Këngëtari i njohur shqiptar Frederik Ndoci ka reaguar mbi krahasimin e Adem Jasharit me Gjergj Kastriotin, sipas të cilit, është turp të bëhet një krahasim i tillë. Ai ka thënë se Adem Jashari mund të krahasohet me Mujo Ulqinakun, Isuf Xhelilin, Elez Ndreune…, por jo me Gjergj Kastriotin. Sipas tij, i pari luftoi për 5 deri në 6 orë, kurse Gjergj Kastrioti për 25 vjet, shrkuan KultPlus.
“Gjergj Kastriotin po duan ta marrin fqinjët, e ne po duam ta zvogëlojmë. Gjergj Kastrioiti, për mua ka vlera sa të gjithë heronjtë e tjerë së bashku” ka shkruar Ndoci.
KultPlus ju sjell të plotë dhe pa ndërhyrje reagimin e Ndocit.
Kush asht ai stupid qe krahason Gjergj Kastriotin dhe heroizmin e Tij e ven ne nji nivel me Adem Jasharin? Shoh shpesh nivele zh qe bajn krahasime jashte logjikes. Adem Jashari si hero mund te krahasohet me Mujo Ulqinakun me Isuf Xhelilin Elez Ndreun me Selam Musan me Oso Kuken Sef Kosharja e tjer… Ku na afer asht Oso Kuka, ne kull te barotit, se paku ai vrau disa dhjetra malazez kur ndezi kullen e barotit. Asht turp me e karahasu heroin e koheve moderne qe ka ba rezistenc nja 5-6 ore (po thona) luftime, dhe sakrifikoi tan familja, sepse menduen se serbi nuk shuen nji familje te tan per nji njeri. E sot ka njerez me qellim ose injorant qe e krahasojn me Gjergjin qe ka luftu 25 vjet. Dhe asht i krahasuem me Aleksandrin e Madh me Pirron Me Huniadin Me Atilan me Xhin Xhis Khan, Jul Çezarin etj. Gjergj Kastrioti po duen me ta marr tan kojshite si super hero te vetin, e na dona me e zvoglu sa te mundena. Heroi yne per mu ka vlera, sa te gjith herojt e tjere te marr sebashku../KultPlus.com
Regjisorja kosovare Flutra Zymi ka ndërmarrë një iniciativë pasditen e së martës, e cila u ka mbyllë sytë shtatoreve të shumta në sheshet e Prishtinës, duke nisë nga shtatorja e Gjergj Kastriotit, presidentit Ibrahim Rugova dhe shumë shtatoreve të tjera, e cila ka dhënë sqarimin, se këtë iniciativë e ka marë që simbolikisht u ka mbyllë sytë këtyre figurave, në mënyrë që mos të shohin se çfarë po ndodhë në këtë vend, shkruan KultPlus.
KultPlus ju sjell të plotë reagimin e saj, dhe fotografitë që janë realizuar nga Fikret Ahmeti.
Sot një vepër artistike e artit bashkëkohor u bë realitet. E DREJTA E MENDIMIT Të gjithë këta dijetarë dhe luftëtarë kishin një mendim ndryshe, e ai mendim u bë ideali i tyre, e ne të gjithë ju bashkuam këtij ideali. Për mendimin ndryshe këta dijetarë dhe heronjtë tanë u maltretuan u abuzuan në mënyrën më mizore dhe brutale e po ashtu edhe u vranë. Përmendoret e tyre në sheshin e Prishtinës i ndërtuam ti nderojmë dhe sa herë ti shohim të kujtohemi për ato mendime dhe atë ideal që sakrifikuan, që unë sot të kem të drejtën absolute të lirisë.
Nuk dua të shohin çka po ndodh, më vjen turp nga vetja.
Arti bashkëkohor është një art që sfidon pyetje me veten, me realitetin, reflektimin dhe vetëdijesim.
Por kjo ide, nuk ishte e imja por e disa të rinjve që i dëgjova rastësisht, nuk di kush janë ata ndoshta një ditë do të na tregojnë, për hir te tyre dhe të gjithë të rinjve në Kosovë e shndërrova në realitet.
Falënderoj te gjithë qe me ndihmuat edhe pse nuk e kishit idenë çka po ndodh.
Komunën e Prishtinës, MPB dhe ISHPK për leje. Si dhe policet qe ishin aq te sjellshëm deri sa u verifikua leja./KultPlus.com
Para 19 vjetësh janë gjetur mbetjet mortore të Genc Berishës, vëllait më të vogël të Granitit dhe Lirijes shtatzënë.
Në Serbi deri tash janë identifikuar katër lokacione në të cilat ka më shumë varreza masive me 941 trupa.
Më 2 qershor të vitit 2001 në Serbi nisi mihja e varrezës masive në Batajnicë. Nuk po besoni? Pyeteni Gencin.
Ky lajm në Serbi nuk ekziston, sepse Serbia, opinioni i saj dhe një pjesë e madhe e banorëve ose nuk di ose nuk duan ta dinë as për Batajnicën , as për të gjitha varrezat e tjera masive në territorin e vet, ku kanë përfunduar të gjithë ata të cilët quhen ndryshe, ose i luten ndryshe Zotit. Nuk besoni? Pyeteni Gencin.
Në Serbi, gjatë gjithë kohës nga vitet e nëntëdhjeta e deri sot sundon heshtja, ligji i heshtjes sipas të cilit askush nuk thotë asgjë. Sikur të flisnin, nga recepcionisti deri te presidenti i vendit, më me qejf do t’ju tregonin se si Serbia, duke luftuar për idenë e “Serbisë së Madhe” bëri luftëra ose u përlesh, ose në këtë mënyrë a në tjetrën okupoi thuaja të gjitha republikat e krahinat e ish-Jugosllavisë. Nuk po besoni? Pyeteni Gencin.
Sikur të flisnin qartë, që nga pushteti deri te mediat, do t’ju tregonin për kampe masive për joserbët në territorin e vet siç është Shlivovica famëkeqe, e cila në sytë e opinionit serb nuk ka ndodhur, por që ka çuar në vdekje gjatë gjithë kësaj dekade. Nuk po besoni? Pyeteni Gencin.
Sikur opinioni serb të ishte e artikuluar dhe e sinqertë, në radhë të parë kundruall qytetarëve të vet, pastaj karshi botës dhe ndaj vetvetes, sot, në ditën e mihjes së masives në Batajnicë, mediat nga e para te e fundit në Serbi në faqet e para do të kishin:
“Në territorin e Serbisë deri tash janë identifikuar katër lokacione në të cilat ghjenden disa varreza masive ne gjithsej 941 trupa, në: Batajnicë me 744 trupa, Peruqac me 84, Petrovo Sello me 61 dhe Rudnicë me 52 trupa. Tri varrezat e para masive janë zbuluar më 2001, kurse e fundit, Rudnica, më 2013 (burimi: Ratusrbiji.rs), transmeton KOHA.
Sot do të ishte ditë zie në Serbi, kurse flamujt do të uleshin në gjysmë shtizë.
Nuk po besoni? Pyeteni Gencin.
Sundimtari i mirë i Serbisë
po të kishte drejtësi, njerëzi dhe respekt, në krye të Serbisë do të ishte dikush që do t’i dënonte luftëratr e turpshme nacionaliste të ushtrisë serbe me emra e flamuj të ndryshëm, të Kishës Ortodokse Serbe që nga Vojvodina deri te mali i Zi i pavarur sekular. Po ai, dikushi i panjohur, i cili do ta drejtonte fiktivisht Serbinë më të mirë, do të thoshte STOP kamarilës profashiste të po asaj Serbia, e cila nënshkruhet me emrin “Levijatan”, e cila në uniforma të reja fare lirisht shfaqet në qytetet e po asaj Serbia. Nuk po besoni? Pyeteni Gencin.
Natyrisht, ky “sundimtar i mirë i Serbisë” periklik i panjohur nuk ekziston, meqë Serbia vetë ka kohë që është strehuar në turpin e saj. Në këtë vend, populli është dehur nga lajme të rreme, aq sa jeta reale ka kohë që është bërë lajm i rremë. Sepse jeta reale e pushtetshme, fshihet pas ekranit dehës LED, nga i cili Mitroviqi, Mariqi dhe mësuesit e tjerë të realitetit të çoroditur shpërndajnë gënjeshtrat e tyre dehëse. Nuk po besoni? Pyeteni Gencin.
sot përfaqëson fanarin europian në… zgjidhni – që nga të drejtat njerëzore, deri te standardet, nga ligji deri te ballafaqimi me të kaluarën. Vetëm në një vend të tillë, i cili ëndërron të bëhet ose guberni ruse ose sipas më të resë mikroprovincë kineze, populli masivisht i duartroket Traumpit për keqtrajtimin e popullit të vet, për shkak të pigmenteve të ndryshme të lëkurës. Nuk po besoni? Pyeteni Gencin.
të ashtuquajturin “korpus nacional serb” është zhvilluar një e folme fare e re. Ja për shembull, a e dini si shkruhet dhe si lexohet fjalia “Antifashisti i dëshmon të vërtetës”? Nuk e dini? Shkruhet e shqiptohet si “Autoshovinisti përhap edhe gënjeshtra edhe urrejtje”. Prapë nuk po besoni. Pyeteni Gencin.
