Dija është një borxh ndaj vetes ose mashtrimi më i madh elektoral i të gjitha kohëve

Shkruan: Kurt Gostentschnigg

Në muajt e parë të vitit 2019 vendosa në kanalin tim YouTube disa kumtesa mbi Jogën Integrale të Shri Aurobindos dhe të Nënës (Mirra Alfassa), vëllimin tim poetik “Perlen  der Ewigkeit” dhe romanin tim “Agnan und Felesna”. Por nuk desha të flisja mbi botën spirituale, pa ditur për botën njerëzore. Kështu, që nga pranvera e vitit 2019, fillova të informohesha mbi politikën botërore. Njëra më çonte tek tjetra, një histori e pafund kërkimi dhe informimi. Strofka e lepurit e kabales satanike është shumë e thellë dhe shumë gjarpëruese … Një gjerman, i informuar shumë mirë edhe mbi çështje spirituale edhe mbi çështje botërore, i cili më kishte kontaktuar lidhur me kumtesat e mia mbi Shri Aurobindon në YouTube, më furnizoi me literaturë përkatëse mbi shumë të ashtuquajtura “teori konspirative”.

Si QAnon-at, ushtarët digjitalë të Q-s, të operacionit më të madh të shërbimit sekret ushtarak për shpëtimin e Shteteve të Bashkuara dhe të botës, doja edhe unë të jepja kontributin tim për shpëtimin e botës, e njerëzimit, e popullit tim, e të dashurve të mi, e të afërmve të mi, e shokëve, kolegëve, fqinjëve dhe të njohurve të mi nga fundi. Kështu, më 25 dhjetor 2019, rreth dy muaj para Koronës në Evropë, dërgova e-mailin tim të parë në grup me tekstin vijues: “Të dashur miqtë e mi, po ju dërgoj në formë linqesh dhe dokumentesh informacione me prioritet të lartë. Kam vendosur t’i ndaj me ju. Disa prej jush ndoshta do të jenë tashmë të informuar mbi këto tema vërtet shumë serioze. Në qoftë se vetëm një pjesë e këtyre informacioneve është e vërtetë, atëherë ne duhet të dimë për këtë, për të qenë në gjendje të përgatitemi për të ardhmen dhe të mbrojmë lirinë dhe jetën tonë, lirinë dhe jetën e familjeve tona dhe sidomos atë të fëmijve tanë. Secili është i lirë t’i injorojë ose t’i mohojë këto informacione. Ata, që kanë nerva të forta dhe janë të gatshëm të marrin përgjegjësi për jetën e tyre, janë të lutur t’i shpërndajnë këto informacione në mediat sociale. Shumë faleminderit. Me dashuri. Kurt Gostentschnigg.”

Deri në mes të Nëntorit 2020 kam dërguar pothuajse përditë disa e-maile në grup mbi të gjitha temat e nxehta dhe jam marrë rregullisht me “Kurtis Blog”[1], të cilin e kisha filluar më 31 korrik 2020. Në këtë blog unë prezantoj në gjermanisht, anglisht dhe shqip punimet e mia historiko-shkencore, albanologjike dhe letrare, paraqes Jogën Integrale dhe Supramentale të Shri Aurobindos dhe informoj mbi ngjarjet në botë. Ndërkohë ma kanë kthyer shpinën shumë nga “miqtë” dhe kolegët e mi të profesionit, edhe disa të afërm, duke më sulmuar ose injoruar. Drejtuesi i Departamentit për Historinë e Evropës Juglindore në Universitetin e Graz-it, të cilin e njoh prej dekadash dhe me të cilin kisha realizuar disa projekte kërkimore të përbashkëta, i përkrahur nga dy, tre “policët e tij të bindjes”, ka shkuar madje aq larg sa më ka përzënë për shkak të botëkuptimit tim, i cili e kundërshton narrativën e tij ateiste të majtë të blertë.

Të paktët ishin të gatshëm të shihnin të vërtetën dhe faktet në sy. Në fillim nuk mund ta kuptoja, derisa realizova se shumica e “deleve në gjumë” nuk ka faj, sepse sistemi i shtetit të thellë (angl. Deep State) u bën lavazh truri që nga djepi, ashtu si edhe mua deri në mars 2019. Për shkak të kërkimit tim spiritual prej dekadash unë nuk isha në gjumë aq të thellë si pjesa më e madhe e njerëzve rreth e rrotull, kështu që tashmë si dele pak e zgjuar nga gjumi ndjeva se vetëm disa shumë të pasur i mbajnë fijet e pushtetit në dorë. Unë i quaja “të superpasurit” ose “koncernet”. Mirëpo nuk e kisha absolutisht idenë për mënyrën e ushtrimit të pushtetit të tyre, as për përmasën e kabales, as për protagonistët e tyre. Dija është një borxh, i cili duhet t’i paguhet vetes. Dija nuk të vjen vetë, por duhet marrë ose fituar nëpërmjet kërkimeve në vendin e duhur. Dija është fuqi.

Por ka vërtet njerëz që për një arsye apo për një tjetër kapen pas gënjeshtrës deri në frymën e fundit, sidomos intelektualë dhe të arsimuar, të cilët aq më tepër këmbëngulin në opinionin e tyre të indoktrinuar. Për shkak të humbjes së logjikës së shëndoshë ata nuk kuptojnë shpëlarjen e trurit që nga djepi gjer në vig nëpërmjet deformimit institucional, mediave propagandistike mainstream dhe mjeteve të tjera. Pohimi se vetëm arsimi çon në budallallepsje, i bie – përtej çdo ironie – shkëlqyeshëm pikës në gjithë këtë problematikë. Në vend të kësaj ne kemi nevojë për një formim të zemrës, i cili bazohet në të vërtetë, liri, lumturi dhe dashuri dhe nxjerr kështu më të mirën nga njeriu, potencialin e tij të pafund.

Gjithë këtë ne mund ta kuptojmë vetëm atëherë, kur të lajmë borxhin tonë të marrjes së dijes dhe të bëjmë kërkime deri në fund të piramidës së pushtetit me mendje dhe zemër të hapur sipas motos “Ndiq gjurmën e parasë” përtej mediave dhe shkencës mainstream, të cilat janë pjesë e sistemit shekullor të shtetit të thellë të kontrollit dhe drejtimit të njerëzimit. Unë them gjithmonë: ai që kërkon, gjen. Unë e di për se po flas, sepse kam marrë pjesë për dhjetra vite në këtë ndërmarrje të shpëlarjes akademike të trurit. Dikur kam ndier së brendshmi që diçka nuk shkon në parim, kështu që jam vënë në kërkim. Gjatë rrugës së kërkimit kam gjetur lloj-lloj gjërash, të cilat më çonin në njohje të dhimbshme, gjëra, të cilat nuk do t’i kisha besuar kurrë dhe nuk do t’i kisha mbajtur për të vërteta, në qoftë se i kisha dëgjuar nga dikush tjetër. Ashtu si ndonjë lexues i këtyre rreshtave nuk më beson mua tani, sepse nuk ka kërkuar ende të vërtetën në vendin e duhur. Unë kam mirëkuptim të plotë për reagimin e tij.

Kur ta kemi kalur një ditë disi shëndoshë këtë shfaqje diabolike lugetërish, do t’ua dimë për nder para së gjithash luftëtareve dhe luftëtarëve të zemrës, të cilët me gjithë armiqësitë rreth e rrotull – në rrethin familjar, farefisnor, miqësor, fqinjësor dhe kolegjial – dhe me gjithë sanksionet nga ana shtetërore-zyrtare i kanë dalë zot vetë dhe i kanë qëndruar besnik së vërtetës. Ata janë heronjtë dhe heroinat, emrat e të cilëve do të shënohen në librat e ardhshëm të historisë. Por jam i sigurt se ata nuk u japin rëndësi gjërave të jashtme, sepse e njohin vlerën e tyre të vërtetë të brendshme, të cilën çdo njeri, në qoftë se e do vërtet, mund ta gjejë.

Në muajt e fundit jam njohur për herë të parë me censurën. Videoja “Briefe eines Vaters an die Schule seines Sohnes” (shqip: „Letrat e një babai drejtuar shkollës së djalit të tij”), e cila brenda vetëm tri ditëve është parë 5500 herë, është censuruar ose fshirë nga YouTube për shkak të njërit ose tjetrit koment. Ndërkohë ajo është e disponueshme përsëri në kanalin YouTube “Politcafé” nën titullin „Ein Vater schreibt an die Schulleitung | Grundschule Graz“[2] (shqip: “Një baba i shkruan drejtorisë së shkollës | shkollës fillore Graz”). Punime shkencore dhe artikuj publicistikë, në të cilët flas ndër të tjera për Zotin dhe Shpirtin, për popullin dhe kombin, janë refuzuar nga redaksi të ndryshme.

Por ka një redaksi reviste që qëndron në traditën demokristiane, për të cilën nuk do të kisha menduar se ajo do të botonte të gjitha punimet e mia shkencore dhe artikujt e mi publicistikë pa ngurrim dhe diskutim. Ngaqë unë shkruaj për rilindjen e Të Shumtëve të përjetshëm, me çka nënkuptohen edhe Shpirtra individualë edhe Shpirtra kolektivë. Gjithë kjo e kundërshton mësimin zyrtar të Kishës Katolike me dogmat e saja të zemërftohta dhe të palogjikshme të krijimit të Shpirtit, të mallkimit të përjetshëm, të mohimit të rilindjes dhe të pagabueshmërisë së Papës. Po, fjala është për “Dielli Demokristian”[3]. Emri i revistës përmban tri nocione thelbësore: diell, demokraci dhe krishtërim. Unë vetë përdor në të gjitha shkrimet e mia shprehjen simbolike “Diell Një-Shumë i Dashurisë” për Hyjnoren gjithpërfshirëse. Demokracia e vërtetë është sundimi direkt i popullit nëpërmjet përfaqësuesve të popullit, të cilët zgjidhen direkt nga populli dhe përgjigjen personalisht për vendimet dhe veprimet e tyre. Sistemi partiak ende sundues, i cili i hap portat korrupsionit, i zë udhën sundimit të vërtetë të popullit. Krishtërimi i vërtetë është krishtërimi i hershëm, për të cilin rilinjda ishte diçka krejt e natyrshme dhe i cili përqendrohej vetëm në urdhërimin qendror të Jezu Krishtit “Duaj Zotin dhe të afërmin si vetveten”.

Në rastin e Koronës nuk bëhet fjalë për një pandemi vdekjeprurëse, por për një të ashtuquajtur Great Reset[4], i cili synohet nga Forumi i Ekonomisë Botërore (World Economic Forum) për hyrjen e një valute të vetme botërore digjitale pa garanci ari dhe pa para në dorë dhe me një të ardhur bazë të pakusht, gjoja për heqjen e kapitalizmit, në të vërtetë për vendosjen e një socializmi botëror, i cili përfundon në komunizëm, në Rendin e Ri Botëror të kabales. Korona është faza e kondicionimit, d.m.th. e mësimit të popullsisë me “normalitetin e ri” të punës në shtëpi, të kufizimit të udhëtimit, të distancës sociale, të të ardhurave bazë dhe të tracking-ut. Faza e implementimit do të jetë pastaj vaksinimi, çipimi, përqendrimi i popullsisë në Smart City-s etj.. Kush nuk bindet, atij i mbyllet thjesht kontoja e tij digjitale. Në vitin 2030 nuk duhet të ketë më pronë private, njerëzit duhet të rrinë në zona të mëdha banimi. Qëllimi i fundit është transhumanizmi satanik i pashpirt, një ekzistencë bioroboti e çnjerëzuar.

Për të bërë që të pranohet agjenda ndërkohë jo më sekrete e Great Reset-it, nevojitet një rënie totale e ekonomisë. Mirëpo kundërmasat e Donald Trump-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  (SHBA) – rihapje e manifakturave, ulje dhe heqje e taksave, ngritje e rrogave, ulje rekord e kuotës së papunësisë, asnjë lockdown të dytë etj. – parandalojnë rrënimin e planifikuar të ekonomisë botërore. Patriotët rreth Q-së dhe Trump-it synojnë një sistem ekonomie popullore, në të cilin implementohen gradualisht NESARA për SHBA-të dhe GESARA për gjithë botën.[5] Sistemi i ri i sigurt financiar QUANTUM do të funksionojë me anë të teknologjisë Blockchain dhe do të garantohet me ar.[6] Ai do t’i japë fund sistemit të bankave qendrore  me para Fiat, e cila bazohet në borxhe. SHBA-të, Japonia dhe shtetet BRICS Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika Jugore marrin tashmë pjesë në sistemin e ri. Pasuria do t’i rikthehet hap pas hapi popullsisë botërore. Në fund nuk do të ketë më banka qendrore private, të cilat mund të ndikojnë, korruptojnë dhe kërcënojnë qeveritë. Shteti i thellë synonte, me Hillary Clinton-in si presidente, Luftën e Tretë Botërore, rezultati shkatërrimtar i së cilës do t’i shërbente si pretekst për realizimin e Great Reset-it. Meqë Trump-i ka ndërhyrë, shteti i thellë i var shpresat tani tek Korona-Fake, për të arritur skllavërimin përfundimtar të njerëzimit.

Q-ja ka postuar se e vërteta nuk mund t’u thuhet, por duhet t’u tregohet njerëzve. Kjo duhet të ndodhë tani nëpërmjet zbulimit të “mashtrimit elektoral më kolosal në histori”, si  e ka shprehur ish-ambasadori i Vatikanit në SHBA (2011-2016), Arqipeshkvi Carlo Maria Viganò, në një letër të hapur[7] drejtuar katolikëve amerikanë dhe të gjithë amerikanëve me vullnet të mirë.

Këtu një përmbledhje e shkurtër e dhjetë kategorive të mashtrimit në zgjedhjet presidenciale 2020 në SHBA:

1.) veprime të paramenduara ose pakujdesi e rëndë nga ana e ndihmësve të betuar në nivelin shtetëror ose qarkor ose e zyrtarëve të tjerë, si p.sh. e anëtarëve të shërbimit postal amerikan

2.) fletëvotime me postë në kombinacion me mbledhjen e fletëvotimeve (veçanërisht sasi fletëvotimesh, të cilat janë sjellë para ose pas fundit të zgjedhjeve më 3 nëntor 2020)

3.) veprime të kundërligjshme ose gabime të rënda nëpërmjet internetit, të cilat ndikojnë në rezultatin zgjedhor (ndalim i numërimit për fshirjen ose zhvendosjen e votave me anë të një algoritmi të caktuar; makina votimi, në të cilat mund të hyjë çdo haker)

4.) regjistrim i paligjshëm i masave të pjesëmarrësve të paligjshëm

5.) anomali statistikore, të cilat lënë të hamendësohet një joprobabilitet i fortë i votimeve për Biden-in

6.) përpjekje të paramenduara për të mos dhënë hyrjen, transparencën dhe mbrojtjen e barabartë

7.) sulm kibernetik (cyber) dhe refuzim shërbimor në të gjitha përpjekjet për të hulumtuar, identifikuar dhe botuar mashtrim

8.) tirani e “provuesve të fakteve” dhe e “hedhësve poshtë” të tyre

9.) përpjekje të paramenduara për t’u refuzuar pakicave hyrjen, mbrojtjen dhe të drejta qytetare të barabarta

10.) mungesë kujdesi dhe regjistrim i parregullt i votuesve.[8]

Avokatët shumë të respektuar Sidney Powell dhe Lin Wood, avokatët e popullit, si dhe Rudy Giuliani dhe Jenna Ellis, avokatët e Trump-it, janë duke mbledhur prova për mashtrimin elektoral dhe duke formuluar një padi përkatëse. Meqë ra fjala, Powell-i është një avokate e ushtrisë dhe e vetmja në SHBA, e cila është kompetente për një padi për shkak të tradhtisë së lartë. Në lidhje me padinë për shkak të mashtrimit elektoral janë përmendur tashmë publikisht aktorët individualë dhe kolektivë si vijon: Dominion Voting Systems, një ndërmarrje kanadeze për software dhe makina zgjedhore; Smartmatic, një ndërmarrje multinacionale e specializuar në ndërtimin dhe implementimin e software-it elektronik zgjedhor; Scytl, një ofrues spanjoll i sistemeve elektronike dhe i teknologjisë zgjedhore; Mark Malloch Brown; George Soros; Bill Gates dhe Microsoft; Barack Obama; Clinton-Foundation; CIA; aktorë nga Kina, Hongkongu, Irani, Venezuela, Kuba, Kanadaja, Gjermania, Serbia, Zvicra dhe Britania e Madhe. Dominion-i çon tek Smartmatic-u, një firmë, e cila është në pronësi të dy venezuelasve me lidhje të ngushta me ish-presidentin e Venezuelës Hugo Rafael Chávez. Mark Malloch-Brown, kryetari i Smartmatic-ut, është anëtar i bordit global të fondacionit Open Society i George Soros-it, shoku më i mirë i të cilit është vetë ai. Soros-i është donatori më i madh i demokratëve amerikanë, i Antifa-së dhe i lëvizjes Black Lives Matter.

