Poeti i madh Lasgush Poradeci ka pasur një ndjenjë të veçantë për Kosovën.
Në videon e mëposhtme, Poradeci rrëfen ndjenjat e tij patriotike për Kosovën.
Kush është lulja në Ballkan Që bota i ka sevdanë Kosova që s’njeh sulltan Plot difë e kapedanë. Të sedrës e me shpirt krenar S’durojnë cen a dhunë Tregojnë gjoks në sulm e zjarr Si shkaba në furtunë. Kosova që bën sulm në zjarr Posi dragoj me fletë, Siç bënte sulm ngadhërimtar Gjergj Kastrioti vetë. /KultPlus.com
Bebe Rexha bëri një veprim bujar.Viti 2020 solli shumë vështirësi tek disa kategori, të cilat u prekën nga kriza që e shkaktoi pandemia COVID-19.
Shumë njerëz mbetën pa punë, andaj kishin vështirësi të siguronin ushqimin dhe të paguanin faturat e qiranë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ashtu sikurse shumë vullnetmirë, ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar disa persona në nevoj, transmeton KultPlus.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka ftuar fansat e saj që t’i dërgojnë asaj faturat.
Sot 121 vite më parë ka lindur poeti shqiptar Lasgush Poradeci, shkruan KultPlus.
Llazar Gusho ishte emri i vërtetë i shkrimtarit që kishte shkruar për yjet, dashurinë dhe gruan. Ai njihet me pseudonimin e tij letrar ‘Lasgush Poradeci’ e cila vie nga shkurtesat e emrit të tij dhe babait, Llazar Sotir Gusho (La-S-Gush) dhe si mbiemër ka përdorur vendlindjen e tij, Poradeci.
Lasgushi është autor i dy vëllimeve me poezi ‘Vallja e yjeve’ botuar në vitin 1933 dhe ‘Ylli i zemrës’ në vitin 1937. Këto dy përmbledhje poetike i ka botuar në Bukuresht të Rumanisë.
Me rastin e 100 vjetorit të lindjes, ai u nderua me titullin ‘Nderi i Kombit’ dhe ‘Qytetar Nderi’. Shumë lagje të Shqipërisë mbajnë emrin e tij.
KultPlus në 121 vjetoin e lindjes së Lasgushit, ju sjell një fragment nga ditari i tij:
Nga ditari i Lasgushit
– Poradec, 3 Nëntor 1977:
Dyke u kthyer që prapa Kalasë tatëpjetë ne “Lumi i trahanit” dhe buzë liqerit për në Poradec, ndenja disa minuta në lapidarin përballë fortesës italiane, me “Cuc”-in, konen t’ime besnike. Pas atyre pak minutave u ngrita, u ngrit përnjëheresh dhe ‘Cuc”-i, që eci përpara meje si gjithnjë, nj’a 7 a 8 metra përpara. Pa pritur pa kujtuar – “Cuc”-i po alurinte me alurim të math dyke u parpalitur dhe dyke u rrëkëllyer në rrugë, midis shkëmbit dhe fortesës, si dyke vdekur: rrëkëlleheshe me këmbët përpjetë dhe parpaliteshe, e drithte, e përdrithte trupin, dyke qarë dhe dyke u rrëkëllyer e dredhur e përdredhur me këmbët përpjetë dhe me gojën hapur e sytë e llahtarisur të zgurdulluar e të pavetëdijshëm. Obobo thashë me shpirtin t’im të tundur, të dëshpëruar: m’a kish shtypur kamioni, e kish marrë nënë rrota. E përkëdhela shumë, me sekonda, i thosha me emër: “Cuc”, “Cuckë”, “Cuc-Cuc” po ay nuk ngjalleshe. E pashë vdekjen e Cucit me sy, kujtova me tronditje të madhe se e humba Cucin e dashur, se më vdiq Cuci im aq besnik, i cili m’a gëzon jetën t’ime në Poradec ku unë jam i shkretë pa njerí, i vetëm, i shkretë si një eremit, ku unë, passi lë punën e shkrimit, s’vete nëpër kafene dhe pijetore se unë nuk pi dhe mua s’më pëlqejnë njerëzit e kafeneve me fjalët e tyre të kota, që kështu të kota më duken mua. Ata janë të lumtur me atë jetë të tyre, po mua më ngjajnë të kota fjalët e tyre. S’e kanë ata keq atë jetë të tyre të shoqërimit, ndofta s’e kam as unë keq këtë jetën t’ime të vetmuar, po ata janë të lumtur që e vrasin ditën ashtu, në shoqërim, kurse une e vras e s’e vras me vetminë t’ime. S’e vras dot fare dhe prandaj jam fatkeq. Që të shpëtoj prej jetës, t’a harroj të mos e kem në vetëdijen t’ime jetën t’ime, këtë lloj jete të mjeruar, unë ngjit Kalanë e Poradecit, larg njerësve, atje e harroj veten, shkrihem me natyrën, me bukuritë e mbëdha të natyrës rreth e përqark meje, sikur jam ashtu i lumtur, i qetë, sikur flas atje prapa Kalasë me Perëndinë. Sepse Kalaja, prapa, nga Perëndimi i saj, është shumë e bukur me 1000 pamje të mahnitshme, që mua m’a mahnitin ëmbël shpirtin t’im.
Kështu zbrita edhe sot prej Kalasë, që prapa Kalasë ku ngjit e sbres e qetësohem e gëzohem i ndjekur me aq besnikëri të madhe prej Cucit t’im. Po sot Cuc-i gjesh më vdiq, parpaliteshe dhe ish i mbytur në gjak; Kokën tërë gjak, veshët, trupin, tërë gjak. Kështu tërë gjak e përkëdhelnja të ngjallet, mezi m’u ngjall – isha unë vetë me duar e pallto me gjak. Lavdi zotit që s’më vdiq, që i shpëtoj vdekjes. Sa u gëzova që shpëtoj, po prapë kisha frikë mos më vdesë, aq i vrarë, i plagosur, i gjakosur ishte.
Lasgush
– Poradec, e Hënë 7 Nëntor 1977:
Sot “Cuci” mund të them se është më mirë: zuri të hajë, të baresë nga pak, sbret shkallët dhe nxiton ose harbon dyke çaluar nga këmba e përparme e djathtë.
Një teatër i madh popullor, i pajisur me teknologjitë më të përparuara, ashensorë mallrash dhe makineri të ndërlikuara skenografie për t’i dhënë jetë shfaqjeve më emocionuese, gjuetisë, luftimeve, madje edhe betejave detare, kjo është sfida për rindërtimin e arenës më të famshme romake.
I kërkuar nga flavianët, që e përuruan atë në vitin 80 pas Krishtit dhe i ndërtuar në vetëm tetë vjet aty ku Neroni kishte dashur një liqen të madh për “Domus Aurea”-n e tij, Koloseu ose “teatri i gjuetisë”, siç e quanin romakët në të vërtetë, e kishte qendrën e tij pikërisht te arena prej druri, një platformë dërrase, e cila, në kohërat antike, ishte 76 x 44 metra dhe e mbuluar me rërë.
