Albumet e Dua Lipës dhe të Ermonela Jahos në top-inçizimet e vitit

Gazeta britanike “The Sunday Times” ka bërë të ditur listën me 100 incizimet më të mira për këtë vit. Nuk mungojnë artistet shqiptare. Dua Lipa radhitet në vendin e tretë me albumin e saj “Future Nostalgia”, ndërsa lista plotësohet edhe me albumin “Anima Rara” të sopranos Ermonela Jaho, transmeton KultPlus.

Prestigjiozja britanike “The Sunday Times” ka listuar 100 incizimet më të mira të këtij viti. Mozaiku i listës që përfshin zhanre të ndryshme të muzikës plotësohet edhe me këngëtaret shqiptare që po bëjnë bujë nëpër botë. Dua Lipa radhitet e treta me “Future Nostalgia”, albumin që erdhi si inspirim nga diskoja tek vjen si nostalgji për vitet ’70. Krejt në tjetër zhanër vjen “Anima Rara” i sopranos Ermonela Jaho, i cilësuar si një kombinim elektrizues dhe i larmishëm i muzikës klasike.

“Nga albumi indie-rock i Phoebe Bridgers te rikthimi në disko i Dua Lipës, kritikët tanë të muzikës kanë zgjedhur incizime që u kanë ndihmuar gjatë vitit”, ka shkruar “The Sunday Times” para se të vazhdojë me listën për 100 incizimet më të mira të këtij viti.

“Gjashtë nominime për ‘Grammy’ dhe një koncert virtual live i ndjekur nga një audiencë prej më shumë se pesë milionë shikuesish: tingujt e sheshtë dhe retro-disko të Dua Lipës me të drejtë e dominuan izolimin”, ka shkruar “The Sunday Times”.

Image

“Future Nostalgia” nga Lipa është nominuar për gjashtë çmime “Grammy”, përfshirë atë për albumin e vitit, albumin më të mirë pop për “Future Nostalgia”, këngën, incizimin e vitit dhe performancën më të mirë pop për “Don’t Start Now” dhe performancën më të mirë pop si duo a grup për bashkëpunimin e saj me Balvin, Bad Bunny dhe Tainy, për këngën “Un Dia”. Albumi, që nga momenti kur është lansuar, më 27 mars, ka marrë kritika pozitive. Këngët shënuan suksese të njëpasnjëshme të tilla, saqë as Madonna s’i rezistoi dot bashkëpunimit me të duke u shfaqur në një rimiksim të këngës “Levitating”. Kritikat pozitive nuk munguan as për koncertin virtual “Studio 2054”. Ishte një eksperiencë intime virtuale dhe rifreskuese, koncert me plot gjallëri, ani pse virtual. Përmes tij, Lipa, pa dyshim që revolucionarizoi shfaqjet online.

Emërimi i koncertit ishte një formë moderne për të kujtuar “Studio 54”. Klubi më legjendar ndonjëherë në Manhattan, gjatë viteve kur ishte aktiv, kishte ndryshuar industrinë e klubeve të natës, ishte më shumë se aq, diçka që ende askush nuk e ka arritur prej asaj kohe. 25-vjecarja nga Prishtina vendosi që ta sillte këtë spektakël, si diçka që të krijonte ndjesinë e një videoklipi të gjatë dhe bëri bashkë yje të njohura në industrinë e muzikës si Elton John, Angele, Bad Bunny, FKA Twigs, J Balvin, Tainy dhe Miley Cyrus.

Gazeta britanike “The Sunday Times” me traditë që prej vitit 1821, në listë ka edhe albumin “Anima Rara” që doli në shitje më 25 shtator të këtij viti.

Image

“Diva shqiptare ka përfshirë role që shënojnë karrierën e saj – nga ‘La traviata’, ‘Suor Angelica’, ‘Madam Butterfly’ – në albumin dedikuar sopranos Rosina Storchio, muzës së Puccinit dhe Leoncavallos”, ka shkruar gazeta britanike. Në album, nëpërmjet 14 veprave, Jaho eksploron muzikën e mjeshtëruar nga Rosina Storchio, njëra nga sopranot më lirike dhe shprehëse e periudhës “verismo”. “Anima Rara” përfshin vepra të kompozitorëve të ndryshëm, në mesin e tyre edhe ata italianë, si Pietro Mascagni e Ruggero Leoncavallo, Giuseppe Verdi dhe Giacomo Puccini. Për realizimin e albumit “Anima Rara”, sopranoja ka bashkëpunuar me kompaninë e njohur londineze të muzikës operistike “Opera Rara”. Më herët Jaho kishte bashkëpunuar me këtë kompani edhe për incizimin e “Le Villi” të Giacomo Puccinit dhe “Zazà” të Ruggero Leoncavallos. Sopranoja, po ashtu, ka incizime të “La traviata”, “Il Trittico”, “Les Contes d’Hoffmann” dhe “Madama Butterfly”, të qasshme në CD.

