“Mozaiku i Antikitetit” i ekspozuar në muzeun e Kalasë së Rozafës

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër ndau në rrjetet sociale kuriozitete mbi Mozaikun e Antikitetit.

Mozaiku ka 24 fragmente, por vetëm 8 prej tyre janë të ekspozuara në Muzeun e Kështjellës. Ai u zbulua në muajin tetor të vitit 1977 dhe njihet ndryshe edhe si Mozaiku i Bahçallëkut.

Zbulimi u bë në bregun e djathtë të lumit Drin, 100 m në lindje të urës së vjetër të Bahçallëkut, në veri me rrugën që shkon nga ura për tek Xhamia e Plumbit.
Mozaiku doli si pjesë e një godine me karakter shoqëror, i pari i këtij lloji që zbulohej në qytetin e Shkodrës.

Gërmimet e viteve 1978-1979 u shtrinë po aty në një zonë me territor më tepër se 400 m², dhe u zbulua që ndërtesa ishte pjesë e një mikrolagjeje e qytetit ilir të Shkodrës e ngritur midis shekujve IV-VI pas Krishtit, me jetë mjaft intensive sociale.

Më herët, në kuadër të iniciativës së “Javës së Mozaikëve”, DRTK Shkodër dhe bashkia e këtij qyteti organizuan një punëtori me nxënës të shkollave 9-vjeçare të cilët u njohën me historinë e kulturën e periudhës së antikitetit përmes njohjes së mozaikut, si një art tradicional i kohës./atsh/KultPlus.com

Botohet libri shkencor “Çështje sociolinguistike të terminologjisë në mediet e Kosovës dhe të Shqipërisë”

Instituti Albanologjik i Prishtinës ka botuar veprën “Çështje sociolinguistike të terminologjisë në mediat e Kosovës dhe të Shqipërisë”, të punonjësit shkencor dhe profesorit universitar, prof. ass. dr. Sejdi Gashit.

Sipas dr. Sejdi Gashit, autor i këtij studimi, “zhvillimi i shpejtë i medieve dhe i teknologjive të reja të komunikimit, gjatë viteve të fundit, ka ndikuar fuqishëm në gjuhë. Por, ndryshime në gjuhë kanë sjellë edhe mediet tradicionale, si shtypi i shkruar, radioja dhe veçanërisht televizioni”. Dr. Gashi sqaron se” studimi “Çështje sociolinguistike të terminologjisë në mediet e Kosovës dhe të Shqipërisë” synon të analizojë gjuhën e medieve, duke u fokusuar më së shumti te terminologjia, pra vështruar sipas një qasjeje sociolinguistike”.

Ndërkaq, prof. Naim Berisha-punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, që është njëri nga recensentët e këtij botimi,  shprehet se “libri i ri i autorit, prof. ass. dr. Sejdi Gashit, me titull “Çështje sociolinguistike të terminologjisë në mediet e Kosovës dhe të Shqipërisë”, sjell para nesh një kontribut të vyer nga fusha e gjuhësisë, duke trajtuar dhe hedhur dritë mbi shumë çështje aktuale dhe tematika me interes, sidomos në kontekstin e medieve”. 

Sipas prof. Berishës ”ky libër pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në botën tonë akademike, duke na sjell diçka të re që deri më sot nuk del e plotë në studimet tona për këtë fushë”. Edhe recensenti tjetër i këtij botimi, prof. Viktor Bakillari (studiues i gjuhës shqipe, leksikograf dhe përkthyes nga Tirana) e ka vlerësuar lart studimin e dr. Sejdi Gashit, me ç’ rast, mes tjerash ai shprehet: ”sot, në kohën e globalizmit e të trysnisë së shfrenuar të rrafshimit të kulturave dhe të anglishtëzimit të të gjitha gjuhëve e të gëlltitjes së të ashtuquajturave gjuhë të vogla (nënkupto asimilimit të tyre), krahas brezit të dekanëve të gjuhës, kemi edhe një plejadë studiuesish të rinj, të mbrujtur me vetëdije të epërme kombëtare dhe me dije të thella shkencore midis të cilëve është edhe dr. Sejdi Gashi, punonjës shkencor në Degën e Gjuhësisë të Institutit Albanologjik të Prishtinës”. Recensenti Bakillari në lidhje me librin nënvizon faktin se “autori, larg së qeni purist, mban një qëndrim koherent nga nisja deri në përfundim të këtij studimi, duke goditur shpërdorimet që i bëhen gjuhës në medie”.

Ai shton se “për autorin Gashi, gjuha shqipe është përbërësi kryesor i identitetit kombëtar shqiptar. Profesori nga Tirana vlerëson se “ky punim është i domosdoshëm për terminologët, për studentët që mbrojnë tema masteri dhe doktorate në lëmin e terminologjisë, si edhe për mediet e shkruara dhe ato pamore”.

Libri shkencor “Çështje sociolinguistike të terminologjisë në mediet e Kosovës dhe të Shqipërisë”, ka hyrjen dhe përfundimin edhe në gjuhën angleze. Ky është libri i gjashtë shkencor i dr. Sejdi Gashit dhe promovimi i tij do të bëhet më 3 maj në orën 13:00 në sallën e Kuvendit të Komunës së Istogut./epoka/KultPlus.com

Nesër ndalohet qarkullimi i veturave në Gërmi

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, me 1 maj, është ndaluar qarkullimi i veturave në Gërmi.

Në njoftim thuhet se për 1 maj ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në drejtim të parkut “Gërmia”, përveç autobusëve 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjeteve të policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së Inspektoratit dhe automjeteve emergjente.

“Linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali”, thuhet në njoftimin e komunës.

Jusuf Buxhovi promovon librin “Maqedonia nga antika deri te koha e jonë” në Tiranë

Akademia e Studimeve Albanologjike në Tiranë, ka promovuar librin “Maqedonia nga antika deri te koha e jonë” nga historiani Jusuf Buxhovi.

Nën udhëheqjen e Romeo Gurakuqit, gjatë eventit ai u shpreh se rëndësia e aktivitetit ka të bëjë me personalitetin e autorit dhe me temën mjaft të rëndësishme që është marrë në shqyrtim.

“Autori i librit, profesor Buxhovi, është para së gjithash një intelektual, gazetar dhe aktivist politik, pjesë se strukturës më rilindase dhe më pro europiane që ka nxjerrë bota shqiptare e 40 vitet e fundit, e drejtuar nga shtetari i mirëfilltë shqiptar, Doktor Ibrahim Rugova”, është shprehur Gurakuqi.

Ai ka treguar pak nga jeta e Buxhovit, duke treguar se ka arritur të shkruajë vepra kapitale për Historinë e shqiptarëve në Ballkan, dhe ato punime janë shkruar në liri, janë të “çliruara” nga skemat e ngurta që u janë ofruar dhe vazhdojnë t’u ofrohen, për fat të keq edhe sot e kësaj dite, publikut në dy anët e kufirit, mes dy shteteve shqiptare në Ballkan, ndër institucionet universitare.

“Maqedonia nga lashtësia në ditët tona” është një shkrim i historisë maqedonase i bërë i mundur të realizohet për shkak të një studimi të përmanent, 20 vjeçarë dhe skedimi sistematik të çdo studimi të shkruar deri më sot për Maqedoninë, ose për vendet e tjera të Ballkanit, që lidhen me fokusin e studimit, ka shtuar tutje ai.

Në vazhdim, Gurakuqi ka shtuar se ky libër është shkruar me saktësi shkencore, korrektesë akademike dhe bën dallim nga përpjekjet që bëhen në Shqipëri nga institucionet e ngarkuara.

“Ajo çfarë vuan aktualisht bota shqiptare është mungesa e përkthimeve të veprave mbi historinë tonë në anglisht, ndërkohë që professor Buxhovi ia ka dalë ta plotësojë këtë hapësirë të lënë bosh nga të gjitha institucionet shqiptare në dy shtetet, për studiuesit ndërkombëtarë, të cilët deri më tash kanë si version të ofruar përgjithësisht, studimet e autorëve të vendeve fqinje, por jo të autorëve shqiptarë”, shprehet tutje ai.

Gurakuqi ka thënë se libri i promovuar i kushtohet Maqedonisë, pjesës që nga antikiteti janë takuar “pllakat” kryesore etnike të rajonit, kulturat, religjionet dhe ku çështja e identitetit, përkatesisë është më së shumti e diskutueshme në historiografi dhe në politikë, deri në ditët tona.

“Për t’u kthyer në mënyrë të fokusuar tek libri ynë: “Maqedonia nga lashtësia në ditët tona”: është përspektiva e një shkrimtari illuminist shqiptar për Maqedoninë kuptuar shumë më gjërësisht se Republika e Sotme e Maqedonisë së Veriut; është përmbledhja e dijes së tij, arritur gjatë studimit permanent, kërkimit të vazhdueshëm arkivor dhe faktit që ai ka jetuar, në një Jugosllavi, një shtet, që për hirë të së vertetës, ka qenë më i emancipuar, më i përparuar dhe më i qytetarizuar se sa ishte Shqipëria e mbyllur dhe e dhunuar e Enver Hoxhës, Ramiz Alisë dhe ministrave të tyre pashpirtë të arsimit dhe shkencës;”, ka shtuar ai.

