Teatri ‘Metropol’ vjen çdo fundjavë në çdo shtëpi, për të gjithë familjen. E nis këtë të shtunë me dy shfaqjet e para.
Për të rriturit vjen “Rrajët lëvizin”, bazuar në veprën e Ernest Koliqit dhe regji nga Rozi Kostani, sjellë në skenë më herët në festivalin e dramës shqipe “MetroFest” në Teatrin Metropol të Qendra Kulturore Tirana.
Ditën e diel, në orën 11:00, për fëmijët do të transmetohet shfaqja “Tullumbaci i kuq”, me autor Barry Kornhauser, me regji nga Roerd Toçe dhe interpretim nga Erdet Miraka. Metropol ju fton kështu në dy takime virtuale me skenën teatrale, të shtunën duke menduar për të rriturit, dhe të dielën për të vegjlit. /KultPlus.com
Kjo pikturë e vogël është një sprovë portreti i kokës së një plaku, i përshkruar sipas standardeve ikonografike të shenjtorëve dhe filozofëve. Koka tullace dhe mjekra e gjatë dhe e bardhë janë, në të vërtetë, atribute tipike të këtyre personazheve. Shpatullat e tij gjithashtu të lakuara dhe sytë “rrëzuar” poshtë, janë një dëshmues i një efekti mbi shkakun.
Këto tipare tregojnë një qëndrim të meditimit, pendimit dhe reflektimit shpirtëror ose intelektual. Shfaqja natyraliste e figurës është e tillë që, vetëm duke e shikuar atë, shikuesi pothuajse mund të ndiejë ndjesi prekëse dhe një lloj afrie me këtë moment meditues.
Duket se dikush percepton qetësinë e kokës pa flokë, rrëshqitjen e lehtë të rrudhave në ballë dhe rreth syve, butësinë e një mjekre që duket se kakonsistencën e leshit të pambukut, dhe vrazhdësinë e pëlhurës modeste që ai vesh. Veçanërisht domethënës është përdorimi i ngjyrës dhe dritës: figura del nga një sfond i zi për shkak të një kontrasti të zgjuar të kiaroskuros, të krijuar me një shkëlqim delikate, gati të ndezur, i cili i jep të gjithë figurës një lloj paqëndrueshmërie atmosferike. Cituar në inventarin e Uffizi të 1890 si një vepër e Pordenone, ajo më pas iu atribua Jacopo Bassano, dhe më në fund Camillo Boccaccino (1501-1546). Kjo hipotezë duket se konfirmohet nga ngjashmëritë stilistike të pikturës në Uffizi me dy vepra të tjera të ekzekutuara nga Boccaccino në kthesën e tremujorit të parë dhe të dytë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Djali i piktorit Emilian Boccaccio, Camillo Boccaccino filloi rrugëtimin e tij artistik duke ndjekur shembullin e mjeshtrave si Raphael, Correggio dhe Pordenone. Ai më vonë adoptoi eksperimentet e reja të Maninerizmit të rafinuara të Parmigianino dhe Giulio Romano, pa braktisur vlerën e ngjyrosjes veneciane të Titianit, të cilën ai mësoi gjatë rinisë së tij. Vdekja e tij e parakohshme për fat të keq e pengoi Camillo të zhvillonte plotësisht aftësitë e tij artistike, të cilat me siguri do ta kishin çuar atë në famë shumë më të madhe nga sa gëzon ai sot. /Albert Vataj /KultPlus.com
Mbi librin me poezi ‘Imgur” (2019) të poetit Skënder Buçpapaj
Poezinë e Skënder Buçpapaj apo ndonjë tregim të tij i kisha lexuar në vitet 88-89 kur ka qenë redaktor tek gazeta Drita. Edhe më vonë kam lexuar ndonje poezi apo cikël me poezi por jo ndonjë libër të tij. Më bëri përshtypje një cikël i poetit botuar para mëse një viti dhe gjeta librin e fundit të tij “Imgur” (2019).
Poezia e Skënder Buçpapajt është një kërkim i pafund i poezisë prej një poeti të talentuar. Kërkime të formës dhe të përmbajtjes, moskënaqje me një gjetje duke synuar tjetrën, shtrirje të imagjinatës në kohë e hapësirë, tek vetja dhe tek bota, tek e dëgjuara dhe e padëgjuara, tek e dukshmja dhe e padukshmja, tek e ndjera dhe kërkimi i ndjesisë që fshihet tek çdo gjallesë, tek çdo qenie. Mendoj se me librin “Imgur” poeti ka arritur një kulm të krijimtarisë së tij. Kjo vjen natyrisht pas tre librave të fundit të tij “Frikë nga Atdheu” (2009), “Vetëm të vdekurit pendohen” (2015) dhe “Jubileu i shiut të çmendur” (2017) pra katër libra me poezi në një periudhë 10 vjeçare. Zaten, kur e kanë quajtur “zogu i bjeshkës” referuar librit të tij të parë në fillim te viteve 70, ka qenë me domethënie sepse ai sillte aromën e freskët të bjeshkës dhe të Alpeve shqiptare në atë kohë.
Për poetin Skënder Buçpapaj, zeja e poezisë nuk është asfare e lehtë, do qëmtuar në mënyrë të pareshtur e me mprehtesi në veçanësitë e bukurive të natyrës, në detajet më të imëta për t’i përqasur pastaj me imagjinatën e tij që nuk e teprojmë po të themi shumë herë të shfrenuar, për t’i ngritur në art në lojën e tij me fjalën, në latimin pa fund të saj derisa të mbetet ai tambël zogu që ia vlen t’ia paraqesësh lexuesit. “Dashuritë nuk perëndojnë kurrë si ti apo si unë, më tha dielli/ dashuritë vetëm ndërrojnë qiell” thotë poeti në poezinë “Dashuria jonë perëndoi prapa cilit mal?” Mendoj se kësaj poezie do t’i shkonte shprehja e Robert Frost, “poezia vjen si një ngecje në fyt, një mall për shtëpinë apo për dashurinë. Ajo është një hapje drejt të të shprehurit, një përpjekje për të gjetur përmbushje. Një poezi e plotë është ajo ku emocioni ka gjetur mendimin dhe mendimi ka gjetur fjalët”
Autori shkruan kryesisht në varg të lirë megjithëse ka poezi edhe me rimë, mbase për ta peshuar më shumë fjalën dhe vargun, për të rrokur tejskajshmëritë e tij por edhe duke ngërthyer të trupëzuara në të figurat letrare të personifikimit, rezonancës, përsëritjes, aliteracionit, enumeracionit e antitezës. Po kujtojmë disa vargje nga poezia “I sapodalë nga ëndrra e saj”: “i sapodalë nga ëndrra e saj/ terr i bardhë jam, blinduar bukur në dritë të verbër/ blinduar zi me dritë verbuese rrezesh pazane/ rrezesh pakumte/ nga një diell shurdh, nga një hënë shurdhuese ia var asaj në çdo qerpik”.Kështu e ndërton poezinë poeti në një hulli ndërthurjesh të pamjeve të ndryshme, të mysëta, konvekse, të kryqëzuara me njera-tjetren, reflektuese të disa objekteve, në kontrast e në ndërveprim me njëra-tjetrën, në një shumëllojshmëri figurash si bimët dhe ngjyrat e natyrës. Por aq sa e shtrin fushëpamjen e frymëzimit poetik apo hapërimin në hapësirë e në kohë, po kaq tregohet i kujdesshëm të mos humbë vëmendjen e lexuesit, duke i dhënë të kuptojë se kaq sa ka përfshirë, në mos edhe më shumë është lënë jashtë për tu nënkuptuar që lexuesi ta shtojë vetë, të vijojë në shtigje të saponisura apo të hapë edhe shtigje të reja frymëzuar nga leximi I kësaj poezie.
Poeti shumë herë përdor vargun e gjatë duke e asociuar poezinë e tij me Uollt Uitman apo Allen Ginsberg por e shpëtojnë gjetjet e njëpasnjëshme poetike, këndet dhe shpërfaqjet ku e pret figurën apo objektin e poezisë duke na zbuluar pamje të reja të pahasura më parë. Enumeracionet që përdor shumë herë jane si rruaza me ngjyra të ndryshme që zgjojnë kërshëri të veçante secila. Ky është një bashkëbisedim i poetit me botën, me veten, me natyrën, me qiellin, me tokën, me bjeshkën, me gurin ku veçohet poezia “Ngujim në Gur”. Ka aty një ndërthurje të unit poetik, të hapësirës së kozmosit,të lëndës së poezisë që mund të jetë guri i vendlindjes së poetit, i pashqitshëm, i fortë, solid, dinjitoz në komunikim me botën përreth.
