Jennifer Lopez sot feston ditëlindjen e saj dhe mbush plot 51 vjet. Për dikë mund të tingëllojë i çuditshëm ky numër dhënë faktin se sa në formë duket ylli botëror.
Ndër urimet e shumta që ajo pranoi, ishte edhe urimi i Rita Orës.
Me një foto të përbashkët që ajo postoi në llogarinë e saj në Instagram, Rita Ora shkruan, “Urime ditëlindjen”.
Fotoja është shkrepur në “Billboard Music Awards” në vitin 2015. /KultPlus.com
BEVERLY HILLS, CA – JANUARY 11: (L-R) Model Cara Delevingne, designer Georgina Chapman, entertainer Jennifer Lopez and singer Rita Ora attend The Weinstein Company & Netflix’s 2015 Golden Globes After Party presented by FIJI Water, Lexus, Laura Mercier and Marie Claire at The Beverly Hilton Hotel on January 11, 2015 in Beverly Hills, California. (Photo by Jeff Vespa/Getty Images for TWC)
Sekretet e suksesit unik të Zelandës së Re në eliminimin e plotë të koronavirusit shpjegohen nga studiuesit universitarë, të cilët në anketimin e një kampioni prej 1 000 personash pas bllokimit, kanë regjistruar pajtueshmëri 100% me praktikat themelore të higjienës dhe besimit tek autoritetet.
Studiuesit nga universiteti ”Massey” në Uellington kanë përcaktuar se Zelanda e Re kishte një nivel të lartë të njohjeje të sëmundjes dhe mënyrat e përhapjes së saj.
Tetë nga 10 persona thanë se lanin duart shpesh dhe nëntë nga 10 respektonin distancimin fizik.
Në fund të bllokimit, kryeministrja Jacinda Ardern regjistroi shkallën më të lartë të mbështetjes nga opinioni publik duke u bërë kryeministrja më e mirë e vendit në një shekull.
Në vendin me pesë milionë banorë vdiqën nga Covid-19 vetëm 22 persona dhe u infektuan vetëm 1 500, pas futjes së kontrolleve të rrepta kufitare dhe një bllokimi kombëtar të vendosur më 25 mars, ndërsa në mes të majit ato gradualisht u liruan.
Dy muaj më vonë ajo njoftoi zyrtarisht eliminimin e virusit dhe vendi iu rikthye jetës normale.
“Pothuajse të gjithë në Zelandën e Re i kuptojnë saktë faktet e rëndësishme për koronavirusin”, thotë studimi i udhëhequr nga profesor Jagadish Thaker.
“Pothuajse nëntë nga 10 persona kanë njohuri për simptomat. Ata dinë të identifikojë lajmet e sakta nga deklaratat false ose mashtruese”, shton ai.
Studimi tregon gjithashtu se popullsia indigjene ka qenë e prekur nga virusi në mënyrë disproporcionale/ KultPlus.com
Të premten më 31 korrik, nga faqja e Kinema “Jusuf Gërvalla” do të transmetohen poezi të poetit persian Rumi, të interpretuara nga Art Pasha.
Të shkëputura nga vepra “Libri i Dashurisë”, poezi për dalldinë dhe mallin e shumë poezi tjera të sufistit dhe poetit më të famshëm do të ju përcjellin për disa minuta, por edhe do të ju përmbushin gjithsesi në Natën e Rumit.
Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e Bashkimit Europian në kuadër të projektit “Hapësirat Kulturore të Kosovës” që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon.
“Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com
Shtëpia e Evropës në Prishtinë, me datë 29 korrik në ora 12:00, do ta hapë ekspozitën virtuale ‘Artistët në karantinë’, përcjellë KultPlus.
Kjo ekspozitë vjen si bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Në këtë ekspozitë prezantohen vepra të cilat janë punuar nga artistët gjatë karantinës. Kjo ekspozitë reflekton mbi gjendjen sociale të një shoqërie në situatë pandemie. Krejt kjo është eksperiencë e re për të gjithë: ndryshimi i normave sociale dhe i ritmit ditor të secilit prej nesh.
Ekspozita do të shpaloset në formatin digjital 360º (shëtitje virtuale – fotografi panoramike interaktive 360º), ndërsa nëse Shtëpia e Evropës do të hapet në javët në vazhdim, ekspozita do të jetë e hapur edhe për vizitorë.
Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë të kuruar nga Engjëll Berisha, janë: Artan Hajrullahu, Arbnor Karaliti, Brilant Milazimi, Driton Selmani, Edona Kryeziu dhe Lorik Sylejmani.
Kompania norvegjeze Adevinta bleu biznesin e reklamave të klasifikuar të EBAY për 9.2 miliardë dollarë në mënyrë që të krijojë kompaninë e klasifikuar online më të madhe në botë. Reklamimi i klasifikuar është një formë publiciteti i cili përdoret në gazeta dhe faqet online. Në krahasim me ekranet gjigandë të reklamimit , ai është shumë herë më i lirë.
Në epokën e Google dhe Facebook, reklamat e klasifikuara nuk janë saktësisht një biznes gjigand, por ato përbëjnë rreth 3% të tregut të reklamave në internet prej 125 miliardë dollarësh, në baze të statistikave në vitin 2019.
Grupi eBay i klasifikuar filloi para 25 vitesh dhe eBay u soll në treg si një faqe ankandi. EBay bleu qindra biznese të klasifikuara të tjerë në të gjithë botën në vitin 2008 për të formuar eBay Classifieds Group. Biznesi i reklamave të eBay zë 10% të kompanisë.
Tani kjo përqindje e tregut do të jetë nën menaxhimin e kompanisë norvegjeze Adevinta. (CNN) / KultPlus.com
Ambasadori gjerman, Christian Heldt sot është larguar nga Kosova pasi ka përfunduar misionin e tij diplomatik.