“Do të jetë një arenë super teknologjike dhe, në të njëjtën kohë, e lëvizshme dhe jo invazive”, siguron arkeologu Daniele Manacorda.
Sipas tij, fillimi i punimeve është afër dhe publiku do të ketë mundësi të kuptojë plotësisht përdorimin dhe funksionimin e kësaj ikone të botës antike. /atsh/ KultPlus.com
Aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku së fundmi është angazhuar për ti ardhur në ndihmë personave në nevojë.
Ajo është bashkuar me organizatën e njohur amerikane, “Feed America”, për të grumbulluar fonde për numrin e madh të njerëzve që këtë vit janë përballur me urinë.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Eliza u ka kërkuar fansave të saj aq sa mundem, duke i inkurajuar që asnjë shumë që shurohet nuk është e vogël.
“Ju lutemi ndihmoni në çfarëdo mënyre që të mundeni. Për ditëlindjen time të 40-të në 30 dhjetor 2020 le të rrisim në 40 mijë fondin për vëllezërit dhe motrat tona amerikane që po i humbasin të gjitha tani – e para dhe më e rëndësishmja: USHQIMI. ‘Feeding America’ po bën punën e mirë. Ata kanë nevojë për mbështetje dhe çdo donacion/asnjë shumë nuk është shumë e vogël. Ky nuk është ai që jemi për të parë miqtë dhe fqinjët tanë të uritur. Ju lutem bashkohuni me mua sot. Unë jam duke mbështetur ‘Feeding America’! Ju lutemi bashkohuni/dhuroni në çfarëdo mënyre që të mundni për të ndihmuar miqtë dhe fqinjët tanë në vështirësi sot”, ka shkruar Dushku.
Në të njëjtën kohë, aktorja me prejardhje shqiptare ka bashkëngjitur edhe linkun e organizatës ‘Feed America’, ku mund të bëhet dhurimi./ KultPlus.com
Kur u ktheva atë mbrëmje në shtëpi, gjeta një vezë të madhe, tej mase. Në lartësi, ishte gati baraz me tavolinën, por dhe në gjerësi, pak ma shumë e tillë. Lëkundej avash avash, sa këtu e sa atje, veza. U bëra kurioz i madh për të, dhe si e shtrëngova mes këmbëve, e ndava përgjysem me një thikë brisk të mprehtë, me tepër kujdes. U nda pa problem, veza, dukej se ishte e pjekur. Lëvozhga ra menjëherë në tokë dhe nga brenda saj mbiu një zog i ngjashëm me një lejlek pa pupla, çipllak, që rrihte ajrin me ca fletë tepër të shkurtëra.” Pse ke ardhur në këtë botën tonë?” do të kisha dashur ta pyesja, ndërsa u u ula kembëkryq para shpendit, dhe nisa ti vështroj ato sytë e tij që puliteshin krejt ndrojtje. Po ai s’ma vari, nisi të hidhej e kërcente përgjatë mureve, duke përplasur krahët sikur ti dhimbnin keq kthetrat. “Njeri tjetri, duhet ndihmuar” mendova, dhe si zbulova darkën time, tashmë gati mbi tavolinë i bëra me shenjë shpendit të vinte dhe ai, nderkohë që fuste sqepin ndër ato pak librat e mija. Ai me kuptoi menjëhere, dhe erdhi e zuri vend në karrige ( shihej qartë që po bënte konfidencë tepër shpejt me mua) me një frymëmarje fishkëllyese, dhe filloj të nuhase copen e sallamit që ja kisha vënë para, por në fund u kufizua, vetëm duke e zënë me sqep e lëshuar në çast, aty ku e mori.” Patjetër, kam gabuar me këtë zgjedhje”, mendova. ” Sigurisht, nuk mund te fillohet duke ngrënë sallam, sa të dalësh nga veza. Për të arritur këtu duhet një kohë e gjatë”. Dhe nisa ta vështroj shpendin me vëmendje të madhe, me shpresë se mos kështu në pamje të parë, arrija të kuptoja ndonjë dëshirë të tij në punë gjelle. “Nëse bën pjesë në familjen e lejlekëve”, më erdhi një mendim, kështu ” sigurisht, që peshku do ti pëlqeje shumë; mirë fare, jam gati ti gjej dhe peshk. Sigurisht këtë shërbim nuk do ja bëj kot më kot. Kushtet e mija nuk më lejojne të mbaj në shtëpi një zog, pa interes. Nëse do më duhet të bëj një sakrificë të tille, kerkoj nga ana tjeter qe ai të më bëjë një shërbim pak a shumë si ky që po bëj dhe unë. Duke qenë se është një lejlek, kur të rritet falë peshqëve me të cilët do ta ushqej, Zogu do të më marri me vehte andej nga do shtegtoje, në vendet e ngrohta. Sa shumë kam që pres për të shkuar andej, dhe vetëm mungesa e krahëve të lejlekut, më ka lënë këtu ku jam”. Menjëhere mora kartë e pene, ngjyva sqepin e zogut ne boje dhe shkruajta, ndërsa shpendi as po me kundërvihej fare, këtë frazë që ndjek: ” Unë i nënshkruari, zog i familjes së lejlekëve, marr zotim , për sa kohë që ti më ushqen me peshk, bretkoca e krimba ( këto dy te fundit i shtoj për të qenë i paanshëm), deri sa unë të qes pende e pupla, pra si të rritem, të të çoj mbi shpinen time, në tokat e ngrohta të jugut”. Pastaj i pastrova sqepin nga boja, dhe e detyrova të lexojë dhe një here tjetër dokumentin, më parë se ta palosja e ta fusja në portofol. Pastaj, menjëhere u nisa për të blerë peshk. Herën e parë lashë leshte, ndersa heret e tjera dyqanxhiu i peshkut me premtoi qe do me linte menjane peshqit e ngelur, plus krimba sa te doja dhe do i merrja lire, per dy leke. Keshtu qe ky udhetimi ne vendet e ngrohta nuk do me kushtonte shume. Pashe me gezim, qe zogut i shijonin shume peshqit qe i kisha sjellur. Teksa i hante me oreks, leshonte nje tingull grykor, ndersa çonte poshte peshqit njerin pas tjetrit, deri sa e mbushi deng, barkun e kuqerremte.Ditet kalonin dhe zogu, me shume se çdo krijese tjeter bente progrese te papara ne zhvillim. Dhe se duhet thene se era e padurueshme peshkut te qelbur, nuk u largua me nga dhoma ime, dhe nuk ishte aspak e lehte te pastroja e nxirja jashte glasat e pislliqet e zogut, pa fole pastaj per te ftohtin e dimrit, e çmimin e larte te qymyrit qe nuk me lejonin, ngaana tjeter, qe te beja sa here duhej ajrosjen e dhomes: po ne finale ç’ rendesi kishin gjithe keto, ja sa te vinte pranvera dhe do te fluturoja drejt Jugut te ndritshem, pende i lehte mbi kurrizin e zogut tim.Krahet u rriten, puplat e mbuluan, muskujt ju forcuan, dhe kishte ardhur koha per te bere ca ushtrime fluturimi. Per fat te keq mama lejleke mungonte, dhe po qe se zogu nuk do te kishte demonstruar nje vulnet te madh,mesimet e mija nuk do ti kishin hyre ne pune. Por pa grimen e dyshimit, dukej qarte qe mangesite e instruktimit tim, i kishte kompensuar mrekullisht, vemendja e skajshme dhe sforcimi maksimal i tij.Fluturimin e filluam me deltaplan. Une hipja mbi te, e ai me ndiqte pas, une hidhesha poshte ne boshllek me krahet hapur, e ai me ndiqte nga pas. Me vone kete praktike e beme ne tavoline, dhe ne fund fare ne raft, e gjithmone keshtu, fluturimet tona i perseritnim shume here ne menyre sistematike.
