“Shqiptarja” e francezit Jean-Baptiste Camille Corot, hiret delikate dhe meditativja shprehëse

Albert Vataj

L’Albainse -“Shqiptarja” është punë e piktorit francez, Jean Baptiste Camille Corot, realizuar në vitin 1872. Vaj mbi kanavacë, e përmasave, 74,1 x 65,6 cm. Ndodhet në Muzeu e Brooklynit, dhuruar nga Horace O. Havemeyer

“Shqiptarja”  është një nga të paktat punë në tematikën e portretit realizuar në vitin 1872 nga piktori francez, Camille Corot. Kjo punë ndoshta është edhe nga të fundit që mjeshtri arriti të nxirrte në jetë për shkak të viteve të mbrame të jetës. Kujtojmë se ai ndërroi jetë vetëm 3 vite pasi kishte realizuar L’Albainse.

Gratë e pikturuara nga Jean-Baptiste Camille Corot (16 korrik 1796 – 22 shkurt 1875), lexonin, ëndërronin dhe vështronin shikuesit, duke përcjellë një frymë të pavarur dhe një ndjenjë të jetës së tyre të brendshme. Trajtimi i ngjyrës nga Corot dhe prekja e tij e butë dhe delikate e aplikuar në formën ndjesore rezultuan çaste të madhështisë së qetë. Edhe pse këto piktura figurative përbëjnë një pjesë relativisht të vogël dhe pak të njohur të veprës së tij, ato ishin të një rëndësie të madhe për themeluesit e pikturave moderniste, si Paul Cézanne, Pablo Picasso dhe Georges Braque.

Jean-Baptiste-Camille Corot njihej gjerësisht si një piktor i peizazhit, por edhe portretet janë pjesë e jo më pak e rëndësishme e krijimtarisë së tij. Gjithsesi ai mbetet një figurë kryesore në pikturën e peizazhit dhe prodhimi i tij i madh në të njëjtën kohë i referohet traditës së Neoklasikëve dhe parashikon inovacionet e impresionizmit . / KultPlus.com

Kush është i riu shqiptar që sfidoi hakerat në Zvicër?

Sulmet kibernetike “trembin” edhe shtetet më të fuqishme të botës. Hakerat janë kudo dhe nuk njohin kufij. Për ‘kriminelët” e teknologjisë, qeveritë e çdo vendi, organizata kanë ngritur sisteme sigurie që mos të bien pre e tyre.

Ndërkohë që në periudhën e koronavirusit, këto sulme janë bërë edhe më të shpeshta duke shfrytëzuar situatën kaotike të vende, dhe duke sulmuar edhe sistemet e tyre shëndetësore e duke vënë në rrezik edhe jetën e njerëzve. Të sfidosh hakerat sot nuk është e lehtë, aq më tepër kur ndërmarrin sulme të përmasave të mëdha.

Për të folur për këtë temë ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up”, 23-vjeçari Mikel Grabocka, nga Korça. I riu prej vitesh studion për master në shkenca kompjuterike në Universitetin e Politeknikut në Zyrih.

Mikeli ka qenë pjesë e një eventi shumë të rëndësishëm, Geneva Cyber 9/12 Strategy Challenge, ku ai së bashku dhe më anëtarët e grupit që përfaqëson, grupi ” Idonea” arritën që të shpalleshin fitues (të çmimit të tretë), ku sfiduan një simulim të një krize të madhe kibernetike në vende evropiane por jo vetëm.

“Ishin 20 grupe pjesëmarrëse dhe në mos gabohem ishin 9 shtete anëtare, kryesisht nga Europa. Ishte një grup nga Amerika dhe për herë të parë një nga India”, shpjegoi 23-vjeçari, i cili ka qenë edhe lideri i grupit, përcjellë albinfo.ch.

I pyetur se sa i vështirë është që të mundesh një sulm kibernetik, Mikel u shpreh: “Eventi ku morëm pjesë është më shumë strategjik sesa teknik, që do të thotë ne nuk ishim para një kompjuteri duke programuar, po ne ishim para një kompjuteri duke mbledhur informacione, duke diskutuar, pasi propozimet tona i shkonin një organizmi evropian, Komitetit politik dhe të politikës e sigurisë. Ishte për të bërë lidhjen midis ekspertëve në fushë dhe vendimmarrësve në qeveri. E duke qenë se kalonte edhe kufijtë, duhet dikush që të marrë vendime. Sfida ishte me 3 faza”, tha Mikeli./KultPlus.com

Arta Jashari: Hajde Lab këndoma naj kangë se sonte kam dalë me siguru insulinen për babin tim, dirigjentin dhe kompozitorin Baki Jashari

Solo këngëtarja e njohur Arta Jashari ka postuar një fotografi ku shihet e veshur me maskë dhe rroba mbrojtëse, ku postimit i ka bashkangjitur edhe një mbishkrim ku tregon arsyen e daljes së saj, shkruan KultPlus.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Jasharit.

”Hajde Lab knoma naj kange se kjo eshte jeta ime qe 3 jave . Edhe une jom solokengtare/ muzikante sikur ti – vec me nja 3 diploma, 2 prej tyre evropiane e kam lan karrieren ne Berlin per me i kontribu Kosoves . Sonte kam dal me lyp nje cope letre per me siguru insulinen per Drejtorin , dirigjentin, kompozitorin Baki Jashari – babin tim si qytetar i Republikes se Kosoves”, thuhet në mbishkrimin e postimit.

(Postimi i Arta Jasharit është publikuar pa ndërhyrje në tekst) / KultPlus.com

Ministrja belge e shëndetësisë bëhet hit në internet për shkak të maskës

Ministrja belge e Shëndetësisë, Maggie De Block, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me maskën që ajo e kishte bartur në fytyrë në Parlament.

De Block ka publikuar në Twitter fotografinë ku shihet me maskën që e kishte shtypur fytyrën e saj, dhe kishte shkruar se “të hyrat e kësaj maske do t’i jap për bamirësi”.

Kujtojmë që në Belgjikë nga java e kaluar është bërë e obligueshme bartja e maskave në ambient të mbyllura, përfshirë marketet, kinematë dhe muzetë.

Ndërkaq dje është raportuar se Belgjika nuk ka regjistruar raste të vdekjeve nga coronavirusi brenda 24 orëve. Numri i përgjithshëm i viktimave në këtë vend ka shkuar deri më tani në 9.787.

Belgjika renditet në vendin e 12-të në botë për numrin e viktimave. / KultPlus.com

Getoar Ukimeraj, blogeri i parë shqiptar që ka arritur të bëhet Brand Ambassador në kompani botërore

Xhemile Hysenaj

Getoar Ukimeraj, një i ri nga Prizreni i cili me sukseset e tij ka arritur të bëhet inspirim për gjeneratat e reja, ku përmes punës së tij ka dëshmuar se kurrë nuk është vonë për të ndjekur ëndrrat qofshin ato edhe nga një vend i vogël e pak i njohur siç është Kosova. Ai është pasionant pas fotografisë dhe kafshëve, dy gjëra shumë të ndryshme nga njëra tjera, por që në thelb të dyja kërkojnë dashuri e përkushtim.

Mënyra e veçantë e realizimit të fotografive, të cilat kryesisht i realizon në mënyrë individuale kanë bërë që ai të bëhet edhe bloggeri i parë shqiptar që ka arritur të bëhet Brand Ambassador për kompani të mëdha botërore, arritje kjo për të cilën Getoari ka folur më detajisht në një intervistë për KultPlus.

KultPlus: Jeni bloggeri i parë shqiptar që keni arritur të bashkëpunoni me shumë kompani si në Evropë, Amerikë e Australi, na tregoni më shumë për fillimet e tuaja si blogger, si keni filluar dhe si keni arritur të bashkëpunoni me ato kompani?