Serbia nga njëfarë shkaku të çuditshëm flet për rrezikimin e saj dhe rrezikimin e popullit të vet anembanë botës dhe Gjithësisë, duke mos ditur çfarë do të thoshte Sveto Basara, na falni ligji universal, për faktin se diku jetojnë serbë, nënën ia luajsha, nuk do të thotë se edhe ajo është tokë serbe! serbët
Ose ta citoj gazetarin nga Sarajeva dhe njeriun Boro Kostiqin, i cili thotë “Sa herë dëgjoj se serbët janë të rrezikuar, menjëherë e vizitoj bodrumin”. E ka ndier Boro ynë fishkëllimën e granatës në lëkurën e vet, eshtër, dhe organet e brendshme në qytetin e Sarajevës gjatë rrethimit më të gjatë në historinë moderne si duket “rrezikimi i serbëve”. Nuk po besoni? Lirisht mund ta pyetni Boron. U mor vesh, për çdo rast pyeteni Gencin.
Kush është Genci?
Në djallë të shkojë, kush është ky Genc, të cilin aq shpesh e përmend? Kush është ai autoritet superior, i cili e sheh fajin dhe din për fajin e politikës serbomadhe, i cili mund të gjykojë me drejtësi, qoftë çfarë qoftë, dhe çfarë nuk është, prandaj të mos e maltretojmë më?
Ose për këtë ta pyesim Gencin?!
Shikoni, Genci i ka katër vjet. Ai shfaqe i shoqëruar me vëllain e tij dyvjeçar, Granitin dhe të gruas së re shtatzënë, Lirijes. Lirija, merreni me mend, është në muajin e tetë të shtatzënisë. Por kur mendoni, të keni kujdes. Genci, Graniti e Lirija nuk janë personazhe të trilluara, ku ta di, nuk janë as shfaqje fetare të cilave do t’u jepej supërforcë mbinatyrore, prandaj edhe në këtë rast që të vlerësojnë politikat lokale ose politikën e një vendi.
E pra, Genci me të vëllain dhe shoqen e tij janë personazhe reale, të prekshme. Nga gjaku dhe mishi.
Në fakt ishte.
Si sot, para 19 vjetësh mbetjet mortore të Genc Berishës katërvjeçar, vëllait të tij më të ri, Granitit, dhe Lirijes shtatzënë, panë dritën e ditës dhe të botës së turpshme. Dolën pikërisht në Batajnicë në Serbi, për t’i treguar botës, urbi et orbi për politikat konkrete serbomëdha.
Gencin u gjetën edhe dy biberonë, dra thonjsh, disa ngjyra druri dhe një krehër. Gencin me të vëllain dhe shtatzënën bashkë me qindra të tjerë, i ka vrarë ushtria e rregullt e Serbisë, atëherë Ushtria e Jugosllavisë, e pastaj me kamion frigorifer, si mish kafshësh, gjithnjë me qëllim të fshehjes së gjurmëve i kanë transportuar në Serbi, duke mos e lënë të qetë Gencin as për së vdekuri.
Prandaj Genci është dëshmitari më besnik në botë!
Konsideroj se për politikën, dhunën, për ligjet, të drejtën e drejtësinë, më shumë se të gjitha rezolutat, komisionet historike, tryezat e rrumbullakëta e me kënde, me koka të thinjura dhe me tituj akademik[, më shumë flet, për shembull, Genc Berisha katërvjeçar, i vdekur e i zëshëm, i vrarë por i gjallë, me dy biberonë, me ngjyra të drunjta dhe darët për thonj
Dëshmitarë i ka Graniti i vrarë dyvjeçar, shtatzëna e vdekur Lirija. Unë dëshmitarë më të mëdhenj për krimet e kryera nuk njoh!
Prandaj pyeteni Gencin, lirisht pyeteni se çfarë ka bërë e ka kryer politika serbe gjatë tri dekadave të fundit/ Al Jazeera.
Flutra Zymi që dy herë është duke ia mësyer sheshit për të protestuar, herën e parë ishte duke protestuar kundër Qeverisë Hoti, dhe sot është parë duke kundërshtuar pengimin e shprehjes së lirë në Kosovë, për të cilën është marë në pyetje edhe nga policia. Regjisorja Zymi ka thënë për KultPlus se nuk do të ndalet duke protestuar, deri në momentin se kur do ti kthehet e drejta qytetarëve për të votuar. Ajo në këtë intervistë ka treguar edhe për hezitimin e komunitetit artistik që të përfshihen në protesta, dhe sipas saj, ky komunitet është më i pa zëshmi ndaj cdo padrjetësie që i është bërë këtij vendi.
KultPlus: Jeni parë në protestë duke kundërshtuar keqpërdorimin e votës suaj dhe jeni duke kërkuar zgjedhje, pse mendoni se keni të drejtë për këtë kërkesë?
Flutra Zymi: Kur mbahen zgjedhjet në një shtet, atëherë edhe kandidohen individ për pozitën e Kryeministrit, dhe secili paraqet vizionin udhëheqës dhe planprogramin qeverisës dhe premtimet, këto informata janë bazë për standardet e vizionit se si unë do doja të jetë shteti që jetoj, dhe në bazë të kësaj, unë vendosi për votën time, e sidomos kur kësaj radhe kishim edhe një grua, që për herë të parë në Kosovë u kandidua për Kryeministre.
Deri më tani, gjatë këtyre viteve në Kosove niveli i kandidaturës për qeverisje të shtetit të Kosovës ka qenë shumë i ultë me standardet që unë i pres në pozitat kyçe në shtet, por Vjosa dhe Albini ishin një shpresë, me një standard europian të përgatitur, dhe për herë të parë kisha shpresë që do ketë standard të pritshmërive, dhe këtë shpresë ma dhanë zgjedhjet e fundit.
Dhe tani pas mocionit, dhe vendimit te Gjykatës Kushtetuese, të drejtën për të formuar Qeverinë e mori LDK, dhe pikërisht Qeveria Hoti është në kundërshtim me votën time dhe të të gjithë votueseve të tjerë që mbështetën këto dy parti, si parti fituese, pra është në kundërshtim me premtimet që i dhanë në fushatë zgjedhore, po ashtu as personi i kandiduar për kryeministër më nuk është në këtë përbërje, e kjo është pika kyçe për të cilën ka votuar edhe elektorati. Mos harroni, këto dy parti i humbën katër muaj duke pas probleme se si të krijojnë koalicion, dhe tani Qeveria Hoti arriti ta krijoj për 24 orë koalicionin me Listën Srpska dhe AAK, Nisma, pa e diskutuar as pozitën e Presidentit, që ishte shumë problem për LDK-në në koalicion me LVV, a nuk është kjo e çuditshme.
KultPlus: Edhe ditën kur u votua Qeveria e Kosovës, por edhe sot keni dalë në protestë, do të vazhdoni me protesta të tilla?
Flutra Zymi: Ditën që u formua Qeveria Hoti, isha në protestë, sepse kjo Qeveri ishte duke u formuar me manipulimin e votës time si qytetare, nëse edhe njëherë i rishikojmë të gjitha premtimet gjatë fushatës zgjedhore dhe kjo që kemi tash, gjithçka është në kundërshtim me atë që premtuan, dhe prapë është e çuditshme , sepse pas çdo rrëzimi të koalicionit, ne gjithmonë kemi shkuar në zgjedhje, kjo është hera e parë që në Kosovë krijohet një qeveri komplet tjetër me votën time për premtime tjera, kjo është shkelje e demokracisë.
Ndërsa sot protestova, sepse u tmerrova kur pash një video ku një qytetar në kalim e sipër e jep një mendim me zë të lartë, kuptohet negativ ndaj Presidentit, ku e quan hajn, dhe truprojat e Presidentit e sulmojnë fizikisht dhe ai arrestohet nga policët. U tmerrova se si dikush sulmohet fizikisht për një mendim të lirë, dhe kur ndodh kjo atëherë nuk kemi demokraci në shtet por dhunë që të frikëson për mendim ndryshe.
Unë nuk mundem si qytetare të qëndroj e heshtur pas gjithë kësaj çka po ndodh në Kosovë me vite, dhe do të vazhdoj të protestoj në forma të ndryshme, deri sa vendit do ti kthehet e drejta e qytetarëve për të votuar.
