Filmi “Ferdonija” do të shfaqet për 10 orë të plota në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, shfaq filmin ”Ferdonija” për 10 orë të plota.

”Ferdonija” është dokumentar i shkurtë rreth tregimit të Ferdonijes, gruas që ka humbur burrin dhe djemtë e saj gjatë luftës në Kosovë në vitin 99′. Ky dokumentar i xhiruar në një periudhë prej dy vitesh, tregon emocionet, mendimet, vështirësitë dhe vuajtjet e Ferdonijes të reflektuara nga realiteti i zhdukjes së gjithë familjes së saj nga forcat serbe.

Filmi dokumentar që zgjat 30 minuta, do të lëshohet pandaluar për 10 orë, duke filluar nga ora 12:00 deri në 22:00, në Parkun e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me datën 30 gusht. / KultPlus.com

Biblioteka e Qytetit në Gjilan, 84 vite sfidë

Gjithçka kishte filluar në muajin gusht të viti 1938 për të arritur deri këtu, por jo pa sfida, probleme, avancim para, ngecje, dhe shpesh edhe hapa prapa.

Lexuesit, gjilanasit, shërbimet e librit dhe leximi ishin faktorët kryesor të cilët e sollën këtë xhevahir kulture dhe shpirtërore deri në ditët e sotme 84 vjet, një jetë e plotë njeriu.

Sigurisht, të etur për kulturë, dije e arsimim, ngarendje për avancimin vetjak, të familjeve të tyre, të shoqërisë, komunitetit, edhe vet kombit, ata, nuk reshtën asnjë ditë që të përdorin edhe bibliotekën e tyre,  materialet librare, jo-librare dhe arkivore të saj  për t’u arsimuar edukuar përditë – gjilanasit.

Biblioteka, jo rastësisht ishte hapur dhe jo rastësisht shqiptarët si komuniteti më i madh i qytetit treguan se ishin aty në mesin e shumë intelektualëve të kohës. Dhe kur thuhet se; një foto vlen sa njëmijë fjalë- ja një e tillë:

Foto e nxjerrë nga burime të fondit arkivor të bibliotekës.

Gjithsesi, sasia shtrirja e përhapja librit dhe leximit në bibliotekë për të gjithë komunitetet e Gjilanit nuk ishte e balancuar dhe barabartë asnjëherë nëpër jetëgjatësinë e vet institucionit.  

Në fillim-vitet e para të punës së saj, libra në gjuhën shqipe ishin të pakta ose as nuk kishte fare, as që lejohej nga pushtetet   kohës.

Por, si duket nga 68 anëtarë të klubit “Shoqata e Gilanasve”- iniciatorë të hapjes së bibliotekës së qytetit, punën më të rëndësishme të përhapjes e shpërndarjes së librit shqip e kishin  bërë 11 anëtarë shqiptar të këtij klubi të Gjilanit të kohës.

Studentë, veprimtarë dhe intelektualë siç ishin Kurtesh Agushi- student e veprimtar, Ramiz Ahmeti, Kamber Ferhati, Nexhip Bejtullahu, Ali Aliu-rrobaqepës e tj., edhe përkundër vështirësive persekutimit e ndjekjes, ata e gjenin një mënyrë të përhapjes së librit edhe jashtë bibliotekës.

Edhe vitet e pas luftës së dytë botërore ishin të vështira sidomos për shqiptarët, sepse  sasia e botimeve të librit, revistave dhe gazetave dhe ndikimi i tyre në shoqërinë komunitare të qytetit me rrethinë siç u cek edhe më lartë nuk ishte asnjëherë në proporcion me shtrirjen e numrin e popullsisë së Gjilanit.

Deri në vitet 60-të të shekullit të kaluar, libri shqip dhe lexuesi shqiptar në bibliotekën e qytetit qëllimshëm ishin të rrallë gjegjësisht spontan. Nga vitet 70-80-ta si meritë e rritjes së botimeve e shtimit të autorëve dhe intelektualëve, përkthimeve të shumta të letërsisë botërore dhe botimeve të tyre nga shtypshkronja më e madhe në Kosovë  “Rilindja” fillon një epokë e artë e pasurimit me libra shqip të bibliotekës së qytetit, po ashtu në gjuhët tjera-turqisht, kroato-serbe, atë boshnjake si dhe në gjuhën rome  etj.

Po gjatë asaj kohe u ndërrua edhe superstruktura e të punësuarve, shqiptarët për herë të parë si profesionist- bibliotekarë, shërbenin lexuesit e tyre,  Ruzhdi Ushaku, prof dr (tani anëtar i ASHAK) mori pozitën e drejtorit të parë dhe udhëhoqi bibliotekën në kuadër të Shtëpisë së Kulturës së Gjilanit.

Siç edhe dihet viteve në vazhdim në Gjilan ishte hapur një dritare e madhe e librit shqip, viteve 70, 80 e deri në vitet 90-ta ky institucion i kulturës kishte krijuar identitetin e vet profesional edhe në nivel të kombëtar, disa herë ishte shpërblyer për cilësinë e shërbimit.

Vitet më rënda si për bibliotekën e Gjilanit, bibliotekat  tjera si edhe në përgjithësi bibliotekarinë në Kosovë  ishin vitet e 90-ta. Gjatë kësaj kohe pushteti serb, kishte krijuar një sistem shkatërrues të librit, të kulturës, dhe gjithçka që ishte ndërtuar me djersë dhe mund mori fund. Duke aplikuar fillimisht një Apartheid kulturor për t‘u zhytur në një zhdukje të gjithçka shqiptare, lirisht mund të quhet Kulturocid klasik kulturor.

Së pari u larguan nga vendet e punës profesionistët bibliotekar, lexuesit e anëtarësinë sidomos shqiptarët dhe në mënyrë primitive u përzunë nga sallat e leximit, pastaj shkatërroi dhe dogji bibliotekat, fondet librare të tyre, jo vetëm bibliotekat e Gjilanit.  Dhe brutaliteti i shkatërrimit të kësaj trashëgimie shpirtërore shqiptare edhe sot nuk mund plotësisht të dokumentohet dhe të evidentohet saktë, siç shihet më poshtë në foto Biblioteka fshatit Llashticë e djegur plotësisht –objekti dhe gjithë fondi librar dhe inventari i bibliotekës.

Dhe një foto e bibliotekës së fsh. Llashticë sot, e rindërtuar:

Por, duhet të thuhet se edhe më optimistët dhe ambiciozët as dhe ëndërrimtarët e nismëtarët e shumtë të hapjes së bibliotekës së parë nuk do ta kishin besuar asnjëherë këtë sukses.

Aq sa edhe ne, asnjëherë nuk mund t’u jemi falënderues me emër dhe mbiemër për të gjithë punonjësit e deridjeshëm të institucionit, ndoshta asnjëherë nuk do të mund t’u gjendet masë matëse për të mirat dhe mundin e tyre.

Po ja ku jemi sot 84 vjet pas, nga ky hap fillestar dhe biblioteka e qytetit tani bart një emër po aq të madh “Fan S Noli”,  është njëra ndër bibliotekat më të mëdha dhe më të bukura në Republikë.

Ajo sot ka një fond prej mbi 100 mijë ekzemplarësh të librave dhe materialeve bibliotekare, dhe  në shtatë degë të saja me mbi 80 mijë libra.

Me një hapësirë pune me mbi 3600 metra katrorë, në sallat e leximit për një herë mund të sistemohen afërsisht 4oo lexues. Nga viti 2017 viti i hapjes së objektit të ri, numri anëtarëve të rregullt asnjëherë nuk ka rënë nën 5000, kurse numri i lexuesve dhe shfrytëzuesve  të  sallave të leximit gjithëherë ka qenë mbi 40 mijë në vit.

Vitin e kaluar e posaçërisht nga maji i këtij viti 2022 Biblioteka e moderne e qytetit është duke implementuar projektin e saj më ambicioz, të automatizojë procesin e vetidentifikimit, të regjistrimit, inventarizimit dhe pasurimit, huazimit të librit dhe të dhënies së shërbimeve tjera për lexuesit dhe përdoruesit e saj, përmes një Kartelë anëtarësie digjitale “Biblioteka ime”.

