Imzot Dodë Gjergji: Adem Demaçi i është bashkuar Skënderbeut e Ibrahim Rugovës

Adem Demaçi i është bashkuar një atdheu të ri e që është atdheu qiellor, i është bashkuar Skënderbeut, Ibrahim Rugovës e Nënë Terezës. Kështu ka thënë Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, gjatë meshës së të dielës në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, që i është kushtuar shpirtit të veprimtarit Adem Demaçi.

Dodë Gjergji bëri të ditur se një grup besimtarësh kanë kërkuar që kjo meshe e të dielës t’i kushtohet veprimtarit Adem Demaçi.

Pjesëmarrës në këtë meshë për veprimtarin Adem Demaçi, ishin edhe dy fëmijët e tij, Abetarja dhe Shqiptari. Ata shprehen falënderimet e tyre që kjo meshë e së dielës i është kushtuar shpirtit të babait të tyre.

Veprimtari Adem Demaçi ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare të enjten që e lamë pas, ndërsa është varrosur ditën e djeshme me nderime të larta shtetërore tek varrezat e dëshmorëve të lagjes së Velanisë.

Vdes këngëtari i njohur kroat

Sot në moshën 70 vjeçare ka vdekur këngëtari i njohur kroat Oliver Dragojevic. Ai ka qenë një nga këngëtarët më të njohur në ish- Jugosllavi, shkruan KultPlus.

Mediat kroate tregojnë se ai vdekur mëngjesin e ditës së sotme, në vendlindjen e tij, në Split të Kroacisë. Ai ishte diagnostifikuar nga sëmundja e kancerit para rreth një viti.

Përkundër famës atje, ai kishte refuzuar të këndonte në Serbi pas luftës së vitit 1991-1995, derisa Kroacia kërkonte pavarësinë. / KultPlus.com

Zanat zbresin prej bjeshkëve, udhëtojnë përmes Komanit (FOTO)

Duket si legjendë e zbritur nga bjeshkët, por është realitet. Çdo fundjavë në tragetet që çojnë turistët nga Komani në Fierzë dhe drejt Valbonës apo Gjakovës, udhëton një nuse. Me vello të bardhë dhe e bukur. Dhe gjithmonë ka një djalë simpatik që i rri në krah dhe shumë njerëz që i shikojnë. Pa pushkë e kobure si në kohë të vjetra, por me qeleshe të bardha, muzikë popullore. Valle nga Jugu në Veri dhe… hare. Kjo ndodh në liqenin e Komanit çdo fundjavë. Tashmë “Zanat” udhëtojnë me traget.

Jemi në stinën e verës e të dasmave dhe kjo është koha kur turistët preferojnë të bëjnë një udhëtim përmes liqenit të Komanit. I ndërtuar fillimisht si liqen artificial për furnizimin me ujë të hidrocentralit të Komanit, ai në vitin 2000 filloi të përdorej edhe për udhëtime ujore nga njëri vend në tjetrin, për të lidhur qytetin e Bajram Currit e Gjakovën me pjesën tjetër të vendit.

Më vonë, liqeni i Komanit ka filluar të nxisë edhe kureshtjen e turistëve vendas e të huaj, pikërisht për faktin e bukurive natyrore dhe monumenteve të natyrës e historisë që gjenden përgjatë brigjeve të tij.

Duke lundruar në liqen nga Komani deri në Fierzë, në një udhëtim që zgjat më pak se tre orë, vizitorët mund të shijojnë pamjet e mahnitshme që ofron peizazhi.

Udhëtimi me traget apo me ndonjë barkë më të vogël ofron kënaqësi të papërshkruar, ndërsa joshje më vete janë fshatrat e kësaj zone dhe grykat e disa lumenjve që derdhen në liqen.

Liqeni i Komanit është një ndër vendet më të bukura dhe që më së shumti ia vlen të vizitohen në Shqipëri, për ujërat dhe natyrën e veçantë.

Ka disa vite që organizohen ture nëpër liqen dhe interesimi rritet çdo ditë e më tepër, veçanërisht nga turistët e huaj, të cilët po mahniten me bukuritë që ofron ky udhëtim.

Lëvizjet turistike nëpër ujërat e liqenit të Komanit vazhdojnë përgjatë gjithë vitit, por sezoni i vërtetë turistik fillon nga maji deri në shtator, periudhë kur edhe klima është e përshtatshme.

Operatorët turistikë që operojnë në këtë liqen e pranojnë se zona ka nevojë ende për shumë investime të tjera veç tragetit dhe disa varkave, që të garantojnë turizëm të mirëfilltë. Përveç transportit, në këtë zonë nuk ka ndonjë vend që ofron akomodim për turistët e interesuar. Shpeshherë ata strehohen në shtëpitë e banorëve rreth brigjeve të liqenit, duke përdorur dhe ushqimet e banorëve të zonës.

Për eksploratorët e natyrës dhe të historisë së zonës, të kulturës dhe të zakoneve, shfrytëzohen për fjetje e strehim bujtinat e rralla të fshatrave buzë liqenit. Por, edhe në mungesë të kapaciteteve, zona e liqenit të Komanit duket të jetë mjaft tërheqëse për turistët.

Mundësia e kampingut në ndonjërin prej fshatrave të zonës, shëtitja nëpër pjesët e ndryshme të liqenit dhe ushqimi tradicional, tërësisht bio, duket se janë të mjaftueshme për kënaqësinë e tyre. Qëndrimi në këtë zonë është një aventurë e bukur dhe ja vlen të provohet.

Një nga fshatrat që ia vlen të vizitohet apo të ngrihet një kamping i vogël është edhe fshati Berbull, një fshat me kulla të bukura dhe me një pozicion të mahnitshëm me pamje mbi liqen. Nga këtu mund të nisesh e të vizitosh lumin e Shalës, një vend i mahnitshëm e përrallor; shpellat e tij apo lumin Daica, një vend i mrekullueshëm për qëndrim ditor dhe freskim.

Të mahnitur me pamjet përrallore të liqenit të Komanit janë shprehur shumë turistë të huaj, të cilët lundrimin nga Fierza në Koman apo anasjelltas e kanë cilësuar si “udhëtimin në mes të fjordeve shqiptare”.

Përveç dy porteve në të dyja anët e liqenit, atij të Fierzës dhe të Komanit, liqeni si tërësi ofron edhe shumë vende tjera që ja vlen të vizitohen.

Në mesin e tyre mund të përmendim lumin e Shalës, lumin e Daicës, lumin e Berishës, lumin i Gominës, Shpella e Shalës, Shpella e Kaurrit, Ishulli i Paqës, Përroi i Gjakut, si dhe fshatrat Svinë, Berbull, Zhub, Berishë, Nanbli, Temal, Toplane, Brise, Salcë, Palcë e të tjera.

Operatorët turistikë janë futur në aktivitet të plotë, sepse kjo është stina e lëvizjeve. Ja vlen një fundjavë udhëtimi nëpër Liqenin e Komanit. Zanat kanë zbritur prej bjeshkëve…

Propozim martese në mes të koncertit, Rita ndan me fansat momentin romantik

Rita Ora është vazhdimisht e angazhuar me koncerte, nga të cilat nuk pushon pothuajse asnjë ditë.

Këngëtarja mbrëmë ka performuar në Skoci, ku as reshjet e mëdha të shiut nuk e ndaluan atë të performonte para fansave të saj, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit disa prej momenteve më kulmore të atij koncerti, e një prej tyre ishte shumë romantik.

Një çift në mes të skenës janë fejuar, pasi djaloshi i propozoi të dashurës dhe ajo pranoi para gjithë asaj mase.

Rita ishte emocionuar nga ajo skenë, ndërsa në një video që ndau me ndjekësit shkroi “Urime, shumë e lumtur që isha pjesë e kësaj”.

Kalaja e Gjirokastrës atraksioni i preferuar i turistëve, rreth 50 mijë vizitorë në 7 muaj

Sezoni turistik i këtij viti ka qenë i suksesshëm në Gjirokastër. Të paktën nëse i referohemi vetëm numrit të vizitorëve në kala.

Shifrat e bëra publike nga Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, tregojnë për rritje me mbi 60% të numrit të vizitorëve për 7 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njofton ATSH.

Gjatë vitit 2017 për periudhën janar-korrik, numri i vizitorëve është 31,085 ndërsa po për të njëjtën periudhë të vitit 2018 numri i vizitorëve është rritur në mënyrë të ndjeshme me 50,481 turistë vendas dhe të huaj të cilët vendet që mbartin histori i kanë kthyer tashmë në destinacionet më të preferuara gjatë viteve të fundit.

Kalaja është një histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës dhe përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336.

Kulmin e historisë së saj kjo kështjellë do ta kishte në periudhën e Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena do të realizonte një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera, duke i dhënë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot.

Duke filluar nga viti 1968 skena e gurtë e Kalasë së Gjirokastrës do të priste me bujari instrumentistët, këngëtarët dhe valltarët e folkut në kuadër të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës, shkruan ATSH.

