIDAR. Duke dislokuar rrezet nga avionë në fluturim të ulët ata matën masën e largësisë së sinjaleve për të krijuar një hartë 3D të tipareve të fshehura nga ndryshimi i relievit dhe bimësia.

Studimi i kryer nga viti 2014 deri në 2017, identifikoi 8,000 të mbuluara nga bimësia, dhe ndryshimet e ndryshme në gjerësinë e rrugës.

Rruga prej 8 metrash e gjerë nnuk ishte në një linjë të drejtë siç supozohej prej viteve 1930-të, kur ishte matur me metër dhe busull.

Dr Ardren thotë në raportin e saj: “Teknologia LIDAR na lejoi të kuptojmë shumë detaje të panjohurua për rrugën, dhe qytete e qyteza përgjatë saj. Kjo rrugë nuk lidhte vetëm Coba e Yaxuna por mijëra njerëz të tjerë që jetonin në rajonet ndërmjet dy qendrave”.

Grupi beson se rruga është ndërtuar nga bastioni në Coba në luftën me pushtet me fuqinë në gritje të Çiçen Itza në shekullin e tetë.

Dr Ardren shtonmë tej: “Unë medj se ndërtimii rrugës është motivuar nga rritja e Çiçen Itza he aleatëve të tyre. Rruga u ndërtua para vitit 700, kur Coba po shtynte para për t’u zgjeruar. Ajo përpiqet të ruajë pushtetin e saj dhe me ngritjen e Çiçen Itza, ajo ka nevjë për njëbastion force në qendër të gadishullit. Pra rruga është një nga tentativat e fundit të Coba për të ruajtur pushtetin e saj., shkruan TCH, transmeton Klan Kosova.

“Bijtë e shqipes nuk merren vesh me bijtë e gjarprit”

Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publicist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar.

Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, F.Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike. I lindur në Konicë, më 15 mars 1875 në një familje të vjetër feudale mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën “Shqipëria dhe turqit” (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën “Albania”, kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë.

E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë. Më 1909 F.Konica, si u mbyll revista “Albania” në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SH.B.A. ku drejton gazetën “Dielli” edhe më pas gazetën “Trumpeta e Krujës”. Me themelimin e Federatës “Vatra”, më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SH.B.A., do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë. Në 1921 u kthye në SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatës “Vatra”, po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës “Dielli” dhe “Shqiptari i Amerikës”. Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SH.B.A. Vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942.

Si intelektual i përmasave evropiane, Konica tha shumë gjëra me vlerë. Më poshtë po i sjellim disa thënie të tij, të cilat kanë rëndësi dhe janë aktuale.

1. Njeriu fillimisht i sheh gjërat ashtu siç janë, dhe më pas u jep pamjen e asaj çka ai do dëshironte të ishin (Albania 4, 1906).

2. Të verbrit do të mbeten të verbër in sœcula sœculorum (gjer në fund të botës); edhe sikur t’u shtini perona në sy, ata prapë nuk do shohin kurrgjë. (Albania 1, 1897).

3. Grekët kanë një armë të frikshme: pabesinë (Albania 2, 1897).

4. E vërteta nuk ka nevojë për stil gjarpërues e të yndyrshëm të shkrimeve akademike. (Albania 2, 1897).

5. Ka qenie tek të cilat ndjenja e humorit nuk e ka forcën e duhur (Albania 2, 1897).

6. Fisnikëria dhe thjeshtësia mund të jenë cilësi kudo gjetkë, kurse në poezi janë antipasta të dëmshme. Çka i kërkohet poetit, poetit të vërtetë, është të shkaktojë një dridhmë të re, të flasë një gjuhë që të tjerë nuk e kanë folur, të ngacmojë ndijime që të tjerë nuk i kanë. (Albania 2, 1897).

7. Bijtë e shqipes nuk merren vesh me bijtë e gjarprit (Albania 2, 1897).

8. Gazetarët janë njerëz spiritualë dhe të dashur (Albania 5, 1897).

9. Xhelat je se të pëlqen të jesh (Albania 8, 1897).

10. Një i mbushur me mllef e mëri, në mendjen e tij anemike, rrokullis mendime të tmerrshme (Albania 9, 1898).

11. Nga lartësia e piedestalit ku zuzarët kapardisen me poza gjysmë-perëndish, ne do t’i asgjësojmë me një të goditur. A bon entendeur, salut! (Kush të dojë, le ta kuptojë) (Albania 9, 1898).

