Dua fiton tre çmime në Spanjë

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka fituar tre trofe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Los 40 Music Awards” në Madrid të Spanjës.

Për këngën “New Rules”, Dua është shpërblyer me çmimet Artistja më e mirë ndërkombëtare, Albumi më i mirë ndërkombëtar dhe Kënga më e mirë ndërkombëtare.

Para se t’i merrte këto çmime, Dua shkëlqeu në një fustan shumëngjyrësh derisa parakaloi në tepihun e kuq të ceremonisë.

Publikohet me videoklip “If Only” nga Andrea Bocelli e Dua Lipa

Është publikuar videoklipi i këngës “If Only” nga këngëtari i mirënjohur italian, Andrea Bocelli dhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa, shkruan KultPlus.

Ditë më parë ishte publikuar dueti që ka bërë së bashku Andrea Bocellin dhe Dua Lipën, ndërsa tani është bërë publike edhe videoklipi. Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të Bocellit “Si”./ KultPlus.com

Ed Sheeran dhe Dua Lipa ndikojnë në rritjen e fitimeve në industrinë e muzikës britanike

Ed Sheeran, Harry Styles dhe Dua Lipa janë ndër artistët që ndihmuan në rritjen e fitimeve në industrinë e muzikës britanike për vitin 2017, thuhet sipas një raporti të ri.

Të ardhurat nga eksporti u rritën me 7 për qind në një nivel të ri prej 2.6 miliardë dollarësh, tha raporti i matjes muzikore të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.

Albumi më i shitur i vitit ishte ai i artistit Ed Sheerans, “Divide”, me këngët hite të përfshira si “Shape of You” dhe “Perfect”.

Shitjet rekorde në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu panë një rritje, duke u ngritur 700 milionë funte gjatë vitit – 9 për qind më shumë se në vitin 2016.

Për dy vite radhazi, numri i regjistrimeve të suksesshme nga artistët britanikë bëri bujë për rënien vjetore të shitjeve të muzikës, e cila kishte rënë në 610 milion funte në vitin 2015.

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, gjithashtu rriti suksesin e saj, pasi u bë artistja më e kërkuar e Spotify-it në vitin 2017, duke mposhtur emrat e njohur si Beyonce dhe Taylor Swift.

Albumet më të shitura të vitit 2017:
1) Ed Sheeran, “÷ (Divide)”
2) Taylor Swift, “Reputation”
3) Pink, “Beautiful Trauma”
4) Rag ‘n’ Bone, “Man Human”
5) Sam Smith, “The Thrill of It All”
6) U2, “Songs Of Experience”
7) Kendrick Lamar, “Damn”
8) Eminem, “Revival”
9) Harry Styles, “Harry Styles”
10) Bruno Mars, “24k Magic”

Festat dhe ngjarjet e drejtpërdrejta, duke përfshirë turnetë botërore nga Coldplay, Rolling Stones dhe Sir Paul McCartney gjithashtu përbëjnë një miliard të ardhura – me raportin që konfirmon se Londra është arena më e popullarizuar e muzikës në botë.

Në përgjithësi, industria e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar kontribuoi me një rekord prej 4.5 miliardë eurosh në ekonominë e Britanisë së Madhe vitin e kaluar – deri në 100 milionë funte në vitin 2016.

Raporti tha se më shumë njerëz ishin të punësuar në industrinë e muzikës se kurrë më parë, me pothuajse 146,000 vende pune.

Por shefi ekzekutiv i Britanisë së Madhe, Michael Dugher, lëshoi një paralajmërim për nevojën për të ushqyer tubacionin e talenteve të industrisë muzikore dhe për t’u dhënë njerëzve nga një mori sfondesh qasje në një karrierë në industrinë e muzikës.

“Këto shifra tregojnë se çfarë mund të arrihet kur zgjedhim të mbështesim industrinë britanike të muzikës”, tha Dugher.

“Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për mbështetje të mëtejshme nga qeveria për të na ndihmuar të sigurojmë që ne të prodhojmë brezin e ardhshëm të talenteve botërore duke mbështetur muzikën në arsim, duke mbrojtur mjediset muzikore në bazë dhe duke u siguruar që krijuesit të shpërblehen siç duhet për punën e tyre.

“Nëse e bëjmë këtë, ne mund të jemi edhe më të suksesshëm në të ardhmen”, përfundoi ai. /KultPlus.com

Dua Lipa do të performojë në përvjetorin e Muzeut Louvre

Dua Lipa do të performojë gjatë muajit nëntor në ditëlindjen e muzeut luksoz të Louvret në Abu Dhabi.

Festimet e ditëlindjes në Ishullin Saadiyat do të nisin më 8 nëntor dhe do të zgjasin deri në 11 nëntor, me një sërë aktivitetesh të ndryshme, duke përfshirë koncerte, ekspozita, aktivitete familjare dhe punëtori.

Dua Lipa do të jetë e pranishme në këtë ngjarje katër-ditore dhe do të performojë live të dielën më 11 nëntor, ku dyert do të hapen në orën 18:00.
https://www.instagram.com/p/BpdyGOXHklZ/?taken-by=louvreabudhabi
Ajo pritet të këndojë hitet “New Rules”, ‘Electricity’ dhe një ndër më të preferuarat ‘Kiss and Make Up’.

Lipa së fundi ka publikuar videokëngën e parë në bashkëpunim me Andera Bocellin, i cili u prit mirë nga fansat e artistëve.

Ndryshe, Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vazhdim./KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BpjPKJnhJvs/?taken-by=dualipa

https://www.instagram.com/p/BpZp1HqhVWM/?taken-by=dualipa

MTV rendit dhjetë arsye pse Dua Lipa mund të jetë artistja më e mirë e vitit

Dua Lipa publikoi albumin e parë në karrierë gjatë vitit të kaluar, dhe që nga atëherë nuk ndalet me sukseset.

Ajo ka mbajtur disa koncerte madhështore, ku ka bashkëpunuar me artistë të mëdhenj dhe muzika e saj është në krye të listave botërore.
https://www.instagram.com/p/BpRc_9Wl_LG/?utm_source=ig_embed
Kështu raporton ndër të tjerash televizioni më i madh muzikor në botë, MTV, i cili ka listuar dhjetë gjëra që e bëjnë të veçantë 23-vjeçaren.

Ajo fitoi çmimin më të mirë të artistit të ri në MTV EMA të vitit të kaluar dhe tani është një nga kandidatët më të forta së bashku me Drake, Ariana Grande, Camila Cabello dhe Post Malone për të fituar çmime të tjera në këtë ngjarje muzikore.

Theksojmë se zeshkania jonë ka treguar se është nominuar në katër kategori të ndryshme për çmimet “EMA MTV”.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.
Këto janë dhjetë arsyet:

1. Dua lipa është artistja më e re që ka një videoklip me mbi një miliard shikimesh në YouTube

2. “New Rules” u pasua me një super këngë si “IDGAF”

3. Bashkëpunimi me Calvin Harrisin në këngën “One Kiss” bëri që të pushtoj top listat botërore gjatë gjithë verës

4. Dua pati bashkëpunime të suksesshme me Silk City, Aka Diplo dhe Mark Ronson për hitin “Electricity.”
https://www.instagram.com/p/BklKgSwFjtV/?utm_source=ig_embed

5. Videoja e këngës “Electricity” ishte një super hit në të gjitha aspektet

6. Ajo ishte artistja me më së shumti nominime në “Brit Awards”

7. Dua pati një performancë të shkëlqyeshme të këngës “IDGAF” së bashku me Charli XCX, Zara Larsson, Alma dhe MO

8. Dua shtoi tre këngë të reja në albumin debutues Deluxe

9. Ajo së fundi ka sjell një bashkëpunim që do t;i sjell suksese në tregun aziatik – “Kiss and make up”

10. Stili i saj unik i veshjeve ka frymëzuar shumëkënd përgjatë këtij viti
https://www.instagram.com/p/Bj2_lqMFlo_/?utm_source=ig_embed

Dua nominohet në katër kategori, kërkon votën tuaj

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është nominuar për katër çmime në MTV EMA Awards, transmeton koha.net.

