‘Vdekja dhe jeta shetisin dorë për dore’

Poezia ‘Përhënie nga Mirko Gashi

Në dreq të mallkuar
me drapërin e hënës së re në rërë
mjellmën e argjendtë e kanë prerë
Mes brigjeve uji
shtatë diej fundosi
dy hëna nusërore varrosi
Mjellma e zezë
dhe ajo e bardhë
mua më kerkojnë
pas hënës së re
të zi ose të bardhë
Dhe mbaj në mend
kur hëna bashkohet
dhe hëna në det fundoset
ai do të rritet tatëpjetë baticës
Vdekja dhe jeta
shetisin dorë për dore
si binjakët që shkojnë në shkollë ujore
për të mësuar
pse vlon qumështi në gjirin e nënës
qysh zgjohet deti në prehërin e hënës
në baticë
kërkojnë fytyrat tona të humbura
e ti lule
zhvisheshe ngadalë
ata duruan të të shohin
durimi
është kufiri i menqurisë dhe çmendisë
I përngjan hënës
e nënës
ai është limani
i fundit i mirësisë
O Zot
droj
se do t’i prejnë
rrezet e Hënës
si do ta luajë atëherë
elegjinë për dëmin
në lyrën time pa tela
Hëna drapër
korrte valët e detit
Njeriun e pret korrja
ai gjuan draprin e hënës
Në krahërorin e jevgut
e krisur
hëna dënes
Njëherë marama të bëhet e mbrama
mbaron loja
do të jetë Hëna
do të ketë rreze
të mbyllet syri
të pushon goja.
Hëna lëshoi rrjetën
qyteti vazhdoi jetën
Në prehërin e hënës
sa e lumtur
më ishte jeta
edhe në shpirtin tim
tashti zbriti bleta.
E unë e hëna vajtojmë
luajmë etida
ç’u bë nisia
Ku është Atlantida
Troku i kalëfuqive
buçet
Korbat nëna
e çalë hëna
do të vyshken
burbuqet
Ji i gëzuar
mos rri me lot
sonte niset hëna e plotë
Nëpër guaca po fle gaca
sonte niset hëna e plotë. / KultPlus.com

Shkëlqimi turistik i Sarandës pas pandemisë

Saranda, një nga destinacionet e dashura turistike të shqiptarëve, ndër vite, humbi shkëlqimin për shkak të trafikut të jashtëzakonshëm që krijohej në qytet në kohën e pikut të sezonit veror, kantiereve të pafundme të ndërtimit, apo çmimeve që nisën të rriten dhe cilësisë së shërbimit. Braktisja graduale e vendasve dhe më pas, edhe e turistëve të Kosovës, nuk arriti të zëvendësohej plotësisht me turizëm të organizuar, ku hyrja e nordikëve, polakëve dhe çekëve po kthehej në traditë nga agjencitë.

Sezoni veror 2020 rezultoi i vështirë, mbi të gjitha për shkak të situatës së pandemisë. Për këtë arsye, operatorët rishikuan çmimet, ndërkohë që agjencitë e huaja kishin imponuar më herët përmirësimin e cilësisë së shërbimit. Të gjitha këto, të bashkuara me disa investime domethënëse në qytet, si pjesë e projekteve të financuara nga institucione ndërkombëtare financiare (Banka Botërore, projekti për turizmin) në sezonin veror 2021 arritën t’i rikthenin shkëlqimin qytetit të “40 Shenjtorëve”.

Operatorët turistikë raportuan për rritje domethënëse të frekuentimit, që arriti pikun nga 15 korriku deri në fund të gushtit, me një okupancë (rezervim) 100 për qind të strukturave në vijën e parë dhe të dytë të detit, ndërkohë që fluksi ishte në të njëjtat nivele edhe në vijën e tretë, edhe në atë të katërt me luhatje të lehta.

Por cilat janë arsyet që Saranda u rikthye në vëmendjen e turistëve. Tur-operatorët përmendin katër nga këto arsye.

-Së pari, sipas tyre, ka një numër të konsiderueshëm strukturash akomoduese që janë maturuar edhe në eksperiencë, duke rritur cilësinë e shërbimit.

-Së dyti, në qytet janë bërë investime të rëndësishme si shkallaret, bulevardi, ndriçimi, sinjalistika, që i kanë dhënë tjetër pamje.

-Së treti, oferta turistike e Sarandës është zgjeruar, duke ofruar mundësi për të gjithë buxhetet nga pushimet “me kosto të ulët” tek përvojat “më luksoze dhe private”.

-Së katërti, oferta është zgjeruar edhe sa i takon asaj çfarë mund të bësh në Sarandë gjatë pushimeve, duke gërshetuar, ndër të tjera, industrinë detare me ture të plazheve, ku aksesi mund të bëhet vetëm nga deti.

Trafiku vazhdon të mbetet problem në kohën e pikut, por këtë verë rezultoi më i menaxhueshëm sesa vite më parë, kur duheshin orë të tëra për të shkuar nga Ksamili në Sarandë, apo anasjelltas.

Ksamili, hotelet rezervime edhe në tetor, polakët dhe ukrainasit ende me pushime 

Pavarësisht se jemi në tetor, Saranda dhe Ksamili vazhdojnë të kenë rezervime nga turistë individualë që shfrytëzojnë motin e ngrohtë. Ana Poda, menaxhere pranë “Poda Boutique Hotel” në Ksamil, shprehet se rezervimet e këtyre ditëve vijnë nga turistë ukrainas, polakë, anglezë apo shtetas nga Danimarka, që ende zgjedhin bregdetin e Ksamilit.

“Pavarësisht se jemi në mes tetori, ne vazhdojmë të kemi rezervime. Në total, kapaciteti ynë akomodues është 25 dhoma dhe janë të rezervuara të paktën 14 prej tyre, që tregon se të huajt ende vazhdojnë pushimet. Sigurisht tetori nuk mund të krahasohet me muajt e verës që kanë qenë shumë mirë. Duhet thënë se vera e këtij viti kishte ngarkesë dhe fluks të madh turistësh. Në fillim nisi me ritme të ngadalta.

Në qershor kishte klientelë që nuk preferonte të shpenzonte shumë dhe kjo lidhej ndoshta pak edhe me pandeminë, por që më pas në korrik, gusht dhe shtator, gjithçka ndryshoi” – shprehet Poda. Sipas saj, në pikun e sezonit, turistët e huaj që vizituan Ksamilin dhe Sarandën ishin italianët, gjermanët, polakët, rusët, ukrainasit të ardhur si individualisht, ashtu edhe me agjenci.

“Të paktën në hotelin tonë, ne nuk kemi operuar me agjenci dhe rezervimet janë bërë përmes Booking nga të huajt, ose nga uebi apo telefonatat. Këtë vit kishte edhe turistë që janë grupe atipike si nga Japonia apo Koreja e Jugut” – nënvizon ajo. Por cilët janë turistët dhe sjelljet e tyre sa i takon shpenzimit, preferencave që kanë për ushqimin dhe pijet?

“Nëse do t’i ndaja më vete se kush konsumon më shumë alkool në ‘beach bar’ (lokali i plazhit) Ukraina dhe Rusia mbajnë rekord tek alkooli. Gjermanët francezët, italianët preferojnë të shpenzojnë njëlloj si për alkool, edhe për ushqim. Turistët e Kosovës janë pak më të rezervuar.

Preferojnë që të kenë një dhomë luksoze dhe të rehatshme hoteli, duke balancuar më pas shpenzimet që bëjnë për aspektet e tjera. Shqiptarët, pushuesit vendas, janë e kundërta. Nuk duan një dhomë shumë luksoze, por zgjedhin që të shpenzojnë për aktivitetet jashtë saj dhe janë të pakursyer. Mund të them se janë ndër klientët tanë më të mirë” – shprehet Poda.

