Artisti Mokhallad Habib, i cili në të njëjtën kohë është edhe farmacist nga Iraku, thotë se dhuna, ndërtesat e shkatërruara dhe tragjedi të ndryshme janë bërë pjesë e jetës së përditshme në rajonin ku jeton.
Për t’i përçuar mesazhet rreth asaj se çka po ndodh në atë pjesë të botës, artisti ka bërë një album të imazheve të tragjedisë së përditshme, të kombinuara me karaktere nga filmat e vizatuar, për ti bërë ato më interesante dhe më prekëse, ka shkruar Bored Panda. / KultPlus.com
Më poshtë mund të shihni një video e cila është realizuar në Kosovë gjatë okupimit serb. Aty mund të shihni gjendjen e rëndë të shqiptarëve dhe jetesën e tyre në male. Një rrugëtim i qindra njerëzve që ecnin duke mos e ditur se ku do të shkojnë.
“Dojnë me na mbyt na kanë qit prej shpije që 5 muj, nëpër mal, nëpër shi, lloç. Fëmijët kanë lind midis malit. Jemi pa bukë, pa ujë, pa tesha, pa mbulojë. S’kemi ku me ja majtë. Dojnë me na mbyt të gjithë”, dëgjohet duke thënë njëra nga gratë që shihet në video./ KultPLus.com
Muzikanti legjendar Bob Dylan nxorri publikoi albumin e tij të parë të këngëve origjinale në tetë vjet, të quajtur “Rough and Rowdy Ways”.
Në këtë album të 39-të në studio, i cili shfaqet 58 vjet pas opusit të tij të parë, ka edhe një baladë 17-minutëshe mbi vrasjen e John Kennedy-t, “Murder Most Foul” dhe një homazh për këngëtarin amerikan të bluzit, Jimmy Reed-in.
“Rough and Rowdy Ways” është albumi i parë i fituesit të çmimit “Nobel” në letërsi që nga albumi “Stuhia” në vitin 2012, edhe pse artisti ka nxjerrë, ndërkohë, disa albume cover.
Opusi përzihen rrymën bluz, rok dhe tingujt popullorë me vargje që lëkunden mes humorit të zi dhe evokimeve nostalgjike të fantazmave nga e kaluara.
Revista Rolling Stone e përshkroi albumin si “absolut klasik”.
Pavarësisht moshës së tij, Bob Dylan i ka kaluar tri dekadat e fundit të jetës së tij në një turne pothuajse të përhershëm. / KultPlus.com
Ka përfunduar restaurimi i xhamisë Gjin Aleksi në Rusan të Delvinës, monument kulture i kategorisë së parë, duke e shndërruar në një destinacion turistik për vizitorë vendas dhe të huaj.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet pas restaurimit të xhamisë duke theksuar se iu rikthye shkëlqimi i harruar dekada me radhë.
“MIRËMËNGJES , dhe me xhaminë e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës, monument kulture i kategorisë së parë, që i rikthyem shkëlqimin e harruar dekada me radhë ju uroj një fundjavë të mbarë!”, shprehet Rama.
Xhamia e Gjin Aleksit është një perlë e arkitekturës, por edhe e trashëgimisë sonë kulturore, për nga stili, shtresëzimet kulturore, pikturat murale dhe historia e saj, një dëshmi e vërtetë e bashkëjetesës kulturore dhe fetare të shqiptarëve.
Ajo është ndërtuar në shekullin 16 mbi rrënojat e një kishe bizantine. Në oborrin e saj gjenden si një kishë ashtu dhe një teqe. Ky monument kulture është i llojit “Arkitekturë” dhe mori statusin në vitin 1963. / KultPlus.com
Këtë të martë, më 23 qershor, Ylfete Fanaj do të zgjidhet kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit.
Ky hap vjen pasi që një vit më parë ajo qe zgjedhur nënkryetare e këtij parlamenti. Prej disa vitesh ajo ka qenë edhe kryetare e Grupit Parlamentar të SP-së në parlamentin në fjalë.
Është politikanja e parë me prejardhje shqiptare e zgjedhur në një asamble komunale dhe pastaj edhe në një parlament kantonal, në Zvicër. Nga viti 2011 është deputete në Parlamentin e Kantonit të Lucernit, ndërsa në vitin 2007 ishte zgjedhur për herë të parë këshilltare në Asamblenë e qytetit të Lucernit.
Me këtë përvojë në politikë, Ylfete Fanaj është një emër me peshë në politikën e kantonit të saj e më gjerë.
Me zgjedhjen në postin e lartpërmendur, Ylfete Fanaj ka arritur më shumë se cilido politikan me rrënjë shqiptare në politikën zvicerane. Fanaj ka njoftuar për zgjehdjen që do të büehet, në një postim të saj në fb. Po kështu edhe gazeta Luzerner Zeitung i ka kushtuar asaj një portret të gjerë në numrin e sotëm. /albinfo/ KultPlus.com
Fillimi i vitit 2020 mori me vete ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën, mirëpo këngët e saj vazhdojnë të dëgjohen e këndohen, pasiqë Pagarusha pas vetes la kryevepra artistike që nuk do të zhduken asnjëherë, shkruan KultPlus.
Kur flitet për Nexhmije Pagarushën, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitete të tjera.
Repertori i saj interpretues është tejet i gjerë dhe i larmishëm. Veçohen këngët “Ani mori nuse”, “Kur më del në derë”, “Metelikun ta kam fal”, “Po të pres te dega e fikut”, “Mora testin”, “Kënga e Rexhës” etj.
Mirëpo, sot KultPlus ju sjell një këngë të Nexhmije Pagarushës, që edhe pse nuk është ndër të njohurat e saj, është një këngë e fuqishme që i flet me një dashuri të madhe qytetit të Prishtinës.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.
Tash kur natyra ka lulëzu Qyteti im asht zbukuru Jeta e amël me plot dëfrim Te ti po ngjallet Prishtinë.
Të du të du qyteti im Të du unë si nana fmin’ Të du të du qyteti im Të adhuroj o Prishtinë.
Qyteti im je plot gjallni Me vasha t’bukra djem te ri Gjithçka te ti është plot hijeshi Se ti po rrit nji brez t’ri. / KultPlus.com
Nëse është e vërtetë që jeta është një ëndërr, për disa edhe mund të realizohet. Kështu ka ndodhur edhe për 33-vjeçarin shqiptar Dijonis Xhindoli, i cili një vit më parë hapi një restorant në Londër, “The clock n8” dhe gjashtë muaj më pas u bë pjesë e guidës më të njohur të restoranteve në botë, Michelin.
”Një prestigj ky që e katalpultoi shefin shqiptar mes emrave më të njohur të gastronomisë në Britani, në një moment kur moshatarët e tij janë në vshtirësi për gjetjen e një pune, për shkak të krizës. Xhindoli i lindur në vitin 1987 në Shqipëri në moshën dhjetëvjeçare emigron me familjen në Itali. Braktis Italinë në vitin 2018 për shkak të pamundësisë për të gjetur punë dhe vendoset në Londër.”, thuhet në artikullin e dedikuar në gazetën e njohur italiane, ‘Forlitoday’, për shqiptarin e suksesshëm.
KultPlus ka sjellur intervistën e plotë të përkthyer në shqip, që shtjellon më shumë për karrierën dhe rrugëtimin e Xhindolit
Dijonis si ka qene adoleshenca jote në Forlì?
Unë kam lindur në vitin 1987 në Shqipëri, familja ime u vendo në Forlì në vitin 1998 pas problemeve që pati vendi në atë periudhë. Kam bërë shkollën fillore në Bersani, ku u detyrova të ndiqja dy herë klasën e pestë për të mësuar italishten. Pastaj ndoqa studimet normalisht dhe në vitin 2007 u diplomova si gjeometër. Kur isha në vit të fundit të shkollës fillova të punoj në disa nga baret dhe restorantet e vendit si kamarier dhe ndihmës kuzhinier. Në një prej restoranteve më të mëdha shefi i kuzhinës që ishte dhe pronari më mësoi si të gatuaja midhjet, të cilat edhe sot i kam në menu, dhe është një pjatë shumë e kërkuar nga anglezët.
Gjithmonë ke menduar se do të ishte kuzhina profesioni yt?
Po, absolutisht. Pasi u diplomova duhej të nisja karrierën si gjeometëtr, por nuk kishte asgjë për të bërë, unë vazhdoja të mendoja për kuzhinën dhe miqve të mi u thosha shpesh, “Herët a vonë do të hap një restorant”
Kur vendose që të transferoheshe në Londër?
Në vitin 2018. Por gjithçka filloi në vitin 2014, kur kriza po thellohej më shumë në Itali. E lashë punën i gjeometër dhe fillova të beja punë të ndryshme. Që nga puna në fabrikë e deri stilist. Por u lodha nga ajo situatë dhe në vitin 2018 lashë punën që kisha dhe u nisa për në Londër me një dëshirë të madhe për të punuar por në të njëjtën kohë me shumë pikëpyetje dhe frikë. Me ndihmën e një miku tim që jetonte prej kohësh në Londër arrita të gjeja një dhomë për jetuar dhe nisa menjëherë të kërkoja punë. Më duhet ta them që punën e gjeta thuajse menjëherë. Fillova në kuzhinë si ndihmës kamarier ose si i thonë anglezët “demi chef de parties”.
