Thëniet e Franc Kafkës që ua ndryshojnë mënyrën e të menduarit


Franc Kafka ishte një autor gjerman që arriti famë botërore vetëm pas vdekjes së tij.

Ja ku janë 8 thënie nga Franz Kafka për të ndryshuar mënyrën e të menduarit…

1.“Duke besuar me pasion në diçka që ende nuk ekziston, ne e krijojmë atë. Nuk ekziston vetëm ajo që nuk e kemi dëshiruar sa duhet.”

2. “Ai është tmerrësisht i frikësuar se po vdes, sepse ende nuk ka jetuar.”

3. “Unë zakonisht zgjidh problemet duke i lënë ato të më gllabërojnë mua.”

4. “Unë mund të dua vetëm atë që e vendos në mënyrë të lartë mbi mua dhe që nuk mund ta arrij.”

5.  “Rinia është e lumtur sepse ka aftësinë për të parë bukurinë. Kushdo që mban aftësinë për të parë bukurinë, nuk rritet kurrë.”

6. “Mos e humbisni kohën tuaj duke kërkuar një pengesë – ndoshta nuk ka asnjë.”

7.”Ka një sasi të pafund shpresash në Univers… por jo për ne.”

8. “Është më mirë të kemi dhe të mos keni nevojë, sesa të keni nevojë dhe të mos keni.”/ KultPlus.com


Pas vaksinës anti Covid, Oksfordi nxjerr vaksinën revolucionare kundër kancerit



Ekipi që krijoi njërën prej vaksinave kundër Covid, ai i Universitetit të Oksfordit, ka prodhuar dhe një vaksinë që premton të revolucionarizojë trajtimin kundër kancerit

E kombinuar me terapi të tjera ekzistuese, kjo vaksinë nxit sistemin imunitar të njeriut qe luftojë sëmundjen. Së bashku, ato kanë qenë në gjendje të tkurrin ndjeshëm tumoret tek minjtë, e të përmirësojnë shumë shanset e mbijetesës.

Eksperimenti i parë mbi njerëzit do të përfshijë 80 pacientë me qeliza kanceroze në mushkëri- një prej llojeve më të përhapura dhe më të rënda te kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, me të cilin diagnostikohen 47.000 persona çdo vit.

Professor Adrian Hill, drejtor i Universitetit Jenner pranë këtij Universiteti tha se “vaksina e re ka potencialin ta ndryshojë rrënjësisht trajtimin kundër kësaj semundjeje”, raporton TCh.

Ajo bazohet mbi një njëjtën teknologji vektori që u përdor për vaksinën anti Covid të Oksfordit dhe AstraZenecas.

Materiali genetik i përcjellë në këtë mënyrë e nxit trupin t’i përgjigjet molekulave të njohura si proteina MAGE, të cilat gjenden në sipërfaqen e qelizave të kancerit. / KultPlus.com

Te varri i nënës

Nga Xhevdet Bajraj

Të magjepsur i shikojmë yjet në qiell
Një numër tashmë i vdekur i tyre
na shikojnë neve gjithashtu
me butësinë e shikimit të një të vdekuri
që s’pat kush t’ia mbyll sytë

E mbështes kokën
mbi varr
në prehrin e ngrohtë të nënës
e ajo nga qielli e zgjat dorën
me gishtërinjtë e saj
m’i kreh flokët./ KultPlus.com

Baba, ne ikëm

Poezi nga Petrit Ruka

Baba, ne ikëm… Shtëpinë e braktisëm…
Një kohë arixhinjsh jeton gjithë bota,
Dhe foton tënde nga muret e zbritëm,
Si dryn një palë lot vendosëm tek porta…

Ikëm, or ikëm, vendlindjen e vramë,
Në metropole që mblidhen si punë e iriqve,
(E ke parasysh kur e vjelin një pemë
Dhe mblidhet e ngjishet si në vargjet e fiqve?!)

U ngjeshëm këtej nëpër halle të reja,
E humbëm dhe barin, dhe gjumin, dhe këngën,
Gjithçka e gatshme në dyqane luksoze,..
Dyqan psikologu, që të kallais dhe zemrën…

Ne ikëm dhe varrin ta kyçëm në një video,
Të dielën të takojmë në xhamin vizual,
Me mend i vemë lulet, dy lotë, një cigare,
Jetojmë me simbole,…në një botë me manual.

Në fshat nuk shkojmë, e kemi me vete,
Tani ne gjithçka e mbajmë në një kuti,
Kjo kutia baba e ka emrin kompjuter,
Në xhamin e tij takon çdo njeri..

Në xhamin e tij gjen nuse, bën dasëm,
Puth djemtë e vëllait në tjetër kontinent,
Dhe nënën e qan nga mijra kilometra
Kur e fusin në varr, me video konferencë.

Ne bashkë do bëhemi kur të vijmë aty poshtë,
Këtu lart u ndamë për jetë e për mot,
S’të shkruaj më shumë, se ti e di mirë,
Qëllova i dobët dhe mbytem në lot.

Nuk dimë ku shkojmë, s’ka kohë të mendohesh,
Nxitojmë nga që thjesht është në modë nxitimi,
Një kohë arixhinjsh jeton sot gjithë bota,
Ik edhe thur kanistra pikëllimi…! / KultPlus.com

Dea, një nga kryeveprat e artit antik në Shqipëri

Shtatori është muaji i trashëgimisë kulturore.

Muzeu Historik Kombëtar në Shqipëri, në kuadër të këtij muaji, ka publikuar në faqen e tij një nga kryeveprat e artit antik në Shqipëri, transmeton KultPlus.

MHK shprehet se Dea është e ekspozuar që nga 1981 në këtë institucion. “Koka e Apollonit ose e njohur si Dea, një nga kryeveprat e artit antik në Shqipëri gjendet e ekspozuar, që nga viti 1981 në Muzeun Historik Kombëtar.

Mermer, lartësia 50 cm, Butrint, gjysma e parë e shekullit IV p. Kr.”, shkruan muzeu që ka publikuar dhe foton e Deas. Muzeu Historik Kombëtar, i ndodhur në zemër të Tiranës, fton vizitorët, vendas apo të huaj, që kërkojnë të njohin më shumë nga historia e Shqipërisë, që të mos ngurojnë t’i drejtohen dyerve të tij.

Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri. I ndërtuar në pjesën perëndimore të sheshit “Skënderbej”, godina e MHK është një nga veprat e rëndësishme arkitektonike me rol të veçantë në formimin urbanistik të kryeqytetit shqiptar. MHK ka disa pavione.

Në pavionin e lashtësisë që është ndër më të pasurit në MHK, janë ekspozuar edhe objekte që i përkasin periudhës së mesjetës së hershme. Objektet e paraqitura në vitrinat e tjera i përkasin periudhës së bronzit dhe asaj të hekurit.

Objekte të tjera me interes janë mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” (shek. IV para Kr.), pamja antropomorfe e lumit Vjosa (shek. III-II para Kr.), koka e Artemisës (shek. III para Kr.), portreti i një burri në gur gëlqeror (shek. V pas Kr.) dhe objektet e varrit monumental të Selcës së Poshtme, Pogradec (shek. III para Kr.).

Muzeu Historik Kombëtar me aktivitetin e tij synon të nxisë mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë tek publiku vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të inkurajojë dialogun midis qytetarëve, mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. / KultPlus.com

Filmat e Tarantinos po kthehen në shfaqje teatrale

Adhuruesit e Tarantinos mund të shohin disa prej filmave të tij ikonik të shëndrruar në shfaqje nga kompania “Tarantino Live: Fox Force Five & The Tyranny of Evil Men”, transmeton KultPlus.

Ky teatër ofron një përvojë hibride ku teatri ndërthuret me botën kinematografike të Tarantinos.

Kjo përvojë ëshhtë përshkruar si ‘një kabare postmoderne” me shfaqje prej 90 minutash të cilat sjellin skena nga “Pulp Fiction,” “Kill Bill,” “Reservoir Dogs,” “Inglourious Basterds,” “Jackie Brown,” dhe “The Hateful Eight.”

Dua Lipa me 5 nominime në ‘Video Music Awards 2021’

Tashmë këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka arritur majat e suksesit në muzikën ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Këngëtarja nga Prishtina, është nominuar në pesë kategori në ngjarjen e madhe muzikorë ”Video Music Awards 2021”.

Ngjarja e VMA do të zhvillohet më 12 shtator të këtij viti në Brooklyn të New Yorkut, ndërkohë që deri atëherë do të vazhdojë votimi online.

