815 çifte u shkurorëzuan gjatë vitit 2019

Në Kosovë gjatë vitit 2019 janë shkurorëzuar 815 çifte-bashkëshorte.

Kështu thuhet në njoftimin e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Prej këtyre çifteve, meshkuj të përkatësisë Shqiptar ishin 97.8% , Serb 0.2%, Turk 0.1% , Boshnjak 0.6% , Rom, Ashkali dhe Egjiptian 0.0% dhe të tjerë me 1.2 %.

Femrat e shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: Shqiptare 78.8% , Serbe 0.2% , Turke 0.2% , Boshnjake 0.9% ,Rome , Ashkalike dhe Egjiptiane 0.0% dhe të tjerë me 19.9%.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i parë me 13.1%, viti i dytë me 12.9% dhe më pak se një vit 9.9 % e të shkurorëzuarve etj.

Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeç me 178 shkurorëzime apo 21.8 %, kurse tek meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeç me 192 apo 23.6%.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, numri i femrave të kësaj kategorie është 304 apo 37.3%, kurse e meshkujve 338 apo 41.5 %.

Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 74.5%, pastaj vijnë me dy fëmijë me 9.6 % dhe po ashtu me një fëmijë me 9.3 % etj.

Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2019 nga Gjykatat Themelore të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej 815 fleta statistikore për shkurorëzime SHK-1. Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2019, janë raportuar të shkurorëzuar 815 çifte-bashkëshorte.

Kreu i IKSHKP-së: Situata me pandeminë e rënduar, dikush po punon e dikush po bën sehir

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, thotë se aktualisht gjendja epidemiologjike në vend është e rëndë. Thotë se me rritjen e numrit të rasteve me Covid-19, ata po punojnë në vazhdimësi për të mbajtur situatën nën kontroll.

“Duke pasur parasysh se ne tashmë në mënyrë maratonike po e përcjellim situatën epidemiologjike unë mund të them se situata epidemiologjike është e rënduar dike pasur parasysh rastet e javëve të fundit të cilat kanë shënuar rritje e të cilat praktikisht edhe pse kjo rritje është në përcjellje t krahasimit të njëjtë pothuajse me shtetet e rajonit dhe botës prapë se prapë ne e konsiderojmë se është një situatë epidemiologjike e rënduar sepse të cilën ne po përkujdesemi që sa më shumë ta kemi nën mbikëqyrje, nën kontroll dhe sa më shumë të gjurmojmë raste në mënyrë që të ketë numër sa më të pakët të rasteve pozitive por në anën tjetër ky gjurmim i rasteve po na e ndriçon konceptin e mëtutjeshëm epidemiologjik që ne të marrim masa të vazhdueshme në bashkëpunim me të gjithë qytetarët”, tha Ramadani për RTK-në, transmeton KultPlus.

Ai tha se në luftimin e suksesshëm të pandemisë duhet të punojnë të gjithë.

“Epidemia menaxhohet nga ne të gjithë. Secili në këtë vend e ka rolin e vetë të caktuar dhe në këtë rol ne duhet ta gjejmë secili vetveten. Secili jep kontributin e vetë për aq sa mundet dhe di dhe secili jep kontributin e vetë për aq sa është i autorizuar. Në situatën epidemiologjike secili institucion dhe secili individ e kanë detyrën e vetë caktuar. Nuk munden disa të rrinë duarkryq e disa të punojnë mbi 10 fish, 20 fish ose 30 fish më tepër për ta mbajtur nën mbikëqyrje situatën epidemiologjike e të tjerët të bëjnë sehir anash…Kur them duke punuar dhe duke ndenjur flas për të gjithë veç e veç. Përmenda çështjet e individëve dhe të disa institucioneve, qofshin publike, qofshin private, qofshin agjencione, qofshin degë të ekonomisë të cilat nuk po i zbatojnë masat të cilat qeveria i ka përcaktuar në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar”, tha ai.

Ramadani thotë se sëmundja do të parandalohej nëse të gjithë do të mbanin maska, të mbanin distancën dhe higjenën personale.

Ai thotë se në këtë mes duhet të luajë rol edhe shteti me inspektoratin dhe policinë.

“Nëse nuk mund të mbash distancën duhet mbajtur maska”, tha Ramadani. / KultPlus.com

Vetëm 15 përqind e diasporës do ta vizitojë Kosovën

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) Agim Shahini, ka thënë se krahasuar me vitin 2019, këtë vit do të vijnë vetëm 10-15% e diasporës gjë që do të ndikojë në qarkullimin e ekonomisë së vendit.

Mirëpo, ai thotë se do të mungojnë edhe investimet e huaja, për të cilën sipas Shahinit, Kosova ka nevojë për to.

“Ata çka kanë qenë në vitin 2019, këtë vit do të vinë vetëm 10-15% e tyre prej diasporës, dhe sipas statistikave tona brenda pushimit në Kosovë janë ardhur mbi 500 milionë euro nga diaspora dhe janë investuar qoftë në blerje të patundshmërisë dhe ato mjete kanë qarkulluar në ekonominë e vendit dhe ato do të mungojnë po ashtu do të mungojnë edhe investimet e huaja për të cilat Kosova ka nevojë”.

Megjithatë, Shahini ka thënë se bizneset po i përgjigjen pozitivisht pagave të punëtorëve në shumicën e rasteve duke i huazuar bankat dhe fondet rezervë.

“Bizneset e vendit po i përgjigjen pozitivisht pagave të punëtorëve dhe këto në shumicën e rasteve duke huazuar nga bankat, duke i shpenzuar fondet rezervë dhe këto fonde mund që një ditë të harxhohen dhe mos të kenë punëtorët paga për të cilët ata pothuajse punojnë dhe vendimi i Qeverisë për të reduktuar punëtorët gjatë kësaj kohë në sektorin publik dhe privat kjo edhe më shumë e rëndon ekonominë dhe aktivitetet ekonomike të vendit”.

Por, ai ka kërkuar që të nivelizohen edhe pagat në sektorin publik, në mënyrë që edhe ata të ndien krizën.

“Do të duheshin të nivelizohen pagat e sektorit publik në mënyrë që të ndien edhe ata krizën dhe të shohin se sa janë përgjegjës. Zjarrfikës për krizë qytetare duhet të jetë qeveria me fondet e veta dhe ato duhet me çdo kusht të gjinden ato fonde”. Klan Kosova / KultPlus.com

Javën e ardhshme fillon faza e rëndësishme e testimit për vaksinën ndaj COVID-19

Shpresat e shumë njerëzve në botë janë te vaksina për të kaluar gjendjen me pandeminë COVID-19, që ka infektuar më shumë se 15 milionë njerëz nëpër botë dhe ka mbytur mbi 630 mijë njerëz.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se janë 25 vaksina potenciale për koronavirus që po testohen klinikisht.

Në SHBA, qeveria po financon disa projekte për gjetjen e vaksinës, përmes një programi të saj. Njërën prej vaksinave po e zhvillon Qendra e Kërkimit të Vaksinave në Institutin Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektuese, me partneritet me kompaninë e bioteknologjisë, Moderna.

Javën tjetër pritet të nis testimi i fazës së tretë për këtë vaksinë. Kjo fazë pritet të përfshijë 30 mijë vullnetarë. Do të vlerësohet nëse vaksina mbron njerëzit nga koronavirusi, ka shkruar CNN.

Rezultate preliminare të studimit të fazës së parë ishin publikuar në mes të korrikut. Studimi kishte treguar se vaksina, e dhënë në tri doza të ndryshme, shkaktonte reagim imunitar te njerëzit që e morën atë. Sa më e lartë që ishte doza aq më i lartë ishte imuniteti i krijuar. Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve megjithatë kishin efekte anësore, duke përfshirë lodhje, të dridhura, dhembje koke, dhembje të muskujve dhe dhembje në vendin e injektimit.

Testimi i fazës së tretë do të përfshijë një dozë të mesme, 100 mikrogramë.

Ava Max performon në ‘MTV Music Awards’ 2020

Në ceremoninë prestigjioze “MTV Music Awards” këtë vit performon një tjetër artiste shqiptare.

Është Ava Max, artistja e cila është në mesin e yjeve që do të këndojnë në këtë vit nw MTV.

Krahas performances këngëtarja është bërë këtë vit shqiptarja e parë e nominuar në këtë ngjarje, në kategorinë “Artisti depërtues i vitit”.

Yjet tjera që do të performojnë përveç Ava Max janë Big Sean, Camila Cabello, Shawn Mendes, J Baldin, Miley Cyrus.

VMAs 2020 do të kthehen në Barclays Center në Brooklyn për herë të parë që nga 2013, por nuk do të kufizohen në atë arenë. Shfaqja do të ketë performance në pesë qendra tjera, duke përfshirë shfaqje nga vende të ndryshme ikonike sin ë Brooklyn, Manhattan, Queens, Bronx dhe Staten Island, për të nderuar frymën dhe qëndrueshmërinë e qytetit.

2020 MTV VMAs do të zhvillohet në New York të dielën, 30 gusht dhe transmetohet live në MTV. / KultPlus.com

Dua Lipës i reagojnë serbët edhe për ‘avjar’, i thonë se është ushqim tradicional i tyre

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, në një video ka treguar se cilat janë ushqimet tradicionale që pëlqen më së shumti. E në mesin e ushqimeve ka përmendur edhe ajvarin.

Ndërsa me Dua Lipën për këtë çështje nuk është pajtuar aktivisti Ljubomir Filipović i cili thotë se ky lloj ushqimi është ushqim tradicional i Serbisë. / KultPlus.com

Por, edhe Filipovicit i kanë reaguar disa shqiptarë të cilët pretendojnë se ky lloj ushqimi i përket shqiptarëve.

Osho për dashurinë, zgjedhën e vullnetshme të pasionit dhe lirinë si kufizim

Ti thua se dashuria të bën të lirë. Por, zakonisht, shohim se dashuria bëhet barrë, dhe, në vend që të na çlirojë, na shtrëngon më shumë litarët.

Na thuaj diçka për lidhjen dhe lirinë!

Dashuria bëhet barrë sepse nuk ka dashuri. Ju vetëm po lodronit, mashtronit veten. Lidhja, kapistalli është realiteti; dashuria ishte vetëm një hyrje. Prandaj, sa herë që bini në dashuri, herët a vonë zbuloni se jeni kthyer në një instrument – atëherë fillon gjithë mjerimi. Cili është mekanizmi? Pse ndodh?

Vetën para ca ditësh një burrë erdhi te unë dhe më më tha se ndihej shumë fajtor. “Doja një grua, e doja shumë, shumë. Ditën që ajo vdiq po vajtoja, por një çast e kapa veten me një farë lirie përbrenda, sikur të më ishte hequr një barrë. Mora frymë thellë, sikur të isha i lirë”. Atë çast ai u bë i vetëdijshëm për një shtresë dytësore të ndjenjave të veta. Nga jashtë po qante e ulërinte e thoshte “Nuk jetoj dot pa të, tani është e pamundur jeta, do të duket si vdekje”, por thellë poshtë thoshte “Kuptova se po ndihem shumë mirë, tani ndihem i lirë”. Një shtresë e tretë filloi të ndihej në faj, i thotë vetes “çfarë po bën?”, ndërsa para tij shtrihej trupi pa jetë, duke e bërë të ndihej në faj të madh.