A ishte e vështirë periudha e parë?
Duhej të punoja shumë, por unë isha i vendosur që të mësoja dhe të rritesha. Nisa të përmirësoja anglishten dhe kështu arrita të gjej punë në një hotel me 5 yje në qytet, në City, ku u njoha edhe më bashkëpunëtorin ti aktual, Farukun. Ndërkohë që ne mendje vazhdoja të kisha idenë e restorantit.
Dhe pastaj erdhi momenti…
Po. E binda Farukun që të bashkëpunonte ditën e ditëlindjes time, me 25 maj 2019, dhe kështu hapëm restorantin në një nga lagjet elitare të Londrës Crouch End. Restoranti quhet “The clock N8”, gatuajmë kuzhinë moderne britanike dhe ndërkombëtare.
Kur erdhi vlerësimi Michelin?
Në dhjetor 2019 vendosëm të punësonim një konsulent. Nëpërmjet njohjeve të mia lidhem me një djalë italian Marco Cristaldi, i cili ishte bashkëpunëtor i Gordon Ramsey (një ikonë në Britani dhe në botë). Marco filloi të më asistonte në menaxhimin e restorantit dhe një ditë, më saktë një natë më telefonoi në orën 2 dhe më tha “Dijonis, shiko je në faqen e Michelin”. Askush nuk e besonte që një restorant i hapur prej gjashtë muajsh mund të dilte më faqen e guidës më të njohur të restoranteve në botë. Që këtu nisi fama dhe filloi të rritej numri i klientëve që na frekuentojnë.
E ardhmja?
Në të ardhme, pavarësisht pandemisë, kemi në plan të zgjerohemi dhe të hapim restorante të tjerë. / KultPlus.com
Motrat shqiptare nderohen me çmimin “Dean’s Honor Roll” si ndër studentet më të mira në “Canadian Mennonite University”.
Motrat shqipare, Klejdia dhe Kasandra Hila, janë studente në një nga universitetet më të njohura në Kanada, e së fundmi janë nderuar me një nga çmimet më të mira si ndër studentet më të mirat në Universitet.
Studentet shqiptare janë me prejardhje nga Lezha në Shqipërië. Ato studimet po i përfundojnë në Winnipeg të Kanadasë.
Rezultatet e tyre të studimeve janë treguar të suksesshme dhe janë nderuar nga autoritetet e Universitetit të Mennonite me çmimin “Dean’s Honor Roll” për arritje të larta akademike nga “Canadian Mennonite University”. Urime motrave Hila si edhe të gjithë nxënësve dhe studentëve për mbylljen me sukses të vitit akademik.
Të dy motrat shqiptare gjuhën shqipe e shkruajnë dhe e flasin bukur dhe me mjaft dashuri, që e ka kultivuar nga prindërit e saj. /albinfo/ KultPlus.com
Disa ditë më parë, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, u bënë dy kosovarët që për herë të parë diplomuan në akademinë më prestigjioze ushtarake në Amerikë, shkruan KultPlus.
Ndërkaq, emocione të mëdha për këtë ndodhi ka shprehur edhe ish-ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, e cila ka potencuar se një nga momentet më emocionuese për të ka qenë ky diplomim.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Çitakut.
”Një ditë e bukur në New York
Gjatë këtyre viteve si Ambasadore e Kosovës në SHBA, një nga momentet më emocionuese për mua ka qenë diplomimi i Arelena Shalës dhe Ylli Dalladakut nga Akademia Ushtarake Amerikane, West Point.
Arelena dhe Ylli kanë lindur mes zjarrit të luftës në Kosovë. Në atë kohë, Xhim Xhema, shqiptari zemërmadh, po zhvillonte një betejë jo të lehtë në SHBA. Baca Xhim është boshti kurrizor i komunitetit tonë në SHBA. Ka ndryshuar mendjet dhe zemrat e udhëheqësve Amerikan në dobi të Kosovës, në një kohë kur emri ynë nuk mund të gjindej as në hartë.
Baca Xhim, veç tjerash, është tepër modest. Nuk pranon mirënjohje. Nuk don dekorata. Nuk ka agjendë të dytë, pos Kosovës.
Madje, baca Xhim nuk i don as fotografitë. Nuk shkon në ndeja e tubime. Por dje, në drekën e pregaditur me shumë dashuri nga familja e Kryetarit të Vatrës, z. Elmi Berisha, erdhi plot vullnet dhe kënaqësi. Madje, bëmë edhe fotografi.
Kosova e Arelenës dhe Yllit, është Kosova për të cilën kanë sakrifikuar gjenerata të tëra. Kurse ata sot janë Kosova për të cilën u dha gjak, djersë e sakrificë. Me ta, dhe të rinjët si ta, ne e nderojmë bacën Xhim, dhe secilin që dha çdo gjë për Kosovën.” / KultPlus.com
Zeqo u shua 5 ditë më parë pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë, leucemi akute, ndërsa sot do të përcillet në banesën e fundit.
Sot nga ora 10.00-13.00 sipas rregullave të COVID-it do të zhvillohen homazhet në nderim të poliedrikut Moikom Zeqo në Muzeun Historik Kombëtar. Homazhet po bëhen tek atriumi jashtë Muzeut Historik Kombëtar, ku është vendosur fotografia e tij, ku njerëzit kanë vendosur sjellin kurora me lule dhe dy tablo.
Të pranishëm familjarët, bashkëshortja, Lida dhe tre fëmijët, dy vajzat dhe djali.
Sipas familjarëve, homazhet te Muzeu Historik ka qenë edhe amaneti i eruditit, i cili ka kontribuuar, si drejtor i këtij institucioni për 8 vite radhazi, 1997-2005. Zeqo u shua 5 ditë më parë pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë, leucemi akute, ndërsa sot do të përcillet në banesën e fundit. E megjithatë, kontributi i tij mbetet i paçmuar në letërsi, politikë, publicistikë, filozofi, arkeologji edhe pikturë.
Nga miqtë edhe kolegët Moikom Zeqo cilësohet, si një ndër intelektualët e paktë, që ia kushtoi jetën krijimtarisë, familjes, por mbi të gjitha emancipimit të politikës edhe shoqërisë shqiptare. Gjatë viteve të fundit, ndonëse u shkëput plotësisht institucionet shtetërore, ai nuk hezitoi kurrë së qeni një zë kritik për çështje të rëndësishme për vendin, qoftë politike, të trashëgimisë kulturore edhe shumë fusha të tjera.
Moikom Zeqo u lind në qytetin e Durrësit. Kreu studimet e larta për Gjuhë Letërsi në Tiranë. Në vitin 1973 kritikohet për hermetizëm në krijimtarinë e tij poetike, edhe e dërguan mësues në Rrogozhinë. Pas kësaj, Zeqo angazhohet në fushën e arkeologjisë, ku thellon edhe më shumë dijet, të cilat do t’i shërbenin edhe në krijimtarinë e tij letrare, duke u konsideruar sot si një ndër poetët e paktë elitarë, që vendi ynë ka nxjerrë.
Në fillim të viteve ’90, Zeqo merr pjesë përkrah Dritëro Agollit në rithemelimin e Partisë Socialiste, më tej u emërua ministër Kulture, ndërsa nga viti 1992-’97 ishte pjesë e Kuvendit Shqiptar, si deputet i PS-së. Moikom Zeqo mbante titujt “Mjeshtër i madh” edhe “Gjergj Kastëriot Skënderbeu” /shqiptarja/ KultPlus.com
Duke lexuar një shkrimtar kilian, një poet të cilin po e lexoja në spanjisht, në një moment gjatë rrëfimit poetik më mbetën sytë te emri i një rruge që kishte vargëzuar poeti, emri i rrugës ishte… “Rruga e Dibrës”?!… U befasova sepse bëhej fjalë për një qytet në jug të Kilit me emrin Hualpën?!… Qytet nga vinte poeti I cili kishte lindur aty…
Kuptohet plot kureshtje u futa në Google dhe kërkova më shumë për këtë rrugë me këtë emër kur për befasinë time mësova se aty në atë qytet në Kili jo vetëm që kishte një rrugë me emrin “Rruga e Dibrës” por kishte edhe disa rrugë të tjera me emra qytetesh shqiptare!?… Në gjuhën spanjisht kishte “Rruga Durrësi”, “Rruga Berat”, “Rruga Elbasan”, ”Rruga Shkodra”, “Rruga Tirana”, (Google diku e jepte gabim “Triana” por në vazhdim po të ndiqet rruga, më poshtë në hartë del e qartë, “Tirana”)”, “Rruga Vlora”, (Valona)”…
Kërshëria më shtyu të kërkoj me gjatë dhe nga kërkimet mësova se Hualpen është një qytet në jug të Kilit, është pjesë e Provincës Concepción, Regjionit të Bio Bio… Emrat e rrugëve të atij qyteti janë vëne ashtu sepse të parët ata që themeluan qytetin kishin qenë emigrantë që kanë ardhur nga disa shtete europiane dhe emrat i kane vendosur sipas vendeve të tyre të origjinës, nga kishin ardhur emigrantët!… Sipas historikut të qytetit emigrantët thuhet se kishin anglezë, skocezë, francezë, çekë dhe jugosllavë… Në faqen online të bashkisë thuhet se emigrantët nga Jugosllavia kishin qenë: “Kryesisht kroatë”?!… Dhe paskan zgjedhur emra qytetesh shqiptare?!… Si janë zgjedhur emrat e qyteteve shqiptare, për emra rrugësh në Hualpen Kili!? Një mister që meriton vemendje studiuesish të mirëfilltë, besoj!