Tutje, Gurakuqi ka thënë se Buxhovi ecën në një rrugë krejtësisht të veten të rishikimit si historian dhe si dëshmitar i proceseve në tërësi në Kosovë./KultPlus.com

Simfonia e nëntë e Bethovenit shfaqet për publikun

Biblioteka Shtetërore e Berlinit po vendos në ekspozitë partiturën origjinale të Simfonisë së nëntë të Ludwig van Bethoven për të shënuar 200 vjetorin e premierës së veprës.

“Dorëshkrimi do të shfaqet në Stabi Kulturwerk, hapësira e ekspozitës së bibliotekës, nga 7 maji deri më 25 gusht”, njoftoi sot biblioteka.

“Lëvizja e fundit, me vendosjen e “Ode to Joy” (Oda e Gëzimit) të Schiller, gjithashtu do të shfaqet”, tha bibliotika.

Kjo pjesë e simfonisë është përdorur si himni evropian që nga viti 1985.

Simfonia u shfaq në premierë në Vjenë më 7 maj 1824. Fletët e shkruara të muzikës u lidhën në formë libri rreth vitit 1850.

Sekretari i Bethovenit, Anton Schindler ia shiti pjesët e para të partiturës Bibliotekës Mbretërore në Berlin që në vitin 1846, ndërsa pjesët e munguara pasuan në 1901.

Vendndodhjet e ndryshme të ruajtjes për pjesë të veçanta të dorëshkrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore nënkuptonin se ai nuk u ribashkua plotësisht deri pas ribashkimit gjerman.

Pjesa origjinale tani ruhet në Bibliotekën Shtetërore të Berlinit, ku mbahet nën masa të rrepta sigurie. “Si rregull, partitura autografike nuk del kurrë nga kasaforta”, tha Martina Rebmann, drejtuese e departamentit të muzikës Stabi.

Ajo u shfaq për herë të fundit për publikun e gjerë në vitin 2020, kur u shfaq si pjesë e një ekspozite për të shënuar 250 vjetorin e lindjes së Beethoven./ora/KultPlus.com

Ishte nominuar dikur për çmimin Nobel, fakte nga jeta e diktatorit të tmerrshëm Adolf Hitler

Adolf Hitler, një nga diktatorët më të këqinj ndonjëherë, mbase edhe më i keqi në tërë historinë njerëzore, ishte përgjegjës për 60 deri në 85 milion vdekje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Emri i tij sjell konotacione të vrasjes, mjerimit, luftës, holokaustit dhe përpjekjes së shfarosjes së çifutëve dhe minoriteteve tjera. Pavarësisht se Hitleri ishte një nga njerëzit më të dokumentuar në historinë njerëzore, ende ka pak fakt të njohura për të. Sot janë bërë 133 vite që kur ai lindi, prandaj KultPlus iu sjellë këto fakte të padëgjuara rreth tij.

Hitleri duhej të jetonte në strehimore për të pastrehët për një kohë: Si shumë austriakë, edhe Hitleri filloi të tërhiqej nga idetë nacionaliste gjermane që nga mosha e re. Babai i tij vdiq kur ai ishte 14 vjeç, dhe më pas performance e Hitlerit në shkollë ra. 2 vite më vonë ai ndërroi shkollën dhe u regjistrua në një shkollë në Austrinë e Epërme.Nëna e tij vdiq nga kanceri I gjirit në moshën 47 vjeç. Ndërsa në moshën 18-19 vjeç, ai u refuzua nga Akademia e Arteve të Bukura, pasi u shpall  i papërshtatshëm për pikturë. Hitleri nisi të shiste piktura, por për shkak të mungesës së cilësisë dhe burimeve, ai dështoi. Ai vazhdonte të lëvizte nga një vend në tjetrin, pasi kursimet e tij gradualisht zvogëloheshin dhe stili i jetës u përkeqësua. Gjysëm i uritur dhe i ngrirë, i duhej të jetonte në strehimore në Vjenë, por pas 3 vitesh ai mori trashëgiminë e babait të tij dhe u transferua në Mynih.

Hitleri u verbua përkohësisht të paktën një herë nga sulmi me gaz: Gjatë sulmit në kampin e tij me 15 tetor 1918, gjaatë Luftës së Dytë Botërore u verbua përkohësisht dhe u shtrua në spital. Gjatë kohës sa ishte atje, ai mësoi për humbjen e Gjermanisë dhe armëpushimin me Britaninë e Francën. Thuhet se kur dëgjoi një lajm kaq të tmerrshëm për gjermanët, pësoi verbërim të përkohshë.

Vuante nga sëmundja e Parkinsonit: Studiuesit kanë sugjeruar që Hitleri vuante nga një numër sëmundjesh, përfshiirë edhe sëmundjen e Parkinsonit. Disa e përshkruanin atë si një psikopat neurotic. Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim degjenerues i sistemit nervor qendror, që ndikon në lëvizjen, kujtesë, në të menduarit dhe sjelljet e pacientit.

Hitleri nuk vizitoi kurrë një kamp përqendrimi: Shumica e 11 milion hebrenjve, dhe pakicave të tjera të vrarë gjatë Holokaustit nga forcat naziste të Hitlerit, u vranë në 1200 kampe të përqendrimit nazist. Kampi i parë u krijua në Gjermani me 1933, ato u ndërtuan për të mbajtur dhe torturuar organizatorët e sindikatave dhe kundërshtarët politikë. Hitleri nuk vizitoi kurrë një kamp të tillë, edhe pse këto kampe ishin të ndërtuara në lindje. Kjo distancë që mbajti Hitleri mes vetes dhe vendit të vrasjes, ka nxitur pretendimet e bëra nga mbështetësist neo-nazistë se Hitleri nuk ishte përgjegjës për atë që po ndodhte.

Hitleri dëshironte të bëhej prift kur ishte fëmijë: Ai lindi nga një nënë katolike dhe një baba antiklerik. Kur ishte 8 vjeç, ai këndonte në korin e kishave dhe mori mësime për të kënduar që të përmirësonte vokalin e tij. Ai madje aspironte të behej prift.

Hitleri merrte kokainë dhe koktej drogash në mënyrë të rregullt: Ai përdori një inhalator për të marrë rregullisht kokainë, për të ndihmuar problemet e fytit dhe sinusit, nga të cilat vuante. Gjithashtu përdori pikat e syve të përziera me 10% kokainë. Mjeku i Hitlerit, Dr Theodore Morel ishte përgjegjës për përshkrimin e këtyre ilaçeve dhe hetuesit amerikanë deshën ta dinin nëse  Morell, ishte një agjent i dyfishtë që përpiqej ta dëmtonte shëndetin e tij.

Hitleri u nominua për çmimin Nobel për paqe në 1939: Stalini dhe Hitleri, të dy personazhet u nominuuan për çmimin Nobel për paqe. Por nominimi i Hitlerit supozohej të ishte një ironi dhe shaka. Një anëtar i parlamentit suedez nominoi atë, me synimin që të kritikonte qeverinë suedeze. Kjo gjë nuk u prit mirë dhe ai u detyrua të tërhiqte këtë nominim.

Hitleri hoqi një pjesë të mustaqeve të tij, pasi ato gati e vranë atë: Mustaqet e Hitlerit nnuk ishin gjithmonë ashtu si duken. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai kishte mustaqe të plota. Por gjatë sulmeve me gaz, Hitleri nuk mund të hiqte maskën e tij të frymëmarrjes nga fytyra e tij për shkak të mustaqeve, kështu ai pothuajse vdiq për shkak të pranisë së gazit. Si rezultat, mbikëqyrësit e Hitlerit urdhëruan atë të hiqte mustaqet e tij, për të lehtësuar veshjen e maskave të gazit.

Si përfundim, veprat e Hitlerit ishin aq shkatërruese, saqë emri i tij mbetet padyshim i njohur dhe i përçmuar nëpër botë edhe disa vite më vonë./gazetametro.net/ KultPlus.com

Dita Ndërkombëtare e Xhazit, UNESCO: Festohet në 190 vende

Sot kremtohet Dita Ndërkombëtare e Xhazit, e cila do të festohet në më shumë se 190 vende të botës. Mikpritësi zyrtar për festimet e këtij viti është caktuar qyteti i Tangier, në Marok. Kjo shënon herën e parë që një qytet në kontinentin afrikan pret Ditën Ndërkombëtare të Xhazit.

Tangier është si një enë ku shkrihen kulturat me njëra-tjetrën, i vendosur në udhëkryqin mes Evropës dhe Afrikës. Ai krenohet me një histori të gjatë dhe të pasur të xhazit dhe është i njohur për trashëgiminë e tij të këtij zhanri muzikor. Shumë artistë të xhazit me famë botërore kanë performuar dhe kanë kaluar kohë në Tangier, duke përfshirë këngëtaren Josephine Baker, saksofonistët Ornette Coleman dhe Archie Shepp, flautistin Herbie Mann dhe pianistin mjeshtër të xhazit Randy Weston, i cili jetoi në Tangier për shumë vite.

