75 vjet nga vdekja e “Mbretëreshës së Malësorëve”, Edith Durham

Mary Edith Durham (1863-1944) ishte një intelektuale udhëpërshkrues, artiste, shkrimtare nga Britania e Madhe, e cila u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit të XX. Për shqiptarët në përgjithësi, Mary Edith Durham, do të mbetet “princesha” mbrojtëse e çështjes shqiptare të kohës, njëra ndër intelektualet, e cila ngriti zërin kundër padrejtësive që iu bëheshin shqiptarëve nga shtetet fqinje dhe nga Fuqitë e Mëdha të Evropës. Ajo, në mesin e shqiptarëve gjeti miq të vërtetë, të cilët në çdo çast në çdo rast nevojë ia hapen derën dhe nuk kursyen asgjë për të. 

Jetëshkrimi

Mary Durham lindi në vitin 1964 në Londër.  ishte më e madhja nga 8 fëmijët. Babai i saj, Arthur Eduard Durham ishte njëri ndër  kirurgët më të njohur në Londrën e shekulli 19-të. Edukimin e mori në mënyrë private dhe shfaqi talent në vizatim si edhe në përdorimin e ngjyrave të ujit, talent ky që bëri të mundur pjesëmarrjen në Royal Academy of Arts (Akdemia Mbretërore e Arteve). Ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në paraqitjen dhe pikturimin e detajuar të një numri të madh amfibësh dhe reptilësh që u paraqitën në volumin Cambridge Natural History (Kembrixh Historia Natyrore) i publikuar në 1899.

Edit Durham në Shqipëri

Pas vdekjes së babait, Editit i’u desh të kujdesej me vite me radhë për nënën e sëmurë, që rezultoi si diçka shumë e lodhshme. Në moshën 37-vjeçare, e këshilluar edhe nga doktori i saj, ajo ndërmori një pushim jashtë vendit për t’u qetësuar. Me anë të detit, duke u nisur nga Anglia deri në bregun e Dalmacisë, duke udhëtuar nga Trieste në Kotor, më në fund zbarkoi në Cetinje, kryeqyteti i Malit të Zi. Kjo pjesë e vogël e harruar e botës do t’i lente asaj mbresa të thella për të gjithë jetën.

Për 20 vjet ajo udhëtoi dendur nëpër Ballkan duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare, që atë kohë ishte një nga zonat më të izoluara e të prapambetura të Evropës. Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruar dhe duke mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi. Pavarësisht nga kjo, vetëm shkrimet e saj do t’i jepnin famë të madhe. Ajo shkroi 7 libra rreth çështjeve të Ballkanit, nga të cilët High Albania “Shqipëria e Epërme”,  e shkruar në vitin 1909 është më e njohura dhe më e arrira. Ky libër akoma edhe sot e kësaj dite është një udhërrëfyes i mirë i kulturës dhe traditave të malësorëve të Shqipërisë Veriore. Është për t’u theksuar që artikujt e saj për revistën Njeriu (Man)e bëri atë një pjesëtare të njohur të Institutit Mbretëror te Antropologjisë (The Royal Anthropological Institute).

Zonja Durham u njoh shumë afër dhe përkrahu çështjen shqiptare për pavarësinë dhe bashkimin e shqiptarëve. Por kjo bëri që të fitonte një reputacion të keq prej etnocentrikeje nga qarqet antishqiptare  dhe më vonë do të kritikohej dhe ri-kritikohej nga përkraheshit e shtetit serb, të cilët synonin shkëputjen e plotë të territorit të Kosovës të banuar kryesisht nga shqiptarë, nga territoret shqiptare për t’a futur në territoret sllave.

Edit Durham rrjedhimisht u kthye kundra politikës së Serbisë, duke denoncuar me termin “Krimbi serb” me që nuk kishin krijuar një Jugosllavi të madhe, por thjesht po arrinin qëllimin e vërtetë në realizimin e “Serbisë së Madhe”, duke vazhduar akuzat se njerëzit nën këtë regjim vuanin një diktaturë më të egër se më parë, në kohën e Turqisë. Për më tepër, intelektualë angleze që përkrahnin çështjen serbe dhe që ishin të shumtë, kanë kritikuar rëndë Editin dhe pikëpamjet e saj. Rebecca West (Rebeka Uest) e përshkroi Durhamin në librin e saj “Black Lamb and Grey Falcon” si një udhëtare që kthehet nga Ballkani me idenë se ata janë gjithmonë të pafajshëm dhe se gjithmonë janë ata që masakrohen dhe jo që masakrojnë. Historiani i njohur R. W. Seton-Watson (një përkrahës i flaktë i idesë së përçarjes së Perandorisë Austro-Hungareze) komentoi, “Ndërkohë që gjithmonë denoncohet “mentaliteti i Ballkanit”, edhe ajo vetë është po e njëjta me fjalët që thotë”

Pavarësisht nga qarqet e fuqishme antishqiptare të shteteve të Evropës së kohës, por edhe të Anglisë, që ishte Perandori industriale e botës, Shqiptarët e kanë nderuar dhe nderojnë Editin e tyre  dhe kanë respekt për të. Ajo sipas shqiptarëve është “Mbretëresha e Malësorëve.” Ajo u mirëprit nga malësorët shqiptarë dhe gjatë kalimit të saj në këto vise nuk pati asnjë keqtrajtim edhe pse ishte një femër e vetme. Përshtypje të mbetura nga Shqipëria ishte tradita e “Burrneshave Shqiptare”, që ishte një zakon ku femrat visheshin si burra dhe kishin një pozitë të qartë në shoqëri.

Mbas vdekjes së saj në 1944, Mbreti Zog i Shqipërisë i dha merita të larta asaj. Mbreti Zog ka shkruar për të : “– Ajo na fali neve zemrën e saj dhe fitoi si këmbim vëmendjen e malësorëve tanë.” Ajo vazhdon të nderohet si “Heroinë Kombëtare” dhe në 2004 në një deklaratë të presidentit shqiptar, Alfred Moisiu e cilësoi atë si një nga figurat më të spikatura të Shqipërisë të shekullit të kaluar.

Shumë nga punët e Durhamit i janë dhuruar akademive të koleksioneve pas vdekjes. Në ditët e sotme, dokumentat e saj mbahen nga Museum of Mankind (muzeu i njerëzimit) dhe Royal Anthropological Institute (Instituti Mbretëror Antropologjik) në Londër, ndërsa koleksioni i saj me bizhuteri të grumbulluara në Ballkan ndodhen në Pitt Rivers Museum në Oxford (Oksford) dhe Bankfield Museum në Halifax (Heilfaks). Muzeumi Bankfield gjithashtu ka një monstër presentative rreth jetës dhe veprimtarisë së saj. /KultPlus.com

Është rrezik kur cilido religjion fillon të bëhet politikë

Ishte artist, intelektual dhe politikan.

Ibrahim Rugova udhëhoqi popullin e Kosovës në momentet e rënda para dhe pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë.

Gjatë studimeve postdiplomike në Francë, ka qenë student i një prej filozofëve më të mëdhenj të shekullit XX, Roland Barthes.

Shquhej jo vetëm për rezistencën paqësore kundër Serbisë po edhe për diskurs paqësor politik.

Pas vetes Rugova la shumë thënie, ku shumica prej tyre qëndrojnë edhe sot.

Më poshtë ju sjellim disa prej thënieve të tij:

– Arti është si jeta, secili e gjen kuptimin e tij për vete.

– Kosova është një vend i vogël, por ajo gjithashtu ka shumë pasuri që janë dhënë për ne nga Perëndia.

– Është rrezik kur cilido religjion fillon të bëhet politikë.

– Pushteti i mirë i dëgjon intelektualët e vërtetë, të cilët udhëhiqen nga ideja universale e progresit njerëzor.

– Nuk mund të merrem me letërsi, kur shoh se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi.

– Vizioni im është që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE, në NATO dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA-të.

– Unë dua të theksoj faktin se pavarësia e Kosovës duhet dhe do të njihet.

– Kuçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mund të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve.

– Shqiptarët nuk i bashkon vetëm feja apo ideologjia. Qysh në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në kohën e Rilindjes kombëtare, gjuha, kultura dhe tradita ishin elemente lidhëse kombëtare, kurse feja nuk ishte forca absolute e bashkimit.”

– Si president i Kosovës, unë jam shumë i shqetësuar në lidhje me situatën aktuale të punësimit, në rreth 70 për qind të popullsisë, e cila është e re, me potencial të madh, flet shumë gjuhë të huaja dhe që janë ekspertë në shumë fusha.

– Ministritë e ndryshme duhet të punojnë më shumë në promovimin e vendit, për të ndërtuar imazhin publik të Kosovës. Projekte konkrete duhet të shpalosen, në mënyrë që të aktivizoni biznesmenët tanë të kenë më shumë kontakte. Ne na duhet të krijojmë një imazh pozitiv për veten.

– Vizioni im është që vendi të integrohet në BE, për të transferuar një pjesë të pavarësisë sonë atje. Është gjithashtu detyra jonë për ta bërë këtë, nëse dëshirojmë të krijojmë një tregti dhe një ekonomi të shëndoshë. Ky është vizioni për të cilin po punoj dhe do të vazhdoj të punoj në të ardhmen.