Dua Lipa është nominuar në këto kategori: “Song of the Year” për këngën “Levitating”, “Song of Summer” po ashtu për këngën “Levitating”, “Best Collaboration” për bashkëpunimin e saj me Miley Cyrus me këngën “Prisoner”, “Best Latin” për këngën e saj “Un Dia” në bashkëpunim me J.Balvin, Bad Bunny dhe Tainy dhe “Best Editing” për këngën “Prisoner” në bashkëpunim me Milye Cyrus.

Lista e plotë e nominimeve:

VIDEO OF THE YEAR

Cardi B ft. Megan Thee Stallion – “WAP”

DJ Khaled ft. Drake – “Popstar” (Starring Justin Bieber)

Doja Cat ft. SZA – “Kiss Me More”

Ed Sheeran – “Bad Habits”

Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your Name)”

The Weeknd – “Save Your Tears”

ARTIST OF THE YEAR

Ariana Grande

Doja Cat

Justin Bieber

Megan Thee Stallion

Olivia Rodrigo

Taylor Swift

SONG OF THE YEAR

24kGoldn ft. Iann Dior – “Mood”

Bruno Mars, Anderson .Paak, Silk Sonic – “Leave the Door Open”

BTS – “Dynamite”

Cardi B ft. Megan Thee Stallion – “WAP”

Dua Lipa – “Levitating”

Olivia Rodrigo – “Drivers License”

BEST NEW ARTIST

24kGoldn

Giveon

The Kid Laroi

Olivia Rodrigo

Polo G

Saweetie

PUSH PERFORMANCE OF THE YEAR

September 2020: Wallows – “Are You Bored Yet?”

October 2020: Ashnikko – “Daisy”

November 2020: SAINt JHN – “Gorgeous”

December 2020: 24kGoldn – “Coco”

January 2021: JC Stewart – “Break My Heart”

February 2021: Latto – “Sex Lies”

March 2021: Madison Beer – “Selfish”

April 2021: The Kid Laroi– “Without You”

May 2021: Olivia Rodrigo – “Drivers License”

June 2021: Girl in Red “Serotonin”

July 2021: Fousheé – “My Slime”

August 2021: jxdn – “Think About Me”

BEST COLLABORATION

24kGoldn ft. Iann Dior – “Mood”

Cardi B ft. Megan Thee Stallion – “WAP”

Doja Cat ft. SZA – “Kiss Me More”

Drake ft. Lil Durk – “Laugh Now Cry Later”

Justin Bieber ft. Daniel Caesar, Giveon – “Peaches”

Miley Cyrus ft. Dua Lipa – “Prisoner”

BEST POP

Ariana Grande – “Positions”

Billie Eilish – “Therefore I Am”

BTS – “Butter”

Harry Styles – “Treat People With Kindness”

Justin Bieber ft. Daniel Caesar, Giveon – “Peaches”

Olivia Rodrigo – “Good 4 U”

Shawn Mendes – “Wonder”

Taylor Swift – “Willow”

BEST HIP-HOP

Cardi B ft. Megan Thee Stallion – “WAP”

Drake ft. Lil Durk – “Laugh Now Cry Later”

Lil Baby ft. Megan Thee Stallion – “On Me (Remix)”

Moneybagg Yo – “Said Sum”

Polo G – “Rapstar”

Travis Scott ft. Young Thug & M.I.A. – “Franchise”

BEST ROCK

Evanescence – “Use My Voice”

Foo Fighters – “Shame Shame”

John Mayer – “Last Train Home”

The Killers – “My Own Soul’s Warning”

Kings of Leon – “The Bandit”

Lenny Kravitz – “Raise Vibration”

BEST ALTERNATIVE

Bleachers – “Stop Making This Hurt”

Glass Animals – “Heat Waves”

Imagine Dragons – “Follow You”

Machine Gun Kelly ft. Blackbear – “My Ex’s Best Friend”

Twenty One Pilots – “Shy Away”

Willow ft. Travis Barker – “Transparentsoul”

BEST LATIN

Bad Bunny x Jhay Cortez – “Dákiti”

Billie Eilish and Rosalía – “Lo Vas A Olvidar”

Black Eyed Peas and Shakira – “Girl Like Me”

J. Balvin, Dua Lipa, Bad Bunny, Tainy – “Un Dia (One Day)”

Karol G – “Bichota”

Maluma – “Hawái”

BEST R&B

Beyoncé, Blue Ivy, SAINt JHN, WizKid – “Brown Skin Girl”

Bruno Mars, Anderson .Paak, Silk Sonic – “Leave the Door Open”

Chris Brown and Young Thug – “Go Crazy”

Giveon – “Heartbreak Anniversary”

H.E.R. ft. Chris Brown – “Come Through”

SZA – “Good Days”

BEST K-POP

(G)I-DLE – “DUMDi DUMDi”

Blackpink and Selena Gomez – “Ice Cream”

BTS – “Butter”

Bighit Music Monsta X – “Gambler”

Seventeen – “Ready to Loce”

Twice – “Alcohol-Free”

VIDEO FOR GOOD

Billie Eilish – “Your Power”

Demi Lovato – “Dancing With the Devil”

H.E.R. – “Fight for You”

Kane Brown – “Worldwide Beautiful”

Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your Name)”

Pharrell Williams ft. Jay-Z – “Entrepreneur”

BEST DIRECTION

Billie Eilish – “Your Power” – Directed by: Billie Eilish

DJ Khaled ft. Drake – “Popstar (Starring Justin Bieber)” – Directed by: Julien Christian Lutz aka Director X

Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your Name)” – Directed by: Lil Nas X and Tanu Muino

Taylor Swift – “Willow” – Directed by: Taylor Swift

Travis Scott ft. Young Thug & M.I.A – “Franchise” – Directed by: Travis Scott

Tyler, The Creator – “Lumberjack” – Directed by: Wolf Haley

BEST CINEMATOGRAPHY

Beyoncé, Blue Ivy, SAINt JHN, WizKid – “Brown Skin Girl” – Cinematography by: Benoit Soler, Malik H. Sayeed, Mohammaed Atta Ahmed, Santiago Gonzalez, Ryan Helfant

Billie Eilish – “Therefore I Am” – Cinematography by: Rob Witt

Foo Fighters – “Shame Shame” – Cinematography by: Santiago Gonzalez

Justin Bieber ft. Chance the Rapper – “Holy” – Cinematography by: Elias Talbot

Lady Gaga – “911” – Cinematography by: Jeff Cronenweth

Lorde – “Solar Power” – Cinematography by: Andrew Stroud

BEST ART DIRECTION

Beyoncé, Shatta Wale, Major Lazer – “Already” – Art Direction by: Susan Linns, Gerard Santos

Ed Sheeran – “Bad Habits” – Art Direction by: Alison Dominitz

Lady Gaga – “911” – Art Direction by: Tom Foden, Peter Andrus

Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your Name)” – Art Direction by: John Richoux

Saweetie ft. Doja Cat – “Best Friend” – Art Direction by: Art Haynes

Taylor Swift – “Willow” – Art Direction by: Ethan Tobman, Regina Fernandez

BEST VISUAL EFFECTS

Bella Poarch – “Build a B—h” – Visual Effects by: Andrew Donoho, Denhov Visuals, Denis Strahhov, Rein Jakobson, Vahur Kuusk, Tatjana Pavlik, Yekaterina Vetrova

Coldplay – “Higher Power” – Visual Effects by: Mathematic

Doja Cat & The Weeknd – “You Right” – Visual Effects by: La Pac, Anthony Lestremau, Julien Missaire, Petr Shkolniy, Alexi Bailla, Micha Sher, Antoine Hache, Mikros MPC, Nicolas Huget, Guillaume Ho Tsong Fang, Benjamin Lenfant, Stephane Pivron, MPC Bangalore, Chanakya Chander, Raju Ganesh, David Rouxel

Glass Animals – “Tangerine” – Visual Effects by: Ronan Fourreau

Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your Name)” – Visual Effects by: Mathematic

P!NK – “All I Know So Far” – Visual Effects by: Dave Meyers, Freenjoy Inc

BEST CHOREOGRAPHY

Ariana Grande – “34+35” – Choreography by: Brian Nicholson & Scott Nicholson

BTS – “Butter” – Choreography by: Son Sung Deuk With BHM Performance Directing Team

Ed Sheeran – “Bad Habits” – Choreography by: Natricia Bernard

Foo Fighters – “Shame Shame” – Choreography by: Nina McNeely

Harry Styles – “Treat People With Kindness” – Choreography by:Paul Roberts

Marshmello & Halsey – “Be Kind” – Choreography by: Dani Vitale

BEST EDITING

Bruno Mars, Anderson .Paak, Silk Sonic – “Leave the Door Open” – Editing by: Troy Charbonnet

BTS – “Butter” – Editing by: Yong Seok Choi from Lumpens

Drake – “What’s Next” – Editing by: Noah Kendal

Harry Styles – “Treat People With Kindness” – Editing by: Claudia Wass

Justin Bieber ft. Daniel Caesar, Giveon – “Peaches” – Editing by: Mark Mayr, Vinnie Hobbs

Miley Cyrus ft. Dua Lipa – “Prisoner” / KultPlus.com

Kënga biografike për babanë e Venus dhe Serena Williams e Beyonce mund të nominohet për ‘Oscar’

Beyonce pothuajse ka fituar çdo çmim të mundshëm në botën e muzikës, mirëpo ka diçka që ajo ende nuk e ka fituar dhe kjo gjë mund të ndodh tani.

