Sekreti i nënave franceze që rrisin fëmijë të qetë, elegantë dhe të disipilinuar

Bebet flenë gjithë natën nëse ato lejohen të rikthehen sërish vetë në gjumë.

Netët pa vënë gjumë në sy janë të pashmangshme për prindërit, apo jo? Epo, në fakt, s’është e thënë! Vogëlushët francez fillojnë të flenë gjumë gjithë natën duke filluar që në javët e para të jetës.

Cili është pra sekreti i prindërve që rrisin fëmijë kaq të qetë? Është mënyra sesi ato reagojnë ndaj tyre.

Bebushët janë tepër të zhurmshëm gjatë natës por kjo nuk do të thotë se të qarat e tyre nënkuptojnë se ata duan diçka. Në fakt, fëmijët për nga natyra e tyre ata zgjohen vazhdimisht pas pak orëve sepse ata flenë në cikle të shkurtra. E ndonjëherë ata ia fusin një të qarë thjesht sepse duan të flenë prap.

Gjithashtu, është e rrallë që fëmija të zgjohet për të ngrënë natën, sistemi tretës interferon me gjumin ashtu si te të rriturit.

Nënat franceze kanë 3 rregulla të thjeshta:

mos e përkundni fëmijën për ta vënë në gjumë
ushqejeni beben gjatë natës vetëm pasi të keni provuar ta mbështillni, t’i jepni goditje të lehta te shpina, pasi të keni bërë ndonjë lëvizje me të nëpër shtëpi, apo pasi t’u keni ndërruar bebelinat, dhe
mësoni dallimin midis bezdisjes dhe të qarës tamam
Është vërtetuar statistikisht se në 38% të prindërve që i ndjekin këto rregulla arrijnë t’i bëjnë fëmijët e tyre të flenë gjithë natës, kundrejt 7% të atyre që nuk i ndjekin këto rregulla.

Duhet të prisni përpara se të reagoni me një bebe. Mos veproni menjëherë sapo ato të fillojnë të qajnë. Jepuni atyre një shans që të rikthehen sërish në gjumë vetë – bebet nuk janë asnjëherë plotësisht të zgjuar kur ja nisin të qajnë, kështu që ju mund t’i shtyni të qajnë edhe më fort kur ndërhyni menjëherë.

Kjo nuk do të thotë që ju ta shpërfillni një fëmijë kur qan, por duhet ta bëni pushimin pak më të gjatë me kalimin e kohës. Në fillim rrini në heshtje vetëm për pak sekonda me një të porsalindur, dhe gradualisht zgjateni intervalin kohor të pritjes në heshtje derikur të arrini në disa minuta.

Bebushët duan pak kohë derisa të mësojnë si të rikthehen prapë në gjumë vetë, dhe është përgjegjësia juaj që ta mësoni fëmijën ta zhvillojë këtë autonomi.

Zhvilloni tek fëmija juaj shqisën e shijimit të ushqimeve të shëndetshme

Fëmijët mund të jenë ngrënës tepër tekanjozë. Duke u bërë gjithnjë e më përzgjedhës në ushqim ata përfundojnë duke ngrënë një sasi dhe larmi të kufizuar ushqimi. Por kjo nuk ndodh në Francë!

Fëmijët mund të edukohen të hanë pothuajse gjithçka. Po të vizitoni disa restorante do të vëreni se në shumicë e tyre do t’u ofrohet hamburger, kofshë pule dhe pizza.

Restorantet franceze, nga ana tjetër, nuk kanë një “Kids’ menu.” Francezët duan që fëmijët e tyre të edukohen që në moshë të vogël të provojnë një gamë të gjëra shijesh, kështu që ata nuk lejojnë një menu veçmas për fëmijët.

Një drekë tipike, në kopështet e fëmijëve francezë mund të përmbajë lakër të kuqe dhe peshk me salcë kosi e shoqëruar me djathra dhe mollë të pjekura.

Është e rëndësishme që fëmijet të ekspozohen ndaj një larmie të pasur me aroma dhe shije, çka shpjegon edhe arsyen përse fëmijëve francezë u serviren ushqime të gatuara në mënyra të ndryshme.

Sigurisht që nuk pritet që fëmijët të pëlqejnë gjithçka u serviret – por pritet që ata të provojnë gjithçka. Sipas francezëve, nëse e provon diçka mjaftueshëm shpesh, do të përfundosh duke e pëlqyer. Një nënë franceze thotë se ajo e bën vajzën e saj të provojë të paktën nga një kafshatë nga çdogjë në pjatën e saj.

Kjo është edhe pjesë e arsyes përse francezët i ushqejnë fëmijët e tyre me tre raunde pjatash. Sepse metoda me tre xhiro pjatash jo vetëm që i ekspozon ata ndaj një gamë më të gjërë shijesh por edhe i edukon ata mbi të ushqyerit.

Pjata e parë mund të jetë një supë me perime ose sallatë, për shembull. Fëmijës nuk i lejohet të kalojë tek pjata tjetër nëse nuk provon të paktë një kafshatë nga kjo e para.

Fëmijët mund të edukohen të hanë gjithçka, edhe perime madje. Thjesht kujtoni motton: “ti duhet të provosh një kafshatë të paktën!”

Pjesëmarrja strikte në oraret e vaktave i bën fëmijët më të shëndetshëm dhe më të vetë-disiplinuar.

Sa herë e keni kaluar vaktin e drekës me vetëm një sandwich në punë, ose me njl snack rrugës për në shtëpi? Ne përpiqemi t’u imponojmë fëmijëve orare fikse, ndërkohë që nuk i respektojmë vetë ato. Por francezët e dinë se vaktet në orare fiks nuk janë vetëm për të qëndruar të hollë e në formë trupore.

Vaktet fikse ndihmojnë në reduktimin e kalorive të marra, kështu që reduktojnë ndjeshëm riskun e obezitetit. Mesatarja botërore e obezitetit tek fëmijët është rreth 10% ndërsa për fëmijët francezë është 3.1%.

Pothuajse të gjithë fëmijët francezë hanë në 4 vakte: në 8 të mengjesit, në mesditë, në 4 pasdite, dhe në ora 8 të mbrëmjes.

Ata nuk lejohen të hanë në orare të tjera, duke i bërë kështu të aftë të shtyjnë kënaqësinë, “delay gratification”. Vaktet strikte nuk janë të rëndësishme vetëm për shëndetin; ato janë edhe për vet-kontrollin.

Nuk keni pse t’i sakrifikoni nevojat tuaja bazike pasi të bëheni me fëmijë.

Ndërsa çiftet nëpër botë kanë prirjen që kur bëhen me fëmijë ta shohin si fundin e një etapë dhe fillimin e një të reje në jetën e tyre, kjo nuk ndodh me çiftet francezë.

Jeta e çiftit i nënshtrohet një trysnie të vazhdueshme për t’i vënë nevojat e familjes në një nivel më të larta se ato të tyret – qoftë kur vjen puna për paratë, pasionet, apo seksin.

Në Francë, konsiderohet e pashëndetshme të sakrifikohet jeta seksuale për hir të fëmijëve. Në fakt, francezët janë të bindur se humbja e dëshirës seksuale është një çrregullim psikologjik. Shikohet si një formë depresioni dhe kurohet si e tillë.

Helene de Leersnyder, një pediatre, thotë se prindërit francezë nuk e shohin seksin si një privilegj rastësor, por si një nevojë bazike e qënieve njerëzore.

Kështu që mos kini bezdi t’i nxirrni fëmijët jashtë të lozin kur keni nevojnë për pak kohë pa praninë e tyre.

Mësoni të kuptoni rëndësinë e shkëmbimit të roleve gjinore.
Gratë franceze dinë të bëjnë punë burrash francezë, dhe burrat francezë dinë të bëjnë punët e grave, dhe nuk ndjehen aspak të bezdisur nga kjo.

Madje gratë franceze i tallin burrit që nuk dinë të bëjnë punët e grave, qoftë edhe ndërrimi apo blerje e bebelinave të bebeve.