Fillimet e mija si blogger, kanë qenë krejtësisht të rastësishme. Gjithçka ka filluar me postimin e fotografive profesionale në profilin tim në Instagram, ku me postimin e fotove gradualisht ka filluar edhe rritja e ndjekësve dhe pastaj kam marrë email nga 3 brand kompani me qendër ne Evropë, të cilët kanë shprehur interesimin të bashkëpunojnë me mua për reklamimin e produkteve të tyre dhe me kalimin e kohës bashkëpunimet kanë vazhduar edhe me kompani të tjera të cilat kanë qenë një faktor mjaft i rëndësishëm pse unë kam vazhduar këtë aktivitet për katër vite me radhë.

KultPlus: Sa është e vështirë për një të ri nga Kosova të integrohet në tregun botëror?

Është shumë e vështirë sepse sado që fotografitë realizohen në mënyrë shumë kreative dhe shumë profesionale, Kosova bën pjesë që grupin e atyre shteteve që brendet botërore nuk shohin ndonjë interes të zhvillojnë tregun e tyre aty, madje disa prej tyre as nuk e dijnë se ku ndodhet Kosova. Mirëpo, edhe pse vështirësitë janë të mëdha, kur punon shumë dhe puna tregon produktivitet, gjithsesi se do të arrish sukses.

KultPlus: Si qëndron lidhja juaj me vendlindjen, pasiqë tashmë veprimtaria e juaj ka kaluar kufijt?

Lidhja ime me vendlinjen time është tejet e fortë, duke filluar nga raporti shumë i afërt dhe i pazëvendësueshëm që e kam me familjen time e pastaj kontaktet e vazhdueshme me shoqërinë, e bëjnë të pamundur iden e të qëndruarit larg familjes, apo zbehjen e lidhshmërisë me vendin tim. Ndërkaq, sa i përket veprimtarisë edhe pse është pak e vështirë të zhvillohet nga këtu, rrjetet sociale na e ofrojnë një mundësi më të madhe për punë e zhvillim profesional.

https://www.instagram.com/p/CB0KWqMlmN2/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B_H1MW9FooT/?utm_source=ig_web_copy_link

KultPlus: Ju ushtroni profesionin e veterinarit dhe dashuria juaj për kafshët vërehet shumë në fotografitë e kafshëve që postoni, na flisni shumë për raportin tuaj me kafshët?

Po, duke u nisur fillimisht nga fakti se fëmijëria ime deri në kohën e studimeve është zhvilluar në zonë rurale, kontakti me kafshët ka qenë i zakonshëm, ka qenë përditshmëri për mua pasiqë edhe në shtëpi kemi pasur kafshë të ndryshme shtëpiake, duke bërë që çdoherë e më shumë të forcojë lidhjen time me to. Tash sigurisht mundohem të iu vihem atyre në ndihmë edhe nga aspekti profesional sëbashku me vëllaun tim i cili poashtu ushtron të njëjtin profesion. Unë besoj dhe shpresoj se një ditë do të jem një zë i fuqishëm për të drejtat e kafshëve edhe pse dita ditës kujdesi ndaj kafshëve po përmirësohet çdo ditë e më shumë dhe kjo gjë më bën jashtëzakonisht të lumtur për këtë progres në vendim tim.

https://www.instagram.com/p/B9OqttmFLwL/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/BaoLIxLBg1R/?utm_source=ig_web_copy_link

KultPlus: Fotografitë e juaja i realizoni vet, a e bën kjo më të vështirë punën apo më të lehtë?

Fotografitë në tërësi realizohen nga unë, duke filluar nga koncepti e shumë shpesh edhe nga shkrepja e deri tek editimi i detajuar. Unë mendoj se si proces është më i vështirë kur realizohet individualisht, por që rezultati final është më i përafërt nga pritshmëria në moment fillestar. Sepse e di se çfarë dua të shfaqë në atë foto dhe e di se deri ku mund të shkoj rezultati final.

KultPlus: Na flisni pak për pasionin tuaj si fotograf dhe ku isnpiroheni zakonisht, a keni ndonjë ‘role model’?

Pasioni për fotografinë ka qenë i kahmotshëm, por angazhimet që nga angazhimet që i kam pasur vitet e fundit nuk kam pasur mundësi të i përkushtohem më seriozisht. Tashmë fotografisë ia dedikoj një pjesë të mirë të kohës, kursë sa i përket shembullit tim (role model), nuk kam një ose disa të cilët do të mund t’i veçoja, pasiqë mua çdo ditë e më shumë më pëlqejnë e inspirohem nga fotografi e fotografë të ndryshëm, nga koncepte, editime dhe çdo gjë tjetër rreth fotografisë. Tek secila fotografi mund të gjej gjëra që më pëlqejnë dhe inspirojnë për fotografitë që planifikoj t’i realizoj në vazhdim.

https://www.instagram.com/p/BxFTnOzlpQi/?utm_source=ig_web_copy_link

KultPlus: Na tregoni më shumë se si është një ditë e juaj e zakonshme?

Aktualisht për shkak të gjendjes pandemikë, aktiviteti im është në përgjithësi më i qetë. Dita fillon me shujtën e drekës, pastaj merrem me dërgimin dhe kthimin e email0eve me kompani të ndryshme për mundësi bashkëpunimi. Pastaj një pjesë të mirë të ditës ia dedikoj studimit në lidhje me lëndët e caktuara në fakultet, duke vazhduar pastaj me biseda e takime të përditshme me familjar e shoqëri, kurse mbrëmja zakonisht më gjen duke edituar fotografitë e klientëve të mi, duke shikuar ndonjë film apo dokumentar që zakonisht kanë të bëjnë me kafshët, sëmundjet e tyre dhe gjithçka që i karekterizon ato.

KultPlus: Cili është mesazhi juaj për të rinjt në Kosovë që pretendojnë të ndjekin të njejtën rrugë si ju?

Mesazhi për të rinjt në Kosovë është që të lexojnë sa më shumë, të informohen e të marrin njohuri për laminë e caktuar, të provojnë gjëra të reja dhe të kuptojnë se çfarë realisht i plotëson ata. Pastaj kjo ua mundëson atyre t’i ndjekin ëndërrat e tyre dhe të punojnë shumë drejt tyre. Sepse vetëm me punë dhe përkushtim të madh, arrijmë qëllimet që ia kemi vënë vetes para. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BfGiBSaB6mq/?utm_source=ig_web_copy_link

Fshihet vepra ndërgjegjësuese e artistit Bansky

Vepra e fundit e artistit Banksy në një tren në Londër, është fshirë nga punonjësit.

Vepra e sipërmendur përmbante mesazhe për koronavirusin.

Me anë të saj ai kërkonte të ndërgjegjësonte njerëzit që të mbanin maska dhe doreza, për tu mbrojtur kështu nga virusi.

Agjencia e Transportit që fshiu veprën u shpreh se e vlerëson punën e artistit, por e fton të bëjë art në një vend më të përshtatshëm. / KultPlus.com

Kosova e para në Evropë për raste të reja me COVID-19 në dy javët e fundit

Në dy javët e fundit në Kosovë ka pasur një rritje të madhe të numrit të të infektuarve me COVID-19. Një gjë e tillë reflektohet edhe në tabelën e ESI (The European Stability Initiative) të cilën e kanë krijuar me të dhënat e marra nga European Center for Dissease Prevention and Control.

Bazuar në të dhënat e  dy javëve të fundit, Kosova është e para në Evropë sa i përket mesatares së rasteve të reja të infektimit me COVID-19 për 100 mijë banor.

Sipas kësaj përllogaritje Kosova për 100 mijë banorë ka 124 raste të reja me COVID-19.

Në vendin e dytë renditet Mali i Zi me 123 raste të reja, i ndjekur nga Luksemburgu me 100 raste.

