Kosova mban rekordin për përdorim të internetit për lajme, muzikë e lojëra

30% e individëve që kanë përdorur internetin në vend në 2018-n e kanë bërë këtë për të luajtur apo për të shkarkuar lojëra, afër mesatares europiane prej 34%, sipas një raporti të fundit të Eurostat për argëtimin online për vendet e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në krahasim me vendet e tjera Shqipëria renditet e 23-a, nga 33 shtete.

Shtetasit e Kosovës janë më të prirur që të shpenzojnë kohë në internet duke luajtur, në raport me gjithë shtetet e tjera të rajonit.

Po sipas Eurostat, në vitin 2020, ata renditeshin të shtatët në Europë, pas Islandës, me 40% të individëve që përdorën internetin në tre muajt e fundit për të luajtur apo për të shkarkuar lojëra. Më të pa interesuarit për të shpenzuar kohë në internet duke luajtur janë serbët (21%) dhe boshnjakët (20%).

Kur vjen puna te përdorimi i internetit për të parë TV, apo video, shqiptarët renditen të parafundit në Europë, me vetëm 41% të përdoruesve (nga 74% që është mesatarja europiane). Sërish Kosova është e para në rajon, me 81%, Mali i Zi dhe Serbia me 70%, Bosnja me 60%.

Të dhënat e tjera të Eurostat tregojnë se 57% e shqiptarëve e përdorin internetin për të lexuar lajme online ose gazeta (nga 75% që është mesatarja europiane). Përdorimi më i lartë është për të dëgjuar muzikë, me 67%, e vetmja tendencë më e lartë se mesatarja europiane prej 61%.

Tendenca në Bashkimin Europian

Në BE në 2020, 75% e individëve të moshës 16 deri në 74 vjeç që përdornin internetin në 3 muajt e mëparshëm lexuan faqe lajmesh në internet, gazeta dhe revista lajmesh, ndërsa 74% shikonin TV ose video të transmetuara në internet.

Përqindjet ishin më të ulëta për të dëgjuar muzikë (61%) dhe luajtur ose shkarkuar lojëra (34%).

Holanda dhe Qipro regjistruan peshën më të madhe të njerëzve që përdorën internetin për TV ose video (të dy 95%), e ndjekur nga Finlanda dhe Malta (të dyja 93%). Përqindjet më të ulëta janë vërejtur në Rumani (37%) dhe Bullgari (44%).

Holanda kishte pjesën më të lartë të individëve që luanin ose shkarkonin lojëra (56%). Malta dhe Danimarka vijuan me 47% secila). Në Bullgari dhe Poloni, ishte pesha më e ulët, nën 20%./KultPlus.com

‘Nga ditari i së premtes’

Poezi nga Azem Shkreli

Nga ditari i së premtes

Natën mirë, asgjë s’mundi të ndodhë

gjithë ditën, mezi qe e premte, mezi lindi

pak diell vonë pasdreke sa të jetë

data katërmbëdhjetë, sa të flenë

mbi barin e urtë të Tafr Toskes

xixëllonjat, natën e mirë mundime

sendesh të vogla, flini, unë sonte

vetëm do ta vë një gur fjale nën kokën

e lodhur te ditës, vetëm ujë të verdhë

do të derdh për shëndetin e bimëve

të verdha e do t’vete se asgjë  s’mundi

të ndodhi pos të jetë e premte sa të flene

mbi barin e urtë të Tafr Toskes

xixëllonjat , datë e lënguar, nëse fyshkesh sate

s’do te pershkohesh lakuriq si krimbi

datë e lënguar, po të lë mes numrash

harrimit po të lë dhe vetë po nisem

një mendimi që s’na e fle moshën te premteve./KultPlus.com

Bellizzi, trashëgimtari i poetëve arbëreshë

Domenico Bellizzi i lindur në vitin 1918, i njohur edhe me pseudonimin e Vorea Ujko, është ndër poetët arbëreshë më të njohurit dhe më të respektuarit. 

Bellizzi ishte një prift modest nga Frascineto në Kalabri i cili dha mësim për letërsi moderne në Firmo.

Autori vdiq në një aksident me makinë në janar të vitit 1989.

Vargu i Bellizzit, ishte një shprehje lirike e rafinuar e qenies arbëreshe, që është shfaqur në shumë vepra dhe antologji si dhe në shtatë përmbledhje, katër prej të cilave janë botuar në Itali, dy në Shqipëri dhe një në Kosovë. 

Ai është një poet me traditë të pasur. Ai është trashëgimtari i denjë i poetëve të mëdhenj arbëreshë të shekullit XIX .

Jeronim de Rada dhe Zef Serembe ishin autorët të cilët ai i admironte shumë.  Vargu i tij është i lidhur ngushtë me përvojën arbëreshe, të ngopur me gjakun e shprishur.

Megjithëse pa ndjenjat e vazhdueshme të nacionalizmit romantik aq të zakonshëm në vargjet shqipe, dhe motivet standarde të teksteve të mërgimit, poezia e Bellizzit nuk dështon të evidentojë forcën e lidhjes së tij me kulturën e paraardhësve të tij ballkanikë, pavarësisht pesëqind vjetëve në dheun e huaj.

Më poshtë CBC ju rendit koleksionet e vargjeve të tij:

Zgjimet e gjakut,

Kosovë, Cosenza 1973

Kohët moderne, Schiavonea 1976

Ankth, Prishtinë 1979

Stinët e mia, Corigliano Calabro   Stazione 1980

 Këngë arbëreshe, Tiranë 1982

 Burimi, Tiranë 1985

 Hapma derën, zonja mëmë, Tiranë 1990./KultPlus.com

“A thua do të kthehet, pyes veten dhe s’kam përgjegje”(VIDEO)

Grupi 403, është një grup muzikor i njohur i cili identifikohet me kultivimin e muzikës pop-rock. Grupi 403 është pjese e gjeneratës se rokut kosovar të viteve 80’, e cila njihet edhe si koha me e ndritur ne krijimtarinë rok-ut në Kosovë, shkruan KultPlus.

Grupi 403 u formua në vitin 1981 nga Mentor Gjurgjiali (bas), Fatmir Zajmi (bateri) dhe Naim Osmani (kitarë). Bendit më vonë, pas kryerjes së shërbimit ushtarak, i bashkohet Hektor Gjurgjiali (vokal dhe kitarë), Arben Godanca (kitarë) dhe Veton Orana (sint).

Grupi 403 ka një album te incizuar me 15 këngë në të, i cili për herë të parë është incizuar në vitin 2002. Edhe pse ky grup nuk është aktiv për aq shumë vite, këngët e tyre i kanë rezistuar kohës dhe dëgjohen ende me shumë nostalgji nga publiku shqiptar.

Këngët “Bohemi”, “Kujtimi”, “A do të kthehet”, “Indeksi”, “Paraja”, “Në derë të kujt tani po troket”, e shumë të tjera, janë cilësuar si përqafim i kulturës urbane, e që padyshim ndikuan në urbanizimin e të rinjve të asaj periudhe. /KultPlus.com

Sonte KultPlus ua risjell videon dhe tekstin e këngës ‘A do të kthehet’ të grupit 403:

E pashë në jetën time,

Si në mjegull, a thua ëndrra mbaroj

e ajo shkoj,

A do të kthehet?

Më mbeten disa letra,

Dhe portreti i saj

grafikë e thjeshtë, e zakonshme

Por e bukur

A thua do të kthehet?

Pyes veten dhe s’kam përgjegje

Hija në mur përplot lagështi

Më thotë se mbeta në vetmi

A thua do të kthehet?