Dua e ka bërë të ditur këtë nëpërmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar:

“Nuk më besohet. Unë jam nominuar për katër çmime. Ju mund të votoni për mua tani për artisten më të mirë pop dhe artisten më të mirë”.

Dua’n mund ta votoni duke klikuar këtu.

Dua Lipa pjesë e kampanjës së veshjeve sportive të Adidasit

Dua Lipa është një ndër artistët më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare po vazhdon të korr suksese kudo anembanë globit me koncerte të ndryshme muzikore.

Fama po i sjell edhe përfitime materiale këngëtares edhe në saje të kompanive me nam në botë të veshmbathjeve.

Së fundi, zeshkania ka zgjedhur të bashkëpunojë me markën e njohur botërore të veshjeve dhe atleteve sportive – Adidas.

Artistja 23-vjeçare ka sjell një numër të fotografive teksa merr poza duke reklamuar atletet dhe tutat e kompanisë gjermane.

“Kampanja ime më e fundit me Adidas”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Lipa.

Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore, që do t’i sjell gjatë muajve në vijim./ KultPlus.com

Dua Lipa nominohet për këngën më të mirë nga BBC

Dua Lipa vazhdon që të shpërblehet për punën e saj.

Lipa i befasoi të gjithë me hitin “One Kiss” me Calvin Harris. BBC Radio e ka nominuar pikërisht këtë këngë në kuadër të Teen Awards si kënga më e mirë “single”.

Në mesin konkurrentëve janë Drake me “God’s Plan”, Ariana Grande me “No Tears Left to Cry” dhe George Ezra me “Shotgun”.

Dua më parë ka qenë e nominuar edhe në ceremoni tjera të shpërblimeve muzikore, por suksesi më i madh mbetet Brit Awards.

Aty ajo fitoi dy çmime falë albumit të saj “Dua Lipa” që theu rekorde në Britaninë e Madhe. Dua performoi gjatë verës në Kosovë në kuadër të Sunny Hill Festival, shkruan telegrafi./ KultPlus.com

Kënga e Dua Lipës vjen nga Erika në ‘The Voice’ në Amerikë (VIDEO)

Kënga “New Rules” e Dua Lipës ndoshta është kënga më e mirë e këngëtares, me të cilën ajo edhe mundi të depërtojë më thellë në skenën e muzikës pop në botë.

Para disa ditësh, në The Voice 2018 në Amerikë, kënga e Duas u soll nga një prej konkurrenteve – Erika Zade.

Në një version pak më ndryshe, por gjithmonë shumë simpatik e të arritur prej vajzës së re e cila tanimë ka tërhequr gati 1 milion klikime me këtë performancë në Youtube, Kelly Clarkson – këngëtare e njohur dhe fituese e American Idol në vitin 2001 shtypi butonin për ta marrë në skuadër Zade, shkruan KultPlus.

https://www.youtube.com/watch?v=9fwvAk00GNs

Ky është sezoni i 15-të i The Voice, në juri me Kelly Clarkson, Jennifer Hudson, Adam Levine dhe Blake Shelton.

Erika do të vazhdojë rrugëtimin e saj ndërsa mbetet të shohim nëse këngë të tjera të shqiptareve të suksesshme nëpër botë do të këndohen në këtë spektakël i cili ndiqet nga miliona njerëz në mbarë botën. / KultPlus.com

Dua Lipa performon “Electricity” në Jimmy Kimmel Live (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka performuar këngën e saj të fundit “Electricity” në emisionin e njohur me Jimmy Kimmel, shkruan KultPlus.