Maqedonia e Veriut renditet në pozitën e katërt me 94 raste, e ndjekur nga Suedia me 76.

Ndërkohë marrë përgjithësi Ballkanin Perëndimor si rajon, për 100 mijë banorë, raste të reja janë 73.

https://twitter.com/adicerimagic/status/1283412078271901697?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1283412078271901697%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkosova-e-para-ne-evrope-per-raste-te-reja-me-covid-19-ne-dy-javet-e-fundit%2F

Si pasojë e rritjes së madhe të infektimeve me COVID-19, Kosova ka vendosur që të bëjë obligative bartjen e maskës, derisa është në shqyrtim e sipër edhe mundësia e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Gjithashtu janë vendosur edhe kufizime të lëvizjes nga 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit dhe orar i veçantë i lëvizjes për personat mbi 65 vjeç. / KultPlus.com

Miratohen 40 mijë euro për blerjen e teksteve për shkollat shqipe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë miratoi kontributin financiar për Këshillin Kombëtar në Serbi me qëllim blerjen e teksteve shkollore shqip.

Me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e së mërkurës dhënien e kontributit financiar, në shumën 40 000 euro ose kundërvlerën e saj në lekë, për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, për t’u përdorur për blerjen e teksteve shkollore për shkollat shqipe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Kundërvlera në lekë e shumës së sipërpërmendur të transferohet në formën e transfertës në llogari të përfituesit, nëpërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të përballohet nga buxheti i shtetit për vitin 2020, miratuar për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në programet buxhetore “Arsimi bazë”, “Arsimi i mesëm i përgjithshëm”, “sporti” dhe “rinia””, thuhet në vendim.

Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi, që hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare” /atsh/ KultPlus.com

Deshta nji vashë

Poezi nga Martin Camaj

Deshta nji vashë
në shpinë e vogël rrethue n’shimshír,
në shpinë e vogël me lule n’shkallë.

Flutrova mbi flatrat e mallit
me bletë në rrezet e para n’àjr
e zemra m’u dridh e dora
si thimtha zogze n’gjinin e lules,
n’aroma, kur pin nektàr.

Deshta nji vashë
me gjakun e ndezun t’Jugut,
me butsinë e frymës së qeshorit n’muzg
tue pritë që parzmi t’binte n’pagjë.

Tash, vetëm zâni i saj i kulluet
më duket ndojherë
se po m’kumbon në veshë,
melodí e dashtun dikur dhe qitë
në harresë.

“Më mirë një fund me dhimbje se një dhimbje pa fund” (VIDEO)

Grupi i njohur shqiptar “Elita 5” erdhën në tregun shqiptar në fillim të viteve të 90-ta, duke mbetur kështu ndër grupet më të njohura e më të dëgjuara në vendet shqipfolëse, shkruan KultPlus.

Njihen për tekstet e vecanta, ku përmes tyre i këndonin dashurisë, mallit, jetës etj.

Ndryshe, grupi Elita 5 ndër vite kanë sjellë hitet si “Al Kapone”, “Çmendem”, “Çka më ka syri”, “E urrej shiun” e shumë të tjera.

Në vijim, KultPlus ju sjell “Faleminderit”, një këngë që ishte dhe vazhdon të mbetet shumë e dashur për publikun shqiptarë e sidomos për adhuruesit e grupit.

Bashkangjitur gjeni videon e këngës. /KultPlus.com

Gjuha shqype

Poezi nga Gjergj Fishta

Porsi kanga e zogut t’verës,
qi vallzon n’blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.

Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m’nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka’i bien qiellvet tue flutrue
n’t’zjarrtat valle t’amëshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t’enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.

Shqyp na vete, po pik’ mâ para,
n’agim t’jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s’pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n’dorë t’shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të’t’Parvet.

Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi’i rruzllim mbretnin s’i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t’drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.

Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t’uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t’jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s’huej,

Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç’fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n’za, sikurse jini.

Prandaj, pra, n’e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t’brohrisim:
Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnia! / KultPlus.com

Pandemia, Shkodra shpall konkurs për fotot e mjekëve

Angazhimi dhe sakrifica e mjekëve në mbarë botën në përballimin e pandemisë së koronavirusit ka ngacmuar qytetin e Shkodrës për të hapur një konkurs të veçantë fotografik. Është Organizata për Planifikim të Qëndrueshëm Urban GO2, e cila ka shpallur para pak ditësh konkursin fotografik në shenjë nderimi për punën e mjekëve.

Konkursi realizohet përmes nxjerrjes nga arkivat familjare të fotografive dhe historive personale që fshihen pas këtyre fotografive. I ndërtuar mbi dy shtylla të përhershme: familja dhe historia, konkursi fokusohet rreth temave të ndjeshme të jetës së qytetit.

“Këtë herë u zgjodhën mjekët, sepse sakrifica e tyre kalon thuajse gjithmonë në heshtje dhe njerëzit kujtohen për ta vetëm kur janë vërtet në hall”, – thotë Drejtorja Ekzekutive e GO2, Eltjana Shkreli, duke iu referuar vëmendjes që morën ekipet mjekësore gjatë pandemisë.

Megjithatë, konkursi i këtij viti është një homazh për punonjësit e mjekësisë (studiuesit, mjekët, infermierët, farmacistët, laborantët etj.) përpara vitit 1990. Sipas organizatorëve, kjo zgjedhje është bërë me qëllim ruajtjen e kujtesës kolektive, por edhe ndërgjegjësimin për humanizmin e këtij profesioni.

Me profesion planifikuese urbane, Shkreli është nismëtare e këtij konkursi fotografik unik për nga metodologjia, që ka nisur pesë vjet më parë. “Sfida është se konkursi nuk mjaftohet me fotografinë, por synon sidomos rrëfimin njerëzor, historinë që shoqëron çdo shkrepje, duke i mëshuar ruajtjes dhe freskimit të kujtesës kolektive dhe trashëgimit të saj në breza”, – thotë Shkreli. “Nuk është gjithmonë e lehtë të fitosh besimin e njerëzve që përveç fotografisë, të tregojnë historitë e tyre personale, ndonjëherë edhe intime, dhe t’i bëjnë ato publike.”

Në konkursin me temë “Kujdesi shëndetësor përpara vitit 1990” pranohen vetëm fotografi origjinale të shkrepura përpara vitit 1990, të cilat dëshmojnë punën e studiuesve, mjekëve, infermierëve, farmacistëve, laborantëve etj., nga çdo fushë e mjekësisë. Tërheqja e formularëve  si dhe dorëzimi i fotografive bëhet çdo ditë pranë zyrave të kësaj organizate në Shkodër, ndërsa afati i konkurrimit është deri më 12 Shtator 2020.

Ky konkurs fotografik e ka zanafillën në vitin 2016. Si qyteti kampion në Europën Juglindore ku biçikleta zë 29% të lëvizjes urbane, Shkodra organizoi konkursin e parë pikërisht me këtë temë dhe në të morën pjesë 26 konkurrentë të cilës sollën 66 fotografi. Në konkursin e dytë, me temë banesën qytetarë shkodrane morën pjesë 27 konkurrentë me 165 fotografi. Ndërsa konkursi i tretë, me temë jetën kulturore në qytet, ishte një sukses i vërtetë pasi 44 konkurrentë sollën 306 fotografi. Në këtë mënyrë, ashtu sikurse janë shprehur disa prej anëtarëve të jurisë së këtij konkursi, si Përparim Kabo, Qerim Vrioni etj., Organizata GO2 po krijon një arkiv të hapur të qytetit të Shkodrës, i cili do t’u shërbejë brezave të ardhshëm për të kuptuar dhe për t’u ndjerë krenarë me këtë trashëgimi.

