Me rastin e dy vjetorit të vdekjes së ikonës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, prezantuan sot bucetën fituese të shtatores së Fadil Vokrrit, shkruan KultPlus.
Ceremonia e publikimit të bucetës fituese të shtatores së ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, u mbajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gjatë zbulimit të shtatores simpatizantë të kësaj figure brohoritën të gjithë njëzëri: Fadil Vokrri, krenaria jonë. / KultPlus.com
Mund të kalojë kohë e gjatë deri kur të na vijë rasti t’i përcjellim premierat filmike të shoqëruara me qilim të kuq në Hollywood.
Parakalimi i yjeve mbi qilim të kuq, që janë jetësore për premiera e filmave dhe ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve, lulëzojnë me grumbullimin e aktorëve glamurozë, fustanet elegante dhe britmat e fansave të shumtë. Por derisa Hollywoodi vazhdon të përballet me pandeminë e koronavirusit, premiera të mëdha në një të ardhshme të afërt do të duken shumë ndryshe.
Turmat e fotografëve, yjet e listës A, publicistët dhe adhuruesit që luten për autografe dhe “selfie” me idhujt e tyre janë elemente kyç në funksionimin normal të makinerisë së hollywoodit. Por ajo që i bën këto ngjarje të shoqëruara me qilim të kuq, aq të lakmuara për t’i ndjekur, është pikërisht ajo që i bën edhe shumë vështirë të menaxhohen në këtë periudhë të distancimit social, transmeton Koha.
Testi më i madh do të bëhet në muajin korrik kur të lansohen filmat e mëdhenj të hollywoodit, “Tenet” me regjisor Christopher Nolanin dhe “Mulan” nga studioja filmike “Walt Disney”. Këto janë dy projektet e para me buxhet të lartë, të cilat parashihen të lansohen nëpër kinema, prej mbylljes së tyre anembanë botës për shkak të pandemisë së koronavirusit. Shumica e filmave të mëdhenj tashmë i kanë shtyrë datat e lansimit për vitet 2021 dhe 2022.
Kompania e cila merret me organizimin e ngjarjeve në Los Angeles, “15|40 Productions”, që është përgjegjëse për organizimin e më shumë se 200 premierave hollywoodiane po konsultohet me disa studio filmike rreth planeve për zbatimin e rregullave të distancimit social.
“Jemi detyruar t’i rishpikim organizimet e ngjarjeve të shoqëruara me qilim të kuq, duke provuar t’i bëjmë funksionale pas karantinës, si dhe po mundohemi t’i mbajmë njerëzit sa me larg njëri-tjetrit”, ka thënë Craig Waldman, kryetar i kompanisë “15|40 Productions”.
Ekipi i kameramanëve dhe fotografëve të cilët zakonisht qëndrojnë në rendin e parë, tani do të ndahen nga barrierat, si dhe gazetarët do të qëndrojnë në distancë rreth 2 metrash larg aktorëve. Të famshmit do të kenë mundësi të komunikojnë me fansat përmes një ekrani gjigant të vendosur mbi qilim të kuq.
“Elementi i interaktivitetit të drejtpërdrejtë me fansat do të mund të ndodhë vetëm në të ardhëm, kur të gjendet një vaksinë për këtë sëmundje,” ka përfunduar tutje Waldman.
Pra, si përfundim, premierat pritet të shoqërohen me një numër të reduktuar të mediave dhe shumë maskave mbrojtëse.
Por, brenga më e madhe vazhdon të jetë dilema nëse aktorët e listës A do të jenë të pranishëm mbi qilim të kuq.
Ndërkohë publicistët janë treguar kreativë përmes premierave virtuale dhe intervistave, të cilët aktorët i kanë realizuar përmes aplikacioneve “Zoom” dhe “Skype”, nga shtëpitë e tyre. Por asgjë nuk krahasohet me entuziazmin dhe emocionet që i sjell qilimi i kuq. / KultPlus.com
Që nga 30 prilli kur Ministria e Shëndetësisë prezantoi një plan me tri faza të hapjes së ekonomisë i cili ahengjet i pozicionoi në fazën e tretë që ka nisur në fillim të këtij muaji, nuk ka më ndonjë njoftim nga ky institucion se a do të lejohet mbajtja e tyre apo jo.
Ndonëse qershori ka qenë muaji i cili rivlerëson situatën me COVID-19 për mbajtjen e ahengjeve, në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë marr ende ndonjë rekomandim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Në lidhje me këtë ka folur edhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti.
Ai tha se kjo çështje ka mbetur sipas planit për hapje graduale.
“Çështja e ahengjeve ka mbetur sipas Planit për hapje graduale të rivlerësohet tani në qershor. Vendimi për to do të merret bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së”, i ka thënë ai shkurt Insajderit.
Ndërkohë, për mos lejimin e ahengjeve kanë reaguar shumë artisë, pronar të restoranteve e biznese të tjera që varen nga to. / KultPlus.com
Charles John Huffam Dickens ishte një shkrimtar anglez, i quajtur ndryshe edhe si më i madhi i periudhës Viktoriane.
Charles Dickens lindi më 7 shkurt 1812 në Landport, një rrethinë të Portsmouth, i dyti prej gjithsej 8 fëmijëve të John dhe Elizabeth Dickens. Babai i tij ishte një punonjës në zyrën e pagesave detare. Ai kaloi fëmijërinë në Catham-Kent. Ishte romancieri më popullor në gjuhën angleze i të quajtur Epokës Viktoriane. Ai ka krijuar disa nga personazhet më domethënëse e portretizuese të letërsisë, me temë sociale drejtimin e reformës në të gjithë punën e tij. Popullaritetit të vazhdueshëm të romaneve të tij dhe tregimet e shkurtra është e tillë që librat e tij nuk kanë dalë kurrë jashtë printimit madje janë bërë dhe filma në kinema. Pjesa më e madhe e punës së tij të parë në shtypin periodik dhe revista në formë e serive, një mënyrë të popullarizuara të botimit trillim në kohë.
Më 8 qershor 1870, Dikens pësoi një goditje tjetër në shtëpinë e tij pas një pune të plotë në Edwin Drood. Ai kurrë nuk u rikthye në vetëdije, dhe të nesërmen, pesë vjet deri në ditën pas rrëzimit të hekurudhës Staplehurst, ai vdiq në Gads Hill Place. Biografia Claire Tomalin ka sugjeruar se Dikens ishte në të vërtetë në Peckham, kur ai pësoi goditje, dhe zonja e tij Ellen Ternan dhe shërbëtoret e saj e kishin kthyer atë në Gadin Hill kështu që publiku nuk do të dinte të vërtetën rreth marrëdhënies së tyre.
Realizmi në Angli fillon me Çarls Dikensin dhe romanin social që lëvroi ai. Karakteristikë e veçantë e këtij autori është se gati të gjitha veprat e tij kanë emra të fëmijëve, dhe personazhe kryesisht fëmijë, kjo për arsye se ai pati një fëmijëri jo të mirë. Ai në moshën 12-vjeçare detyrohet të lërë shkollën për shkak të varfërisë dhe madje detyrohet të hyjë në fabrikë për të nxjerr kafshatën. Fëmijëria e tij dhe përvojat e tij që do pasojnë, janë faktorët kyç të një letërsie të suksesshme, të Dikensit por edhe për të tjerë autorë. Tek Dikensi gjejmë këto vepra: “Oliver Tuist”, “David Koperfild”, “Dombi e Biri”, “Vogëlushja Dorrit”, “Vogëlushja Nell”, “Nikolla Nikwllbi”.
