Bebe Rexha për TMZ: Ka shumë lojë në prapaskenë kur bëhet fjalë për çmime

Bebe Rexha mund të mos ketë marrë çmime Grammy, por ajo nuk ka nevojë për asnjë trofe për të konfirmuar gjënë më të rëndësishme, që njerëzit e duan muzikën e saj.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka tre këngë me mbi 1 miliardë klikime secila, përfshirë hitin me G-Eazy, “Me, Myself & I”.

Por në një intervistë për TMZ, ajo ka vënë në dukje se nuk i duhet një çmim kur njerëzit dëgjojnë muzikën e saj.

Teksa u pyet se përse mendonte që klikimet tek këngët e saj nuk përkthehen në çmime, këngëtarja u shpreh se “ka shumë lojë në prapaskenë kur bëhet fjalë për vlerësime, përfshirë politikën dhe paratë.” / KultPlus.com

Më shumë se 900 milionë dëgjime, Bebe Rexha falënderon fansat e saj

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është njëra ndër këngëtaret që dëgjohet shumë në platformën për muzikë “Spotify”, shkruan KultPlus.

Në çdo fundvit, platforma “Spotify” bën një përmbledhje të të dhënave, ku edhe shfaqen informacione shumë interesante mbi përdoruesit dhe shijen e tyre muzikore.

Rexha, ka falënderuar të gjithë mbështetësit e ta, pasi që këngët e saj janë dëgjuar më shumë se 900 milionë herë nga 178 vende të botës

“Faleminderit shumë për gjithë mbështetjen e juaj dhe të gjithë mbështetësit e mij që më kanë përcjellur në këtë udhëtim. Jam e bekuar” shkroi ajo në “Facebook”.

Njëra ndër këngët më të njohura të këngëtares është “Me, myself and I”. /KultPlus.com

May be an image of 1 person and text that says '2 Bebe Rexha 953.1M 90.5M Streams Listeners 44.9M 178 Hours Countries Spotify. for Artists #SPOTIFYWRAPPED'

E para në valle, Bebe Rexha ‘ndez’ dasmën shqiptare

Bebe Rexha ka treguar se si i shijon në maksimum këngët shqiptare.

Një natë më parë ajo ishte e ftuar në një dasmë, ku kërceu nën ritmet e këngëve shqiptare, bashkë më atë afërmit e saj.

Në festë nuk mungojnë as elementë të tjerë tradicional, siç është dhe hedhja e parave në valle. Ajo ka ndarë entuziazmin me ndjekësit, përmes disa videove të postuara në “InstaStory”.

Ajo ka shkëlqyer edhe me pamjen e saj, teksa kishte veshur një fustan të zi plot xixa dhe të ngushtë.

Këngëtarja vazhdon të korrë sukses në karrierë. Së fundi, ajo publikoi videoklipin e këngës “Family”, në bashkëpunim me David Guetta, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit Da Hoodie, që duket se fansat e kanë pëlqyer menjëherë. / KultPlus.com

Dafinë Neziri grimon Bebe Rexhën: Mbeta e mahnitur nga shpirti i saj i pastër


Artistja shqiptare Dafinë Neziri së fundmi ka grimuar këngëtaren me famë botërore Beba Rexha, e përpos kësaj ato kanë realizuar edhe një sesion fotografie që pritet të dalë së shpejti, shkruan KultPlus.


”Sapo bëra këtë grim për një superstar

@beberexha #mbeta e mahnitur nga shpirti i saj i paster dhe mbi të tjera ajo është aq e bukur.

Ne bëmë gjithashtu një fotoshoot @natascha.lindemann dhe mezi pres t’ju tregoj rezultatet

Pata nderin te bashkpunoja me nje Yll Bote”, ka shkruar Neziri në rrjetet sociale. / KultPlus.com

Bebe Rexha: Muzika më ka ndryshuar jetën, më ka ndihmuar të bëhem njeri më i mirë

Bebe Rexha është një ndër emrat më të suksesshëm të industrisë muzikore ndërkombëtare. Këngëtarja shqiptare numëron një sërë hitesh që kanë tejkaluar pritshmëritë e saj dhe kanë marrë miliona klikime. Së fundmi, ylli nga Dibra ka tre nga këngët e saj që kanë bërë namin në botë.