Fotografitë e përzgjedhura nga juria bëhen pjesë e një ekspozite të madhe, që tradicionalisht hapet në një mjedis karakteristik Shkodran, si dhe përfshihen në albumin dygjuhësh (shqip-anglisht) “Shkodra  -familja, shëndeti, historia ime”.

Sopranoja Urta Haziraj: Në skenë transformohem bazuar në rolin që performoj

Qendrim Badalli

Urta Haziraj është një nga talentet më të mëdha që ka Fakulteti i Arteve në drejtimin e muzikës klasike. Pavarësisht se ende e re në moshë, ajo ka realizuar disa koncerte teksa ka mbajtur masterklasa me emrat më eminent të muzikës klasike vendore dhe ndërkombëtare. Se kemi të bëjmë më një të re shumë të talentuar, këtë e dëshmon edhe pranimi i saj për studime në Firence, si një nga qendra më të famshme të muzikës klasike, pranim ky që më pas kishte ndërlikimet e veta.

Në këtë intervistë për KultPlus, sopranoja Urta Haziraj, flet për lidhjen e saj të hershme me muzikën, për pranimin e saj në Firence, për koncertet që ka mbajtur, për mbështetësitë e saj në këtë rrugëtim, për sfidat me të cilat përballet e deri tek synimet që ka për të ardhmen.

Haziraj fillon intervistën për KultPlus duke treguar momentet kyqe që kanë ndikuar që ajo të merret me solokëndim, momente që përfshijnë babin e saj e kinematografinë:

“Gjithmonë jam rrethuar nga arti e muzika.  Babi ka qenë nismëtar i këndimit para se unë të vija në jetë, ai ka kënduar në shtëpinë e kulturës në fshatin ku unë jam rritur, në Runik para viteve 1998-99.  Për shkak të luftës dhe mos mundësisë së vazhdimit të studimeve të këndimit ai ma la ëndrrën, pasionin, e të kënduarit e bukur mua.  Për të veçuar në saktësi njohjen e parë me muzikën operistike duhet me doemos përmendur edhe kinematografinë sepse përmes saj e njoha operan. Filmi “Mr. Bean’s Holiday” dhe skena e këndimit të arias “O mio babbino caro” më bëri që të tentoj të këndoj muzikë klasike për herë të parë dhe aty kuptova që dua të këndoj e të jem pjesë e  skenës.  Nga momenti që kam njohur talentin tim të të kënduarit nuk kam reshtur se kërkuari që edhe ta studioj atë. Në vitin 2015 fillova mësimet në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë në klasën e solokëndimit me profesoreshe Elife Podvorica Jashari të cilën do e falënderoj gjithmonë për mësimet e para të këndimit dhe mbështetjen e pareshtur për të vazhduar tutje”

Nga familja jo vetëm që kishte marrë inspirimin për drejtimin që do ta zgjedhte, por po ashtu edhe një mbështetje për t’i vazhduar studimet:

“Përpos profesoreshes sime të parë mbështetësit me të mëdhenj që unë të vazhdoj studimet e këndimit në nivele edhe me të larta se shkollimi i mesëm normalisht që është familja ime”.


Fillimet e studimeve për Hazirajn do të ishin pothuajse dramatike. Ajo fillimisht u pranua për studimet në Firence, madje u rradhit e para në listë por më pas pati një pengesë burokratike. Ajo tregon edhe për këtë moment:

“Pas përfundimit të shkollës së mesme vendosa të aplikoj në Universitetin e Prishtinës në drejtimin e solokëndimit dhe në Konzervatoriumin “Luigi Cherubini” në Firenze të Italisë në drejtimin “Canto Rinascimentale e Barocco” (Kendim Barokien e Renesance) dhe rezultova që në të dy fakultetet të radhitesha e para në listën e të pranuarve. Në Prishtinë me kandidate nga Kosova e në Firenze me kandidate nga shumë vende të botës. I gjithë gëzimi i pranimit dhe mundësisë së jashtëzakonshme për studim jashtë vendit u rrënua nga çështja burokratike e refuzimit te vizës studentore nga Ambasada Italiane në Prishtinë”.

Pasi mundësia për studime jashtë shtetit u ndal pavarësisht se ishte aq afër, Urta Haziraj iu kthye Universitetit të Prishtinës:

“Pas shume përpjekjeve në kërkim të vulosjes së vizës studentore në pasaportën time nuk arrita të bëj asgjë për këtë çështje dhe vendosa të vazhdoj studimet në Prishtinë. Tani jam studente në klasën e profesoreshe Sanije Matoshit të cilën e falënderoj shumë së pari për mirëkuptimin e saj mbi çështjen e mos arritjes time për vazhdim të studimeve në Firenze dhe punën shumë të madhe me mua gjatë tërë vitit Akademik 2019/20”.

Tutje, Haziraj, flet për koncertet që ka realizuar. Përmend specifikisht koncertin e dhjetorit më 2017,thotë se ishte me shumë publik e shumë duartrokitje:

“Koncertet në Kosovë gjatë shkollës së mesme e tutje janë të shumta por dua të veçoj koncertin tim të parë solistik të mbajtur me 18 Dhjetor të vitit 2017. Koncert me shumë publik e me shumë duartrokitje. Emocionet në atë koncert i kam lënë në notën e parë që e kam kënduar dhe kam shijuar në pafundësi performimin e veprave muzikore. Koncerte të tjera ku unë kam performuar janë: “Opera Night” në Masterklasin e mbajtur nga sopranoja Caroline Isabel Merz me rolet: Serse, Cherubino e Frank, isha pjesë e operetas “The Gondoliers” në rolin e Fiammetas, soliste në korin e shfaqjes “A Midsummer Nights’ Dream” e udhëhequr nga profesor Andreë Garrord dhe së fundmi për nder të 50 Vjetorit të Universitetit të Prishtinës performova rolin e Despinas. Në skenë transformohem bazuar në rolin që performoj por gjithmonë kërkoj të ndaj pozitivitet e urtësi për publikun sepse të dyja këto përkojnë shumë me karakterin tim”

Që të jesh një artiste e kompletuar lypset të kesh njohuri të përgjithshme. Sopranoja Urta Haziraj njeh mirë letërsinë e kinematografinë, përmend Kafkën e regjisorin Bergman:

“Këndimi operistik dhe opera në përgjithësi njihet si gërshetim i shumë arteve të ndryshme dhe njohja e tyre e përforcon një performin të denjë e të kompletuar. Letërsia, filmi, piktura janë vetëm pak nga çka unë pëlqej të njoh. Në letërsi me duhet përmende të preferuarit e mi, shkrimtare të mëdhenjë si Sylvia Plath, Simone de Beauvoir, Franz Kafka, nga filmi regjisorin Ingmar Bergman, David Lynch, Hitchcock e Kiesloëski, nga piktura punimet e Valentin Gubatev e Monet”.

Haziraj flet shkurt edhe për fshatin e saj të lindjes:

“Dashuria për muzikë e art rrjedh edhe nga vendi nga vij. Përpos natyrës e energjisë plot jetë që Runiku jep ka edhe mjaftueshëm material historik, si gjetja e instrumentit të okarinës nën gërmadhat e fshatit tim e shtëpia e kulturës që fatmirësisht ka hyrë si pjesë monumentale e Kosovës“.

Ajo tutje përmend edhe sfidat më të cilat ballafaqohen artistët në vend:

“Sfida kryesore që muzicientët  ballafaqohen në Kosovë është ambienti jo i shëndetshëm e adekuate i punës. Ne meritojmë se pari klasa të strukturuara për muzicientë e instrumentistë të rinj e pastaj salla koncertale për të treguar punën e madhe qe bëjmë në një vend me akustike të denjë”.