Pyes veten dhe s’kam përgjegje

Hija në mur përplot lagështi

Më thotë se mbeta në vetmi

Më vjen të qaj,

nga inati

Kur e di se një ditë

do ta harroj

Kërkoj pak qetësi

Ju lutem heshtni,

s’më nevojiten fjalët e kota…jo

A thua do të kthehet?

Pyes veten dhe s’kam përgjegje

U shua llampa, prapë vetën jam

Agoi dita përgjegje s’kam

A thua do të kthehet?

Pyes veten dhe s’kam përgjegje

U shua llampa, prapë vetën jam

Agoi dita përgjegje s’kam./KultPlus.com

Talebanët do të ndalojnë muzikën në Afganistan

Një udhëheqës taleban ka njoftuar se muzika do të ndalohet në Afganistan dhe grave do t’u kërkohet të udhëtojnë me një udhëheqës burrë në udhëtimet që zgjasin disa ditë, edhe pse ai premton se talebanët do të jenë më liberalë sesa ishin 20 vjet më parë.

Në një intervistë për New York Times, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se ndërsa gratë përfundimisht do të lejohen të kthehen në punë dhe të shkojnë në udhëtime në shkollë dhe spitale, por ato do të kenë nevojë për një udhëheqës mashkull për udhëtime që zgjasin disa ditë.

Dhe muzika do të ndalohet në vend.

“Muzika është e ndaluar në Islam, por ne shpresojmë se ne mund t’i bindim njerëzit të mos bëjnë gjëra të tilla, në vend që t’i bëjmë presion”, tha Mujahid.

Megjithatë, ai tha se gjërat do të jenë ndryshe nën këtë sundim taleban sesa regjimi i mëparshëm.

“Ne duam të ndërtojmë të ardhmen dhe të harrojmë atë që ndodhi në të kaluarën”, tha ai, duke hedhur poshtë raportet se talebanët tashmë po marrin hak ndaj atyre që i kundërshtuan dhe po përpiqen të rivendosin kufizimet e ashpra ndaj grave./KultPlus.com

Gashi paralajmëron albumin e ri

Këngëtari shqiptar, Labinot Gashi, i njohur me emrin skenik Gashi, ka paralajmëruar se është duke punuar në albumin e ri, të cilin e ka titulluar “Dirty City”.

Tutje, reperi ka treguar edhe për përmbajtjen e albumit.

“Dirty City”, është një album i cili flet për një person që nuk më ka dashur, pavarësisht asaj çfarë kam bërë për të”, ka shkruar reperi në Instagram.

Së fundmi, reperi publikoi “Sleeping on my left”./KultPlus.com

‘Vetmia’

Poezi nga Migjeni

Vetmia

Më plak mërzitja
që vetmia më sjell;
përbuzja, urrejtja
të gjith sendet m’i mbështjell

që kam shumë anmiq
të liq
në këto sende pa shpirt,
Nuk flasin.
As sy s’kanë.
Po mue më bahet
se aty janë
vetëm që të më plasin
zemrën.
Së paku, të më shajnë:
I mallkuem!
Së paku, të anë tallin:
I uruem!
Së paku, të më këndojnë:
-I yni zot!
Ose të më thonë:
– Jeton kot!
Të flasin, të flasin se fjalë due
në kët vetmi me ndigjue.
Ose të më tregojnë historinë
e tyne, autobiografinë:
ndoshta ty do gjej gjasim
mejeten tcme pa tingllim
që në vetmi po e kaloj –
dhe s’po dij a rroj e s’rroj.
Sendet heshtin. – sa të pamëshirë!
Më bajnë dhe mue të hesht me pahirë,
pse gojë s’kanë
dhe nuk flasin,
aty janë
vetëm të më plasin
zemrën teme që po vuen
dhe në mërzi vetveten truen./KultPlus.com

Publikohet fotografia promovuese e filmit për jetën e princeshës Diana, ‘Spencer’

Foto: Neon/Collider

Është publikuar fotografia promovuese e filmit “Spencer” për jetën e princeshës Diana. Rolin kryesor e luan Kristen Steëart, kurse premiera pritet të jepet në Festivalin e Filmit në Venecia më 3 shtator.

Filmi ka të bëjë me një fundjavë që Diana e kaloi në Sandringham gjatë pushimeve të fundvitit 1991. Atëherë ajo mori vendimin për t’u shkurorëzuar nga Princi Charles.

“Dhjetor 1991: Martesa e Princit dhe Princeshës së Uellsit ka kohë që ka filluar të prishet. Edhe pse ka zëra për afera dhe divorc, paqja duhet të mbretërojë gjatë pushimeve.

“Ushqimi, pirja dhe gjuetia. Diana e di që së shpejti gjithçka do të ndryshojë “, shkruan në përmbledhje.

Protagonistja shfaqet duke qarë në fotografi dhe ka të veshur një fustan të bardhë që të kujton disi atë që kishte veshur Diana.

Filmi “Spencer” është realizuar me regji të Pablo Larrain, ndërsa skenarin e ka shkruar Steven Knight. Muzika është bërë nga Jonny Greenëood i grupit “Radiohead”. /KultPlus.com

Mbyllje dhe orë policore, këto janë masat që pritet të merren pas përkeqësimit të gjendjes me Covid-19

Numri i madh i rasteve dhe i viktimave si pasojë e COVID-19 ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të shqyrtojë miratimin e masave më strikte anti COVID.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Hotelierisë dhe Turizmit, e cila sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në kuadër të masave të reja është paraparë edhe rikthimi i orës policore.

Këto masa do të zgjasin nga 1 deri më 13 shtator.

Sipas Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, këto janë disa nga masat që do të merren:

• Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;

• Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;

• Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;

• Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;

• Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;

• Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit../KultPlus.com

2 ikona diamante të Kostandin Zografit, në proces restaurimi

Laboratori i Restaurimit të Veprave të Artit në qytetin e Beratit po nxjerr në dritë thesaret e lëna në harresë.

Në këtë laborator restauratorët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat janë duke punuar mbi dy ikona: “Shën Joan Pagëzorit në këmbë” dhe ” Shën e Premtja me 4 shenjtorët”.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat, Eugen Kallfani tha për ATSH-në se “vijon procesi i restaurimit ku ngadalë ngadalë dalin në drite thesare të trashëgimisë sonë kulturore”.

“DRTK me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Institutit Kombëtarë të Trashëgimisë Kulturore, Tiranë është duke restauruar ikonat e “Shën Joan Pagëzorit në këmbë ” dhe “Shën e Premtja me 4 shenjtorët”, – theksoi Kallfani.

Kallfani i cilëson këto dy ikona diamante të Kostandin Zografit, që datojnë në fundin e shekullit XVIII.

“Procesi i restaurimit do kaloj në konsolidimin e pelikulit, të grundit, konsolidimi i panelit të drurit dhe dezinfektimi i ikonës si dhe pastrimi i vernikut të degraduar dhe rivendosja e vernikut të ri për jetëgjatësinë e ikonës”,  tha Kallfani.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat, ka si qëllim kryesor nxjerrjen e këtyre veprave të artit nga faza e degradimit duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësinë e një procesi që ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore.

Laboratori i Restaurimit të Veprave të Artit në qytetin e Beratit ka restauruar gjithashtu ikonat “Mbledhja e Kryeengjëjve”, me autor Gjergj Johan Çetirin, si dhe ikonën me të njëjtin emër “Mbledhja e Kryeengjëve”, e Kostandin Zografit, “Ngritja e kryqit” dhe “Shën Thanasi”./atsh/KultPlus.com

Presidentja Osmani: Shën Nënë Tereza vlerat më të mira të kombit i shndërroi në vlera të gjithë njerëzimit

Presidentja Vjosa Osmani dhe figura tjera të politikës, artit dhe kulturës kanë marrë pjesë sot në një akademi të organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës me rastin e 111-vjetorit të lindjes së humanistes së madhe shqiptare Shën Nënë Tereza, e cila sivjet koincidon me 5-vjetorin e shenjtërimit të saj nga Papa Françesku.