Mos e përndiqni fëmijën tuaj, por mësoni t’u thoni “JO” me seriozitet.
Termi “prindërim helikopter” ka fituar shumë vëmendje kohët e fundit nëpër botë. Ky term u referohet prirjes së prindërve modern për t’i ndjekur, kontrolluar, vrojtuar e përgjuar fëmijët e tyre në çdo aspekt dhe imtësi, duke e bllokuar kështur aftësinë e tyre për të menduar për veten e tyre dhe të zhvillojnë autonomi.

Kjo nuk ndodh në Francë.

Në Francë është krejt e pazakontë të shohësh ndonjë prind që i rri nga pas fëmijës kudo, në park, në shilarëse, kudo hap pas hapi. Prindërit ulen dhe bisedojnë me njëri tjetrin ndërkohë që fëmijët luajnë me njëri tjetrin.

Kjo nuk do të thotë se fëmijët mund të bëjnë çfarë u ka qejfi, sigurisht që jo. Prindërit vendosin rregulla për ta që t’i respektojnë. E kur ndonjë prej këtyre rregullave thyhet, prindërit francezë ua bëjnë të ditur. Këta prindër e dinë shumë mirë se çfarë efekti ka tek fëmijë kur u thuhet atyre “JO” me bindje, me autoritet, dhe seriozitet të plotë. / shkollaesuksesit / KultPlus.com

Arilena Ara e Ardit Gjebrea risjellin këngën “Kur braktis atë që do” (VIDEO)

Arilena Ara dhe Ardit Gjebrea kanë risjellë këngën “Kur braktisë atë që do” përmes një performancë live me piano.

Interpretimi vjen i shoqëruar me një video të realizuar në plazh. Zëri magjik i Arilenës, tingujt e lehtë të sjellë nga Gjebrea dhe tingujt e natyrës, kanë perfeksionuar këtë performancë të njëshme./ KultPlus.com

Pozitiviteti i veprave të artistit Miço Mone në ekspozitën “Nudo d’anima”

Skulptori dhe piktori Miço Mone më 25 shtator, në një nga qytetet më prestigjioze të artit, në Verona, hap ekspozitën e tij titulluar “Nudo d’anima”. Ekspozita promovohet nga autoritete të artit e mbështetet nga komuna e Veronës.

Artisti shqiptar vjen pas një eksperience të gjatë pune këmbëngulëse, apo siç thuhet nga kritika në Albumin e tij prestigjioz me fotot e veprave të ekspozitave të mëparshme: “dora e tij zotëron lirinë e atij që shumë ka parë e shumë ka vuajtur.”

I lindur në Divjakë, në një vend që për nga bukuria natyrale të le pa frymë, pajisur me talentin, ndjeshmërinë e lartë ndaj të bukurës Miço Mone nuk mund të përballonte lavën krijuese që i ziente brenda shpirtit pa e derdhur në veprat e tij, në fillim duke punuar me baltën, ngjyrat, shkallë-shkallë me bronxin, për të arritur te mermeri i rafinuar rosso Portogallo e mermeri i famshëm Carrara i Michelangelos.

Skulptura e piktura lindën tek ai në mënyrë instiktive, spontane. Ekspozitën e parë Mone e hapi me punimet e periudhës së viteve pas gjimnazit. Vlerësimet nga kritika e ekspertet e kohës konsoliduan lidhjen e tij me artet figurative.

Më 1998 transferohet në Verona për të punuar me mermerin precioz, duke arritur “të modelojë në bardhësi e në dritë forma trupash elegantë e dinamikë“.

Nga 2009 i regjistruar në SBAV (Società Belle Arti Verona) ka marre pjesë në të gjitha ekspozitat kolektive të organizuara në Itali e jashtë. Veprat e tij janë ekspozuar në Austri, Francë, Bruksel. Sipas Albumit të 2015-ës, ku permblidhen tre ekspozita personale skulpturat në mermer kalojnë 70, ato në qeramikë 30, në bronx 30 dhe më shumë se 100 piktura në vaj.

Ndërsa në ekspozitën titulluar “Nudo d’anima”, qe ceremonia e çeljes bëhet këtë të premte, datë 25 shtator ora 17.30, autori paraqet mbi 30 vepra në qeramikë, 21 piktura në vaj si dhe disa vepra në mermer e bronx. Gjithë krijimtarinë e autorit e përshkon humanizmi, ai nuk rreshtet së trasmetuari në pikturën e skulpturën e tij ide pozitive, duke zbuluar botën e brendshme të njeriut, dashurinë e pastër, e dashurinë për të bukurën./ disporashqiptare/ KultPlus.com

Revista “Forbes”: Vizitojeni Kosovën, Rita Ora vjen prej andej

Revista me nam botëror, Forbes, ka publikuar së fundmi një artikull për disa nga vendet e botës, të cilat mund të vizitohen lehtësisht në këtë kohë pandemie.

Në veçanti hapësirë u është dhënë katër shteteve: Kolumbisë, Marokut, Republikës Domenikane dhe Kosovës.

Teksa për këtë të fundit, rrallë është shkruar në mediumet ndërkombëtare si një vend i dëshirueshëm për t’u vizituar, revista në fjalë ka cekur një arsye shumë të veçantë se pse duhet vizituar vendi ynë.

Përveç faktit se mund të vihet lehtësisht dhe pa ndonjë testim, shkaku i statusit ende të pa qartë, “Forbes” rendit si një arsye më shumë për të shkuar në Kosovë, faktin se këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, vjen prej atij vendi.

Ata gjithashtu shkruajnë për klipin “Shine Ya Light” të këngëtares, i cili para tetë viteve u realizua në Kosovë, si një dedikim për vendin e saj amtar.

“Kërkesat e hyrjes: nuk ka asnjë kufizim . Statusi i Kosovës për vizitorët ka qenë i paqartë në disa raste, por tani duket se vizitorët mund të shkojnë në një vend të vogël të Ballkanit pa ndonjë test ose kërkesë karantine. Vini re se ka orar qarkullimi në fuqi nga ora 22:30 deri në 5:00 të mëngjesit. Pse të shkojmë në Kosovë? Ndër shumë arsye të tjera, ylli i muzikës pop, Rita Ora është prej andej (ajo e xhiroi këtë video në kryeqytetin Prishtinë)”, shkruan “Forbes”.

Ndërsa sa për sa i përket trendit aktual të COVID-19, “Forbes” shkruan se “Kosova nuk është e qartë për nga rritja e numrit, por numri i rasteve të përditshme dhe vdekjet e saj janë pak më të ulëta se majat e tyre kohëve të fundit”.

Dhe kjo është e vërtetë, pasi fatmirësisht në Kosovë javëve të fundit shënohen shumë më pak raste të infektimit dhe vdekjeve nga coronavirusi./ indeksonline/ KultPlus.com

Fitoi 185 milionë euro në lotari, shpenzoi vetëm 44 milionë deri në vdekjen e tij

Ishte një fitore lotarie që theu të gjitha rekordet në 2011: 161.7 milion paund, ose 185 milion euro në atë kohë. Shuma është e mjaftueshme për të blerë 5.5 tonë ar ose tre aeroplanë Airbus A320.

Fituesi Colin Weir, një ish-kameraman nga Skocia, shpenzoi rreth 44 milion euro deri në vdekjen e tij dhjetorin e kaluar zbuloi një dokumentar.

Ai shpenzoi mesatarisht rreth 100,000 euro në javë, nga momenti kur fitoi lotarinë në korrik 2011 deri në vdekjen e tij në dhjetor 2019.

Për çfarë i shpenzoi Colin Weir 44 milionë para se të vdiste në moshën 72 vjeç?

– Katër vetura luksoze: Old Bentley Arnage, Jaguar F-Pace SUV, Mercedes E-Class dhe MPV Mercedes V-Class.

– Mobilje, bizhuteri dhe art me vlerë 231,000 euro.

– Ai dha 2.7 milion euro për klubin e tij të preferuar të futbollit Partick Thistle, dhe me ato para klubi ishte në gjendje të shlyente borxhet.