Për shkak të fletëvotimeve të falsifikuara dhe të prodhuara në Kinë dhe të serverave spanjollë në Frankfurt kemi të bëjmë  gjithashtu me një ndërhyrje të huaj në zgjedhje. Ushtria amerikane ka bastisur zyrën e firmës spanjolle software Scytl në Frankfurt për të sekuestruar servera, të cilat përmbajnë prova për parregullsi zgjedhore gjatë zgjedhjeve presidenciale më 3 nëntor në SHBA. Votat e dhëna pra nuk janë numëruar në SHBA, por në Gjermani! Software-i zgjedhor Dominion, i zhvilluar nga Microsoft-i i Bill Gates-it, dhe makinat zgjedhore Dominion, si duket, janë programuar për mashtrim sistematik elektoral, për të vjedhur votat e votuesve, të cilët mbahen në iluzionin e zgjedhjes së lirë të përfaqësuesve të popullit nga populli. Shumë vende të botës e përdorin këtë software dhe këto makina për zgjedhjet e tyre. Tani na shtrohet neve si lexuesve të “Dielli Demokristian” pyetja e madhe: Si është puna me ligjshmërinë e zgjedhjeve në dekadat e fundit në Bashkimin Evropian, Zvicër, Gjermani, Austri, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni?

Masa e madhe e beson vetëm atëherë, kur e sheh vetë. Prandaj patriotët rreth Trump-it e kanë futur shtetin e thellë në grackë, me qëllim që të gjithë të shohin se çfarë është i aftë të bëjë dhe se kush janë aktorët e tij  të vërtetë, të cilët po zbulohen vetë, të sigurt për fitoren, duke e uruar Joe Biden-in, i cili është deklaruar nga mediat mainstream para shpalljes zyrtare të rezultatit zgjedhor si presidenti i ri, dhe duke i bërë atij të ditur se janë të gatshëm për bashkëpunim me të në lidhje me Great Reset-in. E ashtuquajtura “kartë e Trump-it” (angl. “Trump Card”) duket të jetë demaskimi i sistemit botëror të mashtrimit elektoral, i vjedhjes sistematike të votave të popullit. Mjetet e përdorura nga Trump-i për këtë ndoshta janë: një shenjë uji e fshehtë digjitale e pakopjueshme brenda shenjës së ujit në fletëvotimet; një regjistrim paralel i dhënies së votave nëpërmjet teknologjisë së pamanipulueshme Blockchain; një survejim total në kohë reale i kryer nga NSA-ja nëpërmjet satelitëve; vënia në punë e gardës kombëtare gjatë zgjedhjeve.

Ekipi i avokatëve të Trump-it ka mbledhur ndërkohë qindra deklarata nën betim të dëshmitarëve, të cilat u paraqiten gjykatave si mjete prove. Dëshmitarë dhe gjyqtarë kanë marrë kërcënime me vrasje. Mediat mainstream (Big Media), të udhëhequra nga CNN-i, heshtin për këto mjete prove, nuk raportojnë mbi to ose përpiqen të bëjnë gjitçka qesharake. Mediat sociale si Facebook, Twitter dhe YouTube (Big Tech) censurojnë të vërtetën ku mundin. Me këtë Big Media dhe Big Tech bëhen bashkëfajtorë në mashtrimin elektoral. Në fund, si duket, çështja do të vendoset nga gjykata më e lartë, Supreme Court: ose rinumërim i votave të vlefshme ose anulim i zgjedhjeve. Nuk bëhet fjalë më për një rizgjedhje të ligjshme të Trump-it, por bëhet fjalë për mbrojtjen e kushtetutës amerikane, për garancinë e ligjshmërisë së të gjitha zgjedhjeve të ardhshme amerikane, bëhet fjalë për SHBA-të, për botën.

Disa njerëz e kanë kuptuar këtë tashmë gjatë lockdown-it të parë të rëndë në pranverë. Tani, gjatë lockdown-it të dytë të rëndë në vjeshtë dhe dimër 2020/2021, masat e të cilit godasin në radhë të parë shtresën e mesme mu në zemër, do të zgjohen shumë të tjerë nga gjumi. Nuk mund t’u thuhet njerëzve; duhet t’u tregohet. E shprehur ndryshe: kush s’ dëgjon, e pëson! Për disa do të bëhet me shumë dhimbje. Por edhe pas kësaj do të ketë njerëz, të cilët – për një arsye apo për një tjetër – nuk do të (duan të) shohin deri në fund, se çfarë po bëhet ose është bërë.

Gjermania, çelësi dhe guri kyç për paqen botërore, tani si regjim i Merkel-it po vihet në mengene nga dy anët: nga ana e SHBA-ve për shkak të serverave zgjedhore Dominion në Frankfurt, dhe nga ana ruse për shkak të intrigës gjermane Nawalny. Javët ose muajt e fundit të Republikës Federale të Gjermanisë (RFGJ) janë të numëruar. Mbyllja e administratës së okupacionit RFGJ nga aleatët SHBA dhe Rusi si dhe kthimi i Gjermanisë në sovranitetin e saj të Perandorisë Gjermane të vitit 1871 do të nënkuptojnë gjithashtu fundin e organizatave të shtetit të thellë Bashkim Evropian (BE), Organizatë e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe NATO.

Trump-i ka arritur një fitore të plotë dhe mbetet presidenti amerikan. Këtu kemi të bëjmë me mashtrimin më të madh elektoral të të gjitha kohëve, zbulimi i të cilit në javët dhe muajt e ardhshëm do të shkaktojë një zgjim të madh në tërë botën, sepse lidhur me këtë do të dalë në dritë kabalja e shtetit të thellë kundër njerëzimit, e mbështetur nga Big Media dhe Big Tech, me të gjitha format e luftës hibride[9] – luftë informative, luftë psikologjike, kontroll i mendjes etj. – dhe me të gjitha krimet kundër njerëzisë – pedofili, abuzim i fëmijëve, rituale satanike të flijimit të fëmijëve etj.. Vetëm majtistët hardcore dhe ateistët e betuar do të vazhdojnë gjumin e tyre të thellë të shpëlarjes së trurit. Atyre nuk kemi ç’u bëjmë më. Pa SHBA-të Great Reset-i i bankave qendrore të shtetit të thellë dhe globalizmi i udhëhequr nga partia komuniste kineze janë të paracaktuar që të dështojnë përfundimisht.

“Dhjetë ditët e errësirës”, të paranjoftuara nga Q-ja, do të vijnë atëherë, kur shteti i thellë do të përpiqet të largojë Trump-in me dhunë nga Shtëpia e Bardhë. Kështu apo ashtu, nëse deklarohet Trump-i apo Biden-i si fitues i zgjedhjeve: lufta civile në SHBA do të ndodhë, sepse aktorët e shtetit të thellë do të luftojnë për jetën e tyre dhe patriotët do ta përfundojnë çështjen. Fuqitë në sfond me marionetat e tyre në të gjitha vendet do të mbrohen sigurisht me duar dhe me këmbë kundër rënies së tyre, por kundër ushtrive patriotike të Trump-it, Putin-it dhe Xi-ut nuk do të kenë shans në fund. Mirëpo, puna për popullsinë në disa pjesë të botës mund të bëhet ende shumë e ashpër, para se kësaj kabaleje diabolike t’i jepet fund një herë e përgjithmonë nga forcat e dritës. Gjenerali Michael Flynn është aktivizuar. Kraken-i është lëshuar.[10]/ KultPlus.com


[1] https://kurtgostentschnigg.blogspot.com/

[2] https://www.youtube.com/watch?v=uWRMbY_9mrE&t=57s

[3] https://dielli-demokristian.at/

[4] https://www.youtube.com/watch?v=wYf-3PhzAJM&feature=youtu.be

[5] Si hyrje në temë „NESARA/GESARA“ shih: https://thegesaraclub.com/my_profile/pimpy-investments/; zur Vertiefung siehe: https://www.youtube.com/results?search_query=pimpy+investment+chat+nesara+gesara

[6] Si hyrje në temë „Quantum-Finanzsystem“ shih: https://emmyxblog.wordpress.com/2019/03/07/qfs-ausserweltliches-geldsystem/

[7] https://www.epochtimes.de/politik/ausland/erzbischof-vigano-zu-us-wahl-betet-zu-gott-kinder-der-finsternis-greifen-nach-der-macht-a3375530.html

[8] https://www.epochtimes.de/meinung/gastkommentar/wir-haben-nun-eine-mutige-neue-welt-betreten-in-der-wir-auf-nationaler-ebene-wahlergebnisse-venezolanischer-art-erzielen-a3377065.html

[9] https://shop.expresszeitung.com/shop/shop/alle-ausgaben/ausgabe_31.html

[10] https://www.brighteon.com/01b357fa-2ee4-4a79-8287-384f391966f7

Shtëpia e Bardhë stoliset për festat e fundvitit

Shtëpia e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është stolisur për festat e fundvitit. Temë e këtij viti është “Amerika e Bukura”, derisa zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, ka thënë se ndihet e ngazëllyer.

“Jam e ngazëllyer të ndaj me ju ‘Amerikën e Bukur’ dhe t’i bëj homazhe madhështisë së kombit tonë. Së bashku, ne festojmë këtë tokë, të cilën e thërrasim me shumë krenari, shtëpi”, ka shkruar Trump në Twitter.

Shtëpia e Bardhë është stolisur nga mbi 125 vullnetarë që vendosën 62 pemë Krishtlindjesh, 106 kurora lulesh, 366 metra zbukurime të tjera dhe mbi 3 mijë 200 vargje dritash./KultPlus.com

Flet autori i shtatores së Skënderbeut në Prizren: U bazova në shkrimet e Perandorisë Osmane

Skulptori Sinan Aliaj është i kënaqur me realizimin e shtatores së heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e cila u vendos në Prizren më 28 nëntor.

Kritikave ai u arsyetohet duke thënë se ka paraqitur Skënderbeun në moshë të re i bazuar në të dhënat e Perandorisë Osmane.

“Unë për vete jam i kënaqur për atë që kam bërë. Jam i kënaqur për atë që kam realizuar, ky është përfundimi im”, tha Aliaj për Top Channel.

“Heronjtë nuk bijnë nga qielli as nga Marsi e as nga Hëna. I krijon populli ata’, tha Aliaj.

Por ku u bazua ai në krijimin e skulpturës?

“Nuk jam frymëzuar as tek Barleti, Noli, as Naimi dhe as Kadareja. Por tek disa kronistë të kohës. Sulltani e ka dashur më shumë se fëmijët e tij. Jam bazuar tek Perandoria Otomane, ku edhe u rrit dhe u shkollua’- tha Aliaj.

“Vetë sulltani e tregon që ai ka vepruar në dobi të Perandorisë Otomane. Folklorizmi, unë vetë jam luftëtar për të krijuar këtë vend. Unë e di si duket luftëtari, strategët, kështu duhet me pas parasysh”, tha Alija./ KultPlus.com

U përurua edhe shtatorja e Donika Kastriotit, gruas së Skënderbeut

U perurua në Vlorë shtatorja e Mbretëreshës së parë shqiptare Andronika Kastrioti, gruas së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skëndërbeut.

Personaliteti i saj post mortum, që mbajti lart figurën madhore të Mbretit të parë të shqiptarëve, Skënderbeut.

Mbreteresha Andronikë vdiq në oborrin Mbreteror në Sevilja më 1504.

Anatomia e regresit, kritikë për gjendjen e arsimit universitar në Kosovë

Shkruan Altin N. Ademi

Një kritikë për gjendjen e arsimit universitar në Republikën e Kosovës dhe një apel për reflektim

Ese e kritikës sociale

Prolog

Derisa po pija një kafe, më tërhoqi vëmendjen një diskutim për lëvdatë i dy personave, të cilët, për nga tema që i përcillte dukej që ishin studentë. Debati i tyre ishte i një rangu tejet kritik, ndaj një segmenti jashtëzakonisht të rëndësishëm për shoqërinë, arsimin dhe aspiratat kolektive e individuale që e shoqërojnë atë.

Fillimisht debati ishte përqendruar rreth modelit arsimor të Humboldit, të metave dhe konsideratave të tij në kushtet e shoqërive aktuale. Më tutje flitej për Taksonominë e Blumit dhe metodologjinë pedagogjike që deshifrohej në koncepte përmbajtjesore të mësimdhënies. Flitej për strukturën e librit shkencor dhe të vërtetave epistemologjike. Flitej pra me konsideratë për dimensionet qendrore që përbëjnë filozofinë e edukimit në tërësinë e saj.

S’do hamendje se një ekspozim i tillë përballë shtrimit të argumenteve të brezit të studentëve tonë, do të kishte qenë një përjetim jashtëzakonisht motivues dhe për tu krenuar me të. Por fatkeqësisht, dy të rinjtë dhe ai debat, nuk ekzistojnë ndryshe veçse si iluzion optik i shtruar këtu me qëllim, për të pasqyruar në terma kritik, ngrehinën që është kudo përreth nesh, e njohur si sistem i arsimit i Republikës së Kosovës.

Pra, në shikim të parë, në atë që do të mund të ishte potencial që gjendet e kultivohet tek secili i ri i kohës tonë, realisht mund të gjesh çdo reflektim ditor, veçse jo edhe atë lloj reflektimi që bën ftesë për t’u thelluar në kërkimin e të vërtetës, shkencës dhe rendit të gjërave me vlerë. Të rinjtë e Kosovës, sot arsimin e kanë një mundësi rrethanore që iu duhet për shkak të vlerës së supozuar të tij, por jo për shkak të vërtetësisë së matur të kësaj vlere të supozuar. Dhe kjo është risi që të vetmen gjë të re që sjell, është përmbysja e edhe asaj pak tradite të arsimit që është kultivuar më parë.