Osmani ka thënë me këtë rast se Gonxhe Bojaxhiu është simbol i dashurisë, paqes dhe humanizmit, e cila u shndërrua në simbol të përfaqësimit të popullit shqiptar duke kthyer vëmendjen e botës.

“Nënë Tereza paraqet njërin nga personalitetet më të shquara kombëtare. Ajo shpalosi vlerat më të mira të kombit dhe i shndërroi në vlera të gjithë njerëzimit. Ne duhet të mësojmë çdo ditë nga dashuria e saj për njerëzit. Nuk mund t’ua mbyllim derën të varfërve dhe ne nuk do të mund t’iu mbyllim, ashtu siç ka thëne presidenti Rugova se “shtëpia jonë është edhe e mikut””, tha Osmani.

Ndërsa, Ipeshkvi Dodë Gjergji tha se tani është koha që të ndërtohet vetja, e për këtë sipas tij, frymëzim duhet të jetë Nënë Tereza.

“Ne gjithë mburremi që ajo ka qenë shqiptare. Të gjithë do t’ia kthejmë nderin nëse do të bëhemi si ajo. Nënë Tereza e shihte Krishtin, sepse njeriu vetëm në pasqyrë e sheh vetën e vet. Ne nuk mund ta ndërtojmë vetveten duke bërë sakrifica të mëdha. Por të gjithë siç thoshte Nënë Tereza mund të bëjmë punë të vogla me dashuri të madhe, sepse dashuria është vepër që ndërton paqen”, u shpreh ai.

“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem shqiptar. Shumë e luti Zotin që paqja e tij të vijë në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën. Luti shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Unë lutem për juve”, këto janë fjalët e Shën Nënë Terezës që i kujtojmë në përvjetorin e ditëlindjes së saj.

Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë u lind më 26 gusht 1910 në Shkup, atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete.

Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës./KultPlus.com

Këshilli i Prindërve të Kosovës kërkon që mësimi të fillojë më 1 shtator

Këshilli i Prindërve të Kosovës kërkon që procesi mësimor të nisë më 1 shtator me prezencë fizike në shkollë. Thotë se kërkesa për shtyrje të mësimit është bërë nga Këshilli i Prindërve të Prishtinës, i cili sipas Ymer Rashitit, kryetar, Këshilli i Prindërve të Prishtinës nuk ka legjitimitet pasi nuk është pjesë e Këshillit të Prindërve të Kosovës.

“Kjo është një manipulim dhe prapa këtij manipulimi qëndron dikush që nuk ia do të mirën arsimit. Është fatkeqësi që laje të tilla të cilat janë jo zyrtare të bëhen lajm zyrtar. Kjo duhet të hetohet sepse kjo ka shqetësuar të gjithë këshillin e prindërve në nivel të Kosovës’, tha Rashiti për RTK’në.

 “Sa për sqarim, këshilli i prindërve i Komunës së Prishtinës është vetëm një këshill komune dhe përfaqëson vetëm prindërit e asaj komune. Ndërsa Këshilli i Prindërve të Kosovës, në të cilin unë jam kryetar, përfaqësojmë të gjitha komunat e Kosovës”, shpjegoi ai.

“Këshilli i Prindërve të Prishtinës më 2019 është tërheq vullnetarisht dhe nuk është më pjesë e Këshillit të Prindërve të Prishtinës dhe ai Këshill s’mund të ketë legjitimitet’, shpjegoi Rashiti.

 “Këshilli i Prindërve të Prishtinës nuk i përfaqëson prindërit e krejt Kosovës.Jemi të vendosur që mësimi të fillojë më 1 shtator dhe nuk ka vendim tjetër nga këshilli i Prindërve të Kosovës apo nga prindërit që ne përfaqësojmë”, theksoi Rashiti.

Ndërkohë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës thotë se janë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor. Ymer Ymeri nga SBASHK’u tha se s’kanë informatë zyrtare për shtyrje të fillimit të vitit të ri shkollor por se sipas tij do të respektojnë çdo vendim të institucioneve kompetente.

“Informata të sakta zyrtare nuk kemi. Kemi informata se është kërkuar nga Këshilli i Prindërve të Prishtinës dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për shkak të situatës së krijuar nga pandemia dhe rasteve të shumta të infektimeve që po paraqiten edhe sot edhe ditëve të kaluara që fillimi i vitit të ri shkollor të fillojë më 13 shtator. Nuk është e konfirmuar, nuk është vendim i marrë”, tha Ymeri për RTK’në.

“Me siguri qeveria me ndryshimin e masave të përkohshme që janë tani në fuqi me siguri pritet që të merret parasysh edhe ky qëndrim’, shtoi ai.

“Të gjitha shkollat teknikisht janë të përgatitura me përjashtim të dy a tri shkollave që në nivelin e Kosovës që janë duke u bërë disa ndërhyrje, ndërsa shkollat tjera janë gati”, theksoi Ymeri.

“Gjithashtu edhe mësimdhënësit janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor. 82-83 për qind e mësimdhënësve janë të vaksinuar. Është një numër i madh. Mësimdhënësit janë të gatshëm me filluar edhe me 1-shtator por edhe në të gjitha variantet, qoftë në variantin me prezencë fizike, qoftë në variante të tjera, mësimdhënësit janë të përgatitur”, përfundoi Ymeri.

Sot gjatë ditës qarkulluan lajme se nisja e mësimit do të shtyhet deri më 13 shtator./KultPlus.com

Kenny Rogers dhe trashëgimia muzikore

Këngëtari/kompozitori dhe fituesi i çmimeve Kenny Rogers gëzoi sukses të jashtëzakonshëm si në listat e muzikës vendore ashtu edhe në ato pop me hite si “Lucille”, “The Gambler” dhe “Islands in the Stream”, dhe një nga më të pëlqyerat, “Lady”.

Kush ishte Kenny Rogers?

Pasi punoi me grupe dhe si një artist solo, Kenny Rogers publikoi ​​The Gambler më 1978. Kënga u bë një hit i madh në listat e pop-it dhe i dha Rogers çmimin e tij të dytë Grammy. Rogers gjithashtu regjistroi një seri hitesh me legjendën e vendit Dottie West dhe publikoi hitin Nr.1, “Islands in the Stream”, me Dolly Parton.

Rogers gjithashtu botoi disa libra, duke përfshirë një autobiografi të vitit 2012.

Jeta e hershme dhe karriera

Këngëtari dhe kompozitori Kenneth Donald Rogers lindi më 21 gusht 1938, në Houston, Texas. Ndërsa emri i tij ishte “Kenneth Donald” në certifikatën e tij të lindjes, familja e tij e quante gjithmonë “Kenneth Ray”.

Rogers u rrit i varfër, duke jetuar me prindërit e tij dhe gjashtë vëllezërit e motrat në një projekt federal të strehimit. Në shkollën e mesme, ai e dinte se donte të ndiqte një karrierë muzikore. Ai i bleu vetes një kitarë dhe krijoi një grup të quajtur Scholars. Grupi kishte një tingull rockabilly dhe shënoi disa hite lokale.

Tutje, Rogers regjistroi këngën e vitit 1958 “That Crazy Feeling” për etiketën Carlton. Ai madje arriti të interpretojë këngën në programin muzikor popullor të Dick Clark, American Bandstand. Duke ndryshuar zhanret, Rogers pastaj luajti bas me Bobby Doyle Trio, një grup xhazi.