Fillimisht secilit anëtar përmes  mail-it  personal, i konfirmohet numri dhe anëtarësia dhe aty mund të identifikohet, anëtar/e i/e bibliotekës, dhe kështu do të zëvendëson kartelën e vjetër. Kjo kartelë anëtarësie e cila bartet në telefon të mençur  por edhe të shtypur, secili nga lexuesit do të mund të shoh katalogun e bibliotekës, të rezervojë librin, të shoh për kërkesat dhe librat në fond.

Për lexuesit/ studiuesit biblioteka gjithashtu ofron në bazën e saj të të dhënave edhe shërbimin UNPAYWAL me mbi 31 milion artikuj shkencor të më shumë se 50 mijë botuesve apo repositorëve.

Deri në fund të vitit biblioteka mëton që përmes katalogut të saj elektronik të përmbledh mbi 80 %  të librave dhe materialeve, fondet librare të sektoreve për fëmijë, shkencor dhe atij të vendlindjes janë përfunduar, pritet që të përfundojë edhe sektori i huazimit për të rritur. Duke besuar se këtë vit ky institucion do të kompletohet edhe me disa nga pajisjet akoma të nevojshme dhe viti  jubilar të 85-ti do të na gjejë me një shërbim bibliotekar moderne e cilësor të tipit të bibliotekave më të avancuara- atyre të frymës evropiane. / Nga Qazim A. Azizi / KultPlus.com

Gazetari britanik pasi shoferi i autobusit ja kthen telefonin e humbur në Prishtinë: Tipike shqiptare

Gazetari britanik, Marc Perry i cili po qëndron në Kosovë ka treguar një histori që i ka ndodhur këto ditë në Prishtinë. Ai rrëfen se pasi ka harruar telefonin në një autobus në Prishtinë, shoferi i autobusit  e ka bërë një milje shtesë për të ia kthyer telefonin atij.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai thekson se kjo nuk është hera e parë që gjësendet e humbura i kthehen nga vendasit.

“Sot e harrova telefonin në një autobus të Prishtinës. Një shofer autobusi hero i quajtur (Haki?) bëri një milje shtesë për të ma kthyer atë. Si harrestar, nuk është hera e parë që kam humbur gjëra dhe që më janë kthyer nga vendasit. #tipike #shqiptare #kosovo”, shkruan Perry. / KultPlus.com

KultPlus në përgatitje të edicionit të pestë të “Ta zbardhi ftyrën”

Foto: Nga edicioni i fundit i mbrëmjes “Ta zbardhi ftyrën”

Pas katër edicioneve të suksesshme, KultPlus ka nisur përgatitjet për të sjellë edicionin e pestë me radhë të mbrëmjes artistike “Ta zbardhi ftyrën”.

“Ta zbardhi ftyrën” është një prej ngjarjeve më të bukura që përjetohen në kryeqytetin e Kosovës pasi që deri më tani ka arritur të sjell emra të mëdhenj të artit shqiptar të cilët kanë dhuruar emocione të forta e kanë rrëfyer histori të padëgjuara më herët.

Edhe ky edicion pritet të jetë tejet special me një figurë të rëndësishme të artit shqiptar që na bën çdo ditë krenar me paraqitjet e tij në skenat ndërkombëtare.

Ardianë Pajaziti, drejtoreshë e KultPlus, ka njoftuar se tashmë është konfirmuar edhe artisti i këtij edicioni.

“Pas katër edicioneve të suksesshme ku kemi pas artistë mjaftë të rëndësishëm nëpër shtete të ndryshme të botës, edhe këtë vit do të sjellim një artist shqiptar që po vlerësohet shumë. Tashmë e kemi të konfirmuar artistin por që për arsye të brendshme ende nuk ka ardhur koha për ta zbuluar emrin. Ajo çka mund të them tani, është që ju pret një mbrëmje speciale me një zë të fuqishëm që do të ju dhurojë emocione të forta”, thotë Pajaziti.

Kujtojmë që në edicionet paraprake në “Ta zbardhi ftyrën” mysafirë ishin artistët e njohur si: Sislej Xhafa, Imer Kutllovci, Flaka Gioranci, Erza Muqolli dhe Gjon’s Tears, të cilët edhe kanë një karrierë të pasur në botën ndërkombëtare.

“Ta zbardhi ftyrën” është një mbrëmje artistike ku KultPlus sjell personalitete të cilat krijojnë dhe kanë sukses jashtë Kosovës, për të na treguar për sfidat, vështirësitë dhe rrugëtimin e tyre. Emërtimi i debatit nuk asocon me asgjë tjetër, pos idesë se artistët kosovarë e shqiptarë mund dhe arrijnë të kenë suksese edhe në shtetet tjera evropiane ku depërtimi është shumë më i vështirë. A ekziston ende shprehja “na e zbardhe ftyrën” dhe a veprojnë artistët bazuar në këtë thënie, do ta zbulojmë edhe me artistin e këtij edicioni ku do të ketë një diskutim të hapur me audiencën dhe performancë para publikut me një repertor të përzgjedhur.

Edicioni i sivjetmë i “Ta zbardhi ftyrën” mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme. / KultPlus.com

Migjeni, britma kushtruese që gjëmon në të tashmen e të gjitha kohrave

Nga Albert Vataj

Migjeni ishte dhe mbeti britma kushtruese që gjëmon në të tashmen e të gjitha kohrave. Anipse kanë kaluen kaq vite qysh prej t’shuemit të tij tokësor e t’rrokunit n’përjetsi, zani që plazmoi në eter si një bubullimë, kumbon tash e përgjithmonë. Atëher e tash, kur prej qiellit asht arratis e kaltra e venin e saj e ka xan e mrrylta, e thella errësirë e gërmushjes së lëngimit.

Jo të gjithë munden me mbet “përdhunshëm”, siç ka mujt me met vetëm ai, në gjirin e visareve, e me u përkund në përjetësi, si jeta prej nga ne marrim mëkimin e kungimit, nervin e vetëtimës, turrin e stuhisë, thellësinë e të pambarimtes, e bekimin e Zotit, atij etern e atij tokësor.

Kurrkush tjetër nuk ka mujt me mbetun në letërsinë shqipe i fuqishëm, vërshues, kushtrues e panikndjellës si Migjeni, si vargu i tij, e shkulmi i tij i zashëm i brendisë. Edhe pse regjimet nuk reshtën së anatemuari kryeveprën e tij, zanin buçitës të revoltës së tij, ai asht si atmot e tash, po kaq i magjishëm me vargun e tij të farkëtuar në shpirtin e mraztë e trupin delikat, në zemrën e Vezuvtë e shëndetin e stërkequn.

Migjeni ishte dhe mbeti një nga kolonat vertebrale të letërsisë së viteve ’30, një nga shpërthimet më të befasishme të kohës, një nga tundimet më zemëratëse të forcës për të ngritur krye, për me kërku nër ne një grusht për me i ra malit që s’bzan. Migjeni ishte shkrimtari më modern i viteve 30.

Ai si kurrkush tjetër, gjithë landën jetësore që përdori i’a nënshtroi një këndi me të pamëdyshtë të ri shikimi, atij ekzistencial, të njëmëndtë. Fati i njeriut në botë, lumnia e fatkobi i tij, kjo ishte tematika zotëruese në krijimtarinë e Migjenit. Larg çdo dogmatizmi e sentimentalizmi, Migjeni nuk e shihte njeriun as si qenie me përsosmëri ideale, hyjnore, por as si zvarranik, të cilin munet me e shkel çdo këmbë.

