Bebe Rexha së shpejti pjesë e “Netflix”

We The People”, quhet seriali i animuar i “Netflix”, në të cilin këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Bebe Rexha do të jetë pjesë. Krijuesi i “Doc McStuffins”, Chris Nee, është ribashkuar me ish-presidentin Barack Obama dhe “Higher Ground Productions” të Michelle Obamas për serinë e animuar të Netflix, “We the People”.

Seriali prej 10 episodash i Nee, i prodhuar nga Kenya Barris, ndërthur muzikë dhe animacion për të edukuar një brez të të rinjve amerikanë.

Seriali përmban këngë origjinale të interpretuara nga artistë si HER, Janelle Monae, Brandi Carlile, Lin-Manuel Miranda, Adam Lambert, Cordae, Bebe Rexha, KYLE, Andra Day dhe poeten Amanda Gorman. Çdo episod, i cili përdor një ndërthurje të stileve të animuara, është një thirrje për veprim për të rimenduar, si një gjë të gjallë që merr frymë dhe për të rikonfirmuar të kuptuarit e asaj që do të thotë qeveri dhe qytetari në një botë moderne.

Përveç Barack dhe Michelle Obama, Tonia Davis dhe Priya Swaminathan janë pjesë e “Higher Ground”. Edhe Ada Chiaghana, Erynn Sampson e PeeDee Shindell. “We the People”, i cili do të publikohet më 4 korrik në “Netflix”, drejtohet nga Peter Ramsey, Trisha Gum, Victoria Vincent, Benjy Brooke, Mabel Ye, Tim Rauch, Jorge R. Gutierrez, Daron Nefcy, Everett Downing dhe Kendra Ryan.

Seriali do të bëjë debutimin e tij botëror në “AFI DOCS” më 24 qershor. Këtë lajm Bebe e ka ndarë në rrjetin e saj social Twitter ku shprehet shumë e lumtur që do të jetë pjesë me këngën e saj “American Citizien”

Rikujtojmë, se në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Daily Star”, Rexha ka folur edhe një herë tjetër për traditat shqiptare, ama kësaj rradhe për ato që i pëlqejnë më pak. Artistja zbuloi se si ashtu si mamaja e gjyshja e saj edhe atë donin ta martonin në moshë të re, sipas traditës shqiptare./ Konica.al/ KultPus.com

Bebe Rexha, pjesë e serialit të animuar në ‘Netflix’

“We The People”, kështu quhet seriali i animuar i Netflix, në të cilin Bebe Rexha do të jetë pjesë.

Krijuesi i “Doc McStuffins”, Chris Nee, është ribashkuar me ish-presidentin Barack Obama dhe “Higher Ground Productions” të Michelle Obamas për serinë e animuar të Netflix, “We the People”, transmeton KultPlus.

Seriali prej 10 episodash i Nee, i prodhuar nga Kenya Barris, ndërthur muzikë dhe animacion për të edukuar një brez të të rinjve amerikanë për fuqinë e njerëzve, janë një seri e videove muzikore të animuara që mbulojnë një sërë mësimesh themelore të qytetarisë në SHBA në mënyra jo aq themelore.

Seriali përmban këngë origjinale të interpretuara nga artistë duke përfshirë HER, Janelle Monae, Brandi Carlile, Lin-Manuel Miranda, Adam Lambert, Cordae, Bebe Rexha, KYLE, Andra Day dhe poeten Amanda Gorman. Çdo episod, i cili përdor një ndërthurje të stileve të animuara, është një thirrje për veprim për të rimenduar,  si një gjë të gjallë që merr frymë dhe për të rikonfirmuar të kuptuarit e asaj që do të thotë qeveri dhe qytetari në një botë moderne. Përveç Barack dhe Michelle Obama, Tonia Davis dhe Priya Swaminathan janë pjesë e “Higher Ground”. Edhe Ada Chiaghana, Erynn Sampson e PeeDee Shindell.