– Kishim ndihmë ndërkombëtare sidomos nga BE dhe SHBA-t[, të cilat na ndihmuan të dilnim nga kjo fazë e emergjencës, për t’i dhënë dinamizëm Kosovës.

– Problemet politike lidhen ngushtë me problemet ekonomike. Me ndihmën e politikës, ne do të hapim rrugën për ekonominë. / KultPlus.com

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama prezanton librin e ri, tregon çka do të përmbajë

Ish- presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka dhënë detaje për librin e tij “A promised land”, që do të botohet të martën. Obama ka rrëfyer në detaje se si kishte ardhur deri te idea për të shkruar këtë libër, çka përmban ky libër, por ka folur edhe për sfidat që i ka kaluar për ta shkruar, transmeton Gazeta Sinjali.

“Në fund të presidencës sime, së bashku me bashkëshorten time, Michelle, hipëm për herë të fundit në aeroplanin e ‘Air Force One’ dhe udhëtuam drejt perëndimit për një pushim që e kishim shtyrë për një kohë të gjatë. Por, disponimi gjatë udhëtimit nuk ishte i mirë, pasi që të dy ne u tërhoqëm fizikisht dhe emocionalisht. Në këtë nuk ndikoi vetëm nga puna e tetë viteve të mëparshme por ne u zhgënjyem nga rezultatet e papritura të zgjedhjeve, pasi që dikush krejt i kundërt do të ishte pasardhësi im. Mirëpo më vonë ne filluam të kënaqeshim pasi që e dinim se ne e kishim bërë më të mirën dhe se vendin do e lija më mirë se që e kisha gjetur”, ka thënë Obama për Atlantic, përcjellë Gazeta Sinjali.

Obama tregon se gjatë pushimeve me bashkëshorten tij vendosën për hapat e ri që do t’i ndërrmarin në jetë.

“Për pothuajse një muaj, unë dhe bashkëshortja ime rrinim zgjuar deri vonë, i shijonim darkat e qeta, bënim shëtitje të gjata dhe me pak fjalë ne u dashuruam edhe një herë me njëri-tjetrin. Gjatë këtij pushimi që kishim filluar ta shijonim ne vendosëm edhe për hapat e tjerë që do t’i ndërmarrim në jetë. Morra stilolapsin dhe fillova të shkruaj (akoma më pëlqen të shkruaj me dorë) dhe tashmë në time ekzistonte një skicë e qartë për çfarë dua të shkruaj”, ka shtuar Obama.

Gjithashtu Obama ka treguar se pse ka vendosë të shkruaj një libër që përshkruan punën e tij si president i SHBA.

“Me librin tim unë doja t’u shpjegoja lexuesve se si është të jesh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Doja të ju bëja me dije njerëzve se ndonëse mund të duket diçka e mahnitëshme, presidenca është vetëm një punë dhe qeveria jonë federale është një ndërrmarrje njerëzore si çdo tjetër. Doja të ju bëja me dije se edhe njerëzit që punojnë në Shtëpinë e Bardhë përjetojnë të njëjtat gjëra si njerëzit e zakonshëm: zhgënjim , shpërthim, kënaqësi. Si dhe doja të ju tregoja një histori timen personale me të cilën të rinjtë mund të frymëzohen”, tha Obama.

Ish-presidenti gjithashtu gjatë rrëfimit të tij për librin ka treguar se gjërat nuk i kishin shkuar siç ai i kishte planifikuar.

“Mendoja që librin mund ta kisha gati brenda një viti, por procesi i tij nuk shkoi saktësisht siç unë e kisha planifikuar. Kjo pasi që gjatë kohës sa shkruaja, faqet e librit shtoheshin, kështu që vendosa ta ndajë në dy vëllime. E di që një shkrimtarit nuk do ti duheshin ndoshta kaq shumë faqe për ta zbërthyer rrëfimin e tij, por sa herë që unë dëshiroja t’i përshkruaj fazat e hershme të fushatës sime apo negociatat me rusët për kontrollin e armëve bërthamore më duhej më shumë hapësirë, pasi që nuk mund t’i bëja një përshkrim të thjeshtë”, ka përfunduar Obama. /sinjali/ KultPlus.com

Covid 19: Pse njerëzit nuk besojnë në shkencë?

Autor: Labinot Kunushevci

      Demotivimi dhe mosbesimi në autoritetin e shkencës fillon që nga edukimi shkollor. Nxënësit vijnë në shkollë pa disponim, i kalojnë orët mësimore me durim të sfiduar duke e pritur me padurim zilen e përfundimit të orës së fundit, madje nëse u mungon ndonjë arsimtar apo profesor, mënyra se si e shprehin gëzimin është shumë e çuditshme. Pse gëzohen kur i mbajnë vetëm pesë orë dhe jo gjashtë? Për shkak se do të shkojnë një orë më herët në shtëpi. Jo pse ata do të kenë më shumë kohë të bëjnë diçka të dobishme jashtë shkollës, por sepse shkolla nuk përjetohet si ambient kreativ, atraktiv, që ofron mundësi të zbulimit të talenteve dhe të shprehjes së stileve dhe të aftësive të ndryshme. Pra, një orë mësimi më pak, një orë monotoni më pak. Ndërsa mësimin e kanë rutinor, mekanik dhe literal. Jo pse besojnë apo kanë një vetëdije mbi përmbajtjet lëndore, por sepse janë të kushtëzuar për të marrë notë kaluese, për të marrë një certifikatë apo diplomë shkolle, për të fituar një kualifikim apo titull. Mosbesimi në shkencë fillon që nga edukimi fillor dhe vazhdon edhe në nivele dhe sfera tjera të jetës.

      Mosbesimi në shkollë, mosbesimi në universitet, mosbesimi në institute, mosbesimi në institucionet e dijes, mosbesimi në mësimdhënës, mosbesimi në ekspertë dhe profesionistë, mosbesimi në shkencë, është problem kulturor.

      Njerëzit injorantë, të pavetëdijshëm dhe të papjekur, janë më shumë të prirur të besojnë në konspiracione e mite, sesa në realitet, në fakte objektive dhe empirike, në të gjetura dhe konstatime shkencore. Si fjala vjen, në periudhën e pandemisë Covid 19, ka njerëz në Kosovë që nuk besojnë në ekzistencën e coronavirusit, duke konspiruar se është propagandë me qëllime të përfitimit ekonomik dhe manipulimit ideologjik.

      Pra, edhe kur një gjë pranohet botërisht, nga shumica e shteteve të botës, për të cilën krijohen teori nga institute dhe universitete shkencore me renome botërore, të vërtetuara në këndvështrime dhe disiplina të ndryshme, epidemiologjike, virologjike, infektologjike, mikrobiologjike, biokimike, sociologjike e psikologjike, nga specialistët dhe ekspertët e dëshmuar, analfabetët funksionalë me errësirën dogmatike dhe me logjikën primitive, krijojnë narracione konspiruese të falsifikuara dhe shpjeguara në atë mënyrë që e bën të lehtë besimin në to – viktimizimin, me tentimet për t’i ”racionalizuar” ato, ashtu që ta shmangnin rrezikun dhe krizën, t’i iknin ankthit social e konsumit psikik që po prodhon pasoja.

      Ata i shohim duke komentuar se virusi është një lojë e Fuqive të Mëdha; se virusi është një komplot botëror; se kjo pandemi është krijuar për të tërhequr vëmendjen se po vendoset një ”rend i ri botëror” dhe se bota përmes tij do të transformohet; se ”të infektuarit” po përfitojnë shuma të caktuara parash me kushtin që ta pranojnë statusin e të infektuarit pa qenë fare të infektur; se nëpërmes zbulimit të vaksinës dhe vaksinimit do të vendoset një mikroçip në trupin e njeriut dhe kështu do të vendoset kontrolli dhe sundimi mbi mendjet e njerëzve (pasoja: skepticizmi i vaksinimit si një ndër rreziqet kryesore të shëndetit publik); se virusi është prodhim i qëllimshëm laboratorik si armë biologjike apo biokimike për shfarosjen e njerëzve; se virusi është krijuar vetëm për të prodhuar vaksina dhe për të përfituar industria farmaceutike; se virusi është krijuar për të ulur apo dekompozuar numrin e popullsisë botërore, në veçanti moshës së shtyer – pensionistëve – me qëllim të kursimit të buxhetit të shteteve; se mjekët qëllimisht po i mbytin pacientët me Covid 19 duke përshpejtuar vdekjen e tyre përmes trajtimit joadekuat etj!

      Pra, po jetojmë në një periudhë kaotike ku po shohim lulëzimin e teorive të konspiracionit në rrjete sociale dhe media elektronike, të cilat po e komprometojnë vetëdijen dhe referencat shkencore të institucionalizuara. Dhe popullarizimi i konspiracioneve është bë i rrezikshëm po aq sa virusi, sepse po rrezikohet jeta e njerëzve, po ka humbje të mëdha të njerëzve. E gjithë kjo krijon konfuzion dhe skepticizëm të madh te njerëzit, duke i bërë ata të shpërfillshëm ndaj masave, se mos është një plan i fshehtë i shërbimeve sekrete prapa kësaj. Madje disa ironizojnë me virusin duke treguar papjekurinë dhe mendjelehtësinë e tyre.