Njëkohësisht gjatë këtyre viteve mjediset e Kalasë kanë shërbyer edhe për organizimin e koncerteve, spektakleve dhe panaireve të ndryshëm kulturorë. Kalaja e gurtë është edhe një prej pikave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja që vizitojnë Gjirokastrën e mbrojtur nga UNESCO.

Falë vlerave historike dhe arkitektonike që mbart kështjella e gurtë e Gjirokastrës, vazhdon të ngelet monumenti më i preferuar për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.

19th-century traditional Ottoman houses, mosque, from Castle hill in Gjirokastra (Gjirokaster), UNESCO World Heritage Site, Albania

In Memoriam Adem Demaçi, kujtesa e përjetshme

Nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

Kur duhej të lexohej vepra e Adem Demaçit në bibliotekë, ajo ishte në fond, por nuk jepej për ta lexuar. Vepra e Adem Demaçi ishte e humbur për dhe në biblioteka, e humbur për 40 vjet për të mos u lexuar as në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Jo vetëm kaq, edhe për të si njeri, që pati guximin intelektual të luftojë kundër represionit shtetëror, nuk kishte mundësi të lexohej gjë. Adem Demaçi ishte heroi i vërtetë i këtyre dy shekujve, që mund të merrte vëmendjen e njeriut, të lexuesit, të autorëve, tek pas 28 vjet burgu të jetës së tij. Dhe, kur dyert e bibliotekës tashmë janë të hapura për veprën e tij, ai do të bashkohet me shoqërinë e autorëve dhe njerëzve të përjetshëm.

Bibliotekat e Kosovës tashmë i kanë librat e Adem Demaçit dhe librat për Adem Demaçin. Ata bëjnë jetën e tyre në raftet për t’u marrë, për t’u lexuar, për t’u lëvizur gishtat nëpër faqet e tyre, për t‘u mbajtur mend. Ky akt i heshtur, një herë, dhe i leximit më pas, tregon historinë e autorit të ndaluar të Kosovës – Adem Demaçit, i cili ndërroi jetë të enjten e pasdites së 26 gushtit të këtij viti.

Vepra e tij dhe jeta e tij në Kosovë u hesht – pa asnjë koment, pa asnjë ligjërim publik e të publikuar, deri pak kohë para lirimit nga burgu në vitin 1990. As vepra Gjarpijt e gjakut nuk u mor përsipër prej askujt për t’u analizuar apo komentuar për lexuesin shqiptar, qoftë dhe për një tipologji të përgjithshme mbi të. Ai ngjau si një autor e njeri jo i gjallë në biblioteka, deri kur u lirua nga burgu.

Fati i historisë së leximit të veprës së Adem Demaçi, siç edhe i vetë jetës së tij, janë unike, si të askush tjetër autori të letërsisë shqipe të Kosovës.

Në homazh e nderim të tij, kujtojmë se për veprat e shkrimtarit dhe të atdhetarit Adem Demaçi, i njohur si autor i ndaluar, simboli i rezistencës kombëtare dhe mbrojtësi më vetëmohues i të drejtave të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, i lirisë, pavarësimit dhe pavarësisë së Kosovës, po punohet në projektin ideal të vjeljes – grumbullimit dhe përpunimit të gjithë kulturës shkrimore, botimeve, dokumenteve, fotografive, rrëfimeve për të.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës është mbërthyer në aktivitetin që përkon me çfarë krijohet dhe çfarë ruhet nga trashëgimia e shtypur dhe jo e shtypur për Demaçin, çfarë ka e çfarë nuk ka biblioteka nga trashëgimia letrare, politike e publicistike e tij dhe për të, të një rrjeti burimesh me vlerë, dokumentesh e materialesh arkivore, botime autorësh, vendesh e gjuhësh të ndryshme për të përgatitur bazën e të dhënave bibliografike për këtë autor.
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës emri i autori Adem Demaçi, sipas librit të inventarit rezulton të ketë hyrë, për herë të parë, me përkthimin që ai i ka bërë librit të fushës së mbrojtjes së mjedisit, të autorit kroat Millan Kaman Çka âshtë jeta, i regjistruar në fondin e bibliotekës më 25 shtator 1962, me numër të signaturës II-1281, ndërsa që romani i tij Gjarpijt e gjakut i botuar në Prishtinë më 1958, është regjistruar në librin e inventarit më 27 prill të vitit 1967, me numër të signaturës II 22575.

Mbi të dhënat bibliografike, qëndron gjurma e pashlyeshme e jetës së një skede të librit Gjarpijt e gjakut, skedë që mund ta shihje në skedarin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës nga prilli i vitit 1967, por jo të mund ta kishe librin për lexim. Pra, në mënyrë krejt të pabesueshme e shihje të qasshëm informacionin që bartte kjo skedë për ekzistimin në fond të librit Gjarpijt e gjakut, ndërsa që nuk jepej për lexim. Ky libër pati fatin e librit të ndaluar në Kosovë për 41 vjet, nga koha kur u botua në vitin 1958, e deri në vitin 1999, ndërsa në fondin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës hyri 9 vjet pas botimit, duke qenë libër nën censurën e leximit. Nuk iu besua askujt leximi i tij, përveç atyre që mund të kenë pasur autorizim nga komiteti për hetim. Pra, Adem Demaçi ishte autor i ndaluar, ndërsa që vepra e tij Gjarpijt e gjakut, një vepër e ndaluar për të mos e njohur as autorin. Pra, kjo vepër nuk u lejua të ribotohej, të lexohej, të studiohej si një nga romanet me vlerë të çmuar të letërsisë bashkëkohore shqipe në Kosovë.

Më pas fondet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës kanë vijuar të pasurohen me botime (dhe ribotime) të tjera të cilat autori i ka shkruar pas burgut, si: Gjarpinjtë e gjakut, Gjon Buzuku, Prishtinë, 1990; Gjarpijt e gjakut, Lumi, Ljubljanë, 1990; Kur zoti harron, Zëri i Rinisë, Prishtinë, 1990; Libër për Vet Mohimin, Autori, Prishtinë, 1994; Dashuria kuantike e filanit : nëntë letra elektronike Dardhës, Gjon Buzuku, Prishtinë, 2007; Nëna Shegë e pesë gocat, Interpress Group, Prishtinë, 2009, si dhe Kosova në udhëkryq : intervista gjatë vitit 2005 /Adem Demaçi, Albana Esperanto-Instituto, Tiranë, 2005.

Emri i Adem Demaçit është i njohur edhe si përkthyes në bashkautorësi, i librave: Maksim Gorkit, Fëminija, [përkthyes Sulejman Drini, Adem Demaçi], Milladin Popoviq, Prishtinë, 1957; Leonid Leonov, Hajni, [përkthyes Sulejman Drini, Adem Demaçi], Milladin Popoviq, Prishtinë, 1957.

Në veprën e Demaçit të shkruar pas burgut, në të gjithë librat e tij, pas gjithë vuajtjeve të tmerrshme që përjetoi, përmes gjithë kësaj, vjen një frymë katarse e habitshme, që përfshin një mënyrë të qartë, një kërkim të njerëzores, të rrugëdaljes që e gjen njeriu, duke falur dhe respektuar.

Së fundmi, në shënimin e 70 vjetorit e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, më 25 nëntor 2014, Adem Demaçi kishte pranuar mirënjohje nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës për kontributin e jashtëzakonshëm në afirmimin e çështjes shqiptare dhe qëndrimin vetëmohues ndaj saj, ndërsa më 21 prill të viti 2016, në 80 vjetorin e lindjes së tij në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është organizuar Ekspozita me libra dhe fotografi nga Shoqata e të Burgosurve Politik e Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Instituti Albanologjik dhe Instituti i Historisë.

Pjesëmarrja e fundit e Adem Demaçit në aktivitetet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ishte më 25 nëntor 2016, në shënimin të 72 vjetorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, njëherësh dhurimin e Bibliotekës personale të Esad Mekulit për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës nga familja Mekuli./ KultPlus.com

Përleshje masive për yllin e ri të Trumpit në Shëtitoren e Famës

Në Shëtitoren e Famës në Hollywood ka shpërthyer një përleshje, mes protestuesve kundër dhe përkrahësve të presidentit Trump, që po bëjnë kujdestari 24-orëshe, për ta ruajtur yllin e ri, që është rivendosur pas dëmtimit.

Gjithçka filloi para mesnatës, kur dy të rinj nisën të rrahen dhe u përfshinë edhe shumë të tjerë, derisa nuk intervenoi policia.

Asnjë prej tyre nuk është arrestuar, ndërsa nuk bëhet e ditur, nëse ndonjë prej tyre pësoi lëndim të rëndë.

CBS Los Angelse raporton se përkrahësit e tij janë mbledhur për disa ditë dhe po e nderojnë yllin e ri të presidentit, pasi të vjetrin e kishte thyer një burrë me kazmë.