Historia, e bashkë me të, kujtesa jonë kolektive, pak e sëmbueme prej pushtetesh, dogmash e demagogjishë, ka dëshmu se kush duhet me met, edhe jo vetëm me met, por me e pa ndërsa rrin e rrittet përplot hir dhe madhështi në panteonin e vlerave dhe kumteve. Ajo, vitet deng me vërshim, e kanda jonë, punon me themel, duke ken e pamëshirshme dhe ngulmuese. Përmes lojës së saj të evoluimit, historia, në dukje-absurde e paradoksale, e ka ba dhe e ban masmiri të sajen, duke gozhdu në panoramën e habisë, brezat që vijnë, me rreptësinë seleksionuese të shoshës së saj. E si për me dash me sfidu garrametjet e kacarritjet e përbaltjeve, në fundin e mbram ajo e vendos në vendin e vet, kungimin e forcës për të jetu njeriun brenda nesh, tan brezat e tana kohnave, përkundër soj-soj sunduesish e tiranish. Koha asht gjykatësja ma e rreptë dhe njikohësisht ma e pamëshirshme, ajo përmbys figura të ngritura përdhunshëm në piedestal, shpërndan shkëlqime breroresh të rreme edhe kur balsamosen për t’u ruajtur përjetësisht në gjirin e saj, ajo i flak tutje si byk dhe i braktis përfundimisht në harresë. Kanda dhe vlera, amshti i përjetësisë e forca e ngulmimit në çdo zemër e nji bukurie të ashpër por kumtuese, nga qielli na bien në prehër edhe pas 100 vitesh. Asht ai emër, ai za, ai kushtim që vijnë e rivijnë te sekush prej nesh, për të dëshmu, për të kremtu, për të ysht e me zgju prej thellë, nër ne, vullnesën njerëzore. Po atë forcë, të cilës i duhet dhan krahë sa herë që qiejt kërkojnë fluturimin e saj, i duhet dhan këmbë t’forta e kivet, sa her i duhet me mposht mitin antik të Sizifit, i duhet dhan zemër e zjarr sa her koha prêt me padurim ngulmin e asaj hazdisje. E qe besa i duhet dhanë tançka Migjeni i madhe dha në ato pak vite të zorshme jetë, në atmot të hoveve të mëdha, ndryshimeve të potershme e shumëçkasë tjetër që thepiste shtegun përnga kalonte kalvari i të përditshmes së asokohëshme e të tashmes, domosdo. / KultPlus.com

KultPlus shpall konkurs për gazetarë

Gazeta online për art dhe kulturë KultPlus, shpall konkurs për gazetarë.

Inkurajohen të aplikojnë të gjithë ata që kanë studiuar ose studiojnë gazetari, letërsi, dhe njohës të fushës së kulturës.

CV-të mund t’i dërgoni deri më datë 5 shtator në [email protected]

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në rrethin e ngushtë do të kontaktohen për intervistë. /KultPlus.com

Homazh shkrimtarit dhe studiuesit Nasho Jorgaqi

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, përmes një ekspozite homazh për shkrimtarin, studiuesin dhe përkthyesin Nasho Jorgaqi (1931–2022), i cili vdiq një ditë më parë, sjell në vëmendje të publikut kontributin e tij në fushën e letrave dhe studimeve letrare.

Disa nga veprat e tij kryesore janë: “Dashuria e Mimozës” (1960); “Ëndrra dhe plagë” (1963); “Qemal Stafa” (1970); “Silueta letrare” (1976); “Larg dhe afër” (1978); “Antologjia e mendimit estetik shqiptar 1504–1944” (1979); “Atentatori i perandorit” (1980); “Poetika e dokumentit” (1987); “Udhëtim me Fan Nolin” (1995); “Manastiri i dashurisë” (1995); “Mimoza llastica” (1996); “Estetika e fjalës shqipe” (1996); “Antologji e fjalës së mençur” (1997); “Tridhjetë e gjashtë çelësat : tregim për ditën e abetares” (1998); “Fanoliana” (2000); “Shpirti i magjepsur” (2000); “Portrete dhe gjurmime : artikuj dhe studime letrare” (2002); “Jeta e Fan S. Nolit” (2005); “Nën hiret e bukurisë” (2005); “Profile dhe probleme letrare” (2008); “Zemër” (2016); “Zgjime shpirtërore” (2018); “Një histori dashurie” (2019) etj.

Nasho Jorgaqi ka kontribuar edhe si përkthyes, duke sjellë në gjuhën shqipe autorë si: Anton Cehov, John Galsworthy, Michel Zevaco, Mikhail Prishvin, Vasilij Abramov, Vasilij Jan, Samuil Marshak, Visarion Bjelinski etj. / KultPlus.com

Dy rrëfime dhe një zhanër



Nga Agron Gashi

(Rrno vetëm për me tregu e At Zef Pllumit dhe Jeto për ta treguar e Gabriel Garsia Markesit)

Në këtë kumtesë bëjmë një krahasim në mes të dy veprave me të njëjtin titull të të njëjtit zhanër, atë të At Zef Pllumit Rrno vetëm për me tregu dhe të Gabril Garsia Markesit Jeto për ta treguar, të cilat janë dy rrëfime dhe brenda një kodi zhanror. Nuk është vetëm titulli që i bën këto dy vepra të krahasueshme, por edhe modeli zhanror, i cili do të jetë fokusi ynë kryesor, më tej edhe shkrimi e rrëfimi autoreferencial dhe modeli i autorit.
Përgjatë kësaj analize krahasuese vihen në pah shenjuesit tekstualë që e bëjnë të përafërt njërën vepër me tjetrën përbrenda një ‘diagrami’ ku shqyrtohen të përbashkëtat dhe dallimet në mes dy këtyre dy autobiografive të shkruara në një distancë të afërt kohore, por në një hapësirë (topos) të largët.
Edhe pse këto dy vepra autobiografike janë të të njëjtit zhanër, autorët luajnë ndryshe me kufijtë zhanrorë, kronologjinë, modusit rrëfimorë, ndërsa emëruesit jo vetëm paratekstualë, tekstualë, por edhe ndërtekstualë janë e përbashkëta si për autorin, Zef Pllumi, ashtu dhe autoritetin letrar, G. G. Markes.
Pyetja e kërkimore e cila provon të marrë përgjigje gjatë këtij krahasimi analitik është: Cila janë të përbashkëtat dhe dallimet e këtyre dy veprave të të njëjtit zhanër me të njëjtin shenjues paratekstual?
Në analizë e sipër do të merren parasysh edhe modelet klasike nga Shën Augustini deri te Shatobriani, për të parë se si ka derivuar forma dhe trajta e ligjërimit nga autorët “epikë” te autorët që tutje zhvillojnë këtë ‘epizëm’ përbrenda ‘konvencave lirike’, aty ku retro dhe introspeksioni koekzistojnë njëkohshëm të cilët janë shndërruar në konstanta themelore letrare.
Rrno vetëm për me tregue e At Zef Pllumit për herë të parë u botua në Tiranë në vitin 2001 nga shtëpia botuese Hylli i Dritës dhe titulli tekstualisht është pjesë e frazës sugjeruese e konvokuese e At Marin Sirdanit drejtuar autorit diku në gjysmën e dytë e të viteve ’40-të, ndërsa Jeto për ta treguar (Living To Tell the Tale) e Markesit për herë të parë është botuar në vitin 2003 në New York dhe titulli kontekstualisht është pjesë e rrëfimit dhe moto e krijimit: jeta nuk është ajo që ke jetuar, është ajo që të kujtohet, dhe ashtu siç të kujtohet për ta rrëfyer.
Fjalët çelës: autor, model, zhanër, autobiografi, rrëfim, fakt, fiksion, autofiksion etj. 

(Kumtesë e lexuar në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.) / KultPlus.com

“Nëse jeni të dekurajuar, kjo është një shenjë e krenarisë, sepse tregon se keni besim në fuqitë tuaja”

Sot shënohet 112 vjetori i lindjes së Shën Nënë Terezës dhe në shënim të kësaj ditë po ju sjellim disa nga thëniet më të njohura të saj.

“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.”

“Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë pa fund.”

“Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.”

“Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.”

“Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.”

“Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.”

“Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!”

“Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.”

“Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e Tij.”

“Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.”

“Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba që të sjellim paqe në botë. Kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri.”

“Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.”