perkthyer dhe pershtatur nga Italishtja ne 2010, Petrit Sulaj./kufinjet/ Kultplus.com
Sot filloi vaksinimi kundër Covid-19 në Gjermani, disa orë pas dorëzimit të dozave të para dhe kjo lëvizje është në kundërshtim me planin për fillimin e koordinuar të fushatës së imunizimit të Bashkimit Evropian të njoftuar për nesër.
Çdo ditë vonesë do të thotë një numër më i lartë i njerëzve të infektuar, tha Tobias Kruger, drejtori i shtëpisë për të moshuarit në Halberstadt.
Ai tha se 40 nga 59 përdoruesit e shtëpisë ishin vaksinuar së bashku me dhjetë nga rreth 40 punëtorë.
Personi i parë që mori vaksinën ishte 101-vjeçarja, Edith Kwoizalla. Në konferencën e sotme për shtyp, Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se vaksina është thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë dhe për të kthyer jetën në normalitet.
Deri më tani, 1,627,103 njerëz janë infektuar në Gjermani dhe 29,422 njerëz kanë vdekur./ KultPlus.com
“Baresha”, dhe “Nora e Kelmendit” janë vetëm disa nga ilustrimet e Diellza Gojanit, e cila vjen me emrin artistik, “Diego”.
Ajo tha që përmes këtyre ilustrimeve po i shtynë njerëzit që të mësojnë për historinë e popullit shqiptar, të fokusuar te gratë.
“I pari ilustrim i këtij stili që e kam bërë ka qenë Baresha, që e kam bërë me shumë si arsye për të ushtruar ilustrimin e personazheve, mirëpo është pritur aq mirë nga audienca online, që me nxiti të vazhdoj dhe të ilustroj personazhe të tjera nga folklori dhe literatura jonë”, tregoi ajo.
Diego theksoi se ilustrimet e tilla, sidomos ai i Norës së Kelmendit, i bërë në stil të ngjashëm me Disney, ka shtyrë plot njerëz online që të bëjnë kërkime online dhe të lexojnë për legjendën e saj.
“Mendoj se folklori jonë është shumë i pasur dhe në mënyrë fantastike paraqet aspekte të kulturës sonë përgjatë historisë, kështu që kam vendosur ta ruaj përmes formës së ilustrimit”, tha ajo./AlbFem/ KultPlus.com
Në vise të caktuara të territorit të vendit tashmë ka filluar bora e parë për këtë sezon dimëror.
Njëjtë ka ndodhur edhe në Dragash, Prizren, Lipjan, Prishtinë, Malishevë, e në vende të tjera.
Në disa pamje të publikuara nga Meteo Ballkan, shihet se si tanimë në këto komuna po bien reshje të dendura të borës.
Reshjet e borës rëndom shkaktojnë vështirësi në qarkullimin rrugor, mirëpo që ministria ka njoftuar se aktualisht gjendja e rrugëve është e mirë dhe s’ka ndonjë komplikim,
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, u ka bërë një mesazh të fundvitit aleatëve dhe miqve ndërkombëtarë.
Përmes një videoje që ka postuar në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se Serbia ka kryer dhunë sistematike të sponsorizuar nga shteti, kundër popullit të Kosovës.
“Gjatë gjithë historisë sonë, populli i Kosovës vazhdimisht ka demonstruar një dëshirë të madhe për paqe, stabilitet dhe drejtësi. Ndërsa paqja është arritur, lufta për të vërtetën ende vazhdon. Pas më shumë se dy dekadash, plagët e Kosovës nuk mund të shërohen pa drejtësi”.
“Ende sot, kemi me mijëra gra që jetojnë me stigmën e padrejtë për shkak se janë përdhunuar nga forcat serbe gjatë luftës. Ndërsa asnjë person i vetëm nuk është ndjekur penalisht për këtë krim të neveritshëm”.
“Për këto gra që vazhdojnë të vuajnë në heshtje, unë jam e përkushtuar të bëhem zëri i tyre. Ende sot, kemi prindër që dëshirojnë të dinë vendndodhjen e 1600 kosovarëve të zhdukur”.
“Fotografitë e fëmijëve të tyre të dashur, vëllezërve, motrave dhe prindërve varen në muret e shtëpive të tyre si një mënyrë për t’u kujtuar të afërmve të tyre që janë ende të zhdukur. Ata jetojnë me shpresën se një ditë do të gjejnë drejtësi”.
“Serbia kreu dhunë sistematike të sponsorizuar nga shteti, kundër popullit tonë. Kjo rezultoi në më shumë se 13,000 vrasje të popullatës civile gjatë luftës, 1133 prej të cilëve ishin fëmijë”.
“Nisur nga kjo, ne kërkojmë mbështetjen tuaj në ndjekjen tonë për drejtësi për krimet e luftës dhe gjenocidin serb, si dhe kërkimin tonë për përgjegjësi për personat tanë të zhdukur”./ KultPlus.com
Pianisti dhe dirigjenti Desar Sulejmani në një lidhje live Gjermania me “ReportTV” analizon këngët pjesëmarrëse në Festivalin e 59-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar.
“Të jemi të sinqertë, ajo listë është produkt i një përzgjedhje të bërë nga një juri e vendosur nga drejtuesit e Festivalit të Këngës në RTSh. Është një përzgjedhje, më saktë personale edhe nuk mund të themi se kemi të bëjmë me një zgjedhje të hapur, apo që u takon edhe palëve. Këtu mendoj jo vetëm tokën shqiptare, por dhe trevat e tjera shqipfolëse, që përfshijnë Kosovën dhe Maqedoni e Veriut. Edhe pse kemi pas dy përfaqësime nga këto toka”, thotë Sulejmani.
Teksti dhe muzika e këngëve që ishin në garë, për Sulejmanin nuk janë trajtuar si duhet, ndërsa vihet re në to edhe ndikimi i këngëve orientale
“…Në festivalin e këtij viti jam munduar që të kuptoj tekstin apo synimin që ka pas një autor në një këngë të caktuar. Kam parë mangësi në gjuhën shqipe, në përcjelljen e mesazhit, si edhe në titujt “Kush je ti dashuri” i kënduar nga Festina Mejzini, që përbën një krim në gjuhën shqipe. Kemi të bëjmë me disa dukuri, që më bëjnë të mendoj se mungon vetëkontrolli, ajo që quhet përzgjedhje profesionale dhe me një mendim të largët në lidhje me cilësinë artistike të këngës, jo vetëm të muzikës e tekstit, por të gjithë paraqitjes skenike. Edhe kjo është një nga cilësitë më negative që po e shikojmë në vite në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar.
