26 njerëz më të pasur se gjysma e botës

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për t’u dhënë fund pabarazive globale, të acaruara më tej nga pandemia e koronavirusit, duke thënë se bota është në një pikë kthese.

“Koronavirusi është krahasuar me një rreze X që zbulon thyerje në skeletin e brishtë të shoqërive që kemi ndërtuar”, tha Guterres në një ligjëratë vjetore në ditëlindjen e ish presidentit të Afrikës së Jugut Nelson Mandela, përcjell albinfo.ch.

Guterres tha se kriza e pandemisë po përhap besime të rreme kudo.

“Gënjeshtra që tregjet e lira mund të ofrojnë kujdes shëndetësor për të gjithë, fiction se kujdesi i papaguar nuk është punë, iluzion që jetojmë në një botë post-raciste, mitin se ne jemi të gjithë në të njëjtën varkë” .

Ai shtoi se vendet e zhvilluara ishin fuqimisht të përkushtuara për mbijetesën e tyre dhe se nuk arritën të japin mbështetjen e nevojshme për të ndihmuar vendet në zhvillim në këtë kohë të rrezikshme.

Guterres kritikoi pabarazitë e mëdha në pasuri, por edhe të tjerët, në lidhje me racën, gjininë, klasën dhe vendin e lindjes.

“26 njerëzit më të pasur në botë kanë po aq pasuri sa gjysma e popullsisë në botë,” tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij zgjidhja e problemit të pabarazisë duhet të fillojë me reformën e tyre.

Ai ofroi disa zgjidhje, duke thënë se ishte e nevojshme një gjeneratë e re e mbrojtjes sociale, përfshirë kujdesinë shëndetësor universal, dhe ndoshta të ardhurat themelore universale.

António Manuel de Oliveira Guterres është një politikan dhe diplomat portugez që shërben si Sekretari i nëntë i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Një anëtar i Partisë Socialiste Portugeze, ai shërbeu si Kryeministër i Portugalisë nga 1995 deri 2002./ Albinfo.ch / KultPlus.com

H.E. Mr. Jorge Marcelo Faurie (Minister for Foreign Affairs, REPUBLIC OF ARGENTINA)

Kopshti më inovativ ndërkombëtar finlandez tani edhe në Gërmi

A dëshironi që fëmija juaj të fillojë zhvillimin e hershëm në një mjedis ndërkombëtar dhe të veçantë? Tani Shkolla Finlandeze është duke hapur Kopshtin Ndërkombëtar Finlandez në Gërmi, Prishtinë me arkitekturë unike dhe mësimdhënës të specializuar ndërkombëtar.

Kopshti Ndërkombëtar Finlandez, si pjesë e Shkollës Ndërkombëtare Finlandeze në Kosovë, është zgjedhja numër një për familjet ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë. Duke gërshetuar sistemin numër 1 në botë për edukim të hershëm, atë Finlandez me praktikat më të mira ndërkombëtare të Waldorf dhe Montessori, kopshti ofron edukim në gjuhën angleze nga mësimdhënësit më të mirë ndërkombëtar të kualifikuar në edukim dhe me një përvojë të gjatë pune në shkolla dhe kopshte ndërkombëtare në botë.

Kopshti ofron një mjedis inspirues të të mësuarit i cili bazohet në lojë duke përfshirë aktivitete në gjuhë, rrëfim të tregimeve, matematikë, shkencë, muzikë, punëdore, dhe aktivitete në natyrë. Në këtë mënyrë, kopshti siguron që fëmijët zhvillojnë aftësitë shoqërore, emocionale, kognitive, dhe fizike.

Ofrojini fëmijës suaj një mundësi të shkëlqyeshme të mësimit të komplementuar me lojë, kënaqësi dhe përkujdesje. Klikoni këtu për broshurën e kopshtit. Për të marr më shumë informata rreth kopshtit, ju lutemi klikoni këtu.

Me sistemin numer 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra, e jo lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës. Shkolla posedon kampusin inovativ tek rrethi i QMI-së, ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, www.shkollafinlandeze.com apo ne Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze. / KultPlus.com

Artistët që në muret e lagjes pikturuan librat e preferuar të banorëve

Çdo mur apo gardh mund të shndërrohet në një vepër arti, duke sjellë kështu gjallëri e në të njëjtën kohë të jetë më afër njerëzve se çdo pikturë tjetër e vendosur në galeritë e arteve, shkruan KultPlus.

Arti në rrugë është një formë e veprave të artit që shfaqet në ndërtesat përreth një komuniteti, rrugëve apo trenave. Në të shumtën e rasteve arti i rrugës përdoret si formë e të bërit deklaratë publike nga artisti, për shoqërinë në të cilën jeton, e cila shpesh vie edhe në formë revolte.

Artistët Holandezë Jan Is De Man dhe Deef Feed, vitin e kaluar, në një ndërtesë në Utrecht të Holandës pikturuan një mural letrash 3D trompe l’oeil.

Dyshja e kthyen anën e ndërtesës trekatëshe në një raft libra me shumë nivele të mbushur me librat dhe koleksionet e tyre të preferuara si dhe disa tituj fiksional të librave që kanë autorësinë e tyre.

Artistët u kërkuan edhe banorëve të ndërtesës që t’u jepnin titullin librit të tyre të preferuar, në mënyrë që ta përfshinin atë në murale. Ata gjithashtu përfshinë në murale një libër të vogël të zi në anën e majtë të raftit të poshtëm i cili përmban një logo të vogël, por të veçantë të lepurushit Playboy në shpinë.

Që nga koha kur ky mural është bërë pjesë e kësaj ndërtese është bërë një burim artistik për të bashkuar fqinjët, si dhe për njerëzit që vijnë ta vizitojnë dhe t’i shohin muralet. / KultPlus.com

QKK ju fton të aplikoni në programin e montazhës në FAMU në Pragë

Shkolla e filmit dhe televizionit e Akademisë së Arteve të Bukura në Pragë – FAMU sivjet ka ofruar raundin e dytë të programit të masterit për montazh, njofton KultPlus.

Inkurajohen të gjithë të interesuarit e fushës së filmit shtetas të Kosovës të aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është 24 korrik, 2020.

Ky është viti i gjashtë me radhë që Qendra Kinematografike e Kosovës mundëson financimin e shkollës së filmit dhe televizionit në Pragë – FAMU.
FAMU është themeluar me dekret presidencial në vitin 1945 dhe ofron programe të akredituara dhe të çertifikuara të studimit si në gjuhën çeke ashtu edhe në atë angleze.

Memorandumi i lidhur mes QKK-së, MKRS-së dhe FAMU-së, ofron mundësinë e edukimit audio-vizuel për qytetarët e Republikës së Kosovës në këtë Akademi. Bursa vlen vetëm për shtetas të Republikës së Kosovës me vendbanim të përhershëm në Kosovë.

Kushtet për regjistrim në shkollën e filmit FAMU përcaktohen nga shkolla e filmit dhe televizionit të Akademisë së Arteve të Bukura me seli në Pragë, të cilët gjithashtu bëjnë edhe intervistimin dhe përzgjedhjen. / KultPlus.com

https://international.famu.cz/programs/masters-degree-in-editing

Dashuria

Poezi nga Ali Podrimja

Koha është të duhemi,
të kesh besim ne mua kur të them: Trime,
të kem besim në ty kur më thua: Trim.
Por kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite,
shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt,
një mijë e një të zeza kurdise ku do t’ma zije pritën.
E nën një kulm banonim,
nga frëngjia me ditë më peshove,
me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës,
se mos do të takoj te kroni i shpresave.

Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari!
Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ,
kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët.
Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejme këtë ujë të madh,
i huaj s’jam as vij nga tokë e vdekshme.
Në fund të livadhit të kositur a po sheh:
ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë.
Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet.
Unë do të sjell Lulen nga zemra e bjeshkës,
do ta ndez llambën në kullë,
do ta hedh farën në tokën e re.

Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve
e të rënat të forta i kishe.
Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë
e mëhalla jehonte nga shpifjet.
Na iku jeta, trime, si s’menduam pak edhe për vete.
Koha është të duhemi. / KultPlus.com

95 vjet nga lindja e Martin Camajt, shkrimtarit që la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe

Martin Camaj ishte shkrimtar, akademik dhe albanolog shqiptar.

Kërkimet akademike të Camajt u përqendruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore.

Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhanër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza.