– Një shtesë prej 55 përqind e aksioneve të Partick Thistle u dhuruan tifozëve pasi u përhapën zërat se një konsorcium i huaj dëshironte të merrte përsipër klubin.

– Ai e bleu një pronë për 3.8 milion euro, komplet me të gjitha orenditë, me gruan e tij të atëhershme Christine.

– Ai bleu një shtëpi në plazh me pesë dhoma gjumi për 1.2 milion euro dhe u transferua atje në 2018 pasi u divorcua nga gruaja e tij.

– Ai bleu aksione të tre kuajve të garës.

– Ai u dha para miqve.

– Ai organizoi një mbrëmje lamtumire për më shumë se një milion euro pak para vdekjes së tij, ku miqtë e tij e ai festuan në hotelin “Trump” në Skoci./ KultPlus.com

Hollywood bën film për pandeminë

Bota e madhe kinematografike e Hollywood po planifikon të sjellë një film të ri për pandeminë e COVID-19.

Në plan është xhirimi i filmit “Lockdown”, ku rolin kryesor do ta luajë aktorja e njohur Anne Hathaway.

Sipas Harper’s Bazaar, bëhet fjalë për kombinimin e një komedie romantike dhe drame, me regji të Doug Liman, autor i filmave, si “Mr. & Mrs. Smith” e “The Bourne Identity”.

Xhirimet e filmit pritet të fillojnë në fund të këtij muaji në Londër, ndërsa në njërin prej roleve pritet të luajë edhe ylli i serialit “Peaky Blinders”, Cillian Murphy.

Akoma nuk dihet data e publikimit të filmit, ndërsa mezi pritet të shihet nga e gjithë bota./ KultPlus.com

“Përse më lini vallë, të endem kufomë e gjallë ?”

Poezi nga Piro Kuqi

Dua të shkruaj me duar,
por duart m’i kanë prerë
Dua të shkruaj me lot,
por sytë m’i kanë nxjerrë


Dua të shkruaj me gjoks,
por gjoksin ma kanë shqyer
Dua të shkruaj me eshtra,
Por eshtrat mi kanë thyer


Dua të shkruaj me gjak,
por gjakun ma kanë marrë
Dua të shkruaj me shpirt,
por shpirtin ma kanë vrarë


Përse më lini vallë,
të endem kufomë e gjallë ?/ KultPlus.com

Viti i ri akademi fillon 1 tetor, ligjëratat do të mbahen online

Studentët e vitit të parë nuk do të fillojë ligjëratat për shkak që akoma nuk ka përfunduar procesi i regjistrimit.

Më 1 tetor do të fillojë viti i ri akademik në universitetin më të madh publik.

Por kësaj radhe jo për të gjithë.

Studentët e vitit të parë në Universitetin e Prishtinës, pritet të fillojnë studimet më vonë për shkak se akoma nuk ka përfunduar procesi i regjistrimit.

Megjithatë objektet e fakulteteve do të qëndrojnë të zbrazëta.

Kjo pasi që ligjëratat priten të mbahen edhe tani virtualisht.

Ndonëse ka vonesa për shkak të procesit të regjistrimit, Bytyqi thotë që edhe studentët e vitit të parë pritet që të fillojnë ligjëratat pjesën e dytë të tetorit.

E përgatitjet për të filluar vitin e ri akademik kanë përfunduar në Fakultetin Juridik.

Dekani i këtij fakulteti po thotë që kjo mënyrë e mbajtjes së ligjëratave ka qenë mjaft e përshtatshme për studentët e mësimdhënësit.

Sipas Gashit, për studentët e vitit të parë, zgjidhja më e mirë është nëse zgjatet semestri, në mënyrë që të kompensohen ligjëratat e humbura.

Që nga fillimi i pandemisë, në Universitetin e Prishtinës të gjitha ligjëratat janë mbajtur virtualisht, për të parandaluar përhapjen e COVID-19./ gazetaexpress/ KultPlus.com

Publikohen fotografitë bardhezi të Parisit në vitet 30 dhe 40

Janë publikuar fotot që  janë realizuar nga fotografi i famshëm francez Roger Schall. Këto foto janë realizuar gjatë viteve ’30 dhe ’40, kryesisht në Paris.

Artisti ka punuar në të gjitha disiplinat e fotografisë së modës, portretet, aktualitetin, jetën e banorëve të Parisit dhe reportazhe të shumta fotografike që janë botuar në revistat më të mira ndërkombëtare si “Vu”, “Vogue”, “Life” dhe “Paris-Match”.

Ai ka mbuluar shumë ngjarje aktuale dhe në veçanti e ka përqendruar vëmendjen e tij në jetën në Paris, subjektin e tij të preferuar.

Mediat e huaja vënë në pah se nga qershori i vitit 1940 deri në gusht të vitit 1944.  Schall fotografoi kryeqytetin francez të pushtuar nga gjermanët, duke i fshehur negativët e tij në mënyrë që ata të mos gjendeshin. Ai gjithashtu dokumentoi Parisin e pasluftës dhe vazhdoi të punonte si fotograf në vitet 1970. Ai e braktisi fotografinë në vitin 1967, duke i kushtuar vëmendje pikturës dhe administrimit të arkivave të tij, që përfshinte rreth 100,000 imazhe./ KultPlus.com

Beogradi fyen veprën e Jusuf Buxhovit, akoma asnjë reagim nga akademitë shqiptare

Dëgjoni si vjell vrerë me fyerje dhe sharje Beogradi kundër shkrimtarit dhe historianit të shquar shqiptar Jusuf Buxhovi, për veprën e tij “Dardania – antika, mesjeta”, ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga Akademitë shqiptare!

Autori i “Dardanisë” fyhet nga Beogradi: “shiftar i çmendur”!

Vazhdojnë reagimet e ashpra, kryesisht me fyerje nga më të rëndat, nga Beogradi pas botimit të librit “Dardania – antika, mesjeta”.

Ato janë edhe të kuptueshme, ngaqë, me argumente të pamohueshme, demistifikohen gënjeshtrat e tyre që janë përhapur prej më shumë se një shekull!

Këto reagime, përkujtojnë fushatën që pat filluar Beogradi dhe disa “historianë” nga Kosova pas botimit të “Kosovës” në tre vëllime ku u vunë në pah mashtrimet e historiografisë serbe rreth të ashtuquajturit shtet mesjetar serb, që demantohet nga shumë burime bizantine…

Këtë herë, në mungesë të reagimeve shkencore, autori i “Dardanisë” quhet “shiftat i çmendur”!/ VOA/ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=nif8diThj3Y&feature=emb_logo

Konkursi i poezisë ‘Ora e Astritit’ shpallë poezitë fituese

Sot në Galerinë e Arteve në Ferizaj u mbajt takimi final i edicionit të katërt të konkursit të poezisë “Ora e Astritit 2020”.

Në këtë konkurs, tanimë tradicional, që mbahet në kujtim të poetit dëshmor Astrit Bytyçi, këtë vit juria profesionale prej rreth 60 poezive sa konkurruan gjithsejtë, përzgjodhi 30 prej tyre si më të realizuara, të cilat edhe u përfshinë në broshurën e botuar me këtë rast. Vlen të theksohet që autorët e poezive ishin nga të gjitha trojet shqiptare, ndërsa ata që ishin të pranishëm në takimin e sotëm i lexuan poezitë e tyre nën përcjelljen e tingujve të kitarës së Milot Bytyçit. Një pikë muzikore u interpretua edhe nga kantautori Dren Loxha, që ishte edhe pjesëmarrës i konkursit. Përveç krijuesve pjesëmarrës të konkursit dhe mysafirëve të tjerë adhurues të fjalës së bukur, në këtë takim ishin të pranishëm edhe familjarët e poetit dëshmor Astrit Bytyçi dhe bashkë me ta ishte edhe nipi i tij që ka trashëguar emrin e Astritit.