      Një gjë është e sigurt se ky virus është i paparashikueshëm dhe si i tillë ka rrëzuar shumë hipoteza të ngritura në fillim të pandemisë që përjetoheshin si shpresë për tejkalimin e tij, se virusi dobësohet dhe zhduket në temperatura të larta, se virusi nuk i infekton fëmijët, se valët e përhapjes së virusit nuk zgjatin shumë dhe virusi për pak muaj zhduket, se na presin dy javë kritike e në fakt po na dalin gati dy vite kritike, gjë që ndodhi e kundërta. Prandaj përderisa ekzistojnë ende pyetje pa përgjigje, ku shkencëtarë të ndryshëm në botë po bëjnë hulumtime dhe po sjellin të gjetura të reja, sidomos në përpjekjen e tyre për zbulimin e vaksinës e cila ditëve të fundit japi disa shkëndija pozitive të efektivitetit në eksperimentimet e bëra, qytetarët duhet ta kursejnë gjuhën e tyre nga konstatimet e ngutshme e të pamatura në emër të shkencës. Hulumtimet shkencore janë referenca shkencore dhe jo statuset dhe qëndrimet personale të skeptikëve që krijojnë opinion në rrugë.

      Këto konspiracione krijohen dhe shpërndahen nga njerëzit më injorantë, më të pashkolluar, që nuk dinë ndonjë gjuhë të huaj, analfabetë funksionalë në përdorimin e teknologjisë, që shoqëria nuk i njeh për ndonjë kontribut të veçantë, të cilët nuk i njohin të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre të përcaktuara me ligj, që nuk i njohin as problemet e vendit të vet, as të lagjes e as të familjes së vet, por që pretendojnë se e dinë të fshehten, të ardhmen, komplotet, rendin e ri botëror, marrëveshjet gjeopolitike dhe gjeostrategjike, planet sekrete, parashikimin për virusin etj. Ata që i dinë të gjitha këto nuk dinë asgjë.

      Kjo tregon edhe krizën e thellë të autoritetit të politikës dhe shkencës, ndonëse njerëzit mund të dyshojnë në shkencë sepse arritjet e saj nganjëherë në histori janë përdorur në dëm të njerëzve. Por njerëzit e vetëdijshëm besojnë se shkenca është në shërbimin e njeriut, se shkenca është një projekt në kërkim të së vërtetës dhe jo vetëm një instrument politik a propagandistik, që i shërben vetëm politikës, grupeve oligarke të interesit, qëllimeve të elitave për dominim.

      Kur edukimit i mungon kultura, vlerat humane, përgjegjësia publike, standardi etik, besimi në Allahun, Zotin dhe Krijuesin e Njerëzimit, atëherë ai keqpërdoret dhe instrumentalizohet, deri në format më ekstreme korruptive dhe të manipulimit publik. Pastaj nga një formë e edukimit pa kulturë paraqitet rreziku i keqpërdorimeve për interesa të caktuar.

      Sipas një artikulli të Daily Mail, dokumentet e zbuluara tregojnë se industria e sheqerit ka paguar dhe korruptuar shkencëtarët prestigjiozë të Harvardit që të publikojnë hulumtime që thonë se yndyra, jo sheqeri, ishte shkaku kryesor i sëmundjeve të zemrës. Pra, këtu kemi pasur të bëjmë me korruptimin e ndërgjegjes akademike, me keqpërdorimin e autoritetit të shkencës, si rezultat i mungesës së përgjegjësisë publike dhe standardit moral e etik në shkencë.

      Prandaj është shumë e logjikshme pyetja se a më shumë po i shërben njeriu shkencës apo shkenca njeriut? Kjo pra është ana tjetër e shkencës, që njerëzit i bën skeptikë, e nganjëherë skepticizmit dhe konfuzionit i kontribuon edhe komplikimi i përgjigjeve shkencore.

      Ambienti më i përshtatshëm i dezinformatës dhe të pavërtetave është ambienti i injorantëve. E injorantët dhe analfabetët funksionalë, që mendojnë me logjikën e turmave, nuk u besojnë koncensuseve dhe teorive shkencore. Më shumë kanë afinitet për të besuar në teori të komplotit dhe të konspiracionit. Ata dinë vetëm të shpërlajnë trurin e njerëzve, të masës së pavetëdijshme. E kjo filloi të përhapej edhe nga njerëz që kishin popullaritet, këngëtarë të estradës muzikore, totalisht naivë dhe injorantë, që në deklaratat e tyre mohonin ekzistencën dhe rrezikun e virusit, duke nënçmuar gjithë kontributin e jashtëzakonshëm të stafit mjekësor, gjithë ndjenjat e personave që humbën familjarët dhe miqtë nga Covid 19, gjithë ato institucione të angazhuara në luftë kundër pandemisë.

      Më shumë janë të prirur t’iu besojnë falltorëve e magjistarëve, demagogëve mashtrues, apo miteve, bestytnive dhe legjendave, të jetojnë si peng të tyre, të kontrolluar prej tyre, sesa një raporti shkencor të verifikuar me prova shkencore. Më përpara kërkojnë shërim tek autoritetet e rrejshme, te manipuluesit e popullit, që kanë bërë emër në shoqëri me metoda primitive, sesa te trajtimet shkencore, te profesionistët shkencorë me aparaturë shkencore moderne.

      Njësoj ekziston edhe një dozë mosbesimi dhe një mendim kritik ndaj mjekësisë dhe farmacisë moderne, me idenë se ”Big Pharma” është e interesuar vetëm në mbajtjen nën tretman dhe recepturë mjekësore të sëmundjeve dhe jo në shërimin absolut të tyre, për shkak se ajo është industri dhe profit, duke marrë shembuj të ndryshëm se si industria farmaceutike në ShBA vetëm për trajtimin e kancerit fiton 100 miliard dollarë në vit apo se si vetëm një medikament që trajton kolesterolin fitimin vjetor në ShBA e ka 15 miliard dollarë.

      Prandaj duhet të minimizohet rreziku që mjekët të bëhen instrumente të industrisë së farmacisë duke mbajtur një qëndrim më kritik dhe kështu ta rikthejnë besimin në shkencë, duke e bërë atë udhërrëfyesin dhe referencën kryesore për zgjidhjen e shumë problemeve dhe dilemave bashkëkohore lidhur me shëndetin publik. Injorimi i shkencës, mohimi i fakteve dhe i provave të vërtetuara, fshehja e gjurmëve, skepticizmi ndaj ekspertëve dhe ekspertizës, tregon që shoqëria është ende në nivele shumë të ulta të zhvillimit dhe larg qytetërimit./ KultPlus.com

Claude Monet, syri qëmtues i natyrës dhe shpirti shpërthyes i penelatave shprehëse të dritës

Albert Vataj

Claude Monet, ishte ndër më të njohurit francezë të tablosë, i cili përdorte artin e shfrimit emocional, shpengimit e koloritit, shkulmimit ndjesor, për të kapur momentet më të mira të jetës së tij të përditshme mbi kanavacë. Ai ishte jo vetëm një nga figurat më të spikatura, por edhe një frymëzim për shumë artistë, të cilët patën atë pikë referimi dhe shtysë për të penetruar vërshueshëm në kurmin e epshët të artit. Ndryshe nga shumë bashkëkohës të tjerë, Claude Monet është shquar për një vrojtim dhe përjetim të atypëratyshëm të mjedisit, rrethanë përshkuese që do të zinte vend në kanavacë.

Syve të tij, kërshërisë dhe sqimës që gjeneronte, ishte e pamundur t’i shpëtonte asnjë moment. Ai stampoi në vështrim dhe përjetësoi në tablo gjithë trajtat dhe shndrrimet. Puna e tij është i njohur dhe e identifikuar për përdorimin efektiv të dritës, asaj drite që mëkonte natyra dhe asaj që përthyhej në botkuptimin e tij shprehës shpirtëror. Një nga kontributet më të mëdha Claude ishte stili, ai stil i cili më vonë u quajt “Impresionizëm”. Ky term është shpikur për shkak të një prej veprave e tij të famshme, “Impression, Sunrise”.

Ndryshe nga pikturat e tjera, kjo pikturë dukej si një skenë e papërfunduar, gjë që e bën atë vërtetë të ndryshme, siç është vetë impresion mbi diçka. Megjithëse Clode Monet u konsideruar si një piktor i famshëm, për disa të tjerë nuk mund të ishte tamam kështu. Ata guxuan të vënë në diskutim aftësinë e tij. Dhe ai e kishte të pamudur t’i shpëtonte grackës së depresionit. Vendimi i tij për t’u bërë një artist i vuri përballë jo pak sfida, të cilat e tronditën keqas duke e degdisur në caqet e vetëvrasjes për shkak të krizës financiare që e kaploi.