“We the People”, i cili do të publikohet më 4 korrik në Netflix, drejtohet nga Peter Ramsey, Trisha Gum, Victoria Vincent, Benjy Brooke, Mabel Ye, Tim Rauch, Jorge R. Gutierrez, Daron Nefcy, Everett Doëning dhe Kendra Ryan. Seriali do të bëjë debutimin e tij botëror në AFI DOCS më 24 qershor./ KultPlus.com

“Mami im luftoi për mua, nuk lejoi të martohesha në moshë të hershme”, Bebe Rexha flet për traditat shqiptare

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, shpeshherë ka folur për traditat e vendit të saj, nëpër intervista të ndryshme në mediat e huaja. E që së fundmi, ka treguar se ishte gati të martohej në një moshë shumë të re.

Këngëtarja ka treguar se në adoleshencë kishte disa djem që kërkonin dorën e saj, sepse kjo është pjesë e kulturës shqiptare.

“Nëna ime është martuar 17 vjeçe, është një botë komplet tjetër. Gjyshja ime është martuar 15 vjeçe, domethënë e martuan të tjerë, vendosën të tjerë për të. Tashmë ka ndryshuar plotësisht, është më moderne dhe gratë kanë më shumë të drejta. Por kur unë isha më e re kishte djem që më kërkonin dorën për martesë. Ishte pjesë e kulturës. Tradita është e tillë, martohesh me një shqiptar shumë e re në moshë dhe më pas bën fëmijë”, ka thënë Bebe.

Ndër të tjera, këngëtarja me famë botërore ka falënderuar nënën e saj që e ka shpëtuar dhe e ka ndihmuar të arrijë ëndrrat e saj për t’u bërë një yll.

“Teksa rritesha unë nuk lejohesha të ngrija zërin apo flisja në tavolinë dhe gjëra të tilla, por mami im luftoi për mua shumë dhe ajo ju thoshte njerëzve ‘Vajza ime nuk do të martohet’”, ka thënë këngëtarja.

Gjithashtu ajo ka pranuar se puthjen e parë e ka dhuruar 8 vite më parë, kur ishte 23 vjeçe.

“Isha 23 vjeçe, disi vonë. Isha e frikësuar. Isha e frikësuar nga djemtë, nuk e di pse dhe ishte një puthje shumë e keqe”, ka treguar Bebe. / KultPlus.com

Albumi i ri i Bebe Rexhës i pari në listën e albumeve më të mira në Spotify

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, pak ditë më parë ka publikuar albumin e dytë në karrierën e saj, të titulluar “Better Mistakes”.

Ky album i cili vjen pas disa vitesh punë intensive, po shpërblehet me meritat e duhura për shumë nga këngët e tij, që tashmë janë pëlqyer në masë të madhe nga publiku.

Aktualisht, “Better Mistakes” kryeson listën e 10 albumeve më të mira debutuese në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.

Këtë e ka bërë të ditur vet Spotify përmes një postimi në rrjetin social Instagram me 10 albumet më të mira debutuese, me artisten shqiptare në krye të saj.

E lumtur për këtë sukses, Rexha e ndau me ndjekësit e saj në InstaStory këtë fakt, duke i falënderuar ata për suksesin e dhënë deri më tani.

“Better Mistakes” është një album me 13 këngë të artistes, disa prej të cilëve janë publikuar me klipe, si këngët: “Baby, I’m Jealous” (bashkëpunim me Doja Cat), “Sabotage”, “Break my heart, myself” (bashkëpunim me Travis Barker).

Vet artistja ka treguar se këngët e albumit i përkasin zhanrit dark-pop, frymëzuar nga problemet e saj ndër vite me shëndetin mendor. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com

Bebe Rexha i bën dedikim nënës: Ne u rritëm bashkë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka publikuar një video në rrjete sociale dedikuar nënës së saj, shkruan KultPlus.

Bebe Rexha njihet si njëra ndër këngëtaret shqiptare me famë të gjerë botërore.

Ajo është aktive në rrjete sociale ku nuk ngurron të shpreh dashurinë e saj për fansat apo familjen. Së fundmi Bebe ka publikuar një video mjaft emocionale kushtuar nënës së saj.

