Biden do t’i dhurojë botës 80 milionë vaksina

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara do të ndajnë 20 milionë doza shtesë të vaksinave COVID-19 për botën në gjashtë javët e ardhshme.

Dozat do të vijnë nga prodhuesi ekzistues i SHBA i rezervave të vaksinave Pfizer, Moderna ose Johnson & Johnson.

“Ne e dimë që Amerika nuk do të jetë kurrë plotësisht e sigurt derisa pandemia që po ndizet globalisht të jetë nën kontroll,” tha Biden në Shtëpinë e Bardhë, raporton AP, transmeton KlanKosova.tv

Njoftimi vjen mbi angazhimin e mëparshëm të administratës së Biden për të ndarë rreth 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca, e cila nuk është ende e autorizuar për përdorim në SHBA, deri në fund të qershorit.

Shtetet e Bashkuara janë përballur vazhdimisht me presion për të ndarë më shumë nga rezervat e tyre të vaksinave me botën pasi interesi për vaksinat është zbehur në vend./klankosova/ KultPlus.com

Kosovarja Mimoza Morina kandidon për herë të dytë për asamble në qytetin gjerman Wolfenbuttel

Mimoza Morina është duke kërkuar edhe një mandat si asambleiste në qytetin gjerman Wolfenbuttel, përcjell KultPlus.

Ajo garon në zgjedhjet lokale që do të mbahen atje, si kandidate e partisë së Unionin Kristian Demorkat (CDU).

Morina është specialiste bankare dhe në zgjedhjet e reja kërkon edhe një herë besimin për një vend në asamble./KultPlus.com

‘Pak ma shumë ta kishe dashtë, vajza jote kish me qenë gjallë, më beso gjallë nuk është kushdo që merr frymë’

Shkruan Rina Vuçetaj

Veç ta kishe dashtë vajzën pak më shumë… aq sa mos me u ngrysë kur Zoti ta ka falë. Ta kishe dasht aq sa me të shndritë fytyra kur ju ke tregu miqve që ajo ka ardh n’këtë botë. Ose, aq sa mos me e rritë t’u i thanë ‘djali u babës’ sa herë të ka ba krenar – mos me e rritë t’u ja deshmu në çdo situatë se ajo duhet me luftu për epitetin që vllau i saj e ka pas që në lindje.

Oh.. veç ta kishe dasht pak ma shumë. Aq sa me u çu me e qitë kafen tende vet, a me shtru sofren edhe për të – me ja deshmu keshtu se n’këtë botë rolet i kanë nda njerëzit e ajo meriton me qenë edhe roli krysor. Ose, me e pritë me buzqeshje kur kthehet e ngrysun prej shkollës, me e pyet çfare dhimbje ka, pa supozu që ka bë ndonji mekat.

Veç ta kishe dashtë paak më shumë, aq sa me i thanë “ndaju çika jeme, se jeta është e jotja – shtepia e zemra ime poashtu” kur e ke pa si një djalë t’cilit ja ka falë zemren po ja ndanë at në copa, pa pike pendimi. Pak më shumë bre, paak… aq sa mos me ja permend që diploma eshtë pergatitje për shpi të huaj, bashk me tana aftësitë tjera. Në vend të kësaj, me i thanë se qielli është limiti dhe ajo mundet me gabu, me provu prap e me e ndertu jetën që e meriton. Ta kishe dasht aq sa me e llogaritë ekzistencen e saj kur i qet temelet e shtepisë ose me e thirrë e me e pyet ‘si je?’ sinqerisht, edhe pasi e ke percjellë n’derë të huaj edhe e ke rritë t’u ja rrenjosë në trup idenë se kudo është e tillë…

Ta kishe dasht, babë, veç pak më shume, ajo e kishte reflektu e shpernda kete dashni. E bashk me këtë edhe zanin, forcën, shpresën te një grua tjetër.

Pak më shumë ta kishe dashtë, vajza jote ose vajza e dikujt tjetër sot kishe me qenë GJALLË… dhe më beso nuk është gjallë kushdo që merr frymë./ KultPlus.com

Absurdi i një kohe dhe viola, magjia e gishtave të Blerim Grubit

Nga Flora Nikolla

Një absurd e detyroi Blerim Grubin  të shkëputej rreth 40 vite më parë, nga violina  e tij që kish nisur ta studionte kur ishte 6 vjeç.

“Duhet të studiosh violë, ose duhet të ndërpresësh studimet” , i kishin thënë  të riut shqiptar, autoritetet e ish Jugosllavisë ,

Mes dyzimeve për ta braktisur muzikën, ai zgjodhi vëmendjen e prindërve  dhe të atit të tij, që e kish nxitur që të vogël  t’i kushtohej muzikës.

Sot,  Blerim Grubi, një emër i zëshëm i muzikës në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare, është një personalitet që mban mbi vete një mori të çmuar koncertesh në të gjithë botën, nga Nju Jorku në Tokio,  dhe një emër i spikatur në botën akademike që jep kontributin  e tij në rritjen e një brezi të ri në Prishtinë, Tetovë, e Shkup në Maqedoninë e Veriut.

Viola e tij, të cilën e preku  me hatërmbetjen e një dashurie të këputur në mes nga absurdi i të qënit shqiptar,  sot është një dashuri e madhe për të, nje magji qe leviz me lirshmeri magjike ne duart e tij .

