Kolonia artistike UBT- ‘Vizioni 2023-UBT’

Prof. Dr. Hivzi Muharremi

Duke pasur parasysh kultivimin dhe zhvillimin me dekada të kulturës pamore në përgjithësi si në vend ashtu edhe më gjerë, krijimtaria artistike figurative e Kosovës ka arritur ta begatojë edhe më shumë kulturën kosovare. Kontribut të veçantë për zhvillimin e krijimtarisë kulturore përvec ekspozitave përsonale, kolektive të organizuara në ambientet institucionale kulturore të Galerive, muzeumeve dhe ambienteve të tjera kulturore, kontribut të madh kanë dhënë edhe aktivitetet e tjera organizative artistike sic janë Kolonitë artistike, ku përmes takimeve koorelative, të drejtëpërdrejta janë gërshetuar krijues të vendeve dhe kulturave të ndryshme si vendore, mbarëkombëtare poashtu edhe ndërkombëtare. Në mesin e këtyre aktiviteteve dikur ekzistonin edhe kolonitë e Deçanit (1957) dhe Grozhnjanit në Istër të Kroacisë. Në këto dy koloni janë organizuar aktivitete të ndryshme kulturore dhe kanë marrë pjesë krijuesit më të afirmuar me përmasa evropiane dhe botërore. Si arritje produktive kanë përfituar organizuesit, krijuesit dhe kultura kombëtare duke organizuar ekspozita të nivelit mbarëkombëtar e ndërkombëtar. Ndaj, duke parë një mungesë të organizimit të kolonive artistike me karakter të lartë profesional, mendojmë që ta vazhdojmë këtë lloj organizimi, kuptohet me një strategji krejt më ndryshe, në kushte dhe rrethana më të favorizuese sepse një eveniment i tillë reflekton afërsi shoqërore e kulturore si në rrafshin individual ashtu edhe atë kolektiv si dhe multinacional.

Duke e marrë parasysh kushtet për funksionimin e një kolonie me kërkesa vërtetë krijuese dhe kreative, jemi përcaktuar për ambintet e Alpeve shqiptare, për vndqëndrim krijues në Boge të Rugovës ku Edicionet tjera të Kolonisë artistike do të organizohen në qëndra të tjera. Këtë Koloni artistike të Edicionit të parë e kemi filluar me 22 artist krijues. Edhepse numri në fillim do jet modest, shpresojmë se në edicionin e dytë do ta dyfishojm numrin e pjesmarrësve. Si zakonisht në këto Koloni dominon fusha e pikturës edhe kuratori i ekspozitës është përcaktuar kryesisht për emra të tillë nga tri brezat e artistëve figurative me një përvojë të madhe të këtyre eventeve.

Esad Valla prezantohet me veprën “Peizazh vjeshte” ku me një struktur koloristike të ngjyrave e shpërfaq ambientin e nënqiellit të bukurive natyrore të Bjeshkës. Në këtë pikturë dominojnë nuancat e ngjyrave të verdha, oker dhe atyre të hirta. Piktori Hajrush Fazliu në frymën e introduktit ekspresiv i evokon ngjarjet nga këto ambiente me një kolorit intensive dhe me raporte kontrastive ku drita e potencon format kompozicionale të cilat reflektojnë ngjarjet e ndryshme historike. Piktori Edmond Dhramo gjithnjë në stilin e vet modern abstract përmes strukturave koloristike që reflektojnë nga planet e para kompozicionale e deri tek finalizimi kompozicional e arrin me shkrirjen e ngjyrave ekspresivo-abstrakte të harmonizuara në aspektin e toneve dhe nuancave të ngjyrave të hirta. Agim Kadillari me kompozimet e veta i praqet vispamjet e bukura të natyrës nga ambienti i Rugovës duke na shpërfaq një kolorit stinor me reflekse të ngjyrave dhe formave kontrastive të ambientit malor. Po ashtu edhe Xheneta Kadillari në dy tablo të realizuara me këto vispamje të jashtëzakonshme nga nënqielli i Alpeve shqiptare na sjellë dy vepra shumë të suksesshme si në aspektin koloristik të efekteve poetike e ekspresive nga stina vjeshtore. Agron Pollovina si zakonisht është i dëshmuar jo vetëm peizazhist i plenerit po edhe piktor i figuracionit duke filluar nga periudhat e ndryshme historike ku shpërfaq skenat pikturale si nga periudhat mesjetare, të  Rilindjës e deri tek ato të sotmet.