Historikisht e dimë se në saje të përhapjes së edukimit, kodet tona kulturore e kombëtare u shpërndanë tek secili pjesëtar i shoqërisë dhe u bënë kështu synim politik e social që kulmoi me shtet formim. Falë edukimit substancial të brezave, jo më pak ka ndryshuar edhe fizionomia ekonomike, arkitekturore dhe sociale e Kosovës. Këto breza edukues dhe të arsimuar, pavarësisht kushteve nën okupim, arsimin e shihnin si mision kombëtar më të gjerë sesa që mund të konceptohet sot.

Por arsimi si mision për çlirimin e njeriut dhe ngritjen e tij, dikur një vizion i qëndrueshëm e shpresëdhënës, sot është aq larg përmbushjes, saqë nuk mund ta konstruktosh dot një identitet të tij në realitetin aktual. Një gjë të tillë e kemi tashmë të konfirmuar edhe nga pulsi publik, edhe nga instrumentet matëse vendore e ndërkombëtare.

Se çfarë ka ndikuar në këtë devalvim të përgjithshëm të arsimit në Kosovë, nuk është në interesin e qytetarëve që paguajnë taksa, pasi që taksat e qytetarëve e plotësojnë parakushtin e organizimit të arsimit. Por se a është bërë arsimi në kushtet aktuale, një ngrehinë e frikshme dhe e pasigurte për t’u strehuar në të, kjo është mese evidente. Prandaj qytetarët me të drejtë kërkojnë zgjidhje për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet përkohësisht, e akoma më me rendësi se kaq, për të ridrejtuar doktrinën e arsimit për të ardhmen.

Për shkakun se taksat e qytetarëve mundësojnë organizimin e arsimit, përgjegjësia për të rrjedhimisht është përgjegjësi organizative dhe ndër sektoriale, që sjellë në një korrelacion qeverinë si tërësi, tregun si diktues, akademinë si ndërgjegje dhe shkollarët si vija e parë e frontit dezertues. Prandaj është bërë e nevojshme që të shpalosën këto përgjegjësi, sepse arsimi sot gjendet në një udhëkryq të madh, nëse do të dalë shpresa për rimëkëmbjen e shoqërisë së Kosovës apo destinimi për dekompozimin socio-kulturor të saj.

1.            Shkollarët

Do ishte i pavend siç është gjithmonë i pavend përgjithësimi, sikur të flitej në mënyrë të përgjithësuar për çdo frymë njeriu që ia mësynë studimeve, padrejtësia ndaj të cilit do bëhej me rastin e përfshirjes së tij si objekt i kësaj kritike sociale. Por do të ishte optimiste sikur të mos ta konsideronim modë, dukurinë e tëhuajsimit të arsimit kudo në hapësirën publike e private që i thuhet shkollë.

Përgjatë historisë së arsimit në Kosovë, kurrë s’ka pasur më shumë universitete publike dhe kolegje private, po aq sa kurrë më parë s’ka pasur shthurje publike e private të moralit që asocion me edukimin. Kurrë më parë s’ka pasur infrastrukturë shkollore të këtyre përmasave, po aq sa kurrë më parë s’ka pasur zbrazëti kuptimore brenda tyre.

Për qëllime analitike, referenca e shkollarëve ka përjashtuar grup moshat e reja, pasi që si kategori që e kanë jetën para vetës, ata ende kanë mundësi për të dalë nga ngrehina, natyrisht nëse ne përpiqemi t’ua vëmë në dispozicion mundësitë për të dalë nga ajo. Por nuk mund të përjashtohen shkollarët universitar në strukturën e tyre tripartite, studentët, profesorët dhe strukturat drejtuese universitare, si vija e parë e frontit që i kanë dhënë ngrehinës pamjen që ka sot. Kritika nuk synon po ashtu të distancojë ndonjë kategori studimesh brenda universiteteve publike e kolegjeve private, pasi që moda është e konstruktuar nga të gjitha palët pa përjashtim.

Duke kujtuar debatin fiktiv që shtrova në fillim, fatkeqësisht sot, studentët e degës së edukimit, siç të gjitha të tjerat brenda fushave të tyre përkatëse, jo vetëm që nuk shtrojnë dot këndvështrime debatuese mbi natyrën e gjërave që përcaktojnë filozofinë e edukimit, por mund të ndodhë që në tërë ciklin e tyre të studimeve, të mos kenë rënë ndesh me emra siç është Humboldt e Bloom. Në rastin më të mirë, ajo çfarë ata kujtojnë nga filozofia e arsimit është përsëritja memorizuese e skripteve të huazuara nga burimet elektronike, jashtëzakonisht kufizuese e të pa baza. Studentët përgjithësisht, përveç shkathtësive në komunikim në gjuhë të huaja si rezultat i relacioneve sociale, mbështeten në literaturë irrelevante të transplantuar si mos më keq.

Përveç kur ndonjë profesor që ka sjellë nga perëndimi një përvojë hulumtimi, të ketë sjellë me vete edhe ndonjë libër të vlefshëm për tu bazuar në të, struktura e ligjërimit akademik në universitete përgjithësisht, vazhdon të rrugëtojë e pa penguar dhe e mbështetur në skriptet që shiten masivisht nëpër dyqanet fotokopjuese. Libra ka, madje edhe libra voluminoz po se po. Por libra që flasin për segmente e që deshifrojnë përmbajtje që konsiderohen si të mirëqena për t’i nxitur studentët që të kultivojnë kompetencë, fare pak. Deri më sot, asnjë përpjekje nuk është bërë nga kuadri universitar për të ndërmarrë një hap serioz rreth këtij deficiti në literaturë. Mungesa e literaturës së përshtatshme akademike në gjuhën shqipe është vetëm një segment përmbysës i arsimit universitar. Segmenti i dytë i tij lidhet me interesin për hulumtim, i cili për studentët nuk ka shkuar më larg sesa qëllimi për të përmbyllur kursin me sukses.

Varfërimi i ligjërimit universitar është vërtetë shqetësues për kriteret që sot zbaton sistemi ynë shkencor krahasuar me Perëndimin. Do ishte një sfidë pa epilog sikur para grup moshave të studentëve tanë të shtroheshin kërkesa për të përcaktuar kornizën e argumentimit në çështje shkencore, jo vetëm ato që kërkojnë specializim të thellë por edhe ato që janë fundamentalisht të domosdoshme. Kushdo që e di, e njeh dhe e pranon si të tillë realitetin e arsimit dhe atë se ku është plandosur dija, e ka të qartë se sot një studenti universitar, nuk mund t’i kërkosh të debatojë mbi një bazë teorike e argumentuese në mënyrë autonome.

Për habinë tonë, autodidakti është ende shkëlqimi i vetëm i arsimit në Kosovë, ndërsa çdo produkt sistemor shihet me dyshim. Lere më që nuk mund të flasim për një shkollë vendore të mendimit.  Aq keq kanë shkuar gjërat saqë dyshimin mbi arsimin, e kultivon sot edhe tregu, edhe institucionet, edhe shoqëria si tërësi, madje edhe ato biznese që drejtohen nga persona pa arsim fare.

Studentët dhe profesorët siç duket, kanë blerë një paqe solide mes tyre që përkthehet në status-quo. Pra, studentët duan të qarkullojnë, ndërsa profesorët duan të paguhen. Kur kjo formulë konvertohet në qëllim në vetvete, arsimi i nënshtrohet plotësisht marrëdhënieve klienteliste të llogaritjes. Në këtë drejtim, studentët llogarisin kalimin e kurseve si mjet për t’u katapultuar më tutje në jetë, ndërsa profesorët llogarisin numrin e madh të studentëve, si matje numerike që i demotivon nga përgjegjësia për të shpalosur dije dhe ballafaqim shkencor.

Kjo “marrëdhënie vrastare për arsimin” që zhvillohet në mes të studentëve dhe profesorëve të universiteteve në Kosovë nuk është e rastësishme. Ajo ushqehet pikërisht nga deficiti. Fundja, cili student që ka statusin e studentit por jo edhe edukimin e tij, do t’i rezistonte pasionit për të arritur diçka, kundrejt ballafaqimi të dinjitetshëm me virtytet që nuk shpërblejnë asgjë. Ngjashëm siç mund të themi, se cili profesor do insistonte për të edukuar, kundrejt modës së pasioneve të depërtimit me çdo kusht që mbizotëron plotësisht. Në terma më të thjeshtë po deshëm, cili student do zgjidhte të përballej me deficitin e tij studiues e intelektual, përballë një sistemi që ia mundëson mos ekspozimin e deficiteve. Apo në rastin tjetër, cili profesor do zgjidhte të përballej me standardet e tij, përballë sistemit që s’vlerëson dijen dhe meritokracinë, por tregun financiar të qarkullimit të taksave studentore.

Në këtë marrëdhënie, krahas para llogaritjeve kosto vs. benefit dhe shkathtësi vs. virtyt, ekziston edhe një segment tjetër, i cili në kushtet aktuale është dominues mbi të parat. Ky segment mund të përmblidhet kështu: Një student që s’ka dëshmuar shkathtësi shkencore e epistemologjike që e aftësojnë për të punuar në një profesion, përmes shmangies nga ballafaqimi me njohuritë që i ka, realisht amniston profesorin, i cili nuk është se ka diçka më shumë njohuri sesa subjekti i tij. Këtu gjendet masa më e madhe e ushqimit reciprok të kësaj marrëdhënie në mes shkollarëve tanë. Pra, nuk mund të kërkohet ekselencë nga studentët, përderisa një gjë e tillë shmanget nga vetë profesorët.

Në dukje, teksa moda e tillë qarkullon dhe i bën gjërat të shihen si rrjedhë normale e riprodhimit edukativ, përbrenda realisht gërryen dijen si ngritje e vetëdijes dhe emancipimit. Nga këto relacione janë ndërtuar kështu studentë që kanë status por jo edhe vlerë të përbrendshme që asocion me dijen, si dhe profesorë që kanë status por jo edhe angazhimin për të përhapur dijen dhe të vërtetën.

Ta paraqesësh këtë modë në tablonë e pikturës që shfaqë grumbullimin e armatës në fushëbetejë, tabloja do të kishte aktin e parë të përbërë nga gjeneralë të veshur me uniformë që drejtojnë kalorësinë drejtpërdrejtë në sulm përballë tankeve, si dhe aktin e dytë të ushtarëve të uniformuar që nisin një mësymje të përgjithshme të pajisur me pushkë pa fishekë. Një akt i tretë i kësaj tabloje pas një beteje të tillë, do përcaktohej nga fati individual i atyre që kanë mbijetuar, duke hedhur poshtë edhe uniformën edhe armët që s’iu shërbyen për asgjë. Ngjashëm janë sot profesorët dhe studentët përballë dijes, shkencës, e mbi të gjitha, përballë të vërtetës. Të parët, me tituj që iu garantojnë pozicionimin pavarësisht aftësisë së tyre për të manovruar në fushëbetejë, ndërsa të dytët, numra statistikor pa identitet, të cilët janë bërë peng të fatit e jo përgjegjësisë dhe shkathtësisë së tyre.

Këtë marrëdhënie anti-edukative, e forcojnë edhe më shumë strukturat drejtuese universitare dhe studentore. Parlamentet studentore dhe shoqatat studentore, janë imitim i parlamenteve politike dhe partive politike. Baza e rekrutimit të tyre është garancia për të qëndruar në modën e shkathtësisë, e jo ftesa për t’iu përvjelë parimeve të edukimit. Angazhimi i tyre është angazhim sipërfaqësor që në esencë drejton përshtatjen me sistemin e jo kundërvënien parimore ndaj tij. Mjafton që struktura e lidershipit studentor të ketë qasje të hapur në degët universitare sa për të lidhur vetën me strukturën universitare dhe në këmbim të kësaj lidhje, të legjitimojë vazhdimin e modës së dekompozimit të edukimit. Në vitet e pasluftës, nuk kemi parë një dhe një protestë gjithë studentore që për qëllim të vetin të kishte pasur kërkesën për rritjen e cilësisë në arsim. Edhe ato pak që kanë ndodhur, kanë qenë rebelime të sponsorizuara, kundrejt strukturave të sponsorizuara nga palët tjera.

Por jo më pak kësaj atmosfere i ka kontribuar struktura drejtuese e universiteteve. Për një drejtim komod e pa kokëçarje, dekanët, rektorët dhe drejtuesit e degëve universitare kanë akomoduar lidershipin studentor brenda procesit të vendimmarrjes, duke i legjitimuar ata si përfaqësues të denjë të studentëve dhe kërkesave të tyre, kështu që nga bashkëpunimi i tyre të arrihet një formulë funksionale e përmbushjes së interesave reciproke. Produkti i kësaj formule mund të përmblidhet në kontributin reciprok në atë mënyrë që liderët studentor përmes votës së tyre, ua mundësojnë strukturave universitare zgjedhjen e profesorëve, komisioneve, anëtarëve të senatit e më gjerë. Në këmbim, liderët universitar ua mundësojnë liderëve studentor akomodimin në vendimmarrje, që fatkeqësisht sot ka marrë tipar të ultë, nga përfitimi statusor e deri të ndërmjetësimi për nota. Ndërkaq nga bashkimi i kësaj marrëdhënie, struktura drejtuese e universiteteve blenë status quonë, ndërsa struktura drejtuese e studentëve, bëhet adresë e suksesit për të gjithë studentët që pritet të votojnë në zgjedhjet e ardhshme studentore. 

Pra një marrëdhënie thellësisht klienteliste është ndërtuar në mes strukturave drejtuese të studentëve dhe strukturave drejtuese universitare, lidhja e të cilëve e legjitimon modën. Përballë kësaj marrëdhënie klienteliste, viktima të përjetshme janë profesorët e denjë që dijen e shohin si vlerë që transmetohet e nuk shitet, si dhe studentët e denjë që dijen e shohin si vlerë që arrihet e nuk falet.

Kjo marrëdhënie ka prodhuar krizën e depërtimit në esencën e edukimit. Fakti se profesorët universitar dalin në skenë kryesisht kur komentojnë politikën ditore apo kur publikojnë punime për të cilat hedhen dyshime të autorësisë, paraqet sindromin e parë të kësaj krize depërtimi. Këtë mozaik e plotësojnë publikimet e librave dhe punimeve shkencore të tyre, e përbashkëta e të cilave është klisheja titulluese e cila përmblidhet në titujt që fillojnë me “Roli i…” si një klishe e vetëkuptueshme që na vetëdijeson se gjërat kanë role, ndonëse roli i tyre s’ka kurrfarë relevance me dijen, shkencën dhe kureshtjen shkencore. Një kritik do hamendësohej të gjente kuptimin e “rolit” aq të pranishëm në librat e punimet e profesorëve të universiteteve, e mbase nga kjo kureshtje do t’i shfletonte faqe për faqe, vetëm për të arritur në fund pa asnjë përfundim logjik, shkencor e argumentues.

Në këtë modë, relacioni mes shkrimit, leximit dhe argumentimit është i vakët, e nuk duhet të mendojmë më thellë se në çfarë gjendje është hulumtimi shkencor. Mbi këtë raport, në kuadër të mësimdhënies dhe mësim nxënies që zbatohet në universitete, procedura formale dominon mbi përmbajtjen. Studentët vijojnë ligjërata të cilat ju duken të pakuptimta, pa interes, pa kureshtje dhe pa motiv për tu thelluar në to. Profesorët vijojnë ligjëratat, të cilat ju duken si performancë e aty për atyshme përballë një grumbulli mosmirënjohës studentësh, që s’kanë kureshtje, s’kanë motiv dhe s’kanë interes për të mësuar prej tyre. Të dyja palët e dinë se në fund të ciklit të ligjëratave do ballafaqohen në provim, i cili për shkak të shumësisë së pjesëmarrësve të tij, është i gjeneralizuar dhe nuk synon të kultivojë dijen dhe specializimin, as veçimin dhe dallimin.

