Shndërrohet në muze vila në të cilën ka jetuar Mbretëresha Elizabeth

Një vilë e shkatërruar në kryeqytetin e Maltës, Valleta, ku ka jetuar Mbretëresha e Anglisë Elizabeth, do të rindërtohet dhe do të kthehet në muze.

Nga viti 1949 e deri në 1951 ishte në vitet e para të martesës në atë kohë dhe u transferua në Maltë kur burri i saj, Philip, ishte i vendosur atje në komandën Royal Navy, përcjellë KultPlus.

Prona dy katëshe tani po i nënshtrohet restaurimit. Vila Guardamangia ka një dhomë ndenjeje të madhe, një dhomë ngrënie, kuzhinën, 6 dhoma gjumi, 3 tualete, sallën e madhe mbretërore, 2 garazhe dhe disa dhoma të cilat përfundojnë me një dalje në një kopsht gjigand plot gjelbërim.

Pas shumë kohësh qeveria e Maltës po merr përsipër rregullimin e një vile kaq historike, pronarët e të cilës për vite më radhë nuk e kanë lejuar që ajo të restaurohej edhe pse një pjesë e saj ishte shumë e dëmtuar. Një vit më parë ajo doli në shitje për 6 milionë euro. Në Tetor të 2019, vilën Guardamangia u ble nga qeveria e Maltës.

Vila qëndron krenare përgjatë një rruge të ngushtë në kodrën Guardamangia dhe në atë kohë mbante në mbikëqyrje portet e Marsamxett dhe Alletta, ku mjetet e ushtrisë ankoroheshin. Malta atëherë ishte një koloni angleze dhe një bazë kyçe në mes të Mesdheut dhe rrugës për në Indi.

Kuratori Kenneth Gambin është shprehur se rinovimi do të kushtojë mbi 10 milionë euro dhe do të ruhen të gjitha sendet, letra të mbretëreshës, etj.

Gambin ka theksuar se po shikohet mundësia që çifti mbretëror të jetë i pranishëm kur vila të ketë përfunduar për të ndarë kujtimet e tyre gjatë atyre viteve. Hera e fundit kur Mbretëresha e ka parë këtë shtëpi ka qenë viti 2007 gjatë një vizite në Maltë, ku festuan edhe ditëlindjen e Mbretit Philip. / KultPlus.com

Qytetet e Kosovës nuk e ndalin festën as në kohë pandemie (FOTO)

Masat kundër Covdi19 nuk janë përfillur fare sot, qytetarët në qytete të ndryshme të Kosovës kanë vërshuar kafenetë e restorantet e ndryshme, shkruan KultPlus.

Më poshtë mund të shihni disa fotografi që qytetarët kanë publikuar në rrjetet sociale, ku shihen turmat e qytetarëve të papërgjegjshëm duke mosrespektuar masat. / KultPlus.com

Në Prizren nuk respektohen masat kundër Covid-19, restorantet e stërmbushura gjatë mbrëmjes (VIDEO)

Duket sikur situata pandemike në disa qytete të Kosovës ka dalur jashtë kontrolle, pasiqë qytetarë të papërgjegjshëm nuk i kanë përfillur masat kundër pandemisë, shkruan KultPlus.

Edhe pse sot është ditë feste, krerët e instituconeve vazhdimisht kanë bërë thirrje që në këtë ditë të evitohet kontakti me të afërmit, mesa duke qytetarët e Prizrenit nuk e kanë marrur parasysh këtë kërkesë edhe pse në këtë qytet numri i të infektuarëve është në rritje.

Në Qendrën Tregtare Abi Çarshia, qytetarët nga Prizreni kanë vërshuar vendin, shihen restorantet e vërshuara nga njerëzit të cilët nuk respektojnë aspak masat kundët Covid19. / KultPlus.com

Gastronomët në ndihmë të punonjësve të QKUK-së, dhurojnë 600 pako ushqimore

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka bërë të ditur se ata do të shpërndajnë shujta të ushqimit për mjekët e QKUK-së.

“Ne si shoqatë duke parë zhvillimet e ngjarjeve të ditëve të fundit dhe rritjen e numrave të të infektuarve me COVID-19 mbajtëm një takim që edhe një herë t’i bashkangjitemi me ndihmën tonë vijës se parë të frontit”, ka shkruari ai.

Tutje Kllokoqi ka bërë të ditur se për rreth 600 punëtorë të QKUK-së, janë të gatshëm që të sigurojnë ushqimin.

“Ne si Shoqatë e Gastronomëve të Kosovës jemi të gatshëm në koordinim me Mistrinë e Shëndetësisë ti’ ndihmojmë QKUK-së me atë që dimë ta bëjmë më së miri. Për një muaj Shoqata jonë është e gatshme të përgatis shujta për rreth 400 mjekë të paradites dhe 200 të ndërrimit të dytë. Ideja e këtij gjesti simbolik është ti japim një ndihmë kuzhinës të QKUK-së”, ka shkruar Kllokoqi në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë

Pershendetje Kosovë .

Ne si Shoqate duke pare zhvillimet e ngjarjeve te ditëve te fundit dhe rritjen e numrave te infektuarve me COVID-19 mbajtem nje takim qe edhe një herë ti bashkangjitemi me ndihmen tone vijes se pare te frontit.

Ne si Shoqate e Gastronomeve të Kosovës jemi te gatshem ne kordinim me Ministrin e Shëndetsis ti ndihmojme QKUKs me ate qe dime ta bejm me se miri. Per nje muaj Shoqata jone eshte e gateshme te pergadis shujta per rreth 400 mjeke te paradites dhe 200 te ndrimit te dyte. Ideja e këtij gjesti simbolike është ti japim nje ndihme kuzhines te QKUKs.

Nismes tone deri tani i jane bashkangjitur gastronomet e Prishtines qe jane Gizzu grill, DONCAFE, Greatwood, Miqt pun, Star Sun, Che bar, Hotel Sirius, STORIES taste&tell, Lulus, Dar tea room, Momo, Shisha bar Noar, Babel, Dit e nat, Caffez lounge, Casa Cafe, Soma, Miqt taverna, Galery, Bon Vivant, Deck, Trock taverna,Guest,Sushico,Green Protein,Kadare bar&books, Apartamenti, Sette coffee & more, Flamingo lounge, Annex, Çarshia Lounge, n’Katun
Mono

Ju ftojm te gjitha biznesev gastronomike te Kosoves ti bashkohen këtij udhetimi duke e organizuar edhe vet neper komunat e tyre,ndersa ne Prishtine duke na shkruar ne facebook.

Ti dalim ne krah patrioteve te sotit deri ne fund te pandemis

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës / KultPlus.com

‘Vaj si qenka ba dynjaja, mos me tu ba me kenë gjallë’ (VIDEO)

KultPlus ju sjell një këngë të vjetër shkodrane, të intepretuar nga një këngëtare e jashtëzakonshme, që me zërin e saj të fuqishëm i jep këngës jetë.

”Vaj si qenka ba dynjaja”, e kënduar nga Xhejlane Gutaj, është një këngë e cila vazhdon edhe sot të dëgjohet, pasiqë posedon një melodi melankolike e rrënqethëse.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Vaj si qenka ba dynjaja!
Mos me tu ba me kenë gjallë.
un o i mjeri unë fukaraja
Paskam ndodhun un o pa igball!
Gjithë prej hallit e sikletit
M’u ba borxh me dal me u tret,
Mora rrugën e gurbetit
Selametin o për me gjet
Rrugen mbarë o me lot e lava
Dersa mbrrina jabanxhi.

Zemra m’thot gjithmonë pse kjava
Qysh se i vogël e dej’ n’pleqni.
Me taman kenka thanë motit
Vendit t’ huj mjerë kush e shkel.
Paska qenë o shkru’ prej Zotit
Me mbaru’mun o me siklet!
M’u rrit mjekrra m’u bo grrathë, grrathë
I mjeri unë o për t’ri tem!
Shkoj nër shokë s’ma bajnë nji vend
T’ju diftoj dertin qi kam. /KultPlus.com

Elva Margariti: Bileta falas në disa qytete të Shqipërisë për qytetarët që vizitojnë objektet kulturore

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi se janë marrë disa masa në mbështetje të qytetarëve që duan të vizitojnë zona kulturore.

Ajo bëri një lidhje me “Skype” për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” dhe deklaroi se në Gjirokastër dhe Krujë ofrohen bileta falas për qytetarët, transmeton KultPlus.