Azem Kucana piktor i ambientit shqiptar gjithnjë i evokon skenat më të rëndësishme nga e kaluara jonë historike duke filluar nga mitologjia e deri tek ato të periudhave të ndryshme historike. Kompozicioni “Zanat e maleve” spikat një atmosferë karakteristike e ambienteve të jetës së tyre me ngjyra të shkrira tonale ku figyrat spikaten si silueta në spektrin koloristik.

Veprat e Nagip Berishës spikasin me një kolorit ekspresiv me një hapësirë kompozicionale të raporteve të ngjyrave që si një tërësi janë të harmonizuara në veti. Isa Alimusaj botën e tij artistike gjithnjë e ka shpërfaq  përmes cikleve të “Profileve Dardane”, tani në këto dy vepra reflekton një frymë moderne si në aspektin e trajtimit të formave në hapësirë po ashtu edhe të koloritit. Piktori i mbetet besnik trajtimit përmbajtësor edhe në këto vepra abstrakte.

Xhevdet Dula si në aspektin koloristik të frymës ekspresive poashtu edhe në atë përmbajtësor na ofron një vepër komplete. Ngjyrat në mëyrë të furishme janë të hedhura në telajo ku përmes kontrastit shpërfaqin forma të ndryshme kompozicionale. Në këtë duo piktori e mpleks shpirtin dhe botën e tij artistike në frymën moderne e abstrakte. Haxhi Kastrati gjithnjë i mbetet besnik motiveve dhe imazheve si nga e kaluara ashtu edhe nga e sotmja. Figurat në pikturat e artistit shpërfaqin një të kaluar shumë të hidhur duke pësuar një kalvar të vërtet gjatë periudhave historike nga dardanët e deri me sot. Eshtë piktor kolorist dhe i figuracionit. Vullnet Begolli me një pasion të vërtet i shpërfaqë tonalitetet e ngjyrave në formë ylberi edhepse në shikim të parë dukën ngjyrat të pastra ato janë të përpunuara në aspektin koloristik. Vepra e Zymer Mulliqit ngërthen një kolorit dhe ndricueshmëri natyrale që e spikasin motivin autokton të veprës. Në veprat e Merita Myderrizit-Malokut spikat kontrasti i strukturës koloristike me primesa  të ndricueshmërisë natyrale që veprave i japing një gjallëri. Vjosa  Bujari – Maliqi është piktore e koloritit dhe formës kompozicionale Në këtë dikitomi mbarshtrohet struktura kompozicionale e frymës moderniste. Ndërsa piktori Arbnor Morina shquhet përnga invencioni i shprehjës koloristike. I cili me një devotshmëri e realizon veprën monumentale në frymën modern. Peizazhet e artistit Tafil Peci- Boletini ngërthejn një notë të frymës së introduktit postimpressionist me ngjyra të harmonizuara ku peizazhit i jap një qasje të kompozimit poetiko-lirik. Piktori Njazi Lloncari frymëzimin për realizim të veprave kryesisht e mbështet në imazhet e vilave dhe shtëpive të këtij regjioni ku ne ishim të përqendruar. Vepra këto të realizuara në frymën e koloritit ekspresiv me theksim të formave postimpresive. Fryma moderne në trajtim të tablove të Liridona Gjuka kryesisht spikat në gamën e mbylltë të refleksioneve të penelit me akcentime ku struktura koloristike e formëson vet përmbajtjën kompozicionale të tablove. Tek autorja Ibo Avdiu reflekton peizazhi me një atmosferë sa idilike po aq impressive me një kolorit që i përgjigjet vet stinës vjeshtore. Po ashtu e dhe Gëzim Kelmendi e trajton  një imazh mjaftë përmbajtjësor si në aspektin e strukturës koloristike poashtu edhe të formës.