Duke kaluar në një stil folk-pop, Rogers u pyet për t’u bashkuar me New Christy Minstrels më 1966. Ai u largua pas një viti, së bashku me disa anëtarë të tjerë të grupit, për të formuar First Edition. Duke bashkuar muzikën popullore dhe rokun, grupi shpejt shënoi një hit me psikedelikun “Just Dropped In.

Grupi shpejt u bë i njohur si Kenny Rogers dhe First Edition dhe organizoi shfaqjen e tyre sindikale të muzikës. Ata shënuan edhe disa hite të tjera, të tilla si “Ruby, Don’t Take Your Love To Town” të Mel Tillis.

Suksesi

Më 1974, Rogers u largua nga grupi për të shkuar përsëri solo dhe vendosi të përqëndrojë energjinë e tij në muzikën country. “Love Lifted Me” u bë hiti i tij i parë solo i 20 -të më 1975. Dy vjet më vonë, Rogers arriti në krye të klasifikimeve të vendit me baladën vajtuese “Lucille”, për një burrë të lënë nga gruaja e tij. Kënga gjithashtu u prit mirë në tabelat e pop -it, duke u futur në pesë vendet e para dhe duke i sjellë Rogers Grammy -in e tij të parë, për performancën vokale më të mirë të vendit, mashkull.

Duke ndjekur shpejt këtë sukses, Rogers lëshoi ​​The Gambler më 1978. Kënga ishte përsëri një hit pop dhe i dha Rogers Grammy -in e tij të dytë.

Fotografia dhe bizneset

Përveç muzikës, Rogers gjithashtu demonstroi një pasion për fotografinë. Imazhet që ai bëri gjatë udhëtimit në të gjithë vendin u botuan në koleksionin e vitit 1986 Kenny Rogers ‘America.

“Muzika është ajo që jam, por fotografia ndoshta do të ishte e dyta,” shpjegoi ai më vonë për revistën People. Vitin tjetër, Rogers botoi një koleksion tjetër të quajtur Your Friends and Mine.

Duke vazhduar të aktrojë, Rogers u shfaq në filma televiziv si Christmas in America (1990) dhe MacShayne: Winner Takes All (1994). Ai gjithashtu filloi të eksploronte mundësi të tjera biznesi, dhe më 1991 ai nisi një ekskluzivitet restoranti të quajtur Kenny Rogers Roasters. Ai më vonë ia shiti sipërmarrjen Nathan’s Famous, Inc. më 1998.

Po atë vit, Rogers krijoi etiketën e tij diskografike, Dreamcatcher Entertainment, gjithashtu luajti në shfaqje të mdryshme.

Vitet e mëvonshme

Më 2004, Rogers dhe gruaja e tij e pestë, Wanda, mirëpritën djemtë binjakë Jordan dhe Justin në korrik – vetëm një muaj para ditëlindjes së tij të 66 -të.

“Ata thonë se binjakët në moshën time ose do t’ju bëjnë ose do t’ju thyejnë. Tani për tani jam duke u prirur drejt pushimit. Unë do të vrisja për energjinë që ata kishin,” Rogers, i cili tashmë kishte tre fëmijë më të mëdhenj nga martesat e tij të mëparshme, tha për revistën People. Po atë vit ai botoi librin e tij për fëmijë, Krishtlindjet në Kanaan, i cili më vonë u shndërrua në një film televiziv.

Në vitin 2009, ai festoi karrierën e tij të gjatë me Kenny Rogers: 50 vitet e para, një retrospektivë muzikore. Deri në atë moment, ai kishte regjistruar dhjetëra albume dhe kishte shitur më shumë se 100 milionë kopje në të gjithë botën.

Në vitin 2012, Rogers publikoi autobiografinë Luck or Something Like It. Ai mori mirënjohje për kontributet e tij të konsiderueshme muzikore më 2013 kur u përfshi në Sallën e Famës së Muzikës në Vend. Në çmimet CMA të mbajtura atë nëntor, ai gjithashtu mori çmimin Willie Nelson Lifetime Achievement. Disa nga interpretuesit më të mirë të vendit dolën të nderojnë Rogers, përfshirë Jennifer Nettles dhe Darius Rucker.

Po atë vit Rogers publikoi albumin You Can’t Make Old Friends, i ndjekur më 2015 nga koleksioni i festave Once Again It’s Christmas. Duke filluar në dhjetor dhe duke përfunduar më 2016, këngëtari/kompozitori ikonik e filloi atë që të njoftonte se ai ishte një turne lamtumirës.

Në prill 2018, pasi Rogers u tërhoq nga një shfaqje e planifikuar në Harrah’s Cherokee Casino Resort në Karolinën e Veriut, kazino njoftoi në Twitter se këngëtari po anulonte datat e mbetura të turneut të tij të fundit për shkak të “një sërë sfidash shëndetësore”.

“Unë e kam shijuar plotësisht këtë mundësi për t’u thënë lamtumirë fansave gjatë dy viteve të fundit në turneun” The Gambler’s Last Deal “,” tha Rogers në një deklaratë. “Unë kurrë nuk mund t’i falënderoj siç duhet për inkurajimin dhe mbështetjen që më kanë dhënë gjatë karrierës sime dhe lumturinë që kam përjetuar si rezultat i kësaj.”

Rogers vdiq nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në Sandy Springs, Georgia, më 20 mars 2020 në moshën 81 vjeçare./cbc./KultPlus.com

American musician Kenny Rogers performs at the Rosemont Horizon (later renamed the Allstate Arena), Rosemont, Illinois, June 13, 1982. (Photo by Paul Natkin/Getty Images)

Viktima e dhunës në familje: Më ka ardhur marre prej vetes se çfarë po më ndodhë

Mërgime Kajtazi është një nga vajzat që e ka përjetuar dhunën në familje. E reja nga Mitrovica për dy vite rresht u dhunua fizikisht dhe seksualisht nga bashkëshorti i saj, teksa jetonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kajtazi ka rrëfyer se si ia ka dalë që ta përballojë këtë situatë.

“Ka qenë shumë  e vështirë, fillimisht gjatë periudhës sa kam qenë në atë martesë. Fillimisht ka qenë rasti kur unë nuk ia kam pranuar as vetes dhe mendoj që arsyeja kryesore se pse nuk ia kam pranuar vetes, ka qenë se mua më ka ardhur marre prej vetes se çfarë po më ndodhë”, ka thënë ajo.

Ajo tregoi se ka qenë familja ajo e cila e ka mbështetur atë, pasi kanë dëgjuar se Kajtazi është një nga viktimat e dhunës në familje.

 “Pasi i kam treguar familjes se çfarë po ndodhë, e kam pasur mbështetjen maksimale prej tyre dhe I falënderoj edhe sot. Unë nuk do të isha sot këtu po të mos ishin prindërit e mi. Kam thënë që nuk jam e para dhe nuk jam as e fundit që i ka ndodhë kjo. Në duart e një burri shqiptar. Çka unë muj me ba këtë rast është me e mbajtë dhimbjen gjithmonë sepse kjo gjithmonë do të jetë pjesë e imja”, ka thënë ajo.

E dhuna që ajo e ka përjetuar për dy vite radhazi, sipas saj ka filluar qysh në ditën e tretë të martesës së tyre.

“Dhuna ka nisë tri ditë pasi jam zhvendosur në New York për t’u martuar me të. Ka nisë për një përlarje mes çiftit për një arsye shumë të thjeshtë. Aq kam qenë e shokuar për herë të parë saqë tash e mundoj veten se pse kom duru aq shumë. E kam duru 1 vit e gjysmë para se me I tregu familjes. Tani jam në terapi”, tha ajo.

Kajtazi, më tutje tregoi se tashmë ish-bashkëshorti i saj, asnjëherë para martesës nuk ka shfaqur shenja dhune ndaj saj.