Festimet në Tangier kanë nisur më 27 dhe kulmojnë sot, më 30 prill. Veprimtaria përfshin një sërë programesh arsimore, aktivitete për studentë të të gjitha moshave dhe biseda rreth historisë së xhazit.

UNESCO inkurajon shkollat, universitetet dhe organizatat joqeveritare në mbarë botën për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Xhazit. Vendet ku performohet art, qendrat komunitare, sheshet e qyteteve, parqet, bibliotekat, muzetë, restorantet, klubet dhe festivalet organizojnë mijëra aktivitete, ndërsa radioja dhe televizioni publik shfaqin xhaz në Ditën Ndërkombëtare të Xhazit./atsh/KultPlus.com

Shtëpia e Kongresit në Lushnjë, Gonxhja: Do të zbatojmë vendimin e gjykatës

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se, “për Shtëpinë e Kongresit në Lushnjë do të ndjekim zbatimin e plotë të vendimit të gjykatës dhe respektimin e së drejtës së pronarit, sa i përket qirasë dhe çdo detyrimi që buron nga ky vendim”.

Duke marrë fjalën në Kuvend, në interes të deputetit të opozitës Saimir Koreshi, për Shtëpinë e Kongresit dhe restaurimin e Kishës së Shën Mërisë, në Lushnjë, Gonxhja theksoi se, “për Shtëpinë e Kongresit në Lushnjë, do të ndiqen të gjitha procedurat e vendimit të gjykatës”.

“Sa i takon Kishës së fjetjes së Shën Mërisë, që është në Bisht Qethëm në Lushnjë, ka dështuar vjet 4 herë procedura, pasi ka qenë procedurë me një vlerë të vogël dhe nuk ka pasur interes. Do të mundohemi me hapjen e buxhetit të këtij viti, për shkak të riorganizimit dhe krijimit të MEKIT të bëjmë një procedurë më të plotë me disa objekte bashkë dhe ta realizojmë”, sqaroi Gonxhja.

“Megjithatë vuri në dukje Gonxhja, është e lejueshme dhe zbatimi i një projekti nga vetë priftërinjtë e kishës me kusht që projekti të kalohet në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë së Mbrojtjes së Kulturës”./atsh/KultPlus.com

‘Gabimet’ që kushtuan Intel shtatë miliardë dollarë

Kompania kaliforniane e teknologjisë Intel njoftoi se në vitin 2023 regjistroi një humbje operative prej shtatë miliardë dollarësh në ndarjen e prodhimit të çipave.

Rezultati u përkeqësua në krahasim me vitin 2022 kur Intel postoi një humbje operative prej 5.2 miliardë dollarësh, raporton CNBC.

Divizioni i çipave të Intel ka të ardhura prej 18.9 miliardë dollarësh vitin e kaluar, nga 27.5 miliardë dollarë në 2022.

Kjo është hera e parë që Intel raporton të ardhurat totale vetëm për divizionin e saj të çipave.

Në një video promovuese, Intel tha se humbja operative në divizionin e saj të çipave ishte për shkak të “vendimeve të marra në të kaluarën”.

CEO i Intel, Patrick Gelsinger, deklaroi në mënyrë specifike se kompania po adopton “ngadalë” teknologjinë EUV, e cila prodhon gjysmëpërçuesit më të avancuar të sotëm, dhe shtoi se humbjet pritet të mbulohen nga të ardhurat nga operacionet e ardhshme./alsatm/ KultPlus.com

Presidentja Osmani falënderon ligjvënësit e PE-së: Ishit kampionë të popullit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar ligjvënësit evropian që në këtë mandat kanë mbështetur vazhdimisht Republikën e Kosovës në rrugën e saj evropiane. Ajo ka falënderuar edhe presidenten Roberta Metsola që ngritën zërin për popullin e Kosovës.

“Kosova ishte e bekuar që kishte miq, aleatë, avokatë të panumërt eurodeputetë që na qëndruan pranë  në Parlamentin Evropian. Ata vazhdimisht mbështetën vendosmërinë tonë të qartë ndaj BE-së, përkrahën me këmbëngulje procesin e liberalizimit të vizave dhe ishin kampionë të vërtetë të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.

Handan Hoxha, tenistja e parë shqiptare

Handani kujton se ka qënë shumë e vogël për të fiksuar moshën se kur ka luajtur për herë të parë tenis. Me një raketë të sajuar vetë dhe me një top, ajo mban mend se luante papushim vetëm në oborrin e shtëpisë së vjetër, një vilë tipike borgjeze e viteve ‘30, në zonën pas televizionit shqiptar, në kryeqytet.

Handan Hoxha ka qenë vetëm 15 vjeçe kur i ati, një burrë i shkolluar, me 4 gjuhë të huaja, nëpunës në bankën tregtare, njeri shumë modern për kohën, e regjistron pa të keq në fushën e parë të tenisit që u hap në vitin 1942. Megjithëse kohë lufte kujton Handani, Sali Nallbani, një i ri tiranas i martuar me një italiane, kthehet nga Italia dhe ndërton vetë një fushë tenisi në zonën e Shallvareve. Të gjithë ata që shkonin për të luajtur tenis ishin një grup djemsh të shkolluar në shkollat më të mira të Europës. Midis tyre ishte edhe Handani, tenistja e parë shqiptare, aktualisht 85 vjeçe. Ajo pranon të ndajë me ne historinë e jetës së saj.

Rrëfimi
Handani e ka të vështirë të sjellë në mendje sesi ishte fiksuar pas tenisit dhe sesi kishte dëgjuar për herë të parë rreth këtij sporti. Por tregon se ajo ishte e magjepsur pas sporteve në tërësi, sepse luante edhe volejboll edhe sporte të tjera. Ndoshta, kujton ajo më vështirësi, ka dëgjuar rreth tenisit në radio, në stacionet italiane. “Unë luaja gjithë ditën në oborrin e shtëpisë dhe në rrugicën e lagjes. E dëgjonim shumë radion, e mbanim gjithë kohës te stacionet italiane dhe unë s’e di sesi më është fiksuar tenisi. Por mbaj mend që luaja gjatë gjithë ditës dhe i thoja babait, që kam shumë qejf të mësoj të luaj tenis.
Në vitin 1942, kthehet në Tiranë Sali Nallbani. Me iniciativën e tij dhe me forcat e veta ai hap një fushë tenisi. Mbaj mend që babai na erdhi një ditë nga puna dhe më thotë: Handan do të çoj të luash tenis. Unë gati sa s’fluturova nga gëzimi. Babai ishte njeri shumë modern dhe s’pyeti njeri po më dërgoi. Sali Nallbani u gëzua aq shumë që ekipit të tij iu shtua një vajzë, femër saqë nuk më mori asnjëherë para dhe unë luaja të paktën dy orë në ditë pa paguar asgjë!! “Të gjithë ata që merreshin me tenis në atë kohë ishin djem dhe burra, që kishin ardhur nga jashtë shtetit. Ishin të shkolluar në shkollat më të mira të Europës. Ishin, si të thuash, pjesë e elitës së shoqërisë shqiptare!”, – tregon Handan Hoxha, emri i së cilës në arabisht do të thotë njeri i qeshur dhe optimist. Dhe me të vërtetë, Handani e reflekton më së miri këtë natyrë në karakterin e saj; rrezaton e gjitha me at buzëqeshjen e saj, veçanërisht ky rrëfim që e ka kthyer shumë vite pas, e ka mbushur të terën plot nostalgji.

E motra e saj, Suzi, na tregon se emrat ua ka vendosur gjyshi i tyre, Asaf Hoxha, një jurist i diplomuar në Turqi, një prej themeluesve të shkollës së parë shqipe në qytetin e Gjirokastrës, qytet i origjinës së tre motrave Hoxha. Suzan Hoxha është edhe hartuesja e librit të parë të solfezhit në Shqipëri. Ajo tregon se e motra e saj, Handan theu një tabu në Tiranën e viteve ‘40. Ishte e para femër që mori mësime tenisi dhe arriti madje të dalë edhe kampione në kampionatin e parë të zhvilluar në ato vite. “Pas Handanit u regjistruan edhe vajza të tjera, si Safete Beshiri, Lule Bishqemi e Vjollca Greblleshi. Kjo bëri që ndeshjet e tenisit të ndiqeshin jo vetëm nga meshkujt, por edhe nga femrat, pasi kështu u thyen shumë akuj…”, – tregon motra më e vogël, Suzi. Nerimani, motra tjetër e familjes Hoxha e diplomuar për rusisht, plotëson duke treguar se kampion për meshkujt në tenis në at kohë doli Isuf Vrioni. Ajo tregon se pas vitit 1944, kohë në të cilën Shqipëria u çlirua dhe u vendos regjimi komunist, tenis luante edhe Ministri i Arsimit i kohës, Sejfulla Malëshova. “Mbaj mend që Sali Nallbani, kur luante me Malëshovën i hidhte topa të lehtë dhe e linte që ky të fitonte. Por kur Malëshova luante me motrën tonë, kjo e fundit e rrihte gjithmonë dhe tregon se sa pak dinte ai nga tenisi”, – tregon Nerimani.