Eh, ne shqiptarët e shkretë! Do kalojnë vite e vite derisa në të mbledhim historinë tonë shqiptare të shkapërdarë copa-copa në të katër anët e globit!… Edhe pse nuk përmenden shqiptarët si komunitet aty në themelimin e qytetit emrat e qyteteve shqiptare flasin vetë duke sheshuar çdo dyshim!? Emra shqiptarë të rrugëve nëpër perëndim ka plot në fakt, na janë përmendur këto fakte nga i madhi Faik Konica, i cili gjatë viteve që jetoi në Bruksel ngulmoi të gjente shtëpi në “Rue d’Albanie” (”Rruga e Shqipërisë”) që gjendet edhe sot e kësaj dite në kryeqytetin evropian… Dihet miqësia që ka pasur Konica me poetin e madh freng, Gijom Apolonieri dhe njëherë kur po lexoja biografinë e Francis Steegmuller, që është studiuesi më i njohur i poetit të madh francez Gijom Apolonierit, (Guillaume Apollinaire 26 gusht 1880 – 9 nëntor 1918)… ndesha në një dëshmi mjaft inetresante lidhur me Konicën dhe rrugën me emrin Shqipëria…Në faqen 92 të librit shkruhej :”Megjithatë ashtu si kuptohej liria në Bruksel, nuk e kënaqte atë, (Konicën, shën.im), më shumë se Parisi. Një ditë ai u fut në telashe me një polic që e ndaloi në rrugë:
-”Kombesia juaj?”-e pyeti polici… -”Shqiptare!”… -”Adresa?”… -”Rruga Shqipëria!”… -Profesioni juaj?”… “Botues i gazetes “Shqiperia”, (“Albania!”)… “Në do ta dish, unë me të vërtetë nuk ju besoj juve!”-i tha polici dhe kështu patrioti shqiptar e kaloi natën në stacionin policor’… Fragment nga faqja 92 e librit studimor, “Apollinaire; Poet Among The Painters”… “Apoloniere; Poeti mes piktorëve” e autorit Francis Steegmuller…
Dëshmi të tjera për emra rrugësh nëpër perëndim kemi plot, ”Rue d’Albanie” në disa qytete në Francë, ”, po ashtu ne Quebec, (Kuebek) Kanada, ka në Afrikën e Jugut në Malmesbury, Cape Town e deri në Filipinet e largëta!?… Po ashtu në USA në disa qytete ka rrugë ose avenue të emertuara “Albania”, ”Albania Street’ ose “Albania Avenue”, më e famshmja është një në Orlando në destinacionin turistik numër një në botë, siç është Disney World! Në Itali në disa qytete ka emra shqiptarë të rrugëve, në Romë ka edhe “Piazza Albania”…Në Angli në Londër ka rrugë me ermrin Shkodër, ”Scutari Road”…
Të gjitha këto të dhëna meritojnë vëmendjen e studiuesve…, shkruan kjo gazetë.
Këngëtaret shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa, kanë qenë shkaktaret kryesore që Apple Music së fundi ka krijuar platformën muzikore, ‘Shqip Vibes’, shkruan KultPlus.
Platforma përfshin edhe këngë nga Kosova dhe Shqipëria.
”Këngëtar me origjinnë shqiptare si Rita Ora dhe Dua Lipa e kanë futur shtetin e tyre në hartën globale, dhe poashtu të gjithë ato talente të cilët janë të gatshëm për të marrë vëmendjen. Përzierja e tyre urbane/pop ritmike e këngë të reja dhe të kohëve të fundit sjell ritme shqip, për një natë me miqtë në shtëpi ose për të filluar festën shumë kohë përpara se të shkoni në klub.”, thuhet në platformën muzikore për muzikën shqipe / KultPlus.com
Ajo kishte dy gjëra të shenjta dhe të dyja ia fali Shqipërisë. Një gërshet që dikur luanin dy fëmijët e saj fatkeqë dhe një medaljon i nënës, ishin dhuratat më të çmuara që Isadora Duncan i la në duart e femrave sarandiote në vitin 1913.
Ndërkohë që e gjithë media pyeste se ku u zhduk ikona e dansit pas tragjedisë familjare, superbalerina po rindërtonte jetën në një fushëbetejë luftërash. Nga një dëshpërim deri në vdekje, duke qëndruar për pesë muaj në brigjet shqiptare, Isadora arriti të gjente një motiv për të ecur përpara. Mjerimi dhe mundimi aq i madh i grave sarandiote për të rritur fëmijët i dha asaj një forcë hyjnore që të jetonte, çka e ka pasqyruar në librin autobiografik vite më vonë.
Më poshtë vijnë disa pasazhe të kujtimeve të Isadorës nga ditët e qëndrimit në Shqipëri.
Shqipëria e vitit 1913 jetonte në një kaos të madh. Pavarësia sapo ishte shpallur. Ndërsa në Paris flitej për tjetër një tragjedi. Gazetat lajmëronin ngjarjen që kishte ndodhur në Senë, mbytjen e fëmijëve të Isadora Duncan, Patrik dhe Diedre, të guvernantes, si edhe klithmat e pareshtura të shoferit të plagosur që nuk kishte mundur dot t’i shpëtonte, duke parë atë vdekje të drejtpërdrejtë para syve të tij…
Në kopertinën e revistës “Illustration” ishte botuar fotografia e saj, ulur në dhomë, me Patrikun mbështetur pas vetes dhe Didin lakuriq, të mbledhur kruspull mbi gjoksin e saj.
Ditë të tëra ajo qëndroi e vetme. Shëtiste buzë Senës, ndërkohë që vëllay Raymond (Rajmond) e ndiqte nga larg, se mos hidhej dhe mbytej.
“Tani s’jam më e nevojshme për asgjë”, i thoshte ajo Rajmondit dhe miqve të saj. Pres vdekjen të vijë e të më marrë!”
Më pas Isadora është kthyer në studion e saj në Neilly.
“Mendova t’i jepja fund dhe jetës time. Si mund të vazhdoja të jetoja pas humbjes së fëmijëve të mi? Fëmijët e shkollës së baletit që kisha ngritur, më rrethonin duke më thënë: “Isadora t’i duhet të jetosh për ne!” A nuk jemi ne fëmijët e tu?… Rajmondi dhe Penelopa u nisën për në Shqipëri, ku do të punonin mes refugjatëve. Më bindën që të shkoja edhe unë atje…”- tregon Isadora.
Ndërkaq, në brigjet e Adriatikut, horizonti nxinte nga anijet e luftës.
Edhe më parë ajo kishte qenë nëpër Ballkan. Kishte udhëtuar nëpër bregun shqiptar, nëpër Adriatik e Jon, duke zbritur udhës ballë Prevezës, këtij “qyteti turk”, siç e quan ajo dhe pastaj drejt Athinës, ku u duartrokit aq shumë nga grekët e shqiptarët. Tashmë kishin kaluar vite.
Isadora ishte bërë një nga balerinat e famshme të Evropës. Por ky kthim i drejt Ballkanit ishte i trishtë e i dhimbshëm. Ajo po vinte vetëm, pa fëmijët e saj, vinte të takohej me Rajmondin e gruan e tij Penelopa, që ishin nisur para saj në Shqipëri. “Gjithë natyra ishte e qeshur, por unë s’gjeja dot asnjë ngushëllim. Rajmondi u kthye nga thellësia e Shqipërisë. Si zakonisht ishte gjithë entuziazëm.
“Vendi është shkatërruar plotësisht”, më tha ai. “Fshatrat janë boshatisur e plaçkitur, fëmijët vdesin urie. Pra, si mund të qëndrosh duke menduar vetëm për fatkeqësinë tënde. Eja të na ndihmosh të ushqejmë fëmijët dhe t’u japim kuraj këtyre nënave të gjora. Fjalimi i tij ishte efikas dhe unë e ndoqa atë. Ai kishte menduar të ngrinte një kamp ndihme për refugjatët”.
Siç dëshmon edhe nga kujtimet e saj Isadora, Rajmondi shkoi në pazarin e Korfuzit, ku bleu lesh dhe e ngarkoi në një anije të vogël dhe solli atë në Sarandë.
“Po si mund t’i ushqesh gjithë këta të mjerë?”, i kishte thënë Isadora me të mbërritur. “Vetëm me lesh?!”
Por, Rajmondi ia kishte kthyer: “Po të sillja bukë, ajo do të mjaftonte vetëm për një ditë. Por, unë solla lesh, që ata të mund të punojnë për të ardhmen e tyre”.
Disi larg portit, buzë shkëmbinjve, ku ishte ngritur kampi, Rajmondi kishte vënë një afishe: “Ata që duan të tjerrin lesh, do të marrin nga një dhrahmi në ditë”.
Shpejt u krijua një rresht i gjatë grash të mjera, të cilat me ato dhrahmi që merrnin, blinin misër nga grekët. E kështu rridhte vera e vitit 1913 në Sarandë.