KultPlus: Sot hasët në pengesë nga Policia e Kosovës, çfarë ndodhi?
Flutra Zymi: U afruan të më pyesin se çka po bëj, ju tregova që po protestoj për të drejtën e mendimit të lirë, po ashtu ju tregova se si në vitin 1997, njëherë kam brohoritur demokraci dhe forcat policore serbe më kishin goditur, dhe ju thashë policëve të Kosovës se një gjë e tillë nuk dëshiroj të ndodhë edhe sot për qytetarët e Kosovës. Pastaj policët e Kuvendit e lajmëruan rastin, erdhën disa policë të tjerë, të cilët më parashtruan shumë pyetje, po ajo që më pengoi ishte njëra nga pyetjet se në cilën parti jam. Por kjo pyetje tregon shumë, sepse mendojnë që vetëm anëtarët e partive protestojnë, dhe jo një qytetarë. Duhet ta kuptojnë ata se ka qytetarë që e mbrojnë të drejtën e vetë, sepse votojnë për të mirën e vendit, e jo vetëm për interesa personale apo partiake.
KultPlus: Megjithatë nuk jeni parë të jeni e shoqëruar nga artistë apo regjisorë të tjerë, ndiheni mirë të jeni vetëm në këto protesta?
Flutra Zymi: Me një lule nuk qel pranvera, normal që sa më shumë të jemi aq më mirë. Sa i përket komunitetit artistik, ata janë të heshtur për çdo padrejtësi që ndodh, pra asnjëherë në mënyrë të hapur nuk di që kanë kundërshtuar, e sidomos aq me pak kundër figurave të larta politike. Unë ndjehem e dëshpëruar nga ky aspekt me komunitetin artistik, por me siguri edhe karriera e tyre varet nga politika, pra nuk rrezikojnë, e çuditshme sepse arti i artistit të vërtetë është vetë lira.
Ndërkohë, po nga ky komunitet kemi shfaqje, filma, vepra të ndryshme, që prekin disa tema, por këto përpjekje, unë nuk i shoh si rezistencë, por si krijimtari në bazë të përfitimi në temën ku preket politika.
KultPlus: A mendoni se edhe shumë të tjerë mendojnë si ju, por ju mungon guximi?
Flutra Zymi: Gjithsesi ka shume qytetarë që mendojnë njëjtë dhe kemi të njëjtat halle, por partitë politike, sidomos ato që qeverisën gjatë, kanë përdorë një strategji ku populli është hipnotizuar me dyshime, sepse debatet politike në Kosove kanë kontribuar shumë në aso debate që të shpërlajnë trurin, pastaj është strategjia tjetër që në Kosovë është përdorë shumë nepotizmi, dhe e fundit por më e rrezikshmja, këta politikanë kanë punuar shumë që qytetarin e Kosovës, nga një qytetar aktiv ta shndërrojnë në një qytetar të lodhur, të cilët shpesh herë janë të gatshëm të pajtohen me çfarëdo që ju ofrohet.
Por duke u bazuar në atë se guximi kosovarëve nuk ju ka munguar asnjëherë, kam shpresë që së shpejti do jemi të gjithë së bashku kundër të pa drejtës që po ndodh në këtë vend.
KultPlus: Sa është e vështirë të protestohet në Kosovë?
Flutra Zymi: Nuk është e vështirë, por mungon vullneti qytetarë, por me këtë qeverinë e tanishme nuk di se si do ti pranojnë protestat, presim të shohim në ditët në vijim.
KultPlus: A të ka shkruar ndokush që të ndalësh këtë protestë?
Flutra Zymi: Jo, sepse askush nuk e di që po shkoj për protesta, që jam duke i bërë në mënyrën time, por ka njerëz të afërt që më kritikojnë nga frika që mund edhe të më ndodhë diçka e keqe.
KultPlus: Sa jeni optimiste që ëndrrat apo kërkesat e tua të bëhen realitet?
Flutra Zymi: Kësaj pyetje po i përgjigjem kështu: Vlera e veprave të Mozartit u bë realitet pas vdekjes së tij, përderi sa kur Mozarti vdiq, atë e vorrosën në gropën masive ku varroseshin të varfërit./KultPlus.com
Jo rrallë herë kanë dalë pamje kur deputetët e Kuvendit të Kosovës janë parë duke pirë cigare brenda ambientit të ndërtesës të Kuvendit.
Një gjë të tillë e ka potencuar sot edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani e cila ka kërkuar publikisht që të shqiptohen dënime për deputetët që e shkelin Ligjin për Duhanin.
“Po vërehet tymi në sallën plenare që po vjen nga salla prapa. Jeni duke e shkelur Ligjin për Duhanin. E ftoj publikisht Inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë që të monitorojë këtë shkelje dhe t’i shqiptojë dënimet e merituara për të gjithë që po e shkelin këtë ligj brenda ndërtesës së Kuvendit”.
“Të gjithë deputetët janë të njoftuar që Inspektorati do të fillojë me dënime për këdo që e shkel këtë ligj”.
Njerëzit e mëdhenj, përgjatë historisë përveç që kanë krijuar vepra të mëdha, gjithashtu kanë lënë fjalë të cilat edhe sot i përdorim.
Janë shprehje të thëna nga njerëz që e kanë provuar shijen e pushtetit, siç është rasti i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Xhejms Buhanan, teksa i dorëzonte detyrën pasardhësit Abraham Linkoln: “Nëse ju zotëri, duke hyrë në këtë shtëpi jini po aq i lumtur sa unë që po dal, atëherë ju jini njeriu më i lumtur në botë”. Por ka dhe xhevahire të tjera mendimi, ku duket se gjithë përvoja e një njeriu që ëndërron të merret me politikë përmblidhet në pak fjalë. “Një politikan mendon për zgjedhje të ardhshme, kurse një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm”.
Arbresh.info, ju sjell disa nga thëniet më të famshme për politikën
1- “Politika përbëhet nga dy fjalë, ‘poli’, e cila është fjalë greke dhe do të thotë ‘shumë’ dhe ‘tik’, një lloj insekti gjakpirës” Gore Vidal”. /Xhon Adams
2- “Një politikan profesional është një njeri i çnderuar profesionalisht. Për të kapur një post sa më të lartë, atij i duhet të bëjë aq shumë kompromise dhe të pësojë aq shumë poshtërime, saqë në fund nuk ka ndonjë ndryshim të madh me një prostitutë”/H.L. Mencken
3- “Nëse ju, zotëri, duke hyrë në këtë shtëpi (Shtëpia e Bardhë), jeni po aq i lumtur sa unë që po dal, atëherë ju jeni njeriu më i lumtur në botë”. /Xhejms Buhanan-Abraham Linkolnit
4- “Një nga gjërat që politika më ka mësuar mua është se burrat nuk janë të një seksi të arsyetuar apo të arsyeshëm”./Margaret Theçër
5- “Brenda pak muajve të parë të presidencës unë zbulova se, të jesh president, është si të shkosh kaluar mbi një tigër. Njeriu që e nget, duhet ta vazhdojë ta ngasë, ose ndryshe gëlltitet”. /Harri S. Truman
6- “Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë”/Napoleoni
7- “Politikani është ai person me politikën e të cilit nuk jeni dakord; nëse jeni dakord me të, ai është burrë shteti”. /Dejvid Llojd Xhorxh
8- “Politikanët janë gjithandej të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë”. /Nikita Hrushov
9- Nuk ka më komunist se ish-komunisti që lufton komunizmin./Valsav Havel
10- Çdo qeveri degjeneron kur iu besohet vetëm sundimtarëve të popullit. Populli është i vetmi rrëzues i tyre./ Tomas Xhefërson
11- “Nëse tani nuk mund t’u japim fund ndryshimeve tona, të paktën mund të ndihmojmë ta bëjmë botën më të sigurt për diversitet”. /Xhon F. Kenedi
12- “Konservatori është ai që i zë rrugën historisë duke i bërtitur “Ndal!”./Uilliam F. Baklej, i riu
13- “Nëse jemi të fortë, forca jonë do të flasë vetë. Nëse jemi të dobët, fjalët nuk të ndihmojnë dot”. /Xhon F. Kenedi
14- “Unë kurrë nuk do të kërkoj, kurrë nuk do të refuzoj, madje kurrë nuk do të jap dorëheqjen nga një post”. /Xhorxh Uashington
15- “Një nga lukset e jetës së një politikani është se e shikon veten, ashtu siç e shikojnë atë të tjerët”./Xho Klark
16- “Liberali është ai që është aq tolerant, sa mund të mos mbajë as anën e tij në një grindje”./ Robert Frost
17- “Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: Në vegla dhe në armiq”./Fridih Niçe
18- “Arti i të qenit burrë shteti është të parashikojë të pashmangshmen dhe të përshpejtojë shfaqjen e saj”./Talejrand
19- “Përderisa një politikan nuk e beson kurrë atë që thotë, ai befasohet kur të tjerët e befasojnë”. /Sharl de Gol
20- Rreziku i luftës lind atëherë kur një komb bëhet pafundësisht më i fuqishëm se konkurruesi i mundshëm i tij/Richard Nikson
21- Terrori i vërtetë është sikur të zgjohesh në mëngjes dhe të gjesh që kombi yt drejtohet nga klasa tënde e shkollës së mesme./ Neli MakKlung
22- “Kurrë mos u tërhiq, kurrë mos jep shpjegime, kurrë mos kërko ndjesë: Çoji gjërat deri në fund dhe lëri ata të bërtasin vetë“. /Neli MakKlung
23- “Çdo grua, që kupton problemet e drejtimit të një shtëpie, do ta ketë më të lehtë të kuptojë problemet e drejtimit të një shteti”./Margaret Theçër
24- “I pavaruri është ai që kërkon të nxjerrë politikën jashtë politikës”./Adlai Stivenson
25- “Në politikë është e nevojshme të tradhtosh ose vendin, ose elektoratin tënd. Unë parapëlqej të tradhtoj elektoratin“./Shark de Gol
26- “Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër pas prostitucionit. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër”./Ronald Regan
27- “Shtetet e mëdhenj kanë vepruar gjithnjë si gangsterë, ndërsa shtetet e vogla si prostituta”./Stenlej Kabrik
28- “Ndëshkimi më i rëndë për të vendosur të angazhohesh në politikë, është të urdhërohesh nga dikush, që është inferiori juaj”./ Platoni
29- Në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përjetshme./Sharl De Gol
30- “Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që veprojnë si djalli, por për shkak të njerëzve që nuk bëjnë asgjë për këtë”. /Albert Ajnshtajn
31- “Nuk mund të ketë ndonjë krizë javën që vjen. Kalendari im është mbushur plot”. /Henri Kisinger./ KultPlus.com
O, si nuk kam një grusht te forte, T’i bij m’u ne zemër malit qe s’bezane. T’a dij dhe ai se ç’domethane i dobët, N’agoni te perdihet si vigan i vrame.