Gjyshi ynë kishte mbaruar shkollën e lartë për jurist në Turqi, vinte nga familje e pasur dhe shkolloi edhe babain në Janinë në shkollën “Zosimea”. Prej kësaj, por edhe prej librave që fshehtas siguronte gjyshi, babai ka qenë ndër mësuesit e parë në Gjirokastër. Ish-diktatori e përmend edhe në kujtimet e tij, që mësimet e para i ka marrë prej babait: “Mësues të parë kishim njëfarë Vehip Hoxha, që ishte djali i Asaf efendiut, kadi, njeri i mësuar shumë. Ata rrinin afër shtëpisë sonë, ishim edhe nga një soj. Se ku e kishte mësuar shqipen zoti Vehip, nuk e di, por sigurisht nga abetaret e Stambollit dhe vjedhurazi. Në atë kohë zoti Vehip ishte djalë i shkathët, me iniciativë dhe çapërxhi. Kishte dëshirë të madhe të na mësonte”, siç shkruan fjalë për fjalë. Mandej, babai u zhvendos në Korçë ku punoi si drejtor banke gjatë viteve ’30, më pas erdhi në Tiranë si nëpunës i lartë në Bankën Kombëtare, ku ishte përgjegjës i Thesarit.

Ne mësonim gjuhë të huaja me mësues privatë, shkonim gjithnjë për pushime, luanim sport. Handani ka qenë shumë e mirë në tenis, e para femër shqiptare që e ka ushtruar këtë sport, stërvitej më Sali Nallbanin. Vetëm atë ëndërr kishte, që të bëhej tenistja më e mirë dhe të përfaqësonte vendin e saj nëpër gara ndërkombëtare. Por, përveç kësaj, luante edhe basketboll, volejboll, ping-pong. Aq sa vëllai ynë sajoi një fushë të vogël ping-pongu që e vumë në oborrin e shtëpisë.

Tenisi ende edhe sot konsiderohet si sporti i shtresave të larta, jo të gjithë e luajnë. Kuptoni që njerëzit përreth babait ishin të gjithë aristokratë, edhe ata që luanin tenis po ashtu. Asgjë s’i pengon në këto kohëra, por fakti që nuk e bëjnë, do të thotë diçka. Të gjithë kanë luajtur qoftë edhe një herë basketboll apo volejboll, tenis jo. Duke qenë të rrethuar gjithnjë nga njerëz të tillë, nuk ndihej se bënim ndonjë të “pabërë”. Natyrisht që mund të kishte ndonjë rast që i çonte fjalë babait se ç’ishin gjithë këto lukse që po na mësonte, por ai ishte krejt indiferent. Babai ynë ishte “modernisimo” (nga italishtja, shumë modern) nxiton të shtojë Handani, meqenëse biseda ishte fokusuar te sporti, e vetmja pikë ku indiferentizmi i saj, tashmë edhe prej moshës, ngacmohej.

Tre motrat e pandara, një jetë në shoqëri të njëra-tjetrës. 30 vite e 6 muaj i përjetuan në internim. Diktatura do t’u rrëmbente gjithçka, shtëpi e çifligje. Asnjëra prej tyre nuk u martua kurrë. Jetojnë prej 23 vitesh, që kur u kthyen nga fshati Savër i Lushnjës, në apartamentin e pallatit që u ndërtua në tokën e vilës së tyre të dikurshme, që babai kishte ndërtuar.

Fuqitë i kanë të pakta, dëshirën për t’u rikthyer në kohët e liga, po ashtu. Megjithatë, pas shumë këmbënguljesh, sidoqoftë, rikthehen edhe një herë në ato vite që tashmë u shfaqen mjegullt, sepse datojnë që në kohën e Zogut, kur jeta e tyre ishte e ndritur. Pyetjeve u përgjigjet kryesisht më e madhja, Suzi. Në rast se nuk e ka dëgjuar mirë, Nermini ndërhyn t’ia përsërisë edhe një herë. Ndërsa Handani rri thuajse pa folur në kolltukun e saj të rehatshëm. Gjallërohet vetëm kur fjala shkon te sporti, kryesisht tenisi, dashuria e saj e parë dhe e vetme.

Burimi: “Koha Jonë” nga Eljona Ballhysa & “Panorama” viti 2013 / ALVA – V. D./ KultPlus.com

‘Oj Hanë’, interpretim i mrekullueshëm nga familja Qena (VIDEO)

KultPlus ju sjell këngën “Oj Hanë” të Muharrem Qenës, të interpretuar nga familja Qena. Kjo këngë është njëra nga veprat të cilat e bëjnë të paharrueshëm artistin e madh Qena.

Më poshtë gjeni tekstin dhe videon e këngës:

Oj hane duku n’kët natë
M’shoqno në vetmi se të gjithë më kan lan
O zemra me rënkon për dashuni që ma s’kam
M’shoqno në vetmi se të gjithë më kan lan
O zemra me rënkon për dashuni që ma s’kam

Duku oj hanë edhe shkëlqe, vetmitare si une je
Unë rri me kangë e ti me dritë
O ndjenjat tona i kan grabitë
Unë rri me kangë e ti me dritë
O ndjenjat tona i kan grabitë

Oj hane,oj kangë,oj nat,i vetëm un jam

Por nata mbështjellë vetëm gjithësinë
Askund nuk shkëndin ndoj yll me m’shoqnu
M`kan lan e m`kan braktis që m’kan dashunu
Askund nuk shkëndin ndoj yll mem shoqnu
M`kan lan e m`kan braktis që m`kan dashunu

Hana mshifet o lart mbi re
Vetëm kanga mu më njeh

I vetmum me brenga t’mdha
Shkoj n’harrese sot si cdo gja

Oj hanë,oj kangë,oj natë,oj nanë
I vetem unë jam./KultPlus.com

Presidentja Osmani pret në takim Peneveyren, flasin rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretaren e Shtetit dhe Shefen e Divizionit për Evropë dhe Azi në Departamentin Federal për Punë të Jashtme në Konfederatën Zvicerane, ambasadoren Muriel Peneveyre.

Kështu bën të ditur Presidenca në një postim në Facebook.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare, si dhe për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin Kosovë-Zvicër.

Osmani potencoi në veçanti raportet e shkëlqyera në mes të dy shteteve, ndërsa shprehu rëndësinë e thellimit të mëtejme të bashkëpunimit ndërshtetëror.

Në këtë frymë, e para e vendit tha se mërgata shqiptare vazhdon të jetë një urë e fortë lidhëse ndërmjet dy shteteve dhe se ka potencial të jashtëzakonshëm për forcimin e mëtejmë të partneritetit bilateral.

“Në takim, Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit zviceran ndaj Republikës së Kosovës, përfshirë edhe përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke vënë theksin në impaktin e drejtpërdrejt që ky anëtarësim do të kishte në fuqizimin e të drejtave të njeriut, forcimin e demokracisë, si dhe sundimin e ligjit”.

Nis mbulimi i fushave të tenisit në Prizren, ministri Çeku: Tenisi më nuk do të jetë sport sezonal

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se në qytetin e Prizrenit ka filluar me mbulimin e fushave të tenisit, për ta shëndrruar në sport aktiv për çdo sezonë të vitit.

Ministri i MKRS, Hajrulla Çeku, po ashtu ka njoftuar se kjo nismë do të vazhdojë edhe në qytetet e tjera.

“Tenisi më nuk do të jetë sport sezonal. Nisim me mbulimin e fushave të tenisit në Prizren, për të vazhduar edhe me qytetet tjera.

Në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës po investojmë për konsolidimin e kushteve infrastrukturore në tenis, në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare”, thuhet në shrkimin e Çekut./ KultPlus.com

‘Andrra në tren’, festa e xhazit nga Tirana në Shkodër, tema e edicionit të gjashtë veshjet e viteve 1950

Në ditën ndërkombëtare të muzikës xhaz është mbajtur edicioni i 6 i “Suing Maratone”. Me veshje të viteve 1950 dhe muzikë xhaz, treni i linjës Vorë-Shkodër ka shënuar edhe këtë vit një festë ndryshe organizuar nga Hemingui Tirana.

Me veshje të viteve ‘50, njësoj si në filma bardhezi, me muzikë, kërcime e hare mbërriti në Shkodër treni që udhëtoi nga Tirana në ditën ndërkombëtare të muzikës Jazz….

Swing Maratonë zhvilloi edicionin e gjashtë të saj që është kthyer tashmë në një festë traditë. Të apasionuarit pas muzikës Jazz dhe stileve të veshjeve të para 80 viteve shijuan udhëtimin “Andrra N’Tren”…..

Festës ju bashkua edhe kreu i bashkisë Shkodër Benet Beci.

Në udhëtimin që zgjat rreth 5 orë me trenin e linjës Vorë-Shkodër, pjesëmarrësit nga e gjithë Shqipëria por edhe shumë të huaj festuan nën ritmet e muzikës dhe shijuan ndalesat gjatë rrugës. Përgjatë qytetit të shoqëruar nga banda muzikore mbërritën në pedonale …

Festa nën ritmet e muzikës Jazz vijoi deri në orët e vona ndërsa iu bashkuan edhe shumë qytetarë shkodran që shijuan maratonën e Jazzit organizuar për të gjashtin vit nga Hemingëay Tirana./balkanweb/KultPlus.com

Nivel i lartë i ndotjes së liqenit të Ohrit

Këto foto të realizuara nga një aeroplan tregojnë ndotjen e liqenit të Ohrit, i cili në disa pjesë është aq alarmues saqë duhet të ndërmerren masa të menjëhershme.