“In the Name of Love”, “Me, Myself&I”, dhe “Meant to Be”, janë projektet, të cilat e kanë kthyer Bebe-n në një yll të padiskutueshëm.

Mirë se vini në klubin e miliarderëve “Me Myself & I”. Nuk mund ta besoj sesi muzika më ka ndryshuar jetën dhe më ka ndihmuar të bëhem njeri më i mirë.

Unë u jam shumë mirënjohëse. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar Bebe krahas postimit në rrjetin social Instagram.

Kujtojmë që Bebe së fundmi solli dhe albumin e saj të dytë me titull “Better Mistakes”. / KultPlus.com

(Photo by Christopher Polk/Getty Images for NARAS)

Bebe Rexha, në mbrëmjen humanitare të ‘AmfAR’ në Los Angeles


Alessandra Ambrosio, Paris Jackson, Camila Mendes dhe Jenna Dewan ishin vetëm disa nga figurat e industrisë së profilit të lartë që morën pjesë në mbrëmjen gala të amfAR 2021 në Los Angeles të enjten në mbrëmje.

E mbajtur në Qendrën e Dizajnit të Paqësorit, ngjarja vjetore e mbushur me yje synon të mbledhë fonde për kërkimin, parandalimin, edukimin dhe mbrojtjen e politikave publike të lidhura me AIDS-in.

Pjesë e kësaj mbrëmje si e ftuar speciale ka qenë edhe artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, shkruan DailyMail.

32-vjeçarja risolli magjinë e Hollywoodit të vjetër në tapetin e kuq të eventit, duke u shfaqur me një fustan të zi të gjatë deri në dysheme me një peliqe të bardhë, e cila i kombinohej mjaft bukur veshjes.

Gjoksi i fustanit të këngëtares ishte stolisur me perla që përputheshin me vathët në veshët e saj në formë ‘M’ nga marka e njohur ‘Moschino’.

Flokët bionde të drejta të Rexhës ishin të ndara në njërën anë dhe të dizajnuara në stilin e valëve.

Për aksesorë, bukuroshja me prejardhje shqiptare zgjodhi një palë doreza të bardha deri në krahë dhe një palë byzylykë me perla.

Pas tapetit të kuq, Bebe Rexha ndryshoi veshjen, duke u shfaqur me një fustan të kuq me mnaterial transparent, të cilin e veshi për t’u paraqitur në skenë, ku do të performonte si mysafirja speciale e mbrëmjes. / KultPlus.com

Bebe Rexha publikon këngën më të re, ‘Family’ (VIDEO)

Siç është paralajmëruar kohë më parë, më në fund është publikuar kënga më e re nga Bebe Rexha e cila vjen në bashkëpunim me artistët e njohur si David Guetta, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit da Hoodie, përcjell KultPlus.

Kënga titullohet ”Family” dhe i përket zhanrit dance/electronic. Ndërkaq muzika është realizuar nga vet DJ me famë botërore, David Guetta, gjersa tekstin e këngës e kanë shkruar vet interpretuesit.

Ky është bashkëpunimi i tretë i artistes shqiptare me David Guetta-n, pas këngëve të suksesshme “Say my name” dhe “Hey mama”. / KultPlus.com

Bebe Rexha tregon vitet e errëta të vuajtjes nga shëndeti mendor

Kur “Apple” lansoi serinë e saj audio të quajtur Fitness + për përdoruesit e Apple Watch, në fillim të këtij viti, pa dyshim mori vlerësime pozitive nga përdoruesit. Vetë përvoja (e cila u krijua për të inkurajuar përdoruesit të ecin më shpesh) u lejon abonentëve të dëgjojnë histori të ndryshme gjatë shëtitjeve të tyre, të gjitha të ofruara nga fytyra të famshme, të cilët regjistronin seanca ndërsa ecnin vetë. Dhe ndërsa Dolly Parton dhe superylli i NBA, Draymond Green ishin të gjithë pjesë e formacionit fillestar të “Time to Walk”, kantautorja me famë botërore Bebe Rexha është një nga të famshmet më të reja që ka marrë pjesë.