“Nëse jeni të dekurajuar, kjo është një shenjë e krenarisë, sepse kjo tregon se keni besim në fuqitë tuaja.”

“Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.”

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Në qoftë se ne të vërtetë duam të na duan, duhet të mësojmë se si të falim.”

“Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit.”

“Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri”. / KultPlus.com

Shqiptari zgjedhet drejtor i Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar të Cyrihut

Kryemjeku i Kardiokirurgjisë në Spitalin Triemli të Qytetit të Cyrihut, Prof. Omer Xhemali, do të bëhet Drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar të Cyrihut, duke filluar më 1 dhjetor 2022. Në këtë mënyrë po promovohet një bashkëpunim edhe më i ngushtë mes dy spitaleve në kirurgjinë e zemrës.

Prof. Dr. Xhemali njihet nga bashkatdhetarët tanë, veç tjerash, si mjeku i parë shqiptar që ka realizuar një operacion të transplantimit të zemrës. Me marrjen e pozitës së drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar të Cyrihut ai bën edhe një avancim të madh profesional, kjo, sidomos kur kihet parasysh se Spitali Universitar i Cyrihut dhe klinika e tij kardiokirurgjike bën pjesë në mesin e institucioneve avangarde në botë për lëmin përkatës.

Prof. Dr. Xhemali vjen nga Tetova. Ai ka studiuar dhe specializuar e doktoruar për mjekësi në Gjermani, ku dhe ka punuar disa vite, deri sa ka ardhur për të punuar në Zvicër, në vitin 2009.

Spitali i Qytetit të Cyrihut dhe Spitali Universitar i Cyrihut (USZ) kanë punuar së bashku që nga viti 2015 si pjesë e Aleancës së Kardiokirurgjisë së Cyrihut. Me emërimin e Prof Dr. mjekësor dr H. c. Omer Xhemali si Drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në USZ dhe Drejtor i Kardiokirurgjisë Allianz Cyrih, të dy spitalet do të intensifikojnë bashkëpunimin në këtë fushë.

“Ne përgëzojmë Prof. Xhemali për zgjedhjen e tij dhe jemi të bindur se kjo do të forcojë më tej aleancën ekzistuese,” thotë drejtori i spitalit Marc Widmer. Spitali i Qytetit të Cyrihut po i përmbahet mandateve aktuale të performancës në fushën e kardiokirurgjisë.

Prof. Xhemali punon në Spitalin e Qytetit të Cyrihut që nga viti 2009, që nga viti 2018 si mjek kryesor i kardiokirurgjisë. Ai e udhëhoqi dhe e promovoi këtë me shumë sukses. Qendra e Zemrës e Spitalit të Qytetit të Cyrihut është tani një nga klinikat kryesore për kirurgji minimale invazive të zemrës me cilësi të shkëlqyer dhe një strukturë të shkëlqyer trajnimi, thuhet në një komunikatë të Qendrës së Zemrës të Spitalit të Qytetit të Cyrihut.

Në vitin 2007 zgjidhet si autor më i mirë i një pune shkencore në Gjermani, Austri dhe Zvicër, ku edhe merr çmimin “Hans Borst”.

“Unë nuk dua të bëhem hulumtues me famë botërore por dua që pacientëve të mi t`ua ofroj trajtimin më të mirë të mundshëm”, thotë doktori. Por, megjithatë, ai ka dëshmuar se mund të jetë inovativ. Në spitalin ku punon, ai ka praktikuar për herë të parë në Zvicër një metodë të re mjekësore. Pas një operacioni të valvulave të zemrës ai ka arritur ta mbyllë një prerje të vogël në zemër pa përdorur penj”, ishte shprehur prof Xhemali./albinfo.ch. / KultPlus.com

Përkujtohet Maksimilian Lamberc, albanolog austriak që promovoi gjuhën shqipe

Përkujtohet sot me rastin e 59-vjetorit të vdekjes gjuhëtari austriak dhe albanologu, Maximilian Lamberc (1882 – 1963).

Lamberci ishte mbledhës i folkloristikës, i mitologjisë, i të drejtës zakonore, i morfologjisë dhe i letërsisë shqipe. Ai ishte i vetmi anëtar i huaj i Komisisë Letrare Shqipe dhe ra në kontakt me gjuhën dhe kulturën tonë, duke marrë përsipër të ishte pjesë e gazetës “Posta e Shypnisë”, themeluar nga Gjergj Fishta.

Maksimilian Lamberci ishte një nga mbledhësit me baza shkencore të kulturës dhe të folklorit shqiptar, kryesisht të veriut të vendit.

I rikthyer në Shqipëri, me fillimin e Luftës së Parë Botërore do të jepte ndihmesën e tij për krijimin e rrjetit arsimor shqiptar, nën petkun e ushtarakut.

Në studimet e tij ka lënë një pasuri monumentale mbi kulturën shqiptare, e cila është shpërfaqur në veprat, si: vëllimi i “Këngëve Popullore Lirike dhe Epike Historike”, veprën mbi eposin e shqiptarëve,  mbi përrallat e shqiptarëve, mbi arbëreshët e shumë studime të tjera të servirura në formë korrespondence me studiues të kohës dhe ne ditarin i tij.

Qe gjithashtu kreu i Institutit të gjuhëve indo-evropiane në Austri, ku gjuha dhe kultura shqiptare morën një vëmendje të madhe në optikën e studiuesve të rinj.

Publikimi i tij i parë në fushën e studimeve shqipe ishte një libër gjuhe dhe leximi shqip, më 1913; pastaj shkoi në Italinë e Jugut për të shqyrtuar të folmet shqip atje; në veçanti iu kushtua dialektit verior arbëresh në Abruzzo dhe Molise, sidomos dialektit në Badhesas (Villa Badessa).

Mbajti kursin e gjuhës shqipe në Universitetin e Lajpcigut dhe hartoi një varg librash për mësimin e shqipes, një antologji të letërsisë shqiptare me përkthim gjermanisht e me një hyrje për gjuhën shqipe (1948, dy vëllime) dhe një kurs të gjuhës shqipe në tre vëllime (Fjalor shqip-gjermanisht, Antologji shqipe, Gramatikë, 1954, 1955, 1959).

Ka botuar edhe punime për sintaksën e shqipes. Ka shkruar artikuj e recensione vlerësuese për botime gjuhësore dhe letrare shqiptare. Ka përkthyer dhe botuar të plotë gjermanisht veprën e Gj. Fishtës “Lahuta e Malësisë”, si edhe dramën “Toka jonë” të K. Jakovës.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell një foto te tij, si edhe njoftimin mortor në gjuhën gjermane.

“Sunny Hill Festival” në Tiranë, rregullat që duhet të zbatoni për të ndjekur artistët botërorë

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e Sunny Hill Festival Tirana 2022, gjithçka është pothuajse gati. Teksa shitja e biletave po vijon me shpejtësi për shkak të kërkesave të shumta dhe nga jashtë vendit, organizatorët kanë publikuar disa nga rregullat që duhet të ndjekin të gjithë pjesëmarrësit në këtë festival. Të gjithë ata që tashmë kanë siguruar një biletë, duhet të marrin me vete kartën ID dhe Biletën, ndërsa nuk duhet të marrin me vete mjete të ndaluara.

Gjërat që duhet të dini:

1-Mosha minimale për të ndjekur festivalin vetëm është 16-vjeç.
Të rinjtë nën moshën 16-vjeçare duhet të jenë të shoqëruar nga të rriturit.

2-Ju mund ta rimbushni byzylykun tuaj direkt në vendin ku zhvillohet eventi, por ne ju rekomandojmë ta bëni pagesën nëpërmjet aplikacionit të Sunny Hill Festival për të shmangur radhët e gjata.

3-Për t’u futur, mos harroni:
Kartën ID/Pasaportën
Biletën (digjitale ose të printuar)

4-Në hyrje do të kaloni përmes kontrollit të sigurisë.