Në vend të ngjyrës së pastër blu, uji i liqenit këtu ka ngjyrë kafe të errët. Nga “Ohri SOS” thonë se fotot ilustrojnë ndotjen e liqenit të Ohrit nga lumi Sateska, raporton Alsat M, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo perspektivë jep pamje të qartë të problemit prej dekadash të devijimit të rrjedhës së lumenjve në liqen. Shumica e degëve, për fat të keq, janë të ndotura dhe i gjithë ai sediment përfundon direkt në liqen. Institucionet si zakonisht nuk reagojnë, për ta ky nuk është problem”, tha Ohri SOS.

Ambientalistët dyshojnë se ndotja e liqenit vjen edhe nga ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër, e cila një dekadë është në ndërtim e sipër. Ata thonë se lumi Sateska është një nga ndotësit më të mëdhenj të liqenit që nga viti 1962, që kur është futur në liqen.

“Kjo situatë është pasojë e rritjes së nivelit të ujit, degëve që sjellin sasi të mëdha sedimentesh nga masivët malorë dhe shkrirjes së borës. Por, inspektorët kompetentë të mjedisit duhet sa më parë të hetojnë nëse kjo është edhe rezultat i aktiviteteve ndërtimore që po zhvillohen në magjistralen Ohër-Kërçovë”, tha ambientalisti, Gjoko Zoroski.

Qendra për Shëndet Publik në Ohër thotë se 80 për qind e analizave të mostrave të marra nga lumi Sateska para bashkimit të tij në liqenin e Ohrit tregojnë devijime nga parametrat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike, ndërsa uji në të shpeshtën e rasteve i përket klasës së tretë ose të katërt.

“Sigurisht, punët ndërtimore që janë duke u zhvilluar vitet e fundit në pjesën e autostradës Ohër-Kërçovë, në afërsi të shtratit të lumit Sateska, kanë ndikimin e tyre shtesë të shtuar në ndotjen e Sateskës, e kështu edhe në liqenin e Ohrit”, u shpreh Qendra për Shëndet Publik Ohër.

Ata thonë se sasia e madhe e sedimentit, rërës dhe dheut që bart me vete lumi Sateska dhe vendoset në fund të liqenit të Ohrit, respektivisht në vetë grykën e lumit në liqen, i cili më pas shpërndahet në rrethinën më të gjerë nga derdhja, që paraqet ngarkesë serioze për ekosistemin e liqenit. Ndryshe, në proces është kthimi i Sateskës në shtratin e vjetër, i cili duhet ta zgjidhë këtë problem.

13 vite nga martesa e Kate Middleton dhe Princit William (FOTO)

Princi William dhe Kate Middleton kanë këtë të hënë, më 29 prill, përvjetorin e martesës dhe kanë zgjedhur ta festojnë këtë rast me një foto të panjohur nga dita e tyre e dasmës.

Çifti u martua më 29 prill 2011 në Westminster Abbey në Londër, ku ceremonia u transmetua drejtpërdrejt në të gjithë botën, përfshirë edhe vendin tonë.

Në mbishkrimin e fotos ata shkruajnë: “Sot 13 vite më parë” dhe emrin e fotografit, teksa janë fotografuar të buzëqeshur, me Kate Middleton që qëndron përballë bashkëshortit të saj, me vello.

Fotoja ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga përdoruesit e Instagram-it të cilët kanë nxituar t’i urojnë çiftit edhe dasmën, por edhe që Kate të shërohet pas betejës së saj me kancerin./abcnews/KultPlus.com

Në Kamenicë shfaqet dokumentari për Adem Demaçin, ‘Kampi i Ferrit’

Sonte në Kamenicë do të shfaqet filmi dokumentar “Kampi i Ferrit”.

“Ky film dokumentar paraqet jetën dhe veprën e veprimtarit dhe simbolit të rezistencës kombëtare Adem Demaçi”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Filmi i cili mban autorësinë e Valon Bajramit do të shfaqet duke filluar nga ora 20:00 në sheshin “Metush Krasniqi”.

Dokumentari në fjalë vjen në Kamenicë në kuadër të Manifestimit Tradicional ‘Lulëkuqet e Prillit”.

DJ me nam ndërkombëtar Black Coffee, pjesë e Sunny Hill Festival

Këtë vit, dyfish më shumë artistë të mëdhenj ndërkombëtar e vendorë do ngjiten në skenat e Sunny Hill Festival.

Në edicionin që do të jetë më i madhi deri më tani për nga numri i skenave dhe artistëve do të performojë edhe emri më i dashur i zhanrit dhe kategorisë së tij – DJ Black Coffee, njofton Klankosova.tv.

Black Coffee momentalisht është një nga DJ me të njohur në botë. Nga turmat në Ibizia e deri te performancat me mijëra persona në festivale me nam e nëpër klube të ndryshme të botës, Black Coffe ka arritur që emri i tij të jetë përkrah artistëve të njohur si Drake, Alicia Keys, P Diddy e shumë të tjerë.

Ai u bë i pari afrikan që fitoi çmimin Grammy për albumin më të mirë Dance/Electronic me “Subconsciously”.

Artisti nga Afrika Jugore, u bë DJ i parë afrikan që performoi në  “Madison Square Garden” në New York ku shiti të gjitha biletat për koncertin e tij në atë që jo-zyrtarisht njihet edhe si vendi më i famshëm për të performouar.

Këtë vit Sunny Hill do të mbahet nga 25 deri më 28 gusht në Parkun Sunny Hill në Bërnicë të Poshtme. Artisti i pari i konfirmuar nga Festivali ishte sensacioni i stilit afro-fusion dhe fituesi i çmimit Grammy, Burna Boy.

WhatsApp-i po sjell ndryshimin e shumëpritur

Aplikacioni WhatsApp po zhvillon një funksion të ri që do t’ju lejojë të telefononi njerëzit drejtpërdrejt nga aplikacioni, pa i ruajtur në listën e kontakteve, raporton “WABetaInfo”.

Kjo risi do të jetë e disponueshme për ata që kanë aplikacionin beta për Android, versioni 2.24.9.28.

WhatsAppi nuk ka lejuar t’a telefononi dikë nga aplikacioni nëse numri nuk ka qenë i regjistruar në listën e kontakteve.

Nuk ka ende detaje se kur kjo veçori mund të jetë e disponueshme për përdoruesit në mbarë botën, por zakonisht nuk kalon shumë kohë kur veçoria fillimisht testohet në versionin Beta./KultPlus.com

Shkrimtarët që formësuan botën moderne

Përkundër keqkuptimit popullor, Mesjeta nuk ishte një “epokë e errët” në historinë tonë kolektive. Jo vetëm që termi është një pikëpamje perëndimore – qendrore e botës (ndërsa Evropa dhe ish-territoret e Perandorisë Romake Perëndimore vuajtën me të vërtetë periudha të gjata të vuajtjes shoqërore dhe çrregullimit, shumë zona të tjera të botës lulëzuan gjatë së njëjtës periudhë dhe vazhdimi i Perandorisë Romake, Perandoria Bizantine, ishte në kohën e saj më të qëndrueshme dhe me ndikim gjatë të ashtuquajturës Epokë e Errët), është gjithashtu e pasaktë.

Imazhi popullor i fshatarëve injorantë dhe murgjve të sekuestruar që jetojnë në injorancë dhe besëtytni ndërsa bota ra në errësirë, ishte kryesisht trillim. Ajo që shënoi Mesjetën në Evropë më shumë se çdo gjë tjetër ishte mbizotërimi i Kishës Katolike dhe paqëndrueshmëria politike (të paktën krahasuar me shekujt e dominimit të qëndrueshëm Romak). Kisha, duke parë filozofinë dhe letërsinë greke dhe atë tradicionale romake si pagane dhe një kërcënim, shkurajoi studimin dhe mësimin e tyre dhe shpërbërjen e një bote të unifikuar politike në shumë mbretëri dhe dukate të vogla.

Rezultat i këtyre faktorëve ishte zhvendosja nga një fokus intelektual i përqendruar tek njeriu, në atë që festonte gjërat që e mbanin shoqërinë të bashkuar: besime të përbashkëta fetare dhe kulturore. Rilindja ishte një periudhë që filloi në shekullin e 14-të dhe zgjati deri në shekullin e 17-të. Larg nga një befasi e papritur drejt arritjeve shkencore dhe artistike, ishte me të vërtetë një rizbulim i filozofive dhe artit njerëzor-qendror të botës antike, së bashku me forcat kulturore që e çuan Evropën drejt revolucioneve shoqërore dhe intelektuale që festuan trupin e njeriut dhe u gëzuan afër -nostalgjia për veprat romake dhe greke që papritmas u duk përsëri moderne dhe revolucionare.