Zona është rrethuar nga policia dhe ylli i Trump po qëndron i mbuluar, në mënyrë që ajo hapësirë të mos shfrytëzohet për protesta. /Telegrafi/

Velenxa e Petro Meksit, historia e rrallë e një relikeje në tre shekuj

Historia e pazakontë e një velenxe 123-vjeçare me vlera të rralla etnografike e historike që e lidhin me një prej veprimtarive të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, Petro Meksin, i ngarkuar për të përndjekur veprimtarinë e Lidhjes së Prizrenit.

Ajo është e vitit 1895, në mos 1894 dhe vjen nga shtëpia e Petro Meksit, nga fshati Labovë e madhe, që i takon krahinës së Odrijes. Veç vlerës së viteve që mbart, plot njëqint e njëzetë e tre, ka edhe një tjetër, sepse është e njërit prej veprimtarëve të Lidhjes shqiptare të Prizrenit. Petro Meksi ka qenë anëtar i asaj Lidhjeje historike, i ngarkuar për të ndjekur veprimtarinë e saj në zonat jugore të trojeve shqiptare.

Martesa e parë me Argjironë, vajza e Vangjel Zhapës, përfundoi nga vdekja aksidentale e saj. Atëhere Petroja u martua po në Labovë me Sotira Ikonomin, me të cilën pati disa fëmijë, ndër të tjera edhe gjyshen time nga nëna, Suzanën, apo Sanën, siç e thërrisnin shkurt.

Sana u martua në Erind të Lunxhërisë me Niko Notin, gjyshin tim nga nëna, piktor. Ndër të tjera ajo mori në pajë nga shtëpia e vajzërisë, apo pak më vonë, një velenxë të kuqe e të madhe, të dekoruar me pesë shirita te zij në krye dhe në fund. Nuk është njësh, por e përbërë nga pesë pjesë, pesë “pëlhura” nga tridhjetë, apo tridhjetë e një centimetra të gjëra, të bashkuara me qepje kryq, po me fill prej leshi.

Kështu ka qenë në popull tradita e detyruar nga përvoja, për të dhënë më të mirën e mundshme, gjatë përgatitjes së këtyre lloj shtrojesh, e mbulojesh me anë të vegjave shtëpiake, të përdorura nga gratë. Endja është e thjeshtë, nga ajo që njihet me emrin me dy lisa. Filli i majës, ai që mban edhe peshën, apo tërheqjen, është i hollë dhe i dredhur në drejtimin Z. Edhe filli i indit, apo si të thuash ai mbushës, është gjithashtu i dredhur Z, por lehtësisht, duke formuar volum dhe butësi. Tridhjetë e një fije në dhjetë centimetra kalojnë në seicilin drejtim. Velenxa ka diku një arnim, edhe ky prej leshi, e që mer formën spirale të kërmillit, realizuar në linjën e traditës.

Dimensionet e saj janë ‘të bollshme”, dyqint e gjashtë centimetra e gjatë dhe njëqint e pesëdhjetë e katër e gjërë. Disa thekë zgjatohen në të dyja fundet, ndërsa anash e konturon një fill i trashë i zi, i qepur spiral, por që sot është dëmtuar shumë.

Ajo vjen akoma e fortë, e butë dhe e ngrohtë, si një kujtim nostalgjik. Nganjëherë e përdor edhe sot, sidomos në netët e ftohta të dimrit. E ruan akoma të pandryshuar funksionin e saj, por duke të shtyrë në kujtime dhe histori të ngjarjeve të kaluara…

Pa dyshim që si kjo velenxë ka edhe të tjera në linjën e traditës në atë krahinë, por këtë e veçon prejardhja e saj nga shtëpia e njërit prej veprimtarëve të Lidhjes, prej të cilëve sot nuk ka mbetur thuajse asgjë.

A do të vazhdoj ta ruaj akoma në shtëpi? Ndoshta kur të jetë koha, apo ndonjë aktivitet përkujtimor, besoj se ajo do të meritojë një ekspozim domethënës.

Po për Sanën, çfarë mund të thom? Shkoj shpesh herë, me raste, në varrin e saj dhe vendos lule të freskëta mbi të./ shqiptarja

Nga Peja në Gjermani, gruaja që eksporton flija dhe prodhime vendore

Flija është një ndër ushqimet tradicionale shqiptare më të shijshme. Si e tillë, ajo konsumohet shumë nga shqiptarët kudo që ndodhen. Por, bashkatdhetarët tanë të cilët ndodhen jashtë Kosovës, nuk kanë mundësi ta shijojnë shumë shpesh këtë ushqim, pasi siç e dimë, mënyra e përgatitjes së flisë është pak e komplikuar pasi nuk lejohet të ndezet zjarr në shumë vende. Por, një familje nga Qyshku i Pejës, po e bën të mundur që flijat t’i dërgojnë nga Kosova në Gjermani.

Nëna 66 vjeçare e familjes Kelmendi nga Qyshku i Pejës, është vetëm njëra ndër gratë e familjes e cila me shumë përpikmëri dhe mjeshtri, gatuan fli, të cilat pastaj përveç bashkatdhetarëve tanë në Gjermani, i shijojnë madje edhe shtetasit gjermanë, të cilët këtë ushqim tradicional shqiptar, e quajnë tejet të shijshëm dhe interesant.

Ardian Kelmendi, anëtar i kësaj familje, ka thënë për Gazetën Express, se edhe pse e moshuar, nëna e tij këtë punë e bën me shumë kënaqësi, sepse siç e quan ajo, “flija është traditë e jona, e traditat tona nuk bon me i harru”.

Tutje, Kelmendi ka thënë se dërgimin e flijave në Gjermani, ata e bëjnë dy herë gjatë javës, duke i dërguar kështu të paktën nga 6 flija që piqen në saç dhe oxhak.

“Dy herë në javë, së paku nga 6 flija i dërgojmë në Gjermani. Kemi kërkesë të madhe të dërgojmë edhe më shpesh, por për shkak se flija është ushqim i ndishëm, dhe rruga është e gjatë, momentalisht po i dërgojmë vetëm dy herë gjatë javës”, ka thënë Kelmendi.

Familja Kelmendi po kontribuon edhe në punësimin e grave, sepse përveç tri grave të familjes që përgatisin flija, gjithashtu ata punësojnë edhe gra të tjera, gjatë gjithë kohës, sepse kërkesat për eksport janë të mëdha.

Një tjetër veçanti e përgatitjes së këtyre flijave, është se familja Kelmendi i përgatisin me produkte të qumështit të cilat i përfitojnë nga bagëtitë e veta.

“Krejt janë tonat, kemi lopë, prej të cilave marrim qumësht e mazë, e këto flija i përgatisim me to”, ka thënë Kelmendi.

Ai thotë se kanë kërkesa që të fillojnë me dërgimin e flijave edhe në Austri dhe Zvicër, por për shkak të ndjeshmërisë së këtij ushqimi, momentalisht ata i dërgojnë vetëm në Gjermani.

Ai gjithashtu ka thënë se janë në proces të sigurimit të një mënyre më të lehtë dhe më të përshtatshme të transportimit të flijave, dhe pas kësaj ata do të shohin mundësitë që të zgjerohen edhe në tregun Austriak dhe Zviceran.

“Kërkesat janë shumë të mëdha, për Austri dhe Zvicër, por jemi duke u mundu që të sigurojmë një transportim të tillë që flijat të shkojnë të nxehta në këto vende, e mos t’i humbin vetitë dhe shijën deri sa të dërgohen atje, për shkak se është një rrugë shumë e gjatë”, ka thënë Kelmendi për Gazetën Express.

CNN: Pse ia vlen ta vizitoni Liqenin e Shkodrës?

Kreyministri i Shqipërisë Edi Rama e ka nisur këtë të diel me një shkrim dedikuar turizmit.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë artikull të CNN për Liqenin e Shkodrës dhe arsyet e shumta pse ia vlen të vizitohet, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama.

Artikulli i CNN

Për një vend që shumë njerëz zor se e kanë dëgjuar, kjo masë gjigante uji ka shumë emra.

Në varësi të vendit nga vini, mund të quhet Shkodra, Shkodër apo Scutari, ndërkohë që pjesë më e madhe e vizitorëve e njohin si Liqeni i Shkodrës, shkruan rrjeti informativ prestigjioz amerikan, CNN.

Ky destinacion qëndron nga të dy anët e kufirit mes Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe është liqeni më i madh i Europës Juglindore, një hapësirë e pacënuar dhe park kombëtar.

Ai nuk është ndoshta në listën e vendeve më të vizituara për turistët globalë, por ata që marrin mundimin shpërblehen me një mjedis unik dhe një përvojë shumë speciale udhëtimi.

Liqeni është i paprekur nga zhvillimi apo komercializimi – të paktën tani për tani. Megjithatë, ekziston shqetësimi se Projekti i Portit të Liqenit të Shkodrës, një resort i ri ekologjik në liqen, mund të kërcënojë ekosistemin dhe speciet e rralla, përfshirë shumë që janë endemike.

Ndërkohë, të tjerë përgjigjen se projekti do të jetë i ndjeshëm ndaj mjedisit dhe do të kontribuojë në krijimin e vendeve aq të kërkuara të punës, infrastrukturës dhe rritjes ekonomike.