“Shqipëria ishte një vend i çuditshëm e tragjik”, shkruan ajo më pas. “Atje është altari i parë i ngritur për Jupiterin, hyjninë e rrufeve, pasi edhe në dimër, edhe në verë ka stuhi e rrebeshe. Veshur me pelerina e sandale, ne përshkonim vendet nëpër stuhi. Sa e këndshme ishte të ndieje shiun të të rridhte nëpër trup”.
“Në Shqipëri isha dëshmitare e shumë skenave tragjike. Njëherë një nënë ishte ulur nën një pemë me foshnjën në krah dhe 3-4 fëmijë që i silleshin rrotull të uritur e të pastrehë. Shtëpia u ishte djegur dhe babai e vëllai i saj ishin vrarë nga turqit. Bagëtinë ua kishin vjedhur dhe e mjera nënë kishte mbetur e vetme, bashkë me fëmijët në mes të katër rrugëve. Këtyre të vuajturve Rajmondi u jepte thasë me patate. Në kamp ne ktheheshim të lodhur dhe të dërrmuar, por një lumturi e çuditshme depërtonte në qenien tonë. Fëmijët e mi kishin humbur, por ja, kishte të tjerë të uritur e të vuajtur. A nuk duhet të jetoja për ta?”, shkruan Isadora në kujtimet e saj për Shqipërinë.
Për vite me radhë Isadorës do t’i mbetej në mendje ai imazh i grave sarandjote, që të radhitura buzë detit endnin pëlhurën e bardhë duke kënduar. Banorët e adhuronin atë grua që u sillte ilaçe nga Korfuzi dhe u gjendej mbi kokë; atë grua të hijshme që çdo mëngjes e shihnin të zhvishej buzë detit, trupi i të cilës kishte diçka të ngjashme me skulpturat e lashta të Butrintit, disa km larg.
“Një ditë ndjeva se duhet ta lija këtë vend malor, plot shkëmbinj gjigantë dhe gjithë stuhi”…
Ishte një mëngjes i bukur atë prag vjeshte, buzë detit Jon. Frynte fllad. Tehu i gërshërëve preu ngadalë gërshetin e saj. Papritmas ndjeu një drithërimë dhe e kuptoi se nuk ishte fresku i mëngjesit, por kujtimi i hidhur që iu shfaq papritur, duart e vogëlushëve të saj që dikur luanin me ato flokë. Menjëherë i hodhi flokët në det dhe deti i thithi në thellësitë e veta. Pas kaq kohësh nuk mund të qëndronte më në atë vend.
“Ka një diferencë të madhe midis jetës së artistit dhe jetës së një shenjti”, do të shkruajë më pas ajo në librin “Jeta ime”. “Tek unë po zgjohej sërish jeta e artistit. Ndieja se ishte e pamundur që me forcat e mia të kufizuara të ndaloja atë valë mjerimi të refugjatëve shqiptarë… Duhej ta lija këtë vend malor, plot shkëmbinj gjigantë e me stuhi. Nuk mund ta shihja dot atë mjerim”.
Kjo ishte Isadora Duncan, balerina e famshme amerikane e fillimit të shekullit XX, e cila kishte kaluar një jetë plot ngjarje, lavdi, dashuri, dhimbje e tragjedi.
Ajo filloi të ndiejë se gjymtyrët kërkonin t’i lëviznin sipas atij alfabeti, gjestikulacioni e dansi që ajo kishte krijuar me aq pasion e dashuri. E etur për t’u rishfaqur përsëri në skenat pariziane, një ditë me lot në sy, ajo ndahet nga ato gra sarandjote, nga ai kamp çadrash dhe njerëzit në breg që kishin dalë ta përcillnin. Anija që erdhi në Sarandë e çoi në Trieste. Më pas u nis me tren drejt Parisit. Miqtë dhe artistët e shumtë që e rrethuan me dashuri, për herë të parë dëgjonin për Shqipërinë dhe shkatërrimet e mëdha të Luftës Ballkanike. Ushtritë e Evropës dhe të fqinjëve e kishin kthyer Shqipërinë në një fushëbeteje. Për ditë të tëra ato imazhe të brigje shkëmbore nuk i shqiteshin nga sytë.
Emri i vërtetë i Isadora Duncan është Dora Angela Duncan. E lindur në vitin 1877 në San-Francisko, USA, ajo u rrit që e vogël në një mjedis artistik. Duke qenë një adhuruese e dansit, në moshë të re angazhohet në trupa teatri në Nju -Jork dhe më pas shkon drejt Londrës bashkë me familjen.
Në fillim të shekullit XX shkon në Paris, ku angazhohet me trupat artistike dhe lidhet me personalitete të larta si Rodin, Bourdelle, D’Annunzio, etj.
Në vitin 1913 Isadora pëson një tragjedi në familje. Aksidentalisht i mbyten dy fëmijët në lumin e Senës në Paris. Dhimbja bën që së bashku më të vëllanë, Rajmond Duncan, të niset drejt Sarandës, ku qëndron për pesë muaj me radhë duke ndihmuar refugjatët shqiptarë në kohën e Luftës Ballkanike.
Pas kthimit të Francë, ajo nis të merret sërish me dansin. Në vitin 1922 njihet me poetin rus, Sergei Esenin, të cilin e ndjek në Moskë, ku edhe martohet. Së bashku bëjnë turnetë në Amerikë, ku Isadora cilësohet si balerinë “e kuqe”.
Më 1925 Esenini vret veten, ndërkohë që Isadora kthehet në jug të Francës. Ajo do të vdiste në vitin 1927, teksa duke udhëtuar me makinë shalli që kishte rreth qafës kapet në rrotën e makinës, duke shkaktuar kështu vdekjen e saj.
Isadora Duncan mbetet një figurë e madhe në historinë e dansit, duke qenë se pati hapur edhe një shkollë të tillë profesioniste në Paris. Edhe sot e kësaj dite organizohen konkurse ndërkombëtare në Amerikë dhe Evropë, duke dhënë çmimet “Duncan”. /KultPlus.com
Dielli ra në mendime dhe vendosi të shndrisë edhe më shumë. Era, që kënaqej nga ky kuvendim, fryu edhe më shumë, që rrezet e diellit mos e arrinin djaloshin.
“Për këtë është Alkimia,” shtoi ai. “Që secili nga ne të kërkojë thesarin dhe ta gjejë, e më pas të dëshirojë të bëhet edhe vetë më i mirë se më parë. Plumbi do të hyjë në punë derisa bota mos të ketë më nevojë për të. Paskëtaj atij i duhet të shndërrohet në flori. Këtë gjë bëjmë ne Alkimistët: na tregojnë se, sa herë që duam të bëhemi më të mirë nga ç’jemi, edhe gjithçka që na rrethon bëhet më e mirë.”
“Atëherë, pse thua që unë nuk e njoh Dashurinë?” pyeti Dielli.
“Sepse Dashuria nuk është e palëvizshme si shkretëtira, dhe nuk do të thotë që t’i biesh botës kryq e tërthor siç bën era, dhe as të bësh sehir nga lart siç bën ti. Dashuria është burimi që vë në lëvizje dhe e bën më të mirë Shpirtin e Botës. Kur arrita ta kuptoj për herë të parë, atëherë m’u mbush mendja se ishte e përsosur. Por më pas vura re se ajo ishte pasqyra e të gjitha krijesave e se brenda mbante luftërat dhe dëshirat e tyre. Jemi ne që e mbajmë gjallë Shpirtin e Botës: toka ku jetojmë do të bëhet më e mirë a më e keqe nëse do të jemi më të mirë apo të këqinj ne. Këtu hyn dhe forca e dashurisë, sepse kur biem në dashuri gjithnjë duam të bëhemi më të mirë nga ç’jemi.”
“Ti ç’kërkon nga unë?” e pyeti Dielli. “Të thashë, më ndihmo të bëhem erë,” u përgjigj djaloshi. “Natyra më mban si më të mençurën e krijesave,” shtoi Dielli, “por s’di qysh të të bëj erë.” “E kujt t’i lutem tani?”
Për një hop Dielli qëndroi i heshtur. Era, që ende mbante vesh, donte të përhapte aty për aty nëpër botë lajmin se njohuritë e Diellit ishin të pamjaftueshme. Megjithatë, s’dëshironte të largohej nga ai djalosh që fliste Gjuhën e Botës.
“Fol me Dorën, se ajo ka shkruar gjithçka!” tha Dielli. /KultPlus.com
Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli prezantoi projektin e shkollës së re “Halit Coka” që do të nisë të ndërtohet së shpejti.
Suli shprehet se kjo shkollë supermoderne për nxënësit e Bathores tanimë nuk është ëndërr, por është projektuar me të gjitha parametrat dhe standardet bashkëkohore.
“Një shkollë supermoderne për nxënësit e Bathores? Tashmë, jo vetëm një ëndërr! Nis puna për ndërtimin e shkollës së re “Halit Coka”, e projektuar me të gjitha parametrat e standartet bashkëkohore”, u shpreh Suli.
Shkolla 9-vjeçare “Halit Coka” në Kamëz rezultoi më herët me dëmtime të rënda nga tërmeti dhe pas përfundimit të ekspertizës, IKMT shembi godinën katërkatëshe më 28 prill të këtij viti. /KultPlus.com
Klima e favorshme mesdhetare me kohë shumë të mirë në pjesën më të madhe të vitit e rendit Shqipërinë në një nga prodhuesit më të mëdhenj të agrumeve midis vendeve europiane.