32-vjeçarja tregoi se si ecja ndikon pozitivisht në mirëqenien e saj emocionale. “Të ecësh do të thotë qetësi, qetësi. Me të vërtetë më ndihmon me shëndetin tim mendor, ankthin tim…më qetëson”, tha Rexha gjatë rrëfimit të saj 13-minutësh, i cili u regjistrua teksa ajo shëtiste në Hollivud Reservoir në Los Angeles, Kaliforni.

Në momentet e para të shëtitjes së saj, Rexha shpjegoi se si u “fiksua” pas kompozimit dhe krijimit të muzikës në moshën 17-vjeçare, madje duke lënë pas përfundimin e shkollës së mesme për t’u fokusuar në përpjekjet e saj krijuese, shkruan Shape.

Ajo gjithashtu detajoi ditët e para të karrierës së saj, duke përfshirë pengesat profesionale dhe se si ecja jashtë e ndihmoi të ecte përpara. “Unë isha në shtëpi për tre muaj, nuk pranoja të largohesha. Babai im shkonte fjalë për fjalë në dhomën time të gjumit, më kapte dorën dhe më thoshte: ‘Le të dalim nga shtëpia’, dhe ai më detyronte të shkoja në një shëtitje me të”, tha Rexha gjatë episodit të saj në “Time to Walk”.

“Dhe më kujtohet rruga që do të bënim. Unë jam mirënjohëse për babin tim për shumë gjëra, por e vetmja gjë për të cilën jam gjithmonë falënderuese për të është në atë kohë kur isha në errësirën time dhe motivimin më të ulët, ai thjesht më kapte dorën dhe më ftonte të dilnim bashkë.

Artistja shqiptare shtoi se ndërsa ishte në pikën më të ulët, ajo kërkoi në internet për citate dhe gjeti një kuotë ku shkruhej: “Ne ndalojmë së kërkuari përbindëshat që janë nën shtrat kur kuptojmë se janë brenda nesh” – nga ky edhe lindi frymëzimi për krijimin e hitit global “The Monster”.

“Për mua, kjo me të vërtetë goditi një akord sepse kisha të bëja me shumë faj dhe vetëgjyqësi, duke i thënë vetes: ‘Uau, ne mund të ishim vërtet armiqtë tanë më të këqij”, tha ajo gjatë ecjes. E ndjerë e frymëzuar, Rexha bashkëpunoi me kolegët e saj tekstshkrues të asaj kohe për finalizimin e kësaj kënge. Kënga, e titulluar “The Monster”, më vonë iu shit artistëve globalë Eminem dhe Rihanna në vitin 2013 dhe fitoi një çmim ‘Grammy’ dy vjet më vonë.

“Është kaq e pabesueshme se si një situatë e errët mund të çojë në diçka kaq të mrekullueshme dhe kaq të bukur. Asnjëherë nuk e dini se ku do të çojë diçka”, tha Bebe Rexha gjatë rrëfimit për aplikacionin Fitness +.

Vitet e fundit, këngëtarja shqiptare ka publikuar këngë solo, duke përfshirë këngën “I’m a Mess” të vitit 2018 dhe bashkëpunime me artistë të tjerë, veçanërisht “Meant to Be” të vitit 2017 me Florida Georgia Line.