“Nëna ime më lindi kur ajo ishte 18 vjeçare. U rritëm bashkë, bëmë gabime bashkë. Jemi shoqet më të mira”.

Bebe  Rexha mbishkroi videon e publikuar ku tregoi se nëna e saj e lumturoi atë kur i shkoi për vizitë, “Ajo erdhi të më vizitojë në ditën e nënës dhe jam shumë e lumtur”./ KultPlus.com

Bebe Rexha flet për traditat shqiptare: Në shtëpi duhet të kap tabakanë dhe të shërbej

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, fama e së cilës ka vërshuar botën, së fundi ka dhënë një intervistë për prestigjiozen ”Los Angeles Times’, ku ndër të tjera ka folur edhe për prejardhjen e saj dhe traditat shqiptare, përcjell KultPlus.

Ajo ka treguar për mediumin botëror se si është muzika tradicionale shqiptare dhe cilat janë ritmet e saj.

“Kur të shkoni në një dasmë atje, do të keni një djalë të madh që godet në daulle bas dhe më pas do të vijë edhe dikush me klarinetë ose një fizarmonikë – kaq. Daullet tingëllojnë si: Boom-Chicka-Boom-Chicka-Boom-Boom-Boom”, ka theksuar Rexha.

Tutje, ajo u pyet edhe për traditata dhe zakonet e vendit, të cilat ajo i praktikon te familja e saj, në shtëpinë e tyre në New York.

“Kur njerëzit vijnë, unë duhet t’u shërbej atyre diçka, edhe nëse ata po punojnë për mua – si për shembull zonja ime pastruese duhet të ketë një vakt të plotë. Në kulturën shqiptare, kur dikush vjen mysafir, ekziston një sistem i hapave se si ju i shërbeni njerëzve. Le të themi se nëse do të kaloni nga shtëpia e mamasë sime, ajo do t’iu mirëpresë, dhe ne duhet të kemi çokollata të vogla, çokollata vërtet të këndshme dhe duhet të shkojmë në sallon për t’ua shpërndarë gjithëve – nga më i vjetri tek më i riu, të gjithë marrin një copë çokollatë. Atëherë më pas unë do të shërbej pije, ujë ose lëngje frutash. Pastaj vendos në tabaka një pjatë të madhe me ëmbëlsira – të gjitha llojet e ëmbëlsirave. Atëherë ndoshta më pas duhet të bëj kafe dhe do të shërbej kafe me tortë. Dhe pastaj e përfundoni me fruta”, ka thënë tutje Bebe Rexha. / KultPlus.com

Sherri mes Ritës e Duas shuan shpresat për bashkëpunim mes katër këngëtareve shqiptare

Bebe Rexha ka sjellë disa bashkëpunime me artistë të famshëm amerikanë në albumin e saj më të ri “Better Mistakes” mirëpo nuk ka arritur të sjellë bashkëpunimin që shumëkush është duke e pritur që një kohë të gjatë.

Bëhet fjalë për premtimin që pati dhënë kohë më parë këngëtarja 31-vjeçare shqiptare, se do t’i bënte bashkë në një projekt, Rita Orën, Dua Lipën, Ava Maxin dhe vetë atë, të gjitha këto, artiste të famshme botërore, me prejardhje shqiptare.

Rexha ka thënë në një intervistë për “The Sun” se është e dëshpëruar që nuk ka arritur ta realizojë këtë duke shtuar se tanimë nuk beson se do të ndodhë ndonjëherë.

Ajo ka thënë se bashkëpunimi nuk mund të bëhet për shkak të problemeve mes Duas dhe Ritës.

“Kam provuar me të vërtetë. Nuk e di saktë se çka po ndodh mes tyre apo cila është drama. Jam munduar gjithmonë të krijojë paqe dhe t’i bëjë bashkë vajzat. Unë me të vërtetë dua të bëjë diçka bashkë me ato por tani jam e sigurtë se kjo nuk do të bëhet kurrë. Nuk dua të shtojë asgjë më shumë për këtë”, është shprehur ajo.

