Plazhet dhe hotelet në Shqipëri po hapen dita-ditës në mënyrë të sigurt, thuhet në një video të transmetuar nga agjencia franceze e lajmeve, AFP.
”Muajt e fundit që kemi qenë të mbyllur, jemi ndjerë si në kafaz. Tashmë ndihemi sikur jemi liruar dhe po shijojmë çdo moment”, thotë një turiste nga Kosova.
Turistët po kthehen dalëngadalë në plazhet e Shqipërisë.
Muaj me radhë në izolim kanë shkaktuar humbje për bizneset lokale.
”Duke analizuar situatën e vështirë, i jemi drejtuar tregut ballkanik. Shumë pushues që kanë ardhur për momentin janë nga Kosova, Mali i Zi dhe sigurisht nga Shqipëria”, thotë një operator turistik.
Për shkak të vijës së saj të gjatë bregdetare, Shqipëria ofron plazhe të mrekullueshme nga veriu në jug si Velipoja, Shëngjini, Durrësi, Vlora, Himara dhe Saranda./ atsh/ KultPlus.com
CEO i Facebook Mark Zuckerberg thotë se përdoruesit do të jenë në gjendje të heqin reklamat politike në rrjetin social në vazhdën e zgjedhjeve të vitit 2020 në SHBA. Facebook është përballur me kritika të rënda për lejimin e reklamave nga politikanët që përmbajnë informacione të rreme.
Ndërkohë, platforma rivale e Facebook, Twitter ndaloi reklamat politike tetorin e kaluar. “Për ata prej jush që tashmë kanë ndarë mendjen tuaj dhe nuk duan të shohin reklama politike, ne po prezantojmë edhe mundësinë për t’i hequr reklamat politike,” shkroi Zuckerberg. Facebook dhe nënkompania e saj Instagram do t’u japë përdoruesve mundësinë të fikin reklamat politike kur ato shfaqen ose mund t’i bllokojnë ato duke përdorur veçoritë e cilësimeve.
Përdoruesit që kanë bllokuar reklamat politike gjithashtu do të jenë në gjendje t’i raportojnë ato nëse vazhdojnë të shfaqen. Karakteristika, e cila do të fillojë nga e mërkura, lejon përdoruesit të fikin reklamat e çështjeve politike, elektorale dhe sociale nga kandidatët dhe organizatat e tjera.
Britania e madhe njihet për shumë bukuri natyrore, ndër to është edhe skulptura e perëndeshës që fle, që titullohet ‘Mud Maid’, shkruan KultPlus.
Në Woodland Walk, në Kopshtet e Humbura të Heliganit, është një skulpturë e mahnitshme e një perëndeshë të fjetur me titull ‘Mud Maid’. Skulptura e jashtëzakonshme ka bari dhe myshk që rriten sipër saj.
Heligan ishte një pasuri e gjerë mijëra hektarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe u ble fillimisht nga Tremaynes në shekullin e 16-të. Pas dekadash neglizhence në vitet 1900 ajo u bë disi e kalbur dhe e mbingarkuar derisa një projekt ambicioz i restaurimit në 1996 i riktheu kopshtet përsëri në jetë. Tani ata janë një nga kopshtet më të njohura botanikë në Mbretërinë e Bashkuar.
Restaurimi, i cili ishte objekt i një serie televizive gjashtë pjesësh Channel 4 në 1996, dëshmoi të ishte një sukses i jashtëzakonshëm, jo vetëm ringjalljen e kopshteve, por edhe ekonominë lokale rreth Heligan duke siguruar punësim. / KultPlus.com
Ish presidentja kroate Grabar Kitarovic ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Miroslav Skora dhe Nina Raspudic mbi abortet e grave të dhunuara, shkruajnë mediet kroate, përcjellë KultPlus.
“Mbështes të gjitha gratë për vendimin e tyre dhe ngrenë zërin kundër atyre që përpiqen të na kthejnë me shekuj prapa. Ka ikur koha kur gruaja ulej në një qoshe ”, ka thënë ajo.
“Gjithmonë kam qenë për jetën, por për një jetë me të drejtë të zgjedhjes. Pa presion, pa stigmatizim, posaçërisht në situata të ndjeshme sikurse është përdhunimi. Prandaj, në shenjë të mbështetjes, unë jam duke e ngritur gishtin e mesëm, për ne gratë dhe të drejtat tona, por edhe për burrat që na mbështesin”, ka thënë ajo për Jutarnji List, e cila edhe e ka dërguar këtë fotografi./KultPlus.com
Zotrinjë qeveritarë, zhdukuni nga ky vend. Ngarkoni në baulet tuaja të stërmëdha florinjtë që vodhët, paratë e korrupciont, ku ju u bëtë milionerë e ku ne po numërojmë qindarkat për të blerë bukë ! E shkatërruat këtë vend, e vodhët deri në palcë… i gjithë mundi i të parëve e i prindërve tanë shkoi dëm. Ju dhamë ditët tona, vitet tona, ju na i shkelet me kembë, si të jemi të pa vlerë !
Zhdukuni nga ky vend, na lini ta ndërtojmë një jetë tjetër pa ju. Ka djem e vajza ky vend qe janë të zotët të na japin një dimension tjeter për jeten… te zgjedhim një qeveri nga bijtë e ketij vendi. E mbollët këtë vend me hashash, ku deri dje lulëkuqet mbushnin arat dhe fshatarët ktheheshin të lodhur, por të lumtur qe mbillnin e korrnin grurin në ara. Ju deshtuat në çdo gjë, në çdo drejtim.
Me qindra djem janë vrarë, e qindra nëna vajtojnë djemtë e vetëm, të cilët mospasja i detyroi të marrin rrugët…e disa mos të kthehen më kurrë në shtëpitë e tyre ! Më vjene të bërtas me dhimbjen e shpirtit tim, kur shoh se ky vend po vdes, ku të rinjtë nuk kanë asnjë perspektivë ! Ku njerëzit ngelën rrugëve, pa shtëpi, e një Zot e di se kur do i kenë ato …!!
Ju nuk e meritoni të jeni në këtë vend ! E as ne nuk meritojmë të na komandoni ju… Sa vlerë paska një kolltuk, që ju bëni paqe me djallin për t’a pasur…ziheni e putheni me njëri tjetrin, për hirë të atij kolltuku. Më vie keq, Zotëri Kryemininister, që unë besova tek ju ! Unë mendova se një artist ua bënë të bukur jetën njerëzve, por sinqerisht gabova…
Ju, po na i bëni aq të pa mundur këtë jetë, sa disave vdekja ju duket më e bukur !! Por, mos harroni kurrë poetët kanë bërë revolucionet më të mëdha, në gjithë botën. Unë ndjehem e lodhur nga mjerimi i popullit tim, nga pamundesia për të bërë diçka për ta, i lutem Zotit që ta çliroi Shqipërinë nga ju, ku çdo gjë duket sikur po vdes para syve tanë, e ne vetëm dëgjojmë gërhamat e fundit, pa mundur të bëjmë asgjë !
Përpara syve prish teatri… e u prishën shumë e shumë gjëra tjera, ku bashk me to vdiq edhe një pjesë e fëmijërisë sonë..!! Kudo ngrihen kulla, llaçe e tulla pa fund…e unë poetja i gëzohem një luledeleje, që çelë si e pa jetë diku në një gjelbrim, që “syri i keq” akoma s’e ka parë !
Tani na mbyllët mbrenda, si të jemi kavie eksperimentale, duke na frikësuar me viruse, a ç’farë dreqin janë …?!
Nuk vdes aq kollaj shqiptari, ka një imunitet të habitshëm. Kjo, falë jetës që na keni ofruar ju, në kaq vjetë; mjerim, vrasje, drogë, prostitucion… e sot prisni që ne të përpëlitemi rrugëve si “ zombi “ Ju dhe pazaret tuaja, ta shpifin … jeni turpi i këtij kombi !!