Heldt ka postuar një fotografi në rrjetin social Twitter në aeroportin e Prishtinës, duke shkruar se po e pi makiaton e fundit të mrekullueshme para largimit nga Kosova, raporton Gazeta Express.
“Kjo është kur e di se koha mbaroi. Portreti im në galerinë e ambasadës gjermane së bashku me paraardhësit e mi dhe pierjen e makiatos së fundit kosovare të mrekullueshme në aeroport”, ka shkruar Heldt.
Ai ka njoftuar poashtu se profilin e tij zyrtar në Twitter do t’ia dorëzojë pasardhësit të tij Jorn Rohde që do të arrijë në Kosovë pas pak ditësh./Express/ KultPlus.com
Pikat e nxehta turistike të Spanjës mbeten të shkreta pasi turistët nuk po afrohen, pavarësisht thirrjeve të autoriteteve vendase drejtuar sidomos vizitorëve britanikëve, të cilëve u thuhet se i presin “krahëhapur”.
Spanja në fakt ishte vendi i parë që i hapi dyert për turistët britanikë muajin e kaluar, kur ndaloi të gjitha kufizimet e karantinës. Por fluturimet ndonëse janë të hapura drejt destinacionesh të shumëpreferuara si Majorca e Ibiza, vizitorët anglezë po ngurrojnë ta hedhin këtë hap. Fotot e resorteve të famshme, të siguruara nga mediat britanike, tregojnë plazhe e rrugë të boshatisura, grup te vogla njerëzish e restorante dhe kafene që nuk arrijnë dot të punojnë me kapacitet të plotë, ndërkohë që vitin e kaluar nuk përballonin dot fluksin e njerëzve.
“Nuk e kam parë ndonjëherë Benidormin kaq të “vdekur”. Këtu normalisht, është kaos absolut! Rrugët gjëmojnë nga të qeshurat dhe muzika buçet nga baret. Tani s’gjen më lokale hapur”, thotë Stephen Feather, një turist britanik frekuentues i rregullt i kësaj zone.
Linjat ajrore përfshirë Ryanair, EasyJet dhe Jet2 i kanë rifilluar fluturimet për në Spanjë, me shpresën e një rifillimi të sezonit veror, ndërsa operatorët turistike kanë bërë oferta për shtatë netë që shkojnë deri në 99 paundë. As këto megjithatë nuk kanë ndihmuar shumë për të bindur udhëtarët britanikë që të kthehen.
Shpresat më të mëdha, autoritetet vendase tani i kanë te turistët gjermanë, të cilët kanë nisur të mbërrijnë më shumë atje. Spanja ishte një prej vendeve më të goditura nga koronavirusit në Evropë me 307 mijë infektime e mbi 28.400 vdekje, dhe ka ende të paktën 80 mijë raste aktive. / KultPlus.com
Beteja e Budapestit në përfundim të Luftës së Dytë Botërore zgjati 50 ditë. Trupat sovjetikë dhe rumune vendosën rrethimin e kryeqytetit hungarez. Rreth 38.000 civilë humbën jetën gjatë luftimeve.
Ndërkohë këto fotografi mahnitëse para dhe mbas, tregojnë se qyteti mbeti në gërmadha dhe më pas u rindërtua në një nga xhevahirët e Evropës Lindore.
Imazhet e shkrepura në bardh e zi – të ruajtura në arkivin Fortepan – janë përputhur saktësisht në fotografi nga fotografi, Amos Chapple. Fotot e rralla tregojnë se s Budapesti ka ndryshuar nga viti 1945 deri në 2020-n.
Vendndodhjet e kapura në pamjet bardh e zi – mirësjellja e arkivit Fortepan – janë përputhur saktësisht në fotografi nga fotografi Amos Chapple, me detyrë për www.rferl.org, për të zbuluar se si ato janë transformuar në mes të 1945 dhe 2020 .
E dua me trimninë e Mic Sokolit, Me dashurinë e Hasan Prishtinës, Me urtinë e Shtjefën Gjeçovit, Me bukurinë e Shote Galicës!…
E dua për bjeshkët harkore Që e qarkojnë, E mbajnë në gji Këtë djep dashuri!
E dua për begatinë, Për bujarinë, Për blerimin dhe dashurinë!
Drini rrjedh dashuri, Ibri rrjedh dashuri, Lepenci e Nerodimja rrjedhin dashuri Që nga dardanët, Dhe përtej tyre Rrjedhin ëmbël, ëmbël Si këngët ilire…
Vanessa Bryant po bën pjesën e saj për të vazhduar trashëgiminë e burrit të saj tashmë ndjerë
Të martën, gati gjashtë muaj pasi Kobe Bryant vdiq në një përplasje me helikopter së bashku me vajzën e tyre 13-vjeçare, Gianna, Vanessa njoftoi lëshimin e librit të parë të ish-yllit të NBA, me titull “Geese Are Never Swans”, shkruan ET, transmeton KultPlus.
Krijuar nga Kobe dhe shkruar nga psikologu Eva Clark, libri ndjek historinë e Gus, një djalë i ri që ëndërron të arrijë në Olimpiadë si notar. Qëllimi i tij është i ngjashëm me atë të vëllait të tij të ndjerë, Danny, i cili vdiq nga vetëvrasja pasi nuk arriti të ishte vetë në ekipin e kombëtares. Megjithë një mori provash dhe mundimesh, Gus fillon të mësojë fuqinë shëruese të sportit.
“Ne jemi kaq krenarë për të vazhduar misionin e Kobe për të mësuar fuqinë e emocionit për gjeneratën e ardhshme të sportistëve. Libri i parë i Kobe, #GeeseAreNeverSwans është publikuar zyrtarisht sot”, tha Vanessa në Instagram. “Romani përqendrohet në rëndësinë e shëndetit mendor në mesin e sportistëve të rinj dhe sesi sporti mund të ndihmojë në kapërcimin e disa prej pengesave më të mëdha të jetës.”