Larg nga një frymëzim i përbashkët për mrekulli, Rilindja u ndez në një pjesë të madhe nga shembja e Perandorisë Bizantine dhe rënia e Kostandinopojës në Perandorinë Osmane. Fluksi masiv i njerëzve që largohen nga Lindja në Itali (më së shumti Firence, ku realitetet politike dhe kulturore krijuan një ambient mikpritës) i riktheu këto ide në vëmendje. Në të njëjtën kohë pothuajse, Vdekja e Zezë shkatërroi popullatat në të gjithë Evropën dhe i detyroi të mbijetuarit të mos mendonin për jetën e përtejme, por ekzistencën e tyre fizike, duke zhvendosur fokusin intelektual në shqetësimet e lidhura me tokën. Është e rëndësishme të theksohet se si në shumë periudha historike, njerëzit që jetonin gjatë Rilindjes kishin pak ide se ishin gjallë gjatë një periudhe kaq të famshme kohore. Jashtë arteve, Rilindja pa rënien e fuqisë politike të Papatit dhe rritjen e kontakteve midis fuqive evropiane dhe kulturave të tjera përmes tregtisë dhe eksplorimit. Bota u bë në thelb më e qëndrueshme, e cila nga ana tjetër lejoi njerëzit të shqetësohen për gjëra përtej mbijetesës themelore, gjëra të tilla si arti dhe letërsia.

Disa nga shkrimtarët që u shfaqën gjatë Rilindjes mbeten shkrimtarët më me ndikim të të gjitha kohërave dhe ishin përgjegjës për teknikat letrare, mendimet dhe filozofitë që janë huazuar dhe eksploruar edhe sot. Leximi i veprave të këtyre 11 shkrimtarëve të Rilindjes do t’ju japë jo vetëm që një ide të mirë të asaj që karakterizoi mendimin dhe filozofinë e Rilindjes, por gjithashtu do t’ju japë një zotërim të fortë të shkrimit modern në përgjithësi, sepse këta shkrimtarë janë vendi ku filloi sensi ynë modern i letërsisë.

WILLIAM SHAKESPEARE: Nuk diskutohet për letërsinë pa përmendur Shekspirin. Ndikimi i tij thjesht nuk mund të mbivlerësohet. Ai krijoi shumë fjalë akoma në përdorim të zakonshëm anglez edhe sot (duke përfshirë shkëlqimin befasues, i cili mund të jetë arritja e tij më e madhe), ai shpiku shumë fraza dhe idioma që përdorim edhe sot (sa herë që përpiqesh të thyesh akullin, thuaj një lutje të shkurtër Bill), dhe ai kodifikoi histori të caktuara dhe pajisje komploti që janë bërë fjalori i padukshëm i çdo historie të përbërë. Heck, ata ende i përshtatin shfaqjet e tij në filma dhe media të tjera mbi bazë vjetore. Nuk ka fjalë për fjalë asnjë shkrimtar tjetër që ka pasur një ndikim më të madh në gjuhën angleze, me përjashtim të mundshëm të …

GEOFFREY CHAUCER: Ndikimi i Chaucer mund të përmblidhet në një fjali: Pa të, Shekspiri nuk do të ishte Shekspir. Jo vetëm që “Përrallat Canterbury” të Chaucer shënuan herën e parë që anglishtja u përdor për një vepër serioze të ambicies letrare (anglishtja po konsiderohej gjuhë “e zakonshme” për të paarsimuarit në kohën kur familja mbretërore e Anglisë ende e konsideronte veten në shumë mënyra franceze, dhe në fakt frëngjishtja ishte gjuha zyrtare e gjykatës), por teknika e Chaucer për të përdorur pesë strese në një linjë ishte një paraardhës i drejtpërdrejtë i pentametrit jambik të përdorur nga Shekspiri dhe bashkëkohësit e tij.

NICHOLAS MACHIAVELLI: Ka vetëm një grusht shkrimtarësh, emrat e të cilëve kanë mbiemra (shih Shekspirian), dhe Machiavelli është një prej tyre falë veprës së tij më të famshme, “Princi”. Fokusi i Machiavelli në tokë në vend të fuqisë qiellore është tregues i ndryshimit të përgjithshëm që po ndodh gjatë jetës së tij ndërsa Rilindja fitoi energji. Koncepti i tij se ekzistonte një ndarje midis moralit publik dhe atij privat, dhe miratimi ndaj dhunës, vrasjes dhe hileve politike për të fituar dhe mbajtur pushtetin, është vendi ku ne marrim termin Machiavellian kur përshkruajmë politikanë djallëzorë ose intrigantë të shkëlqyeshëm. Disa janë përpjekur të rindërtojnë “Princin” si një punë satirë apo edhe një lloj manuali revolucionar (duke argumentuar se audienca e synuar ishte në të vërtetë masa e shtypur në një përpjekje për t’i treguar atyre se si të përmbysnin sundimtarët e tyre), por pothuajse nuk kishte rëndësi; Ndikimi i Machiavelli-t është i pakontestueshëm.

MIGUEL DE CERVANTES: Gjërat që ju i konsideroni romane janë një shpikje relativisht e re dhe “Don Kishoti” i Miguel de Cervantes në përgjithësi konsiderohet të jetë një nga shembujt e parë, nëse jo i pari. Botuar në 1605, është një vepër e Rilindjes së vonë që meriton gjithashtu formësimin e shumë prej asaj që tani është gjuha moderne spanjolle; në atë kuptim, Servantesi duhet të konsiderohet si i barabartë me Shekspirin për sa i përket ndikimit kulturor. Cervantes luajti me gjuhën, duke përdorur lojëra fjalësh dhe kontradikta për efekt humoristik dhe imazhi i Sanços besnik, duke ndjekur me mjerim mjeshtrin e tij të mashtruar ndërsa ai fjalë për fjalë anonte në mullinjtë e erës ka qëndruar në shekuj. Romanet që fillojnë nga Idioti i Dostojevskit deri te “Psherëtima e fundit e Moorit” të Rushdie janë ndikuar shprehimisht nga “Don Kishoti”, duke vendosur ndikimin e tij të vazhdueshëm letrar.

DANTE ALIGHIERI: Edhe nëse nuk dini asgjë tjetër për Danten ose Rilindjen, keni dëgjuar për veprën më të madhe të Dantes, “Komedia Hyjnore”, e cila ende kontrollohet me emër nga një larmi veprash të ditëve moderne siç është “Inferno” i Dan Brown; në fakt, çdo herë që i referoheni një “rrethi ferri” po i referoheni vizionit të Dantes për mbretërinë e Satanit. “Komedia Hyjnore” është një poezi që ndjek vetë Danten ndërsa udhëtonte nëpër ferr, purgator dhe parajsë. Është jashtëzakonisht komplekse në strukturën dhe referencat e saj, dhe mjaft e bukur në gjuhën e saj edhe në përkthim. Ndërsa merret me shumë tema teologjike dhe fetare, ajo tregon gjurmët e saj të Rilindjes në shumë mënyra që Dante kritikon dhe komenton mbi politikën, shoqërinë dhe kulturën bashkëkohore Fiorente. Të kuptuarit e të gjitha shakave, fyerjeve dhe komenteve është e vështirë për lexuesin modern, por ndikimi i poezisë ndihet në të gjithë kulturën moderne. Përveç kësaj, sa shkrimtarë njihen vetëm me emrin e tyre?

JOHN DONNE: Donne nuk është një emër i njohur jashtë anglisht dhe letërsisë, por ndikimi i tij në letërsi në vitet pasuese është epik. Konsideruar si një nga shkrimtarët më të hershëm “metafizikë”, Donne shpiku pak a shumë disa teknika letrare në veprat e tij komplekse, kryesisht kleçka e përdorimit të dy koncepteve në dukje të kundërta për të ndërtuar metafora të fuqishme. Përdorimi i tij i ironisë dhe toni shpesh cinik dhe i butë i punës, befason shumë njerëz të cilët mendojnë se shkrimet e vjetra janë me lulka dhe për t’u dukur. Puna e Donne gjithashtu përfaqëson zhvendosjen në fokus nga shkrimi që merrej pothuajse ekskluzivisht me temat fetare për të punuar, që ishte shumë më personale, në një trend të filluar në Rilindje që vazhdon edhe sot. Braktisja nga ana e tij e formave të ngurta, të rregulluara të letërsisë së mëparshme në favor të ritmeve më të rastësishme që ngjanin shumë me fjalimin aktual, ishte revolucionare, dhe dallgët nga inovacionet e tij janë ende kundër dritës moderne.

EDMUND SPENSER: Spenser nuk është aq shumë i njohur si Shekspiri, por ndikimi i tij në fushën e poezisë është po aq epik sa vepra e tij më e njohur, “Mbretëresha Faerie”. Ajo poezi e gjatë (dhe teknikisht e papërfunduar) është në të vërtetë një përpjekje mjaft haptazi sykofantike për të bërë lajka për mbretëreshën e atëhershme Elizabeth I; Spenser dëshironte dëshpërimisht të fisnikërohej, një qëllim që ai kurrë nuk e arriti dhe një poezi që lidhte Mbretëreshën Elizabeth me të gjitha virtytet në botë dukej si një mënyrë e mirë për ta bërë. Gjatë rrugës, Spenser zhvilloi një strukturë poetike të njohur ende si Spenserian Stanza dhe një stil të sonetit të njohur si Soneti Spenserian, të dyja këto të kopjuara nga poetë të mëvonshëm si Coleridge dhe Shakespeare. Pavarësisht nëse poezia është ëmbëlsira juaj, Spenseri shfaqet në të gjithë letërsinë moderne.