Oliver Tuist është protagonisti kryesor i novelës së Çarls Dikensit me po të njëjtin emër; Oliver Tuisti njihet të jetë protagonisti i parë fëmijë në novelat angleze. Kjo vepër është vepra e dytë e Çarls Dikensit e cila u botua në një revistë mujore me titull origjinal “Bentley’s Miscellany”. Ky roman është një roman social i cili synon të paraqesë jetën e mijëra fëmijëve të pastrehë e pa të ardhme. Dikensi tallet me hipokrizinë e kohës, duke goditur tema serioze me një sarkazëm dhe humor të zi. Thuhet se Dikensi u frymëzua për këtë vepër nga ngjarja e vitit 1830, ku një jetim me emrin Robert Blionce po si Oliver Tuisti përballej me jetën e vështirë: pastrehën, punën e rëndë dhe të ardhmen jo të sigurt. Me këtë vepër Dikensi sfidon epokën e tij duke venë në lojë tërë shtetin anglez të asaj kohe, një shtet pa ligje dhe pa mbrojtje për të varfërit, një shtet në të cilin mbizotëron krimi dhe padrejtësia. Me “Oliver Tuist”-in Dikensi na sjell një vepër realiste, një vepër pa hijeshi të ngjarjeve, të paraqitura ashtu siç janë, një vepër reale pa përdorim të ndonjë lloji të romantizmit. Oliver Tuisti është bërë inspirim për shumë filma dhe telenovela në botë, si dhe për shumë shfaqje muzikore e teatrale. Nënshtetësia e tij ishte Angleze. Ndërsa dita e vdekjes e tij ishte më 9 qershor të vitit 1731. Oliver Tuist njihet si vepra e tij më kryesore. Ky ishte guximtar i patrembur dhe me krenarinë e tij ka bërë shumë libra. Vendvdekja e tij ishte në: Gad’s Hill Placce, Higham, Kent Angli. / KultPlus.com
Helmimet në Kosovë me gazra toksike nga ana e qeverisë Jugosllave, doktrinës serbe, ndodhën në pranverën e vitit 1990 ku u helmuan me mijëra të rinj, kryesisht nxënës e në mesin e tyre kishte edhe foshnje në entet parashkollore.
Qeveria jugosllave asokohe doli me kumtesë zyrtare se në Kosovë nuk pati helmim, por e gjithë kjo ishte: Një inskenim i përgatitur nga separatistët shqiptarë.
Të helmuarit u quajtën aktorë të Kanës! Mjekët serb thyen rëndë kodeksin dhe Betimin e Hipokratit, duke refuzuar mjekimin e të helmuarve shqiptarë. Si reagim ndaj këtij raporti, në Zagreb, më 9 qershor të vitit 1990, u mbajt simpoziumi me emër: “Kosova sprovë e ndërgjegjes mjekësore”.
Në atë simpozium morën pjesë shumë ekspertë të mjekësisë nga mbarë Jugosllavia. Nga Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë, u ftua një numër i madh i mjekëve shqiptarë. Nga Beogradi, ekipin prej tre mjekëve e udhëhoqi Ljubomir Eriq, neuropsikiatër me renome. Në këtë simpozium mori pjesë edhe Kryetari i Komisionit të Dytë Federativ për çështje të helmimeve në Kosovë. Anton Dolenc, ekspert i Mjekësisë Ligjore nga Universiteti i Lubjanës. Gjatë punimeve të këtij simpoziumi dolën në pah shumë fakte që tregonin se në fakt në Kosovë është kryer një helmim masiv i rinisë shkollore.
Anton Dolenc, i cili vetë kishte nënshkruar Raportin e Dytë Federativ, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të dytë Federativ, në formë publike u distancua nga ai raport, duke deklaruar se ai u përpilua në shpejtësi, brenda 24 orëve dhe se kishte pasur presion që të bëjë një gjë të tillë. Diskutimi i Ljubomir Eriqit, edhe pse me oratori të rrallë, u hodh poshtë, nga se si thoshte ai, në Kosovë kishte induksion psikik masiv dhe se këtij induksioni i nënshtrohej mosha mbi 11 vjeçare. Prezantimi i rasteve të helmimit të foshnjave 3 vjeçare nga entet parashkollore të Kosovës (në qytetin e Gjakovës), e detyroi atë të ndërroj qëndrimin duke deklaruar: Më duhet të sajoj diçka.
Argumenti më bindës në këtë simpozium padyshim, ishte publikimi i substancës kimike Dimetil phosphoditionat, e izoluar në mostrat e urinës nga të helmuarit e Kosovës, nga ana e Franjo Pllavshiqit, toksikolog dhe biokimist nga Zagrebi. Këtyre zbulimeve duhet shtuar edhe deklarimin e mjekut francez Benedetti, i cili tha: Në Kosovë pati helmime. Në Kosovë, gjatë pranverës, me qëllim janë helmuar 3000 nxënës me gaz deri tani të pa identifikuar. Ky mjek gjatë qëndrimit në Kosovë kishte pohuar se ka zbuluar molekula klororganike gjatë analizave që i bëri në dy laborator të Parisit nga mostrat e gjakut të fëmijëve të helmuar nga Kosova. Sipas tij, “ky krim është bërë nga agjentët e Beogradit, me siguri agjentët ushtarak.”
Pas helmimeve të ndodhura në Kosovë, Beogradi zyrtar filloi një propagandë të egër ndaj shqiptarëve të Kosovës, posaçërisht ndaj personelit mjekësor shqiptar që kujdesej për të helmuarit. Minimizohej tragjedia e rinisë kosovare. / KultPlus.com
Lao Tzu, një prej filozofëve dhe poetëve më të famshëm të Kinës së lashtë, ka lënë pas shumë mësime të rëndësishme. I njohur më mirë si autori i Tao Te Ching dhe themelues i Taoizmit filozofik, urtësia e tij e spikatur dhe mesazhet e paqes, pajtimit dhe të jetuarit në mënyrë kohezive, na kujtojnë se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në jetë, dhe si mund të zhvillohemi në mënyrë kolektive.
Në kulturën kineze ai ishte një figurë qendrore, por fjalët e tij mund të gjejnë zbatim për popujt e të gjithë botës.
Përgjigjen e ke ti!
“Në qendrën e qenies tënde, ti e ke përgjigjen; ti e di se kush je dhe e di se çfarë do. Të njohësh të tjerët është inteligjencë; të njohësh vetveten është mençuri. Të kontrollosh të tjerët është forcë; të kontrollosh vetveten është fuqia e vërtetë. Kur heq dorë nga ai që jam, unë shndërrohem në atë që do të bëhem”.
Tolero dhe do të jesh i lirë!
“Duhet të lësh gjërat ashtu si janë. Bota fitohet duke qenë tolerantë”.
“Mësuesi vepron duke mos bërë asgjë dhe mëson duke mos thënë asgjë. Gjërat shfaqen dhe ai i lë të vijnë; gjërat zhduken dhe ai i lë të ikin. Ai ka, por nuk zotëron, vepron por nuk pret. Kur puna mbaron, ai e harron. Ja përse zgjat përgjithmonë”.
“Nëse do të bëhesh i plotë, lëre veten të jesh i pjesshëm. Nëse do të bëhesh i drejtë, lëre veten të jesh i shtrembër. Nëse do të bëhesh plot, lëre veten të jetë bosh. Nëse do të rilindësh, lëre veten të vdesë. Nëse do të të japin gjithçka, hiq dorë nga gjithçka”.
“A e ke durimin që të presësh deri kur balta të bjerë dhe uji të pastrohet? A mund të qëndrosh pa lëvizur, deri kur veprimi i duhur të shfaqet vetë”?
Egoizmi nuk do të të japë asnjëherë kënaqësinë e njohjes së vërtetë të vetvetes!
“Ai që e përcakton vetveten, nuk do ta dijë kurrë se cili është në të vërtetë”
“Ai që ka fuqi mbi të tjerët, nuk mund të fuqizojë veten”.
“Ai që përpiqet të shkëlqejë, e zbeh dritën e vetes së tij”.
“E keqja ikën kur e injoron!”
“Mos i jep të keqes asgjë të cilës t’i kundërvihet, dhe do të shohësh që do të zhduket vetë”.
Mirësia dhe dhembshuria fitojnë gjithmonë!
“Trajtoji ata që janë të mirë me mirësi, dhe trajto gjithashtu ata që nuk janë të mirë, po me mirësi. Kështu e merr të mirën mbrapsht. Ji i ndershëm me ata që janë të ndershëm, dhe ji gjithashtu i ndershëm me ata që nuk janë. Kështu sigurohet ndershmëria”.
“Mirësia në fjalë krijon besim. Mirësia në të menduar krijon thellësi. Mirësia në të dhënë krijon dashuri”.
“Të jesh thellësisht i dashuruar nga dikush të jep forcë, ndërkohë që kur dashuron dikë thellësisht, të jep kurajë”.
Pavarësisht të tjerëve ji gjithnjë vetvetja!