Duke pasur parasysh fluksin që pati Jugu i vendit, ajo që u duk më e vështirë për t’u menaxhuar, të paktën në rastin e Ksamilit ishte plazhi. Kishte një dyndje të madhe turistësh, në një hapësirë të kufizuar, çka bëri që të kishte edhe lëvizje çmimesh apo popullim të lartë. Një pjesë e hoteleve në Sarandë, këtë mungesë të hapësirës së plazhit janë munduar ta kompensojnë me pishina në ambientet e strukturave akomoduese, por jo të gjithë janë të atij niveli që të përfshijnë këtë lloj shërbimi.

Ndaj teksa çmimet e dhomave përgjithësisht në Ksamil mbetën në çmime të njëjta, si në 2019, kur ishte viti i para-pandemisë, çmimet e shezloneve në plazh u rritën ndjeshëm. Pavarësisht problematikave të vogla të kësaj natyre duket se të huajt e kanë parë me interes Sarandën dhe Ksamilin. Po cila është kuzhina që kanë zgjedhur më së shumti të huajt?

“Duan gjithçka tradicionale. Thuajse të gjithë të huajt e kërkojnë me ngulm diçka tradicionale. E kërkojnë që tek mëngjesi. Ne në hotelin tonë kuzhinën e kemi europiane, pra pak italiane, franceze, greke. Por jemi munduar për hir të kërkesës të përfshijmë edhe ndonjë gatim tradicional, sipas rastit.

Për shembull, në mëngjes na është kërkuar ndonjë kotoletë apo byrek tipik i zonës, qofte me erëza. Në drekë jemi munduar që midhjen e Butrintit apo peshkun e detit ta sjellim në një formë sa më afër shijeve dhe traditës origjinale për t’ju përshtatur kërkesës së turistëve. Gjatë këtij sezoni kemi punuar kryesisht me ‘half board’ që përfshin mëngjesin dhe darkën, një paketë që preferohet mjaft nga pushuesit” – pohon Ana Poda nga “Hotel Boutique Poda”.

Saranda, verë më të mirë turistike, vitin tjetër bëhet gati për nordikët 

Figalia Kallogjeri, prej vitesh mirëpriste në hotelin e saj “Epirus” në Sarandë turistë nordikë, të cilët prej dy sezonesh verore po mungojnë për shkak të pandemisë. Por vitin tjetër, ajo shpreson që ky grup turistësh të rikthehet dhe kryesisht atij të organizuar. Gjithsesi, pavarësisht mungesës së këtij grupi turistësh, vera e vitit aktual i ishte pozitive për të.

“Kemi pasur turistë nga vende të ndryshme, si polakë, ukrainas, serbë, holandezë apo edhe shqiptarë që jetojnë jashtë. Shumica kanë ardhur me Booking në mënyrë individuale. Në raport me një vit më parë, ky vit ishte shumë më i mirë. Sigurisht që ndarja e plazheve ishte diçka që u bë me vonesë dhe penalizoi disi strukturat. Por të paktën nga ana e Bashkisë janë bërë disa investime të tjera, që kanë ndikuar pozitivisht te turizmi dhe kompenson këto problematika.

Për shembull, Saranda nuk ka vuajtur nga çështja e mbetjeve. Them se ky vit ka qenë më mirë në këtë aspekt. Edhe trafiku ka qenë disi më mirë” – pohon znj. Kallogjeri. Ajo nënvizon se viti 2021 ka kompensuar disi ecurinë e dobët të vitit 2020, duke u dhënë frymëmarrje hoteleve të zonës, të cilat janë rezervuar disi në investime të reja për shkak të situatës jo të favorshme financiare që përjetuan në kulmin e pandemisë.

Kallogjeri parashikon që vera e ardhshme do të jetë ndoshta më e mirë dhe mund të kemi edhe një rikthim të nordikëve përmes kontratave të reja, gjithmonë nëse situata me pandeminë do të vijojë të përmirësohet.

Kapacitetet në rritje

Kapacitetet akomoduese turistike të Sarandës vijnë dukshëm në rritje. Numërohen 836 struktura akomoduese të regjistruara ne Sarandë e Ksamil. Bashki regjistron në total 3200 biznese, nga të cilat 836 janë njësi akomoduese, hotele e hostele dhe shtëpi të dyta, ose 26% e totalit të subjekteve. / Revista Monitor / KultPlus.com

Tingëllimë dashurie nga Ernest Koliqi

Kangët qi t’i  kndova, ka me i tretun era,/ Emni i yt në zêmer t’eme ka me u shlye,/ Ti duej ke të duesh tash qi ka dalë Prenvera,/ Së na lidhë mâ gjâ, u zgidh, u zgidh ky nye.

“Tingëllimë”, kështu titullohet soneta e dashurisë, e shkruar nga Ernest Koliqi në prill të vitit 1923. Ishte në moshën 20 vjeç kur e shkroi këtë poezi dhe kishte vetëm dy vite që ishte kthyer në Shqipëri. Pas katër vitesh studime në Itali, ku kishte botuar edhe krijimet e para poetike në italisht, Koliqi u kthye në Shkodër, ku Luigj Gurakuqi e shtyu të merrej seriozisht me krijimtari letrare. Dy vjet më vonë, së bashku me patër Anton Harapin themeloi gazetën “Ora e malevet” mjaft e sukseshme në fushën politike e letrare të kohës. 27.al publikon dorëshkrimin e kësaj tingëllimë dashurie të rinisë së hershme të Ernest Koliqit. Dorëshkrimi ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit ka në fund datën e krijimit 29 prill 1923.

Një variant i këtij soneti është botuar nga Koliqi në vëllimin poetik “Gjurmat e stinëve” në vitin 1933, por ka shumë ndryshime. Rezulton, pra të jetë botuar plot 10 vjet, pasi është shkruar.  Më poshtë botohet varianti original i tingëllimës së dashurisë së bashk u me variantin e ripunuar e i botuar bashkë me fotokopjen e dorëshkrimit original

Dorëshkrimit të vitit 1923

Tingllim

Hjek keq por së kthej te ti. Qe, lott i tera.

Mbas tashit nji pikë lodje së derdh për ty.

S’ke mbetë ti vetëm, ka edhe varza tjera

Por nuk më kan bâmun dritë der’ sot këta sy.

Kangët qi t’i  kndova, ka me i tretun era,

Emni i yt në zêmer t’eme ka me u shlye,

Ti duej ke të duesh tash qi ka dalë Prenvera,

Së na lidhë mâ gjâ, u zgidh, u zgidh ky nye.

Pertrihet në ket stinë të bukur marë natyra,

Dhe shpirti i em në kto dit ka m’u pertri,

E krejt jets’ s’eme do t’i ndrrojë, po, ftyra.

Mbas tashit ti në dash më duej e në dash mos më duej,

Por lulet qi shperthejnë sivjet në ket shtëpi

Nuk çilin ma per ty. Janë të tjeterkuej.

29 prill 1923

Varianti i botuar në vitin 1933 në vëllimin poetik “Gjurmat e stinëve”

***

Vuej por spajtohem mâ. Qe, lott I tera:

Pikën e lotit s’e qes mâ për tye.

Kâng’t qi t’i knova le t’i humbi era

Si emnin qi prej zêmret due me shlye.

Mallet e mija si ndër stina tjera

Pran’ teje mâ për t’gjall’ nuk kam me i shfrye:

Ti duej kê t’duesh tashti qi u çel prendvera

Pse kurgjâ mâ s’na lidhë: u zgjidh ky nye.

Si përtrihet kso stine mbar’ natyra

Ashtu edhe shpirti i im ka m’u përtri:

ty n’andrra t’mija mâ s’do t’ndrisi ftyra.

Kujtimin t’and me rrâjë un due m’e zhbi.