Sopranoja Ermonela Jaho që nga publikimi ka kryesuar top-listat. “Presto Classical” kompania lidere për incizime të jazzit dhe muzikës klasike në Britani të Madhe – e themeluar në vitin 1986 – e ka vendosur në vend të dytë në mesin e dhjetë albumeve më të mira të muzikës klasike për këtë vit. “Gramophone”, revista lidere në botën e muzikës klasike, ka radhitur albumin e sopranos shqiptare në vend të parë në top-listën javore në fillim të tetorit. Revista me traditë gati 100-vjeçare që botohet në Londër, s’është e vetmja që ia jep vlerësimin maksimal të parit album të Jahos, për të cilin ka bashkëpunuar me orkestrën me bazë në Valencia të Spanjës “Orquestra de la Comunitat Valenciana”, njëherësh orkestra rezidente e shtëpisë operistike “Palau de les Arts Reina Sofia” dhe me dirigjentin italian Andrea Battistoni. Revista gjermane “Oper!”, në tetor e shpalli album të muajit. “Anima Rara”, po ashtu, është radhitur në mesin e “albumeve të jashtëzakonshme të tetorit 2020” edhe nga revista spanjolle “Scherzo”. Bashkë më solo-albumin e këngëtares në atë top-listë zënë vend edhe nëntë albume të tjera. Javën e parë të publikimit, “Anima Rara” po ashtu ishte përzgjedhur si albumi i javës nga kompania e njohur e muzikës klasike “Presto Classsical”. Me t’u publikuar, u radhit i pari edhe në kuadër të top-listës “Operat që duhet dëgjuar” në “Spotify”, “iTunes” dhe “Deezer” të publikuara nga “Meine Klassik”, që njihet si shtëpia virtuale për më të rejat nga muzika klasike. /koha/ KultPlus.com

‘The Guardian’ përzgjedh albumin e Dua Lipës si ‘Albumin e dytë më të mirë për vitin 2020’

‘The Guardian’, media më prestigjioze në botë, ka bërë përzgjedhjen e 50-të albumeve më të mira të këtij viti, shkruan KultPlus.

Në këtë listë që përmbante ndër emrat më të sukssesshëm të muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa renditet e dyta me albumin e saj ‘Future Nostalgia’

“Për Dua Lipën, viti 2020 filloi me një pellg lotësh dhe përfundoi në të njëjtën mënyrë. Kur albumi i saj i dytë doli në muajin prill, këngëtarja ngushëlloi rrugën e saj përmes një videoje në Instagram duke shpjeguar se ajo do të bënte publikimin e “Future Nostaglia” disa ditë përpara se ishte paralajmëruar. Ajo nuk e dinte nëse ditët e para të një izolimi të shkaktuar nga pandemia ishte koha e duhur për një album në të cilin ishte punuar aq shumë, por ajo nuk duhet të shqetësohet: në një vit të mbushur me ankth dhe frikë, një goditje e “Future Nostalgia” ishte vetëm gjëja e duhur”, nis shkrimin e përditshmja britanike.

“Albumi gëzon një energji të mbështjellë, secila nga 11 këngët jep një lartësi euforike mbi një ritëm të parezistueshëm. Albumi i ka një borxh të madh të kaluarës muzikore, nostalgjike vetë për shkëlqimin e xhevahireve të kostumeve të disko-ve dhe ‘poëerpop Day-Glo’ të viteve ’80. Ndër të tjera, albumi është i inspiruar nga artistë si: Olivia Neëton-John, Madona, udhëheqësi i bandës së viteve 1930 Leë Stone, INXS i viteve 1980, dhe Lily Allen”, shkruan më tej “the Guardian” në shtjellimin e detajeve të albumit “Future Nostalgia”.

“Lotët që u përmendën në fillim të artikullit erdhën javën e kaluar kur Lipa u nominua për gjashtë kategori çmimesh në Grammy Aëards 2021, përfshirë çmimin për ‘albumin më të mirë të vitit’. “Future Nostalgia” nuk po përpiqet të bëjë një deklaratë të guximshme në lidhje me gjendjen e botës ose të angazhohet me ndonjë gjë përtej kalimit të një kohe të mirë. Nëse po bën ndonjë deklaratë, është se Dua Lipa është një yll i mirë dhe i padiskutueshëm i muzikës pop. Ajo mund të ketë arritur vetëm në pozitën e dytë në listën tonë, por pa mëdyshje: 2020 ishte viti i Dua Lipës”, ka përfunduar The Guardian shkrimin referuar këngëtares 25-vjeçare. / KultPlus.com

Dua Lipa, e mahnitshme në koncertin e fundvitit ‘Jingle Ball’ (VIDEO)

Koncerti i sivjetëm i ‘Jingle Ball’ si pasojë e pandemisë u organizua virtualisht, përcjell KultPlus.