Siç shpjegoi artistja e lindur në New York, muzika është “terapia” e saj. “E kam shumë të vështirë edhe sot e kësaj dite të komunikoj se si ndihem. Unë kam prirjen të mbaj shumë gjëra në kuti. Dhe është qesharake se si shumë fansa do të vijnë tek unë ose njerëz që dëgjojnë muzikën time dhe më mbështesin dhe do të jetë si: ‘Kjo këngë më ndihmoi të kaloj një ndarje’. Dhe është qesharake sesi terapia ime përfundoi duke u bërë terapi e njerëzve të tjerë. Unë mendoj se kjo është gjëja më interesante”, tha ajo.

Edhe pse Rexha ndan shpesh ngjarjet e saj të përditshme me 10.7 milion ndjekësit e saj në Instagram, ky rrëfim për “Time to Walk” është diçka e re për fansat e saj për të eksploruar. Në fakt, ata potencialisht mund të frymëzohen nga këmbëngulja e yllit të popit për të mos hequr dorë kurrë nga ëndrrat e saj.

Bebe Rexha publikon një fotografi të rrallë nga shkolla e mesme (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.

Ajo sot është një emër shumë i kërkuar dhe i famshëm në tregun e muzikës botërore.

Por në fëmijërinë e saj, ajo ka qenë vetëm një vajzë e thjeshtë nga një familje emigrante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, së fundmi ajo ka publikuar një fotografi të rrallë nga koha e fëmijërisë.

Bëhet fjalë për fotografinë kolektive të klasës në shkollën e mesme, ku Bebe ka prezantuar portretin e saj të asaj kohe.

Artistja, e cila në këtë imazh figuron me emrin e vërtetë të saj, Bleta Rexha, mund të vërehet lirshëm nga shumë tipare të fytyrës, të cilat i ka të njëjta edhe sot.

Bebe Rexha është lindur në Brooklyn të New Yorkut, por është rritur në lagjen tjetër të qytetit gjigant, Staten Island, ku edhe ka kryer shkollën e mesme, “Tottenville High School”.

Bebe Rexha në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor: Mos kini turp të kujdeseni për mendjen tuaj

Dje është shënuar Dita Botërore e Shëndetit Mendor.

Këtë ditë të rëndësishme për shëndetin mendor e ka shënuar edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Përmes një postimi që ka bërë për fansat e saj në llogarinë e Instagramit, artistja e njohur ka shpërndarë disa nga thëniet më të rëndësishme në lidhje me shëndetin mendor dhe disa nga shenjat e tij.

“Sot është Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Këtu janë disa nga postimet e mia të preferuara që kam gjetur në Instagram. Është e rëndësishme të dini se mund të keni një sëmundje mendore dhe të keni shëndet të mirë mendor dhe të mos keni një sëmundje mendore dhe të keni shëndet të dobët mendor. Mos kini turp të kujdeseni për mendjen tuaj. Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e postimeve. / KultPlus.com

(Photo by Christopher Polk/Getty Images for NARAS)

Filmi “Queenpins” me 30 shtator në Paramount+

Ashtu si filmi “Hustlers”, i vitit 2019, edhe filmi i ri “Queenpins” përqendrohet në disa kriminele të cilat bëhen pjesë e veprimeve maskuese. Një prej aktoreve e cila paraqitet me rol në këtë film është edhe personaliteti shqiptar, Bebe Rexha.

Megjithatë për paraqitjet në këtë film, kësaj radhe për AP kanë folur aktoret Kristen Bell dhe Kirby Howell-Baptiste.

Ngjarjet në filmin “Queenpins” u realizuan inspiruar nga një ngjarje e vërtetë, falsifikim i kuponëve.

Baptiste me këtë rast ka thënë se jo shpesh shohim filma si “Queenpins” . Ajo ka thënë se pjesë interesante e tij është se gratë janë kriminele. Filmi “Hustlers” sipas saj është paksa më ndryshe, megjithatë edhe në të ka raste kur gratë duhet të bëhen më të mençura për të kryer një krim, gjëra këto që grave më parë nuk ju janë besuar në filma si këta. Kështu kriminelet arrijnë suksese me ato që bëjnë, që do të thotë se janë të suksesshme edhe në filma me krime. Në “Queenpins”, janë dy gra nga periferia e qytetit, dhe ato arrijnë të bëjnë diçka që njerëzit as që mund të imagjinojnë.