Ai kujton në këtë intervistë si nisi ta njohë violën , si krijoi dimensione  dhe energji shpirtërore e muzikore më këtë instrument me një timbër, madhësi dhe ngjyrë ndryshe, nga dashuria e tij e parë.

Blerimi kur flet per trajektoren e tij artistike, thotë se, puna është mbi të gjitha dhe po të jetë në një vijë të drejtë me talentin dhe  vullnetin, krijon një artist të suksesit.

Ndoshta ky sekret i jetës së tij profesionale e ka bërë të interpretojë si solist me sukses të plotë në shumë vende brenda dhe jashtë vendit  duke  dhënë shëmbullin  që edhe  viola  të jetë një instrument që  tërheq publikun.

Pjesë e kuintetit Albanian Excellence, i cili do të interpretojë këngë qytetare të zonës juglindore të Shqipërisë dhe të pjesës së Dibrës së Madhe  në një tur koncertor të titulluar “Lule borë”, nga  data 6-10 qershor,  Blerim Grubi e thotë se “Lëvrimi i këngëve qytetare është një pasuri shumë e madhe për kulturën dhe artin shqiptar.

“U gëzova shumë që maestro Shpetim Saraçi do të japë kontribut për formacionin tonë. “Mezi pres që notat e vendosuara në pentagramin e maestro Saraçit të tingëllojnë nga instrumentet tona për t’i transmetuar në ambientin e publikut artëdashës” shprehet  Blerim Grubi i cili iniciativën e Albanian Excellence  për të krijuar këtë kuintet i cili në bazë të programit të tij ka ruajtjen dhe kultivimin e muzikës qytetare mbarëshqiptare  do ta quajë një shëmbull për pushtetet-shtetet shqiptare,dhe një tregues se gjithçka bëhet dhe arrihet me energji pozitive dhe dashuri ndaj njëri tjetrit.

Ju ftoj ta lexoni kete interviste te maestro Blerim Grubi

F.N: Blerim, cila është historia e lidhjes tuaj me Violën ?

B.G: Sa herë me bie rasti të tregoj historinë e lidhjes time me instrumentin e violës,gjithmonë h e  rrëfej medhimbje ngjarjen që më ka ndodhur gati para 40 vitesh. Pasi mbarova shkollën e ulët dhe të mesme për violinë me rezultate të shkëlqyera, ndodhi që isha i detyruar të vazhdoja  studimet për violë. Kjo  për arsye se në atë kohë ishte një periudhë e rreptë antishqiptare dhe kështu stafi i Fakultetit të Muzikës më detyroi që ose të  vazhdoja për  violë ose të hiqja dorë nga studimet për muzikë.

Isha  gati të ndërprisja studimet për muzikë dhe të vazhdoja një fakultet tjetër, por nëna ime ishte ajo që më tha qe nësë nuk  vazhdoja muzikën do t’ ia thyeja zemrën babes,që kishte qënë iniciator  të nisja të merresha me muzikë që  kur isha 6 vjeç.

F.N: Po viola e parë e kujtoni momentin kur i keni rënë për herë të parë  ?

B.G: Po si e thashë më lart, isha 17 vjec kur mora në dorë  instrumentin e violës. Ishte një moment shumë interesant sepse sdi se si nisa të ndieja dicka tjetër nga violina.

Po i bija, një  instrumenti  me një timbër, madhësi dhe ngjyrë ndryshe. Pastaj duheshe një përkushtim më i madh nga ana ime,  për të njohur më afër një vegël për të cilin nuk kisha asnjë lloj informacioni.

Sa më shumë kalonte koha , aq më shumë nisa të ndiej  një energji krejt tjetër për violën , të ndjeja një hapësirë të re dhe kështu hap pas hapi të  zbuloja risitë e instrumentit violës.

F.N:Po tani pas kaq vitesh, cilat janë violat që ju interpretoni ?

B.G:  Unë kam  dy viola, e para është nga një mjeshtër i njohur Gjerman –Zanders e vitit 1994 , viola e dytë është e punuar nga një mjeshtër i vjetër maqedonas Dimanin dhe i takon vitit 1950 .Është interesante se si këto dy  instrumenta, dallohen për nga ngjyra forca dhe madhësia.

F.N: Ju jeni një artist mjaft i njohur në Maqedoni dhe në Kosovë .., cila është veprimtaria juaj në fushen e muzikës në këto dy vende…

B.G: Kam lindur në Shkup dhe mësimet i kam ndjekur  po ashtu në Shkup, por ndoshta prejardhja ime nga babai nga Gjakova dhe nga nëna nga Ferizaj, kanë bërë  që të jap kontributin tim edhe në Kosovë.

Mbas mbarimeve të studimeve u punësova në Filharmonin e Maqedonisë  ku dua të theksoj së isha  i vetmi shqiptar në këtë institucion. Më pas, mbas vitit 1993, mora një ftesë nga Fakulteti  i Arteve në Prishtinë  dhe më vonë edhe nga Fakulteti i Arteve në Tetovë.

F.N: Ju jeni një artist me një karrierë të lakmueshme, mendoni se keni qënë pikë nisje që artistë të rinj të zgjedhin këtë instrument  ?

B.G: Po ndoshta  edhe kam qënë. Kam interpretuar si solist në shumë vende brenda dhe jashtë vendit dhe  kam dhënë shëmbull se edhe viola mundet të jetë një instrument po ashtu atraktiv.