Çdo ditë ziheni, shaheni, e në fund ifusni bërrylat njeri- tjetrit ! E kam të pamundur te ndryshoj vetëm, por jam e bindur se po u ngrit ky popull, sdo mundet as me virus e as nje lloj force ta pengoj…
E dua vendin tim e nerezit e mij dhe lutem që mbas gjithë këtyre viteve të mbushura me mjerim e vuajtje, dielli të lind edhe për ne ! Nuk ka virus që na ndal ne nga njëri-tjetri… nuk ka forcë që na ndalon të përqafohemi e të ndajmë dhe bukën e gojës me njëri-tjetrin ! Ditë më të bukura do të vijnë për ne… mbas shiut, gjithëmonë, del një ylber që ndriçon botën…!
(Teksti është publikuar pa ndonjë ndërhyrje) / KultPlus.com
Për Sazet (si një nga formacionet muzikore popullore më të spikatura të fundshekullit XIX dhe shek. XX), për sazexhinjtë, shairët, takëmet është folur shumë dhe është shkruar pak, gjë që megjithëse e çuditshme në dukje, është më se e vërtetë.
Tek Sazet, mund të mendohet fare lehtë se përmasa artistike që ato projektojnë mund të jetë e ngjashme me një hapësirë që mund të vrojtohet shpejt e shpejt, e që për më tepër, mund të zhbirohet deri në fund. Mendoj se nuk është kaq e lehtë.
Sazet lindën për të mbajtur dhe për të trashëguar më tej një formulë unikale qindravjeçare të etnogjenezës sonë muzikore: polifoninë popullore “a capella” me iso, me në qendër korin. Polifonia me iso ose Iso-polifonia, shfaqet si marrëdhënie e mirëstrukturuar mes zërave individualë polifonikë me zërin kolektiv-koral të ISO-s.
Zërat e përveçëm të iso-polifonisë: marrësi-zëri i parë, kthyesi-zëri i dytë dhe isoja si një sinonim i së tërës, i së përgjithshmes, ekzistojnë vetëm si një unitet të kundërtash, të cilat mbivendosen mbi një shtrat pranimi të shumicës, që është isoja anonime. Për këtë natyrë marrëdhëniesh, Ismail Kadare shkruan se:….në këngën polifonike popullore shkrirja, komunikimi, derdhja e individit në kolektive dhe anasjelltas, vërshimi i kolektivit tek individi, arrijnë pikën më të lartë.
Këndimi iso-polifonik është pasqyrim i organizimit shoqëror të jetës njerëzore dhe sigurisht i pluralizmit të të menduarit në të. Në këtë model demokratik të sjelljes, askush nuk duhet të pretendojë hierarki të njërit funksion ndaj tjetrit, ose të pretendojë se mund të ketë një realitet tjetër pa unitetin e të gjithë faktorëve.
Sazet si një fenomen urban i lidhur me gjuhën muzikore të qyteteve, erdhën natyrshëm në zhvillimet e folklorit muzikor isopolifonik për të luajtur një nga rolet më të rëndësishme në ruajtjen, propagandimin dhe zhvillimin e traditës muzikore popullore nga fundi i shek. XIX e deri në ditët tona. Muzika popullore me saze e Shqipërisë së Jugut, vërehet në rrafshin gjeografik ku përfshihet pothuajse e gjithë pjesa jugore e vendit. Në pikëpamje etnokulturore në këtë rrafsh gjeografik dallohen dy zona të mëdha etnografike: Toskëria dhe Labëria. Gjysma jugore e këtij vendi në lashtësi quhej Epir, kurse veriorja quhej Iliri dhe se kufiri i toskërisë me gegërinë kalon nëpër lumin Shkumbin. Në këndvështrimin e sotëm të ndarjes së mirëfilltë administrative, në to bëjnë pjesë rrethet e Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës, Mallakastrës, Fierit, Skraparit, Beratit, Kuçovës, Lushnjës, Vlorës, Kolonjës, Korçës, Devollit, Pogradecit, Gramshit dhe Librazhdit.
Formimi i Sazeve në tërësinë gjeo-etnomuzikore jugore u bë në kohë dhe në vende të ndryshme, megjithatë jeta publike e sazeve dhe përhapja e tyre nisi aty nga fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX. Ajo çka evidentohet nga thelbi i Sazeve (në pjesën më të madhe të tyre), është se ato lindën dhe u formuan brenda së njëjtës njësi: familjes.
Si bija besnike të një organizmi të vetëm, ato përsëritën traditën e shkuar të formacioneve tradicionale, të cilat organizoheshin së bashku në bazë farefisnie e më tej. Brenda një kohe relativisht të shkurtër u gjet mënyra, e cila përcaktoi strukturën e Sazeve në të ardhmen. E perceptuar jo vetëm si zgjidhje teknike, ajo konsistoi në zëvendësimin e veglave tradicionale me ato të temperuara dhe në implementimin e strukturës së këndimit iso-polifonik vokal “a capella”, tash e prapa përmes veglave të temperuara, proces i cili përfundoi me krijimin e formacionit të Sazeve, formacioni bazë i muzikës popullore të qyteteve tona jugore. Përpara se vendet të “ndërroheshin” (kavalli-fyelli me klarinetën, lodërtia me dajren, e veçanërisht koncepti i lojës së tyre), gjatë periudhës së bashkekzistencës, si fazë e parë e ndërrimit të roleve u bë huazimi i repertorit tradicional, ku doli në pah prirja për huazim të repertorit të mirëfilltë muzikor me vegla të fshatit.
Vetëkuptohet që kjo vinte edhe si një nevojë normale e banuesit të qytetit shqiptar të Rilindjes e këtej, i cili, kryesisht, ishte i lidhur pazgjidhshmërisht me fshatin e origjinës së tij dhe me traditat e zonës përreth. Në kushtet kur qyteti “i ri” shqiptar po ecte përkrah jetës moderne, ende nuk ishte formuar një kulturë tjetër, si të thuash, bashkëkohore, e cila të kënaqte shijet e tij, por dhe t’i bënte ballë traditës qindravjeçare të kulturës muzikore-folklorike të fshatit. Kështu që ky reaksion zinxhir, nga tradita e fshatit deri tek Sazet, provoi në një aspekt njësinë e traditës së kulturës muzikore popullore jugore.
Muzika e qyteteve që shtrihen brenda zonave etnomuzikore të Toskërisë dhe Labërisë, ruan lidhje të ndjeshme me muzikën fshatare. Këtu përfshihen pothuajse të gjitha qytetet më kryesore të muzikës me Saze si Korça, Përmeti, Leskoviku, Fieri në Toskëri, si dhe Vlora, Saranda, Tepelena, Gjirokastra e Delvina në Labëri. Zona fshatare si p.sh., ajo e Shqerisë, që shtrihet në mes të Përmetit dhe Leskovikut, apo fshatrat përreth Vlorës e Delvinës etj., kanë shërbyer si burim bazë jo vetëm për repertorin e drejtpërdrejtë muzikor të melodisë me saze, por edhe si i vetmi shtrat muzikor njësor për repertorin e tyre muzikor.
Arsyet e përzgjedhjes së zonave të veçanta si burim bazë për repertorin e Sazeve janë disa. E para lidhet me një aprovim kolektiv që me kalimin e viteve, kishte marrë ajo pjesë e folklorit muzikor me burim nga këto zona; e dyta, lidhet me faktin se, nga pikëpamja teknike, në materialin muzikor të tyre ishte përqendruar si masa universale e shprehjes së gjuhës muzikore popullore, ashtu dhe prirja e saj për evolucion. Që nga kjo pikë, çdo përpjekje e sazeve dhe çdo rezultat i punës së tyre do të lidhet përfundimisht me formimin e kulturës së muzikës popullore qytetare.