Margariti specifikoi se numri i biletave është i limituar.

“Kemi ulur çmimet, edhe ato simbolike, kemi shtuar edhe të katërta të dielat e muajit falas. Kjo ofron gjithmonë më tepër familjet, sidomos në parqet arkeologjike. Një nismë tjetër është ajo e marrëveshjes së nënshkruar me disa bashki ku ka më shumë vizitorë duke ju ofruar atyre bileta falas që shkojnë drejt njësive akomoduese të këtyre qyteteve. Marrëveshjet i kemi kryer me Gjirokastrën, Krujën dhe së shpejti edhe me Beratin”, u shpreh ajo.

Ministrja foli edhe për ecurinë e punimeve në objektet kulturore të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.  

“Ka filluar puna për vënine në stabilitet për disa prej këtyre monumenteve, sin ë Krujë, ashtu edhe në Durrës. Faza e emergjencës është duke u kryer ndërkohë, kjo në fakt edhe nga donatorët e vendeve të huaja. Kemi mbështetje edhe nga qeveria amerikane. Është një program shumë i gjerë. Shteti ka marrë përsipër të kryejë të gjithë projketet e zbatimit të restaurimit për fazën e parë, ndërsa pjesën e implementimit, presim punë ditësh ose javësh që Komisioni Evropian, mbështet trashëgiminë kulturore dhe arsimin. Në rastin e trashëgimisë do të kemi një fond prej 50 mijë eurosh. Kemi punime në shumë monumente në territor” deklaroi tutje Margariti. / KultPlus.com

Nëno me rrahu, nuk qava, edhe babi të rrihte ty

Nga Silviana Begaj

Nëno më fal, por unë po iki nga ty dhe nga kjo jetë! Po iki duke e ditur se faji ishte i imi dhe me brengën:- Po sikur jeta ime të ishte ndryshe. Por ska gjë sepse unë e pranoj fajin :- Linda femër.

Nëno unë ika! Mora burr. Ma zgjodhët apo e zgjodha. E doja, nuk e doja, u martova! Nëno me rrahu. Nuk qava. Edhe babi të rrihte ty. Nëno me rrahu përsëri. Mos i thuaj babit dhe vëllait. Ndoshta mërziten ose ndoshta më fajësojnë.

Nëno më dhatë burr të kamur. U gëzove shumë se mendove për mua. Faleminderit! E vërtetë, o Nënë zeza, bukë kishte ,por unë nuk isha e ngopur kurrë. Në atë familje me gjithcka mua më mungonte dicka. Nëno më rrahu! Nëno më rrahu përsëri e përsëri. Ndoshta më donte se shpesh më rrihte nga xhelozia.

Nëno më vrau! Mos prit që të paguaj me burg që më vrau. Mora burr të kamur. Del i pafajshëm shumë shpejt.

Nëno më dhatë burr të varfër. Nëno me rrahu. Nuk ka faj nëno. Nuk kemi ctë hamë. Nëno me vrau! Mos prit që të paguaj për krimin. Ai vërtet do shkojë në burg, por do jetë parajsa e tij. Nëno në burg ka ushqim dhe strehë të sigurt. Ai pasi me vrau u shpërblye me parajsën.

Nëno u ndava! Më rrihte. E di! Babi dhe vëllai nuk do më falin kurrë, por të paktën ti o nënë më kupto. Do jem mirë. Kam urdhërmbrojtje. Kam shtetin me vete.

Nëno me vrau! Nuk e dija qe urdhërmbrojtja është thjeshtë një copë letër dhe në fakt isha më e rrezikuar se asnjëhere. Policia nuk ka kohë të merret me mua, një pikë ujë në oqeanin e pafund.

Nëno më fal! Jam e dashuruar me një burr të martuar. Jam ajo tjetra! E doja, më vrau! Duhet të vdisja se kam mëkatuar. Gjithë bota do më kryqëzojë e do më mallkoj, por të paktën ti o nën, me zemër, ti më qaj në heshtje.

Nëno mendove për mua? Më mbajte nëntë muaj në barkë, më ushqeve me gjakun tënd, me gjirin tënd, mua mëkataren e shoqërisë maskiliste. Nëno mendove se isha djalë që më dhe gjak ato nëntë muaj në trupin tënd? Më fal nënë! Nëno unë ika nga kjo jetë, por ti mos u mërzit. Linda gabuar dhe të gjithë ju shpëtuat.

Nëno moj e zeza nënë! Më mbajte në trup, më rrite me sakrifica dhe tani po më jep me duart e tua në dhe. Vetëm të lutem mos i thuaj gjë babait. Ai do zhgënjehet nga unë se nuk të vret njëri kot dhe nuk do ma bëj hallall bukën. Nëno mos i thuaj gjë vëllait. Ai është i ri, gjaknxehtë. Do mendoj e do veproj marrëzira. Të jetë sekreti jonë i fundit o nëna ime.

Ama vetëm ti më fal. Jam fëmija jot. Se unë e di se gjithë njerëzia pasi të derdhi lotë për vdekjen time do më fajësoj, e do më varrosi më në thellësi dhe më në errësirë se ku jam tani. Është normale! Dicka kam bërë se nuk të vret njëri kot.Jam e mallkuar që në lindje se linda femër në një vend maskilist.

Nëno unë vdiqa! Mos më harro ti të paktën. Vetëm ti mos më fajëso, vetëm ti më kujto edhe sikur të më rivrasin pas vdekjes, ti më kupto.

Nëno duhet të më kishe vrarë që në lindje që të më qanin atë ditë dhe mos të më akuzonin e baltosnin më. Kam mëkate nëno dhe shoqeria jonë nuk ti fal dhe pas vdekjes.

Nëno unë vdiqa! Nëno unë nuk vdiqa. Më vranë të gjithë me heshtje. Nuk është fundi i botës. Një vajzë, një grua, një femër, një bashkëshorte, një motër, një shoqe vdiq. Eh, nga nesër cdo gjë do vazhdoj po njësoj. Do harrohem unë se do vdesi një tjetër. / KultPlus.com

Zonjën komplimentoje, ledhatoje e puthe por kurrë mos guxo ta pyesësh për moshën

Nga Edison Ypi

Mosha e Zonjës

U bo surrati jot me e pyt Zonjën për moshën. Ça dreqin ke që e pyet Zonjën për moshën ? Ke qef ta mposhtësh Zonjën, por meqënse Zonja nuk të përfill, e pyet për moshën. Vërtetë Zonja ka një mardhënie lozonjare me peshoren dhe pasqyrën. Problemet që Zonja ka me ato sende i zgjidh vetë, nuk të pyet ty që Zonjën e pyet për moshën. Nuk i pushton dot kështjellat e Zonjës, nuk i eksploron dot skutat e saj, nuk arrin ta lëpish mjaltin e koshereve të Zonjës, dhe i bën pyetje të helmatisura për moshën. Merru me të tjera mosha. Merru me moshën e të pa edukuarit, të paqytetëruarit, të korruptuarit, hajdutit, mafjozit, vrasësit. Mos i fut hundët te Mosha e Zonjës.

Merru po deshe edhe me moshën që e ke lënë pas dore, moshën e Zojushës, e cila, pavarsisht nga pasqyra rrenacake, peshorja hilanjose, dhe photoshopi, nuk mund të jetë më atraktive se Zonja. Nuk e mposht dot Zonjën duke e pyetur për moshën. Sado të lodhesh dhe çfardo armësh të përdorësh nuk e fiton dot luftën me Zonjën duke e pyetur për moshën. Zonja është e vetmja fitimtare kundër tiranisë së kohës. Mos u lodh kot ta transferosh përgjegjësinë për vështirësitë e jetës mbi Zonjën duke e pyetur për moshën. Mosha e Zonjës është shpikje e mashkullit frikacak që Zonjën nuk e njeh si njeri që ndjen, pranon, refuzon, dashuron, urren.