Instituti i Statistikave publikoi sot raportin mbi statistikat e bujqësisë, sipas të cilit prodhimi i agrumeve në vitin 2019 u rrit me 3,04%.
“Prodhimi i agrumeve gjatë 2019 është 46.882 tonë duke shënuar rritje me 3,04 %, krahasuar me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të agrumeve u arrit në qarkun e Vlorës 31.774 tonë”, thuhet në raportin e INSTAT-t.
Prodhimi i agrumeve në Shqipëri përfaqësohet kryesisht nga kultivimi i mandarinës në rajonin jugor të Sarandës dhe Vlorës. /KultPlus.com
Për përmasat e saj në interpretim, ai aktore e filmit dhe teatrit është shkruar vazhdimisht dhe për këtë është nderuar me titujt më të lartë që jepen në Shqipëri. Por sot, në këtë përvjetor, ia vlen të kujtojmë kujdesin dhe dashurinë që kishte Maria për brezin e ri të aktorëve, bisedat saj të dobishme me artistët e rinj, studentët që e admironin dhe çmonin për talentin dhe interpretimin. Aty nga fundi viteve 70-të, plejada e shquar e Teatrit Kombëtar, ajo plejadë që krijoi teatrin profesionist në vend, pas 30 e ca vjetësh në skenë, suksese të njëpasnjëshme në kryevepra të dramaturgjisë vendase e të huaj, mendoi të jepte një ndihmë për aktorët e rinj të Akademisë së Arteve, diçka nga magjia e tyre. Jo të gjithë ata kishin pasur rast t’i shikonin në skenë këta yje si Sandër Prosi, Mihal Popi, Pjetër Gjoka, Gjon Karma etj. Me interes për lexuesin janë disa pjesë të shkëputura nga bisedat që kjo artiste e madhe ka bërë me studentët e ILA, biseda mbi mjeshtërinë e aktorit.
Të’ jesh aktor, së pari duhet mjeshtëri, por ajo mjeshtëri edhe fitohet nga përvojat e kolegëve. Shkolla nuk është gjitha, arti nuk është thjesht një lexim apo shqiptim teksti. Është më tepër se aq, është emocion, është besim. Nuk është as imitim i mjeshtërve të mëdhenj, është origjinalitet, është vëzhgim, është përvojë që aktori e fiton në jetën e përditshme, me të gjitha mënyrat. “Pyetja e parë që bën çdo aktor i ri, është edhe ajo që ka të bëjë me gjetjen e rrugës së drejtë për tek personazhi. Përgjigjja që do t’i jepte çdo aktor më i vjetër është se në krijimin e figurës në përgjithësi nuk ka receta. Kjo ka të bëjë me individualitetin krijues të çdo aktori”, nënvizon në një nga bisedat e saj aktorja e madhe Logoreci.
Marie Logoreci, fragmente nga biseda me studentët e ILA, 1982
…Studenti që bën vetëm atë që i demonstrohet, apo i thotë pedagogu nuk ka shumë vlera dhe po qe se kështu mësohet nga pedagogu, nuk ka më keq. Studenti duhet të mësohet që të japë vetveten, se si të bëhet objekt dhe subjekt. Ai nuk duhet të marrë diçka kështu ose ashtu se e ka thënë dikush, por pasi ta provojë, ta ndjejë se ashtu është. Edhe Stanislavski thoshte: “Mos më imitoni, mos bëni si e bëj unë, por si e ndjeni ju”. Metoda nuk është diçka abstrakte, teorike, në hava, ajo është përgjithësim i përvojës së shumë aktorëve të mëdhenj, të asaj që ata na kanë lënë, të asaj që ne kemi konstatuar vetë, të asaj që ne kemi parë në interpretimin e L.Kovaçit, M.Popit, P. Gjokës, Gj.Karmës, M.Stefës etj., të brezit më të ri N.Frashërit, P.Mimës, N.Lucës, S.Prosit, I.Shytitë (Këtu mund të mos përmend ndoshta shumë aktorë të mirë, mos ma merrni për keq).
Të gjithë aktorët e teatrit tonë kanë qenë e janë të mirë, ky është mendimi im, me tituj e pa tituj, të përmendur e të papërmendur nga kritika, dhe të tillë unë mund t’ju përmend shumë, të kthjelltën Liza Vorfi, të mrekullueshmin Mihal Stefa etj., etj. Kështu pra për të mos dalë nga tema, përvoja e aktorëve më të vjetër, të atij brezi të shokëve të mi që tashmë kanë dalë në pension dhe të atyre me të cilët ju do të luani do të jenë për ju shkolla praktike, pasurimi i mësimeve që keni marrë.
– A interpretohet pa njohur teorinë?
– Sigurisht. Kështu kemi interpretuar ne aktorët e parë të teatrit shqiptar. Dhe jo vetëm pa teorinë e interpretimit, por në ansamblin tonë, pak ishim me shkollë të mesme, pra nuk kishim as një formim të përgjithshëm. Për disa vjet bëmë një përpjekje të madhe për të plotësuar mangësitë në arsimim, më vonë u organizuan kurset e plota, ku mësuam teorinë me disa nga emrat e mëdhenj të regjisurës ruse. Kështu fillimi ynë ishte interpretim pa njohur Stanislavskin, Brehtin, etj., pa përvojën teorike e praktike, duke përjashtuar ata pak aktorë si Loroja, Gjoni, Pjetri që kishin luajtur në Shkodër.
Pra mund të interpretohet sepse mund të ndjesh dhe të shprehësh, kështu është interpretuar edhe pa u shkruar metodat. Por është teoria ajo që të bën të ndërgjegjshëm, të jep eksperiencën e brezave, të ndihmon të kërkosh e të ecësh përpara. Dhe tani mendoj se ka mjaft për të mësuar nga eksperienca jo vetëm e aktorëve të huaj, por edhe e aktorëve tanë.
– Ku janë vështirësitë në interpretim?
– Interpretimi është etapa përfundimtare e një pune të gjatë për zbërthimin e personazhit. Vështirësitë janë të ndryshme por unë po ndalem në vështirësitë që vijnë si rezultat i tekstit, sepse këto janë të shumta dhe të shpeshta dhe, është kjo që sjell edhe mosmarrëveshjet me autorët e dramave. Autori duke i dhënë rëndësi idesë, konfliktit etj., rëndon në kurriz të karakterit, botës së brendshme të personazhit. Aktori duke zbërthyer këtë personazh arrin t’i gjejë të meta edhe serioze atij. Dhe shpesh është tepër e vështirë t’i mbushësh mendjen autorëve, për fjalët e papërshtatshme, të vështira për t’u interpretuar e të pa motivuara që fusin në tekst. Ato janë fjalë boshe që nuk thonë asgjë, nuk ka art në to, janë më të rëndomta se në jetë dhe aktori kërkon më kot mendimet që duhet të dalin, nëntekstin. Sepse fjalët janë mendimi i shprehur dhe i pa shprehur, ato janë veprimi në dramë.
Problemet që lindin midis aktorit e autorit po edhe regjisorit e autorit bëhen seriozisht e të vështira kur autori është një personalitet në letërsi sidomos në dramaturgji, e, pretendon se e njeh dramën.
– Thuhet se momenti i hyrjes në skenë është i vështirë, kjo vështirësi qëndron vetëm për të rinjtë?
– Hyrja në skenë është momenti i vështirë, jo vetëm për të rinjtë. Çdo aktor nuk u shpëton emocioneve të fillimit. Të parën gjë që dua të theksoj është, ajo që ka ndodhur më parë në dramë të përjetohet para hyrjes në skenë dhe, kur hyn në skenë të mos shkëputet prej ngarkesës emocionale të mëparshme. Këtë proces aktori duhet të realizojë sa hyn në skenë. Kështu ai hyn plot, di se pse ka hyrë, ku është, çfarë do të bëjë e çfarë do të thotë. Shpërqendrimi më i vogël në këtë moment sjell shkëputje, sjell mendime të tjera, sjell frikën nga publiku që herë – herë kthehet në panik, pasiguri në vetvete, kontraktim, gjë që do të sillte pasoja të mëdha në interpretim. Aktorët me përvojë këto momente shpërqendrimi i kanë më të vogla sepse ata e zotërojnë veten në çdo çast dhe mund të arrijnë të përqendrohen menjëherë. Kjo ka të bëjë me përvojën skenike. Ushtrimet e “rrethit” të përqendrimit që ju i mësoni tani teorikisht do t’ju hyjnë në punë gjatë gjithë jetës suaj skenike. Dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka momenti i hyrjes në skenë saqë mund të varet fati i mbarëvajtjes së gjithë skenës për aktorin dhe partnerët.
– Çfarë do t’u rekomandonit aktorëve të rinj, teknikën apo ndjenjën?