Dua Lipa gjatë kësaj performance ka pasur të veshur një fustan me shkëlqim derisa ka vallëzuar këmbëzbathur.

Dua Lipan në këtë emision herën e kaluar pati kënduar këngën e saj “IDGAF”./ KultPlus.com

Dua Lipa në ballinën e Billboard, krenare që përfaqëson Londrën e Prishtinën (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është në ballinën e Billboard së bashku me dy yjet e tjerë të muzikës, Post Malone e Ella Mai.

Billboard në artikullin me intervistë të gjatë me të tre yjet, e përshkruan këngëtaren shqiptare si diva e re e “dance-pop”, transmeton Koha.net.

“Me bashkëpunimet e mençura Dua Lipa është bërë diva e ‘dance-pop’ në traditën e hershme si Lady Gaga e Britney Spears. E ajo beson se kjo ka ndodhur për shkak se nuk dëshironte të bashkëpunonte derisa të ndërtonte brendin e saj”, shkruan Billboard.

Në këtë intervistë Dua Lipa thotë se është krenare që e përfaqëson Londrën e Prishtinën.

“Jam shumë mirënjohëse që kam kombësi të dyfishtë, të përfaqësoj Londrën e Prishtinën. Kam jetuar në Kosovë për katër vjet para se të shpërngulesha në Londër, dhe kur kam lansuar këngën e parë të gjitha klikimet kanë ardhur nga Kosova. Që të gjitha. Nëse fitoni, duhet të shikoni gratë e reja që po të shikojnë dhe të sigurohesh që ato ta dinë se mund të vishë nga një vend si Kosova e të bësh çfarë të duash”, është shprehur Dua Lipa./KultPlus.com


Dua Lipa si Rihanna, befason Jimmy Kimmelin në dhomën e gjumit

Dua Lipa ka befasuar prezantuesin e njohur amerikan, Jimmy Kimmel, me një performancë të hitit të saj të fundit “Electricity” duke i hyrë në dhomën e gjumit Kimmelit.

Gruaja e komedianit, Molly McNearney, e organizoi gjithë befasinë, që është e ngjashme me atë që më parë bënë Rihanna, Britney Spears e Miley Cyrus.

Këngëtarja kosovare performon bashkë me disa valltarë tjerë dhe për një moment hipën edhe në shtratin e amerikanit që zgjohet nga gjumi dhe mbetet tërësisht i shtangur./ KultPlus.com

Performanca e veçantë e Dua Lipës në skenën e American Music Awards

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e vjetore e eventit të madh muzikor American Music Awards, ndërsa nuk kanë munguar as këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Dy këngëtaret shqiptare Bebe Rexha dhe Rita Ora janë ngjitur në skenë për të prezantuar dy çmime fituese kurse këngëtarja Dua Lipa ka interpretuar dy këngët e saj të fundit që janë bashkëpunime “One Kiss” dhe “Electricity”. Me një skenografi të veçantë, Dua Lipa është paraqitur me një performancë të fuqishme.

Krahas Dua Lipës, atje kanë performuar emra të njohur si Kurse, personazhet që do performojnë janë: Taylor Swift, Camila Cabello, Cardi B, Mariah Carey, Halsey, Jennifer Lopez, Ella Mai, Shaën Mendes me Zedd, Carrie Underëood, Khalid, Ciara, Post Malone dhe shumë të tjerë./ KultPlus.com

LOS ANGELES, CA – OCTOBER 09: Dua Lipa performs onstage during the 2018 American Music Awards at Microsoft Theater on October 9, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images For dcp)

Këngëtaret shqiptare shkëlqejnë në American Music Awards

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e vjetore e eventit të madh muzikor American Music Awards, aty ku këngëtaret shqiptare kanë mahnitur me dukjen e paraqitjen e tyre, shkruan KultPlus.

Dy këngëtaret shqiptare Bebe Rexha dhe Rita Ora janë ngjitur në skenë për të prezantuar dy çmime fituese kurse këngëtarja tjetër nga Kosova, Dua Lipa është ngjitur për të performuar atje.