Sende të ndaluara:
Mjete të mprehta
Ushqim dhe pije
Produkte aerosoli (spraj)
Parfume
Narkotikë ose substanca të ndaluara
Çakmakë. / KultPlus.com

Fjalët prekëse të nipit, pas vdekjes në Nasho Jorgaqit: Ti për mua je pika e referimit gjysh

Ka vdekur dje në moshën 90-vjeçare shkrimtari dhe skenaristi i njohur Nasho Jorgaqi, shkruan KultPlus.

Ikja e shkrimtarit, skenaristit, hulumtuesit dhe studiuesit shqiptar, nga më të njohurit, doktorit të shkencave, “Mjeshtërit të Madh të Punës”, ka mërzitur të gjithë ata që e njohën e ja deshën krijimtarinë.

Por fjalët e nipit të tij ishin përtej kësaj. Përmes një statusi në rrjetet sociale, nipi i tij ka shprehur dhimbjen e madhe për largimin e gjyshit dhe lidhjen e fortë që kishte me të.

Ky është shkrimi i plotë i nipit për shkrimtarin Nasho Jorgaqi:

“Lidhja jone me ty Gjysh kapercen kufinjte e te zakonshmes.. ishte sureale…
Dashuria, qe ti me ke falur ne keto 34 vite te jetes time, eshte dhurata me e bukur qe une kam marr ndonjehere ne jete.
Lidhja jone shpirtrore, emocionale nuk mund te pershkruhet dot me fjale, por vetem une dhe ti e dime..
ti ke qene prezent gjate gjithe jetes time.. gjate gjithe fazave me diell e me stuhi, ne vere e ne dimer… ti kurre nuk me braktisur.. perkundrazi me ke qendruar me afer se kurre…
Me ke mesuar te jem i ndershem, me ke mesuar ti dua njerezit, me ke mesuar te jem i dashur, me ke mesuar ti fal njerezit kur ata gabojne, me ke mesuar te ringrihem edhe kur nuk ka me asnje shprese, me ke mesuar ta dua veten, me ke mesuar te jem mirenjohes… e shume e shume mesime te tjera jete..
Ti per mua je pika e referimit… modeli perfekt e shembulli konkret sesi duhet te jem une ne jete!
Faleminderit per gjithcka me ke mesuar! Por mbi te gjitha FALEMINDERIT per DASHURINE qe me ke falur dhe per KUJDESIN prinderor ndaj meje!

Te dua pa kufinj….

Do mundohem mos te qaj e mos te merzitem, pasi ti po shkon ne nje bote me te mire, aty ne PARAJSE…
Ma puth e ma perqafo babin…
Tani e tutje do kem dy Engjej mbrojtes…qe do te me shohin nga lart…

Mirupafshim i shtrenjti im Gjyshi Nasho…

P.S po e mbyll me nje Hajku tenden:

“Bukur do të ishte
Të jetoje njeri në tokë
Dhe të vdisje zog në qiell”
N.Jorgaqi 2013.”

Kujtojmë që sot, në nder të Jorgaqit do të mbahen homazhe nga ora 12:00 deri në 14:00, në Akademinë e Shkencave (Shëtitorja Murat Toptani, 1000) Tiranë.

Ndërsa varrimi do të bëhet në Varrezat e Sharrës, ora 14:00.

Kush ishte Nasho Jorgaqi

Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier. Ai ishte shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar, doktor i shkencave dhe titullar, është i njohur me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”. Jorgaqi numëronte një sërë botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.

Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: “Dashuria e Mimozës”,” Ëndrra dhe plagë”, “Tomka”, “Antologji e mendimit estetik shqiptar”, “Larg dhe afër”, “Mërgata e qyqeve”, “Estetika e fjalës shqipe”, “Portrete dhe gjurmime” etj. Ai është shterues i gjthë veprimtarisë letrare te Nolit me veprën madhore, shumëvëllimshe, “Udhëtim me Fan Nolin”.

Akademik Prof. Dr. Nasho Jorgaqi është dhe do të mbetet ndër njerëzit e mëdhenjë, të ditur, erudit, prodhimtarë cilësor të kulturës, të artit, të historisë dhe të letërsisë shqipe, një vlerë që nuk mund të zëvendësohet për një kohë të gjatë. / KultPlus.com

“Skënderbeu” së shpejti në kryeqytetin e Zvicrës

Shtatorja monumentale e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut do të vendoset në kryeqytetin e Zvicrës, Bern.

Shtatorja do të vendoset në vitin e ardhshëm dhe do të realizohet nga skulptori Gëzim Muriqi.

Kështu ka informuar sot Paulin Zefi përmes Facebookut, me ç’rast ka theksuar se projekti do të financohet nga Veli Berisha, që jeton në Bern, si dhe nga familja e tij./ KultPlus.com

Sunny Hill Festival nis sot në Tiranë

Sot fillon “Sunny Hill Festival” në Tiranë.

Emra të mëdhenj do të ngjiten në skenën e Sunny Hill Tirana përballë një panorame të mrekullueshme te Liqeni Artificial i Tiranës, ku skena dhe çdo detaj tjetër tashmë është gati të mirëpresë edicionin e parë të këtij eventi muzikor në Shqipëri.

Po cilët janë artistët dhe kur do të ngjiten ata në festivalin e Dua Lipës, i cili do të zgjasë 3 mbrëmje radhazi?

Ekipi i Tirana Sunny Hill Festival ka publikuar programin ditor të festivalit që do të shtrihet përgjatë fundjavës, duke nisur nga e premtja e shtuna dhe për t’u përmbyllur të dielën.

Action Bronson, reperi i famshëm italin Fedez, Tananai por dhe artistë shqiptarë si Dren Abazi e Dafina Zeqiri do të jenë të parët që do të nisin festivalin. / KultPlus.com

112 vjetori i lindjes së Shën Nënë Terezës

“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem shqiptar. Shumë e luti Zotin që paqja e tij të vijë në zemrat tona, në të gjitha familjet tona, në gjithë botën. Luti shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Unë lutem për juve”, këto janë fjalët e Shën Nënë Terezës që i kujtojmë në përvjetorin e datëlindjes së saj.

Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete.

Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 Shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës.

Një figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj, Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse.

Në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, që sivjet koincidon me 5-vjetorin e shenjtërimit të saj nga Papa Françesku (2016), Dioqeza Prizren-Prishtinë, organizon akademi solemne, ditën e sotme, në orën 19:00, në Qendrën “BogdaniPolis”, që gjendet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë. / KultPlus.com

Rama për fitoren e Florian Markut: Albanian King

Florian Marku është shpallur mbrëmjen e sotme fitues i ndeshjes  në “Air Albania” përball kundërshtarit meksikan,  Miguel Parra Ramirez.

Me mbishkrimin “Albanian King”, Kryeministri Edi Rama përcolli në rrjetet sociale një foto të boksierit shqiptar me qeleshen tradicionale dhe flamurin kuqezi.

Florian Marku ia doli të mundë me pikë pas 10 raundesh boksierin meksikan Miguel Parra Ramirez. /atsh / KultPlus.com

“Nuk jam i hidhëruar me ju sepse më keni gënjyer, jam i mërzitur sepse nga tani e tutje nuk mund t’iu besojë më”

Thënie nga Friedrich Nietzsche

“Nuk jam i hidhëruar me ju sepse më keni gënjyer, jam i mërzitur sepse nga tani e tutje nuk mund të ju besojë më.”

“Ata shiheshin duke vallëzuar, mendoheshin si të çmendur prej atyre që s’mund ta dëgjonin muzikën.”

“Ti ke rrugën tënde, unë rrugën time. Sa për rrugën e drejt, rrugën e duhur, ajo nuk ekziston.”

“Duhet të kesh kaos përbrenda për t’i dhën jetë një ylli vallëzues.”

“Ndonjëherë njerëzit nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën sepse nuk duan që iluzionet e tyre të shkatërrohen.”

“Njeriu i dijes jo vetëm që duhet të jetë në gjendje t’i dojë armiqt e vetë, por gjithashtu edhe ti urrejë miqt e vetë.”

“Nuk mund të besoj në një Zot i cili përgjatë gjithë kohës dëshiron të jetë i lavdëruar.”