Sipas “The Sun”, Dua dhe Rita, prindërit e të cilave janë që të gjithë nga Kosova, asnjëherë nuk kanë folur për rivalitetin e krijuar, ndonëse besohet se kjo ka ndodhur për shkak të krahasimeve mes tyre.

Ato madje shpeshherë kanë marrë pjesë në ngjarje të njëjta muzikore edhe fizikisht por asnjëherë nuk janë takuar dhe nuk janë paraqitur bashkë para mediave, duke i ikur kontaktit me njëra-tjetrën. 

Ndërkohë, Bebe ka thënë se beson që ato janë bërë “rivale” mes vete për shkak të presionit të të qenit gra në industrinë e muzikës.

“Është e çuditshme sepse e di se si është të jesh vajzë dhe nganjëherë bëhemi vërtetë rivale. Nuk jam duke folur për veten, Duan, Ritën apo Avan. Po flas për vajzat në përgjithësi. Nuk e di për në Mbretërinë e Bashkuar, mirëpo këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa vjet më parë, 80% e këngëve të transmetuara në radio ishin të burrave ndërkaq vetëm 20% të grave. Kësisoj, ne ndihemi sikur duhet të garojmë sepse jemi minoritet në industrinë e muzikës”, ka thënë Rexha.

Ajo ka thënë se është për keqardhje që nuk po arrin të realizojë një këngë bashkë me tri vajzat shqiptare pasi siç ka thënë, i njeh të gjitha personalisht dhe se të gjitha janë shumë të mira dhe secila prej tyre është tejet e suksesshme në muzikë.

Bebe Rexha pati hedhur idenë për bashkëpunim mes artisteve shqiptare më famë botërore, në fillim të vitit 2019. /koha/ KultPlus.com

Bebe Rexha publikon albumin e ri dhe këngën me videoklip ‘Break My Heart Myself’ (VIDEO)

Bebe Rexha më në fund ka publikuar të gjitha këngët e albumit të saj të katërt me radhë, ”Better Mistakes”, shkruan KultPlus.

Albumi përfshin gjithsej 13-të këngë, disa prej të cilave tashmë janë publikuar në versionin Audio e disa prej tyre edhe me videoklipe.

Nga këngët e reja, është publikuar me videoklip kënga “Break My Heart Myself” në bashkëpunim me bateristin e grupit rok “Blink 182”, Travis Barker.

Vetëm pak orë pas publikimit, Rexha ka pranuar mjaft kritika pozitive nga adhuruesit të saj. / KultPlus.com

Bebe Rexha tregon kohën kur prindërit nuk kishin mundësi t’i blinin një piano

Sot ajo është një nga artistet më të famshme në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Por dikur Bebe Rexha përveç dëshirës për t’u bërë një yll i muzikës, nuk posedonte kushtet e mjaftueshme për të bërë si duhet rrugëtimin e saj artistik.

Në një intervistë të fundit për “Interview Magazine”, artistja me origjinë shqiptare ka treguar se si fëmijë kishte dashur të luante në piano, por prindërit e saj nuk kishin mundësi t’ia blinim.

“Kam luajtur në trumpetë për tetë vjet dhe isha në një grup xhazi. Kam filluar të mendoj për atë kohët e fundit sepse në disa nga këngët në album, si “Die Fo A Man”, kur këndoj meloditë e mia… Unë me të vërtetë mendoj se ato erdhën duke i rënë trumpetës. Doja shumë të luaja në piano, por prindërit e mi nuk kishin mundësi dhe nuk kisha si ta mësoja. Instrumenti i vetëm që mbeti falas për t’u mësuar në shkollë në New York City ishte trumpeta. Unë isha aq e trishtuar sepse kisha proteza në dhëmbë. Gjithmonë e doja Gwen Stefani dhe No Doubt”, ka thënë 31-vjeçarja.

Bebe Rexha (e lindur si Bleta Rexha) është rritur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka treguar se është shumë e lidhur me origjinën e saj dhe se si fëmijë, ajo dhe familja e saj kanë ardhur shumë shpesh për vizitë në shtëpinë e tyre në Dibër të Maqedonisë së Veriut.