F.N: Në se lufton për diçka të madhe, duhet forcë dhe pasion, por gjithashtu për të arritur sukses duhet shumë punë apo jo ?

B.G : Puna është mbi të gjitha. Sigurisht talenti dhe  vullneti janë bazë për t’u zhvilluar dhe krijuar si një artist me shumë sukses.Pastaj gjurmimet sa i takon njohurisë globale, shërbejnë për informacion shtesë për të menduar dhe vepruar më ndryshe .

F.N: Mendoni se repertori i violës, mbetet i panjohur nga publiku?

B.G: Jo, mendoj se tani kur ka më shumë interpretues violist  të shkëlqyer,  publiku dhe adhuruesit e artit kanë më shumë informata edhe nga rrjetet sociale dhe internetit . Kështu të ndjekin zhvillimet,  rrjedhat dhe risitë e veprave të shkruara nga kompozitorët bashkohorë pasi me instrumentin e violës  trajtohem mjaft bukur .

F.N: Si i shihni ju anekdodat mbi instrumentin e violës që qarkullojnë në  ambientin muzikor  ?

B.G: (Qesh) Po është e vërtetë për anekdotat. Por në punë në orkestër ose formacion, këto anekdoda, krijojnë një relaksim të atmosferës së punës .

F.N: Cila është harta e koncerteve që ju keni dhënë ?

B.G: Po në karrierën time artistike 32 vjeçare kam interpretuar me qindra  koncerte të realizuara nga Nju Jorku deri ne Tokio. Ajo që është shumë e rëndësishme, është se gjatë këtyre eksperiencave, kam njohur dhe interpretuar me shumë instrumentistë me shumë kombësi, me shumë kulturë dhe tradita të ndryshme.Them se kjo është pasuria më e madhe e një artisti për arsye se ka mundësinë për të përjetuar momente shumë interesante në jetën  e tij.

F.N :Mund të përmëndni disa nga iniciativave që ju keni marrë në fushën e muzikës dhe cil ka qënë trajektoria e tyre ?

B.G: Po është e vërtetë që kam marrë  shumë inciativa  gjatë jetës sime artistike, duke nisur nga themelimet e institucioneve shkollore dhe muzikore, fondacionet, gara për muzikë, festivale dhe organizim të aktiviteteve  të ndryshme kombëtare.

F.N: Ju aktualisht jeni pedagog në Universitetin e Prishtinës dhe të Tetovës…

B.G: Po jam në marrëdhënie të plotë pune në Prishtinë dhe i angazhuar në Tetovë.

Dua të theksoj se po ashtu jam i angazhuar edhe në vendlindjen time Shkup, (qesh) dhe këtu jap  kontributin tim artistik dhe arsimor  ku është nevoja, si për shëmbull me kërkesë nga Ansambli Shtetëror i Këngeve dhe  i Valleve, i cili mund të them se është i vetmi institucion muzikor profesional në Maqedonin e Veriut..

F.N: Ju do të jeni pjesë turit koncertor të  kuintetit të Albanian Excellence të titulluar, “Lule Borë”,  cilat janë ndjesitë tuaja në krijimin e këtij kuinteti …

B.G: Po unë që nga viti 2019 jam ftuar nga Albanian Excellece që te jem një flakadan me gjithë  artistët e  tjerë  shqiptarë nga mbarë bota ku ata veprojnë dhe jetojnë.

Por  prej më shumë se një viti jemi bllokuar nga Pandemia e Covid 19, ndaj dhe  menduam që mënyra më mënyra më e mire në këtë situatë,  ishte të formojmë këtë formacion më të vogël.

Jam shumë i gëzuar pasi në këtë mënyrë, shoqërohemi duke punuar dhe përgatitur programe për koncerte që planifikohen në këtë kohë shumë të rëndë shëndetësore.

F.N:Do të interpretoni muzikë  qytetare të trevës  juglindore të Shqipërisë dhe të trevës së Dibrës, por të riorkestruara nga mjeshtri Shpëtim Saraci … Cili është opinion juaj ?

B.G:  Lëvrimi i këngëve qytetare është një pasuri shumë e madhe për kulturën dhe artin shqiptar. Sidomos u gëzova shumë që maestro Saraçi do të japë kontribut për formacionin tonë. Po ashtu mezi pres që notat e vendosuara në pentagramin e Saraçit të tingëllojnë nga instrumentet tona për t’i transmetuar në ambientin e publikut artëdashës.

F.N : Mendimi juaj për kuintetin Albanian Excellencë dhe iniciativën e saj për t’u identifikuar me muzikën qytetare shqiptare të ridemensionuar ?

B.G: Çdo inciativë sa i takon ruatjes e trashëgimisë kulturore është e mirë se ardhur për plotësimin e jetës sonë të perditshme. Tradita tregon edhe të kaluarën tonë që nuk duhet dhe guxon të harrohet. Ne duhet ta ruajmë me xhelozi, duhet të mbajmë dhe zhvillojme sidomos sa i takon gjeneratës së re,ata që do të duhet ta vazhdojnë këtë traditë .

F.N: Një mesazh për publikun shqiptar këtej dhe andej kufirit ?

B.G: Mesazhi më i mirë dhe kuptimtë është modeli dhe iniciativa e projektit të Albanian Exellence për të afruar shqiptarët nga katër anët e botës sa i takon kontaktit mes njëri-tjetrit për  dhe informimin dhe njohjen e artistëve me publikun shqiptar.