Ndër të famshmit që performuan në këtë koncert, ishte edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa, performanca e së cilës mahniti fansat e saj.

‘Dhe shfaqja një orë e gjysmë, e drejtuar nga Ryan Seacrest u transmetua në tërësinë e saj në Cë të hënën në mbrëmje’, shkruan DailyMail.

Dua me zërin e saj të mrekullueshëm performoi këngën ‘Levitating’, këngë kjo që zë vend në albumin e saj të fundit ‘Future Nostalgia’

“Është nderi im i madh të prezantoj me ju interpretuesen tuaj të ardhshme sonte. E bukura, e pabesueshmja, e zgjuara, inteligjente, një shoqe e mirë, Dua Lipa”, njoftoi këngëtari i suksesshëm Smith, kur prezantoi performancën e Duas.

Më vonë gjatë transmetimit, Dua u shfaq përsëri për të kryer një interpretim të këngës së famshme të John Lennon’s, “Happy Christmas” me ndihmën e disa prej adhuruesve të saj më të mëdhenj. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=jXzKX7MjVeQ&ab_channel=DuaWho

Dua Lipa zgjedh skuadrën e saj në FIFA, inkuadron tre futbollistët kosovarë

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është një nga ambasadoret e lojës së famshme FIFA.

Ajo së fundmi ka përzgjedhur 11-shën e saj në FIFA, ku ka inkuadruar dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës: Milot Rashica  dhe Amir Rrahmani.

Po ashtu pjesë e skuadrës është edhe mesfushori kosovar që luan për Zvicrën, Granit Xhaka.

Në 11-she janë edhe: Alisson, Ferdinand, Van Dijk, Arnold, Saka, Phillips, Maradona dhe Aubameyang./ KultPlus.com

Dua Lipa shpërblehet edhe me një çmim tjetër, vlerësohet në Billboard 2020

Çmimeve të shumta të Dua Lipës sonte iu shtua edhe ai në Billboard 2020, shkruan KultPlus.

Këngëtarja shqiptare arriti të fitoj çmiminWomen In Music for the Powerhouse”, e që padyshim përbën edhe një sukses tjetër të saj.

Ajo ka shpërndarë fotografi me fustanin e zi, me të cilin kishte performuar në hyrje të organizimit “Billboard 2020”, duke e interpretuar këngën “Boy will be boys” në një version tejet të bukur.

“Kur fustani të shërben si sfond…faleminderit Billboard çmimi Women In Music for the Powerhouse”, ka shkruar Lipa në profilin e saj në twitter.

Ky çmim vie pas sukseseve të Duas në Festivalet e Francës, Spanjës si dhe nominimeve në Grammy. / KultPlus.com

Këngëtaret shqiptare pjesë e listës së 30 këngëve më të mira nga Billboard

Billboard ka shpalosur pjesën më të madhe të hiteve të këtij viti ju në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe këngëtaret shqiptare me famë botërore, shkruan KultPlus.

Në listën e tridhjetë këngëve më të mira pop të vitit 2020 bëjnë pjesë edhe këngëtaret me renome botërore: Dua Lipa, Ava Max dhe Bebe Rexha.

Përkatësisht këngët që pushtojnë top 30 të Billboard janë “Kings and Queens” të Ava Max, “Levitating” e Dua Lipës dhe “Baby, I’m Jealous” e Bebe Rexhës dhe Doja Cat./ KultPlus.com

Dua Lipa, zëri që hapi me interpretimin e veçantë “Billboard Women 2020”

Zëri magjik i këngëtares shqiptare ka debutuar në hapjen e ngjarjes së rëndësishme muzikore, Billboard Women 2020, shkruan KultPlus.

Dua Lipa ka qëndruar në skenë nëpërmjet interpretimit të këngës së saj “Boy will be boys”, e cila ka një thellësi të veçantë kuptimore. Lipa ka sjellur mrekullueshëm këtë pjesë muzikore, duke i falur emocion interpretimit të saj.

“Boys Will be Boys në Billboard Women të Music Awards. Faleminderit që na patët për ta hapur shfaqjen dhe më lejuat ta interpretoj një këngë që ka kuptim të madh te unë dhe nuk do të mund ta performoja si të tillë në ndonjë ngjarje tjetër”, ka shkruar Lipa, teksa ka shpërndarë video-performancën në Instagram.

Billboard është një ndër markat më të rëndësishme në fushën e muzikës dhe artit. / KultPlus.com

Albumi i Dua Lipës renditet i pari nga revista “People”

Dua Lipa është duke vazhduar të vlerësohet me çmime e vlerësime të rëndësishme në karrierën e saj, shkruan KultPlus.

Së fundmi, revista “People” ka shpërndarë 10 albumet më të suksesshme të vitit. Albumi i këngëtares shqiptare “Future Nostlagia” renditet i pari sipas kësaj reviste, duke shënuar edhe një të arritur tjetër.