Mosha e Zonjës s’ka të bëjë me kronologjike, me rrjedhjen e kohës. Mosha e Zonjës është një mister që ti banali, ti mediokri, ti materiali, ti aestetiku, nuk e zbërthen dot kurrën e kurrës. Mosha e Zonjës nuk mund të kapet, nuk mund të matet nuk mund të kuptohet. Mosha e Zonjës është diçka që ikën e vjen, duket e zhduket, ngjitet e zbret, ndizet e tërbohet, rrjedh e derdhet brenda një magjie të pazbërthyeshme. Sa kohë nuk i numuron dot yjtë në qiell, s’ke pun me moshën e Zonjës. Zonjën komplimentoje, ledhatoje, puthe, depërtoje, por kurrë mos guxo ta pyesësh për Moshën. / KultPlus.com

Uta Ibrahimi nuk ndalet, paralajmëron ngjitjen në majën më të lartë në Turqi

Alpinistja e njohur, Uta Ibrahimi, e cila njihet për energjinë dhe pozitivitetin e madh që posedon, së fundi ka lajmëruar se do të fillojë ngjitjen edhe majën më të lartë në Turqi, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur Ibrahimi përmes një statusi në llogarinë e saj personale në Facebook.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Ibrahimit.

”Qështu ish tradita … para se me u nis malit, ish mirë mu la në Liqenin Van, ma i madhi në Turqi… i cili e kish ujin me kryp / mineral! Nejse, mu dok si Dhërmiu jonë, veq uji ma i nxehtë, nuk ja shihsha fundin e besa ish në naltë kogja, 1600metra lartësi mbidetare.
Nesër nisemi te nalt, drejt majës ma të naltë në Turqi, Ararat 5137m.”, shkruan ajo në Facebook. / KultPlus.com

Beyonce lanson këngën e saj të re (VIDEO)

Mbretëresha e muzikës, Beyonce, ka publikuar videoklipin e këngës së saj më të re të titulluar ‘Already’.

Kënga vjen në bashkëpunim me Shatta Wale dhe Major Lazer dhe është pëlqyer jashtëzakonisht nga fansat e këngëtares, të cilët kanë vërshuar me komente e klikime në minutat e parë të lansimit.

Kënga duket se është pjesë e albumit ”Black is king”, të cilin këngëtarja pohoi se do ta lansojë po këtë ditë. / KultPlus.com

Gurët e mëdhenj të Stonehenge zbulojnë një sekret

Gurët e mëdhenj të Stonehenge kanë zbuluar një prej sekreteve të tyre, respketivisht prejardhjen.

Hulumtimet e reja shkencore zbuluan se copat e mëdha të gurit në vendin e lashtë janë sjellë nga “West Woods”, një pjesë e Wiltshiret në Britaninë e Madhe, transmeton KultPlus.

Pjesët e gurit të njohur si “sarsens” përbëjnë Stonehengen që për shekuj me radhë ka bartur me vete sekrete të mëdha të krijimit.

Rezultatet e analizave me rreze ultravioletë kanë treguar se gurët janë marrë në një vend që është pak kilometra nga vendi i lashtë.

Ndërtime të ngjashme arkeologjike ende mund të gjenden në West Woods.

“Ishim të befasuar kur morëm vesh se gurët e West Woods janë të njëjtit me dy gurët e Stonhenge. Të gjithë ishin të mendimit se gurët mund të jenë transportuar nga ndonjë vend më të lartë”, ka thënë Katy Whitaker, arkeologe në Universitetin e Readingut.

Shkencëtarët deri më tani e dinin se gurët e vegjël të njohur Stonehenge vinin nga Uellsi. / KultPlus.com

Shqiptarja shpallet fituese e “Miss Connecticut Teen USA 2020”

Është bërë e ditur se vajza shqiptaro-amerikane Samantha Sarelli, fituese e “Miss Connecticut Teen USA 2020”, do të drejtojë një forum virtual mbi çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore, transmeton KultPlus.

Fotografia e Samantha Sarelli

Sipas informacioneve, thuhet se ky event do të organizohet në bashkëpunim me OKB-në në kuadër të Ditës Botërore Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Samantha është gjithashtu aktive në mediat sociale me një seri videosh për rritjen e ndërgjegjësimit mbi këtë çështje: “Human Trafficking: Victims Without Voices”.

Fotografia e Samantha Sarelli

Synimi është që të rritet ndërgjegjia e opinionit publik për këtë problem të vazhdueshëm. Samantha do ta drejtojë forumin ku do të flasin disa ekspertë të kësaj fushe. Ajo ka edhe një seri videosh në platformat e saj të medias sociale “Trafiku njerëzor: Viktima të heshtura” (Human Trafficking: Victims Without Voices).

Po ashtu duhet theksuar se Samantha Sarelli studjon në Trinity College dhe synon të diplomohet në Ekonomi dhe Shkenca Politike, Më pas, synon të shkojë në Yale për të studjuar drejtësi. / KultPlus.com

Çiftet zvicerane, më të lumturit në Evropë

Çiftet zvicerane janë më të lumturit në kontinent – të paktën sipas një studimi të ri të prodhuar nga Zyra Evropiane e Statistikave Eurostat, shkruan The Local.

Gjetjet u bazuan në vetë-raportim, me pjesëmarrësit që u kërkuan që t’i japin marrëdhënies së tyre një rezultat nga një deri në dhjetë.

8.6 e Zvicrës ishte më i larta kudo në Evropë – dhe ishte mbi mesataren kontinentale prej 8.

Irlanda, Malta, Sllovenia dhe Austria gjithashtu vlerësuan lartë.

Vlerësimi më i ulët në Evropë? Bullgaria, me 6.6, është i vetmi vend në listë që i vlerëson marrëdhëniet e tij nën 7.

Çiftet në Turqi, Greqi dhe Serbi gjithashtu nuk kanë vlerësimet më të mira për marrëdhëniet e tyre, duke dhënë nota midis 7 dhe 7.4. /albinfo/ KultPlus.com

Neuropsikiatri Afrim Blyta u drejtohet me një letër liderëve: A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi

Doktori Afrim Blyta, i doktoruar në fushën e neuropsikiatrisë, ua ka shkruar një letër politikanëve të Kosovës, ku ka shprehur mllefin e tij për situatën në të cilën gjendet Kosova.

Blyta thotë se gjendja në të cilën ndodhet Kosova nuk është përgjegjësi e qytetarëve pasi ata mund të jenë të papërgjegjshëm.

Letër e hapur “liderëve” politikë të Kosovës,

”Jam dëshmitar, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, nëpër çfarë situate po kalon vendi dhe njerëzit e saj. Vuajtje, dhembje, pikëllim i pa fund, i mijëra e mijëra bashkëkombësve. Parehati, shqetësim, ankth, frikë, zemërim i shumicës absolute të mbetur. Jemi në mes të sfidës e cila lëkundë themelin e ekzistencës fizike, si dhe kërcënon të ardhmen e vendit.

Jam dëshmitar, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, edhe për fjalët dhe veprimet e “liderëve” të saj.

Dhe po provoj, si njeri, mjek, profesionist i shëndetit mendor, mësimdhënës, me afër katër decenie përvojë, të kuptoj sjelljet e juaja si “lider”. Nuk ka vend në të cilën mund të ju kategorizoj, kjo del jashtë kapaciteteve të mija intelektuale.

Ndoshta po pyetni pse “lider”, sepse lider është, njëjtë si prindi, person i cili kujdeset dhe është në kontrollë të personit tjetër, grupit, vendit ose situatës. Fatkeqësisht, për të gjithë ne, ju lider nuk jeni. Ju jo vetëm që nuk kujdeseni, por edhe nuk jeni në kontrollë të asgjë tjetër përveç interesave personale dhe grupeve të vogla rreth jush dhe në kontrollë të shërbëtorëve të cilët nuk janë asgjë tjetër por makina votimi të kapura peng nga interesat vetjake.

Nuk është përgjegjësi e qytetarëve të Kosovës situata në Kosovë. Qytetarët mund të jenë edhe të papërgjegjshëm, si mund edhe fëmija të jetë i papërgjegjshëm. Por përgjegjësia për situata jashtë kontrollit i bie prindërve dhe liderëve. Liderët, janë ata që me veprime të duhura, të drejta, të pakushtëzuara nga interesi personal ose i partisë i bëjnë qytetarët e papërgjegjshëm të përgjegjshëm. Liderët, si edhe prindërit, pas lutjes së pasuksesshme të korrigjohet sjellja e papërgjegjshme, kanë jo vetëm obligim, por edhe detyrim të veprojnë dhe atë në interes të fëmijës dhe të qytetarit, jo të vetin, për këtë janë prindër ose lider.