Ndërsa debati vazhdon, këtu ka disa arsye se pse porti dhe ligatina me rëndësi ndërkombëtare, që mbulojnë një sipërfaqe mbi 200 miljesh katrore, i bëjnë ato një destinacion kaq imponues.

Kur vizitoni Shkodrën, ju duhet ta ulni një marsh, pasi për adhuruesit e udhëtimeve të ngadalta, ka pak destinacione më të mira.

Stili lokal i jetesës duket se reflekton një pamundësi për t’u ngutur, ndërkohë që deri tani rruga më e mirë për të vizituar pjesën më të madhe të liqenit është nëpërmjet udhëtimit me varkë, fillimisht nga qyteti i fjetur malazez i Virpazarit.

Një grusht varkash druri peshkatarësh kanë streha të bëra me kallam bambuje dhe kanë të gjitha emra individualë, kështu që ju mund ta gjeni veten mbi një varkë me emrin Milica apo Bretkosa e Artë.

Me zërin e heshtjes dhe bukurinë mahnitëse të natyrës rreth teje, gjithçka që keni nevojë të bëni është të uleni dhe të ecni ngadalë pa ndonjë qëllim.

Liqeni është shtëpia e një diversiteti të dukshëm të jetës së egër. Pesëdhjetë lloje peshqish jetojnë në këto ujëra, 18 prej të cilëve nuk gjenden diku tjetër në Tokë, çka konfirmon statusin e një ligatine me rëndësi ndërkombëtare. Ka ngjala dhe levrek, bli dhe më i përhapuri është krapi.

Ka më shumë se 50 lloje speciesh kërmijsh ujërash të freskëta, ku të paktën një e treta janë endemikë, duke e bërë një nga zonat më të rëndësishme të Europës.

Nëse do të ishit me shumë fat, atëherë ju mund të kapni një pamje momentale të një vidre të rrezikuar, ndërkohë që gjarpërinjtë e ujit rrëshqasin pranë jush.

Kandila të vegjël blu të mrekullueshëm, së bashku me pilivesa të kuqe, portokalli dhe jeshile janë shoqërues të përhershëm.

Jeta e shpendëve

Një grup prej 270 speciesh e bëjnë Liqenin e Shkodrës një nga rezervatet më të mëdha të shpendëve të Europës dhe një destinacion popullor për ornitologët.

Kjo për shkak se ata mund të dallojnë aty disa nga pelikanët e fundit dalmatë të Europës, karabullakët e detit që thajnë krahët e tyre dhe habitatet e çafkave të rralla e të verdha.

Rreth 90% e tyre janë zogj migrues, që do të thotë gatat sqeplugë, rosat dhe çafkat e bardha janë vizitorë të tjerë të rregullt.

Ndonjëherë në varkë ndjeheni sikur jeni në një ekspeditë gjuetie zogjsh, me diversitet të pabesueshëm në çdo hap.

Flora

Të gjitha kafshët e egra kanë nevojë për bimësi dhe në mesin e shumëllojshmërisë së tyre gjenden më shumë se 25 specie të konsideruara të rralla dhe të rrezikuara, duke përfshirë një varietet të gështenjës ujore, krokëllit dalmat dhe orkide të shumta të mbrojtura.

Bambuja është shpesh e dukshme në bregun e liqenit, ndërkohë që disa prej luleve më fotozhenike duhet të jenë zambakët e bardhë dhe të verdhë që dalin nga ligatina.

Mund të mos jenë aq të bukura, por ka qindra lloje algash, shumë prej të cilave përsëri janë të rralla ose unike. Pyjet gjithashtu mbulojnë pjesën më të madhe të peizazhit përreth, duke përfshirë shelgun e bardhë dhe lisin.

Histori

Pavarësisht nga qetësia dhe natyra kryesisht e paprekur e liqenit, ai ka qenë dëshmitar i një historie shpesh të trazuar.

Rreth liqenit qëndrojnë mbetjet e 18 manastireve, fortesave, monumenteve dhe kishave.

I banuar nga ilirët e lashtë, grekët dhe romakët, Shkodra dikur ishte pjesë e Perandorisë Bizantine dhe u pushtua nga Perandoria Osmane për pesë shekuj, siç tregohet nga rrënojat përfshirë fortesën e Besakut në Virpazar.

Pas rënies së perandorisë në shekullin XIX, Mali i Zi më pas u bë një principatë e pavarur para se Virpazari të bënte histori si vendi i kryengritjes së parë partizane të Malit të Zi në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Alcatrazi i Malit të Zi

Sundimi i Perandorisë Osmane nxori gjithashtu një nga legjendat më famëkeqe të liqenit. Kështjella e Gërmozurit u ndërtua në 1843 në një ishull me gurë, përpara se të shndërrohej në versionin malazez të Alcatrazit nën mbretin Nikolla I.

Thuhej se as të burgosurit dhe as rojet e burgut, të cilët ishin në gjendje të notonin, e kishin teorikisht të pamundur arratisjen.

Por, dy të burgosur, me sa duket, ia dolën të ikin, duke përdorur një derë si trap.

Për rojet e pafat që i vëzhgonin, dënimi ishte të vuanin të njëjtin dënim si të burgosurit e shpëtuar.

Ushqimi

Ndërsa liqeni është një strehë e mbrojtur e kafshëve të egra, peshkimi me leje është i mundur në disa zona, që do të thotë se peshku nuk mund të jetë më i freskët sesa kur vjen në tryezën tuaj.

E njëjta gjë vlen edhe për produkte të tjera, duke përfshirë djathrat e shkëlqyer të bërë në shtëpi, bimë të tilla si rozmarinë dhe sherbela si dhe pirgje me fruta dhe shegë të kudogjendura, fiq, qershi dhe arra.

Një numër i vogël opsionesh për të ngrënë janë të dallueshme përgjatë liqenit. Në një prej tyre, me pamje nga rrënojat e shtëpive të lashta dhe shtretërve të kallameve, ushqimi është i thjeshtë, por i shijshëm.

Një çift i moshuar mbikëqyr gjërat, në karrige plastike kopshti dhe tavolina pikniku që ofrojnë sfond të përsosur për festë.

Mund të fillojë me proshutën, domate të shkëlqyera lokale të bëra sallatë, përpara se krapi të skuqet dhe të shërbehet me bukë të bërë në shtëpi.

Dollitë me një pije alkoolike ”të zjarrtë” të quajtur raki të sigurojnë një udhëtim të butë me varkë gjatë të cilit mund të jeni edhe të përgjumur.

Manastiret

Një numër manastiresh historike janë të shpërndara në dhe përreth liqenit, në heshtjen, paqen dhe bukurinë natyrore që i rrethon.

Manastiri i Vraninës, më i njohur si Shën Nikolla, është një manastir ortodoks serb dhe gjithashtu një nga më antiket e zonës, që daton në shekullin XIII. Ai ndodhet lart në një kodër në një ishull me të njëjtin emër duke pasur një pamje të pabesueshme.

Megjithëse është sulmuar dhe pothuajse është shkatërruar gjatë historisë së saj, kisha u restaurua rreth 20 vjet më parë, ndërsa përpjekjet vazhdojnë për rinovimin e gërmadhave të tjera në vend.

Sot atje jeton vetëm një murg, i cili kujdeset për kishën dhe gjithashtu punon si bletar duke prodhuar mjaltë mesa duket me përfitime mjekësore./ dita

“Billboard” përzgjedh videoklipet e shekullit, mes tyre dhe ai i Dua Lipës

Në epokën e internetit, videoklipet e këngëve nuk e kanë humbur rëndësinë. Revista amerikane “Billboard” rendit 100 videoklipet muzikore më të bukura të shekullit 21, me artistët që kanë thyer kufirin dixhital për kulturën pop.

Beyoncé, Eminem e Madonna, dhe padyshim Lady Gaga, janë pjesë e klasifikimit, por kjo e fundit për më tepër me meritën se solli kinemanë në muzikë. “Bad romance” shpallet nga “Billboard” si video më e mirë muzikore e shekullit, sepse inauguroi një epokë të re muzikore, që sipas revistës tregoi se koncepti i një videoklipi mund të zgjerohet dhe mund të tregojë një histori, njëjtë si një film me metrazh të shkurtër.

Singer Lady Gaga attends the press conference for “Gaga: Five Foot Two” during the 2017 Toronto International Film Festival at TIFF Bell Lightbox September 8, 2017, in Toronto, Ontario. / AFP PHOTO / VALERIE MACON (Photo credit should read VALERIE MACON/AFP/Getty Images)

“Bad romance” e publikuar më 2009-ën shihet si kënga që u tregoi artistëve të tjerë të muzikës pop se mund të bëjnë më shumë në një kohë kur rëndësia e MTV është eklipsuar nga youtube, ndërsa shitjet e kopjeve fizike të albumeve janë zëvendësuar me publikimet në internet.

Në klasifikimin e “Billboard”, pas Lady Gagës renditet po një videoklip i 2009-ës: Missy Elliott, me “Work It” dhe Beyoncé, Formation e vitit 2016. Divën e popit e gjejmë sërish në vendin e 8 me “Single ladies” të ndjekur nga “Fatboy Slim”, “Weapon of Choice”.