“Faleminderit që vazhduat të mbështesni trashëgiminë e tij”, shtoi ajo. “Ky libër gjithashtu më ndihmoi të përballoj pikëllimin. Jam ë kënaqur që kemi akoma librat e tij për të na ndihmuar gjatë rrugës” / KultPlus.com
Talenti dhe suksesi i deritanishëm, kanë bërë që këngëtarja me prejardhje shqiptare, Ava Max të nominohet edhe sivjet në një nga kategoritë e MTV Video Music Awards 2020, atë për “artistin më depërtues të vitit”, përcjellë KultPlus.
Këngëtarja shqiptare nëpërmjet një postimi të bërë në Instagram ka kërkuar votën e fansave të saj.
“Kjo është çmenduri. Faleminderit VMA”, shkroi Ava Max në mbishkrimin e fotografisë, në të cilën ajo shfaqej me mbishkrimin “Votoni për mua për çmimin ‘Depërtimi i vitit’”, ka shkruar ajo.
Spektakli MTV VMA që do të mbahet muajin e ardhshëm në New York, ende nuk e ka shpallur të plotë listën e nominimeve, megjithatë ka bërë të ditur vetëm listën e artistëve të rinj të nominuar për çmimin “Depërtimi i vitit” në tregun muzikor.
Kjo është lista me artistët që konkurrojnë në këtë kategori:
Aj Mitchell Arizona Zervas Ava Max Benee Brockhampton Conan Gray Doja Cat Finneas Jack Harlow Kiana Lede Lewis Capaldi Lil Tecca Pop Smoke Roddy Ricch Summer Walker Tate Mcrae Youngblud
Ava Max ishte e nominuar edhe vitin e kaluar në MTV VMA së bashku me dy këngëtaret e tjera me prejardhje shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha.
Deri më tani vetëm dy shqiptare kanë arritur që të hyjnë në historinë e fitoreve në MTV VMA. E para që arriti të rrëmbejë çmimin e këtij spektakli ishte Rita Ora e cila në vitin 2018 fitoi çmimin “Kënga më e mirë ritmike” për këngën “Lonely together” në bashkëpunim me Aviciin. Një vit më pas, këtë çmim e fitoi artistja tjetër shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, me këngën “Call you mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers. / KultPlus.com
Iniciativa e cila bëri bujë të madhe tek shqiptarët kudo në botë dhe jo vetëm, kishte të bënte me vendosjen e Kosovës në hartën e kompanisë ‘Apple’, shkruan KultPlus.
Shumë figura publike vendore e ndërkombëtare e përkrahën këtë iniciativë në mënyra të ndryshme, mirëpo ajo që pati ndikimin më të madh në botë e kryesisht në Serbi, ishte postimi i Dua Lipës, ku sqaronte fjalën ‘Autokton’ me flamurin kuq e zi.
Dua ngjalli shumë reagime në Serbi, ku komentet në positmin e saj vërshuan me të madhe, madje disa edhe nga artistët e famshëm të Serbisë, të cilët herë ofendonin atë, e akuzonin për ekstremiste e herë e akuzonin se nuk e njeh mirë historinë.
Menjëherë pas sulmeve, Dua publikoi edhe një shkrim ku sqaronte më gjerë se nuk kishte tentuat të nxitë urrejtje. Ajo thjeshtë dëshironte që vendi i saj të përfaqësohej në një hartë.
”Postimi im i mëparshëm është keqkuptuar. S’kam menduar të nxis urrejtje, dhe ky keqinterpretim më ka trishtuar dhe zemëruar, pasi që me dashje disa grupe dhe individë po promovojnë separatizëm etnik, të cilin unë e kundërshtoj.
Kurdoherë që postoj për Kosovën, qoftë për muzikë apo ushqim, kam parë një rezistencë të ashpër ndaj idesë së kulturës autentike kosovare.
Ne meritojmë të jemi krenarë për etninë tonë. Unë thjesht dua që vendi im të përfaqësohet në një hartë, gjithashtu dua të flas me krenari për rrënjët e mia shqiptare. I injkurajoj të gjithë që ta dëgjojmë dhe të mësojmë nga njëri-tjetri.
Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë, Dua”, përfundon shkrimin Dua.
Ndërkaq, shqiptarët nga anë e mbanë botës kanë dhënë përkrahjen e tyre të madhe, duke falenderuar Duan e duke i mveshur lavdata prej më të mëdha. ”Atë që nuk mundi ta bëjë pushteti për 20 vite, e bëri Dua për 2 minuta. Ajo e çoi pesh një Serbi!”, ishte njëri nga reagimet që qarkulloi shumë në rrjete sociale. / KultPlus.com
Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka, ka bërë një propozim të pazakontë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale shkrimtarja Açka thotë se për cilësinë e parlamentit të ardhshëm do të ishte mirë që deputetët të kalonin dhe testin e drejtshkrimit duke propozuar diktim për deputetët.
Ajo sjell shembullin e Holandës, e cila e ka konkurs publik diktimin. Siç shkruan Shqip, propozimi i Açkës ka marrë jo pak pëlqime dhe është shpërndarë dhjetëra herë në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Për cilësinë e parlamentit të ardhshëm
Që Parlamenti ynë të mos jetë më objekt kabareje, përveç të gjitha nismave që do ta pastrojnë nga kriminelët e faqezinjtë, do të ishte mirë që deputetët të kalonin një test fare të thjeshtë: atë të drejtshkrimit. Mjafton një diktim i thjeshtë – publik, faqe shqiptarëve – për pak minuta për ta ruajtur parlamentin tonë nga analfabetët. Sepse më ka zënë syri shpesh statuse lemeritëse deputetësh, cilësia e shkrimit të të cilëve e fyen gjuhën shqipe.