A jeni në rregull? Çfarë halle keni? A jeni dehur nga pushteti dhe përfitimet materiale? A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi? A nuk mund të bashkëpërjetoni dhembjen, vuajtjen, humbjen e bashkëqytetarëve. A jeni të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm në çfarë situate gjendet vendi? A nuk mund të parashikoni çfarë mund të ndodhë? A ju kanë lënë sytë dhe veshët, apo si duket ju ka lënë edhe mendja? Apo ju pengon trungu para hundës që mos ta shihni bjeshkën?

Po fshiheni duke u arsyetuar pas kushtetutës, ligjeve, rregulloreve, rendit të ditës, të cilat i konsideroni si vlera. E keni humbur rrugën në oborr!

Cila është vlera më e madhe e njeriut, nëse nuk është jeta dhe shëndeti i tij!

Tradhtuat të ndjerët, të sëmurit, punëtorët shëndetësor, tradhtuat të gjithë të tjerët, me përjashtim të vetes.

Po mendoni se populli harron shpejtë, gabim e keni, kjo nuk do të ndodhë, jeta e njeriut është në pyetje, këtë qytetari nuk do ta harron. Dita e gjykimit do të vjen shumë shpejtë dhe si pasojë do t’ju hedh në shportë të historisë, aty ku e keni vendin, në pleh të saj.

Turpi ju mbuloftë.

Me mosrespektin më të madh,

Dr. Afrim Blyta” / KultPlus.com

Bajram, urime Bajrami!

Nga Bajram Mjeku

Kur isha fëmijë, festat e Bajramit i kam pritur me njëfarë makthi. Kisha ndjesinë se familjarët dhe miqtë, festën e Bajramit më uronin ndryshe nga të tjerët, sigurisht për shkak të emrit dhe disi ndjehesha ngushtë kur më uronin:
– Bajram, urime Bajrami!
Vetëm lidhja me Nanën e ndjerë, nuk ndryshonte asnjëherë dhe përqafimin e saj të gjatë, do ta ndjejë edhe nesër. Këtë ndjesi përqafimi e kam bartur edhe te fëmijët e mi. Jam i bindur se Ditën e Bajramit e përjetoj ndryshe nga të tjerët. Përveç si festë e konsideroj edhe si ditë gjykimi për veten! E kam lënduar dikën gjatë vitit? E kam bërë ndonjë gabim? E kam ndihmuar dikën? I kam dikujt ndonjë borxh e kështu me radhë…
Vitin e kaluar, një mik më ftoi për lutjet e Bajramit të Madh në njërën nga xhamitë e Prishtinës dhe ishte hera e parë që e vizitoja xhaminë e propozuar nga ai. Midis besimtarëve pashë edhe figura publike, për të cilët u ndjeva mirë, derisa imami i xhamisë ishte mik i familjes time.
Mbas procesionit të lutjeve, isha kurioz të dëgjoja ligjëratën e tij, pastaj cilën temë e kishte përzgjedhur për këtë ditë të veçantë, por edhe për mënyrën si do t’i qasej besimtarëve.
Ligjërata e tij e monotonshme dhe stereotipe zgjati më shumë se gjashtëdhjetë minuta dhe kur e bëra një sinopsis, nuk mund t’i përmblidhja as gjashtëdhjetë fjalë me vlerë. Foli edhe për humanizmin, i cili tingëllonte sa për kortuazi, pasi për këtë fushë nuk kishte elokuencë të mjaftueshme dhe kur besimtarët nisin të përshpërisin midis tyre, është shenjë se diçka nuk është duke shkuar mirë me Imamin!
Sapo mbaroi ligjërata dhe pasi ia uruam Bajramin njëri-tjetrit, Imamit ia shpreha dëshpërimin tim për ligjëratën e lodhtë dhe për temën e stërvjetëruar e imagjinare të dëgjuar mijëra herë që nga koha e gjyshërve tonë. Gjatë ligjëratës, Imami gjithë temën e inskenoi në shkretëtirat arabike dhe në betejat e përgjakshme midis të dërguarve të Zotit dhe “kufarëve”, siç shprehej ai, derisa ne të pranishmit mbetëm zë i humbur në shkretëtirë! I thashë se në këtë ditë të madhe, më mirë do të ishte të flisje për anën humane, pasi shqiptarët po bëhen gjithnjë e më johumanë, se Kleri mysliman ende mendon se shqiptarët janë po ata shkretanë që ishin dikur nën Perandorinë Osmane, se janë të manipulueshëm dhe të paditur në çështje të fesë, se besimtarët ende i trajtoni si të mjerë dhe analfabetë të frikshëm dhe krejt në fund se duhet të reformoheni me ide të reja konform kohës në të cilën jetojmë.

* * *
Në vitet njëzetë të shekullit nëntëmbëdhjetë, Kisha Katolike veçanërisht në Kontinentin e Vjetër u gjend në krizë të thellë, pasi besimtarët nuk i frekuentonin shumë, në veçanti Meshën e së Dielës. Kleri katolik i shqetësuar për këtë, iu drejtua Vatikanit dhe kërkoi dalje nga kjo situatë. Selia e Shenjtë për t’i kthyer besimtarët në Shtëpinë e Zotit, ndërmori hapa të guximshëm. Kërkoi që Kisha Katolike të lirohej nga konservatorizmi, pastaj lejoi që kishat të ofronin shujta për njerëzit në nevojë, si dhe lejoi organizimin e aktiviteteve për të rinjtë, edhe kur nuk kishin të bënin asgjë me fenë. Brenda një kohe të shkurtër, Kishës Katolike iu rikthye shkëlqimi që kishte nisur t’i zbehej prej kohësh.
Kleri mysliman, nuk mjafton të krenohet me rreth 1.200 xhami të ngritura në Kosovë, por duhet të reformohet thellë dhe të ketë qasje të reja e ide kreative, konform kohës në të cilën jetojmë. Edhe më pak mund të krenohet me fillimin e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, derisa dyert e xhamive hapen vetëm për lutjet e së premtes dhe për një javë mbeten të kyçura nën dry.
E kur e kemi fjalën për ngritjen e xhamive të reja, kjo i bie njësoj siç kemi ngritur dhjetëra shkolla të reja, me qëllim përfitimi të votës popullore, pa investuar në cilësinë e arsimit. Më keq se kjo, pa llogaritur se në dhjetëra shkolla në të cilat janë bërë investime milionëshe, klasët e tyre kanë mbetur të frikshme me vetëm nga një nxënës!
Me fat Bajrami i Vogël njerëz të mirë. Paqja e begatia mbretërofshin gjithmonë në familjet tuaja! / KultPlus.com

Milan Kundera dhuron bibliotekën dhe arkivat e tij në vendlindje

Shkrimtari Milan Kundera, 91 vjeç, autori i veprës së famshme “Lehtësia e padurueshme e Qënies”, vendosi të dhurojë bibliotekën dhe arkivin e tij privat në bibliotekën e qytetit të vendlindjes së tij Brno në Republikën Çeke, ku ai kaloi fëmijërinë e tij.

Menaxhimi i bibliotekës në Brno njoftoi se i gjithë koleksioni i librave të Kunderës do të transferohet nga Parisi, ku jeton artisti, në Republikën Çeke gjatë vjeshtës.

Shkrimtari i famshëm dhuron gjithashtu librat e tij të përkthyer në çekisht dhe dyzet gjuhë të tjera, si dhe artikuj të gazetave që ai shkroi, recensione dhe përmbledhje të veprës së tij, fotografi dhe vizatime.

Gjithçka do të jetë në dispozicion të publikut, kryesisht në versionin dixhital, deklaroi biblioteka në Brno.

Ikje nga regjimi

Milan Kundera është shkrimtari bashkëkohor më i famshëm dhe më i lexuari me origjinë çeke. Ai jeton në Paris që nga viti 1975, kur iku nga regjimi komunist i Çekosllovakisë.

Libri i tij i fundit është “Injoranca”, shkruar në frëngjisht dhe botuar në vitin 2000.

Kundera jeton në izolim. Ai ka udhëtuar në Republikën Çeke për vite me radhë, por pa dhënë kurrë deklarata për gazetarët. /tesheshi.com/ KultPlus.com

Skulptura në bronx e aktores Hajrie Rondo, së shpejti në Delvinë

Qytetit të Delvinës do t’i shtohet një tjetër skulpturë në bronx që do të vendoset në sheshin qendror të tij, ajo e aktores Hajrie Rondo.