Juria profesionale në përbërje prej tre anëtarëve: Xhevdet Bajraj – poet, Biser Mehmeti – poet dhe prozator, si dhe Arsim Hamiti – kritik letrar, fitues të këtij edicioni u zgjodhën:

Çmimi i parë: Alma Braja – me poezinë ‘Fjalë të imëta’ dhe Ilaz Hysaj – me poezinë ‘Siluetë’

Çmimi i dytë: Fitim Nuhiu – me poezinë ‘Çaste lumturie’ dhe Ramë Oraca – me poezinë ‘Monolog i pakryer

Çmimi i tretë: Abdyl Hajredini – me poezinë ‘Kalliri para të korrave’

Çmimi ‘Pena e re’: Aurora Salihu – me poezinë ‘Mirazh i vetes sime të dikurshme’./ KultPlus.com

Përfundojnë punimet për restaurimin e hambarit të familjes Jonuzaj në fshatin Senik të Komunës së Malishevës

Ndërtimi i këtij hambari është realizuar në vitet 30-ta, të shekullit të kaluar. Marrë për bazë faktin se hambari i familjes Jonuzaj, është ndër ata të cilët kanë ngelur në të trevën e Llapushës, është i veçantë në radhë të parë për vjetërsinë, funksionin, punën karakteristike gdhendur në dru, por edhe gjendjen e mirë që ka, si rezultat i kujdesit të vazhdueshëm të familjes.

Përndryshe, sipas familjarëve të familjes Jonuzaj, hambari nuk është përdorur që një kohë të gjatë për funksionin se për çfarë ishte dedikuar në kohën e ndërtimit, por ai megjithatë mbetet vlerë e shtuar e paraqitjes së mënyrës së jetesës si dhe simbol i begatisë në familjet fshatare të vendit tonë.

 Samir Hoxha, drejtor në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren thotë se bazuar në përkushtimet e këtij institucioni për identifikimin, dokumentimin dhe inventarizimin e trashëgimisë kulturore për rajonin, respektivisht, territorin e komunës së Prizrenit, janë evidentuar shumë objekte me vlerë, që janë dëshmi se kjo anë është e pasur edhe me këtë lloj trashëgimie.

Andaj QRTK në Prizren, në kuadër të përmbushjes së detyrave të punës, bënë përzgjedhjen e gjetjeve dhe objekteve, nga inventari i trashëgimisë kulturore të cilat më pas u propozohen organeve përgjegjëse për t’u dhënë status të mbrojtjes së përkohshme në kuadër të Listës së trashëgimisë kulturore, por edhe harton dhe zbaton projekte për restaurim dhe konzervim, thekson drejtori i këtij institucioni Samir Hoxha./indeksonline/ KultPlus.com

Artistët nisin fushatën ‘Teatrot të hapen tani’, Mehmeti: Jemi mësu në parlament me pasë teatër, ata vetë i sjellin këto vendime e nuk i zbatojnë

Xhemile Hysenaj dhe Suada Qorraj

Pesëmbëdhjetë marsi i këtij viti shënoi mbylljen e gjithçkaje, e gjithë bota tashmë po qëndronte brenda një guaske. Por, qëndrimi brenda kësaj guaske nuk zgjati shumë, ngase botës i duhej normalizimi. E kështu filloi hapja e ngadalshme e pothuajse secilës derë që dha punë, argëtim e dituri, por e mbetur nën hije, me derën e mbyllur tash e shtatë muaj, janë aktivitetet kulturore. Në muret e sallat e teatrove e të kinemave mungon publiku, duartrokitjet e ngazëllimi i përhershëm që zakonisht përçohej në hapësira e këtyre ambienteve kulturore shkruan KultPlus.

Institucionet kulturore premtuan se teatrot do të hapen në fillim të qershorit, mirëpo, siç tashmë nuk konsiderohet çudi shkelja e premtimeve nga institucionet tona edhe ky premtim dështoi të mbahej. Kjo gjë bëri që para disa ditëve, komuniteti i artistëve të nisë një peticion për hapjen e teatrove, por që nuk duket të ketë pasur efektin e merituar tek krerët e institucioneve përkatëse, kështu, artistët filluan me hapin tjetër, që ishte një protestë virtuale e që me shumë gjase nuk do të mbarojë me kaq.

Poashtu, me 29 korrik të këtij viti është marrur vendimi për ndalimin e të gjitha aktiviteve kulturore, vendim ky që tash e sa kohë nuk është duke u përfillur. Deri tash janë mbajtur promovime, ditë të trashëgimisë, ekspozita e shumë të tjera aktivitete që prezent kanë pasur shumë njerëz, duke rënë në kundërshtim me masat AntiCovid.

Bëhet fjalë për fushatën ‘Teatrot të hapen tani’, nismëtar i së cilës ishte regjisori dhe Drejtori i Teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi. KultPlus kontaktoi me Zymberin i cili u shpreh i mllefosur dhe i shqetësuar në lidhje me moshapjen e teatrove, duke e konsideruar si të pakuptimtë dhe dëshpërues faktin që akoma qëndrojnë të mbyllur. Sipas tij, teatrot do të mund të kontrollonin shumë lehtë numrin e spektatorëve përmes shitjes së biletave dhe distancës në mes të ulësëve. ‘Gjendja, mbyllja dhe kufizimi nëpër të cilën kemi kaluar si shoqëri gjatë pandemisë, mendoj që ka nevojë shumë për një infuzion artistik e bashkë me këtë edhe skena kulturore ka nevojë për të kaluar këtë gjendje pothuajse të një kollapsi kulturor. Gjendja, mbyllja dhe kufizimi nëpër të cilën kemi kaluar si shoqëri gjatë pandemisë, mendoj që ka nevojë shumë për një infuzion artistik e bashkë me këtë edhe skena kulturore ka nevojë për të kaluar këtë gjendje pothuajse të një kollapsi kulturor’, potencon Zymberi për KultPlus.

Ndër të tjera, Zymberi shprehet se komuniteti artistik është i gatshëm të bashkëpunoj edhe me organet gjegjëse për të krijuar një manual apo udhëzim se si do të mund të funksionojnë teatrot tona në rast të hapjes së tyre, duke pasur parasysh situatëën pandemike.

Aktorë të shumtë iu bashkuan kësaj iniciative, ndërkaq KultPlus kontaktoi disa prej tyre. Të gjithë artistët shprehën mllef e revoltë në lidhje me moshapjen e teatrove, duke e konsideruar të pakuptimtë një gjë të tillë, pasiqë edhe brenda këtyre hapësriave ekziston mundësia e zhvillimeve kulturore duke respektuar masat AntiCovid. Ata poashtu u shprehën shumë të gatshëm për një portestë të mundshme në rast se edhe kjo fushatë has në vesh të shurdhër.

Astrit Kabashi konsideron se qeveria duhet të shqyrtojë edhe njëherë ato vendime. ‘Pa kulturë ky vend vdes’, deklaron ai.
‘Ne besojmë që institucionet kulturore do të hapen, sepse përveç për komunitetin artistik që është e nevojshme dhe për qytetarët, më së shumti do t’i bënte mirë qeverisë në Kosovës. Pak kulturë nuk do t’u bënte keq këtyre të fundit. Ne nuk po kërkojmë të rrezikojmë shëndetin e askujt, ne po mendojmë vetëm për shëndetin mendor dhe shpirtëror të qytetarëve të Kosovës’, deklaroi tutje Kabashi për KultPlus.

Dramaturgu Jeton Neziraj, është shprehur fushata ‘Teatrot të hapen tani’ do të përfshijë një seri aksionesh dhe nuk to të kufizohet vetëm në rrjete sociale, pra, sipas tij, nuk përjashtohen as format tjera të protestës
‘Do t’i bashkohem gjithësecilës iniciative, kërkese për hapjen e teatrove, natyrisht, argumentet pro hapjes së teatrove janë bindëse dhe ato më nuk mund të kontestohen, sidomos për faktin që janë lejuar të funksionojnë qendrat tregtare, gym-et, kafeteritë e kështu me radhë. Madje, vet qeveritarët këtyre ditëve i kemi parë tek kanë organizuar apo kanë marrë pjesë në evente të ndryshme publike. Një i tillë u organizua ditë më parë nga komuna e Prishtinës’, ka deklaruar tutje Neziraj për KultPlus.