Me fjalë të tjera, në “Queenpins”, aktorja Bell luan rolin e një gruaje në depression nga periferia e qytetit, e Baptiste rolin e një blogereje e cila sajon një skemë për të shitur kuponë fals.

Bell me këtë rast ka thënë se të dyja personazhet përballen me mungesë të mundësive në jetë, dhe më në fund ia dalin të arrijnë sukses. Ajo ka thënë se nuk i kanë mundësitë të cilat i dëshirojnë ato, dhe kështu, fillojnë të thyejnë rregullat për të fituar pasuri. Bell mendon se ngjarja në “Queenpins” u përshtatet shumë personave në jetë,  dhe se beson se dashamirët e filmave do ta pëlqejnë atë.

Sa i përket rolit të Bebe Rexhës, ajo paraqitet me rolin e një hakereje kompjuteri, me emrin Tempe Tina. Në film me role paraqiten edhe: Vince Vaughn e Paul Walter Hauser.

“Queenpins” do të shfaqet në Paramount+ me 30 shtator./KultPlus.com

Bebe Rexha përkrah boksierin shqiptar, Reshat Mati për ndeshjen e radhës

Bebe Rexha tregon gjithmonë me shumë krenari për prejardhjen e saj, prandaj këngëtarja e njohur nuk heziton që të tregoi mbështetje për personazhe të suksesshme shqiptare në botë, nga cilado fushë që vijnë.

Edhe së fundi, 32-vjeçarja përmes një postimi në InstaStory, ka treguar përkrahjen e saj për boksierin shqiptar, Reshat Mati.

Mati do të zhvillojë meçin e radhës më 1 tetor në qytetin italian, Milano, ndërsa po merr mbështetjet të madhe nga shqiptarët, e po ashtu edhe nga ylli i muzikës botërore, Bebe.

“Le të shkojmë”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e fotografisë ku paralajmërohej meçi i boksierit. Të njëjtin foto e ri-postoi edhe Reshati. “Faleminderit kushërirë”, ka shkruar Mati sipër imazhit.

Ditë më parë postoi edhe një video të boksierit tjetër shqiptar, Florian Markut, i cili triumfoi ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, për t’u bërë kampion në ‘welterweight’ IBF International. / KultPlus.com

Bebe Rexha: Jepini vetes tuaj një kompliment së paku një herë në ditë, ju e meritoni këtë

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me autorin e famshëm Jay Shetty në rrjetin social Facebook, transmeton KultPlus.

Rexha dhe Jay diskutuan para mijëra ndjekësve në rrjetet sociale për shëndetin mendor, duke vënë në dukje faktin se si këngëtarja shqiptare gjithmonë ka folur hapur rreth kësaj teme. Ajo madje tregoi se shumica e këngëve të saj janë frymëzuar nga jeta reale dhe konkretisht ballafaqimi me shëndetin mendor.

Nga biseda e zhvilluar me autorin e njohur, Rexha ndau me ndjekësit vazhdimisht mesazhe me qëllim motivimi dhe një prej tyre u ripublikua nga një faqe e fansave të saj në Instagram, të cilën Bebe Rexha e rishpërndau më vonë në InstaStory.

“Jepi vetes të paktën një kompliment në ditë, ti e meriton dreqi e marrtë”, shkruhej në këtë deklaratë të thënë nga artistja shqiptare. / KultPlus.com

Bebe Rexha publikon fotografinë e fëmijërisë: Me stërgjyshen time në Gostivar

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha nëpër intervistat e saj të shumta përmend gjithmonë rrënjët e saj shqiptare, duke mos harruar të potencoj se sa krenare është për origjinën e saj, shkruan KultPlus.