Kjo që po them është një gjë shumë serioze, aq serioze sa në Holandë një nga konkurset më të rëndësishëm publikë, është Diktimi, që shfaqet drejtpërdrejt në televizion dhe marrin pjesë njerëz të të gjitha fushave. Ata mblidhen në një sallë dhe u diktohet një tekst. Fituesi merr një shpërblim të madh, sepse është respektuesi më i madh i gjuhës. Dita e Diktimit Kombëtar, është gati festë kombëtare.
Le ta fillojmë edhe ne duke u diktuar parlamentarëve të ardhshëm, kush kalon, le të kalojë, kush ngel, le të ngelë e të turpërohet e të mos hyjë në parlament.
Fjala është e para, e fjala fillon nga gjuha!/ KultPlus.com
Dua Lipa ka lansuar projektin e saj më të ri në bashkëpunim me yjet latinë të muzikës, J Balvin dhe Bad Bunny, shkruan KutlPlus.
“Un Dia (One Day)”, titullohet kënga e cila vjen e shoqëruar me një videoklip tejet interesant.
Aktorja e njohur nga seriali “Casa de Papel”, “Tokyo” është protagonistja e këtij videoklipi ku edhe kësaj radhe ajo shkëlqen me lojën e saj.
Kënga “Un Dia (One Day)” është projekti më i ri muzikor i këngëtares Lipa, që vjen pas lansimit të albumit të saj të dytë muzikor, “Future Nostalgia”. Ndërsa, në fillim të këtij muaji, ajo e publikoi edhe videoklipin e ri të këngës “Hallucinate”, që është pjesë e këtij incizimi. / KultPlus.com
Shërbimi në internet për seriale dhe filma, Hulu, ka nisur projektin e ri të adaptimit të librit “Rodham” të autorit Curtis Sittenfeld në një serial.
Siç transmeton Variety, ngjarja do të zhvillohet “në një botë”, ku Hillary Clinton nuk ishte martuar me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton. Shikuesit do ta kenë mundësinë ta përcjellin jetën e një vajze të re ambicioze, e cila jeton në pjesën e dytë të shekullit 20.
Mirëpo, për dallim prej skenarit që tashmë ka ndodhur – në të cilin Hillary martohet me Billin – në këtë serial do të paraqitet si do të ishte jeta e saj nëse nuk do të martohej me Clintonin.
Seriali do të bazohet në libri e publikuar në maj të këtij viti, i cili për një periudhë të shkurtë u shndërrua në librin më të shitur në New York.
Hulu ka realizuar edhe një serial dokumentar për ish-Sekretaren e Shtetit të titulluar “Hillary”, nga i cili tashmë janë publikuar katër episode. / KultPlus.com
Lamtumirë, vendet e mia, qe, po zhduken dalëngadalë! Gjëmon deti, ushton duhia, likundet barka valë mbi valë, Kah njai diell, që asht tue flakue, andej fill un tash do t’vete… Lamtumirë, atdhe i bekue! Lamtumirë, për sa t’jet jeta! Nesër nade kur mbi ne, rrezja e diellit ka me ra, kush e din sa ujë e dhe, mue prej teje ka me m’da! E por n’pyetsha ret mizore, e por n’pyetsha zogjt e detit, se për ty, moj tokë arbnore, s’ka me m’folë kush mue t’shkretit… Tjera fusha e tjera zalle kam me pa, e tjera dete; kam me ndje po tjera valle, tjera gjuhë, tjera qytete. Vendin tem s’kam me e pa, ku kam le e jam burrnue: sytë e mi kan me kja. pa u gjet kush me i ngushllue./ KultPlus.com
Xhirimi i filmit biografik u zbulua nga një lajmërim e kërkesë për aktorë në vitin 2019, por ende nuk ka filluar produksionin për shkak të pandemisë dhe Vanila Ice do të luhet nga aktori Dave Franco.
Franco ka thënë se është i lumtur që do të luajë rolin e artistit të famshëm dhe ka zbuluar se toni i filmit do të jetë i ngjashëm me filmin “The Disaster Artist”, i cili u xhirua nga vëllai i tij James Franco, i bazuar në filmin kult “The Room” të personazhit intrigues Tom Wiseau, shkruan NME të enjten.
“Me filmin The Disaster Artist, njerëzit pritën se do të bëjmë një komedi dhe do të përqeshim regjisorin e filmit Tommy Wiseau, por aq më e vërtetë që ishte, aq më shumë doli nga zemra dhe i bëri tjerët të qeshin. Dhe dua të njëjtin ton edhe për këtë film” tha Franco.
Filmi, i titulluar si albumi i debutues i Vanila Ice nga viti 1990, ende nuk ka filluar të xhirohet për shkak pandemisë së koronavirusit.
Franco tha se është konsultuar me reperin për rolin që do të luajë.
“Rob është një person shumë i mirë dhe inteligjent dhe më ka ndihmuar shumë në procesin e mbledhjes të të gjitha detajeve dhe na ka dhënë informata të cilat publiku nuk i di”, tha ai.
“Vetëm nga biseda me të, e kam kuptuar se sa thellë duhet të futem në vetvete për t’u përgatitur për këtë rol”.
Vanilla Ice, i cili u bë i famshëm në vitin 1990 me këngën “Ice Ice baby”, anuloi një shfaqje në Texas më 4 korrik për shkak rritjes së rasteve me koronavirus në këtë shtet.
“You will never know” është një nga hitet më të mëdha kënduar nga Imany, shkruan KultPlus
Imany ka realizuar edhe disa hite tjera ku ndër më të njohurit është “Don’t be so shy”. Imany është e njohur për zërin dhe performanca të veçanta.