Ndërkaq, në anën tjetër, Sindikata e Teatrove të Kosovës tash e sa kohë është në përpjekje për të bindur qeverinë që të lejojë hapjen e teatrove, mirëpo deri tash nuk është hasur në ndonjë përgjigje pozitive

Kushtrim Qerimi tregoi për KultPlus se e konsideron teatrin tejet të rëndësishëm, sipas tij teatri kontrollohet vetëm në vende totalitare për shkak të ndikimit të tij të madh tek masa njerëzore. ‘Për më thjeshtë do të citoja Nolin, ”Një vepër e luajtur mjeshtërisht nga aktorët në teatër, vlen më tepër se njëqind herë leximi i saj’. Andaj, roli edukativ i teatrit në shoqëri është shumë herë vendimtar. Komuniteti teatror është diskriminuar nga masat edhe ashtu naive AntiCovid, andaj që të mos vie deri te shpërfillja e këtyre masave edhe ashtu të parespektuar në radhë të parë nga vetë ata që i kanë vendosur, uroj që teatri sa më parë të filloj punë. ‘, shprehet Qerimi.

Sherif Bega, ishte ndër aktorët e shumtë që iu bashkuan kësaj nisme. Ai potencoi për KultPlus se është i gatshëm për një protestë në të ardhmen e afët, nëse nuk ndërmerret asgjë mbi hapjen e teatrove. ‘Teatri është shumë i rëndësishëm në shoqëri, e sidomos në këtë periudhë pandemike ku për pothaujse 8 muaj teatri e kinemaja kanë qenë të mbyllura, qytetarët janë të lodhur, prandaj hapja e teatrove është e domosdoshme”, potencon tutje Bega për KultPlus.

Ndërkaq, Florent Mehmeti për KultPlus shprehi dëshpërimin e madh në lidhje me këtë çështje dhe me vendimet e paarsyeshme të qeverisë, pasiqë sipas tij, këta të fundit vetë i kanë sjellë këto vendime dhe janë pikërisht ata që nuk po i zbatojnë ato.

‘E konsideroj teatrin si pjesë të pandashme të jetës Teatri flet shumë edhe për nivelin e emancipimit të një shoqërie, është një fjali e njohur që thotë se nëse don me njoftë nivelin kulturor të një vendi duhet me e pa se si i kanë të rregulluar teatrin dhe varrezat. Teatri është pjesë e pandashme e botës qysh prej kohës së antikiteti’, u shpreh ai.

Mehmeti, ndër të tjera potencoi se jemi shumë vonë në kushtim të rëndësisë së teatrit, ai konsideron se autoritetet përkatëse përtojnë të merren më çështjen e teatrit.

‘Jemi mësu në parlament me pasë teatër, kushdo që paguhet prej taksave të qytetarëve është duke bërë teatër, është për të ardhur keq që qeveria e lejon këtë gjë. Instancat qeveritare, qoftë ato lokale qofë të nivelit qëndror po organizojnë aktivitete kulturore në baza ditore, me shumë njerëz e me salla të mbyllura, e çka është tjetër kjo pos teatrit?!’, deklaron për KultPlus Mehmeti.

Teatri është ndër hapësirat më të rëndësishme kulturore të një vendi. Fakti që këto hapësira akoam qëndrojnë të mbyllura, flet shumë për krerët e institucioneve përkatëse. ‘Teatrot të hapen tani’ nuk mbaron me kaq. Kjo fushatë nuk ka për t’u ndalur derisa të merret një vendim i përshtatshëm mbi hapjen e tyre. / KultPlus.com

Çertifikohen 120 ndërmarrës të rinj nga MKRS-ja

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka lajmëruar se kanë çertifikuar 120 ndërmarrës të rinj, të cilët do të marrin mbështetje financiare.

Ky lajmërim vjen nga ministrja Vlora Dumoshi, e cila thotë se kjo mbështetje ofrohet nga MKRS për rininë.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ministrja thekson se me këtë sistem pjesëmarrja e të rinjve po luan rol kyç në proceset e vendimmarrjes.

Ndër të tjera, ajo thekson se është privilegj të ndërtohen mundësitë për ndryshim, dhe se prioriteti i saj për fuqizimin e të rinjve është i pandalshëm./ KultPlus.com

https://www.facebook.com/vlora.dumoshi/posts/10157871356354075

Fshati që humb lidhjen me internetin çdo mëngjes, në të njëjtën orë, prej 18 muajsh

Për 18 muaj, banorët e një fshati në Uells kanë qenë të rrethuar nga misteri pasi çdo mëngjes fshati humbte lidhjen me internetin. Tani inxhinierët më në fund kanë arritur të zbulojnë arsyen: Një televizor i vjetër lësho​n një sinjal që ndikon në shkëputjen e lidhjes, raporton CNN-i.

Një ekip inxhinierësh të kthyer në detektivë janë bërë tashmë heronj në fshatin Aberhosan pasi identifikuan burimin e problemit, sipas një njoftimi nga kompania që drejton rrjetin digjital të Britanisë.

Stafi kishte vizituar fshatin vazhdimisht dhe nuk kishte gjetur asnjë gabim në rrjet. Ata madje zëvendësuan kabllot për të zgjidhur problemin, por pa rezultat. Më pas inxhinieri lokal, Michael Jones bëri thirrje për ndihmë nga ekspertët e ekipit kryesor të inxhinierisë Openreach, transmeton abcnews.al

Inxhinierët zbuluan se problemi shkaktohej nga një fenomen i quajtur “ Nivel i lartë i zhurmës së impulsit ”(SHINE). Inxhinierët përdorën një pajisje, për të zbuluar nëse mund ta gjenin nga vinte zhurma, tha Jones në një deklaratë.

Në orën 7 të mëngjesit, pajisja sinjalizoi një zhurmë në fshat. Burimi i zhurmës u gjurmua afër një pronë në fshat. Si rezultat çdo mëngjes në orën 7 të mëngjesit, një nga banorët ndizte TV-në e tij të vjetër, e cila nga ana tjetër shkëpuste lidhjen e internetit, transmeton abcnews.al

Suzanne Rutherford, udhëheqësja kryesore e ekipit të inxhinierisë, tha se ky lloj problemi është më i zakonshëm sesa kanë menduar njerëzit.

“Çdo pajisje elektrike, nga dritat e jashtme te mikrovalët deri te kamerat CCTV mund të ketë një ndikim në lidhjen e internetit”, tha Rutherford.

Në fillim të këtij viti, Telecom në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëroi që mikrovalët mund të zvogëlojnë sinjalet e Wi-Fi. Kompania dha disa këshilla se si mund të kemi lidhje më të fortë interneti ndërkohë që miliona njerëz filluan të punojnë nga shtëpia për shkak të pandemisë./ KultPlus.com

377 650 euro për dorëshkrimet e Georges Brassens

Paris, 23 shtator – Njëzet e dy dorëshkrime origjinale të Georges Brassens, ndër gjigantët e këngës franceze, u shitën në ankand për një total prej 377 650 euro, një shumë pesë herë më e lartë se vlerësimi fillestar, njoftoi shtëpia franceze e ankandeve ”Artcurial”.

Bëhej fjalë për dorëshkrimeve nga trashëgimia e Fred Mella, tenor dhe solist i ”Compagnons de la Chanson”, i cili vdiq në vitin 2019 dhe që ishte një mik i madh i kantautorit historik Sète të lindur nga baba francez dhe një nënë me origjinë italiane.

Një shumë rekord u shpenzua për dokumentet në lidhje me “Supplique pour tre enterré à la plage de Sète”, ndër këngët më të jashtëzakonshme dhe më emblematike të Brassens, e cila u shit për 54 600 euro, 36 herë më shumë se vlerësimi fillestar/ANSA/ KultPlus.com

Rekomandimi për lirim të masave, gastronomët pezullojnë protestën e paralajmëruar

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka pezulluar për një javë protestën e paralajmëruar për të premten, më 25 shtator.