Këngëtarja ka punuar një këngë që shfaqet në filmin e ri të  “King Richard” që pati premierën e parë publike në Festivalin e Filmit “Telluride” në 2021, transmeton KultPlus,

Kënga titullohet “Be Alive” dhe mund të fitojë të drejtën për nominim për Oscar për kategorinë “Kënga më e mirë origjinale”.

“King Richard”, me kryepersonazh Will Smith tregon se si yjet e tenisit Venus dhe Serena Williams u bënë lojtaret e suksesshme që janë sot, pas stërvitjes nga babai i tyre, Richard Williams. Filmi do të publikohet më 19 nëntor. / KultPlus.com

Mandatory Credit: Photo by Joel C Ryan/Invision/AP/Shutterstock (10672756a) Beyonce at the “Lion King” premiere in London. President Barack Obama along with his wife, Michelle, delivered speeches, during YouTube’s “Dear Class of 2020” virtual ceremony. The duo, along with a wide-ranging, star-studded lineup including Beyoncé, Lady Gaga and Tom Brady, offered inspirational messages in hopes of uplifting new graduates YouTube Virtual Commencement, London, United Kingdom – 14 Jul 2019

Filmat e vjetër shqiptar që duhet t’i shohë secili

Komedi, drama dhe filma historikë. Nëse s’keni parë këto filma, bëni mirë të uleni dhe t’i shikoni me radhë.

Skënderbeu (1954)

– Sergei Yutkevich – Filmi flet për jetën e Skënderbeu, nga lindja deri në vdekje. Bazuar kryesisht në veprën e Marin Barletit, filmi nis me rrëmbimin e Skënderbeut nga turqit dhe trajnimin e tij për t’u bërë një nga luftëtarët më mbreësëlëns në Perandorinë Otomane. Më pas, Gjergj Kastrioti kthehet në Atdhe ku edhe organizon rezistencën heroike që zgjati më shumë se 30 vite. Prej tij, perandoria më e madhe në tokë e asaj kohe, nuk arriti të pushtojë Shqipërinë.

Lulëkuqet mbi mure (1976)

– Dhimitër Anagnosti – Filmi është i vendosur në një jetimorë të Tiranës gjatë viteve të pushtimit fashist italian në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Është bazuar në romanin Bonjakët të Petraq Qafëzezit dhe interpretohet mrekullisht nga Timo Flloko, Kadri Roshi, Pavlina Mani, etj. Jetimët e strehës vorfnore, nën urdhërat e drejtorit dhe kujdestarit, detyrohen të pastrojnë parrullat në mure të komunistëve. Katër shokë protagonistë organizojnë plane kundër bashkëpunëtorëve të urryer të fashistëve dhe që këtu filmi zhvillohet gradualisht.

Përrallë nga e kaluara (1987)

– Dhimitër Anagnosti – Për të plotësuar dëshirat dhe nevojat e prindërve, Gjino 14-vjeçar martohet me mblesëri me Marigonë 20-vjeçare. Gjino bindet, se është fëmijë, ndërsa Marigoja që dashuron një tjetër, përpiqet me lloj lloj mënyrash për t’u larguar. Filmi eksploron rolin e gruas në shoqëri, shfrytëzimin dhe emancipimin e saj. Hajrie Rondo, Robert Ndrenika dhe Elvira Diamanti janë të shkëlqyer në rolet e tyre.

Nëntori i dytë (1982)

– Viktor Gjika – Nëntori i dytë është një film dramatik që shpalos rrugën e ndjekur nga patriotët shqiptarë drejt shpalljes së pavarësisë. Personazhe janë figurat më të famshme të kombit si Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Luigj Gurakuqi luajtur nga më të mirët e skenës shqiptare.

Zonja nga qyteti (1976)

– Pirro Milkani – Komedia për zonjën dhe të bijën që shpërngulen nga qyteti në fshat është një perlë e kinematografisë shqiptare. E bija e Teto Ollgës, zonjës nga qyteti, bie në dashuri me një djalë nga fshati. Ndërkohë, Ollga s’lë gurë pa lëvizur që të bijën ta martojë me dikë nga qyteti. Një histori e vjetër sa kohë, një komedi që të bën për të qeshur çdo herë që e sheh.

Vdekja e kalit (1992)

– Saimir Kumbaro – Një ndër filmat e parë antikomunistë shqiptarë, Vdekja e kalit flet për Agronin (Timo Flloko), i cili shpëton një kal nga ekzekutimi dhe dënohet nga gjyqi ushtarak. Gruaja e tij, e cila luhet nga Rajmonda Bulku vendos të ndërmarrë masa ekstreme. Të lë një ndjesi të hidhur, të nevrikos dhe është fantastik.

Kapedani (1972)

– Muharrem Fejzo, Fehmi Hoshafi – Në Shqipërinë e viteve ’70, një hero i Luftës së Dytë Botërore kthehet në shtëpinë e tij në fshat dhe has probleme me revolucionin kulturor dhe të drejtat e grave dhe të burrave. Në një kontrast brilant mes të resë dhe të vjetrës, Kapedani mund të jetë fare mirë komedia më e dashur shqiptare.

Njeriu me top (1977)

– Viktor Gjika – Bazuar në romanin me të njëjtin titull nga Dritëro Agolli, Njeriu me top ndjek historinë e konfliktit mes Mato Grudës dhe plakut Mere. Në hangar, Mato mban një top të braktisur nga italianët që ëndërron ta përdorë kundër plakut Mere. Filmi është poetik dhe i paharrueshëm.

Dy herë mat (1986)

– Bujar Kapexhiu – Një tjetër komedi e mrekullueshme me regji dhe rol kryesor nga Bujar Kapexhiu. Ilo Pinci, specialist i midhjes dhe peshkut, njëherazi shahist i njohur, ftohet në një qytet bregdetar për një konkurs shahu. Në të vërtetë, Ilo është më i interesuar për kultivimin e midhjeve dhe i futet konkursit pa teklif, me idenë se do t’i mundë të gjithë pa problem. Rudina e vogël i vërteton të kundërtën.

Koncert në vitin 1936 (1978)

– Saimir Kumbaro – Një këngëtare e re Donika dhe një pianiste Eleni nisin një turne koncertesh në qytete të vegjël provincialë duke kaluar me pianon e tyre edhe nëpër fshatra. Dy artistet e reja takojnë mikpritës midis të cilëve popullin e thjeshtë dhe autoritetet lokale që kërkojnë të duken oksidentalë por që në thelb janë të konfrontuar me njëri tjetrin.

Liri a vdekje (1979)

– Kristaq Mitro, Ibrahim Muçaj – Komitët të udhëhequr nga Çerçiz Topulli, Mihal Grameno dhe Hajredin Tremishti kthehen në fshat te njerëzit e tyre para se të ekzekutojnë bimbashin turk të Gjirokastrës. Pas kësaj ushtria osmane ndërmerr një fushatë kundër Mashkullorës krahinë e cila kthehet në një lapidar të rezistencës Shqiptare për pavarësi. Nën interpretimin brilant të Timo Fllokos, Kadri Roshit, Kastriot Çaushit, Bujar Asqeriut, Reshat Arbanës, e plot të tjerëve.