– Art i vërtetë është ai që nuk mashtron dhe kjo në punën tonë fillon nga leximi i tekstit, puna me rolin, e, deri tek grimi. Disa, më të shumtën të rinjtë, sidomos femrat mendojnë se duke bërë një makiazh të bukur dhe duke u veshur në mënyrë të veçantë do të tërheqin vemendjen e publikut. Nganjëherë të këtij mendimi bëhen edhe regjisorët e operatorët. Por kësaj, si çdo anë e jashtme, nuk i duhet dhënë më tepër rëndësi seç ka, ajo që tërheq vëmendjen është interpretimi brenda karakterit të personazhit, sigurisht edhe elementët e tjerë kanë rëndësinë e tyre kur vihen në funksion të rolit. Po kështu edhe në punën me rolin ose gjatë shfaqjeve. E kam thënë edhe herë tjetër se poqese në një moment gjatë interpretimit kam pasur lotë dhe kjo ka pasur reagim e sukses në publik, një natë tjetër mund të mos kem lotë dhe të kem po atë sukses. Atë moment emocional unë nuk e kërkoj teknikisht në kuptimin e artificeve, sepse dua që të jetë i vërtetë edhe për mua. Por kjo, jo duke iu dhënë krejtësisht ndjenjës. Aktori në skenë, sipas individualitetit të tij e shkollës së interpretimit që ndjek, vendos vetë disa raporte në interpretim, midis të qenit në rol, të qenit kritik dhe spektator i vetvetes njëkohësisht. Ai sigurisht nuk mund t’i jepet krejtësisht ndjenjës në interpretim, sepse duhet të jetë i vetëdijshëm në çdo moment për atë që bën e të mos humbasë për asnjë çast kontrollin e vetvetes. Për mua këto raporte janë në mbi 90 % interpretim dhe pjesa tjetër kritikë e spektator.
– Si veproni që emocioni të jetë i njëjtë në çdo shfaqje pavarësisht nga numri i tyre?
– Sigurisht që emocioni nuk mund të jetë i njëjtë nga një shfaqje në tjetrën, por nganjëherë rrezikon që të mos kesh emocionin e duhur në një fragment të caktuar. Eshtë gabim të mendohet se aktori sa më shumë të imitojë me besnikëri shfaqjet e mëparshme aq më mirë ka luajtur. Interpretimi është një gërshetim i të vetëdijshmes me të pavetëdijshmenë e vetë-dijshmja ka teknikën, e pavetëdijshmja ka akumulimin. Unë kam luajtur Loken shumë herë në teatër dhe një nga skenat e vështira ishte ajo ku Lokja vajton, fshehtas nga të tjerët, para trupit të të birit të vrarë. Kjo skenë në film nuk është. Ishte një skenë shumë emocionale për mua e që shkaktonte emocion edhe tek spektatorët. Fillimisht në interpretimet e para emocioni vjen natyrshëm, lehtësisht pa punë të ndërgjegjëshme vjen si një ndjenjë. Në skenë veç emocionit real përdoret edhe kujtesa emocionale e cila vjen në ndihmë kur emocioni zbehet. Pra në interpretim emocioni është emocion i momentit plus kujtesë emocionale dhe kjo duhet të jetë rrjedhë e shfaqjes, se sjellja me forcë e emocionit shkakton kontraktim, kurse kur aktori do ta shtyjë emocionin që e përfshin, atëherë mund të shpër qendrohet dhe emocioni të zhduket. Emocioni vjen me anën e përqendrimit. Varet shumë edhe nga gjendja shpirtërore personale. Duhet zotësi që emocionin ta përsërisësh. Kujtesa emocionale që është rrënjosur thellë në mendje është shumë e gjerë, jo të gjitha të hyjnë në punë atë moment, por ajo duhet ndjellë. Emocioni vjen duke ndjellë ndjenjën. Unë, siç ju thashë, momentin emocional nuk e kërkoj artificialisht, por e ndihmoj që të vijë në kohën e duhur me anë të kujtesës emocionale.
Aktori jo gjithmonë është në formë për të luajtur një rol, herë nuk është mirë fizikisht, herë është i lodhur, ka një dhimbje dhëmballe apo koke, por herë nuk është mirë psikologjikisht, një zënie, një sëmundje, një vdekje. Por atij i duhet të dalë në skenë dhe të interpretojë… Atëherë aktori kërkon të gjitha mjetet e arsenalit aktoresk t’i vërë në punë për të dalë nga situata.
– Në ç’raporte duhet parë logjika e personazhit dhe logjika e aktorit?
– Logjika e personazhit ka të bëjë me formimin, me botkuptimin e tij, me ngjarjet që i ndodhin, me epokën e vendin, me jetën që bën e klasës që i përket, mjedisin që e rrethon, me vetëdijen e cilësitë e tij. Ai vepron në dramë në përputhje me këto, pra me logjikë e sipas karakterit të tij. Në jetën skenike aktorit mund t’i qëllojë të interpretojë ndonjë personazh të ngjashëm me veten, por në të shumtën e rasteve do të ndodhi e kundërta. Ai nuk mund ti kanalizojë këta brenda karakterit të tij, se pastaj i thonë “të luash veten”. Ai mendon, vepron, e jeton në skenë si personazhi. Aktori duhet të besojë, t’i mbushë mendjen vetes se personazhi është ai, që, ka të drejtë dhe të mbrojë me forcë mendimin e tij. Aktori duhet të pyesë veten se çfarë do të bënte personazhi me atë botëkuptim në ato rrethana në atë periudhë historike! Pra logjika e aktorit udhëhiqet prej logjikës së personazhit.
– Në ç’raport është shkolla me talentin?
– Ashtu siç e kuptoj unë, shkolla, studentit nuk i jep talentin, por ia zgjon e zhvillon atë dhe i heq manierat, e mëson ta kontrollojë talentin, të ndërgjegjësohet për atë që bën, i mëson teknikën profesionale, i jep eksperiencën e brezave.
– Cili mendoni se duhet të jetë raporti regjisor-aktor?
– Aktorë të ndryshëm i japin rëndësi të ndryshme punës së një regjisori në një dramë a film. Unë mendoj se nuk është fjala regjisor që përmban rëndësinë, por se çfarë regjisori është. Për raportin regjisor-aktor, unë besoj nuk do t’ju them ndonjë gjë që nuk e dini, dikur dramat janë vënë në skenë pa regjisorë, më vonë ky doli i nevojshëm. Nganjëherë mendon të bësh diçka dhe del jo ajo që mendon. Këtë e ndjen ndoshta edhe vetë, por nuk e ke aq të qartë sa ç’e ka regjisori. Ai është një lloj dirigjenti që drejton një orkestër me disa solistë. Ai është një mjek që duhet të diagnostikojë. Ai analizon e zbërthen, kontrollon në përgjithësi e në detaje, diskuton e parashtron, tregon çfarë mungon që të realizohet si duhet. Aktori me eksperiencë është si të thuash mjek i vetvetes, atij i duhet pasqyra për t’u parë, e këtë e bëjnë edhe partnerët kur edhe këta janë me eksperiencë. Sigurisht më e mira është kur regjisori dhe aktorët janë me eksperiencë, por ndodh që një ansambël me aktorë me përvojë të drejtohet nga një regjisor pa eksperiencë e nganjëherë këta qëllojnë edhe mendjemëdhenj e fodullë, të cilët nuk dinë se ç’kërkojnë e mbërrijnë deri aty sa t’i monstrojnë aktorit, duke i treguar si duhet interpretuar. Rezultati shihet praktikisht në disa drama e në mjaft filma të dobët.
– A ju pëlqen kinematografia, e ç’vend zë tek ju?
– Unë jam aktore e teatrit dhe si të gjithë aktorët jam aktivizuar edhe në film, bile që në filmin e parë shqiptar me metrazh të shkurtër “Fëmijët e saj” e pastaj tek “Tana”, së bashku me Loro Kovaçin, Tinka Kurtin, Naim Frashërin etj. Filmi për mua është një gjini tjetër me specifikat e veta edhe në interpretimin aktorial. Aty nuk ke një spektator të radhës së fundit si në shfaqje që të sheh e dëgjon, kamera është spektatori yt. Mungon edhe rrjedhshmëria e kronologjizmi, mungon dhe spektatori me reagimin e tij, me pëshpëritjen e heshtjen e tij, me duartrokitjen. Për një aktor të teatrit filmi është i bukur por skena është shtëpia e tij.