Flakën hyjnore, dashunis qi t’fala,

t’ia shuej heshtueshëm e harresës vala./ KultPlus.com

Murat Toptani me kostumin e Shkodrës

Lindi më 13 korrik 1867 në Aka, (Kaukaz), në kohën e internimit të të atit Said Toptanit.

Murat Toptani ishtepatriot, atdhetar, ushtarak, poet, publicist, piktor, skulptor si dhe mësues, që punoi shumë për përfshirjen e gjuhës shqipe nëpër shkollat turke. Gjithashtu zotëronte disa gjuhë të huaja si: turqisht, frëngjisht, arabisht, persisht, gjermanisht dhe italisht.

Mësimet i filloi në shkollën “Madam Fyrer”, ndërsa studimet e larta i vazhdoi në “Gallata Saraj” të Stambollit.

Gjatë vijimit të mësimeve në “Madam Fyres”, pati rastin të njihet me Asijen, vajzën e poetit komëtar Naim Frashërit. Kjo njohje motivoi lindjen e një dashurie të sinqertë në mes Muratit dhe Asijes, ndërsa më vonë, me pëlqimin e vëllezërve Frashëri, këta dy të rinj u martuan.

Lidhjet mes familjes Toptani dhe Frashëri u forcuan edhe më shumë kur Vesimeja, motra e Murat Toptanit, u martua me më të voglin e vëllezërve Frashëri, me Mehmet Frashërin.

Më 1912 Murat Toptani ka qenë përfaqësues i Tiranës në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Aktin e Pavarësisë. Murat Toptani njihet si dhe një nga pionerët e skulpturës shqiptare, me realizmin e bustit të Skënderbeut.

Ai vdiq në Tiranë, në vitin 1918.

Fotografia: Kel Marubi – Murat Toptani me kostumin e Shkodrës (1900-1901) / KultPlus.com

Baldwini kërkon të kufizohet përdorimi i armëve të zjarrit në sete të xhirimeve

Alec Baldwin ka folur për herë të parë para gazetarëve pas ngjarjes tragjike në setin e xhirimeve për filmin “Rust”, ku aksidentalisht pas gjuajtjes me armë la të vdekur kinematografen, Halyna Hutchins.

Aktori Baldwin ka thënë për mediat se Hutchins ishte mikja e tij më e mirë. Ai po ashtu ka kërkuar që të kufizohet në të ardhmen përdorimi i armëve të zjarrit në produksionet filmike, në mënyrë që të mbrohet siguria e njerëzve.

“Ajo ishte mikja ime më e mirë. Ditën që arrita në Santa Fe dhe filluam xhirimet, ajo, unë dhe Joel darkuam së bashku. Ne ishim një ekip shumë, shumë i mirë”, ka deklaruar Baldwin.

Baldwin u ka thënë gazetarëve se policia e ka udhëzuar që të mos i diskutojë detaje e hetimit.

Ndërkohë, prokurorët e rastit nuk e kanë përjashtuar mundësinë e ngritjes së kallëzimeve penale për rastin.

Hutchins, 42-vjeçare është qëlluar për vdekje gjatë xhirimit të filmit western “Rust” në shtetin New Mexico të SHBA-së. Ngjarja tragjike ka ndodhur një javë më parë, kur Baldwin qëlloi në mënyrë të pavetëdijshme me një armë të mbushur me plumb të vërtetë.

Regjisori i filmit, Joel Souza kishte mbetur i plagosur në krah, pasi ndodhej shumë pranë Hutchinsit. / KultPlus.com

“Takimet e Nëntorit” në Moosburg, dhjetëra krijues në një ambient poetik

Në praninë e dhjetëra krijuesve nga vendet e ndryshme Perëndimore mbrëmë në këtë qytet të Gjermanisë u organizua takimi tradicional “Takimet e Nëntorit”, të cilat filluan në kujtim dhe nderim të poetit Fran Tanushi, i cili muaj më parë u nda nga mesi ynë.

Manifestimin e shpalli të hapur Muntor Thaqi, sekretar, ndërsa në emër të organizatorit të pranishmit i përshëndeti kryetari i LKSHM, Musa Jupolli, i cili shprehi dëshirën që po riaktivizohen e aktivitetet e lidhjes së krijuesve, pas një pauze shkaku i pandemisë. – Në një atmosferë të këndshme poetike në këtë organizim, në bashkëpunim me Shoqatën “Bekim Berisha – ABEJA” nga Freising-Moosburg-u dhe Klubin Letrar “Martin Camaj” në Mynih, mori pjesë edhe historianja e mirënjohur, Prof. Elena Kocaçi,, si dhe konsulli i Kosovës në Munih, Fatmir Nura-, ndërsa që u ndanë edhe shpërblimet për poezitë më të mira të lexuara në këtë mbrëmje.

Thuaja se pas një pauze afro dyvjeçare nga manifestimi i fundit tradicional të “Takimeve të Nëntorit ” (shkaku i pandemisë), ku pos aktiviteteve letrare organizohet edhe Darka e lëmes, mbrëmë sërish në qytetin gjerman në Moosburg, në një atmosferë tejet të ngrohtë sa poetike aq edhe vëllazërore. Që në fillim me një minutë heshtje u nderuan të gjithë krijuesit nga mërgata dhe trojet etnike që ndërruan jetë në periudhën dy vjeçare, në mesin e tyre dhe një nga anëtarët më të vyeshëm dhe themeluesit e kësaj lidhjeje, poeti brilant, Fran Tanushi, familja e të cilit po ashtu mori pjesë në këtë mbrëmje poetike. Ndërkohë që lidhja kishte nxjerr edhe një libër monografik kushtuar jetës dhe veprës së Fran Tanushit. Gjithashtu u bënë publike edhe tituj të ri të botuar nga krijuesit në mërgatë.   Me këtë rast u përkujtua edhe humbja fizike e Arif Arifit, mërgimtar nga qyteti mikpritës, familja e të cilit po ashtu ishte e pranishme në këtë mbrëmje.

Me këtë rast punimet e tyre në poezi e prozë i lexuan me dhjetëra krijues, ndërsa që juria në përbërje të Muharrem Blakajt, Shqipe Bytyqit dhe Bashkim Halilaj ndau tri shpërblime: Shpërblimi Pena e Artë “Martin Camaj”, poetit për fëmijë Hamza Halabakut, Shpërblimi “Kongresi i Manastirit”, prozatores Miradije Maliqi dhe shpërblimi për poezinë dedikuar Fran Tanushit iu nda poetit Menor Thaqi. Ndërsa çmimin 28 Nëntori, artistët nga Parisi Sokol Ahmetajt. Ndërsa shkrimtarit dhe kritikut nga Kosova iu nda shpërblimi “Dielli Dardan”. Në mungesë të takimeve të mërgatës në Kosovë, poetes Shqipe Bytyqi iu nda shpërblimi “Pena e Artë 2020”.

Aktiviteti vazhdon sot me “Darkën e Lamës, në organizim të nikoqirëve vendas. / KultPlus.com

Rifillon aktiviteti “Ditët e Kulturës Shqiptare”

Pas ndërprerjes së vitit të kaluar për shkak të pandemisë në Kroaci rikthehet aktiviteti i përvitshëm “Ditët e Kulturës Shqiptare”.

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj Prljaskaj.

“Si çdo vit në kuadër të Festave të Nëntorit, Diaspora shqiptare në Kroaci organizon aktivitete të ndryshme kulturore në disa qytete të Kroacisë.