“Vrije mendjen për miratimin e njerëzve, dhe ti do të jesh i burgosuri i tyre”.
“Kur je i kënaqur që je thjeshtë vetvetja, dhe nuk krahasohesh apo konkuron, të gjithë do të respektojnë”.
Mençuria dhe forca vijnë prej përulësisë!
“Njeri i mençur është ai, që e di, atë që nuk di”.
“Të gjithë rrëketë derdhen në det, sepse deti është më poshtë se ato. Përulësia ia jep atij fuqinë që ka”.
Ndryshimi është i pashmangshëm, kështu që përqafoje!
“Nëse kupton që të gjithë gjërat ndryshojnë, nuk ka asgjë pas të cilës do të duash të kapesh. Nëse nuk ke frikë nga vdekja, atëherë nuk ka asgjë që nuk mund ta arrish”.
“Fillimet e reja shpesh herë maskohen si funde të dhimbshëm”.
“Një udhëheqës i madh e di se nuk është mbi ndjekësit e tij, por njëri prej tyre!”
“Udhëheqësi i lig është ai që njerëzit e urrejnë. Udhëheqësi i mirë është ai që njerëzit e nderojnë. Udhëheqësi i madh është ai për të cilin njerëzit thonë: “E krijuam vetë”.
“Nëse dëshiron të qeverisësh njerëzit, duhet të vendosësh veten poshtë tyre. Nëse do t’i udhëheqësh njerëzit, duhet të mësosh si t’i ndjekësh ata”.
“Mos bëj asgjë dhe mos ji asgjë, e do të gjesh lumturinë e vërtetë!”
“Kur asgjë nuk bëhet, asgjë nuk lihet pa u bërë”.
“Shëndeti është zotërimi më i madh që ke. Kënaqësia është thesari më i madh. Vetëbesimi është miku më i mirë. Mos-qenia është gëzimi më i madh”. / KultPlus.com
Kreu i qeverisë inspektoi restaurimin e godinës, ndërsa shoqërohej edhe nga ministrja e Kulturës Elva Margariti.
“Gur i çmuar i trashëgimisë kulturore”. Kështu e ka konsideruar kryeministri Edi Rama godinën e Akademisë së Arteve. Kreu i qeverisë inspektoi restaurimin e godinës, ndërsa shoqërohej edhe nga ministrja e Kulturës Elva Margariti.
“Kemi disa ide për lëvizjen e përkohshme. Këto që kemi vendosur janë më të mira nga ato që ishin më herët. Do bëjmë investim të madh për kampusin. Do të bëjmë investimet e duhura. Do zgjidhet edhe puna e lëvizjes së studentëve”, shprehet Rama.
” Ideja është që këtu të ndërtojmë një shesh të madh publik. Projekti parashikon dy salla të reja. Krijohen më shumë hapësira edhe rreth e përqark”, shprehet Elva Margariti.
“Teatri i Operas ishte një banjo poshtë, ndërsa tani ka dhoma individuale për solistë, ka kushte moderne”, thote Rama.
“Godina qendrore e Akademisë së Arteve është një objekt i rëndësishëm i Trashëgimisë Kulturore dhe si i tillë, jo vetëm është transformuar së brendshmi në kuadrin e Paktit për Universitetin, duke garantuar kushte optimale për studentët e pedagogët, po edhe është rivlerësuar/restauruar në të gjithë elementët që e bëjnë atë një gur të çmuar të gjerdanit të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë”, shkroi më herët Rama në rrjetin social. / Shqiptarja.com/ KultPlus.com
Ministrja e Sportit, Vlora Dumoshi, ka vendosur kurorë lulesh mbi varrin e ish Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në dyvjetorin e shkuarjes së tij në amshim.
Ajo ka thënë para mediave se kontributi i Vokrrit është i jashtëzakonshëm, transmeton Klan Kosova.
“Sot në dyvjetorin e vdekjes së legjendës kemi ardh ta bëjmë nderimin për të, ka qenë njeri shumë i madh ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për sportin në Kosovës në faza të ndryshme të jetës – sidomos në pjesën e fundit ku arritur që futbollin e Kosovës ta anëtarësojë në FIFA dhe UEFA”, është shprehur Dumoshi.
“Fadil Vokrrin do ta restkojnë gjenerata e gjenerata që do të vinë. Me kontributin e tij, ai është i pavdekshëm”.
“Kontributi i tij është i jashtëzakonshëm dhe ne do ta mbështesim amanetin e tij që sportin ta dërgojmë përpara. Sot në orën 13:00 në stadiumin e Prishtinës do prezanoeht buceta për shtatoren e tij që do të përfundojë sivjet”. / KultPlus.com
Sot bëhen dy vite të ndarjes nga jeta të legjendës shqiptare të futbollit Fadil Vokrri.
Fadil Vokrri njihet si “Legjenda e futbollit shqiptar” dhe mbetet futbollisti më i njohur dhe i adhuruar në Kosovë. Vdiq në Prishtinë papritmas më 9 qershor 2018, pas një ataku kardiak. Është varrosur me ceremoni të larta shtetërore në varrezat e Prishtinës në Arbëri më 10 qershor 2018.
Fadil Vokrri ishte njëri nga futbollistët më të mirë shqiptar dhe është më i merituari për formimin e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA. / KultPlus.com
Sot bëhen 21 vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, ku edhe i dha fund luftës në Kosovë.
Pas kësaj marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.
Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe pas përpjekjeve të ndryshme diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, gjatë të cilës mbi 10 mijë njerëz janë vrarë, rreth 5 mijë të tjerë të zhdukur dhe mbi 1 milion shqiptar të zhvendosur.
Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havier Solana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.
Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore. / KultPlus.com
Një prej tre autoportreteve të Rembrandtit, do të shitet në ankad nga ”Sotheby’s” në fund të korrikut për 12-16 milionë sterlina, njoftoi sot shtëpia e ankandeve.
Tabloja me përmasat 15×20 centimetra, nënshkruar dhe datuar në vitin 1632 nga mjeshtri i madh flamand, përfaqëson atë në moshën 26-vjeçare me veshje të zezë dhe një kapele dhe një jakë të madhe me dantellë të bardhë.
Sipas George Gordon i ”Sotheby’s”, veshja zyrtare, e pazakontë në mesin e dhjetëra portreteve të artistit, sugjeron që ai mund të ketë dashur të tregojë veten në ditën e tij më të mirë, ndërsa ai ishte në oborr me atë që do të bëhej muza dhe gruaja e tij, Saskia, me qëllim për të bindur prindërit e tij se ai ishte në rrugën e duhur.
Realizuar menjëherë pas vendosjes së tij në Amsterdam, tabloja gjithashtu mund të shërbejë si një kartëvizitë dhe t’u tregojë klientëve të tij të mundshëm situatën e lulëzimit të piktorit.
“Tabloja ishte realizuar në një kohë shumë të shkurtër”, theksoi Gordon, sepse sfondi ende nuk kishte mbaruar me tharje kur artisti kishte vendosur nënshkrimin e tij. / KultPlus.com
Burrë nuk bahesh veç pse e ki nji femër n’krevat, as burrninë nuk ta shton mardhanja me to. Burrë bahesh e je kur respekti mbi grun tande e dashnia për to, m’poshtë çdo gja, Burrë je nëse grues tande i shkëlqejnë sytë prej lumturisë që ti ja ofron.
Jo, mos e quj vetën burrë nëse e dashura jote, ma shumë qanë se qeshë me ty, Mos thuj jam burrë e jam i fortë, nëse karshi saj shet trimni.
Mos u kreno po e lëndove e ja mbushe sytë me lotë n’pikë t’natës E as mos thuj unë jam burrë’ e baj çka du, Burrë s’bahesh nëse e ki grushtin e fortë As zani i naltë nuk t’ban burrë Ti je i dobt, e ma i dobët s’bahesh kurrë!
Mos u ndij i lumtur, po e bane nji gru tjetër me buzqeshë, në vend të asaj, As mos u ndij i plotsum, Ti je flliqësire, e ma flliqësirë nuk bahesh kurrë!
Në vend të saj, po i dërgove lule dikujt tjetër E po e bane dikan tjetër t’ndihet mirë Mos u kreno, turpërohu!