Krahas Dua Lipës, atje kanë performuar emra të njohur si Kurse, personazhet që do performojnë janë: Taylor Swift, Camila Cabello, Cardi B, Mariah Carey, Halsey, Jennifer Lopez, Ella Mai, Shaën Mendes me Zedd, Carrie Underëood, Khalid, Ciara, Post Malone dhe shumë të tjerë./ KultPlus.com

LOS ANGELES, CA – OCTOBER 09: Dua Lipa performs onstage during the 2018 American Music Awards at Microsoft Theater on October 9, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images For dcp)
LOS ANGELES, CA – OCTOBER 09: Dua Lipa attends the 2018 American Music Awards at Microsoft Theater on October 9, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Jeff Kravitz/FilmMagic)
LOS ANGELES, CA – OCTOBER 09: Rita Ora attends the 2018 American Music Awards at Microsoft Theater on October 9, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Mazur/Getty Images For dcp)

American Music Awards do të frymojë shqip

Përpara ceremonisë vjetore të American Music Awards , kush nga yjet botërore do të prezantojnë eventin e madh muzikor.

Një mori personazhesh të famshëm do të moderojnë AMA-s dhe përfshijnë disa prej emrave më të mëdhenj në muzikë, televizion dhe film.

Më parë u lajmërua se një nga prezantueset do të jetë Rita Ora, ndërsa vjen edhe lajmi se midis tyre është dhe Bebe Rexha.

Një sukses i jashtëzakonshëm ky për këngëtaren me origjinë shqiptare.

Ndërsa, këngëtarja tjetër shqiptare, Dua Lipa pritet të performojë në AMA-s dhe paralajmëroi se do të vijë plot surpriza.

Midis yjeve që do prezantojnë janë: The Chainsmokers, Normani, Rita Ora, Sara Gilbert, Macaulay Culkin, Billy Eichner, Amber Heard, Heidi Klum, Tyra Banks, Busy Philipps, John Stamos dhe Constancewu.

Kurse, personazhet që do performojnë janë: Taylor Swift, Camila Cabello, Cardi B, Mariah Carey, Halsey, Jennifer Lopez, Ella Mai, Shaën Mendes me Zedd, Carrie Underëood, Khalid, Ciara, Post Malone dhe shumë të tjerë./KultPlus.com

Çikat shqiptare nominohen në MTV EMA 2018

MTV EMA 2018 ka shpallur nominimet për ngjarjen e madhe muzikore që do të mbahet me 4 nëntor në Spanjë.

Edhe kësaj here, nuk ka se si të mungojë ndonjë artiste shqiptare në këto nominime. Dua Lipa, ylli nga Kosova që po shndërrohet në një sensazion muzikor në botë, është e nominuar në kategorinë Artistja më e mirë e Re, në kategorinë Best Pop dhe Best Look.

Bebe Rexha, shqiptarja tjetër, është nominuar në kategorinë Best Song – Kënga më e Mirë, për “Meant to Be”, shkruan KultPlus.

Jashtë nominimeve ka mbetur Rita Ora, çuditërisht, ani pse ka realizuar disa projekte muzikore.

Këngëtarja më e nominuar në këtë ndarje çmimesh të MTV për këtë edicion është Camila Cabello, e cila ka gjashtë nominime, pas saj edhe Ariana Grande dhe Post Malone me nga pesë. / KultPlus.com

Si u bë Dua Lipa artistja më e njohur në botë sipas “Der Spigel”

Dua Lipa është ndër artistet më të dëgjuara në botë ku kënga “New Rules” është dëgjuar 1.5 miliardë herë në Youtube, kurse nga Brit Awards është shpërblyer si artistja më e mirë femër. Kosovarja e cila në moshën 15 vjeçare është shpërngulur vetë në Londër ka kryer një intervistë me magazinën më të madhe të Evropës, “Der Spiegel”.