Kjo modë bashkë ushqyese dhe e dyanshme, stimulon studentët për t’u fokusuar në testim, në vend të fokusuarit në dije, si dhe stimulon profesorët për të ushtruar autoritetin e testimit në vend të ushtrimit të autoritetit të dijes. Kështu që testi bëhet aureola e krejt asaj për çfarë funksionon një universitet dhe një program studimi. Bëhet mjet dhe qëllim në vetvete, strukturalisht i ndërtuar, proceduralisht i vërtetuar dhe përfundimisht pa domethënie.

Moda rrjedhimisht, është modë e dyshimeve. Secili dyshon në verifikimin e dijes, deri në atë shkallë sa fare të mos besojë në të. Dyshimet përcillen tek mësuesit që kanë mbaruar studimet, e konsiderohen jo kompetent për të mësuar brezin e ri. Përcillen tek mjekët që ushtrojnë profesion, gjithmonë të kontestuar nëse janë të aftë për ta bërë një gjë të tillë. Përcillen tek burokratët, juristët, avokatët, policët, gjyqtarët e prokurorët, që përbëjnë segmentet vitale të një shoqërie, të cilët shihen si rezultat i modës dhe jo vlera garantuese për tu mbështetur në to.

Implikimet e arsimit dhe pasigurisë në të cilën ai ka rënë, janë aq të mëdha dhe natyrisht se trazojnë shoqërinë si tërësi. Por për habi, një mrekulli transplantuese për ndryshmin e kësaj gjendje është asgjë më shumë sesa përkufizimi i mrekullive që s’kanë për të ndodhur. Një zgjidhje ndaj këtij problemi rrjedhimisht, nuk mund të eksportohet. Ajo duhet kërkuar si diçka burimore që zë vend pikërisht aty ku moda e ka spostuar dijen. Prandaj, përgjegjësia e profesorëve dhe studentëve që mësyjnë universitetin është e madhe. Nga ta kërkohet rezistenca e parë përballë ngrehinës. Nga ta kërkohet të themelojnë vlera e ta sfidojnë modën. Nga ta kërkohet të ndërtojnë autoritetin e dijes, si vlerë për të cilën duhet luftuar. Prandaj dezertimi i tyre përballë dijes duhet të marrë fund. Pagat e profesorëve mund të jenë gjithmonë më të mira, por nuk janë në rangun që të nxiste një devalvim të tillë të sistemit universitar të arsimit, ngjashëm si kushtet e studentëve që sot janë optimale. Respekti për ta, nuk mund të fitohet ndryshe, veçse kur ata e fitojnë atë me punë. Ftesa e parë për reflektim rrjedhimisht, ju bëhet atyre.

Natyrisht se një reflektimi të tillë do të duhet t’iu përgjigjen edhe strukturat drejtuese të universiteteve. Sepse një strukturë drejtuese universitare që ushqen modën e devalvimit kundrejt misionit për ngritjen e vetëdijes përmes arsimimit, ose duhet të reflektojë thellësisht, ose duhet t’i hapë rrugë atyre që e duan autoritetin e dijes, e jo pushtetin që ushtrohet në emër të saj.

 2.           Ndërgjegjja akademike.

Ku do kishte qenë njerëzimi, sikur njerëzit e devotshëm ndaj dijes dhe progresit shkencor e human, të kishin heshtur përballë arbitraritetit të pushtetit e irracionalitetit të dogmave. Por ata që e dinë vlerën e dijes, nuk mund të rrinë indiferent përballë naivitetit dogmatik dhe as arbitraritetit të pushtetit. Përgjegjësia e tyre është përgjegjësi fisnike që rëndom nuk i shpërblen bartësit e saj, veçse njerëzimin në përgjithësi. Pra, për bartësit e dijes që janë konfirmuar përmes zbulimit e progresit shkencor e social, ekziston një ndërgjegje sovrane që s’nënshtrohet ndaj rendit të gjërave, e cila ndërgjegje ka rrugëtuar me shekuj dhe ka kulmuar në ekselencën e dijës, në atë që në kulturën tonë e njohim si kulmin e inteligjencës së një kombi, akademinë.

Akademia e Shkencave dhe Arteve rrjedhimisht, do të duhej të ishte çdo gjë tjetër veçse jo një objekt me xhama, në të cilin bëhet garë për dominim në mes atyre që janë në katin e parë dhe atyre që janë në katin e dytë. Fundja, edhe një garë dominuese mes tyre do kishte pasur kuptim sikur subjekti i saj të tejkalonte vetë idenë e dominimit. Por Akademia tek ne është pikërisht, një zgjatje hierarkike e modelit të njëjtë që i karakterizon sot universitetet tona. Ndërgjegjja e saj nuk merret me çështjet vitale që i duhen kombit, siç është arsimi universitar. Ajo nuk merr mundin të elaborojë gjendjen në arsim dhe të ofrojë pikëpamje të tejkalimit të kësaj gjendje. Ajo nuk analizon se sa humbje ekonomike i shkaktohet vendit nga modeli aktual i arsimit. Nuk ka interesim për të kuptuar se pas cilës së vërtetë shkohet sot në universitetet tona. Nuk merr mundin të bëjë një hulumtim dhe t’ia dorëzojë qeverisë, si përgjegjëse për të vënë në jetë një model më të mirë të arsimit sesa ky që e kemi aktualisht. Me këtë indiferencë përballë realitetit gllabërues, ajo madje ka humbur edhe respektin e vet si një agjens i inteligjencës kombëtare dhe s’përfaqëson asgjë më shumë se një objekt me xhama, në të cilën akomodohen njerëzit e devotshëm ndaj status quosë. Kjo mungesë ndërgjegje ndaj arsimit dhe gjendjes së tij, është dezertimi i dytë përballë ngrehinës së sistemit arsimor në Kosovë.

Por Akademia nuk është dosido, një strukturë dhe objekt me xhama. Ajo mund dhe do të duhej ta tejkalojë veten e saj, sepse vetë ekzistenca e saj siç na e imponon neve ta konceptojmë, ia imponon asaj që të bëhet bartëse e një rangu frontal debatesh e diskutimesh që i shtrojnë gjërat ashtu siç janë. Prandaj ajo duhet t’i rezistojë plakjes dhe “lordshipit” simbolik. Akademia nuk mund edhe më tej të shërbejë si një “klub honorifik”, sepse përgjegjësia e saj nuk është vetëm përgjegjësi ligjore. Përgjegjësi më e madhe sesa ajo që e përcakton ligji, është forca morale që duhet të vejë në lëvizje çdo përgjegjësi tjetër, edhe atë ligjore. Askujt nga jashtë më shumë se Akademisë, nuk i takon të përfshihet konstruktivisht me pikëpamje se si mund të ndryshohen gjërat për të mirë. Një rast të tillë nuk do duhej ta lëshonte një brez akademikësh që jetojnë në të njëjtin realitet me qytetarët e zakonshëm të Kosovës.

Akademia e Shkencave dhe Arteve, i ka dhënë vendit politikanë, deputetë, ministra e kryeministra. Pjesëtarët e saj kanë qenë të aftë të mbijetojnë në dy sisteme e regjime të ndryshme. Ata duhet të tregohen të aftë edhe ndaj këtij apeli, për t’i dhënë shoqërisë një përgjigje se si të dilet nga kjo ngrehinë.

3.            Tregu

Sfera ekonomike e Kosovës ka pësuar tri transformime dhe modele përgjatë 100 viteve të fundit. Nga një sistem agrar ku njohuritë kalonin në mënyrë trashëguese në formë të zanatit, përmes një sistemi industrial ku njohuritë buronin nga edukimi profesional dhe zhvilloheshin në praktikë nëpër fabrika, tek një model i tregut i bazuar në konsum e shërbime, të cilit i duhen dije të specializuara. Pra tregu sot, kërkon specializim kundrejt përgjithësimit.

Por çfarë roli ka tregu në ngrehinë? Së pari në parim, tregu nuk absorbon çdo gjë nga të diplomuarit. Ai drejtohet nga interesi i përfitimit e jo nga motivet utilitare. Rrjedhimisht, për të zënë vend në të, të diplomuarit duhet të jenë të specializuar në dijen e tyre. Por përderisa një specializim i tillë nuk mundësohet nga sistemi i arsimit, tregu është i prirur të zhvlerësojë kandidatët përmes një marrëdhënie pronësie mbi ta, në këmbim të një page tejet spontane. Meqenëse tregu drejtohet nga interesat private, të cilat në realitetin aktual kryesisht mirëmbahen nga interaktiviteti me sferën shtetërore, inovacioni, ndërmarrësia dhe zhvillimi teknologjik kësisoj, bëhen të zëvendësueshme nga sponzorizimi që sfera shtetërore i bën tregut.

Kjo marrëdhënie në mes tregut dhe sferës shtetërore si burimi parësor i gjenerimit të kapitalit, e ulë rendimentin e kërkesës për specializim e inovacion. Prandaj mjafton që tregu të punësojë studentë që bartin funksione të zakonshme pune pa ndonjë specifikë. Kështu, tregu i nënshtrohet përkufizimit etatist dhe jo dinamikës së natyrshme të tij. Dëmi që i shkaktohet me këtë rast raportit në mes dijes dhe tregut është jashtëzakonisht i madh. Kështu pra, për të qenë profitabil dhe moskokëçarës, tregu mjafton për të korresponduar me modën, duke u bërë hallka e tretë e dezertimit.

Por kjo përgjegjësi e tregut duhet adresuar dhe duhet të kërkohet me ngulm. Në botë kemi parë shumë raste se si një raport mes tregut dhe dijes do të duhej të mirëmbahej. Singapori, Finlanda, Estonia e Irlanda janë disa prej tyre. Sot, Singapori është vendi me standardet më të larta në arsim. Një prej vendeve në të cilin studiojnë nga e mbarë bota, të gjithë ata që duan ekselencë në matematikë dhe shkencë. Ky sukses i Singaporit, rrjedh prej faktit se shteti dhe tregu e kanë parë edukimin si një mision sistematik i ngritjes dhe zhvillimit kombëtar. Pra në universitetet e Singaporit, janë investuar meritokracia, përgjegjësia dhe kultura e kompetencës. Në një periudhë rekord, ky investim i duhur e ka bërë këtë vend ish moçalor në një referencë globale të zhvillimit.

Kështu që agjensëve të tregut, duhet t’ua kërkojmë konsideratën për të rishqyrtuar sjelljen e tyre në mënyrë që t’i japin një mundësi dijes dhe specializimit, sepse nga një brez i ditur do përfitojë e gjithë shoqëria, por fitimet më të mëdha do t’i ketë vetë tregu në mënyrë të veçantë. Një gjë e tillë e kemi të konfirmuar nga ato pak resurse humane që sot shesin shërbimet e tyre në botën perëndimore. Si model, tregu ynë është i pakrahasueshëm me atë perëndimor por në atë perëndimor zënë vend shkollarët tanë që kanë specializim, ndërsa në këtë tonin, zënë vend masa e të gjithë studentëve të papunë.

4.            Politika

Të gjitha palët dezertuese ndaj arsimit, gjenezën dhe kulmin e kanë tek institucionet dhe politika, si dezertuesit kapital përballë kësaj kauze. Mund të gjenden shumë arsye të këtij dështimi ndërveprues por një është kryefjalë përmbledhëse e tij: Konfigurimi politik i shtetit tonë dhe relacionet e politikes me elitën intelektuale, kanë zënë vend në kushte të një ambienti eksploatues ndaj njëri-tjetrit.

Profesorët që përfaqësonin rrafshin intelektual të shoqërisë, do konvertoheshin në vlerë civile ndaj politikanëve që përfaqësonin rrafshin politik të saj. Emancipimi politik përmes bashkimit të këtyre dy kategorive, ka nxitur mësymjen e politikanëve drejt profesorëve dhe mësymjen e profesorëve drejt politikanëve. Struktura kryesore e partive politike të Kosovës edhe sot e kësaj dite i ka rrënjët në universitet. Nuk është aspak e habitshme se nga një bashkim i tillë i nxitur nga interesi reciprok e jo nga vlerat ndarëse që bashkëjetojnë dhe stimulojnë njëra tjetrën, politika do ta dominonte dijen dhe do ta nënshtronte atë plotësisht.

Për të qenë i qartë, ne jemi dëshmitar se çdo të thotë për një shoqëri, kyçja e elitës intelektuale në proceset politike. Shumica e elitës në periudhën e Jugosllavisë, ishte konservuese e atij rendi. Por mjaftoi që disa profesorë që i numëroje në gishta, të ishin  këmbëngulës në idetë dhe projektet politike të lirisë e pavarësisë. E kemi parë me 1981-tën, e deri tek 1999-ta. Edhe pse shumica e elitës së asaj kohe i shërbente pushtetit jugosllav, ajo shumicë kapitulloi me rënie të lirë, përballë një pakice fare spontante profesorësh që kultivuan idenë e rrënimit të regjimit komunist në Kosovë. Pra, potencialet intelektuale edhe pse fare pak, kanë pasur fuqi që të dalin kundër rendit të atëhershëm shtypës, si potencial për çlirim e emancipim. Por fatkeqësisht sot, ky potencial është vënë në mbrojtje dhe konservim të rendit tashmë të dëmshëm e regresiv, veçmas kur flasim për gjendjen e arsimit.

Kështu pra, bashkë dyzimi i petkut politik me atë intelektual ka nxjerrë në pah atë që është përkthyer ndër vite në politika mbi arsimin që janë zbatuar nga qeveritë e një pas njëshme. Në kuadër të këtyre politikave kanë dominuar dy sfera: Ngritja e infrastrukturës dhe botimi i teksteve. Në radhë të parë, asnjë vend s’ka pasur më shumë nevojë se Kosova për infrastrukturë shkollore. Është e matur se parakusht për zhvillimin e arsimit është edhe infrastruktura edhe tekstet mësimore. Nëse ka diçka për çfarë duhet ta duartrokasim politikën, është pikërisht përkushtimi për ta mundësuar infrastrukturën dhe kurrikulën. Por kjo është vetëm domosdoshmëria. Jo edhe siguria e asaj se çfarë ndodhë brenda tyre, e me to. 

Së pari, infrastruktura është kusht i jashtëm dhe para se të cilësohet si një politikë e mirëfilltë mbi arsimin, ajo në esencë nuk kërkon ndonjë politikë të veçantë arsimore, veçse përcaktim për ndarje fondesh për të plotësuar një nevojë publike. Së dyti, botimi i teksteve shkollore si reflektim i përshtatjes së inovacionit shkencor me kurrikulën që duhet të transmetohet në ambientet shkollore, do kishte qenë një politike e mirëfilltë arsimi, veçse në Kosovë, ajo është instrument i ndryshimit e zëvendësimit të teksteve shkollore si shkak i presionit të shtëpive botuese dhe lobuesve të tyre. Jashtë kësaj, politikën mbi arsimin nuk e kemi parë të përqendruar në përmbajtje.