Klasifikimi i marrëdhënieve tregtare të Shqipërisë së Jugut (nga skelat e Shqipërisë së poshtme si Prevezë, Vlorë, Sarandë, Butrint, etj.), vetëm për vitin 1877, e tregon këtë. Edhe qyteti i Korçës për shumë vjet nën Perandorinë Osmane, ka qenë një qendër tregtare për një pjesë të madhe të Shqipërisë Jugore, sepse kishte lidhje me portin e Selanikut, ku merreshin mallrat industrialë nga Europa Perëndimore. Gjithashtu Korça shihej si pika nga ku përhapeshin pas kësaj prodhimet industrialë të Europës në tërë periferinë e Shqipërisë Juglindore etj.
Instrumentet e temperuara, shumë shpejt u bënë pjesë e jetës muzikore të qyteteve të atëhershme shqiptare. Dimë se në formacionet e kultivuara të muzikës qytetare të shek. XIX, si në bandën e parë shqiptare të formuar në Shkodër-1878, në atë të Frano Ndojës, themeluar më 1898 (e mbiquajtur “Daulla”), në formacionet instrumentale të tyre, krahas veglave të tjera, bënin pjesë edhe klarinetat. Komisioni i Kishës katedrale, me ndërmjetësinë e Tom Markocit, kishte sjellë veglat nga Italia, së bashku me dirigjentin Giovanni Canale.
Po në Shkodër, në vitin 1835, kemi dokumente që provojnë blerjen e 28 pianove, ashtu siç kemi informacion se në fshatin Bërdicë-Shkodër në vitin 1842 kishte rreth 30 violina që përdoreshin në muzikën popullore. Rregullorja e Shoqërisë së Muzikës “Band e Lirisë”-Korçë, Nyj i 30 përcaktonte se: “Ç’do shok që do të hyjë në muzikë të shoqërisë lypset të ketë instrumentnë të tij, si pas dëshirësë tij dhe pas nevojës që do të rëfenjë mësonjësi”; ndërsa në “Kanunin…” e shoqnies muzikore “ROZAFAT”: “…Shokë Muzikant, qi janë ata të cillt epen për vegla muzikore e qi perbajnë Orkestrën”. Hyrja e instrumenteve të temperuara klarinetë, fisarmonikë, violinë, (instrumentet kryesore përbërëse të Sazeve dhe të çfarëdo formacioni tjetër popullor në muzikën shqiptare jugore), u bë pikërisht në momentin kur kjo muzikë kërkonte krijimin e një përmase të re të pasqyrimit të saj.
Duke qenë se Sazet e para ishin të pakta në numër, në këtë kohë (fundi i shek. XIX – rreth 1910), ato ishin të detyruara të funksiononin si saze shëtitëse, e kështu detyrimisht do t’u duhej që të shkelnin me këmbë e të preknin pothuajse gjithë territorin rreth qendrës së tyre të palëvizshme të banimit. Sazet e Leskovikut shkonin të bënin muzikë deri në Konicë, Kostur, Janinë, Mallakastër e Tepelenë, Korçë e Përmet, në Vlorë e Sarandë, ndërkohë që Sazet e Beratit mund ta tejkalonin njësinë etno-kulturore duke shkuar deri në qytetet e Elbasanit, Fierit, Tiranës dhe Durrësit. Njihen raste kur sazexhinj nga Përmeti, Leskoviku apo Berati shpërnguleshin dhe formonin saze në qytetet e tjera të Jugut, të cilët deri më atëherë nuk kishin mundur t’i formonin ato.
Një pjesë e Sazeve u instaluan edhe pranë familjeve aristrokratike të zonave të ndryshme, gjë që ishte një ripërsëritje e traditës së Pashallëqeve, ku përmendim titullarët e tyre si bejlerët e Këlcyrës apo Ibrahim Pashë Vlora, sanxhakbeu i Beratit, i cili mbante pranë vetes formacione popullore me vegla tradicionale të përbëra nga muziktarë virtuozë.
Në fund të viteve 1920, Sazet jo vetëm që kishin mundur të përfundonin procesin e “themelimit” dhe të konsolidimit, por ndërkohë kishin arritur edhe një lloj klasifikimi. Ky klasifikim lidhet me faktin se nga tërësia konvencionale e konceptit “Saze” në popull, për shkak të veçorive të lojës dhe të repertorit përkatës, ishin përcaktuar edhe formacionet më të qarta të tyre, tregues që muzika e sazeve ishte bërë më e njohur në mjediset e gjera popullore e më tej.
Kështu që në dhjetëvjeçarët e parë të viteve 1900, ishin formuar tiparet më të përgjithshme të lojës së Sazeve të Toskërisë me emra të tillë si: Sazet e Selim dhe Hafize Leskovikut, Sazet e Demkë Hajros në Korçë, Medi Përmetit në Përmet, Cilo Qorrit në Korçë, Riza Nebatit dhe Shyqyri Fugës në Berat; të Labërisë me emra si Bilbil Vlora në Vlorë, ato të Myzeqesë megjithëse “kufijtë” ndarës mes tyre gradualisht treten njëri me tjetrin. Ndër to p.sh., gërneta e Përmetit konsiderohej “e ëmbël”, dajreja e Sazeve të Myzeqesë “e fortë” dhe Sazet e Labërisë “i bien me të qarë” etj. Sipas të dhënave që kemi nga sazexhinjtë e vjetër të trevave të Jugut, ku u përdorën fillimisht instrumentet e temperuara në sazet e para, pati menjëherë një pëlqim masiv të tyre nga masa e popullit, gjë që mund të lidhet edhe me natyrën e afërt të këtyre instrumenteve me zërin njerëzor. Sazet ftoheshin që të merrnin pjesë në dasmat, festat e panairet fetare e tregtare ku mblidheshin qindra vetë, si dhe në hanet.
Përmendim këtu panairet fetare të Shën-Naumit në Pogradec që hapej më 23 dhjetor me rastin e festës ortodokse të Krishtlindjeve; ai i Voskopojës që hapej më 24 qershor pranë manastirit të Shën Prodhromit, i Janinës që hapej më 8 tetor, i Pogonit më 15 gusht, i Kosinës në Përmet më 14-15 gusht, i Zerecit në Përmet po në gusht etj. Nga panairet tregtare përmenden ato të Boboshticës, Frashërit dhe Këlcyrës, Voskopojës etj. Theksojmë se me saze kanë qenë festuar edhe Pashkët ortodokse në qytete si Përmeti dhe Leskoviku. Ky aprovim kolektiv tregonte se sazet e kishin kaluar provën e fillimit. Mënyrat e veçanta të organizimit, si dhe drejtimi e jetës së tyre muzikore, bëri që veç repertorit të gjerë me vegla, Sazet të zotëronin edhe një masë të konsiderueshme të repertorit muzikor vokal e koreografik të secilës zonë etnomuzikore, të vjelur kryesisht nga dasmat dhe gëzimet e tjera që festoheshin nëpër odat e miqve. Kjo gjë qe tepër e nevojshme, si për popullaritetin që do të fitonin, po aq dhe për fitimin material që ata do të nxirrnin.