Disa nga pikturat e Claude Monet janë shfaqur në muzetë e famshme në mbarë botën, edhe deri më sot, dhe të vazhdojë të frymëzojë admirues dhe të rrisë ushtrinë e dishepujve.

***

Claude Monet, u lind më 14 nëntor 1840 dhe u shua në moshën 86-vjeçare, më 5 dhjetor 1926. Ishte fëmija i dytë i çiftit Monet, një babai biznesmen dhe ëmës, këngëtare, me të cilën u lidh shumë, dhe ndarja me të e dërmoi rëndë. Si shumë të tjerë korifenj të artit, edhe Monet, do ta kaplonte zelli i një mospajtimi me atin e tij rreth zgjedhjes së rrugës së jetës. Babai Claude donte që ai të bëhet pjesë e ambicieve të biznesit familjar, menaxhimit të dyqanit të tyre ushqimor, por aspirata, ëndrra e gjeniut impresionist do të triumfonte mbi vullnetin trashëgimisë familjare, ai zgjodhi të bëhej Claude Monet, ai që njeh sot gjithë bota.

Më 1851, ndërsa studionte nisi të hidhte hapin e parë në ëndrrën e madhe të pikturës. Punët e tija me karbon, si biri i një tregtari, do ti këmbente me para. Njihen shumë syresh të tilla, përfshi dhe karikatura, të cilat në vetvete përbëjnë dhe hapim nistor të ngulmit në art.

Dhe vjen “prekja e fatit”, më 1856 ndërsa Claude kridhej përçartjeve në plazhet e Normandisë, njihet me atë që do ta quante mentorin e tij, është fjala për peizazhistin e famshëm francez, piktorin Eugene Brodin. Është ky njeri që do të zgjonte dhe ta lëshonte harbuar mes livadheve të pamat të impresionizmit, Claude Monet, këtë penelat të sqimët, këtë vëzhgues symprehtë e kumtues të ëndshëm. Prej fillimit e deri në të mbramë, Monet, i’u dha thekshëm peizazhit. Portretet, janë regëtima flakatare, të cilat gjithaq janë një derdhje e frymëmarrjes së një peizazhi në portret, në dritëhije dhe kolor.

Jo pa trazim, fytyra të vrenjtura e hakërri do të sendërtohej mëtimi i këtij personaliteti në rrugën e pavdeksisë. Kriza financiare që e kaploi më 1868 e zhyti atë në një depresion të thellë, duke e çuar verbtazi në rrugën e vetëvrasjes, të mbetur në tentativë. Dielli i tij i famës dukej dhe zhdukej në qiellin e Parisit. Dashuritë, sa e kridhnin në parajsën e dëshirimeve dhe përjetimeve të duhishme, sa e groposnin në terrin e humbjes së shpresës, deri në ndarjen e trishtë me Claude Camille, atë që ta bënte Monet, babain e dy fëmijëve.

E kush i shpëtoi kësaj kurbe, që të mund të mbetej jashtë saj edhe ky shpirt i ndjeshëm e zemër delikate. Gjithçka që ai kumtoi ishte krejtçfarë ai mrunte në brendinë e kurmit të tij. Punët, ata më të njohurat, kalonin nëpër një sëri ripunimesh. Pamjaftueshmëria e përthithjes së çdo rrezeje impresioni të atij momenti e rrugëtonte penelatën e Monet nga njëra telajo në tjetrën. Por edhe papajtueshmëria për të përmbushur me penel atë çka shpirti i gufonte, tundonte përnga një ngulm rraskapitës i piktorit për ta para dhe riparo, bërë dhe ribërë, në ditët gri e ato të shpërthimeve adh, në muzgjet melankolike e agimet përdëlluese.

Monet është përshkruar si “forcë shtytëse e Impresionizëm”. Vendimtare për artin e piktorëve Impressionist ishte kuptimi i efekteve të dritës në ngjyra lokale të objekteve, si dhe efektet e ballafaqim te ngjyrave me njëri-tjetrin . E gjithë karriera e Clode Monet, si një piktor është dorzan këti ngulmi, krejtçka ai kumtoi rrekej në ndjekje të këtij qëllimi fondamental të artit, si akt sublim estetik, si mjet komunikimi dhe si doktrinë.

Një nga veprat Claude e cila e ka bërë atë një nga artistët legjendar të të gjitha kohërave është “Impression, Sunrise”. Kjo pikturë tregon se si duket ‘Harbor Havre-it’ gjatë mjegull mëngjesore. Puna dukej si një skemë jo e plotë, krahasuar me pikturat e tjera të atyre ditëve. Kjo punë e Monet-së, u konsiderua e pazakontë nga shumë kritikë, i cili solli një mandat të ri për këtë lloj arti, i njohur si “impresionizmi ‘

Claude Monet në shumë momente krize dhe depresive, të cilat ia sëmbuan thekshëm shpirtin e shtynë atë në akte vdekatare arti, të panjohura përnda përmasat. 500 është numri i punëve që ai ka shkatërruar për të mbushur boshin që grryente gjëndja e tij e rënduar, gropa të terrta në të cilat ra shpesh.

Një nga pikturat e tij të famshme është padyshim “Falaises Pres de Dieppe”, e cila ishte vjedhur dy herë. Edhe pse u gjet për herë të parë, ajo rividhet përsëri në vitin 2007 për të mbetur derimtash e pariatdhesuar pranë galerisë së Clode Monet.

Filmi “Everybody calls Redjo” shpërblehet në Balkan Film Market

Filmi i metrazhit të gjatë “Everybody calls Redjo” është shpërblyer me çmimin “Pitch Balkan Discovery Award” në Balkan Film Market, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur regjisori dhe skenaristi Ibër Deari nëpërmjet një postimi në facebook.

“Projekti filmik me metrazh të gjate, ‘Everybody Calls Redjo” është shpërblyer me çmimin ‘Pitch Balkan Discovery Award”, ka shkruar regjisori Deari. Edicioni i sivjetëm i Balkan Film Market është zhvilluar në intervalin kohor 12-15 nëntor, me pjesëmarrjen e filmave nga Bosnja, Bullgaria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Romania dhe Serbia. /KultPlus.com

Kur gratë falnin gjaqe dhe i jepnin fund ligjeve të Kanunit

“Ne insistuam që edhe gratë të jenë pjesë e aksionit. Ishin ato që bartnin peshën më të rëndë të dhembjes, por edhe të barrës së punëve, të cilat nuk mund t’i kryenin burrat e hasmëruar”, tregonte Hava Shala Gërguri, një ndër aktivistet e vetme gra të aksionit për pajtimet e gjaqeve.

Në këtë fotografi shihet një grua duke falur gjakun./ KultPlus.com

Shpuza publikon librin e ri: Shkruaj në gegnisht se kjo është gjuha e nanës, gjuha e vendlindjes

Medina Pasoma

Delikatesën e të shkruarit në dialektin gegë dhe frymëzimet e saja poetike tanimë i ka kurorëzuar në librin e saj të radhës.

Poetja shkodrane, Rozafa Shpuza ka publikuar veprën ‘’Nana i qindiste kryq dimnat’’, libër i cili edhe nëpërmjet kopertinës ka ardhë i qëndisur, shkruan KultPlus.

Shpuza është një nga poetet, vargu i së cilës është i mbështjellë me plotë simbolika. Gjuha e saj e të shprehurit dhe këndvështrimet artistike i ka tejet të  veçanta. Nëpërmjet takimit të lapsit me letër, ajo realizon dy qëllime në të njëjtën kohë. Në njërën anë e shprazë brendinë, duke i sjell lexuesve letërsi të mirëfilltë, e në anën tjetër e ruan dialektin të cilën e do gjerë në fanatizëm, gegnishten e bukur.

Pas një periudhe 4 vjeçare pa botim por, jo edhe pa frymëzim, përpara artdashësve të saj ajo shfaqet me vargjet poetike të librit të saj të katërt, të cilës i ka falur emrin ‘’Nana i qindiste kryq dimnat’’. Anipse botimi i kësaj vepre u shty për shkak të pandemisë, që ndaloi rrjedhën normale të jetës në rrafsh global, sërish ajo është optimiste, duke e vlerësuar ardhjen e librit për KultPlus si ‘’një dhuratë për Vitin e ri’’.

‘’Ndjesia ime është që arti dhe letërsia janë të vetmet emocione pozitive që depërtojnë thellë në shpirt e prandaj në asnjë mënyrë nuk duhet të cungohen apo të ndërpriten’’, nis rrëfimin e saj Shpuza, duke aluduar te gjendja e krijuar.

Poezitë përbrenda veprës ‘’Nana i qindiste kryq dimnat’’ janë ndarë në tre cikle, teksa redaktore e saj është poetja Ilire Zajmi. Frymëzimet e Rozafës kanë lindur nga vendi prej ku vjen, andaj çdo gjë që është kthyer në poetikë nga ana e saj, ka një realitet jetësor në përditshmëri.