Bebe Rexha nesër (e premte) nxjerr në shitje albumin e saj të ri “Better Mistakes”, i cili njëherësh është i dyti në karrierën e saj. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com

Bebe Rexha së shpejti lanson bashkëpunimin me Ty Dolla Sign

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha brenda pak ditësh do të publikoj këngën e saj të re ‘My Dear Love’ në bashkëpunim me Ty Dolla Sign, shkruan KultPlus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Rexha me anë të një postimi në Instagram, ku ka shkruar se kanë mbetur vetëm edhe katër ditë deri në lansimin e këtij dueti.

“Katër ditë nga lansimi i këngës së gjashtë të Better Mistakes”, ka shkruar ajo.

Ky projekt është pjesë e albumit të saj të ri të titulluar ‘Better Mistakes’ të cilin këngëtarja do ta publikoj të plotë me 7 maj të këtij viti./ KultPlus.com

Bebe Rexha publikon këngën ‘Die For a Man’ (VIDEO)

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha sot ka publikuar këngën e saj më të re. Kënga titullohet ”Die for a man” dhe është pjesë e albumit të saj të katërt me radhë që mban titullin ”Better Mistakes”, shkruan KultPlus.

”Die for a man” është në bashkëpunim me reperin Lil Ui Vert, ndërkaq videoklipi i këngës nuk është realizuar akoma dhe këngëtarja nuk ka bërë të ditur nëse pritet edhe videoklipi i këngës.

Ndërkaq, këngët e saj tjera të publikuara nga ky album janë ”Sacrifice” dhe ”Sabotage”. / KultPlus.com

Bebe Rexha gati këngën e re “Die for a man” në bashkëpunim me Lil Uzi Vert

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, këtë muaj njoftoi për daljen e albumint të ri “Better Mistakes”.

Albumi i dytë, i cili duket të jetë i veçantë dhe në bashkëpunim me disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës, do të lansohet i plotë më 7 maj.

Në mesin e shumë materialeve të reja muzikore, Bebe ka paralajmëruar edhe një duet me reperin amerikan, Lil Uzi Vert.

Këtë e bëri të ditur përmes një imazhi të përbashkët të tyre të ndarë në Instagram duke zbuluar se të premten sjellin këngën e re.

“Die for a man në bashkëpunim me Lil Uzi Vert publikohet këtë të premte”, ka shkruar ajo.

Në një fotografi të shkëputur nga klipi, Bebe shfaqet atraktive e veshur në një fustan të zi dhe me një pelerinë të tejdukshme në kokë.

Në album përfshihen edhe bashkëpunime të tjera me Travis Barker, Ty Dolla Sign, Trevor Danier, Rick Ross etj.

“Better Mistakes” përmban gjithsej 13 këngë dhe deri më tani janë publikuar vetëm tri. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com

Bebe Rexha iu kthehet në shqip ndjekësve: Në vend që ta ngrejmë njëri-tjetrin, ne e ulim njëri-tjetrin

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është mjaft e drejtpërdrejtë me fansat e saj, e herë pas here u jep atyre edhe mesazhe shumë të rëndësishme. Një nga mesazhet që vazhdimisht ua dërgon ndjekësve përmes postimeve në rrjetet sociale, është që të duan veten e tyre, trupin e tyre, pasi askush nuk është perfekt.

Pak ditë më parë, ajo publikoi një video në “Instagram” ku shfaqej me bikini.

Këto pamje janë pritur mjaft mirë nga ndjekësit të cilat e kanë komplimentuar për guximin që ka. Por sigurisht ka edhe nga ata që e kanë kritikuar.

Videon në fjalë e ka publikuar edhe një faqe shqiptare në “Instagram”, ku komentet negative të tipit “e shpifur”, i kanë rënë menjëherë në sy Bebe Rexhës, e kjo e fundit i ka ndarë këto komente në “Instastory”-n e saj.

“Siç e dini unë jam shqiptare dhe jam krenare për kulturën time. Por ka diçka që nuk jam krenare për kulturën time”, shprehet këngëtarja shqiptare, e cila përkthen në anglisht disa nga komentet që fansat shqiptarë i kanë bërë.