GIOVANNI BOCCACCIO: Boccaccio jetoi dhe punoi gjatë Rilindjes së hershme në Firence, duke prodhuar një vëllim të madh pune që vendosi disa nga rrënjët themelore të fokusit të sapo-humanist të epokës. Ai punoi si në italishten “popullore” (që do të thotë gjuhën e përditshme që njerëzit përdornin në të vërtetë) ashtu edhe në kompozime më zyrtare latine dhe puna e tij ndikoi drejtpërdrejt si te Chaucer ashtu edhe te Shekspiri, për të mos përmendur çdo shkrimtar që ka jetuar. Vepra e tij më e famshme, “Dekameroni”, është një model i qartë për “The Canterbury Tales” pasi përmban një histori kornizë të njerëzve që ikin në një vilë të largët për t’i shpëtuar Vdekjes së Zezë, duke argëtuar veten dhe duke treguar histori. Një nga teknikat më me ndikim të Boccaccio ishte dhënia e dialogut në një mënyrë natyraliste në vend të stilit tepër zyrtar të traditës. Sa herë që lexoni një linjë dialogu në një roman që ndihet i vërtetë, mund të falënderoni Boccaccio-n në njëfarë mënyre të vogël.

FRANCESCO PETRARCA: Një nga poetët më të hershëm të Rilindjes, Petrarka u detyrua të studionte juridik nga babai i tij, por e braktisi atë punë sapo i ati vdiq, duke zgjedhur të ndiqte studimet latine dhe shkrimet. Ai popullarizoi formën poetike të sonetit dhe ishte një nga shkrimtarët e parë që shmangu stilin formal, të strukturuar të poezisë tradicionale në favor të një qasjeje më rastësore, realiste ndaj gjuhës. Petrarka u bë jashtëzakonisht popullor në Angli, dhe kështu ka një ndikim të madh në letërsinë tonë moderne; Chaucer përfshiu shumë prej koncepteve dhe teknikave të Petrarkut në shkrimet e tij dhe Petrarku mbeti një nga poetët më me ndikim në gjuhën angleze edhe në shekullin e 19-të, duke siguruar që koncepti ynë modern i letërsisë në masë të madhe t’i atribuohej këtij shkrimtari të shekullit të 14-të.

JOHN MILTON: Fakti që edhe njerëzit që e konsiderojnë poezinë si diçka për t’u larguar sa më shpejt janë të njohur me titullin e veprës më të famshme të Miltonit, “Parajsa e Humbur”, ju tregon gjithçka që duhet të dini për këtë gjeni të Rilindjes së vonë. Milton, i cili bëri disa vendime të dobëta politike në jetën e tij dhe që shkroi shumë nga veprat e tij më të njohura pasi u verbua plotësisht, kompozoi “Parajsa e Humbur” në vargje të zbrazëta, një nga përdorimet më të hershme dhe më me ndikim të teknikës. Ai gjithashtu tregoi një histori tradicionale me temë fetare (rënia e njeriut) në një mënyrë befasuese personale, duke hedhur historinë e Adamit dhe Evës si një histori të brendshme reale, dhe duke u dhënë të gjithë personazheve (madje edhe Zotit dhe Satanit) personalitete të qarta dhe unike. Këto risi mund të duken të dukshme sot, por kjo në vetvete është një dëshmi e ndikimit të Miltonit.

JEAN-BAPTISTE POQUELIN (MOLIÈRE): Molieri ishte një nga shkrimtarët e parë të parë komedia të Rilindjes. Shkrimi me humor kishte ekzistuar gjithnjë, natyrisht, por Molieri e shpiku atë si një formë të satirës shoqërore që kishte një ndikim të jashtëzakonshëm në kulturën dhe letërsinë franceze në përgjithësi. Shfaqjet e tij satirike shpesh lexohen si të sheshta ose të holla në faqe, por bëhen të gjalla kur interpretohen nga aktorë të aftë që mund të interpretojnë linjat e tij ashtu siç ishin menduar. Gatishmëria e tij për të satirizuar ikonat dhe qendrat e pushtetit politik, fetar dhe kulturor ishte e guximshme dhe e rrezikshme (vetëm fakti që mbreti Luigji XIV e favorizoi atë shpjegon mbijetesën e tij) vendosi shenjën për shkrimin e komedisë që mbetet standardi në shumë mënyra sot.

GJITHÇKA ËSHTË E LIDHUR: Letërsia nuk është një seri ishujsh të izoluar të arritjeve; çdo libër, shfaqje apo poezi e re është kulmi i gjithçkaje që ka shkuar më parë. Ndikimi jepet nga puna në punë, hollohet, ndryshohet alkimikisht dhe risynohet. Këta 11-të shkrimtarë të Rilindjes mund të duken të vjetër dhe të huaj për lexuesin modern, por ndikimi i tyre mund të ndihet pothuajse në gjithçka që lexoni sot./express/KultPlus.com

Pianistja Ardita Statovci me koncert recital në Washington DC

Pianistja kosovare Ardita Statovci do të prezantohet me koncert recital në Washingtom DC, shkruan KultPlus.

Për këtë paraqitje ka njofruar vet Statovci e cila ka njoftuar se koncerti do të mbahet më 3 maj prej orës 19:30 në Washington Conservatory of Music.

Pianistja Statovci është prezantuar me shumë koncerte brenda dhe jashtë vendit, e cila është vlerësuar lart për performancën e saj pianistike./ KultPlus.com

Leonardo Da Vinci ka qenë shkencëtar po aq sa ishte edhe piktor

Me rastin e Akademisë solemne organizuar në shenjë të 20 vjetorit të themelimit të Albanian University.

Prof. Dr. Hivzi Muharremi

Në sallën solemne të Internacional Hotel Tirana u organizuan: hapja solemne e Manifestimit qëndror në programin e paradites dhe Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me rastin e 20 vjetorit të themelimit të këtij Institucioni Universitar me temën boshte: “Innovattion and Sustainobility: Challenges for a better future”.

Fjalën e hapjes në solemnite e kishte Rektori i Universitetit Prof. Dr. Pavllo Kongo ku ekspozeu i Rektorit u prezantu ne pika të shkurtëra rreth Historikut të Albanian University. Ai në mes të tjerash për ketë Universitet u shpreh: “ Albanian University është Institucion privat, i pavarur dhe laik i Arsimit të Lartë, i cili është licensuar në prill të vitit 2004, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqiperisë. Ky Institucion sivjet shënon 20 vjetorin e funksionimit të saj shumë të suksesshëm në të gjitha departamentet e fakultetve”. Pas përfundimit të Akademisë solemne në orët e pas ditës filloi Konferenca Shkencore me tema nga te gjitha Deprtamentet e Fakulteteve të Albanian University dhe përfundoi ditën e dyte të datës 27 prill 2024.

Në ketë manifestim pjesmarrës isha edhe unë nga Departamenti i dizajnit grafik të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara me temën: LEONARDO DA VINÇI (1452 – 1519) JETA DHE KRIJIMTARIA ARTISTIKE Në studimin t’im për jetën dhe krijimtarinë artistike të Leonardos, kryesisht ekspozeu i kumtesës sime është përqendruar në jetëshkrimin dhe krijimtarinë e tij artistike dhe shkencore. Nga punimi i studimit do t’i shkoqisë momementët më interesante të krijimtarisë artistike te kolosit artistit dhe shkenctarit më të njohur botëror veprimtaria e të cilit ka qenë shumë e begatë dhe i nduardnuarshëm. Krijimtaria artistike i të cilit fillon kah vitet e shtatëdhjeta të kuatroqentos.

Me prejardhje ka qenë toskan i lindur në fshatin Vinçi. Duke parë babai që Leonardo interesim të madh është duke i kushtuar pikturës ai vendos që disa vizatime t’ia dërgon piktorit dhe skulptorit të famshëm Andrea Verokios. Piktori i shquar ka qenë i mahnitur me punimet e Leonardos, sa që pa kurfarë dileme menjëherë e pranon në ateleun e vet si nxënës. Ishte viti 1470. Për talentin dhe universialitetin e tij më së miri dëshmojnë fjalët e nxënësit të tij Françesko Melcit dërguar në telegramin ngushllues familjës së Leonardo Da Vinçit ku në mes të tjerash thotë: “Cdo kujt sikurse edhe mua i dhimbëset humbja e një njeriut, të cilin natyra nuk do jet në gjendje edhe njëherë ta krijoj”, vdekja e Leonardo Da Vinçit është humbja më e madhe që ka pësuar arti italian e botëror”.