Unë lugat si hij’ e trazueme, Trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit. Endem mbi bark te malit me ujen e zgjueme, Dhe me klithma te pakenaqura t’instinktit.
Mali hesht. Edhe pse përditë, Mbi lekure te tij, ne loje varrimtare, Kerkoj me gjete një kafshate ma te mirë… Por me rren shaka, shpresa genjeshtare.
Mali hesht, dhe ne heshtje qesh. E unë vuej, dhe ne vuejtje vdes. Po unë, kur? Heu! Kur kam për t’u qesh? Apo ndoshta duhet ma pare te vdes?
O, si nuk kam një grusht te fuqishem! Malit, qe hesht, mu ne zemër me ia njesh! Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshem… E unë te kënaqem, te kënaqem tu’ u qesh./KultPlus.com
Realizimi i figurës së heroit, të cilin autori nga ana figurative do ta paraqesë mbi flakët dhe tymin e luftës me armikun, është një risi e ide revolucionare në artin e skulpturës, që autorit Destan Gashi i vjen në fantazi si rezultat i dashurisë që ai ka për heroin dhe sakrificën e tij për atdheun.
Nga Pjeter Logoreci
Nji vizitë në atelienë e skulptorit Destan Gashi në Himberg të Austrisë, ka kurdoherë të paprituna të kandëshme. Shkoj shpesh, sidomos kur ai vendosë me fillue nji projekt të ri, nji vepër të re. Mbas shumë ditësh larg mikut tim të artit, për arsyet e pandemisë që përfshiu botën, sot ishte nji ditë e veçantë mbushun me emocione e bukuri arti.
Nga telefonatat me Destanin, isha informue që, ai gjatë kohës në izolim mendonte për të realizue një dëshirë që i sillej në kokë me vite: me gdhendë në gurë figurën e heroit të kombit Adem Jashari…. , por disi ndryshe, në një formë tjetër nga sa jemi msue me e pa ndër plot vepra të tjera që ka për te. Kur ma tregoj projektin, u befasova nga ideja e konceptimit, nga mëndyra se si artisti Destan Gashi do ta paraqiste heroin e tij, heroin tonë. Po ashtu të veçanta do të ishin edhe përmasat e veprës si dhe mendimi “me e pasë” këtë personazh / gurë, krejt për vehte.
Ideja, për me e vendosë, jo ndër salla pompoze e akademi të mbyllura por, në oborrin e shtëpisë së tij në fshat/Kosovë, me preku thellë, mbasi mu duk një akt i përveçëm e pasionant. Nuk ka si të jetë ndryshe kur zemra rreh fort për atdheun, për historinë e dhimbshme të tij.
Në atelie, u gjenda përballë një modeli si dhe një guri gjigand prej shtufi (Sandstein), nga i cili do të dilte vepra. Tonelatat e përmasat e gurit sikur më tregonin peshën që heroi Adem Jashari ka në zemrën e skultptorit Gashi.
Vepra, proçesi i të cilës sapo ka fillue, ka përmasat 1m x 1.20m, do të qëndrojë dhe ekspozohet në atelienë e tij në Himberg, ndërsa projekti i dytë dhe më i veçantë do të jetë: një punim i dytë i kësaj figure, por me mermerë të kuq Kosove, në përmasat 2.40m x 1.80m dhe do të jetë pjesë e ambienteve të shtëpisë së skulptorit në Kosovë.
Realizimi i figurës së heroit, të cilin autori nga ana figurative do ta paraqesë mbi flakët dhe tymin e luftës me armikun, është një risi e ide revolucionare në artin e skulpturës, që autorit Destan Gashi i vjen në fantazi si rezultat i dashurisë që ai ka për heroin dhe sakrificën e tij për atdheun.
Më poshtë po paraqes disa foto që realizova sot në atelienë e Destanit në Himberg, për të informue lexuesit për këtë vepër me vlerë që do të kemi së shpejti.
Nuk është hera e parë që shkruej për punën dhe artin e mrekullueshëm e të vlerësuem të Destanit, por me këtë vepër ai ka zgjuar ndjenjat e zjarrta të shpirtit tim për këtë hero të shqiptarisë./KultPlus.com
Beetroot Academy Kosovo ofron 50% zbritje për kurse në IT
Kompania Kutia, për 7 vjetorin e themelimit të saj, po sjell në Kosovë akademinë e njohur suedeze, Beetroot Academy. Pas sukseseve të vazhdueshme në ofrimin e shërbimeve të zhvillimit softuerik si dhe bashkëpunimit me kompani të ndryshme jashtë vendit, Kutia ka vendosur që kërkesës së vazhdueshme për zhvillues të rinj në treg, t’i kontribuojë me ofrimin e ekspertizës së jashtme për të zhvilluar dhe rritur ekspertizën e brendshme në fushën e teknologjisë informative.
Beetroot Academy, është akademi lidere e fushës së IT-së që e ka zhvilluar industrinë e outsourcing në Suedi dhe Ukrainë, duke vendosur kështu standarde të reja të industrisë dhe duke aftësuar dhe krijuar profesionistë në fushën e IT-së.
Akademia Beetroot vjen në Prishtinë me mision të caktuar; rritjen e industrisë profesionale të teknologjisë informative; rritjen e aftësive konkurruese; rritjen e mundësisë së punësimit në këtë fushë, si në kompani lokale, ashtu edhe në ato ndërkombëtare. Ajo që e bën më të veçantë Beetroot Academy-dega në Kosovë, është fakti se kurrikula e programeve mësimore, mënyra e mësimit dhe platforma mësimore është plotësisht e trashëguar nga Beetroot Academy që tanimë ka dëshmuar sukses të madh në Suedi dhe në Ukrainë.
Duke ditur rrethanat në të cilat po kalojmë Beetroot Academy kurse e saj po i ofron me zbritje 50% për regjistrimet deri më 31 maj, 2020.