A ka më mire qe shoqërimi dhe bashkimi ynë veprues në Albanian Exellence, të jetë shembull për pushtetet-shtetet shqiptarë, se gjithçka qe bëhet,  arrihet me energji pozitive dhe dashuri ndaj njëri tjetrit?/albanianexellence/ KultPlus.com

Me “Quo Vadis, Aida” shkoi deri në Oscar, Jasna Duricic në shfaqjen “Gishti” të dramaturges Doruntina Basha

Jasna Duricic, aktorja boshnjake e cila shkëlqeu në rolin e Aidës në filmin “Quo Vadis, Aida”, film që ishte në mesin e pesë filmave të nominuar për Oscars, në kategorinë e filmave të huaj, së fundi është duke bërë provat e fundit që të jetë në shfaqjen “Gishti”, shfaqje kjo e dramaturges kosovare Doruntina Basha, por që për publikun sarajevas do të vjen me regji të Ana Tomoviq, shkruan KultPlus.

Kjo shfaqje do të prezantohet më 28, 29 dhe 30 maj në skenën e Teatrit të Sarajevës, ku kjo dramë që është e vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare, flet për marrëdhëniet e komplikuara mes vjehrrës dhe nuses, të cilat humbën djalin, përkatësisht bashkëshortin në luftën e fundit të vitit 1999.

Bashkë më Duriqiq do të luajë edhe aktorja Milica Stefanovic, dhe të dyja janë shprehë të lumtura për këtë paraqitje me këtë dramë e cila luhet për dhjetë vjet nëpër teatro të ndryshme të rajonit por edhe më gjerë. Shfaqja është produkt mes kooproduksionit të teatrit Biref dhe Fondacionit Hartefakt./ KultPlus.com

Këngëtari Qazim Menxhiqi i jep shkëlqim të ri këngë së vjetër popullore

Këngëtari i mirënjohur nga Kosova, Qazim Menxhiqi, ka publikuar këto ditë një këngë me motive të Shqipërisë së mesme, e cila për shumë dekada shkëlqeu në botën e muzikës shqiptare, por të cilën ai e përpunoi dhe e shndërrojë në atë të llojit të muzikës neo-klasike-popullore. 

Këngën e famshme “Si m’ke sytë, m’i ke vetullat”, të kënduar shumë vite më parë nga tashmë e ndjera Hafsa Zyberi, tash Menxhiqi e ringjallë me një aranzhim, instrumental dhe interpretim të veçantë duke i dhënë emocione dhe frymën e kohës të sotme.

Qazim Menxhiqi, i cili migroi në Australi në fund viteve ’80-ta, njihet për këngëtar e gjithashtu edhe kompozitor e tekst-shkrues.

Ai është autor i disa këngëve të llojit folklorik/popullore dhe këngë zbavitëse/muzikë e lehtë të cilat depërtuan në zemrat e publikut të gjerë shqiptarë. Këngëtari po ashtu ka prodhuar dhe interpretuar këngë edhe të llojit pop- rock.

Këngët “Nisej trimi për gyrbet”; “Oj Kosovë sa fort të dua”, “E përjetshme është Shqipëria”, janë disa nga këngët e tij më të njohura për publikun.

Menxhiqi në vitet 80-ta sa jetonte në Kosovë, ku edhe e filloi karrierën e tij muzikore, u shqua me këngë zbavitëse të Radio Televizionit të Prishtinës (RTP). Ai interpretoi dhe incizoi mbi 35 këngë në festivale të ndryshme me nam dhe realizoi bashkëpunime me kompozitorët e njohur siç janë: Tomor Berisha; Severin Kajtazi; Gjergj Kaqinqri; Shaban Kelmendi; Mendi Mengjiqi… etj.

Në atë kohë u shquan këngët e tij: “Le të ndihet ky fyell”; “Xhina”, “Daullja”; “Msheftësia”; “Shpezët shtegtare”; “Tretem në agoni dhe heshtje”; “Fotografinë që ma dhe”, “Letra e pa dërgueme” e shumë të tjera.

Tash, Qazim Menxhiqi i ofron publikut këngën “Si m’ke sytë m’i ke vetullat”, edhe përmes një video-klipi të incizuar në Melbourne të Australisë pranë plazheve të Oqeanit Indian, ku edhe jeton.

Menxhiqi sqaroi në një bisedë me dtt-net.com se shtytës kryesor për të realizuar këtë këngë ishte përkujtimi dhe mirënjohja për këngëtaren Hafsa Zyberi, e cila ishte ndér këngëtaret e tija të preferuara që nga koha e fëmijërisë.

“Hafsa Zyberi ishte një ndër idhujt e mi të muzikës të asaj kohe, dhe këtë këngë e kam bërë në përkujtim të saj”, tha Menxhiqi.

Duke e ruajtur thelbin dhe origjinalitetin e këngës, Qazim Menxhiqi me mjeshtri e përvetëson këtë këngë me orkestrimin dhe interpretimin të këndshëm me plot emocione dhe elegancë.

“Meqë jetoj larg atdheut nuk kam pas rastin që të bashkëpunojë me artistë të tjerë, kështu që çdo gjë në këngët e mia jam përkujdesur vet. Natyrisht, teknologjia të mundëson shumëçka. Vetëm imagjinata mund të na kufizojë”, sqaron gjatë bisedës mënyrën e punës së tij prej artisti muzikor në mërgim.