Nga përvoja e gjatë si poet, besoj se me këtë libër poeti ka gjetur të mesmen e përpjesshme apo të mesmen e artë mes lirisë së të shprehurit dhe vargut të kursyer, mes vargut te lirë dhe ritmit të brendshem dhe kadencës së vargut që di ku të ndalet për të filluar një vallëzim tjetër me vargun në poezinë pasuese. “Shikimet e syve të mi por jo shikimet e mia,” thotë poeti në një titull poezie të cilën e vijon me “drita shikimesh pa ndezur, drita shikimesh pa shkimur, drita shikimesh pa prushur, drita shikimesh pa shuar nuk kanë lënë me shikimet e tyre. Të shikimeve të mia janë. Por të syve të mi nuk janë. Të miat nuk janë”. Duket se në sinoret e nënvetëdijes, poeti përmes pranëvënies së të kundërtave që janë në natyrën e njeriut përpiqet që të depërtojë sa më thellë në unin e tij, të njohë sa më mirë vetveten siç thoshte Sokrati se vetëm kështu arrihet tek poezia e mirë. Ai e shtrydh të gjithë vizionin e imagjinatës së tij si frutat që ka shijuar në fëmijëri duke na dhënë vetëm mushtin e tyre, më të veçantën e së veçantës.
Në përfundim do të thoja se ky është një shkrim më shumë përshëndetës për librin më të fundit të poetit Skënder Buçpapaj. Për poezinë e tij kanë shkruar shumë poetë si Sulejman Mato, Besnik Mustafaj, Arbër Ahmetaj, Vasil Tabaku, Xhahid Bushati etj duke iu referuar librave të tij të dekadës së fundit. “Kam ndërtuar shumë ura në Veri,” thotë poeti në një varg dhe këto ura besoj do t’i qëndrojnë kohës ashtu si poeti që vazhdon në kërkime të pareshtura drejt përsosjes së poezisë së tij. Gjithashtu vlen të theksohet se libri është botuar nga shtëpia botuese ‘Onufri”, një botim luksoz që ke qejf ta mbash në dorë dhe ta shikosh. /KultPlus.com
Shumë vite më parë, kur ende isha ëndrrimtarë i thekur, dhe besoja që ishte cështje kohe kur do të përfundoja në Hollywood, takova Al Pacinon. Doja ta angazhoja në filmin tim të parë: “E di se kam pasur një titull më të mirë, por e kam harruar”. Takimet me Pacinon, i kam përshkruar në romanin tim, një roman, mbushur me zhgënjime.
Në 80 vjetorin e lindjes së Pacinos, po ja bashkangjes shkrimit, kapitullin në të cilin përshkruaj takimin me Pacinon, në version të shkurtuar.
****
…Regjinë e shfaqjes: “Solomon” nga Oscar Wilde, e kishte bërë, drejtoresha e “Actors Studio”, Znj. Estelle Parsons. Në shfaqje luanin: Al Pacino, Marisa Tomei, Dianne Wiest, etj.
Në mesditë, teksa po përgatisnin provën para shfaqjes së mbrëmjes, në skenë hyri Al Pacino.
Estelle më njftoi me Pacinon, të cilit ia dhurova romanin tim: “E di se kam pasur një titull më të mire, por e kam harruar”, që ishte i përkthyer në anglishte.
Pasi prova përfundoi dhe të tërë u larguan, hyra në skenë, pastaj në prapaskenë, të kërkoja romanin, sepse isha i bindur që Pacino duhet ta kishte hudhur diku. Nuk e gjeta askund.
Pasi përfundoi shfaqja, Dianne Wiest dhe unë, dolëm nga prapaskena e teatrit dhe ndezëm cigaret. Teksa po bisedonim dhe po shijonim nikotinën, dëgjuam turmën që po priste në acar, daljen e Pacinos. Një person na tërhoqi vëmendjen me zërin e tij, që bërtiti: “Mr. Pacino, I know you” (Z. Pacino, unë Ju njoh). “No, you don’t know me, you know my work” (Jo, ti nuk më njeh mua, ti e njeh punën time), ia ktheu Pacino, që e përshëndeti turmën me dorë, hyri në limo-n e tij, dhe u largua me shpejtësi. Konstatova se romanin nuk e kishte hedhur. Sa njerëz kishin mundësi t’a takonin Pacinon dhe t’i dhuronin libra?!
…Estelle, më pyeti në telefon, se a do të mund të gjeja kohë të nesërmen në ora trembëdhjetë, ta takoja Al Pacinon. Zëri i saj unik, më hoqi dyshimet se qe shaka.
…Apartamenti i Pacinos, qe në katin e njëzet e tetë të një ndërtese luksoze me pamje nga Central Park. Cdo gjë brenda, qe aq e bukur dhe e rregullt, sa që më krijoi jorehati. Në bibliotekë, ishin të rradhitura libra me kopertinë ngjyrë vishje, ndërsa në vitrinën ngjitur me bibliotekën, qëndronin: Golden Globes, Oscar-i dhe shumë statuja shpërblimesh të tjera.
Gëzimi që ndodhesha në apartamentin e tij, me gjithë ata aktorë të mëdhenj, më bënte të ndjehesha i vecantë. I vetmi njeri i deprimuar në atë apartament, ishte Pacinoja, sepse si aktor, nuk kishte se c’interpretonte më. S’kishte më skenarë joshës. Ndërsa rronte për të krijuar.
…Pacino foli. Romanin tim e kishte lexuar me një frymë, i vetëm, në hotelin ku kishte qëndruar pas premierës së shfaqjes. Ndërsa, kapitulli ku përshkruaja kinemanë, e kishte impresionuar. Ai, nuk kishte lexuar roman, por kishte shikuar film. Kishte qarë dhe kishte qeshur. “It is such a beautiful sad story” (Është një dëftim dhembshurisht i bukur). You are very unique (Je shumë i vecantë). “Së shpejti do ta xhiroj”, iu përgjigja. Dhe përnjëherë, as vet nuk e di se si, i ofrova të luante në film. U mendua paksa, dhe tha se nuk kishte rol për të në filmin tim. “Unë jam naratori. Vi tek Ju dhe Ju rrëfehem, ndërsa në fund të dëftimit, ju thoni: “Get the fuck out of here”, i propozova. I pëlqeu dhe i pëlqeu shumë, propozimi im. “Por, unë nuk kam pesë million dollarë t’Ju paguaj”, ia ktheva. “Jo, miku im, është mbi pesëmbëdhjetë million dollarë, honorari im…“.
Qetësi. Askush nuk fliste. Pimë nga një gëllënkë kafe, pastaj foli Pacino: “Do të luajmë të gjithë, edhe Estelle, edhe Marisa, edhe Dianne, edhe unë, edhe të tjerët, dhe do të punojmë gratis”. Të gjithë pohuan, edhe pse Pacino nuk e pyeti asnjërën. Ky do të ishte kontributi i tyre, për veprën time të shkëlqyer.
Isha njeriu më i lumtur i planetit…
Pacino dhe unë, u takuam dhe disa herë të tjera. Kisha përshtypjen se tani e njihja prej vitesh dhe se qemë shokë, sepse kaluam nga Ju në Ti, edhe pse në anglishte “You” përdorej për të dyja vetat.
…Ai siguroi një milon dollarë nga një Kanal Televiziv Amerikan, që do ta mbante ekskluzivitetin e vizitës së Pacinos në Kosovë, dhe do ta dokumentonte filmikisht. Ndërsa Pacino, paratë nga realizimi i dokumentarit, do t’ia dhuronte komunitetit artistik në Kosovë, për të krijuar. Lajmi u bë publik dhe “mori dhenë”…
…Mëse tre muaj, jetova në Hotelin “New Yorker” në NYC, aty ku ishte xhiruar filmi: “King Kong”. King Kongu kishte ardhur në New York pas dashurisë, ashtu si dhe unë, por ai kishte ardhur pas dashurisë së një gruaje, unë pas dashurisë ndaj filmit. Ai qe vrarë. Unë duhej të largohesha sa më parë, që të mos vritesha aty, që të vritesha në shtëpi. Të vritesha tek rrënja.
Shkova tek varri i tim ati, preva barin, e pastrova gurin e mermertë dhe i dëftova se e kisha takuar Pacinon, Michael Corleone-n nga “Kumbara” i Francis Ford Coppola-s, film të cilin e kishim shikuar së bashku në Kinema Rinia 1.