Prefekti

– Besim Levonja – Artisti i Popullit Robert Ndrenika interpreton Qazim Mulletin. Një punë e Besim Levonjës, komedia “Prefekti” përqesh dhe tallet me prefektin e Tiranës gjatë kohës së pushtimit fashist, Qazim Mulletin dhe një vartës të tij që ishte drejtues i policisë së Tiranës po në atë kohë, Mon Kukaleshi. Kjo komedi bazohet në stereotipa dhe krijon vetëm të tilla. /anabel/ KultPlus.com

Gruaja shqiptare në sytë e historianëve dhe piktorëve të huaj (FOTO)

Ajo është e bukur, joshëse, delikate dhe me një shprehje heroine. Më shumë se një grua, ai është e themelta e veçorive dhe karakteristikave dalluese të shqiptarëve, të cilët mbetën në historinë e botës si realitete sfiduese. Vërshuan kohërat, erdhën dhe ikën etapa të ndryshme të traditave dhe emancipimit.

Ajo tregoi gjithnjë me vlerat e saja gjithëçfarë fsheh brenda vetes, brenda asaj nevoje, forcën e manifestimit të tipareve që e dallojnë atë, jo vetëm nga veçantitë e veshjeve karakterstike, por edhe nga forca e karakterit, vitaliteti amësor dhe ndjenja e zjarrtë atdhetare. Ajo ka ushqyer në ndërkohje interesimin dhe kërshërinë e grafistëve, piktorëve, kostumografëve, historianëve dhe hulumtuesve të ndryshëm. Dhe ata nga ana e tyre e kanë jetësuar atë, gruan shqiptare, me gjithë gamën e saj dalluese, bukurinë, krenarinë, forcën dhe hiret fine të femrës. 

Shqiptarja, arbëreshe apo arvanitase, e Iliridës apo e Shqipërisë, myslimane apo e krishterë, veriore apo jugore, elitare apo popullore, qytetare apo malësore, nuk i ka lënë indiferent të huajt me veshjen e saj tradicionale.

Madje, shpeshherë, ajo ka ngjallur kureshtje me veçantinë e stilit të saj.

Këtë e dëshmojnë revistat, gazetat dhe romanet e shumta franceze apo në gjuhën frënge, ku hasim gravura dhe fotografi që i dedikohen asaj, ndër të cilat do të gjeni në vijim disa prej tyre të sjellura nga Aurenc Bebja, Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”.

KOSTUM CILËSOR I GRAVE SHQIPTARE (1782) / JEAN HOUEL, PALAZZO ADRIANO, SIÇILI

Burimi : Voyage pittoresque des isles de Sicile, de Malte et de Lipari : où l'on traite des antiquités qui s'y trouvent encore, des principaux phénomènes que la nature y offre, du costume des habitans, et de quelques usages. – Gallica / BNF

Burimi : Voyage pittoresque des isles de Sicile, de Malte et de Lipari : où l’on traite des antiquités qui s’y trouvent encore, des principaux phénomènes que la nature y offre, du costume des habitans, et de quelques usages. – Gallica / BNF

VESHJE POPULLORE TË GRAVE SHQIPTARE (1782) / JEAN HOUEL, PALAZZO ADRIANO, SIÇILI

Burimi : Voyage pittoresque des isles de Sicile, de Malte et de Lipari : où l'on traite des antiquités qui s'y trouvent encore, des principaux phénomènes que la nature y offre, du costume des habitans, et de quelques usages. – Gallica / BNF

Burimi: Voyage pittoresque des isles de Sicile, de Malte et de Lipari : où l’on traite des antiquités qui s’y trouvent encore, des principaux phénomènes que la nature y offre, du costume des habitans, et de quelques usages. – Gallica / BNF

BUKUROSHJA SHQIPTARE DHE CHATEAUBRIAND, ATHINË (1806)

Burimi : Album de Chateaubriand : 20 gravures en taille douce, avec texte / dessins de M. Staal ; gravures de MM. Geoffroy et Monnin – Gallica / Bibliothèque nationale de France

Burimi : Album de Chateaubriand : 20 gravures en taille douce, avec texte / dessins de M. Staal ; gravures de MM. Geoffroy et Monnin – Gallica / Bibliothèque nationale de France

MBI TARRACAT E OHRIT, SHQIPËRI (1841) / R. COTON WOODVILLE, REVISTA “LE MONDE ILLUSTRÉ”

Burimi : Le Monde illustré, Bibliothèque nationale de France, département Philosophie, histoire, sciences de l'homme – Gallica / Bibliothèque nationale de France

Burimi: Le Monde illustré, Bibliothèque nationale de France, département Philosophie, histoire, sciences de l’homme – Gallica / Bibliothèque nationale de France

KOSTUMET POPULLORE SHQIPTARE SIPAS KRAHINAVE DHE BESIMEVE FETARE (1880) / FORTUNÉ LOUIS MÉAULLE, REVISTA “LE MONDE ILLUSTRÉ”

Burimi : Le Monde illustré, Bibliothèque nationale de France, département Philosophie, histoire, sciences de l'homme – Gallica / Bibliothèque nationale de France

Burimi : Le Monde illustré, Bibliothèque nationale de France, département Philosophie, histoire, sciences de l’homme – Gallica / Bibliothèque nationale de France

PRINCESHA MIRDITORE / JULES – MARIE ARMAND, MOLTENI (1897-1898)

Burimi : Cavelier de Cuverville, Jules-Marie-Armand (1834-1912). Chef de la mission. Photographe de l'œuvre reproduite. – Gallica / Bibliothèque nationale de France

Burimi : Cavelier de Cuverville, Jules-Marie-Armand (1834-1912). Chef de la mission. Photographe de l’œuvre reproduite. – Gallica / Bibliothèque nationale de France

GRUA MIRDITORE / JULES – MARIE ARMAND, MOLTENI (1897-1898)

Burimi : Cavelier de Cuverville, Jules-Marie-Armand (1834-1912). Chef de la mission. Photographe de l'œuvre reproduite. – Gallica / Bibliothèque nationale de France

Burimi : Cavelier de Cuverville, Jules-Marie-Armand (1834-1912). Chef de la mission. Photographe de l’œuvre reproduite. – Gallica / Bibliothèque nationale de France

MALËSORJA SHQIPTARE / JULES-MARIE ARMAND, MOLTENI (1897-1898)

Burimi : Cavelier de Cuverville, Jules-Marie-Armand (1834-1912). Chef de la mission. Photographe de l'œuvre reproduite. – Gallica / Bibliothèque nationale de France

Burimi: Cavelier de Cuverville, Jules-Marie-Armand (1834-1912). Chef de la mission. Photographe de l’œuvre reproduite. – Gallica / Bibliothèque nationale de France

GRATË SHQIPTARE TEK BURIMI (1912)

Burimi : Les femmes albanaises à la fontaine : [photographie de presse] / [Agence Rol] – Gallica / Bibliothèque nationale de France

Burimi: Les femmes albanaises à la fontaine : [photographie de presse] / [Agence Rol] – Gallica / Bibliothèque nationale de France

GRATË SHQIPTARE NË MAQEDONI (1916)

Burimi : Pages de gloire, Lucien Cornet – Directeur de publication – Gallica / Bibliothèque nationale de France

Burimi: Pages de gloire, Lucien Cornet – Directeur de publication – Gallica / Bibliothèque nationale de France

KURS RROBAQEPËSIE PËR GRATË MYSLIMANE SHQIPTARE TË TIRANËS (1919)

Burimi : Le Miroir – Gallica / BDIC (Bibliothèque de documentation internationale contemporaine) – Kryqi i Kuq amerikan ka organizuar një kurs rrobaqepsie në Tiranë, Shqipëri, për gratë myslimane...

Burimi: Le Miroir – Gallica / BDIC (Bibliothèque de documentation internationale contemporaine) – Kryqi i Kuq amerikan ka organizuar një kurs rrobaqepsie në Tiranë, Shqipëri, për gratë myslimane…

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania) /KultPlus.com

Kristen Stewart: Diana ime, gruaja që dëshironte të ishte e lirë

Në garë në Festivalin e Filmit “Mostra”, në Venecia, filmi “Spencer” sjell ish-vogëlushen e “Twilight”, tashmë një grua e re e talentuar, Kristen Stewart, të transformuar në Princeshën e Uellsit, Lady D.

Çfarë ka mbetur ende e panjohur për një person aq shumë mediatik, të dashur, popullor, të fotografuar, të ndjekur (deri në pasojat ekstreme të aksidentit rrugor nën urën Alma, në Paris, më 31 gusht 1997), siç është Lady D?

E megjithatë, regjisori kilian Pablo Larrain, i cili tashmë pati kthyer në ekranin e madh një personazh tjetër të ndërlikuar, si Jacqueline Kennedy në filmin “Jackie”, është përpjekur sërish.