Në fund mund të themi lirisht edhe koha treditor per realizim te veprave artistike në një event të tillë të Kolonisë Artistike autorët-pjemarrësit janë orvatur që cdo njeni në mënyrën e vet ti shpreh këto imazhe nga pleneri i Alpeve shqiptare dhe posacërisht falemderimi për përkrahjen e organizimit të këtij manifestimi i shkon Rektorit të UBT Prof Dr. Edmond Hajrizit/KultPlus.com

Pikë synimi strategjik i okupatorit, zhbërja e çdo gjëje

Shkruan Hivzi Muharremi

Me rastin e ekspozitës “Anton Çetta e cila kohë më parë u hap në ambientin ekspozues të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, me rastin e 30-Vjetorit të  Pajtimit të gjaqeve, si dhe me rastin e 100-Vjetorit të  lindjes së prof. Anton Çetta . Hapja zyrtare e Ekspozitës në 76 Vjetorin e Biblotekës Kombëtare të  Kosovës u bë nga znj. Vlora Dumoshi, ministre, e Ministrisë së Kulturës, Rinisë  dhe Sportit dhe Z. Fazli Gajraku drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. 

Ekspozita personale e fotografisë, autorit, veprimtarit, Sali Cacaj nga “Pajtimi i Parë i gjaqeve”, në fshatin Raushiq-Pejë.

Autori në çdo cep të Kosovës e më gjerë i ka përcjell ngjarjet më të njohura që kanë ndodhur. Përmes objektivit të aparatit të tij në mënyrë kronologjike duke filluar nga lëvizjet e para studentore e sidomos të viteve të demonstratave (1989 – 90), të pajtimeve të gjaqeve, e deri me sot me përkushtim dhe me një  devocion të madh i ka shpërfaq momentet më dramatike, më rënqellëse të gjenocidit serb i cili me shekuj në mënyrë kontinuele ka ndërmar veprime të tilla gjenocidale, vetëm e vetëm për të arritur synimet e tyre gllabritëse të teritoreve arbënore shqiptare. Kulmimi i të  gjtha këtyre represaljeve ishin vitet e nëntëdhjeta, vitet kalvariane e tërë popullatës e cila nga regjimi milloshevian u detyru ta braktisë trojet e veta shekullore, ta boshatisë Kosovën. Pra fillimi i viteve të 90-ta shënojnë  periudhën më të rëndë të okupatorit serb në Kosovë. Janë vitet e fillimit të  zbatimit me metodat më represive të doktrinës antishqiptare që për synim strategjik kishte zhbërjen e çdo gjëje shqiptare.