Dalja nga mjediset e mbyllura solli premisat, që edhe muzika popullore të konsiderohej një lloj “malli” me vlerë me të cilin përveçse mund të jetohej, kishte mundësi edhe të fitohej. Zëvendësimi i veglave popullore me instrumentet e temperuara, ky moment që i dha fizionominë formacionit të Sazeve, u bë gradualisht dhe me komoditet. Këtu duhet pasur përsëri parasysh veçoria shqiptare e këtij “ndërrimi vendesh”, pasi është fjala vetëm për një ndërrim formal të instrumenteve, ndërkohë që “ndërrimi” nuk ndodhte me muziktarin, i cili në më të shumtën e rasteve ishte i njëjti njeri që luante si në fyell, kavall, bilbil por dhe në gërnetë. Kjo veçori, solli për pasojë edhe riformimin e konceptit mbi identitetin e tyre, duke i bërë sazet mekanizmin kryesor gjenerues të folklorit tradicional, por tanimë me mjetet e reja. Ky ndërrim nuk ndodhi as me veshjen popullore të muziktarëve, duke ruajtur kështu po të njëjtën veshje të dikurshme.
Vendi ku Sazet gjalluan dhe i dhanë funksionalitet formacionit të tyre ishin dasmat, dhe kjo e ka një shpjegim. Në Jug thuhet se “dasma hap këngët”, kurse “vdekja hap plagët”. Siç shprehen edhe vetë sazexhinjtë “në dasëm bëhej muhabet dhe derdhej paraja”, pasi nga viti në vit “…shpenzimet që bëheshin në këto raste jo vetëm nuk u kufizuan, por u shtuan edhe më shumë, veçanërisht në shtresat e pasura të qytetit”.
Megjithëse dasma ka qenë dhe është një produkt i shumë shekujve dhe brezave, në këtë kohë, vetë populli në folklorin gojor e ka të përcaktuar në një ekuacion të vetëm simbiozën saze-dasëm, sikur të dojë të thotë se pa njërën palë, nuk vlen as pala tjetër: Se dinja se vija në dasëm/ të sillja një palë Saze, sepse që pas formimit të Sazeve “s’bëhej më dasma me një fyell”. Më tej, ishin Sazet që nga këngët polifonike labe më të njohura realizuan tipat homologë të muzikës me saze, tashmë të titulluara “labiko” ose “labikoçe”, që nënkupton një këngë labe “të zbutur”, ndërkohë që këngët popullore të qyteteve toske ishin krijuar më herët si rezultat i zhvillimeve të përshpejtuara urbane të tyre.
Kur Sazet përgjithësisht huazuan repertorin muzikor tradicional me vegla, ai në vetvete përfaqësonte një grumbullim shumë më të gjerë të lëndës muzikore popullore. Nga kjo masë ata patën parapëlqimet e tyre, si në rastin e llojeve të mirëfillta instrumentale të dikurshme (si “avaz”, “e qarë”, “melodi”, “valle”, “vajtim”, “logatje”, “borohite”, “ligjërim”), parapëlqim për repertorin vokal popullor dhe tipologjitë kryesore të tij, si dhe pjesë të caktuara të folklorit muziko-koreografik. Nga këto gjini tradicionale u huazuan tiparet e përgjithshme strukturore të tyre dhe u synua për një dinamizëm të ri të të gjithë parametrave. Me mundësitë e reja teknike që ofronin veglat e temperuara, realisht Sazet i dhanë një pamje e frymëmarrje tjetër repertorit tradicional, duke e përmasuar atë.
Është një fakt i pamohueshëm se Sazet kanë interpretuar edhe një pjesë të trashëgimisë popullore instrumentale të popullit grek dhe atij vllah, dhe kjo është më se e kuptueshme. Fqinjësia historikisht e detyruar, ka bërë që pjesë të caktuara të repertorit muzikor popullor të të dyja vendeve tona të qarkullonin dhe gjithashtu të njiheshin me përparësi veçanërisht në zonat e ndërmjetme, dhe jo vetëm muzika. Kështu Sazet tona kanë regjistruar në disqe edhe disa nga vallet më të njohura popullore greke, të cilat në repertorin e përgjithshëm të regjistruar, zënë një vend të caktuar.
Muzika popullore me vegla dhe sazet si pjesë e saj, janë sot simbol njësie dhe identiteti. Aktualisht kjo muzikë paraqitet si një element thelbësor i krijimtarisë, një nga rrugët e komunikimit artistik ndërshqiptar dhe faktori mbartës i traditës, si kusht për ruajtjen e karakterit kombëtar. Në këtë kuptim muzika popullore me vegla është një drejtim zhvillimi specifik, një formë ekzistence dhe vazhdimësie e folklorit muzikor shqiptar. Sazet janë sot gjuha muzikore e qyteteve, vendi ku përqafohet Perëndimi me Lindjen, instrumentet muzikore europiane me magjinë e isopolifonisë, aty ku jeta dhe vdekja bashkëjetojnë në tinguj të papërsëritshëm dhe në arkitektura formash unikale.
Jo rastësisht, tek poeti Fahredin Shehu fjalët pikojnë prajshëm dhe krejtësisht ndryshe nga pikat e fjalëve që i shohim dhe i lexojmë si formulime të papjekura në kuptimin e artit të shkruar.
Pra, poezia e tij, ka kuptimin e të qenurit dhe solemnisht vishet me fjalën e arrirë, që na bëhet të mendojmë se fjala e tij është kunguar në ujërat e bekuar nga Krijuesi i universit tonë dhe si e tillë poezia e Fahredinit jep frymë njeriu dhe këndon ndryshe nga të tjerët…
Që në fillim të këtij shkrini modest, duhet të themi se, nuk është aspak lehtë të zbërthehet poezia veçane e poetit, Fahredin Shehu, sepse, z. Shehu, majën e penës e ngjyen në sy qielli dhe bën aleancë me bardhësitë e reve mbi kreshta makesh, për t’i shpalosur fjalët dhe bukuritë e fshehura nën duvakun prej një cohe qielli të ramë mbi Ilirikum. Poetika e ndërtuar mbi këtë bazë të shëndoshë, na jep një pasqyrim të një dimensioni tjetër, në kërkim të një nënkalimi dhe mbikalimi të kohës nëpër hapësirat asnjëherë të prekura, asnjëherë të pushtuara, pos vëzhgimeve të shënuara si një ramje meteori pa dimensione të sakta…
Këtu pra, poeti respektv fillon shfletimin e tij mbi mistikën e fizikës kuantike, duke e veshur atë me poetikën qiellore, e cila merendohet dhe vargëzohet fletë më fletë, për të bërë një kurorë prej fjalëve, të cilat lidhen me studimet dhe besimin, për t’i marrë jetës aromën e duhur, nga pjesa më brilante e shkëlqimit të saj – aty ku buron dhe erëmon më së miri fjala e bukur poetike. Pra, filozofia e botëkuptimit poetik, tek Fahredini, nxjerrë në pah sintezen e një magjistari të pranueshëm, sepse, fjala e bukur na bëhet magji e bardhë, që ecën nëpër venat e gjakut të kaltër, ngjizur nga rrufetë e qiellit të tij…
Pra, jo rastësisht, tek poeti ynë, fjalët pikojnë ndryshe nga pikat që i shohim dhe i lexojmë si formulime të papjekura në kuptimin e artit të shkruar. Në këtë kontekst, poezia e tij merr kuptimin e të qenurit dhe solemnisht vishet me fjalën e arrirë, që na bëhet të mendojmë se fjala e tij sikur është kunguar në ujërat e bekuar nga Krijuesi i universit tonë dhe si e tillë, poezia e Fahredinit jep frymë njeriu, këndon ndryshe nga të tjerët dhe me dashje, njeriu ngopet me mirëqenien e një fryme pozitive e të shkruarit ndryshe, duke filluar nga dashuria deri tek mistika e vjelur në librin e tij të pagëzuar me emrin, Palankin. Ja pra, ndër të tjerash çfarë na thotë poeti i një vargut ndryshe:
1. Mblidhja leshterik për të të qepur një 2. tunikë jeshile me perla stolisur duke 3. e ditur se nuk jam Thot-i, e as stilisti 4. i kohës që ndryshon modën për çdo 5. sezonë. Nuk jam mallkimi i vejushave 6. me jetimë, e as loti i të përhumburit 7. mes kësaj dhe asaj bote. Yjet shikoja 8. dhe Jupiteri më foli si mbrojtës. 9. Fat më thoshte dhe fat kam shpirt!