Në film, i cili alternon ekstravagancën poetike, madje edhe skena thriller, Steëart vesh disa nga rrobat që janë në imagjinatën popullore të lidhura me Dianën, por misioni i saj është diçka tjetër, përveç risjelljes në kujtesë të ngjashmërisë së tyre.

“Diana, një ikonë e famshme, një vajzë e re e bukur, por mbi të gjitha një person i aftë të krijojë, edhe në një situatë kaq të privilegjuar, një kontakt me njerëzit, një ndjeshmëri të menjëhershme, e cila e bëri atë të zbresë në tokë, te njerëzit e zakonshëm”, shpjegon Larrain.

Filmi përqendrohet në fundjavën në të cilën një Diana e vuajtur dhe e brishtë vendosi të merrte sërish në dorë frerët e jetës së saj: ishin Krishtlindjet 1991, të kaluara me familjen mbretërore në Kështjellën Sandrigham, në Norfolk.

Tri ditë dëshpërimi dhe përpjekjesh për t’u distancuar nga një familje të cilën ajo nuk mund ta duronte dot më, ndërsa fotografët fotografonin më shumë atë, sesa Mbretëreshën.

Nga ana e saj, Stewart u shpreh se “Kontakti i Dianës është i paarritshëm. Ishte një angazhim i madh për ta luajtur atë. Më pëlqeu çmenduria e saj, paparashikueshmëria, ankthi për të qenë e lirë, në një kontekst që ishte me të vërtetë një kafaz i artë (…). Shpresoj ta kem treguar qartë sesa e gjallë dhe e lirë ishte ajo, një njeri me të vërtetë i veçantë”./ KultPlus.com

Gratë afgane protestojnë në Kabul para burrave me armë, kërkohet barazi

Gratë në Afganistan po ngrenë zërin gjithnjë e më shumë kundër pabarazive që i presin me qeverisjen nga talibanët. Dhjetra protestuese u mblodhën në Kabul për të kërkuar më shumë të drejta, duke nisur nga ajo e punës, shkollimit dhe veshjes.

Duke treguar një guxim të madh, gratë manifestuan përballë disa militantëve që mbanin armë në duar. Ato mbanin në duar pankarta të printuar dhe brohoritën thirrje të tilla si “Motoja jonë është liria” dhe “gratë afgane janë të bashkuara”, transmeton KultPlus.

“Ne gratë afgane kemi punuar fort, studiuar dhe specializuar në edukim për 20 vite, por sot ne jemi hequr nga kabineti qeveritar. Ne kërkojmë të drejtat tona njerëzore.”, shprehet Fatema Etemadi.

“Demonstratat tona po zhvillohet pasi pa prezencën e grave asnjë shoqëri nuk do të ketë prosperitet. Eleminimi I grave do të thotë eleminim I qënieve njerëzore. Nëse gratë nuk janë prezente në një vend, shoqëri, apo qeveri, ai shtet apo kabinet nuk do të jetë I suksesshëm.”, shton një tjetër.

Talibanët vendosën në zbatim një formë radikale të sheriatit, në veçanti duke kufizuar të drejtat e grave, gjatë qeverisjes nga1996 deri në vitin 2001. Por këtë herë, grupi që kontrollon Afganistanin, kërkon të jetë më I hapur përballë botës duke premtuar respektimin e të drejtave të njeriut.

Megjithatë, kanë nisur me këmbën e gabuar pasi u kanë bërë thirrje grave që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos shkojnë në punë pasi militantët e tyre nuk janë mësuar t’i respektojnë. Shpeshherë, talibanët kanë shprehur dhe qëndrimin e tyre kundër shkollimit të vajzave. / KultPlus.com

Presidentja Osmani fton Harrisin ta vizitojë Kosovën, bisedojnë për refugjatët afganë dhe pandeminë COVID-19

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.S., znj. Kamala Harris.

Partneriteti i shkëlqyeshëm mes dy vendeve tona dhe raportet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve ishin në qendër të kësaj bisede. Me këtë rast, Presidentja Osmani i ka shprehur zv.presidentes Harris mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA-të dhe ka ritheksuar se SHBA-të mbeten partner kryesor strategjik i vendit tone në procesin e konsolidimit të shtetësisë.

Palët diskutuan dhe për situatën me pandeminë, me ç’rast Presidentja Osmani i falënderoi dhe njëherë SHBA-të dhe presidentin Biden për donacionin prej mbi 500.000 vaksinash. Presidentja Osmani tha që një veprim i tillë e ka vulosur edhe njëherë miqësinë e palëkundshme në mes të dy vendeve tona, si dhe është dëshmia më e pastër e përkrahjes së parreshtur të SHBA-ve për vendin tonë.

Ndërkaq, zëvendëspresidentja Harris theksoi se SHBA-të janë thellësisht mirënjohëse ndaj Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë dhe gatishmërinë e bujarinë e treguar për mikëpritjen e mijëra qytetarëve afganë.
Zv. Presidenja Harris shprehu po ashtu mirënjohjen e administratës Biden për mbështetjen e Kosovës në këtë mision dhe ritheksoi lidhjen personale dhe të thellë midis Administratës Biden dhe popullit të Kosovës. Gjatë bisedës, zv. Presidentja Harris përcolli falënderimin e saj të përzemërt për organizimin e ceremonies nga ana e Presidentes Osmani për dhënien e Medaljes Presidenciale për Sundim të Ligjit për të ndjerin Joseph Robinette “Beau” Biden III.

Në këtë shkëmbim të parë ndërmjet të dy lidereve, presidentja Osmani shfrytëzoi rastin që edhe njëherë ta urojë zv.presidenten Harris për emërimin në pozitën e dytë më të lartë shtetërore. Ajo theksoi se fitorja e ekipit Biden-Harris nuk është një fitore vetëm për Amerikën, por për gjithë botën demokratike. Tutje, ajo theksoi se emërimi i znj. Harris si zëvendëspresidente e parë grua e SHBA-ve, si dhe shembulli i dhënë prej saj, do të mbeten të shënuara si moment lavdie në historinë tonë moderne. Puna dhe angazhimi i saj, sipas Presidentes Osmani shërbejnë si inspirim dhe për shumë gra e vajza lidere të së ardhmes anë e mbanë botës.

Presidentja Osmani e ftoi zv. Presidenten Harris ta vizitojë Republikën e Kosovës, për t’i parë për nga afër sukseset tona të përbashkëta. Të dy lideret u pajtuan që të takohen personalisht së shpejti. / KultPlus.com

Fotografitë më të mira të shtypit britanik

Shoqata e Fotografëve të Shtypit Britanik, ka hapur ekspozitën me fotot më të mira të anëtarëve të saj, transmeton KultPlus.

Ekspozita e sivjetme përfshinë fotot e bëra që nga prilli i vitit 2019. Një përzgjedhje të 20 fotove të ekspozitës, nga ditorja Guardian,

Policët e arrestojnë Patsy Stevensonin, në një protestë të 13 marsit 2021 në Londër, pas rrëmbimit dhe vrasjes së Sarah Everardit. Fotografia: Hannah McKay/Reuters.

Dominic Cummings, ish-këshilltar special i kryeministrit britanik Boris Johnson, pret në rrugë me një kuti me gjësende personale, pasi u largua nga Kryeministria (Downing Street) më 13 nëntor 2020. Fotografia: Hollie Adams/Bloomberg.

Pas një pushimi dyvjeçar, tifozët dhe grupet e muzikës hevi-metal mblidhen në një festival në Parkun Donington. Fotografia: Katja Ogrin.

Flamuri britanik largohet nga ndërtesa e Parlamentit Evropian në Bruksel, më 31 janar 2020, para se Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian. Fotografia: Yui Mok.

Demonstruesit protestojnë më 25 janar 2020, në Sheshin Riad Al Solh të Bejrut, pranë vendit ku raportohej se jeton kryeministri libanez, Hassan Diab. Fotografia: Tom Nicholson.

Princi Charles, më 4 shkurt 2020, gjatë një vizite në marketin TK Maxx të Londrës. Fotografia: Jeff Moore.

Notarja në distanca të gjata, Sarah Thomas, 37 vjeçe, mbërrin në plazhin e Kentit, më 17 shtator 2019, pasi e kaloi katër herë, pa u ndalur, kanalin e La Manshit. Ajo notoi për më shumë se 54 orë. Fotografia: Tom Nicholson/The Times.

Balona me ajër fluturon mbi Londër, më 9 qershor 2019. Fotografia: David Mirzoeff.