Ky njeri erdhi te unë dhe më tha ta ndihmoja “Më ndihmo! Çfarë i ndodhi mendjes sime? Kaq shpejt e tradhëtova? Nuk ndodhi asgjë, askush nuk tradhëtoi? Por dashuria bëhet barrë, bëhet kapistall, varësi, skllavëri. Pse bëhet e tillë? Gjëja e parë që duhet kuptuar është se nëse shndërrohet në skllavëri, ishte vetëm një iluzion sikur ishte dashuri. Po luanit me veten dhe e mendonit si dashuri. Në fakt kishit nevojë për ca litarë, frerë, madje thellë-thellë do të gjeni nevojën tuaj për tu bërë skllevër.

Ka një frikë të fshehtë kundrejt lirisë dhe të gjithë duan të bëhen skllevër. Të gjithë, sigurisht, flasin për lirinë, por askush nuk ka kurajon të çlirohet vërtet, sepse kur jeni plotësisht të lirë JENI VETËM. Nëse keni kurajon të jeni vetëm, vetëm atëherë mund të jeni të lirë. Por askush nuk është aq kurajoz sa të rrijë vetëm. Keni nevojë për dikë, sepse keni frikë nga vetmia juaj. Mërziteni me veten, nuk rrini dot një sekondë vetëm me veten, me veten ju duket gjithçka pa kuptim. Me dikë tjetër jeni në veprim dhe krijoni kuptime false rreth vetes. Nuk jetoni dot për veten, por nisni jetën për dikë tjetër. Dhe kjo vlen edhe për tjetrin, gjithmonë: ai ose ajo, nuk jeton dot vetëm dhe është në kërkim të dikujt. Dy njerëz që kanë tmerr vetminë e tyre bashkohen dhe fillojnë të luajnë – lojën e dashurisë.

Por thellë përbrenda po kërkojnë angazhim, lidhje, skllavërinë. Pra, herëtavonë, ajo që po dëshironit ndodh. Kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha të botës. Do ta keni dhe paraloja zhduket, sapo mbaron funksioni i saj. Kur jeni bërë burrë e gura, skllevër të njëri-tjetrit, kur ndodh martesa, dashuria do të zhduket sepse dashuria ishte vetëm një iluzion në të cilin dy njerëz mund të skllavëronin njëri-tjetrin.

Për ju është poshtëruese ta kërkoni skllavërinë drejtpërdrejt, nuk e bëni. Dhe nuk mund t’i thoni dikujt në fytyrë “Bëhu skllav për mua” ose “Dua të bëhëm skllavi yt”, kështu që i thoni “Nuk jetoj dot pa ty”. Dhe kuptimi është brenda; është i njëjti. Dhe, kur dëshira e vërtetë përmbushet, dashuria zhduket. Filloni të ndjeni skllavërinë, zinxhirët e nisni të luftoni për lirinë.

Mbajeni mend këtë, është një nga paradokset e mendjes: çfarëdo që të merrni do të mërziteni dhe çfarëdo që nuk e arrini dot do ta dëshironi. Kur jeni vetëm kërkoni lidhje e skllavëri. Kur jeni të angazhuar do të filloni të kërkoni lirinë. Vërtet, vetëm skllevërit ëndërrojnë lirinë, ndërsa të lirët kërkojnë skllavëri. Mendja është si lavjerrës, lëviz nga njëri skaj në tjetrin. Dashuria nuk bëhet barrë. Duheshin litarët; dashuria ishte vetëm karremi. Po kërkonit një peshk të quajtur skllavëri: dashuria ishte karremi për të kapur këtë peshk. Kur kapet peshku karremi flaket tej. Mendojeni gjithmonë këtë dhe, kur bëni diçka, vetëdijësohuni përbrenda që të gjeni shkakun themelor.

Nëse dashuria është e vërtetë nuk bëhet kurrë barrë. Cili është mekanizmi që e bën dashurinë skllavëri? Çasti që i thoni të dashurit “Më duaj vetëm mua”. Keni filluar përvetësimin, dhe në çastin që zotëroni dikë e keni poshtëruar thellësisht, sepse e keni shndërruar në një send.

Kur të zotëroj, nuk je më njeri, por vetëm një send më shumë ndër gjërat e mia. Pastaj të përdor, se je gjëja ime, zotërimi im, të cilin nuk lejoj kënd tjetër ta përdorë. Është një ujdi, ku unë zotërohem nga ty dhe ti më bën send, por nuk më përdor dot asnjë tjetër. Të dy partnerët ndihen të lidhur e skllavëruar. Bëjmë skllav njëri-tjetrin.

Pastaj plas lufta. Dua të çlirohem e njëherësh të zotëroj e të zotërohem – kjo është lufta. Nëse nuk dua të zotërohem atëherë nuk të zotëroj dot.

Zotërimi duhet të rrijë larg mesit tonë. Duhet të ngelemi individë e të lëvizim si vetëdije të lira e të pavarura. Mund të bashkohemi, shkrihemi me njëri-tjetrin pa zotëruar askush. Dhe nuk ka më skllavëri e barrë. Frerët janë një nga gjërat më të shëmtuara, dhe, kur them e shëmtuar nuk kam parasysh vetëm në mënyrë religjioze, por edhe estetikisht. Kur jeni në zinxhirë humbni vetminë tuaj, veten tuaj: keni humbur gjithçka. Vetëm që të ndiheni mirë se dikush ju ka nevojën e është me ju, keni humbur gjithçka, keni humbur veten. Por hilja qëndron në përpjekjen për të qenë të pavarur dhe të bëni tjetrin zotërim – ndërsa tjetri bën të njëjtën gjë. Pra, mos zotëroni nëse nuk do të të zotëroheni. Jezusi tha diku “Mos gjykoni, që të mos gjykoheni”. Është e njëjta gjë: “Mos zotëroni, që të mos zotëroheni”. Mos skllavëroni, që të mos skllavëroheni.

Të ashtuquajtirut mjeshtra janë gjithmonë skllevër të mjeshtrave të tyre. Nuk mund të bëheni mjeshtra të dikujt pa u bërë skllav – është e pamundur. Mund të bëheni mjeshtër vetëm kur nuk keni skllevër. Duket paradoksale, sepse kur ju them se mund të jeni mjeshtër vetëm kur s’keni skllevër, do të më pyesni se çfarë është mjeshtëria? Si mund të ndihem mjeshtër kur nuk kam asnjë nën vete? Por unë ju them se vetëm atëherë jeni mjeshtra. Atëherë askush nuk është skllavi juaj e nuk do të mundohet t’ju trajtojë si skllavin e vet.

Të dashurosh lirinë, përpjekjet për të qenë i lirë, janë domethënia e kuptimit të thellë që keni për veten tuaj. Kuptoni se tani jeni mjaftueshëm te vetja. Mund të ndani e bashkoni me të tjerë, por jeni të pavarur. Unë mund të ndaj veten me dikë, mund të ndaj dashurinë time, lumturinë time, ngazëllimin tim, qetësinë time me dikë. Por është përndarje, jo varësi. Nëse nuk ka njeri aty unë jam njësoj i lumtur e i përndritur. Nëse dikush ndodhet aq më mirë dhe e ndaj gjithçka me të.

Kur njëmendësoni vetëdijen tuaj të brendshme, qendrën tuaj, vetëm atëherë dashuria nuk është skllavëri, është përkushtim. Nëse nuk njihni qendrën tuaj dashuria bëhet barrë. Por, fillimisht, duhet të jeni aty për të dashuruar, e nuk jeni.

Buda po kalonte përmes një fshati. Një djalosh iu afrua dhe e pyeti “Mësomë diçka: si mund tu shërbej të tjerëve?” Buda u gajas me të dhe i tha “Më parë ji. Harroji të tjerët. Më parë ji vetja e gjithçka vjen vetë më pas.”

Ju, tani, nuk jeni. Kur thoni se “dashuroni dikë, ajo/ai bëhet barrë”, po thoni se ju nuk jeni, sepse çdo gjë që bëni shkon keq pasi njeriu që vepron nuk është aty. Pika e brendshme e vetëdijësimit nuk është aty, prandaj gjithçka shkon ters. Më parë duhet TË JESH, pastaj mund të ndash qenien me të tjerët. Dhe kjo ndarje do të tjetë dashuri. Por, para kësaj, çdo gjë që bëni është skllavëri.

Së fundmi: nëse luftoni kundër lidhjes, keni marrrë kthesë të gabuar. Vazhdoni luftën, por kaq shumë murgj, oshënarë, sannyasinë po e bëjnë vazhdimisht. Ndjejnë se janë të lidhur pas shtëpisë së tyre, pronës, grave, fëmijëve dhe ndihen të mbyllur në kafaz. Arratisen, lënë gjithçka mbrapa dhe bëhen lypës, ikin pyjeve e vetmohen. Por shkoni vëzhgojini: bëhen të lidhur me mjediset e reja.

I bëra vizitë një miku oshënar, që jetonte nën një pemë në një pyll të dendur, por atje kishte edhe asketë të tjerë. Një ditë rastisi që po rrinim bashkë, dhe, kur miku iku në lumë të bënte banjë, erdhi një asket i ri e u ul në vend të tij. Nisi të meditonte. Kur u kthye miku im nga lumi e shtyu të riun nga pema e ti tha “Kjo është pema ime. Shko gjej një tjetër, nuk ulet kush në pemën time!” Dhe ky njeri kishte lënë shtëpinë, gruan e fëmijët. Tani ishte bërë pema pronë – e nuk mund të meditonte kush tjetër nën pemën e tij.

Nuk shpëtohet lehtë nga zotërimi. Merr forma të reja, gënjen veten, por ngelet aty. Prandaj mos luftoni me maninë për zotërim, vetëm përpiquni të kuptoni pse e keni. Dhe shkoni në themel të shkakut: sepse ju nuk jeni aty, është skllavëria.

Përbrenda jush, vetja ju është aq shumë në mungesë sa përpiqeni t’i bashkangjiteni diçkaje për të ndjerë siguri. Nuk jeni të rrënjëzuar dhe përpiqeni të shndërroni gjithçka tjetër në rrënjët tuaja. Kur jeni të bazuar në vetvete, kur e dini kush jeni, çfarë është kjo qenie brenda jush e kjo vetëdijësim përbrenda, nuk ngjiteni pas askujt.

Kjo nuk do të thotë se nuk do të dashuroni, jo. Në të vërtetë, vetëm atëherë mund të dashuroni, sepse të ndash me tjetrin është e mundur – pa kushtëzime, pa pritshmëri. Ndani e jepni thjesht sepse keni begatinë, rrjedhshmërinë. Kjo tejmbushje vetjake është dashuri, e kur kjo shndërrohet në përmbytje, derdhet mbi gjithë universin e dashuria arrin yjet, në dashurinë tuaj toka rrëngjethet. Është përkushtim, është lutje.

Marrë nga OSHO – Libri i Sekreteve  (Vigyana Bhairava Tantra)

Përktheu Arben Orhani /KultPlus.com

“Dashurinë o ku e kam” (VIDEO)

Armend Regjepagiqi është njëri nga artistët më eminent në vend, i cili është i njohur për këngët e tij të cilat janë të tejkohore. Ata dëgjohen sot siç janë dëgjuar vite më parë kur janë publikuar, shkruan KultPlus.com

“Dashurinë o ku e kam”, është një nga baladat e tij të njohura me një tekst me gjuhë metaforike, me një shije të hollë artistike si dhe një interpretim të fuqishëm nga artisti Regjepagiqi.