Interpretimi i tij i ri dhe realizimi me aranzhim origjinal të tij, ashtu siç ai vet e ndjeu përmbajtjen e kësaj kënge me përshkrim melankolik/romantik, i japin këngës së Hafsa Zyberit një shkëlqim të ri të shndërruar një zhanër/lloj të ri, i cili ka të ngjajë më atë neo-klasike-popullore.

Duke tentuar të ruaj origjinalitetin e këngës së vjetër, ai ka bërë ndryshime të mëdha sidomos në instrumental në të cilin ka futur orkestër të plotë dhe e ka pasuruar atë me një numër të shumtë të instrumenteve.

Këndimi, siç sqaron edhe vet këngëtari, e ruan pjesërisht vijën melodike të kënduar nga Zyberi, në shenjë të respektit të madh që ai ka për këngëtaren.

Publiku mund ta gjej këngën “Si m’ke sytë, m’i ke vetullat” në kanalin personal të Qazim Menxhiqit në Youtube./ KultPlus.com

Fati i një vajze

Poezi nga Milazim Krasniqi

Tashmë jam rritur sa të kuptoj
Secilën fjalë e secilin tregim.
E di pse më kanë lënë të jetoj
Dhe ç’ka ndodhë me babain tim.

Më kanë treguan hallat e nëna
Dhimbjen që u ka rënë në shpirt,
Siç bie një shkëmb e të zë brenda
Pa të lënë as frymë, as dritë.

Kur kishin hyrë në atë shtëpi
Ku familja ime ishte e strehuar
Tek ai njeri i mirë e plot fisnikëri
Vrasësit me mua ishin egërsuar.

Të isha një femër nuk dëshironin
Pasi një djalë donin që të isha,
Që me ritualin e tyre të më copëtonin
Të ngopeshin me gjak, si bisha.

Më kishin marrë nga djepi me vërtik
E ma kishin vërtetuar gjininë,
Ashtu si kish bërë faraoni në Egjipt **
Kishin bërë edhe këta për Serbinë. ***

Të fiksuar si edhe faraoni vetë
Për vrasjen e meshkujve kishin qëlluar,
Por, këta në fund të shekullit XX
Dhe në Evropën e iluminuar.

Kur isha e vogël nuk po kuptoja
E kërkoja babain tej shtëpisë,
Deri sa mësova që të ëndëroja
Dhe ta takoja në qiellin e lirisë.

26 dhjetor 2015
*Vajza shtatëmuajshme e Valdet Kastratit nga Fusha e Pejës, shpëtoi nga masakrimi, vetëm pasi terroristët serbë, e kishin vërtetuar gjininë e saj, pra që ishte femër. Ndërsa babain e saj dhe të gjithë meshkujt e tjerë të familjes Kastrati, (Sokolin, Xhaferin,Valdetin, Adrianin dhe Albanin) bashkë me nikoqirin e tyre, boshnjakun Hasan Muratagiqin, i kishin ekzekutuar.
** Faraoni, sipas Shpalljeve të Shenjta, i vriste të gjithë meshkujt që lindin në familjet hebreje, ndërsa vajzat i linte të jetonin. Moisiu (Musai) shpëtoi falë Vullnetit Hyjnor dhe pastaj u bë profeti që çliroi izraelitët nga robëria e faraonit dhe u bë shkas që faraoni të përmbytej, të poshtërohej e të mbetej në kujtesën e njerëzimit si simbol i mendjemadhësisë dhe mizorisë.
*** Masakrat e policisë, ushtrisë dhe forcave të tjera paramilitare terroriste serbe kundër popullit shqiptar në Kosovë në vitet 1998 e 1999 janë bërë nën sloganin “Za Srbiju!” (Për Serbinë!)/ KultPlus.com

Vakarici, qyteza arbëreshe e themeluar rreth vitit 1470

Vakarici, kjo qytezë arbëreshe me mbi 1300 banorë në provincën e Cosenzës në Kalabri, themeluar rreth vitit 1470, pas vdekjes së heroit tonë kombëtar, një bust i lartë i të cilit nderon figurën e tij po në sheshin “Skanderbeg”.

Pasi kishim vizituar disa nga katunde arbëreshe, sapo kaloi një autobus që lidh këto vendbanimeve, e që në dy anët e tij ishte shqiponja dykrenare, u shfaq një tabelë me mbishkrimin: shqip e italisht Vakarici/ Vaccarizzo Albanese, e në te krahas emblemës së vendbanimit edhe një vajzë me veshje tipike arbëreshe. Dhe posa arritëm në sheshin e Vakaricës, si edhe në shumicën e fshatrave arbëreshe na priti një bust i Skënderbeut, por për dallim nga të tjerët ai ishte ngritur me shtylla në një lartësi thuaja se mbi dykatëshe.

Në muzeun e Vakaricës dominojnë kostumet kombëtare, thuaja se unike në Kalabri, madje disa nga to edhe nga arbëreshët e Sicilisë por edhe trojeve etnike shqiptare tej Adriatikut.

Po në ndërtesën e këtij muzeu krahas flamurit italian valojnë edhe flamuri shqiptar dhe ai i bashkimit evropian. Po aty hasëm edhe në foto të hershme që tregojnë zhvillimet e jetës arbëreshe në këtë anë, sidomos atë kulturore kur prej vitesh Vakarici kishte edhe një bandë të vetën muzikore edhe atë në vitet 1920-1925.