Miqtë e këngëtares shfrytëzuan rrjetin social instagram, për të shpërndarë në storjet e tyre këtë sukses të Lipës.

“Future Nostalgia” u publikua në muajin mars dhe është albumi më i dëgjuar i një artisteje femër për këtë vit në platformën më të madhe të muzikës në botë, “Spotify”. / KultPlus.com

Miqësia e gjyshërve dhe baballarëve te Rita Orës dhe Dua Lipës, a do ta vazhdojnë yjet botërore këtë miqësi?

Ishin vitet e pesëdhjeta koha kur ti shihje së bashku Seit Lipën dhe Besim Sahatçiun ishte më se e zakonshme. Besimi e Seiti, të dy ishin të njohur për publikun shqiptar të asaj kohe. Gjyshërit e Dua Lipës dhe Rita Orës që atëherë kishin filluar një traditë, që sot janë pasardhësit e tyre ata që po e vazhdojnë, shkruan KultPlus.

Baballarët e këngëtarëve shqiptare që kanë arritur të korrin suksese në botë, Besnik Sahatçiu dhe Dukagjin Lipa janë takuar gjatë ditës së sotme në një kafene të Londrës.

Por, ajo që mbetet të shihet është nëse këtë traditë të takimeve do ta vazhdojnë edhe gjenerata e tretë e këtyre dy familjeve, Dua Lipa dhe Rita Ora. Mirëpo mbase këtë herë me një bashkëpunim muzikor mes këtyre dy këngëtarëve që tashmë kanë shkelur tregun botërore dhe kanë arritur që të dëgjohen e të pëlqehen në shumë vende të botës./ KultPlus.com

Bernie Sanders do t’ia prezantojë Dua Lipës çmimin në ceremoninë “Billboard Women in Music”

Lista e yjeve që do të performojnë dhe prezantojnë çmime në edicionin e sivjetmë të ceremonisë “Billboard Women in Music” tashmë është zbuluar, dhe fansat duket të entuziazmuar me emrin e artistëve të përfshirë në të.

Në mesin e personaliteteve të famshme që do të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje vjetore në rolin e prezantuesve të mbrëmjes është edhe senatori amerikan, Bernie Sanders, i cili do ta hijeshojë skenën e ceremonisë së bashku me yjet: Miley Cyrus, Lily Singh dhe Maluma.

Krahas kësaj, nëna e të ndjerës Breonna Taylor, Tamika Palmer, po ashtu do ta ketë nderin e prezantimit të një shpërblimi në ceremoninë e cila transmetohet live më 10 dhjetor në uebfaqen zyrtare të “Billboard”.

Ndërkaq në mesin e performuesve të shumtë do të jenë këngëtaret, Dolly Parton, Dua Lipa dhe Chloe x Halle, derisa rep artistja Cardi B do të nderohet me çmimin special “Billboard’s Woman of the Year” (Gruaja e Vitit).

Shpërblimi kryesor i mbrëmjes i ndahet grave të cilat e kanë definuar vitin përmes muzikës së tyre dhe aktiviteteve që kanë pasur ndikim të madh te publiku i gjerë.

Senatori Bernie Sanders do t’ia prezantoj çmimin “Powerhouse Award” këngëtares kosovaro-britanike, Dua Lipa. Pop ylli i njohur shquhet si përkrahëse e përkushtuar e Sandersit, dhe dyshja tashmë ka arritur ta krijojë një shoqëri të mirë mes vete.

Lipa do ta pranojë këtë shpërblim pasi muzika e saj ka qenë në maje të listës së shitjeve, ka pasur shkarkime të mëdha në platformat muzikore dhe është transmetuar jashtëzakonisht shumë në radio stacione të ndryshme gjatë vitit./ KultPlus.com

Dua Lipa në tryezën e ushqimeve tradicionale shqiptare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, është rikthyer në tryezën e vendit të saj, shkruan KultPlus.

Lipa ka shpërndarë storje të instagramit teksa ishte duke ngrënë drekë me ushqime tradicionale shqiptare.

Ajo ishte e pranishme në restorantin e njohur shqiptar “Çka ka qëllu” në Nju Jork bashkë me të dashurin e saj.

Qebapat, ajvari, specat me ajkë, mantiat dhe flijat ishin pjesë e tryezës së katërshes.

I dashuri i yllit shqiptar, qebapat kosovar i quajti “ushqimi kampion i shqiptarëve”.

Restoranti shqiptar “Çka ka qëllu”, edhe pse ndodhet në një territor ku dominojnë kuzhina dhe restorantet italiane, megjithatë ka arritur të tërheqë vëmendjen e njujorkezëve dhe të dallohet për veçantinë dhe specialitetet që ofron. Në të kaluarën Dua Lipa e kishte vizituar këtë lokacion bashkë me familjen e saj, Dukagjinin, Anesën, Rinën dhe Gjinin. / KultPlus.com

Dua Lipa shpalos vështirësitë e karrierës së saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka shpalosur detaje për rrugëtimin e saj muzikor, ku ndër të tjera e ka përmendur edhe Kosovën në intervistën e dhënë për “Sunday Morning”, shkruan KultPlus.