“Krejt shoqëria ime e ka dashur për sa sharmant dhe i hareshëm ka qenë. Se si ka arritur ai që me i manipulu një rreth shoqëror timin, familjen time dhe mua. Ai kurrë nuk ka shfaqur shenja dhune e as nuk e ka ngritur zërin kundrejt meje, deri kur kemi ardhur këtu”, deklaroi ajo, në T7. /KultPlus.com

Premiera e ‘Galaktika e Andromedës’ mahnit publikun në natën e dytë të PriFest

Filmi i metrazhit të gjatë ‘Galaktika e Andromedës përmbylli mbrëmjen e filmave në natën e dytë të edicionit të 13-të të PriFest.

Filmi i parë i metrazhit në gjatë nga regjisorja More Raça mbushi plot sallën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ky film, rol kryesor në të cilin është një burrë 52-vjeçar, Shpëtimi, që luhet mjeshtërisht nga aktori Sunaj Raça, shfaq një baba që bën të pamundurën për të gjetur një punë, shkruan KultPlus.

Ai pranon ofertën e një prostitute për të vepruar si shoferi dhe truproja e saj kur ajo vendos të largohet nga bordello. Ndërkohë, ai gjithashtu fiton pak para duke vjedhur benzinë ​​nga makinat e parkuara dhe duke e shitur atë.

Gjërat komplikohen edhe më shumë kur jetimorja e dërgon vajzën e tij 12-vjeçare të jetojë me të.

Duke mos pasur një vend të përshtatshëm për të qëndruar dhe pas shumë përpjekjesh e mashtrimeve, Shpëtimi vendosë ta shesë veshkën e tij për transplant dhe me paratë e siguruara, niset për në Gjermani në kërkim të një jete më të mirë për të dhe vajzën e tij.

 ‘Galaktika Andromeda’ pak ditë më parë pati edhe premierën botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë./KultPlus.com

Shkencëtarët zbulojnë skeletin 43 milionë vjeçar të një balene me katër këmbë

Së fundmi, shkencëtarët kanë zbuluar një fosile 43 milionë vjeçare të një specie të panjohur balene me 4 këmbë, që na ndihmon të gjurmojmë kalimin e balenave nga toka në det.

Balena e re amfibe e sapo zbuluar u gjet në Egjipt dhe i përket Protocetidae, një grupi të zhdukur balenash.

Fosili u çrrënjos nga shkëmbinjtë e Shkretëtirës Perëndimore të Egjiptit – një zonë e cila dikur ka qenë e mbuluar nga uji i detit dhe që ka siguruar një koleksion gjetjesh që tregojnë shumë rreth evoluimit të balenave./KultPlus.com

Vajzat e para në filmat shqiptarë

Ato dhanë shembullin e emancipimit dhe përkushtimit, ato dëshmuan personalitetin e gruas dhe aftësitë e saj edhe në këtë fushë të artit që u krijua nga e para, ato e përjetësuan personalitetin e tyre në qindra filma dokumentarë, artistikë dhe të animuar, ato u shndërruan në dallëndyshet e para të këtij arti të ri, kinematografisë.

Xhanfize Keko, themeluesja e montazhit të filmit dokumentar dhe regjisorja e suksesshme e filmave artistikë që shkëlqeu sidomos në filmat me tematikë edukative dhe për fëmijë që u shndërrua në regjisoren e çiltërsisë fëmijërore, nderuar me disa çmime në festivalet kombëtare e ndërkombëtare dhe e para regjisore në kinematografinë shqiptare që u nderua me çmimin e madh “Artiste e popullit”, Vitore Çeli, themeluesja e sektorit të montazhit të filmave artistikë dhe regjisore dublazhi që kur kaloi si regjisore në filmat dokumentarë la një trashëgimi të suksesshme që u nderua me dy çmime të para në festivalet e filmit shqiptar, veterania e luftës që nuk e përmendi asnjëherë këtë fakt në jetën e saj.

“Artistja e Merituar” Marianthi Xhako/Qemo/ regjisorja e parë me arsim të lartë profesional në filmin dokumentar që e filloi krijimtarinë e saj me filmin që I kushtohej qytetit të saj të lindjes “Qyteti I një mbi jë dritareve”/Berati/ dhe xhiroi rreth 60 filma, Adriana Elini- vajza e heshtur e përkushtuar dhe e pasionuar që sakrifikoi çdo gje, që edhe dy ditë mbas martesës u ngrit natën nga shtrati martesor dhe e gdhiu gjithë natën duke montuar një film dokumentar/1964/, regjisorja e montazhit dhe regjisorja e filmit dokumentar me krijimtari të suksesshme që mbajnë vulën e personalitetit të saj.

“Artistja e Merituar” Donika Muçi, formulonjese e muzikës regjisore e montazhit dhe regjisore e filmit dokumentar që krijoi një numur filmash me vlerë, Liri Brahimi, që la shumë gjurmë në disa filma artistikë si asistent regjisore filloi veprimtarinë e saj si regjisore e filmave dokumentarë duke xhiruar mbi 20 filma me tematikë të ndryshme, Drita Koçi/Thana/ Asistente në disa filma artistikë dhe regjisore e tre filmave artistikë.

Regjisorja dhe piktorja e talentuar e filmave të animuar, pasqyrë e kulturës dhe modestisë Esperanca Konomi, fituese e dy çmimeve të para për filmat “Talenti I babit” dhe “Stop kundravajtje”, regjisorja dhe piktorja e filmit të animuar, Majlinda Agolli /Mato/, fituese e një cmimi per regjinë në Festivalin e Filmit Shqiptar.

Redaktoret dhe skenaristet e talentuara poetja dhe skenaristja Vllasova Musta me një krijimtari të gjerë me rreth 20 skenarë për filma dokumentarë dhe një numur të konsiderueshëm për filmin e animuar, gazetarja, publicistja dhe skenaristja e shkathët e filmit dokumentar me prirje e krijimtari letrare Angjelina Xhara/Papalilo/, poetja redaktorja dhe skenaristja e filmave artistikë, Natasha Lako, me një krijimtari të suksesshme sidomos me skenarin e saj të filmit “Mësonjëtorja”.

Kinooperatorët e para femra që çanë me guxim të parat në këtë profesion të vështirë sidomos në filmin kronikal e dokumentar kur bridhnin me kamera ne krah ne çdo skaj të Shqipërisë- Diana Diamanti, bukuroshja e heshtur, trimëreshë që kur xhironte në skelat e larta të furrnaltave me një dorë mbahej për skela dhe me tjetër xhironte. Sonia Mamaqi, vajza energjike dhe e përkushtuar që ju ndërpre për një kohë të gjatë pasioni I saj për artin mbasi u persekutua nga regjimi për një faj që nuk e kishte bërë.