Ajo shprehet se videon e ka publikuar për të treguar se askush nuk ka trup perfekt dhe se duhet ta duam atë ashtu siç është. Bebe shton se vajzat shqiptare do të ishin më të suksesshme nëse do të ndihmonin njëra-tjetrën, se sa ta ulnin atë.

“Në vend ta ngrejë njoni qetrin, ne e ulim njoni qetrin”, ka shkruar Bebe Rexha në shqip. / KultPlus.com

Bebe Rexha do të mbajë koncert online më 20 maj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha do të mbajë koncert online në të cilin do të performojë këngët e albumit të saj më të ri ‘Better Mistakes, shkruan KultPlus.

Rexha këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter teksa ka njoftuar se koncerti do të realizohet më 20 maj, kurse xhirimi i performancës së saj do të mund të rikthehet për tu shikuar, brenda 24 orëve nga momenti i publikimit.

https://twitter.com/BebeRexha/status/1384893220845408260?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1384893220845408260%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fshowbiz%2F267753%2Fbebe-rexha-do-te-mbaje-koncert-online-me-20-maj%2F

“Jam e entuziazmuar që do të performojë këngë të reja për herë të parë. Performanca e këngëve të albumit “Better Mistakes” do të zhvillohet më 20 maj dhe do të jetë e ritransmetueshme për 24 orë. Dëgjoni këngët e albumit më të ri të performuara për herë të parë”, ka shkruar ndër të tjera ajo./ KultPlus.com

Bebe Rexha pozon për numrin e ri të “L’Officiel India”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundi ka pozuar për numrin e ri të “L’Officiel India”, përcjell KultPlus.

Artistja ishte veshur me kostum të zi, ndërsa flokët me balluke i kishte lëshuar në kraharor dhe kishte vënë si aksesor një zingjir të gjatë.

Ndërsa në imazhet tjera, ajo kishte veshur bluzë e pallto ngjyrë kafeje, teksa flokët i kishte të shprishura.

Në përshktimin që revista indiane ia bëri këngëtares thuhet se ajo është senzacion i muzikës pop në Amerikë.

“Senzacioni amerikan i muzikës pop. Një emër që bën jehonë të dashuruarve të muzikës pop, R&B dhe hip-hopit, Bebe Rexha, sigurisht që nuk ka nevojë për prezantim! Një këngëtare dhe tekstshkruese super e talentuar amerikane; ajo ka fituar çmime të panumërta për muzikën e saj, duke përfshirë një nominim në Grammy! Për të mësuar më shumë, kap edicionin tonë të ardhshëm”, thuhet në  postimin e “L’Officiel India”./ KultPlus.com

Bebe Rexha: Bashkëpunimi me Duan, Ritën dhe Avan do të ishte frymëzim për vajzat shqiptare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha së fundmi i është përgjigjur pyetjeve të fansave të saj në rubrikën ‘AskAnythingChat’, përcjell KultPlus.

Ndër pyetjet e shumta që ju drejtuan këngëtares ishte edhe ajo e një bashkëpunimi të mundshëm me Dua Lipën dhe Ava Max, për të cilën Rexha ja thënë se do të ishte një gjë e mrekullueshme që të gjitha të bëhen bashkë sepse vijnë nga i njëjti vend.

“Çdo gjë është e mundur, dhe do të thoja ‘Po’, do të përpiqem të ndodhë. Unë mendoj se do të ishte e mrekullueshme sikur vajzat të bëheshin bashkë, sepse ju e dini që ne vijmë nga i njëjti vend, ku ashtu siç kemi folur më herët, në të kaluarën, vajzat nuk ishin gjithmonë në muzikë në kulturën tonë, tani është komplet ndryshe dhe ju e dini që unë e dua kulturën time shumë, por unë jam rritur në gjysmë kulturën time, kështu që mund të flas në gjysmën e tyre”, ka thënë ajo.

Tutje këngëtarja ka shtuar se një bashkëpunim i tillë mes shqiptareve do të motivonte të gjitha femrat tjera shqiptare dhe kosovare, që ato kanë fuqi të arrijnë në jetë.