“Kur jemi të lodhur, ne sulmohemi nga idetë të cilat i kemi pushtuar shumë kohë më parë.”

“Gjarpëri që nuk mund ta flak tutje lëkurën e tij, vdes. Njësoj është edhe me mendjet të cilat pushojnë së ndryshuari mendimet e tyre; ato pushojnë së qenuri mendje.”

“Tek individët, marrëzia është e rrallë; mirëpo tek grupet, partitë, kombet dhe epokat, ajo është rregull.”

“Përparësia e një kujtese të dobët është se njeriu, i shijon disa herë gjërat e njejta sikur për herë të parë.”

“Njeriu është kafsha më mizore.”

“Besimi: të mos duash ta dish cila është e vërteta.”

“Një shëtitje e zakonshme nëpër çmendinë tregon se besimi nuk vërteton asgjë.”

“Keni kujdes kur i luftoni bishat, që edhe ju vetë të mos bëheni bishë pastaj…. Sepse kur e vështron me ngulm për kohë të gjatë humnerë, edhe humnera ju vështron juve.”

“Nuk ekzistojnë sipërfaqe të bukura pa thellësitë e tmerrshme.”

“Në botë ekzistojnë dy lloje njerëzish: ata që duan të dijn dhe ata që duan të besojnë.”

“Ajo që është bërë nga dashuria, është gjithmonë përtej së mirës dhe së keqe.”

“Heshtja është më e keqja; të gjitha të vërtetat që mbahen të heshtura bëhen helmuese.”

“Fijet e padukshme janë lidhëset më të forta.”

“I vetmuari i’a zgjat dorën shumë shpejt kujtdo që e ndesh.”

“Ndoshta unë e di se përse vetëm njeriu qesh; vetëm ai vuan aq thellë sa që i është dashur ta shpik qeshjen.”

“Në fund të fundit është dëshira, dhe jo e dëshiruara ajo që e dashurojmë.”

“Edhe sot si gjithmonë, njerëzit ndahen në dy grupe: skllevërit dhe të lirët. Kushdo që nuk i ka 2/3 e ditës për veten e vetë, është skllav, pavarësisht nëse është burrështetas, biznesmen, zyrtarë ose profesor.”

“Ata e turbullojnë ujin për t’u dukur më i thellë.”

“Ekziston më shumë mençuri në trupin tuaj se sa në filozofinë tuaj më të thellë.”

“Në të vërtetë, shpresa është më e keqja sepse ajo i zgjat vuajtjet e njeriut.”

/ KultPlus.com

‘Nata ikën pa më bërë dot të lumtur, dita vjen për inatin tim’

Poezi nga Skënder Rusi

Njerëz të trishtë

Nuk jam aq i lumtur sa ju dukem,
Mos u gënjeni kur më shihni që qesh!
Nata ikën pa më dhënë atë që mundet, 
Dita vjen pa më sjellë atë që pres!

Është një lojë ku s’dimë si jemi futur,
Prej së cilës askujt nuk i iket!
Nata gdhin si një mashtrim i bukur,
Dita vjen po nuk pranon të më bindet!

Ju më shihni që eci gjithnjë i ngutur,
Te kjo rrugë që ka vetëm fillim!
Nata ikën pa më bërë dot të lumtur,
Dita vjen për inatin tim! / KultPlus.com

Friedrich Nietzsche: Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: në vegla dhe në armiq

Harry S. Truman: “Brenda pak muajve të parë të presidencës unë zbulova se të jesh president është si të shkosh kaluar mbi një tigër. Njeriu që e nget duhet ta vazhdojë ta ngasë, ose ndryshe gëlltitet”!

Nikita Khrushchev: “Politikanët janë kudo të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku s’ka lumë”!

Vaclav Havel: “Nuk ka më komunist se ish-komunisti që e lufton komunizmin”!

Voltaire: “O Zot! Më shpëto nga miqtë e mi, se nga armiqtë mbrohem vetë”!

John F. Kennedy: “Nëse jemi të fortë, forca jonë flet vet. Nëse jemi të dobët, fjalët s’na ndihmojnë”!

Robert Frost: “Liberali është ai që është aq tolerant sa që mund të mos mbajë as anën e tij në një grindje”!

Friedrich Nietzsche: “Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: në vegla dhe në armiq”!

Charles de Gaulle: “Përderisa një politikan nuk e beson kurrë atë që e thotë, befasohet kur të tjerët e besojnë”!

Margaret Thatcher: “Çdo grua që i kupton problemet e drejtimit të një shtëpie, do ta ketë më të lehtë të kuptojë problemet e drejtimit të një shteti”!

Ronald Reagan: “Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër”!

Stanley Kubrick: “Shtetet e mëdha kanë vepruar gjithnjë si gangsterë, ndërsa shtetet e vogla si prostituta”!

Mason Cooley: “Tre njerëz të braktisur në një ishull të izoluar, do të shpiknin shumë shpejt politikën”!

James Clark: “Një politikan mendon për zgjedhje të ardhshme, kurse një burrështetas mendon për brezin e ardhshëm”!

Ely Culbertson: “Politika, një emër diplomatik për ligjin e xhunglës”!

Will Rogers: “Sa më shumë lexoni për politikën, aq më shumë arrini të kuptoni se çdo parti është më e keqe se tjetra”!

Pierre Trudeau: “Në pikëpamje akademike përpiqeni ta pohoni të vërtetën absolute; në politikë kërkoni që të vërtetën t’ia përshtatni fakteve përreth jush”!

Alexis de Tocqueville: “Në politikë, një bashkësi e njerëzve që urrehen është pothuaj gjithnjë baza e miqësisë”!

Jesse M. Unruh: “Paraja është për politikën si nëna që ushqen me qumështin e saj”!

Georges Pompidou: “Një burrështetas është një politikan që e vë veten në shërbim të kombit, ndërsa një politikan është një shtetar që e vë kombin në shërbim të vetes!

Bernard Baruch: “Votoni për njeriun që premton më pak, se ai do të jetë më pak zhgënjyes”!

Winston Churchill: “Politika është më e rrezikshme se lufta, sepse në luftë ju vriteni veç një herë”!

Soren Kierkegaard: “Tirani vdes dhe sundimi i tij merr fund; martiri vdes dhe sundimi i tij fillon”!

Harold Wilson: “Në politikë një javë është kohë shumë e gjatë”!

Boris Mashalov: “Kongresi është i çuditshëm. Dikush ngrihet të flasë e nuk thotë asgjë. Askush s’dëgjon, pastaj të gjithë bien dakord”!

Johann Wolfgang von Goethe: “Nacionalisti më i mirë është ai që i dallon të metat e popullit të vet”!

Marie Ebner: “Ne botë do të kishte më pak çaste të kobshme, nëse të këqijat s’do të bëheshin në emër të ndonjë të mire”!

Adolf Hitler: “Sa fat për sundimtarët që njerëzit nuk mendojnë!”

Faik Konica: “Ati ynë që je në Qiell, na ndihmo ta mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi asgjë për të thënë”!

Sydney J. Harris: “Tri detyrat më të rënda të kësaj bote janë: Ta shpërblesh urrejtjen me dashuri, pranimi i të pamundshmes dhe thënia – unë isha gabim”!

Konrad Adenauer: “Jetojmë të gjithë nën një qiell, por askush s’ka të njëjtin horizont”! / KultPlus.com

Kryeministri Rama: Triumfi historik i Luiza Gegës si pasqyrë e mexhelisit tonë social-politik

Kryeministri Edi Rama theksoi se “sot nuk ka më protagonistë të braktisur të sportit, po ka sistem shpërblimesh për protagonistët, miratuar me vendim qeverie kohë më parë”.

Në një postim të ndarë sot në rrjetet sociale, Rama tha se “në bazë të këtij vendimi për vitin 2021 kanë përfituar shpërblim në bazë të rezultateve në arenën ndërkombëtare 14 protagonistë, 7 sportistë dhe 7 trajnerët e tyre. Ndërsa për vitin 2022 kanë përfituar 44 vetë, 22 sportistë dhe 22 trajnerët e tyre, për rezultate të larta ndërkombëtare. Gjithashtu, për herë të parë, janë dhënë shpërblime edhe për kampionë Ballkani, ndër ta edhe për Luiza Gegën”.