Sopranoja e re Urta Haziraj, tregon edhe për modelet e saj në rrafshin profesional. Përmend sopranon me famë ndërkombëtare Lisette Oropesa, me të cilën ka mbajtur masterklasën e fundit:

“Model inspirimi për profesionin tim të ardhshëm si këngëtare operistike janë të gjithë profesorët e njerëzit që kam punuar me ta deri tani në masterklase të ndryshme duke përmendur: Elbenita Kajtazin, Frano Lufi, Rame Lahaj, Caroline Isabel Merz, Götz Seiz, Catherine Ëethington dhe masterklasin e fundit që e mbajta me sopranon e njohur ndërkombëtarisht Lisette Oropesa e cila njëkohësisht është edhe sopranoja ime e preferuar”. 

Haziraj thotë se gjithmonë është ndjerë e vlerësuar. E vlerësimin e cilëson si ndjenjë të mrekullueshme:

“Vlerësim dhe këshilla kam marrë në çdo hap deri tani. Jam vlerësuar me fjalë shumë të mira nga çdonjëri që e përmenda me lart. Të jesh dhe ndihesh i vlerësuar për punën tende është ndjenjë e mrekullueshme”.

Arti e kultura do ta kenë edhe angazhimin e Urta Haziraj. Këtë e shpreh ajo si synim për të ardhmen:

“Synimi im kryesor është që gjithmonë të fokusohem në vazhdim të punës si soprano dhe t’i kontribuoj shoqërisë me art e kulture”.  / KultPlus.com

“Me ekzistu është vet kuptimi”, libri i ri i Sibel Halimit

Sociologia dhe poetja, Sibel Halimi, së shpejti publikon librin e ri të saj të titulluar “Me ekzistu është vet kuptimi”, shkruan KultPlus.

Vet autorja e librit e ka bërë të ditur këtë lajm teksa ka treguar edhe për përmbajtjen e tij si dhe ka falënderuar ata që kanë mbështetur këtë libër.

Këtu keni statusin e saj të plotë:

“Së shpejti …

Në kohën kur gjithçka rreth nesh ka marrë një kuptim tjetër, njeriu si kurrë më parë ka nevojë për një rikthim kah vetja. Një introspeksion i tillë, e bënë njeriun të vetëdijshëm e vigjilent nga përpjekja e jashtme drejt orientimit të rrugëve ‘kundër’ vullnetit të tij.

“Me ekzistu është vet kuptimi”, libri im i radhës me poezi, është një përsiatje poetike mbi shumë fenomene të cilat e kanë përcjellë shoqërinë tonë. Orvatje për të vazhduar rrugën drejt një njohje të re të shumë figurave, që ne i kemi lartësuar e mos njohur për motive të caktuara shoqërore dhe politike e që rrjedhimisht e kemi shndërruar në dikë tjetër, epilogu i së cilës është tjetërsimi i tij/saj.
Andaj, “Me ekzistu është vet kuptimi” rikthen njeriun në njohjen e vetes, e si rezultat sjell edhe paqen për ekzistencën e tij, e duke e njoh veten, ne jemi njerëzor edhe ndaj tjetrit.

Për jetësimin e librit, falënderoj shumë redaktorin e librit profesorin Anton Berishajn, botuesin Jeton Nezirajn (Qendra Multimedia), dizajnuesin e ballinës Agon Çetën si dhe për faqosjen e librit, Samir Halitin (project.graphics), që më ndihmuan dhe ekzistencës së librit me i dhanë kuptim”. / KultPlus.com

Statuja e tregtarit me skllevër zëvendësohet me atë të protestueses

Skulptori i njohur britanik ka vendosur statujën e protestueses nga lëvizja “Black Lives Matter” në piedestalin ku gjendej statuja e një tregtari me skllevër, në qytetin Bristol të Britanisë.

Artisti Marc Quinn krijoi statujën me përmasa reale të protestueses Jen Reid, e cila është vendosur në vendin e statujës së Edward Coltonit, pasi që protestuesit e kishin rrëzuar dhe hedhur në limanin e Bristolit më 7 qershor.

Statuja është vënë mëngjesin e së mërkures, pa leje nga zyrtarët e qytetit, shkruan AP.

Reid, e cila shkoi të shihte statujën, tha se u mbush me krenari. “Mendoj se është e mahnitshme”, tha ajo. “Duket thuajse gjithmonë ka qenë aty”.

Colston kishte qenë një tregtar i shekullit 17 i cili bëri pasuri të madhe duke transportuar afrikanë të skllavëruar në kontinentin e Amerikës, me anë të anijeve nga limani i Bristolit, transmeton KOHA.

Rrëzimi i statujës së tij ishte pjesë e një proteste mbarë botërore kundër racizmit dhe skllavërisë, e ndezur për shkak vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në duart e policisë së SHBA-së.

Quinn, që është njëri nga skulptorët më të njohur të Britanisë, ka thënë se protestuesja Reid kishte “krijuar vetë skulpturën kur hipi në atë piedestal dhe ngriti dorën lartë”.

Gjirokastra, 15 vjet në UNESCO, aktivitete të shumta përgjatë 5 ditëve

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës shënon sot 15-vjetorin e përfshirjes në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Bashkia e Gjirokastrës organizoi sot një sërë aktivitetesh për këtë ditë të shënuar të qytetit që pret mijëra turistë çdo vit.

Në aktivitetet e organizuara morën pjesë kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, prefekti i qarkut Astrit Aliaj, kryetarja e Këshillit të qarkut Lindita Rova, qytetarë etj.

Në fjalën përshëndetëse prefekti i qarkut uroi për 15-vjetorin e Gjirokastrës në UNESCO, një qytet që është i vlerësuar për historinë dhe traditën e tij si dhe theksoi se ka vizituar Gjirokastrën 15 vite më parë, një muaj më vonë kur Gjirokastra ishte bërë qytet muze i mbrojtur nga UNESCO.

Aliaj tha se “mbas 15 vitesh ndihet i lumtur që po i shërben Gjirokastrës dhe qytetarëve të saj”.

Aktivitetet kulturore në kuadër të 15-vjetorit të hyrjes në UNESCOA u çelën ditën e djeshme me zhvillimin e konferencës shkencore “Gjirokastra si vlerë e trashëgimisë kulturore botërore” në shtëpinë e Zekatëve dhe do të vijojnë dhe ditët në vazhdim sipas programit 5 ditor ku përfshihen veprimtari kulturore si ekspozita me foto, panaire artizanati e kulinarie, koncerte, film dokumentar dhe mbrëmje polifonike. atsh / KultPlus.com

A mund të vijë diaspora në Kosovë këtë verë?

Bashkimi Europian ka rekomanduar që të mbyllin kufijtë me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.

Të paktën deri në fund të korrikut nuk rekomandohet hapja e kufijve me shtetet ku jetojnë shqiptarët në Ballkan, njofton Klan Kosova.

Gazetari Bahri Cani nga Gjermania tregon për rekomandimet dhe vendimet që ka marrë BE, kryesisht me vendet e Ballkanit.

“Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian mendojnë se kufijtë me Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Malin e Zi, por edhe Bosnje e Hercegovinën të jetë e mbyllur. Në Bruksel vlerësohet se gjendja është përkeqësuar në të gjitha këto vende që për fat të keq e dëshmojnë edhe rezultatet e fundit”.

Megjithatë këto janë vetëm rekomandime dhe jo urdhra, pasi që vendet anëtare mund të marrin vendime të kundërta.

Për shembull, edhe pse ishte rekomanduar nga BE që për Serbinë të hapen kufijtë, vendim krejt të kundërt kishte marrë Gjermania.

“Paralajmërimi nuk do të thotë ndalim. Megjithatë, nëse dikush udhëton në vendet e treta ku nuk rekomandohet atëherë shteti gjerman nuk merr përgjegjësi për kthimin e tyre dhe në rast të sëmundjes mund të ndodhë që sigurimet të mos mbulojnë koston e shpenzimeve shëndetësore”.