Tragjiken e bënte e vërteta se dashuronte njëkohësisht në dy drejtime: në njërën anë një zonjë që kishte përmasat e një bukuria mahnitëse, gjatoshe me vijëzime simetrike, të cilave po t’ia shtosh edhe lëvizjet me takt e timbrin melodik të fjalës, të mahniste. Madje kjo të bënte të tillë edhe për një respekt, duke e ditur një historik të rrugës së mundimshme jetësore të saj, dhe të një atdhetarie të theksuar, që nga gjysh – stërgjyshi; tjera ishte më e re, me një trup më të imtë, por me një karakter tejet të fortë, deri në kokëfortësi, dhe që kishte synime të hetueshme për t’u dukur e madhe, më mirë për të thënë madhështore po si e para, në mënyrë që e njihte në përmasa më të gjëra rajonale, ashtu si e para. Ç’është më e rëndësishmja, këtë e kishin rrëmbyer që të dyja, se kishin emra thelbësor të njëjtë dhe mjaft karakteristika të ngjasimeve mosdalluese, me përjashtim të timbrit, që kjo e reja e kishte ende të shpërfillur dramatikisht. Thëniet i shprehnin njësoj dhe madje, thua ti se kanë bërë marrëveshje para se të takoheshin, pavarësisht se ato reflektonin ngjashmërinë vetëm nga gjeni trashëgimor. Ai sillej brenda një rrethi të domosdoshmërisë ndjenjore të pakapërcyeshme, jashtë të cilit nuk shihte asgjë dhe nuk mund të vërente as farë vlerash jetësore të jetësimit. Lente takime me të dytën me orë të caktuar dhe, fshehurazi nga syri i botës, se ju ruhej shumë përgojimeve, të cilat në raste të kthesave të mëdha lulëzojnë së tepërmi dhe nuk të vete, mendoja se do të dilte ndonjëherë nga ajo, apo do të pushojë qetësisht trurin e stërngarkuar, i cili atë forcë që ia fali zoti dhuratë të arsyes, do ti duhej për ndriçimin e rrugës së re të synuar. Me të dytën nuk kishte nevoja të tilla, se ajo dilte sheshit, madje shoqërohej më shumë, sa nuk dihej shpesh kufiri mes asaj që ishte ndjenjore dhe asaj që ishte teatralitet shpëtues nga zallahia që e kaplonte shpesh. Përvoja jetësore dhe përcjelljet e shumta, së fundi edhe me shikime zhbiriluese, e kishin regjur në ato veprime, sa në disa raste të vete mendja se të gjitha ato ndjenja trashëgimore janë shpërlarë, e di vetëm të thotë, madje qetë e me një ngadalësi që krijon valëzim shprehës me melodizitet tërheqës, mbase vetëm për joshësi. Kjo, e reja, dhe më e vogla nga trupi, mërdhezej nga tensionimi emocional dhe dëshira rrëfyese, sa shpesh edhe fjalët e mendimet i ngatërroheshin që në grykë, duke mbetur të përgjysmuara, që krijonin hije mbi vërtetësitë e madha, që i kishte ndrydhur me vite brenda gjoksit të freskët. Ndoshta këtë përshtypje ta jepte edhe sinqeriteti deri në naivitet, i cili nuk i mbulohej edhe sikur të donte. Dua kështu, edhe sikur nuk jam më, aq më bën, që shprehur një herë kur i dha vërejtje për këto veprime, që nuk e kishin kohën të bëheshin publike në një kohë të pakohë, kur përcjellja është shumë e madhe dhe spiunimi e ka pagesën e majme.
Në paratakimet ai ndjente një kënaqësi, madje ajo i zgjaste edhe gjatë prezencës me to qoftë vetëm me përkufizime të fantazisë së tepruar apo edhe ajo që krijohej si atmosferë pas ndarjes. Gjithçka ishte ne një natyrë të njëjtë, me synime po të njëjta, vetëm se kjo nuk ishte gjithmonë kështu. Madje veç që ishin përhapur fjalë se Zonja e Madhe kishte flirtuar dhe atë po e bënte vazhdimisht, kur njëherë ky e kishte parë edhe vetë. Me të parin, thoshte se është jugosllav, miqësinë si duket e kishte vetëm të interesit, por mjeshtria e atij tjetrit ishte shndërruar edhe në diçka më shumë se kaq. Bënin vizita, madje në pikë të dritës, këshilloheshin për gjithçka, e u pat krijuar imazhi se janë dashnorë të përjetshëm, ngase ishin edhe fqinjë. Ai pispillani i huaj që kishte gjenetikisht një butësi të jashtme, shumë vështirë hetohej qëllimi shkatërrues, se ia zinte sytë një bukuri përrallore, që fjala nuk ishte e zonja të shprehje përkufizimin estetik të gjithçkahes së saj. Ai shfrynte. E shihte, por assesi nuk mund t’i ndahej. Krejt çka mund të bënte, ishte shtimi i urrejtjes ndaj atij qen bir qeni, që hapte kthetrat padiktueshëm për asgjësim. Kjo i krijonte një gjendje tejet të rëndë shpirtërore, sa kishte net që e zbardhte qyqe vetëm, me taketuken përplot bishta cigareje e me vargun e filxhanëve të kafesë, për të zhdukur pagjumësinë. Mendonte andej e këndej, maste e çmaste, se s’mund ta shkoqte nga ai apo t’ia shpjegonte bindshëm asaj se kjo dashuri ishte deshtake, pavarësisht jashtësinë romantike e delikatesën respektuese. Njëherë madje ju pat mbushur mendja që të hakmerrej keq, le të dalë ku të dalë. Kjo ide fikse e mendimit i pati ardhur një të hëne, pak para agut, kur qepallat nisen t’ia lëbyrin shikimin e lodhja t’ia errësonte arsyen. Por, pas një gjumi lapurak dy orësh, kishte ndërruar mendje. Kjo ishte rrjedhojë e matjeçmatjes së gjithë atyre mendimeve: po sikur ai …, po sikur unë …, po pas gjithë asaj … , po rezultati i fundit …, dhe pasi piu dy aspirina u rrotullua në krahun tjetër dhe, mbuloi kokën me fillin e jorganit të bardhë. Ditët kalonin, e fatmirësisht u panë fijet e prishjes. Ajo madje ndodhi me një arrogancë shpërfillëse, sa u habitën të gjithë. Nisi me të madhe përfolja. Jo e ka lënë ai, jo e ka lënë ajo, jo u ka munguar takti, jo gjithçka ishte e interesit dhe ajo mbaroi, jo i doli kllapia asaj dhe e pa se nuk ishte ashtu siç shitej në fillim, madje e përsëriste shpesh, se i humbi tërë sinqeriteti, e çka jo. Por, nuk vonoi shumë e nisi flirtin tjetër. Tashti me një tip të ftohtë si gjarpri, edhe më dredhaxhi. Kjo për çudi ishte edhe më pompoze, thoshin, e tëra për inat të të parit. Shëtisnin pandërprerë bulevardeve, duke shikuar rrethit se a po i lakmon kush, duke harruar krejt atë që i gdhinte netët po si përpara, me një përkushtim tejnjerëzor. Filluan të trashën miqësitë; asaj i dhuronin veshje të bukura, të cilat i ndërronte përditë, për tu dukur e bukura e dheut, ngase i shkonin shtatit të hedhur e ecjes së lindur teatrale. Këto bukuri të jashtme linin përshtypje mjaft të mëdha, sa krijuan një tis bindjeje e kjo ishte madhështia. Ai nuk mund të duronte më në vete. Shpërtheu keqas, sa iu përsëritën pasojat e herës së parë. Së pari, kur foli shkoqur, por më zë të ulët sa nuk e dëgjuan shumë njerëz, e dënuan me të holla për gabimin e bërë, e vërejtje se më nuk falet, i thanë. Kot mundohej t’i bindte ai se ajo ishte e tij, e shpirtit të tij, ngase natyra ia dhuroi, e tjerët i përdhosin për inat që të mos i shihnin të lumtur. Kësaj radhe, si gjysmë i mpitë, se kishte nisur të mos duronte më vrazhdësinë e shpirtit, i dhanë edhe burg të qelive të ftohta. Xhelozinë e shprehe më but, ose mbaje në vete, i tha prokurori. Nuk lejohet në shoqërinë tonë humanitare socialiste të prishet miqësia e njerëzve, që bashkohen vullnetarisht. Atje ishte jetë ferri, se cilës ia shtuan edhe shpifjet e tjera, kinse ka tentuar t’i ndajë ata me dhunë, kinse i ka përgjuar dhe u ka zënë pritë me një mauzer të stërgjyshit, në shteg të lamës, kishte ajo as që qarë kokën për të dhe, rrallë ia lëshon ndonjë shikim, dhe atë tepër të ftohte, duke u frikësuar mos po ia kthen shpinën dashnori i madh me trup, që i bënte hije duke e siguruar nga sulmet e të tjerëve … Kur u lirua kishte tridhjetë kilogram peshë, me do sy futur zgavrave si pangjyrë dhe me një fytyrë të rrudhosur, që, kështu ndoshta do t’i vinte ndot asaj ta ofronte pranë. Me këtë të dytën, naiven e sinqertë e të re, fliste vesh e më vesh, me qu – qu e me qa – qa, në qoshet e errëta apo pas hijeve të ferrave, sa për të mos u dukur nga syri i keq. Nuk flirtonte kjo, por vështirë e kish të ruante fshehtësinë për kohë të gjatë, sepse shenjat veç kishin qitur kokë. Madje një mbrëmje, aty para se të errohej trualli, ia kishte shprehur sinqeritetin, se e kishte edhe një dashuri më të hershme. Ajo mund të mos e dojë sinqerisht, por sikur është krejt si ti, me të gjitha tiparet kryesore, pos pamja u dallon pak, ishte rrëfyer duke e ndjerë veten të lehtësuar për sekretin e nxjerrë. Për çudi vajzusha nuk shprehi habi. Njëherë ndaloi shikimin mbi ballin e madh të tij për ta vërtetuar bindjen, pastaj aprovoi më kokë. Ti nuk heq dorë nga ajo, megjithë këto peripeci, i tha. A e di more i dashur