Lajmi u bë i ditur nga kryetarja e bashkisë së Delvinës, Majlinda Qilimi, e cila thekson se “Delvina, ky vend i magjishëm ku kanë jetuar e jetojnë njerëz që kanë lënë gjurmë në histori, figura që kanë spikatur e spikatin në çdo fushë të jetës, figura që janë memorizuar fort e janë përjetësuar në memorien kolektive për të na dhënë ne, delvinjoteve, doza të fuqishme krenarie. E ndërsa në sheshin qendror të qytetit qëndron hijerëndë e madhështor, Sulejman Delvina, një tjetër figurë pret të hijeshojë e të lartesojë sheshin pranë kinoteatrit të qytetit. Delvinës do t’i rikthehet serish bija e saj Hajrie Rondo, këtë herë jetësuar në Bronx”.

“Ndihem vërtet e ngazëllyer, por edhe me fat që do të jap edhe unë mbështetjen time, krahas mbështetjes që kanë ofruar deputetet e zonës Alket Hyseni e Z.Andrea Marto. Mirëprita projektin e realizuar nga skulptori Kreshnik Xhiku, pasi askush më mirë se një artist delvinjot nuk mund të realizojë një vepër për një artiste delvinjote”, – theksoi Qilimi.

Kryebashkiakja Qilimi u shpreh se “shumë shpejt Hajria jonë, do të jetë mes nesh, në vendin që e lindi dhe e rriti”.

Hajrie Rondo lindi më 1 mars 1951 në Delvinë. Ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma, mes të cilëve mund të përmendim filmin tepër të njohur për shqiptarët “14 vjeç dhëndër”. Aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare, Hajrie Rondo, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare në 9 shtator 2017. Rondo është ndarë nga jeta vetëm pak minuta më parë, në Himarë./atsh/ KultPlus.com

Dokumentari “Hope” i Vjosa Abazit shpalosë historitë e katër grave heroina shqiptare

Suada Qorraj

Katër gra, katër histori të ndryshme me një fat të përbashkët, heroina që ndonëse të goditura si mos më keq nga fatkeqësia, mbajnë të freskëta rrëfimet e tyre. Nuk është historia e njëjtë ajo që i bashkon, por është shpresa që i mban të gjalla, ju jep kurajo dhe forcë për të vazhduar më tutje. Dokumentari “Hope” sjellë rrëfimet dhe përditshmërinë e këtyre katër grave, Hajries, Ferdonijes, Valintinës e Makfiretes, i bënë të gjalla dhe njëherë historitë që nuk duhet të kalohen në heshtje, shkruan KultPlus.

Ndonëse ishte ditë dimri dhe acari kishte filluar që të mbulonte rrugët, Janari i vitit 2017 kishte gjetur personazhet dhe ekipin e këtij dokumentari brenda mureve të Kalasë së Prizrenit. Siç e përshkruan Vjosa Abazi, regjisorja e këtij dokumentari, temperatura tashmë kishte kaluar nën zero gradë celsius. Xhirimet që filluan nga fundiviti i 2016-ës zgjatën diku rreth 3 vite për të përfunduar po në ftohtësinë e muajit të festave, Janarit të këtij viti.

Dokumentari “Hope” që përkthyer në gjuhën shqipe do të thotë “Shpresë”, do të ketë premierën në edicionin e 19-të të Festivalit Ndërkombëtar të filmit “DOKUFEST”. Madje ky dokumentar tashmë ka arritur që në këtë festival të jetë në konkurrencë kombëtare.

Regjisorja e këtij dokumentari Vjosa Abazi, në një intervistë për KultPlus ka thënë se vendi jonë duhet të promovohet e të njihet nga vendet e tjera të botës nëpërmjet forcës së gruas shqiptare.

“Ne shohim shumë dokumentare të vendeve të ndryshme të botës të cilët promovojnë vendin e tyre, në forma të ndryshme. Edhe vendi ynë do të prezantohet përmes këtyre storieve dhe do të njihet edhe më shumë në vendet e botës e sidomos forca e gruas shqiptare”, ka deklaruar ajo.

Abazi thotë se jeta e personazheve të këtij dokumentari është e veçantë dhe nuk duhet të kaloj në heshtje, pasi që ne përmes tyre mësojmë për periudha të ndryshme të jetës në vendin tonë.

Ajo ka shtuar se do të ndjehej njeriu më i lumtur në botë në qoftë se dëshira dhe ëndrra e secilit personazh do të realizohet pas publikimit të këtij dokumentari. Por, sipas saj sikur gjërat në vendin tonë të funksionin siç duhet atëherë këto katër gra tashmë do të kishin një jetë më ndryshe.

“Do të isha njeriu më i lumtur në botë që dëshira e tyre të realizohet pas prezantimit të dokumentarit. Po të funksiononte çdo gjë mirë dhe me rregull në vendin tonë atyre deri më tani është dashur t’ju ndryshoj jeta”, ka shtuar Abazi.

Ndërkaq kur flet për suksesin e dokumentarit, Abazi deklaron se ajo dhe çdo person tjetër që ka punuar në këtë dokumentar e ka bërë me qëllim që të ndikojnë dhe të pëlqehet nga audienca, por gjithashtu dhe jurisë së festivalit.

Vjosa Abazi tregon se dokumentari “Hope”, festivalin ndërkombëtarë të filmit “DokuFest” e ka vetëm rrugë të fillimit, pasi që ky dokumentar do të udhëtoj edhe nëpër festivale tjera.

“Po besoj që dokumentari do të udhëtoj edhe në festivale të tjera, DokuFest-i është veç fillimi”, ka përfunduar intervistën kështu Abazi. / KultPlus.com

Shndërrimi i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, në një destinacion të veçantë turistik në Ballkan

Turizmi po shihet tashmë si një sektor ekonomik që do të garantojë zhvillim të qëndrueshëm dhe do të ketë ndikim të madh në plotësimin e kërkesave të qytetarëve shqiptarë dhe turistëve të huaj për vizita kulturore, kohën e lirë, shëndetin dhe sportin, akomodimin, ushqimin dhe argëtimin, etj, duke ndryshuar pozitivisht strukturën ekonomike, duke krijuar vende të reja pune dhe të ardhura të konsiderueshme, si dhe duke kontribuar në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.

Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm është një sfidë shumë e madhe në zhvillimin e përgjithshëm të industrisë turistike shqiptare, e cila po merr një hov të dukshëm në vitet e fundit. Numri i strukturave akomoduese dhe operatorëve turistikë ka ardhur vazhdimisht në rritje, megjithatë nuk ka ende plane dhe strategji të sakta mbi të cilat përfitimet që sjell turizmi t’i shërbejnë zhvillimit të tij të qëndrueshëm. Gjithashtu, përgatitja teorike dhe praktike e operatorëve dhe menaxherëve turistikë karakterizohet nga mangësi në përgatitjen profesionale.

Aktualisht në Shqipëri, një pjesë e madhe e njerëzve janë të punësuar në sektorin e shërbimeve që lidhen me turizmin dhe për këtë arsye është thelbësore të zgjerohet spektri i shërbimeve, të zgjasë sezoni i turizmit dhe të ofrohet një cilësi më e lartë e shërbimeve bazuar në produkte autentike vendase, trashëgimi natyrore dhe kulturore, traditë dhe kulturë. E gjithë kjo duhet të bëhet me qëllim të tërheqjes së një numri më të madh të vizitorëve vendas dhe të huaj.

Zhvillimi dhe promovimi i produktit të turizmit është veçanërisht i rëndësishëm kur bëhet fjalë për parqet kombëtare pasi ato kanë potencial të madh për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, të aventurës dhe komponëntët e tij kulturorë. Pikërisht një prej tyre është edhe Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Projekti me fokus Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është kompleksi ligatinor më i madh në Shqipëri, ku Laguna e Karavastasë, është një nga më të mëdhatë në Detin Mesdhe, e njohur si një ligatinë me rëndësi të lartë në nivel ndërkombëtar nga Konventa Ramsar (1994).

Laguna e Karavastasë është e mirënjohur për koloninë e saj të species së rrezikuar botërore të Pelikanit Dalmat (Pelecanus crispus). Prania e këtyre shpendëve është edhe një nga arsyet kryesore që laguna e Karavastasë është përcaktuar si Zonë Ramsar e Rëndësisë Ndërkombëtare.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një vend i rëndësishëm për faunën ujore dhe luan rol të rëndësishëm në ekonominë e peshkatarëve vendas.

Peizazhi mahnitës është një nga karakteristikat spikatëse të këtij parku, të cilat ndikojnë pozitivisht në ekonominë vendase dhe si portë për zhvillimin e turizmit.