Për ruajtjen e traditës së kostumeve arbëreshe në Vakarici, flet edhe vet fakti së këtu, çdo vit në Prill, zhvillohet Festivali Kombëtar i Kostumit Arbëresh. Kjo ngjarje lindi në 1982 me urdhër të papas Giuseppe Faraco dhe administratës komunale të kohës.

Festivali është një mundësi për të promovuar dhe forcuar trashëgiminë kulturore arbëreshe. Sipas një shkrimi në një revistë lokale, në ditët e ngjarjes së këtij festivali, ju mund të merrni pjesë në konferenca, ekspozita dhe sfilata të kostumeve tradicionale nga shumë komunitete arbëreshe. Për më tepër, në mbrëmje, vallëzimi dhe këndimi tradicional nga grupet e pranishme dhe shijimi i pjatave dhe ëmbëlsirave tipike.

Për fat të keq edhe ky manifestim, për shkak të pandemisë, si edhe shumë manifestime arbëreshe nuk mundi të zhvillohej vjet dhe sivjet./ Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati/ KultPlus.com

Kësaj vajze i është dedikuar edhe poezi, serbët nuk e vranë në djep sepse ishte vajzë

Vite më parë kishte shkruar për fatin e foshnjës shtatëmuajshe nga Fusha e Pejës, e cila kishte shpëtuar nga serbët veç pse kishte qenë vajzë. Kurse sot profesori dhe publicisti Milazim Krasniqi në një mënyrë krejt rastësore, kishte takuar Tringa Kastratin, pikërisht personazhin e poezisë së tij ‘Fati i një vajze’, shkruan KultPlus.

Për Krasniqin ky ishte një takim që i dha atij emocione të shumta, madje e konsideron si një nga takimet më emocionuese në jetë.

“Takimi me këtë vajzë, Tringa Kastratin, është nga takimet më emocionuese që kam pasur në jetë. Sot sapo hymë me Ediben në barnatoren “Kastrati”, ajo m’u afrua dhe më tha se ishte ajo vajza të cilën e kam paraqitur në poezinë time “Fati i një vajze.” Gjithë trupin ma përshkuan mornica!”, shkruan profesori universitar.

Tutje ai shpjegon historinë e Tringës dhe të familjes së saj, ku tregon se nga gjashtë burrat qe kishin vrarë atë ditë, ajo kishte shpëtuar.

“Në këtë poezi kam paraqitur fatin e një vajze shtatëmuajshe të familjes Kastrati, nga Fusha e Pejës, të cilën kriminelët serbë, pasi e kishin zhveshur në djep dhe e kishin parë që është femër, nuk e kishin vrarë, ndërsa meshkujt e familjes së saj, Sokolin, Xhaferin,Valdetin, Adrianin dhe Albanin bashkë me nikoqirin e tyre, Hasan Muratagiqin, i kishin ekzekutuar. Pra, kriminelët serbë kishin ndjekur modelin e krimit të përbindshëm të faraonit”, ka shtuar Krasniqi.

Krejt në fund publicisti Milazim Krasniqi ka theksuar se është mjaft i lumtur se poezi e tij ka i ka shërbyer të vërtetës dhe njerëzve të mirë.

“Tringa që takova sot, ishte një vajzë e edukuar, e mençme, e bukur dhe mirënjohëse. Poezinë time e kishte në celular. Falënderova me zemër Zotin, që më ka mundësuar që edhe me poezinë time t’i shërbejë të vërtetës dhe njerëzve të mirë”, ka përfunduar ai./ KultPlus.com

Lista e plotë e fituesve të ‘MTV Movie & TV Awards 2021’

Gjatë natës së mbrëmshme është mbajtur ceremonia e “MTV Movie&TV Awards”, përcjell KultPlus.

Më poshtë ju sjellim listën e fituesve:

Filmi më i mirë

Borat Subsequent Moviefilm: Delivery of Prodigious Bribe to American Regime for Make Benefit Once Glorious Nation of Kazakhstan

Judas and the Black Messiah

Promising Young Woman

Soul

Fituesi: To All the Boys: Always and Forever

Shou më i mirë

Bridgerton

Cobra Kai

Emily in Paris

The Boys

Fituesi: WandaVision

Performanca më e mirë në film:

Carey Mulligan – Promising Young Woman

Fituesi: Chadwick Boseman – Ma Rainey’s Black Bottom

Daniel Kaluuya – Judas and the Black Messiah

Sacha Baron Cohen – The Trial of the Chicago 7

Zendaya – Malcolm & Marie

Performanca më e mirë në shou:

Anya Taylor-Joy – The Queen’s Gambit

Fituesi: Elizabeth Olsen – WandaVision

Elliot Page – The Umbrella Academy

Emma Corrin – The Crown

Michaela Coel – I May Destroy You

Heroi më i mirë:

Fituesi: Anthony Mackie – The Falcon and the Winter Soldier

Gal Gadot – Wonder Woman 1984

Jack Quaid – The Boys

Pedro Pascal – The Mandalorian

Teyonah Parris – WandaVision

Puthja më e mirë:

Fituesi: Chase Stokes & Madelyn Cline – Outer Banks

Jodie Comer & Sandra Oh – Killing Eve

Lily Collins & Lucas Bravo – Emily in Paris

Maitreyi Ramakrishnan & Jaren Lewison – Never Have I Ever

Rege-Jean Page & Phoebe Dynevor – Bridgerton

Performanva më e mirë në komedi:

Annie Murphy – Schitt’s Creek

Eric Andre – Bad Trip

Issa Rae – Insecure

Jason Sudeikis – Ted Lasso

Fituesi: Leslie Jones – Coming 2 America

Personazhi i lig i preferuar:

Aya Cash – The Boys

Ewan McGregor – Birds of Prey (and the Fantabulous Emancipation of One Harley Quinn)

Giancarlo Esposito – The Mandalorian

Fituesi: Kathryn Hahn – WandaVision

Nicholas Hoult – The Great

Dyluftimi më i mirë:

Antonia Gentry – Ginny & Georgia

Ashley Park – Emily in Paris

Maria Bakalova – Borat Subsequent Moviefilm: Delivery of Prodigious Bribe to American Regime for Make Benefit Once Glorious Nation of Kazakhstan

Paul Mescal – Normal People

Fituesi: Rege-Jean Page – Bridgerton

Performanca më e frikshme:

Elisabeth Moss – The Invisible Man

Jurnee Smollett – Lovecraft Country

Simona Brown – Behind Her Eyes

Fituesi: Victoria Pedretti – The Haunting of Bly Manor

Vince Vaughn – Freaky

Dyshja më e mirë në ekran:

Barb & Star Go To Vista Del Mar – Star (Kristen Wiig) & Barb (Annie Mumolo)

Fituesi: The Falcon and the Winter Soldier – Falcon (Anthony Mackie) & Winter Soldier (Sebastian Stan)

The Mandalorian – Din Djarin (Pedro Pascal) & Grogu

Emily in Paris – Emily Cooper (Lily Collins) & Mindy Chen (Ashley Park)

Borat Subsequent Moviefilm: Delivery of Prodigious Bribe to American Regime for Make Benefit Once Glorious Nation of Kazakhstan – Borat Sagdiyev (Sacha Baron Cohen) & Tutar Sagdiyev (Maria Bakalova)

Dokumentari më i mirë:

Below Deck Mediterranean

Black Ink Crew New York

Bling Empire

Jersey Shore Family Vacation

Love & Hip Hop: Atlanta

Best Dating Show

90 Day Fiance

Ex on The Beach

Love Is Blind

Ready to Love

The Bachelorette

Kasti më i mirë i aktorëve:

90 Day Fiance

Jersey Shore Family Vacation

Love & Hip Hop: Atlanta

RuPaul’s Drag Race

The Real Housewives of Atlanta

Seria më e mirë:

Legendary

RuPaul’s Drag Race

The Challenge

The Circle

The Masked Singer

Best Lifestyle Show

Deliciousness

Fixer Upper: Welcome Home

Making The Cut

Nailed It!

Queer Eye

Shou më i mirë:

A Little Late With Lilly Singh

Red Table Talk

The Breakfast Club

The Daily Show With Trevor Noah

Watch What Happens Live With Andy Cohen

Komedia më e mirë:

Floor Is Lava

Impractical Jokers

Kids Say the Darndest Things

Nick Cannon Presents: Wild ‘N Out

Ridiculousness

Prezantuesi më i mirë:

Nicole Byer – Nailed It!

Rob Dyrdek – Ridiculousness

RuPaul – RuPaul’s Drag Race

T.J. Lavin – The Challenge

Tiffany Haddish – Kids Say the Darndest Things

Ylli më i mirë i rrjeteve sociale:

Addison Rae

Bretman Rock

Charli D’Amelio

Jalaiah Harmon

Rickey Thompson

Seritë më të mira në zhanrin krim:

Catfish: The TV Show

Evil Lives Here

Night Stalker: The Hunt for a Serial Killer

Tiger King: Murder, Mayhem and Madness

Seritë më të mira ndërkombëtare:

Acapulco Shore

Geordie Shore

Love Island (ITV)

¡Nailed it! Mexico

RuPaul’s Drag Race UK. /KultPlus.com

Bie një pjesë e murit gjatë shfaqjes në teatër, lëndohet aktori shqiptar

Një incident i frikshëm ka ndodhur pasditen e djeshme menjëherë pas shfaqjes së teatrit “Migjeni”, të quajtur “Anmiku në Shtëpi” e Ernest Koliqit.

Bëhet me dije se një copë muri u shkëput nga fasada e një ndërtese të vjetër në lagjen “Gjuhadol” dhe goditi në trup aktorin Nikolin Ferketa, i cili mori një dëmtim, por është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë aty afër ishin edhe fëmijë të vegjël, të cilët kishin ardhur me prindërit e tyre për të ndjekur këtë shfaqje.

Shpeshherë është ngritur ky alarm për ndërtesat e vjetra që nuk kanë asnjë lloj sigurie në Shkodër dhe në total janë të paktën 28 të tilla. Institucionet vijojnë të heshtin ndaj kësaj problematika ndërsa kalimtarët janë të rrezikuar gjithmonë./ KultPlus.com

Problemet s’kanë fund për Meghan dhe Harry, tani akuzohen për racizëm

Pas bashkëpunimit me Procter & Gamble, çifti i njohur, Meghan dhe Harry po përballen me akuza për racizëm. Mesa duket, publiku nuk e miraton parteritetin global që Fondacioni Archewell nënshkroi me kompaninë para pak ditësh.