Regjisoret e montazhit: Irena Harito nxënësja e devotshme e regjisores Xh.Keko që e filloi veprimtarinë e saj që me themelimin e kinostudios, Marika Vila-vajza e heshtur punëmadhe që mbajti një peshë të madhe në filmin artistik që e filloi veprimtarinë e saj që në montimin e filmave të parë artistikë të kinostudios, Elpiniqi Coja regjisorja energjike dhe e suksesshme që u shqua sidomos në montimin e rret 100 filmave kronikalë e dokumentarë me peshë, me meritë të veçantë në zgjedhjen dhe montimin e materialeve arkivore duke u bërë njohëse e fondit arkivor, Atalanta Pasko-vajza inteligjente e edukuar dhe e kulturuar me pasione letrare, pasqyre e përsosur e origjinës se saj-fituese e dy çmimeve për komponentët në Festivalet e Filmit shqiptar, Elsa Bushati, vajza e edukuar dhe pa buje të cilës i kërkoj falje që nuk e kam përfshirë në librin t’im “Enciklopedi e Kinematografisë Shqiptare/2002/, regjisorja e montazhit dhe aktorja, Eglantina Kume-bukuroshja energjike që la gjurmë dhe mbeti e përjetësuar edhe si aktore në rolin e Bule Naipit në filmin “Ngadhënjim mbi vdekjen”, Neriman Furxhi/Resuli/-vajza uragan me krijimtari të madhe sidomos në filmin artistic dhe fituese e një cmimi për filmin “Misioni përtej detit”, Elda Budini/Xholi/ që punoi si regjisore montazhi në 12 filma artistike dhe ne disa filma vizatimor ku është nderuar edhe me nje medalje për filmin “Piku në gjah”,publicistja, skenaristja dhe regjisorja e montazhit Manushaqe Halili-themeluese e montazhit dhe sinkronizimit te teksteve ne sektorin e përkthimit te filmave dhe regjisore montazhi që u dallua edhe për pasione e krijimtari letrare të mirëfilltë.

Nazmie Sula /Gaxholli/ me krijimtari të lartë në shumë filma artistikë e dokumtarë dhe në Arkivin e Filmit, Shpresa Papapavllo autorja e montimit të mbi 16 filmave artistikë përveç shumë filmave kronikalë e dokumentarë,Mimoza Nano, regjisore e montazhit në mbi 10 filmave artistikë si dh disa filmave dokumentarë, Perihan Mato, regjisore montazhi e shumë filmave dokumentarë e kronikale dhe e 8 filmave artistikë, etj

Formulonjëset e muzikës: Vanda Bregasi, Diana Fejziu, e para formulonjëse e muzikës me arsim të lartë Majlinda Bërxolli, bukuroshja e qeshur dhe energjike që kur montonte muzikën e filmave shkrihej edhe vetë me të, dy shoqet e pandara të formulimit muzikor dhe zhurmave, Nina Harito/fituese e një çmimi për formulimin muzikor/ dhe Mira Meçule që unë u kisha vënë nofkën “Dy jetimet” term i marrë nga filmi Italian me të njëjtin titull, që nuk ishin jetime por punonin në mjedis të veçantë të ndara nga të tjerat ku ruhesh edhe fondi muzikor gjurmët e te cilave mbeten ne shumicën e filmave kronikalë, dokumentarë dhe artistikë, inxhinieria dhe operatorja e Zërit Luiza Mataraku/Osmanlliu/ që realizoi komponentin zanor në mbi 100 filma kronikalë, dokumentarë, artistikë dhe vizatimorë, etj. /aktoret/ KultPlus.com

‘Vlora’ premierë në PriFest, Cahani: Edukojini djemtë t’i respektojnë e t’i duan vajzat

Edhe në natën e dytë të Prishtina International Film Festival, Teatri Kombëtar ishte i mbushur plot me njerëz që kishin ardhur për të parë filmat e paralajmëruar për t’u shfaqur në këtë natë.

Interesimi i madh i publikut shihej në sallën e teatrit kur filloi të shfaqej premiera e filmit ‘Vlora’. Ky film me regji të Erblin Nushit, me role kryesore Irena Cahanin, Luan Jahën dhe Shengyl Ismailin shfaq problemet e një familje pas luftës në Kosovë, shkruan KultPlus.

Vlora, një nënë që siguron të ardhurat e familjes përmes qepjes së rrobave, ftohet nga shoqja e saj për të punuar në një organizatë ndërkombëtare që ka për qëllim edukimin e grave nëpër fshatra. Sfida e madhe e Vlorës është ta bindë burrin e saj i cili është kundër që gruaja e tij të punojë, për shkak të paragjykimeve nga njerëzit përreth.

Përkundër dhunës nga bashkëshorti, ajo vendos t’i lë pas shpinës të gjitha dhe të fillojë një etapë të re në jetën e saj.  Hapja e derës për t’u nisur në punë, shënon çlirimin e dytë të Vlorës pas përfundimit të luftës.

Regjisori Erblin Nushi thotë se ky film ka ardhur pas rrëfimeve që kishte dëgjuar nga nëna e tij.

“Ky film është bazuar nga rrëfimet që më ka treguar nëna ime, e cila ka punuar në një organizatë ndërkombëtare pas luftës dhe storjet që më ka treguar ajo më kanë lënë shumë përshtypje prandaj kam dashur ta realizoj këtë tregim “ – tha Nushi pas premierës së filmit.

Ndërkaq aktorja Irena Cahani që në film shfaqet me rolin e Vlorës, bën thirrje në edukimin e djemve për ta respektuar dhe dashur gjininë femërore./KultPlus.com

Helen Maria Turner, gruaja amerikane që sfidoi mbretërit e impresionizmit

Helen Maria Turner e nisi pikturën në moshën 22-vjeçare dhe rrugëtoi në eterin e artit deri në vitin 1949, derikur katarakti do t’i dobësonte të parit deri në verbim.

Udhëtoi në art, modestish dhe ngulmueshëm, duke krijuar një emër dhe një identitet krijues unik.

Pavarësisht se modelet e saj ishin gratë dhe vajzat e familjes dhe tematika nuk e tejkaloi realitetit e përditshmërisë, realizimet punë mjeshtërore.

Bëri gjeniun pa ditur se çfarë saktësisht ishte ajo që po bënte.

Kujtojmë se ajo u gjet në art si një përjashtim, ndoshta nga një ëndërr, nga një goditje fati, apo diçka që shpesh kritikët nuk i gjejnë shpjegim, por nuk e përjashtojnë. Teknika e aplikuar dhe realizimi janë mbresëlënëse, janë mëtime të atyshme arti që marrin jetë në një dimension mistik. U tha dhe u provua se tablotë e Turner janë impresioniste dhe jo më impresionuese është e vetë artistja, te gruaja dhe mësuesja.

Çfarë bënë më shumë se Helen Maria Turner, etrit e impresionizmit, Claude Monet, Pierre-Auguste Renoir, Alfred Sisley, and Frédéric Bazille, apo Camille Pissarro, Paul Cézanne dhe Armand Guillaumin. Ndryshe nga Turner, ata e dini se ç’po bënin, gjithashtu ata e shitën poetikën e ngjyrës dhe befasinë e depërtimit të dritës, lojën e furçës dhe zhdërvjelltësinë e pastelit, dinamikën e panoramës dhe pulsin e portretit, me çmimin e lavdisë. E gjithë kjo gamë lexueshmërie e mjeshtërisë së pikturimit, në përgjithësi dhe impresionizmit në veçanti, ndodhen të shkrira në tablotë e amerikanes Helen Maria Turner.

Gratë në tablonë e Helen Turner kanë një statikë që përshkohet nga një dritë që reflekton çdo penelatë si në çdo pore, duke i bërë ata inkandeshente dhe të njëtrajtshme me sfondin. Ngjyra është shkrirë me dritën dhe hera-herës, ajo ndizet duke krijuar një lojë manipulimit të efektit mbi shkasin, të subjektit me sfodnin, të tipareve me njësimin e elementeve që interferojnë në tablo.

Punët e Helen Maria Turner dallojnë për natyrshmërinë e lojës endëse të ngjyrshmërisë që sendërgjon imazhin, për theksimin e butë dhe përshkues të dritës dhe efektet e perceptueshëm, të kësaj akrobacie në kohje dhe këndshikim. Njerëzorja merr shkas në tablotë e piktores me një atyshmëri dhe puls të gjallë, sikur mijëra penelat dalin nga spektri i shpërthimit të dritës, që godet duke e ngrirë çastin.  

Cila është Helen Maria Turner?