Dhe krejt në fund të përfundimit të kësaj poezie brilante, poetit Shehu, i urojmë pa aq suksese të dëshmuara dhe të trajtuara si studime nga kritikë dhe njohës të letërsisë jo vetëm nga studiuesit tanë por, edhe nga ata të cilët poezinë e Fahredinit e shtruan dhe e mirëpritën në arenën e festivale ndërkombëtare, ku poezia e tij u dekorua me mirënjohje nga shumë vende, ku shpaloset mirëflli fjala poetike. / KultPlus.com
Sa e sa burra kam dëgjuar të thonë se duan një grua inteligjente përkrah. Do t’iu thoja ta mendonin mirë.
Gratë inteligjente i marrin vendimet vetë, kanë dëshirat e tyre dhe vendosin kufinjë.
Ti nuk do të jesh kurrë në qendër të jetës së saj, sepse ajo merret më shumë me veten e vet, sesa me ty!
Një grua inteligjente nuk lejon të manipulohet, as të shantazhohet. Ajo nuk i gëlltit fajet dhe poashtu merr përsipër përgjegjësitë e saj.
Gratë inteligjente, diskutojnë, analizojnë, grinden, nuk kënaqen me gjithçka dhe kështu përparojnë.
Ajo grua që ka pasur një jetë para teje, e di se do të vazhdojë ta ketë edhe kur ti të largohesh.
Ajo të informon dhe nuk kërkon leje.
Këto gra, në çift, nuk kërkojnë një lider për ta ndjekur pas. Nuk duan të ndjekin askënd, e as t’i tregojnë rrugën askujt, duan të ecin përkrahë jush. Ato e dinë mirë se jeta pa dhu-në është një e drejtë themelore, e jo luks apo privilegj.
Një grua inteligjente është e lirë sepse ka luf-tuar për lirinë e saj. Nëse përpiqesh ta prangosësh ajo do të dijë se si të largohet. Mos harro se e ka bërë dhe më parë.
Gruaja inteligjente e di se vlera e saj nuk është trupi i saj e as ajo që ti bën me të.
Mendoje dy herë para se ta gjykosh për moshën, gjatësinë, “trashësinë” apo sjelljen e saj sek-suale, sepse gjykimi i tillë është dhu-në emocionale, dhe ajo e di këtë.
Prandaj, para se të hapni gojën për të thënë se dëshironi një grua inteligjente përkrah jush, pyeteni veten nëse jeni vërtet në standardin e duhur për të hyrë në jetën e saj./supergrate.net/ KultPlus.com
Figura e Idriz Seferit radhitet në mesin e luftëtarëve, që u bë i njohur qysh në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ndërsa prania e tij në frontet e luftës kundër pushtuesit shekullor turk, po ashtu edhe në Kuvende e Besëlidhje të kohës ka zgjatur deri në vdekjen e tij.
Së fundmi, heroi kombëtar është nderuar me portretin e tij të gdhendur në një faqe shkëmbore në Grykën e Kaçanikut. Vepra artistike monumentale mësohet se do të jetë me përmasat 30 me 20 metra.
Është zgjedhur pikërisht gryka e Kaçanikut për t’u gëdhendur portreti i tij, pasi forcat e drejtuara prej tij në atë vend zmbrapsën forcat e mëdha otomane dhe u shkaktuan humbje të mëdha në betejën e lavdishme të vitit 1910.
Ky monument gjigand, sipas projektit, do të jetë i ngjashëm me mumentin kushtuar katër presidentëve amerikanë – George Washington-it, Thomas Jefferson-it, Abraham Lincoln-it dhe Theodore Roosevelt-it – të gdhendur në shkëmb, në një faqe të malit Rushmore, në Dakotën Jugore.
Ideator dhe nismëtar për ngritjen e këtij nomumenti që e përjetëson jo vetëm figurën e Idriz Seferit, por edhe të gjithë atyre që kanë rënë në altarin e lavdisë, është Prof. Dr Sabri Kadriu, ekspert i ekonomisë dhe financave, ish-profesor i Universitetit të Prishtinës, Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Tiranës.
Në vitin 1980, fotoreporteri Mike Wells shkrepi këtë imazh të dorës së një misionari katolik, që mbante dorën e një fëmije që po vdiste urie.
Është e dhimbshme ta thuash, por ajo duket sikur nuk është dorë njerëzore. Duket sikur është dora e një hapësire të huaj, një specieje të panjohur, çdo gjë tjetër mund të jetë, por vetëm si dora e një fëmije nuk ngjan. Mirëpo për fat të keq, me gjithë dëshirën tonë për ta quajtur si diçka tjetër, në fakt është dora e një qenie njerëzore, dora e një qenie njerëzore të uritur.
Foto e shkrepur gjatë një dite të zakonshme në Ugandë, kur predikuesit e fesë po shpërndanin ushqime për njerëzit që vuanin urie.
Në Karamoja, Ugandë, mungesat e ushqimit nisën pas thatësirës së vitit 1978 ku shkretuan bimët dhe gjithçka u përfshi nga sëmundjet. Duke mos qenë një vend me leverdi për qeverinë e Ugandës, Karamoja u la në mëshirën e fatit për dekada me radhë.
Gjithë kjo harresë e institucioneve shkaktoi një situatë alarmante në fillim të vitit 1980. Kështu, misionarë nga vende të ndryshme të botës, ngritën si të thuash një Program Botëror të Ushqimit në ndihmë të rasteve të tilla. E ja kështu, në këto rrethana u shkrep fotoja më sipër.
Mike Wells fitoi më vonë çmimin World Press Photo për shkrepjen që drithëroi gjithë botën. Ai u shpreh se i vinte turp nga vetja që bëri atë fotografi, do të donte të mos e kishte bërë kurrë, por ndonjëherë gjërat duhen bërë që të tundin botën nga themelet e t’i thonë: “Shiko ku jemi!”. / KultPlus.com
Fillimi i vitit 2020 mori me vete ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën, mirëpo këngët e saj vazhdojnë të dëgjohen e këndohen, pasiqë Pagarusha pas vetes la kryevepra artistike që nuk do të zhduken asnjëherë, shkruan KultPlus.
Kur flitet për Nexhmije Pagarushën, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitete të tjera.
Repertori i saj interpretues është tejet i gjerë dhe i larmishëm. Veçohen këngët “Ani mori nuse”, “Kur më del në derë”, “Metelikun ta kam fal”, “Po të pres te dega e fikut”, “Mora testin”, “Kënga e Rexhës” etj.
“Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj që ruan elemente folklorik të këngës.
Mirëpo, sonte KultPlus ju sjell një këngë të Nexhmije Pagarushës, që edhe pse nuk është ndër të njohurat e saj, është një këngë e fuqishme që i flet me një mall të pashoq dashurisë.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.
Ndalu njëherë dhe vetëm një çast zani i tij prej së largu më thërret Kam frikë mos është anderr thirrja e tij Që këtë natë s’po më le me u qetësu
Dashnia që po m’thërret, kaherë ka perëndu veç n’andërr më mundon nganjëherë pa mëshirë
Me mijëra dallëndyshe kur fluturojnë Krith te ty dhe dashunia pushoj Kam ftu një prej zogjëve me më shoqnu zemrën time të njomë me ndryshu./ KultPlus.com
Vendosja e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan, nuk ishte mirëpritur nga punëtorët e saj, duke thënë se kanë nevojë për më tepër hapësira të shfrytëzueshme brenda bibliotekës, sepse, sipas tyre është shtuar numri i lexuesve dhe nuk ka hapësirë të mjaftueshme për vendosjen e një drejtorie, ku pas këtij reagimi të punëtorëve, kanë reaguar edhe partitë politike në Gjilan.