Duke vlerësuar potencialet që ofron ky park, Fondacioni SIG, një organizatë jo-fitimprurëse, jo-qeveritare që ka në fokus zhvillimin ekonomik dhe social të vendit në nivel lokal dhe rajonal filloi në muajin tetor 2019 zbatimin e projektit “Menaxhim i zgjuar i produktit të turizmit kulturor për shfrytëzimin e pasurive natyrore, qëndrueshmërinë dhe tërheqjen territoriale”.

Aktivitetet e këtij projekti po realizohen përmes një granti të siguruar nga Projekti për Promovimin e Turizmit i Regional Cooperation Council (RCC). Projekti është financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga RCC në përpjekje për të kontribuar në rritjen dhe konkurrencën e gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor duke mbështetur zhvillimin dhe promovimin e ofertës së përbashkët rajonale kulturore dhe aventureske të turizmit.

Qëllimi i këtij projekti është rritja e atraksionit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, duke promovuar turizmin e aventurës në bazë të vlerave natyrore dhe kulturore të tij, me qëllim zhvillimin e një destinacioni të veçantë turistik në rajonin e Ballkanit.

SIG po e përdor grantin e këtij projekti për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta si një destinacion tërheqës për turizmin e aventurës dhe për të kontribuar në promovimin e tij duke përdorur mjete të reja teknologjike.

Aktualisht për sa më sipër, përmes këtij projekti ekspertët e SIG realizuan një Raport Vlerësimi Bazë të vlerave natyrore (florës dhe faunës) dhe trashëgimisë kulturore dhe të turizmit në Park, shërbimet e disponueshme (përfshirë akomodimin) dhe numrin e ofruesve të shërbimeve, numrin e operatorëve turistikë dhe vizitorëve në Park, situatën e infrastrukturës dhe situatën mjedisore (menaxhimi i mbeturinave).

Të dhënat e nxjerra nga ky raport, do të përdoren për të zhvilluar një model biznesi për zhvillimin e mëtejshëm të Parkut, por edhe për të zhvilluar paketa turistike.

Sipas raportit vlerësues, konstatohet se falë burimeve turistike të shumta në park, turizmi i aventurës me format përkatëse të tij ka mundësi për t’u zhvilluar më tej.

Përveç të tjerave disa nga risitë që do të sjell ky projekt për parkun e Divjakë-Karavastasë do të jenë prodhimi i Platformës Elektronike dhe Turi Virtual 360 gradë, hapja e faqes zyrtare për parkun dhe broshura turistike (të cilat aktualisht mungojnë), do të jenë një vlerë e shtuar në promovimin e parkut dhe zhvillimin e turizmit.

Këto produkte pritet që në fillim të muajit shtator 2020 të jenë të aksesueshme për turistët vendas dhe të huaj.

Gjithashtu në fund qershor 2020, u organizua workshopi on line “Zhvillim dhe Ngritje kapacitetesh për promovimin e turizmit”. Mbi 80 pjesëmarrës nga qytete të ndryshme të Shqipërisë (Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Lushnjë, Fier, Pogradec, Korçë, Shkodër etj), të Kosovës (Prizren, Gjilan) dhe Maqedonisë së Veriut (Shkup) u bënë pjesë e workshopit. Pjesëmarrësit e vlerësuan këtë workshop si një mundësi për të rritur bashkëpunimin midis shumë aktorëve në fushën e trashëgimisë kulturore, historike e më gjerë.

Zhvillimi dhe promovimi i produktit të turizmit është veçanërisht i rëndësishëm kur bëhet fjalë për parqet kombëtare pasi ato kanë potencial të madh për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, të aventurës dhe komponentët e tij kulturorë. Pikërisht një prej tyre është edhe Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta./atsh/ KultPlus.com

Ellen DeGeneres thyen heshtjen pas akuzave të rënda ndaj saj

Ellen DeGeneres është një ndër figurat më të njohura dhe të dashura të ekranit, e cila ka fituar zemrat e publikut me emisionin “Ellen DeGeneres Show”.

Në momentin që mendohej se nuk ka asgjë që nuk shkon me të, të shumtë ishin personat që e akuzuan dhe thanë për të që ajo në të vërtetë nuk është aq e dashur dhe e sjellshme siç paraqitet në ekran.

Kështu ka ndodhur sërish së fundmi pasi, punonjësit e tanishëm dhe të dikurshëm të emisionit të saj thonë se janë përballur me racizëm, frikë dhe kërcënim. Ata thonë se janë pushuar nga puna pasi kanë marrë leje për probleme shëndetësore ose për raste vakie për familjarët.

Sakaq, disa ditë më parë, disa punonjës janë përballur me arrogancë dhe kanë qenë dëshmitarë të favorizimit nga producentët e emisionit, duke shtuar se problemi qëndron tek tre producentët që kanë në dorë çdo gjë, të cilët tregohen arrogantë, madje të pushojnë nga puna nëse ke ndonjë problem, pasi sipas tyre ka shumë njerëz që duan të punojnë aty.

Pas gjithë zhurmës ka ardhur edhe reagimi i Ellen DeGeneres, e cila i ka dërguar stafit të emisionit të saj një letër të publikuar nga E!News, ku shkruan se është e zhgënjyer nga akuzat e bëra kundër anëtarëve të stafit të saj, shkruan të premten IconStyle.

“Një ditë para fillimit të emisionit, unë u thashë të gjithëve në takimin tonë të parë se Ellen DeGeneres Show do të ishte një vend i lumturisë – askush nuk do të ngrinte zërin dhe të gjithë do të trajtoheshin me respekt. Natyrisht, diçka ndryshoi, dhe unë jam e zhgënjyer kur mësoj se nuk ka qenë kështu. Për këtë, më vjen keq. Kushdo që më njeh e di se është e kundërta e asaj që unë besoj dhe ajo që doja për emisionin tonë”, ka thënë ajo.

DeGeneres pranon se suksesi i saj dhe i spektaklit që drejton prej vitesh nuk do të ishte i mundur pa të gjitha kontributet e punonjësve të saj. Ajo thotë se emri i saj është në një show kaq të madh dhe për gjithçka që ndodh, përgjegjësinë e merr ajo.

Për këtë arsye, ajo deklaroi se ajo dhe Warner Bros. po punojnë së bashku për të përcaktuar hapat e ardhshëm për të korrigjuar çështjet që gjetën përmes një hetimi të brendshëm.

“Ndërsa jemi rritur në mënyrë eksponenciale, unë nuk kam qenë në gjendje të qëndroj në krye të gjithçkaje dhe jam mbështetur te të tjerët për të bërë punët e tyre pasi ata e dinin se si do të doja t’i bëja. Por, është e qartë se disa nuk e kanë ditur. Kjo tani do të ndryshojë dhe unë jam e vendosur të sigurojë që kjo nuk do të ndodhë më”, shtoi ajo. / KultPlus.com

“N’Kosovë kurrë s’ka pasë katunarë e qytetarë, ndarja ka origjinë tjetër”

Shkruan Nezir Kraki

Prej vitit 1912 deri në vitin 1999, n’Kosovë kanë ekzistu dy kategori tjera shoqërore:

1) Shërbyesit dhe ithtarët e bashkim-vllaznimit serbo/jugosllav të cilët jetonin në dhe për sistem dhe forcoheshin falë tij. Disa për hall por shumica me bindje.

2) Të panështruarit, atdhetarët dhe familjet e tyre të cilët jetonin kryesisht në armiqësi me sistemin dhe vuanin prej tij.

Pastaj krejt natyrshëm, kjo kategoria e parë « qytetërohej » më shpejt. Qasja në punë, në kredi, në banesa, në bursa…. pa u penguar as bezdisur kurrë nga Milicitë e Jugosllavisë, ishte rutina e tyre. Çdo ndjesi kombëtare apo ide anti sistem merrej nga ta si prapambeturi dhe sulm ndaj suksesit bashkim-vllaznues.

Ndërkohë, kategoria e dytë, në të cilën krenarisht bëj pjesë, e kalonte shekullin në periferi të çdo gjëje, jo veç të qyteteve. Ata jetonin, ne mbijetonim. Derisa fëmijët e ‘jugosllavistëve’ kishin qasje në kurse të anglishtes, në fusha sporti, në shkolla elitare me emra heronjsh kryesisht serbë, ne të linçuarit e sistemit mësonim këmbëkryç dhe shpiknim lodra pa e ditë që ato ekzistonin të gatshme në « zadrugat » e qytetit.