Diaspora mund të udhëtojë në drejtim të vendeve ballkanike, por duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat që mund t’i presin.

“Mund të ndodhë që të keni probleme nëpër kufij për shkak të ndryshimeve të shpeshta dhe rritjes dramatike të numrit të infektimeve. Mund të ndodhë që t’ju kërkojnë ndonjë test negativ që nuk është më i vjetër se 48 orë”.

Por, diçka është e sigurt deri në fund të korrikut. Qytetarët po të vijnë në Kosovë kur të kthehen në Gjermani, Austri, Zvicër do të karantinohen.

Megjithatë, karantinimi mund të evitohet nëse qytetarët posedojnë test negativ që nuk është më i vjetër se dy ditë dhe që mund të bëhet, për shembull, në Gjermani dhe që gjithashtu duhet të pritet derisa të dalin rezultatet.

https://youtu.be/CP_-vwi9TNM?t=240

“Metallica” i ka lansuar dy këngë nga albumi dhe filmi i ardhshëm koncertal “S&M2” (VIDEO)

Grupi i njohur i muzikës, “Metallica”, e ka konfirmuar lajmin se do të lansojnë muzikë të re gjatë ditës së sotme, si pjesë e albumit dhe filmit koncertal të ardhshëm, “S&M2”, dhe i cili përmban performanca live të bendit.

Vokalisti James Hetfield dhe bateristi Lars Ulrich, i kanë njoftuar fansat përmes Instagramit, që të mërkurën më 14 korrik do ta lansojnë materialin e ri muzikor.

“Tung, jemi grupi ‘Metallica’. Ju ftojmë të na bashkoheni të mërkurën, për ta dëgjuar muzikën tonë të re nga albumi dhe filmi koncertal ‘S&M2’. Ju mirëpresim,” ka deklaruar dyshja përmes mesazhit të tyre.

“S&M2”, që është vazhdim i albumit live të bendit të vitit 1999, është incizuar brenda dy netëve në shtator të vitit të kaluar së bashku me Simfoninë e San Franciscos, si dhe kishte për qëllim ta shënojë përvjetorin e 20-të të albumit shumë të suksesshëm të grupit, “S&M”.

Me këtë rast është realizuar dhe një film koncertal i cili u transmetua vetëm një herë nëpër kinematë botërore, në tetor të vitit 2019, transmeton Koha.

Një trailer i filmit koncertal u lansua para pak orësh në platformën YouTube, së bashku me dy performanca në versionin live të hiteve, “All Within My Hands” dhe “Nothing Else Matters”. Ndërsa filmi dhe albumi në tërësi, planifikohen të publikohen gjatë muajit gusht.

Si NUK duhet ta vendosni maskën? (FOTO)

Maskat me ngjyra, stile dhe materiale të ndryshme u shfaqën në fytyrat e njerëzve përreth nesh dhe u bënë përditshmëri e jona që nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa është një lajm i mirë që shumë njerëz janë duke e bërë pjesën e tyre për ta ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, lajmi i keq është se shumë prej tyre janë duke vendosur maskat gabim.

“Vendosja e maskës merr pak kohë për t’u mësuar, pa dyshim. Me shumë gjasë ju e keni vendosur maskën ashtu si duhet nëse ju duket sikur po ju merret fryma”, ka thënë Dr. Scott Segal, shefi i anesteziologëve në Qendrën Shëndetësore për Baptizmin “Wake Forest”.

Një nga gabimet më të mëdha që njerëzit bëjnë është që i lëvizin maskat e tyre dhe i tërheqin poshtë hundës ose e heqin krejtësisht nga fytyra duke e lënë vetëm poshtë mjekrrës, transmeton Klan Kosova.

“Nuk duhet absolutisht ta lëvizni dhe ta tërhiqni maskën tuaj poshtë mjekrrës, derisa jeni jashtë. Nëse vendosni që të mbani maskë, atëherë mbajeni si duhet”, ka thënë Shan Soe-Lin, ligjëruese në Institutin për Çështje Globale “Yale Jackson”.

Më poshtë janë disa rregulla se si DUHET dhe NUK DUHET ta vendosni maskën:

MOS e vendosni maskën poshtë hundës tuaj

MOS e leni mjekrrën e ekspozuar

MOS e vendosni maskën tuaj lirshëm duke lënë hapësira anash

MOS e vendosni maskën ashtu që mbulon vetëm majën e hundës tuaj

MOS e shtyni maskën poshtë mjekrrës që ta leni në qafë

VENDOSNI maskën ashtu që ajo të jetë deri lart afër ‘urës’ së hundës tuaj dhe poshtë mjekrrës. Bëni më të mirën për të shtrënguar lidhëset në mënyrë që maska të jetë e fiksuar në fytyrën tuaj, pa hapësira anash.

Pasi ta keni gjetur pozicionin e duhur për vendosjen e maskës, ndiqni këto rregulla për të qëndruar të sigurt:

Lani duart tuaja gjithmonë para dhe pasi ta vendosni maskën.

Përdorni lidhëset për ta vendosur dhe për ta tërhequr maskën.

Mos e prekni pjesën e përparme të maskës kur e hiqni.

Për ata që jetojnë në banesa, vendoseni dhe hiqeni maskën derisa jeni brenda banesës tuaj. Ashensorët dhe shkallët mund të jenë zona me kontaminim të lartë.

Lajeni dhe thajeni maskën tuaj – nga materiali – çdo ditë dhe mbajeni në një vend të pastër dhe të thatë.

Mos keni një sens të rremë të sigurisë.

Mos harroni, maskat ofrojnë mbrojtje të kufizuar dhe kanë efekt të plotë vetëm kur kombinohen me larjen e vazhdueshme të duarve me ujë dhe sapun dhe distancën sociale.

Dalin rezultatet e autopsisë, aktorja Naya Rivera u mbyt aksidentalisht

Aktorja Naya Rivera vdiq nga mbytja aksidentale, thanë zyrtarët në Kaliforni pas ekzaminimit pas vdekjes.

“Shkaku i vdekjes është mbytja në ujë dhe mënyra e vdekjes është aksidentale,” tha ekzaminuesi mjekësor i Qarkut Ventura.

33 vjeçarja, e njohur më shumë për rolin e tifozes, Santana Lopez në serialin Glee, u zhduk gjatë udhëtimit të mërkurës së kaluar me barkë me djalin e saj në liqenin Piru.

Pas një kërkimi të gjatë, zhytësit e gjetën trupin e saj të hënën.

Rivera u raportua për herë të parë e humbur të mërkurën e kaluar, pasi ajo kishte marrë me qira një barkë me djalin e saj katërvjeçar në Liqenin Piru, në veri-perëndim të Los Angeles, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Fëmija u gjet i vetëm dhe duke fjetur në mjetin lundrues dhe më vonë i tha policisë se nëna e tij nuk ishte kthyer kurrë pas notit në liqen.

Glee, seriali televiziv ku kishte luajtur Rivera u shfaq në rrjetin Fox nga 2009 deri në 2015.

Salla e sportit në Istog do të përfundojë në shtator

Salla e sportit në Istog do të përfundojë në shtator, shkruan KultPlus.com

Lajmi më i mirë është që një prej projekteve që është tejzgjatur, salla e sporteve në qytet, po shkon drejt përfundimit dhe sipas planit deri në shtator ky projekt të kryhet”, tha mes tjerash ministrja.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Salla e Sportit në Istog, projekt i cili ka nisur në vitin 2007, do të përfundojë në shtator të këtij viti, e ministria ka investuar mbi 2,4 milion euro. Këtë gjë e paralajmëroi Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, gjatë një vizite sot në Istog, kur për së afërmi përcolli investimet në të cilat po investon MKRS-ja në këtë komunë.