Nga sot, Ditët e kulturës shqiptare fillojnë në Karllovac me një program të pasur kulturor, dyditor, duke nisur nga hapja e këndit të librave shqip, specialitete të kuzhinës tradicionale shqiptare, të gjitha këto aktivitete zhvillohen në Qendrën Kulturore Shqiptare të organizuar nga Këshilli i komunitetit shqiptar në qytetin e Karllovacit dhe Bashkësia shqiptare në prefekturën e Karllovacit, në mbështetje të Unionit Shqiptar në Republikën e Kroacisë, deputetes shqiptare në Parlamentin kroat znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, dhe institucionet e shtetit kroat”, shkruan ajo në facebook. / KultPlus.com

Kontributi i studiuesve arbëreshë për hulumtimin e rrënjëve identitare etnike

Nevoja që ndjenin arbëreshët e ritit bizantin për t’u çliruar një herë e përgjithmonë prej identifikimit me grekët, i nxiti interesin e fortë të intelektualëve dhe klerikëve arbëreshë, fillimisht të Sicilisë dhe pastaj të Kalabrisë, të vinin në pah veçoritë kulturore dhe gjuhësore të etnisë së tyre, duke u quajtur “italo-albanesi”, ndërkohë që grekët e Italisë filluan të quheshin edhe nga kisha “italo-greci”.

Domosdoshmëria e kapërcimit të kësaj përzierjeje të rreme identitetare etniko-fetare, si edhe e shkëputjes nga ky identifikim i jashtëm që binte ndesh haptazi me identitetin e tyre të brendshëm dhe përkatësinë etnike, i shtyu qarqet intelektuale arbëreshe t‟u paraprinin, që në gjysmën e shekullit XVIII, disa çështjeve si ajo e rizbulimit të origjinës etnike, temë që do të marrë jetë në debatin kulturor evropian shumë dekada më vonë, sidomos me afirmimin e linjave të reja të mendimit të shprehura në letërsinë e romanticizmit, në filozofi nga idealizmi i shkollës gjermane dhe në politikë nga nacionalizmi i shek. XIX.

Kjo lëvizje zuri fill në Seminarin Arbëresh të Palermos, ku falë vizionit të gjerë kulturor të themeluesit të tij, atë Gjergj Guxetës, u ngrit laboratori i parë ideologjik për zbulimin e rrënjëve kombëtare shqiptare në konekstin arbëresh. Kjo veprimtari u përpunua më tej nga sivëllezërit dhe pasardhësit e tij, Pal Maria Parrino dhe Nikollë Keta. I pari që e përdori etnonimin “italo-albanese” (arbëresh i Italisë) në një akt zyrtar të vitit 1742 ishte ipeshkvi Zek Skiro, ish-nxënës i atë Gjergj Guxetës, në një dokument drejtuar papës Benedikti XIV, i cili atë vit nxori bulën Etsi pastoralis, ku i njihej epërsi ritit latin duke ngushtuar rolin dhe hapësirën e kishës arbëreshe.

Siç thekson Matteo Mandala, këtë dallim e kishte të qartë edhe më parë se Skiroi atë Gjergj Guxeta, që e parashtroi në veprën e tij “De Albanensium Italiæ ritibus excolendis ut sibi totique S.Ecclesiæ prosint”.

Në gjurmët e Guxetës, nxënësi e më pas ndjekësi i tij në drejtimin e Seminarit, Pal Maria Parrino, e shtjelloi këtë dallim në disa punime që datojnë para vitit 1740, por analiza u ngrit në nivel teorik në mënyrë më të plotë gjatë viteve 1745-1764, kur ai filloi të përpunonte dy veprat e tij kryesore, ende të pabotuara: “In septem perpetuae consensionis libros Albanensis, Ecclesiae cum Romana omnium Mater et Magistra” dhe “Perpetuae Albanensis Ecclesiae consensionis cum Romana omnium Matre et Magistra libri VII”.

Në letërkëmbimin që Parrino pati më 1749 me një përfaqësues të lartë të kishës siciliane, ai shprehet në këtë mënyrë për identitetin e arbëreshëve: “Albanesi tutto che volgarmente si chiamano Greci, nulladimeno di greci non ànno che solo i riti, essendo del resto d‟una nazione totalmente diversa dalla Greca, perché oriundi d‟Albania, che nulla avendo di greco nella lingua, e costumi”. / KultPlus.com

Historia e gruas që mori gjakun…

Aparati im fotografik, qysh në fillim u pa me shumë dyshim dhe pata vështirësi të madhe ta bindja secilin që t’i bëja fotografi.

Shumë fotografi të fshehta i kam bërë me një aparat fotografik të vogël “Brownie”, pasi për fat të keq i kisha mbaruar filmat për Kodakun e madh që kisha. Por, isha në gjendje që të siguroja disa fotografi, të cilat shfaqen në këtë vëllim. Një mëngjes herët, në të lindur të diellit, isha duke ecur me Lukën dhe Palokun, kur na kaloi para një grua e re.

“Kjo është Mrika e Kolë Marashit,” – tërhoqi vëmendjen Luka.

“Kush është ajo? ” – pyeta.

“Mrika. Gruaja që mori gjakun”, – ishte përgjigjja e tij.

“Dy vjet të shkuara, ajo ishte vajza më e bukur e fisit tonë dhe kishte një duzinë burra, të gatshëm për t’u martuar me të. Ajo u martua me Lecin, një djalë të zgjuar i anës së Pulatit dhe një nga rojet e bajraktarit, njëlloj si unë. Një muaj pas martesës, Leci u vra pabesisht nga i vëllai, i cili jetonte poshtë Drinit të Bardhë, ky i dashuruar marrëzisht me të.

Kur ajo mori lajmin u shpërfytyrua nga pikëllimi. Por, me ngadalë thuri planet për gjakmarrjen dhe duke mos pasur asnjë të afërm të gjinisë mashkullore, zgjodhi ta merrte vetë gjakun.

Kësisoj, na la dhe u zhduk për gati një vit, gjatë të cilit ajo ndoqi hap pas hapi kunatin e saj, në Ohër, në Maqedoni, pastaj në Shkup, Prizren dhe në shumë vende të tjera, duke pritur gjithmonë mundësinë për të kryer goditjen. Kjo ndodhi një pasdite, kur vrasësi i së shoqit po ecte në rrugën kryesore të Shkodrës dhe ajo, nxori koburen e Lecit nga brezi dhe ia shpërtheu atij tutje fytyrën. Trimëri për një grua, apo jo? Por, nuk mbaron me kaq,” – vazhdoi ai.

“Me të vrarë vrasësin, shkoi direkt në shtëpinë e prindërve të tij, pas një udhëtimi treditor dhe i vrau që të dy. Që atëherë ajo është kthyer me ne, pasi vdekjes së të shkretit Lec iu mor haku. Më erdhi keq që ai vdiq, – shtoi ai me keqardhje, – sepse ishte një nga miqtë e mi më të dashur.”

Titulli: ”An observer in the Near East”
Autori: Le Queux, William, 1864-1927
Botues: London, ”T. Fisher Unwin”, 1907 / KultPlus.com

Autorja Denata Ndreca pjesë e festivalit “Filmit të Vendeve me Ngjyra”

Nga Japonia në Oqeani, në Liban dhe në Ballkan, një udhëtim nëpër botë përmes filmave dhe debateve: ky është Festivali i “Filmit i Vendeve me Ngjyra – Vështrime Ndërkulturore”, organizuar nga “Circolo La Pace e Compiobbi”, në rrethinat e Firences.

Njëmbëdhjetë takime në mbrëmje, duke filluar nga data 17 tetor 2021 deri më 25 mars 2022 për të udhëtuar me mendje nëpër kultura të ndryshme.

Nis nga Italia me filmin “Nuovo Mondo” për të kaluar në Ballkan, Liban, Kore, Mongoli, Japoni, Australi, Amazonë, Afrikë e më tej, një ftesë për të zbuluar kultura të tjera me shpresën se dija do të nxisë integrimin social.