Së fundi ajo ka publikuar një fotografi me stërgjyshen e saj, kur Rexha ishte vetëm katër vjeçe. Fotografia zë vend në Gostivar të Maqedonisë.

”Unë dhe stërgjyshja ime në Gostivar, Maqedoni, kur isha 4 vjeçe”, ka shkruar Bebe Rexha në mbishkrimin e fotografisë.

Këngëtarja e famshme është me origjinë nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, qytet shqiptar në kufi me Bulqizën. / KultPlus.com

Bebe Rexha pjesë e reklamës së famshme të ‘Radio SiriusXM’

Tashmë shumë shpesh jemi mësuar të shohim artisten me famë botërore, Bebe Rexha, në shumë kampanja të brendeve të njohura botëore. Së fundi, ajo ka qenë pjesë e një reklame të re për radion tejet të famshme, ”SiriusXM”, një radio kjo nën udhëheqjen e artistit Kevin Hart, përcjell KultPlus.

“SiriusXM” në reklamën e re promovon mënyrën se si radio gjendet në çdo pajisje teknologjike dhe jo vetëm në radio.

Në video-reklamë, Rexha shihet teksa shkon te Kevin, i cili është duke kryer seancën e tij të kardios, ndërsa në lap-top mund të shihet duke dëgjuar radion. Dhe në atë moment, Bebe Rexha i drejtohet prezantuesit të famshëm duke i thënë: Kevin, ti mund të përdorësh telefonin tënd.

https://www.youtube.com/watch?v=ocwXCEWCGSA&t=18s&ab_channel=SiriusXM

Bebe Rexha e ka ndarë këtë video me ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke potencuar se ndjehet mjaft e kënaqur që është pjesë e kësaj reklame. / KultPlus.com

Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë për spitalin e Dibrës

Këngëtarja Bebe Rexha së fundmi ka dhuruar 10 mijë dollarë për Spitalin e Dibrës ndërsa u bën thirrje të gjithë ndjekësve të saj në rrjete sociale për të dhënë ndihmën e tyre.

Spitali i Dibrës nuk ka mjaftueshëm furnizime ndërsa ditët e fundit është i stërmbushur me pacientë me koronavirus.

Artistja me famë botërore, përmes një postimi në ‘Instastory’ kërkon ndihmë nga ndjekësit dhe shkruan: “Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”, ka shkruar Bebe Rexha në thirrjen e saj publike në “InstaStory”, e cila shton: “Ju lutem ndihmoni, nuk ka mjaftueshëm furnizime”.

Këngëtarja ka postuar gjithashtu linkun nga ku mund të dhurohen online para për spitalin. Siç vihet re, deri më tani janë mbledhur 33.280 dollarë, ku 10 mijë janë dhuruar nga ajo vetë. / KultPlus.com

Bebe Rexha: Kur shkoj të vizitoj prindërit, fle në dhomën ku jam rritur

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është një ndër emrat më të lakuar në mbarë botën, e cila na ka bërë krenarë anë e mbanë botës me talentin e saj. Së fundmi, ajo është bërë pjesë e rubrikës së “Us Weekly” dhe ka treguar 25 gjëra për veten dhe në këtë listë të gjatë nuk kishte si të mungonte një fakt shqip.