KultPlus ju ofron këtu tekstin si dhe videon e kësaj kënge:

Vjen një ditë e do të kthehem
rrugës sime do t’kalojë
nga dritarja e shtëpisë sate
sy te huaj dot me shikojnë,
do t’më shtrengon diçka në zemër
dhe s’dot më lë as frymë të marrë
dashuria ime e parë…

Njerëzit shkojnë e njerëzit kthehen
kujt i kthehem unë nuk kam
mysafir si i paftuar
n’zemër të secilit jam,
fryn veriu fryn rreth meje
në mëshirë të fatit jam
dashurin o ku e kam?!

Krejt çka dua tjetër kujt i ndodh
e secila m’duket se të ngjan…

Perëndo përgjithmonë o diell
thaju lule në pranverë
dashurin o më se kam…
Shtjerru zë i bilbilit
thehu shpat në dore të trimit
dashurin o më se kam…

Profesori amerikan: Bekim Fehmiu u bë i zjarrtë ndaj antishqiptarizmit serb, duke mbrojtur etninë e tij

Pjesë nga artikulli i profesorit amerikan Bruce Williams për aktorin shqiptar. Përkthyer nga: Bujar Meholli

“Once upon a time there was a country” ishin fjalët hyrëse të “Kusturica’s Underground” (1995) që na lejojnë të reflektojmë për unitetin falsifikues të Titos në Jugosllavi dhe nocionin e kinemasë jugosllave. Siç pohon Dina Iordanova, kjo deklaratë shfaq pretendimin se bashkimi jugosllav qe “ndërtim politik fals i ndërtuar mbi gënjeshtra dhe tradhti”.

Shqipëria, “toka e shqiponjave” ka qenë vend magjepsës për Perëndimin që nga vargjet e Bajronit kur ky e vizitoi atë deri te shkrimet e shekullit 20 të Edith Durhamit e Rose Wilder Lanes. Siç shihet, në Kosovë dhe Maqedoni nocioni i kombit shqiptar nuk është kufizuar vetëm brenda kufijve, ndaj dhe ky kompleksitet identitar shqiptaro-jugosllav është mishëruar në karrierën dhe personalitetin e aktorit Bekim Fehmiu.

Karriera e Fehmiut ishte e pasur. Ai ishte njëri nga yjet ndërkombëtar të filmit, duke u bërë i njohur edhe për audiencën amerikane si seks simboli i mashkullit jugosllav, i cili në vitin 1970 luajti në filmin “The Adventures” me yllin Lewis Gilbert. Në fund të viteve ’80 Fehmiu praktikisht ishe pensionuar nga skena dhe kinemaja duke theksuar propagandën antishqiptare që ishte shtysë për të që të vijë te ky vendim. Aktori që kishte marrë leksione në Akademinë e Arteve Dramatike në Beograd dhe në Teatrin Kombëtar Jugosllav ishte në të dy anët e konfliktit etnik. Koncepti i kombësisë në rastin e tij është problematizuar dhe ka qenë i lidhur ngushtë me pritje të ndryshme që iu bënë nëpër periudha të ndryshme kohore.

Për biografinë e Bekim Fehmiut është folur e shkruar mjaft. Është pohuar se ai ka lindur në Sarajevë më 1936 nga një familje etnike shqiptare e më pas është transferuar në Shkodër, përpara se të vendoset në Kosovë. Megjithatë vendi dhe data e lindjes janë kontestuar. Në një referencë në shtypin serb pohohet se ai ka lindur në Kukës.

Sidoqoftë, Fehmiu nuk ishte çdoherë prototipi i “evropianit” gjatë karrierës së tij ndërkombëtare. Në disa raste, prejardhja dhe edukimi i tij u tekstualizuan më afër nëpër rrëfime, teksa audienca ndërkombëtare e pa mësuar me ndryshimin e theksuar midis një shqiptari dhe një serbi do të ishte e shurdhër ndaj detajeve dhe etnisë së aktorit. Siç tregon në autobiografinë e tij, Fehmiu krijoi miqësi me një mësues drame të njohur në letërsinë dhe kulturën shqiptare, i cili do ta inkurajoi aktorin që të shërbejë si model në Jugosllavi për etninë e tij shqiptare.

Gjatë një interviste në vitin 1982 aktori duket sikur thekson pozicionin e tij, kujdesshëm, karshi nacionalizmit dhe problemeve që do të çonin në luftën e viteve 98-99 në Kosovë. Aty Fehmiu thotë se duhet të garantohen liritë me kushtetutën jugosllave, duke nënkuptuar nocionin e unitetit jugosllav teksa tejkalon çështjen e pavarësimit të Kosovës. Tutje, ai shtron pyetjen e diskutueshme: si ndihet një shqiptar në Beograd për etninë e tij shqiptare?

Fehmiu rrëfen vizitën e tij të parë në Shqipëri ku supozohej të dakordohej për të luajtur rolin e heroit kombëtar Skënderbeut në një film. Aktori pati pranuar propozimin por më tej nuk u bë gjë nga ana e palës shqiptare.  Në fund të intervistës aktori pohon se po iu mëson të bijve gjuhën shqipe, jo për arsye të nacionalizmit por siç thoshte babai i tij “sa më shumë gjuhë të dish aq më shumë do të kesh vlerë”. Megjithatë viti 1982 e solli atë në një rol shqiptar për herë të parë, kur luante rolin e babait të Nënë Terezës në “Teresa’s father in Brunello Rondi’s”, aty rrëfehej fëmijëria e saj dhe periudha në Kalkutë.

Sidoqoftë, Fehmiu ishte mes dy gjuhëve dhe kjo i hapte dyert për paradigmat tjera identitare, mjaft delikate. Në fakt, gjuha serbe ishte gjuha e ligjërimit profesional të tij. Megjithëse shumë e rëndësishme, etnia shqiptare e Fehmiut s’kishte rol jashtë vendit. Kur nisën tensionet etnike atëherë u ngritën këto çështje dhe u zhvendos paradigma, ndërsa aktori e tekstualizoi kombësinë e tij shqiptare duke e parë veten në qendrën e një vorbulle lokale e kulturore, fetare e gjuhësore. Fehmiu u bë i zjarrtë në denoncimin e tij publik kundrejt antishqiptarizmit serb. Ai u bë mbrojtës i zëshëm i etnisë së tij. Por qasja e Fehmiut ishte e vështirë sepse u përpoq të jetë mirë me të dyja komunitetet. Kjo ide e tij mbeti vetëm imagjinare, pasi që gjithçka u shpartallua. Pikërisht dinamika etnike e detyroi Fehmiun ta braktisë aktrimin. Dhe Fehmiu doli në pension, e Ballkani mbeti Ballkan. /KultPlus.com

Torturat horror të Dushan Mugoshës

Në traktin e katërt, Xhelal Staravecka tregon momentet e torturimit të dy devollinjve në fshat Fravesh të Tiranës (afër Kllojkës). Në mënyrë kriminale dhe krejtësisht të poshtër, Dushan Mugosha torturon me detaje një të ri nga Devolli. Tjetri për mungesë kohe nuk i përjetoi këto skena tmerri sepse u vra. Lexoni përmbledhjen dhe kujtoni si kjo ka qenë “epopeja më e lavdishme” e dushanëve, tarrasëve e miladinëve.

Trakti i katërt

Ndodhemi akoma në katundin Fravesh, atje ku jehona e ulërimave, bërtimave, anktheve dhe e ngashërimeve kanë bërë sakat veshin dhe zemrën time. Ti o Fravesh, u shkallmofsh nga një tërmet a rrebesh. Nga të 13 të ekzekutuarit vetëm në dy më morën të asistoja në ato tortura e terror. Marrim një djalë të gjatë, të shëndoshë, rreth 30 vjeçëve. Ishte nga Devolli. Emrin jo vetëm unë nuk ja di, por edhe Dushani vet që e torturoi gjer në vdekje nuk ja dinte. Këtë e kishin kapur jashtë Tiranës, që kishte dalë për shëtitje si të dyshimtë e kishin arrestuar dhe së andejmi e shoqëronin në brigadën e parë. Neve partizanë zebanitë e xhenemit, sipas urdhrit të jezitit çalo Dushanit, e shpumë në prua. Atje mbasi e zhveshëm e lamë vetëm në brekët, se kishim nevojë për rrobat e tija që të vishnim ndonjë djalë të jezitit. Rreth kësaj viktime qëndrojnë 10-12 partizanë, në krye të të cilëve qëndron Dushani duke fërkuar duart, dukesh i gëzuar nga sytë që i ndrinin për gjakun që kishte ndër këmbë. Unë qëndroja pak larg atij rrethi i ulur në një gur, afër meje dhe Tahir Kadareja. Partizanët, sipas urdhrit të Dushanit, u armatosën menjëherë me nga një dru të shtrembër prej vërrie, më të trashë se qafa e dorës. Filloi tortura, të 10 kopaçet uleshin e ngriheshin me një ritëm të çrregullt mbi trupin e viktimës së mjerë, pa marrë parasysh se ku binin. Oh sa djalë i shëndoshë e i fortë. Po e vrisnin si gjarpri me kopaçe. Pas një kohe të disa minutave, Dushani jep urdhër të ndalohen goditjet. Kujtova se do t’i bënte ndonjë pyetje, që natyrisht me anën e torturës të nxirrte diçka. Ai tha “ç’kërkoni nga unë t’u them?”. “Kurrgjë”-përgjigjet Dushani, tashti po ta qi tëmën vetë”-shtoi Dushani.

Oh, ç’nervozitet! Nënat Shqiptare të shahen nga Dushan serbiani. Dushani mori një kopaçe në dorë dhe mbasi e ka rregulluar viktimën që ishte shtrirë në tokë, mbajtur prej partizanëve dhe mbasi ja vë këmbën e djathtë në një boshllëk i bije me atë kopaçen në qafën e këmbës dhe ja thyen. Çfarë torture e çfarë ulurime e bërtime me të ngjeth mishtë. Dushani këmbën e thyer ja rregullon prapë në atë mënyrë, dhe me një të goditur tjetër nja 20 centimetra më lart në kërci ja thyen prapë. Nuk mjafton i heq edhe brekët, me një spango të shëndoshë e lidh për koqesh dhe me një purtek të shëndoshë fillon e godet aq sa ato bëhen si ftonj të mëdhenj. Viktimës shpirti nuk i del. Atëherë merr një thikë dhe duke ja çarë kërcin e mëngjër fillon me majën e thikës t’ia kruajë kockën lart e poshtë me një ritëm të rregullt deri sa maja e thikës del në anën e poshtme.

Ç’thua ti o shoqe Ender Myrteveliu? Gënjej unë? Ç’thua ti o shok Sulo Gozelli s’janë të vërteta këto? Ç’thua ti e Tahir Kadareja që ndërsa viktima ulurinte e bërtiste ti kërdiseshe nga të qeshurit duke thënë: “bjeri, bjeri”.