E tërë bota mediale do të vërshonte në Kosovë. Këtë fakt e kishte të njohur Kryeministri që më gostiti me kafe dhe më premtoi, so do ta mbështeste ardhjen e Pacinos në Kosovë dhe realizimin e filmit. “Fundja, është nder për mua, për ty, për kombin, për vendin”, tha.
“Nuk kemi buxhet”, tha Ministri i Kulturës. Ai ishte shumë i paditur, do shtyente tutje, do të arrinte shumë. Ky vend, qe ndërtuar enkas për atë soj…
****
Në takimin tonë të fundit, kur dolëm nga Restaurant “Marseille”, para se të përshëndeteshim më the: “You are so God damn talented”. Po e citoj këtë fjali tënden, për të dëftuar që më ka mbajtur gjallë gjithë këto vite, mbushur me zhgënjim. Ëndërra për të punuar bashkë, nuk mu nda asnjëherë, por bashkëpunimi s’paska qenë i thënë.
Urime ditëlindjen, miku im. Pac fat, shëndet dhe skenarë të mirë në vitet në vazhdim. Jetofsh i lumtur. (Aq sa mund të jetë i lumtur një artist).
Ka kohë që yjet s’ulen përmbi tokë, ka kohë që njerëzit s’rrijnë me krye përpjetë tue pritë me u ra ndër dhambë kafshat’e shkretë – dhe vjershat janë lirue: pesë groshë një okë…
Me duer ndër xhepa poetët trokë shetisin rrugve t’errta, krejt të qetë; askush s’i nget, askush s’po don me i pyetë ç’ka kanë në zemër e ç’ka kanë në kokë…
Urdhno, zotni, pak dritë n’mos daç errsinë! Pesë groshë një okë . – Nji andërr e tanë rinije! Tridhet vjet – e tridhet okë dashnije! Urdhno, zotni, nji kangë për njerëzinë! Pesë grosh nji okë – nji jetë e tanë dlirsije! Tridhet vjet – e tridhet okë marrije!…
Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.
KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.
Hamleti, pa dyshim, është tragjedia më e famshme në gjuhën angleze. E shkruar ndoshta në vitin 1601 ose 1602, kjo tragjedi përbën një moment domethënës në zhvillimin dramatik të Shekspirit; dramaturgu e arrit pjekurinë artistike në këtë vepër përmes përshkrimit brilant të luftës së heroit mes dy forcave të kundërta: ndershmërisë morale dhe nevojës për të shpaguar vrasësin e babait.
Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrjen, të cilat ishin të prira t’i dramatizonin grafikisht në skenë aktet e dhunshme dhe në të theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme. Gjenia e dramaturgut është e dukshme gjithashtu edhe në transformimet e burimeve letrare të tragjedisë, veçanërisht Ur – Hamletin bashkëkohor, në një tragjedi të jashtëzakonshme.
Ur – Hamleti apo Hamleti origjinal, është një tragjedi e humbur për të cilën studiuesit mendojnë se ishte shkruar disa dekada përpara Hamletit të Shekspirit, duke siguruar pjesën më të madhe të kontekstit dramatik për tragjedinë e mëvonshme. Dokumentime të shumta të shekullit të XVI – të dëshmojnë për ekzistencën e Ur – Hamletit, me disa referenca që ia atribuojnë krijimin e saj Thomas Kyd – it, autorit të The Spanish Tragedy.
Të tjera burime kryesore që u përdorën nga Shekspiri ishin Historia Danicae e Saxo Gramaticus (rreth vitin 1200), e cila paraqet një legjendë popullore me një subjekt të ngjashëm me Hamletin dhe Historie Tragiques, Extraicts des Oeuvres Italiennes de Bandel (7 volume, 1559 – 1580), që jep një variant më të zgjeruar të historisë që tregohet nga Historia Danicae. Bazuar në këto burime, Shekspiri krijoi Hamletin, një vepër letrare jashtëzakonisht të pasur dhe komplekse që vazhdon t’u japë kënaqësi si lexuesve ashtu edhe spektatorëve me morinë e kuptimeve dhe të interpretimeve të saj.
Hamleti është njëra ndër veprat më të njohura të Shakespearit. Këtu bëhet fjalë për Hamletin princin e Danimarkës. Babai i Hamletit mbytet nga vëllai i tij Mbreti Klavd për të marrë në dorë pushtetin mbretëror. Pasi merr pushtetin në dorë ai po ashtu martohet me nënën e princit Hamlet, Gertruden. Mbreti Klavd të gjithë i bind se kjo ishte një vdekje natyrore. Por, pasi i lajmërohet fantazma e babait Hamletit, ai e sheh se kjo nuk ishte një vdekje natyrore, por mbreti Klavd e kishte vrarë babanë e tij. Pas ca kohe në qytet vin disa aktor të huaj ku Hamleti iu thotë të lozin një ngjarje si ajo që i kishte ndodhur ati. Pas kësaj ngjarjeje Hamleti vërtëtohet për vdekjen jo natyrale të babait. Ai kishte të dashur Ofelinë, ajo ishte e bije e Pollonit dhe vëlla e kishte Laertin.
Ai fillon të sillet si i marrë për te gjetur mënyrë sa më të mirë se si ti hakmerret Mbretit. Gjatë këtij roli ai vret edhe babain e Ofelis, Pollonin. Pas kësaj ngjarjeje Ofelia ishte shumë e tronditur dhe ajo mbytet në lumë. Kur i vëllau merr vesh për vdekjen e babait dhe të motrës së tij i vërsulet mbretit. Mbreti me dinakrin e tij e bind Laertin se Hamleti ia kishte vrarë babanë dhe i bind që të ndeshen. Gjatë ndeshjes Laerti e plagos me një thikë të helmuar që Laerti dhe Mbreti e kishin pregaditur për Hamletin. Pastaj ndërrojnë armët dhe Hamleti e plagos për vdekje Laertin. Gjatë dyluftimit Mbretëresha pinë verën e helmuar dhe vdes. Hamleti i tërbuar e godet mbretin me thike dhe e vret. Laerti në momentet e fundit të jetës i kërkon falje Hamletit dhe vdes. Horati shoku më i ngushte i Hamletit dëshiron që ta vras veten por Hamleti nuk lejon dhe thotë se dikush duhet të jetoj dhe të tregoj të vërtetën. Pas shume përpjekjeve Hamletia arrin ta vret mberitn por tragjedia përfundon me vdekjen e Hamletit.
Babai i Hamletit mbytet nga vëllai i tij Klaud për të marrë në dorë pushtetin mbretëror. Pasi merr pushtetin në dorë ai po ashtu martohet me nënën e princit Hamlet, Gertruden. Mbreti Klaud i bind të gjithë se kjo ishte një vdekje natyrore, por pasi fantazma e babait të Hamletit e lajmëron se kjo nuk ishte një vdekje natyrore, por mbreti Klaud e kishte mbytur atë me helm.Pas disa kohësh në qytet vijne disa aktor të huaj ku Hamleti i thotë të luajnë një ngjarje si ajo që i kishte ndodhur të atit. Pas kësaj ngjarjeje Hamleti vërtëtohet për vdekjen jo natyrale të babait. Ai kishte të dashur Ofelinë,bijën e Pollonit dhe motra e Laertit. Ai fillon të sillet si i marrë për të gjetur një mënyrë sa më të mirë se si ti hakmerret Mbretit. Gjatë këtij roli ai vret edhe babain e Ofelisë, Pollonin. Pas kësaj ngjarjeje Ofelia ishte shumë e tronditur dhe një ditë mbytet në lumë. Kur i vëllau merr vesh për vdekjen e babait dhe të motrës së tij i vërsulet mbretit. Mbreti me dinakërinë e tij e bind Laertin se Hamleti ia kishte vrarë babanë dhe e bind që të ndeshen. Gjatë ndeshjes, Hamleti u plagos me një thikë të helmuar që Laerti dhe Mbreti e kishin përgatitur për Hamletin. Pastaj ndërrojnë armët dhe Hamleti e plagos për vdekje Laertin. “Hamleti”, pa dyshim, është tragjedia më e famshme në gjuhën angleze. E shkruar ndoshta në vitin 1601 ose 1602, kjo tragjedi përbën një moment domethënës në zhvillimin dramatik të Shekspirit; dramaturgu e arrit pjekurinë artistike në këtë vepër përmes përshkrimit brilant të luftës së heroit mes dy forcave të kundërta: ndershmërisë morale dhe nevojës për të shpaguar vrasësin e babait. Gjatë dyluftimit Mbretëresha pi verën e helmuar dhe vdes. Hamleti i tërbuar e godet mbretin me thike dhe e vret. /KultPlus.com
Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka siguruar që do të kontriubojë për të gjetur paratë e nevojshme, për vaksinën kundër Covid-19.