Këto fjalë nuk janë shkruar si fjalë mortore për një njeri të madh, por, ato përmbajnë një vlerësim shumë të saktë për personalitetin e piktorit. Me të vërtetë me mijëra vjet gjatë historisë së njerëzimit duhet kërkuar një përsonalitet të tillë sic ka qenë Leonardo Da Vinci. Vitet e kaluara në Firencë kanë përfunduar formimin themelor, shpirtëror e artistik të Leonardos. Pikërisht ky qytet i kulturës dhe traditës, i bujarisë dhe i lartësisë, do t’i lënë ndikim të përhershëm tek ai. Të gjitha lëvizjet e mëvonshme që do t’i ndërmer piktori drejtë veriut të Italisë dhe në jug të Francës, nuk kanë mundur t’ia zvetnojnë vetitë dhe frymën-shpirtin fiorentinase. Duhet theksuar se Firenca nuk është veçuar vetëm me artist të fushave të ndryshme pamore. Aty kanë vepruar edhe emra të njohur e të rëndësishëm nga fusha e filozofisë, shkencave ekzakte, poet dhe udhëheqës ushtarak. Leonardo është interesuar për idet e reja të pasaardhësve të Platonit, Këndveshtrimi i tij është kthyer në drejtim të shkencës. Andaj, edhe tërë periudha e parë e krijimtarisë artistike e Leonardos dëshmon pjekuri drejtë synimit që bota dhe arti duhen të shqyrtohen shkenctarisht. “I mjerrë është ai mjeshtër, shkruan Leonardo, vepra e të cilit shkon para shqyrtimit të tij; ai shqyrtim i cili sado pak shkon para veprës do të përparojë drejtë artit të përkryer”. Ky moment mendor i qartë për të cilin ishte bazë themelore e zhvillimit do të dominojë në të gjitha kompozicionët e Leonardos. Vepra më e njohur nga kjo periudhë është “Falja e Dijetarëve”, e cila është punuar në bazë të porosisë për njërin manastir afër Firencës. Leonardo nuk ka arritë ta përfundon këtë kompozim, ndonëse në atë kohë e ka lëshuar Firencën dhe ka vajtur në Milano. Kjo vepër njëherit paraqet edhe kthesën më të madhe në artin e rilindjës, e cila bashkë me veprën e Mazaços, “Zonja” nga Piza, apo “Tatimbledhësit” ndërpren tërë atë ç’ka ka ndodhur deri në këtë moment, dhe definitivisht e përcakton kahjen e drejtimit fiorentinas, krahas saj tërë pikturës italiane. Prej Firencës Leonardo ka arritë në Milano, ndërsa në vitin 1482 ka kaluar në shërbim të Lodovigo Moros, Dukës së hareshëm e galant të Milanos.

Ekziston letra të cilën Leonardo i’a dërgon Lodovigut, dhe ku shkruan tërë ajo që mund të realizohet nga dora e piktorit për te. “.. Unë di, shkruan ai, të ndërtoi ura të cilat lehtësisht mund të bartën… E di mënyrën se si mund të rrënohet çdo kështjellë, vetëm nëse nuk është ndërtuar në shkëmbinjë… mund të ndërtojë qerre të mbyllta e të sigurta për artileri… Unë di se si duhet pas rrethimit të qytetit të armikut ta lëshoj ujin nga istikamet (hendeqet)… ti punoj mburojat për sigurime të sulmeve, shkallët… Gjithashtu di që t’i realizoj top armë ushtarake, të cilët mund t’i punoj makinat e mbyllura, të sigurta me të cilat mund të deportohet me lehtësi në frontin e armikut. Në kohë të qeta mendojë se mund të jem i barabart me çdo mjeshtër në ndërtim të objekteve private e shoqërore… mund të realizojë vepra skulpturale në mermer, bronx dhe argjil, e gjithashtu si piktor, unë jam në gjendje të realizojë tërë atë ç’ka mund të realizojnë piktorët e tjerë… Gjithashtu po ju informoj se jam në gjendje ta ngrisë përmendoren kalorsiale për babain e juaj. Gjithashtu duhet cekur se Leonardo ka hulumtuar anatomin e trupit të njeriut, duke u shërbyer me autopsi, ka studjuar ligjet e valëve lëvizse, ka vëzhguar e analizuar flutrimin e zogjëve dhe të insekteve duke kërkuar principe konstruktive për krijimin e makinave fluturuese, harmonin e tingujve, zhvillimin e bimëve etj. Leonardo ka ditur edhe më shumë në fushën e fizikës, për makinat fluturake, në principe “më e rëndë se ajri; ai është kimist, mekanik, anatom, botanik, gjeolog…. Në bazë të kësaj letre të firmosur nga Leonardo shihet se fjala është për një përsonalitet universal, për një kolos dhe gjeni që pas vete më vonë do të lënë vepra kapitale jo vetëm për Italinë por padyshim, që emri i tij do të bëhet sinonim i të gjitha shkencave me të cilat do të mirret. Për Darkën e fundit – kryevepra nga kisha Santa Maria della Grazie, salla e ngrënies. Vepër e porositur nga duka i Milanos Lodovico Moro. Darka e fundit ka qenë motiv i shpesht që është përdor nga shumë krijues të pikturës italiane, ku zakonisht është evokuar si ilustrim i ngjarjës religjioze kur Krishti duke ndar apostujve bukë e verë thotë: “Ky është gjaku im dhe trupi im”. Për këtë arsye e ka pikturuar çastin kur Krishti shpall para apostujve tradhtinë e afërt të tyre duke u shprehur: “Sinqerisht po i’u them, njeri prej juve do të më tradhton”. Pra, idea kryesore për realizimin e pikturës është marr nga tregimi i Ungjilit. Vepra më e njohur në tërë opusin krijues të Leonardo da Vinçit është Mona Liza. Për portretin dhe buzëqeshjen e Mona Lizës është shkruar më se një herë. Vërshimi literar veç ka filluar me Vasarin: “Kush dëshiron të dijë se ç’nivel është arti kuadër të përmbaj natyrën, le ta kundron këtë portret. Gjithashtu duhet cekur se madhështin më të madhe portreti e arrinë me buzëqeshjen karakteristike, me duartë e kryqëzuara dhe peizazhin fiorentinë në prapavi. (40). Veprat nga periudha e mëvonshme e Leonardos janë: “Joan Pagëzuesi”, dhe “Bahusi” nga Luvri. Nga Leonardoja kanë mbetur mjaftë vizatime. Pjesa dërmuese e tyre kanë qenë në shërbim të ilustrimit të dorëshkrimeve të tija. Ndër më të njohurit janë: Portreti i Izabellës nga Esti, “Autoportreti”, “Fillesa në miter”, studimi i kokës së Krishtit për Darkën e fundit etj. Në vitet e mëvonshme të jetës Leonardo shumë më tepër i përkushtohet interesimeve të tija shkencore. Arti dhe shkenca për herë të parë janë sintetizuar në zbulimet shkencore të përspektivës së Bruneleskit; ndërsa në këtë drejtim vepra e Leonardos është kulminante. Ai mendon se artisti duhet të njoh jo vetëm rregullat e përspektivës por, edhe ligjet tjera të natyrës. Gjerësia e jashtzakonshme e hulumtimeve të tija është dëshmuar me qindra vizatime dhe shenime, për cka ka qenë i bindur se më vonë do t’i përmbledhë në një serë shqyrtimesh enciklopedike. Pra, lirisht mund të themi se Leonardo Da Vinci ka qenë shkenctar po aq sa ishte edhe piktor. Është vecuar në fusha të ndryshme të veprimtarisë hulumtuese dhe ka ardhur deri të rezultatet e reja. Ka hulumtuar anatominë e trupit të njeriut, duke u shërbyer me autopsi, ka studjuar ligjet e valëve lëvizse, ka vëzhguar e analizuar fluturimin e zogjve dhe të insekteve duke kërkuar principe konstruktive për krijimin e makinave fluturuese, ka studjuar efektet e dritës mbi objekte, format e shkëmbinjëve dhe reve, harmonin e tingullit, zhvillimin e bimëve etj. Në vitin 1506 Leonardo e braktisë Firencën.

Përveç një numri të madh të punimeve-vizatimeve, e ka bartur edhe portretin e vetë shumë të preferuar Mona Lizën dhe nga ky portret më nuk është ndarë asnjëherë. Pra përkundër tërë asaj që krijoj dhe u dëshmua si krijuesi më i njohur italian, fillojë një tatpjetë dhe dëshprim i vërtetë në shpirtin mjaftë suptil të krijuesit. Mirëpo, në ndërkoh nuk pushojnë ofertat dhe ftesat e mbretit francez Francoa I i cili e fton Leonardon që të vie në Shërbim të tij dhe ia lë në disponim kështjellën Klu në afërsi të Ambuazit. Aty, në nënqiellin e qetë të Loarit Leonardo do t’i kalon ditët e fundit të jetës, i koncentruar në shkrimet e veta dhe thellësisht i vetmuar me 2 maj të vitit 1519 i pushon të rrahurit e zemrës gjeniut më të madh të artit në përgjithësi. Edhepse fizikisht Leonardo Da Vinci largohet nga skena e artit dhe krijimtaria e tij e begatshme, ai – emëri i tij mbetet i shënuar në historinë e shpikjeve më të mëdha njerëzore të asaj kohe, ndërkaq, këto vepra të mëdha për brezat e reja mbesin si burim i pashtershëm i fitimit të njohurive mbi botën dhe cdo gjë tjetër që ndjen nevojë njeriu i sotëm.