Viktima akoma qëndron e gjallë dhe e fortë. Dushani jep urdhër t’i sjellin një litar me një copë dru të shkurtër e të trashë sa llëra. Litarin ja vë në kokë duke kaluar përmes ballit mbi veshët e prapa kokës rreth e përqark. Pastaj kombinon drutë me litar dhe këtë e bije rrotull. Druri vinte rrotull litari shtrëngohesh, mishtë dhe lëkura ju pre. Kocka po i ndrydhesh. Qepallat e syve të viktimës hapeshin me gishta dhe cigarja e ndezur vihesh në dritën e syve. Në thonjtë e gishtave të dorës së tij, gjilpërat hynin dhe dilnin nga rrëza e gishtit.

Ç’më thua ti o Vangjel Argjiri? O kasapi besnik i Dushanit në brigadë! Ç’më thua ti o partizan Ibrahim Hoxha nga Korça që duke bërë torturat me aq etje, kujtoje se Dushani do të bënte Timoshenko? A gënjej unë? A po i bëj të pa bëra këto. Viktima është akoma e gjallë. Fol, o Tahir Kadareja, fol që s’je Razi që këtë çik frymën e fundit të kësaj viktime ta heqësh duke i dhënë një plumb kokës: por akoma insiston për t’ia marrë me kopaçe?

Zebhanitë e Xhehnemit rrëmbejnë prapë kopaçen dhe fillojnë goditjet. Eshtra të thyera, eshtra të çara sytë të përzhitur, gishtërinjtë të shpuar, trupi i gjakosur nga gjaku çurg, pret akoma druj.

Erdhi koha e fundit, viktima s’lëvizte më, jo se i kishte rënë (të fikët) vilani po pse kish dhënë jetën. Dushani heq koburen e tij dhe i jep dy plumba të ngrohtë në kufomën e ftohtë të viktimës që kishte vdekur nga torturat. Të tërë ishin në gaz, për trimërinë që kishin kryer. Dushani në krye më dukesh sikur e kishte qetësuar urinë e tij gjakatare nga që sytë e tij të përgjakshëm hidhnin xixa gëzimi. Në këtë kohë vjen dhe një zebani tjetër xhenemi: “këtu e kemi dhe tjetrin”. Mbas 4 orë punë të terrorit në torturë Dushanin e kishte marrë uria. Ai thotë: “s’kemi nge, do të shkojmë të hamë bukë”. “Po këtë të arrestuar që kemi këtu- pyeti një nga partizanët? “Këputi një plumb”-thotë Dushani. Ej, sa fat lumtur ti o viktimë e dytë që u pushkatove pa torturuar, vetëm e vetëm se s’pati kohë Dushani. U kthyem në çadër duke ecur. Dushanit i kapa krahun dhe e pyeta: “Po ç’kishte bërë ky maskara?”. “Besa kurrgjë, po këtyre devollinjve duhet t’ia u bësh të gjithëve kështu, pse qenë me neve dhe u kthyen me Ballin”. Ç’thua ti Dushan? O Sala ynë i dashur, nuk janë të vërteta këto? Ç’mendove ti? Se me anën e terrorit do të hidhje shqiptarët në grushtin tënd? Jo jo, vetëm në një gjë pate sukses: në çeljen e vëllavrasjes….Në ekzekutimet e torturat e tjera të asaj dite të 13 viktimave nuk shkova të asistoj./55news

TikTok shpalos fondin prej 200 milionë dollarësh për të paguar krijuesit e videove

TikTok krijoi një fond prej 200 milionë dollarësh i cili do të përdoret për të mbajtur përdoruesit më të klikuar dhe të tërheqë përdoruesit e rinj , çka sinjalizon rritjen e kompanisë.

Ditën e enjte , kompania tha se programi i ri ka për qëllim të mbështesë krijuesit ambicioz të videove të cilët po shikojnë mundësi të reja për përmbajte inovative. Përdoruesit do të kenë disa mundësi si të bëjnë lek nga aplikacioni.

Përdoruesit e pranueshëm duhet te jenë mbi 18 vjeç dhe aplikimet për këtë program fillojnë muain tjetër , por është e paqartë sa përdorues do pranojë kompania.

Rivalët po bëjnë lëvizje gjithashtu. Instagram po lançon një funksion të ngjashëm me TikTok që quhet Reels, i cili do të lejojë njerëzit regjistrojnë dhe modifikojnë videot 15 sekonshe në mënyrë që të vendosin muzikë dhe audio, dhe më pas ti ngarkojnë në Instagram.  /KultPlus.com

Nxënësit nga Shqipëria e Kosova me guida sportive për eksplorimin dhe promovimin e turizmit

Pogradeci është një nga qytetet me traditën dhe bukuritë e veçanta natyrore në Shqipërisë, ku vizitorët gjejnë kënaqësi në të katër stinët e vitit.

Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Shërbimi Kombëtar për Rininë, Albanian ICT Academy bashkë me nxënësit ekselentë nga Shqipëria dhe Kosova, kanë ndërmarrë një tur aktivitetesh të ndryshme sportive turistike, për të eksploruar dhe promovuar vlerat historike, kulturore dhe natyrore të Pogradecit, nëpërmjet guidave me kayak, stand ap paddle dhe biçikleta.

Bashkia Pogradec bën të ditur se, rreth 30 nxënës nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, pjesë e grupit që po vizitojnë Pogradecin, po shijojnë pushimet në këtë qytet, përmes aktiviteteve të ndryshme, ku dominojnë sportet e aventurës si atraksioni dhe vlerë e shtuar e sezonit turistik.

Pogradeci ofron shumë mundësi per turizëm ujor, malor dhe historik.

Qyteti i Pogradecit dhe zonat përreth tij, janë atraksione turistike për natyrën dhe historinë që kanë, paralelisht me Liqenin e Ohrit që i jep hijeshinë e përhershme.

Liqeni i Ohrit cilësohet si një një perlë e papërsëritshme natyrore, klimatike, relaksuese dhe frymëzuese. Ndërsa katër kilometër larg qytetit ndodhet edhe pika turistike e Drilonit, me burimet e ujit të pastër dhe të kristaltë që rrjedh në Lumin Drilon dhe më pas në liqen.

Pranë Qafe-Thanës dhe kufirit me Maqedoninë, ndodhen edhe shpella të shumta dhe një kishë. Ndërsa, Pogradeci ka edhe shumë bukuri të tjera natyrore në fshatrat që e rrethojnë, ku gjenden monumente të rëndësishme kulturore e historike që tërheqin vizitorë të shumtë/ATSH / KultPlus.com

Zara

Poezi nga Behlul Jashari

Në Zarë Rruga Bregdeti duket se lahet në det
i kaltër, i bukur me valë e me pulëbardha
deti hapet kah bota si udhë e gjerë

toka, deti dhe qielli
qojnë te Zara
qytet i gurit dhe luleve

Zara duket si një krijesë e moçme njerëzore
që kërkon zare në pazare
ecën dhe ecën rrota

Kështu ka hyrë edhe në fotografitë e fotografit “Lido”
bashkë me katër rrotë të një qerreje të drunjtë të vendlindjes
me një pamje malli të pazarit të Ferizajt

Vashat ecin, shëtisin udhëve
në duar, rreth qafe mbajnë filigranët e Prizrenit stoli
sytë u mbesin në dyqanet e argjentarëve…

Lagjë e moçme me emrin Arbanas
i ka shtëpitë, i ka njerëzit
edhe gjuhën nga lashtësia e ka

fëmijtë a harrojnë gjuhën e nënës së vet
Josip Rela ua mëson
Shime Deshpali u këndon

Shkrimtari dhe këngëtari a kanë vdekur
kush jeton me atë gjuhë
kush jeton me ato këngë

Dyert e lagjes së moçme janë plot mikpritje
e kujtime
zemra ka mbetë te njeriu
Zemra ka mbetë në Zarë
rrahë zemra, rrahë
jeta ecë nëpër zare

Deti hapet kah bota
si udhë me valë
ja, zari të qon edhe në Zarë

Rruga Bregdeti duket se mbytet në det…

Titulli “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” për atdhetarin Abaz Bej Lushnja

Presidenti Ilir Meta nderoi sot në Shtëpinë historike të Kongresit të Lushnjës atdhetarin Abaz Bej Lushnja (pas vdekjes) me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributeve të shquara atdhetare si një nga drejtuesit kryesorë të kryengritjeve antiosmane në Shqipërinë e Jugut në fillim të shekullit XIX”.

Në prani të kryetarit të Bashkisë, Fatos Tusha, përfaqësuesve të pushtetit vendor, të shoqatës “Myzeqja” dhe të qendrës së artit “Vaçe Zela”, historianëve, shkrimtarëve dhe personaliteteve të ftuara, Presidenti i Republikës u shpreh “i lumtur të jem sot në Lushnjen tonë historike, në këtë vit kaq të rëndësishëm të 100-vjetorit të Kongresit Historik Kombëtar të Lushnjës, një nga ngjarjet më madhore të kombit shqiptar”.

“Lushnja, vendlindja dhe djepi i shumë patriotëve të shquar, të cilët luftuan dhe u përkushtuan denjësisht në çlirimin e vendit nga armiq të ndryshëm, për pavarësinë e Shqipërisë, për gjuhën dhe flamurin tonë, dhe për ndërtimin e shtetit modern shqiptar, meriton edhe më shumë vëmendje në të ardhmen”, tha Meta.

“Sot kam nderin që në këtë qytet historik të dekoroj një nga figurat më patriotike, më të spikatura e të dashura nga populli i Lushnjes, Abaz Bej Lushnja, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”: “Për kontributin e shquar atdhetar, si një nga drejtuesit kryesorë të kryengritjeve antiosmane, në Shqipërinë e Jugut në fillim të shekullit XIX”, theksoi Meta.

“Abaz Bej Lushnja ishte dhe vlerësohej nga bashkëkohësit e tij si një njeri i drejtë e i gjerë, i vendosur dhe i prerë. Ai dallohej për shpirtin e gjerë human, duke ndarë edhe bukën me fukaranë. Për myzeqarët, ai ishte beu trim dhe kapedan. Por mbi të gjitha ishte një atdhetar dhe patriot i jashtëzakonshëm që e donte Shqipërinë. Abaz Bej Lushnja nga familja e Ngurzajve dha një kontribut të madh e të vyer si kryetar i Lidhjes Politike–Ushtarake, e njohur si “Besëlidhja e Nëntë Krahinave”, e themeluar në Berat në vitin 1834”, tha Meta. atsh / KultPlus.com

Borgesi në shtëpinë e tij: Politika është një nga format e mërzisë

Nga: Mario Vargas Llosa (intervistë e pabotuar e vitit 1981)
Përktheu: Bajram Karabolli (libri “Gjysmë shekulli me Borgesin”)

Nëse do të më duhej të përmendja një shkrimtar në gjuhën spanjolle të kohës sonë, vepra e të cilit do të rrojë për të lënë një gjurmë të thellë në letërsi, do të citoja këtë poet, tregimtar dhe eseist argjentinas, që i dha mbiemrin e tij artistes së famshme Grasiela Borges*, Jorge Luis Borges.