“Ju e dini, ne femrat nuk kemi qenë gjithmonë të barabarta si meshkujt dhe mendoj se fakti se ne të gjitha vijmë nga një kulturë e ngjashme është vërtet e bukur dhe mendoj se do të ishte e mrekullueshme për neve të vinim së bashku dhe të kapnim duart dhe të bëheshim si të gjitha vajzat tjera shqiptare ose kosovare atje, do të ishim si: ‘Ju mundeni, ju mund ta bëni këtë, ju mund t’i bëni ëndrrat e tua realitet, ti e ke këtë dhe çdo vajzë në botë – nuk ka rëndësi nga je, kështu që do të doja ta bëja këtë të ndodhte”, ka theksuar Rexha./ KultPlus.com

Bebe Rexha pushton Billboard-et në Rusi me këngën e saj të re

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, prezantoi së fundmi projektin e saj muzikor më të ri, “Sabotage”.

Kjo këngë është pritur mirë nga fansat, duke marrë menjëherë një vëmendje të shtuar në mbarë platformat muzikore ku mundësohet dëgjimi i saj.

Spotify me degën e saj në Rusi, është kujdesur që artistes shqiptare t’i kushtojë një vëmendje në një nga ‘billboard’-et më të mëdha të Moskës.

Ata kanë publikuar fotografinë promovuese të këngës “Sabotage” të Bebe Rexhës, duke i inkurajuar kështu rusët që ta dëgjojnë këngën e saj më të re.

“Sabotage” është njëra ndër këngët e publikuara të albumit të saj më të ri në ardhje, “Better Mistakes”, i cili i plotë do të publikohet këtë vit, më 7 maj. / KultPlus.com

Bebe Rexha publikon baladën “Sabotage”: Kjo këngë do të thotë bota për mua

Bebe Rexha, artistja shqiptare me famë botërore, ka sjell sot këngën e re të titulluar “Sabotage”, shkruan KultPlus.

Kjo këngë e zhanrit baladë është pjesë e albumit në ardhje, “Better Mistakes”.

Kënga është kompozuar dhe shkruar nga Bebe Rexha, Greg Kurstin, Jon Hume, Michael Matosic, dhe Michael Tighe.

Tematika e këngës shpaloset përmes një videoklipi i cili është shoqëruar me skena emocionale.

“Kjo këngë do të thotë absolut bota për mua. ‘Sabotage’ ka dalë tani, shpresoj të kënaqeni album Albumi im i ri ‘Better Mistaakes’ është gjithashtu i disponueshëm për para-porositje tani”, shkroi Rexha në Instagram. / KultPlus.com

Bebe Rexha publikon albumin e ri me 7 maj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha me 7 do të lansoj albumin e saj të ri, shkruan KultPlus.

Bebe Rexha, mbrëmë ka publikuar një imazh derisa shkroi se për sot ka një befasi speciale.

Dhe sapo ka zbuluar për fansat e saj përmes një postimi në profilin zyrtar në Instagram se ka gati albumin e ri.

Artistja e njohur me famë botërore tha se me datën 7 maj do e lansojë albumin e radhës në karrierën e saj muzikore.

“Better Mistakes”, mban titullin albumi i këngëtares për të cilin nuk zbuloi detaje tjera vetëm titullin  dhe datën e publikimit./ KultPlus.com

Bebe Rexha shënon suksesin e radhës, ‘Meant to be’ numëron plot një miliard dëgjime

Kënga ‘Meant to be’ nga Bebe Rexha, arrin një miliard dëgjime në platformën Spotify.

Këngëtarja shqiptare me famë botëërore, Bebe Rexha ka shënuar një tjetër arritje në karrierën e saj si këngëtare.

‘Meant to be’, një nga këngët më të suksesshme të saj ka arritur plot një miliard dëgjime në platformën muzikore ‘Spotify’.

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja duke ndarë një Instastory me 10 milionë ndjekësit e saj.