Ky vendim i gastronomëve vjen pas mbledhjes së Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19, që u mbajt të martën.

Në mbledhjen e djeshme, është rekomanduar që disa nga masat të lirohen.

“Këto rekomandime u mbështetën edhe nga Ministri i Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, i cili në takimin e realizuar sot me shoqatën tonë, u zotua që vendimi i Qeverisë së Kosovës do të jetë pozitiv, pasi këto vendime gjithnjë janë në përputhje me rekomandimet e komitetit”, thuhet në njoftimin e gastronomëve.

“SHGK nëpërmjet secilit organizim, takim apo mbledhjeje të realizuar, ka kërkuar që masat sa i përket orarit të punës dhe qarkullimit të personave fizikë të shtyhen deri në ora 12:00, e po ashtu ka kërkuar që aktivitetet e shërbimeve në hapësira të brendshme të lejohen sa më shpejtë”, thuhet në njoftim.

Në bazë të këtyre zhvillimeve, gastronomët kanë vendosur që ta pezullojnë për një javë protestën e paralajmëruar.

“Në bazë të këtyre zhvillimeve, kemi vendosur që protesta e caktuar të premten me dt. 25.09.2020, të pezullohet deri në marrjen e vendimit të Qeverisë, të hënën me dt. 28.09.2020. Në rast të mosmarrjes së këtij vendimi, atëherë të hënën do të ju njoftojmë lidhur me datën dhe kohën e mbajtjes së kësaj proteste, me organizim dhe mbështetje sa më të madhe”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com

https://www.facebook.com/Gastronometeprishtines/posts/1060523057715151

Autostrada Biennale publikon librat Audio-Vizual “Hero në Shtëpi”

Autostrada Biennale ka kënaqësinë të publikojë vëllimin e dytë të një serie librash audio-vizual që targetojnë fëmijët e moshës 6-9 vjeç dhe prindërit e tyre, duke i ndihmuar ata qe të zhvillojnë qasje edukative në informimin e fëmijëve te tyre për situatën Covid-19.

Ideja prapa projektit “Nuk ka dallime ndërmjet nesh” ishte krijimi i librave audio-vizual që adresojnë ndikimin e aspektit shëndetësor dhe social të Covid-19 tek fëmijët dhe prindërit e tyre.

Përmes ilustrimeve, fëmijët së bashku me prindërit e tyre do të informohen si t’a mbrojnë veten dhe të tjerët nga virusi, duke ndjekur këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Gjithashtu projekti trajton aspektin social dhe synon të ketë ndikim afatgjatë në adresimin e çështjeve gjinore në familje duke paraqitur (mos)ndarjet e roleve dhe përgjegjësive ndërmjet anëtarëve të familjes gjatë periudhës së izolimit nga Covid-19.

Librat titullohen “Hero në Shtëpi” dhe janë publikuar në 5 gjuhë: shqip, serbisht, anglisht, turqisht dhe romisht.

Ndiqni udhëzimet në video dhe hapni librin përmes vegzës:

http://autostradabiennale.org/audiovisualbooks/

Projekti është financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Komuna e Prizrenit.

Maskat Made in Kosova nga FreshAlb po shfrytëzohen nga Doktorët Amerikan në New York!

Në Spitalin amerikan New York Presbyterian/Columbia, stafi mjekësor po përdor maskat me Shqiponjën kuq e zi qe janë prodhuar në Kosovë nga FreshAlb. 

Nga kompania FreshAlb kemi mësuar që kanë shpërndarë afër 5,000 maska falas popullatës shqiptaro amerikane si dhe stafit mjekësor nëse spitale si shenj respekti dhe falënderimi.

FreshAlb gjithashtu ne muajin Prill kishte marrë billboard ne zemër te New Yorkut në Times Square për të falënderuar kardiologun me famë botërore shqiptaro-amerikanin Dr. Sulejman Celaj i cili vazhdoi të jep kontribut te madh në luftën kundër Coronavirusit.

Syla: Solidariteti nisë prej ndjenjave, por asht proces politik

Gjykata Themelore në Gjakovë kishte marrë vendim gjatë javës së kaluar që të dënoj me 24 vite e gjysmë burgim, Pjetër Ndrecaj. Ndërkaq gjatë ditës së sotme organizata ‘Replikë’ ka organizuar një aksion rrugor për të protestuar dhunimin e vajzave dhe grave, shkruan KultPlus.

Pas kësaj proteste ka reaguar edhe Mirishahe Syla e cila në rrjetin social Facebook ka shkruar se solidariteti fillon nga ndjenjat, por është proces politik. Sipas Sylës, Prishtina është vend ku njerëzit lehtësisht i harrojnë të vërtetat e mëdha duke u përqendruar në ato të vogla, në procese, e jo në qëllim.

Më poshtë mund të lexoni statusin e saj të plotë:

“Solidariteti nisë prej ndjenjave, por asht proces politik.”

Protestat kërkojnë shumë organizim, koordinim mes grupesh e vendeve të ndryshme, njohje të çashtjeve që adresohen; se si dhe ku duhet me u adresu. Kërkojnë angazhim shumëfish më të madh se ajo që në fund shihet në publik, kërkojnë besim në protestën si mjet që mund të përdoret për t’u organizu me të tjerët me të cilët ndajmë të njejtat besime për atë që duam të adresojmë, kërkojnë besim në protestën si formë e identifikimit dhe bashkimit të zërave përndryshe qëllimshëm të padëgjum.

Por asht nji element që u jep jetë të gjitha ktyne proceseve logjistike, ktyne metodave, të cilat përndryshe nuk kanë kuptim në vete, asht të besumit e thellë në atë që është e drejtë dhe në përgjegjesinë e secilit, sidomos kur i kemi mundësitë, për t’ngritë zanin kurdo që na ipet mundësia kundrejtë atyre padrejtësive, të cilat shumë njerëz në Kosovë, të përqendruar në Prishtinë, i kuptojnë thellësisht e madje i definojnë shumë mirë, por që nuk e di sa i “ndjejnë” ato? Sa frustrohen kur janë vetë në dhomë dhe nuk munden me u rahatu sepse e ndjejnë nevojën për të ‘bërtit’ për ato që ndodhin. Frustrimi kundrejtë padrejtësive fillon me ndjenja e pastaj bëhet politik.

Asnjana prej ktyne elementeve/mjeteve/metodave të nevojshme për t’u organizu nuk asht e mjaftushme nëse nuk kombinohen me këtë të dytën.

Në Prishtinë, në vendin ku janë të përqendrune të gjitha institucionet kryesore të vendit, ktu ku lëvizja e njerëzve asht ma e madhja krahasu me vendet tjera, në Prishtinë ku gjatë pauzave i ke kafenetë e mbushuna me njerëz, thirrjes për të protestu vrasjen e grave, thirrje jetike sidomos në këto kur po duket kaq problematike me u mbledhë me të tjerët, përjashto këtu kafenetë që vlojnë me njerëz, u përgjigjen diku 15 njerëz. As 200 nuk pritet me u mbledhe në këto kohë, por nja 50 sigurt edhe asht dasht me qenë sot aty, në shesh, nëse kurgjo tjetër, për të ozurpu hapsinat publika për diçka tjetër përveq shetitjes e kafes.

Prishtina asht vendi i protestave, por edhe asht vend i toksicitetit social deri në palcë – gja që qon jo vetëm në injorim të kërkesave të tilla, por edhe në sabotim të përpjekjeve për t’i problematizu ato. Asht vend ku njerëzit lehtësisht i harrojnë të vërtetat e mëdha duke u përqendru në ato të vogla, në procese, e jo në qëllim./ KultPlus.com

Sophia Loren i rikthehet aktrimit në moshën 86-vjeçare

Sofia Loren do të rikthehet në kinema pas 11 vitesh mungesë.