Duke folur për lajmet e rreme, kreu i qeverisë shprehet se “halli i madh këtu është se e keqja, e cila ka marrë formën e vorbullës marramendëse të lajmeve të rreme, fabrikimit të fakteve alternative, gjobave mediatike e sulmeve politike, të përziera me garuzhden e vjetër të egërsisë provinciale, ka dalë jashtë të gjithë kufijve të njerzillëkut më bazik”.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

TRIUMFI HISTORIK I LUIZA GEGËS SI PASQYRË E MEXHELISIT TONË SOCIAL-POLITIK

Në një botë ku faktet janë gjithnjë e më të shpërfillura dhe mllefet e inatet gjithnjë e më shumë alternativë e fakteve, mexhelisi politik e mediatik shqiptar është kthyer në një “çmendinë”, që përditë çmend dynjanë!

Kjo s’është diçka e re dhe s’do t’i shkruaja këto rreshta, sikur të mos isha mahnitur nga çmenduria që plasi sheshit bashkë me triumfin historik të Luiza Gegës. Shenjat e para të çmendurisë u panë qysh në fillim, kur nisën edhe zërat që uronin Luizën për të sharë qeverinë. Qeveria e poshtër e kishte braktisur e syrgjynosur deri në Afrikë, vajzën e shkretë të jetimores së sportit shqiptar, ndërkohë që në fakt Luiza është mbështetur nga kryebashkiaku i Tiranës, për t’u stërvitur në lartësinë mbi 3 mijë metra të Kenias, ku stimulohet rritja e rruazave të gjakut.

Por shpërthimi çmendurak mori dhenë, kur kampionia e re e Europës u prit në kryeministri, për t’u nderuar siç i takonte pas një triumfi të paparë në historinë e sportit shqiptar. Kampionët e urrejtjes profesionale, modele të mbrapshta publike, që ushqejnë mllefin dhe yshtin inatin anonim të rrjeteve sociale, u lëshuan me tërbim në ekrane e portale, duke e komentuar ngjarjen si pengmarrje të Luizës për propagandë apo deri si shitje të shpirtit të saj tek regjimi!…

Foli më shumë se njëherë kampionia me gojën e saj, për si dhe sa shumë kanë ndryshuar gjërat, si është mbështetur sporti dhe ajo vetë vitet e fundit, e qysh mbështetja financiare ia ka bërë më të lehtë rrugëtimin e saj drejt majës. Madje ajo, vajzë e rrallë, me një mirësjellje mbresëlënëse, nuk harroi të dërgonte mesazhi falënderimi nga Mynihu, kur në fakt falënderimet i takonin vetëm e vetëm asaj. Po ku kanë veshë të dëgjojnë ata që edhe Amerikën duan ta mbrojnë nga ambasadorja amerikane, jo më Luiza Gegën nga unë!
Halli i madh këtu është se e keqja, e cila ka marrë formën e vorbullës marramendëse të lajmeve të rreme, fabrikimit të fakteve alternative, gjobave mediatike e sulmeve politike, të përziera me garuzhden e vjetër të egërsisë provinciale, ka dalë jashtë të gjithë kufijve të njerzillëkut më bazik. Helmimi i përditshëm i gjakut të shoqërisë është kthyer në rutinë dhe faktet trajtohen si opinione, ndërsa opinionet imponohen si fakte me inat, mllef e urrejtje të pangushëllueshme. Kur thua të vemë ndonjë rregull ligjor, se ky ortek llumi do të fundosë çdo vlerë njerzillëku e normë bashkëjetese shoqërore, duke e varrosur si qen të ngordhur, mundin e prindërve e përpjekjen e shkollës për edukimin e fëmijëve, të ngrihen e të thonë jo! Duhet veç vetërregullim, po se si e qysh do të ndodhë ky vetërregullimi nuk ta thotë dot kush! Nejse, s’është ky qëllimi i këtij shënimi të gjatë.

Sot unë dua të këmbëngul tek faktet! Pa asnjë shpresë se do të dalë kush e t’i kërkojë falje Luiza Gegës, se për falje lexuesve as bëhet fjalë. Por me bindjen që sidoqoftë, faktet u duhen atyre që kanë ende respekt për veten e për të vërtetën e mbështetur mbi fakte.

E PARA, sot nuk ka më protagonistë të braktisur të sportit, po ka sistem shpërblimesh për protagonistët, miratuar me vendim qeverie kohë më parë dhe në bazë të të cilit:
Për vitin 2021 kanë përfituar shpërblim në bazë të rezultateve në arenën ndërkombëtare 14 protagonistë, 7 sportistë dhe 7 trajnerët e tyre. Ndërsa për vitin 2022 kane përfituar 44 vetë, 22 sportistë dhe 22 trajnerët e tyre, për rezultate të larta ndërkombëtare. Gjithashtu, për herë të parë, janë dhënë shpërblime edhe për kampionë Ballkani, ndër ta edhe për Luiza Gegën.

E DYTA, sot nuk ka më shpërblime spontane për ata që nderojnë flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare dhe nuk ka më as harresa, për të paguar detyrimet që burojnë nga vendimi përkatës i qeverisë. Bashkëngjitur vendimi, të cilin jam i bindur që urrejtësit profesionistë të ekraneve e të portaleve, të cilët e duan me zor çdo gjë në Shqipëri sa më zi, e që edhe triumfin e Luiza Gegës e përdorën si zift për ta derdhur mbi armikun politik, nuk do ta lexojnë https://qbz.gov.al/…/024170e9-1ddf-429b-b0f6-8705f4bd33ff

E TRETA, sot nuk ka më vetëm shpërblime për rezultatet më të larta, po edhe trajtim të përhershëm për kampionët ndërkombëtarë shqiptarë, përfshirë edhe shqiptarët e Kosovës! Bazuar në një tjetër vendim qeverie të disa viteve më parë, “Për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe përfitimin e trajtimit për përgatitjen sportive të sportistëve, që përfitojnë statusin e nivelit të lartë”, janë punësuar si më poshtë nga Ministria e Mbrojtjes:

1. Atletja Luiza GEGA.
2. Peshëngritësi Briken CALJA.
3. Xhudistja Nora GJAKOVA.
4. Xhudistja Distria KRASNIQI.
5. Xhudisti Indrit ÇULLHAJ.
6. Atleti Ilir KËLLEZI.
7. Peshëngritësi Ilirian SULI.

E KATËRTA, sot nuk ka më ndalesë në rrugën e progresit, që nënkupton edhe përmirësime e korrigjime të vazhdueshme të punës sonë, në shërbim të vendit dhe njerëzve të këtij vendi. Ministria e Mbrojtjes ka propozuar disa kohë më parë ndryshime ligjore, të cilat do të mundësojnë përfshirjen e kampionëve ndërkombëtarë në rangun e gradave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe krijimin e një strukture speciale, ku ata do të angazhohen si mentorë të ushtarëve tanë, me pagën sipas gradës, në shërbim të atdheut deri në daljen e tyre në pension. Këto ndryshime i shërbejnë njohjes së kontributit të sportistëve në promovimin dhe lartësimin e emrit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Ligji është në fazën e bashkërendimit me institucionet e linjës, pasi është përmbyllur konsultimi publik dhe në mes të shtatorit do të hyjë në procedurën parlamentare.
Sportistët e punësuar aktualisht pranë Ministrisë së Mbrojtjes, që do të përfitojnë nga ky ligj gradën e kolonelit janë:

1. Luiza GEGA – “Kolonel”
2. Briken CALJA – “Kolonel”
3. Nora GJAKOVA – “Kolonel”
4. Distria KRASNIQI – “Kolonel”

DHE E FUNDIT, kur flitet për sportin të gjithë jemi në borxh, me këtë vend dhe rininë e këtij vendi, por ama kur flitet me fakte për mbështetjen për sportin, nuk ka asnjë krahasim të imagjinueshëm, se të mundshëm jo e jo, mes këtyre viteve të qeverisë sonë dhe të gjitha viteve të tjera bashkë. Pa ekzagjerim, as dita me natën nuk dallojnë kaq shumë sa këto dy periudha për sportin. Natyrisht do të kishim dashur të bënim më shumë më shpejt, por kur kujtoj se nga jemi nisur, them lavdi Zotit që ia kemi dalë të bëjmë sa kemi bërë. Ndërkohë që patjetër, padiskutim, edhe në sport dallimi mes ku jemi dhe ku duhet e duam të jemi është ende shumë i madh.