Ajo çfarë është paraqitur si proces reformues e standardizues nga ana e politikës, nuk ka qenë gjë tjetër veçse një përshtatje ndaj projekteve të huaja, pjesa më e madhe e fondeve të së cilave është kthyer në vendet e financimit përmes “mafisë së konsulencës”. Në marifetet e konsulencës të diktuara nga projektet e shkruara e të përcaktuara nga donatorët, themelohej një shpërputhje e gjithanshme e realitetit me reformën. Termat e referencës që ishin shkruar dhe kishin pritur aprovimin për vite me radhë në zyrat e Bashkimit Evropian e gjetke, do fillonin të zbatoheshin në një realitet tërësisht të ndryshëm nga ajo çfarë kishin paraparë projektet. Në to rrjedhimisht, nuk zinte vend qendror nevoja për emancipim dhe ndërtim të autoritetit të dijes e kompetencës, por raporti se projektet po zbatoheshin. Kështu që kur partnerët e jashtëm e kritikojnë gjendjen e arsimit në Kosovë, nuk mund të mos ta ndjejnë peshën e jashtëzakonshme të fajit dhe përgjegjësisë së tyre. Jo për shkak të financimit, sepse edhe sot dhe pas dhjetë vitesh arsimi në Kosovë do ketë nevojë për financim, por sepse ky financim, të vetmin sukses e ka pasur në raportet financiare të shpenzimeve të parapara.

Pra në përgjithësi, politikën mbi arsimin për vite me radhe e kemi parë në trend regresiv. Ajo nuk ka ushtruar funksionin e mbikëqyrjes si masë e preventives. Nuk ka shqyrtuar relacionet e tregut me dijen dhe as ambiciet para të cilave kanë funksionuar agjensët ndërveprues të saj. E ka lënë hapësirën universitare si një hapësirë që ekziston sa për të përmbushur funksionin e saj të nevojës publike, pa shqyrtuar përbërjen e saj dhe avancimin që i duhet në botën e diktuar nga konkurrenca. Me ligj, ka përligjur prirjen drejt komercializmit të interesave, veçmas në drejtim të atyre private. Kolegjet të cilat do të duhej të ekzistonin për shkak të cilësisë që ofrojnë, në fakt, ekzistojnë për shkak të hyrave që gjenerojnë, të cilat i mbajnë si profit i pa tatueshëm për vete, ndonëse me ndonjë pagë që shpërblejnë vetë akterët e politikës që në fund të mandatit shpesh katapultohen si mësimdhënës pranë tyre.

Partitë politike deri më tani, edhe ato që kanë qeverisur edhe ato që kanë dashur të qeverisin, e kanë parë hapësirën universitare kryesisht si ambient rekrutimi. Ato nuk kanë marrë mundin të përballen me dekadencën. Në fakt, do ishte mirë sikur ato të mos merrnin mundin fare të penetronin këtë hapësirë, sepse dekadenca është në masë të madhe e lidhur me depërtimin e tyre në të. Dezertimi i katërt me radhë e rrjedhimisht më i madhi që është evident dhe prezent edhe sot e kësaj dite, ka ndodhur nga marrëdhënia eksploatuese në mes të universitetit dhe politikës ndaj njëra tjetrës.

Pra, në këtë cikël prej katër faktorësh, shkollarëve, akademisë, tregut dhe politikës, dhe përmes ndërveprimit ose mungesës së ndërveprimit të tyre, apo në rastin më të keq, ndërveprimit të dëmshëm në mes tyre, gjendet shpjegimi i anatomisë së regresit të arsimit në Republikën e Kosovës. Këto diktime të realitetit dhe interaktivitetit të dëmshëm kanë ndikuar në ç’thurjen e perspektivës së edukimit si agjens i vlefshëm e i përgjegjshëm. Prandaj, nuk mund të amnistohet qasja e deritanishme klienteliste e subordinuese e dijes ndaj politikës. Por amnistia ose jo, nuk është zgjidhje.

Për të dalë nga ngrehina, vendit i duhet një politike jashtë partiake për arsimin. I duhet një politike kombëtare ndaj tij, që i japë hapësirë parimit të avantazhit, kompetencës dhe ekselencës. I duhet një politikë që hapësirën universitare dhe çdo kënd që graviton në të, e nxitë të hapet përballë botës së konkurrencës që bazohet në të arritura shkencore e rezultate të matshme. Për një qasje të tillë, edhe institucionet, edhe akademia, edhe shkollarët, edhe tregu duhet të japin kontributin e vet. Fundja, çdo humbitnim më shumë se ç‘kemi humbur tashmë.

5.            Ftesa për reflektim

Pse jemi keq me arsimin në përgjithësi dhe atë universitar në veçanti është tashmë një fakt objektiv. Se a duhet toleruar edhe më tej kjo gjendje, kjo varet se si vendosim t’i përgjigjemi këtij fakti.

Ndonëse një realitet i tillë është i kudondodhshëm, jo vetëm në Kosovë por në të gjitha vendet përreth, e madje është evidente se integriteti i dijes është cenuar edhe në shtetet me traditën më të madhe në këtë fushë, shqetësimi ynë lidhet me atdheun tonë në radhë të parë.

Ajo çfarë ka zënë vend në këtë kritikë, nuk është shpikje, as vepër letrare dhe as një kritikë sociale e shtruar me shkas të keq. Nuk më bën nder deshifrimi regresit që hasim, aq sa do më nderonte ekspozimi i progresit që e duam. Por kjo përsiatje megjithatë është bërë e pashmangshme, si konstatim i anatomisë së regresit që e hasim kudo dhe e dimë të gjithë, pavarësisht se a duam ta pranojmë si të tillë. Por meqenëse ndërmarrësia përballë saj është ndërmarrësi e përbashkët, askush individualisht dhe më së paku unë, nuk mund të bëjmë më shumë, sesa të shtrojmë një ftesë solide për të gjithë ata që posedojnë kode për t’i lëvizur gjërat në drejtimin e duhur.

Kjo pra është një ftesë për profesorët që të reflektojnë e të rimarrin autoritetin që u takon. Është ftesë për studentët që të marrim përgjegjësi për të përcaktuar mënyrën e drejtë të marrjes së dijes që ju duhet. Është ftesë për Akademinë që të dalë jashtë objektit të saj e të shohë këtë virus social dhe t’i kundërvihet me alternativë. Është ftesë për tregun që të hapet e fillojë të shpërblejë dijen dhe specializimin, aq të nevojshme për shoqërinë. Është ftesë për institucionet që rreth arsimit të ndjekin politikë kombëtare kundrejt politikës partiake. Mbi të gjitha, është ftesë për t’i pranuar gjërat ashtu siç janë, në mënyrë që bashkërisht t’iu japim zgjidhjet që iu duhen. / KultPlus.com

Teatri Kombëtar shpalos arkivin historik

 Fundjava shenjoi festat më të rëndësishme kombëtare: Pavarësinë dhe Çlirimin e Shqipërisë

Teatri Kombëtar hapi në këtë përvjetor, arkivin historik me shfaqjet e vëna në skenë dekada më parë. Vepra të autorëve të njohur, sjellë në skenë nga regjisorë, si: Pirro Mani apo Arben Kumbaro dhe në role, aktorët e Teatrit Kombëtar. Ditën e Çlirimit ( 29 Nëntorin) teatri e kujtoi me shfaqje madhështore të arkivës, duke theksuar vijon se prej tyre, niset me dramën e njohur “Arturo Ui”.

“Të dashur miq, me rastin e Ditës së Çlirimit, do të kujtojmë së bashku, shfaqje madhështore nga arkiva historike e Teatrit Kombëtar. E nisim me dramën “Arturo Ui”, shkruar nga Bertold Brecht dhe regji nga i madhi Piro Mani. Premierë më 4 mars të 1971”, përshkruhet në faqen zyrtare të teatrit, ku janë publikuar dhe fotografitë me vepra vite më parë.

Një nga ngjarjet më të bujshme në historinë e teatrit shqiptar ishte vënia në skenën e ish-Teatrit Popullor e dramës “Arturo Ui”. Në origjinal titulli është më i gjatë: “Der aufhaltsame Aufstieg des Arturo Ui”, në përkthimin e shkëlqyer të Robert Shvarcit (1932-2003) si “Historia e një karriere që mund të frenohej”, vepër e autorit gjerman Bertold Brecht (1898-1956).

Me regji nga Piro Mani, skenograf në vepër ishte Agim Zajmi (1936-2013). E veçantë është se në rolin e Arturo Ui interpretonte i madhi Kadri Roshi (1924-2007). Po ashtu luanin plot kolosë të tjerë të skenës si Vilson Gjocaj, Ahmet Pasha, Lazër Filipi, Ndrek Shkjezi, Qenan Toro, Tomorr Guçe, Shkëlqim Basha, Pjetër Gjoka, Gjovalin Gjoka, Luan Qerimi,Pandi Siku, Fatos Haxhiraj, Prokop Mima, Ndrekë Luca, Xhemil Tagani, Antoneta Papapavli, Esma Agolli, Xhafer Xhafa, Avni Rada, Mhill Pali, Sulejman Pitarka, Avni Resuli, Sheri Mita, Lazër Vlashi, Sulejman Dibra, Avni Resuli, Reshat Arbana, Sandër Prosi, Roland Trebicka, Gjon Karma, Anastas Kristofori, Violeta Manushi, Drita Pelingu, Margarita Xhepa, Mimika Luca dhe Hasan Fico.

Një tjetër dramë në arkivin e TK është dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Teatri shprehet se premiera e saj i takon vitit 1972. ““Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, një dramë nga Ismail Kadare, nën regjinë e të madhit Piro Mani. Premiera 10 maj 1972”, bën me dije TK. Piro Mani lindi në 14 prill të vitit 1932 në Korçë. Një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i teatrit “Andon Zako Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967- 1992 ka qenë regjisor i Teatrit Kombëtar, ku ka vënë me dhjetëra pjesë teatrale.

Një tjetër vepër nga Brecht

Shfaqja tjetër që ka dalë nga arkivi historik i Teatrit Kombëtar është një tjetër vepër e autorit Bertold Brecht, premierë në 1990. ““Frikë dhe mjerim në Rajhun e tretë”, një dramë shkruar nga Bertold Brecht, nën drejtimin regjisorit të mirënjohur Arben Kumbaro. Premiera 12 janar 1990”, shkruhet në statusin e TK në “Facebook”, ndërsa ka publikuara dhe foto nga vepra në skenën teatrore vite më parë në 1990.

Bertold Brecht ka lindur 10 shkurt 1898 në Augsburg të Gjermanisë. Ai ishte një praktikues gjerman i teatrit, dramaturg dhe poet. Brecht pati përvojat e tij të para teatrale në Mynih, duke luajtur si aktor, debutimi i tij u ndikua fuqishëm nga ekspresionizmi. Në vitin 1928 Bertold Brecht arrin një sukses të madh me “Opera për tre grosh”, ribërje e dramës popullore angleze të Shekullit XVIII e J. Gay (“Opera e lypësit”). Brecht është njohur dhe si një nga dramaturgët më me ndikim të shekullit XX. Ai themeloi teatrin e famshëm “Berliner Ensemble”. Bertold Brecht është autori i poezive të shumta që mund të konsiderohen ndër më të bukurat e lirikës gjermane të shekullit të njëzetë. Në dramat e tij më të famshme përmendim edhe ato me titull “Jeta e Galileut”, “Nënë Kurajo dhe Fëmijët e saj”, “Njeriu i mirë i Szechëan”, “Rrethi prej Shkumësi i Kaukazit”, etj. Në 14 gusht të vitit 1956 Bertold Brecht ndahet nga jeta./ KultPlus.com

Reagon Shoqata “Trojet e Arbrit”, deklaratën e Halil Matoshit për figurën e Skënderbeut e vlerëson skandaloze

Shoqata “Trojet e Arbrit” si financuese e projektit kombëtar të Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ne Prizren, njofton opinionin e gjerë shqiptar se ne kemi vepruar karshi çdo rregullore dhe vendimi është marrë nga Asambleja Komunale e Prizrenit për vendosjen e monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren.

Deklarata skandaloze e zv.ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit se duhet të hiqet Monumenti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren qon në një përplasje fizike në mes të shqiptarëve që nuk dihet se ku do ti vjen fundi.Kjo nuk është hera e parë që ky zv.minister i Kultursë, Rinisë dhe Sportit është duke e denigruar figurën e heroit më të madh shqiptar të të gjithë shekujve Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.Ai para disa vitesh po njashtu ka bërë thirrje qe të hiqet edhe Monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prishtinë.Shoqata”Trojet e Arbrit” fton Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin si dhe Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinajn si propozues i këtij zv.ministri që vjen nga AAK-ja që urgjentisht mbrenda një jave të shkarkohet zv.ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Halil Matoshi.

Matoshi me deklaratën e tij luftënxitëse dhe përqarëse ka fyer dinjitetin moral dhe atdhetar të 10 milion shqiptarëve(10.000.000) që kanë për heroin tonë.Të krahasosh një projekt gjithëkombtar që është kryer me të gjitha procedurat ligjore, me një punë të një firme private është e turpshme për një zv.minister.Shoqata “Trojet e Arbrit” do të pret një javë që ky propozim i yni të realizohet.Pas një jave do të fillojmë me procedurat ndërkombëtare dhe do të njoftojmë Qeverinë Gjermane në Berlin si dhe Qeverinë e Bashkimit Evropian për veprimet skandaloze që është duke i bërë ky zv.ministëri lidhur me figurën me të madhe kombëtare Gjergj Kastriotin -Skënderbeun.Nëse zoti Matoshi nuk e don figurën e Gjergj Kastriotit dhe e don atë të sulltan Muratit është çështje e tij,dhe mund ta mbaj në zemrën dhe në shpirtin e tij, por asesi ai nuk mund të bëj një thirrje të tillë në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës.Personat e tillë i sjellin hije të keqe Kosovës në aspektin ndërkombëtar dhe mbledhin frikë e panik deri në një konfrontim fizik në mes të rrymave perëndimore dhe atyre lindore në Kosovë.Është e drejtë e tij të mendoj për një orientim lindor por tani Kosova dhe tërë shqiptarët e kanë zgjedhur rrugën e tyre drejt perëndimit.Monumenti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren do të qëndroj gjatë gjithë shekujve deri sa te ekzistoj shqiptaria dhe nuk ka djalë nane që do ta ketë mundësinë që ta tërheq nga Prizreni.

Ne emër të shoqatës “Trojet e Arbrit” reagon Mr.sc.Nue Oroshi kryetar/ KultPlus.com

Meteori i madh shpërtheu në Japoni, la pas grimca drite

Një meteor i madh u pa teksa shkëlqente në qiell të hapur në Japoni. Ai pos që shkëlqente, zbriti me shpejtësi të madhe në atmosferën e Tokës gjatë së dielës.

Pamja u llogarit e rrallë nga mediumet japoneze ndërsa momenti zgjati disa sekonda. Meteori u cilësua jashtëzakonisht i ndritshëm.

Një bolide është lloj i veçantë meteorësh që shpërthen me dritë të madh. Zakonisht ai lë pas copëza të dukshme në hapësirë, shkruan dailymail.

Ekspertë të astronomisë thanë se copëzat e vogla të meteorit mund të kenë arritur në tokë.

“Qielli u ndriçua për një moment dhe unë u ndjeva çuditshëm sepse nuk ishte rrufe”, tha një përdorues i Twitterit që pa meteorin./ KultPlus.com

https://www.dailymail.co.uk/news/article-9001945/Huge-meteor-streaks-Japan-lighting-night-sky-HUNDREDS-miles.html#v-9158763722113070387

Castropignano, fshati më i ri italian që shet shtëpi për 1 dollar

Shtëpitë prej 1 dollari në Itali janë rikthyer, këtë herë ajo që mund të merret është një koleksion shtëpish në rajonin e Molises në Itali.

Castropignano, një fshat me një kështjellë mesjetare të shkatërruar, është komuniteti më i fundit që ofron ndërtesat e braktisura për të tjerët.