Kjo pastaj çoi në thellimin e ndarjes shoqërore. Ata u jugosllavizuan deri në palcë, ne mbetem atdhetarët e paditur dhe mosmirënjohës ndaj të mirave. që na vinin nga Beogradi.

Dhe a dini çfarë ndodhi kur vdiq Jugosllavia?
Brenda natës u bënë atdhetarë e nacionalistë dhe kur ne filluam të kërkonim Kosovën Republikë ata shkonin edhe më larg, kërkonin bashkim kombëtar. Eu vakia e Zotit!

Madje kur doli UÇK-ja, disa nga djemtë dhe nipat e bashkim-vllaznimit, ia mësyen uniformes, si momentin e fundit për shpërlarje patriotike dhe pas luftës na thanë neve që e kishim një shekull luftë anti Serbi, « ju shumë të butë valla ».

Edhe sot, çdo ditë shoh djem e nipa të Jugosllavisë duke na mbajt leksione patriotike publikisht thua se baballarët e tyre kanë jetu në shekullin 15 dhe gjithçka është harru ndërkohë. Jooo! Asgjë nuk është harru! As ‘rezervistët e fjetur’ që në mesin e protestave te vitit 1989 i dorëzonin revolet e Serbisë dhe « patriotizoheshin » papritmas, as ata që me zell e luftonin çdo ndjesi atdhetare për mbrojtjen e bashkim-vllaznimit, madje me shumë se vet serbët.

Normalisht që s’jam i çmendur te them se të gjithë nga qytetet ishin të tillë. Ka pasë përjashtime të shumta madje por kjo qe e thash me pak fjalë e ilustron ‘modën’ e asaj kohe. Modë të cilën do ta shtjelloj shkencërisht ne nje punim të detajuar dhe me burime të sakta. Poashtu, nuk mund të themi se qytetet nuk luftuan sepse i kemi shembujt e Gjakovës dhe Pejës që e thonë të kundërtën.

Por, sido që ta analizojmë këtë punë, edhe pas luftës, për arsyet që i thash këtu sipër, rruga drejt studimeve dhe karrierës apo drejt ‘qytetarisë’ ka qenë dhe mbetet shumëfish më e vështirë për neve që jemi lindë dhe jemi rritë në familjet e ‘periferisë jugosllave’. Kjo e sqaron edhe sot arsyen pse çdo natë në TV e në debate ju shihni ‘rini jugosllave’ ose si gazetarë ose si analista ose si politikanë.

Nejse… s’po e zgjas më shumë.

P.s. Mos e merrni si sulm këtë përgjithësim të qëllimshëm. Qëllimi është te rikujtohen disa gjera që janë ne origjine te ndasive tona sot.
Nese komentoni, rrini ne teme ju lutem dhe dijeni qe kur flas per kete pune e di per çka flas. Ata që ma njohin familjen dhe babain e kuptojne. / KultPlus.com

Regjisori Apolloni: Ligji për teatrot është diskriminues, duhet të ndryshohet

Regjisori Ben Apolloni ka reaguar sot në lidhje me ligjin për teatrot në Republikën e Kosovës që sipas tij është ligj diskriminues, përcjellë KultPlus.

Apolloni shkruan se ligji ka gabime dhe duhet të ndryshohet, në të kundërtën do të dëmtohet teatri dhe do të pengohet zhvillimi i artistëve.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ligji për Teatrot, i Republikës së Kosovës, është Ligj diskriminues. Ai diskriminon shumicën e artistëve të teatrit. Sipas tij, në ansamblet rezidente të teatrove duhet të punësohen vetëm aktorët, kurse artistët tjerë, si: regjisorët, dramaturgët, skenografët, kostumografët, kompozitorët, koreografët, dizajnerët, make up artistët, … as që i bën hesap.
Duket se ata që kanë hartuar Ligjin, nuk e kanë idenë se si funksionon teatri, si realizohet një shfaqje. Ata shohin vetëm aktorët në skenë ( edhe pse dyshoj se disa as që kanë parë ndonjëherë shfaqje) dhe mendojnë se aktorët janë ata që bëjnë shfaqjet. Por nuk kanë idenë se regjisori, dramaturgu, dhe artistët tjerë “të padukshëm”, janë në të vërtetë truri i teatrit, i shfaqjes.
Ligji ka gabime, duhet të ndryshohet. Nëse nuk ndryshohet, do të dëmtohet teatri në Kosovë, do të pengohen artistët që të zhvillohen si duhet. / KultPlus.com

Shkrumbohet furgoni me të cilin po udhëtonin Inva Mula, Ermal Mamaqi e VIP-a të tjerë

Shkrumbohet në afërsi të Tropojës makina, me të cilën udhëtonte Ermal Mamaqi, Inva Mula, Mirela Sula dhe disa personazhe të tjerë të njohur. Lajmin e ka bërë vetë publike në rrjetet sociale shkrimtarja Sula.

Sula tregon me video sesi furgoni me të cilin ata po udhëtonin ka marrë flakë në mes të rrugës. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi të gjithë mundën të dilnin në kohë nga mjeti. Shkrimtarja falënderon sopranon e njohur, e cila iu kishte bërë thirrje të gjithëve që të dilnin nga makina.

“Kjo është makina me të cilin ne ishim nisur për të shkuar në Tropojë dhe Zoti donte që në te shpëtonim, të jemi gjallë. Ermal falë teje jemi gjallë. Imagjino të ishim akoma aty brenda çfarë do ndodhte, ne duhet të jetojmë akoma. Po mos të kishim qenë rob zoti s’do shpëtonim, falë energjisë së mirë. Ua iku furgoni, u zhduk fare. Inva na shpëtoi jetën sot. Ajo na tha të dilnim nga furgoni. Falë teje jemi gjallë. Duhet të ndalojmë zjarrin, se mund të shpërndahet zjarri.”, shprehet ajo.

Ndërkohë mjeti është ende në flakë. Në vendngjarje nuk ka mbërritur asnjë zjarrfikëse. Personazhet e njohur edhe udhëtarët e tjerë janë ende në panik nga kjo ngjarje. / KultPlus.com

Enke Fezollari, ngjit në skenën greke veprën shqiptare ‘Vendi ku nuk vdiset kurrë’

Ideator dhe regjisor i shfaqjes më të bujshme të sezonit veror, “Nga posti sundues- Dinamika e Fjalës Publike”, me emrat më të famshëm të artit skenik vendas, Enke Fezollari sjell në Athinë nga tetori veprën shqiptare të Ornela Vorpsit “Vendi ku nuk vdiset kurrë”.

Enke Fezollari, regjisor dhe aktor i lindur në Shqipëri e rritur në Greqi sundon sërish skenën dramatike, me një shfaqje unike, bazuar në veprat e helenizmit të lashtë.

Integrimi i saktë dhe i plotë në shoqërinë greke përfshihet ndër hapat e hedhura me ndjeshmëri e mprehtësi nga artisti Enke Fezollari, si një formulë sekrete për shumicën prej nesh. Memoria e tij shpalos shpesh grimca të fëmijërisë së hershme në Pogradec dhe Tiranë, me një mbidozë talenti e guximi shprehës, që rrëmben si ujëvarë vëmendjen dhe ngjall vetëm adhurim sa herë referohet në Shqipërinë e tij. Ashtu si të njëjtat gjenerata greke gjunjëzohen para altarit të galerisë së pasur rolesh e fatesh, jetëkrijimesh e përjetësime të klasikëve, që ngjallen vazhdimisht në një plejadë krijimtarie të Fezollarit, ekskluzivisht për të apasionuarit e artëdashësit.

Dekadën e fundit Enke Fezollari është fenomeni i padiskutuar i artit skenik grek, mjeshtër në çdo qelizë i skenës dhe passkenës, i miratuar unanimisht edhe nga më skeptikët, ndërsa mitet përulen gradualisht me çdo iniciativë të re.