KultPlus ju sjell tekstin dhe videon e këngës “You will never know”:
“It breaks my heart ’cause I know you’re the one for me Don’t you feel sad there never was a story Obviously it never be
You will never know I will never show What I feel What I need from you no You will never know I will never show What I feel What I need from you
With every smile comes my reality irony You won’t find out what has been killing me Can’t you see me, can’t you see?
You will never know I will never show What I feel What I need from you no You will never know I will never show What I feel What I need from you No no no no you will never know I will never show What I feel What I need from you no
No no no no you’ll never know No no no no you’ll never know No no no no Love me love me love me love me no
You will never know I will never show no no no What I feel What I need from you no no no You will never know I will never show no no no What I feel What I feel What I feel What I need What I need from you no”
Shkrimtari i shquar Musa Ramadani iku në amshim, duke lënë pas vetes një krijimtari të pasur artistike, shkruan KultPlus.
Poet, romancier, gazetar, publicist, eseist, e tekst shkrues me perceptime moderne.
Përveçse si shkrimtar, Musa Ramadani ishte i suksesshëm edhe në fushën e muzikës, ku kontribuoi me shkrime të teksteve të këngëve.
Sonte po e sjellim njërën nga tekstet që ai shkroi. Bëhet fjalë për këngën “Baladë mbi dashurinë”, të cilën e interpreton bukur këngëtari Besnik Krajku.
Ky tekst i fuqishëm i flet dashurisë, duke e ngritur atë në piedestal.
Krajku pati sukses me këtë këngë duke fituar Çmimin e parë në Akordet e Kosovës në vitin 1978.
Në mbledhjen përkujtimore që u mbajt në Teatrin Kombëtar të Kosovës për nder të Musa Ramadanit, u lëshua në fund videoja ku shihet vet autori teksa i këndon vargjet e tij të cilën po e sjellim më poshtë. /KultPlus.com
Amy Winehouse ishte një këngëtare dhe krijuese angleze. Ajo ishte e njohur për vokalin e saj të thellë dhe përzierjen e saj eklektike të zhanreve muzikore. Albumi debutues i Winehouse, Frank (2003), ishte një sukses i madh në Mbretërinë e Bashkuar.
Albumi i saj vijues, Back to Black (2006), çoi në pesë çmime Grammy 2008, duke lidhur rekordin e atëhershëm për më shumë fitore nga një artiste femër në një natë të vetme, dhe e bëri atë gruan e parë britanike që fitoi pesë çmime Grammy.
Winehouse fitoi tre çmime Ivor Novello nga Akademia Britanike e Këngëtarëve, kompozitorëve dhe autorëve: në 2004, Kënga më e mirë Bashkëkohore për “Më e fortë se unë”; në vitin 2007, kënga më e mirë bashkëkohore përsëri, kësaj here për “Rehab”; dhe në vitin 2008, kënga më e mirë muzikore dhe lirike për “Dashuria është një lojë e humbur”.
Amy njihej për varësi nga droga dhe alkooli. Ajo vdiq nga helmimi me alkool në 23 korrik 2011 në moshën 27 vjeç. Pas vdekjes së saj, albumi i saj Back to Black u bë, për një kohë, albumi më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar i shekullit të 21-të. Ishte renditur gjithashtu si një nga albumet më të shitur në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.
Këtu keni këngën Valerie, një nga hitet e saj më të njohura. /KultPlus.com
Ndërtesën e re të Komunës së Tiranës janë duke e synuar shumë kompani arkitektonike, por në mesin e kësaj gare, me projektin e tyre është duke garuar edhe kompania shqiptare që udhëhiqet nga arkitekti shqiptar Përparim Rama.
Bëhet fjalë për kompaninë 4M Gruop, ku sipas Ramës, në këtë garë janë shumë afër fitores.
Përparim Rama njihet për projekte të ndryshme në shumë vende të botës, duke përfshirë edhe çmime të shumta ndërkombëtare.
Përparim Rama ka thënë për KultPlus se janë të nderuar të njoftojnë se janë super afër për të fituar garën në konkursin për Ndërtesën e re të Komunës së Tiranës, me dizajnin tonë zero karbon emetues, plotësisht demokratik për kryeqytetin e Shqipërisë.
“Kompani të ndryshme me renome botërore kanë marrë pjesë dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme fitoren tonë. Është për t’u përshëndetur që Tirana viteve të fundit ka qenë duke zhvilluar propozime ambicioze të sigurojë përtëritjen… dhe rritja e qytetit është duke e përcjellë masterplanin e qartë. Kjo ka potencial të bëhet rol model për qytetet tjera brenda vendit dhe jashtë tij të përcjellin”, ka thënë Rama rreth këtij konkursi.
Sipas tij, element kyç i masterplanit është bulevardi kryesor që çon nga pjesa e vjetër e qytetit drejt pjesës së re, me vend ndalje çasti për ngjarjet kyçe urbane përgjatë tij, duke përfshirë edhe lokacionin për ndërtesën e re të Bashkisë.
“Vizioni ynë për lokacionin është i guximshëm. Ne kemi shqyrtuar ambiciet e qendrës së qytetit dhe peizazhit më të gjerë të qytetit dhe kemi propozuar një kopsht të ri në mes – një margaritar i qytetit i lidhur me lumenjtë dhe parqet e sipërfaqet e gjelbra më të gjera. Ndërtesa me gjeometrinë e saj të saktë do të jetë pikë referimi në bulevard. Një eksterier i qetë është prezantuar, duke filtruar aktivitetin në hapësirat publike përtej tij”, ka thënë Rama.
Sipas tij, për të krijuar pronësi publike, ndërtesa e re e Bashkisë është vendosur në lokacion për të krijuar një seri hapësirash publike, duke integruar ndërtesën në mjedisin e saj, për t’u bërë zemra e lagjes.