Martini lindi në Dushman të Dukagjinit më 21 korrik 1927 në vendin e quajtur Telumë. Në vendlindje kaloi dhjetë vitet e para të jetës së tij. Nis të fitojë në mënyrë autodidakte njohuritë e para në shkrim e lexim shqip dhe matematikë. Kjo gjë do t’i binte në sy ish-pagëzuesit P. David Pepës OFM, duke e nxitur të ndërmjetësojë pranë instancave eprore në Shkodër që të ndërmerrnin përpjekje për arsimimin dhe përgatitjen – pse jo – për meshtari.

Në vitin 1935 vendoset përfundimisht në Shkodër dhe fillon të marrë arsim të rregullt pranë kolegjit jezuit “Xaverianum”, ku do kalonte edhe tuberkulozin. Rektor i kolegjit atbotë qe P. Giuseppe Valentini SJ, prej të cilit mësojmë se arsimin fillor 5 vjeçar e kishte përfunduar në 4 vjet. Pesë vitet në vijim ai ndoqi rregullisht gjimnazin, gjë që i dha të drejtën për të vijuar studimet në liceun klasik të kolegjit. I ati vdes pak vite pasi Martini i vogël u fut në Kolegj. Studimet detyrohet t’i ndërpresë në vitin e tretë, më 1946 – mbas mbylljes së instituteve fetare të Shkodrës.

Themeloi në Prekal shkollën ku veproi si mësues i vetëm deri më 1948. Camaj merrte pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë me çetën e kap. Gjon Destanishtës dhe në gusht qe i detyruar me jetuar në ilegalitet deri sa ia arriti me ikë në Jugosllavi bashkë me Át Daniel Gjeçajn OFM dhe grupin e përbërë prej 36 vetësh. Kështu nuk pati më rast të kontaktojë me familjen, një vëlla i tij bëri 30 vjet burg. Kryen për tre muaj një kurs intensiv për mësuesinë në Pejë (1 korrik – 30 shtator 1949), mandej punon një vit (1949-’50) mësues në Tuz në shkollën “Mahmut Lekiq”.

Viti 1950 e gjen Martinin në Beograd ku u regjistrua në universitetin e kryeqytetit jugosllav. Diplomohet pas pesë vitesh më 2 korrik 1955 duke dhënë provime diplome në degën e filologjisë romane me fusha kryesore gjuhë dhe letërsi italiane. Në qershor 1951 martohet në fillim ne bashki, mandej ne kishën ortodokse e më pas atë katolike me mësuesen Nina Bogdanoviç. Pas mbylljes së studimeve në Beograd, Camaj përgatitet për formimin pasuniversitar në albanologji pranë fakultetit filozofik të Univ. të Sarajevës, i udhëhequr nga albanologu prof. Henrik Bariç – kryetar i Institutit Albanologjik në Sarajevë.

Në bashkëpunim me të dhe me mentorin e dytë prof. Rikard Kuzhmiç vendos të promovojë në filologji duke përzgjedhur si temë doktorate “Gjuha e Gjon Buzukut”. Kërkesa përkatëse e mentorëve të tij miratohet prej këshillit shkencor të atij fakultet në mbledhjen që u mbajt më 16 shkurt 1956.

Po atë vit, duke parë shëndetin në rënje të profesorit dhe gjendjen e rënduar në Republikën Federale, vajti në Itali (të paktën qysh më 20 shtator të 1956) ku e shoqja nga sëmundja detyrohet të heqë një veshkë.

Nën mentoratin e Koliqit më 15 mars 1960 mbron me vlerësime maksimale pranë Universitetit te Romës, tezën e doktoraturës mbi “Mesharin” e Gjon Buzukut, e cila u botua po atë vit si botim i revistes “Shêjzat” (që e redaktonte tash tre vite dhe do ta bënte deri më 1971) nën titullin: Il Mesale di Gjon Buzuku. Contributi linguistici allo studio della genesi.

Ndarja përfundimtare me Martinin ndodh në vitin 1968, dhe mbas kësaj date Nina kthehet në Milano ku do të jetojë deri në nandor të vitit 1987.

Prej 1965 deri në 1971 qenë vitet vendimtare për konsolidimin e vatrës albanologjike duke e vështruar si fushë komplekse të kërkimit shkencor. Më 1969 martohet me Erikën, me të cilën nuk do kishte fëmijë. Më dt. 16 korrik 1971 merr emërimin si profesor joordinar në albanologji, ndërsa më 14 shtator 1978 emërohet ordinar me marrëdhënie punësimi të përhershëm, më 30 shtator 1990 lirohet nga detyra si profesor i emërtuar. Jetoi në Lenggries, vend që i kujtonte trojet ku kishte lindë. Vdes më 12 mars të vitit 1992 në Mynih.

Është përfshirë thuajse në të gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët shqiptarë.

Kërkimet akademike të Camajt u përqëndruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore. Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhandër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza. Vëllimi i tij i parë me varg klasik “Nji fyell ndër male”, Prishtinë 1953 (Një fyell ndër male), dhe “Kânga e vërrinit”, Prishtinë 1954 (Kënga e lëndinave), u frymëzuan nga banorët e zonave ku lindi, malësorët e veriut, mbas të cilëve qëndroj shumë i afërt shpirtërisht edhe mbas shumë e shumë viteve në mërgim dhe pamundësia për t’u kthyer.

Këto u ndoqën nga “Djella”, Romë 1958, një novelë me disa vargje mbi dashurinë e një mësuesi me një vajzë të re. Përmbledhja e poezive “Legjenda”, Romë 1964 dhe “Lirika mes dy moteve”, Munich 1967, kishte disa poezi nga “Kânga e vërrinit”, që u ribotuan në “Poezi” 1953-1967, Munich 1981.

Vargu i pjekur i Camajt reflekton ndikimin e lëvizjes hermetike të poetit italian Giuseppe Ungaretti. Karakteret metaforike dhe simbolike të gjuhës së tij rriten me kohën, siç ndodh edhe me rangun e temave poetike të tij.

Një përzgjedhje e poezive të tij e përkthyer në Anglisht nga Leonard Fox në vëllimet “Selected Poetry”, New York 1990 (Poezi të zgjedhura), dhe “Palimpsest”, Munich & New York 1991. / KultPlus.com

Ava Max përgëzon artistet shqiptare: Krenare me prejardhjen time

Është bërë një nga lajmet kryesore jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë fushata e artistëve shqiptarë ndaj kompanisë ‘Apple’ për vendosjen e Kosovës si shtet në hartat e tyre.

Shumë artistët të njohur shqiptar përfshirë edhe Dua Lipën dhe Rita Orën, kanë përdorur rrjetet e tyre sociale që të shtyjnë kompaninë ‘Apple’ të përmisojnë gabimin.

Dhe kjo iniciativë e tyre ka lënë të magjepsur edhe këngëtaren Ava Max, e cila me anë të një postimi të bërë në Instagram, tregon admirimin e saj ndaj bashkatdhetarëve.

Ajo në shkrimin e ndarë thotë “Duartrokitje për të gjitha artistet e forta shqiptare të cilat po bëjnë më të mirën e tyre në këtë kauzë. Krenare me prejardhjen time, dhe të gjitha femrat e pavarura, pasiononte dhe të forta që po e përfaqësojnë atë” / KultPlus.com

Më 21 korrik 1912, kryengritësit shqiptarë në Kosovë çliruan Prishtinën

Kryengritja shqiptare e vitit 1912 ishte kryengritje e fundit e shqiptarëve në Perandorinë Osmane dhe zgjati nga janari deri në gusht të vitit 1912.

Kryengritja përfundoi kur qeveria osmane ra dakord për të përmbushur kërkesat e kryengritësve më 4 shtator, 1912.

Qeveria osmane përqendroi në Kosovë forca të mëdha ushtarake, numri i të cilave kalonte 19 mijë ushtarë dhe kalorës, ta pajisur me topa e mitralozë. Sipas shtypit të kohës numri i kryengritësve shqiptarë kishte arritur në 15 mijë.

Kryengritja shqiptare e futi qeverinë osmane në krizë të rëndë prandaj ajo dha dorëheqje më 17 korrik. Po atë ditë kryengritësit çliruan Gjakovën, më 21 korrik Prishtinën, më 22 korrik Novi Pazarin. Nga Novi Pazari Isa Boletini u nis në krye të 6000 luftëtarëve drejt Mitrovicës të cilën e mori pa luftë.

Më pas u çliruan Vuçitërna, Peja, Ferizaj, Gjilani dhe Bujanovci. Idriz Seferi kishte çliruar krahina të tëra në trevën juglindore të Kosovës. / KultPlus.com

Tetë vjet nga vdekja e poetit Ali Podrimja

Ali Podrimja u lind më 28 gusht, 1942 në Gjakovë, në kohë lufte e rrethanash aspak të volitshme dhe pati një fëmijëri mjaft të vështirë. Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare.

Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes një sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie. Poezia e tij është epitomë e hermetizmit ku metaforat përbëhen nga disa nivele dhe nën-nivele kuptimore. Manifestimi i kësaj forme poetike u bë i domosdoshëm për poetin, sepse i shërbeu si mburojë kundër sulmeve ndaj ish-pushtetit serb në Kosovë. Pas pavarësisë së Kosovës, poezia e tij rifitoi lirizmin dhe ndjenjën poetike, por pa mundur të dalë krejtësisht nga stili i ngjeshur tradicional shqiptar.

Poeti Ali Podrimja, më 21 korrik të vitit 2012, u gjet pa shenja jete në qytetit Lodve të Francës, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë.

Ali Podrimja u denoncua i zhdukur nga familjarët dhe të afërmit e tij të cilët thanë se kishin humbur kontaktet më të që prej datës 18 korrik.

Denoncimi që alarmoi diplomacinë kosovare u bë më 20 korrik. Një ditë më vonë, policia franceze gjeti trupin e pajetë të poetit në afërsi të qytetit Lodve ku ai kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë.

Sipas raportit të hetuesve francezë, mbi trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune dhe përjashtohet mundësia e vetëvrasjes. Për autoritetet franceze, Podrimja ka humbur orientimin gjatë një shëtitjeje në pyll dhe pas orësh të tëra lëvizjeje është dehidruar.

Ndër veprat më të njohura të tij janë: “Thirrje” 1961 , “Dhimbë e bukur” 1967 , “Sampo” 1969 , “Torzo” 1971 , “Folja” 1973 , “Credo” 1976 , “Sampo 2” 1980 , “Drejtpeshimi” 1981 , “Lum Lumi” 1982 ,”Fundi i Gëzuar” 1988 , “Zari” 1990 , “Në bisht të sorrës” 1994 , “Buzëqeshje në kafaz” 1995 , “Ishulli Albania” , “Pikë e zezë në blu” 2005. / KultPlus.com

Vdiq aktori Fuat Boçi

Aktori i mirënjohur nga Fieri, Fuat Boçi, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

Aktori i qindra roleve ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në qytetin e Fierit dhe varroset sot në orën 12:00, raportojnë mediet në Shqipëri.

Fuat Boçi lindi në vitin 1931 në Voshtinë dhe në vitin 1938 familja e tij u shpërngul në Fier.

Boçi ka marrë pjesë në rreth 160 premiera duke luajtur mbi 600 role.

Krahas varietesë, ka luajtur shumë role edhe në pjesë për fëmijë, sikurse ne Teatrin e Kukullave të qytetit.

Fuat Boçi mban titullin “Qytetar Nderi i Fierit” dhe “Artist i merituar”./Ora News/ KultPlus.com

Valery: Mënyra më mirë për t’i bërë ëndrrat e tua realitet është të zgjohesh

Disa thënie nga poeti Paul Valery

Mënyra më mirë për t’i bërë ëndrrat e tua realitet është të zgjohesh.

Një artist në të vërtetë kurrë nuk e mbaron veprën e tij, ai thjesht e braktis atë.

Dashuri do të thotë me qenë të marrë së bashku.

Lufta: një masakër e njerëzve që nuk e njohin njëri tjetrin për përfitimin e njerëzve që e njohin njëri tjetrin por nuk e masakrojnë njëri tjetrin. /KultPlus.com

Paul Valery (1871-1945) ecrivain francais vers 1930 — ©Rue des Archives/Tallandier *** Local Caption *** Paul Valery (1871-1945) french writer c. 1930

Motrat ‘albine’ me 12 vjet diferencë emocionojnë internetin me fotot e tyre (FOTO)

Nuk na rastis të shohim shpesh një person ‘albin’, pasi kushtet për këtë janë shumë të rralla.

Prandaj dhe këto dy motra nga Kazakistani kanë magjepsur njerëzit nga e gjithë bota me pamjen e tyre, të zhveshur nga ngjyrat apo detajet.

Ato kanë lindur në të njëjtën familje, me 12 vjet diferencë dhe kanë të përbashkët gjendjen e tyre ‘albine’.

Tashmë motrat e famshme kanë marrë shumë mbështetje për gjendjen e tyre që më parë konsiderohej e pafat.

Asel e Kamila Kalaganova janë mjaft të kërkuara si modele në vendin e tyre.

Kamila është dy vjeçe kurse motra e saj është 14. Vëllai i tyre Aldiyar është tetë vjeç dhe ka një pamje normale kazake./tch

Dorëshkrime të pabotuara të Jup Kastratit

Nga: Jolanda Lila

Veprimtaria e gjerë diturake e prof. Jup Kastratit në fushën e studimeve gjuhësore, letrare, bibliografike dhe në historinë e kulturës kombëtare shqiptare, i përngjan një ajsbergu në detin e pafundmë të dijes. Themi “ajsberg”, pasi një pjesë e rëndësishme e veprave të tij kanë mbetur në dorëshkrim, ende të pazbuluara nga lexuesit, ndërsa pjesa e veprave të botuara, përkatësisht rreth 40 libra me studime janë ende të pahulumtuara sa duhet nga studiuesit e specializuar. Indiferentizmi ndaj vlerave dhe dijes është një “plagë e re” e tranzicionit shqiptar, e cila ka zënë rrënjë në çdo fushë të veprimtarisë shoqërore e shpirtërore dhe që pavarësisht kohës së mjaftë, sërish nuk po fashitet.

Me rastin e 96-vjetorit të lindjes së prof. Jup Kastratit, këtij personaliteti të shkencave albanologjike, po paraqesim një sintezë të rezultateve të punës studimore, duke cekur gjurmëve të individualitetit të tij si krijues, hulumtues dhe si përkthyes.

Ai lindi me 15 prill të vitit 1924 dhe u nda nga jeta me 22 shtator të vitit 2003. Deri në frymën e fundit, pavarësisht sëmundjes që e mundoi për dy vite radhazi, ai nuk e ndërpreu punën shkencore.

Nga 79 vjet jetë, 62 prej tyre, i pati punë të pandërprerë. I udhëhequr nga një mision prej titani, të cilin e përmbushi më së miri, na trashëgoi rreth 40 vepra shkencore; 1000 artikuj e studime, që zënë rreth 20 mijë faqe të botuara në periodikët publicistikë dhe shkencorë; 5 mijë faqe epistolar, me shkrimtarë e dijetarë vendas e të huaj dhe gjashtë vepra të tjera që pritet të botohen së shpejti.

Një ndër themeluesit kryesorë të Institutit të Lartë Pedagogjik dhe i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër; themelues i tre organeve shkencore dhe drejtues i dhjetëra të tjerave si kryetar ose anëtar bordi; pedagog me aftësi të spikatura didaktike, me kulturë të gjerë e të thellë, profesor Jup Kastrati përbën një nga emrat më të rëndësishëm që naltuan traditën e arsimit të lartë vendas dhe që me veprën e vet, çeli udhë të pashkelura më parë në fushën e kërkimeve shkencore.

Ai lindi në pranverën e vitit 1924 në Shkodër në një familje fisnike shkodrane. Qysh në moshë të njomë, shprehu një kureshti dhe dashuri të madhe për dijen. Veç kureshtjes, ai spikati si një njeri vullnetfortë dhe durimshumë, tipare që e shoqëruan gjithë jetën dhe i garantuan suksesin e padiskutueshëm në fushën e shkencës.

Qysh në shkollën fillore u përveçua si nxënës i shkëlqyer. Shkollën fillore pesëklasëshe (1930- 1935), gjimnaz klasik (1936-1940) dhe licé real (1941-1944), i ka bërë në qytetin e lindjes. Pak kohë (gusht-nëntor 1942) ka qenë edhe në Liceo scientifico “Galileo Ferraris”, Convitto Nazionale “Umberto I”, në Torino. Gjatë pushtimit italian, si antifashist, ka qenë i persekutuar, i burgosur, i internuar në Campo concentramento (Fushë përqëndrimi), Comando Z, në Kodrat e Tepes, Shkodër, ostaggio (peng) në Kosovë, në burgun famëkeq të Prizrenit (korrik-shtator 1943). Ka kryer Fakultetin e Filologjisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Ishte ndër brezat e parë të të diplomuarve në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjisë. Temë diplome ka pasur: Kontribute për studimin e Ndre Mjedës (1958), me relator Prof. Mahir Domi. Ndoqi aspiranturën apo kualifikimin shkencor pasuniversitar, për gradën: Kandidat i shkencave filologjike me studimin monografik dialektologjik: E folmja e Thethit (1962). Udhëheqës shkencor: Prof. Eqrem Çabej.