Shqipëria në këtë aktivitet është e pranishme me autoren shqiptare Denata Ndreca, e cila u ndal në një analizë të “Underground” (1995) të regjisorit Emir Kusturica, si një ftesë për të të thyer barrierat mendore, steriotipet dhe kufijtë e tyre. / KultPlus.com

The New York Times: Petrit Halilaj është një figurë në rritje në botën e artit të Evropës

Petrit Halilaj u bë një nga artistët më të vlerësuar të Kosovës me punë që reflekton në të kaluarën e vendit të tij.

Kur Petrit Halilaj ishte 13 vjeç dhe refugjat nga lufta brutale në Kosovë, një grup psikologësh italianë mbërritën në kampin e tij në Shqipëri dhe i dhanë disa stilolapsa.

Halilaj së shpejti po vizatonte dhjetëra piktura të ndritshme. Por subjektet e tyre nuk ishin aspak shumëngjyrëshe: në njërën, ai përshkruante tanke që hidhnin në erë shtëpinë e një familjeje; në një tjetër, një varr masiv. Foto të tjera tregonin ushtarë që qëndronin mbi trupa të pajetë, me armë ose thika të përgjakshme të ngritura me sa duket për të festuar.

Psikologët kaluan dy javë në kamp, në vitin 1999, duke u përpjekur të ndihmonin fëmijët atje të trajtonin traumat që kishin përjetuar gjatë luftës, në të cilën shqiptarë etnikë luftuan kundër trupave serbe. Për Halilajn, një shqiptar etnik, ato trauma ishin të shumta. Forcat serbe dogjën shtëpinë e tij dhe kapën babanë e tij. Familja e tij iku nga një vend në tjetrin, derisa përfunduan në strehën e Shqipërisë.

Halilaj në vitin 1999 me Dr. Giacomo Poli, një psikolog italian që e inkurajoi djalin të vizatonte në një kamp refugjatësh shqiptarë.

Fotot e gjalla të Halilajt u bënë përshtypje psikologëve – dhe jo vetëm atyre: reporterët që vizituan kampin e intervistuan atë për mbulime ndërkombëtare të lajmeve. Halilaj i tha një transmetuesi suedez në atë kohë se gjumi i ishte prishur nga ankthet.

“Ndihem më i lumtur kur kaloj kohë kështu”, tha Halilaj për vizatimet, shkruan New York Times.

Tani, më shumë se 20 vjet më vonë, Halilaj është një figurë në rritje në botën e artit të Evropës, puna e të cilit është shfaqur në Bienalen e Venecias dhe në muzetë anembanë kontinentit. Në ekspozitën e tij më të fundit në Cornwall të Anglisë, Halilaj i është rikthyer pikturave tronditëse që kishte vizatuar si një fëmijë që kishte parë shumëçka. Shfaqja “Shumë vullkane mbi këtë pendë jeshile” zgjat deri më 16 janar.

Në një turne të fundit në ekspozitë, Halilaj, 35 vjeç, tha se i kishte rishikuar fotot vitin e kaluar dhe u befasua nga ajo që kishte vizatuar.

Mes dhunës, ai tha: “I pashë të gjithë këta zogj – pallonj dhe pëllumba – dhe ishin po aq të mëdhenj sa ushtarët, të lumtur dhe krenarë”.

“Kam marrë hapësirën për të vizatuar peizazhe që më kanë bërë të ndihem mirë. Ishte sikur po thosha: Po, ishte e tmerrshme, por unë mund të ëndërroj dhe të dua gjithashtu”. / KultPlus.com

Vjena të martën shënon përvjetorin e parë të sulmit terrorist

E marta, më 2 nëntor, do të shënojë përvjetorin e parë të natës së terrorit në Vjenë. Krerët e Republikës do të  përkujtojnë viktimat në qendër të qytetit, raporton albinfo.at.

Ceremonia përkujtimore, e cila do të zhvillohet në orët e vona në kishën “Ruprechtskirche”, të udhëhequr nga kardninali Christoph Schönborn, do të mbledhë së bashku të gjithë krerët e lartë të shtetit austriak, nga presidenti federal, Alexander Van der Bellen, kancelari Alexander Schallenberg, kryetari i Parlamentit,  Wolfgang Sobotka, si dhe kryetari i Bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig, bëjn më dije mediat austriake.

Pak ditë para përvjetorit të sulmit të tmerrshëm terrorist në Vjenë, i cili vrau 4 persona dhe plagosi 23 të tjerë, kryetari i Bashkisë së Vjenës ka deklaruar se qyteti i Vjenës do të paraqesë një analizë të parandalimit të ekstremizmit. Dhe kjo analizë është pozitive.

“Si qytet, ne duam të dimë nëse masat që po marrim për të parandaluar akte të tilla të çmendura janë efektive apo kanë kuptim. Dhe sigurisht duhet të dimë se ku dhe si mund të përmirësohemi”, ka thënë ai.

Për këtë arsye, vitin e kaluar qyteti i Vjenës ka emëruam shkencëtarin e njohur Dr. Nikolaus Stockhammer, nga i cili kërkon të vlerësojë masat në fushën e parandalimit të ekstremizmit.

“Qytetet si Vjena kanë një përgjegjësi themelore. Ata kanë strukturat institucionale që mund të kundërshtojnë ideologjitë dhe rrjetet ekstremiste me një paketë parandaluese gjithëpërfshirëse. Strategjia e parandalimit të qytetit të Vjenës përfshin fusha veprimi, si fushat e “shkollës”, “punës integruese” dhe së fundi, “institucioneve të tjera arsimore” (trajnim i avancuar dhe i avancuar për stafin në institucionet e fëmijëve dhe rinisë). Duke vepruar kështu, WNED (“Rrjeti i Vjenës për Kulturën dhe Parandalimin e Demokracisë”) ndjek skemën e provuar dhe testuar 3-B (“Mbikëqyrje-Këshilla-Edukim”)”, ka shtuar, Michael Ludwig. / KultPlus.com

“Netët pa ty më janë të gjata pa fund, i ngjaj udhëtarit që ec dhe s’mbrrin askund” (VIDEO)

Grupi “Minatori” njihet si një ndër grupet më të njohura në Kosovë, të cilët janë dalluar edhe për tekstet e këngëve, të cilat vazhdojnë të mbeten të paharruara për shumë adhurues, shkruan KultPlus.

Një ndër këngët e famshme të grupit “Minatori”, është edhe kënga “Athua ëndërr ishe ti”, mirëpo, grupi “Minatori”, është një ndër grupet që ka krijuar shumë hite për vitet e 80-ta, ku këngët e tyre kanë qenë hite në Radio Televizionin e Prishtinës.

Kurse këngët e këtij bendi që u patën shndërruar hite janë edhe “Molla me shërbet”, “Mihane”, “Të dua sa Kosovën”. Kurse, vokalist i këtij grupi është Naser Gjinovci. / KultPlus.com

Flamingot “pushtojnë” liqenin e Ohrit

Flamingot, zogjtë lozonjarë që tërheqin vizitorët me piruetat e tyre, për të disatin vit radhazi janë të pranishme prej afro një muaji në liqenin e Ohrit, por më të shumtë në numër.

Ky vizitor i rrallë dhe special për liqenin qëndron në pjesën e zonës midis ish-vilave rezidenciale dhe Drilonit, duke qenë se niveli i liqenit bie dhe ky vend ju ngjason me habitatin e tyre.

Flamingot janë shpendë që migrojnë në vendet e ngrohta dhe parapëlqejnë ujëra të kripura dhe të cekëta ku gjejnë ushqimin e tyre të zgjedhur, në vendin tonë habitati i këtij lloji është Laguna e Nartës dhe Karavastasë.

Vëmendje të veçantë tërheqin për qytetarët që kalojnë në këtë vend, të cilët realizojnë foto dhe video duke e parë si dukuri të rrallë për zonën.