Loren, tani 86 vjeç, do të shfaqet në dramën e pritshme të Netflix, The Life Ahead (Jeta përpara) që drejtohet nga i biri, Edoardo Ponti. Në film, Loren luan Madame Rozën, një hebreje që i mbijetoi holokaustit që ndihmon në rritjen e fëmijëve të një prostitute të vdekur, me të cilën ajo dikur ishte endur rrugëve. Ajo më pas lidh një miqësi të fortë me momon, një senegalez 12 vjeçar, jetim, që përpiqet ti vjedhë asaj shandanët. Ky do të jetë adaptimi i dytë i novelës së Romain Gary, pas një filmi të 1977 që mori emrin e karakterit kryesor, në të cilin luante Simone Signoret.

Pas premierës në Romë, në tetor, filmi do të mund të shihet në Netflix një muaj më vonë. Loren ka fituar oskarin e parë në 1961 për rolin në filmin Two Women, ndërsa të dytin, në 1991, një oskar nderi për një karrierë të pasur me performanca të paharrueshme që i ka shtuar shkëlqim të përhershëm formës sonë të artit – thuhej në motivim. Aktorja thotë se ajo rrëmbeu shansin për të luajtur rolin në filmin e të birit, pasi ajo i kujtonte nënën e saj. Sofia Loren ka punuar me të birin dhe dy herë të tjera më parë, hera e fundit ishte në 2002 me Between Strangers. Edoardo Ponti, 46 vjecar, është fëmija i dytë i aktores me regjisorin Carlo Ponti, me të cilin ajo ishte e martuar që nga 1966 e deri në vdekjen e tij. /TCH / KultPlus.com

Kurorëzimi i dashurisë në kohë pandemie, foto albumi që shpalos martesën në mënyrë virtuale

Egzona dhe Selimi kishin vendosur ta kurorëzojnë dashurinë e tyre shumëvjeçare. Të dy dukeshin të kompletuar, Egzona nën fustanin e saj të bardhë, Selimi i veshur me rrobat e tij më të bukura, dhe kështu përçonin një ngrohtësi teksa ishin nën krahët e njëri tjetrit. Mirëpo, ata nuk e kishin menduar që procedura e celebrimit të martesës së tyre do të ishte e tillë, shkruan KultPlus.

Nën ideimin e ekipit që merret me organizme të eventeve – “Glamour In” në Restorantin “Golden Imperial” në Prishtinë, çifti i ri pozuan përpara aparatit fotografik të Blend Rokës. Por, kësaj radhe edhe albumi fotografik të cilën e prisnin prej shumë kohësh kishte marrë tjetër format. Ata ishin afër njëri tjetrit, por të maskuar, datën më të rëndësishme të tyre e ndanin mes vete, ndërkaq gëzimin e kësaj dite tjerëve mund t’ia përçonin vetëm në mënyrë virtuale.

Themeluesja e kompanisë për evente “Glamour In”, Blerta Aliu- Ahmeti për KultPlus tregon konceptin e këtij albumi fotografik, i cili mund të definohet si “kurorëzim dashurie në mënyrë virtuale”, ndikuar nga pandemia.

“Koncepti i këtij albumi ka për qëllim të paraqes gjendjen aktuale se si ka ndikuar gjendja krijuar nga virusi Covid 19 në planet e martesave të këtij viti”, thekson Aliu Ahmeti. Tutje ajo rrëfen se të gjitha aktivitetet përgatitore kanë shkuar mjaft mirë falë bashkëpunimit dhe profesionalizmit të ekipës.

“Realizimi i këtij koncepti nuk ka marrë shumë kohë. Një ditë të tërë kemi punuar me fotografin Blend Roka, çiftin Egzonën dhe Selimin dhe gjithçka është realizuar në hapësirat e brendshme dhe të jashtme të restorantit të mirënjohur “Golden Imperial”, shpjegon Blerta.

Teksa ideja e realizimit të këtij foto-albumit ka qenë e ndikuar nga situata e krijuar, që çdo gjë të funksionojë në mënyrë virtuale, me shmangie të tubimeve, organizatorja Blerta tregon se çifti ka qenë tejet bashkëpunues për këtë iniciativë.

“Çifti e ka mirëpritur këtë aktivitet dhe pikërisht për shkak të kurorëzimit të tyre në këto kushte, ata e kane ndjerë më së shumti situatën aktuale dha kanë qenë bashkëpunues për ta realizuar sa më mirë konceptin e zhvilluar nga ekipi ynë”, vazhdon Aliu Ahmeti. Ndërkaq veçantia e këtij fotosesioni mbetet te rrethanat të cilat kanë qenë ndikues dhe i kanë falur fotografive elemente krejtësisht ndryshe nga ato normalet, e që ndoshta do të jetë shumë interesante për trashëgimtarët e çiftit kur një ditë do t’i shohin ato.

“Ky format i fotove dallon shumë nga ajo e zakonshmja pasi që nuk paraqet dasmë tipike të planifikuar. Kurorëzimi i dashurisë në mënyrë virtuale është detaji më i rëndësishëm i këtij koncepti”, sqaron themeluesja e Glamour In. Ky ndryshim i situatës i cili ka bërë që fotografitë dhe martesa e çiftit të jenë më ndryshe, padyshim që ka ndikuar edhe në psikologjinë e tyre dhe të rrethit.

“Mesazhi i kësaj fushate ka për qëllim theksimin e ndikimit të pandemisë në aspektin psikologjik te çiftet dhe familjarëve të tyre në ndryshimin e planeve për realizimin e dasmave të tyre”, shprehet Blerta Aliu Ahmeti.

Përveç shfaqjes së gjendjes së çifteve të reja të cilët së fundmi janë martuar, Glamour In është kujdesur që nëpërmjet kësaj të përfaqësoj edhe gjendjen e palëve të tjera të cilët janë të përfshirë në këto organizime si: restorantet, fotografët, etj. Por, prapë edhe për ta si ideator, më me rëndësi dhe primare mbetet shëndeti.

“Mirëpo mbi të gjitha mesazhi përçon atë se shëndeti është prioritet në çfarëdo situate të jemi, ndërsa kurorëzimi i dashurisë mund të ndodh çdo herë aty kur dashuria është prezente, pa marrë parasysh kushtet në të cilat gjendemi”, thotë Blerta.

Pandemia ka ndikuar që shumë ceremoni të martesës të shtyhen apo edhe të pamundësohen tërësisht./KultPlus.com

Ava Max në BBC: Jam rritur duke dëgjuar mamin që këndonte opera në shtëpi

Një tjetër shqiptare po ngjet me shpejtësi shkallët e një karriere të suksesshme ndërkombëtare. Këngëtarja Amanda Koçi, e njohur në tregun muzikorë si Ava Max në një intervistë për BBC ka rrëfyer se si nisi pasioni i saj për muzikën dhe rrugëtimin e saj drejt suksesit që po përjeton momentalisht. Ava tregon se mamaja e saj ka ndjekur studimet për opera, por emigrimi e detyroi të hiqte dorë.

Cila është eksperienca juaj e parë muzikore?

Kur isha shtatë apo tetë vjeç mamaja ime shëtiste nëpër shtëpi duke kënduar opera dhe unë fillova të këndoja me të.

Mamaja juaj ishte një këngëtare e trajnuar për opera?

Ajo ka ndjekur studimet për këtë, kështu që po, ajo ishte trajnuar.

A ka kënduar ndonjëherë profesionalisht?

Jo, ajo nuk qe në gjendje ta bënte. Gjithmonë ka qenë ëndrra e saj, por ajo erdhi në Amerikë u angazhua duke punuar dhe duke u kujdesur për mua dhe vëllain tim.

Përvec mamasë tënde a ka pasur ndonjë këngëtarë që të ka frymëzuar në fillimet e tua?

Po dëgjoja Mariah Carey, Whitney Houston, të gjithë artistët e mëdhenj të muzikës pop dhe pak R&B hitet e kohës.

Kush ishte personi i parë jashtë familjes që ju tha që mund të këndonit?

Ah..Kjo është një pyetje e vështirë. Unë kurrë nuk isha në përputhje me trajnerët e zërit. Isha si një vajzë e vogël rebele që gjithmonë vraponte, por njëri nga trajnerët për zërin më tha dikur “Nuk të bën të veçantë fakti që mund të këndosh. Shumë njerëz mund të këndojnë. Ka të bëj me sa shumë e dëshiron ti atë. Sa shumë do të punosh për të? Kjo vërtet më bëri të reflektoja.