Lajmin e ka bërë me dije vetë miliarderi dhe filantropi, që vite më parë kishte njoftuar për rrezikun e një pandemie globale dhe që tani e përshkruan atë si “makthin e tij më të madh”.
Themeluesi i Microsoft ka thënë se është në kontakt me të gjithë programet më inovative, duke përfshirë edhe atë me të cilin ai punon në Universitetin e Oksfordit, me pjesëmarrjen e një kompanie italiane.
“Nëse funksionon unë dhe të tjerë në një konsorcium do të sigurojmë një prodhim masiv të vaksinës”, siguroi ai i intervistuar nga Times.
Sipas Gates, virologia Sarah Gilbert, përgjegjëse e Jenner Institute është e “jashtëzakonshme” dhe programi i nisur universiteti i Oksfordit është “një nga përpjekjet më të rëndësishme”. Për momentin, qeveria Johnson iu ka dhënë atyre fonde të mjaftueshme që të vazhdojnë me “vela të hapura”. Ndërsa Gates është duke biseduar me kompanitë farmaceutike që të jenë të afta ta prodhojnë në sasi të mëdha nëse funksionon. “Do ta provojnë mbi njerëzit shumë shpejt… Nëse rezultatet do të jenë ato që urojmë, unë dhe të tjerët do të bëjmë të mundur prodhimin global”./KultPlus.com
Nxënësit në Gjermani u kthyen në klasë të hënën pasi shkollat që ishin mbyllur muajin e kaluar nga koronavirusi, filluan të rihapen
Rihapja e pjesshme, filloi me nxënësit më të mëdhenj, të cilët do të vëzhgojnë distancimin e rreptë shoqëror, shkruan Reuters.
Drejtori i shkollës së mesme FREIHERR-VOM-STEIN, Martin Finke thotë:
“Së pari, ne ulëm numrin e nxënësve në një grup, natyrisht. Tani kemi rreth tetë fëmijë në një klasë me një mësues në ndërrime të ndryshme. Kjo do të thotë, studentët do të qëndrojnë në radhë jashtë klasës. Pastaj ata do të lajnë duart dhe shkojnë në tavolinën e tyre të caktuar, e cila është e rezervuar vetëm për ta. Ne do të duhet të fillojmë t’u mësojmë fëmijëve se kjo është rutina e re”.
“Sot është fillimi i diçkaje të re dhe shpresoj se do të jemi në gjendje t’u japim studentëve që vijnë këtu një besim dhe një ndjenjë të komunitetit, në këtë realitet të ri, në mënyrë që ata të mund të na shohin përsëri ne dhe shokët e tyre të klasës, realitetin që ata do të duhet të mësohen edhe pas diplomimit të tyre në gusht. Tani kemi një temë krejt të re, të cilën do të duhet ta mësojmë çdo mëngjes, dhe të quajtur higjienë”, tha drejtori Finke.
Nxënësit në të gjithë botën kanë marrë mësimet e tyre nëpër internet pasi qeveritë kanë urdhëruar që shkollat të mbyllen në mënyrë që të ngadalësojnë transmetimin e koronavirusit. /KultPlus.com
Një natë në Napoli kur hëna qe mbi det takova një engjëll që s’mund të fluturonte…
Një natë në Napoli yjet i harrojë ai dhe ashtu pa krahë siç qe për në parajsë më mori…
Lart mbi tokë fluturuam trishtimin mbrëmjesor duke e harruar në parajsë mbi re; çmendurisht zhytur në dashuri.
Sa mund të zgjasë e gjithë kjo? Sa net janë për të ëndërruar? Sa orë, sa ditë? Kur përkëdheljet mbarojnë sytë mbyllen dhe s’mendohet për asgjë më. Koha ikën, s’ka dashuri dhe vallëzimi merr fund!
Një natë në Napoli me hënën mbi det takova një engjëll që s’mund të fluturonte.
Ashtu siç qe, pa krahë, ai i harrojë yjet, për në parajsë më mori atë natë në Napoli…
Oh sa dhimbshëm, gjithçka do të merr fund…
Ai ma theu zemrën në parajsë më braktisi tani jam prapë në tokë oh, nuk do të dashuroj kurrë më!
Shikoj lart!
Sa mund të zgjasë tërë kjo? Sa net për të ëndërruar? Sa orë, sa ditë? Kur përkëdheljet marrin fund dhe dashuria venitet, mbylli sytë, pa menduar asgjë, koha ikën, s’ka dashuri dhe gjithçka përfundon!
Oh, një natë në Napoli kur hëna qe mbi det atë engjëll takova që në parajsë më mori…
Romani i Erih Maria Remarkut “Tre shokë” u botua për herë të parë në shqip në vjeshtë të vitit 1961. Ishte koha kur shoku im i rinisë, Drago Siliqi, drejtor i N.Sh. Botimeve “Naim Frashëri”, me guximin e tij prej intelektuali, u hapi lexuesve shqiptarë një dritare të madhe për të njohur letërsinë botërore. Kur iu futa punës për të përkthyer romanin “Tre shokë”, isha 27 vjeç dhe nga ky autor kisha lexuar vetëm librin e tij të parë “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” i cili më pat lënë një përshtypje të thellë. Pra, nuk dija shumë gjëra as për Remarkun, as për librat e tij. Kisha lexuar vetëm se nazistët ia patën hequr nënshtetësinë gjermane dhe ia kishin djegur veprat publikisht më 1933. E kisha fjalën, pra, si e përktheva romanin “Tre shokë”.
E mora librin dhe lexova 2-3 faqet e para. Fillonte me një ditëlindje, me atë të heroit kryesor, që i rrëfente ngjarjet në vetën e parë. Edhe kësaj radhe më mahniti stili tepër i ngjeshur dhe tej mase i kursyer i këtij shkrimtari, që komunikonte kaq bukur dhe kaq natyrshëm me lexuesin. I përpiva ato 2-3 faqet deri në fund dhe sakaq mora një vendim: nuk do ta lexoja librin deri në fund, por do t’i futesha punës menjëherë dhe do ta përjetoja gjithë romanin rresht për rresht, ashtu siç e kishte përjetuar autori në procesin e tij të krijimit. Ishte një vendim paksa i çuditshëm, por mua më ndihmoi jashtëzakonisht shumë pa ditur as vetë, u futa në shpirtin e autorit, hyra si të thuash nën lëkurën e tij, i provova të gjitha ndjesitë, emocionet, problemet, gëzimet dhe tronditjen e tij dhe them se arrita t’ia përçoj besnikërisht lexuesve mesazhin e tij. Të paktën nuk e dëgjova asnjëherë akuzën aq të njohur, që përkthyesi qenkej tradhtar i autorit…
Me romanin “Tre shokë” më lidhin kujtimet më të bukura të punës sime si rikrijues; por më lidhin edhe disa nga ato rastësitë e çuditshme që ndodhin në jetën e njeriut. Autori e kish botuar këtë vepër në vitin 1938, në emigracion, si refugjat dhe si shkrimtar që, megjithëse mjaft i famshëm në të gjithë botën ishte pa identitet, i përzënë nga atdheu. Dhe pikërisht, atë vit, më 1938, unë, ende fëmijë, erdha nga vendlindja ime, Sarajeva, në atdheun e nënës sime, në Shqipëri, ku gjithashtu gjeta mbrojtje dhe shpëtova kokën nga murtaja naziste. Isha pra, një çun i vogël, që në atë kohë nuk dinte asnjë fjalë shqip dhe asnjë fjalë gjermanisht. Dhe kush mund ta parashikonte atëherë që plot 23 vjet më vonë, do t’i jepja lexuesit tonë një libër të tillë në gjuhën time amtare!…
Përkthimi dhe suksesi që pati “Tre shokët “pas botimit në shqip, më dhanë shtysën që të vazhdoja të merresha me përkthime letrare. Edhe sot e kësaj dite takoj shokë e miq të brezit tim, të cilët këtë libër të Remarkut e mbajnë dhe e ruajnë si Bibël, sepse jo vetëm që mbahet si himn kushtuar miqësisë së sinqertë, fisnike e pa asnjë lloj interesi midis shokësh, por konsiderohet edhe një nga historitë më të bukura e më mallëngjyese të dashurisë. Romani i dytë që përktheva ishte “Shkëndija e jetës”. Edhe kjo vepër më ngjiti menjëherë, jo vetëm për faktin se lidhej edhe me diçka personale, por më tepër nga forca e penës së këtij shkrimtari, i cili, pa qenë kurrë në një kamp përqendrimi nazist, arriti, vetëm përmes shfrytëzimit të një dokumentacioni, sa të pasur aq edhe ngjethës, të na japë një dëshmi të tillë të një vërtetësie të mahnitshme historike, duke ia kaluar plot e plot shkrimtarëve të tjerë që e trajtuan këtë temë. I treti roman i këtij autori ishte “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit”.