Nuk mungon në vendin e gjashtë. Rihanna & Calvin Harris me “We Found Love”. Në 10-shen e parë gjejmë dhe Britney Spears me Toxic të 2004-ës. Por përveç ikonave të muzikës, rikthehet edhe Cristina Aguilera, PSY e Gangnam Style, ndërsa nuk mungon edhe Dua Lipa me “New Rules” në vendin e 74-të.

Vlora me 8 kështjella e dy dete, në krye të turizmit shqiptar

Tetë kështjella të ndërtuara në rajonin e Vlorës dhe që përfaqësojnë periudha të ndryshme historike, vlerësohen si objekte të rëndësishme në funksion të zhvillimit të turizmit kulturor në këtë rajon bregdetar.

Miradministrimi i tyre mund të krijojë të ardhura të konsiderueshme, por njëkohësisht ndikon në ndërtimin e një imazhi të qëndrueshëm tek turistët e huaj.

Ndër kështjellat më të spikatura është kalaja e Vlorës, e ndërtuar në vitin 1531 nga Sulltan Sulejmani, gjurmë të të cilës janë zbuluar në afërsi të Skelës. Qëllimi i ngritjes së saj, sipas historianëve, ishte mbrojtja e gjirit të Vlorës nga sulmet e venedikasve.

Krahas saj, në listën e kështjellave përfshihet edhe ajo e Gjon Boçarit, e cila ndodhet në fshatin Tragjas dhe është ndërtuar në periudhën mes shekujve XVI-XVII. Ajo ka formë drejtkëndore dhe gjerësia e mureve arrin deri në 1.25 metra dhe lartësi deri në 5.5 metra.

Ndërsa kalaja e Himarës i përket një periudhe shumë më të hershme. E ndërtuar si një fortifikim i fisit të Kaonëve, ajo përmendet shpesh në dokumentet bizantine. Në shekullin VI kalaja u riparua me urdhër të Perandorit Justinian, për t’u bërë ballë sulmeve të barbarëve, gotëve e husëve.

Pak kilometra nga qyteti i Himarës, ndodhet dhe kështjella e Porto Palermos, ose e njohur ndryshe kalaja e Ali Pashë Tepelenës. Ajo u ndërtua në fillim të shekullit XIX nga pashai i famshëm, si një dhuratë për zonjën e vet, Vasiliqinë. Kalaja u projektua nga një inxhinier francez në formën e një pesëkëndëshi, me muret që arrijnë një trashësi prej 1,6 metra dhe u ndërtua nga specialistë italianë dhe shqiptarë. Ky objekt i trashëgimisë kulturore ruhet në një gjendje mjaft të mirë dhe është shndërruar prej disa vjetësh në një qendër mjaft të rëndësishme turistike që ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve shqiptarë dhe të huaj.

Në listën e tetë kalave me vlera në rrethin e Vlorës përfshihet dhe ajo e Kaninës. E ndërtuar mbi një qendër të vjetër banimi, në shekullin III p.e.s, kjo fortesë ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 3.625 hektarë. Kalaja u rindërtua nga Perandori Justinian, në shekullin V, ndërsa rëndësia e saj spikati veçanërisht gjatë rezistencës së shqiptarëve të udhëhequr nga Skënderbeu ndaj pushtuesve turq.

Kalaja e Mavrovës ndodhet në Luginën e Shushicës dhe është ndërtuar në shekullin IV p.e.s. E veçanta e kësaj kështjelle lidhet me faktin se muret janë punuar me blloqe gurësh gëlqerorë.

Por, një kështjellë e hershme është edhe ajo e Kukumit, në fshatin Qeparo, në afërsi të gjirit të Porto Palermos, ndërtimi i të cilës daton në shekullin II p.e.s.

Dy detet që lagin brigjet e Vlorës Adriatiku dhe Joni, duke krijuar dhe dy laguna të mëdha si ajo e Nartës dhe Orikumit, janë atraksioni kryesor për turizmin e jugut shqipëtarë. Nisin me plazhet e shumtë të Zvërnecit, me gjire të bukur e rërë të pastër dhe vazhdojnë me plazhin qëndror të Lungomares, Uji i Ftohtë, Radhimë, Orikum, Palas, Dhërmi,Himarë e pa fund plazhe që frekuentohen në këtë periudhë nga pushues të shumtë.

Vlora mbetet kështu qendra e gravitetit për turizmin shqiptar duke i shtuar dhe parqet e shumtë natyrorë si ai i Llogarasë, i Luginës së Vjosës dhe së fundmi Nivicën me kanionet e famshëm për turizmin e aventurës.

Vetëm Parku i Llogarasë për vitin që shkoj u vizitua nga rreth 90 mijë turist. Po kështu dhe Zvërneci kapi mbi 20 mijë vizitorë pa llogaritur plazhet e Vlorës ku pushuesit janë të shumtë. Vlora i ka të gjitha dhe duhet vizituar…

Funari, surpriza e pazbuluar e turizmit malor (VIDEO)

E pasur me pyje të shumëllojshme, me liqene të pastër dhe një natyrë thuajse të pashkelur, Funari është një nga bukuritë më të mëdha të bashkisë së Elbasanit, por edhe të vendit. Infrastruktura rrugore e vështirë ka bërë që kjo zonë të mos frekuentohet masivisht, edhe pse ndodhet 20 km larg Elbasanit.

Por, tashmë, me promovimin e zonës dhe rregullimet infrastrukturore, Funari mbetet surpriza e pazbuluar ende e turizmit malor në Shqipëri.

Për promovimin e kësaj zone dhe kthimin e saj në destinacion turistik, Bashkia Elbasan ka organizuar një festë e cila pritet të kthehet në traditë, ndërkohë që një projekt i Bashkisë synon ta lidhë Funarin drejtpërdrejt me Tiranën përmes një aksi rrugor që kalon mes fshatrave dhe ndikon në rigjallërimin e tyre.

E ndodhur vetëm 20 km nga Elbasani dhe 25 km nga Tirana, pakkush e njeh këtë mrekulli të natyrës. E pasur me pyje pishash dhe dushku Funari ofron një klimë të shëndetshme që nëse i shtojmë dhe gatimet tradicionle të zonës bëhet vendi ideal për të kaluar fundjavat.

Por përveç bukurive natyrore, Funari na flet edhe me gjuhën e lashtësisë. Në vitin 1967 kur u hap rruga për në këtë zonë, gërrmimet nxorrën në dritë rrasa pllakash që mbulonin varre të ndërtuar me mur guri. Në to gjendeshin skelete që nuk u dëmtuan plotësisht. Ato i përkasin një periudhe shumë të lashtë, mbase parapellazgjike.

Në malin e Bixëlles, shtrirë mbi një shkëmb, është një fushë e vogël prej 2 ha, që nga vendasit quhet qytezë. Sipas shpjegimeve të fjalorit “qyteza”është qendër e vogël banimi mes mureve të një Kështjelle.

Shpella e Hasmit gjithashtu ofron bukuri të rralla për t‘u vizituar./ ata

As shiu i fuqishëm nuk e ndalë Rita Orën (FOTO)

Rita Ora me tren ishte nisur për në Skoci, atje ku u prit nga një numër i madh i fansave. As shiu nuk i kishte larguar ata nga koncerti i këngëtares shqiptare, Rita Orës, shkruan KultPlus.

Rita Ora me performancën e saj atje, ka bërë që publiku të harrojë shiun dhe të këndoj në çdo fjalë së bashku me të. Rita ka kënduar disa nga hitet e saj si “Anywhere”, “Your song”, “For You”, “Girls”, e këngë të tjera.

“Çfarë mbrëmje, faleminderit që kënduar me mua në shi”, ka shkruar Rita Ora derisa po largohej nga skena, duke falënderuar kështu gjithë fansat e saj që në shi ndoqën koncertin e saj.

Ajo po vazhdon turneun e saj kudo në botë ndërsa para dy muajsh kishte performuar edhe në Tiranë. / KultPlus.com

Në Gjermani zbulohet biblioteka më e hershme romake

Arkeologët i datojnë mbetjet e mureve, që zënë një sipërfaqe prej gati 200 metra katrorë, në shekullin e 2-të. Ekspertë të arkeologjisë thanë për gazetën “Kölner Stadt-Anzeiger” se biblioteka e lashtë qe ndërtuar në forumin e një ish-vendbanimi romak mes vitit 150 dhe 200 të Erës Sonë.

“Sipas njohurive tona, kjo është biblioteka e parë romake që mund të dëshmohet”, tha Marcus Trier, drejtor i Muzeut Romako-Gjermanik të Këlnit.

Ndërtesa duhet të ketë qenë dykatëshe dhe shtatë deri në nëntë metra e lartë.

“Me siguri aty ka pasur mijëra dorëshkrime në pergamenë apo papirus që mund të merreshin hua për t’u lexuar”, tha Trier.