Ndryshe nga artistë të tjerë të penelit, Helen Maria Turner e gjen veten në pikturë në një moshë kur zakonisht të tjerët kulmojnë. Megjithatë mosha 22-vjeçare kur ajo trokiti në portat e mëdha është një kapërcyell i hovshëm impulsesh dhe vetëdijësimesh. Pas ka mbetur rinia, kanë mbetur përvojat e netëve të gjata e ditëve zjarrvënëse të pasionit. Pas ka mbetur gjithçka dhe përpara ajo ka artistin, ka sfidën të bëhet një piktore që do të ketë emrin e famën e Helen Maria Turner. Mësuesja amerikane në pikturë, u bë e njohur për punët e saj në borja vaji, pastel, me të cilat ajo krijoi miniatura, peizazhe, dhe portrete, shpesh në stilin impresionist .

Jeta dhe karriera

Turner lindi më 13 nëntor 1858 në Louisville, Kentucky ndërsa prindërit e saj, Mortimer Turner dhe Helen Maria Davidson, ishin në një vizitë familjare në qytet. Ajo ishte stërmbesa e John Pintard nga Nju Jorku, mbesa e një mjeku të njohur të New Orleans dhe vajza e një biznesmeni të pasur nga Luiziana.

Turner kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj të hershme, midis Aleksandrisë, Luiziana dhe Neë Orleans, dhe shumë shpejt u bë refugjate nga situata e provokuar e Luftës Civile Amerikane, e cila shkatërroi pasurinë e babait të saj dhe çoi në humbjen e biznesit të saj.

Nëna e saj vdiq në 1865 pas një sëmundjeje të gjatë. Ishte vetëm 13 vjeç kur humbi edhe babain, duke mbetur nën kujdesin e një xhaxhai beqar nga New Orleans, i cili jetonte në “varfëri fisnike”.

Si aspirante për piktore filloi të merrte mësime falas të ofruara nga Universiteti Tulane, duke vazhduar nën drejtimin e Andres Molinary dhe Bror Anders Wikstrom, Gjithashtu ajo studjoi në Shoqatën e Artistëve në New Orleans .

Vdekja e xhaxhait më 1890 i hodhi mbi supe gjithë barrën e jetës. Kosokohe ajo zuri një pozicion si mësuese arti në St. Mary’s Institute, një shkollë vajzash në Dallas, Texas, duke filluar nga viti 1893. U transferua në New York City më 1895 për studime të mëtejshme dhe ndoqi Lidhjen e Studentëve të Artit ku u pranua pavarësisht se ishte mbi kufirin e moshës, Cooper Union dhe Universiteti Columbia; mësuesit e tij përfshinin Arthur Wesley Dow, Kenyon Cox, William Merritt Chase dhe Douglas Volk.

Motra e saj Laurette, një artiste tekstili, erdhi më të në Nju Jork. Turner udhëtoi me Chase dhe klasën e tij në Itali më 1904, 1905 dhe 1911, një udhëtim që nuk la gjë tek ajo.

Turner dha mësim në YWCA për shtatëmbëdhjetë vjet, duke filluar me një kurs të ri në hartimin e kostumeve. Nga viti 1906 ajo qëndroi në Koloninë e Artistëve në Cragsmoor, Nju Jork, ku u prezantua nga Charles Courtney Curran, duke vazhdaur atje me pak ndërprerje, deri në vitin 1941.

Në vitet e hershme mori me qira një hapësirë ​​atje, por më 1910 arriti të ndërtonte një shtëpi dhe studio të quajtur Takusan. Motra e saj Lettie vdiq në vitin 1920. Më 1926 ajo u kthye në New Orleans dhe u vendos atje, duke udhëtuar në veri vetëm për sezonin e verës. Në New Orleans ai vazhdoi të jepte mësim në Klubin e Arteve dhe Artizanatit.

Ajo u zgjodh anëtare e Akademisë Kombëtare të Dizajnit më 1913, duke marrë 61 nga 64 vota, dhe u zgjodh gjithashtu anëtare me të drejta të plota më 1921, duke qenë kështu gruaja e tretë me këtë status dhe një nga akademiket e para në Shtetet e Bashkuara jugore.

Për më tepër, mund të shtojmë se më 1916 William T. Evans e quajti atë Anëtare e Artistëve të Jetës në Klubin Kombëtar të Arteve, duke patur privilegjin të ishte gruaja e parë që ju dha ky nder.

Ajo vijoj të pikturonte deri në vitin 1930. Problemet me shikimin të cilat erdhën gjithnjë duke u agravuar e vranë përdhunshëm tek ajo të drejtën për të hedhur art në tablo. Vdes më 31 janar 1958. /albertvataj/ KultPlus.com

Presidentja Osmani: Nëna Terezë ia dhuroi botës vlerat e mira të popullit të saj shqiptar

Shën Nëna Terezë, e cila në mbarë botën njihet e mbahet mend për humanizmin e saj të madh, sot shënon ditëlindjen e 111-të, shkruan KultPlus.

Ishte presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e cila përmes një statusi në llogarinë e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, përkujtoi këtë figurë të madhe shqiptare.

‘Sot, në ditëlindjen e 111-të të nënës sonë, Shën Terezës, kujtojmë përplot nderim simbolin e dashurisë dhe të paqes, e cila botës ia dhuroi vlerat e mira të saj e të popullit të saj shqiptar: dashurinë për njeriun, zemërgjerësinë dhe bashkëvuajtjen me më të dobtit”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook. / KultPlus.com

Nga Stambolli deri në Londër, tetë rrugë në botë që edhe sot mbajnë emrin e Shkodrës

Qyteti i lashtë i Shkodrës jo rastësisht e gëzon emrin e madh që ka. Jehona vjen nga shekujt, që nga koha e Agronit e Teutës e deri te Rrethimi i famshëm i Shkodrës, kur qyteti u bëri ballë osmanëve edhe për 15 vjet mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit – qëndresë që i dha edhe më shumë emër e lavdi kësaj qendre të lashtë.

Shkodra njihet më shumë me emrin italian Scutari, dhe janë së paku tetë qytete në botë që kanë rrugë me emrin e qyteit të njohur shqiptar:

Një nga rrugët kryesore në Venecia dikur e njohur si Venedik – quhet Via Scutari. Emri i kësaj udhe të vjetër e mjaft të vizituar nga turistët domethënë “Rruga e Shkodrës.” Është dëshmi e lidhjeve të hershme që qyteti shqiptar ka pasur me Republikën e Venedikut.

Në Stamboll, një lagje e tërë mban emrin Uskudar, që është variant osman i emrit Scutari. Edhe ky vend është emërtuar për nder të famës së Shkodrës, siç shënojnë kronikanët e kohës. Një tjetër provë që përforcon këtë lidhje me shqiptarët është fakti që përballë Uskudarit ndodhet lagjja Arnavutköy, që domethënë “Fshati Shqiptar.” Këto dy lagje i ndan vetëm ngushtica e Bosforit.

Londra ka gjithashtu një rrugë me emrin e Shkodrës: Scutari Road. Gjendet në një anë të vjetër dhe mjaft të pasur të qytetit. Në hartën e një qyteti të vogël në jug të Francës një tjetër rrugë shkodrane. Në Aïcirits-Camou-Suhast ndodhet Rue Escutary. Është interesante pse ka zënë vend emri i Shkodrës në një zonë baske përgjatë kufirit me Spanjën.

Në Hualpen (shq. Walpen) të Kilit të largët ka po ashtu një rrugë me emrin e Shkodrës, Escutari. Vendbanimi latinoamerikan ka edhe rrugë tjera me emra të qyteteve shqiptare, për të cilat kam shkruar më parë. Por nga të gjitha vendet, Italia ka më së shumti shtigje që nderojnë Shkodrën. Po i rendis me radhë disa qytete që i gjeta: Katania, Kozenca, Milano, Massa dhe Viareggio.