Pas shqipes, italishtja ishte gjuha e tij e zemrës. Ai njihte në trajtë të përthelluar edhe latinishten e frëngjishten, gjë që ndikoi shumë në pasurimin dhe plotësimin e profilit të tij intelektual.

Për 47 vjet ka shërbyer në arsim, nga të cilat 37 në arsimin universitar. Ishte një nga themeluesit e Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës (me 2 shtator 1957). Ka luftuar shumë për ta kthyer Institutin e Lartë Pedagogjik në Universitetin e Shkodrës, me anë promemoriesh dhe kërkesash në autoritetet më të larta shtetërore dhe në shtyp, si dhe në tubime të ndryshme. Edhe emërtimi i këtij Ateneu “Luigj Gurakuqi”, është konceptuar e hartuar prej tij. Ka qenë shef (përgjegjës) i Katedrës së gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës (1973-1990). Ordinar i lëndës së Historisë së albanologjisë, lëndë e futur për herë të parë nga ai në kurrikulat e Universitetit.

Ka qenë bashkëpunëtor shkencor i jashtëm 50 vjet pa ndërprerje, Përgjegjës i Rrethit letrar të Shtëpisë së Kulturës, Shkodër (1947-1957). Kryetar i Këshillit të Bibliotekës së qytetit të Shkodrës (1948 – 1990). Kryetar i Këshillit të Bibliotekës së Institutit të Lartë Pedagogjik dhe i Universitetit “Luigj Gurakuqi” (dhjetor 1957 – janar 1993). Kryetar i Këshillit të Emërtimeve, në Shkodër. Anëtar i Këshillit shkencor të rrethit të Shkodrës (1988). Kryetar i Komitetit të Kulturës dhe Arteve, Shkodër (1989)”. Ndër themeluesit dhe drejtuesit e revistave shkencore “Buletini i Shkodrës”, “Shkodra”, “Almanaku i Shkodrës” etj. Shumë interesante e kuptimplotë është letra e ngazëllyer që Prof. Kastrati i shkruan Profesor Eqrem Çabejt me rastin e themelimit nga ana e tij të revistës shkencore “Buletin shkencor”, organ i Institutit të Lartë Pedagogjik Shkodër: “Mbas dy vjetësh kërkesash dhe promemoriesh së ndryshme, ia arrita që Shkodra e Zef Jubanit, Vaso Pashës, Fishtës, Mjedës, Gurakuqit, Xanonit, Gjeçovit, Migjenit dhe e sa shkrimtarëve të shquem, Shkodra që patë gjatë 85 vjetësh (1879-1963) plotë shtatëdhjetë organe të ndryshme (revista, gazeta, almanakë), Shkodra e poezisë dhe e pushkës, e legjendës dhe e historisë, të ketë një buletin të vetin që do të trajtojë çashtje të shkencave gjuhësore, letrare, folkloristike, etnografike, historike etj”. (Letër e Jup Kastratit, 19. 7. 1963, f. 4-5.). Për kujtimin e sotshëm, besoj është me rëndësi edhe arsyetimi që ia bënte Profesor Çabejt, në ftesën për bashkëpunim: “Në emër të redaksisë së porsakrijueme të këtij periodiku, që do të vazhdoj traditat e mira të “Hyllit” dhe të “Lekës” (Shkodër, më 19. 7. 1963, f. 5).

Për merita të veprimtarisë arsimore dhe shkencore, është nderuar me: Arsimtar i dalluar (1954), Medalja e Punës (1959), Urdhëri “Naim Frashëri”, kl. II (1970), Mësues i merituar (1979), Mësues i Popullit (Me rastin e 100 – vjetorit të shkollës së parë shqipe në Korçë, me 7 mars 1987), Drejtues kërkimesh (1995). Ka qenë shef (përgjegjës) i Katedrës së gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës (1973 – 1990). Pjesëmarrës në thuajse të gjitha ngjarjet më të rëndësishme studimore e kulturore të vendit. Po kaq, ka qenë i thirrur të mbajë ligjërata problemore, universitare e pasuniversitare, në Atenetë brenda dhe jashtë Shqipërsië, si në Universitetetin e Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Kalabrisë, Napolit, Salernos, Peruxhias, Nju Jorkut, si edhe kumtesa në sesione e simpoziume shkencore jashtë Shqipërisë.

Jeta e tij shtillej rreth librave, herë duke i lexuar, herë duke i sistemuar e herë të tjera, duke shkruar. Është ndër intelektualët që ngriti një nga bibliotekat më të pasura, me libra të vyer nga fusha e albanologjisë e më gjerë. Gjithë investimi dhe pasuria e jetës së tij ishin librat. Aty gjendej forca dhe dobësia e tij. Aty gjendej bota e tij, e cila ndryhej brenda kabinetit të punës, duke sakrifikuar orët e gjumit, të qetësisë, e mbi të gjitha, të qëndrimit me familjen dhe miqtë e afërt. Ai i kishte shumë të kufizuara lëvizjet fizike jashtë kabinetit, vetëm për raste të domosdoshme, sepse ai e maste njësinë e kohës me shkallën e lartë të produktivitetit në punë. E dashuronte punën, shkencën dhe dijen. Sa herë merrte vesh që ndonjë koleg a mik i tij do të dilte jashtë Shqipërisë, ai nuk linte rast pa porositur libra.

I përkorë në sjellje, në mënyrën e të jetuarit dhe në fjalët që nxirrte nga goja, por i pakursyer për blerjen e librave. Ai me forcën e një vullneti të jashtëzakonshme, të pamundurën do ta bënte të mundur. Shkruante e daktilografonte një për një materialet që krijonte. Ishte koha kur studiuesit nuk kishin lehtësitë e sotme metodike që të ofron teknologjia. Vetëm për punimet bibliografike, ishte një proces i shumëfishtë, ku gjithçka shkruhej me dorë, duke u sistemuar me skeda sipas rendit alfabetik e më pas, i shkruante sërish në makinë shkrimi. Ai zhytej me guxim e vetëmohim në mbretërinë e pafundme të shkronjave e të librave. Një punë prej murgu, tepër e mundimshme, në një kohë kur mendimi shkencor në Shqipëri nuk i kishte krijuar ende bazat e mirëfillta.

Ai arriti të krijonte një numër veprash monumentale si “Histori e gramatologjisë shqiptare: 1635- 1944” (Prishtinë 1980); “Historia e Albanologjisë” e konceptuar në tre vëllime, ku deri më tani ka parë dritën e botimit vetëm vëllimi i parë “Historia e albanologjisë (1497-1997)” (Tiranë 2000); “Bibliografi e Skënderbeut” (bashkëautor), monografi për autorë të ndryshëm si mbi Ndre Mjedën, Zef Jubanin, Faik Konicën, mes të cilëve spikat kontributi i tij prej disa dekadash mbi Jeronim De Radën. Vepra më e plotë e prof. Kastratit mbi figurën e De Radës, u botua në Neë York (2003) me titullin: “Studime për De Radën”. Kjo figurë u bë zulmëmadhe në Shqipëri dhe mori rëndësinë e merituar vetëm pas botimit të biografisë dhe studimeve shteruese për të nga prof. Jup Kastrati.

Profesor Jup Kastrati nisi të botonte që në moshën 17-vjeçare. Fillimisht e nisi veprimtarinë e vet me përkthime. Ai përktheu nga italishtja “Zambakët” të autorit A. Kronin, të cilën e botoi në shtypin e shkruar të kohës. Ashtu si zambaku, kjo lule fletëgjerë, u përhap edhe vrulli i tij për punën në disa drejtime. Nga studimet për autorët e vjetër deri tek ato të bashkëkohësisë, nga kontributi studimor për autorët brenda Shqipërisë shtetërore deri tek areali i panjohur i Arbëreshëve të Italisë, një kohë-hapësirë e pamatë ishte opusi i kërkimeve të tij.

Nëse do të përvijonin interesat e tij shkencore kryesore, do të ndaleshim, kryesisht, në këto fusha të dijes, në të cilat ai pati një kontribut të jashtëzakonshëm:

1) Në studimet gjuhësore, posaçërisht në historinë e gjuhësisë shqiptare dhe të albanologjisë.

2) Në studimet e historisë së letërsisë shqiptare, kryesisht të traditës.

3) Në studimet e kulturës së arbëreshëve të Italisë, veçanërisht të Jeronim de Radës.