Ajo që unë ndiej që është vazhdimësi e të gjithë këtij procesi, është influenca e madhe e këngëve orientale. Unë dëgjoj në refrene edhe orkestracione, elementët e muzikës në telenovela që prezantohen në mediet shqiptare”.
Për këngën fituese “Karma” të interpretuar nga Anxhela Peristeri, me tekst të Olti Currit dhe muzikë të Klaidi Bahitit, Desar Sulejmani shprehet, se:
“Jo vetëm kënga “Karma”, por edhe shumë këngë të tjera, janë me influencë masive nga ndikimet e huaja. Kjo ka të bëjë me krijuesit e këtyre këngëve, unë ditët e fundit kam gjurmuar krijuesit e këngëve. Kam vrenjtur që të gjithë krijimet që sillen aty kanë vetëm një rreth shumë të ngushtë krijuesish. Kjo e bën dhe këngën fituese jo shumë përfaqësuese. Unë nuk e shikoj si një këngë që do na përfaqësojë mirë dhe do na nxjerrë në finale të një Festivali të Këngës Evropiane. Është një këngë që unë e shikoj në kanalet e muzikës privat e që transmetohet në Shqipëri, edhe nuk e shikoj si ndonjë këngë që do të na përfaqësojë me dinjitet”.
Mungesën e emrave të njohur në festivalin e këngës, artisti e argumenton kështu:
“Ne kemi pas festival dhe më përpara. Kemi një zhvillim ndryshe, pjesëmarrja në këtë festival ka qenë një nga arritjet më të mëdha të artistëve në këtë festival. Përkufizimi që i bëhet kësaj këngë është fakti që do të shkojë në Eurovision. Mospjesëmarrja e emrave të njohur të këngës në përgjithësi është vet vlerësimi i paktë i këtij institucioni, që po e humb vlerën e tij ndër vite. Kjo është përgjegjësi ndër vite e drejtuesve që s’po arrijnë që të bëjnë ndryshim. E shikoj si negative, çdo zhvillim që shkon në këtë drejtim”.
Anxhela Peristeri do të prezantojë Shqipërinë në Eurovision 2021 në Roterdam të Holandës./ shqiptarja/ KultPlus.com
Ahmet Asllani ishte duke punuar në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Gadimë, afër Lipjanit në Kosovë kur ka hasur gjatë ndërtimit të shtëpisë në një gropë të vogël ku pa pjesë të mermerta.
Ai lajmëroi autoritetet e Lipjanit pa e ditur ende se ajo që kishte zbuluar do të kthehej më pas në një nga destinacionet turistike të Kosovës, pikërisht shpella e Gadimes apo siç njihet ndryshe shpella e Mermertë.
Kjo shpellë është e gjatë 1500 metra, dhe vetëm 1300 prej tyre mund të shihen nga vizitorët pasi nuk ka ende kalime për pjesën tjetër.
Gjatë verës temperatura në brendi të shpellës është konstante 13 gradë celsius dhe gjatë dimrit 11-13 gradë.
Në shpellë shihen edhe dukuri të tjera natyrore siç është liqeni, madhësia e të cilit mund të jetë 15 deri 25 metra. Kristalet të rralla që gjenden në këtë shpellë nuk gjenden në shumë vende prandaj këto kristale kanë vlerë evropiane, nga madhësia e rritjes së kristalit në një cm për 30,000 vjet kjo rrjedh se shpella është e vjetër 80,000 vjet.
Teksa ecën nëpër “rrugët” e saj, të kap syri figura të ndryshme të krijuara natyrshëm nga procesi kimik që njihen me emrat Peshku, Mjekra e Skënderbeut, Gjarpri, Romeo e Zhulieta etj.
Studimet për shpellën e Gadimes kanë nisur që në vitet ’70./ KultPlus.com
Fotografi austriak, Jan Kempenaers në librin e tij të titulluar “Spomenik”, ka bërë një koleksion të fotografive të disa prej monumenteve të ndryshme në botë.
Në koleksionin e tij ai ka futur edhe monumentet e kohës së Jugosllavës, regjim ky i cili ka lënë gjurmë të gjitha vendet ku ka sunduar.
E në mesin e këtyre monumenteve është edhe “Monumenti i minatorëve të rënë” në Mitrovicë që është një trashëgimi kulturore që i kushtohej minatorëve partizanë të Mitrovicës të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ndërsa librin e fotografit Kempenaers mund të gjeni në Amazona. /KultPlus.com
Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti ka përkujtuar sot 4-vjetorin e ndarjes nga jeta të aktorit, Bujar Lako për të cilin ajo shprehet se ai mbetet një shkollë për aktorët e rinj.
“U mbushën 4-vjet pa aktorin e madh Bujar Lako. Ikja e tij ishte si një prerje në besë, por për artistë si ai, vdekja është vetëm një kalim”,- shprehet Margariti.
“Talenti i tij i jashtëzakonshëm dhe zëri i tij na vijnë sot përmes figurash, që vetëm ai dinte t’i ndërtonte, që nga “Udha e shkronjave”, “Gjeneral gramafoni”, “Binarët”, “Ballë për ballë”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Lule të kuqe, lule të zeza”…Bujar Lako mbetet një shkollë për aktorët e rinj.”,- tha Margariti.
Në teatër Bujar Lako ka interpretuar rreth 70 role në shfaqje teatrore. Ai gjatë karrierës së tij u vlerësua edhe me shumë çmime. Disa herë ka fituar çmimin si aktori më i mirë në festivalet e filmave në Shqipëri, “Palmën e Artë” si aktori më i mirë në festivalin ndërkombëtar të filmit në “Cairo”, një festival i kategorisë “A” për kinematografinë botërore.
Bujar Lako është nderuar gjithashtu edhe me urdhrin “Naim Frashëri” i klasit të parë, me titullin “Artist i Merituar” në vitin 1985 dhe në vitin 2013 iu dha edhe titulli “Nderi i Kombit” nga presidenti i Republikës./atsh/KultPlus.com
Ditë më parë Dafina Zeqiri dhe Ylli Limani kishin paralajmëruar se po sillnin diçka të re për publikun. Sot ata kanë publikuar këngën ‘Mos Shko’, që morri një numër të madh të shikimeve që në minutat e para të lasnimit të saj, shkruan KultPlus.