Vetëm edhe pak vende të lira kanë mbetur për kurset:
Front-end Development
Kohëzgjatja: 135 orë/ 4 muaj
Çmimi: €345
Advanced JavaScript
Kohëzgjatja: 72 orë/ 2 muaj
Çmimi: €330
NodeJS Kohëzgjatja: 64 orë/ 2 muaj
Çmimi: €330
Project Management in IT Kohëzgjatja: 61 orë/ 4 muaj
Çmimi: €345
English for IT
Kohëzgjatja: 102 orë/ 4 muaj
Çmimi: €150
Klikoni KËTU për të mësuar më shumë rreth kurseve dhe trajnerëve ose vizitoni faqen tonë në Facebook./KultPlus.com
Tërë shprehja e muzikës sot, nënshtruar ndaj asaj që po quhet – Ego Trip – mund të përmblidhet në dy vargjet e këngës “Seven Rings” të Ariana Grande:
“You like my hair (Të pëlqejnë flokët e mia)
Gee thanks just bought it” (Uf falemnderit, sapo i bleva)
Dhe kjo shaka, kjo ironi, ky rebelim ndaj flokëve, trupit, natyrës e njeriut në këto rreshta, që del prapa sipërfaqësores, në të vërtetë janë fjalët ekzakte që i kemi përdorur me shokët, në vitet tetëdhjetë. Filluar videot muzikore të muzikës Pop, pasurimi gjigant dhe global i disa artistëve e bënin shumë të afërt mendimin se në kohë të shkurtë “këta njerëz edhe do të blejnë flokët e tyre”. Si që e kishte blerë Michael Jackson një ishull të tërë. Nuk është fjala se ne e dinim çka do të këndonte Grande, por tek izolimi brenda një asgjëje, pavleftësie, siç edhe e saktëson rebelimi në këto vargje, asaj që ishte imagjinatë në vitet tetëdhjetë, sot është gati se tërë muzika bashkëkohore. Në të vërtetë kjo është identike me izolimin e shprehjes globale në muzikë brenda vetëm një motivi.
Në këtë, shikuar në mënyrë kritike, është një dilemë në lidhje me krijimtarinë e Dua Lipës. Aftësia e saj, të të qenit e mirënjohur si “true visionary of Pop music”, potenciali i saj si dhe arritja e saj, a janë këto, Dua Lipa, në zonën e duhur të shprehjes së saj?
Ka shumë xhirime të Duas në mini koncerte ku ajo është – genuine rebel -. Arrin shprehje më të gjalla dhe më anarkike të muzikës se sa vetë Clash, dhe është karakter me të vërtetë Punk.
Kjo dilemë, kjo pyetje, nuk është për shkak të ndonjë defekti në krijimtarinë e saj, as në ndonjë dështim, dhe as në ndonjë dobësi. Në të vërtetë është në dobësinë e Pop muzikës – në temporalitetin e saj, në përkohëshmërinë dhe në sipërfaqësoren e saj. Derisa Dua Lipa, edhe në tërë atë që ka krijuar deri më sot e po ashtu edhe në atë që zbulon potenciali i saj është krejtësisht zotëruese e një shprehjeje më të thellë, më origjinale, më të mençur dhe më të arritur. Kjo pyetje nuk ka të bëjë me klishenë e ashtuquajtur “komercializëm”, në të vërtetë sa i përket komercializmit, qoftë edhe Clash si anarkistët më të mëdhenj kanë kaluar në komerciale qoftë edhe me këngët e tyre si “God Save the Queeen” dhe “ London Calling”. Pyetja këtu ka të bëjë me universalen dhe të papërsëritshmen, të veçantën e Dua Lipës, në atë që mundet dhe në atë që është.
Sa i përket muzikës Pop, ka pasur një debat tejet të rëndësishëm për trendin e shprehjes globale lidhur me këngën “Take me to Church” të artistit Hozier, sidomos lidhur me çmendurinë e konsumit të saj enorm, gjigant dhe global. Pyetja, dilema rreth kësaj kënge ka qenë, dhe vazhdon të jetë aktuale: nëse konsumi i saj enorm është i barasvlershëm me vlerën e kësaj kënge. A është vlerë kjo këngë? A është arritje?
Në njërën anë qëndron pyetja/dilema për përhapjen konsumin enorm të kësaj kënge.
Dhe në anën tjetër është varfëria e ndjenjës, në përsëritjen dhe mbylljen e shprehjes dhe kuptimit njerëzor në një qark tejet të ngushtë dhe të pa thellësi.
Në të vërtetë, shumë pak më vonë, ishte përhapur mendimi se këngëtari shumë i njohur Kanye West, permes këngës “4 minutes” së bashku me Rihanna, do ta bënin shumë të njohur ‘plakun’ i cili ka zbuluar vetë Popin, Rock-un dhe globalizimin e këtyre muzikave, e që është Paul McCartney, anëtarë i bendit më të madh të të gjitha kohëve – The Beatles. Është pikërisht përsëritja e të njëjtës shprehje, lindja e saj pa një memorie, një kujtesë dhe një përvojë të muzikës, së paku, që krijon thënie të çmendurisë gjigante si kjo për Kanye West dhe Paul McCartney të The Beatles. Përsëritja e të njëtës shprehje, në fund të fundit.
Në të vërtetë debati lidhur me Take me to Church, është nëse ky konsum enorm është – kalkulim biznesi, apo nëse është rrjedhë e natyrshme e ecurisë së muzikës Pop. Gjë që duke qenë se gjithnjë i flet të rinjve ajo gjithnjë do të flet për të njëjtën, sepse e njëjta është hera e parë për çdo gjeneratë. (Sa i përket dyshimit në në dilemën lidhur me Take me to Church, kjo këngë mund të krahasohet me këngë të shumta të këtij lloji: heroik/stoik. Shembull mund të jetë kënga shumë e njohur “Hercules” e Aaron Neville).
përfundim
“staring at the sun, staring at the sea (ngulur sytë në diell, ngulur sytë në det)
Staring at the Sun, staring at the sea (ngulur sytë në diell, ngulur sytë në det)
Killing an Arab” (të vrasësh një arab)
Ky është refreni i këngës së The Cure në vitin 1980, Killing an Arab. Është shtjellim i novelës së Albert Kamy – I huaji, dhe po e njëjta përmbajtje e kësaj kënge është huazuar nga kjo novelë – nga mërzia një person vret një arab, pa asnjë motiv. Çka ka të bëjë kjo me “gee thanks just bought it (blerë flokët) e Ariana Grandes? Dhe çka ka të bëjë kjo me Dua Lipën? Dhe me Pop muzikën? Dhe me shpërfaqjen e vetëdijes sonë, që prej viteve tetëdhjetë (siç u cek në fillim të punimit) e deri më sot me Grande-në? Të qenit i mbyllur në qark të hiçit. Në të vërtetë këto japin mundësitë e muzikës, por edhe të shprehjes, asaj që njihet si unike, si që është çdo njeri. Brutaliteti i “killing an Arab” në të vërtetë është përdredhja dhe ironia e jetës, nën ankthin ekzistencial.
Po të njëjtin ankth ekzistencial e vuan edhe Ariana Grande në këngën “Seven Rings”, duke kënduar lehtë se “sapo i ka blerë floktë e saj”. Në të vërtetë në atë që ajo këndon është urrejtja e vetë asaj ndaj të qenit e vënë në automatizëm të përsëritjes së të njëjtës. Të pamundësisë së daljes jashtë saj, dhe të qenit e detyruar të jetoj jetë të panjohur për veten e saj. Të panjohur deri në shndërrim të natyrës së vete. Deri në “vrasje të arabit” nën automatizimin brenda një motivi të vetëm të jetës./KultPlus.com
Dirigjenti i njohur shqiptar Bujar Llapaj ka reaguar pas debateve të shumta pas rrënimit të objektit të Teatrit Kombëtar në Tiranë, duke iu referuar debatit të fundit mes Rron Gjinovcit nga Kosova dhe kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama, shkruan KultPlus.
Pikërisht mbi këtë debat, Llapaj ka shkruar se më herët Kosova kishte nevojën për ndihmën e Shqipërisë për tu çliruar nga okupimi serb, kurse tani Shqipëria ka nevojë për ndihmën e Kosovës.
KultPlus ju sjell reagimin e plotë të dirigjentit shqiptar.
Në vitet ’90 Kosova kishte nevojë për ndihmën e Shqipërisë për tu çliruar nga okupimi serb, tani Shqipëria ka nevojë për ndihmën e Kosovës për tu çliruar nga okupimi i bastardëve të rilindur!
KultPlus sjell edhe një pjesë nga debati i Rron Gjinovcit me kryeministrin Rama, debat që ka nxitë këtë reagim të dirigjentit Llapaj/ KultPlus.com
Halil Matoshi ka reaguar mbi rrënimin e objektit të Teatrit Kombëtar të Tiranës, duke iu referuar edhe historikut të këtij objekti, duke përfshirë edhe një periudhë të caktuar kur ky objekt ishte emëruar edhe me emrin “Kosova”, shkruan KultPlus. Po sjellim të plotë reagimin e tij.