Arkeologët hasën në mbetjet masive të mureve një vit më parë kur nisën punimet për ngritjen e një qendre të re të Kishës Protestante.

“Në fillim menduam se ishin mbetjet e një salle takimesh publike”, tha Trier. Por muret kishin ndarje të veçanta, që dukeshin si vend për të mbajtur objekte jo të zakonshme, shkruan Ndertimi.info.

Këto ndarje në muret e brendshme ndarje kishin një thellësi prej rreth 80 centimetra dhe pas krahasimeve për disa muaj me gjetje të tjera të lashta hulumtuesit arritën në përfundimin: se ashtu si në ndërtesat e lashta në Efes, Pergamon, Aleksandri dhe Romë frëngjitë në muret e Këlnit duhet të kenë shërbyer për mbajtjen e kutive me pergamenë ose papirusë.

Mos më thirr në dasëm

Shkruan: Ilaz Hysaj

Ceremonia e dasmave , kanagjegjeve dhe synetive në Kosovë duket sa ka prekur kulmin e degradimit. Ato më nuk paraqesin notën festive e as gëzimin që ofronin dikur.

Ato janë shndërruar në një makineri të tmerrshme biznesi për sallat e dasmave, restorantet , estradat, grupet muzikore, këngëtarë të njohur e të panjohur, që më pak këndojnë e më shumë gërvallën në “zvuçnikët” gjigand të sallave kiçluksoze.

Vera në Kosovë po bëhet gjithnjë e më e padurueshme nga vapa , fluksi I makinave, pluhuri dhe zhurma sirenave që paralajmërojnë dasma apo premje speci. Dhe ato nuk kanë të ndalur asnjë ditë, asnjë natë, duke u shnërruar kështu në një kakafoni të tmerrshme në të cilën marrin pjesë pothuaj të gjitha kategoritë, injoranti, snobi, njeriu I zakonshëm , pseudointelektuali dhe intelektuali.

Pasi prishin disa here në ditë qetësinë publike të gjitha këto kategori bashkohen në një sallë të madhe, ku secili ulet në tavolinat e caktuara dhe fillojnë të hajnë mish pule apo lope me hormone.
Muzika e lartë dhe gërvalljet me “zvuçnika” nuk të japin as më të voglën mundësi që të ndërrosh një llaf me mikun. Ata që janë të afërmit e nuses apo dhëndrrit, e që sipas rendit janë të ulur në ballë te vendit, afër “zvuçnikave” do të përjetojnë dhunimin më të madh akustik , sepse lartësia e zhurmës ështe së paku pesë deri dhjetë herë më e lartë se decibelat e lejuar me ligjet në fuqi për mbrojtje e veshëve.

Më e tmerrshmja është se aty gjenden foshnje dhe fëmijë të cilët kanë një fragjilitet të theksuar të timpanit, veshit të mesëm dhe të brendshëm duke iu shkaktuar dëmtime të konsiderueshme kur kihet parasyshe se ata marrin pjesë së paku në dhjetra dasma brenda vitit.

Në pamundësi për te folur për shkak të dhunës akustike, dasmorëve nuk iu mbetet tjetër pos të hajnë dhe të shiqojnë në të gjitha drejtimet. Nën ritmet e muzikës me dominim tallava , ia nis vallja dorë për dore , formohet nje rreth që sillet brenda sallës dy hapa para një prapa me një kadence rritëse dhe marramendëse. Më shumë se vallëzim kjo I ngjet nje sfilate mode ku secili apo secila del më tepër për të ekspozuar fustanet, apo frizurat e paguara shtrenjte enkas për këtë mbramje.

Dhe pastaj vjen torta, vellëzimi i çiftit, fotografitë, selfijet, sofra ku tallavagjinjtë me cinizëm ulen dhe ia krisin kangëve patriotike që ia kallin « zemrën » dhe xhepin gurbetgjinjëve që shtyhen kush po qet pare ma shumë nga dehja patetike. Dhe kjo skemë përcillet pothuaj dasëm në dasëm, vend për vend, vit për vit.
E gjithë kjo i ngjan një teatri të absurdit ku ti gjendesh me dashje apo pa dashje, dhe ti e duron këtë dhunim akustik, vizuel dhe financiar sepse të ka ftuar daja, nipi, vellau, miku…

Nganjeherë mundohesh te gjesh shpëtimin në tualet sepse jasht mund te ftohesh nga djersitja. Por edhe aty zhurma nuk të len rehat.

Të lutem Bal , mos më thirr në dasëm të tillë.
Kam vendosur të mos vijë.

7 aventurat që duhet me patjetër t’i bëni në Shqipëri

Kohët e fundit kemi kaluar një muaj të tërë në Shqipëri duke vizituar vendin dhe duke ndihmuar sipërmarrësit e rinj për fillimin e ndërmarrjeve të reja në fushën e mjedisit”, shkruan We did that.

Në atë kohë gjetëm një vend të bukur dhe të larmishëm me një të kaluar të njohur. Për 40 vjet, Shqipëria u konsiderua Koreja e Veriut e Europës me një diktaturë që ndoqi politikë izoluese për vendin. Sot, është një vend me kaq shumë gjëra për të ofruar për ata që kërkojnë të fshehtat, të panjohurat dhe gjërat e virgjëra të Tokës.

Ja ku janë shtatë gjëra për të parë dhe bërë që ju nuk mund t’i humbasni kur je duke bërë aventurë atje:

1 – Shkoni me makinë drejt bregut jugor. Kaloni pranë qytetit të Vlorës në malet në rrugën bregdetare. Atje mund të shëtisësh me makinë. Mund të endesh rreth ndërtesave të braktisura, rrënojave të bunkerëve dhe bregdetit të bukur me shkëmbinj.

2 – Bëni rafting në kanionet e Osumit. Një botë ujore gati e paprekur ju pret. Një orë udhëtim me makinë jashtë Beratit dhe shijoni një nga udhëtimet më të bukura të raftingut që kemi përjetuar (bonus: përfitoni një ekskursion në kështjellën e fshehur në qytet).

3 – Lahuni në burimet e nxehtë të Bënjës pranë Përmetit. Ju mund ta kombinoni këtë me udhëtimin tuaj rafting dhe të qëndroni një natë në Përmet pas ose para Beratit për të provuar burimet e nxehta aty pranë. Ata nuk janë në të vërtetë aq të nxehtë, por mineralet janë shëruese (dhe freskuese) në një ditë të nxehtë.

4 – Kajakët, “fjordet” shqiptare në veri. Shkoni drejt Shkodrës nga Tirana dhe pastaj shkoni drejt maleve me tragetet në liqenin e Komanit. Aty mund të ndërmerrni një udhëtim ditor ose një udhëtim me traget në pikën më të thellë në Fierzë. Ju mund të merrni edhe makinën tuaj në disa nga tragetet. Këtu bëhen shëtitje njëditore nga një prej kompanive të trageteve.

5 – Ecni në Kepin e Rodonit drejt kështjellës në perëndim të diellit. Ka një kështjellë të vogël në gadishull, si dhe plazhe të fshehura rreth e qark. Kaloni një ditë me not dhe argëtim mesjetar.

6 – Numëroni bunkerët kur udhëtoni me makinë. Vlerësohet të ketë rreth 200 000 bunkerë në vend. Askush nuk e di sa saktësisht, por diktatori komunist i ndërtoi ato si parandaluese për një pushtim që nuk ndodhi kurrë.

7 – Merrni rrugën e paasfaltuar e më pak të rrahur. Ka shumë rrugë që ndryshojnë shpejt nga të shtruara në të pashtruara dhe me gurë. Rruga më e shkurtër nuk është gjithmonë më e shpejta, por nëse keni kohë, dilni jashtë rrugës së mirë dhe gjeni diçka të harruar nga koha. Kjo mund të jetë një monument i epokës së fundit ose një rrugë otomane e rindërtuar. Asnjëherë nuk e di nëse nuk provon.

Shqipëria mes detit, historisë dhe gastronomisë

“Është madhështore që nga emri i saj, Shqipëria, vendi i shqiponjave”, shkruan Gloria Ciabbatoni e quotidiano.it.

Ndër legjendat më të njohura është ajo e një luftëtari të ri, i cili shpëtoi shqiponjën e vogël nga një gjarpër, nëna e zogut te vogël e mbrojti duke e bërë djaloshin një gjuetar aq trim sa njerëzit e kurorëzuan mbret duke e thirrur shqiptar, që do të thotë biri i shqiponjës dhe mbretëria e tij ishte e njohur si Shqipëri ose Toka e Shqiponjave.

Shumë afër Italisë, Shqipëria kufizohet me Malin e Zi, Maqedoninë, Kosovën dhe Greqinë në njërën anë dhe në detet Adriatik dhe Jon nga ana tjetër.

Tirana, kryeqyteti, përshkohet nga lumi Lana, është një qytet modern, me bare, pabe, restorante, disko alternative me ndërtesat e së kaluarës, me kështjellë bizantino-mesjetare, me sheshin e madh ‘’Skënderbej’’ me monumentin e heroit me të njëjtin emër kombëtar, me Kullën e Orës dhe mauzoleumin piramidal.

