Vin Diesel falënderon Paul Walker për inspirimin që i dha për muzikë

“Fast and Furios”, nuk do të ishte ai që është sot pa dyshen më të preferuar të këtij filmi, Vin Diesel dhe Paul Walker.

Në vitin 2013, Paul Walker ndërroi jetë në një aksident me makinë, kurse Diesel që nga ajo kohë ka filluar që të mirret me projekte muzikore.

Ditë më parë ai ka lansuar këngën “Days Are Gone”, në të cilën përmendi edhe kolegun e tij të ndjerë.

Diesel në një intervistë për People ka treguar për tranzicionin e tij prej filmave në muzikë.

“Më kujtohet në Londër kur Paul thoshte se njerëzit janë të koncentruar kur ti këndon. Mos u ndal së kënduari, ti e di që ke diçka speciale”, është shprehur ai./ KultPlus.com

Rritja e rasteve me COVID-19, ministri i Arsimit ka një thirrje për nxënësit dhe mësimdhënësit

Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë, ka reaguar edhe ministri i Arsimit, Ramë Likaj, i cili u ka bërë thirrje nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve që t’i respektojnë me përpikëri masat e rekomanduara nga Minstria e Shëndetësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Likaj tha se të gjithë duhet të punojnë për parandalimin e COVID-19 në mënyrë që të mbahet mësimi nëpër shkolla.

“Rastet me COVID-19 po rriten përditë. Ju bëjmë thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave, që të respektojnë me përpikëri masat e rekomanduara nga MSh dhe IKShPK. Asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë. Prandaj, të punojmë të gjithë së bashku që të mbajmë në jetë skenarin A (mësim me pjesëmarrje në shkollë)”, ka shkruar Likaj.

Kujtojmë se ditët e fundit, Kosova ka shënuar rritje sa i përket numrit të infektimeve me COVID-19, ndërsa sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për masat e reja për gastronominë dhe kufizimin e lëvizjeve për personat mbi 60 vjeç.

Këto masa do të hyjnë në fuqi nga e hëna. / KultPlus.com

Asgjë nuk të lëndon më shumë se sa zhgënjimi

Oriana Fallaci

Asgjë nuk të lëndon, trishton, dhemb më shumë se sa zhgënjimi, sepse zhgënjimi është një dhimbje që derivon gjithmonë nga një shpresë e shkuar, një humbje që lind gjithmonë nga tradhëtimi i besimit, ndryshimi i qëndrimit të dikujt apo të diçkaje tek e cila beson. E për ta duruar ndihesh i mashtruar, poshtëruar, viktimë e një padrejtësie që nuk e prisje, e një dështimi që nuk e meritoje, ndihesh i fyer, qesharak saqë herë pas here kërkon hakmarrjen, zgjedhje që mund të të bëjë të ndihesh i çliruar ndonjëherë, por që rrallë shoqërohet nga gëzimi dhe shpesh kushton më shumë se falja…/ KultPlus.com

Për festën e ‘Halloween’ thehen xhamat e autobusëve në Prishtinë, reagon Ahmeti

Për festën e Halloween janë thyer xhamat e autobusëve në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook tha se në këtë kohë pandemie, mbledhja e njerëzve është rrezik për përhapje të COVID-19.

“Edhe sonte janë thyer xhamat e autobusëve për Halloween. Përveq se është traditë që nuk bëhet askund – sulmet me vezë ndaj qytetarëve që idenë nuk e kanë – në kohë Covidi mbledhja e njerëzve është e rrezikshme. Kemi apelur te prindërit, por nuk kemi arritur të depërtojmë”, shkruan Ahmeti.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160444788377166

Kujtojmë se ditët e fundit Kosova ka shënuar rritje sa i përket numrit të infektimeve me COVID-19, ndërsa sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për masat e reja për gastronominë dhe kufizimin e lëvizjeve për personat mbi 60 vjeç.

Këto masa do të hyjnë në fuqi nga e hëna. / KultPlus.com

Kuinteti i frymës “Durrësi”, koncert në Muzeun Arkeologjik

Kuinteti i frymës “Durrësi” u paraqit mbrëmjen e kaluar me një koncert në sallën kryesore të muzeut arkeologjik të qytetit bregdetar.

Koncerti në kuadër të Festivalit të 15-të Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës solli për dëgjuesit një program të pasur me vepra nga nëntë autorë të njohur vendas dhe të huaj.

Jonela Golemi (flaut), Saimir Kalaja (oboe), Sokol Toto (klarinetë), Ilir Kodhima (korno) dhe Pirro Sota (fagot) janë pjesëtarët e kuintetit “Durrësi” që nga viti 2010.

Aktiviteti artistik i secilit prej tyre përbën bashkëpunime në koncerte brenda dhe jashtë vendit.

Të njohur për promovimin e veprave të shkruara në epoka të ndryshme, këtë herë artistët nga Durrësi dhe Tirana interpretuan pjesë nga Johann Straus (biri), Johann Schrammel, J. Haydn, W. A. Mozart, P. I. Tcaykovski, N. Piovani, T. Greaves, M. Penella, si dhe nga Josif Minga.

Megjithëse në një numër të kufizuar për shkak të pandemisë, shikuesit duartrokitën gjatë interpretimin e ansamblit të frymës “Durrësi”./atsh/ KultPlus.com

Fshati që kërkon banorë, Italia jep para dhe nënshtetësi për ata që shkojnë të jetojnë

Një tjetër fshat italian po ofron para për të shkuar për të jetuar atje, dhe ju mund të paguheni deri në 40,000 Euro. Fshati i vogël, Santo Stefano di Sessanio, ndodhet në majë të një kodrine dy orë larg Romës.

Marrëveshja përfshin një pagë mujore për tre vitet e para, deri në vlerën e 8,000 Euro në vit, duke arritur në diçka më shumë se 21,000.  Një grant i vetëm prej 20,000 € do të jepet gjithashtu për këdo që fillon një biznes të ri që ndihmon qytetin, të tilla si në industrinë e ushqimit ose shërbimit.

Gjithashtu marrëveshja përfshinë edhe pronën me qira, por ende kjo nuk është vendosur në lidhje me sa do të paguajnë vendasit e rinj. Detyrimi vetëm është që aplikuesit të jenë në gjendje të bëhen banorë të Italisë, dhe të jenë nën 40 vjeç. Si dhe kush është që duhet të jetojnë atje për të paktën pesë vjet.

Fshati ka vetëm 115 banorë, me më shumë se gjysmën e tyre pensionistë dhe më pak se 20 janë fëmijë nën moshën 13 vjeç. Sipas Kryetarit të Bashkisë Fabio Santaviça prej fillimit të Tetorit kur u hap thirrja, më shumë se 1,500 persona kanë aplikuar.

Italia është një ndër shtetet me popullsinë më të plakur dhe shumë fshatra janë pothuajse zbrazëta . Këto lloj atraksionesh në Itali janë bërë të zakonshme, për të thithur banorë të rinj dhe emigrantë.

Në vitin 2017, fshati Bormida ofroi 2 000 euro për ata që do të shkonin të jetonin atje. Të njëjtën gjë bëri edhe Molize në 2019. Ndërsa në fillim të këtij viti, Musomeli i Siçilisë nxori në shitje për 2 euro shtëpitë e braktisura, me kusht që blerësi t’i rinovonte./ KultPlus.com