Një grusht librash që shkroi, gjithnjë libra të shkurtër, të përsosur dhe të çmuar si një unazë, ku njeriu ka përshtypjen se asgjë nuk mungon dhe asgjë nuk është e tepërt, kanë pasur dhe kanë një ndikim të madh tek ata që shkruajnë spanjisht. Tregimet e tij fantastike, të cilat zhvillohen në Pampa, në Buenos Aires, në Kinë, në Londër, në çdo vend të realitetit ose irealitetit, tregojnë të njëjtën imagjinatë të fuqishme dhe të njëjtën kulturë të frikshme sa edhe esetë e tij mbi kohën, gjuhën e vikingëve… Por erudicioni te Borgesi nuk është kurrë diçka e dendur, akademike, por gjithnjë është diçka e pazakontë, e shkëlqyeshme, argëtuese, një aventurë e shpirtit, prej nga ne lexuesit gjithmonë dalim të befasuar dhe të pasuruar.

Intervista me Borgesin është zhvilluar në një apartament modest, në qendër të Buenos Airesit, ku ai jetonte i kujdesur nga një punonjëse, e cila i shërbente edhe si shoqëruese, pasi Borgesi kishte disa vjet që e kishte humbur shikimin; po ashtu i shoqëruar nga një maçok angora, të cilin e kishte pagëzuar me emrin Bepo, sepse, siç tha, ashtu quhej maçoku i poetit anglez, Lord Bajron, të cilin ai e admironte.

Llosa: Më habiti shumë fakti që, duke parë bibliotekën tuaj, nuk gjeta libra tuajt. Pse nuk ka libra tuajt në bibliotekë?

Borges: Kujdesem shumë për bibliotekën time. Kush jam unë që ta quaj veten njësoj me Shopenhauerin…

Llosa: Dhe nuk ka as libra për ju, shikoj që nuk ka asnjë nga gjithë ata libra që janë shkruar për ju.

Borges: Nga ata unë kam lexuar në Mendosa, të parin, të botuar gjatë diktaturës.

Llosa: Cila diktaturë, Borges? Sepse, për fat të keq, ka pasur kaq shumë…

Borges: Ajo e atij… emrin e të cilit nuk dua ta kujtoj.

Llosa: As mos e përmendni.

Borges: Jo, as dua ta kujtoj. Ka fjalë të cilat është mirë t’i shmangësh. Epo, doli libri “Borges, enigma dhe çelësi”, shkruar nga Ruis Dias (Ruiz Díaz), një profesor nga Mendosa, dhe nga një bolivian, Tamajo. Dhe e lexova atë libër për të parë nëse mund ta gjeja çelësin, pasi enigmën e njihja. Pastaj, nuk kam lexuar më asnjë tjetër. Alisia Hurado (Alicia Jurado) ka shkruar një libër për mua. E falënderova dhe i thashë: “Unë e di se është mirë, por tema nuk më intereson mua ose ndoshta më intereson shumë, kështu që nuk do ta lexoj.”

Llosa: Domethënë, nuk e keni lexuar as atë biografinë voluminoze që Rodriges Monegali (Rodríguez Monegal) ka shkruar për ju.

Borges: Dhe doni të thoni se është shumë e mirë?

Llosa: Së paku shumë e dokumentuar dhe realisht e bërë me një nderim të thellë, me një dashuri të madhe për ju, madje, besoj, me njohuri të mëdha për veprën tuaj.

Borges: Po, jemi miq. Ai është nga Melo, apo jo? Nga Uruguai.

Llosa: Po, dhe, gjithashtu, në një nga tregimet tuaja paraqitet si personazh.

Borges: Për qytetin Melo mbaj mend disa vargje shumë të këndshme të Emilio Oribes, të cilat fillojnë në një mënyrë pa shumë vlerë, por pastaj lartësohen, marrin flakë: “Unë kam lindur në Melo, qytet i shtëpive koloniale…” Epo, kjo nuk është shumë…, “shtëpi koloniale”, pak më ndryshe “shtëpi të stilit kolonial”… “Unë kam lindur në Melo, një qytet i shtëpive koloniale, në mes të fushave të pafundme, plot panik”, dhe tani zmadhohet, “në mes të fushave të pafundme, plot panik dhe pranë Brazilit”. Shikoni si vjen duke u rritur vargu, ë? Si vjen duke u zgjeruar!

Llosa: Mbi të gjitha, sepse e thoni ju.

Borges: Jo, por… “Unë kam lindur në Melo, një qytet me shtëpi koloniale” nuk është asgjë; “në mes të rrafshinës së pafund dhe të frikshme, pranë Brazilit”, dhe tashmë shikon një krenari në fund të vargut. Është shumë e bukur. Emilio Oribe.

Llosa: Është shumë e bukur. Borges, është një gjë, për të cilën ka vite që dua t’ju pyes. Unë shkruaj romane dhe gjithmonë më lëndon një frazë juaja, shumë e bukur, por shumë fyese për një romancier, një frazë që, pak a shumë, është kështu: “Është prirje varfanjake të kërkosh të shkruash romane, të duash ta zgjerosh në pesëqind faqe diçka që mund të formulohet në një frazë të vetme”.

Borges: Po, por është një gabim, një gabim, sipas meje. Të sorollatesh kot, apo jo? Ose të jesh i paaftë.

Llosa: Por keni qenë një lexues i shkëlqyer dhe një përkthyes i mrekullueshëm i romaneve.

Borges: Jo, jo. Unë kam lexuar shumë pak romane.

Llosa: Megjithatë, romanet shfaqen në veprën tuaj, janë përmendur, madje janë sajuar.

Borges: Po, por unë jam tmerruar nga romancieri Uilliam M. Thekëri (Thackeray). Përkundrazi, Dinkes më pëlqen shumë.

Llosa: “Vanity Fair” (Panairi i kotësive) ishte shumë i mërzitshëm për ju.

Borges: Romanin “Pendennis”, me shumë sforcim, munda ta lexoj, por, “Vanity Fair”, jo, nuk munda.

Llosa: Josef Konrad (Joseph Conrad), për shembull, është një autor që ju e admironi, nuk ju interesojnë romanet e Konradit?

Borges: Po, sigurisht që po, veçse këtu bëj disa përjashtime. Për shembull, rasti i Henri Xhejmsit (Henry James), i cili, le të themi, ishte tregimtar dhe romancier i shkëlqyer, i një kalibri tjetër.

Llosa: Por, midis autorëve më të rëndësishëm për ju, a nuk ka ndonjë romancier?

Borges: …

Llosa: A do të përmendnit ndonjë romancier midis autorëve që ju i konsideroni më të rëndësishëm, apo ata janë kryesisht poetë dhe eseistë?

Borges: Dhe tregimtarë.

Llosa: Dhe tregimtarët.

Borges: Sepse nuk mendoj që “Një mijë e një net” është një roman, apo jo? Është një antologji e pafund.

Llosa: Avantazhi i romanit është se gjithçka mund të jetë roman. Mendoj se është një zhanër kanibal, i cili i gëlltit të gjitha zhanret.

Borges: Sa i përket “kanibalit”, e dini origjinën e fjalës?

Llosa: Jo, nuk e di, cila është?

Borges: Shumë e bukur. Karaibe, nga e cila vjen karibal dhe pastaj kanibal.

Llosa: Pra, qenka një fjalë me origjinë latino-amerikane.

Borges: Po, por pa “latino”. Ata ishin një fis indianësh, karibët, një fjalë indigjene, dhe prej andej erdhi kanibal dhe Kaliban, te Shekspiri.

Llosa: Kontribut interesant i Amerikës në fjalorin universal.

Borges: Ka shumë të tjera: çokollatë, që ishte xocoatl, besoj, apo jo? Për fat të keq, ka humbur “l”, në fund. Po ashtu papa.

Llosa: Sipas jush, cili ka qenë kontributi më i mirë i Amerikës në fushën e letërsisë? I gjithë Amerikës: Amerikës hispanike, portugeze… Ndonjë autor, ndonjë libër, ndonjë temë?

Borges: Unë do të thosha se gjëja më e mirë është modernizmi, në përgjithësi. Ishte vepër e letërsisë në gjuhën spanjolle, dhe kjo buron nga kjo anë, ana jonë, siç thekson Maks Enrikes Urenja (Max Henríquez Ureña). Unë kam folur me Huan Ramon Himenesin (Juan Ramón Jiménez) dhe ai më ka treguar për emocionin me të cilin kishte marrë një kopje të Maleve të arit (vepër poetike e Leopoldo Lugonesit, 1897), dhe për ndikimin e tij te poetë të mëdhenj në Spanjë. Prandaj, them se vjen nga kjo anë. Dhe çuditërisht, ne këtu jemi shumë më afër Francës – jo gjeografikisht – nga ç’janë spanjollët. Unë, në Spanjë, kisha vënë re se mund të lavdëroje Anglinë, Italinë, Gjermaninë, madje edhe Amerikën e Veriut, por, nëse lavdëroje Francën, atyre nuk u vinte mirë.

Llosa: Kudo, nacionalizmi është diçka shumë e vështirë për t’u çrrënjosur.

Borges: Një nga të këqijat e mëdha të kohës sonë.

Llosa: Po, Borges, për këtë do të doja të flisja pak, sepse… Mendoj se mund t’ju flas me shumë sinqeritet.

Borges: Po, dhe unë, veç kësaj, dua t’ju them se është një e keqe që u përket të djathtëve dhe të majtëve.

Llosa: Disa nga deklaratat tuaja politike edhe mund të më habitin, por, kur flisni për çështjen e nacionalizmit, meritoni gjithë admirimin dhe respektin tim. Mendoj se përherë keni folur me kthjelltësi të madhe për këtë temë, ose, më saktë, kundër nacionalizmit.

Borges: E megjithatë, unë e kam pësuar prej tij.

Llosa: Por tani, me këta të fundit…

Borges: Për faktin si flas për brigjet e Buenos Airesit, për faktin se nuk i njoh bejtet patriotike dhe sherrxhinjtë patriotë, pse nuk i pranoj këto gjëra në letërsinë time. Unë kam shkruar milonga*… Gjithçka është e denjë për letërsi, pse jo edhe tema autoktone?

Llosa: Unë e kam fjalën për nacionalizmin politik.

Borges: Ky është një gabim, sepse, nëse dikush do një gjë kundër tjetrit, është diçka që, në të vërtetë, nuk do ta dëshironit. Për shembull, nëse unë dua një Angli kundër Francës është një gabim, duhet t’i dua të dyja vendet, brenda mundësive të mia.

Llosa: Ju keni bërë shumë deklarata kundër çdo armiqësie të mundshme midis Argjentinës dhe Kilit.

Borges: Edhe më shumë duhej. Edhe pse, aktualisht, jam nip dhe stërnip ushtarakësh dhe, më larg, pushtuesish, të cilët nuk më interesojnë fare, unë jam pacifist. Mendoj se çdo luftë është një krim. Madje edhe, kur pranohen si luftëra të drejta, siç ishte, pa dyshim, Lufta e Gjashtë Ditëve*; nëse pranojmë një luftë të drejtë, qoftë edhe një të vetme, kjo, tashmë, i hap derën çdo lufte dhe kurrë nuk do të mungojë arsyeja për ta justifikuar atë, sidomos kur akuzohen dhe burgosen si tradhtarë ata që mendojnë ndryshe. Unë, dikur, nuk i kisha kuptuar që Bertrand Ruselli, Gandi, Huan B. Alberdi dhe Romen Rolani kishin të drejtë të kundërshtonin luftën; dhe ndoshta tani nevojitet më shumë guxim për të kundërshtuar luftën sesa për ta përkrahur apo për të marrë pjesë në të.