Një oaz i bukur i relaksimit është edhe liqeni artificial brenda parkut të Tiranës. Duke ecur nëpër qendrën historike ju mund të shihni ndërtesat e vjetra të stilit sovjetik, të gjallëruara nga ngjyrat që u japin atyre një kënaqësi origjinale, siç ishte dëshira e Edi Ramës, kryeministrit, i cili ka qenë edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, artist dhe profesor i pikturës në Akademinë e Arteve të Bukura.

Me teleferik ju mund të arrijnë malin e Dajtit, që ofron një pamje spektakolare të qytetit.

Nga Tirana ju mund të zgjidhni… të gjithë Shqipërinë!

Nëse zgjidhni detin, ndër vendet më të famshme të bregdetit janë Durrësi, Golemi i famshëm për plazhin si edhe Vlora. Janë të pajisur mirë, me hotele dhe restorante, por këshilla jonë është të shkojmë më tej në jug, në Sarandë, me një ndalesë në Dhërmi, 6-7 orë me makinë nga Tirana. Rruga vazhdon përgjatë bregut, pastaj ngjitet në mal për të zbritur me kthesa zig-zag që ofrojnë një pamje të mrekullueshme të gjelbërimit të maleve dhe të blu të detit. Dhërmiu është një fshat i bukur në rrethin e Vlorës, pranë maleve ku gjendet Manastiri i famshëm i Shën Mërisë. Fshati është i gjithi prej guri, dhe bregdeti prej pesë kilometrash me rërë të artë ose me zhavor të bardhë dhe të lëmuar, me gjiret e vogla ku arrihet më këmbë ose nga deti, kanoe ose anije me pedale. Ndër plazhet më të bukura, janë ato të Jalit dhe Palasës.

Mos humbisni një vizitë në Manastirin e Shën Theodhorit dhe të vizitoni shpellën e famshme të Piratëve.

Në Jale, ”Soleil Village & Villas” është një hotel shumë i këndshëm, afër bregdetit ku ka restorante aq të mira sa edhe të lira. Rekomandohet udhëtimi me anije përgjatë bregut ku gjenden shkëmbinjt të mëdhenj dhe shpella të lashta misterioze. Gjatë udhëtimit drejt Sarandës ne mund të shohim Porto Palermon, një gji të bukur ku ka pasur një bazë ushtarake nëndetësesh me një bunker të gërmuar në shkëmb.

Edhe dy orë me makinë dhe ti je në Sarandë, por mund të marrësh më shumë pasi pamjet të lënë pa frymë dhe është e pamundur të mos ndalesh për t’i fotografuar.

Perla e bregdetit Jon, pothuajse para Korfuzit (ajo është e lidhur me tragete), është e njohur për klimën e saj të bukur dhe detin e kristaltë të pastër. Deti, limane, plazhe me rërë, por edhe, për të parë, Kalaja e Lëkuresit, manastiri i 40 shenjtorëve dhe burimi i këndshëm i ujit të Syrit të Kaltër.

Qyteti, me 50 mijë banorë, i dyfishuar në verë, dhe ku nuk ka mungesë të jetës së natës, përfshirë bare dhe restorante përgjatë bregdetit.

Restorantet?

“Ne e dimë se italianët janë shumë të kërkuar në këtë drejtim, por në Shqipëri ushqimi është me të vërtetë shumë i shijshëm, kryesisht mesdhetar me peshk të freskët, mish të pjekur në zgarë, sallatë greke, perime, fruta me bollëk, dhe … pica! Ju do të takoni shumë shqiptarë që kanë punuar në Itali dhe flasin italisht, njohin zakonet e vendit tonë kështu që gjithmonë ndiheni pak si në shtëpi.

Një shembull i mikpritjes së re shqiptare është hotel ”Bouganville Bay”, me katër yje, dy kilometra larg nga qëndra e Sarandës, i inauguruar në 2016, një ndërtesë me dhoma të ndryshme, që ofron shtëpi dhe apartamente të ndryshme. Ai është e vendosur buzë plazhit me tarraca të mëdha dielli, 5 pishina me ujë deti, tre restorante dhe tre bare. Një shembull modern se si mund të kombinosh komfortin modern me një traditë të lashtë të mikpritjes. Menaxheri flet një italishte të shkëlqyer dhe është i pazëvendësueshëm me informacionet për vendin.

Jo shumë larg Sarandës ndodhet një plazh i famshëm, në Ksamil, i pajisur shumë mirë me çadra dhe shazllonë, ku restorantet shërbejnë sallatra të freskëta, fritura dhe koce. Nga këtu ju duhet (nëse nuk shkoni do të jetë një ”krim!”) në një vend afër arkeologjik të Butrintit (www.butrint.al), një pasurie e trashëgimisë botërore( UNESCO), në një gadishull të gjelbër në lagunë.

Në hyrje, nën një ndërtesë prej druri, gjendet një fole, ku një dallandyshe sjell ushqim për të vegjlit. Një ambient paqeje që do të na ndjekë gjatë rrugës dhe ku mund të marrësh një atmosferë pozitive dhe të mirë, sikur të kishte perëndi të lashta për të na mbrojtur. Nëse ju nuk keni një udhërrëfyes ekzistojnë fletëpalosje edhe në italisht ku flitet për histori të shekullit VII para Krishtit, periudhën romake, bizantine, helenike, veneciane dhe otomane.

Fillon kthimi për në Tiranë përgjatë rrugës malore për të ndaluar në Gjirokastër, një qytet i vogël me rrugica të ngushta që të çojnë në kështjellë. E themeluar në shekullin XII, me kalimin e kohës ishte një përzierje e kulturave greke, romake, bizantine, turke dhe shqiptare. Kalaja që daton në shekullin V pas Krishtit dhe përmban një koleksion të bukur të armëve të lashta. Një kuriozitet: një aeroplan amerikan është vendosur në kështjellë.

Berati

Ndodhet në një rrugë të tërthortë përgjatë rrugës për në Tiranë, që njihet si “qyteti i një mbi një dritareve” për arkitekturën e tij të ruajtur në mënyrë të përkryer që daton që në periudhën osmane. Ai shtrihet përgjatë lumit Osum, në mes të fushës dhe kodrës ku duken edhe rrënojat e kalasë . Më poshtë është qyteti i vjetër, në anën myslimane, Mangalem, në veri të lumit dhe në jug të lumit (ka dy ura për ta kaluar atë) të krishterët, Gorica. Por, ndarjet mes dy feve janë të papërfillshme, aq shumë saqë në Mangalem Xhamia e Plumbit dhe Katedralja Ortodokse Shën Dhimitri janë shumë afër.

Nga këtu për në Tiranë rreth 100 kilometra dhe natën e fundit mund të kaloni në ”Plaza Hotel”, një hotel luksi me pesë yje në zemër të qytetit.

Turizmi

Kryeministri Edi Rama: “Me Italinë një marrëdhënie miqësie dhe besimi”

Turizmi shqiptar po rritet dhe po arrin në shtatë për qind të PBB-së. Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, vendi ka 3 390 atraksione turistike, duke përfshirë vende historike, kulturore dhe natyrore, këto të fundit janë zgjeruar, si edhe 15 parqe kombëtare, ku e dallon atë nga vendet fqinje, por edhe nga Europa Veriore (p.sh. nga Norvegjia). Vizitorët italianë po rriten në mënyrë të vazhdueshme dhe turizmi italian po vë bast me Shqipërinë.

Eliana Bertozzi, sipërmarrëse e re nga Romagna, u largua nga Rimini dhe u zhvendos në Tiranë për t’u bërë CEO i AlbaniaTravel (www.albaniatravel.com), shoqëri e lindur në vitin 2017 (2018 është sezoni i parë operativ), me 100% në pronësi të Alpitour Spa, ku mund numërohen në të 350 struktura me 3, 4, 5 yje. Ajo ofron pushime detare, kulturore dhe sportive, gjithashtu organizon ngjarje të korporatave dhe merret me fluturimet dhe linjat e trageteve.

Fjalët e saj gjejnë konfirmim në ato të Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, ish-kryebashkiakut të Tiranës, artistit dhe njohësit dhe admiruesit të Italisë. Edi Rama, duke pritur gazetarët italianë, me mirësi, saktësi dhe disa formalitete, tregon planet për të rinovuar fshatrat dhe fermat, por edhe për të inkurajuar investimet në objektet turistike me 4-5 yje dhe për të krijuar aeroportet në Vlorë, në verilindje dhe në qytetin e Sarandës.

Me aeroplan nga Italia

Duke pritur për aeroporte të reja ndërkombëtare, nga ajri nga Italia ne arrijmë vetëm në Tiranë (nga këtu është e këshillueshme të marrësh me qira një makinë, kostot janë të ulëta dhe rrugët shumë të mira).

Linja më e fundit ajrore është Ernest, me kosto të ulët, e themeluar në 2015 në Milano, me dy fluturime nga Malpensa në Tiranë dhe gjashtë fluturime gjatë javës nga Piza në Tiranë.