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Muhamet Jakupi përmes një statusi në facebook, ka thënë se Biblioteka e Qytetit nuk është vend ku organizohen takime dhe vend ku krijohen politika.
Postimi i plotë:
Është shumë e gërditshme vendosja e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sporte në objektin e Bibliotekës së Qytetit!
Me gjithë respektin, biblioteka duhet të mbetet vend ku lexohet dhe JO vend ku organizohen takime dhe JO vend ku krijohen politika.
Agjencia e udhëtimit “Fibula”, ka organizuar një udhëtim katër-ditor në Shqipëri të rreth tridhjetë gazetarëve nga Kosova, në prag të hapjes zyrtare të sezonit turistik 2020, shkruan KultPlus.
Gazetarët nga Kosova sot kanë vizituar “Gjirin e Lalzit”, i cili gjendet jo shumë larg nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Sa për të marrë një atmosferë të pushimeve në fillim e sipër, apo sa për tu njoftuar me ofertën turistike që ofron Shqipëria. E gjitha kjo, një ditë para takimit në Vlorë ku Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të bëjnë edhe zyrtarisht hapjen e sezonit turistik.
Tek “Gjiri i Lalzit”, pronari i këtij plazhi, Bujar Jeshili, në një intervistë për KultPlus, ka thënë me plotë entuziazëm “Mirëpresim çdo vëlla nga Kosova”
“Nga Kosova kemi pasur shumë turistë sidomos pas ndërtimit të autostradës, por megjithatë mendoj se Gjiri i Lalzit vazhdon të mbetet shumë pak i njohur për publikun. Është me të vërtetë një perlë e Shqipërisë. Mirëpresim çdo vëlla nga Kosova” Ai ka thënë se pandemia ka kaluar dhe se shpreson për një sezon të frytshëm.
“Nga ky sezon turistik presim gjithçka të shkojë mirë. Pasi kaluam pandeminë presim që edhe këtë sezone ta kalojmë si është më së miri”.
Duke folur për dallimin e turistëve mes atyre që vijnë nga Kosova dhe të tjerëve që shkojnë në Shqipëri, ai ka thënë se ‘kosovarët vine në shtëpinë e tyre’.
“Ka shumë dallim sepse kosovarët vinë në shtëpinë e tyre jo si të huajt e tjerë. Ne jemi vëllezër.”
Rita Sahiti nga agjencia e udhëtimit, Fibula, ka treguar për mesazhin që bartë ky organizim.
“Atëherë, ky është një organizim i jonë i radhës, me këtë organizim ne bartim mesazhin që edhe pas një periudhe stresues që na goditi gjithëve nga virusi, pushimet po vazhdojnë prapë dhe plazhi po na pret”.
Sahiti, ka thënë se pavarësisht pandemisë kërkesat për pushime nuk janë ndalur.
“Deri më tani ka një interesim mjaft të madh për pushime, sidomos pas përfundimit të pandemisë, përgjithësisht ka një trend në rritje të kërkesave për pushime”.
Tutje, ajo ka njoftuar se organizime si ky që po zhvillohet tani do të ketë edhe viteve tjera.
“Ne kemi pasur organizime të tilla edhe më herët, një organizim të tillë e kemi pasur edhe vitin e kaluar, tash mbetet të shihet që edhe në të ardhmen të i vazhdojmë këto organizime, madje me shumë kënaqësi”.
Pas pak orësh do të mbyllet dita e parë e këtij organizimi teksa nesër do të vazhdohet me vizita dhe aktivitetet në Vlorë. KultPlus, do të ofrojë të gjitha informacionet nga vendi i ngjarjes. / KultPlus.com
Me rastin e rihapjes së kësaj pike, JYSK gjithashtu do të sjell për të gjithë konsumatorët e vet edhe ofertën me zbritje në produkte të ndryshme, duke filluar nga data 19 qershor e deri më 2 korrik.
Përveç mënyrës më efikase të ekspozimit të produkteve, theksi është edhe në ndriçimin më të mirë, dyshemetë prej druri dhe qartësi më të madhe të dyqanit.
Atmosfera e re skandinave ju jep një eksperiencë frymëzuese të blerjes me dizajn minimalist dhe elegant të dyqanit.
JYSK ju fton ta vizitoni dyqanin në Albi Mall dhe të përfitoni nga zbritjet e shumta!
Shkrimtari i njohur francez Viktor Hygo vazhdon të mbetet ndër shkrimtarët më me rëndësi në letërsinë botërore, madje ka shumë prej kritikëve e studiuesëve të letërsisë që e konsiderojnë edhe si ‘Babai i romantizmit’, shkruan KultPlus.
Në vijim, KultPlus ju sjell një thënie shumë të njohur të Hygos që flet për mirënjohjen dhe durimin që vie si një gërshetimin me optimizmin për të ardhmen.
‘Mbajini mend ditët që luteshit për gjërat që tashmë i keni’ / KultPlus.com
Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar dhe Animacionit – Anibar, këtë vit do të festojë edicionin e tij të njëmbëdhjetë (XI), ndryshe nga çdo edicion tjetër, me data të reja dhe një format të adaptuar të festivalit për shkak të situatës me të cilën po përballemi të gjithë.
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, kemi vendosur që festivalin ta mbajmë me datat: 17 deri më 23 gusht të këtij viti, e jo sikurse kemi paralajmëruar më herët në korrik.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar dhe Animacionit – Anibar, këtë vit do të ofrojë një program të përshtatur sipas parametrave mbrojtëse të paracaktuara nga institcuionet relevante në Kosovë për mbrojtjen nga COVID – 19. Anibar është përkujdesur që përvec shfaqjes së filmave, prezantimeve, programeve speciale, aktiviteteve edukative dhe profesionale, të ofroj edhe programin artistik per transmetim online nëpërmjet platformave digjitale.
Anibar fton të gjithë që të përcjellin faqen kryesore të Anibar: www.anibar.org si dhe profilet e Anibar në Facebook, Twitter dhe Instagram, në mënyrë që të informohen rreth të gjitha lajmeve rreth festivalit të sivjetëm.
Në ndërkohë, shumë shpejt pritet të dalin edhe me temën e festivalit dhe programin e dizajnuar. / KultPlus.com
Mandej bëni dashuri. Jo seks, veç dashuri. Dhe me këtë nënkuptoj puthjet në gojë, në qafë, në bark, mbi kurriz, kafshimet në buzë duart e pleksura dhe sytë brenda syve. E kam fjalën për përqafime kaq të shtrënguara sa të bëheni një gjë e vetme, trupa të ngërthyer dhe shpirtra që ndeshen, përkëdheli mbi gërvishtje, tesha të zhveshura bashkë me frikën, puthje mbi ligështi, mbi blanat e një jete që deri atë grimë kish qenë disi e zbehtë. E kam fjalën për gishtërinj mbi trupa, të krijoni yjësi, të thithni aroma, për zemra që rrahin tok, frymëmarrje që rendin me të njëjtin ritëm. Mandej buzëqeshje, të sinqerta pas një copë here që s’ishin më të tilla. Pra, bëni dashuri dhe mos kini turp, sepse dashuria është art, dhe ju kryevepra. / KultPlus.com
Historia shqiptare numëron qindra gra të cilat lanë gjurmë të mëdha në fusha të ndryshme të shkencës, artit dhe jo vetëm. Shumë prej tyre ranë pre e regjimeve të ndryshme fashiste e komuniste, mirëpo veprat e tyre jetuan e vazhdojnë të jetojnë për të mos u harruar kurrë, shkruan KultPlus.