1.Jam fanse e muzikës klasike. Jam rritur duke kënduar opera dhe duke i rënë trumpetës.
2.Kam lindur në Brooklyn dhe jam rritur në Staten Island, New York
3.Më pëlqen shumë të organizoj darka për miqtë.
4.Më pëlqen të gatuaj pjata italiane. Penne alla vodka është specialiteti im.
5.Kur shkoj të vizitoj prindërit, fle në dhomën ku jam rritur.
6.Filmi im i preferuar është Harry Potter.
7.Pi të paktën 3 kafe në ditë.
8.Jam e çmendur pas pastërtisë së shtëpisë.
9.Më pëlqen të dëgjoj demot e këngëve të mia në makinë.
10.Kam një kopësht me domate në oborr.
11.Mbaj ditar. Më relakson.
12.Nuk e kam marr patentën deri në moshën 29-vjeçare. Përdorja transportin publik.
13.Më pëlqen boksi dhe kam filluar të stërvitem shumë gjatë pandemisë.
14.Banda ime e preferuar teksa rritesha ka qenë No Doubt.
15.Më pëlqen shumë të gatuaj bukë me banane.
16.Blej biskota me ylber.
17.Pija ime e preferuar është Arnold Palmer.
18.Nuk më pëlqen të udhëtoj me avion edhe pse gjatë vitit fluturoj 115 herë.
19.Kujdesem vetë për qenin tim Bear se ka frikë të shkojë në profesionist.
20.Kam një statujë Buddha në oborr prej 15 vitesh.
21.Koleksionoj pllaka megafoni.
22.Flas 3 gjuhë: anglisht, shqip dhe spanjisht.
23.Gjëja e preferuar gjatë natës është të lexoj artikuj gazetash.
24.Më pëlqen shumë të lexoj horoskopin.
25.Më pëlqen të rri me shapka. Jam rehat me to./ KultPlus.com

Bebe Rexha për përmbytjet dhe ndryshimet klimatike: Nëse nuk e besoni që kjo po ndodh, atëherë jeni idiot

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, duket se është e shqetësuar për ndryshimet e fundit klimatike në glob.

Ajo ka rishpërndarë së fundmi në InstaStory një pamje të përmbytjeve që po ndodhin në disa shtete evropiane, duke shkruar në mbishkrimin e saj se një gjë e tillë po ndodhë dhe është e vërtetë.

“Nëse nuk e beson që ndryshimi i klimës është i vërtetë, atëherë ti je një idiot”, shkroi 31-vjeçarja në mbishkrimin e postimit.

E krejt kjo duekt se vjen si pasojë e diskursit publik rreth ndryshimit të klimës globale, për të cilën ka ende persona që nuk besojnë në të. / KultPlus.com

Bebe Rexha publikon klipin e këngës “Chain My Heart” (VIDEO)

Fotografitë nga faqja zyrtare e Bebe Rexhës

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka publikuar klipin e këngës “Chain My Heart” në bashkëpunim me Topic. 31-vjeçarja sjell klipin pas suksesit që pati kënga pas publikimit të saj një muaj më parë duke grumbulluar mbi 14 milionë klikime, shkruan KultPlus.

Klipi gjen dy artistët të rrethuar nga një grup i valltarëve të veshur me lëkurë nëpër një vendndodhje industriale në Los Anxhelos, me një lëvizje nga filmat aksion të viteve 80-ta dhe një shkelje syri për jetën e natës në Berlin.

Bebe Rexha kohët e fundit po bën bujë përmes videove virale në Tik Tok dhe gjithashtu me debutimin e saj në filmin artistik përkrah yjeve të mëdha./KultPlus.com

https://www.facebook.com/beberexha/videos/1752505568286584

Publikohet traileri zyrtar i filmit ‘Queenpins’, luan edhe Bebe Rexha (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, përpos sukseseve të mëdha në fushën e muzikës, kësaj radhe do të marrë pjesë edhe në një projekti filmik, përcjell KultPlus.

Ajo tashmë prej muajsh ka njoftuar se do të bëjë debutimin si aktore në filmin e ri të titulluar “Queenpins”.

Krijuesja e shumë hiteve së fundmi ka shpërndarë në rrjetet sociale trailerin e filmit/

Artistja me prejardhje nga Dibra ka thënë se ndihet e entuziasmuar me filmin në të cilin ajo luan përkrah aktorëve të famshëm të Hollyëood-it si: Vince Vaugn e Kristen Bell.