Llosa: Për këtë, jam dakord me ju. Mendoj se është shumë e saktë kjo që thoni. Cili është regjimi politik ideal për ju, Borges? Çfarë do të dëshironit për vendin tuaj dhe për Amerikën Latine? Ç’regjim do t’ju dukej më i përshtatshëm për ne?

Borges: Unë jam një anarkist i vjetër spencerian dhe besoj se shteti është një e keqe, por për momentin është një e keqe e nevojshme. Nëse do të isha diktator, do të hiqja dorë nga posti im dhe do të kthehesha te letërsia ime shumë modeste, sepse nuk kam zgjidhje tjetër për të ofruar. Unë jam një person i hutuar, i dekurajuar, si të gjithë bashkatdhetarët e mi.

Llosa: Por ju e konsideroni veten një anarkist, në thelb, një njeri që mbron sovranitetin individual kundër Shtetit.

Borges: Po. Megjithatë, nuk e di nëse jam i denjë. Gjithsesi, nuk besoj se ky vend është i denjë për demokraci apo anarki. Ndoshta në vendet të tjera mund të bëhet, në Japoni ose në vendet skandinave. Këtu, pa dyshim, zgjedhjet do të ishin të këqija dhe do të na sillnin një Frondizi* tjetër apo të tjerët…, etj.

Llosa: Ky skepticizëm sikur bie ndesh me disa prej deklaratave tuaja optimiste që bëni për paqen, pikërisht kundër luftës, së fundmi, kundër torturave dhe të gjitha formave të shtypjes.

Borges: Po, e di. Por nuk e di nëse kjo mund të jetë e dobishme. Unë i kam bërë ato deklarata për arsye etike, por nuk mendoj se janë të dobishme, nuk mendoj se mund t’i ndihmojnë ndokujt. Ato mund të më ndihmojnë të qetësoj ndërgjegjen time, asgjë më shumë. Por, nëse unë do të isha një qeveri, nuk e di se çfarë do të bëja, ne jemi në një rrugë qorre.

Llosa: Unë, pothuajse, një çerek shekulli më parë, ju kam bërë një intervistë në Paris dhe një nga gjërat që ju pyeta…

Borges: Një çerek shekulli… Prit. Është tejet e trishtuar, nëse do të flasim për një çerek shekulli përpara…

Llosa: …një gjë që ju pyeta ishte se ç’mendonit për politikën, dhe a e dini se si m’u përgjigjët? “Është një nga format e mërzisë”.

Borges: Oh, mirë, në rregull.

Llosa: Ishte një përgjigje e bukur, por nuk e di, nëse do t’jua përsëritja tani: vazhdoni të mendoni se është një nga format e mërzisë?

Borges: Hëm, do të thosha se fjala mërzi është pak e butë. Gjithsesi, le të themi e neveritshme. Mërzitje është tepër… Është një understatement…

Borges: Nuk e di nëse dikush mund të admirojë politikanë, njerëz që janë të përkushtuar për të rënë dakord, për t’u korruptuar, për të buzëqeshur, për t’u fotografuar dhe, më falni, për të qenë popullorë…

Llosa: Ç’tip njerëzish admironi ju, Borges? Aventurierët…

Borges: Po, i kam admiruar shumë, por tani nuk e di. Më pëlqejnë aventurierët individualë.

Llosa: Cilin, për shembull? Ju kujtohet ndonjë aventurier që do të donit të ishit?

Borges: Jo, nuk do të doja të isha dikush tjetër.

Llosa: Ju jeni i lumtur me fatin e Borgesit.

Borges: Jo, nuk jam i lumtur, por e di që me një fat tjetër do të isha dikush tjetër. Dhe, siç thotë Spinoza, “çdo gjë dëshiron vetminë e qenies së vet”. Unë insistoj të jem Borges, nuk e di pse.

Llosa: Mbaj mend një nga frazat tuaja: “Kam lexuar shumë gjëra dhe kam jetuar pak”, e cila nga njëra anë është shumë e bukur dhe nga ana tjetër duket nostalgjike…

Borges: Shumë e trishtuar.

Llosa: Duket se po qaheni.

Borges: E kam shkruar kur isha tridhjetë vjeç dhe nuk e kuptoja që të lexuarit është gjithashtu një mënyrë jetese.

Llosa: Por, a nuk keni ndonjë peng për gjëra që nuk i keni bërë, ngaqë i jeni përkushtuar për kaq shumë kohë jetës thjesht intelektuale?

Borges: Besoj se jo. Mendoj se me kalimin e kohës njeriu, në thelb, i jeton të gjitha gjërat dhe, më e rëndësishme, nuk janë përvojat, por ajo që njeriu bën me to.

Llosa: Mendoj se kjo ju ka çliruar shumë nga gjërat materiale. Kushdo e kupton këtë, kur vjen në shtëpinë tuaj. Në të vërtetë, ju jetoni si një murg, shtëpia juaj është tepër e thjeshtë, dhoma juaj e gjumit duket si qeli e një murgu trapens, në të vërtetë keni një përkorje të jashtëzakonshme.

Borges: Luksi më duket një vulgaritet.

Llosa: Ç’kuptim kanë paratë për ju, në jetë, Borges?

Borges: Mundësi për të siguruar libra dhe udhëtime dhe për t’i zgjeruar e për t’i zhvilluar ato.

Llosa: Por, nuk ju kanë interesuar kurrë paratë? Nuk keni punuar kurrë për të fituar para?

Borges: Epo, edhe nëse e kam bërë, duket se nuk ia kam arritur dot. Sigurisht që mirëqenia është më e mirë se varfëria, veçanërisht në një vend të varfër, ku, tërë kohën, je i detyruar të mendosh për paratë. Një person i pasur mund të mendojë për diçka tjetër. Unë kurrë nuk kam qenë i pasur. Prindërit e mi po, kemi pasur prona dhe i kemi humbur, na i kanë konfiskuar, por, gjithsesi, nuk mendoj se ka shumë rëndësi kjo.

Llosa: Ju e dini që një pjesë e mirë e vendeve të kësaj toke sot jetojnë në varësi të parave, mirëqenia materiale është nxitja e tyre.

Borges: Është e natyrshme të jetë ashtu, sidomos kur ka një varfëri të tillë. Për çfarë tjetër mund të mendojë një lypës, veçse për paratë dhe ushqimin. Nëse ju jeni shumë i varfër, duhet të mendoni për para. Një i pasur mund të mendojë për diçka tjetër, por një i varfër, jo. Ashtu sikurse edhe një i sëmurë duhet të mendojë vetëm për shëndetin. Secili mendon për atë që i mungon, jo për atë që ka. Kur unë e kisha shikimin, nuk mendoja se ky ishte një privilegj, ndërsa sot do të jepja gjithçka për të më riardhur shikimi dhe nuk do të dilja nga kjo shtëpi.

Llosa: Borges, më ka befasuar shumë shtëpia modeste në të cilën jetoni, veçanërisht dhoma juaj e gjumit aq e thjeshtë. Një nga objektet e pakta që shikon në dhomën tuaj të gjumit është medalja e Urdhrit të Diellit dhënë nga qeveria peruane.

Borges: Është medalja që iu dha familjes sonë, pas katër brezave.

Llosa: Dhe si ka ndodhur kjo, Borges?

Borges: Atë medalje e ka marrë stërgjyshi im, kolonel Suares, i cili drejtoi një sulm të kalorësisë peruane në Hunin. Ai e fitoi atë Urdhër dhe mori gradën e kapiten-kolonelit nga Bolivari*. Pastaj, gjatë Luftës Civile, atë Urdhër e humbi. Edhe pse familja ime ishte unitare*, së largu, unë jam i lidhur me De Rosas* – ne, të gjithë jemi të afërm në këtë vend pothuajse të pabanuar. Pas katër brezave kjo medalje na u kthye, tashmë për motive letrare, për këtë, unë shkova me time ëmë në Lima, e cila qau, sepse i kujtohej që këtë medalje e shihte në portretet e gjyshit tim, ndërsa tani e kishte në duar dhe ishte për djalin e saj. Ishte shumë, shumë e emocionuar.

Llosa: Me fjalë të tjera, marrëdhënia juaj me Perunë shtrihet në shumë breza.

Borges: Po, në katër breza. Madje, është më herët, do t’jua them, unë isha… Ah, jo, jo, prit… Po. Unë kam qenë në Kusko dhe kam parë një shtëpi me një emblemë në formën e kokës së dhisë, dhe aty kishte qenë Heronimo Luis de Kabrera* (Jerónimo Luis de Cabrera), katërqind vjet më parë, i cili ka themeluar një qytet të quajtur Ika, që nuk e di se ku është, dhe qytetin Kordova, në Argjentinë. Dua të them, është një marrëdhënie e vjetër.

Llosa: Kështu që ju, në njëfarë mënyre, jeni edhe peruan.

Borges: Po. Sigurisht që po.

Llosa: Çfarë ideje kishit për Perunë, përpara se të shkonit në Lima?

Borges: Një ide shumë të paqartë që mendoj se ishte mbështetur kryesisht te historiani Uliam Preskot (William Presccott).

Llosa: Te “Historia e pushtimit të Perusë” e Preskotit. Kur e keni lexuar atë histori?

Borges: Ndoshta, duhet të kem qenë shtatë ose tetë vjeç. Libri i parë i historisë që kam lexuar në jetën time. Më vonë, kam lexuar “Historinë e Republikës së Argjentinës” të Visente Fidel Lopesit (Vicente Fidel López), dhe më pas historinë e romakëve dhe atë të grekëve. Por, libri i parë që kam lexuar, “throughout”, domethënë, nga fillimi në fund, ka qenë ai.

Llosa: Dhe çfarë ideje kishit për Perunë, atë të një vendi ndoshta mitik?

Borges: Po. Pak mitik. Dhe, më pas, unë u bëra shumë mik me një shkrimtar, pa dyshim i harruar prej jush, peruani Alberto Hidalgo, nga Arekipa.

Llosa: Që ka jetuar një kohë të gjatë në Argjentinë, apo jo?

Borges: Po, dhe ai më zbuloi një poet nga i cili unë mësova shumë poezi përmendsh.

Llosa: Cili poet, Borges?

Borges: Eguren.

Llosa: Ose Maria Eguren (José María Eguren).

Borges: Po. Ai. Libri quhej Vajza me llambën blu, apo jo?

Llosa: Është një poemë, një nga poemat më të njohura të Egurenit.

Borges: Po. Ishte dhe një poemë tjetër… Unë kam një imazh të paqartë për një anije dhe një kapiten të vdekur që drejton anijen. Nuk i mbaj mend vargjet.

Llosa: Është një poet simbolist me çiltërsi dhe delikatesë të madhe.

Borges: Një delikatesë e madhe. Nuk e di nëse edhe çiltërsi. Unë mendoj se ai ishte qëllimisht i çiltër.

Llosa: Them i çiltër jo në kuptimin pezhorativ, jo naiv.

Borges: Jo, jo. Natyrisht, çiltërsia është një meritë.

Llosa: Ai nuk doli kurrë nga Peruja dhe besoj se edhe nga Lima, kurrë. Dhe, për habi, një pjesë të mirë të veprës së tij e shkroi për një botë nordike, për zanat skandinave. Tema veçanërisht ekzotike për të.