Megjithatë, ndryshe nga skemat e tjera të ndërtesave të cilat shiten në ankand, Castropignano po vepron ndryshe, raporton CNN.

Aty janë rreth 100 ndërtesa të braktisura, por në vend se ato të shiten për blerësin që ofron më shumë, majori Nicola Scapillati dëshiron të përputhë pronarët me shtëpinë e duhur për ta.

Në vend që procedura të shkojë përmes autoriteteve, Scapillati dëshiron që palët e interesuara t’i shkruajnë direkt në email.

Megjithatë, blerja e një shtëpie prej 1 dollari ka disa kushte. Blerësit duhet të rinovojnë pronën që blejnë brenda tri vitesh dhe të bëjnë një pagesë garancioni prej 2,000 eurosh, të cilat kthehen sapo puna të mbarojë./ KultPlus.com

Një restorant arbëresh në zemër të Palermos

Në “Piazza Bologni”, pjesa kryesore e qendrës historike të Palermos, ndodhet restoranti “I Cucci” i hapur nga tre vëllezër arbëreshë nga Hora e Arbëreshëve: Giorgio, Nicola dhe Giuseppe Stassi. Termi i veçantë “Cucci” rrjedh nga emri me të cilin vëllezërit Stassi dhe familja e tyre njihen në Horën e Arbëreshëve.

Si fillim na tregoni cilat janë specialitetet në restorantin tuaj?

Në restorantin tonë, cilësia, mirësia, mikëpritja dhe përsosja nuk do të mungojnë kurrë. Ne kemi cilësi në kuzhinë, dhe këtë e arrijmë duke kërkuar vazhdimisht një lëndë të parë me cilësi të lartë, të lidhur me territorin, që çon në shfrytëzimin më të mirë të traditës, por e sjell sipas metodave bashkëkohore. Prandaj, kuzhinierë të rinj sicilianë punojnë brenda brigadës sonë dhe marrin një përvojë që ju vlen. Menuja jonë përfshin si pjatat e mishit ashtu edhe ato të peshkut, ndër specialitetet tona gjejmë peshk të skuqur me pure patatesh me xhenxhefil, peshk të papërpunuar, “Plateau Royale”, makarona alla “Milanisa” ose siç i thonë në vendin tonë: makarona me sardele të kuqe, dhe shumë pjata të tjera.

Sipas mendimit tuaj, a e frenojnë kufizimet e vendosura nga qeveria COVID-19?

Kufizimet qeveritare kanë të bëjnë kryesisht me restorante dhe bare, është e qartë se mbyllja e këtyre vendeve nuk mjafton për të frenuar infeksionet, nuk mendoj se problemi i përhapjes së virusit ka të bëjë vetëm me këtë sektor. Shumë aktivitete të tjera janë të hapura, dhe, duke respektuar masat e distancimit, unë besoj se ne mund të veprojmë në qetësi të plotë, prandaj do të kishte qenë e përshtatshme që sektori ynë të gëzonte gjithashtu këtë mundësi.

A mundet që një restorant, duke punuar në gjysmë orari, të vazhdojë biznesin e tij?

Jo, një restorant që punon me orar të reduktuar zakonisht nuk mund të vazhdojë biznesin e tij. Mund të mbijetojnë lokalet familjare, ose ato që nuk kanë qera për të paguar, por në të kundërt është shumë e vështirë. Nëse ke qera dhe shumë staf është shumë e vështirë të mbulosh shpenzimet duke punuar vetëm në 40 % të kohës.

Si mendoni, cilat do të jenë kushtet e restoranteve në javët në vijim?

Është e vështirë të parashikosh se çfarë do të ndodhë në javët në vijim. E gjitha varet nga mënyra se si funksionon virusi, nga infeksionet dhe nga aftësia që spitalet kanë për t’i bërë ballë kësaj vale. Me siguri shumë banorë të zonës do të vuajnë shumë, do të ketë viktima. Ata që e kanë forcuar veten dhe kanë kursime gjatë viteve, megjithëse me shumë vështirësi, do ta kapërcejnë këtë moment, por për ata që tashmë ishin në vështirësi, për fat të keq kjo do të jetë një goditje e vështirë për t’u kapërcyer. Shumë klientë po kërkojnë dërgesa të ushqimit në shtëpi, por jo çdo gjë mund të dorëzohet në shtëpi.

A i keni marrë masat e duhura për dërgesat në shtëpi?

Ne nuk jemi të pajisur për dërgesat në shtëpi dhe as nuk mendojmë ta bëjmë. Ne duhet të ndryshojmë linjën e prodhimit të kuzhinës, 80% e enëve tona duhet të konsumohen në vend, ulur në hapësirat tona, nuk është aspak e mundshme të mund të dorëzojmë në shtëpi pjata që në bëjmë. Ato janë pjata që duhen konsumuar brenda një kohe të kufizuar. Sidoqoftë, unë besoj se shumë po e aplikojnë këtë metodë, por ky treg i ri, tashmë i vendosur nuk do të jetë i lehtë për askënd. Shumë nga kolegët e mi ankohen.

Ju menjëherë siguruat restorantin tuaj. A kishte kjo një kosto të madhe?

Ne u rihapëm në korrik, duke qenë se vendndodhja jonë është në një pikë turistike. Para hapjes, kemi pastruar të gjitha dhomat dhe pajisjet, jemi pajisur me shpërndarës automatik të dezinfektuesve. Padyshim që kemi pasur kosto për të sjellë gjithçka në nivelin standard, për të pajisur stafin me maska ​​dhe sisteme mbrojtjeje. Sigurisht që këto janë kosto shtesë që kompanitë tona u është dashur të përballojnë.

Shpresojmë sa më shpejt që të jetë e mundur që kuzhina e “I Cucci” të kthehet për të kënaqur qiellzën e klientëve të tyre dhe për të parfumuar “Piazza Bologni” me aromën e pjatave të tyre./diasporashqiptare/KultPlus.com

Teatri i Gjilanit fillon provat për komedinë “Kosovo for dummies” të autorit Jeton Neziraj

Teatri i Qytetit të Gjilanit ka filluar provat për të shfaqur komedinë e autorit Jeton Neziraj dhe me regji të Blerta Neziraj, “Kosovo for dummies”, shkruan KultPlus.

Komedia “Kosovo for dummies” rrëfen historinë e Antigonës nga Kosova, e cila, për të fituar lejeqëndrimin në Zvicër, duhet të dëshmoj që nuk është një rinoqeront. Megjithatë, t’u themi që në fillim: në shfaqje nuk do të derdhet as një pikë gjaku, sado që ngjarjet që ajo i shtjellon janë mjaft dramatike. Madje-madje, nuk do të eksplodojë as edhe ndonjë bombë, pavarësisht se njëri nga personazhet e shfaqjes është mysliman dhe kjo mund të paragjykohet nga dikush. Drama ka fund të lumtur.

“Me satirë tregohet raporti ndaj emigrantëve, përmes një loje të pazakontë, gati si në ëndërr, por me plot forcë poetike”, citohet Michael Feller, Berner Zeitung në postimin në faqen zyrtare të teatrit të qytetit të Gjilanit.

Ndërkaq në këtë postim tregohet se Lena Rittmeyer dhe Der kleine Bund për shfaqjen e Jeton Neziraj kanë thënë se “Autori Jeton Neziraj then realitetin brutal dhe ndërton në skenë një realitet të ri. Me këtë krijon një drejtësi që të ngushëllon”.

Në shfaqje do të luajnë: Aurita Agushi, Tringa Hasani, Avni Shkodra, Kushtrim Qerimi, Gani Rrahmani, Safete Mustafa dhe Ernest Zymberi./ KultPlus.com

Zhduket alpinistja britanike, autoritetet kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

Esther Dingley, një alpiniste britanike është zhdukur gjatë një udhëtimi në vargmalin Pirenej në kufirin mes Francës dhe Spanjës. Këtë e ka bërë të ditur, i dashuri i saj, Dan Colegate, i cili shkruan në Facebook se ajo është parë për herë të fundit më 22 nëntor.

Dingley në këtë udhëtim ishte nisur e vetme, derisa ekipet e shpëtimit, të mobilizuara me helikopter, deri tani nuk kanë hasur në ndonjë gjurmë.

Çifti në fjalë është i njohur për udhëtime të shumta në Evropë që nga viti 2014, derisa kanë publikuar pothuajse çdo udhëtim të tyre në rrjete sociale, shkruan cnn.

Ekipet e shpëtimit që janë vënë në kërkim, thonë se çfarëdo që banorët mund të kenë informacione rreth 37-vjeçares, mund t’i njoftojnë ata në pikat e tyre të kontaktit.

I dashuri i saj u ka kërkuar njerëzve në Facebook që të bëjnë lutje, të ndezin qirinj dhe të kontribuojnë në çfarëdo mënyre që ta gjejnë atë. Ai ka shkruar edhe libra përgjatë udhëtimeve rreth peripecive të përjetuara dhe përvojave nga më të ndryshmet./KultPlus.com

Zbulohet një varr i lashtë mbretëror kinez

Arkeologët kinezë kanë zbuluar një varr antik që daton nga Periudha e Pranverës dhe Vjeshtës (770-476 para Krishtit) në varrezat Xuyang në Luoyang, në provincën qendrore kineze të Henan.

Është vlerësuar se varri i përkiste një fisniku ose mbreti nga popullata Luhun Rong, një grup etnik, i cili migroi nga veriperëndimi dhe u vendos në Kinën Qendrore gjatë asaj kohe.

Wu Yeheng, i cili drejton këtë zonë arkeologjike, tha se në varrin e ruajtur mirë, arkeologët gjetën zile, stoli, lodra dhe unaza, të rrethuar nga skelete kuajsh dhe qerresh.

Varri përmban gjithashtu traditat shtëpitë e varrimit të njerëzve Rong dhe kulturën e tyre, që ndjekin rrjedhën e mesme dhe të poshtme të Lumit të Verdhë./atsh/ KultPlus.com

Gjirokastër, nis puna për rikonstruksionin e teatrit “Zihni Sako”

Në qytetin e Gjirokastrës ka nisur puna për restaurimin e teatrit “Zihni Sako”, i cili do të kthehet në një hapësirë tejet të rëndësishme për jetën kulturore e artistike të qytetit të gurtë.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, shprehu kënaqësinë që më në fund nisën punimet për restaurimin e teatrit “Zihni Sako”, të cilin e cilësoi “hapësire kaq shumë të rëndësishme për jetën kulturore e artistike të Gjirokastrës”.

“Për vite me radhë në këtë teatër nuk është bërë asnjë rregullim thelbësor, por thjesht arnime aty-këtu sa për të thënë se diçka po bëhej edhe për trupën e aktorëve, të cilët i kanë dhuruar Gjirokastrës shfaqje dhe emocione për vite me radhë, por për fat të keq kurrë nuk kanë pasur ambiente pune dinjitoze”, – nënvizoi Golemi, duke shtuar se as spektatorët që shkonin në teatër nuk kishin kushte komoditeti.

Kryebashkiaku Golemi shprehet se me ndërhyrjen që po bëjmë falë ndihmës së çmueshme të miqve tanë italianë, përmes programit IADSA dhe një pjesë të buxhetit nga vetë të ardhurat e bashkisë, nëse gjithçka shkon sipas planit, është i bindur në pranverë ky investim i shumëpritur do të përfundojë.

Teatri “Zihni Sako” u themelua në 27 nëntor 1968 nën udhëheqjen e regjisorit Bernard Kokalari, i cili vuri për herë të parë në skenën premierën dramatike “Shokët”. Plejada e aktorëve të teatrit “Zihni Sako”, kanë dhënë mbi 100 premiera dhe ka marrë pjesë në takimet kombëtare, ku ka merituar edhe çmime.’/atsh/KultPlus.com

‘Farmer’s Blues’ me regji të Ibër Dearit, pjesë e festivalit të filmit në Brazil

“Farmer’s Blues” filmi me regji të Ibër Dearit është përzgjedhur që të jetë pjesë e festivalit të filmit në Brazil Lobo Fest: Festival Internacional de Filmes, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet regjisori i filmit përderisa ka shkruar se ky është edhe nominimi i nëntë për këtë film.

‘Miq e dashamirë, “Farmer’s Blues” është pjesë e festivalit të filmit në Brazil Lobo Fest: Festival Internacional de Filmes. Ky është edhe nominimi i 9 për filmin. Faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se “Farmer’s Blues” është përzgjedhur edhe si filmi më i mirë i festivalit në Maqedoni, në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtë, përkatësisht në festivalin ‘Beach Film Festival Ohrid që është mbajtur në muajin korrik.

Muzika ishte pjesë e përditshme e jetës së tyre, e bashkë me muzikën ishte edhe gjyshi, ngase ai e dëgjonte atë çdo ditë e në çdo kohë. Por, është pikërisht muzika ajo që ndalet që në fillim të këtij filmi, ndalja e muzikës shënoj vdekjen e gjyshit. Kurse vdekja e gjyshit, e në të njëjtën kohë babait të Vedait, i solli familjes përballjen zinxhirore me borxhe. Filmi i metrazhit të shkurtër “The Farmer’s Blues” sjell raportin e një familjeje, babë e djalë, bashkë me rrethanat në të cilat i kishte përplasur jeta.

Muzika e Luan Hajrës e shoqëron fillimin dhe pikërisht kënga “Lulzoj fusha, lulzoj mali”, është ajo që shënon përfundimin e këtij filmi, që nuk ju deshën më shumë se katër ditë të përfundonte xhirimet, mu në Sllupçan, fshatin e Kumanovës./ KultPlus.com

Shtatoret e vendosura në Prizren, Haskuka: S’jam autoriteti që vendos për vlerat artistike

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në një postim të bërë në Facebook ka shkruar për shtatoret e Gjergj Kastriotit dhe Adem Jasharit që u vendosën për festën e flamurit në këtë qytet, por që morën kritika të shumta për shkak se kishin një pamje të deformuar.

Ai ka thënë shqetësimet e qytetarëve, janë shenjë e dashurisë, derisa thotë se Skënderbeu dhe Adem Jashari tashmë kanë zënë vend në Prizren, dhe ata do të jenë aty përgjithmonë, pavarësisht nëse forma e paraqitjes do të mund t’ i nënshtrohet përmirësimeve, për të arritur nivelin e duhur artistik dhe historik.

Ndërsa ai ka shtuar se sa i përket shtatores së Adem Jasharit, ajo nuk është vendosur në pronë publike e as nuk është realizuar si projekt publik.

Ky është postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Prizrenit, të dashur bashkëkombas shqiptarë kudo që jeni,

I kam lexuar me kujdes shqetësimet që keni ngritur në rrjetet sociale për statujat e vendosura në Prizren.

Më vjen mirë që shqiptarët e duan Prizrenin dhe i duan heronjtë tanë kombëtarë, sepse shqetësimet tuaja janë shenjë e dashurisë. Është më mirë kritika për shkak të dashurisë, se sa heshtja për shkak të moskokëçarjes.

Së pari më lejoni të pohoj: Skënderbeu dhe Adem Jashari tashmë kanë zënë vend në Prizren, dhe ata do të jenë aty përgjithmonë, pavarësisht nëse forma e paraqitjes do të mund t’ i nënshtrohet përmirësimeve, për të arritur nivelin e duhur artistik dhe historik. Është fakt dhe arritje, që në kryeqytetin historik e shpirtëror të projektit kombëtar shqiptar, të shkelin Gjergj Kastrioti dhe Baca Adem.