“Në Londër fillimisht jetoja te vajza e një familje të afërt. Ajo ishte pak më e vjetër se unë. Më vonë shkova me shoqe tjera. Krahas shkollës edhe punoja në restorante, shitëse, klube dhe si babysitter. Pas përfundimit të shkollës, përkundër studimeve vendosa për muzikën,” thotë Dua Lipa, duke kujtuar se rrjedh nga një familje këngëtarësh dhe luan me instrumentin e violonçelës.

Më pas Lipa sqaron vështirësitë e fillimit ku është dashur të punojë çdo ditë si artiste dhe se kontrata e parë ka ardhur vetëm pas suksesit të këngës “Hotter Than Hell”. Më pas producentët ishin të interesuar.

Në lidhje me tekstin ose muzikën, Dua Lipa thotë se “teksti është më i rëndësishëm dhe çdoherë muzikën e përshtat në bazë të tekstit,” përcjell albinfo.ch.

Edhe pse 23 vjeçare, ajo është ndër artistet më të dëgjuara – kjo është një ëndërr e realizuar, por ka edhe anët negative -, thotë ajo.

“Duhet të merrem me shumë mendime të ndryshme. Kjo në të njëjtën kohë është bekim por edhe mallkim. Unë dua në të vërtetë të dëgjoj fansat e mi se çfarë ata pëlqejnë dhe çfarë jo. Megjithatë mediat janë tepër të interesuara në jetën time private. Një album i ri analizohet me mikroskop për të identifikuar dhe gjetur personat që u kushtohet kënga ose që kanë të bëjnë me përditshmërinë time. Por muzika është thjesht muzikë. Unë dua të tregoj se të gjitha përjetojmë përvoja të ngjashme,” e përmbyll intervistën këngëtarja e njohur shqiptare./KultPlus.com

Dua Lipa përkrah Selena Gomez (FOTO)

Dua Lipa së fundmi është paraqitur në një fotografi ku shihet në mesin e yjeve më të njohura botërore, shkruan KultPlus.

Përderisa sot qarkulloi gjatë tërë ditës fotografia ku Lipa shihet përkrahë aktores Jessica Alba, Jennifer Lopez dhe Sofia Vergara, tashmë KultPlus ju sjellë një tjetër fotografi ku Lipa shihet përkrahë këngëtares dhe aktores së njohur botërore Selena Gomez dhe Raquelle Stevens. /KultPlus.com

Dua Lipa bën shqiponjën në tapetin e kuq në Las Vegas (FOTO)

Dua Lipa këto ditë është paraqitur në tapetin e kuq të iHeartRadio Music Festival Daytime Stage në Las Vegas në Nevada, shkruan KultPlus.

Dua Lipa e cila asnjëherë nuk ndalet se promovuar vendin prej nga vjen, edhe atje së bashku me fanset e saj ka bërë simbolin kombëtar, shqiponjën.

Dua Lipa, këngëtarja e hitit të saj “New Rules”, këtë verë ka mbajtur për të dytën herë koncert në Prishtinë. Ajo ka qëndruar për disa ditë në Prishtinë në kuadër të Festivalit Ndërkombërtar “Sunny Hill”, i organizuar nga babai i saj Dukagjin Lipa.

Ajo së fundmi ka publikuar edhe këngën më të re “Eletricity”, kjo këngë erdhi si bashkëpunim mes këngëtares nga Kosova dhe Silk City, Diplo dhe Mark Ronson / KultPlus.com

Dua Lipa përkrah Jennifer Lopez e Jessica Albes (FOTO)

Dua Lipa së fundmi është paraqitur në një fotografi ku shihet në mesin e yjeve më të njohura botërore, shkruan KultPlus.

Është aktorja Jessica Alba ajo që ka publikuar këtë fotografi të përbashkët ku shihet së bashku me yllin nga Kosova, Dua Lipën, Jennifer Lopez dhe Sofia Vergara.