Ky roman, i cili qe botuar edhe një herë tjetër në shqip në vitin 1936, më vuri përpara një përgjegjësie të madhe. Ai ishte një roman kujtimesh autentike dhe tronditëse, i njohur në të gjithë botën, ishte, siç shkruan Kadare në hyrjen e tij – një libër i qetë e modest, por edhe një kambanë alarmi kundër histerisë së luftërave; brenda një kohe të shkurtër ai u bë thesar i tërë njerëzimit…Por pikërisht thjeshtësia e këtij libri ishte aq e vështirë për t’u ridhënë. Dhe përsëri u futa në lëkurën e atij maturanti 18-vjeçar, e atij ish-ushtari të frontit të Luftës së Parë Botërore, që e rrëfente aq prekshëm historinë e vet dhe moshatarëve të tij, historinë e rinisë së vrarë nëpër llogoret e një lufte të çmendur e të kotë. Romani i katërt i Remarkut, “Harku i Triumfit, që doli në qarkullim në prill të vitit 1988, mbahet nga kritika si kryevepra e tij e dytë. Ai, natyrisht, më hapi më shumë punë dhe telashe; e kam mbajtur pothuajse 7 vjet ndër duar, duke i vënë vetes si detyrë që ta përktheja vetëm në ato periudha kohe ku mund t’i kushtohesha plotësisht atij. Dhe meqë censura e bekuar nuk ma lejonte botimin e këtij libri aq human e aq të shtrenjtë për mua, m’u desh ta mbaja për 20 vjet rresht në sirtar.
Këto ishin pak a shumë kujtimet e mia për këtë shkrimtar kaq njerëzor dhe të dashur për lexuesin, i cili me atë gjerdan vezullues të librave që shkroi u la një dëshmi të trishtueshme, por jashtëzakonisht bindëse dhe tronditëse të dukurive më të egra të shekullit tonë. /KultPlus.com
Rose McGowan, ka publikuar një album, të cilin e dizajnoi për të shëruar veten nga vetmia dhe izolimi.
Ish-aktorja McGowan, akuzuesja e përdhunuesit Harvey Weinstein, ka thënë se albumi është realizuar për të ndihmuar të gjithë ata që kanë frikë dhe janë në vetmi.
“Nuk dua të shfrytëzoj rastin për të përfituar nga koronavirusi. Mendova se ky ishte momenti më i mirë për të ndihmuar të tjerët”, ka thënë ish-aktorja e Hollywooodit, transmeton KOHA.
Albumi “Planet 9” është i zhanrit elektronik dhe ka mesazhe për shpresë në lidhje me zhvillimet personale pas pësimit të traumës.
McGowan ishte në qendër të rënies së famës së producentit Weinstein. Ajo i ndihmoi gazetarit Ronan Farrow në nisjen e lëvizjes “Me too”.
Përveç muzikës, ajo ka shkruar edhe librin “Brave”. Në këtë libër flet për përvojat e saj në Hollwood. /KultPlus.com
Hulumtuesit e universitetit të Baltimores “Johns Hopkins” kanë konstatuar që kafeja e mëngjesit vërtet është e nevojshme, sidomos në rastet kur jemi mësuar me të, sepse në të kundërt mund të vihen re simptoma të krizës së abstinencës.
Ekipi i ekspertëve amerikanë thekson që një filxhan kafe në ditë çon në varësi nga kafeina, stimulimit më të përhapur në botë.
Profesori i psikiatrisë, i cili ka udhëhequr këtë studim, Roland Griffiths ka treguar se njerëzit të cilët nuk pinë dozën e tyre ditore mund të vuajnë nga një sërë simptomash të krisës së abstinencës, nga dhembja e kokës deri te plogështia, vështirësitë në përqendrim, madje mund të ndiejnë sikur janë me grip me të vjella dhe dhembje të muskujve.
“Shumë njerëz as që janë të vetëdijshëm sa shumë kafeinë marrin,” thotë Lynn Goldman, dekani i “Shchool of Public Health” pranë “George Washington University”.
Si pasojë, njerëzit mund të kenë probleme me pagjumësinë, tretjen, apo shtypjen e gjakut.
Të sfidosh “hegjemoninë” e kafesë sot mund të paraqesë një detyrë të rëndë për një planet që konsumon 120 000 tonë kafe në vit.
Për shumicën e konsumuesve të kafesë, dobia kryesore e saj është se, nëpërmjet stimulimit të përqendrimit, të ndihmon të bësh më shumë./KultPlus.com
Lulzim Tafa, në vëllimin e tij poetik “Flirt”, shpreh kredon e tij krijuese duke e shpalosur nëpër poezi erotizmin shpirtëror dhe duke e vënë në pah një pjesë të personalitetit të tij.
Poezitë e Tafës janë poezi të pasura me një konglomerat figuracionesh si dhe të ndërtuara përmes një “horizonti” imagjinativ. Gjuha me të cilën realizohen këto poezi tregon lirinë e poetit që e ka në lirikë gjë e cila i mundëson lexuesit që poezisë së tij t’i jap interpretime të ndryshme pa e kufizuar. Një gjë të tillë e mundëson mungesa e pikësimit në fund të vargjeve. Poezitë e Tafës nuk janë të ndërtuara me një ritëm të njëtrajtshëm ato përbëhen nga forma e lirë, gjë që mundëson leximin e tyre vetëm me një frymë.
Semiosi është i vendosur që në titull, vetë titulli “Flirt” shpjegon atë erotizmin që do ta trajtoi poeti në vazhdimësi të veprës.
Sipas studiuesit Sali Bashota, “Poezia e Lulzim Tafës është një monolog i shkathtë që e ka rrjedhën dhe intensitetin e vet, i funksionalizuar me ngarkesë të veçantë ideoemocionale, madje monolog që, gjithashtu, e ka formën, bukurinë dhe qëllimin e vet, i cili e kërkon dialogun e tjetrit”.
Libri poetik “Flirt” ndërtohet nga pesë cikle, secili cikël përbrenda vetës mbanë veçantinë e vet dhe vë në pah shpirtin krijues të Tafës.
Në ciklin e parë “Dashuria”, me vargjet Kam rrëshqitë/ N’dashni si në akull “Akull e Dashni”, Më ke ndezë/ si zjarr/ dhe po ngrohesh me mua “Piromane”, Mos u dashuro kurrë/ N ‘hanë “Mos thuaj s’e kam ditë” Puthjet e thella me të vdekur “Dashni me Zjarrin”, paraqesin dashurinë si ndjenjën të fuqishme dhe të jashtëzakonshme që ka përbrenda vetës poeti. Vajza e barasvlfshme me hënën, vajza që ngrohë si zjarrë, vajza që helmon si gjarpër bëhen lajtmotiv i Tafës.
Cikli i dytë “Flirt” shpreh shpirtin e erotizuar të poetit, shpreh vullkanin shpirtëror të tij zjarri i të cilit gufon në vargjet: Si gjuhë gjarpri/ Gjuhë e saj/ Çau buzët e mia “Ashensori”, (Po vij, mos u laj) “Kushti”, Njerëzit kanë të drejtë për orgazmë/ Njerëzit kanë të drejtë për paqe “E drejta për orgazmë”.
Lulzim Tafa, pas trajtimit të dashurisë dhe erotizmit, në ciklin e tretë kalon në temë universale, në temën e luftës. Ky cikël ndërtohet përmes figurës së ironisë dhe përshkohet kryesisht nga vuajtje e lot, nga dhimbje e dhembje, nga vdekje e terror. Kjo mund të vërehet në vargjet e poezisë “Letër Bujar Tafës”:
…
“Një gruaje shtatzënë i rashë grusht n ‘bark
Ia poshtova fëmijën
Një të dyshuar për spiun sapo e mbyta dru
Djalin e mitur ia vrava plumb…
Cikli i katërt “Letra”, fillon me poezinë “Vetëm ora jote ecë” kushtuar Jeton Kelmendit. Në këtë cikël vihet në pah absurditeti i poetit, vetë mënyra e emërtimmit të poezive parqet imagjinatën të kaluar në absurditet, kjo mund të shfaqet dukshem në poezitë “Bisedë me gurë”, “Bisedë me diellin”, “Bisedë me detin”, “Bisedë me qiellin”, “Bisedë me drunj”, figurat si dielli, qielli, gurët, drunjët, deti paraqesin fuqinë e shprehjes së poetit, të ndërtuar përmes një mjeshtrie unike.