‘’Ka shumë Shkodër në këtë libër, shumë detaje e rite, që do ta bajnë lexuesin me u ndi personazh i këtyre vargjeve dhe ky ka kenë qëllimi im, me sjellë atë çka po fashitet dhe që e ban vendlindjen teme unike’’, thekson Rozafa Shpuza.

Përderisa poezitë i ka përplot simbolika, ajo ka vendosur që edhe takimin e parë të lexuesit me librin ta bëj të tillë. Rozafa tregon se e tëra çka ka dashur ta përcjell te publiku ka marrë banim në titullin, i cili ka lindur nga një poezi me po këtë emër brenda librit.

‘’Në traditën qytetse, gratë qëndisnin me punë kryq motive gjeometrike që krijonin figura gati surreale. Kujtoj se nana ime qindiste netëve të dimnit me pejna të shkepun nga xhupat e vjetër, dhe si padashas krejt jeta ime përshkohet në atë gjylpanë, e cila qindisë papra kujtimet e fëminisë, misteret e qytetit, personazhet më tipikë të tij, përditën që përkundet prajshëm nëpër rrugicat me dyer kabahe’’, sqaron autorja e librit ‘’Nana i qindiste kryq dimnat’’.

Ajo të gjitha ndjesitë i ka hedhur në vargje dhe beson se shumëkush do ta gjej veten në to. Mirëpo, nënën si protagoniste kryesore të jetërave të shumë njerëzve, ajo ka vendosur ta lë në ballinë, nëpërmjet titullit. Por, prapë ky libër është ‘’i vogël’’ për të qenë dedikim për nënën e autores.

‘’E di se silueta e saj luhatet në çdo faqe libri, por nuk mund të tham se ky libër asht nji dedikim për të. Ka me m’u dashtë edhe shumë punë e përpjekje me arrit që një ditë me ba diçka që t’i afrohet naltësisë së figurës së nanës’’, shprehet Rozafa Shpuza.

Meqë libri ka aromë shkodrane, edhe dedikimi mund të tingëllojë se është për kohanikët e Shpuzës nga ky vend.

‘’Ndoshta ky libër u kushtohet bashkëmoshatarëve të mi, atyne që qeshën e qanë bashkë me mu rrugëve të Shkodrës’’, thotë ajo.

Mirëpo, frymëzimi i saj nuk mbetet vetëm në kornizat e Shkodrës. Ajo shkon përtej, duke e bërë që në çdo cak të gjej një muzë.

‘’Mundem me ndi një melodi qytetse, me pa një album të vjetër fotografish, me kenë tu pi me miq birra apo edhe kanga e bulkthit apo gugatjet e pëllumbave munden me ma grishë shpirtin’’, shpjegon autorja për frymëzimet e saja.

Ashtu siç i vijnë frymëzimet krejt në mënyrë spontane, edhe momentet kur shkruan i ka tejet natyrale.

‘’Poezitë ulem e i shkruej krejt shkujdesun, në një tavolinë lokali, në sediljen e një autobuzi kur udhëtoj, apo në seancat e gjata plenare ku më duhet me kenë prezente’’, rrëfen Rozafa.

Shpuza beson se librat e saj shërbejnë për përcjelljen e mesazhit të ruajtjes dhe kultivimit të dialektit gegë ndër breza.

‘’Krijimtaria është ndjesia më e thellë e shpirtit të artistit, kësisoj unë shkruaj në gegnisht se kjo është gjuha e nanës, e vendlindjes, e poetëve që i dhanë letërsisë shqipe vlera unike. Është mëkat me deviju nga gjuha me të cilën i shkruan vargjet e tyne gjigandët e letërsisë shqipe, si Mjeda, Fishta, Shiroka e shumë e shumë të tjerë’’, vlerëson Shpuza.

Në fund poetja shkodrane konkludon se për të poezia është mënyra më e brishtë për t’u sjellë kënaqësi estetike dhe shpirtërore lexuesve. /KultPlus.com

Po konsiderohet si një ndër videot më prekëse, pacientja me alzheimer vallëzon me “Liqeni i Mjellmave” (VIDEO)

Kjo video po konsiderohet si një ndër videot më prekëse, ku shihet një balerinë duke vallëzuar pjesë nga shfaqja “Liqeni i Mjellmave”, koreografi e mësuar dekada më parë, por që ngjallë emocionet e kësaj balerine gjatë përballjes së saj me sëmundjen e alzaimerit, shkruan KultPlus.

Marta Gonzales kishte drejtuar studion e baletit në New York të quajtur “Rosamunda”, duke kontribuar në këtë studio si balerinë, udhëheqëse dhe koreografe.

https://www.youtube.com/watch?v=_HEuC3r8IxM

Kjo video performancë e balerinës është filmuar përgjatë një terapie me muzikë, e cila praktikon muzikë që ka lënë gjurmë në jetën e pacientit./ KultPlus.com

At Gjergj Fishta në Kongresin e Manastirit: O burra shqyptarë, po a me të vërtetë do t’i lamë marre vedit para të gjithë botës

Njëri nga pjesëmarrësit e Kongresit të Manastirit, At Gjergj Fishta, pati ndikim të fuqishëm në unifikimin e alfabetit të shqipes, të cilin e përdorim tash e mbi 100 vjet.

Sot është Dita e Alfabetit të Shqipes. At Fishta duke e rikujtuar atë ditë, shkruante:

“Ishim nga të gjitha skajet e Shqipnisë dhe të kolonive shqiptare ndër dhena të hueja. U treguam me të vertet shqiptar sepse kurnjani nuk donte me i lëshue asnji fije penit nga mendimi i vet atij tjetrit. Kongresi duhej të shpërndahej pa marrë kurrnji vendim.

– U terbova nga inati, U çova në kambë e u fola: – O burra shqyptarë po a me të vërtetë do t’i lamë marre vedit para të gjithë botës?

– Po a mendoni ndopak se çka do t’u thomi shqyptarëve kur të na pvesin se çka keni ba ju dijetarët atje në Manastir?

– Çka do t’u thomi na njerzve të pashkollë që nuk dijnë as me shkrue as me këndue?… Na jemi që mendojmë me ba Shqypninë e si do ta bajmë atë kur na nuk duem me u marrë vesht ndërmjet vedit se si duhet me u shkrue germa A e ajo I?

– Burra po u flas me zemër në dorë se asht marre e turp e faqe e zezë me i lanë marre vedit para popullit shqyptar e para tanë botës, që pret dishka prej nesh e na të kthejmë pa kurrgja në dorë ndër shpija tona.

– Po ulnju burra, ulnju sheshit e pse të kalojmë edhe nji ditë ma shumë në kët vend, mos ta lamë duerbosh popullin që na pret!…

– Aferim! P.Gjergj!… Aferim të kjoftë, . bërtiti më të madhë një hoxhë me mjekërr. Ai u çue në kambë e e erdh drejt te un, e më puthi në ballë e më tha: – Kështu flet shqiptari që e di që asht shqiptar!…

Ulnju burra, – u tha, – ulnju këtu në shesh të zgjedhim një komisjon e në krye të vemë Pader Gjergj Fishten e vetëm komisjoni do të caktojë se shka duhet të bajmë sot-për të mirën e popullit shqiptar neser…

Fjala e tij u ndigjue me duartrokitje e më caktuen Kryetar të Komisionit të Kongresit të Manastirit, i cili do të delte bosh sikur mos të isjte tregue toleranca e eme që të pranojshm dy alfabete njiherit, atë të Stambollit që kërkonte Mit’hat Frashëri dhe kët që u vendos.

Kjo sjellje e eme në Kongres të Manastirit më ka kushtue mjaft shterjt në jëtë sepse Abat Doçi, të cilin un e përfaqsova në atë Kongres m’u idhnue e kur u ktheva më tha :Pater Gjergj, un të kam dijtë si nieri që nuk ban kompromis në jetë! …

Por Shqypnija nuk mund të bahej ndrysh…”

Nga, Gjergj Fishta./ KultPlus.com

Rritet numri i grave pjesë e Kongresit amerikan

Nga zgjedhjet e fundit presidenciale në ShBA duket se një numër rekord grash do të shërbejnë në Kongresin amerikan dhe po ashtu një numër rekord grash Republikane do të shërbejnë në Dhomën e Përfaqësuesëve.

Mediat e huaja bëjnë me dije se me garën zgjedhore ende të papërfunduar, të paktën 141 gra do të shërbejnë në Kongres vitin e ardhshëm, duke thyer rekordin prej 127 grash të vendosur në 2019, sipas të dhënave nga Qendra për Gratë Amerikane dhe Politikën në Universitetin Rutgers.

Këto shifra përfshijnë të paktën 116 gra në Dhomën e Përfaqësuesëve, duke thyer rekordin 102 të vendosur gjithashtu në vitin 2019, dhe 25 në Senat, megjithëse ky numër mund të tkurret me ngjitjen e Senatores së Kalifornisë, Kamala Harris në postin e zv.presidentes.