Flamingot janë kthyer në një atraksion për turizmin e vëzhgimit të tyre në habitatet natyrore ku jetojnë.

Adiministrata e Zonave të Mbrojtura në Korçë publikoi disa fotografi nga falmingot që kanë vizituar liqenin e Ohrit.

Flamingot jetojnë gjithmonë në grupe, që nga grupet e vogla deri në qindra mijëra. Zogjtë ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit. Fluturimi bëhet duke formuar radhë të gjata ose në formë V-je, derisa të arrijnë në vendmbërritjen e tyre – një liqen me ujë të kripur, që është vend i shkëlqyer për të ngritur folenë e për të rritur të vegjlit.

Zakonisht qindra flamingo mblidhen së bashku si një grup baleti uji. Të gjithë pastrojnë puplat e tyre rozë duke qëndruar me një këmbë në diell për orë të tëra. Madje me një këmbë ata edhe flenë.

Gjatësia e tyre shkon nga 81 deri në 130 cm, por pesha e tyre trupore është e vogël, ajo shkon nga 2–3,6 kg. Duke kombinuar peshën dhe ngjyrën, flamingot janë ndër zogjtë më të dallueshëm nga të tjerët. / KultPlus.com

“Kemi vetëm një shans”, fillon Konferenca Botërore e Klimës

Këtë të dielë fillon në Glasgou, Britaninë e Madhe, Konferenca Botërore e Klimës e OKB-së, e njohur si (COP26). 190 vende konsultohen për dy javë për mënyrat e arritjes së kufizimit të ngrohjes globale deri në 1,5 gradë.

Glasgou hap dyert nga e diela për Konferencën Botërore të Klimës së OKB-së, me pjesëmarrje të krerëve të lartë të politikës nga e gjithë bota, të deleguarve, ekspertëve e organizatave aktive në mbrojtje të klimës.

Në këtë konferencë krahas presidentit amerikan, Joe Biden marrin pjesë edhe presidentë e kryetarë qeverish nga e gjithë bota, si presidenti francez, Emmanuel Macron, ai i Indisë, Narendra Modi. Kancelarja Merkel do të lidhet dy herë me fjalime përmes videos me konferencën botërore të klimës.

Për dy javë të deleguarit, politikanët dhe ekspertët do të diskutojnë se si duhen zbatuar më tej objektivat për mbrojtjen e klimës, me qëllim që të arrihet synimi i kufizimit të ngrohjes globale deri në 1,5 gradë, arritja e të cilit po vihet fort në dyshim nga ekspertët.

Ursula von der Leyen: Kemi vetëm një shans

Para fillimit të Konferencës Botërore të Klimës, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen paralajmëroi të shtunën shtetet pjesëmarrëse në konferencë nga vendimet e pamjaftueshme për uljen e emetimit të gazrave karbonikë.

“Gjendja është shumë serioze”, tha von der Leyen për gazetën “Augsburger Allgemeine”. “Pasojat e ndryshimit të klimës i ndjejmë të gjithë, përmbytjet e tmerrshme të verës, djegiet e pyjeve në masë të papërfytyrueshme, thatësirat, një tornado në Çeki që shkatërroi 2000 shtëpi.” Shkenca që tani na thotë, kujtoi von der Leyen, se bashkësia ndërkombëtare nuk po bën sa duhet kundër ndryshimit të klimës. “Ne e dimë, se kemi vetëm një shans, prandaj ka kaq rëndësi në këtë konferencë COP26 që negociatat të zhvillohen me sukses”, kujtoi von der Leyen.

Boris Johnson, kryeministri i vendit mikpritës të Konferencës Botërore të Klimës, COP26, Britanisë së Madhe kërkoi pak para samitit të Glasgout në kuadër të samitit të G20-s që zhvillohet në Romë(30-31.10.) një përshpejtim të përpjekjeve për kufizimin e ngrohjes globale.

“Njerëzimi i gjithi ndodhet në këtë pjesë të parë të ndeshjes 5:1 në disavantazh. Ne e kemi mundësinë të kompensojmë e të shpëtojmë pozicionin tonë, të kthehemi, por kjo do të kushtojë shumë fuqi.”

Vendet e pasura të marrin përgjegjësi

Përfaqësues të organizatave humanitare kanë bërë thirrje që vendet e pasura të marrin më shumë përgjegjësi në drejtim të mbrojtjes së klimës. Drejtori i Amnesty International për Gjermaninë, Markus Beeko u shpreh, se Gjermania nuk duhet ta bëjë transformimin në një shoqëri neutrale ndaj klimës “në kurriz të vendeve më të varfra, ku jetojnë njerëz që vuajnë më së shumti nga ndryshimet e klimës.” Amnesty ka kërkuar mbështetje më të madhe të jugut global. Kurse organizata për mbrojtjen e fëmijëve, UNICEF kërkoi që në investimet e nevojshme për klimën të kihen parasysh fëmijët dhe të rinjtë. “Ujditë e konferencës së klimës vendosin për jetën dhe të ardhmen e miliona fëmijëve dhe brezave të ardhshëm”, tha Christian Schneider, drejtor i UNICEF-it për Gjermaninë.

Vendet e pasura të marrin përgjegjësi

Përfaqësues të organizatave humanitare kanë bërë thirrje që vendet e pasura të marrin më shumë përgjegjësi në drejtim të mbrojtjes së klimës. Drejtori i Amnesty International për Gjermaninë, Markus Beeko u shpreh, se Gjermania nuk duhet ta bëjë transformimin në një shoqëri neutrale ndaj klimës “në kurriz të vendeve më të varfra, ku jetojnë njerëz që vuajnë më së shumti nga ndryshimet e klimës.” Amnesty ka kërkuar mbështetje më të madhe të jugut global. Kurse organizata për mbrojtjen e fëmijëve, UNICEF kërkoi që në investimet e nevojshme për klimën të kihen parasysh fëmijët dhe të rinjtë. “Ujditë e konferencës së klimës vendosin për jetën dhe të ardhmen e miliona fëmijëve dhe brezave të ardhshëm”, tha Christian Schneider, drejtor i UNICEF-it për Gjermaninë.

Aktivistja e njohur e klimës, Greta Thunberg protestoi para fillimit të konferencës në Londër për më shumë angazhim për klimën dhe kritikoi rolin e bankave në botë në krizën e klimës. Së bashku me demonstruesit ajo kërkoi që bankat t’i japin fund financimit të projekteve dëmtuese për klimën, mes tyre edhe mbështetjen e nxjerrjes së energjive fosile. Thunberg doli në aksion proteste para selisë së Standard Chartered Bank duke pozuar me një pllakat: “Jo më para për kaosin e klimës!” Gjatë ditëve të konferencës priten të organizohen një numër demonstratash e aksione proteste.

Pikat e grindjes

Në qendër të debatit të konferencës ndodhet zbatimi vullnetar i qëllimeve të vendosura nga shtetet deri në vitin 2030. Kërkohet që shtetet t’i përmirësojnë planet e tyre për klimën në këtë konferencë, sepse premtimet e planet aktuale nuk mjaftojnë që të kufizohet ngrohja globale deri në 1,5 gradë. Por një sërë vendesh, mes tyre edhe Kina, nuk kanë paraqitur plane të aktualizuara deri në vitin 2030, por mund ta bëjnë këtë gjatë samitit apo në samitin e G20-s që zhvillohet në fundjavë në Romë.