4) Në studimet e bibliografisë shqiptare.

5) Në studimet e historisë së shkollës shqipe, të mendimit pedagogjik dhe të qytetërimit shqiptar.

Në secilën prej këtyre fushave ka sjellë disa libra studimorë, të cilat meritojnë të analizohen në një dritëvështrim më të thelluar nga specialistët e fushave përkatëse. Mjaft dorëshkrime të tij, vepra voluminoze, fryt i punës së një jete, presin dritën e botimit, si “Studime historiko-filologjike të De Radës”, “Studime arbëreshe” etj.

Ai nuk i pëlqente fryrjet dhe ekzaltimet, ishte gjithnjë dyshimtar në rrugën e kërkimit të së vërtetës shkencore për të shteruar objektin studimor. Këto pikëpamje i kanë dhënë veprës së tij një gjuhë të latuar e të stërholluar dhe një analizë të thelluar, deri shteruese. Emri i tij është në panteonin e figurave kombëtare për kontributin në disa prej fushave më madhore të albanologjisë, siç janë: bibliografia, filologjia, hartimi i teksteve për shkollën e lartë, gjuhësia, analiza kritike letrare dhe përkthimi. /KultPlus.com

Po thërret toka jonë, lisat edhe malet, se ne jemi një komb, Shqipëri e madhe (VIDEO)

Postimi i fundit i Dua Lipës në rrjetet sociale ka bërë bujë mediatike, sidomos në Ballkan, ku ka postuar fotografinë e hartës që ishte lëshuar nëpërmjet një droni, në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, ndeshje që është mbajtur në Beograd, në vitin 2014, shkruan KultPlus.

Po sjellim këngën e Elvana Gjatës, e cila poashtu në videoklipin e këngës ka sekuenca nga kjo ndeshje, këngë që ishte sjellë në bashkëpunim me Flori Mumajesin.

[Teksti i “Kuq e zi” ft. Flori Mumajesi]


Shakohoxha, cfare po ndodh realisht, na thuaj dicka?
Ti je aty prane, e ke pare me mire se cfare ka ndodhur
Cfare ishte? Ai, ai flamur! Ajo banderol!
Nuk e di cfare mund ta quajme
Valvitej tek ai, mini-helikopter le t’themi
Ai ishte flamuri me i bukur ne bote, Alban


Jemi ne, jemi ne
Vijmë nga trojet tona
Nuk na ndan dot askush
Fluturon shqiponja
Po therrët toka jonë
Lisat edhe malet
Se ne jemi një komb
Shqipëri e madhe


Unë jam kuq e zi, kuq e zi
Jam unë dhë ti, kuq e zi
Me gjithë zemër të kemi sot
O flamuri më i bukur në botë
Me gjithë zemër te këmi sot
O flamuri më i bukur në botë


Kuq e zi, oh hej, oh hej
Kuq e zi, oh hej, oh hej
Kuq e zi, oh hej, oh hej
Kuq e zi, oh hej, oh hej



Jemi një force, jemi një gjak
Asnjëher nuk ike
Jemi ne, jemi ne
Shqipëri etnikë
Po therrët toka jonë
Lisat edhe malet
Se ne jemi një komb
Shqipëri e madhe


Unë jam kuq e zi, kuq e zi
Jam unë dhë ti, kuq e zi
Me gjithë zemër te këmi sot
O flamuri me i bukur në botë
Me gjithë zemër te këmi sot
O flamuri me i bukur në botë



Kuq e zi, oh hej, oh hej
Kuq e zi, oh hej, oh hej
Kuq e zi, oh hej, oh hej
Kuq e zi, oh hej, oh hej


Unë jam kuq e zi, kuq e zi
Jam unë dhë ti, kuq e zi
Me gjithë zemër te këmi sot
O flamuri me i bukur në botë
Me gjithë zemër te këmi sot
O flamuri me i bukur në botë
./KultPlus.com

Restaurohet ikona “Lindja e Krishtit”, punë delikate dhe me pasion e restauratorëve

Ikona “Lindja e Krishtit” është restauruar duke nxjerrë në dritë vlerat e vërteta të kësaj vepre. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka vlerësuar punën e bërë nga specialistët e laboratorit të restaurimit të veprave të artit të DRTK Berat.

Ajo ka publikuar dy fotografi të ikonës para dhe pas restaurimit ku ndryshimi është i dukshëm.

“Puna e imtësishme, delikate dhe me pasion e restauratorëve ka nxjerrë në dritë një tjetër thesar nga laboratori i restaurimit të veprave të artit të DRTK Berat”, është shprehur ajo.

Pas ciklit të virgjëreshës, prezantuar brenda dymbëdhjetë festave të mëdha bizantine, ikona “Lindja e Krishtit“ inauguron ciklin e Krishtit. Kjo ikonë i atribuohet birit të Onufrit, Nikollës, dhe ka qënë pjesë e Katedrales “Fjetja e Shën Marise” në Kalanë e Beratit.

“Lindja e Krishtit” bazohet në Ungjillin sipas Mateut dhe Lukës, por edhe në protoungjillin e Jakomos. Skenat poshtë sfondit të ikonës përfaqësojnë pamjen e jashtme të Betlehemit, ndërsa në qendër të kompozimit përshkruhet Lindja e bebes së mbështjellë me pelena, e cila duket se ka dalë nga një shpellë. /Atsh /KultPlus.com

Legjenda e futbollit italian Francesko Totti zhgënjen serbët, pëlqen postimin e Dua Lipës me flamurin e e Shqipërisë Etnike

Këngëtarja shqiptaro-britanke Dua Lipa ka ngritur shumë pluhur ditët e fundit rreth postimit të flamurit me hartë, që ishte shfaqur në ndeshjen Serbi-Shqipëri, në vitin 2014.

Dua Lipa ka postuar  foton e flamurit që kishte tornditur Ballkanin e njohur si “ndeshja e dronit”, një flamur me hartë të Shqipërisë etnike u shfaq nè qiellin e Beogradit gjatë ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian midis Serbisë dhe Shqipërisë. Ajo që zhgënjeu serbët të Twitter nuk ishte lëvizja e këngëtares, por e ish-futbollistit Francesco Totti.

Toti një ndjekës i këngëtares shqiptare ka pëlqyer foton e Dua Lipës, dhe kjo ka irrituar fansat serbë të Tottit.

Legjanda Toti ka një ushtri të madhe të tifozëve në mbarë botën, madje edhe në Serbi, dhe ai zhgënjeu ata me këtë veprim, shkruan ‘Blic’.

Arti dhe shoqëria

Ese nga: Ernesto Sabato
Përkthyen nga origjinali: Edlira Hoxholli dhe Bashkim Shehu

Është fatalitet që arti të jetë i lidhur në ndonjëfarë mënyre me shoqërinë, sepse arti bëhet duke u nisur nga njeriu, ndërsa njeriu (edhe nëse është gjeni) nuk është i izoluar: ai jeton, mendon dhe ndjen në raport me rrethanat e tij.

Por kjo “në ndonjëfarë mënyre” nënkupton një lloj të caktuar vjege pafundësisht më komplekse dhe më të stërholluar se i famshmi “pasqyrim”. Sipas kësaj doktrine, e cila pretendon se është realiste, por tekefundit është fantastike, arti është pasqyrim i shoqërisë në të cilën shfaqet. Këta doktrinarë, të cilët e titullojnë veten marksistë, me sa duket nuk e kanë menduar se, nëqoftëse kjo teori do të ishte e drejtë, nuk do të mund të shpjegohej as vetë marksizmi: i përftuar nga intelektuali borgjez Karl Marks, i cili, sikurse edhe bashkëpunëtori i tij, industrialisti Engels, ka jetuar në një shoqëri tipike borgjeze, të dy trashëgimtarë (të vetëdijshëm dhe krenarë) të një kulture të madhe gjithashtu borgjeze, si do të mund ta shpiknin apo ta zbulonin teorinë e revolucionit proletar?

Një karikaturë e tillë duket se nuk mund të merret seriozisht. E megjithatë konsiderohet e vlefshme, përdoret për analizë, për të dhënë rekomandime, për të formuluar akuza çdo ditë. Vetë Lenini i thoshte Gorkit, në lidhje me Tolstoin, se “asnjëherë s’ishte përshkruar kaq thellë muzhiku gjersa doli ky kont”. Leksion që, megjithatë, duket se nuk i ka shërbyer as vetë Gorkit, që shpiku të famshmin realizëm socialist.