Kur ajo kërkon diçka, mos u mburr po s’ja plotësove kërkesat Mos e mëbshtet burrninë në nji veprim të tillë Egërsirë bahesh!
Po u turpërove me dal me njeriun e jetës tande, në nji drekë Po u turpërove, ta duash, ta respektosh, e ta vlersosh E po ngurrove t’i tregosh gjithë botës se nuk ka diçka n’jetë ma t’rëndësishme se ajo Vdis ma mirë! / KultPlus.com
Aktore, këngëtare dhe autore tekstesh, Rozana Radi tashmë ka krijuar steriotipin e saj, si një vajzë pa komplekse që nuk e vret shumë mendjen se çfarë thonë apo mendojnë të tjerët, shkruan KultPlus.
Zemra e saj ka folur shpesh përmes teksteve dhe kjo ka bërë që këngët e saj të jenë shumë të dashura për publikun.
Në këto ditë kur e gjithë Shqipëria po proteston për rastin e vajzës së përdhunuar, nuk po mungojnë as reagimet e artistëve.
Shoqëria, ndihet e kërcënuar nga të tilla raste të njëpasnjëshme, ndaj ka vendosur të reagojë. Vërejmë pankarta me shënime, shprehje, fjalë në mbrojtje të vajzës së dhunuar, fizikisht dhe psikologjikisht.
Reagime të tilla ka bërë edhe këngëtarja Rozana Radi në rrjetet e saj sociale. Përmes një fotografie ajo ka ndarë edhe disa vargje të cilat ne po i sjellim për ju:
“Mos e gëzoftë jetën kurrë U shoftë në su shua Ai që vuri dorë mbi ty Që shkeli mbi një grua.” / KultPlus.com
Dukesha e Sussexit, Meghan Markle, është pushtuar nga ofertat e shumta për filma.
38-vjeçarja e cila ishte pjesë e kastës së aktorëve të serisë “Suits”, para se të martohej me princin Harry, besohet se ka marrë oferta të shumta nga Hollywoodi pas punës së shkëlqyer si narratore e dokumentarit të studios Disney, me titull “Elephant”, transmeton Koha.
Një burim i çiftit mbretëror citohet të ketë thënë për “Daily Mail”: “Studioja Disney ishte plotësisht e kënaqur me punën që Meghani e ka bërë për ta. Ajo ka bërë marrëveshje vetëm për një projekt, por është në diskutime për t’u angazhuar dhe në filma të tjerë dhe ide, për të cilat mund të bashkëpunojnë në të ardhmen.”
Bëhet e ditur se edhe studio të tjera filmike kanë kontaktuar me dukeshën Markle, e cila u shpërngul në vendlindjen e saj Los Angeles në fillim të këtij viti, bashkë me burrin e saj Harry dhe djalin e tyre 13-muajsh, Archie.
Por, duket se aktorja është në kërkim të projektit të duhur për karrierën e saj, dhe duhet të jetë diçka në të cilën ajo beson vërtetë.
Ndërkohë, në të kaluarën Meghan Markle kishte thënë se shpreson që dokumentari i saj i fundit, “Elephant”, i cili i ndjekë elefantët Shani dhe Jomo në një udhëtim epik përreth shkretëtirës Kalahari, do t’i inspirojë njerëzit të kujdesen më shumë për njëri-tjetrin, kafshët dhe planetin tonë. / KultPlus.com
EBC Cosmetics është kompania e vetme në Kosovë e autorizuar për shitje online të brendeve luksoze si TOM FORD, DIOR, ESTEE LAUDER, LANCOME, CLINIQUE, CLARINS, SHISEIDO, BIOTHERM dhe shumë të tjera.
EBC Cosmetics është kompani lidere në industrinë e kozmetikës në vend e cila njihet për origjinalitetin e saj dhe për sjelljen e brendeve ekskluzive ndërkombëtare.
Në muajin Mars të këtij viti, EBC ka lansuar për herë të parë platformën për të blerë online www.ebc.shop për t’i ofruar klientëve të tyre produktet e brendeve më të njohura ndërkombëtare të kozmetikës. Ajo është kompania e vetme e autorizuar për shitje të këtyre brendeve online në vendin tonë.
(Dosja Pekmezi në arkiven shtetit në Vjenë) Me rastin e 104 vjetorit të krijimit të KOMISISË, në Shkodër.
Nga Pjeter Logoreci
Tuj lexue librin Komisia Letrare Shqipe në Shkodër me autor Tomor Osmanin, në faqen 35 lexova: Kryetar i Komisisë Letrare Shqipe u caktue, nga komanda ushtarake austriake, Dr. Gjergj Pekmezi, i cili e kreu këtë detyrë nga data 24 shtator 1916 deri më 17 shtator 1917. Për largimin e Gjergj Pekmezit nga KLSH-ja ka dy njoftime të kundërta, të dyja të botueme në gazetën „Posta e Shqypniës“. Në nr. 89, të dat. 13 tetor 1917 shkruhej: „Marrim vesh se i ndritshmi z. Dr. Gjergj Pekmezi, të cilin kryekomanda e ushtrisë e ka pasë emnue kryetar në Komisinë Letrare, ka hjekë dorë prej ksaj zyreje. ……..“
Katër ditë ma vonë, më 17 tetor 1917, pas këtij njoftimi gazeta „Posta e Shqypniës“ jep një njoftim tjetër, që e kundërshton të parin, bërë nga vetë Gj. Pekmezi, ku thuhej: „ Dorëheqjen time e dhashë se s´kam qenë aspak i marrun vesh me vendimet e dhanuna përmbi ortografinë e gjuhës shqipe prej Komisisë Letrare, tue ndodhë për pushime në Vjenë…..“
Mospërputhja në mes dy lajmeve për nji periudhë kaq të shkurtë, e sidomos njoftimi i dytë nga vetë Pekmezi, më bani kurioz dhe më motivoj për me kërkue burimin e ktij lajmi dhe arsyen e dorëheqjes.
Në dokumentat arkivorë diplomatik (Diplomatie und Außenpolitik 1848-1918) të asaj periudhe, gjindet nji dosje, që sipër saj mban shkrimin: Affäre Pekmezi. Kisha ndigjue që ma përpara që në mes Pekmezit dhe disa pjestarve të Komisisë Letrare kishte mospërputhje mendimesh përsa i përket çështjeve teknike të gjuhës shqipe. Mëndyra e vëndosjes së tij në krye të Komisisë Letrare me komandim nga pala austriake, nuk ishte e dishrueshme për themeluesit e Komisisë. Kjo ra në sy dhe të vetë Kryekonsullit Austriak në Shkodër Kral, i cili ishte ndër nxitësit kryesor për krijimin e Komisisë nga Fishta e Gurakuqi. Konsulli Kral në korespondecën e tij, njoftonte Vjenën për kontraditat në mes anëtarëve të kryesisë me Pekmezin dhe i kërkonte Ministrisë rishikimin e emnimit të tij. Kjo solli dhe një farë distancimi konfliktual në mes të dërguemit nga Vjena në krye të Komisisë, Pekmezit, dhe Konsullit të përgjithëshëm Kral. Në një takim në mes bashkëatdhetarësh në Vjenë, Pekmezi ankohet për Konsullin Kral si i njëanshëm dhe i mvarun ekonomikisht nga disa anëtarë të komisionit. Ma poshtë po sjell nji letër e cila mban datën Shkodër 18 tetor 1917, që Konsulli Kral ja drejton Ministrit të Jashtëm Graf Czernin në Vjenë, ku shkruhet për pakënaqsitë që ai ka nga puna e Pekmezit dhe thashëthemet që ai përhapë në mes të shqiptarve.
Po përpiqem të sjell këtu (jo me statusin e një përkthyesit profesionist) në gjuhën tonë disa pjesë të kësaj letre:
Graf Czernin / Wien
Nr. 199.
Shkodër, me 18.Tetuer. 1917
Akuzat e Dr. Pekmezit
(3 faqe)………
Njoftohet që Korpskomandoja me një mbishkrim që i bashkangjitet kësaj letre ka lejue që, me një fare Omer Hamid Gynokastra nga Berati, të mbahet nji preçesverbal pyetjesh për të sqaru, nëse Dr. Pekmezi në të vërtetë, përballë disa personave në Vjenë, ka vu në dyshim pastërtinë e karakterit tim. Nga ky mbishkrim ishin prekë thellë (më sa kuptova unë) Inspektrori i arsimit Matias Logoreci dhe sekretari i Drejtorisë kombëtare të arsimit Anton Paluca, të cilëve mjeku kshilltar i ma sipërm ja kishte tregue, dhe që u ndien të fyer gjithashtu nga fjalët e Pekmezit.