Do të ketë të paktën gjashtë gra me ngjyrë në Kongres, katër demokrate dhe dy republikane, përfshirë Cori Bush, e cila do të jetë kongresmenja e parë me ngjyrë e Misurit./ KultPlus.com

Akademia Franceze e Filmit përjashton Roman Polanskin

Akademia Franceze E Filmit, Cesar, përjashtoi Roman Polanski, 87 vjeç, si reagim ndaj një mosmarrëveshjeje prej një muaji me regjisorin Fanko-Polak.

Në të njëjtën kohë, anëtarëve të tjerë sipas detyrës zyrtare iu kërkua të largoheshin nga Akademia.

18 persona u përjashtuan nga akademia, përfshirë Costa-Gavras, drejtor i “Amen”, Regis Wargnier, i cili drejtoi “Indochine” dhe Thomas Langmann, producent i “The Artist”.

Polanski dhe drejtorët e tjerë kishin marrë statusin e nderit për shkak të çmimeve të tyre, por për shkak të akuzave për përdhunim, kundër Polanski, thirrjet për dëbimin e tij janë rritur më shumë në muajt e fundit.

Akademia njoftoi në faqen e saj të internetit se ”menaxhimi i Akademisë është i drejtë dhe demokratik, me asamblenë e përgjithshme të përbërë nga 164 anëtarë të zgjedhur: 82 burra dhe 82 gra”.

Në këtë mënyrë, u shfuqizua statusi i personaliteteve që hynë në Komitetin Ekzekutiv vetëm për karrierën e tyre.

Akademia zgjidhet nga më shumë se 4 000 regjisorë./ KultPlus.com

Tomori dhe Dodona pellazgjike

Vendndodhja e tempullit të lashtë të Dodonës është një argument që shpesh i ka çuar studiuesit në debate. Në vitet tridhjetë, Perikli Ikonomi, me librin “Tomori dhe Dodona pellazgjike”, përpiqej të tregonte se vendndodhja e tij është në Shqipëri.

Legjenda thotë se shumë kohë më parë, nga Egjipti u nisën dy zogj. Njëri prej tyre ndaloi në Libi, ku u ndërtua tempulli i Ammon Zeusit dhe tjetri ndali në Dodonë. Aty u ndërtua tempulli tjetër, ku ndodhej orakulli më i famshëm i antikitetit, ai i Dodonës, pasardhës i të cilit do të ishte orakulli i Delfit.

E nëse tempulli i Ammon Zeusit dihet që është në Libi, çështja e vendndodhjes së tempullit të Dodonës është më e komplikuar. Një pjesë e mirë e studiuesve mbrojnë tezën se tempulli i lashtë i Dodonës ndodhet në tokat e sotme greke, në këmbët e malit të Tammaros, rreth 18 km larg Janinës. Ka edhe një tjetër grup më të vogël, pjesë e të cilit është studiuesi Perikli Ikonomi (1882-1977), që nuk mendon kështu. Në vitin 1934, ky studiues nis të shkruajë “Tomori dhe Dodona pellazgjike”, një studim nëpërmjet të cilit përpiqet të vërtetojë se tempulli i Dodonës është në malin e Tomorit.

Për herë të parë ai e botoi me shpenzimet e veta këtë libër më 1936-ën, në një numër të vogël kopjesh. Një prej tyre e kishin familjarët dhe tjetrën Muzeu Historik Kombëtar. Pas gati 8 vitesh, studimi u ribotua. Për të vërtetuar tezën e tij për vendndodhjen e tempullit të Dodonës u mbështet në disa burime: etimologjinë e fjalës Tomor, vendndodhjen e përshkruar nga autorë të antikitetit dhe ndërtimit gjeografik të ngjashëm të këtyre dy vendeve, si dhe gojëdhënave të banorëve përreth malit të Tomorit. Që në faqen e parë të librit tregon arsyen se përse po merr përsipër një punë të tillë, kur thotë se po e shtron këtë çështje për të treguar vendndodhjen e vërtetë të tempullit origjinal të Dodonës. Ikonomi shkruan se ka një grup studiuesish shqiptarë, të cilët i mëshojnë idesë se Dodona e Epirit Jugor (mali Tammaros, në Janinë) është vetëm një kopje e vonshme e origjinalit, i cili duhet të ndodhet në malin Tomor në Toskëri. Për të është i rëndësishëm fakti që të dy malet kanë emra të ngjashëm (Tammaros dhe Tomor). Në këtë pikë ai nxjerr prejardhjen e fjalës Tomor.

Ai shkruan se mali i Tomorit, konsiderohet si banesa e Perëndisë së pellazgëve, domethënë e shqiptarëve të vjetër. Veç kësaj, Tomorin e quajnë mal i të-mirit, prandaj priftërinjtë e orakullit të Dodonës quheshin Tomurë, të mirë. “Në të folurën popullore të shqiptareve, çdo vend i shenjtë quhej dhe vazhdon të quhet më së shumti edhe sot vend i mirë. Pra, në këtë togfjalësh, mbiemri “i mirë” përdoret në kuptimin “i shenjtë”, rrjedhimisht, mali i Tomorit do të thotë mali i Zotit”, shpjegon ai. Me tej argumenton se priftërinjtë ose fatthënësit (parashikuesit e ngjarjeve) e Dodonës quheshin Tomuri dhe parashikimet (fatthënat) e tyre quheshin Tomure. “Tomar ose Tmar quhej mali pranë ose mbi të cilin ndodhej tempulli i Dodonës, i njohur ndryshe si faltorja e famshme pellazgëve, shkruan Ikonomi. Por kjo analizë nuk i mjafton për të vërtetuar tezën e tij, kështu që merr në shqyrtim edhe gjithë dëshmitë e mundshme historike. Një kapitull më vete u kushtohet përshkrimeve të autorëve të antikitetit si Herodoti, Hesiodit Pliniusi, Pindari, Plutarku, Straboni etj., shënime të cilat e largojnë Dodonën nga Janina dhe e sjellin në veri të Toskërisë.

Një nga shënimet që Ikonomi citon është ai i Stragjiritit: “Në faqen 28 të shënimeve ku bën fjalë për Dodonën, ai e përmend si të pacaktuar vendndodhjen e malit Tomor. Ai pohon se të tjerë e vendosin këtë mal më lart e më tej nga veriu i malit të Pindit. Gjithashtu, thotë se molosët kanë qenë më të përmendurit e më të famshëm nga haonët, se ata kishin dhe tempullin famëmadh të Dodonës në krahinën e tyre”. Duke përmendur shënimet e këtyre autorëve dhe gjeografëve, të cilat japin detaje të ndryshme për tempullin e Dodonës, Ikonomi arrin të ndërtojë një panoramë të vendndodhjes së këtij tempulli. Por punën nuk e lë me kaq. Pasi përfundon me përshkimet e këtyre autorëve, në kapitullin e fundit ai jep kallëzime e gojëdhëna për malin e Tomorit dhe rrethinat e tij.

Kështu, njëra prej tyre thotë se në Tomor rrinin tri motrat e Dhodhonit, tek të cilat vinin mbretërit e vjetër për t’i pyetur për fatin e tyre dhe të mbretërisë. Ndërsa sipas një tjetër gojëdhëne, në kulmin e malit të Tomorit ndodhet e skalitur mbi një shkëmb një plakë që ruan një dhi dhe një kec. Gojëdhënë që sipas Ikonomit mund të ketë lidhje me dhinë Amalthia, që sipas mitologjisë, ushqeu Zeusin kur e ëma e tij, Rea, e fshehu për ta ruajtur nga i ati, Shtuni (Saturni), që hante fëmijët e tij. Mes Ikonomit dhe malit të Tomorit ekzistonte një lidhje më e veçantë se ajo mes një studiuesi dhe një subjekti.

Dy fjalë mbi Perikli Ikonomin

I lindur në fshatin Vokopolë të Beratit, ai e njihte ndoshta më mirë se çdo studiues tjetër këtë vend dhe legjendat që e rrethonin, shumë prej të cilave lidhen me shenjtërinë e këtij mali. Dhe jo rastësisht e ka përshirë shenjtërinë në libër. Perikli Ikonomi vinte nga një familje që për 17 breza me radhë kishte nxjerr priftërinj. I fundit prej tyre ishte babai i Perikliut, Papa Pavli. Por ai nuk do të ndiqte këtë rrugë. Mësimet e para do t’i merrte në Berat, nga rilindësi Babë Dudë Karbunara (1842-1917). Më pas vazhdoi shkollën e Korfuzit, ku u njoh me Ismail Qemalin, i cili i zgjon ndjenjën e atdhetarisë dhe të çështjes kombëtare. Më pas studion dhe formohet si specialist i psikologjisë në njërën prej shkollave më të rëndësishme të kohës në Ballkan, në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Pas kthimit në Shqipëri, më 1916-ën, jep mësim fillimisht në shkollat e Beratit dhe më pas në një sërë shkollash në të gjithë Shqipërinë. Krahas mësimdhënies shkruan dhe boton me shpenzimet e tij librat didaktikë: “Atdheshkronja praktike”, 1926; “Atdheshkronja e plotë për të tretën dhe të katërtën klasë të shkollave fillore dhe plotore të Shqipërisë”, 1932; “Mineralogjia dhe mësime kimike”, 1933. Ai bëhet kështu një nga themeluesit e parë të arsimit shqiptar, kontribut për të cilin, më 1956-ën u vlerësua me titullin “Mësues i Merituar”. Vdes në maj të 1977-ës./YllkaLezo/ KultPlus.com

Episodi special i “Friends”, xhirimet fillojnë në mars

Episodi i ribashkimit i Friends i pritur me padurim tani do të fillojë xhirimet marsin e ardhshëm, sipas aktorit Matthew Perry.