Borges: Sepse nostalgjia është shumë e rëndësishme.

Llosa: Ndoshta kjo krijon njëfarë afërsie midis jush, midis Egurenit dhe jush.

Borges: Po. Është e vërtetë që unë jam duke menduar për vende që nuk i njoh ose që i kam njohur shumë më vonë. Do të dëshiroja shumë të njihja Kinën ose Indinë…, megjithëse tashmë, në fushën e letërisë, i njoh mirë.

Llosa: Cili vend do t’ju emocionte më shumë, po ta njihnit, Borges?

Borges: Nuk e di, do të thosha Japonia, Anglia dhe…

Llosa: Islanda, për shembull?

Borges: Islanda, pa dyshim, sepse unë jam duke studiuar gjuhën nordike, e cila është gjuha mëmë e suedishtes, norvegjishtes, danishtes, gjithashtu, pjesërisht, e anglishtes.

Llosa: Është një gjuhë që ka pushuar së foluri, sa shekuj më parë?

Borges: Jo, jo, aktualisht, flitet në Islandë. Kam botime të klasikëve, vepra të shekullit XIII, dhe këto botime, që m’i kanë dhuruar ose i kam blerë në Rejkjavik, nuk kanë fjalor, as prolog dhe as shënime.

Llosa: Me fjalë të tjera, është një gjuhë që nuk ka evoluar, që vazhdon të jetë e njëjtë, gjatë tetë shekujve.

Borges: Unë dyshoj se shqiptimi ka ndryshuar. Ata mund të lexojnë klasikët e tyre, ashtu si një anglez mund të lexojë, për shembull, William Dunbar, Geoffrey Chaucer-in, ose sikur të mund të lexonim, nuk e di, Këngët e Sidit spanjoll apoe La chanson de Roland francez.

Llosa: Ose grekët e Homerit.

Borges: Po, pikërisht. Ata mund t’i lexojnë klasikët e tyre në botime pa shënime, pa fjalorë, pa dyshim, duke i shqiptuar ato në një mënyrë tjetër. Por, për shembull, shqiptimi në anglisht gjithashtu ka ndryshuar shumë. Ne themi To be or not to be dhe duket se Shekspiri, në shekullin e XVII i thotë ende, duke i ruajtur zanoret e hapura saksone: “Tou be or nat Tou be be.” Kjo është shumë më kumbuese, krejtësisht e ndryshme, dhe pothuajse komike, tani.

Llosa: Borges, ky kuriozitet ose, më shumë se kuriozitet, kjo magjepsje juaja ndaj letërsisë ekzotike…

Borges: Nuk e di nëse është ekzotike…

Llosa: I referohem interesit tuaj për letërsinë nordike ose anglo-saksone.

Borges: Epo, anglo-saksonia është letërsia e lashtë angleze.

Llosa: …ju besoni se ka të bëjë me…

Borges: Me nostalgjinë?

Llosa: Me Argjentinën, me faktin se Argjentina është një vend krejtësisht modern, pothuaj, pa të kaluar.

Borges: Po. Ashtu besoj, dhe se ndoshta një nga pasuritë tona është nostalgjia. Mbi të gjitha, nostalgjia për Evropën, që një evropian nuk mund ta ndiejë, sepse një evropian nuk ndihet evropian, por, le të themi, anglez, francez, gjerman, spanjoll, italian, rus… /Gazeta “ExLibris” /KultPlus.com

______________________

*  Graciela Noemí Zabala (1941) – e njohur si Graciela Borges, artiste argjentinase, qysh kurshkrimtari Jorge Lis Borges i fali mbiemrin e tij, sepse i ati i saj ia ndaloi përdorimin e mbiemrit të tij.

*  Milonga – tekste këngësh popullore.

*  Lufta e Gjashtë Ditëve – lufta midis Izraelit dhe koalicionit arab (1967)

*  Arturo Frondizi – president i Argjentinës (1958 – 1962), vendosi një regjim diktatorial.

*  Simon Bolivar (1783 – 1830) – figura më e madhe në historinë e Amerikës Latine, luftëtari dhe çlirimtari i saj prej kolonizatorëve spanjollë.

*  Unitar – ithtar i Partisë Unitare, themeluar në shek. XIX.

*  Juan Manuel de Rosas (1793 – 1877) – ushtarak dhe politikan argjentinas.

*  Jerónimo Luis de Cabrera (1528 – 1574) – ushtarak, eksplorator dhe kolonizator spanjoll.

Fragment nga romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”

Më thanë se sonte në klub ti pyete veçanërisht për të. Siç duket, ke kohë që e kërkon dhe nuk e gjen dot. Po përse ke pyetur dhe e ke kërkuar aq shumë atë kolonel të zi? Mos vallë e ke pasur mikun tënd? Me siguri e ke pasur mik, përderisa e kërkon kaq shumë.

Gjithë mbrëmjen nuk lanë njeri pa pyetur në fshat, sepse të gjithë e dinë që ai dergjet në dhé diku këtu rrotull, por asnjerit nuk ia merr mendja ku ndodhet ai. Do ikësh pa e marrë mikun tënd, mikun tënd të zi që më sterrosi jetën. Të ikësh sa më parë, sepse edhe ti je i mallkuar si ai. Tani rri urtë si një qengj dhe të qesh buza tek shikon se si kërcejnë njerëzia, por unë e di se ç’ke në mendje.

Ti mendon se si do të vijë dita që të sulesh në anët tona me ushtri dhe të na djegësh e të na pjekësh e të na vrasësh siç bënë shokët e tu. Nuk duhej të vije në këtë dasmë. Të të dridheshin gjunjët kur të niseshe për këtu. Së paku për hirin tim, të mua plakës së shushatur, të mua gjëmëzezës.

Po ç’bëhet kështu? Ti po ngrihesh në valle? Ti guxon të ngrihesh në valle? Po vë buzën në gaz! Po ngrihesh! Dhe njerëzit të pranojnë! Daleni! Ç’bëni kështu! Kjo është e tepërt! Gjynah nga zoti. /KultPlus.com

Mbi 1,623 maturantë kanë aplikuar në programin “Studime dhe Punësim”

Pas lansimit të programit Studime & Punësim nga Kolegji Universum, mbi 1,623 maturantë tashmë kanë aplikuar në këtë program. Program ky i cili kombinon studimet akademike me aftësimin profesional ose përvojë praktike në Kolegjin Universum dhe mundëson kyçjen më të lehtë në tregun e punës.

Kolegji Universum me këtë program i’u ofron maturantëve financim të plotë të studimeve, praktikë gjatë tri viteve si dhe punësim të garantuar pas diplomimit.

Këtë vit Kolegji Universum financon edukimin e 20 të rinjve. Këta përfitues të bursave nënshkruajnë kontrata me Kolegjin Universum e cila iu mundëson studentëve të punojnë 20 orë në javë në Kolegjin Universum.

Pas përfundimit të studimeve, studentët me performancë më të mirë nënshkruajnë kontratë të rregullt të punësimit me Kolegjin Universum.

Linku për aplikim https://forms.gle/xZNipiBLdEUEHfoS9

Afati i fundit për aplikim 31 Korrik 2020, ndërsa testi vlerësues do të mbahet me 10 Gusht. 

Për studentët e përzgjedhur pas fazës së testimeve, studimet në Kolegjin Universum financohen 100% nga Kolegji Universum dhe vlen për 3 vite studime. Ky financim dhe puna praktike vlen për të gjitha programet e studimit.

Për më shumë info për pozitat e hapura dhe bursat kliko këtu https://www.universum-ks.org/studime-punesim/ ose kontakto [email protected] apo 044 144 062. /KultPlus.com

Përgatitjet për vitin e ri shkollor, Likaj sot në Suharekë dhe Malishevë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj ka vizituar sot komunën e Suharekës dhe atë të Malishevës ku është pritur nga kryetarët e komunave Bali Muharremaj dhe Ragip Begaj, si dhe Drejtorët Komunalë të Arsimit në këto komuna.

Qëllimi i këtyre vizitave nga ministri nëpër komuna është që të shohë nga afër përgatitjet që po bëhen në nivelin lokal për fillimin e vitit të ri shkollor, si dhe bashkërendimi i aktiviteteve në këtë drejtim.

Likaj ka përgëzuar kryetarët Muharremaj dhe Begaj, si dhe drejtorët e DKA-ve për punën që kanë bërë në organizimin e mësimit online, si dhe për përfundim të suksesshëm të vitit shkollor.

Ai ka folur për nevojën për t’u përgatitur mirë në mënyrë që t’i përgjigjemi çfarëdo situate që mund të sjellë pandemia dhe në arsim të ketë gjithpërfshirje, por të mos mungojë as cilësia.

Po ashtu, Likaj ka biseduar me udhëheqësit komunalë edhe për projektet e rëndësishme që pritet të realizohen nëpër këto komuna në të gjitha nivelet e arsimit.

Investime me vlerë 4.5 miliardë lekë për rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zhvillimit të turizmit në Berat

Investimet që po kryhen në bashkinë e Beratit do të kenë një ndikim të madh në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve si dhe t’i japin një hov të ri turizmit në këtë qytet.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u ndal sot në Berat ku u njoh me ecurinë e projekteve infrastrukturore që po zhvillohen me mbështetjen e buxhetit të shtetit.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo deklaroi se këto investimeve pritet të rrisin cilësinë e jetës së qytetarëve, të lehtësojnë qarkullimin, të përmirësojnë shërbimet urbane, si dhe t’i japin një hov të ri turizmit në këtë qytet, si një nga destinacionet e rëndësishme në vend.

Investimet në këtë bashki, gjatë këtij viti, u shpreh Demo pritet të jenë rreth 4.5 miliardë lekë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Denaj siguroi për mbështetje edhe për sipërmarrjet, që në këto kohë të vështira të shkaktuara nga pandemia COVID-19, po gjejnë forca dhe mënyra për t’u rimëkëmbur dhe për t’i shërbyer, si turistëve vendas, ashtu edhe të huaj me traditën e mikpritjes beratase. /Atsh /KultPlus.com

Von Cramon reagon për presionin ndaj gazetarëve dhe aktivistëve

Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar të premten lidhur me presionin ndaj gazetarëve dhe aktivistëve, që po bëhet përmes padive e që për qëllim kanë heshtjen e tyre.

Sipas Von Cramonit këto raste janë kundër të drejtave themelore për raportim dhe për të folur ndaj problemeve dhe padrejtësive.

Ajo ka publikuar një shkrim të gjatë në faqen zyrtare për këtë temë.

Një lloj i caktuar i veprimeve juridike, të referuara shpesh si padi SLAPP (Procedimi Strategjik kundër Pjesëmarrjes Publike), paraqet një kërcënim të konsiderueshëm për debatin publik dhe lirinë e shprehjes. Kur njerëz ose kompani të fuqishme kërcënojnë gazetarët, aktivistët ose studiuesit me padi të shtrenjta për t’i heshtur ata, këto raste shkojnë kundër të drejtave themelore për të raportuar dhe folur kundër problemeve dhe padrejtësive.

Paditë “SLAPP” janë shumë të zakonshme në Bashkimin Evropian. Një grup i eurodeputetëve ka punuar për zgjidhje të këtij problemi.