Si përfundim, jam i bindur që as tërë këto fakte nuk do të hedhin dot dritë mbi shpirtrat katran, ku merr jetë urrejtja profesionale e mendjembrapshtëve që e përndjekin këmba-këmbës këtë vend, qysh nga dita e krijimit të alfabetit shqip. Por s’kemi ç’bëjmë tjetër përveçse të marrim shembull nga Luiza Gega:

Të vrapojmë më shpejt! / KultPlus.com

Javët Kulturore Ndërkombëtare rinisin në shtator me Britaninë e Madhe

Javët Kulturore Ndërkombëtare 2022, një nismë e Ministrisë së Kulturës që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e 18 vendeve të botës, do të rifillojnë në muajin shtator.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti informoi sot se “gjatë muajve prill-korrik u zhvilluan 171 aktivitete, që sollën ngjyra e shije nga vende të ndryshme të botës”.

E konceptuar si një paradë kulturore ndërkombëtare, kushtuar bashkëpunimit kulturor, ky program dinamik e gjithëpërfshirës, do të krijojë një atmosferë të jashtëzakonshme e do të shpërndajë mesazhe paqeje dhe pranimi.

Katër shtetet e para që do të rihapin sezonin e Javëve Kulturore do të jenë: Britania e Madhe (1 deri në 11 shtator), Suedia (12-18 shtator), Egjipti (19-25 shtator) dhe Kina (26 shtator – 2 tetor).

Gjatë muajit shtator e në vijim do të spikasin ndër të tjera, koncerte me muzikë klasike dhe moderne egjiptiane, performanca folklorike egjiptiane, festivali i kulturës kineze, performanca Taiji, ceremonia e çajit dhe ushqimit kinez, loja tradicionale cricket, koncerti i ABBA Tribute, si dhe koncerti i shumëpritur i këngëtares shqiptare të njohur ndërkombëtarisht, Rita Ora.

Muajt e verës, projekti pati një ndërprerje. Java e fundit e organizuar ishte ajo e kulturës turke, në përfundim të së cilës pati një koncert nga violinisti virtuoz me origjinë shqiptare Elvin Hoxha Ganiyev./ KultPlus.com

Shtatë teoritë mbi origjinën e jetës në Tokë

Nga Charles Q. Choi, Scott Dutfield, Live Science

Origjina e jetës në Tokë filloi më shumë se 3 miliardë vite më parë, duke evoluar nga mikrobet më themelore tek një grupim gjallesash me një kompleksitet të madh me kalimin e kohës.

Shkenca mbetet e pavendosur dhe konfliktuale për origjinën e saktë të jetës, e njohur edhe si abiogjenezë.  Megjithëse shkenca duket ende e pasigurt, këtu janë disa nga shumë teoritë e ndryshme shkencore mbi origjinën e jetës në Tokë.

Gjithçka filloi pas një shkëndije elektrike

Një goditje rrufeje mund të ketë shkaktuar shkëndijën e nevojshme për fillimin e jetës në Tokë. Shkëndijat elektrike mund të gjenerojnë aminoacide dhe sheqerna nga një atmosferë e ngarkuar me ujë, metan, amoniak dhe hidrogjen.

Kjo gjë është testuar në eksperimentin e famshëm të Miler–Urej në vitin 1952. Ky eskperiment na sugjeron se rrufeja mund të ketë ndihmuar në krijimin e blloqeve kryesore të fillimit të jetës në Tokë.

Dhe përgjatë miliona viteve, mund të formohen molekula më të mëdha dhe më komplekse. Edhe pse kërkimet kanë zbuluar se atmosfera e hershme e Tokës ishte në të vërtetë e varfër me hidrogjen, shkencëtarët kanë sugjeruar se retë vullkanike mund të kenë pasur prani të shumta të metanit, amoniakut dhe të hidrogjenit, dhe se ato mund të jenë goditur nga rrufetë.

“Molekulat e jetës” u ndeshën në argjilë

Kjo ide është propozuar nga kimisti organik Aleksandër Graham Kairns–Smith në Universitetin e Gllasgout në Skoci.

Ai propozoi në librin e tij të vitit 1985 “7 të dhëna për origjinën e jetës”, se kristalet e argjilës e ruajnë strukturën e tyre, ndërsa rriten dhe ngjiten së bashku për të formuar zona që janë të ekspozuara ndaj mjediseve të ndryshme, duke bllokuar rrugës molekula të tjera, të cilat ishin shumë të ngjashme me gjenet tona sot.

Jeta filloi në fund të deteve

Kjo teori sipas revistës “Nature Reviews Microbiology”, sugjeron se jeta mund të ketë filluar në kanalet hidrotermale të thellësisë së detit që nxjerrin elementë kyç për jetën, si karboni dhe hidrogjeni.

Këto burime mund të gjenden në thellësitë më të errëta të thellësisë së oqeanit, zakonisht në pllaka kontinentale të ndryshme. Edhe sot këto burime të pasura me energji kimike dhe termike, bartin shumë ekosisteme të gjalla.

Jeta filloi në vendet e ftohta

Akulli që mund të ketë mbuluar oqeanet 3 miliardë vite më parë, e ka lehtësuar fillimin e jetës në Tokë.

“Përbërjet organike kryesore që mendohet të kenë qenë të rëndësishme për origjinën e jetës, janë më të qëndrueshme në temperatura më të ulëta” tha për “New Scientist” eksperti Jeffrey Bada nga Universiteti i Kalifornisë.

Po ashtu akulli mund t’i ketë mbrojtur përbërjet organike të brishta nga drita ultravjollcë.

Përgjigja qëndron formimin e ADN-së

Në ditët e sotme ADN-së i duhen proteina për t’u formuar dhe proteinat kërkojnë AND-në  për t’u formuar.

Atëherë si mund të jenë formuar ato pa njëra-tjetrën?

Përgjigjja mund të jetë ARN, e cila mund të ruajë informacione si ADN-ja, të shërbejë si një enzimë ashtu si proteinat, dhe të ndihmojë në krijimin e ADN-së dhe proteinave. Më vonë ADN-ja dhe proteinat e pasuan këtë “botë të ARN-së”, pasi ato janë më efikase.

Jeta në Tokë ka pasur fillime të thjeshta

Në vend se të jetë zhvilluar nga molekula komplekse si ARN, jeta në Tokë mund të ketë nisur nga molekula shumë të vogla, të cilat ndërveprojnë me njëra-tjetrën në reaksione ciklike.

Ato mund të jenë përfshirë në kapsula të thjeshta të ngjashme me membranat qelizore, dhe me kalimin e kohës mund të kenë evoluar në molekula më komplekse që kryenin këto reaksione më mirë se ato më të voglat, raporton abcnews.al.

Jeta nis në një vend diku tjetër në hapësirë dhe më pas në Tokë

Ndoshta jeta nuk filloi fare në Tokë, por filloi fillimisht në hapësirë, një koncept që NASA e ka cilësuar si panspermia. Për shembull, shumë shkëmbinj shpërbëhen në Mars si pasojë e përplasjes së trupave qiellorë.

Një numër meteoritësh të tillë janë gjetur në Tokë. Disa studiues kanë sugjeruar se ato kanë sjellë këtu bakteret e para. Ndërsa shkencëtarë të tjerë sugjerojnë se mund të ketë udhëtuar për një kohë të gjatë nëpër kometa nga sisteme të tjera yjore./abcnews.al/ KultPlus.com