12. Drejtësia i takon fushës së ëndrrave; vetëm forca mbisundon (Albania 11, 1898).

13. Politika e vërtetë qëndron në kapjen e drejtimit të një evolucioni të caktuar dhe në përpjekjen për të ndihmuar në përshpejtimin e fundit të tij (Albania 11, 1898).

14. Një shkrimtar duhet gjykuar më shumë nga cilësia se sa nga sasia (Albania 11, 1898).

15. Popujt që ushqehen me perime e produkte qumështi kanë përgjithësisht zakone shumë të buta. (Albania 11, 1898).

16. Një popull që është i paaftë të afirmojë vitalitetin e vet, është në rrugë të pashmangshme tatëpjete (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

17. Ka mënyra të ndryshme për t’i shërbyer një vendi dhe gjithkush i shërben në mënyrën që i përshtatet më mirë karakterit të tij. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

18. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo për t’i bërë qejfin këtij apo atij shqiptari (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

19. Sharjet e kundërshtarit të nderojnë (Albania 16,15-31 korrik 1889).

20. Ka njerëz që shiten tek një qeveri për të pështyrë gënjeshtra. (Albania 16,15-31 korrik 1898).

21. Ai që i bën vërejtje dikujt si i edukuar keq, tregon nga ana e tij një edukim të paktën po aq të keq. (Albania 16,15-31 korrik 1898).

22. Mund të jesh njeri vulgar e të thuash do gjëra të arsyeshme (Albania 16,15-31 korrik 1898).

23. Më mirë të jesh një i egër i ndershëm, se sa një i qytetëruar i poshtër (Albania 16,15-31 korrik 1898).

24. Të gjitha vendet kanë tradhtarët e tyre të ndyrë (Albania 24, 15-28 shkurt 1898).

25. Lëvdata shpesh e ka brenda prapamendimin. (Albania 26, suplement 4, 5-30 prill 1899).

26. Pakorrigjueshmëria e një alkooliku është simptoma më e njohur e një çrregullimi mendor (Albania, 15-30 qershor 1899).

27. Ka shpesh personazhe vlera e të cilëve, zmadhuar nga larg, shfaqet më e vogël tek shihet nga afër. (Albania, 10 shtator 1900).

28. Nuk mund të gjykohet për tokën para se të mbjellësh ( domethënë: toka e mirë njihet kur hedh farën (Albania, 31 maj 1901).

29. Shumë broçkulla edhe u falen politikanëve, por pa kaluar kufijtë (Albania 20 qershor 1901).

30. Sa më shumë të mbahen fjalime parlamentare aq më i paktë është zotimi (Albania 20 qershor 1901).

31. Historia nuk është veçse një rifillim i përjetshëm (Albania, 10 korrik 1901).

32. Historia na mëson se gjithë ndryshimet politike kanë pasur përherë këta dy faktorë: emigrantët dhe një elitë të vogël, e lindur apo intelektuale, brenda vendit (Albania, 15 shtator 1901).

33. E sa ia vlen të vazhdosh një diskutim të rëndomtë përpara një qëndrimi kokëfortë? (Albania, 15 tetor 1901).

34. Është krim të trazosh lumturinë e budallait (Albania, 9janar 1902 f. 24 G).

35. Kush jeton me fjalë dhe përkundet me ninulla fjalësh, s’ka pse ankohet e të na lëshojë britmat e veta të zakonta prej palloi (Albania, prill-maj 1902, G, f. 113).

36. Popujt e Ballkanit janë të gjithë me mentalitet të kufizuar (Albania, shkurt 1903).

37. Urrejtja partiake shpesh merr përparësi ndaj instinktit kombëtar (Albania 2, 1904).

38. Për të gjykuar mirë një njeri që ka pjesë në histori, duhet t’a gjykojmë jo mbas mendimeve të kohës së sotme, po mbas kohës ku ay vetë u rrit, u suall e roiti (Albania, nr.2, 1902).

39. Koha kur rrojmë është koha e reklamës, dhe nuk duhet të çuditemi kur shohim mediokritetet e vëndit t’onë të hidhen përpara, dhe përpara, dhe përpara, duke mos bërë vënt përveç për shokë në shkallë (të caktuar) mëndore të tyre. (Albania 1, 1909).

40. Njerëzit e paditur, në shumicë, rrojnë më tepër se të diturit, se këtyre u punon nat’ e ditë mëndja, e ashtu u prishet më shpejt organizmi (Albania 5, 1899).

41. Ka njerëz që shitën nër guverna për të pështyr gënjeshtra. Ka të tjerë që marrin ndihmë nga një guvernë për të thënë të vërteta që ndryshe nuk mund t’i thonë (Albania 2, 1899).