Motivi i shpifjes së Pekmezit është mendimi i tij i gabuem, që ishte në dorën time ta ndihmoja që këndveshtrimet e tij në Komisinë Letrare Shqiptare në çdo mëndyrë të ishin fituese. Edhe pse unë gjithmonë pikëpamjet e tij i kam miratue objektivisht, përkundër një opozite të fuqishme në Komision, të cilën ai e ashpërsoj nëpërmes veprimesh të papërshtatëshme dhe aftësive të tij dukshëm të kufizume, por që, me keqardhje, vetëm në pak raste nuk mujta ta mbështes. Ai besonte at´herë padyshim se, në një ndryshim në përsonin e Komisarit civil, do mujte me realizu dëshirat e tij, e shpresonte ta anashkalonte atë me mjete të ulta.
Megjithatë unë, siç kam sqarue edhe në përgjigjen e drejtuar Korpkomandos, nuk kam asnjë ndjenjë armiqësore, apo fyerjeje kundër tij. Si privatperson do ta kisha mospërfillë çdo atakim të tij sa qesharak aq dhe të çmendur për këdo që e ndigjon. Por nga pozicioni më i lartë ushtarak që unë mbaj dhe si funksionar civil në Shqipni, nuk më mbetë zgjidhje tjetër veçse të sjell në dritë të vertetë të gjitha anët e problemit.
Mbas këtij dokumenti informativ të Konsullit Kral që u protokollue me 19 Okt. 1917 në Ministrinë e Jashtme në Vjenë, vjen një tjetër dokument, por kësaj radhe nga Pekmezi, i cili i me kërkesën e Konsullit Kral, është pyetur nga dy ushtarakë të naltë të autorizuem nga shteti austriak, Majori Spindler dhe Hauptmann Marçiç. Ky proçesverbal mban adresën e Konsullit të Përgjithshëm August von Kral dhe ka datën: Shkodër me 20 Oktober 1917.
Këtu po sjell në shqip tekstin e letres:
Sqarim
Sot më është ba e dijtun nëpërmjet Majorit Spindler dhe Hauptmannit Marçiç, të dy të autorizuar nga Konsulli i Përgjithshëm Kral, që gjatë një bisede në Vjenë në një Kafene, para disa dëshmitarëve, kam fajsuar Konsullin e Përgjithshëm Kral, që është komprometue duke marrë një sasi argjëndi si rushfet, me vlerën e të cilit ka shkue në një kamp pushimi.
Unë sqaroj këtu se kjo akuzë është e pa vërtetë. Një gjë të tillë nuk e kam thënë kurrë. E vërteta është si vijon: meqë unë në verë isha për pushime në Vjenë, takova atje zotni Azis Pashë Vrionin me të birin, të cilët kishin ardhur për të ba operacion. Me që Azis Pasha nuk fliste gjermanisht kishte marrë me vehte Dr. Omerin nga Berati si shoqnues.
Në Vjenë Azis Pasha u bashkue me Faik Bey Konicën, një i njohtun i tij i vjetër, i cili njihet kudo për Excentritetin (sjellje të çuditëshme) e tij, që i shoqëruem edhe me Dr. Omerin, të dy së bashku me takuan mua disa herë për arsye të ndryshme, ku përherë ngacmojshin Azis Pashën. Dr. Omeri duhej me shoqnue të birin e Azis Pashës në Karlsbad, e mbasi Azis Pashës nuk i pëlqente më Dr. Omeri, kërkoj prej mejet një shoqënues tjetër për të birin. Kjo bani që Dr. Omer dhe Faik Bey Konica u kthyen kundër mejet.
Nga kjo mendoj unë, me siguri që të dy zotnijtë e fyer vëndosën që të hakmerren kundër mejet duke më akuzu për gjana qi unë kurr nuk i kam thanë. Në këto rrethana, ju lutem që të pyetni Azis Pashën, djalin e tij dhe studentin e mjekësisë që i shërbej, Johann Bascho, e po ashtu edhe zotni Feizi Bey Alizotin, i cili u informue nga Azis Pasha sapo ky u kthy në Berat. Unë deklaroj edhe një herë që kurr nuk kam ba të tilla deklarata që prekun nderin e Konsullit të Përgjithshëm Kral, gjë për të cilën mund të betohem.
Për të plotësue të gjithë panoramen e ngjarjes me objektivitet dhe që të jetë sa ma e qartë për lexuesin, për të nxjerrë vetë konklusionin e këtij konflikti, po vëndosë në ktë shkrim edhe proçesverbalin e pyetjes të një prej dëshmitarëve kryesore, Dr. Omer Hamid Gjinokastra nga Berati.
Protokoll, datë 18 shtator1917 i mbajtun me Dr. Omer Hamid Gjinokastra në Berat. Përsonat e autorizuar për hetim: Gjeneralmajor Franz Ritter Wiess – Tihany, komandant i rrethit Berat, si dhe Dr. Guido Mück, Referentjuridik dhe mbajtës i protokollit. I pyeturi flet vetë gjermanisht (nuk ka nevojë për përkthyes)
Dr. Omer Hamid Gjinokstra, lindë dhe rritë në Gjirokastër, mjek i përgjithshëm në Berat, 30 vjeç.
Në verën e 1917, në qeshor ose korrik isha i ulun në një kafe në Alserhof në Vjenë. Me mue ishte edhe Faik Bey Konica, shkrimtar që banon në Vjenë…..për ma tepër ishte aty edhe Dr. Pekmezi dhe disa burra të tjerë prej Shqypnie që nuk më kujtohen ma se kush ishin. Ndoshta ishte edhe Fazdi Bey Frashëri me ne. Ky është student në Vjenë e Faik Bey Konica e njeh. Këtu në kafe përpara të gjithëve, Dr. Pekmezi ka folë gjana të cilat unë më vonë, ja kam tregue Drejtorit kombëtar të arsimit Luigj Gurakuqit.
Këto deklarata ishin që Komisari civil von Kral përpiqet të përfitojë për nevoja personale monedha argjëndit e këto lëvizje të gjitha me ndërmjetësinë e Drejtorit Kombëtar të Finanzave Fejzi Bey Alizoti. Rreth kësaj, tha ai (Pekmezi) në kto pisllëqe i përziem asht edhe Drejtori i përgjithshëm i arsimit Gurakuqi. A janë përmend këtu edhe emna të tjerë si Logoreci e Paluca nuk mundem me kujtue.
Dr. Pekmezi shtoj më mbrapa që zotnia von Kral jeton me kto monedha të pista në Badgastein në një lëndinë luksoze……
Duke u nisur nga këto dokumenta dhe dëshmi e gjithë dosja prej shumë faqesh (proçesverbalet e pyetjeve edhe të dëshmitarëve të tjerë me po të njëjtat deklarata), njihet në arkivin e ministrisë së jashtme si:
AFFÄRE PEKMEZI.
Në dosje janë dhe disa raporte dhe informacione për problemet përsonale e familjare të Pekmezit, të cilat e shqetsonin atë përsonalisht, por edhe dëshirën e tij për punë e të gjithë klimen në Komisinë Letrare.
Si rrjedhojë mendoj se këto konflikte ishin shkaku që ai të largohej nga Komisija Letrare e nga Shkodra ku situata për te u ba e padurueshme. Momente të tjera nga jeta e tij në Vjenë nuk janë të pasqyrume në ktë dosje. Dihet që ai pat një rol të madh në krijimin e katedres së gjuhës shqipe në Vjenë, shkroj libra mbi studime gramatikore që sipas specialistëve janë kulmore për nga trajtimi dhe zhvillimi i gjuhës shqipe, si dhe përfaqësoj denjësisht vendin gjatë karrierës së tij si diplomat. Duhet përmendë se gjatë periudhës së protektoratit austriak në Ballkan, Pekmezi u mbështet fuqishëm financiarisht me fonde për të mbajtur në kambë aktivitetet e tij letrare, gjuhësore, gazetat, shoqatën, për botimin e librave që dërgoheshin në atdhe. Në botën e shqiptarëve të Austrisë ai ishte një nga figurat kryesore që i dha tonin jetës patriotike të emigrantëve jashtë atdheut.