Këngëtarja amibicioze përgjatë intervistës ka treguar që qëllimi i saj ishte të mbërrinte majat botërore, e që tanimë ëndrra e saj ka gjetur realizim.

Lipa, albumi i së cilës  “Dua Lipa” u transmetua më shumë se shtatë miliardë herë në Spotify, morri dy çmime “Grammy”, fitoi në dy festivale ndërkombëtare brenda një nate të vetme dhe pati shumë suksese të tjera, vazhdon të na bën krenarë.

Gazetarja Roxana Saberi në bashkëbisedim risjelli faktin që albumi i fundit i Lipës ishte përplotë me hite që të bëjnë të vallëzosh, e që kjo ka shërbyer si një argëtim për njerëzit gjatë kohës së izolimit.

“Dua të them, asnjëherë në një milion vjet nuk kam menduar se do të duhej të bëja një rekord gjatë një kohe të tillë”, u përgjigj Lipa, ‘dhe do të gënjeja nëse do të thosha se nuk kisha frikë ta nxjerr këtë”.

Gazeta prestigjioze CBS News, e ka përmendur edhe nacionalitetin e Lipës, duke thënë se është shqiptare dhe se familja e saj u detyruan të braktisin Kosovës nga lufta në vitet e 90’ta.

Përderisa Dua kishte lindur në Angli, familja e saj u kthye në Kosovë kur ajo ishte 11 vjeçe, teksa Lipa i kishte bindur prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën që ta linin atë.

Pyetjes së gazetares se si kishte shkuar biseda për bindjen e prindërve që të qëndronte në Angli, Dukagjin Lipa iu përgjigj duke thënë se ishte një bisedë e qetë.

“Edhe unë mendoj se ajo planifikoi të ndodhte e gjithë kjo gjë. Ishte fati i saj”, u shpreh nëna e Duas, Anesa Lipa.

“Unë isha qartazi e bindur! Prindërit e mi më pyetnin se “Çfarë po bën?”, “A je e sigurt që dëshiron ta bësh këtë?”. Ndërkaq unë isha e bindur se do të vazhdoja”, tha Dua Lipa.

Përndryshe, kur Lipa ishte 21 vjeçare, kënga e saj si një ‘himn’ për fuqizimin e grave, “New Rules” e bëri që ëndrra e saj të realizohej, duke arritur famën botërore. / KultPlus.com

Vazhdojnë sukseset e Dua Lipës, fiton dy çmime ndërkombëtare në Spanjë

Sukseset e Dua Lipës nuk kanë të ndalur. Këngëtarja shqiptare ka arritur të fitoj dy çmime në Spanjë, shkruan KultPlus.

Lipa ka arritur të rrëmbej çmimet “Albumi ndërkombëtar më i mirë” dhe “Artistja ndërkombëtare më e mirë” në Los Mucis Awards 2020.

“Wow faleminderit për @LOS40SPAIN  faleminderit!!! Albumi ndërkombëtar më i mirë dhe artistja ndërkombëtare më e mirë 😭😭 Gjithashtu faleminderit që më kishit prapë në skenë!!! Shpresoj që herën e ardhshme do të mund të vij prapë në një ndër vendet e preferuara në botë-MADRID dhe të ju shoh të gjithëve!! Faleminderit faleminderit faleminderit ❤️”, ka shkruar Lipa.

Këto janë vetëm disa nga sukseset e saj, teksa ajo dje rrëmbeu një çmim ndërkombëtar edhe në Francë. / KultPlus.com

Dua Lipa fitoi çmimin “Artistja ndërkombëtare femër” në Francë

Çmimeve të shumta të Dua Lipës tanimë iu shtua edhe ai në Paris, shkruan KultPlus.

Këngëtarja e famshme shqiptare arriti që të rrëmbej çmimin “Artistja ndërkombëtare femër” në NRJ Music Awards.

“Faleminderit shumë 🇫🇷 ✨❤️@NRJHITMUSICONLY Faleminderit për çmimin artistja ndërkombëtare femër!! Momnte surreale që kurrë nuk do t’i harroj! Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen!! Shpresoj që jeni kënaqur me performancat tona!!”, ka shkruar Lipa në instagram.

Përderisa Parisi hapi dyert dje, më 5 dhjetor 2020 për ndarjen e çmimeve të ndryshme muzikore, pjesëmarrës ishin edhe shumë artistë të tjerë me famë botërore. Disa nga ta ishin The Weeknd, Lady Gaga, Ariana Grande. / KultPlus.com

Hakohet llogaria e Dua Lipës në Spotify

Llogaria e këngëtares shqiptare Dua Lipa në Spotify është hakuar. Dua Lipa dhe disa nga këngëtarët më të njohur në botë kanë qenë pre e këtij sulmi kibernetik nga një haker i cili postoi mesazhe në lidhje me Donald Trumpin dhe Taylor Swift.