Prodhuar nga Moneyz, për melodinë dhe muzikën u përkujdes vetë Dafina Zeqiri këngën mund ta dëgjoni duke klikuar linkun e mëposhtëm./KultPlus.com
Po pse është kaq e rëndësishme të dish se çfarë ka ndodhur më parë? Sepse shumë herë, ajo që ka ndodhur më parë të shpjegon se pse disa gjëra ndodhin sot dhe, në çdo rast, ashtu si me formacionet e futbollistëve, është një mënyrë për të pasuruar kujtesën tonë. Dakord, kjo nuk mund të bëhet vetëm me libra dhe revista, bëhet fare mirë edhe në Internet. I cili duhet përdorur jo vetëm për të bashkëbiseduar me miqtë, por edhe për të biseduar (fjala bie) me historinë e botës. Cilët ishin hititët? Kamisardët? Dhe si quheshin tre anijet e Kolombit? Kur u zhdukën dinosaurët? A mund të ketë patur një timon Arka e Noes? Si quhej paraardhësi i demit? Kishte më shumë tigra 100 vjet më parë, apo sot? Çfarë ishte Perandoria e Malit? Dhe kush ishte personi që fliste për Perandorinë e të Keqes? Cili ka qenë Papa i dytë i historisë? Kur u shfaq Mickey Mouse?
Nuk do të doja që kjo letër e Krishtlindjes të tingëllojë si e shkruar nga Deamici, dhe të të jepte këshilla dashurie për të singjashmit tanë, për vendin, për botën dhe gjëra si këto. As nuk do ia vije veshin dhe, kur të vinte çasti për t’i vënë në zbatim (ti i rritur dhe unë i ikur nga kjo botë), sistemi i vlerave do të ketë ndryshuar kaq shumë, sa që rekomandimet e mia ndoshta do të kenë dalë mode.
Kështu që dua të ndalem në një rekomandim, të cilin do të jesh në gjendje ta vësh në zbatim edhe tani, ndërkohë që lundron me iPad-in tënd. Nuk do të bëj as gabimin të të këshilloj që të mos e përdorësh, jo aq shumë se do të dukesha si një gjysh që ka mbetur me të vjetrën, por sepse e bëj edhe vetë. Më e shumta që mund të të rekomandoj, nëse rastësisht ndesh në qindra faqet pornografike që tregojnë në një mijë mënyra, marrëdhënien mes dy qenieve njerëzore, apo mes një qenieje njerëzore dhe një kafshe, përpiqu që të mos besosh se seksi është ai që sheh aty, veç të tjerave tejet monoton, sepse bëhet fjalë për një aktrim, qëllimi i të cilit është të të mbajë mbyllur në shtëpi, e të mos dalësh të shohësh dhe takosh vajzat e vërteta. Po nisem nga parimi që ti je heteroseksual, përndryshe përshtati rekomandimet e mia me rastin tënd: por shiko vajzat, në shkollë apo atje ku shkon të luash, sepse janë më të mira ato të vërtetat, se sa ato televizivet, dhe një ditë do të të japin kënaqësi më të mëdha, se sa ato online. Besoji kujt ka më shumë përvojë se sa ti (dhe nëse unë do të kisha parë vetëm seks në kompjuter, yt atë nuk do të kishte lindur, dhe ti kushedi ku do të ishe, madje nuk do të ishe fare).
Gjithësesi nuk doja të të flisja për këtë, por për një sëmundje që ka goditur brezin tënd, dhe atë të të rinjve më të mëdhenj se ti, që ndoshta janë në shkollë të lartë: humbja e kujtesës.
Eshtë e vërtetë se, nëse të lind dëshira për të mësuar se kush ishte Karli i Madh apo ku ndodhet Kuala Lumpuri, mjafton të shtypësh një tastë në kompjuter dhe Interneti ta thotë menjëherë. Bëje kur duhet, por pasi ta kesh bërë, përpiqu të kujtosh atë që ke lexuar, që të mos jesh i detyruar ta kërkosh për së dyti, nëse do të të lindë nevoja, mbase për një detyrë shkollore.
Rreziku është që, duke qenë se mendon se kompjuteri yt mund të ta thotë në çdo moment, ti humbet shijen për ta ngulitur në kokë. Do të ishte pak a shumë njësoj sikur, pasi ke mësuar që për të shkuar nga Rruga Filan në rrugën Fistek, ka autobusë apo metro që të mundësojnë të lëvizësh pa u lodhur (gjë që është shumë komode dhe bëje kur e ke me nxitim), ti mendon se kështu nuk ke më nevojë të ecësh. Por nëse nuk ecën mjaftueshëm, ti bëhesh person “me aftësi ndryshe”, siç thuhet sot për të treguar ata që ecin në karrocë me rrota. Dakord, e di që merresh me sport dhe di ta lëvizësh trupin, por le të kthehemi tek truri yt.
Kujtesa është një muskul njësoj si muskujt e këmbëve, po nuk e ushtrove dobësohet dhe ti bëhesh (nga pikëpamja mendore) me aftësi ndryshe, domethënë (le ta themi qartë) një idiot. Dhe veç kësaj, duke qenë se për të gjithë ekziston rreziku që kur të plakemi na vjen Alzheimeri, një prej mënyrave për të shmangur këtë incident të papëlqyeshëm, është të ushtrosh gjithmonë kujtesën.
Dhe vijmë tek dieta ime. Çdo mëngjes mëso ndonjë varg, një poezi të shkurtër, ose siç na bënin ne të mësonim “La Cavallina Storna” apo “Il sabato del villaggio”. Dhe ndoshta bëj garë me miqtë, për të parë se kush e kujton më mirë. Nëse nuk të pëlqen poezia, bëje me formacionet e futbollistëve, por kujdes sepse nuk duhet të dish vetëm cilët janë futbollistët e Romës sot, por edhe ata të skuadrave të tjera, dhe ndoshta të skuadrave të së kaluarës (mendo që unë mbaj mend futbollistët e Torinos, skuadrës avioni i të cilës u rrëzua në Superga me të gjithë futbollistët në bord: Bacigalupo, Ballarin, Maroso etj.) Bëj gara kujtese, ndoshta me librat që ke lexuar (kush ishte në bordin e Hispaniolas në kërkim të ishullit të thesarit? Lord Trelauney, kapiteni Smollet, doktor Livesey, Long John Silver, Jim…) Shiko nëse miqtë e tu mbajnë mend se cilët ishin shërbëtorët e tre moskëtierëve dhe të D’Artagnanit (Grimaud, Bazin, Mousqueton e Planchet)… Dhe nëse nuk do të duash të lexosh “Tre moskëtierët” (dhe ti nuk di se çfarë do të humbasësh), bëje me një prej historive që ke lexuar.
Duket si një lojë (dhe është një lojë), por do të shohësh se si mendja jote do të popullohet me personazhe, histori, kujtime të gjithfarëlloji. Ndoshta ke pyetur veten, përse një herë e një kohë kompjuterat quheshin tru elektronikë: është sepse ata janë projektuar sipas modelit të trurit tënd (dhe tonit), por truri ynë ka më shumë lidhje se sa një kompjuter, është një lloj kompjuteri që ti e mban gjithmonë me vete dhe që rritet dhe fuqizohet duke e ushtruar, ndërkohë që kompjuteri që ti ke mbi tryezë, sa më shumë e përdor aq më shumë humbet shpejtësi, dhe pas disa vitesh duhet ta ndërrosh. Ndërsa truri yt sot mund të zgjasë deri nëntëdhjetë vite dhe në moshën nëntëdhjetë vjeç (nëse e ke ushtruar), do të kujtojë më shumë gjëra se sa kujton ti sot. Eshtë falas.