Kohët e fundit ka pasur një numër të madh rasteve të tilla në Kosovë, kundër aktivistëve të mjedisit si dhe kundër gazetarëve.

“Ne po punojmë ngushtë me organizatat e lirisë së shtypit dhe Komisionin Evropian për masat anti-SLAPP. Nënkryetarja Vera Jourova ka njoftuar për ndërmarrjen e veprimeve konkrete për të bërë të mundur përfundimin e atyre çështjeve juridike pa procedura të gjata dhe të shtrenjta”, ka thënë Von Cramon.

Aktivistja e mjedisit, Shpresa Loshaj po përballet me një proces gjyqësor “SLAPP” për shkak të aktivitetit të saj kundër hidrocentraleve në Luginën e Deçanit.

Në një rast të ngjashëm, aktivisti mjedisor Adriatik Gacaferi u padit nga e njëjta kompani “Kelkos Energy”. Arsyeja është se ai postoi një fotografi në rrjetin social “Facebook” dhe akuzoi kompaninë për gjoja vendosje të paligjshme të 100 për qind të ujit natyral brenda tubave.

Aksionet e tyre po ndodhin në një moment kur ka një aktivizim në rritje kundër keqpërdorimit të hidrocentraleve në Kosovë.

Ka pasur edhe një numër rastesh të tjera kur qëllimi i paditjes së gazetarëve ishte heshtja e tyre, dhe ne po monitorojmë nga afër këto raste. Kohët e fundit, gazetarja Jeta Xharra u padit për shkak të punës së saj hetimore të botuar në rrjetin ‘BIRN’ që zbuloi një kontratë të nënshkruar nga ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha me një kompani franceze për të promovuar shkëmbimin e territorit. Gazetarët hulumtues të ‘Kohës Ditore’, po përballen gjithashtu me disa padi ‘SLAPP’ pa bazë.

Von Cramon ka thënë se duhet të dilet kundër këtyre veprimeve.

Një zgjidhje afatgjatë duhet të jenë kushtet ligjore, të cilat ndëshkojnë ata që keqpërdorin dispozitat në lidhje me shpifjet. Përgjegjësia e atyre të cilët po sjellin këto raste është e qartë. Ata po dëmtojnë demokracinë, dhe jo ata që po flasin.

“Si Raportuese e Përhershëm për Kosovën në Parlamentin Evropian, është pjesë e punës sime të ndjek zhvillimin e procedurave demokratike dhe situatën e të drejtave themelore në Kosovë. Mund të premtoj që ata të cilët po përpiqen të mbyllin debatet demokratike, do të arrijnë vetëm të kundërtën e qëllimeve të tyre, pasi unë do t’i sjell tregimet në një publicitet më të gjerë evropian. Është interesi ynë i përgjithshëm që zëri i të gjithëve të dëgjohet”, ka shkruar Von Cramon.

Vdiq Pero Zlatar, gazetari kroat që kishte shkruar libër për Shqipërinë

Ka vdekur të premten Pero Zlatar, gazetari dhe publicisti legjendar kroat.

Zlatar ishte i lindur në Shkup në vitin 1934, ndërsa me gazetari ishte marrë prej moshës 15-vjeçare. Ka punuar si gazetar dhe redaktor në “Vijesnik”. Ka mbajtur edhe shumë poste drejtuese nëpër media të ndryshme kroate, duke përfshirë ato sportive.

Mbahen në mend reportazhet dhe intervistat e Zlatarit, që vdiq në moshën 86-vjeçare .

Disa prej tyre i ka kthyer në libra publicistik. Shumë i popullarizuar ishte edhe një libër i tij për Shqipërinë. Zlatar e kishte vizituar Shqipërinë në kohën e Enver Hoxhës dhe nga vizita kishte botuar librin relativisht me simpati për shqiptarët e Shqipërinë. /KultPlus.com

ORCA: 55 për qind e profesorëve në UP nuk justifikojnë titullin e tyre akademik

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka publikuar raportin “Integriteti akademik, publikimi shkencor dhe justifikimi i titujve në Universitetin e Prishtinës”, përmes të cilit u bë e ditur se 55 për qind e profesorëve nuk e justifikojnë titullin e tyre akademik dhe se 39 për qind prej tyre nuk kanë asnjë publikim shkencor të shënuar në CV-në e tyre.

Zëvendës drejtori i ORCA-s, Gramos Buçinca tha se për 3 vite me radhë ORCA ka bërë matjen e justifikimit të titujve akademik të profesorëve në UP, përmes identifikimit dhe numërimit të punimeve të publikuara në revista shkencore ndërkombëtare, të nevojshme për secilin nga titujt akademik, transmeton Klan Kosova.

”Në vitin 2019 nga 479 profesorë në UP, 262 apo 55% e tyre nuk e justifikojnë titullin e tyre akademik. Kjo është një e dhënë shqetësuese, ndonëse paraqet një përmirësim nga viti 2017 kur përqindja e mos-justifikimit të titullit ishte 72%, dhe nga viti 2018 kur e njëjta ishte 59%.Sa më i lartë titulli akademik, aq më e keqe situata. 66% apo rreth 2/3 e profesorëve të rregullt nuk e justifikojnë titullin e tyre akademik, krahasuar me profesorët e asocuar me 60% dhe profesorët asistentë me 40%”, deklaron ai.

Sa i përket mosjustifikimit të titujve akademikë, Buçinca theksoi se ai rritet në proporcion të drejtë me moshën e profesorëve, ku 69% e atyre mbi moshën 50 vjeçare nuk e justifikojnë titullin, krahasuar me 31% të atyre mes moshës 40 dhe 50, dhe 12% të atyre nën moshën 40 vjeçare.

Ai shtoi se kjo tregon që profesorët e rinj, formalisht i plotësojnë kriteret disa-fish më shumë sesa kolegët e tyre më të vjetër.

”Personi më i ri në moshë me titullin akademik “profesor i rregullt”, pra që ka kontratë permanente të punës, që nuk e justifikon këtë titull, do të pensionohet në vitin 2040. Kjo do të thotë që një fëmijë që sot është 8 vjeç dhe që vendosë të studiojë në UP, nëse supozohet se ndjek të gjitha nivelet e shkollimit me sukses të plotë, ka mundësi që të mentorohet në të gjitha gradat shkencore (Bachelor, Master, Doktoraturë) nga një profesor jomeritor”, deklaron zëvendësdrejtori i ORCA-s.

Tutje Buçinca tregoi që për herë të parë, ORCA ka bërë edhe analizën gjinore të justifikimit të titullit akademik, sipas të cilës ka rezultuar se 39% e grave profesoresha në UP nuk e justifikojnë titullin akademik, krahasuar me 60% të profesorëve burra.

”Profesorët aktualë në UP-së kanë publikuar 2042 punime në revista shkencore. Kjo paraqet një rritje prej 307 publikimeve nga viti 2018.  Vetëm në 2017-ën u publikuan 263 punime shkencore, më së shumti në një vit që nga 1988 kur u regjistrua botimi i parë i tillë. Janë mesatarisht 4.26 punime të botuara në revista shkencore për profesor në UP. Janë 532 punime të botuar në revista të dyshimta nga 152 profesorë”, vazhdoi ai. Klan Kosova / KultPlus.com

Vendoset para TKK-se instalacioni ‘Kosova on Apple, fight fake news’, përkrahen Rita e Dua

Tash e një kohë në rrjetet sociale ka filluar kërkesa për vendosjen e Kosovës në hartën e Apple. Kjo kërkesë e cila është realizuar me anë të peticionit online ka marrë përkrahje edhe nga këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora, duke bërë kështu bujë të madhe në mediat botërore, e sidomos në ato serbe, shkruan KultPlus.

Gjatë ditës së sotme para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, është vendosur instalacioni artistik i quajtur “Kosova on Apple, fight fake news”, instalacion ky i realizuar nga komuniteti artistik vendor ku përfaqësues ishin Fahrush Azemi dhe Mentor Mripa.

Fahrush Azemi potencoi se pas reagimit të këngëtareve shqiptare me famë botërore me mesazhe që tronditën botën dhe armiqtë tonë, ai së bashku me artistët e tjerë të komunitetit artistik vendosën që të tregojnë përkrahjen e tyre nëpërmjet instalacioeve të vendosura në sheshin e Prishtinës.

“Së bashku me kolegun tim Mentor Mripa kemi ardhur sot për t’i mbështetur dy artiste tona të mëdha Duan dhe Rita Orën të cilat pa hezitim, duke e parë një energji inerte të shtetit tonë, por gjithashtu duke e parë një padrejtësi e madhe që po i bëhet vendit tonë ato reaguan me mesazhe që tronditën botën dhe gjithashtu ato mesazhe tronditën më së shumti armiqtë tanë, ata që nuk na e duan të mirën vendit tonë”, deklaroi Azemi

Ndërkaq Metor Mripa ka thënë se kur artistët e suksesshëm e reprezentojnë denjësisht vendin e tyre atëherë edhe ne na takon t’i përkrahim ata.
“Ne kur përkrahim vlera, ne përkrahim veten realisht, fillimisht sepse nëse reprezentacioni i Kosovës, ose po them Majlinda Kelmendi ose natyrisht Dua Lipa, Rita Ora dhe shumë të tjerë të suksesshëm na reprezentojnë denjësisht pse edhe ne mos t’i përkrahim ato”, u shpreh Mripa.

Në njërin nga instalacionet ishte i printuar një imazh gjigant i këngëtares shqiptare, ku shkruante “Mbështeteni Duan”.

Gjithashtu pjesë e këtyre instalacioneve ishin edhe disa nga shkrimet e mediave serbe në të cilat është shprehur gjuhë e urrejtjes ndaj këngëtares Dua Lipa, dhe të cilat në këto instalacione etiketohen si lajme të rreme pasi që ato nuk paraqesin të vërtetën. / KultPlus.com

Taylor Swift surprizon fansat, nxjerr papritur albumin e saj të tetë ‘Falklore’

Titullohet ‘Falklore’ surpriza që Taylor Swift ka përgatitur për fansat e saj. Mbretëresha e muzikës pop ka nxjerrë në mesnatë albumin e saj të tetë, të përbërë tërësisht nga këngë të reja.

‘Shumë nga gjërat që kisha përgatitur të bëja këtë verë nuk janë realizuar, por kam diçka që nuk e kisha programuar dhe që në fakt ndodhi’, ka shkruar fituesja e dhjetë çmimeve Grammy në profilin e saj Instagram. Koleksioni i këngëve përfshin tituj si “Epiphany”, “Peace”, “The Last Great American Dinasty” e “Illicit Affairs”, dhe është albumi i tetë i artistes dhe e para pas ‘Lover’ të 2019.

Një disk që lindi në Lockdown. “Sonte në mesnatë do të publikoj një album tërësisht të ri, në të ciin kam rezervuar çdo kapriço timen, ëndërr, frikë dhe meditim”, kishte shkruar disa orë më parë Swift në rrjetet sociale.’Kam shkruar dhe e kam regjistruar këtë muzikë në izolim, por kam arritur të bashkëpunoj me disa nga miqtë e mi heronj muzikor’, mes të cilëve Jack Antonoff, Bon Iver, Aaron Dessner i grupit “The National’ dhe William Bowery”. / KultPlus.com