Problemi vjen në një kohë të ngarkuar për Spotify, të cilët sapo kanë njoftuar statistikat vjetore dhe artistë më të dëgjuar të vitit dhe kur përdoruesit po eksplorojnë listat e tyre vjetore.

Dua Lipa ka arritur që kënga e saj “Don’t start now” të renditet si kënga e pestë më e dëgjuar në të gjithë botën gjatë këtij viti në Spotify.

Aplikacioni është më i popullarizuar në llojin e tij korigjoi ndryshimet e bëra nga hakeri dhe faqet e artistëve duket se janë kthyer në normalitet shkruan BBC. /dp/ KultPlus.com

“Love Again” nga Dua Lipa në një version ndryshe

Performancave të magjishme të Dua Lipës iu shtua edhe ajo në Tiny Desk, shkruan KultPlus.

Këngëtarja shqiptare shkëlqeu me një version ndryshe të këngës “Love Again”, të cilën e interpretoi në mënyrë fantastike nëpërmjet zërit të saj të butë.

“Këngën të cilën do ta këndoj e dua shumë dhe është një ndër të preferuat e mia të incizuara. E shoh si një formë të manifestimit gjërave të mira në jetën tuaj kur gjërat nuk po shkojnë si duhet. Ky është versioni special i “Love Again”, u shpreh Lipa para se të fillonte të këndonte.

“Love Again” erdhi nën përcjelljen e bendit të Dua Lipës, të cilët edhe më shumë e hijeshuan interpretimin. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/tv/CIYoFPUnwSd/?igshid=1b9vn0khg0ph4&fbclid=IwAR0lfg_jBAy2nkUq5x3svx7RgE9e7iVbFXTYMERF5ShGVuxn9rw7Ylf5qIk

Dua Lipa beson se artistet femra kritikohen më shumë sesa meshkujt

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa beson se gratë e kanë më të vështirë ngritjen në karrierë për shkak se marrin më shumë kritika sesa kolegët meshkuj, shkruan KultPlus.

Në intervistën e saj dhënë CBS Sunday Morning ajo është shprehur se e ndjen nevojën që ta mbaj veten në standarde më të larta sesa kolegët e saj meshkuj, meqë industria e muzikës di t’i sheh gratë si “të fabrikuara”.

Lipa tutje u shpreh se si artiste femër, e veçmas përbrenda zhanrit pop, njerëzit mendojnë se je e fabrikuar.

 “Askush nuk beson se ti i shkruan këngët vetë”, u shpreh Lipa.

Yli botëror poashtu tha se gratë janë ‘pre’ e kritikave më shumë se artistët meshkuj.

“Atakohemi me shumë më shumë kritika në aspektin e asaj çfarë veshim, çfarë bëjmë, si duket performanca, si vallëzojmë, si këndojmë, nëse këndojmë”.

Ndërkaq ajo kishte pasur mendimet të njëjta edhe në një intervistë tjetër, teksa kishte thënë se duhet punë më e madhe që të tjerët të të marrin më seriozisht. / KultPlus.com

Këngët e Lipës janë dëgjuar në Spotify 3.8 miliardë herë

Dua Lipa ka postuar në Instagram publikimin e Spotify, ku shihet se është ndër këngëtaret më të dëgjuara.

Statistikat e vitit 2020, tregojnë se këngët e Lipës janë dëgjuar 3.8 miliardë herë.

“Woweeeeeee!!!. 3.8 miliardë. Faleminderit të gjithëve që dëgjuat muzikën time këtë vit. Gjëra si këto më shtyjnë përpara dhe jam shumë falënderuese”, shkroi Lipa. / KultPlus.com

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Hakohet faqja e Dua Lipas në Spotify

Dua Lipa është një prej disa këngëtarëve me renome që janë bërë pre e një hakeri. Faqja në Spotify e Dua Ligas është hakuar, dhe hakeri ka postuar mesazhe për Donald Trumpin dhe Taylor Swiftin, raporton BBC.

Të mërkurën, pos Dua Lipas i është hakuar edhe faqja e Lana Del Reyt, ndërsa hakeri u ka zëvendësuar biografitë.

Hakeri e ka quajtur veten Daniel dhe i ka zëvendësuar fotot e yjeve me një të veten.

Ky veprim do të jetë turpërim për tentimet e platformës për të ofruar siguri. Është aplikacioni më i popullarizuar i llojit të tij.

Sulmuesi po ashtu i ka kërkuar njerëzve që të pranojnë në Snapchat, dhe ka shtuar fjalët “Trump 2020”.

Ai ka përmendur edhe Taylor Swiftin, që e ka quajtur mbretëreshë.