Shenim:
Materialet e paraqituna në ktë shkrim gjinden ne AT-OESTA/HHStA, Diplomatie und
Außenpolitik 1848-1918
Këto kërkime dhe dosjen e plotë -Affäre Pekmezi- (të përkthyer) e kam botue në shtypin shqiptar, për ti shërbye studjuesve, që me 27 qeshor 2012. / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi sot “se qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë sitet e trashëgimisë kulturore me çmime më të ulëta”.
E ftuar në një studio televizive, Margariti tha se “janë marrë masa për të mbështetur sa më tepër bizneset lokale dhe në këtë nismë Ministria e Kulturës afrohet duke mbështetur sidomos turistët lokalë për t’i bërë të mundur aksesueshmërinë në site dhe duke bërë uljen e tarifave”.
“Ne kemi pasur vitin që shkoi një rekord mbi 1 milion vizitorë në të gjitha sitet e trashëgimisë kulturore dhe kishim ndërmarrë ndërkohë edhe një nismë tjetër, shtimin e shërbimeve dhe rritjen e tarifave në këto site. Por duke pasur parasysh se pandemia solli detyrimisht edhe një gjunjëzim të disa sektorëve të ekonomisë ne menduam se për ne është e rëndësishme promovimi dhe të mos ulim ritmin e vizitueshmërisë në site. Ndaj kemi ulur tarifat që kanalizohet më shumë në biletarinë online, një risi e Ministrisë së Kulturës”, tha Margariti.
Ajo theksoi se “në sportel kemi biletarinë si gjithmonë manuale por kemi edhe 10 site me biletari elektronike dhe në këto site ku kemi biletarinë elektronike kemi edhe çmimet më të reduktuara nëse bileta blihet përpara online”.
Margariti tha se turisti i huaj është një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë që sjell të ardhura në të gjitha sitet kulturore. “Nga statistikat 60% e turistëve janë turistë të huaj në sitet tona kulturore. Ne kemi pasur parasysh këto kohë bashkë me ministritë e tjera që të ndërmarrin masa që të mbështesim bizneset lokale, dhe në këtë nismë Ministria e Kulturës, afrohet duke mbështetur sidomos turistët lokalë”, tha ministrja.
Ajo gjithashtu tregoi detaje për punën që po bëhet në restaurimin e siteve kulturore, të cilat janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Ne paralelisht kemi nisur një sërë hartime projektesh për restaurimin dhe konsolidimin. Do të fillojmë së shpejti fazën më të detajuar të projekteve të zbatimit. Do të fillojë këtë muaj por ndërkohë kemi filluar me konsolidimin dhe vënien në siguri të disa siteve duke filluar nga Durrësi që ka qenë një nga sitet më të prekura, në Kalanë e Krujës. Së shpejti do të fillomë të ndërmarrim hapa konkret. Kruja ka një problem specifik nga sitet e tjera se ka edhe një problem gjeologjik shkëmbor që nuk i përket vetëm specialistëve tanë për të hartuar një projekt të detajuar, por kemi një ekip të mirë ekspertësh që na mbështesin dhe do të fillojmë shumë shpejt edhe atje. Por kemi filluar në kullën e murit rrethues në Durrës”, tha ministrja.
Më tej, Margariti ftoi qytetarët që të zbulojnë vendet turistike, ndërsa zbuloi ofertën për Butrintin.
“Ne po punojmë që të sjellim paketa të plota. Edhe për Butrintin do të dalim me një ofertë e re, e cila do jetë një biletë prej 400 lekësh. Duhet të gjejmë pak kohë dhe të shëtisim vendet tona. Butrinti është i vizituar, Kalaja e Shkodrës, por edhe parqet arkeologjike dhe kalatë janë ndër sitet më të vizituara. Ne kemi filluar të hedhim sytë drejt parqeve arkeologjike, ndërsa e kemi parë tërmetin jo vetëm për dëmet që shkaktoi, por edhe për të parë një plan më të gjerë menaxhimi”, shtoi Margariti./atsh / KultPlus.com
Pse disa njerëz janë më me fat se sa disa të tjerë?
Kushedi sa herë e keni pyetur veten, por kjo është tema e diskutimit të lirë për sot, – u tha profesori i filozofisë studentëve që po dëgjonin me vëmendje.
Një student nga mesi i sallës e ngriti menjëherë dorën për të pyetur: “Profesor, a ka ndonjë mënyrë për ta drejtuar fatin nga vetja, unë kam parë dhe dëgjuar për njerëz që mbajnë hajmali të ndryshme për këtë qëllim, patkonj, katërfilë etj?”
Profesori qëndroi pak sekonda ashtu si pa folur, duke vështruar nëse dikush donte të shtonte diçka pastaj u përgjigj: Lërini katërfilët, patkonjtë, apo hajmalitë e ndryshme.
Dëgjojeni me vëmendje këtë këshillë të vyer:
Sekreti për të pasur shumë fat në jetë është të bësh mirë pa dallim.
E dimë se t’i bësh mirë dikujt, të kthehet në formën e një farë fati. Kështu ndodh prej shekujsh, është e pa shkruar, e pa vërtetuar në laborator, por ndodh, është e vërtetë, është ligji kardinal i universit.
Një student tjetër nga fundi i sallës, kërkoi vëmendjen që të bënte pyetjen e tij gjithashtu: Profesor, ju po na sugjeroni që t’u bëjmë mirë edhe atyre që tregohen mosmirënjohës?
Evidenca është se, dhe e vërtetuar në mënyrë të përsëritur dhe në shumë raste atje jashtë në jetën reale të vërtetë, nëse i bën mirë dikujt që më pas tregohet mosmirënjohës, kjo të kthen “akoma më shumë fat” drejt teje, u përgjigj profesori.
Për të ardhur keq vetëm se personi në fjalë që është treguar mosmirënjohës, do të ketë edhe më shumë probleme se më parë, mosmirënjohja do i kthehet kundër, për fat të keq.
Pra këshilla është: “Shpërndani sa më shumë të mira, cilitdo që ka nevojë, mundësia që t’ju kthehet mbrapsht një det me mbarësi është shumë e lartë!” Duket se funksionon vërtetë. A ju ka ndodhur juve të tjerëve? / KultPlus.com
Le të fillojmë me një pasazh nga Ta-Nehisi Coates nga libri “Beetween the World and Me”, që merr formën e një letre të shkruar nga një baba me ngjyrë për djalin e tij: “Çmimi i gabimit tënd është më i lartë për ju sesa është për bashkatdhetarët tuaj, dhe në mënyrë që Amerika të justifikojë veten, historia e dekonstruksionit të një trupi të një njeriu me ngjyrë duhet që të fillojë gjithmonë me gabimin e tij ose të saj, të vërtetë ose të imagjinuar – me zemërimin e Eric Garner, me fjalët mitike të Trayvon Martin ‘Do të vdesësh sonte’, me gabimin e Sean Bell për të vrapuar me turmën e gabuar” .
Në rastin e George Floydit gabimi u pohua dhe, ndoshta pa dije, duke përdorur një faturë të falsifikuar. Dhimbja e zbuluar nga vdekja brutale e Floydit na ka bërë të reflektojmë për kulturën tonë. Kareem Abdul-Jabbar shkroi një ese të jashtëzakonshme për “The Times”, në lidhje me atë që përmbajnë protestat: “Ajo që duhet të shihni kur shihni protestuesit me ngjyrë në epokën e Trumpit dhe koronavirusit, janë njerëzit e shtyrë në skaj, jo sepse ata duan që të hapen baret dhe sallonet e bukurisë, por sepse duan të jetojnë. Ose të marrin frymë”. Ky moment i vrullshëm, shkruan Jamelle Bouie në “New York Times”, pasqyron “presionet dhe konfliktet e një vendi diversifikues, luftën për të shpëtuar nga një e kaluar ekskluzive për një të ardhme më gjithëpërfshirëse dhe betejën tonë të vazhdueshme mbi atë që ka vlerë vërtet – kush mund të veprojë si një anëtar i plotë dhe i barabartë i kësaj shoqërie dhe kush jo”, shkruan LOS ANGELES TIMES.