Pa dyshim, ekziston njëfarë lidhjeje ndërmjet artistit dhe rrethanave të tij dhe është e vetëkuptueshme se Prusti nuk mund të formohej në një tribu eskimezësh. Herë-herë, kjo lidhje është e thjeshtë, sikurse ajo që ekziston midis shfaqjes së klasës borgjeze dhe lulëzimit të përpjesëtimeve e të perspektivës në pikturë. Po shumicën e herëve lidhja është shumë më komplekse dhe, mbi të gjitha, kontradiktore, ngase artisti është përgjithësisht qenie kundërshtuese, antagonike, dhe ngase në një masë të konsiderueshme pikërisht ky mospëlqim i realitetit në të cilin i takon të jetojë e bën të krijojë një realitet tjetër në artin e tij; realitet që përputhet me të parin po aq pak sa ëndrra me zhgjëndrrën dhe për shkaqe të ngjashme. Njeriu nuk është objekt pasiv dhe, prandaj, nuk mund të kufizohet në pasqyrimin e botës: ai është qenie dialektike dhe (ashtu siç vërtetohet në rastin e ëndrrave) jo vetëm që nuk e pasqyron, po përballet me të dhe i kundërvihet. Dhe ky atribut i përgjithshëm i njeriut paraqitet me një mprehtësi të madhe histerike tek artisti, individ përgjithësisht anarkik dhe antisocial, ëndërrues dhe i papërshtatur.

Si t’i shpjegojmë përndryshe kaq shumë kontradikta? Mu në sallonet e shekullit XVIII, njerëz që i përkisnin pikërisht asaj shoqërie të stërholluar e dekadente, shkrimtarë të admiruar e të nderuar, krijojnë libra që përgatisin shkatërrimin e kësaj shoqërie. Madje as edhe në mënyrë koherente, me një fizionomi të vetme e të përcaktuar, po në lëvizje aq kontradiktore me njëra-tjetrën sa natyralizmi i Rusoit dhe racionalizmi shkencor i enciklopedistëve.

Pastaj ndodh Revolucioni, ndërsa arti që duhet ta përfaqësojë zyrtarisht është piktura reaksionare dhe neoklasike e Davidit, një art që do të përfundojë në mënyrë qesharake me helmetat e tij të famshme të zjarrfikësve. Art i sipërfaqshëm, sikurse çdo art konformist dhe zyrtar. Ndërsa artistët e mëdhenj dhe të vërtetë, si gjithmonë, do të kenë një krijimtari refraktare dhe heretike. Letërsia, sidomos letërsia, është në njëfarë mënyre e kundërta e shoqërisë: në epoka teokratike është shpeshherë antiklerikale, siç e tregojnë fabliaux në Mesjetë; dhe, anasjelltas, asnjëherë nuk lind një letërsi aq thellësisht fetare sa ajo e epokave laiciste. Kujtoni cilësinë e letërsisë katolike në Francën e Republikës së Tretë ose në Anglinë e sotme protestante.

Metju Arnoldi [Mattheë Arnold] ka vënë në dukje tashmë se në periudha konvencionalizmi dhe racionalizmi të thatë ngadhënjen tekefundit nevoja për pasion, për ndjenja të zjarrta e të larta; dhe anasjelltas. Ndërsa Erih Kaler [Erich Kahler] tregon se në historinë e njerëzimit, çdo herë që ndonjë parim çohet gjer në rrjedhojat e tij të mbrame, kthehet kundër vetes.

Nga ana tjetër, shoqëria funksionon si diçka shumë më e ndërlikuar se një shtresim klasash me karakter ekonomik. Gjithë duke pranuar se në një moment të dhënë ekzistojnë fisnikëria, borgjezia dhe proletariati, problemi i artit ndërlikohet pafundësisht si rrjedhojë e këtyre faktorëve:

Grupet vertikale. Teksa ithtarët e pasqyrimit marrin parasysh vetëm klasat horizontale, këto grupe kanë peshë të madhe në prodhimin, tipologjinë dhe tonalitetin e artit. Këto ndarje, që e përshkojnë shoqërinë nga maja në fund, qoftë si ndarje moshe, feje, seksi apo temperamenti, kanë një pasojë vendimtare mbi krijimet e holla të shpirtit njerëzor, që reagon jo vetëm në varësi të problemeve ekonomike, po edhe të shqetësimeve karakteristike për moshën apo seksin, të problemeve të fesë përkatëse apo të moralit përkatës, etj. Lalo dhe sociologë të tjerë kanë vënë në dukje se fëmijët, për shembull, janë përgjithësisht ruajtës të mirë për sa i takon artit. Ginjoli dhe marionetat janë vazhdimësi e personazheve të komedisë së vjetër italiane; fabulat dhe përrallat janë mbetje mitesh të lashta; lojërat e tyre janë shumë të moçme dhe të përbotshme (fëmija tibetian luan me të njëjtët guralecë dhe me të njëjtat rregulla si çunaku argjentinas që luante “intenti” në fëmijërinë time); instrumente të lashtë si zarbatana, hobeja apo shigjeta vazhdojnë ta ruajnë prestigjin e tyre krahas mitralozit; në fushën muzikore janë ruajtur instrumente arkaike, si tamburi apo rrakja.

Edhe pleqtë, fshatarët dhe grupet fetare janë konservatorë, ndonëse për shkaqe të tjera; kjo është arsyeja pse priftërinjtë tanë vazhdojnë të vishen si në Mesjetë dhe shumica dërrmuese e kishave tona vazhdojnë të ndërtohen në stilin romanik ose gotik.

Ndërsa adoleshentët, të rinjtë dhe një lloj i caktuar të rriturish (neurotikët, inatçorët, të papërshtaturit, të shqetësuarit, të varfrit) janë revolucionarë.

Përveç grupeve konservatore dhe revolucionare, janë edhe përhapësit: njerëz të fesë, tregtarë, shtete kolonizatorë, sekte artistike, raca shtegtare si hebrenjtë. Kësisoj, në rastin e stilit gotik, përhapja e tij ka qenë vepër e ipeshkvinjve cistersianë dhe e studentëve të Universitetit të Parisit. Po kështu, muhamedanët e transformuan arkitekturën e Indisë duke i sjellë minarenë dhe kubenë bulbore. Si mund të shpjegohen këto objekte apo modalitete artistike duke u nisur vetëm nga realiteti ekonomik i një vendi? Në përgjithësi, ndikimi i fesë mbi artin është shumë më i fuqishëm se ai i çdo faktori tjetër social: ndalimi për të paraqitur hyjninë u hoqi myslimanëve mundësinë e një plastike si ajo e katolikëve, ndërsa nga ana tjetër nxiti arabeskën dhe arkitekturën; për shkaqe të ngjashme, në Holandë, piktori u hodh te peizazhi dhe te protreti i borgjezit; dhe, pas gjasash, për mendimin tim, ndalimi luteran i figurave, duke e çliruar artistin nga një pjesë e madhe e shqetësimeve të shprehjes, ka qenë shkaku ose një nga shkaqet e zhvillimit të spikatur të muzikës duke filluar nga Reforma.

Një tjetër ndërlikim që nuk ka të bëjë fare me klasat është ai i transfuzioneve kulturore, qoftë nëpërmjet pushtimeve apo luftërave, tregtisë apo emigrimit, qoftë, së fundi, nëpërmjet mbërritjes së një feje prestigjioze në një territor të ri. Krijime të panumërta, disa prej tyre me një rëndësi dhe fuqi të jashtëzakonshme, vijnë nga të tilla transfuzione: muzika zezake në Amerikë, me sintezën e saj të koraleve luterane, të këngëve skoceze apo irlandeze dhe të traditës së vjetër afrikane, përbën shembullin më domethënës. Në disa raste, kultura indigjene plagoset për vdekje, siç shihet në komunitete të pushtuara egërsisht nga kolonizimi i turpshëm evropian, me artikujt e tij të pazarit dhe pëlhurat e prodhuara masivisht në metropol. Po në përgjithësi ndodh hibridizimi dhe, ashtu sikurse evropianët hyjnë në Afrikë, edhe afrikanët hyjnë në Evropë dhe arti zezak depërton mprehtësisht në kulturën e pushtuesve.