Spotify shpejt ka vepruar, dhe faqja e Dua Lipas dhe yjeve tjera janë kthyer në normalitet./ KultPlus.com

Dua Lipa: 2020 ka qenë një vit i pabesueshëm

Pop këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Dua Lipa, ishte fituese e madhe në edicionin e sivjetmë të ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve, “Attitude Awards 2020”.

Ylli i hitit “Don’t Start Now” tha se viti 2020 ishte i pabesueshëm për të, teksa e pranoi çmimin “Music Award” në ceremoninë e përvitshme, e cila sivjet u mbajt në formë virtuale për shkak të pandemisë.

Në fjalimin e saj pranues online, Lipa citohet të ketë thënë: “2020 ka qenë një viti i pabesueshëm. Unë jam argëtuar jashtë mase duke performuar në ngjarjen ‘Mardi Gras’ në Sydney e cila zuri vend në fillim të vitit. Madje, tani më duket çmenduri që në një moment të këtij viti, të gjithë kemi festuar së bashku në një vend. Dhe pastaj, papritur gjithçka u shua në botë. Javët e para pas shpërthimit të pandemisë ishin vërtetë hetuese për mua. Pastaj mu desh ta merrja një vendim tejet të vështirë që ta lansoja albumin me këngë të reja, gjatë kohës kur bota ishte në karantinë, por unë vendosa ta bëjë këtë me shpresën që këto këngë do t’i bënin njerëzit të lumtur, dhe do të sillnin pak gëzim në këto kohë të vështira për të gjithë. Shpresoj me të vërtetë që e kemi arritur këtë qëllim, sepse Zoti e di sa shumë kemi pasur nevojë për diçka të tillë”.

Edhe këngëtarja amerikane Taylor Swift kishte deklaruar se është shumë falënderuese që po nderohet me shpërblimin “Attitude Icon Award”.

“Jam vërtetë shumë falënderuese për këtë çmim të mrekullueshëm. Dua t’i falënderoj të gjithë që kanë pasur rol në vendimin se unë e meritoj këtë çmim. Në veçanti dua t’i falënderoj adhuruesit e mi që ma kanë ofruar një platformë për të bërë muzikë, dhe të flas hapur për gjërat që unë mendoj se janë në rregull apo gabim. Besoj se të gjithë duhet të kenë mundësi ta jetojnë historinë e tyre të dashurisë, pa pasur frikë nga diskriminimi. Mënyra për ta arritur këtë gjë, është të vazhdojmë t’i nxisim qeveritë që të vënë rregulla për mbrojtjen e njerëzve nga komuniteti LGBTQ. Ju premtoj se gjithmonë do të luftojë për këtë çështje. Jam shumë falënderuese për këtë shpërblim të mahnitshëm. Faleminderit shumë të gjithëve”, ka deklaruar Swift.

Ndër fituesit e tjerë të kësaj ceremonie ishin, Luke Evans i cili e fitoi çmimin “Man of the Year”, Stephen Fry po ashtu u nderua me çmimin “Attitude Icon Award”, Russell Tovey e fitoi shpërblimin “The Culture Award” dhe çmimi “The Gamechanger Award” shkoi për këngëtarin, Yungblud.

Në anën tjetër, Dua Lipa e shënoi edhe një sukses të ri muzikor. Ajo ka arritur t’i ketë dy këngë të pozicionuara në dhjetëshen e toplistës muzikore në Britani të Madhe. Fjala është për hitin e saj “Levitating” dhe këngën e realizuar në bashkëpunim me yllin Mylie Cyrus, “Prisoner”. Ky videoprojekt gjithashtu është shpallur kënga më e kërkuar dhe dëgjuar në 37 radio stacione të monitoruara nga “Mediabase”.

Në vendin e dytë pas pop këngëtareve, Lipa dhe Cyrus, gjendet reperi “The Kid LAROI” me hitin “So Done”. “Save Your Tears” nga The Weeknd pozicionohet si kënga e tretë më e dëgjuar në radio, i përcjell nga Shawn Mendes & Justin Bieber me hitin e tyre të padiskutueshëm “Monster”. Ndërsa në vendin e pestë këtë javë pozicionohet rep artistja amerikane Megan Thee Stallion me këngën e fundit, “Body”.

Në lajme të tjera Lipa së shpejti vjen në ekranin e Netflixit, si pjesë e dokumentarit “Song Exploder (Volume 2)”. Platforma digjitale tashmë e ka publikuar trilerin e parë të këtij projekti, pjesë e së cilit përveç Dua Lipës janë edhe bendi “The Killers”, “Nine Inch Nails” dhe Natalia Lafourcade.