“Qindra njerëz me ngjyrë të skllavëruar”, shkruan DeNeen L. Brown nga “Washington Post”, dikur “u mbajtën rob në Shtëpinë e Bardhë”. Brown ka një histori nga Sheshi “Lafayette” në Uashington, sesi ishte pastruar me forcë për fotografinë e presidentit. Brown gjurmon këtë dhe vendet e tjera historike të skllevërve. Robin Givhan kritikon foton që doli nga ai imazh: “Ai nuk hyri brenda. Përkundrazi, struktura u afrua pas tij, një set në një të verdhë limoni, tredimensional për lojën e tij torturuese”.
“E jona është një histori e varfërisë dhe metaforës së çizmeve të bardha në qafë të zezë. Nga vendosja e prangave dhe zinxhirëve në qafën e skllavëruar të detyruar që të marshojnë në rresht te kollaret e hekurta të vendosura si ndëshkime për njerëzit e skllavëruar që guxuan të shpëtonin”.
Kritikja Soraya Nadia McDonald e konsideron vdekjen e Floydit së bashku me këtë pjesë shumë të prekshme të anatomisë njerëzore.
“Krijimi më urgjent i filmave që dikush bën tani, në këtë vend, është nga njerëzit me ngjyrë përmes telefonave me kamera”, ka thënë kritiku i “New York Times”, Wesley Morris, mbi “mozaikun e egër vizual të keqtrajtimit”. “Askush nuk mund të injorojë një grua të zezë që është ulur mbi një kalë.” Një imazh i Brianna Noble duke kalëruar në mes të protestave në Oakland është bërë një imazh përcaktues i kryengritjeve. Priska Neely, për marrjen e një numri të mesazheve tekstuale për të kontrolluar nëse ajo është në rregull: “Bombardimi nga tekstet me ngjyrime faji nga njerëzit e bardhë më detyroi të përpiqem të zgjidhë pyetjen më të padiskutueshme: Pra, si jam?” “Në atë kohë këto rregulla ndiheshin të bezdisshme,” shkruan Brianna Holt për rreptësinë e prindërve të saj, “por ndërsa isha rritur, kuptova se ato ishin të nevojshme.”
Lorrene Berry ka një udhëzues për leximin e guidës “Black Lives Matter” dhe shumë ide dhe vjegëza. E, sado e vështirë që ishte java e kaluar, Ta-Nehisi Coates, sa u përket veprimeve, ka thënë: “Unë shoh shpresë. Unë shoh përparim tani.” Të martën, një figurë e një ushtari të vetëm të Konfederatës, që ka qenë në qytetin Aleksandri të Virxhinias, u hoq nga piedestali i saj. Kritiku i artit Christopher Knight, që shkruan për “Times”, shikon sesi protestat kanë çuar në një valë të heqjes së monumenteve të Konfederatës. “Skulpturat përkujtimore si kjo kanë një qëllim specifik”, shkruan ai. “Ato shfaqin në bronz racizmin institucional”. / KultPlus.com
Arkitekti Saimir Kristo është përzgjedhur si “Nominues i pavarur”, për të përfaqësuar Shqipërinë në konkursin evropian të arkitekturës “Mies Van der Rohe”. Arkitekti edhe dizajnuesi urban na rrëfen se në fokus të përzgjedhjes së tij janë vlerat e larta etike në projektim.
“Si nominues i pavarur, për herë të dytë, kam mundësi të zgjedh në mënyrë të lirë projekte, që unë i konsideroj të vlefshme, realizuar gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri. Në vëmendje për të nominuar kam projektet edhe arkitektët, që kanë kontribuar në sjelljen e një projekti, që mbart vlera etike në profesion. Ky është elementi themelor”.
Përgjatë dy viteve, Kristo ka udhëtuar nëpër Shqipëri, për të zbuluar arkitekturën bashkëkohore. Megjithatë, projektet cilësore sipas tij, janë të pakta.
“Mua më pëlqen të udhëtoj dhe të zbuloj arkitekturën modeste, të përulur në sensin e mirë të fjalës. Kemi shpesh projekte pompoze. Por, sfida ime është të gjejë projekte të vogla në përmasë, por të mëdha në vlerë arkitektonike. Do të konsideroja shumë banesat individuale, komoditetin në banim, por edhe një pastërti mendimi. Një nga hapësirat që mund të mbarte vlera të tilla është “Shëtitorja e re” në Shirok të Shkodrës”.
Këto pasoja katastrofike në projekte, sipas tij, ndodhin për shkak të zhvlerësimit të profesionit të arkitektit.
“Arkitektura kërkon kohë, deri në realizim. Duke u bërë një lloj spekulimi me ndërtimin e pronës kemi parë objekte, që kanë zënë vend, por që nuk shkojnë përtej të ndërtuarit, s’kanë kaluar tek të qenit arkitekturë. Shumë pak objekte kemi, që kanë vlerë arkitektonike. Vitet e fundit arkitekti është bërë pjesë e një diskutimi formal, kjo ndodh dhe për arkitektët e huaj. Këtë neglizhencë ndaj profesionit të arkitektit, e vëmë re tek pasojat katastrofike në kryeqytet. Dikur në dritare shikonim Dajtin, kjo s’ndodh më”.
Konkursi ndërkombëtar bëhet në nder të arkitektit të njohur Ludwig Mies van der Rohe (Mis Van de Rohe) që prej vitit 1988, si një ndër arkitektët që solli të renë edhe modernen në arkitekturë. / Shqiptarja.com / KultPlus.com
Imazhi i varrit të Tutankhamun është i njohur në të gjithë botën.
Megjithatë një fotografi e jashtëzakonshme e arkeologut Howard Carter, duke zbuluar ngadalë arkivolin e Faraonit egjiptian, nuk është parë kurrë me ngjyra deri më tani.
Marrë nga fotografi arkeologjik Harry Burton më 28 tetor 1925, fotografia origjinale nuk e jep siç duhet vlerën e zbulimit, as madhështinë e arit dhe shkëlqimin blu të gurëve të çmuar.
Maska e hollë e vdekjes e Mbretit 18-vjeçar u krijua me ar, qelq dhe gurë të çmuar.
Fotografia është pjesë e një grupi prej 1.400 fotografish të mrekullueshme që dokumentojnë gërmimet e Luginës së Mbretërve, nga zbulimi i varrit të Faraonit të Dinastisë së 18-të në 4 nëntor 1922, deri në heqjen e kapakut të arkivolit të tij më të thellë, tre vjet më vonë.
Në pronësi të Institutit të njohur Griffith të Oksfordit, imazhet nga Arkivi Howard Carter tregohen me ngjyra në dokumentarin e ardhshëm të BBC, Tutankhamun In Color. / Burimi: Daily Mail / KultPlus.com
Turistë vendas dhe të huaj zgjodhën Drinin e Zi për të kaluar fundjavën, në nja aktivitet që pritet të shndërrohet në risinë e sezonit turistik në këtë zonë.
Pushuesit dhe turistët, që zgjedhin Dibrën për të kaluar pushimet, do të kenë një mundësi më shumë për turizëm, pasi lumi Drin i Zi bashkë me luginën e tij piktoreske ofron mundësi mjaft të mira për rafting, duke i hapur rrugë zhvillimit të turizmit të aventurës në një destinacion të ri turistik.
Rafting i bashkëngjitet ofertave të tjera turistike që ofrohen në Dibër si një potencial më shumë për turistët dhe të apasionuarit pas këtij sporti.
Bashkia Dibër nëpërmjet këtij aktiviteti të mbështetur nga projekti “Bashkitë për në Europë”, North Green, Sava Construction u uron sezon të mbarë turistik të gjitha bizneseve lokale në fushën e turizmit dhe fton turistët vendas e të huaj të mos humbasin mundësinë për të zbuluar potencialet e jashtëzakonshme turistike që Dibra ofron.
Drini i Zi buron nga Liqeni i Ohrit, nga një lartësi mbidetare prej 695 m, ndërsa del nga territori i Maqedonisë në afërsi të qytetit të Dibrës në lartësi mbidetare 476 m. Gjatësia e përgjithshme e lumit është 149 km, dhe brenda Maqedonisë lumi është i gjatë 56 km.