Përveç ndikimeve që vijnë nga grupet vertikale, përveç faktorëve të temperamentit të çdo individi, që mund t’i hasim në çdo klasë të shoqërisë, në art ekziston edhe një forcë e brendshme që pouthajse nuk ka të bëjë me shoqërinë: veprimi i lodhjes dhe i trillit. Ashtu si modat e të veshurit, shumë nga risitë e artit vijnë nga shterja psikike, nga mërzitja, nga kënaqësia thjesht për t’iu kundërvënë brezit paraardhës apo armiqve të fuqishëm brenda vetë sferës së artit, thjesht nga ëndja për ndryshim. Dhe, për shkaqe të afërta me ato që e bëjnë një fëmijë të ndihet më i lidhur me gjyshin se me të atin (në saje të këtyre dy lloj mllefeve të njëpasnjëshme): Prusti nuk rrjedh nga Balzaku, po nga Sen-Simoni.

Së fundi, “koha artistike” nuk përkon me kohën astronomike, as me kohën sociale, as me kohën psikologjike, përveçse në raste shumë të jashtëzakonshme: odeja pindarike lindi si rrjedhojë e lojërave kombëtare, porse u zhduk edhe kur këto lojëra vazhduan të mbeteshin. Për më tepër, koha nuk është e njëjtë në artet e ndryshme, edhe nëse kanë lindur sinkronikisht dhe nga një shtysë e përbashkët: tempulli grek (qoftë për shkak të shpirtit konservator të feve, qoftë për shkaqe materiale dhe fizike) nuk ndryshoi në pothuajse njëmijë vjet; dhe, prandaj, gjurma e cikleve të mëdhenj në arkitekturë mund të ndiqet më lehtësisht se në pikturë apo në letërsi, ku lufta e brezave apo e shkollave është më e dukshme dhe më aktive.

Pra, është absurde të kërkosh paralelizma të qarta midis artit dhe organizimit shoqëror të kohës së tij. Edhe po të supozojmë se kushtet ekonomike apo klasore ndikojnë tek artisti, ky ndikim shpeshherë është me kah të kundërt dhe, veç asaj, te shpirti ushtrojnë ndikim të njëkohshëm tradita, veprat apo modalitetet e një kulture rivale, ose pushtuese, ose paradigmatike, temperamenti i krijuesit, mosha e tij, krizat e tij vetjake, feja e tij apo filozofia e tij, lodhja apo entuziazmi, mllefet e tij sektare. /KultPlus.com

Të dashurës, Adele

Nga: Victor Hugo

Disa fjalë nga ti, Adela ime e dashur, prapë e ndryshuan gjendjen e shpirtit tim. Po, ti ke çdo forcë mbi mua, dhe, edhe po të vdisja e pyes vetën nëse [vetëm] tingulli i ëmbël i zërit tënd, nëse shtypja e butë e buzëve tua të dashura do mjaftonin për ta rikthyer jetën në trupin tim. Sonte do fle shumë i ndryshëm nga dje ! Dje, Adèle, i gjithë besimi në të ardhmen më kishte ikur, nuk besoja më në dashurinë tënde, dje ora e vdekjes do kishte qenë e mirëseardhur për mua.

Megjithatë, i thoja prapë vetës, nëse vërtetë ajo s’të do, nëse asgjë në shpirtin tim s’ka arritur ta meritojë dashurinë e saj pa të cilën nuk ka më sharmë në jetën time, a është kjo një arsye për të vdekur ? A eksitoj unë për lumturinë time personale ? Oh jo ! E gjithë qenia ime i është përkushtuar asaj, deshi apo s’deshi ajo. Dhe me çfarë të drejte do guxoja të pretendoja dashurinë e saj ? A jam më shumë se engjull unë apo më shumë se Zot ?

E dua, është e vërtetë, unë jam i gatshëm të sakrifikoj gjithçka për të, gjithçka, edhe shpresën që ajo të më dojë një ditë ; s’ka përkushtim që s’do e bëja për të, për një buzëqeshje të saj, për një shikim të saj. Por a mund t’isha tjetër unë ? A s’është ajo qëllimi i vetëm i jetës sime ? Edhe nëse më dëshmon indiferencë, madje edhe urrejtje, le të jetë ky mallkimi im, e çka atëherë ? Nëse ajo nuk mundet të më dashurojë, unë duhet ta akuzoj veten time. Detyra ime është që t’i ngjitem hapave të saj, ta rrethoj ekzistencën e saj me timen, t’i shërbej si barrierë kundër çdo rreziku, të vendosem pa ndalë ndërmjet saj dhe të gjitha dhimbjeve, pa pritë asnjë shpërblim. (…) –-

Dje, në këtë orë, Adela ime e dashur, këto ishin mendimet dhe dëshirat e shpirtit tim. Ato janë ende të njejta sot. Vetëm se tash në to përzihet edhe siguria për lumturi, për atë lumturi aq të madhe saqë s’guxoj as ta mendoj pa u dridhur.

Pra, është e vërtetë që ti më do, Adèle ! Më thuaj, a mund ti besoj kësaj ideje kaq të bukur ? A beson se mund të çmendem nga gëzimi nëse jetën time e kaloj pranë teje ? (…)

Fli e qetë dhe lejo burrin tënd t’i marrë dymbëdhjetë puthjet që ia ke premtuar dhe të gjitha të tjerat që s’ia ke premtuar. /KultPlus.com

Në periferi të Prishtinës kishte gra shqiptare që nuk dinin shkrim e lexim (FOTO)

Shoqata për Arsimimin e gruas “Motrat Qiriazi”, që ka vperuar gjatë vutëve të 90-ta, ka ndarë me ndjekësit e faqes së saj një rrëfim të Safete Rugovës, e cila tregon përvojën e saj me ballafaqimin me gratë shqiptare të cilat nuk dinin shkrim e lexim. KultPlus e sjell të plotë rrëfimin e saj.

Safetja:
“Një ditë derisa po rrinim në oborr me motrën, më tregoj se kishte shkuar në Kodrën e Trimave për të dërgue ndihma në disa shtëpi. Kur ka kërkua të nënshkruheshin në dëftesë, disa gra të reja kanë treguar se nuk dinin shkrim lexim dhe është dashur të vijë një familjar të nënshkruaj. E habitur si ka mundësi në periferi të kryeqytetit të ekzistojnë njerëz që s’dinin shkrim lexim, propozuam që të ndërmarrim një iniciativë ta sigurojmë një mësuese që të punojë me ato gra.

Ishte viti 1989, koha kur sistemi i Millosheviqit kishte rrënua çdo gjë në Kosovë duke i përjashtuar shqiptarët nga institucionet, nga fabrikat, mediat, shkollat…

Një mësuese zvicrrane (Renata Zanh, andragoge) që kishte punuar disa vite në Kosovë që ndihmonte popullin aty ku e lypte nevoja dhe kishte përvojë edhe me punën me gra, u lajmërua si vullnetare që të mësojë ato gra e vajza shkrim lexim.

Na u dashtën nja dy javë të shkonim shpi më shpi të marrim shënime. Për një kohë të shkurtër formuam tre grupe sipas afersisë së shtëpive që të ishin më afër njëra-tjetrës se më lehtë do të mund të mblidheshin për orët e mësimit.

Me që vazhdimisht përcjellnim punën e mësueses, për ti motivuar edhe më shumë gratë u premtuam se do ti vizitojnë personalitete të ndryshme. Vizitën e parë ua bëri Sanije Gashi, atëbotë redaktore e revistës Kosovarja, e cila do të bënte një reportazh për revistën. Pastaj do të shkojnë me radhë veteranët e arsimit si mësuese Nadire Dida, mësuesi dhe pedagogu i palodhur Mehmet Gjevori. Pastaj mësuesja e re Igballe Rexha. Pas përpjekjeve e dëshirës për të mësuar, për gjashtë muaj do të kryhet kursi i parë. Gëzimi në fytyrat e grave dhe vajzave ishte i papërshkrueshëm kur morën dëftesat që kishin mbarue me sukses kursin.

Reportazhi i Kosovares bëri jehonë, kështu që filluan kurse për mësim shkrim lexim në disa fshatra e qytete. Në Viti kishte filluar kursin Zymrie Saliu, në Koreticë mësuesja e palodhur Gjylije Ramizi.
Situata politike po rëndohej gjithnjë e më shumë por nuk mungonin iniciativat për ta mbajtur gjallë popullatën. Aksioni popullor për pajtimin e gjaqeve po bashkonte popullin për një bashkim kombëtar. Mësues e arsimtarë kishin marrë qëndrim ti shëndrronin shtëpitë në shkolla që mos tu ndërpritej fëmijëve mësimi. Gazetarët kishin improvizuar studio private për të informuar popullatën për situatën gjithënjë e më të rënduar.