Pastaj është kujtesa historike, ajo që nuk ka të bëjë me faktet e jetës tënde apo gjërat që ke lexuar, por ka të bëjë me ato që kanë ndodhur, para se të lindje ti.
Sot nëse shkon në kinema, duhet të hysh në një orë të caktuar kur fillon filmi, dhe sapo fillon, dikush të merr – si të thuash – për dore dhe të thotë se çfarë ndodh. Në kohën time mund të hyje në kinema në çdo moment, dua të them edhe në mes të filmit, mbërrihej teksa po ndodhnin disa gjëra dhe ne përpiqeshim të kuptonim se çfarë kishte ndodhur më herët (pastaj kur filmi rifillonte kuptonim nëse kishim hamendësuar si duhej – përveç faktit që, nëse filmi na kish pëlqyer, rrinim të shihnim edhe atë pjesë që e kishim parë tashmë). Ja pra, jeta është si një film i kohëve të mia. Ne vijmë në jetë kur shumë gjëra kanë ndodhur tashmë, prej qindra e mijëra vitesh, dhe është e rëndësishme të kuptosh atë që ka ndodhur para se të lindnim; vlen për të kuptuar përse ndodhin shumë gjëra sot.
Sot shkolla (përveç shënimeve të tua personale) duhet të të mësojë që të memorizosh atë që ka ndodhur para se të lindje, por duket që nuk po e bën mirë, sepse shumë studime na thonë që të rinjtë e sotëm, edhe ata më të rriturit që janë në universitet tashmë, nëse kanë lindur rastësisht në vitin 1990 nuk e dinë (dhe ndoshta nuk duan ta dinë) se çfarë kishte ndodhur në 1980 (dhe nuk po flasim për atë që ka ndodhur pesëdhjetë vjet më parë). Statistikat na thonë se, nëse pyet dikë se kush ishte Aldo Moro, të përgjigjet që ishte kreu i Brigadave të Kuqe – ndërkohë që ai u vra prej Brigadave të Kuqe.
Nuk flasim për Brigadat e Kuqe, ato mbeten ende një mister për shumëkënd, e megjithatë ato ishin e tashmja vetëm 30 vjet më parë. Unë kam lindur në vitin 1932, dhjetë vjet pas ardhjes në pushtet të fashizmit, por dija se kush kish qenë kryeministër edhe në kohën e marshimit drejt Romës (çfarë është ky?). Ndoshta shkolla fashiste ma kishte mësuar për të më treguar se sa budalla dhe i lig ishte ai ministër, që fashistët e kishin zëvendësuar. Dakord, po të paktën e dija. Dhe pastaj, duke lënë mënjanë shkollën, një i ri i kohëve të sotme nuk di kush ishin aktoret e kinemasë të njëzetë viteve më parë, ndërsa unë dija se cila ishte Francesca Bertini, e cila luante në filma pa zë, 20 vite para se të lindja unë. Ndoshta sepse shfletoja revista të vjetra të grumbulluara në depon e shtëpisë sonë, por po të ftoj pikërisht të shfletosh edhe revista të vjetra, sepse është një mënyrë për të mësuar se çfarë ndodhte para se të lindje ti.
Po pse është kaq e rëndësishme të dish se çfarë ka ndodhur më parë? Sepse shumë herë, ajo që ka ndodhur më parë të shpjegon se pse disa gjëra ndodhin sot dhe, në çdo rast, ashtu si me formacionet e futbollistëve, është një mënyrë për të pasuruar kujtesën tonë.
Dakord, kjo nuk mund të bëhet vetëm me libra dhe revista, bëhet fare mirë edhe në Internet. I cili duhet përdorur jo vetëm për të bashkëbiseduar me miqtë, por edhe për të biseduar (fjala bie) me historinë e botës. Cilët ishin hititët? Kamisardët? Dhe si quheshin tre anijet e Kolombit? Kur u zhdukën dinosaurët? A mund të ketë patur një timon Arka e Noes? Si quhej paraardhësi i demit? Kishte më shumë tigra 100 vjet më parë, apo sot? Çfarë ishte Perandoria e Malit? Dhe kush ishte personi që fliste për Perandorinë e të Keqes? Cili ka qenë Papa i dytë i historisë? Kur u shfaq Mickey Mouse?
Mund të vazhdoj në pafundësi, dhe do të ishin të gjitha aventura të bukura kërkimi. Dhe të gjitha për t’u kujtuar. Do të vijë dita kur do të jesh bërë plak dhe do të ndihesh sikur të kesh jetuar një mijë jetë, sepse do të jetë sikur ke qenë i pranishëm në Betejën e Vaterlosë, sikur ke qenë aty kur vritej Jul Çezari, dhe ndoshta vetëm pak metra larg vendit ku Bertoldi i Zi, duke përzierë substancat në përpjekje për të prodhuar flori, zbuloi gabimisht barutin, dhe hodhi veten në erë (e mbase mirë iu bë). Miqtë e tu që nuk do ta kenë kultivuar kujtesën, do të kenë jetuar vetëm një jetë, të tyren, e cila do të ketë qenë e mbushur me melankoli dhe e varfër në emocione të mëdha.
Kultivoje kujtesën pra, dhe nesër lexo përmendësh “La Vispa Tesera” (poezi e Luigi Salierit)./ KultPlus.com
Joe Camp, një ish-mësues në një çerdhe në Charlotte të Karolinës së Veriut ka fituar 250.000 dollarë në lotari.
Ai kishte punuar si mësimdhënës për dy dekada derisa më pas ishte pushuar nga puna në mes të pandemisë.
“Më shkaktoi vështirë, por unë kam shumë miq dhe familje që thjeshtë më thanë të mos dorëzohesha”, ka deklaruar ai.
Mirëpo, në kohën kur ai mendonte që gjithçka ka marrë fund, befasia erdhi, raporton cnn.
“Të enjten në mëngjes shkova në dyqan dhe bleva një biletë gërvishtëse siç bëj zakonisht. Dhe bleva dy bileta. Nuk fitova në të parën, kështu që provova të dytën dhe e gërvishta edhe atë”, ka deklaruar Camp.
Burri thotë se 250.000 dollarët e fituara synon t’i shfrytëzojë për familjen e tij derisa do t’i kursejë për arsimimin e vajzës dhe të blejë një shtëpi që t’ua lë familjarëve të tij.
“Unë planifikoj që më të hollat t’ia siguroj të ardhmen vajzës tim. Dua të kem diçka pasi ne s’kemi pasur kurrë diçka”, ka shtuar ai./ KultPlus.com
Në fshatin Stegopull, Gjirokastër ka përfunduar restaurimi i kishës së “Shën Ilias”, një tjetër atraksion i shtuar për vizitorët vendas e të huaj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo kishë e restauruar, e cila tanimë shkëlqen pas rrënimit të frikshëm të dekadave braktisje.