Ndër gratë që lanë gjurmë në fushën e shkencës, ishte edhe Sabiha Kasimati e cila ishte biologe. Kassimati u pushkatua pas ngjarjes së shpërthimit të bombës në ambasadën sovjetike. Ajo u arrestua më 20 shkurt të vitit 1951 dhe u pushkatua dy ditë më pasë pa iu dhënë rasti as të dal para gjyqit. Ndërsa akuzohej se ishe kundër regjimit komunist dhe se mbante lidhje me armiqtë e vendit.
Sabiha e vijoi kërkimin shkencor edhe gjatë viteve të para të regjimit komunist. Në mbledhjen e Institutit të Studimeve gjatë 13 prillit 1946, Sabiha mori pjesë së bashku me figura të tjera të shquara akademike sikurse ishin: Kostaq Cipo, Mark Ndoja, Selahydin Toto, Eqrem Çabej, Aleks Buda, Gjergj Komnino, Gjergj Ashta, Jonus Tafilaj, Hasan Ceka dhe Nikolla Lako. Mbledhja u drejtua nga Sejfulla Malëshova, ministri i Arsimit. Mbledhja kishte për qëllim analizimin e veprimtarisë së kryer gjatë vitit 1945, prezantimin e planit të ri të punës dhe paraqiti ekipin e ri që do të drejtonte Institutin e Studimeve.
Sipas procesverbalit të mbledhjes, nga viti 1945 deri më 1946, Sabiha Kasimati punoi së bashku me Gjergj Komninon në grupin e drejtuar nga Eqrem Çabej, për përgatitjen e skedave të gjuhës shqipe, për terminologjinë e shkencave të natyrës.
Më 28 janar të vitin 1947, Këshilli i Ministrave me vendimin numër 16, vendosi “riorganizimin e Institutit të Studimeve Shqiptare në një ent autonom të lidhur drejtë për së drejti me Këshillin Ministror”. Instituti do të funksiononte me një rregullore të përkohshme.
Përgjatë vitit 1947 anëtarë të Institutit ishin vetëm 23 pjesëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të tij, pjesë e së cilës nuk ishte Kasimati. Në qershor të 1948, mbledhja e radhës e Asamblesë së Institutit të Studimeve, krahas ndryshimit të emrit në Institut të Shkencave, propozoi anëtarë dhe bashkëpunëtorë të rinj, në radhët e të cilëve ishte edhe Sabiha Kasimati. Gjatë vitit 1950 në listën e “anëtarëve të rregullt” të Institutit nuk figuron emri i Sabiha Kasimatit.
Vepra e saj shkencore, punimet në fushën e florës dhe faunës së Shqipërisë u botuan në vitin 1955 nën emrin e shkencëtarit sovjetik Anatoli Poljakoëa, si dhe të studiuesve shqiptarë Ndoc Filipi dhe Ndoc Raka. Në regjimin komunist përvetësimi i punës intelektuale ishte një fenomen që ndodhte. Sabiha dha kontributin e saj për shkencën shqiptare me punën për Muzeun e Shkencave dhe monografinë “Peshqit e Shqipërisë”.
Në 60 vjetorin e vdekjes së saj, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi e nderoi me medaljen Nderi i Kombit. / KultPlus.com
Të gjithë të apasionuarit pas filmave me princesha dhe mbretëri, vëmendjen këtu! Një film i ri me princeshë Diana-n është rrugës!
Thuhet se filmi do të quhet “Spencer” – mbiemri i Lady Diana-s para se të martohej me princin Charles-, por surpriza e vërtetë është emri i aktores kryesore. Kristen Stewart do të luajë rolin e princeshës dhe interneti është ndarë ne dy pjesë!
Gjithsesi para kësaj, flasim pak për subjektin e filmit.
Spencer do t’i dedikohet një fundjave shumë delikate, në fillim të viteve ’90-të, kur Diana pa se martesa me princin nuk po funksiononte dhe ajo donte të arratisej nga rruga e saj për t’u bërë një ditë mbretëreshë. Filmi do të pasqyrojë të gjithë dramën që ndodhë në 3 ditë, përfshi këtu edhe Krishtlindjet e fundit në House of Windsor.
Tani, çfarë kanë njerëzit me Kristen Stewart?
Reagimet janë të ndryshme, por një pjesë e mirë nuk mendon se aktorja ka lartësinë e duhur për të luajtur rolin e princeshë Diana-s. Ndoshta dyshimet vijnë nga adhurimi që njerëzit kanë për figurën e saj, por regjisori i filmit është i sigurtë që Kristen do të shkëlqejë edhe në këtë sfidë!
“Kristen është një nga aktoret më të mira që kemi sot. Që ta bësh mirë këtë film, të duhet diçka shumë e rëndësishme, siç është misteri. Kristen mund të jetë shumë gjëra, por mbi të gjitha di të jetë e mistershme, shumë e brishtë dhe shumë e fortë në të njëjtën kohë. Ne kjo na duhet, kombinimi i këtyre elementeve më bëri të më shkoj mendja tek ajo. “- u shpreh Pablo Larraín.
Pavarësisht ç’mendojnë njerëzit, duhet të presim deri vitin tjetër të shohim Stewart si Lady Diana! /konica/ KultPlus.com
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e 26 qershorit 1904,në faqen n°2, një shkrim në lidhje me vdekjen e Sami bej Frashërit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Turqi
“Letërsia turke sapo ka pësuar një humbje shumë të madhe në personin e Shemsedin Sami Beut, publicistit dhe leksikografit të shquar, i cili vdiq këto ditë në Kostandinopojë, në moshën pesëdhjetë e katër vjeçare.
Me origjinë shqiptare, Sami Beu kishte marrë një arsim shumë të mirë, të cilin e kishte plotësuar me studime të forta personale. Përveç gjuhës amtare dhe turqishtes, ai e dinte mirë arabishten, persishten, greqishten e lashtë dhe modernen, si dhe më vonë frëngjishten dhe italishten.
Fillimet e tij në karrierën e letërsisë nisën rreth tridhjetë vite më parë. Ai ka botuar një numër të madh veprash dhe bashkëpunoi në disa gazeta dhe revista periodike në Kostandinopojë. Shkrimet e tij të të gjitha zhanreve, të një stili të qartë dhe të fuqishëm, tregojnë një mëndje të zgjuar, delikate dhe cilësore shumë e rrallë në Orient (Lindje) me vullnetin për të edukuar lexuesit.
Ndër veprat e tij të shumta, mund të përmendim veçanërisht fjalorin e tij frëngjisht-turqisht dhe turqisht-frëngjisht, një model në zhanrin e tij; “Kam’usul – Aalam”, enciklopedinë historike dhe gjeografike në gjashtë vëllime të mëdha; dhe, veçanërisht “Kam’usul – Turki”, fjalorin më të plotë turk deri tani në këtë gjuhë.
Me një natyrë të thjeshtë dhe jo shumë komunikues, Sami Beu jetonte i tërhequr në vilën e tij në Erenkeuy, në bregdetin aziatik të detit Marmara, afër Kostandinopojës, midis librave dhe fëmijëve të tij, të cilët i donte gjithashtu.”—A. LEVAL/ KultPlus.com
Kitaristi legjendar i bendit “Led Zeppelin”, Jimmy Page, ka rrëfyer një tregim që pakkush e kishte ditur përmes profilit të tij në “Instagram”.
Përmes rubrikës së tij të shpeshtë “në këtë ditë” Page ka treguar se 21 vjet më parë kishte performuar në Londër për Kosovën.