Në ciklin e pestë “Dhimbje”, ndërthuret vdekja e ftohtësia, dhimbja e religjioni të cilat paraqiten me një figuracion të pasur dhe me plot sensibilitet. E veçantë në këtë cikël është poezia “Në Varreza” në të cilën poeti duke ironizuar i bën bashkë dy religjionet atë të krishterë dhe atë islam: Selam alejkum/Qoftë livdue Jezu Krishti.
Lulzim Tafa, në poezitë e tij paraqet universin e tij krijues përmes figurave kozmogonike hëna e dielli, figurën e hënës e kemi hasur shumë shpesh te letërsia popullore ku hëna identifikohet me vajzën, e për Tafën vajza është ndriçim i shpirtit. Përveç figurave kozmogonike Tafa përdor edhe figurat si deti, qielli, oqeani të cilat mund t’i cilësojmë si figura të përhumbjes, në këtë rast Tafa duket që është i përhumbur brenda poezisë, i zhytur përbrenda vargut. Figurat e paradoksit zjarri e akulli të përdorura nga Tafa, herë e ndezin e herë e shuajnë poezinë e tij. Ai në poezinë “Piromane” thotë:
…
“Më ke ndezë
si zjarr
dhe po ngrohesh me mua”
Ndërsa te poezia “Akull e Dashni” thotë:
…
“Kam rrëshqitë
N’dashni si në akull
Apo kam rrëshqitë
Në akull
Si n’dashni.”
Poezia për poetin Tafa zë një vend të rëndësishëm kjo vërehet dukshëm në poezinë “Akull e Dashni”, Tafa bën be në krye të vargut duke e cilësuar atë si diçka të shenjtë. Në vëllimin poetik të Tafës vërehet dukshëm se sensibiliteti i mbizotron mendjes, poezitë e tij më shumë udhëhiqen nga mendja emocionale sesa ajo racionale, poeti nuk mund t‘i vë fre emocioneve epshore duke i dhënë kështu frymë e jetë poezisë.
Punimi është paraqitur në lëndën Letërsi aktuale shqipe, në studimet master, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë. /KultPlus.com
(Ky pohim është shkruar e lënë nga Petro Marko, shënimi shoqërues i këtyre fotove është impresion i kësaj mbasditeje në kalim prej meje, Aleksandër Çipa)
Në të gjitha orët e ditë-natës së çdo viti, ky vend është konkurues me më të bukurën. Nuk është e njëjtë bukuria e tij në kohën që rrjedh. Ky mbetet përherë,.. Dhërmi. Bukuria e tij është në lëvizje, aspak e ndenjur, e freskët, befasuese. Dhërmiu, kurdoherë që e sheh dhe sa herë që e sheh është magjik. Eshtë në bukurinë që edhe pasi e ke parë pambarimisht, sërish mos pretendo se e ke sosur shikimin për këtë bukuri që e bëri natyra dhe njerëzia e këtij visi. Dua ta shoh e, ta shoh, e ta shoh, këtë bukuri të parreshtur, të paezaurueshme të visit tim. Këtë magji të Dhërmiut tonë që dora e dukshme e njeriut dhe ajo e gjithëfuqishmja dhe e padukshme e natyrës, e vendosi në prehrin e ashpër të Akrokerauneve, buzës së Jonit, i cili ka mbetur ” nën këmbë” të bukurisë sonë. Aq gjatë ka qëndruar deti nën këmbët e visit tonë, sa përjetësisht është bërë hise e madhe e bukurisë së kësaj Toke me emrin Malet e Vetëtimës. /KultPlus.com
Padyshim që stili jonë i jetesës do të ndryshojë me shpërthimin e kësaj pandemie. Kanë filluar idetë e para se si mund të bëhet plazh këtë verë apo si do jenë ulëset në avionë, por kureshtje e madhe është se çfarë mund të ndodhë me restorantet duke qenë dhe kategoria më e rrezikuar për përhapje infeksioni.
Pronari italian Valerio Calderoni, i një restoranti ka bërë një provë në biznesin e tij ‘Il Ciak’ në Trastevere.
Bashkë me gruan e tij Martinën shfaqen në restorant duke ngrënë darkë por të ndarë me një material. Mund të shihen, mund të flasin, por nuk mund të preken. A mund të jetë kjo një zgjidhje nëse pandemia do zgjasë?/KultPlus.com
“Gjëja më e bukur që kam dëgjuar ndonjëherë është: Nuk dua që të më humbasësh. Dua që të më kujtosh!”. Kështu është shprehur Al Pacino, i pyetur se si do që të mbahet mend nga njerëzit. Sot ai mbush 80-vjeç, duke qenë një legjendë e gjallë për aktorët dhe dashamirësit e kinemasë.
Në intervistën e dhënë për “Interview Magazine”, aktori flet për fillimet e karrierës, çelësin e suksesit, dhe alkiminë e veçantë që ka pasur me regjizorët e filmave të tij më të suksesshëm.
Cila është idea juaj mbi lumturinë?
Angazhim, përqëndrim, përfshirje. Ideja ime e lumturisë, është se ne nuk e dimë kur jemi apo
jo të lumtur. Dhe as që mendojmë për këtë gjë. Shekspiri shkroi tek Hamleti: “Gëzuar, pasi nuk jemi shumë të lumtur; ne nuk jemi në fakt butoni mbi kapelen e fatit”. E dashuroj këtë thënie.
Çfarë gabimesh toleroni më shumë?
Me kalimn e kohës, kam zbuluar se toleroj shumicën e gabimeve, pasi nëse dikush tjetër i ka bërë ato, me siguri që i kam bërë edhe unë në një moment.
Cili nga personazhet që keni luajtur, ju ka mësuar më shumë mbi veten?
Është e shumë e vështirë të jap një përgjigje të saktë, pasi janë shumë role. Gjërat që kalon në jetë të ndryshojnë, sidomos filmat, pasi ato janë si një mikrokozmos, si mini-luftëra, ku t’i përfshihesh i gjithi. Dhe regjizorët janë “gjeneralët” tanë.
E kam parë këtë gjë me shumë aktorë. Ata janë luftëtarë. Nëse mundesh, dhe je në gjendje, mund ta sfidosh veten dhe të përfitosh nga kjo. Nëse fokusohesh shumë tek të bërit karrierë, mund të humbësh ekuilibrin, dhe të humbësh edhe veten. Karriera është shuma e gjërave.
Kur isha një aktor i ri në të 20-at, dikush më foli për karrierën, dhe unë nuk e dija se çfarë do të thoshte ajo fjalë. Unë nuk e dija çfarë ishte karriera. Në Village, në teatro-kafenenë tonë ne jepnim 16 shfaqje në javë. Duhet që të mbushnim arkën. Kështu jetuam. Kështu do të mbijetonim… Ndoshta aso kohe po bëja gjëra të çmendura, por nuk po mendoja për ndonjë rrezik apo ndonjë gjë tjetër. Thjesht aktroja.
Po të mos ishe aktor, cilin profesion do të kishe provuar në jetë?
Thurës shportash (qesh). Një miku im thoshte dikur:”Unë do të nis të thurr shporta, në mënyrë që kur të më zbulojnë të tjerët, të jem i pari në këtë lojë”. Nuk e di. Mendoj se do bëja një punë që përfshinte edhe njerëz të tjerë si kuzhinierët, apo diçka e ngjashme.
Kam luajtur në një rol të tillë në filmin “Frankie & Johnny” në vitin 1991, dhe fillova të punoj
si kuzhinier për një farë kohe. Qëndrova në një vend për disa kohë, dhe kjo më pëlqeu. Në restorante ka një shoqëri të këndshme.
Si e keni arritur ekuilibrin midis disiplinës së bazuar tek skenari, dhe spontanitetit emocional?
Varet nga skenari, por duhet që të bësh shumë prova. Në fakt, gjëja më e çuditshme, është se sa më shumë që e provon, aq më spontan bëhesh. Është e kundërta e asaj që mendojnë njerëzit. Aktorët që nuk janë mësuar me këtë praktikë do të thonë:”Kur të vijë koha ime, unë dua të jem spontan”.
Dhe kjo është ajo që ndodh sot me shumë filma. Nuk ka më kohë për prova. Në provë, ti mund të bësh gjëra të ndryshme. Për shembull kur punoja me Sidnej Lamet, ai të jepte 3 javë kohë për të bërë prova vetjake me skenarin. Dikush ka thënë një here:Përsëritja më mban të bleruar!”. Ka një dallim midis tekstit që e lexon në një dhomë vetëm, dhe momentit kur e interpreton atë në sheshxhirimin e një filmi apo skenën e teatrit.