Dokumentari do ta ketë premierën në Netflix më 15 dhjetor, si dhe i sjellë rrëfimet e disa prej muzikantëve më të mëdhenj të botës, të cilët shpjegojnë në detaje mënyrën si kanë arritur t’i krijojnë këngët e tyre. I pasur me intervista intime, pamje nga arkiva dhe incizime të papërpunuara, çdo episod i dokumentarit thellohet në frymëzimin e artistëve prapa muzikës së tyre. / KultPlus.com

Dua Lipa falënderon pjesëmarrësit në koncertin virtual “Studio 2054”

“Studio 2054” mbajti emrin e performancës së të drejtpërdrejtë të yllit shqiptar, Dua Lipa, shkruan KultPlus.

Asaj iu bashkuan Elton John, degë të FKA, Bad Bunny, Miley Cyrus, Kylie Minogue dhe të ftuar të tjerë gjatë koncertit.

“Future Nostalgia”, “Levitating”, “Break my Heart”, “Phycial”, “Neë Rules”, “Don’t start now” ishin disa prej këngëve që zëri i magjishëm i Lipës i jetësoi, duke i bërë artdashësit e saj të kenë momente të paharrueshme.

Lipa nëpërmjet një postimi në Instagram falënderoi pesë milion pjesëmarrësit e këtij koncerti.

“Jam shumë e emocionuar që të bëjë të ditur se koncerti pati mbi pesë milionë shikues nga e mbarë bota. Faleminderit të gjithë juve”, është shprehur ajo në përshkrim./ KultPlus.com

Dua Lipa shkëlqeu në koncertin e saj të drejtpërdrejtë “Studio 2054”

“Studio 2054” mbajti emrin e performancës së djeshme të drejtpërdrejtë të yllit shqiptar, Dua Lipa, shkruan KultPlus.

Asaj iu bashkuan Elton John, degë të FKA, Bad Bunny, Miley Cyrus, Kylie Minogue dhe të ftuar të tjerë gjatë koncertit.

“Future Nostalgia”, “Levitating”, “Break my Heart”, “Phycial”, “New Rules”, “Don’t start now” ishin disa prej këngëve që zëri i magjishëm i Lipës i jetësoi, duke i bërë artdashësit e saj të kenë momente të paharrueshme.

Ajo poashtu ka shpërndarë në Instagram disa foto nga ngjarja e djeshme, duke falenderuar një listë të gjatë njerëzish, të cilët e ndihmuan që “Studio 2054” të vie në formën më të mirë të mundshme.

“woweeeeeee ja ku e keni !!!!! Nuk mund të besoj se e gjithë kjo është bërë! Faleminderit shumë për të gjitha mesazhet tuaja të mrekullueshme për # Studio2054 🚀❤️ Do të doja ta riktheja atë moment pa pushim.. deri herën tjetër !!”, ka shkruar Dua.

Tutje, ajo ka theksuar rëndësinë e unfikimit të njerëzve të talentuar për ta sjellur “Studio 2054”.

“Faleminderit çdo personi të vetëm që më ndihmoi të bëja një show si kjo. Me të vërtetë nevojitet një ushtri që është grupi më i talentuar, i jashtëzakonshëm, kreativ dhe më i palodhshmi në biz!! Ndihem me fat që kam punuar me të gjithë ju dhe që ndava këtë moment që do të jetojë në zemrën time përgjithmonë !!”, shtoi Lipa.

Studio “2054” dëshmoi edhe një herë për sukseset që di t’i arrij Dua Lipa. / KultPlus.com

Dua Lipa uron 28 Nëntorin duke thënë se është krenari të jesh shqiptar

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka uruar festën e 28 Nëntorit, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi të sajën gjersa në prapavi ka flamurin kuq e zi.

KultPlus ua sjell të plotë shkrimin dhe postimin e Lipës:

28 NËNTORI !!! DITA E FLAMURIT !!! 🇦🇱 KRENARI TË JESH SHQIPTAR ❤️ URIME DITA E PAVARËSISË!!! / KultPlus.com

Elton John sonte në koncertin virtual të Dua Lipës “Studio 2045”

Mbrëmjen e sotme këngëtarja shqiptare Dua Lipa pritet të hyjë në histori si artistja e parë që realizon një koncert plotësisht online.

Sot Dua Lipa njoftoi përmes një njoftimi në Instagram se pjesë e “STUDIO 2045” do të jetë edhe legjenda e muzikës botërore, Elton John.

Autorja e hitit “Don’t start now” ka shprehur gjithnjë vlerësimet për legjendën e muzikës botërore dhe ka performuar edhe herë të tjera krah tij.

Ndërkohë javën që lamë pas Dua zbuloi se pjesë e koncertit do jetë edhe Miley Cyrus. Dy artistet sollën të premten bashkëpunimin e tyre me titullin “Prisoner”, që po bën namin.

Gjithashtu pjesë e koncertit të saj virtual do të jenë edhe FKA Twigs, Bad Bunny dhe J Balvin. Vetëm sot është mësuar se këtyre emrave do t’i bashkohet edhe këngëtarja e producentja e famshme Kylie Minogue. /dp/ KultPlus.com