“Ribashkimi i miqve po planifikohet për fillimin e marsit,” shkroi ai. “Duket sikur kemi një vit të ngarkuar. Dhe kjo është mënyra se si më pëlqen!”

Episodi special ishte planifikuar të fillonte xhirimet në gusht por u vonua për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ky episod do të sjellë së bashku kastin origjinal si, Jennifer Aniston,  Matthew Perry, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer.

Brenda ditës, postimi i Perry kishte marrë më shumë se 100,000 pëlqime dhe retweet.

Friends, që përshkruan fatin e gjashtë miqve të rinj që jetonin në New York, fillimisht u transmetuan nga 1994 deri në 2004.

Shfaqja përfundimtare u shikua nga 52.5 milionë shikues në SH.B.A., duke e bërë atë episodin më të shikuar televiziv të viteve 2000.

Thashethemet për një ribashkim të Friends erdhën pasi Aniston postoi një foto të kastit së bashku vitin e kaluar.

Xhirimet do të zhvillohen në skenën zanore origjinale të shfaqjes, në lotin e Warner Bros në Burbank, Kaliforni.

Do të transmetohet në shërbimin streaming HBO Max në një datë që ende nuk është zbuluar./ KultPlus.com

Historia e pabesueshme e Hilde Back dhe Chris Mburu, ‘mirësia e huaj’ që iu ndryshoj jetën

Historia e pabesueshme e Hilde Back dhe Chris Mburu, tregon se si edhe veprime të vogla mirësie mund të prekin shumë jetë në mënyra krejtësisht të paparashikuara.

Kur ishte vajzë, mirësia e një të huaji i shpëtoi jetën Hilde Back duke e ndihmuar atë të arratisej në Suedi nga Gjermania Naziste, ku të dy prindërit e saj vdiqën në kampet e përqendrimit. Hilde u bë një mësuese dhe, duke kujtuar ditët e saj si një vajzë hebre në Gjermani kur iu mohua mundësia për të ndjekur shkollën sipas Ligjeve naziste të Nuremburgut, ajo vendosi të paguante për arsimimin e një fëmije i cili përndryshe nuk do të kishte mundësi të shkonte ne shkolle. Fëmija që ajo sponsorizoi ishte Chris Mburu.

Mburu u rrit në një familje të varfër në Kenia rurale, familja e së cilës nuk kishte mundësi të paguante tarifën e vogël të shkollimit që u kërkohej fëmijëve për të vazhduar studimet përtej shkollës fillore. Për shkak të notave të tij të shkëlqyera, ai u zgjodh për pjesëmarrje në një program sponsorizimi suedez dhe Hilde Back pagoi rrugën e tij përmes shkollës së mesme. Mburu shkëlqeu në shkollë dhe vazhdoi të fitonte diploma nga Universiteti i Nairobi dhe Shkolla e Drejtësisë në Harvard.

Në mënyrë që të ndihmojë fëmijët e tjerë të talentuar nga familje të varfra të vazhdojnë studimet e tyre në shkollën e mesme, Mburu krijoi një fondacion në 2001. Me mbështetjen e Ambasadorit Suedez në Kenia, Mburu ishte në gjendje të gjente gjurmët e bamirësit i cili kishte transformuar jetën e tij dhe i dha emrin fondacioni për nder të saj: Fondi i Edukimit Hilde Back.

Akti i vogël i mirësisë së Back u rrit në mënyra që ajo kurrë nuk mund t’i imagjinonte – Fondi tani ka ndihmuar mbi 835 fëmijë në Kenia të vazhdojnë studimet e tyre dhe fëmija i saj i sponsorizuar ka bërë avokat dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut për Kombet e Bashkuara. Në vitin 2012, Back kishte mundësinë të udhëtonte në Kenia me Mburu dhe të festonte 90 vjetorin e saj të lindjes duke takuar shumë nga fëmijët jeta e të cilëve është ndryshuar nga fondacioni që mban emrin e saj./ KultPlus.com

Publikohet data e rikthimit të princit të Bel-Air

Familja Banks do të rikthehet përsëri në ekran. Aktori i famshëm, Will Smith zbuloi se “Fresh Prince of Bel-Air” do të ketë premierën e madhe më 19 nëntor, në HBO Max.

Përveç Will Smith, pjesë e premierës do të jenë thuajse edhe të gjithë aktorët kryesorë të kastit si Karyn Parsons (Hilary Banks), Tatyana Ali (Ashley Banks), Joseph Marcell (Geoffrey), Daphne Maxwell Reid (Vivian Banks), Alfonso Ribeiro (Carlton Banks) dhe DJ Jazzy Jeff (Jazz).

Shfaqja do të ketë sërish protagonist Will Smithin, ndërsa ngjarja do të bazohet në trailerin e Morgan Cooper, postuar në mars të vitit 2019./ a2news/ KultPlus.com

Police e presidente, gjashtë fakte për Atifete Jahjagën

Atifete Jahjaga është presidentja e parë femër e Kosovës, dhe e katërta në rradhë nga presidentët e Republikës.

Jahjaga ka lindur në Gjakovë, ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2000. Në vitet 2006-2007 ka ndjekur programe pasuniversitare për Menaxhim Policor dhe Ligjin Penal në Universitetin e Leicester-it në Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu ka ndjekur programin pasuniversitar për Shkencën mbi Krimin, në Universitetin e Virginia-s në Shtetet e Bashkuara në vitin 2007.

Më poshtë ju sjellim 6 fakte që noshta s’i keni ditur rreth saj:

1. Jahjaga është liderja femër më e re në botë e zgjedhur në postin e Presidentes dhe po ashtu Presidentja e parë femër në historinë moderne të Ballkanit.

2. Asnjë rast korrupsioni për Atifete Jahjagën nuk është raportuar gjatë mandatit të saj si presidente e vendit.

3. Është presidentja e parë e Kosovës që e ka mbajtur mandatin e plotë 5 vjeçar (2011-2016).

4. Thuajse në çdo konferencë, apo prezantim ndërkombëtar, Jahjaga ka përmendur luftën çlirimtare të Kosovës dhe viktimat e dhunuara gjatë luftës.

5. Ka shërbyer si zëvendës drejtoreshë e Policisë së Kosovës, duke mbajtur gradën e gjeneral majorit, grada më e lartë në mesin e grave në Evropën Juglindore.

6. Ajo njihet si ‘Presidentja e Zarfit’ për shkak se është zgjedhur nga marrëveshja e partive politike PDK-LDK-AKR, dhe emri i saj është nxjerrë nga një zarf të cilin e ka dërguar ambasadori i atëhershëm i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell., shkruan Metro.

Presidenca ‘Jahjaga’ njihet për respektim të plotë të ligjit, kujdes në përdorimin e parasë publike dhe kursim të buxhetit vjetor./ KultPlus.com

24-vjeçarja përkthyese e gjuhës shqipe në gjykatën e Barcelonës

Alkida Koçi është një vajzë shqiptare e cila punon si përkthyese e gjuhës shqipe në gjykatën e Barcelonës. Edhe pse 24 vjeç, ajo ka një pozicion kyç në institucionin e drejtësisë spanjolle. E reja me origjinë nga Tirana, ishte vetëm 7 vjeçe kur u largua me familjen në Barcelonë.

Ajo ka mbaruar shkollën për mësuesi dhe aktualisht po ndjek Masterin në lidhje me arsimin.  E ftuar në një emisionin “Boeing” ajo foli për vështirësitë dhe integrimin në shoqërinë spanjolle.

“Kam ardhur në Barcelonë në moshën 7 vjeçe. Babai im kishte një kushëri në Barcelonë dhe ai na sugjeroi të vinim në Spanjë. Në Barcelonë, Spanjë ka shumë pak shqiptarë dhe këtu nuk e dinë shumë se ku është Shqipëria. Gjuhën nuk e kam humbur sepse në shtëpi flasim gjithmonë shqip, normalisht ka raste që disa fjalë nuk më kujtohen, por mundohem ta flas mirë. Në Spanjë ka shumë emigrantë nga Maroku, Afrika, Senegali, Rumania, por shqiptarë jo shumë.”

“Kur në Gjykatën në Barcelonë trajtojnë çështje të shqiptarëve dhe kanë nevojë për një përkthyes në gjuhën shqip, unë bëj pjesën e përkthyeses në këtë institucion. Ndërkohë po vazhdoj edhe studimet në master për mësuesi.”