Kënga ‘Meant to be’ është shpallur nga Billboard si kënga më e dëgjuar e dekadës në zhanrin kantri, duke qëndruar 50 javë në krye të toplistave. /Demokracia.com/KultPlus.com

Bebe Rexha paralajmëron albumin e ri muzikor

Këngëtarja shqiptare e cila tashmë po gëzon famë botërore, ka paralajmëruar prej kohësh që është duke punuar në albumin e saj më të ri. Në një intervistë të dhënë sëfundi, ajo ka bërë të ditur se së shpëjti do të lansojë albumin e saj, përcjell KultPlus.

Ndër të tjera, Bebe Rexha po ashtu ka theksuar se albumi i ardhshëm do të jetë reflektim i këngëve të saj ”Jealous” dhe ”Sacrifice”.

“Muzika e albumit të ri do të jetë e ngjashme me këngët që keni dëgjuar deri më tani. Ndihem më e lumtur në karantinë, në kuptimin që kam pasur mundësi të ngadalësohem dhe të reflektoj për gjërat që janë të mira dhe të shëndetshme për mua”, ka deklaruar Bebe Rexha. / KultPlus.com

Bebe Rexha bëhet pjesë e edicionit “America the Beautiful”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha do të këndoj në “America The Beautiful”, për të shënuar fillimin e WrestleMania, shkruan KultPlus.

Krijuesja e hitit “I Got You” do të këndoj drejtpërdrejt nga stadiumi Raymond James në Florida.

Në një intervistë ajo tha se ishte e ngazëllyer se do të marrë pjesë në një ngjarje kaq të madhe.

Ajo këtë lajm e ka e ndarë edhe në llogarinë e saj në Instagram.

31-vjeçarja po shkon hapave të John Legend, Nicole Scherzinger dhe Fifth Harmony./ KultPlus.com

Bebe Rexha, imazhi më i ri i atleteve të reja nga ‘Puma’ dhe ‘Deichmann’

“Puma” dhe “Deichmann” po lansojnë një koleksion të ri atleteve dhe kanë angazhuar këngëtaren dhe autoren e këngëve, Bebe Rexha, për një fushatë të re reklamuese.

Dy modele të reja atletesh dhe tri çanta janë rezultat i bashkëpunimit midis “Puma” dhe “Deichmann”. Femrat më të reja në veçanti duhet të adresohen me prerje të qarta dhe me ngjyrën rozë.

Një dëshmi e përshtatshme për këtë është Bebe Rexha, e cila tashmë ka pasur një numër të madh suksesesh në fushën e muzikës, dhe me sjelljen e saj me vetëbesim, dëshiron të inkurajojë gratë e reja në veçanti, transmeton KultPlus.

Fushata u zhvillua dhe zbatua nga Grey Germany, agjencia kryesore e “Deichmann”, së bashku me kompaninë e prodhimit të filmit “Tempomedia”. Mund të shihet në TV, në klipe të ndryshme në internet, në rrjetet sociale, në POS dhe në shtyp. 

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

Pas Dua Lipës, edhe një tjetër këngëtare shqiptare me famë botërore ka bashkëpunuar me markën e njohur të atleteve “Puma”.

Një grua me vetëbesim dhe shumë e suksesshme në muzikë: ajo është Bebe Rexha.

Këngëtarja e nominuar me çmim “Grammy” është shndërruar në ambasadoren e re të fushatës së “Deichmann”, zinxhiri më i madh i shitjes së veshmbathjeve në Evropë. Së bashku i kanë krijuar disa modele të atleteve me markën e njohur “Puma”, e që janë pjesë e koleksionit të titulluar “Power”.

“Çfarëdo që ju përshtatet”, kjo është motoja e fushatës e cila e mbështet emancipimin e grave.

Bebe Rexha, e cila u bë e njohur për shkrimin e këngëve për artistë të mëdhenj si Eminen, Rihanna dhe Selena Gomez, u shpreh e entuziazmuar për këtë bashkëpunim.

Koleksioni “Power” tashmë është në dispozicionin e publikut. Atë e gjeni në dyqanet “Deichmann” në Gjermani dhe vende tjera të Evropës, si dhe mund të porositet online./ KultPlus.com