Në një ambient dhe atmosferë të tillë të situatës në Kosovë studentet e   themelojnë grupin nismëtar të pajtimeve te gjaqeve në Pejë, grupit të pajtimeve të gjaqeve ju prinë  Prof. Anton Çetta , e shumë aktivist të tjerë që ju bashkangjiten grupit, duke parë dhunën dhe represionin që bënë ndaj gjitha instituticineve dhe popullatës shqiptare, duke e parë një situatë të tillë në një  tërësi teritoriale ku e tërë popullatës po i kanosej zhdukja nga armiku i përhershëm serb i këtyre trojeve shqiptare. Andaj, në këtë situatë tepër të rëndë nga okupatori i cili e ndërmori tërë arsenalin e vet për masa sa më represive për ta pushtuar dhe zhbër Kosovën me qëllim të bashkangjitjes së shtetit serb. Në këto situata tejet të brishta dhe të rënda në cdo aspekt, Profesori Anton Çetta  si atdhetar i përbetuar i cështjes kombëtare me bashkëpunëtorët e vet emra të njohur si për nga ana e tyre profesionale po ashtu edhe kombëtare, e fillojnë  një  veprimtari humane e patriotike, për faljen e gjaqeve, për tu liruar nga skenat e përditshme që shpërfaqen në  trojet tona arbënore. Pra, ngjarjet e tilla lemeritëse ishin plagë e madhe e kombit shqiptar, ishte plaga vëllavrasëse, ishte plagë e madhe. Kjo ishte një  dukuri shumë e keqe që  kishte marrë përmasa të gjëra mes nesh. Kështu në  vitin e pajtimeve të gjaqeve me 1990. Prof. Anton Çetta  si vizionar i papar dhe i palodhshëm në punën humane e filloi aktivitetin e tij duke vajtur në odat e familjarëve, në hapësirat e jashtme ku u tubonin me dhjetëra, qindra e mijëra njerëz. Brenda një kohe deri tek ekzodi i popullatës 1999 me bashkëpuntorët e vet të palodhshëm arritën shumë e shumë familje ti pajtojnë në mes veti, u arrit gradualisht e kohësisht plaga më e madhe e hasmërisë të mposhtet. Filloi falja e gjaqeve në cdo cep ku pandërpreje deri në këto vite ishin aktiv me punën e tyre rreth pajtimimit të  gjaqeve. Si deshmi e këtyre ngjarjeve më së  miri mund të vrojtohen punimet e realizuara nga këjo periudha me skena të  ndurnduarta, në ekspozitën personale e veprimtarit Sali Cacaj, i cili edhe si pjesëmarrës i grupit organizativ, ku të gjitha ngjarjet e pajtimeve të gjaqeve i ka përcjell dhe i ka jetësuar përmes objektivit të  aparatit në punimet e veta, në  fotografitë artistike të ngjarjeve anekend Kosovës. Këto dhe shumë të tjera janë  të ekspozuara enkas (ekskluzivisht),  për këtë ekspozitë personale e cila është një eveniment i vërtet dhe i paparë i këtyre ngjarjeve me skena nga pajtimi i gjaqeve duke filluar nga: “Pajtimi i parë në Raushiq në mes të Idriz e Fazli Buqollit”; Grupi nismëtar: “Anton Çetta  me studentë ”, “Falja e gjakut”, Fushë  Pejë , 1990; “Gjatë  faljes së  gjaqeve Smolicë ”, Gjakovë , 1990; Falje gjaku, Novosellë ” te Gjakovës , 1990; “Falja e gjaqeve në  Burrnik”, Radavc, 1990;  “Falja e gjaqeve”, Shtupeq”-Rugovë etj. Përmes fotografive artistike me motive të lartë cekura, autori e paqyron momentet e imazheve më të ndieshme, më emocionale ku figurat qendrore dhe parësore të ngjarjeve, tërë atë që e kanë përjetuar gjatë viteve e viteve të tëra ia shtrijnë dorën e pajtimit njëri tjetrit dorën e atdheut të Kosovës, për një ardhmëri krejtë më ndryshe. Fotografitë artistike janë realizuar me një mjeshtri profesionale nga autori i ekspozitës Sali Cacaj. Këto vepra padyshim, janë  dëshmi faktografike, historike për rrjedhat e ngjarjeve që kanë ndodhë në  rrethana, aspekte të ndryshme të ngulfatjës së cdo gjëje që është  shqiptare dhe kanë vazhduar sistematikisht me dhunën e paparë deri në ato momente kur një herë e përgjithmon u shporen nga Kosova që ishte nën okupimin e tyre vandal.

Dhe në fund do thënë se ekspozita e cila u organizu në shenjë të 30-vjetorit të pajtimit të gjaqeve dhe 100-vjetorit të lindjes së humanistit, profesorit dhe intelektualit të lartë Anton Çetta  zgjoi interesim të madh tek mysafirët dhe artadashësit në Prishtinë e më gjerë dhe ishte një ngjarje ku përmes imazheve dhe skenave kompozicionale na përkujtoj për një periudhë historike shumë të rëndësishme në aspektin historik kur tek shqiptarët anekend Kosovës u shpërfaq homogjenizmi, humanitetit dhe ngritja e vetdijës rreth bashkimit kombëtar. Në tërësi ekspozita si në aspektin artistik po ashtu edhe përmbajtësor e arsyetoi konceptin e organizimit, si nga autori po ashtu edhe organizatori i kësaj ngjarjeje shumë të rëndësishme nga periudha e kaluar historike./ KultPlus.com