Së dyti, dëshiroj të sqaroj diçka, sepse kam parë që qarkullojnë informata të gabuara. Sa i përket shtatores së Gjergj Kastriotit, ajo nuk është realizuar me tender e as me para të komunës, prandaj nuk ka asnjë të vërtetë te insinuatat për vjedhje apo për përzgjedhje të artistit realizues. Ajo shtatore është bërë prej shoqatës së diasporës “Trojet e Arbrit”, të cilët kanë përzgjedhur artistin dhe kanë realizuar me mjetet e tyre monumentin. Komuna, sipas marrëveshjes, ka ofruar vendin dhe realizimin e piedestalit, dhe në projekt kemi realizimin e një sheshi, përreth monumentit.

Unë si kryetar i Komunës nuk jam autoriteti që vendos për vlerat artistike e as për ato historike. Por, dëshiroj t’ ju tregoj qytetarëve se ne do të themelojmë një komision për këtë çështje, të përbërë nga profesorë të artit, urbanistikës dhe të historisë, nga Kosova apo nga trojet shqiptare, i cili komision do të ketë për detyrë të sjellë një raport këshillues, se si duhet vepruar me shtatoren, dhe çka duhet të bëjmë me të. Në bazë të atij raporti këshillimor, do të diskutojmë në asamblenë komunale, dhe do të marrim vendim për të vepruar, me transparencë të plotë dhe në përputhje me interesin e treguar prej gjithë publikut mbarëkombëtar. Gjithsesi, po e përsëris, Skënderbeu është në Prizren, dhe do të jetë gjithmonë.

Sa i përket shtatores së Adem Jasharit, ajo nuk është vendosur në pronë publike e as nuk është realizuar si projekt publik. Ajo është vendosur brenda një qendre tregtare dhe është realizuar prej asaj qendre, me miratimin e disa përfaqësuesve të familjes Jashari. Ne jemi njoftuar me veprën vetëm pasi që ajo është vendosur aty, njësoj si gjithë publiku tjetër. Është e vërtetë se në pronë private nuk i takon Komunës që të ndërhyjë, megjithatë, simbolet kombëtare, siç është edhe Adem Jashari, duhet të mbrohen nga shteti edhe për mënyrën e përdorimit në mjediset private. Siç kemi marrë vesh më vonë, ajo statujë do të tërhiqet, me vendim të vetë operatorit privat, dhe shpresojmë që do të zëvendësohet me një statujë më të mirë. Megjithatë, pavarësisht kësaj, më lejoni të lajmëroj publikun e gjerë se Komuna e Prizrenit tashmë i ka ndarë fondet dhe e ka filluar projektin, për të ndërtuar një monument publik, në një hapësirë publike, për komandantin legjendar Adem Jasharin.

Kjo është e vërteta. I falënderoj shumë kritikët, sepse pa kritika nuk ecet përpara. Shpresoj që me këto informacione, të kem kontribuar sadopak në sqarimin e opinionit publik në lidhje me këtë çështje të rëndësishme./ KultPlus.com

Rita Ora kërkon falje për shkelje të rregullave të karantinës

Këngëtarja Rita Ora ka kërkuar falje për shkeljen e rregullave të karantinës, duke e organizuar një ndejë private me miqtë e saj, për ta shënuar ditëlindjen e 30-të.

Ora e ka pranuar se ky ishte një vlerësim i gabuar i situatës dhe një vendim i paarsyeshëm për të festuar në një restorant në Londër, ndejë kjo e cila zuri vend të shtunën mbrëma.

Policia e qytetit e ka konfirmuar tashmë lajmin se ishin thirru nga persona anonim, të cilët e kishin lajmëruar një shkelje të rregullave të sigurisë të vendosura nga shteti me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Përmes një postimi në Instagram, Ora ka thënë: “Përshëndetje të gjithëve, unë e kam organizuar një ndejë të vogël me miqtë e mi, për ta festuar ditëlindjen e 30-të. Ishte një vendim i momentit dhe i gabuar, prandaj më vjen shumë keq që i kam thyer rregullat e karantinës. Po ashtu e kuptoj se ky veprim i ka vënë në rrezik jetët e njerëzve tjerë. Tani e kuptoj sa veprim i papërgjegjshëm ishte, dhe marrë përgjegjësi të plotë për këtë. Në veçanti më vjen turp kur e di personalisht, se sa shumë njerëz po punojnë me shumë mund për ta luftuar këtë sëmundje të tmerrshme, dhe jam e vetëdijshme për sakrificat që njerëzit dhe bizneset e ndryshme janë dashur t’i bëjnë për shkak të sigurisë sonë. Edhe pse e di që kjo nuk e rregullon gabimin tim, megjithatë dua të kërkojë falje të sinqerta”.

Në disa fotografi të postuara online, Rita Ora shihet duke hyrë në restorantin ku po i priste të ftuarit e saj, në mesi e së cilëve ishin edhe modelet, Cara dhe Poppy Delevingne./ KultPlus.com

Nga nesër Trafiku Urban në Prishtinë do të jetë falas për të gjithë

Trafiku Urban në Prishtinë nga nesër do të jetë falas, shkruan KultPlus.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se për një muaj rresht, Trafiku Urban do të jetë falas.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat ndaj Covid-19.

“Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër Covid-19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë. Të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të tjerëve rreth nesh”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Më poshtë mund të lexoni status e tij të plotë:

Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër #covid19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë.

Të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të tjerëve rreth nesh./ KultPlus.com

Merret vendimi për rimodelimin e shtatores së Adem Jasharit në Prizren

Shtatorja e Adem Jasharit, e cila është vendsur në Prizren më 28 Nëntor, e që u cilësua si karikaturë, do të rimodelohet

Këtë e kanë konfirmuar nga menaxhmeti i “Abi Çarshia” në Prizren, pranë së cilës është vendosur shtatorja e Adem Jasharit.

“Do të largohet përmendorja e Adem Jasharit për rikonstruktim dhe rimodelim të saj për shkak të kritikave të marra. Besoj se me shumë gjasë nesër ose më së largu gjatë kësaj jave do të largohet”, kanë thënë ata.

Nga menaxhmenti kanë theksuar se e njëjta skulpturë do të rimodelohet dhe se kjo do të bëhet nga një skulptor tjetër.

“Ky është vendim i përbashkët me skulptorin e kësaj vepre. Nuk dihet se për sa kohë do të përfundojë rimodelimi””, kanë deklaruar për klankosova.

Shtatorja e Adem Jasharit e vendosur më 28 Nëntor në Prizren u cilësua si karikaturë, pasi nuk ngjason me pamjen reale të komandantit.

Kritika të shumta u drejtuan për skulptorin që e ka punuar shtatoren, por edhe për Komunën e Prizrenit që lejoi vendosjen e një shtatoreje të tillë./klankosova/KultPlus.com

Arti kumanovar merr banim përmes një ekspozite në Galerinë Oda në Shkodër

Medina Pasoma

Frymëzimeve të 5 artistëve nga Kumanova, Shkodra ia hapi dyert nëpërmjet Galerisë Oda. Syri i publikut u ndesh me veprat artistike të ekspozitës  “Arti kumanovar në Odën Shkodrane” pikërisht në ditën e 28 Nëntorit, për të bindur edhe njëherë unifikimin që ka krijuar arti ndër vite dhe vazhdon ta bëj edhe sot, shkruan KultPlus.

Përderisa pandemia ndikoi në zbehjen e jetës në shumë drejtime, krijimtaria artistike i fali gjallëri shkodranëve për kremtimin e Ditës së Pavarësisë. Jo rastësisht u zgjodh kjo datë, e që nëpërmjet punës së Osman Demirit, Elita Halitit, Armend Ademit, Ardian Kadrijës dhe Dali Alilit u arrit bashkimi i dy qyteteve shqiptare.

Botëkuptimet dhe krijimtaria e këtyre 3 piktorëve dhe 2 fotografëve u shpalosën në forma të ndryshme të shprehjes artistike, duke lënë shenja autoriale në pikturë, skulpturë dhe fotografi.

Pronarja e Galerisë Oda, Rozafa Shpuza në hapjen e kësaj ekspozite u shpreh se ndjehej e lumtur që u bë nikoqir i artit të kumanovarëve.

“Edhe në këto kushte pandemie ne menduam të festojmë me art. Nuk ka kurrgjo ma të mirë se arti për me i ngroh shpirtrat, e Shkodrës ia shtuan një vlerë nëpërmjet ekspozitës në Galerinë Oda”, u shpreh Shpuza.

Në anën tjetër KultPlus ka zhvilluar një intervistë me Vlora Demirin, e cila përtej të qënurit një kritike e artit, është kujdesur edhe për prezantimin e artistëve dhe tekstin e katalogut të ekspozitës “Arti kumanovar në Odën Shkodrane”.

Demiri vlerëson se këta 5 artistë ishin dëshmi se as ky vit ‘i brishtë’ nuk arriti t’i mposht artistët dhe fuqinë e veprave të tyre, të cilat sipas saj gjetën “prehje” në Galerinë Oda.

“Interesi i publikut shkodran dhe më gjerë ndaj kësaj ekspozite bëri të ditur që pavarësisht çdo rrethane, nëntori vazhdon të mbetet muaji që i zhduk kufijtë fizik dhe shpirtërorë në mes trojeve shqiptare dhe shqiptarëve anembanë botës dhe se arti është e vetmja ikje e pastër nga ky realitet”, theksoi Demiri.

Vlora vazhdon tutje të thotë se arti është liri, në të cilin çdo artist e gjen veten e tij. Për të arritur deri te kjo gjetje mjafton të ekzistoj dëshira dhe qasja shpirtërore e artistit.  Ndërkaq ajo vlerëson se këta artistë nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut e kanë arritur këtë nivel, e sidomos duke ardhur me forma të ndryshme artistike.

“Ndryshimi i shprehjes artistike tek këta artistë shkrifet dhe kthehet në një masë homogjene në momentin që ne ngelim ballë përballë me qëllimin e tyre. Secili u përfaqësua me nga një vepër dhe fakti se çdo njëri nga artistët erdhi me një triptik, na bën të kuptojmë që janë copëzat, ato të cilat krijojnë një tërësi. Dhe ky është dhe mesazhi kryesor i kësaj ekspozite”, shprehet Demiri.

Vlora Demiri beson se në periudha të ndryshme kohore arti ka promovuar gjenialitetin e kohës, e që shumë shpesh ka ekzistuar censura, duke i robëruar autorët që të mos kenë liri shprehëse. Ndërkaq pikërisht arti bashkëkohor, ia mundësoi krijuesve të shprehen ashtu siç vetë dëshirojnë, e që e tillë është edhe ekspozita “Arti kumanovar në Odën Shkodrane”.

“E bukura e kësaj ekspozite është që del nga ato që jemi mësuar t’i shohim dhe pavarësisht mënyrës së shprehjes vë pikën në qëllimin dhe mesazhin e artistëve dhe jo në mënyrën se si ata kanë ardhur deri tek ky qëllim”, shpjegoi Demiri.

Ashtu siç dallon njeriu nga njeriu, njësoj dallon edhe forma individuale e shprehjes artistike. Mirëpo, bashkimin e 5 artistëve që secili ka veçantitë e veta, Vlora Demiri dëshiron t’i sheh me një sy unifikues, ashtu edhe siç kanë ardhur në një ekspozitë të vetme.

“Kam përshtypjen që do të ishte shumë më e denjë t’i shohim në tërësi dhe jo të ndarë. Edhe fotografia e Osman Demirit dhe Dali Alilit, edhe pikturat e Elita Haliti dhe Armend Ademit, por dhe skulptura e Adrijan Kadrijës janë lutje me të cilën autorët i drejtohen shikuesit për të rindjerë dhimbjen e patologjisë tonë kolektive si popull”, vlerëson Demiri

Tutje, ajo vazhdon të besoj se e veçanta e këtyre 5 krijuesve mbetet te ikja e tyre nga shprehja narrative që zakonisht bëhet për të shënuar data të caktuara, madje edhe se nëpërmjet gjuhës së fuqishme të artit ata mishërojnë realitetin dhe problemet me veprat e tyre.

“Në veprat e tyre nuk u jepet vend datave, personaliteteve dhe ngjarjeve konkrete të historisë, por ata shpalosin hapësirat që duhet mbushur, të mbetura në mes kronologjisë së arritjeve tona si popull”, thekson Demiri.

Vlora tutje shprehet se këto vepra janë thirrje ndaj publikut që të dalin “nga vegimi i dalldisur që zakonisht e shohim në këto data të veçanta dhe të kthehemi nga e ardhmja dhe të veprojmë për të”.

“Me një qasje konceptuale dhe me një shprehje bashkëkohore ata arrijnë të shtjellojnë problemet qindra vjeçare të popullit tonë”, vlerëson ajo.

Vlora e ndërlidh edhe vendin ku është shfaqur kjo ekspozitë me simbolikën e emërtimit përgjatë historisë. Kështu ajo krijon udhëkryqe mes odave shqiptare dhe Galerisë Oda.

“Kjo odë shkodrane ishte pikërisht ajo ku përsëri u shpalosen dhe ‘u diskutuan’ problemet më me zë të popullit tonë. Kumanova respektoi mikpritësen me një art të denjë ashtu siç e meriton një vend si Shkodra, i njohur për mikpritjen e saj”, sqaron Demiri.

Për Vlorën kjo ekspozitë mbetet një tentative dhe lutje për bashkim si dhe një pasqyrë e gjendjes popullore.

“Është pikërisht kjo qasje e sinqertë e artistëve ajo që i bën ata të veçantë në përzgjedhjen e ekspozimit të këtyre problemeve, pikërisht në këtë datë kaq të rëndësishme për ne”, sqaron Demiri.

Ekspozita “Arti kumanovar në Odën Shkodrane” do të mbetet e hapur për një muaj për artdashësit shkodran në Galerinë Oda. / KultPlus.com

Kisha e “Shën Mitrit” në Kala të Beratit, tjetër monument i shpëtuar

“Kisha e “Shën Mitrit”, në lagjen Kala të Beratit është një tjetër monument kulture i shpëtuar falë ndërhyrjeve restauruese.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës Elva Margariti, sipas së cilës sapo u u përmbyll një proces i gjatë e jo i lehtë ndërhyrjesh restauruese.

“Pas dekadash harrese, specialistët e DRTK Berat, kanë kryer një sërë punimesh, që i sigurojnë jetëgjatësinë këtij monumenti”, u shpreh Margariti.

Sipas saj, ky është një lajm i jashtëzakonshëm për monumentin e kulturës se kategorisë së parë. “Ky është një objekt postbizantin i shekullit te XVII brenda territorit të kalasë së beratit. Tashmë ky objekt është jashtë rrezikut të degradimit i cili kishte filluar prej kohësh”, u shpreh Margariti.

Kisha ndodhet në pjesën lindore të kalasë midis shtëpive të banuara. Pjesa e naosit në qendër Më përpara rrethohej nga një hajat në krahun verior, perëndimor dhe jugor, ndërtim ky që në fakt i përkiste një periudhe edhe më të vonë nga ndërtimi i vetë kishës. /atsh/ KultPlus.com

“BTS” vazhdon të shënojë suksese me albumin e ri

Ka qenë një javë e rëndësishme për grupin “BTS” pasi bënë histori me t’u bërë bendi i parë i muzikës K-Pop që u shpërblye me çmim Grammy. Por sukseset e tyre nuk mbarojnë këtu.

“BTS” ka arritur që për herë të pestë të pozicionohet në vendin e parë të toplistës “Billboard 200”, transmeton Koha.