42. Kur e nget një njeri, s’ke të drejtë t’i thuash pse më nget (Albania 2, 1899).

43. Frika të bën të thuash broçkulla (Albania 4, 25 qershor 1897).

44. Instinkti kombëtar është konkluzioni që një popull nxjerr nga shumë shekuj përvojë. Ky instinkt nuk të gabon asnjëherë (Albania 3, 1904).

45. Kur nuk ka vepra konkrete, ka retorikë (Albania, 4 prill 1904).

46. Atje ku nuk ka as forcë të brendshme në lëvizje, as interesa të jashtme në lojë, thashethemet e disa gazetarëve të huaj nuk mund ta çojnë përpara as edhe një jota zgjidhjen e një problemi politik (Albania 5, 1905).

47. Frikacaku i ka tërë karakteristikat, dhe kryesisht këtë: hakmerret ndaj përbuzjes së tjetrit nëpërmjet sharjes. I pafuqishëm, veç flet keq e shan poshtërsisht të tjerët (Albania 5, 1905).

48. Rinia është e çiltër dhe çiltërsia është armiku i natyrshëm i sharlatanëve (Albania 5, 1905).

49. Padurimi shoqërohet gjithnjë nga dështimi (Albania 5, 1905).

50. Më mirë shtrëngo rripin denjësisht, se sa të pëllasësh nga uria (Albania 5, 1905).

51. Kur tinzarinë e përdor si diplomaci, poshtërsinë si shkathtësi, harbutërinë si forcë, domosdo të duket vetja i papërballueshëm. Por betohem për kamxhikun e Skënderbeut se në rastin më të parë do të bëj të ndërrosh mendim! (Albania 5, 1905).

52. Rrallë mund të jesh profet i keq po qe se parathua vetëm gjëra me shumë gjasa (Albania 6, 1905).

53. Gjërat tepër qesharake zbavitin edhe më budallain (Albania 6, 1905).

54. Ka pasur në çdo kohë, dhe përherë do ketë individë të gatshëm për të folur e shkruar lidhur me çështje për të cilat nuk ia kanë haberin të shprehin as fjalën e parë. Por për mendjet e matura, të etura për të studiuar seriozisht një vend e një popull, nuk ka dhe nuk do të ketë veçse dy metoda në përdorim, jashtë së cilave gjithçka tjetër nuk është veçse mashtrim: metoda e parë ka të bëjë me ndërmarrjen e udhëtimeve për të bërë anketime të hollësishme e sistematike drejtpërdrejt në vend; e dyta, me leximin sa më shumë që të jetë e mundur të broshurave e librave të lidhura me çështjen konkrete, me qëllim që të arrihet nëpërmjet induksionit – përmes një morie dokumentesh, faktesh dhe pohimesh kontradiktore – të veçohet e vërteta dhe të koordinohet një tërësi pikëpamjesh të qarta e objektive (Albania 6, 1905).

55. Cilësitë që zakonisht shoqërojnë pafajësinë janë natyrshmëria, mosinteresimi dhe butësia (Albana 4, 1906).

56. Besimi është aritmetika e idealistëve, që i bën të besojnë se gjashtë egoizma të forta janë baras me një bujari të plotë (Albana 4, 1906). /KultPlus.com

Pranë vorrit të tradhtarit

Shkruan: Rexhep Hoxha

(kushtuar tradhtarëve të kombit)

Në këtë vend toka lejoi
të vorrohet një tradhtar,
ç`hap kah qiti veç helmoi
Juda me shpirt gjakatar.

Bëri çka i erdhi për dore,
t`zeza që s`mbahen në mend,
zemër katile e hore,
çudi vorri si t`len brend`.

Mjera nana që n`jetë të qiti,
mjeri dielli që t`dha dritë
mjerë vendlindja që të rriti,
të bëhesh tradhtar i pashpirtë.

Preve njerëz e miqë e shokë,
fytyrë t`zezë i qite fisit,
nxirre prej vorrit moj tokë,
atë stërvinë, atë turi të pisit. / KultPlus.com

Perden askush nuk e ka lëvizur më

KultPlus solidarizohet me viktimat e virusit me poezinë “Perden askush nuk e ka lëvizur më”

Poezi nga Dije-Demiri Frangu

(Ideja: nga bisedat me miken kalabreze që jeton në Romë, A. Dorsa)