1990 ishte viti kundër analfabetizmit në botë dhe si në çdo shtet në kriza lufte edhe shumë fëmijë kishin mbetur me gjysmë shkollimi, sidomos në zona rurale që ishte më e vështirë të udhëtohej. Duke pasur shembull dy mësueset Sevasti e Parashqevi Qiriazi që kishin hapur shkollën e parë shqipe të vashave në Korçë me 1891, menduam të themelonim një shoqatë me emrin e tyre “Motrat Qiriazi”, e cila do të kishte për mision zhdukjen e analfabetizmit në Kosovë.”/KultPlus.com

Filmi i metrazhit të shkurtër “Salloni” do të shfaqet në edicionin e ri të DokuFestit

Filmi i metrazhit të shkurtër “Salloni” me regji të Zgjim Terziqit do të shfaqet në edicionin e sivjetmë të DokuFestit, që mbahet nga data 7 deri më 25 gusht, shkruan KultPlus.

Edicioni i 19-të i DokuFestit do të mbahet online për shkak të pandemisë covid-19.

Laji është bërë i ditur në faqen e festivalit.

“Salloni” pati premiera botërore nëpër vende të ndryshme, ndërsa kasta e tij përbëhet nga aktorët: Armond Morina, Irena Cahani, Xhejlane Terbunja, Anisa Ismajli, Njomëza Fetiu, Igballe Qena, Sheqerie Buqaj, Marigona Përvetica, Lurni Krasniqi dhe Jara Saqipi. /KultPlus.com

Rugova: Nuk kemi prodhuar asgjë konkrete si shtet që të mund të krenohemi ndërkombëtarisht, suksesi jonë i viteve të fundit është vetë Dua Lipa

Nga: Yll Rugova

Është i kuptueshëm reagimi ndaj postimit të fundit të Dua Lipës, shumë më mirë do të kishte qenë ta kishim ndonjë gjë tjetër për t’u krenuar ndërkombëtarisht, përveç të qenit autokton. Dyshoj, për shembull, se një foto e Nënës Terezë, ose e Ismail Kadaresë do të mund të përdorej si kundërargument ndaj fushatës së vazhdueshme serbe kundër Kosovës. Ose ndoshta është dashur të thotë “Kosovo Young Europeans”?

Ne si Kosovë nuk kemi prodhuar asgjë konkrete as si shtet, e as si popull që të mund të krenohemi ndërkombëtarisht. Në fakt, suksesi jonë më i madh i viteve të fundit është vetë Dua Lipa. Prandaj fakti që ajo s’ka gjetur ndonjë foto, a fjalë, a frazë më të mirë është dështim i yni.

Dështim së pari është për Ministrinë e Punëve të Jashtme, që as 2 dekada pas çlirimit nuk ka arritur të konsolidojë një imazh pozitiv në botë për Kosovën dhe popullin tonë. Për diçka të tillë do të nevojitej fushatë e vazhdueshme, lobim, e brendim, investim në sport, kulturë e në shkencë. Fatkeqësisht, nga këto fusha, Kosova ka shpenzuar veç në lobim, dhe atë lobim për interesa të individëve. Me paratë e shtetit për lobim është financuar botimi i një libri për Presidentin. E qysh po shihet nga raportimet e fundit, është lobuar edhe për ndarjen e Kosovës. Kaq sa i përket Kosovës.

Sukseset tona të vetme ndërkombëtare i kanë sjellur figurat si Dua Lipa. E mbase, nëse dikush nuk pajtohet me postimin e saj, le të bëhet vetë yll ndërkombëtar së pari, e pastaj le të postojë për vendin tondë diçka tjetër. Diçka të duhur. /KultPlus.com

Dua Lipa i tregoi botës Shqipërinë autoktone, futbollisti Lorik Cana i bën koment “epik”

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, përpos të gjithave, asnjëherë nuk harron rrënjët e saj.

Këtë herë ajo ka publikuar një foto të hartës së Shqipërisë natyrore, bashkë me figurën e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, e njohur ndryshe edhe me si flamuri i “Autochthonous”.

“Autokton- mbiemër (për banorët e një vendi) vendas dhe jo të ardhur nga emigrimi apo kolonitë,” shkroi Dua.

Komentet përbri fotos kanë qenë të shumta, ku nuk munguan edhe personazhe të njohur shqiptar, si moderatorja Albana Osmani apo futbollisti Lorik Cana. Ky i fundit, i njohur edhe si një patriot i flaktë ka shkruar: “O Tokë Tonë .” /KultPlus.com

“Tiranitë më të mëdha gjithnjë janë përjetësuar në emër të kauzave më fisnike”

Thënie nga Thomas Paine

• Ekzistojnë dy kategori të veçanta të njerëzve – ata që paguajnë taksat dhe ata që i marrin dhe jetojnë me taksat.

• Të diskutosh me një njeri që ka hequr dorë nga përdorimi i arsyes, është si t’i japësh ilaçe një të vdekuri.

• Sa më i vështirë të jetë konflikti, aq më i lavdishëm është triumfi.

• Njeriu i vërtetë buzëqesh kur është në telashe, mbledh forcat nga shqetësimi dhe rritet i guximshëm nga reflektimi.

• Nëse duhet të ketë probleme, le të ketë në ditët e mia që fëmija im të ketë paqe.

• Puna e mendjeve të vogla është që të tkurren; por ai që e ka zemrën të fortë dhe ndërgjegje që e miraton sjelljen e tij, do t’i ndjekë parimet e tij deri në vdekje.

• Bota është vendi im, i gjithë njerëzimi janë vëllezërit e mi dhe feja ime është të bësh mirë.

• Një grup burrash që nuk mbajnë përgjegjësi para askujt, nuk duhet të besohen nga askush.

• Asnjë vend i cili drejtohet nga një fuqi absolute nuk mund të quhet i lirë; dhe nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një fuqi absolute mbretërore apo një fuqi absolute legjislative, pasi pasojat do të jenë të njëjta për njerëzit.

• Është detyrë e çdo njeriu, lidhur me aftësinë e tij, të zbulojë dhe ekspozojë mashtrimin dhe gabimin.

• Armiqtë tanë më të mëdhenj, ata që duhet të luftojmë më shpesh, janë brenda.

• Tiranitë më të mëdha gjithnjë janë përjetësuar në emër të kauzave më fisnike.

• Aty ku dija është detyrë, injoranca është një krim. /KultPlus.com

Autori i këtyre thënieve ishte aktivist politik, filozof, teoricien politik dhe revolucionar amerikan i lindur në Angli. Ishte autori i dy pamfleteve më me ndikim në fillimin e Revolucionit Amerikan dhe që frymëzoi më 1776 shpalljen e pavarësisë nga Britania e Madhe. Idetë e tij pasqyruan idealet e epokës së iluminizmit dhe të të drejtave transnacionale të njeriut. Ai ishte i përfshirë edhe në Revolucionin Francez. Në burg në Francë, shkroi veprën e tij më të njohur “Age of Reason” (Epoka e Arsyes)

Artistët protestojnë sot kundër vendimit të qeverisë me sloganin “Muzika nuk vret”

Vendimi i fundit i Qeverisë për rimbylljen e klubeve të natës, lounge-ve apo diskove, në kuandër të masave anti-covid, nuk është pritur mirë nga publiku. Ky vendim dëmton rëndë ekonominë e personave që punojnë në këto biznese, që nga stafet e punonjësve e deri tek këngëtarët e muzikantët, duke qenë se këto aktivitete i kanë si burim kryesor të ardhurash. Madje një pjesë e vendimit, ku thuhet se nuk do të lejohet muzika në asnjë vend pas orës 20:00, është bërë objekt ironie dhe talljeje në rrjetet sociale.

Ndërkohë, sot është parashikuar edhe një protestë para kryeministrisë në lidhje me aktin normativ të miratuar nga qeveria. Në orën 20:00, që duket si një simbolikë e përdorur nga artistët sërish për të ironizuar vendimin, muzikantët dhe të gjithë personat që i preket puna dhe të ardhurat nga bllokimi i lokaleve, do të mblidhen nën moton “Muzika nuk vret”. Nga posteri i publikuar, ata kërkojnë që të mos ndalet muzika, të përmirësohet kontrolli për masat ndaj Covid-19 dhe dalin kundër informalitetit, një temë e diskutuar shpesh herë dhe e përdorur kundër këngëtarëve.

Thirrja për protestë po shpërndahet në rrjetet sociale, ku deri më tani e kanë nxjerrë artistë si Eneda Tarifa, Eugent Bushpepa Dj Sardi apo Capital T, por edhe figura si Olti Curri, i cili u shpreh kundër vendimit të qeverisë më herët sot.

Sot në orën 20:00 përballë kryeministrisë. /News31.al /KultPlus.com