“Me të arritur në lokacion nga pjesa e vjetër e qytetit paraqitet shtegu që të dërgon në udhëtim përmes kopshtit, duke krijuar pamje të ngritura ndaj qytetit. Vepra skulpturale nga artistë vendorë janë të vendosura përgjatë rrugëtimit tuaj. Shtigjet drejt shërbimeve tjera janë të drejta dhe thjesht të arritshme. Zyrat administrative janë të mbështjella mes shërbimeve publike në nivel të përdhesës dhe nivelit të kulmit. Kopshti i skulpturave do të jetë përjetim senzual, i organizuar me kujdes, me ngjyra dhe aroma që ndërrohen me ndërrimin e stinëve. Uji përdoret për të krijuar lidhjen pamore të lumenjve në veri dhe jug të qytetit, poashtu ofron qetësim, lëvizje dhe lojë plot jetë. Oborri i mirëpritjes ju fton drejt në zemër të ndërtesës. Muri prej uji, dramatik dhe ikonik, do të jetë i dukshëm nga pikënisja si dhe nga bulevardi dhe është shprehje plot vetëbesim në praktikat e qëndrueshmërisë dhe ndërtesave të shëndetshme. Një atrium i madh i hapur, i mbushur me dritë, ju mirëpret në qendrën e Bashkisë. Një shkallë skulpturale çon lart në të gjitha hapësirat e zyrave. Me pjesë për pauzë, shkalla inkurajon lehtë përdorimin dhe rekreimin”, ka thënë Rama.
Arkitekti i famshëm Përparim Rama më pas ka shpjeguar për KultPlus se hapësira kryesore publike është me përmasa qytetare dhe praktike në funksion.
“Mbajtje e sigurt e biçikletave do të sigurohet për të inkurajuar përdorim të shtuar të tyre. Personeli nga zyrat do të kenë një mjedis të hapur e të çiltër pune me hapësira të lira “të gjelbra” dhe atrium që përdoret për pauzë. Hapësira dramatike e atriumit lidh drejtoritë e ndryshme mes vete dhe inkurajon shkëmbim shoqëror. Qasja e lirë është përdorur në planifikim hapësinor, duke integruar fleksibilitetin në planifikim, për të lejuar që hapësira të përdoret në mënyra të ndryshme, në varësi të nevojës. Për të siguruar efikasitetin është vendosur rrjeti struktural i rreptë. Ndërtesa dhe hapësirat për qytetarë krijojnë një nyje urbane në bulevard, dhe luan rol të mushkërive të gjelbra për hapësirat për kafe-pauzë, me paletë materialesh natyrale në nivel të rrugës. Kafeteria lidh hapësirat e brendshme me të jashtme, duke futur qytetin brenda ndërtesës. Zyrat e hapura janë hapësira pune bashkëpunimi, të gjera e të mbushura me dritë. Struktura prej druri të siguruar në parime të qëndrueshme është pjesë e zero strategjisë… Salla dramatike e kuvendit në pjesën jugore të lokacionit paraqet vendin ku merren vendimet e rëndësishme. E mbushur me dritë dhe transparencë. Me konsideratën për zhvillim sipas parimeve të karbonit të mishëruar është themel i vlerave të qëndrueshmërisë”, ka thënë Rama për këtë projekt, që për momentin është duke pri në garën e këtij konkursi ndërkombëtarë.
Andaj ju ftojmë që të votoni në linkun http://competitions.tirana.al/…që të votoni për 4M Group, në mënyrë që të realizohet ky projekt madhështor që është paraqitur edhe nëpërmjet fotografive./KultPlus.com
Çështja e lirisë së individit padyshim përbën njërën nga çështjet më të rëndësishme të trajtimit sociologjik, psikologjik e filozofik qysh prej kohësh. Do të ndalemi në atë se si struktura e shoqërisë moderne ndikon mbi njeriun në dy mënyra njëkohësisht; individi bëhet më i pavarur, i vetëmjaftueshëm dhe kritik dhe në të njejtën kohë bëhet më i izoluar, i vetëm dhe i frikësuar. Në luftën moderne për liri vëmendja u përqendrua kryesisht tek format e vjetra të autoritetit dhe shtrëngimit dhe në këtë mënyrë synohej që duke eleminuar format e vjetra të shtrëngimit liria do të rritej në mënyrë të vazhdueshme. Mirëpo kjo nuk do të thotë që me eleminimin e formave të vjetra të shtrëngimit arrihet liria në kuptimin e plotë të fjalës, ngase pastaj dalin armiq të rinjë të cilët për dallim nga të vjetrit nuk kanë të bëjnë me shtrëngime të jashtme, por dalin faktorë të brendshëm të cilët bllokojnë realizimin e plotë të lirisë së personalitetit. Në këtë kontekst shumë herë mendohet se liria e fjalës është hapi i fundit në ecjen fitimtare drejt lirisë. Mirëpo anashkalohet një fakt tjetër tejet i rëndësishëm në këtë rrafsh, ai se njeriu modern ndodhet në një situatë ku një pjesë e madhe e gjërave që ai thotë konsiston në gjëra të cilat në fakt i thonë edhe të tjerët dhe ai ende nuk e ka fituar aftësinë për të menduar në mënyrë origjinale. Shoqëria moderne ka mbetur e mahnitur përballë lirisë nga forcat jashtme që ka, por ka mbetur e verbër përballë frikave dhe pengesave të brendshme të cilat synojnë të minojnë kuptimin e fitoreve të reja që liria ka sjellur kundër armiqëve tradicional. Duhet patur parasysh fakti se çdonjëra nga liritë e fituara deri më tani duhet të mbrohen në mënyrë permanente, por mbi këtë bazë duhet të dimë se problemi i lirisë nuk është vetëm sasior, por edhe cilësor; pra jo vetëm që duhet të ruajmë dhe shtojmë lirinë tradiconale, por edhe duhet të fitojmë një tip i ri lirie që lejon realizimin e personalitetit tonë individual.