Në këtë postim Jimmy tha se organizimi ishte bërë nga UNICEF-i në ndihmë për Kosovën dhe paqen në botë në përgjithësi, transmeton KultPlus.
Kitaristi legjendar tha se ka performuar versionin instrumental të këngës “Dazed and Confused”.
“Këtë ditë më 1999-n performova në ‘Unicef Kosovo Appeal’ në Londër. Kur trazirat në Kosovë më në fund morën fund u organizua një ngjarje bamirësie në ‘Whitehall’. M’u kërkua të interpretoja në këtë ngjarje dhe luajta me grupin tim të asaj kohe: Michael Lee në bateri dhe Guy Pratt në bass. Luajta versionin instrumental të ‘Dazed and Confused’”, tha Page në postimin e tij të djeshëm në “Instagram”.
Shumë ndjekës të tij u mahnitën me këtë rrëfim. E dashura e tij, Scarlett Sabet, e cilësoi si “të mrekullueshëm”.
Një fans i tij me emrin Bashar tha: “Duhesh të performosh sërish. Është një gjeneratë e tërë që vdes të të shoh”.
Një fanse tjetër me emrin Ana Eisenberg shkroi: “Jimmy, faleminderit për këto kujtime. Është shumë e fuqishme”. / KultPlus.com
Dy ekspozita me vizatime dhe akuarele janë çelur në sallat e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Kuratori i ekspozitës Helidon Haliti rrëfen risitë e punës që kanë bërë mbi 100 artistë shqiptarë edhe të huaj.
100 vizatime të para edhe pas viteve ‘90 janë ekspozuar si rrallëherë në Muzeun Historik Kombëtar. Veprat e artistëve më në zë shqiptarë, si Guri Madhi, Ibrahim Kodra, Skënder Kamberi, Faslli Haliti kanë në qendër portrete, peizazhe, por nuk mungojnë nudot e Edi Hilës. Faslli Haliti na rrëfen portretin e një të burgosuri e krijuar gjatë kohës së komunizmit, pas një dënimi treditor që sistemi i kohës i kishte dhënë artistit të ardhshëm.
“Ky është një vizatim, që unë e kam bërë në vitin 1956, kur isha piktor i shtëpisë së oficerëve në Lushnje. Kisha për të bërë disa objektiva, por duke qenë së nuk i mbarova, komandanti më dënoi me tre vjet burg. Ky vizatim është bërë në burg”, rrëfen piktori Faslli Haliti.
Fatmir Miziri sjell tablo të dy sistemeve të ndryshme, fëmijët në kampe verore dhe portrete, ndërsa, Mikel Temo, na rrëfen punët e realizuara prej tij, ku përpos lapsit ka hezituar të përdor edhe ngjyrat
“Vizatimi është gramatika e të shprehurit në artet vizive. Sot ka shumë keqkuptime, disa i quajnë ushtrime, disa mirëfilltazi vepër arti, unë e shikoj si diçka të ndërmjetme”, thotë Miziri.
Helidon Haliti, i cili vjen si kurator i ekspozitës me vizatime dhe të akuarelit, shprehet se objektivi është arritur, përpos situatës së vështirë që është duke kaluar mbarë njerëzimi, siç është pandemia Covid 19.
“Objektivi i parë janë gjurmët, që artistët kanë ardhur edhe kanë lënë në vendin tonë, duke realizuar veprat, por edhe duke i demonstruar ato për studentët”, thotë Haliti.
Ekspozitat në sallat e Muzeut Historik Kombëtar, publiku mund t;i vizitojë deri në datë 25 qershor, duke respektuar edhe rregullat e distancimit. /koha/ KultPlus.com
Bëhet e ditur se Festivali Ndërkombëtar i filmit, ‘Prifest’, është shtyrë për në muajin gusht si pasojë e përhapjes së madhe të virusit Covid19 në Kosovë, njofton KultPlus.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e ‘Prifest’ në rrjetin social Facebook
Sipas tyre, ‘PriForum’ do mbahet online ndërsa datat për pjesën tjetër të festivalit do të jenë 25-30 gusht.
“Festivali Ndërkombëtar i Filmit – PriFest është duke përcjellur me shumë seriozitet situatën e pandemisë, dhe duke marrë parasysh se në ditët e fundit ka ndodhur një rritje alarmante e numrave të të infektuarëve me Covid19 në Kosovë, e vecanërisht edhe ne Prishtinë ku planifikohet të mbahet festivali, menaxhmenti ka marrë vendim që një pjesë të festivalit që planifikohej të mbahej në mënyrë fizike, ta shtyej për data 25-30 gusht, me shpresë se situata do të përmirësohet.
Ndërkohe që PriForum – platforma regjionale e industries se filmit, që është paraparë të mbahet online do të mbahet në datat e parapara 17-19 korrik.
PriFest ka punuar intenzivisht në muajt e kaluar për të bërë përzgjedhjen e filmave dhe programet e ndryshme në mënyrë që të realizojmë festivalin në korrik. Ne ishim të mendimit që shfaqjen e filmave ta bënim në hapsirë nën qiellin e hapur, me një kujdes të shtuar dhe duke rrespektuar masat e mbrojtjes. Mirëpo, lajmet shume dekurajuese se pandemia ka filluar të përhapet me të madhe, na bëri që të marrim vendim ta shtyejmë datën e mbajtjes së festivalit pasi që duhet të jemi të kujdesshëm që mos të rrezikojmë mirëqenien e qytetarëve në asnjë mënyrë.
Ne jemi të vetëdijshëm se edhe ngjarjet kulturore janë shumë të rëndësishme, dhe kjo ka qenë arsyeja që menduam se mund ta mbanim festivalin në korrik, por në këtë gjendje të pandemisë, kjo është e pamundur. Andaj kemi vendosur që të shfrytëzojmë këtë kohë për t’; promovuar programet e ndryshme, me shpresë që në gusht situate e pandemisë do të ndryshoj për të mirë.
PriForum do të mbahet në platforma online, në data 17-19 korrik, kurse datat për pjesën tjetër të festivalit”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com
Çdokush i ka kujtimet e veta për vendlindjen e vet – kujtohen fjalët e Prof.Dr Izedin Osmanit, pediatër, njeri me autoritet, has prishtinas, i cili po kështu ndalet te një moment shumë i rëndësishëm për Kosovën:
Kujtimet e mia më së shumti janë të lidhura me hapjen e Normales “Sami Frashëri” më 1941. Ky moment historik nuk harrohet, se për herë të parë u hapën shkollat në gjuhën shqipe, filloi përdorimi i shqipes në administratë! Në shkollën “Sami Frashëri” nuk kishte vetëm nxënës kosovarë, por erdhën nga të gjitha vendet ku jetonin shqiptarët, pra kishim nxënës nga Tuzi, Podgorica, Ulqini, Tivari, Shkupi, Ohri, Tetova, Gostivari, Mastiri, Kumanova… Për herë të parë u zhvilluan mësimet në gjuhën time amtare, në shqip. Arsimtarët gati të gjithë ishin nga Shqipëria, shumë profesionistë, ekspertë të vërtetë. Kjo shkollë ka qenë bërthamë kulturore, ku u shkolluan shumë nxënës, që më vonë u shpërndane nëpër qytetet e veta, vazhduan shkollimin nëpër fakultete të ndryshme të ish-Jugosllavisë si dhe në vende të ndryshme të Evropës e Amerikës. Kështu, për një kohë të shkurtër u aftësua kuadri për formimin e Universitetit të Kosovës. Nxënësit e merituar, që arrinin të kryenin këtë shkollë, paraqitnin forcën motorike të inteligjencës. / KultPlus.com
Burimi: Sanije Gashi – Prishtina e fëmijërisë sime