Organizim i mbajtur më 8 shtator 2020, për të mbledhur fonde për pistën e garave të Jorkut. Fotografia: Gary Calton/The Observer.

Catherine, dukesha e Kembrixhit nën ombrellën e princit William, më 18 qershor 2019. Fotografia: Kelvin Bruce.

Një ceremoni mortore ganeze e mbajtur më 5 qershor 2020, jashtë shtëpisë në Londër të një burri 40-vjeçar që vdiq nga Covidi-19. Fotografia: David Levene/The Guardian.

Salah al Wahbel, nëntë vjeç, i cili humbi pjesën e poshtme të këmbës së majtë kur shkeli në një minë pranë shtëpisë së tij në Marib të Jemenit. Fotografia: Philip Coburn.

Protestuesi i organizimit “Jetët e njerëzve me ngjyrë kanë vlerë”, mban një të protestues të lënduar pranë metros së Londrës, më 13 qershor 2020. Fotografia: Dylan Martinez/Reuters.

Kujdestari i qenve Valter Andrade, me qenin e tij Lloyd në prag të paradës më të madhe të qenve, të spektalit të quajtur Crufts (më 5 mars 2020). Fotografia: Fabio De Paola.

Dhitë e malit bredhin rrugëve të Llandudnos të Uellsit, më 31 mars 2020. Fotografia: Christopher Furlong/Getty Images.

Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan marrin pjesë në ndarjen e çmimeve të Fondit Endeavour, më 5 mars 2020. Fotografia: Samir Hussein/Getty Images.

Stormzy performon në çmimet muzikore Brit, në Londër, më 18 shkurt 2020. Fotografia: Samir Hussein/Getty Images.

Infermierja neonatale Kirsty Hartley, mban fëmijën Theo të lindur para kohe, para nënës së tij Kirsty Anderson, në njësinë e kujdesit intensiv neonatal, në qendrën e grave dhe të sapolindurve në Spitalin e përgjithshëm Burnley. Fotografia: Hannah McKay/Reuters.

Çiklist ndalet në mes të urës pothuajse të boshatisur të Uestminsterit, më 24 mars 2020, për ta bërë një fotografi në ora 1:15 pasdite, pasi Boris Johnson njofton izolimin e Britanisë së Madhe. Photograph: Peter Macdiarmid/LNP.

Lojtarët dhe stafi i klubit futbollistik të Liverpool-it, festojnë në autobusin e hapur, gjatë paradës së fituesve të Ligës së Kampionëve në Liverpul, më 2 qershor 2019. Fotografia: Danny Lawson/PA. / KulPlus.com

Madonna së shpejti katalog të ri muzikor

Madonna ka njoftuar një marrëveshje “historike” me Warner Music Group, një partneritet global që përfshin të gjithë katalogun e saj muzikor të regjistruar më parë, transmeton KultPlus.

Marrëveshja, që paraqet mbretëreshën e popit në etiketën me të cilën debutoi në një moshë shumë të re, përfshin katalogun “Sire/Maverick/Warner, plus tre albumet më të fundit në studio (MDNA, Rebel Heart dhe Madame X), që u lëshuan nga Interscope Records, por që do të bashkohen me katalogun Warner në 2025.

Bëhet fjalë për gjithsej 17 albume në studio, si edhe single, regjistrime kolonash zanore, albume të drejtpërdrejta dhe përmbledhje.

“Që nga fillimi, Warner Music Group ka ndihmuar në paraqitjen e muzikës dhe vizionit tim për të gjithë fansat në të gjithë botën me kujdesin dhe konsideratën më të madhe. Ata kanë qenë partnerë të mahnitshëm dhe unë jam e kënaqur të filloj këtë kapitull të ri me ta për të festuar katalogun tim të 40 viteve të fundit ”, tha ylli i popit ndërsa njoftoi marrëveshjen.

Me mbi 300 milionë albume të shitur në të gjithë botën, shtatë Grammy dhe dhjetëra çmime të tjera muzikore, Madonna është këngëtarja femër më e suksesshme e të gjitha kohërave.

Sipas Guy Oseary nga Maverick, menaxheri i tij i vjetër, “partneriteti i ri do të sjellë në jetë atë që shumë fansa kanë pritur me durim: një kremtim të katalogut revolucionar të Madonna-s. Ne jemi duke punuar ngushtë me Warner Music Group për t’i dhënë frymë të re këtyre veprave ikonike”. / KultPlus.com

Irena Papa Leleku, shqiptarja që lindi greke

E pakrahasueshme, për talentin dhe bukurinë! E njohur botërisht edhe për origjinën shqiptare.

Irene Papas (Leleku), artistja e famshme greke, që interpretoi edhe krah aktorit tjetër të madh shqiptar, Bekim Fehmiut, e ka pohuar origjinën e saj të hershme, pikërisht në bisedat me “Uliksin” që vinte nga skaji tjetër i shkëputur i Shqipërisë – Kosova!

Çështjes i ka kushtuar vëmendje dhe studiuesi Aristidh Kola, në librin “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, botuar në Athinë më 1983. Vetë aktorja në një intervistë, e pyetur se përse ishte kaq ezmere, është përgjigjur se “I ngjaj nënës sime. Ajo ishte ezmere si unë. Ajo vinte nga Epiri, ndërsa im atë vinte, sipas gjasave, nga Shqipëria. Ndoshta jam shqiptare ose gjysmëshqiptare. Peloponezi është përplot me shqiptarë”.

Abaz Hoxha po ashtu, studiues i kinemasë, e ka përmendur origjinën e saj shqiptare, në librin “Shqiptarët në kinematografinë botërore”.

Irena Papa Leleku lindi në Athinë, më 3 shtator 1926.

Karriera e saj artistike, do të niste rrugëtimin qyshse e vogël, 10-vjeçare, si këngëtare dhe kërcimtare në variete.

U diplomua në Shkollën e Dramës të Teatrit Kombëtar të Athinës. Roli i parë në kinematografi do të ishte “Engjëjt e humbur” (1950). Kryesisht është shfaqur me rolet kryesore të heroinave në tragjeditë klasike greke – role që e tërhiqnin edhe falë pamjes së saj, si të ishte e lundur për rolet e tragjedive klasike. Debutoi me shumë sukses në kinematografinë botërore dhe veçanërisht në atë italiane, franceze dhe amerikane.

Për herë të parë u bë e njohur me interpretimin në filmin grek “Nekropolita” – “Qytet i vdekur”, më 1951. Menjëherë ra në sy të kineastëve italianë dhe lidhi një kontratë me kompaninë “Lux Film”, çfarë solli iterpretimin në shumë filma. Më pas, u angazhua në shumë filma amerikanë dhe bashkëprodhime italo-amerikane, anglo-amerikane, spanjollo-amerikane, greko-amerikane etj., duke u bërë kështu, një aktore shumë e kërkuar edhe ndërkombëtarisht.

Ka interpretuar në filma nga Amerika në Francë, nga Anglia në Itali, nën drejtimin e regjisorëve të njohur Robert Wise, Mihail Kakojanis, nga Jorgo Xhavella tek Elio Petri, Alberto Latuada dhe Françesko Rosi, nga Kosta Gavras te Ray Guerra,betj.

Irena Papa ka interpretuar rolet kryesore të heroinave të tragjedive, si atë të Elektrës, Klitimestrës, Penelopës, Antigonës, perandoreshës Teodora, Katerina e Aragonës, rolin e vejushës në filmin shumë të suksesëshëm “Zorba”, të gjyshes në filmin “Erendiras”, etj. Në vitin 1959, Irena ka interpretuar gjithashtu rolin e heroinës të revolucionit grek të 1821, arvanitases Laskarina Bubulina.

Ajo është ngjitur në piedestalin e yjeve të kinemasë botërore, me rolet e saj epike, falë mjeshtërisë aktoriale veshur me mantelin e hijeshisë së një portreti të skalitur bukurie femërore. Së bashku me Melina Mërkurin, artistet i kapërcyen kufijtë e atdheut të tyre, duke u shndërruar yjet e  kinemasë botërore. Papas ka interpretuar përkrah aktorëve të njohur, si: Antoni Kuin, Zhan Maria Volonte, Bekim Fehmi, Marlon Brando, Katerinë Hepbërn, etj.