Këtë verë, ndoshta më të rrallën ndër dekada, harku i Fezollarit qëllon sërish në shenjë. Në një “flashback” ndërmerr guximin të copëzojë retorikën e lashtësisë greke, për të zgjuar nga gjumi letargjik, i pandemisë apo jo, neve, bashkëkohorët, modernët, të gjunjëzuarit pa perspektivë…

Ideatori dhe regjisori i shfaqjes më të bujshme të sezonit veror, sundon lehtësisht skenat e teatrove të lashtë grekë, nga veriu i Greqisë e në çdo kënd, në një shëtitje mbresëlënëse, dedikuar qytetarëve dhe politikanëve, mbarë opinionit publik, ndërsa media vendase thjesht i dorëzon pa hezitim faqen e parë, titujt kryesorë, me duartokritje të kristaltë. Jehonës së helenizmit i bashkohen tingujt e kompozitorit Jorgos Andreu dhe aktorët e mirënjohur Filareti Komninu, Ana Mas’ha Kaliopi Evangjelidhu dhe Alekos Sisovitis.

Sa kemi fatin të ndodhemi në territorin grek, në shkallët e ngurtësuara nga shekujt të skenave të lashta, përmes “Nga posti sundues-Dinamika e Fjalës Publike” do të dëgjojmë kumbimin e zërit të Thukididit në “Elegjinë e Perikliut”, të Platonit, Aristotelit, Arianos, Diodorus Siculus e të tjerë.

Një shfaqje retrospektivë në epokën e Athinës së uritur të Perikliut, luftrat e Peloponezit, pasionin e Alkiviadhis dhe helenëve për Sicilinë, dialogun e Meneksenos me Sokratin nga filozofia e Platonit. Në vijim, lideri botëror Aleksandri i Madh, nxënës i Aristotelit, i drejtohet popullit me dhurata e premtime të vyera në përjetësi. Udhëtimi ideor tërthurret me vlerat e demokracisë, të drejtësisë, të virtytit, por flet dhe për skifterët që rrëmbejnë me çdo mënyrë famën dhe prestigjin e pamerituar. Takim me të varfërit e të munduarit që, gjithsesi, në ato shekuj të pluhurosur tashmë, gëzonin të drejtën të ndryshonin nivelin e jetesës, të kandidonin për poste drejtuese, të konkurronin për lidership si të barabartë. Përulje për të guximshmit e trimat që duhen gjykuar jo nga rezultati, por nga ndershmëria e qëllimit fillestar. Me një finale mrekulli nga gjeneral Perikliu gjatë leximit të “Epitafios” për të vdekurit e nderuar të një sistemi demokratik të vërtet, real e të prekshëm. Një zhytje e thellë pa oksigjen, pa frymë, në epokën më madhështore të njerëzimit, duke marrë sërish mësimet e domosdoshme nga tekstet që adhuruam fëmijë, por mesa duket harrojmë duke u rritur. Kjo është shfaqja që përgatiti e korr sukses këto ditë e javë në Greqi, artisti Enke Fezollari.

***

Me një buzëqeshje të çiltër e dashamirëse, Fezollari është “dhuratë” për çdo gazetar. E vetmja kërkesë e panegociueshme që ka për median vendase është të shkruhet saktë emri i tij. Greqishtja moderne nuk ka bashkëtingëlloren “ll”, Enke këmbëngul se mbiemri i tij shkruhet me dy “l”. Përveç këtij detaji që shkakton veç buzëqeshje dhe vulos vërtetësinë e artistit për identitetin e tij të pamohueshëm, çdo bisedë tjetër është një eksperiencë shkëlqyese si rrezet e diellit pas ngricës së dimrit të acartë. Nuk e teproj aspak, është një mik shumë i mirë, ndër të rrallët që gjithmonë ndjehem krenare e përmend plot sadisfaksion “A po, Enken e njoh, është i Yni”.

Vera e sivjetshme nuk përbën përjashtim për veprimtarinë teatrale, as pandemia nuk i pengoi asnjë plan. Fatmirësisht, media sociale lehtëson kontaktet dhe Enke, që ndodhej në veri për bashkëpunimin me teatrin shtetëror të Seres, gjithmonë i gatshëm e euforik, kërkesës për një intervistë së largu i’u përgjigj me hapin guximtar të këtij tetori: “Do të sjellim në Athinë veprën e Ornela Vorpsit, do duhet patjetër diçka edhe për gazetën e diasporës” përgjigjet e unë mendoj se thjesht më arriti edhe këtë radhë.

Ka lindur në Shqipëri në vitin 1981, ndërsa pas viteve 90’ emigroi në Greqi. Nga viti 2005 e deri në vitin 2017 ka bashkëpunuar me regjisorët më të famshëm të Teatrit Kombëtar grek, Teatrit të “Neos Kosmos”, “Apo Mihanis”, “Chora” etj.  Nga viti 2010 angazhohet si regjisor, në vitin 2013 vlerësohet me çmim në Festivalin e Sarajevës për veprën “Lista” e Kleris Lionakis sëbashku me Manos Karaxhojanis. Në të njëjtin festival prezantoi dhe “Hekubën” e Euripidit me aktorë grekë e shqiptarë emigrantë. Në rolin e Hekubës aktorja e mirënjohur Vefi Redhi me të cilën do të bashkëpunojë sërish për shfaqjen “Vendi ku nuk vdiset kurrë”.

Në vitin 2017 përfaqësoi në Festivalin e Berlinit, në kuadrin e programit “Endlich Theatre” Teatrin Eksperimental Kombëtar Grek, ku brenda 24 orëve realizuan regjinë e një vepre turke.

Viti 2015 rikthen Enken në Shqipëri, këtë herë në rolin e merituar, të regjisorit të dramës së Shekspirit “Hamlet”. Bashkëpunimi me Teatrin Eksperimental Kombëtar të Shqipërisë dhe aktoren e madhe Luiza Xhuvani, në një shfaqje hipnotizuese shkruan histori.

Po në vitin 2017, prezanton për publikun artdashës të Festivalit të Athinës “Virgjëreshat e Betuara” të Elvira Dones, ideuar e realizuar përmes monopateve të veriut shqiptar.

Veprimtaria vijon me shfaqje prestigjioze, klasike, moderne, si dhe interpretime monologësh apo rolesh të gjithanshme, si dhe bashkëpunime me figurat më të rëndësishme të teatrit bashkëkohor grek, autorë, kompozitorë, regjisorë, ndërsa nga ministria e Kulturës së vendit e çdo institucion shtetëror apo privat tashmë ofrojnë mbështetje haptazi me bindje e vullnet të plotë në gjykimin e krijimtarinë e Enke Fezollari.

 Gjuha bisturi e Ornela Vorpsit pushton skenën greke

Provat kanë filluar, aktorja greke Amalia Arseni dhe shqiptare Vefi Redhi imtëzohen nën petkun e heroinave të librit me opinione më të polarizuara, por edhe të shumëvlerësuar të shqiptares Ornela Vorpsi, “Vendi ku nuk vdiset kurrë”.   

Vetë regjisori dhe gjithmonë ideatori i shfaqjes, Enke Fezollari, shprehet për krijesën e tij të fundit:

“Mjaftojnë 2 orë të përshkruash një jetë, një trup, një vend, gjithë Ballkanin? Kush janë detyrimet, kush është detyra, çfarë fshihet ndërmjet, pyes veten ndërsa riformuloj një varg të Seferit. Cilin identitet social e politik veshim? Përse dhe për cilin? Cilat parime e iluzione mbartim? Me sa iluzione lindim e sa të tjera linden duke u rritur? Kaq e vështirë të flasësh për historinë e vendit tënd. Sa e vështirë të realizosh shpalosjen e trupit të paprekur të heroinës tënde, brenda dy orëve skenike. Të transmetosh historitë e jetëve të copëtuara, anullime, qytete ku mbizotërojnë ligje të posaçme. Spektatori përballet me rritjen e një vogëlusheje të izoluar në rregullore, në përkufizime të pakapërcyeshme socialo-politike, të një vendi që nuk vdes kurrë.  Por është shumë më tepër se një betejë në botën maskile të dhunshme dhe në një sistem totalitar. Është beteja e vetë njeriut për triumfin e pavarësisë e dinjitetit, të çlirimit nga prangat e “është” që të eci më në fund drejt monopatit të realizimit të vetvetes. “Vendi ku nuk vdiset kurrë” është një shfaqje mbartëse e hartës së atdheut tim në hemoragji, por që gjithmonë rilind nga hiri i tij. Cilit vend? Atij që nuk vdes kurrë!

Nga tetori në skenën teatrale të Athinës, si një eksperiencë mbresëlënëse për publikun vendas e një udhëtim në pafajësinë e të kaluarës, për komunitetin shqiptar të vendit./ Diasporashqiptare.al / KultPlus.com