Vij pothuajse çdo dy vite në Shqipëri, kam gjyshen atje dhe vij e takoj. Një herë kam marrë dhe shoqen e mia spanjolle në Shqipëri. E mendonin Shqipërinë si Afrika, por kur erdhën i pëlqeu shumë, madje filluan të mësojnë disa fjalë shqip.”/ KultPlus.com

Hapave të babait, vajza e Michael Jackson publikon albumin debutues

Paris Jackson publikoi të premten albumin e saj debutues Wilted, i cili paraqet këngëtaren 22-vjeçare në përpjekjet e saj personale.

Në një intervistë për FAULT Magazine, këngëtarja foli në detaje për sfidat me të cilat është dashur të përballet ndër vit.

“Kam zbuluar se pavarësisht se çfarë bëj ose çfarë vendimesh krijuese marr, do të zhgënjej dikë,” deklaroi muzikantja ndërsa foli për zhvendosjen e saj në drejtimin muzikor.

Ajo shtoi: ‘është e pamundur të kënaqësh të gjithë, dhe nganjëherë thjesht duhet të shkosh me atë që beson se është e përshtatshme për ty.’

Këngëtarja, babai i së cilës është legjenda e ndjerë e pop-it Michael Jackson, shkruajti 11 këngë për albumin, secila zbuloi një aspekt shumë intim dhe personal të përvojës së saj të jetës.

Një nga pohimet kryesore të Jackson ishte përdorimi i metaforave në muzikën e saj si një mënyrë për t’u përballur me ndjenjat e saj në lidhje me temën e secilës këngë.

“Unë gjej kur nuk përqendrohem vetëm në jetën në kuptimin e drejtpërdrejtë, unë mund t’i përpunoj më mirë të gjitha mendimet dhe emocionet e mia”, ndau modeli Chanel.

Duke folur për cenueshmërinë që ajo shfaq në album, këngëtarja vuri në dukje se nuk kishte frikë t’i bënte përvojat e saj publike, duke thënë se, “Unë jam e sinqertë në lidhje me ndjenjat e mia që është diçka që nuk mund ta thuash kurrë se është e gabuar ose e keqe”.

Paris Jackson deklaroi se ajo ishte mirënjohëse për përvojat e saj deri në publikimin e albumit të parë dhe u ndje sikur jeta e saj nuk do të kishte qenë e njëjtë po të mos kishin ndodhur./ KultPlus.com

Me vetëm 1178 km të përshkruara del në ankand Golfi i prodhuar më 1980

Një Golf i prodhuar më 1980 dhe me vetëm 1187 km të përshkruara do të dalë në ankand gjatë javës së ardhshme.

Shtëpia e Ankandeve Silverstone do të vë në ankand veturën e veçantë të vitit 1980 Mk1 Volkswagen Golf.

Por, si ka arritur që kjo veturë të kishte kaq pak kilometra të përshkruara.

Ishte blerë e re në Holandë nga një person në Britani të Madhe, i cili në atë kohë përfitoi nga çmimet e lira të makinave në Kanalin Anglez, duke e porositur makinën përmes një tregtari në Holandë, shkruan Autoweek.

Arsyeja e dytë raportohet të jetë se pronari tashmë kishte një veturë për ta përdorur në përditshmëri, por donte një veturë të re që ta ruante dhe ta përdorte pasi i vjetri të konsumohej.

Britaniku kishte udhëzuar Freddie Taubin të FT Motors në Cornwall, që ta porosiste Golfin përmes një përfaqësie holandeze dhe ta dorëzonte atë në Cornwall.

“Nuk jemi të sigurt se pse, por Taub kishte vendosur se do të ishte ide më e mirë për ta marrë makinën ai personalisht dhe t’ia dorëzonte klientit në Cornwall përmes Calaisit, gjë të cilën e bëri siç duhet”, thuhet në njoftimin e ankandit Silverstone.

Pasi arriti në shtëpinë e saj në Cornwall, Golf GLD iu dha Waxoyl, dhe për shkak se Golf-i i parë ishte ende funksional, GLD u vendos në garazh dhe u mbyll për 20 vjet.

Golf GLD kishte bërë në total dy udhëtime gjatë 20 viteve të para: Njërën për një servisim të motorit, dhe tjetrën pothuajse 20 vjet pas blerjes kur ishte dërguar për testim. Në këtë kohë ai kishte vetëm 902 km të përshkruara.

Dhe për këtë arsye ky Golf ishte shitur më 1999, kur një koleksionues e kishte blerë. Dhe blerësi i dytë i kishte bërë më pas pjesën tjetër të kilometrave.

“Golfi i vogël kishte tërhequr vëmendje të madhe me pronarin e ri (siç ka tani) dhe ishte paraqitur në ballinën katër faqesh të ‘VW Motoring’ në gushtin e vitit 200”, thotë Shtëpia e Ankandave.

Golfi me naftë do të dalë në ankand gjatë kësaj, me dokumentacion shtesë dhe dy palë çelësa.

Silverstone nuk ka publikuar shumën me të cilën ai do të do të dalë në ankand./ KultPlus.com

Princ Charles i kishte thënë Lady Diana-s se nuk e donte, një ditë para dasmës

Një natë para dasmës përrallore, Princ Charles i deklaroi Princeshës Diana se ai nuk e dashuronte atë.

Të paktën kështu zbuloi Penny Thornton, një astrolog i Dianës, në dokumentarin e ri “The Diana Interview: Revenge of a Princess”, transmetuar të enjten në Mbretërinë e Bashkuar 25 vjet pas intervistës së saj të famshme në “Panorama” të BBC, shkruan PEOPLE, transmeton KultPlus.

“Një nga gjërat më tronditëse që Diana ndau me mua ishte se natën para dasmës, Charles i kishte thënë se ai nuk e donte”, tha Thornton. “”Unë mendoj se Charles nuk donte të hynte në dasmë me një premisë të rremë. Ai donte ta qartësonte me të dhe ishte shkatërruese për Dianën”.

“Ajo nuk donte të vazhdonte me dasmën pas atij momenti, ajo mendoi të mos merrte pjesë në dasmë”.

Gjatë intervistës së saj në vitin 1995 për BBC me reporterin Martin Bashir, Princesha Diana zbuloi se si ajo ashtu edhe Princi Charles ishin të përfshirë në afera gjatë martesës së tyre./ KultPlus.com

Unaza e Elvis Presley del në ankand për 500 mijë dollarë

Një unazë floriri me diamante, e mbajtur nga Elvis Presley, pritet të shitet për më shumë se 500 mijë dollarë në një ankand në Los Angeles, ku do të përfshihen edhe gjëra të tjera të yjeve të rokut.

Unaza e Elvis Presley është e para e një serie të tillash me inicialet TCB,  (Taking Care of Business) dhe motivin e vetëtimës, që artisti e përdori si mantrën e tij që prej 1969-s, kur iu rikthye koncerteve pas fokusimit te filmat.

“Diamanti është 7 karatë e gjysmë, ndërsa unaza përbëhet nga flori 14 karatësh”, tregon organizatorja e ankandit, Brigitte Kruse.

Elvis Presley ia dhuroi unazën të cilën e kishte dizenjuar vetë, pjesëtarit të bandës së tij J.D Sumner, në vitin 1975. Legjenda e rock-ut, i cili vdiq në 1977, në moshën 42-vjeçare, ishte gjithashtu një adhurues i motoçikletave.

Një Harley Davidson me të cilin shëtiste rreth pronës së tij të Graceland në Memfis, do të shkojë gjithashtu nën çekiçin e ankandit. Organizatorja pret që të shitet për 300 mijë deri në 350 mijë dollarë. Në ankand do të përfshihen edhe një sërë regjistrimesh master të festivalit të Udstok në vitin 1969, të cilat kishin qenë për më shumë se 10 vite në dollapin e një producenti e nuk kishin dalë asnjëherë në treg.

Regjistrimet prej më shumë se 700 orësh dhe vlerë mbi 1.6 milionë dollarë shfaqin performanca të Jimi Hendrix, Janis Joplin, The Who dhe dhjetëra artistëve  që morën pjesë në festivalin ikonë të kulturës hippie./a2news/ KultPlus.com

Elina Duni publikon albumin dedikuar të gjithë emigrantëve

Këngëtarja shqiptare Elina Duni ka publikuar albumin e saj të ri “Lost Ships”, një album i dedikuar të gjithë emigrantëve.

Promovimi i këtij albumi nisi me disa koncerte në tetor në Gjenevë të Zvicrës ku ajo jeton prej vitesh. Albumi është një bashkëpunim me muzikantin anglez të muzikës Jazz, Rob Luft.

“Albumi im “Lost Ships” në bashkëpunim me Rob Luft dhe Fred Thomas është publikuar sot në ECM Records. Ju mund të merrni një kopje të CD ose ta dëgjoni atë në platformat e transmetimit. Pavarësisht masave nga pandemia ne do të zhvillojmë një koncert sot në “Festival de Jazz de Lugo, Galicia”, shkruan Elina Duni në faqen e saj në Facebook.

Në vitin 1991 Elina u largua në Zvicër së bashku me mamanë e saj, shkrimtaren Besa Myftiu.

“De Saussure” ishte shkolla artistike ku Duni zbuloi jazz-in dhe e gjeti veten në këtë rrymë muzikore./KultPlus.com