Aktivistja e njohur e klimës, Greta Thunberg protestoi para fillimit të konferencës në Londër për më shumë angazhim për klimën dhe kritikoi rolin e bankave në botë në krizën e klimës. Së bashku me demonstruesit ajo kërkoi që bankat t’i japin fund financimit të projekteve dëmtuese për klimën, mes tyre edhe mbështetjen e nxjerrjes së energjive fosile. Thunberg doli në aksion proteste para selisë së Standard Chartered Bank duke pozuar me një pllakat: “Jo më para për kaosin e klimës!” Gjatë ditëve të konferencës priten të organizohen një numër demonstratash e aksione proteste./DW/ KultPlus.com

Orët më të bukura të Evropës (FOTO)

Prapa në kohë! Të dielën herët në mëngjes, orët në Evropë u kthyen një orë pas dhe u vendosën në kohën e dimrit. Meqë koha është në mendjen tonë, këtu janë disa nga orët më të bukura në Evropë.

Big Ben në Londër

Kulla më e famshme e orës në Evropë qëndron në Londër. E njohur me dashuri si Big Ben, kulla quhet në të vërtetë Kulla Elizabeth. Big Ben i referohet saktë vetëm më të madhes dhe më të rëndë nga pesë këmbanat. Melodia e “Zërit të Britanisë” e luajtur nga kambanat zakonisht bie çdo orë.

Ora e bashkisë në Pragë

Ora Astronomike në bashkinë e Pragës që daton nga viti 1410 është një kryevepër e teknologjisë gotike. Sipas legjendës, pas përfundimit, sytë e ndërtuesit u shkulën në mënyrë që ora të mbetej unike në botë. Dhe është unike! 12 apostujt kënaqin vizitorët në qytetin e vjetër të Pragës me lojën e tyre kukullash.

Ora Botërore e Kohës në Berlin

Ora botërore e kohës në Alexanderplatz është e një modeli më të fundit. Ai u projektua në Gjermaninë Lindore nga projektuesi industrial Erich John dhe më 1969 u prezantua për publikun. Që atëherë ai është bërë një vend takimi popullor për berlinezët dhe turistët. Në krye është një model i thjeshtuar i sistemit tonë diellor dhe cilindri më poshtë tregon kohën në 24 zonat kohore të tokës.

Ora e kohës së rrjedhës në Berlin

Një orë më pak e njohur, por edhe më interesante, është e vendosur në Europa-Center të Berlinit. Kronometri i lartë 13 metra i vitit 1982 mbulon tre kate. Këtu mund të shikoni rrjedhën e kohës. Niveli i lëngut të gjelbër në sferat e mëdha në të majtë tregon orët, sferat e vogla në të djathtë minutën.

Kulla e sahatit Zytglogge në Bern

Kur bëhet fjalë për orët, Zvicra është një gjë që duhet parë. Zytgogge, kulla e sahatit nga viti 1530, është pikë referimi e kryeqytetit Bern. Në orë, turistët mund të shikojnë gjithmonë lojën e figurave që përshkruajnë rrahësin e orës së artë dhe Chronos, perëndinë e kohës.

Ora astronomike në Strasburg

Kjo kryevepër e Rilindjes brenda katedrales së Strasburgut është ndërtuar gjithashtu nga orëpunuesit zviceranë. Apostujt dhe katër moshat, të personifikuar si fëmijë, të mitur, të rritur dhe të moshuar, fillojnë të lëvizin çdo ditë në orën 12:30. Të gjithë kalojnë pranë vdekjes.

Ora më e madhe në botë me qyqe në Triberg

Orët e qyqes së bashku me kapelën e kuqe të Bollenhut dhe portën me qershi dhe çokollatë janë simbolet e Pyllit të Zi në Gjermaninë jugperëndimore. Pra, nuk është çudi që ora më e madhe e qyqeve në botë mund të gjendet këtu në Triberg. Qyqja është mbresëlënëse – zogu prej 4,5 metrash prej druri thërret nga dritarja e tij në katin e parë deri në gjysmë ore, shkruan DW.

Kulla e Sahatit në Graz

Në Austri, Kulla e Sahatit e Gracit, e vendosur në Schlossberg, është e dukshme nga larg. E veçanta e saj është se akrepat e orës dhe minutave janë të kundërta. Fillimisht, kishte vetëm një dorë të madhe për orët, në mënyrë që të shihej nga larg. Më vonë u shtua akrepi i vogël i minutave./KultPlus.com

Kurti: Thesari kulturor e artistik i Prizrenit inspirim për “Zgjim me art”

“Ju përgëzoj për qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e këtij aktiviteti tradicional që sivjet po mbahet për të 19-ën herë me radhë. Por, për një artist që jeton në Prizren, besoj se nuk ka sesi të jetë ndryshe, sepse arti këtu të kaplon në shumë mënyra”, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën përshëndetëse në Festivalin Ndërkombëtar “Zgjimi me Art”, që u mbajt në hapësirat e hamamit historik Gazi Mehmed Pasha, në Prizren.

Tema e sivjetme e këtij festivali të pikturës ishte “Zbulimi i motiveve turke në veshjet tradicionale”.

Teksa ka përgëzuar komunitetin artistik turk për organizimin e mrekullueshëm të festivalit, kryeministri Kurti ka theksuar se askund tjetër me një hapësirë kaq të vogël, nuk gjen kaq shumë kultura e kaq shumë gjuhë sikurse në Prizren.

“Nga thesari kulturor e artistik i Prizrenit, besoj se është inspiruar edhe festivali “Zgjimi me art””, ka thënë ai./KultPlus.com

Flora Brovina shpallet anëtare nderi e shoqatës së shkrimtarëve “Feniks”

Flora Brovina shpallet anëtare nderi e shoqatës së shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në mbledhjen e kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) të mbajtur më datë 05.10.2021, mbledhje e cila kishte të vetmen pikë të rendit të ditës, të propozuar nga kryetari i Shoqatës:

Shpallja e Dr. Flora Brovinës anëtare nderi e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).

Pas shqyrtimit të pikës së rendit të ditës, kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njëzëri bie

VENDIM

Dr. Flora Brovina shpallet anëtare nderi e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) me motivacion:

Për përkrahjen e kulturës letrare të Luginës së Preshevës dhe për humanizëm.

Mirënjohja dhe vendimi iu nda sot në Manifestimin tradicional “Kultura na bashkon 2021”.

Kryesia e Shoqatës,

Bilall Maliqi, kryetar./KultPlus.com

MKRS: Në kinematografinë kosovare po shkruhet histori e re

Filmi ‘Zgjoi’ nga regjisorja, Blerta Basholli, ka fituar dy çmime kryesore në edicionin e 66-të të “Valladolid International Film Festival” në Spanjë.

Për këtë sukses të filmit ‘Zgjoi’ ka reaguar edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila e ka konsideruar një histori në kinematografisë kosovare.

KultPlus ua sjell postimin e plotë të MKRS-së:

“Zgjoi” fiton dy çmime të reja, kësaj radhe në Spanjë

Në kinematografinë kosovare po shkruhet histori e re.

Filmi “Zgjoi” nga Blerta Basholli mori dy çmimet kryesore në edicionin e 66-të të “Valladolid International Film Festival” në Spanjë.

Yllka Gashi është zgjedhur aktorja më e mirë ndërsa “Zgjoi” ka fituar çmimin “Fundos”.

Filmi që tregon historinë e vërtetë të grave të Krushës të cilat refuzojnë t’i dorëzohen tragjedisë së luftës, por marrin në dorë fatin e jetës së tyre dhe me punën e tyre krijojnë një jetë të re për veten dhe familjet, tashmë po i prezentohet gjithë botës.

Storja e tyre po tregohet nga dy gra që po na bëjnë krenarë të gjithëve. Regjisorja Blerta Basholli dhe Yllka Gashi që po inspirojnë shoqërinë tonë me punën e tyre.

Shumë urime dhe suksese tutje!/KultPlus.com

G20 bien dakord për kufizimin e ngrohjes globale në 1,5 gradë Celcius

Udhëheqësit e G20-s ranë sot dakord për të kufizuar ngrohjen globale në 1,5 gradë mbi nivelet paraindustriale, me formulime më ambicioze sesa në marrëveshjen e Parisit, sipas disa burimeve pranë negociatave.