Dhe lidhjet me Orio al Serio, Bologna, Verona dhe Venecias për në kryeqytetin shqiptar. Ka një raport të mirë për çmim-kualitet me vende të rehatshme dhe me staf të disponueshëm dhe miqësor./ata

Meshë për Demaçin nesër në Katedralën “Nëna Terezë”

Mesha për shpirtin e Adem Demaçit do të jetë nesër në orën 11:00 në Katedralën “Nëna Terezë” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Demaçi u nda nga jeta të enjten në moshën 82 vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të madhe kombëtare.

Ndërkaq varrimi i tij u bë sot në Varrezat e Dëshmorëve në Velani të Prishtinës.

Një nga figurat emblematike të rezistencës së kombit shqiptar u përcoll në banesën e fundit me ceremoni shtetërore.

I anulohet fluturimi, Rita Ora niset me tren për në koncert (FOTO)

Rita Ora po vazhdon performancat e saj të mahnitshme kudo në botë. Për shkak të përkeqësimit të motit, asaj i është anuluar fluturimi për në Skoci, atje ku po e presin fansat e saj, shkruan KultPlus.

Për të qenë pranë tyre, ashtu edhe sic ishte parashikuar, Rita Ora është nisur me tren. Për këtë, Rita Ora i ka njoftuar fansat e saj përmes një postimi në Instagram, ku ka shkruar se as moti i ligë nuk do ta ndalojë që të shkoj atje.

“Performanca duhet të vazhdojë! Skoci unë po vij! Moti është i tmerrshëm, fluturimi u anulua, por kjo nuk do të më ndalojë që të mos më vijë atje! U nisa me tren (është një udhëtim shumë i gjatë) Le të shpresojmë se moti nuk do të përkeqësohet dhe të jemi bashkë jashtë! Shihemi se shpejti!!”, ka shkruar Rita./ KultPlus.com

Kënga e naivit

Poezi e shkruar nga Teodor Keko.

Mjerisht e varfër kjo njohja ime,
Fare pak gjëra paskam ditur.
Nëpër dekada, në kodra librash,
Kam mbetur prapë djali i mitur.

Shikoj tradhëtinë dhe e kuptoj,
Kam mbetur një kokëtrashë i ngratë!
Gjithmonë më shfaqet me një fytyrë,
Gjithmonë them “e hëngra prapë!”

Dhe bash atëherë më vjen ninulla,
E nënës time përmbi kokë.
Mbyll sytë o shpirt, mos u mendo,
Se je i pastër, s’je për këtë kohë.

Video e papublikuar më parë, Adem Demaçi duke u dhënë këshilla ushtarëve të UÇK-së

Ish-deputeti i PDK’së, Fadil Demaku, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një video të veprimtarit Adem Demaçi në Drenicë, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Në atë video, Demaçi dëgjohet duke u dhënë këshilla disa prej ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Videoja thuhet të jetë regjistruar gjatë luftës në shtëpi të heroit Rasim Kiçina bashkë me dëshmorët Besim Mala, Sokol Elshani, Pal Palucaj dhe me ish-luftëtarët: Jahir Demaku, Imer Xhemajlaj, Ferid Berisha, Fadil Demaku.

Demaçi i këshillon ish-luftëtarët e UÇK’së që të jenë të qetë, e të largohen nga çdo urrejtje.

“Kur po duhet me luftu, po luftojmë. Kur po duhet me u ndal, po ndalemi. Edhe paqen po mundoheni me forcu, në koftë që Serbia merr vesh që bota është në gjendje me detyru Serbinë, e me ju ndihmu shqiptarëve, jemi të gatshëm meniherë me i lanë armët, e me kap punën”.

“Qysh e di unë Serbia s’mundet me mbledh mend shpejt, me hjek dorë hale prej ambicieve me marr Kosovën, po na jemi të gatshëm. Duhet të punojmë me të gjitha forcat për paqe. Nëse Serbia përsëri fillon ofensivë e luftë kundër nesh, ne duhemi me u mbrojt. Këtë ta mbani mend. T’u largoheni çdo urrejtjeje e shovenizimi dhe ato janë dobësi”.

“Nuk kemi llogari të punojmë punë të këqija si regjimi serb. Duhet të fitojmë me dashuri, vullnet, këmbëngulësi, trimëri, drejtësi se s’kemi kohë me humb. S’kemi kohë me u merr me vetëvetën. Prandaj edhe këtë detyrë që na shpreh historia me luftu për lirinë tonë e pranojmë. Bota ka nevojë për popullin shqiptar, si popull shqiptar”, thoshte Demaçi.

“Nuk ka jastëk më të butë për të fjetur sesa ndërgjegjja e pastër”, thëniet më të bukura gjermane

Gjermanët kanë krijuar atë stereotipit e njerëzve punëtor të përpiktë, të vrazhdë, dhe tepër të disiplinuar.

Do të ishte mendjelehtësi t’i përkufizonim gjermanët vetëm me kaq, ata janë populli që kanë shkruar faqe të rëndësishme në historinë e njerëzimit, kanë luajtur një rol vendimtar dhe kanë nxjerrë personalitete emrat e të cilëve vijojnë të lakohen në shkencë, arte, kulturë, inxhinieri etj.

Për kënaqësinë e lexuesve kemi përmbledhur disa thënie që mendojmë se do të jenë gjëja më e mirë që lexojnë për sot, shkruan supershendeti.

Ai që blen te një hajdut, vlen sa hajduti.

Ai që të lutet për shkëmbim ka ndërmend të të mashtrojë.

Askush nuk është aq i madh sa të mos ketë nevojën e të vegjëlve.

Bota është e çuditshme, njëri mban kuletën, kurse tjetri mban të hollat.

Bukuria e një gruaje është më e fuqishme se guximi i një burri.

Bukuria është e vërteta dhe e vërteta është bukuria.

Burri pa gruan është koka pa trupin, gruaja pa burrin është trupi pa kokën.

Dashuria e nënës nuk plaket.

Do të qe më mirë të ishim më parë të vjetër dhe pastaj të rinj.

E ardhmja i takon atij që harron urrejtjen dhe mbjell dashuri.

Edhe gjyqtari i shurdhër dëgjon kur tingëllojnë monedhat.

E vetmja mjekësi për njeriun është vetëpërmbajtja.

Fëmijët e vegjël e tërheqin nënën nga fustani, ndërsa fëmijët e rritur e tërheqin atë nga zemra.

Fytyra e gruas është fytyra e shtëpisë.

Guximtarin e ndihmon edhe vetë Perëndia.

Ha në Poloni, pi në Hungari, fli në Gjermani dhe bëj dashuri në Itali.

I mençuri mëson nga gabimet e të tjerëve, budallenjtë nga të tyret.

Kafeja në filxhan dhe gruaja e zhveshur në divan nuk mund të presin.

Kafshët duke jetuar me ne bëhen të buta, njerëzit jo gjithmonë.

Krenaria ikën nga shtëpia në kalë e kthehet në këmbë.

Kush ka nënën e dashur, edhe këmishën e ka të bardhë.

Letrat e bixhozit janë libri i lutjeve të djallit.

Lotët janë të vërtetë vetëm kur qan nëna.

Më mirë është një fund i tmerrshëm sesa një tmerr pa fund.

Njerëzit që gjithmonë s’kanë kohë, zakonisht nuk bëjnë asgjë.

Njeriu ka dy veshë e një gojë, për të dëgjuar shumë e folur pak.

Nuk ka jastëk më të butë për të fjetur sesa ndërgjegjja e pastër.

Të jetosh i gëzuar dhe të vdesësh i kënaqur do të thotë që djallit ia ke prishur gjithë llogarinë.

Vetëm i marri e provon thellësinë e lumit me të dyja këmbët.

Irida Dragoti, shqiptarja e Operas së Romës (VIDEO)

Ata i përkasin kombësive të ndryshme por të njëjtit program, atij të zbulimit të artistëve të rinj në Teatrin e Operas së Romës. Pasi kanë udhëtuar në shumë kryeqytete të Evropës, në Tiranë, sjellin të parin koncert me arie nga opera “Primedonne” e që artin e tyre ia dedikojnë pacientëve me sëmundje onkologjike në qendrën Kulturore të Katedrales Orthodokse.

Pjesë e këtij grupi, artistë të muzikës klasike është edhe një shqiptare. Irida Dragoti, mezzo-sopranoja që është rritur në skenën e shqiptare, të operas dhe baletit dhe atë italiane rikthehet pas dy vitesh. Edhe pse një periudhë e shkurtër pa kënduar në vendin e saj, ajo thotë se dëshira për të dalë para publikut shqiptar është e papërballueshme.

Pas kualifikimeve të njëpasnjëshme me rezultate të larta, prej 2006 ajo është protagoniste në disa skena të operas në Itali, duke i dhënë mundësinë të rritet profesionalisht.

Pavarësisht gjithë bashkëpunimeve, Irida thotë se ajo që e përmbush emocionalisht mbeten ato me Teatrin kombëtar të Operas dhe Baletit.