Ju keni punuar shumë herë me Sidnej Lamet, Frensis Ford Kopola dhe Brajan De Palma. Si arrinit t’u përshtateshit kineastëve, që kanë mënyra kaq të ndryshme të punës?
Kur isha më i ri, e kisha më të vështirë. Kisha debate, pasi regjizorët janë të ndryshëm. Por kur punon me secilin prej tyre, kjo të ndihmon pasi i njeh më mire, dhe e sheh se si punojnë. Ruga më e mirë për të mësuar, është të punosh konkretisht… Pasi nisa të bëja filmat e mi, mësova shumë mbi identifikimin e aktorit me regjisorin …Gjithçka është empati.
Nëse do të duhej të bëje një zgjedhje midis skenës dhe ekranit, cila do të ishte ajo dhe pse?
Unë e kam nisur karrierën në teatër, prandaj aty ndihem më komod. Por kam bërë kaq shumë filma, sa që edhe aty ndihem komod. Teatri është më i drejtpërdrejtë. Aty ka reagime të spektatorit, dhe zakonisht teksti është disi më i interpretueshëm për një aktor.
Arritjet tuaja janë shndërruar në një lloj steke, që aspirojnë ta mbërrijnë shumë aktorë të rinj. A ka ndonjë nivel performance që ti e kërkoje me ngulm kur u bëre aktor, dhe a e ke arritur atë?
Një gjë që kam bërë gjithmonë, dhe që është një instinkt natyral i imi, është të përpiqem të mos jem i ashpër me veten. Mundohem të mos kërkoj shumë nga vetja. Pasi kjo nuk më bën të ndihem mirë. Njeriu është gjithmonë në kërkim të arsyes madhore pse po bën atë që bën. Pra
unë jam duke e bërë këtë punë për t’u angazhuar në diçka, dhe çdo rol që luaj, jam duke
u përpjekur të bëj më të mirën. Nuk e lë asgjë pas dore. Dhe shumë herë, përpjekjet e mia nuk kanë dhënë frytet e duhura, dhe ky është një mister për mua.
Kur ishit i ri, kush ishte shefi në familjen tuaj?
Unë jam rritur në një familje me 3 gra dhe 1 gjysh. Nëna ime, motra e saj më e vogël dhe gjyshja ime. Dhe ato sundonin në familjen time. Ishte një periudhë shumë emocionuese në Bronksin e Jugut, nga ku vij unë. Ishim shumë të varfër, por unë kam qenë shumë me fat, pasi kur gjërat u përkeqësuan, unë u largova prej andej.
Jetova rrugëve dhe pata shumë aventura. Ishte një periudhë e vështirë. Por në shtëpi vendoste gjyshja ime. Pas saj vinte nëna ime. Ato ishin relativisht të reja në moshë. Nëna ime më lindi kur ishte shumë e re. Unë i detyrohem shumë asaj për atë periudhë në jetën time. U jam shumë borxhli atyre grave dhe gjyshit tim.
A e inkurajuan ata synimin tënd për t’u bërë aktor?
Jo, por më pranuan si aktor. Ata thoshnin gjithmonë:“Ai është një aktor”. Ajo që inkurajoi karrierën time ishte shkolla, mësuesit që më kujtohet se bisedonin gjithmonë me nënën time. Nuk do ta mësoj kurrë se çfarë i thane aaj për mua, por ato ishin fjalë inkurajuese. Megjithatë unë e braktisa shkollën e mesme për të punuar.
Ndaj edukimi im erdhi kryesisht nga teatri. Mentorët e mi ishin Çarli Lauton, Li Strasberg dhe natyrisht, Martin Bregman. Bregman ishte menaxheri im i parë. Ai më trajtoi si fëmijën e tij. Dhe në një rast më tha diçka që nuk ta thotë askush. Isha vetëm 25 vjeç, ai erdhi të më shihte në një shfaqje, dhe në fund të saj më tha shumë thjesht:”Unë do të të sponsorizoj!”. Nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë atë fjalë.
Kur nisët karrierën, kishit ndonjë ide mbi llojin e aktorit që dëshironit të bëheshit? Cilat ishin ëndrrat?
Unë thjesht e doja atë që mësoja, letërsinë, gjithçka ndaj së cilës isha ekspozuar në Nju Jork. Isha një lexues i thekur. Natyrisht pengesë ishte varfëria, por kur je i ri kalon çdo gjë. Mund ta përballosh më lehtë. Me një copë picë, mund të shkosh shumë larg. Kushton vetëm 1.2 dollarë, dhe po aq edhe një biftek. Por në atë moshë mund të jetosh me çdo gjë. Nuk ka rëndësi. Dhe ti mund të shfrytëzosh çdo kalori të asaj pice.
Pas rishikimit të financave të tij sipas kërkesës, Forbes thotë se Kanye West tani zyrtarisht është miliarder.
Një raport i ri nga revista amerikane vlerësoi se ylli i hip-hopit ka pasur prej 1.3 miliardë dollarësh, transmeton KultPlus.
E sipas Forbes kjo pasuri kryesisht vjen falë linjës së atleteve “Yeezy”, që kap vlerën e 1.26 miliardë dollarëve.
E me këtë rast Kanye West bëhet vetëm reperi i dytë që bëhet miliarder, pas Jay-Z.
Përkundër që është njëri nga reperët me më së shumti shitje në 20 vitet e fundit, fitimet nga muzika janë vogla krahasuar me ato nga atletet.
Labeli i tij “Good Music”, dhe të drejtat diskografike kapin vlerën e 90 milionë eurove, sipas Forbes.
Kurse pjesa tjetër e pasurisë së tij janë: 81 milionë dollarë në prona dhe 21 milionë në tokë. Kurse ekipi i reperit ka listuar 17 milionë euro kesh, dhe 35 milionë në aksione.
E përkundër këtyre vlerësimeve Kanye West ka thënë se është nënvlerësuar pasuria e tij, duke e vlerësuar në 3.3 miliardë dollarë. / KultPlus.com
Ndërtesa e Bibliotekës Popullore Universitare (sic quhej në atë kohë) filloi të ndërtohet në vitin 1975, dhe u hap plotësisht për lexues në vitin 1981. Ajo kishte një hapësirë prej 16,500m2, dhe do të njihej nga 99 kupolat e saj karakteristike.
Biblioteka Kombëtare është institucioni me i madh biblotekar i Kosovës i themeluar nga Asambleja e lokalizuar në Prishtina. Misioni i bibliotekës është për të përmbledh, të ruaj, të promovoj dhe ta bëjë të arritshëm trashëgiminë dokumentare dhe intelektuale të Kosovës. Përmban ekspozita dhe mban një arkiv me gazeta kombëtare.
Njihet për historinë e saj unike dhe stili i ndërtesës është i dizajnuar nga arkitekti Kroat Andrija Mutnjaković, por me polemika për pamjen e jashtme te saj.
Këshilli Udhëheqës i Bibliotekës Universitare të Kosovës:
Ishte fillimi i viteve 2000 kur kënga “Me ritëm do vallëzoj” u bë hit i kohës, por kjo ishte vetëm një pikënisje e këngëtares nga Prishtina, Eliza Hoxhës e cila më vonë u bë zëri më i veçantë dhe i dashur për publikun, shkruan KultPlus.
Muzika nuk ishte e vetmja rrugë që Eliza ndoqi. Ajo gjithashtu iu përkushtua profesionit të saj arkitekturës e së fundmi edhe politikës.
Por, muzika është në qelizat e saj dhe jo lehtë mund ti ndahet. Këtë e dëshmoi me projektin e fundit të cilin për herë të parë e shpalosi mbrëmë përmes një video të përmbledhur. Eliza e ka befasuar publikun në këtë kohë pandemie duke u rikthyer me një album retro që përmes zërit të saj të veçantë sjell këngë të këngëtarëve të viteve ’80 / ’90 për të cilët Eliza pohon që kanë qenë inspirim për të si e vogël.
Deniza Begolli, Vizionet e thyera, Ilirjana Riza, Fillimi i fundit, Telex, Dukagjin Lipa/Oda, BB Poqi/Babilon, janë disa nga artistët, këngët e të cilëve Eliza ka vendosur t’i sjell në ngjyrë e ton të ri me interpretimin e saj.
Eliza ka njoftuar që shumë shpejt këngët do të vijnë veç e veç në YouTube.