Lumi rrjedh në veri në drejtim të qytetit të Dibrës në një zonë malore, ku pastaj e shënon një pjesë të kufirit të Maqedonia e Veriut – Shqipëri, për të kaluar pastaj në territorin e Shqipërisë. Pranë qytetit të Kukësit Drini i Zi bashkohet me Drinin e Bardhë duke formuar lumin e bashkuar Drini që ka derdhje në Detin Adriatik. /atsh / KultPlus.com
Një djalosh nëntëvjeçar nga Kenia që ka ndërtuar një makinë nga druri për larjen e duarve, ka pranuar çmim presidencial, ka njoftuar CNN. Makina është ndërtuar për të limituar përhapjen e koronavirusit.
Stephen Wamukota nga Bungoma County në Keninë perëndimore, ishte më i riu prej 68 personave që kanë pranuar çmimin nga presidenti Uhuru Kenyatta.
Wamukota ka punuar një makinë gjysmë automatike për të ndihmuar në frenimin e COVID-19 në Keni, vendin afrikan që deri më tani ka raportuar mbi 2000 raste me koronavirus.
Babai i Wamukotas, James, ka thënë për CNN se djalit të tij i lindi ideja për të punuar makinën pasi mësoi se si të qëndrojë i sigurt nga COVID-19 përmes një kanali lokal televiziv.
“Herën e parë kur presidenti lajmëroi për infeksionin në vend, është thënë se secili duhet të lajë duart rregullisht për të parandaluar përhapjen e virusit. Djali im më tha se ka përgatitur një strukturë për të ndihmuar në larjen e duarve”, ka thënë ai.
Wamukota përdori dru dhe një rezervuar të vogël të ujit për të punuar makinën për larje të duarve.
James, që punon si elektricist, ka treguar se djali i tij ka ndërtuar makinën me disa copa druri me të cilat ai planifikonte të ndërtonte një dritare.
“Pashë që ajo që kishte ndërtuar nuk ishte e qëndrueshme, kështu që e ndihmova për disa riparime. Nuk doja që makina të shkatërrohej”.
Makina e thjeshtë për larjen e duarve ka dy pedale, njërën për të lëshuar sapun të lëngët e tjetrën për të lëshuar ujin.
Mundëson që përdoruesit të shtypin pedalet pa prekur sipërfaqen me duar, duke zvogëluar mundësinë e infektimit. James thotë se ideja është ndikuar edhe nga mësimet shkollore në Keni. Nxënësit në këtë vend mësohen si të ndërtojnë gjëra.
Atij i është premtuar bursë për shkollë fillore dhe të mesme. Wamukota dëshiron të bëhet inxhinier. / KultPlus.com
Më 8 qershor 1876 u nda nga jeta në moshën 71 vjeçare shkrimtarja e mbi 70 romaneve, kritikja letrare dhe gazetarja e shquar franceze George Sand (Amantine Aurore Lucile Dupin).
Me këtë rast, gazeta “Le Rappel” ka botuar, të hënën e 12 qershorit 1876, në ballinë, fjalimin mbresëlënës të shkrimtarit dhe politikanit të shquar francez, Victor Hugo, lexuar në momentin e varrimit të zonjës Sand nga miku i tij Paul Meurice, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Fjalimi i Victor Hugo në varrimin e George Sand:
Ne morëm nga Nohant-i përmes telegrafit lamtumirën e Victor Hugo-së drejtuar George Sand-it :
“Unë vajtoj një të vdekur dhe përshëndes një të pavdekshme.
E kam dashur, admiruar, adhuruar; sot, në qetësinë e shenjtë të vdekjes, e vështroj.
E përgëzoj sepse ajo që ka bërë është madhështore, dhe e falënderoj sepse ajo që ka bërë është e mirë. Mbaj mend që një ditë i kam shkruajtur : Faleminderit që keni një shpirt kaq të madh.
A e kemi humbur ?
Jo.
Këto figura të larta zhduken, por nuk harrohen. Madje, mund të themi se ato bëhen të vërteta (realizohen). Duke u bërë të padukshme në njërën formë, ato bëhen të dukshme në tjetrën. Shndërrim sublim. Forma njerëzore është një okultacion (maskim). Ajo fsheh fytyrën e vërtetë hyjnore e cila është ideja. George Sand ishte një ide : ajo gjendet jashtë trupit, tashmë e lirë; ajo vdiq, ja tashmë e gjallë.
Patuit dea. (Hyjneshë – Perëndeshë)
George Sand zë një vend unik në kohën tonë. Disa janë burra të mëdhenj; ajo është gruaja e madhe.
Në këtë shekull që ka për ligj (mision) përfundimin e revolucionit francez dhe fillimin e atij njerëzor, barazia gjinore duke qenë pjesë e barazisë së burrave (njerëzve), një grua e madhe ishte e nevojshme. Kësaj gruaje iu desht të dëshmonte se ajo mund të mbartë të gjitha aftësitë tona mashkullore pa humbur asgjë nga aftësitë e saj engjëllore; të jetë e fortë pa pushuar së qeni e butë : George Sand është kjo dëshmi.
Duhej dikush që të nderojë Francën, pasi shumë të tjerë e turpërojnë atë. George Sand do të jetë një nga krenaritë e shekullit dhe të vendit tonë. Asgjë nuk i ka munguar kësaj gruaje plot lavdi. Ajo ishte zemërmadhe si Barbès, mëndjendritur si Balzac, shpirtmadhe si Lamartine.
Renditja e kryeveprave të saj është e panevojshme. Pse të bëhemi plagjiaturë e kujtesës publike? Ajo që karakterizon fuqinë e tyre është mirësia. George Sand ishte e mirë; gjithashtu atë e kanë urryer. Admirimi ka një armik, urrejtjen, ashtu si entuziazmi ka përbuzjen. Urrejtja dhe përbuzja e vënë në pah, duke dashur të bëjnë të kundërtën. Fishkëllima llogaritet nga pasardhësit si një zhurmë lavdie. Kush është kurorëzuar është gjuajtur me gur. Është natyrshme, dhe fyerjet e ulëta maten mbi madhështinë e brohoritjeve.
Qeniet si George Sand janë mirëbërëse publike. Ato kalojnë, dhe sa fare pak janë larguar, shohim në vendin e tyre, i cili dukej bosh, të lindë (mbijë) një realizim i ri i progresit.
Sa herë që vdes një nga këto krijesa të fuqishme njerëzore, ne dëgjojmë si një tingull të jashtëzakonshëm krahësh (fletësh) : diçka ikën, diçka ndodh.
Toka, si qielli, ka eklipset e saj; por këtu poshtë, ashtu si më lart, rishfaqja ndjek zhdukjen. Pishtari i cili ishte një burrë apo një grua dhe që është shuar në këtë formë, rindizet në formën e idesë. Atëherë kuptojmë se ajo që menduam se ishte e fikshme në fakt është e pafikshme. Ky pishtar rrezaton më shumë se kurrë; tani, ai është pjesë e civilizimit; ai hyn në qartësinë (kaltërsinë) e gjerë njerëzore; i shtohet asaj; dhe era e shëndetshme e revolucioneve e lëkund atë, por e bën gjithashtu të rritet; sepse frymët misterioze që shuajnë dritën e rremë ushqejnë realen (të vertetën).
Punëtori është larguar; por puna e tij është bërë.
Edgar Quinet vdes, por filozofia sovrane lë varrin e tij dhe, nga maja e këtij varri, këshillon njerëzit. Michelet vdes, por pas tij qëndron në këmbë historia e cila gjurmon rrugën e së ardhmes. George Sand vdes, por ajo i lë të drejtat e grave mes nesh, duke u bazuar në gjeninë e tyre. Kështu plotësohet revolucioni. Qajmë të vdekurit, por të vëmë re ngjarjet; faktet përfundimtare lindin falë këtyre mëndjeve krenare pararendëse. Të gjitha të vërtetat dhe të gjitha drejtësitë janë nisur rrugës drejt nesh, dhe pra kjo është zhurma e krahëve (fletëve) që ne dëgjojmë.
Le të pranojmë atë që na lënë të vdekurit tanë të shquar kur largohen prej nesh; dhe, me kokën drejt të ardhmes, le të përshëndesim, të qetë dhe të zhytur në mendime, ardhjet e mëdha që na njoftojnë këto nisje të mëdha.”