“Kënaqësi të ndaj me ju sot këtë xhevahir të shpëtuar nga zhdukja, kishën e bukur të Shën Ilias, në fshatin Stegopull, Gjirokastër, e cila tanimë shkëlqen pas rrënimit të frikshëm të dekadave braktisje”, tha Rama.
Restaurimi i kishës së “Shën Ilias” është një projekt i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe financuar nga buxheti i shtetit shqiptar me vlerën e 8 milion lekëve të reja.
Gjatë restaurimit u kryen ndërhyrje konsoliduese-restauruese në objekt dhe në piktura murale.
Kisha e “Shën Ilias” është konsideruar si një monument i trashëgimisë kulturore e kategorisë së I e cila është ndërtuar në vitin 1624.
Ky objekt tashmë përveçse i është kthyer komunitetit të zonës si një objekt i rëndësishëm për ta gjithashtu do të shërbej edhe si një atraksion turistik./atsh/ KultPlus.com
Lottie është macja e Kara Hanlon nga Iowa, e cila kishte ikur nga shtëpia pak para Krishtlindjes së vitit 2015.
Macja e cila për pesë vjet kishte humbur ia kishte humbur shpresat pronares së saj se mund të gjendej e gjallë. Por, këto Krishtlindje, Hanlon mori një telefonatë nga shërbimi i shpëtimin të kafshëve. Lottie ishte gjetur dhe më në fund po kthehej në shtëpi.
Siç raporton Des Moines Register, Hanlan fatkeqësisht kishte pranuar prej vitesh se macja e saj kishte humbur dhe nuk do kthehej kurrë. Por, shërbimi i kafshëve me ndihmën e mikroçipit të vënë në macen kishin arritur ta gjurmojnë dhe ta identifikojnë atë.
“Kishim lëvizur përpara dhe nuk kemi menduar se ishte ende gjallë”, tha ajo.
“Është ironike që në të njëjtën javë të fotografisë së fundit, pas pesë vjetësh, është dita ku macja u kthye. Duke si mrekulli Krishtlindjeje”.
Lottie është gjetur pranë shtëpisë, afër një kompanie. Pronarët e kompanisë e kishin gjetur atë dhe ishin përkujdesur duke menduar se nuk kishte pronar. Ata kishin kaluar dy javë me macen, deri kur telefonuan shërbimin për kontrollin e kafshëve dhe u gjet pronari i vërtet./ KultPlus.com
Është e qartë se paratë nuk mund ta blejnë lumturinë. Po çfarë tjetër nuk mund të blejnë paratë?
Dashuria
Paratë mund të blejnë epshin, tërheqjen dhe pushtetin … por nuk mund të blejnë dashurinë. Kjo sepse dashuria është diçka intime; diçka e përzemërt; diçka misterioze. Paraja nuk është asnjë nga këto gjëra.
Paraja është thjesht një metodë shkëmbimi – as më shumë dhe as më pak. Është përdorur për të paguar për një produkt ose një shërbim; komoditet, rehati dhe luks – asnjëra prej të cilave nuk përshkruan atë që u nevojiten qenieve njerëzore.
Shumë prej nesh e marrin këtë mësim nga vështirësitë e jetës. Ne grumbullojmë më shumë, vetëm për t’u ndier më bosh. Kjo sepse ne jemi rritur në një kulturë të magjepsur nga pasuria; e cila, në të vërtetë, çon në keqkuptime dhe besime të rreme.
E vërteta
Paratë mund të jenë në gjendje të blejnë ndikimin, por të vërtetat janë më me ndikimin nga të gjitha. Shpesh paratë janë shpenzuar për të shtyrë bindjet ose një axhendë, madje mund të shpenzohen për të krijuar hulumtime të njëanshme për të forcuar një mendim. Dhe shpesh, janë paratë që fitojnë … në një afat të shkurtër.
Në fund, pa marrë parasysh sa para harxhohen për të mashtruar ose për të skalitur të vërtetën, ajo gjithmonë do të zbulohet në fund.
Koha
Çdo minutë që kalon është koha që nuk do të kthehet më kurrë; ju jeni një minutë më afër vdekjes. Jeta jonë fillon të venitet që nga momenti kur lindim.
Përkundër të gjitha përparimeve shkencore dhe mjekësore, nuk ekziston asnjë mënyrë praktike për të zgjatur në mënyrë të konsiderueshme jetën. Janë jashtëzakonisht të pasur, kanë shpenzuar sasi të panumërta parash në përpjekjen e kotë për të zgjatur jetën e tyre vetëm për të zbuluar se ata vdesin rreth së njëjtës moshë si të gjithë të tjerët.
Asnjë sasi parash nuk do të jetë në gjendje të kthejë orët mbrapa. Ne thjesht duhet ta jetojmë jetën, moment për moment, nderisa ta përjetojmë në maksimum.
Paqja
Kultivimi i mendimeve tuaja është e vetmja gjë që do t’ju sjellë paqe të vërtetë. Një aspekt i kësaj është pranimi i gjërave të këqija që ndodhin dhe shndërrimi i tyre në një përvojë pozitive.
Shikoni shumat e panumërta të parave që qeveritë dhe individët kanë shpenzuar në emër të “paqes”. Këto shuma të mëdha asnjëherë nuk kanë qenë në gjendje t’i afrohen asaj që do të përcaktonim si “paqësore”.
Më e rëndësishmja, paqja juaj e brendshme nuk varet nga seksioni “Balanca” i llogarisë suaj bankare. Është mënyra se si ju stërvitni mendjen tuaj, vendosni pritshmëri dhe përcaktoni se çfarë do të thotë vërtet paqja e brendshme për ju.
Talenti
Dhuratat dhe aftësitë që posedoni në mendjen dhe trupin tuaj janë të paçmueshme. Ndërsa paraja mund të ndihmojë në zhvillimin e një talenti, ajo kurrë nuk do të jetë në gjendje të blejë një talent ose aftësi.
Përveç talentit të lindur, ekziston aftësia për të mësuar një aftësi ose talent; kjo kurrë nuk do të jetë në gjendje të blihet me ndonjë shumë parash. Proceset mendore dhe shkathtësia e mendjes dhe trupit nuk do të jenë kurrë të blershme… ato janë të paçmueshme.
Shëndeti
Ndërsa sigurisht e vërtetë që paratë mund të blejnë kujdesin shëndetësor dhe ilaçet, nuk mund të zëvendësojnë shëndetin e natyrshëm pasi të jetë zhdukur. Në të njëjtën kohë, aktivitete si të ushtruarit, ilaçet parandaluese dhe vetë-kujdesi natyror kushtojnë shumë pak.
Është pothuajse dëshpëruese të shohësh të famshëm të shpenzojnë sasi të mëdha parash në përpjekjen e kotë për të mbajtur “bukurinë e tyre natyrale”. Së pari, plakja është bukuri natyrore; rrudhat janë bukuri natyrore; flokët gri janë bukuri natyrore. Nga ana tjetër, procedurat kirurgjikale që futin plastike dhe substanca të tjera medicinale në trup. Ato nuk janë aspak të natyrshme.