Në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, lagjja më e vjetër dhe zona më e vizituar sot nga turistët quhet Skadarlija. Emrin ia kanë vënë banorët e dikurshëm që shpresonin që lagjja e tyre t’i ngjante sadopak Shkodrës. Janë disa kronika që shpjegojnë se përse serbët kërkonin të imitonin qendrën më të njohur të Ballkanit të kohës, Shkodrën.

Një rrugë në Zagreb është pagëzuar Skadarske Ulice. Shqip i bie “Rruga e Shkodrës.” /diasporashqiptare/ KultPlus.com

QKLL kujton Nënë Terezën me një ekspozitë me 400 vepra, Bardhyli: Ndjeshmëria e saj e rëndësishme për shoqërinë sot

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, me rastin e 111-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, organizoi aktivitetin “Nënë Tereza, Kujtesa, Kombi”, në nderim të figurës së një prej personazheve më të rëndësishëm të kombit shqiptar. Aktiviteti u shoqërua dhe me hapjen e një ekspozite me më shumë se 400 ekxemplarë të ndryshëm librash, kushtuar jetës dhe veprës së shenjtores nga autorë shqiptarë.

Ditë të tilla kujtese, siç është 111 vjetori I lindjes së një prej figurave që ka lartësuar kombin shqiptar, janë ditë të bukura reflektimi jo vetëm shpirtëror, por ditë që na lidhin me nevojë për tu mbështetur tek mesazhet që figura kaq vizionare vazhdojnë të japin nga pafundësia.

Kur vendosëm të kujtonim përmes kësaj ceremonie modeste dhe ekspozite me libra që autorë të ndryshëm I kanë kushtuar figurës së Nënë Terezës, pyetja që mu orvat në mëndje ishte : Në kemi arritur të kuptojmë deri në fund Nënë Terezën?

Të kuptosh do të thotë të bëhesh i ndërgjegjshëm mbi dashurinë për veprim. Stili I punës së saj ishte fjalë pak dhe shumë punë dhe veprim. Ndoshta ky stil I saj është më shumë se asnjëherë I domosdoshëm tek ne sot, pasi ashtu si ajo shprehej “Shqipëria bëhet duke punuar së bashku””, u shpreh drejtoresha e QKLL-së Alda Bardhyli.

Imzot Dom Gjergj Meta rrëfeu njohjen e tij jo të drejtpërdrejtë me Nënë Terezën, nëpërmjet punës së madhe që ajo përfaqëson për mbarë njerëzimin, punë, e cila përveç përkushtimit dhe vokacionit të saj, theksoi Dom Gjergj Meta, është kryer edhe për shkak të « kokëfortësisë » së saj, për t’i shkuar gjërave deri në fund, cilësi kjo e përbashkët e Nënë Terezës dhe e shqiptarëve.

Dashnor Dervishi, ish-Ambasador i Shqipërisë në Itali, rrëfeu mbresat e takimit të tij të parë me Nënë Terezën në Ambasadën Shqiptare në Romë, në vitin 1989, duke rrëfyer çudinë e tij se si ky personalitet i lartë, fituese e Çmimit Nobel për Paqen, mbërrin në Ambasadë me një makinë Fiat shumë të vogël, me një derë, duke mbajtur brenda 5 vetë, se si veshja e saj dhe qëndrimi ishin shumë të thjeshta, e po ashtu natyra e saj refuzuese ndaj ofrimit të diçkaje për të konsumuar. « Kisha përgatitur, ashtu si gjithnjë kur kemi pritje në Ambasadë, diçka të thjeshtë për t’i shërbyer. Sikundër natyrës dhe statusit të saj të veçantë, kishim lënë në tavolinë për qerasje disa çokollata dhe luleshtrydhe. Ajo refuzoi të provonte sikur edhe një luleshtrydhe, duke shpjeguar se përkushtimi i saj nuk ia lejonte të konsumonte gjatë ditës, përveç orëve të paracaktuara për ushqim, dhe se ky ishte një mëkat. Duke pasur parasysh natyrën e shqiptarëve që s’mund të pranojë ta lërë mikun pa i afruar diçka, unë, le të themi, e shtyva në një mëkat të vogël. I thash se nëse ajo nuk hante sikur edhe një luleshtrydhe, atëherë nuk do ia jepja vizën. Nënë Tereza si duket u tremb se mos kjo ndodhte dhe e mori luleshtrydhen për ta ngrënë. Ky ishte një mëkat i vogël ndaj dëshirës së madhe të saj për të vizituar Shqipërinë » tregoi Dervishi. Sipas tij, personaliteti i Nënë Terezës përshfaq vlerat më të mira të kombit shqiptar. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi,tha se Nënë Tereza është një figurë bashkuese dhe se këndi me veprat e saj në Muze është ndër më të vizituarit. Mehmet Gëzhilli botues i pjesës më të madhe të veprave të Nënë Terezës, tha se duhet bërë më shumë për botimin e veprave kushtuar jetës dhe veprës së saj në mënyrë që të rinjtë të njihen më shume më figurën e saj.

Ekspozita e hapur në ambientet e Qëndrës Kombëtare të Librit dhe Leximit është e hapur për publikun deri më 5 shtator, që shënon dhe ditën e shenjtërimit të saj.

5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës. Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989.

Shenjt Tereza, por që në mbarë botën thirret “Nënë Tereza”, një grua me fytyrë të imët, të rrudhur, të plakur, pushtoi imagjinatën e botës me përkushtimin e saj ndaj të varfërve, veçanërisht në qytetin indian të Kalkutës, ku ajo fillimisht themeloi strehimoren e saj të parë për të pritur me mijëra “njerëz të trotuar”.

Shenjt Tereza është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur e të pareshtur të bamirësisë, dëshmitare e paharrueshme e dashurisë, që gjeti shprehjen e vet konkrete në shërbimin e vazhdueshëm ndaj vëllezërve e motrave më të varfër e më të braktisur të botës, pa dallim e pa përjashtim race, feje, kombësie apo përkatësie shoqërore.” Një grua e thjeshtë që ia arrin tia dalë vetëm duke iu përgjigjur idealit të saj, e vetme mes sëmundjeve, varfërisë, erërave, duke besuar se zgjedhja e saj ka vlerën e një revolucioni, vetëm duke hapur zemrën. Kur shfletoja këto libra mbi jetën e saj, të cilët reflektojnë dhe mendimin bashkëkohor shqip mbi një fenomen, ajo që më përshkronte ishte ndjeshmëria e saj poetike. Ndoshta se lutja vetë të con tek poezia.Uroj që ky takim të mos jetë vetëm një çast kujtese, por të lërë gjurmë në ndjeshmërinë tonë”, tha Bardhyli. /balkanweb/ KultPlus.com

‘Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit’ në frengjisht në rrjetin e shpërndarësit të njohur zvicëran ‘Orellfussli’

Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, i përkthyer në frengjisht nga Odette Marquet, i botuar nga botuesi i njohur parisien “L’Harmattan” me titullin “Qui resiste a la peste resiste au diable – Le journal de Gjon Nikollë Kazazi”, si libër xhepi, gjendet edhe në rjetin e shpërndarësit të njohur zvicëran “Orellfüssli”.

Libri mund të porositet online dhe kushton 31,9 franga zvicëran.

Shpërndarësi zvicëran, ka lëshuar në shitje edhe versionin tonik të librit (horbuch), të xhiruar në disketë, që parapaguesve u ofrohet gratis për dëgjim testues prej 30 ditësh. / KultPlus.com