“Një performancë e mrekullueshme @jlo #vegas”, ka shkruar Alba./ KultPlus.com

View this post on Instagram

Awesome show 👑 @jlo #vegas 🔥🔥🔥

A post shared by Jessica Alba (@jessicaalba) on

The Sun tregon arsyet pse nuk flasin Rita Ora e Dua Lipa

Familjet e tyre janë miq, kanë ndjekur të njëjtën shkollë dhe të dyja kanë jetuar në Kosovë, por ka disa arsye përse Rita Ora dhe Dua Lipa nuk flasin.

Gazeta the Sun i ka kushtuar një artikull të plotë Dua Lipës dhe Rita Orës, duke ndarë me lexuesit e tyre disa nga arsyet që mund të kenë ndikuar në zbehjen e kontakteve në mes të dy këngëtareve nga Kosova, përcjell KultPlus.

Sipas artikullit mendohet që arsyeja që dy këngëtare nuk flasin me njëra –tjetrën ka lindur në kohën kur Dua Lipa ishte në fillim të karrierës dhe ishte kërkuar ndihmë nga motra e Ritës, Elena Ora. Elena punon për një kompani të muzikë, dhe nuk i kishte ndihmuar Dua Lipës. Në anën tjetër Dua mendon se ajo nuk i ka ndihmuar pasi që është frikësuar se do i marrë famën Ritës, kanë thënë burime të gazetës.

LONDON, ENGLAND – NOVEMBER 23: Elena Ora (L) and Rita Ora attend a drinks reception at the British Fashion Awards in partnership with Swarovski at the London Coliseum on November 23, 2015 in London, England. (Photo by David M. Benett/Dave Benett/Getty Images)

Artikulli tregon se që të dyja kanë jetuar në Kosovë dhe vijnë nga familje që njihen. Gjyshi i Ritës ka qenë regjisor ndërsa babi i Dua Lipës, muzikantë. Rita Ora ka fituar famë 4 vite më herët se Dua dhe ka një pasuri prej 12 milionë funta, kurse Dua 3 milionë funta. Mirëpo në top-lista është Dua Lipa ajo që kryeson thuhet në artikull.

Rita ora gjithashtu është bërë e njohur edhe për stilin e saj të veçantë si dhe ka qenë fytyra e Adidas-it, Superga si dhe ka krijuar linjën e saj Roara Republik. Mirëpo së fundi Dua është ajo që po prezanton veshjet e kompanisë Adidas, duke i marrë ‘kurorën Ritës”. Ajo gjithashtu ka bashkëpunuar edhe me brendin H&M.

Në anën tjetër në artikull flitet edhe për miqësinë që bëri Dua Lipa, me ish të dashurin e Rita Orës, Calvin Harris. Harris pas ndarjes me Ritën krijoi hitin “One Kiss”, së bashku me Dua Lipën.

Po ashtu një ceremoni në të cilën të dy këngëtaret ishin prezentë por që nuk komunikuan me njëra-tjetrën ishte edhe “Brit Awards 2018”. Dua Lipa mori dy çmime në këtë garë ku ishte e nominuar 5 herë ndërsa Rita, asnjë.

Po ashtu edhe Dua edhe Rita këtë vit kanë mbajtur koncert në vendlindjen e tyre në Kosovë, por ato kanë qëndruar larg njëra-tjetrës duke i organizuar në data të ndryshme. Ndërsa në mes tyre vërehet edhe tendenca për të “vjedhur miq”. Bebe Rexha, shqiptarja tjetër e njohur i takon grupit të Rita Orës mirëpo ajo së fundi në një intervistë është shprehur krenare që edhe një shqiptare ka depërtuar në industrinë e muzikës.

“Edhe pse Rita Ora, aktualisht ka pasuri më të madhe se Dua, mbetet për të parë si do shkojë ky vit dhe Dua Lipa së shpejti mund të jetë artistja kryesuese e Kosovës”, është shkruar në fund të shkrimit./ KultPlus.com

Dua Lipa, simbol i modelit të ri elektrik e luksoz të Jaguarit

Në timon dhe të dëgjosh muzikë, është një nga veprimet më të përbashkëta në botë. Për më tepër të ngasësh veturën dhe të këndosh këngën që dëshiron. Duke shtuar këtu stilin, ritmin dhe mjetet instrumentale që ju pëlqejnë.