Të dielën më 29 nëntor, “Billboard: zyrtarisht e bëri të ditur lajmin se albumi i ri i bendit nga Korea Jugore, “BE”, ka debutuar në pozitën e parë në toplistës së 200 albumeve më të mira në Amerikë.

Tani ata janë shndërruar në bendin e parë që me dy albume të ndryshme, “Map of the Soul: 7” dhe “BE”, ka arritur të pozicionohet në maje të toplistës “Billboard 200”, në vitit 2020.

Tutje, “BE” është albumi i pestë i bendit i incizuar në studio që po e shënon këtë sukses, dhe deri më tani “BTS” është grupi i parë dhe i vetëm nga Korea Jugore që e kryeson toplistën e albumeve më të mira, me pesë incizime të ndryshme.

Dhe në mënyrë impresionuese, shtatë djelmoshave të bendit iu deshën vetëm dy vjet e gjashtë muaj, që ta arrijnë këtë sukses.

Bendi i fundit që e kryesoi toplistën “Billboard 200” me pesë albume radhazi në kohë kaq të shpejtë, ishte grupi legjendar “The Beatles” i cili arriti të pozicionohet në vendin e parë ndërmjet viteve 1966 dhe 1968.

“The Beatles” po ashtu ishin bendi i fundit që e ka arritur këtë sukses historik, në kohë rekord prej një viti e pesë muajsh. / KultPlus.com

26-vjeçari nga Kosova në ballinat e gazetave zvicerane: I gjeti 9 mijë franga, pastaj ia dorëzoi policisë

Gazetat zvicerane e kanë vendosur sot në ballinat e tyre një gjest të mirë të një kosovari. Eduard Latifi e gjeti një çantë të braktisur para një dyqani të premten që lamë pas.

Të premten e ashtuquajtur “Black Friday”, 26-vjeçari Eduart Latifi doli jashtë dhe po shëtiste në Arbon me bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël. Eduarti vuri re një çantë të kuqe jashtë një dyqani. Ai thotë: «Çanta ishte braktisur para hyrjes. Menjëherë mendova se dikush e kishte humbur atë”. Ai nuk kishte frikë se mund të kishte ndonjë gjë të rrezikshme brenda. Kështu që 26-vjeçari vendosi të shikonte nga afër çantën. Ishte shumë e përdorur.

“Kur hapa çantën, pashë se kishte para në të”, thotë Eduarti. Ai e mbylli atë përsëri shumë shpejt dhe qëndroi aty për disa minuta me çantën në dorë. Mendimi i tij ishte se pronari mund të kthehej. Por nuk ndodhi kështu. Kështu, shqiptari që gjeti çantën, shkoi në dyqan te bashkëshortja e tij.

Ai i përshkroi gjithçka bashkëshortes dhe tha se donte të shkonte menjëherë në polici dhe ta dorëzonte çantën. “Më zuri paniku kur pashë të gjitha ato para. Bashkëshortja ime më tha që të qetësohem”. Për të ishte menjëherë e qartë se ai dëshironte të shkonte menjëherë në stacionin më të afërt të policisë. Dhe familja shqiptare e bëri atë. Gjatë rrugës, bashkëshortja e tij i numëroi paratë. “Ishin 9 000 franga para të gatshme. Bankënotat sapo ishin tërhequr nga banka. Mbi to kishte akoma një kapëse letre», thotë Eduarti për “20 Minuten”, transmeton albinfo.ch.

Kur mbërriti në stacionin e policisë në Arbon, prindi familjar i tregoi një nëpunëseje për ngjarjen. Ajo i shprehi mirënjohje për ndershmërinë e tij. Për Eduartin kjo ishte më se e natyrshme, pasi nuk ishin të hollat e tij.

Një orë pasi familja ishte në stacionin policor, celulari i tij cingëroi. Në skajin tjetër ishte nëpunësja e stacionit të policisë në Arbon. Ajo i tha se pronarja e çantës së kuqe e kishte kontaktuar atë, thotë Eduarti. Ai nuk e kontaktoi personalisht pronarin e çantës dhe të 9 000 frangave. Sipas oficeres së policisë, ajo ishte shumë e prekur emocionalisht. “Ajo më la 100 franga. Tani mund t’i marr në stacionin e policisë”, thotë Eduarti, i cili me kërkesë të Shtegu.com, ka treguar se me prejardhje është nga Hogoshti dhe se punon në sigurim.

Zëdhënësi për media i Policisë së Kantonit Thurgau, Andy Theler e ka konfirmuar rastin. Pronarja e çantës së kuqe është një grua e moshuar. “Ajo ishte në gjendje të identifikohej si pronare të parave dhe ne i dhamë asaj çantën dhe përmbajtjen e saj”. Lidhur me tarifën e gjetësit, Theler thotë se është zakon të merret drejtpërdrejt në postë. Kjo është mënyra më e sigurt për të siguruar që gjithçka të shkojë siç është rënë dakord. / KultPlus.com

Gjergji dhe Ademi vazhdojnë të jenë në shërbimin tonë për të na treguar se ku jemi katandisur!

Shkruan: Arbër Sadiki, arkitekt

Të gjitha artefaktet e gjetura të civilizimeve më të hershme, tregojnë se njeriu paralel me plotësimin e nevojave të tij thelbësore, pandërprerë kultivoi dhe zhvilloi ndjenjën e tij ndaj së bukurës duke e konsideruar atë shpesh edhe hyjnore. Qysh në Paleolit, shpella e Altamiras në Spanjë, përpos që u përdor për strehim, ajo u zbukurua me figura të ndryshme të ngjyrosua me ngjyra të përfituara nga toka dhe yndyra e kafshëve. Të gjithë tempujtë në Mesabotami dhe Egjipt, përpos mureve, dyshemeve dhe tavaneve të zbukuruara me piktura dhe mozaiqe, ato përcilleshin edhe me skulptura të dimensioneve dhe motiveve të ndryshme. Për të ardhur tek Greqia Antike, ku skulpturat që i dedikoheshin Zotërave të ndryshëm, duheshin patjetër të ishin të përkryera në dimensionin artistik sepse vetëm si të tilla mund të gëzonin besimin e qytetarëve grek.

Por, pavarsisht se interesi i njeriut për të bukurën u zhvillua pandërprerje, pyetje të mëdha rreth definimit të saj, ishin çështje të diskutueshme në mes të filozofëve, intelektualëve, kritikëve dhe historianëve të artit, në të gjitha epokat e qytetërimit botëror. Çka është arti? Çka është e bukur dhe çka e shëmtuar? Cilat janë kriteret në bazë të cilit vihet deri tek një gjykim mbi estetikën? Cili është thelbi i artit?

Filozofia si disciplinë e cila përpiqet të kuptojë dhe sqarojë thelbin e ekzistencës dhe së vërtetës, gjithmonë ka tentuar që të përgjigjet në këto pyetje si pjesë të rëndësishme të të kuptuarut të natyrës së brendëshme njerëzore. Estetika, si disciplinë e veçant filozofike e cila merret me krijimin artistik dhe përjetimin e veprave të artit, për herë të parë u përmend nga filozofi Gjerman Aleksander Baumgarten, në vitin 1735, i cili me të lidhte ndjenjën e fituar gjatë përceptimit. Pak vite pas, bashkëkombasi i tij, Imanuel Kant, duke u marrur me të bukurën dhe të madhërishmen, konkludonte “se shija është fuqia e të gjykuarit të një objekti ose lëndëje me ndihmën e të pëlqyerit dhe të mos përlqyerit pa kurrfar interesi. Objekti i pëlqyer si rezultat i këtij procesi, quhet i bukur”.

Kthesën më të madhe në të gjykuarit mbi estetikën, e solli skulptori francez Marcel Duchamp në fillim të shekullit XX kur ekspozoi veprën e tij artistike pjesë përbërëse të së cilës ishin rrota e biçikletës dhe pisuari. Simbas të gjitha rregullave të deriatëherëshme të të gjykuarit estetik, kjo nuk mund të klasifikohej si vepër arti. Në të vërtetë, pikërisht këtu fillon kthesa e madhe e të gjykuarit estetik, ku Dishan duke na sjellur element të rëndomt të përdorimit të përditshëm si mjete për realizimin e veprave të artit, na bënë me dije se vepra artistike nuk varet vetëm nga format fizike që e përbëjnë, por nga konteksti në të cilin ato vendosen. Ky qëndrim, paraqet moment të rëndësishëm për filozofinë bashkohore sepse ART nuk nënkupton më gjykim mbi vlerat fizike, por mbi statusin.

Gjithë këtë elaborim kronologjik, i cili është fare i njohur për gjithkë që ka një formim mesatar intelektual jo domosdoshmërisht nga fusha e artit, e bëra me të vetmin qëllim që të mundohem të gjykoj mbi vlerat estetike që manifestojnë shtatoret e vendosura gjithandej qyteteve tona këto 20 vitet e fundit.

Normalisht, teksti vjen si reflektim marr shkas nga debati që ngjallën dy shtatoret e vendosura rishtas në Prizren, shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe Adem Jasharit. Por, asesi duke u fokusuar vetëm tek to, sepse këto dy shtatore asgjë nuk dallojnë nga ato që ne kemi prodhuar tah e njëzet vite. Pothuajse të gjitha veprat e artit publik të prodhuara pas luftës së fundit, e që zakonisht i dedikohen protagonistëve të kësaj lufte, varijojnë nga ato me defekte të theksuara proporcionale, deri tek ato të realizuara korrekt brenda principeve të realizmit socialist të pas Luftës së Dytë Botërore. Këto të dytat, përgjithësisht të realizuara nga skulptorë eminent nga Republika e Shqipërisë, ku kjo rrymë ishte shumë e zhvilluar, arrijnë shpesh edhe përkryeshmërinë brenda kësaj fryme por ja që nuk mjafton nga që shpërfillin komponentën VEPËR – KOHË, e domosdoshme për një vepër arti.

Pra, nëse kategoria e parë, janë krejtësisht fyese për kontributin dhe sakrificën e personaliteteve të cilave u dedikohen, këto të dytat janë një keqpërdorim i qartë i tyre për axhenda ditore politike. Përmes modelimit të tyre domosdoshmërisht në frymën soc-realiste, është ndërtuar një narrativ i qartë për ti imponuar qytetarit të lirë se kush u a solli lirinë. Tek këto skulptura, i gjithë impenjimi i autorëve të tyre, normalisht kërkesë eksplicite e porositësve të veprës, është tek modelimi në detaje i arsenalit ushtarak që ata posedojnë, dhe fare pak në psikologjinë dhe intelektin e protagonistëve, ndërsa aspak në idealin e tyre sublim – LIRINË. Pra, tek ta gjejmë armë të madhësive dhe tipologjive të ndryshme (pistoleta, kallash, minahedhëz, mitraloz, …), por asnjëherë lule, pemë, gjelbërim, gurë, ujë, synonime këto shumë më të përafërta me lirinë, dashurinë, tolerancën – ideale këto për të cilat ata ranë. Pra, prurësi i lirisë asesi nuk guxon që të shpreh asnjëlloj atributi intelektual sepse duhet treguar qartas se kush e solli lirinë – PUSHKA. Ska rëndësi se heroi Shaban Jashari, para se të ishte luftëtar – ishte mësues, Agim Ramadani – poet dhe piktor, Edmond Hoxha – student, dhe se lufta ishte vetëm një imponim i vrazhgët ndaj këtyre angazhimeve të përditshme të tyre kaq fisnike.

Nëse nga ky realitet që na shpërfaqet gjithandej, tentojmë ti përgjigjemi pyetjeve qindravjeçare të përmendura sipër: Çka është arti? Cili është thelbi i artit? Në këtë rast është fare e qartë – Arti në shërbim të ideologjisë, politikës, përfitimit ditor. Kjo do të ishte fare normale për një shoqëri totalitare, diktatoriale, por nëse duam ti japim një përgjigje brenda një konteksti liberal demokratik, atëherë përgjigja vështirësohet. Si ta përkufizojmë atë si njeri i lirë, çka na pëlqen neve pa kurrfar interesi, ashtu siç insiston Kanti? Si ta kontekstualizojmë atë dhe ta nxjerrim nga të qenurit objekt, në subjekt të vazhdueshëm marrëdhënijesh me njeriun dhe kontekstin – siç pretendon Dishan.

Të pamurit në këtë prizëm, na shpërfaqen defekte më të mëdha shoqërore të cilat shkojnë përtej keqpërdorimit ideologjik të porositësve të këtyre veprave nga një grup njerëzish. Shtrohen pyetje, si: Po institucionet e pavarura, Akademi Shkencash e Artesh, Institute, Universitete, Shoqata artistësh e intelektualësh, intelektual të pavarur, artistë të lirë, cili ka qenë qëndrimi i tyre ndaj kësaj dukurie? Jemi të gjithë dëshmitar, se me përjashtime të vogla, 20 vitet e fundit këto kategori kanë qenë krejtësisht të pa zë. Të qenurit pa qëndrim për çështje që të përkasin, është kontribut direkt në mbështetjen e së keqes. Skulpturat e Prizrenit nuk bënë asgjë të jashtëzakonshme, pos vetëm një shërbim që bënë arti, për çudi, edhe kur nuk përmban kurrnjëfarë vlere tjetër brenda – shpërfaqë një realitet. Arti është kaq i sinqertë sa që edhe kur tentohet të keqpërdoret ai përsëri thotë të vërtetën. Këto skulptura, vetëm shpërfaqin realitetin tonë shoqëror në të gjitha fushat. Dy figura kaq të mëdha të kombit, nuk pranojnë të na gënjejnë. Gjergji dhe Ademi nuk bëjnë asgjë tjetër veçse vazhdojnë të jenë në shërbimin tonë për të na treguar se ku jemi katandisur! Niveli artistik i shtatorëve të tyre nuk është as më i keq e as më i mirë se arkitektura jonë, shëndetësia, ekonomia, drejtësia, muzika, filmi, rrespekti dhe dashuria që ne realisht kemi për figurat qendrore tonat.

Të kthehemi edhe një herë tek mënyra se si përgjithësisht i kemi bërë këto shtatore, duke u munduar për të dhënë edhe një zgjidhje. Duke u nisur nga fakti se asnjëri prej këtyre personaliteteve të nderuara nuk kanë sakrifuar jetën e tyre për ti u ndërtuar një shtatore, porse sakrifica që atë bënë është shumëfish më e madhe se sa që mund ti kompenzohej me një të tillë, aq më tepër duke u nisur edhe nga cilësia e realizimit të tyre, mendoj se më e mira do të ishte që ato të mblidhen gjithandej Kosovës dhe të shkrihen ashtu siç u shkrinë ata vetë për një ideal të vetëm dhe me masën e fituar të ndërtohet një memorial i vetëm dinjitoz në qendër të kryeqytetit ose kodrat për rreth tij si mbrojtës i qytetit, memorial i cili do ti manifestonte vlerat më sublime për të cilën ata ranë. Ata dhanë jetën për të dhuruar jetë. Mu për këtë, memoriali për ta duhet të jetë plotë jetë. Masa e bronzit në të cilën do të brumoseshin shpirtrat dhe idealet e tyre, e modeluar dhe rrethuar natyrshëm me lulet, pemët, ujin, njerëzit që e rrethojnë, të gjitha të shkrira në një, do na bënin të ndjejmë praninë dhe idealin e tyre në erën e luleve kur çelin, shushurimën e gjetheve kur fryen, në vesën e barit të njomë, në gurgullimat e ujit, në cicërrimat e zogjëve, në të qeshurat e fëmijëve duke lozur rreth e rrotull monumentit. / KultPlus.com