se ajo sërish është prishur me atë ftofcakun e stepës, armikun e poshtër, dhe ka nisur, thonë, me një imcak buzëtrashë përtej deteve. Nga belaja po shkon në bela. Prishet me njërin dhe për mbrojtje e gjen tjetrin. S’di ku do t’i jetë fundi. Nuk e besoj, tha ai qetas. Përvoja e dreqit ndoshta nuk e lë të trulloset më. Çka nuk bëhet, por me këtë ndoshta e ka formalitet, apo janë fjalë rrugësh. Ani, ani, i tha njomëzakja e pasherr. Unë nuk të ndahem asnjëherë, por ngase të dua me gjithë mend e me tërë qenien, më dhimbsesh. Madje çfarë kam menduar një ditë: të shkoj drejt e te ajo dhe të bëhemi shoqe, për ta ditur se si është në të vërtetë, që aq shumë të ka përvetësuar dhe aq shumë po të shkatërron. Heshti për pak dhe pasi shpupurisi flokët e gjata, ajo mbuloi me to kokën, sikur ia siguroi edhe mendimet nga prekja e territ të natës verore. Pak çaste më pas ajo u shtri sa gjere e gjatë, me kryet që e kishte vënë në shpatullën gjysmë të zbuluar nga kindi i fustanit bezhë, dhe u shpreh fund e krye. Dëgjo, i tha. Do ta them botërisht se edhe ty të dua, e sa për atë Zonjën e dinë të gjithë, për çka janë dëshmitë zyrtare. Le të dal ku të dal. Më nuk e mbaj fshehtësinë. Pavarësisht çrregullimet qç mund të ndodhin, nuk duroj më. Këto takime gjithnjë të fshehta më krijojnë një frikë dhe dyshim. Po sikur edhe për këtë të kërcënojnë, maltretojnë, vrasin ndoshta. Çka nuk mund të ndodhë këtu, në këtë mes. E shëmtuara është mbjellë herët e në vazhdimësi këtu, shprehi dyshim ajo me buzën qershi, që nga emocioni i dridhej frikshëm, por me një bukuri mahnitëse. Po vazhdojmë edhe kështu. Edhe pak, se s’mund të mendoj të jem pa ty. E, unë çfarë bëj, mrroli vetullat ai. Gjithçka timen e kam lidhur me ty, me atë, me ju, dreqi le ta hajë! Sa duhet bërë e sa duhet folur për tu bindur njëherë e mirë! Një zallahi e shtrishme u dëgjua një moment, pastaj një pauzë vëzhguese e pastaj sërish zhurmëri zjarrëse. Pastaj krisma, kondak, grushte, skurrila gjaku, alivanosje. Një si rizgjim, dhe serish mbretëria e territ. O zot, pse, sa, kur, si … Nuk më lejohet të dua sërish. Nuk guxohet të marrësh frymë lirisht prapa, a?! S’duhet dashur zonjën e përvojës së hershme, nuk lejohet afria me vajzushën e ndjenjave freskuese. Çka duhet bërë. Për ku synojmë të vemi? E tashti kështu, që ndoshta përthekohet fundi, s’mund të mos e pranoj këtu mes këtyre çubajave që u ngjyrosën me gjakun e vakët; i dua e i kam dashur gjithmonë këto të dyja, dëgjo fuuushëëë… maaalll … heeeejjj…!!!
Zëri që i përfundoi në shtërrje e bëri njësh me të dashurën e përjetshme. /KultPlus.com
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar një plan prej 1 miliard £ (më shumë se 1 miliard dollarë) për të ndihmuar “në rikuperimin e kohës së humbur të mësimdhënies” gjatë pandemisë Covid-19 ndërsa përgatitet që të kthejë studentët në shkollë në shtator, thuhet në një njoftim për shtyp të qeverisë.
“Ndërsa planet vazhdojnë për një rikthim të plotë të arsimit nga shtatori, qeveria ka njoftuar se 650 milion £ do të ndahen për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme shtetërore gjatë vitit akademik 2020/21”, thuhet në njoftimin për shtyp nga Departamenti i Arsimit. Drejtorët e shkollave do të vendosin se ku do të shpenzohen paratë, por pritet që ato të shkojnë drejt “shkollimit të grupeve të vogla”, tha qeveria.
“Ky grant i njëanshëm për të mbështetur nxënësit në arsimin shtetëror pranon se të gjithë të rinjtë kanë humbur kohë në arsim si rezultat i pandemisë, pavarësisht nga të ardhurat ose prejardhja e tyre,” shtohet komunikata.
“Kjo paketë prej 1 miliardë dollarësh do të ndihmojë mësuesit kryesorë të ofrojnë mbështetje shtesë për fëmijët që kanë mbetur pas me mësimet,” tha Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson në njoftimin për shtyp.CNN/bota.al /KultPlus.com
Marie Logoreci ishte aktore shqiptare e teatrit dhe filmit, pioniere e kinematografisë shqiptare. Paraqitja për herë të parë në film ishte tek Skënderbeu, më pas në filmin e parë shqiptar me metrazh te shkurtër ‘Fëmijët e saj’, dhe me pas në filmin e parë shqiptar ‘Tana dhe Toka jonë’ etj. Ajo luajti në filmin televiziv, ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’. Ajo ngriti në art karaktere të ndryshme të nënave shqiptare, duke u kthyer vetë në simbol të nënës shqiptare, shkruan KultPlus.
Maria e filloi aktivitetin e saj artistik që në shkollë, ku luante në teatrin e shkollës, vizatonte dhe këndonte. Në vitin 1945 ajo filloi të këndoje në Radio Tirana dhe në koncerte që jepeshin në qytete të Shqipërisë, si dhe shkoi turne jashtë shtetit si soliste e Korit të Përgjithshëm të Shtetit. Në repertorin e saj ishin rreth 100 këngë. Në 1947 filloi punën në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Interpretimi i parë i saj në skenën e teatrit ishte Elmira në komedinë Tartufi të Molierit. Filmi i parë ku mori pjesë ishte bashkëpunimi sovjeto-shqiptar Skënderbeu.
Maria mbeti një aktore e madhe e skenës. Ajo krijoi artin e saj. Duke qenë vrojtuese e mprehtë e jetës së popullit arriti të mbledhë polenin jetësor e ta hedhë në veprën e saj artistike duke i dhënë spektatorit shpirtin e njeriut, dhembjen, protestën, revoltën, urrejtjen, cinizmin, hipokrizinë, dinakërinë, etj… atë që është esenca e rolit, atë magji që shkakton një art të vërtetë. Gjuha e saj artistike është ekspresive dhe me kolor, mjetet skenike që ka aplikuar Maria, janë realizuar prej saj me mjeshtëri duke vënë vulën e vet të interpretimit, atë që ishte personale të Maria.
Rolet më të suksesshëm të saj janë: Xhesi te Çështja ruse, Alisa Lengton te Rrënjë të thella, Kristina Padera tek Komploti i të dënuarve, Fatimja te Halili dhe Hajrija, Aljona Patrovna te Gjashtë dashnorët, Lokja te Toka jonë, Ledi Milford te Intrigë e dashuri, Tringa te Shtatë shaljanët, Gertruda te Hamleti, Bernarda Alba te Shtëpia e Bernarda Albës, Tadrahova te Morali i zonjës Dulska, nëna Xhun te Muri i madh pakapërcyeshëm’, Mara te Përkolgjinajt, plaka te Çatia e të gjithëve, nëna te Cuca e maleve, Gjela te Përmbytja e madhe.
Marie Logoreci vdiq në Tiranë në vilën e saj nga një atak kardiak më 19 qershor 1988.
Marie Logoreci përveç urdhrave dhe medaljeve te ndryshme mban edhe titullin e larte Artiste e Popullit dhe Nderi i Kombit. /KultPlus.com
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka nënshkruar ditën e sotme një memorandum bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).
Dokumenti i nënshkruar nga Drejtoresha Ekzekutive e QSPA-së, Prof. Diana Kastrati dhe Kryetari i ASHAK-ut, Akad. Mehmet Kraja përfshin organizimin e veprimtarive në fushën kërkimore-shkencore, si dhe kryerjen e studimeve të përbashkëta mbi historinë dhe kulturën e komunitetit arbëresh.
Ky memorandum pritet të jetë një marrëveshje e zgjerimit dhe thellimit të marrëdhënieve në mes dy vendeve në fushën e kërkimit shkencor dhe sheh me përparësi koordinimin e punës dhe bashkëpunimin mes studiuesve të rinj të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët me studiuesit me përvojë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Një nga pikat e memorandumit, e cila lidhet me shkëmbimin e botimeve shkencore ndërinstitucionale u vu menjëherë në zbatim, pasi ASHAK-u ka firmosur dhurimin e një numri të madh librash me fokus në studimet mbi Arbëreshët.
Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, ishin të pranishëm studiues dhe akademikë të ndryshëm të Kosovës, të cilët e kanë mirëpritur themelimin e një institucioni të posaçëm kërkimor-shkencor mbi Arbëreshët. /KultPlus.com
Aktori i njohur britanik, Ian Holm, që kishte luajtur rolin e Bilbo Baggins në filmat “The Lord of the Rings”, ka vdekur në moshën 88-vjeçare.
“Me mërzinë më të thellë mund të konfirmojmë se aktori Ian Holme ka vdekur këtë mëngjes në moshën 88-vjeçare”, ka njoftuar agjenti i tij në një njoftim për media.
Agjenti ka konfirmuar se Holm kishte sëmundjen e Parkinsonit.
Holm njihet edhe për rolin në “Alien” të vitit 1979.
Ai kishte fituar një çmim nga Akademia e Filmit në Britani e ka pasur edhe nominim në Oscar për rolin e Sam Mussabinit në filmin “Chariots of Fire” më 1982. /KultPlus.com