Është një remiks i pilotuar, që të jep mundësinë të rishpikësh këngët pa fund, një aspekt i dëgjimit të muzikës në veturë që është reflektuar nga Jaguar dhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Teknologjia është revolucionare. Të gjithë fansat e këngëtares mund të krijojnë një version të personalizuar të “Want to”, që sot është kënga më e miksuar në botë.

Falë një softueri të krijuar nga Jaguar, mund të gjeneroni miliona remikse origjinalë në tre mënyra të ndryshme, përmes të dhënave të blera në bordin e veturave të familjes, PACE, preferencave të ruajtura në Spotify, dhe duke krijuar një ritëm të thjeshtë nga smartfoni, përcjellë koha.net

Pra, me këngën “Want To”, mund të krijoni versionin hip hop, dance, orkestral, drum dhe bass, për një milionë miksime të ndryshme.

Jaguar i-Pace është SUV i ri elektrik i kompanisë së njohur britanike, ndërkohë që ka mjaft risi edhe në anën motorike të kësaj veture luksoze./ KultPlus.com

Dua Lipa kishte dërguar listën e këngëve pesë muaj më parë Ministrisë së Kinës për të mbajtur koncertin

Për ta mbajtur koncertin e saj në Shangai, Dua Lipa është dashur që të raportoj në Ministrin e Kulturës së Kinës për këngët që do t’i interpretojë gjatë koncertit të saj.

Përpara se artistët e huaj të mund të interpretojnë atje, Ministria e Kulturës e Kinës zhvillon kontrolle mbi artistët dhe ekipin e tyre, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Ata gjithashtu kanë qenë të njoftuar të kërkojnë listat e këngëve pesë muaj para koncertit për të miratuar se a do të mbahet koncerti apo jo.

Në vitin 2006 reperit amerikan nuk i është lejuar të këndojë për shkak të këngëve të tij “vullgare”, ndërsa Rolling Stones ju është ndaluar të këndojnë pesë këngë për shkak të tematikave seksuale.

Mirëpo në koncertin të ciline mbajti mbrëmë Dua Lipa në Shangai nuk shkoi edhe aq mirë pasi që disa fansa të saj u larguan zvarrë nga koncerti pasi kanë valvituar flamurin e komunitetit LGBTI dhe kanë vallëzua gjatë koncertit.

Dëshmitarët kanë thënë për Daily Mail se disa fansa janë tërhequr zvarrë pasi po kundërshtonin largimin nga koncerti.
https://www.instagram.com/p/Bnqo8sol7xp/?hl=en&taken-by=dualipa
E qetë në fytyrë, këngëtarja ka thënë se ishte e pikëlluar dhe menjëherë filloi të qante kur ngushëlloi fansat.

“Dua të krijoj ambient të sigurt për ne dhe të kënaqemi. Dua që të vallëzojmë. Dua që të gjithë të këndojmë. Dua që të gjithë të kalojmë mirë”, ka thënë Dua. /KultPlus.com

Bebe Rexha dhe Dua Lipa nominohen në “AMA 2018”

Sukseset e artisteve nuk kanë të ndalur. Dy këngëtaret e njohura shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë nominuar në “American Music Awards 2018”.

Bebe Rexha është nominuar në dy kategori me këngën “Meant to Be”, në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” dhe “Kënga më e mirë kauntri”. Përderisa këngëtarja Dua Lipa është nominuar në kategorinë “Artisti më i ri i vitit”.

Nominimet u bënë drejtpërdrejtë në kanalin “Youtube”, ku në panelin që bëri të ditur nominimet ishte e ftuar Bebe Rexha./KultPlus.com