Sjelljet/klasa
Njerëzit e pasjellshëm ekzistojnë në të gjithë spektrin e të ardhurave. Mënyra se si e trajtoni dikë me respekt padyshim që nuk vjen nga paratë. Por me siguri, ka më shumë snob të pasur sesa modestë të pasjellshëm.
Shoqëria e vërtetë
Zotërimi i parave me siguri mund të tërheqë njerëz që të jenë miq, por nuk garanton miqësi të vërtetë. Shumica e miqve të vërtetë e duan njëri-tjetrin … dhe çfarë diskutuam për paratë dhe dashurinë? I njëjti koncept vlen këtu.
Miqtë e vërtetë dhe të qëndrueshëm janë ata që ndodhen aty në ditë të mira e janë po aty edhe në ditë të vështira. Paraja dhe pronat nuk kanë rëndësi për miqtë e vërtetë … personi juaj ka rëndësi.
Njohuria
Informacioni që grumbulloni, elementët e intelektit tuaj dhe mënyrat me të cilat tregoni mençurinë nuk mund të blihen kurrë. A keni menduar ndonjëherë pse disa nga njerëzit më të pasur duket se veprojnë në mënyrat më ” idiote”? Kjo për shkak se paraja ose diçka tjetër ka ndikuar në proceset e tyre të mendimit.
Disa njerëz të pasur kanë deklaruar sesi paraja i bën ata të ndjehen ‘të pathyeshëm’, dhe si rezultat, kanë marrë disa vendime vërtet të këqija. Pra, nuk është vetëm përvetësimi i kësaj njohurie që e bën atë të paçmuar, por është zbatimi praktik i kësaj njohurie … asnjërën prej të cilave paratë nuk mund ta blejnë.
Prezenca dhe pranimi
Ndoshta më e rëndësishmja është prania dhe pranimi – aftësia për të qenë prezent dhe prezent në mendime, pa gjykuar, asnjërën situatë. Kjo dhuratë e jashtëzakonshme, që të ndryshon jetën, nuk është në dispozicion për t’u blerë; vetëm për ata që kërkojnë të kuptojnë dhe zbatojnë konceptet.
Aftësia për të qenë prezent, ndërsa pranojmë çdo moment ndërsa lundrojmë në jetë është një dhuratë e vlefshme… më e vlefshme se çdo shumë parash. Në fund të fundit, nëse ne jemi të pranishëm dhe praktikojmë praninë gjatë gjithë jetës sonë, atëherë për çfarë na duhen paratë? /shkollaesuksesit/ KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare Elina Duni përshendeti edicionin e dhjetë të festivalit “Green Fest”.
Festivali “Green Fest” është mbyllur me një performancë të artistes Elina Duni nga shtëpia.
Ky festival tradicionalisht është organizuar në hapësirat e qytetit të Mitrovicës, këtë vit ka depërtuar tek publiku përmes platformave virtuale.
Festivali ka shtrirë aktivitetet mes një programi edukativ dhe kulturor, i cili është i përcjellë edhe me performanca muzikore online.
“Ne jemi munduar ta realizojmë programin ashtu siç e kemi paraparë. Kemi pasur një program të gërshetuar mes programit edukativ dhe programit kulturor, kështu që qëllimi ynë është arritja edhe pse në rrethana të ndryshme. Ne kemi arritur që këto programe t’i zhvillojmë krahas njëra-tjetrës përmes platformave online”, ka treguar Lulzim Hoti, drejtor i “Green Fest”.
Përvec Elinës edhe shumë këngëtarë të tjerë kanë përshëndetur festivalin si Nezafete Shala, Genc Salihu, Eugent Bushpepa, Plator Gashi nëpërmjet platformave online. /diasporashqiptare/ KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare Ava Max ka publikuar klipin e saj më të ri. Projekti i ri është një këngë për Krishtlindje e cila është pritur mjaft mirë nga fansat e këngëtares.
“Christmas Without You” (Krishtlindje pa ty) është titulli i këngës që Ava Max ka menduar të sjell në këto prag festash nëpërmjet një videoklipi të thjeshtë, por vetë Ava Max duket mjaft bukur.
Këngëtarja Amanda Koçi, e njohur në tregun muzikorë si Ava Max është një tjetër talent që po konkuron në tregun muzikorë, duke shtuar kështu numri i shqiptarëve të njohur në botë. / KultPlus.com
Një mësuese kishte vendosur t’u jepte një mësim nxënësve nëpërmjet një loje.
Mësuesja i tha secilit në klasë që të sillte me vete një trastë me disa patate.
Çdo patateje do t’i jepej emri i një personi që ata urrenin. Pra, numri i patateve që një fëmijë do të vendosë në qesen e tij/saj do të varet nga numri i njerëzve që ai/ajo urrente.
Pra, kur erdhi dita, secili fëmijë solli disa patate me emrin e njerëzve që ai/ajo urrente.
Disa kishin 2 patate, ca 3, ndërsa disa të tjerë deri në 5 patate.
Mësuesja pastaj u tha fëmijëve t’i mbanin trastat me patatet me vete kudo që të shkonin për 1 javë.
Ditët kaluan, dhe fëmijët filluan të ankoheshin për shkak të aromës së pakëndshme që mbanin patatet e kalbura.
Përveç kësaj, ata që kishin 5 patate duhej të mbanin peshë ekstra në çantat e tyre. Pas 1 jave, fëmijët u lehtësuan sepse loja më në fund kishte përfunduar.
Mësuesja pyeti: “Si u ndiet kur mbajtët patatet me vete për një javë?”
Fëmijët i lanë frustrimet e tyre dhe filluan të ankohen për telashe që duhej të kalonin duke mbajtur patatet e rënda dhe me erë të keqe kudo që të shkonin.
Pastaj mësuesja u tregoi atyre kuptimin e fshehur prapa lojës.
Mësuesja tha: “Kjo është pikërisht situata kur mbani urrejtjen ndaj dikujt brenda zemrës suaj. Urrejtja e mbajtur për një kohë të gjatë do ta “kalbë” zemrën tuaj dhe ju do ta mbani me vete kudo që të shkoni.
Nëse nuk mund ta tolerosh erën e patateve të kalbura për vetëm 1 javë, a mund të imagjinoni të mbani urrejtje në zemrën tuaj për gjithë jetën tuaj?”
Morali: Hidhni tutje çdo urrejtje për çdokënd nga zemra juaj, kështu që ju nuk do të mbani barrë të kotë për një jetë të tërë.
Falja e të tjerëve është qëndrimi më i mirë për të marrë. /shkollaesuksesit/ KultPlus.com
Shala ishte pjesë e Ansamblit të Trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës. Ai i takon gjeneratës së parë të balerinëve kosovarë të cilët i vunë themelet e baletit në Kosovë.
Gani Shala ka lindur në Loxhë të Pejës më 1950. U shkollua në vendlindje dhe në Shkollën e Baletit në Shkup. I takon gjeneratës së parë të balerinëve me të cilët edhe është formuar Trupa e atëhershme e Baletit të Kosovës, më 1972.
Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të Baletit Kombëtat të Kosovës, ku njëherit shprehën edhe ngushëllimë për familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit. / KultPlus.com