Ministrja Dumoshi, e shoqëruar edhe nga zëvendësministri Engelbert Zefaj dhe një pjesë e stafit të MKRS-së, fillimisht u prit nga kryetari i kësaj komune, Haki Rugova, me të cilin diskutuan për projektet që po investon ministria në Istog si dhe mbarëvajtjen e tyre. Gjithashtu, u bisedua edhe për nevojat dhe problemet tjera që ka Komuna e Istogut, në resorët që i mbulon MKRS-ja dhe që janë të interesit të përbashkët.

“Interesi i Qeverisë dhe plani programor i saj është i lidhur me zhvillimin e komunave të Kosovës. Në kuadër të kësaj, fushat e kulturës, rinisë dhe sportit, të cilat mbulohen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes investimeve të saj në komuna, janë konform këtij plani. Ndër marrëveshjet e para që kam nënshkruar si ministre me komunat, ka qenë me komunën e Istogut. Lajmi më i mirë është që një prej projekteve që është tejzgjatur, salla e sporteve në qytet, po shkon drejt përfundimit dhe sipas planit deri në shtator ky projekt të kryhet”, tha mes tjerash ministrja.

Ministrja Dumoshi foli edhe për projektet për sektorin e rinisë dhe porositi drejtuesit e komunës së Istogut që të inkurajojnë të gjithë të rinjtë e Istogut që të aplikojnë në programet që ka MKRS-ja për rininë, qoftë në programet e trajnimit për ndërmarrësi, në programet startup, e të gjitha thirrjet tjera. Ministrja ribëri të ditur që nga fondi 5 milionë euro që veç është paralajmëruar për MKRS-në, një pjesë do të ndahet edhe për rininë.

“Si ministri do të angazhohemi në maksimum duke bashkëpunuar edhe me komunat që të parandalojmë emigrimin e të rinjve jashtë vendit duke krijuar kushtet që të rinjtë të zhvillohen dhe të avancohen në vendin tonë”, u shpreh ministrja Dumoshi, edhe e cila u bëri thirrje të rinjve që të aplikojnë në thirrjet e ministrisë.

Ndërsa, kryetari Haki Rugova, e falënderoi ministren për vizitën dhe për gatishmërinë e treguar për ta mbështetur me investime Komunën e Istogut, në projekte të cilat janë të nevojshme dhe në dobi të qytetarëve të kësaj ane. Ai tha se me ministren Dumoshi dhe stafin e saj kanë diskutuar për përfundimin e sallës së sportit në Istog dhe shumë e shumë projekteve tjera që po investohen në këtë komunë. “Dua ta falënderoj ministren Dumoshi për kujdesin ndaj Istogun sepse me marrjen e detyrës si ministren vizitën e parë e ka pasur në komunën tonë”, kujtoi kryetari Rugova.

Ministrja Vlora Dumoshi inspektoi investimet të cilat po financon MKRS-ja në këtë komunë. Bëhet fjalë për projektet kapitale e Sallës së Qytetit në Istog, stadiumin “Demush Mavraj”, sallën e edukatës fizike në fshatin Vrellë, e që kalojnë vlerën financiare mbi një milionë euro vetëm për vitin 2020 si dhe “Memorialin Ibrahim Rugova”, objekt multifunksional i cili do të luajë edhe rolin e muzeut si një atraksion turistik i këtij qyteti.

Gjatë vizitës në sallën e sportit të qytetit ministrja Dumoshi tha se Istogu e meriton një sallë të këtillë sepse ka traditë, sidomos në sport dhe përmendi edhe basketbollistin e atletin e sportit Fikret Shatri. “Sportistët e Istogut do të kenë një hapësirë moderne ku do të mund t’i zhvillojnë aktivitetet sportive e garat”, tha ajo mes tjerash.

Ndër projektet që do të përkrahen në Istog do të jetë edhe finalizimi i “Memorialit Ibrahim Rugova” të cilin ministrja pati rastin të vizitojë. Ministrja tha se MKRS-ja në Istog është duke investuar dhe financuar edhe në fushën e trashëgimisë dhe vetëm në këtë vit janë duke u zhvilluar 8 projekte në gërmime e në restaurime.

“Memoriali Ibrahim Rugova është një hapësirë e mrekullueshme multifunksionale e cila do të jenë në funksion për aktivitete të ndryshme kulturore e artistike. Ashtu siç u zotova në zyrën e kryetarit, bashkërisht do ta bëjmë konceptin muzeal ku do të mund të ekspozohen eksponatet e ndryshme pasi që Istogu përpos që ka bukuri natyrore është i pasur edhe me arkeologji”, theksoi ministrja Dumoshi, duke kujtuar se memoriali do të përfundojë me vënin e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova, në qytetin e vendlindjes së tij”. / KultPlus.com

Historia e panjohur e vrasjes së atdhetarit të shquar, Çerçiz Topullit

Çerçiz Topulli mund të ishte edhe simboli i ushtarit të panjohur i rënë në luftë për pavarësi. Nuk ka një të dytë në historinë e Shqipërisë që të mos e ketë hequr armën asnjëherë nga supi, por njëkohësisht të kishte një fund aq të trishtë, i vrarë pabesisht dhe, për më tepër, pa marrë famën dhe vlerësimin që i takonte.

I lidhur kokë e këmbë me zinxhirë nga ushtarët malazezë, mëngjesin e të shtunës së 17 korrikut 1915, ai e humbi betejën e fundit në jetë edhe pse u përlesh me ta si një luan. Ndërkohë që 15 njerëz me uniformë e qëllonin me plumba dhe e shponin me bajoneta në trup, Çerçiz Topulli u bë nga dëshmorët e parë të Shqipërisë. Vetëm pak minuta më parë i kishin vrarë para syve shokun e tij Mustafa Qulli, një gazetar i cili, ndryshe nga Çerçizi që pushkën e kishte simbolin e lirisë, mbante penën.

SKENA E KRIMIT

Çerçiz Topulli kishte bërë dhjetëra manovrime në jetën e vet ndaj atyre që kishin dashur ta kapnin dhe asgjësonin. Por mëngjesin e 17 korrikut 1915, për herë të parë dhe të fundit, ai dështoi.

Një skuadër ushtarësh malazezë u shfaqën në portën e shtëpisë ku qëndronte në Shkodër dhe, pa asnjë urdhër të shkruar e vunë në pranga. Bashkë me të u arrestua edhe miku i tij, Mustafa Qulli, një gazetar me emër në atë kohë në Shkodër.

Pa shumë sqarime ushtarët e huaj i lidhën të dy me zinxhirë në duar e këmbë dhe i dërguan në kazermë. Pas 10 ditësh qëndrimi në një dhomë në kushte skandaloze, ata të dy i hipën në një karrocë dhe u thanë se do t’i dërgonin në Cetinjë.

Sapo karvani bëri disa kilometra në Fushën e Shtoijt, ora shënonte 04.00 dhe sapo nisi të zbardhte, ushtarët i zbritën ata dhe pa një pa dy nisin t’i qëllojnë me armë. Mustafai vdiq në vend, ndërsa Çerçizi, ashtu i lidhur me zinxhirë, përleshet me ushtarët malazezë, por ata, duke qenë në numër të madh, arritën ta qëllonin për vdekje me plumba dhe duke i shpuar trupin me bajoneta.

Kur panë që të dy kishin dhënë shpirt, me shpejtësi hapën dy gropa jo shumë të thella, i futën brenda të dy trupat, i mbuluan me shkurre dhe drurë rrethanorë dhe u larguan.