Teatri Kombëtar i Tiranës âsht quejt nga atdhetarët shqiptarë më 1943, “Kosova”
Teatri Kombëtar që e shembi n’pikë të natës Edi Rama në Tiranë ishte projektu nga ingjinieri dhe arkitekti Giulio Berté. Kurse nga 1943 – maj 1945, e mbante emnin “Kosova” kur partizanët komunistë ia ndërruen emnin në ‘Teatri popullor’. Ndërtesa ishte e vetmja futuriste në Sheshin Skënderbej dhe ishte projekti i nisun në janar 1938 e përfundumr në shtator të 1939. Projekt i porositun nga Mbretnia Shqiptare e Ahmet Zogut po në janar 1938, si pjesë e planit rregullues të qendrës së Tiranës. Ishte ndërtu nga firma “Pater”. Nashta veç hatri i Kosovës âsht dashtë me u rujtë, si pjesë e identitetit të saj shqiptar!? Hapi i parë për thymjen e rezistencës për mbrojtje të ni identiteti etnik ose kulturor të ni populli, âsht fshimja e kujtesës!/ KultPlus.com
Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, i kam takuar të gjithë liderët politikë, në përfundim të tubimeve përkujtimore apo partiake, por asnjëherë të vetme në një shfaqje teatrore. Asnjëherë.
Ashtu sic në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, liderët partiakë nuk kishin shkuar asnjëherë, të shijonin shfaqjet, të vlerësonin kushtet në të cilat punonin aktorët dhe stafi i teatrit dhe as të konstatonin gjendjen e godinës! Ashtu sic asnjëherë, as andej dhe as këtej, nuk kishin pyetur për gjendjen e aktorëve?
Pse liderët partiakë, zgjodhën një godinë kulture, të zhvillonin “betejën e madhe”?! Cila është rëndësia e “fitores së madhe” mbi një godinë kulture? Është impakti që sjell arti.
Nuk dua të flas për godinën e Teatrit Kombëtar. Dhe as nuk e mar të drejtën ta gjykojë vendimin. Mbrojtja e godinës është kompetencë dhe përgjegjësi e bashkisë. Dua të flas për aktorët, viktimat e mendësisë së tyre, që në vend të mbrojtjes së dinjitetit, u rreshtuan në mbrojtje të interesave të partive politike. Si produkt i politikës, ne nuk e jetojmë jetën, por e shtyjmë jetën. Është pikërisht politika, fajtore për gjendjen e padinjitetshme të artistëve. Aktorët, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, nuk protestuan kundër politikës, por iu bashkangjitën politikës. Servilizmi që shfaqin ndaj politikës, është i pamoralshëm dhe jonjerëzor. Nuk ka gjë më të pshtirë se kur artistët e teatrit mbrojnë artistët e politikës. Është e pafjalë, renditja me vetëdëshirë e artistëve në mbrojtje të interesave partiake, në dëm të tyre.
Ne nuk meritojmë të mbajmë emrin e profesionit që ushtrojmë. Të qenit artist, është nder dhe privilegj. Ndërsa ne, me lehtësi të papërballueshme, e përdhosim emrin që mbajmë, në këmbim të shijimit të jetës që na e ofron politika, për shërbime. Suksesi që ofron arti mund të jetë i varfër, por shijon. Fundja, arti është përcaktimi ynë. Në atë përcaktim, duhet të rrojmë me dinjitet.
Mund të kriojmë edhe pa godinë, por edhe në godinë luksoze. Por, nuk mund të kriojmë pa njëri tjetrin. Krijimi na siguron pavdekshmëri. Politika na siguron pavdekshmëri, në marri./KultPlus.com
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar se prej nesër do të rifillojë qarkullimi i transportit publik, shkruan KultPlus.
Por ky qarkullim ka edhe rregullat e veta. KultPlus ju sjell të plotë statusin e kryetarit Ahmeti.
– numri maksimal i udhëtarëve ve për autobus – 20
– nuk lejohet me hy në autobus pa maska
– udhëtarët duhet ta kenë vërtetimin që janë në punë te org. e komp. që janë të lejuara ose të jenë në orarin e tyre të daljes – do të ketë kontrolle të policisë
Edhe tenori i famshëm shqiptar ka reaguar pas rrënimit të Teatrit në Tiranë, shkruan KultPlus.
Ramë Lahaj i cili është i zëshëm për zhvillimet qoftë në Kosovë, apo Shqipëri, ka reaguar edhe për rrënimin e objektit të teatrit në Tiranë. KultPlus ju sjell të plotë reagimin e tij.
Cna duhej Teatri!? Ne kemi nevoj per me shume dycane Gucci! Urime o menjendritur./ KultPlus.com
Bizneset që do të rihapën janë: floktarët dhe sallonet e ondulimit, tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia, varianti merre me vete (take away), transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndërurban me leje të veçanta, qendrat e thirrjeve telefonike, me lista të stafit esencial, si dhe hapja e galerive dhe muzeve.
Klubet e natës e pishinat në Kosovë janë paraparë të hapen në fazën e tretë (1 qershor), të masave lehtësuese kundër COVID-19.
Nëse gjithçka shkon sipas kërkesave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë nga 1 qershori do të shikohet mundësia e hapjes jo vetëm të klubeve të natës e pishinave, por edhe hapja e kufijve, aeroporteve, banjat, e mbajtja e ahengjeve e panaireve të ndryshme.
Ndërsa, nga nesër (e hënë) 18 maj Kosova hynë në fazën e dytë të masave lehtësuese kundër COVID-19, shkruan Insajderi.
Nëse dikush mund të ndikoj në mënyrën e jetesës së njerëzimit, padyshim se ai është Arkitekti. Përmes projektimit të hapësirave publike, e po ashtu edhe atyre individuale, ne përcaktojmë në mënyrë të vetëdijshme apo te pavetëdijshme mënyrën e lëvizjes, së punuarit, të ushqyerit, fjetjes etj. të njerëzve.
Prandaj me modesti e them, se ne Arkitektët jemi asistent të pazëvendësueshëm të Zotit. Fal arkitekturës sonë, ndonjëherë edhe Zotit, ja vështirësojmë ose ja lehtësojmë punën.
Nuk është e rëndësishme nëse kemi krijuar arkitekturë të bukur apo të shëmtuar, njerëzit me kohë fillojnë te mishërohen, identifikohen dhe krenohen me godinën, lagjen dhe qytetin ku ata jetojnë. Është e njëjtë si “ Sindroma e Stokholmit” kur të kidnapuarit fillojnë të ndjejnë simpati apo mirëkuptim për kidnapuesit. Prandaj edhe përgjegjësia e jonë si Arkitekt, është jetike, duke e pas parasysh qe artin nga kiçi e ndan vetëm një fije e hollë floku.
Në orët e hershme errësire të datës 17.05.2020, në qytetin e Tiranës, si në filmat gangster, filloi shembja e Teatrit të vjetër kombëtar, duke e “ kontrabanduar” njëkohësisht edhe projektin për ndërtimin e Teatrit te ri, pas gati 3 vjetësh protestë dhe rezistencë për mbrojtën e Teatrit te vjetër nga artistët, intelektualët dhe shoqëria civile.
Për mua, fajtori kryesor për situatën e krijuar është padyshim Arkitekti i teatrit të ri, danezi Bjarke Ingels, i cili si duket, nuk mendoi apo nuk ofroi mundësinë të “ shkrinte “ objektin e vjetër me objektin e ri. Të bënte një lidhje arkitekturore-estetike mes dy objekteve , edhe pse e kam thënë dhe e kam shkruar këtë edhe shumë herë më parë. Apo duke e pasur parasysh rëndësinë e Teatrit te vjetër , si një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore, të merrte së paku mundin që fasadën karakteristike të Teatrit të vjetër, ta inkorporonte si pjese eksterieri apo interieri të objektit të ri. Kjo gjë do të mund të bëhej, e them me përgjegjësi profesionale.
Kjo shprehje dhe gjuhë arkitekturore është shumë e shpeshtë dhe e domosdoshme në arkitekturën bashkëkohore, e sidomos te objektet e trashëgimisë kulturore. Këtë gjë e dimë pa përjashtim, të gjithë Arkitektet .
Tashmë, me shembjen e Teatrit në stilin taliban, janë shuar përgjithmonë edhe dritat e Teatrit të vjetër dhe perdja ka ra. Do na mbesin vetëm kujtimet për Teatrin e vjetër kombëtar.
Ndërsa mua si Arkitekt do të më mbetet përjetësisht zemërimi për arkitektin danez , që nuk arriti ta shpëtonte një monument të trashëgimisë kulturore të kombit tim.
Së paku te kishte tentuar ta shpëtonte./ KultPlus.com
Rrënimi i objektit të Teatrit të Tiranës ka ngjallë reagime të mëdha te qytetarëve të Tiranës, të cilët edhe kanë protestuar për këtë veprim të kryetarit Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i mbështetur edhe nga kryeministri Edi Rama, shkruan KultPlus.
Ky objekt tashmë i shndërruar në rrënoja, ka nxjerrë në sipërfaqe edhe kostumet, fotografitë dhe gjëra të tjera që kanë qenë brenda këtij institucioni.