Shoqëria kapitaliste kishte një plan intelektual, social dhe politik për ta çliruar njeriun shpirtërisht. Baza e zhvillimit të saj ishte liria ekonomike kurse klasa e mesme ishte mbrojtësja e saj. Njeriut tani i lejohej madje kjo edhe pritej prej tij që të kishte sa më shumë sukses në kuptimin e fitimit ekonomik deri në atë shkallë ku njeriu e shihte të arsyeshme. Kurse në sistemin feudal individi vepronte brenda atyre kufijëve të cilët i ishin përcaktuar atij qysh para lindjes. Gjatë kapitalizmit njeriu u bë gjithnjë e më i lirë nga lidhjet e tij me natyrën, i mbisundoi forcat natyrore në një mënyrë të paparë dhe padëgjuar më parë. Bota u bë gjithnjë e më e lirë nga mistifikimet, njeriu filloi ta shihte atë më objektivisht dhe gjithnjë e me më pak iluzione. Madje gjatë kësaj epoke u rrit edhe liria politike dhe kjo sapo të fitohet krijon mundësi të mëdha për progress ekonomik. Kulmi i evolucionit të lirisë në sferën politike ishte shteti modern demokratik i cili ishte i bazuar mbi brazinë e të gjithë njerëzve dhe mbi të drejtën e secilit për të marrë pjesë në qeveri përmes përfaqsuesve të zgjedhur prej tyre. Supozohej që secili mund të vepronte sipas interesave të tij, por njëkohësisht të kishte parasysh të mirën e përbashkët e kombit që i përkiste. Pra, kapitalizmi jo vetëm që i liroi njerëzit nga lidhjet tradicionale, por edhe shtoi lirinë pozitive në zhvillimin e personalitetit aktiv, kritik dhe të pëgjegjshëm. Por përkundër kësaj në të njejtën kohë e bëri individin më të vetmuar më të izoluar dhe me një ndjenjë pafuqie e pasigurie në vetëvete.
Një nga pikat kyçe në të cilën kapitalizmi e shtyu njeriun drejt individualitetit ishte në sistemin ekonomik më saktësisht parimi i aktivitetit individualist. E themi këtë duke u bazuar në faktin se në sistemin feudal njeriu zinte një post të fiksuar në një sistem shoqëror të renditur dhe transparent, kurse ekonomia kapitaliste e çoi individin në nevojën për t’u drejtuar vetëm. Gjithë atë që bënte mënyrën si e bënte se çfarë arrinte ishin plotësisht çështje që i përkisnin vetëm individit dhe kjo bënte që në masë të madhe të përparonte procesi i individualizimit. Ngase, të sublimohej ky parim që gjithçka që bënte njeriu t’i përkisnin vetëm atij nënkuptonte që njeriu të cungohej nga marrëdhëniet e tij me individët e tjerë, prandaj e izolonte dhe e ndante atë nga njerëzit e tjerë. Tërë ky individualizëm sipas Frommit derivon nga mësimet e Reformës. Protestantizmi e detyroi individin ta përballonte forcën e zotit i vetëm . Individi nuk mund të bënte tjetër veçse të ndihej i ndrydhur dhe të kërkonte të shpëtonte duke u nënshtruar plotësisht. Nëse e marrim në aspektin psikologjik ky individualizëm shpirtëror që njeriu e përjetoi në epokën e reformës nuk dallon shumë nga individualizmi ekonomik që po e përjeton në kapitalizëm, vetëm se dimensioni është ndryshëm, por shtypja metet e njejtë. Pra, vet kapitali ndryshoi dimensionin e tij varësisht nga sistemi: në sistemin mesjetar kapitali ishte në shërbim të njeriut, ndërsa në atë modern kapitali është bërë pardon i njeriut. Njeriu mesjetar dhe ai kapitalist kishin botëkuptime krejt të ndryshme sa i përket çështjes së aktivitetit ekonomik. Për njeriun mesjetar aktiviteti ekonomik dhe vullneti për të fituar ishte tërësisht irracional, kurse për njeriun që i përket epokës kapitaliste mungesa e aktivitetit ekonomik dhe dëshirës për të fituar i dukej irracionale. Në kapitalizëm aktiviteti ekonomik, suksesi, përfitimet materiale bëhen qëllime në vetvete.
Pra lirinë e re që e solli kapitalizmi është pasojë e lirisë fetare të protestantizmit që e ushtroi mbi individin. Individi u bë më i vetmuar, më i izoluar, u bë një instrument në duart e forcave të jashtme shtypëse u bë një individ, por një individ konfuz dhe i pasigurt. Por njeriu disi e gjente njëlloj ngushëllimi tek disa faktorë të cilët bënin që njeriu të kapërcente shfaqjen e kësaj pasigurie shtypëse. Zotërimi i të mirave materiale ishte një faktor esencial në këtë kontekst. Njeriu mishërohej me pronën e tij dhe sa më pak i rëndësishëm që ndihej në shoqëri aq më shumë ndihej nevoja për të pasur pronë. Përveç të mirave materiale edhe prestigji dhe pushteti ishin faktorë të cilët mbanin unin. Pjesërisht mund të themi se të dy këta faktorë derivojnë nga i pari dhe suksesi direkt në fushat ku dominon konkurenca. Prandaj admirimi nga ana e të tjerëve, pushteti mbi ta dhe mbështetja që vjen nga prona i shërbejnë si mbështetje njeriut të pasigurtë. Ndërsa për njerëzit të cilët nuk kishin mjaftueshëm pronë dhe prestigj shoqëror, burim kryesor i prestigjit personal ishte familja.Vetëm aty një individ i tillë mund të ndihej ‘’dikush’’.