SI U KRYE VRASJA

Vrasja e pabesë dhe e fshehtë e Çerçiz Topullit është shoqëruar dhe me rregullin se edhe krimi më i sofistikuar lë gjurmë. Edhe pse menduan se i fshinë gjurmët bashkë me varrosjen e kufomave, asnjë nga 15 vrasësit nuk e dinin se prapa shkurreve, një person i ndodhur aty rastësisht kishte parë të gjithë ngjarjen. Quhej Mahmut Golemi dhe rrëfimi tij gjashtë muaj pas ngjarjes është unikal:

“Natën e së premtes, (duke gdhirë e shtuna) natë Ramazani, para se del drita, dola me ngarkue sanë prej livadhit, në freskë, kur prej së largut pashë tuj ardhë dy njerëz të përcjellë prej afro 15 ushtarësh, të cilët kur më panë, më urdhëruan të largohem, dhe unë u fsheha mbrapa qerres. Kur erdhën deri në një vend, atje u ndalën dhe ushtarët morën pozicion me qitë mbi dy personat në fjalë.

Ai që ishte veshë me petka bojëhini që ia kasha dhënë unë pse kishte mbetur pa xhaketë (Muço Qulli) bërtiti në një mënyrë alarmante, e një burrë i gjatë dhe i plotë, i bërtiti shokut tue i thanë: “Mos u tremb se patriotët kështu e kanë”.

Ushtarët qitën; ai me petka bojëhini ra dekun, kurse tjetri, tue sha, me një zë luani e me një shpejtësi të rrufeshme, mësyn ushtarët dhe pa u lanë kohë të qesin të dytën herë, hyn midis tyre dhe erdhi fytyrat me ta për të marrë një pushkë prej tyre. Kjo luftë vazhdoi afro një minutë. Në atë përleshje mbasi gjetën rast i ranë për herë të dytë dhe e vranë”.

Krimi i organizuar u krye, më pas duhej vetëm fshehja e gjurmëve. Një veprim që ushtarët vrasës e bënë me shpejtësi dhe fshehtësi. Të paktën sipas tyre, hapën dy gropa dhe i hodhën brenda dy viktimat. U hodhën shkurre përspër. Dëshmitari Mahmut Golemi vijon rrëfimin:
“Të nesërmen shkova në vendin e ngjarjes, ku i pashë se ishin mbulue krejt cekët e me ferra. Si myslimanë që ishin, për sevap, i mbulova më thellë. Në kontrollimin e gropes gjetëm shumë shenja që i përkisnin Muço Qullit, pasi trupin e Çerçizit që ishte mbuluar më thellë nuk e prekëm”.

GREKËT NË VRASJE

Vrasja e Çerçiz Topullit tregoi edhe një herë aleancat sllavo-greke kundër shqiptarëve.
Sipas të dhënave, dëshmive dhe raporteve të kohës, rezulton se malazezët e vranë Çerçizin për llogari të grekëve. Ishte një hakmarrje për faktin që Çerçizi kishte vrarë peshkopin grek, si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së Spiro Kosturit, në Selanik, në vitin 1907. Kishin kohë që qarqet greke e kërkonin me qiri komitin shqiptar, i cili u vra nëpërmjet një intrige.

Po cilët ishin grekët që e porositën vrasjen te malazezët? Tre janë personat që ishin të implikuar në këtë vrasje: Alush Lohja, Spiro Tozhli, Mihalaki Kulumburi, të cilët kishin si qendër konsullatën greke në Shkodër. Tozhli ishte një tregtar në këtë zonë që mendohet se ka vënë në dispozicion paratë për vrasje. Dëshmia dhe deklarata e parë që vërteton këtë është e Kol Bjankut, sekretar i Kadastrës në Shkodër. Në një shkrim të numrit 18 të datës 9 qershor 1919 në gazetën “Kuvendi” ai shkroi:

“Tash, tuj mos mujtun m’u durumun prej varrës randë të zemrës s’eme, po i lajmëroj vllazënve qi në vjetin 1915 Mihalaki Kambuluri me dredhime t’veta bani fli (mbyti) dy ma t’ndershmit atdhetar, shpirtndritçmit Mustafa Qulli dhe Çerçiz Topulli qi sot Shqipnia i vajton”. Kjo dëshmi e tronditi rëndë opinionin. Në numrin e datës 16 korrik në gazetën “Kuvendi”, Mihalaki Kambuluri iu përgjigj Bjankut duke e cilësuar shpifje atë që ai shkruan.

Por shfajësimi të lë me gojë hapur teksa ai implikon Fejzi Alizotin:
“Fejzi Bej Alizoti i njef fort mirë shkaktarët e njimnendshëm t’ asaj vrasje, sikur ai vetë shumë herësh m’a pat diftue ktu në Shkodër, kur shifeshim ditë për ditë e rrinim bashkë…”.

Se sa e vërtetë është që Alizoti të kishte dijeni, kjo nuk është vërtetuar, por pas kaq vjetësh një dëshmi e shkruar vlen sa një mijë prova.
Ndërkohë ndryshonte arsyeja dhe rrethanat për eliminimin e gazetarit Mustafa Qulli. Të dhënat tregojnë se ai u vra si austrofil dhe kjo ndihej hapur në shkrimet e tij në gazetën “Populli” që botohej në Shkodër, në të cilën ai ishte drejtor. Kjo kishte sjellë zemërimin e malazezëve, por sidomos të serbëve dhe, nga situata e krijuar, ishte një rast që, duke e bërë bashkë me Mustafanë Çerçizin, të eliminonin njëherësh dy shqiptarë që luftonin me penë dhe me pushkë.

KATËR VARRIME

Eshtrat e Çerçiz Topullit nuk gjetën prehje kollaj. Katër herë nëntoka shqiptare ka pranuar trupin e tij të vdekur si të ishte një reagim. Varrimi i parë u krye nga malazezët, të cilët pasi e vranë, ende me gjak të ngrohtë e futën në dhe. Varrimi i dytë u krye më 27 nëntor të vitit 1936, në Gjirokastër, në një ceremoni shtetërore, ndërkohë që më 14 shtator 1936 në Shkodër ishte kryer zhvarrimi dhe kjo u shoqërua me një ceremoni përcjelljeje që ka mbetur në histori, sepse kjo ishte edhe dalja e parë publike e Enver Hoxhës me një fjalim që ai mbajti në ballkonin e bashkisë së qytetit.

Në vitin 1945 u krye varrimi i tretë, duke i vendosur eshtrat në Varrezat e Dëshmorëve në Gjirokastër. Në vitet ’70-të eshtrat u vendosën në kodrën e qytetit të Gjirokastrës bashkë me varret e Bajo Topullit, Koto Hoxhit dhe Pandeli Sotirit të shoqëruara me një memorial.

Shkëputur nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”, me autor Roland Qafokun. / KultPlus.com

Zëri i veçantë i sopranos lirike, Shpresa Gashi

Shpresa Gashi vazhdon të mbetet një perlë në muzikën e bukur shqipe, duke qenë se ka një repertor shumë të pasur, shkruan KultPlus.

Ndër shumë epitete, thënë për Shpresa Gashin, ajo pëlqen pikërisht vlerësimin se “Shpresa këndon shqip dhe ka timbrin shqip”. Kështu ka thënë në një rast për Shpresën, muzikologu i madh shqiptar, Ramadan Sokoli.

Sot, KultPlus ka përzgjedhur disa nga këngët e saj më të njohura.

Shpresa Gashi (1950) u lind në Pejë. Aty mbaroi shkollimin fillestar, ndërsa Shkollën e Mesme të Muzikës e kreu në Prizren. Pas shkollës së mesme, një kohë punoi mësuese e muzikës në qytetin e lindjes. Në vitin 1970, fillon studimet në Akademinë e Muzikës në Zagreb.

Ajo këndoi në shumë festivale të hapësirës shqiptare dhe jashtë saj, në vendet ballkanike, në Evropë, SHBA dhe në Australi dhe gjatë karrierës së saj është vlerësuar me çmime të ndryshme. /KultPlus.com