Mbi 80 role në kinema dhe ekran

Për interpretimet e shquara në kinema dhe teatër, Irena Papa është nderuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, si: Aktorja më e mirë në interpretimin e rolit të Elektrës, në filmin me të njëjtin titull në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit zhvilluar në Selanik, 1962, si aktorja më e mirë nderuar nga Bashkimi i kritikëve të Filmit grek, 1962, si aktoria më e mirë në rolin e dytë në filmin “Z” nga New York Film Critics Circle, 1969; aktorja më e mirë në filmin “The Trojan Women”nga National Board of Rewiew, 1971; me çmimin Distinguished Achievement Award nga Hamptons International Film Festival (1993); me çmimin e karrierës për interpretim në Teatër, 1993 “ Flaiano” ;me çmimin e karrierës nga Madrid National Arts Institution, 2000; me çmimin e karrierës nga International Festival Women’s films, 2000; me titullin Doktor i Arteve dhe letrave nga Universiteti i Romës, 2001; me çmimin e karrierës Woman of Europe.

U nderua me titullin e nderit, si “Gruaja e Evropës”,  një titull nderi grave që kanë dhënë kontribut të veçantë në civilizimin evropian.

Irena Papa u zbulua fillimisht nga regjisori i njohur Elia Kazan, ndërsa Federiko Fellini ishte një admirues i madh i veprës së saj. Irena ka qenë edhe një shoqe e dashur e aktores tjetër të madhe me njohje ndërkombëtare, Katherinë Hepburn, me të cilën ka interpretuar në filmin “The Trojan Women”(1971). Dikur aktorja shumë e njohur K.Hepburn, dy herë e nderuar me çmimin “Oscar”, ka deklaruar se: ”… Irena është një nga aktoret më të mira, në historinë e kinemasë.”. Një nga miqtë më të afërt të artistes, ka qenë edhe aktori i madh, Marlon Brando.

Sikurse edhe aktorja tjetër greke, e famshme në botë Melina Merkuri, ka regjistruar disa disqe që kanë marrë statusin e muzikës klasike greke dhe janë bërë shumë popullore,  titulluar “Ode dhe rapsodi”, përmbajnë 15 këngë dhe himne tradicionale të Kishës Ortodokse greke, këngë nën arranxhimin e kompozitorit fitues i çmimit Oskar, Vangelis Papathanasi. Po ashtu, ka regjistruar edhe këngë të kompozuara nga Mikis Theodorakis./ KultPlus.com

Irene Papas në rolin e Bubulinës, film i vitit 1959

‘South Outdoor Festival’ me mbi 40-të aktivitete në natyrë, promovohet turizmi rural

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi bën të ditur se, “South Outdoor Festival” rikthehet këtë vit në edicionin e tij të katërt në datat 3-6 shtator 2021 në Borsh, Himarë.

“Festivali i sportit, muzikës, kulturës e traditës promovon turizmin e qëndrueshëm rural dhe gjithçka që jugu i Shqipërisë ka për të ofruar”, shprehet Ekonomi.

Festivali “South Outdoor” është konceptuar një festë në natyrë me veprimtari sportive, kulturë, traditë, muzikë dhe ushqime tradicionale.

Gjatë ngjarjes 4-ditore, që zhvillohet çdo vit në fshatin Borsh, në jug të Shqipërisë, festivali fton pjesëmarrësit nga i gjithë vendi dhe Evropa të bashkohen, të konkurrojnë dhe të argëtohen, duke shijuar dhe përjetuar veçantinë që e bën Rivierën e bukur të Shqipërisë të veçantë.

Ky festival unik kombinon sportin, lojërat, kulturën, traditën, ushqimin, muzikën, argëtimin dhe shumë më tepër. Me më shumë se 40 aktivitete të ndryshme në natyrë, të synuara për të gjitha grupmoshat dhe prejardhjet, ka diçka për të ofruar për të gjithë.

“Festivali South Outdoor” synon të përdorë aktivitetet në natyrë, kulturën, traditën, muzikën, artet interpretuese dhe ngjarje të veçanta për të rritur entuziazmin publik dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen me synimin për ta bërë Shqipërinë jugore një destinacion turistik ndërkombëtar.

“Përmes aktiviteteve tona të veçanta në natyrë dhe ngjarjeve kulturore, ne përpiqemi të angazhojmë si dashamirët në natyrë, ashtu edhe vizitorët si pjesëmarrës që ndajnë perceptimet specifike kulturore që rrjedhin nga historia dhe tradita, kuzhina dhe pijet, muzika dhe vallëzimi”, thanë organizatorët.

Festivali South Outdoor është një nismë e GIZ Albania si pjesë e programit “Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural” i zbatuar nga Citrus Organization në partneritet me kompanitë kryesore shqiptare, përfaqësues të agjencive turistike me vite përvojë, të cilët janë specializuar në turizmin në natyrë dhe kanë marrë çmime për ofertat dhe ngjarjet e reja turistike. Festivali organizohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencinë Kombëtare të Turizmit, bashkinë e Himarës dhe mbështetet nga qeveria gjermane.

South Outdoor Festival është realizuar në partneritet të fortë me operatorët turistikë më të mirë shqiptarë të cilët kanë punuar në sektorin e turizmit prej vitesh, duke specializuar turizmin aktiv dhe duke marrë çmime për zhvillimin e produkteve dhe ngjarjeve të reja turistike brenda bizneseve të tyre. /atsh/ KultPlus.com

Kostumi i famshëm i Elvis Presley del në ankand

Kostumi dhe pelerina e bardhë e famshme e artistit të mirënjohur në botë, Elvis Presley, e cila ishte e dizajnuar nga Bill Belew për disa shfaqje të cilat në vitin 1972 u mbajtën në Madison Square Garden në Neë York, do të dalë në ankand, përcjell KultPlus.

“Kruse GWS Auctions” do të hapë ofertat të shtunën dhe kostumi ka një ofertë hapëse prej 350,000 dollarë, ndërsa pelerina aktualisht po shkon për 50,000 dollarë.

Po ashtu është bërë e ditur se edhe shumë gjëra tjera të artistit janë në shitje në këtë ankand, duke përfshirë këtu edhe një koleksion të flokëve të tij të ruajtur nga berberi i tij, biblën të cilën ia kishte dhuruar një fans si dhe helmentën që e mbajti në ”Viva Las vegas”

Një pjesë e të ardhurave nga dreka do të shkojnë në Fondacionin “Dream”, i cili mbështet të rriturit me sëmundje të rënda dhe familjet e tyre. / KultPlus.com

Shtyhet ‘FemArt’, Festivali Ndërkombëtar për Artiste dhe Aktiviste

Situata e përkeqësuar me Covid-19 dhe versioni Delta dhe masat e Qeverisë kanë bërë që Artpolis të marrë vendim për shtyrje të Festivalit FemArt për javën e parë të tetorit, transmeton KultPlus.

Më 1-6 tetor 2021 FemArt do të jetë sërish afër publikut me shfaqje, performanca, muzikë, poezi, ekspozita, punëtori, raporte e konferenca përmes edicionit të 9-të, që vjen me moton “F… Seksizmit”.

”Festivali FemArt do të mbahet me respektim të plotë të masave kundër Covid-19 dhe versioni Delta, e vetëm personat e vaksinuar do të mund të jenë prezent në këto aktivitete artistike.

Me ART kundër seksizmit, të VAKSINUAR kundër pandemisë”, thuhet tutje në komunikatën për media. / KultPlus.com

‘Nëpërmjet shpirtit’

Poezi nga Charles Bukowski

Nëpërmjet shpirtit

Ai e kalon shpirtin

si një thikë

dhe unë i sondoj peisazhet

herë i zymtë, herë i vrerosur

ku korbecë të zinj katran

krrokin kaq me zë të lartë

sa të gërvishtin muret e zemrës.

Kalon nëpër kopshte të këndshme

zbukuruar me margarita të bardha

dhe ngrohur nga një diell i vakët pranverë.

Por kur linfa e saj

Arrin kulmin shpërthen

gjethja njolloset.

Tampon i vetëm për të tillë plagë…/KultPlus.com

‘Rri me mua, po ta them për herë të fundit…’ (VIDEO)

Rosela Gjylbegu është një prej këngëtareve më të pëlqyera shqiptare.

Me zërin dhe stilin e saj të veçantë mori zemrat e publikut që në daljen e parë në skenë, përcjell KultPlus.

Rosela gjithmonë ka ditur të sjellë performancë dhe këngë të fuqishme të cilat e karakterizojnë dhe e bëjnë unike në ndërtimin e një karriere fantastike muzikore.