Marrëveshja e arritur ka të bëjë me një “gjuhë më të fortë” se ajo e marrëveshjes së Parisit, sipas dy burimeve pjesëmarrëse në negociata.

Presidenca franceze foli nga ana e saj për “një objektiv të përbashkët” në lidhje me pragun 1,5 gradë.

Vendet e G20-s kanë rënë dakord të ndalojnë këtë vit subvencionimin e projekteve të reja të termocentraleve me qymyr jashtë vendit, sipas një draftdeklarate përfundimtare.

“Ne do t’i japim fund dhënies së fondeve publike ndërkombëtare për termocentrale të reja me qymyr deri në fund të vitit 2021”, thuhet në tekst, që, megjithatë, nuk vendos një objektiv për braktisjen e qymyrit në nivel kombëtar./KultPlus.com

Pse Ajnshtajni u bë një fanatik vegjetarian

A kishin të bënin zakonet e tij të të ngrënit me zgjuarsinë dhe mendjen e tij katërkëndëshe? Çdo informacion rreth Albert Ajnshtajnit, figurës ikonë në matematikë dhe fizikë, duket interesant.Ka kuptim, pasi po flasim për një nga – pa dyshim – mendjet më brilante që kanë ekzistuar ndonjëherë.

Ndoshta sepse, duke mësuar për zakonet e personaliteteve të tilla, ne mund të identifikohemi më lehtë me ta, duke parë anën e tyre më të përditshme, përtej këtij intelekti. Kështu, në sytë tanë ata duken pak më njerëzorë dhe të afrueshëm, pak si ne.

Pra, informacioni i ditës për Albert Einstein është se në një moment të jetës së tij ai filloi të ndiqte një dietë vegjetariane.

Në fakt, ai ka mendimin e tij për vegjetarianizmin:

“Asgjë nuk mund t’i bëjë aq shumë të mira shëndetit dhe të rrisë shanset për mbijetesën e specieve tona në tokë, sa shndërrimi i dietës sonë në vegjetarianizëm”.

Para së gjithash, nëse mendoni se vegjetarianizmi i tij i dha dobi mendjes dhe i ndihmoi zbulimet e tij, më duhet t’ju shqetësoj. Albert Einstein u bë vegjetarian në dy vitet e fundit të jetës së tij, shumë vite pas zbulimeve të tij më të mëdha.

Çfarë e shtyu atë të ndryshojë dietën e tij?

Fillimisht, përveç asaj që ai besonte, bazuar në atë që tha, se kjo është zgjedhja më e mirë dhe më e zgjuar për shëndetin tonë por edhe për rrjedhën e species sonë, ai u detyrua të ndryshojë dietën e tij për arsye shëndetësore. Ai vuante nga shqetësime kronike të tretjes dhe, ndër problemet e ndryshme shëndetësore që e prekën, pati ulçera në stomak, probleme me mëlçinë dhe verdhëz. Kështu që mjeku e këshilloi që fillimisht të ndiqte një dietë që përmbante mish dhe karbohidrate të thjeshta.

Ai shpesh deklaronte se donte të bëhej vegjetarian, por nuk mund ta zbatonte këtë dietë dhe vazhdimisht i nënshtrohej tundimit të mishit.

Por kur ishte në të shtatëdhjetat, probleme të tjera më serioze shëndetësore e kishin detyruar të ndiqte një dietë vegjetariane, këshilla nga mjekët e tij.

Një vit para se të vdiste, ai shkruante në mënyrë karakteristike: “Mbijetoj pa ngrënë yndyrë, mish, peshk, por më bën të ndihem shumë mirë”./abcnews/KultPlus.com

Edhe një buzëqeshje

Poezi nga Pol Elyar

E plotë nata kurrrë s’mundet të jetë,
Besomëni për çka po ju them,
Besomëni për çka ju betohem.
Çdo hidhërim ka një dritare të hapur,
Një dritare të ndezur,
Ka një ëndërr që lind,
Ka një dëshirë që pret të përmbushet,
Ka një uri që pret të shuhet,
Ka një zemër fisnike,
Ka edhe një dorë të zgjatur,
Ka edhe dy sy në pritje,
Ka edhe një jetë që hyn në një jetë./KultPlus.com

Krijuesi i ‘Squid Game’ zbulon nëse do të ketë sezon të dytë

Ju kujtohet seriali që ‘pushtoi’ globin? Sigurisht që po! “Squid Game”, seriali korean ishte më i shikuari ndonjëherë në ‘Netflix, por kjo nuk e bëri aspak të pasur krijuesin/ regjisorin e këtij seriali, Hwang Dong-Hyuk!

Hëang, 50-vjeç, i cili shkroi skenarin dhe ishte regjisor i nëntë episodeve të ‘Squid Game’ u pyet në një intervistë nëse ai tashmë është po aq i pasur sa konkurrenti fitues i lojës, por ajo që do ju habit është përgjigja që ai dha!

Ai qeshi dhe tha: “Unë nuk jam aq i pasur, por unë kam mjaftueshëm para për të shtruar ushqim mbi tryezë. Nuk është se Netflix po më paguan një bonus. Netflix më pagoi sipas kontratës origjinale”.

Dokumentet e zbuluara treguan se prodhimi i shfaqjes kushtoi 15.5 milionë funte (21.28 milionë dollarë), që rezulton në 1.75 milionë funte (2.4 milionë dollarë) për episod.

Netflix tani vlerëson se mbi 142 milionë abonentë e kanë parë shfaqjen, duke përfshirë 4.4 milionë abonentë të rinj, dhe vetë shfaqja besohet se vlen rreth 650 milionë funte (892.2 milionë dollarë) për Netflix-in në tërësi.

Hëang zbuloi gjithashtu se skenari dhe regjia e çdo episodi ishte një sprovë kaq stresuese saqë ai humbi gjashtë dhëmbë gjatë prodhimit.

“Ishte e lodhshme fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht. Vazhdova të kisha ide të reja dhe të rishikoja episodet ndërsa po filmonim, kështu që sasia e punës u shumëfishua”, tha Hëang.

Ai gjithashtu zbuloi se seriali origjinal ishte frymëzuar nga vështirësitë financiare të familjes së tij, pas kolapsit ekonomik global të vitit 2009.

Hëang tregoi se ishte duke punuar në një film, por nuk arriti të merrte financim. “Kështu që nuk mund të punoja për rreth një vit. Na u desh të merrnim kredi – nëna ime, unë dhe gjyshja ime”.

“Squid Game” u publikua më 17 shtator, me regjisorin Hëang që zbuloi se qëllimi ishte të ishte shfaqja numër 1 në Netflix…për vetëm brenda një dite.

Hëang foli edhe për thashethemet për një sezon i dytë, por ai nuk është ende i sigurt nëse do të ndodhë, pasi ka projekte të tjera për të cilat dëshiron të punojë.

“Sigurisht që flitet. Kjo është e pashmangshme sepse ka qenë një sukses i tillë. Unë jam duke e vënë atë në konsideratë. Kam një projekt të nivelit shumë të lartë në mendjen time, por nuk do ta punoj menjëherë. Ka një film që dua ta bëj shumë. Unë jam duke menduar se çfarë të bëj më parë.”, tha ai./KultPlus.com

Sonte në Prishtinë mbahet koncerti inaugurues i institucionit të Operës së Kosovës

Sonte nga ora 19:00, në Sallën e Sporteve të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, do të mbahet koncerti inaugurues i institucionit të Operës së Kosovës.

Transmetimin e koncertit mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës prej orës 21:00 dhe në faqe zyrtare në FB të Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kosovo Philharmonic dhe Opera e Kosovës.

Koncerti organizohet në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës dhe Baletin Kombëtar të Kosovës nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës./KultPlus.com