Në tokë, janë parë edhe fotografitë e aktorëve të këtij institucioni, që kanë luajtur në këtë teatër për shumë vite.
Një nga fotot që është parë në tokë, është edhe ajo e Bujar Lakos dhe Roza Anagnostit, që shihen të jenë në rolin e ndonjë shfaqje, që i kanë realizuar përgjatë viteve./ KultPlus.com
Protestat në Tiranë, që kanë kundërshtuar rrënimin e Teatrit në Tiranë, janë bllokuar nga policia e Shqipërisë, dhe shumë të rijnë kanë përfunduar si ky i ri që shihet në foto, shkruan KultPlus.
Rexhep Shahu, babai i Blendi Shahut që është shtrirë përtokë nga policia e Shqipërisë, i është drejtuar me një status kryeministrit Rama.
KultPlus ju sjell reagimin e tij.
Edi Rama! Im bir Blendi Shahu qe sheh ne foto nuk eshte terrorist. Eshte student i Akademise se Arteve. Ata qe i bejne keq atij behen qyqe…/KultPlus.com
Mbramja ka fillue Me e mbulu Ditën e lodhshme Në nji qytet t’zakonshëm Me rrugët mbushur Plot njerëz bosh, A buzëqeshja jote Më fton në lojëra dashunie, Due dorën e butë Me t’a prek, Flokun e artë Due me pa Se si e largon Nga qafa jote kristal, Me aq elegancë. Due doren me ta mbajt Gishtat m’i gërshetue, E buza jote E ndalon kohën, Veç Unë dhe Ti, Nata ka fillue./KultPlus.com
Piktori dhe intelektuali kontrovers, Maks Velo, në një intervistë për të përditshmen Mapo kishte shpjeguar mes të tjerave se përse i ndan gegët nga veriorët dhe përse nuk i do këta të fundit.
Ja argumentet që rendit ai për shqiptarët e veriut, ku logjikisht futet edhe Kosova: “Le të vijmë te Fushë-Kruja, a e pe si stafi sigurues i presidentit Bush i hoqi orën nga dora, nga frika se mos ia vidhnin fushëkrujasit? Laçi? Janë rrezuar ose dëmtuar 36 shtylla të tensionit të lartë, si është e mundur? Vrasjet, edhe ditën e zgjedhjeve të 23 qershorit të kaluar”?
“Bëj një listë sa kriminelë ka Laçi, Fushëkuqja, Lezha, Shëngjini, Rrësheni, Bajram Curri etj., etj. Shkodra kishte 10 vrasje në 6-mujorin e parë, asnjë në Korçë. Kriminelë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Sa nga Veriu janë në burgjet shqiptare dhe të huaja? Veriu është bërë tmerri i Evropës. Dukagjini kishte mbjellë 115.000 rrënjë kanabis, gjuajti edhe policinë dhe dëmtoi helikopterin. Kukësi nuk paguan energjinë elektrike, e paguajmë ne për ta.
Në Lurë kanë prerë gjithë pyllin. Tropoja ka mbi 150 vrasje, kanë vjedhur edhe një bankë në Angli. Vumë një verior, Berishën, dhe na shkatërroi me themel.
Dy janë treguesit kryesorë. Krimi dhe dëshira për punë. Ky bën edhe bilancin”.
Ai thotë se është antimysliman “prej 500 vitesh”.
“Kam qenë luftëtar krahas Skënderbeut dhe jam vrarë nga hordhitë osmane. Islami nuk ka ardhur si fe apostolike, paqësore në tokat e Arbërisë. Islami është fe që është përhapur me dhunë. Islamin e sollën Hordhitë osmane. E shënova me H të madhe se ato ishin hordhi të padëgjuara… Osmanët për 500 vjet vetëm na shkatërruan dhe shkretuan. Prandaj, jemi sot kështu që nuk po e marrim dot veten. Islami edhe sot është e vetmja fe e dhunës. Nga Afganistani në Libi. Gjithë ajo hapësirë nuk gjen dot paqe. Dhe po tmerron botën. Xhihadistët kosovarë na kanë poshtëruar si asnjë tjetër me Skënderbeun monstër. Këtë nuk ua fal dot kurrë. Kanë 500 vjet që e urrejnë Heroin tonë. Por, nuk do të ngrihen kurrë dot mbi të. Nuk do të ndajnë kurrë dot prej tij. Sepse ai është garancia që na bashkon me Evropën, me krishterimin. Prandaj, ata duan ta presin këtë lidhje. Ata urrejnë dhe fyejnë Nënë Terezën, që është shenjtorja jonë, filozofja më e madhe që ka nxjerrë Ballkani. Ata duan shkatërrimin e çdo trashëgimie të krishtere. Po mos ishin ata, shqipja nuk do të ishte një nga pesë gjuhët (e vetmja gjuhë e një populli të vogël) në përkthimin e deklaratës për formimin e Kalifatit. Nuk ka fyerje më të madhe për ne dhe për shqipen. Ata pretendojnë se Shqipëria është pjesë e Kalifatit”, ka thënë Velo.
Kjo intervistë është publikuar në Mapo, në vitin 2014 kur edhe e ka dhënë këtë mendim artisti shqiptarë për veriorët dhe kosovarët/ KultPlus.com
Data e lindjes dhe e vdekjes se Irnerius-it, nuk janë të sigurta, por në dokumente figuron në vetëm mes viteve 1112-1125. Në burimet e ndryshme nga literatura juridike mesjetare supozohet se IRNERIUS Bononiensis ka jetuar në vitet 1150 – 1125.
Gjithashtu, edhe për emrin, origjinën, kushtet, rrethanat dhe mënyrën e jetesës së tij afrohen informacione të mangta. Sipas nënshkrimeve që janë gjetur nëpër dokumente të ndryshme të asaj periudhe, Irnerius-i, e quante veten në italishte Guarnerius, respektivisht Garnerius, nganjëherë gjendet edhe me emrin Warnerius. Emri i Irnerius duket t’ju është vënë tek pas vdekjes. Ndërsa, sa i përket origjinës së tij, ka autor të atillë, që pretendojnë Irneriusin ta shpallin me një prejardhje gjermane, krejt me arsyetimin se ai quhej Wernerius. Sidoqoftë, emra të tillë janë gjetur tek shumë italianë veriorë nga familjet italiane. Por Irnerius-i, gjithnjë veten e ka konsideruar si Bolonjas. Bolonja në këtë kohë kishte rreth 60.000 – 70.000 banorë dhe ishte i radhitur si qyteti i pestë apo i gjashtë evropian nga madhësia pas Kordobës, Parisit, Venedikut, Florences dhe Milanos.
Në vitet 1112 dhe 1113 në një dokument të Gjykatës (Placitum) përmendet si ndihmës-gjykate (Causidicus) për palët në konflikt, respektivisht si këshilltar i gjykatës vendimmarrëse për territorin e Konteshes Mathilde nga Tuszien. Ndërmjet viteve 1116 – 1118 emri i tij paraqitet edhe në 11 dokumente tjera, ndër to në 9 dokumente perandorake, si gjyqtar (iudex) i Heinrihut të V-të. Ky ishte titulli më i lartë që mund të arrihej nga një person me përgatitje profesionale juridike (legis peritus). Për këtë performancë arriti të gëzonte një reputacion të lartë prestigjioz.
Sipas Kronikës së Milanos e Landulphus de Sancto Paulo, Irnerius kishte mbajtur krahun e Perandorit për statusin e tij autokratik, me qëllim të ndikimit të tij për përfitimin e bindjes tek qytetarët e Romës (urbs regia), që zgjedhja e Papës Gelasius II të shpallet e pavlefshme dhe të zëvendësohej me Gregorin e VIII. Për shkak të këtij aktiviteti Irnerius në vitin 1119 ishte ftuar nga Papa Gelaisus II, i cili me atë rast i kishte shpallur atij ekskomunikimin (përjashtimin fetar). Për konsekuencat e tilla të mëtutjeshme si pasojë e këtij përjashtimi fetar të Irneriusi-t, si dhe për vendin se ku i kishte kaluar vitet e fundit të jetës nuk janë ruajtur të dhëna të dokumentuara. Për here të fundi ai është përmendur në një dokument të datës 10 dhjetor 1125 në afërsi të Mantuas si ndihmës gjyqësor në një procedurë të arbitrazhit.
Në Lectura super Digesto veteri të Odofredusit të ri (1265), Irnerius-i (njëqind vjet pas vdekjes) do të shpallej si themelues i shkollës për studimet juridike të Bolonjës dhe atyre mesjetare në përgjithësi. Nga të dhënat e ruajtura është vërtetuar se ai fillimisht kishte pozitën e magister in artibus, ndërsa më vonë ishte pavarësuar (per se) dhe kishte filluar t’i studioj librat juridike të Justinianit (Kodeksi), të sjellura në Bolonjë nëpërmjet Ravenes nga Roma e shkatërruar. Në bazë të këtyre librave ai kishte filluar edhe të ligjëroj në lëndët juridike (scientia). Në literaturën juridike ai quhet edhe “Shkëndija e së drejtës”.