Përveç Errich Frommit edhe Herbert Marcuse u mor me një trajtim psikologjik të aspektit të lirisë njerëzore. Markuse tratimin e tij e mbështetë kryesisht tek origjinat e shtypjes: ontogjeneza (shtypja që ndodhë në fëmijëri) dhe filogjeneza ( shtypja nga plani social). Fillimisht duhet cekur shtresat kryesore psikike që janë: esi, uni dhe superuni ku duket se rreth tyre sillet shtypja e trajtuar në këtë rast nga Marcuse. Shtresa bazë në psikikën e njeriut është esi, kjo shtresë nuk njeh kufij. Esi është i lirë nga format dhe parimet të cilat e përbëjnë individin social dhe të ndërgjegjshëm. Ai nuk njeh të mira as të këqija e as moral. Esi nuk lufton për asgjë tjetër përveç kënaqjes së nevojave të veta instiktive në harmoni me instiktin e kënaqësisë. Por shoqëria është e organizuar në atë mënyrë saqë një individ me tipare të tilla nuk do t’i shpëtonte asgjësimit. Prandaj duke e parë këtë një pjesë e esit e cila ka organe për receptimin e stimujve zhvillohet dhe bëhet un. Uni pra, shërben si ndërmjetës ndërmjet esit dhe botës së jashtme. Dhe mbi këtë bazë uni ka për detyrë që të kontrollojë dhe tjetërsoj impulset e esit dhe t’i bëjë ato sa më të pranueshme për ambientin e jashtëm. Në këtë mënyrë uni e zhvleftëson parimin e kënaqësisë që ushtron presion mbi proceset që zhvillohen në es dhe e zëvendëson atë me parimin e realitetit. Gjithë ky proces vë në dukje faktin se si njeriu duhet të heqë dorë nga instiktete tij bazë përfshirë edhe atë të kënaqësisë vetëm e vetëm që të jetë i pranueshëm në shoqëri, për të mos thënë për të shpëtuar nga kjo shoqëri. Marcuse thotë se për gjetjen e origjinave të shtypjes duhet shkuar për tek origjina e shtypjes së instikteve që ndodhë përgjatë fëmijërisë. Parimi i realitetit e përmbushë veprën e tij tek fëmija dhe këtë e bën me aq pakujdesi saqë veprimet e njeriut të pjekur nuk janë gjë tjetër veçëse përsëritje të eksperiencave dhe reagimeve fëmijërore. Eksperiencat e caktuara të fëmijës janë eksperienca të species, kështuqë individi jeton fatin universal të njerëzimit. E shkuara përcakton të tashmen , sepse individi ende nuk ka arritur ta mbizotërojë historinë e vet.
Shqiptarët e Kosovës brenda Jugosllavisë kanë pasur pak gëzime. Ata i kanë ruajtur ndeshjet e Vokrrit për të pëjetuar pak emocione, ndjenja krenari dhe shumë motiv në një gjendje të vështirë sociale, kulturore dhe politike.
Vokrri, emocionet që ia dha shqiptarëve të Kosovës paralufte i vazhdoi edhe paslufte duke e bërë realitet anëtarësimin e Kosovën brenda organizatave më të fuqishme të futbollit në botë: UEFA dhe FIFA. Frytet e punës së tij po i shohim sot kur Kosova po prezantohet para botës siç është më së miri. Në përpjekje për të thënë diçka të madhe, Vokrri ishte njeriu i duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.
Fadil Vokrri u lind më 23 korrik të vitit 1960 në Podujevë. Me pasionin e tij, me futbollin nisi të merret si 15-vjeçar, kurse si 17-vjeçar debutoi në KF “Llapi” në Podujevë. Ishte viti 1980 kur ai kaloi tek KF “Prishtina”, ai luajti 84 ndeshje dhe shënoi 33 gola me këtë skuadër në Ligën e Dytë, kurse në Ligën e Parë të Jugosllavisë në fanellën e Prishtinëspati 88 paraqitje dhe realizoi 22 gola. Periudha e viteve të 80-ta ishte e artë për Vokrrin, i cili në vitin 1984 debutoi në ekipin përfaqësues të Jugosllavisë, duke u bërë futbollisti i vetëm shqiptar që u paraqit në Përfaqësuese, e ku regjistroi 12 paraqitje dhe shënoi 6 gola.
Në vitin 1986 u transferua te Partizani i Beogradit ku në 27 ndeshje shënoi 13 gola. Ai me meritë e fitoi epitetin e legjendës së futbollit kosovar, pasi ishte bartës i flamurit olimpik në Lojërat Olimpike Dimërore në Sarajevë në vitin 1984, derisa në vitin 1987 ishte shpallur lojtari më i mirë në Jugosllavi. Në vitin 1989 kaloi në Francë te skuadra Nimes dhe më pas u transferua në klubin turk, Fenerbahçe ku luajti me mjaft sukses në edicionet 1990-1992. Pas karrierës në kampionatin turk ai u rikthye në Francë ku jetoi me familjen dhe luajti edhe për disa vjet për skuadrat e niveleve më të ulëta franceze, Bourges dhe Montluçon, para se t’i jepte fund karrierës.
Pas çlirimit të Kosovës, ai, u kthye në atdhe, fillimisht për ta ndihmuar ish-klubin e tij, Prishtina, në postin e drejtorit, kurse më pas në shkurt të vitit 2008 e mori timonin e Federatës së Futbollit të Kosovës si njeriu më i duhur për ta drejtuar FFK-në drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA. Më 15 janar, 2016, Vokrrit iu besua mandati i tretë katërvjeçar si president i FFK-së. Ai ishte i diplomuar në Fakultetin e Menaxhmentit dhe Biznesit, kurse përveç gjuhës amtare zotëronte edhe gjuhët frënge, turke dhe serbo-kroate /KultPlus.com