A praktikoni akoma çdo ditë?

Emm.. Edhe po, edhe jo

Kjo tingëllon si një ‘jo’?

Jo, jo! Unë vazhdoj akoma të praktikohem! Nëse nuk do ta bëja, do të ngatërroja kordat e zërit.

Ju keni marrë pjesë në shumë konkurse për fëmijë. Çfarë ndjesie të jepte?

Ishte një audicion i quajtur “Talent Rock” në Florida, dhe unë shkova atje bashkë me mamanë time. Kishte, 3000 fëmijë në audicion dhe unë arrita të futesha në treshen e parë.

Arsyeja e vetme që nuk mora vendin e parë ishte sepse fituesi bëri tre salto mbrapa në ajër para se të këndonte. Unë thjesht qaja dhe thoja: ‘Kjo nuk është e drejtë!’

Cila është kënga e parë për të cilën ju keni thënë me vete: “Kjo është ajo që po kërkoja, ajo që duhet të jem”?

Është diçka ndërmjet “Not Your Barbie Girl” dhe “Sweet But Psycho”, sepse në të dyja ka forcë dhe guxim që më karakterizojnë mua si person.

Tekstet tuaja shmangin shumë klishe për dashurinë dhe romancën. Si e shikon ti procesin e të shkruarit?

Është si në një operacion. Ne e marrim kohën tonë, dhe kontrollojmë një nga një, duke zbërthyer gjithçka, sepse nëse nuk e dua mesazhin, nuk mund ta këndoj. Kështu që, ka shumë të ngjarë që unë kur jam në studio, me kufje dhe shkruaj një melodi, çfarëdo që unë ndjej në atë çast në zemrën time është ajo që përkthehet në nota muzikore, nëse kjo ka kuptim gjithmonë.

Pra, është krejtësisht spontane? Ju nuk mbani shënime apo keni një libër me ide?

Eventualisht, kjo jam unë.

Ekziston një varg fantastik në tekstin e këngës “Sweet But Psycho”:  ‘Ka diçka në fytyrën tënde / Nuk di nëse duhet ta puth apo ta godas me grusht’.

Oh Zoti! Unë e bëra atë në fillim të karantinës, dhe qeshja me veten, sepse në të vërtetë, në fillim, ishte një shaka, dhe pastaj më erdhi ideja, ‘Prit, kjo është e mrekullueshme.’

Kë keni pasur në mendje kur e keni shkruar?

Çdo ish të dashur!

“Sweet But Psycho” ishte suksesi juaj i madh. Si ishte të shihje se po pushtonte botën?

Oh zot, kishte kaq shumë arritje çdo ditë. Numri një në Suedi, pastaj Norvegjia, pastaj Finlanda, pastaj Britania e Madhe. Kënga nuk mund të ndalte dhe as vet nuk e di pse. Kjo këngë preku pothuajse gjithësecilin në botë dhe kjo është shumë e vështirë për tu arrirë. Në fakt ende nuk mund ta besoj si arritëm këtë.

Ju në atë kohë akoma nuk kishit filluar të mendonit për një album. A ishte kjo një pengesë?

Është e vështirë të thuash. Në fakt tani jam e lumtur që nuk kisha gati një album atëherë – sepse do të kisha qenë jo vetja. Dhe tani kam këtë përmbledhje të punës që vërtet e dua. Besoj se gjithçka ndodh për një arsye.

Sa këngë keni regjistruar për albumin?

Mbi 100. Por ne jemi shumë kritikë. Nëse nuk e ndiejmë që është e duhura, thjesht e lëmë mënjanë.

Një nga mesazhet e “Sweet But Psycho” është keqkuptuar. A ju ka prekur kjo?

Gjithmonë ka qenë shumë e vështirë për mua të bëja miq. Jam ngacmuar, mendoj sepse nuk më pëlqejnë kornizat, por jam edhe shumë e çiltër. Unë me të vërtetë i them gjërat gjithmonë ashtu si i mendoj dhe kam qenë gjithmonë e tillë, gjithë jetën time. Nuk është diçka që unë mund ta ndryshoj. Jam përpjekur të ndryshoj dhe kjo nuk funksionon. Më beso. Kështu, shkolla ishte e vështirë sepse mendoj se është mashtrim ndonjëherë, si thoni? Ju duhet të duroni vendosur një person dhe kjo nuk është për mua, dhe për këtë arsye pata ngacmime e tallje të ndryshme mezi prisja të largohesha.

Vargjet e “ Who’s Laughing Now”  a ju drejtohen atyre ngacmimeve?

“ Who’s Laughing Now”  ka të bëjë më shumë me industrinë e muzikës për mua. Shumë njerëz me të vërtetë nuk dëshironin të më ndihmonin, nuk donin të më ndihmonin fare.  Por nëse e shihni videon, muzika mua më del nga venat – dhe kështu u ndjeva. Unë fjalë për fjalë ndjeva se, “muzika vërshon nga shpirti im”, Kjo nuk është diçka që unë mund ta ndaloj. Duhet ta bëj, pavarësisht se çfarë “. Dhe ky është mentaliteti që kisha.

Por besoj është e vështirë kur suksesi nuk ndodh menjëherë. Si arritët të mbani dashurinë tuaj për muzikën gjatë atyre viteve të adoleshencës kur gjërat nuk shkuan siç duhet?

Kam pasur shumë momente që jam ndjerë keq, nuk mund të gënjej. Çdo vit që kalonte unë pyesja veten “A do ta arrij ndonjëherë”? A do të ndodhë ndonjëherë kjo? Unë kam provuar që kur isha 10 vjeç. Një ditë, rreth një vit para “Sweet But Psycho”, unë po qaja dhe nëna ime tha: ‘Unë nuk dua që ti të zhgënjehesh nëse dëshiron të zgjedhësh një karrierë tjetër.’ Dhe unë e vështrova atë dhe thashë, ‘Jo. Pse mendon se po qaj?’ Kjo është ajo që unë dua të bëj. Unë kurrë nuk do ta lë këtë. ‘ Dhe kështu unë vazhdova dhe kënga “Sweet But Psycho” erdhi.

Në videon “Torn”, ju luani një superheroinë. Nëse do të zgjidhnit cila do të ishte superfuqia juaj?

Nëse do të duhej të zgjidhja një superfuqi, patjetër që do të zgjidhja shërimin, sepse ndihem sikur bota ka nevojë për shërim. Dhe emri im si superheroninë me siguri do të ishte Electra, ‘ ky është emri i gjyshes sime ‘!/ Diaspora Shqiptare / KultPlus.com

Studio Gjuhë Gjermane, pa shkëputje nga puna

Gjermania konsiderohet fuqia ekonomike e Bashkimit Evropian dhe gjuha gjermane është gjuha më e folur në Evropë. Deri sa Gjermania vazhdon të mbizotërojë në politikën evropiane dhe gjithnjë e më shumë në qendër të çështjeve globale, tani është koha ideale për të mësuar rreth gjuhës dhe kulturës së saj. 

Të mësuarit e gjermanishtes mund të ju ndihmojë të lidheni me 220 milionë folës të kësaj gjuhe në mbarë globin. Është gjuha e dytë shkencore më e përdorur në botë. 

A dëshironi të studioni Gjuhë Gjermane pa shkëputje nga puna? Kolegji Universum iu mundëson ti ndjekni ligjëratat vetëm të shtunen apo online. Apliko këtu https://www.universum-ks.org/apliko/

 Kolegji Universum i vetmi institucion i akredituar në Kosovë që e ofron programin e Gjuhës Gjermane

Institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian. Deri tani Kolegji Universum ka nënshkruar marrëveshje me 124 universitete në 26 shtete të Evropës dhe Turqi. 

Deri tani 283 studentë të Kolegjit Universum dhe 105 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi. Mëso më shumë https://www.universum-ks.org/bursa-nderkombetare/

Për më shumë informata kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)