Nanë
Një qen me këmbë të thyer është shtrirë në oborr të teze Silvës
plot zëra macash vijnë nga andej e shoh që perden askush nuk e ka lëvizur më
Lampa e oborrit ende është ndezur s’ di si s’po pëlcet
Po thonë toka është çmendur ajri ka luajtur mendsh
Nanë
Drunjtë sikur janë në zi s ‘kanë nxjerr ende asnjë gjeth
Edhe poezive u është shterrë qumshti
Një i marrë ngatërroi lojën me vdekjen po thonë nënë
Unë s’ kam shkuar te frizeri më e flokët nuk i kam hiç mirë
S ‘kam dalur të blejë as buzëkuq
Thanë operacione plastike s’ po bëjnë më doktorët
S ‘po di a të tregoj, edhe tezja Lauarë
Që më pat dhuruar për ditëlindje fustanin e mbesës së saj
Me një trendafil mbi arkivol u nis dje për tek ti
Ndoshta krejt po vijnë moshatarët e tu se po thonë
Vdekja botës i ka modeluar nje fustan te zi

S’ di nëse është dikush t ‘na përcjellë pas një kohe
Edhe punëtori e arkëmordjes kishte vdekur dje
U sa të bukura i bënte lulet përreth tij

Mirupafshim nanë,
Mund t’vimë të gjithë këtyre ditëve
Mos ke frikë unë jam e mbyllur- nga dritarja e thyer
Po shoh frikën si ec udhëve

Artistët sjellin këngën “Imagine” përmes një video-kolazhi inspirues (VIDEO)

Ylli i filmave “Wonder Woman”, Gal Gadot e ka realizuar një video-kolazh të këngës hit të John Lennoit, “Imagine”, në shenjë solidariteti me situatën e fundit në botë, të cilën e ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Në videon e postuar në Instagram, Gadot fillon ta interpretojë këngën e njohur të Lennonit të vitit 1971, dhe më pas shoqërohet nga yje të ndryshëm të showbizit si, Will Ferrell, Jamie Dornan dhe Natalie Portman.

Ylli i filmave të bazuar në librat komik “DC Comics”, e ka treguar se ka gjashtë ditë që është vetizoluar, dhe përhapja globale e kësaj sëmundjeje e ka shndërruar në filozofe, transmeton Koha.

Përveç Ferrellit, Dornanit dhe Portmanit, ndër yjet e tjerë të cilët kanë shprehur gatishmëri të bëhen pjesë e kësaj videoje janë: Zoe Kravitz, Chris O’Dowd, Sia, Pedro Pascal, Eddie Benjamin, Leslie Odom Jr, Lynda Carter, Ashley Benson, Norah Jones, Jimmy Fallon, Cara Delevingne, Kaia Gerber, Labrinth, Annie Mumolo dhe Maya Rudolph.

Ndër të tjera, Gadot ka shpjeguar se inspirimin për ta realizuar këtë kolazh e ka marrë nga një video virale nga Italia, shteti i cili po vazhdon të qëndrojë izolim të plotë, ku shihet një burrë duke e interpretuar këngën “Imagine” në trombë, teksa shoqërohet nga këndimi i fqinjëve nga shtëpitë e tyre.

Përhapja e koronavirusit nëpër Amerikë, ka bërë që kryebashkiaku i New Yorkut, Bill de Blasio të lëshojë urdhër zyrtarë për mbylljen e të gjitha kinemave, teatrove, sallave koncertale dhe klubeve të natës në këtë qytet.

Si pasojë, yje të shumtë të showbizit si Lady Gga, Taylor Swift dhe Miley Cyrus, po i shfrytëzojnë platformat e tyre për t’iu bërë thirrje fansave që të qëndrojnë në shtëpi dhe të vetilozohen, deri sa të përmirësohet situata. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/tv/B95M4kNhbzz/?utm_source=ig_embed

Rita Ora lanson videoklipin e këngës “How To Be Lonely” (VIDEO)

Pas lansimit të këngën “How To Be Lonely” në versionin audio, Rita Ora tashmë e ka sjell edhe videoklipin e kësaj këngë, shkruan KultPlus.

Videoklipi është i fokusuar në vallëzim, ku Rita e veshur në të bardha, bashkë me një numër të madh valltarësh përformojnë më shumë emocion.

Kjo këngë vjen në një kohë mjaft të vështirë për njerëzit të cilët tashmë janë të izoluar për shkak të koronavirusit, e ndoshta muzika është mjeti më i mirë më të cilën mund ta kalojnë kohën.

 “Videoja e vallëzimit të ‘How to be lonely’ tashmë është publikuar. Shpresoj do t’iu pëlqejë. Shikojeni në YouTube linkun në biografinë time dhe më lejoni të shoh videot e juaja më të mira të vallëzimit në Tik Tok,” kishte shkruar Rita në rrjetet sociale. / KultPlus.com