“Të dashur miq, po e ndaj me ju këtë projekt që është punuar e përfunduar para disa viteve dhe asnjëherë nuk e pa dritën për shkak të angazhimeve të mia të tjera… Studimet e doktoratës në Graz, Austri dhe më pas angazhimi në politikë e lanë në prapaskenë. Por, meqenëse si audio format është i kryer dhe tash në këto rrethana nuk po kam mundësi t’i kushtohem më tepër muzikës vendosa ta ndaj me ju në këtë formë”, ka shkruar Eliza e cila tutje ka falënderuar edhe bashkëpunëtorët për realizimin e këtij projekti.
“E falënderoj Florent Boshnjakun për punën fantastike dhe përkushtimin e tij në ri-orkestrimin dhe përpunimin e këngëve të realizuara në Dream House Studio, Prishtinë. Bashkëpunëtorët: Armend Xhaferi në kitarë, Valon Gashi në kitarë, Dardan Gjinolli në saksofon.”
Krejt për fund, Eliza uron dhe shpreson që ky album të ju ndryshoj disponimin në këtë kohë izolimi. / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Vlora Dumoshi ishte pjesë e samitit të parë virtual të të rinjve nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Presheva, i cili u organizua nga LDA Balkan në bashkëpunim me Balkan Network for Citizenship Education, i cili mblodhi shtetet e Ballkanit në një formacion dhe që u mbajt mbrëmë.
Ministrja Dumoshi ekspozoi programin e rinisë dhe prioritetet e saj dhe të MKRS-së për të rinjtë e Republikës së Kosovës. Fokus i MKRS-së gjatë mandatit të saj qeverisës do të jetë angazhimi dhe shfrytëzimi i potencialit rinor për të shtyrë përpara çështje të rëndësishme.
Temë e përgjithshme e këtij samiti ishte “Rinia e Ballkanit në Kohën e Pandemisë COVID-19.” Pjesë e samitit virtual ishin edhe përfaqësues nga vende të rajonit, ndër ta edhe -Genci Nimanbegu, zv.Kryetar në Parlamentin e Malit te Zi🇲🇪; -Ermina Lekaj Prljaskaj, Deputete në Parlamentin e Kroacise🇭🇷; -Shqiprim Arifi, Kryetar i Komunës së Preshevës 🇷🇸; -Irsa Ruçi, Drejtoreshë e Shërbimit të Përgjithshëm Kombëtar të Rinisë në Republikën e Shqipërisë 🇦🇱;
Ministrja Dumoshi, u shpreh e kënaqur që patën mundësinë të diskutojnë për nevojat dhe prioritetet e rinisë në këtë periudhë pandemie. Shtoi se vetëm duke i bërë të rinjtë pjesë integrale të proceseve institucionale, zhvillimi mund të marrë formë në vendet e Ballkanit jug-perëndimor. / KultPlus.com
Mbi 100 botime përfshirë libra, fakte historike, harta, fotografi artikuj të gazetave për Shqipërinë në periudha të ndryshme historike, vijnë online për lexuesit shqiptarë kudo në botë.
Në këto ditë të izolimit, organizata ndërkombëtare UNESCO ka hapur e bibliotekën së saj digjitale për të gjithë qytetarët anë e mbanë botës.
Në arkivin e kësaj biblioteke gjenden dokumente të shumta arkivore, fotografi, artikuj e studime mbi aspekte të ndryshme të jetës shoqërore, politike e ekonomike të Shqipërisë.
Pjesë e kësaj biblioteke është edhe vepra “Historia e Skënderbeut” nga Marin Barleti.
Biblioteka është një trashëgimi e mirëfilltë. Në fondin e saj ruhen gati 20 mijë skedarë nga artikujt historikë, të cilët e kanë origjinën nga 193 vende të ndryshme të botës. Të gjitha materiale që ofrohen për lexuesit në shtatë gjuhë të botës.
Biblioteka dixhitale është projekt i Bibliotekës së Kongresit Amerikan, i realizuar me mbështetjen e UNESCO dhe në bashkëpunim me bibliotekat, arkivat, muzetë, institucionet arsimore dhe organizata ndërkombëtare nga e gjithë bota.
Qëllimi i saj është të vendosë në dispozicion në internet, falas dhe në disa gjuhë, materiale parësore të rëndësishme nga të gjitha vendet dhe kulturat e botës.
Materialet e gjendura në fondin e kësaj biblioteke kanë si qëllim promovimin ndërkombëtar dhe ndërkulturor si dhe zgjerimin e aksesit të informacionit mbi materialet për kulturat e vendeve të ndryshme të botës.
Kjo bibliotekë virtuale është krijuar në vitin 2010. /atsh/ KultPlus.com
Edhe pse ai ka më shumë se 50 role në rezymenë e tij të aktrimit, bota e njeh Rowan Atkinson me rolin e tij legjendar si z.Bean. Ky komedian ikonë ka bërë një rrugë të gjatë që nga marrja e doktoraturës së tij në ndjekjen e karrierës së tij në komedi.
Më poshtë mund të lexoni disa fakte mjaft interesante rreth jetës së këtij komediani.
Ai ka licencën e tij të automjeteve të rënda
Të gjithë jemi rritur duke parë zotin Bean duke hipur në mini makinën e tij ose në eventet e tapetit të kuq me makina sportive të pasura, por çka është edhe më befasuese është se ai ka një licencë të ligjshme HGV gjithashtu! Kjo licencë e lejon atë të vozisë ndërsa transporton deri në 3.5 ton. Sa e lezetshme kjo!
Ai është i fiksuar me makina dhe shpesh shkruan për CAR Magazine
Ai i do makinat dhe zakonisht shkruan për CAR Magazine, duke ndarë pasionin e tij për motorët me botën. Ai ka një koleksion mbresëlënës të veturave, të cilat përfshijnë një Audi A8, një Škoda Superb dhe madje një McLaren F1 të rrallë. Por ai nuk është një tifoz i madh i Porsche, duke pretenduar se ato janë vetura të mrekullueshme, por ai nuk e sheh veten duke jetuar me një të tillë.
Ai ka Master në Inxhinieri Elektronike
Mund të jetë e vështirë të imagjinohet Atkinson, përveç se si Z. Bean, por aktori studioi inxhinieri elektronike në Universitetin e Neëcastle dhe përparoi në Kolegjin The Queen’s, Oxford, duke marrë një diplomë masteri. Ai filloi shkurtimisht punimin e tij të doktoratës, kur vendosi t’i përkushtohej komedisë me kohë të plotë.
Ai ishte shok klase me Tony Blair
Atkinson ndoqi shkollën fillore në një shkollë prestigjioze private në Durham të quajtur Shkolla Chorister, ku Tony Blair, ish-Kryeministri Britanik, ishte shoku i tij i klasës, i cili ishte 2 vjet më i madh se ai.
Ai është një mysafir i shpeshtë në ceremonitë mbretërore
Rowan Atkinson është mik me njerëz shumë të fuqishëm. Ai madje ishte i ftuar në dasmat e Princit Charles dhe Princit Uilliam. Ai gjithashtu u shfaq në shfaqje bamirësie.
Rowan Atkinson përdori Aston Martinin e tij në filmin e tij Johnny English
Në filmin e tij, Johnny English, Atkinson përdori makinën e tij të fuqishme dhe të shtrenjtë, një Aston Martin V8 Vantage Oscar India. Atkinson ka vuajtur nga një vonesë e të folurit për shumë vite. Nuk është çudi që ai luajti roli i tij si Z. Bean si i heshtur shumicën e kohës dhe se ai rrallë paraqitet për ndonjë intervistë. Ai ka vështirësi të shqiptojë fjalë që kanë shkronjën “B” ose “P” në to. Ai bën një pauzë të vogël para se t’i thotë këto fjalë.
Ai shpëtoi familjen e tij nga një përplasje me aeroplan
Ndërsa ai po udhëtonte me familjen e tij nëpër Kenia, pilotit të aeroplanit privat i ranë të fikët. Atkinsonit iu desh të merrte nën kontroll aeroplanin dhe për fat të mirë, pas disa shuplakave nga Atkinson, piloti erdhi në vete dhe arriti të ulte aeroplanin në një vend të sigurtë.
Z. Bean nuk ishte emri origjinal i shfaqjes
Shfaqja u quajt së pari Z. White, pastaj krijuesit e shfaqjes vazhduan të sugjeronin emra perimesh. Pastaj, ajo u ndryshua në z. Lulelakër, përfundimisht, emri Mr.Bean u finalizua. Vetëm 14 episode të kësaj shfaqje u prodhuan. Më vonë u publikuan 2 filma, një seri e animuar, disa libra dhe një lojë video./shkollaesuksesit/ KultPlus.com