Në Kroniken Ursperger dokumentohet se në vitet 1229/30, Irnerius-i në kërkesë të Konteshës Matilde e kishte ripërtrirë librin libri legum, i cili ishte lënë në harresë deri atëherë, e kishte përplotësuar me ca fjalë.Kjo në literaturen e mëvonshme do të merret si themelimi i shkollës juridike, ku edhe do të vlerësohet lartë edhe kontributi i Konteshës Matilde.
Në literaturen e re të historisë së të drejtës është konstatuar se Corpus iuris civilis në kohën e Irnerius-it është përpunuar në formë të glosave (summae). Metoda e studimit të Glosave ishte ndjekur sipas metodës së shkollës së vjetër dialektike të Skolastikes (së pari në aspektin teologji) duke u vazhduar me definicione dhe distinkcione (përcaktime dhe ndryshime). Në glosa sqaroheshin konceptet dhe përmabjtjet e normave juridike.
Fakti se ai do të ishte i pari i cili Irnerius-i, i cili merrej me interpretimin e Corpus iuris-in, e sidomos me Pandektet në një pjesë të literatures juridike është mohuar. Gjithashtu, është vërtetuar shkencërisht, se pa të drejtë edhe Quastiones de iuris subtilitatibus, Tractatus de aequitate, Summe Trecentis dhe Formularium tabellionum i janë llogaritur si vepra të Irnerius-it. Gjithashtu, ka edhe paqartësi në lidhje me faktin se “quattuor doctores” Bulgarius, Martinus Gosia, Jacobus dhe Hugo de Porta Ravennate a mund të konsiderohen nxënës të tij.
Ndërsa, krahas Irnerius-it, në një vend të Moralia Regum e Rudolphus Niger (v. 1200) përmendet roli i Pepo-s, si ringjallës i studimeve të së drejtës romake.
Historia e së drejtës e pranon faktin se shkencat juridike janë të lidhura me kohën kur kishte jetuar e Irnerius-it, e cila konsiderohet edhe si koha e glosave, ku edhe kanë filluar të zhvillohen aspektet e metodave të interpretimit dhe ato shkencore. Nga të dhënat e ruajtura vërtetohet se një pjesë e madhe e sqarimit nëpërmjet glosave (komentimeve), allegatione (pohimet) dhe Solution contrarium (zgjidhjet e kundërta) në constitutione dhe leges për rastet bazike (casus legum) referonin zgjidhje meritore.
Që nga kjo periudhë kur jetonte Irnerius-i, populli e kishte mbartur plotësisht tek pushteti perandorak legjitimitetin për nxjerren e ligjeve. Pra, në këtë periudhë populli (desuetudo populi) më nuk luante kurrfarë roli në nxjerrjen e ligjeve.
Në fund të këtij artikulli të shkurtër, i cili i’u kushtua jetës dhe veprës së juristit të famshëm nga Bolonja, Irnerius, do të vlerësoja lartë kontributin e tij prej juristi, i cili themeloi shkollën e parë juridike mesjetare (në Universitetin e Bolonjes), duke e shpjeguar të drejtën klasike romake, por gjithashtu nuk duhet prejudikuar faktin se a ishte glosatori i parë apo jo, meqenëse, ai me bashkëpunëtorët (glosatorët) e vet, juristët e gjeneratës së tij si psh.: Azo dhe Accursius (glossa ordinaria ose glossa ordinaria Accursius 1250), si dhe Johannes Bassianus, u çmuan për ruajtjen dhe rigjallërimin e teksteve juridike klasike romake (littera vulgata/bologniensis) si dhe në gjetjen e zgjidhjeve për krijimin e kutures së komentimit, për situatat e paqarta, kur konstatohej se ekzsitojnë boshllëqe të dispozitave ligjore, e që ishin të nevojshme për zgjidhjen e problemeve, për shkak të progresit të arritur në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror të asaj kohe që nuk ishte i njohur deri atëherë. Kontributi i tij duhet të vlerësohet edhe për faktin, se deri në atë periudhë të vlente dhe studiohej e drejta kanonike (kishtare). Duke ju falenderuar Irnerius-it dhe glosatorëve tjerë të asaj kohe, Bolonja arriti të fitoi monopolin e studimeve juridike dhe e kufizoi mundësin e studimeve të tilla për qytetet jo mbretërore.
Më vonë paraqiten edhe postglosatorët (consiliatores), si psh.: Baldus de Ubaldis dhe Bartolus de Saxoferrato, të cilët e vazhduan rrugën e qartësimit edhe më të drejtë dhe precizë të ligjeve dhe normave juridike të trashëguara nga e drejta romake.
Në përmbyllje të këtij artikulli do të shtoj edhe faktin se në universitetet gjermane për herë të parë në vitin 1388 ka filluar të studiohet e drejta romake në Universitetin e Kölnit (Universität zu Köln).
Literatura: Mbi juristët gjerman dhe europian të periudhës kohore mbi nëntëqind vjeçare.
Gerd Kleinheyer, Jan Schröder (Hrsg.): Deutsche und Europäische Juristen aus neun Jahrhunderten: Eine biographische Einführung in die Geschichte der Rechtswissenschaft. 5. Auflage. C. F. Müller, Heidelberg 2008
Hans Hattenhauer: Europäische Rechtsgeschichte, 4. Auflage, durchgesehene und erweiterte Auflage, CF Müller Verlag Heidelberg, 2004
Susanne Hähnchen: Rechtsgeschichte: Von der Römischen Antike bis zur Neuzeit, 4., Auflage, völlig neue bearbeitete und erweiterte Auflage, CF Müller Verlag Heidelberg, 2012
Hermann Lange: Römisches Recht im Mittelalter. Bd. 1: Die Glossatoren. Beck, München 1997
*Emrin e tij në shenjë përkujtimi prej juristit të famshëm sot e mban rruga Via Irnerio në Bolonjë dhe një projekt digjitalizimi të dorëshkrimeve ligjore: Progetto Irnerio./KultPlus.com
Më 14 prill do të duhej të shkëlqenin balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës, me shfaqjen me koreografi të Blenard Azizaj, po për shkak të pandemisë, kjo shfaqje ka mbet vetëm projekt i këtij institucioni, që akoma nuk kanë arritë as ti vendosnin një titull, shkruan KultPlus.
Kjo shfaqje, njëherësh do të shënonte edhe bashkëpunimin e parë me balerinin dhe koreografin shqiptar, që është mjaftë i suksesshëm në Gjermani, por që ka prezantuar punën e tij edhe në shumë shtete të botës. Kreshnik Musolli, ushtrues detyre i drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës ka treguar për KultPlus për sfidat e institucionit që të lidhë marrëveshje me koreografin Azizaj, për shkak të agjendës së tij shumë të ngjeshur, dhe krejt kjo përpjekje, sipas tij tashmë mbeti e pezulluar.
“Me këtë shfaqje, do të realizohej edhe bashkëpunimi i parë me koreografin Azizaj dhe kemi qenë shumë entuziastë për të punuar bashkë. Tash duhet të shohim se si do të veprojmë, sepse është edhe problem mbyllja e kufijve, por edhe si do të mund të koordinohemi me planet tona dhe planet e tij”, ka thënë Musolli.
Ai ka thënë se tash për tash, përpos punëve administrative, Baleti Kombëtar i Kosovës nuk ka punuar, dhe nuk dinë se si do të veprojnë në të ardhmen.
“Jemi duke pritur udhëzimet e Ministrisë së Kulturës, për hapat e mëtutjeshëm. Se nëse do të fillojmë me shfaqje në muajin qershor, apo do të fillojmë vetëm me ushtrime”, ka thënë Musolli për gjendjen momentale të këtij institucioni, që sipas tij, mezi presin që të nisin aktivitetet dhe të fillojnë dinamikën e punës me këtë institucion./KultPlus.com
Gjeraqina Tuhina, përderisa ishte duke raportuar për Radio Televizionin e Kosovës, mbi Samitin e Zagrebit, papritmas është penguar nga djali i saj i vogël, shkruan KultPlus.
Pavarësisht kësaj, Gjeraqina Tuhina me profesionalizëm e ka vazhduar raportimin e sa live, përderisa në të njëjtën kohë mundohej të qetësonte djalin e saj të vogël, i cili dëshironte të inkuadrohej edhe ai.
Video të ngjashme kemi parë edhe nëpër medie të botës, ku konferenca live janë penguar nga familjarët.
Për më shumë mund ta përcillni videon./KultPlus.com