Sot, KultPlus ua risjell tekstin dhe videon e këngës “Rri me mua” të cilën Rosela e këndoi në festivalin ‘Kënga magjike’ 2014:

Sikur te jesh me mua 
do te zgjoja me nje kafe 
Sikur te jesh me mua 
Do te trembej dhe fjala “Pse” 
Sikur te jesh me mua 
do besoje çdo gje tek une 
Do te te vija çdo nate ne gjume 
do te puthja edhe me shume 
Sikur te jesh me mua 
Une si hije nga pas do vija 
e… ne krahet e tu te rrija 
Do harroja merzite e mia 
Sikur, sikur te jesh me mua 
S’do pendoheshe asnjehere 
Do jetoja per ty 2 here 
se te dua dhe eshte e prere 

Ref 2X: 
Rri me mua! 
Po ta them per here te fundit 
Rri me mua! 
Pa ty jeten nuk e dua 
me ty diten e bej muaj 
Pa ty dielli eshte i huaj 
Rri me mua! 
Vetem une po te dua 
Rri me mua! 

Sikur te jesh me mua 
Une si hije nga pas do vija 
ne krahet e tu te rrija 
Do harroja merzite e mia 
Sikur te jesh me mua 
S’do pendoheshe asnjehere 
Do jetoja per ty 2 here 
se te dua dhe eshte e prere 
Rri me mua! 

REF: 
Po ta them per here te fundit 
Rri me mua! 
Pa ty jeten nuk e dua 
me ty diten e bej muaj, me ty 
Pa ty dielli eshte i huaj 
Rri me mua! 
Vetem unee po te dua 
Rri me mua! 
Rri me mua! 

Me ty diten e bej muaj 
Pa ty dielli eshte i huaj 
Rri me mua! Rri me mua! 
Vetem une po te dua 
Rri me mua!./KultPlus.com

Mësimi në kohë pandemie, planifikohet edhe rikthimi i plotë në shkolla

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka rishikuar udhëzuesin për mësim në kohë pandemie, i cili javën e ardhshme do të jetë në dispozicion të drejtorive për arsim dhe shkollave.

Përveç tre skenarëve të paraparë edhe vitin e kaluar, është shtuar edhe një skenar bazik që parasheh mësimin në shkolla me prezencë të plotë.

Nga MASHTI është bërë e ditur se deri më tani janë vaksinuar 77 përqind e mësimdhënësve, derisa është potencuar se nga ministria janë bërë të gjitha përgatitjet që të fillojë viti i ri shkollor.

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, bëri të ditur se kanë rishikuar udhëzuesin për mësim në kohë pandemie, për çka tha se janë skenarët A, B, C dhe si skenarë bazik është mësimi në shkolla me prezencë të plotë.

Ai potencoi se MASHTI ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe deklaroi se presin që situata të përmirësohet dhe më 13 shtator të nis mësimi me prezencë në shkolla.

“E kemi rishikuar edhe udhëzuesin për mësim në kohën e pandemisë, i cili është hartuar vitin e kaluar dhe ky versioni i ri që sot është gati dhe javën tjetër do të jetë në dispozicion të DKA-ve dhe shkollave. Me këtë udhëzues parashihen skenarët e mundshëm për zhvillimin e mësimit në kushtet e pandemisë, përsëri janë ata skenarët A, B, C nga viti i kaluar, por është shtuar tani si skenar bazik një tjetër skenari i rikthimit i cili parasheh mësimin në shkolla me prezencë të plotë”, tha ai.

Pupovci bëri të ditur se deri më tash janë vaksinuar 77 përqind e mësimdhënësve, derisa u ka bërë thirrje të njëjtëve që të vaksinohen.

“Sa i përket vaksinimit të mësimdhënësve, sipas informatave që kemi nga 2/3, nga 19 komuna ku punojnë 2/3 e punonjësve të arsimit shkalla e vaksinimit është 77 përqind, që është për 5 përqind më e lartë se javën e kaluar kur e kishim shkallën e vaksinimit 72 përqind. Këto të dhëna duhet t’iu them që nuk janë të plota siç ju thash kemi vetëm 19 komuna, por i kemi 2/3 e mësimdhënësve që punojnë në Kosovë dhe meqë nuk janë të plota ne mund të supozojmë se kjo përqindje është diç më e madhe se 77 përqind. Ndërkaq nga raporti i IKSHPK-së nxjerrim përfundim se deri tani janë vaksinuar 2 mijë e 369 nxënës dhe 54 mijë 438 studentë, do të thotë edhe këtu kemi një shkallë të konsiderueshme të vaksinimit”, deklaroi ai.

Sa i përket vendimit të qeverisë që nga 13 shtatori të gjithë punonjësit publik duhet të posedojnë ndonjë certifikatë vaksinimi apo test negativ, Pupovci tha se i njëjti do të vlejë edhe për mësimdhënësit qoftë në institucionet arsimore private ose publike.

“Për institucionet arsimore ekziston në vendim një normë e veçante e cila vlen edhe për institucionet publike, por edhe për institucionet private. Pra, të gjithë punonjësit e arsimit ose duhet të jenë të vaksinuar ose çdo 72 orë të sjellin provën se nuk janë të infektuar, pra testin PCR ose atë testin serologjik. Ata nëse nuk i sjellin testet e tilla atëherë nuk do të mund të hyjnë në klasë dhe ajo nuk do të konsiderohet si mungesë e arsyeshme nga puna. Pastaj, aty ka sanksione kur njerëzit mungojnë pa arsye nga puna”, u shpreh ai.

Pupovci foli edhe për afatin e dytë të testit të maturës, i cili është mbajtur javën e kaluar. Ai bëri të ditur se për shkak të përdorimit të telefonit nga testi janë larguar 41 nxënës të cilëve u është anuluar testi, ndërsa për shkak të menaxhimit jo të duhur të situatës në klasa janë larguar tetë administrues./KultPlus.com

Drake publikon albumin “Certified Lover Boy”

Albumi i ri i Drake ‘Certified Lover Boy’ është publikuar pak më shumë se një vit pas njoftimit fillestar.

JAY-Z, Future, Travis Scott, Lil Wayne, Young Thug, 21 Savage, Ty Dolla $ ign, Kid Cudi, Rick Ross, Lil Baby dhe Project Pat janë pjesë e albumit (siç ishte premtuar në një fushatë të fundit të billboard-it), transmeton KultPlus.

Certified Lover Boy:

01 Champagne Poetry

02 Papi’s Home

03 Girls Want Girls [ft. Lil Baby]

04 In the Bible [ft. Lil Durk & Giveon]

05 Love All [ft. JAY-Z]

06 Fair Trade [ft. Travis Scott]

07 Way 2 Sexy [ft. Future & Young Thug]

08 TSU

09 N 2 Deep [ft. Future]

10 Pipe Down

11 Yebba’s Heartbreak

12 No Friends in the Industry

13 Knife Talk [ft. 21 Savage & Project Pat]

14 7am on Bridle Path

15 Race My Mind

16 Fountains [ft. Tems]

17 Get Along Better [ft. Ty Dolla $ign]

18 You Only Live Twice [ft. Rick Ross & Lil Wayne]

19 IMY2 [ft. Kid Cudi]

20 Fucking Fans

21 The Remorse./KultPlus.com

Restaurimi, kisha e Shën e Premtes në Lukovë i rikthehet besimtarëve

Kisha e Shën e Premtes në Lukovë ka rifituar vlerat e saj dhe i rikthehet besimtarëve pas restaurimit.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti tha sot se “e mbuluar nga vegjetacioni, në rrezik humbjeje, pas restaurimit tërësor, Kisha e Shën e Premtes në Lukovë ka rifituar vlerat e saj dhe i rikthehet besimtarëve”.

Kjo kishë e tipit bazilikë (nga greqishtja e lashtë, portiku mbretëror), e ndërtuar mbi një kodër, daton që nga shekulli XVII. E pozicionuar në lagjen perëndimore të Lukovës, kisha ndodhet pothuajse e braktisur, në mes të një ullishteje.

Kisha bën pjesë në grupin e bazilikave me kupolë. Në të mund të hyhet prej dy dyerve, një në anën jugore dhe tjetra në anë perëndimore. Kisha ka gjashtë kolona, mbi të cilat kalojnë harqe. Veçanërisht e rëndësishme ishte kulla e këmbanës, e dhuruar nga mbreti i Napolit në 1695, e cila u zhduk në 1967, me shkatërrimin e shumë kishave dhe xhamive gjatë periudhës të diktaturës.

Kisha është një prej objekteve më interesantë që duhen vizituar në Lukovë, fshatin e bukur bregdetar, 20 kilometra larg Sarandës. /atsh/KultPlus.com