“Jam e entuziasmuar të shpërndajë debutimin tim në filmin Queenpins, përkrah Kristen Bell, KirbyHoëell-Baptiste, Paul ëalter Hauser, dhe Vince Vaughn. Filmi është drejtuar dhe shkruar nga Aron Gaudet dhe Gita Paullapilly”, ka shkruar Bebe.

Filmi ndërkaq parashihet të shfaqet premierë në kinema në shtator të këtij viti. / KultPlus.com

Bebe Rexha debuton si aktore në filmin “Queenpins”

Këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha pritet të debutojë në rolin e aktores në filmin ‘’Queenpins’’. Ajo do të aktroj përkrah aktorëve të famshëm si: Kristen Bell, KirbyHowell-Baptiste, Paul Walter Hauser, dhe Vince Vaughn, ndërsa ajo është shprehur se ndjehet tejet e entuziazmuar, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në rrjetin social Twitter duke shpërndarë trajlerin e filmit dhe një mbishkrim.

“Jam e entuziazmuar të shpërndajë debutimin tim në filmin Queenpins, përkrah Kristen Bell, KirbyHowell-Baptiste, Paul Walter Hauser, dhe Vince Vaughn. Filmi është drejtuar dhe shkruar nga Aron Gaudet dhe Gita Paullapilly”, ka shkruar ajo.

Filmi parashihet të shfaqet premierë në kinema në shtator të këtij viti.

Ndërkohë, sot është bërë e ditur se edhe Dua Lipa do të bëhet pjesë e filmit triler “Argylle”, ku do të debutojë për herë të parë si aktore, duke dëshmuar për talentin e tyre që secila po e sjell në forma tejet të veçanta. / KultPlus.com

Bebe Rexha publikon këngën ‘Chain My Heart’ (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me DJ-in e njohur gjerman, Topic, përcjell KultPlus.

Gjatë muajve të fundit, Rexha ka publikuar një sërë këngësh të reja, të cilat ishin pjesë e albumit të saj të fundit, ”Better Mistakes”. Ndërkaq, kënga e publikuar sot, nuk bënë pjesë në këtë album.

Vetëm në minutat e parë të publikimit, kënga numëron mjaft shumë komente pozitive nga adhuruesit e këngëtares shqiptare. / KultPlus.com

Bebe Rexha thotë se pasi u rrit në një familje shqiptare mund të përballojë çdo gjë

Bebe edhe një herë tregon me krenari që është shqiptare.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është çdo herë afër fansave të saj përmes postimeve që i bën në rrjete sociale.

Artistja, jo rrallëherë ka folur në intervista për prejardhjen e saj, ndërsa këtë e tregon edhe para miliona fansave në rrjete sociale.

Së fundi, këngëtarja ka shpërndarë një postim në Instagram, ku thuhet se duhet në rezyme ta shtojë se është rritur nga një familje shqiptare, andaj ia del me çdo gjë.

“Unë do të vendos “Unë u rrita në një familje shqiptare” në rezymenë time, në mënyrë që ata të dinë se unë mund të përballoj çdo gjë”, shkroi ajo. / KultPlus.com

Bebe Rexha në rolin e prezantueses në ‘Can’t Cancel Pride’

Këngëtarja Bebe Rexha përveç se do të interpretojë në eventin “Can’t Cancel Pride” të organizuar nga iHeartMedia, ajo do të jetë edhe prezantuese.

Së bashku me Elvis Duran, “Can’t Cancel Pride” do të shfaqë momente të veçanta nga antarët e komunitetit LGBTQ+ si dhe do të bashkojë emrat më të mëdhenjë të industrisë muzikore dhe kulturës, përcjell KultPlus.

Eventi “Can’t Cancel Pride” i cili organizohet për të shënuar “Muajin e Krenarisë”, do të mbahet sot, 4 qershor duke filluar nga ora 21:00 dhe do të jetë në dispozicion deri në fund të muajit qershor në The Roku Channel, Revry si dhe kanalin e iHeartRadio në YouTube dhe Facebook. / KultPlus.com