Ky bashkëpunim ka të bëjë me shitjen e kremrave që shërbejnë për zbardhjen e lëkurës, gjë që u bë shkak që të vërshonin komentet negative, pasi shitja e tyre shihet si promovim i racizmit. Këto produkte kanë efektin e zvogëlimit të përqendrimit ose prodhimit të melaninës, pigmentit natyror që i jep ngjyrën lëkurës.

Ky veprim bie në kundërshtim me deklaratën e Meghanit në, e cila akuzoi Familjen Mbretërore për racizëm.

Së fundmi, Harry ka bërë të tjera deklarata të forta për familjen e tij. Në një intervistë për Dax Shepard, ish-duka i Sussex ka zbuluar të tjera detaje nga jeta e tij dhe pse vendosi të largohej përfundimisht nga pallati mbretëror.

Harry e krahasoi jetën e tij në pallatin mbretëror me filmin “The Truman Show”, ku e gjithë jeta e tij është një spektakël televiziv.

Harry tregoi se vendosi të zhvendosej në Kaliforni me familjen e tij për t’i dhënë fund ciklit të dhimbjes që ai ka vuajtur vetë si pjesëtarë i familjes mbretërore dhe se duhej ta ndryshonte këtë gjë për fëmijët e tij.

Pas këtyre deklaratave, një burim i afërt i familjes mbretërore, ka thënë se populli dhe vetë familja janë skandalizuar për herë të dytë rreth atyre që kanë dëgjuar dhe për faktin se si Harry vazhdon ende të hedhë  baltë për to.

Kështu që ata duan ti marrin titujt e tyre dhe të mos përdoren më kurrë! Duhet të quhen vetëm Harry dhe Meghan! Presim të shohim nëse Pallati Mbretëror do të marrë këtë vendim përfundimtar apo jo?!/ KultPlus.com

Ndërtesat reale “të frymëzuara” nga filmat fantastiko-shkencor (FOTO)

Këto ndërtesa me një strukturë krejt të pazakontë duken sikur janë “shkëputur” drejtpërdrejt nga filmat fantastiko-shkencor.

The Dancing House, Pragë

Fondacioni Louis Vuitton, Paris

Klinikë mjekësore në Las Vegas

Hoteli Marqués De Riscal në Spanjë

Muzeu i Pop Culture në Siatëll

Ndërtesa-The-Dr-Chau Chak Wing në Sidnei

Muzeu Ordos në Mongoli

Katedralja The Metropolitan Cathedral of Our Lady Aparecida në Brazilia

Piraminda në Kunshan, qytet afër Shangait

Mini-albumi i Rita Orës “Bang” arrin 40 milionë klikime në Spotify

Rita Ora për momentin ndodhet në Sydney. Një udhëtim i tillë ka ardhur si rrjedhojë e punës së saj, pasi do të jetë pjesë e “The Voice”. Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Instagram, Rita ka bërë të ditur se po shijon edhe suksesin e mini-alubmit.

“Bang” mban titullin prodhimtaria muzikore, këngë të cilat në platformën digjitale Spotify kanë arritur rreth 40 milionë klikime.

“Bang” EP NGA Rita Ora dhe Imanbek befasisht ka arritur 40 milionë klikime në Spotify”, shkruhej në postim.

Rita Ora gjithashtu është duke shijuar edhe romancën me regjisorin e njohur, Taika Waititi./ KultPlus.com

Italia dhe UNESCO ndajnë 1 milion euro për rinovimin e muzeut Sursock

Italia dhe UNESCO kanë nënshkruar një marrëveshje prej 1 milion euro për të rinovuar një nga muzetë më të famshëm të Bejrutit.

Muzeu, ndodhet në një vilë historike në Achrafieh dhe në të ndodhen më shumë se 1 mijë e 500 vepra arti së bashku me koleksione të tjera të vlefshme.

Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministrja Italiane e Punëve të Jashtme, Marina Sereni dhe drejtoresha e zyrës së UNESCO-s në Bejrut, Costanza Farina, në prani të kryetarit të bordit të muzeut, Dr. Tarek Mitri.

Kostoja e restaurimit të muzeut është 2.5 milionë euro, me Francën që tashmë ka dhuruar 500 mijë euro. Financimi nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) do të përdoret nën iniciativën e UNESCO-s Li Beirut, e cila synon të riparojë shkolla, ndërtesa kulturore, muze dhe galeri të dëmtuara nga shpërthimi në Bejrut.

Muzeu Sursock u krijua në vitin 1912 nga koleksionisti libanez Nicolas Sursock. Muzeu u hap më 1961 dhe u bë një qendër e madhe për artistët libanezë, ndërsa mirëpriti ekspozita nga e gjithë bota. Muzeu qëndroi i hapur gjatë Luftës Civile Libaneze dhe u rinovua në vitin 2008. Muzeu ndodhet vetëm 800 metra nga qendra e shpërthimit të portit./ KultPlus.com

UNICEF-i bën thirrje për zero tolerancë ndaj ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale në Kosovë

UNICEF ka reaguar pas raportimeve për abuzimin seksual me një të mitur në mjediset e një shkolle në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Në një njoftim të bërë nga UNICEF është theksuar se një abuzim i tillë është i papranueshëm dhe një shkelje e rëndë e të drejtave themelore të fëmijëve.

Tutje ata kanë bërë thirrje për tolerancë zero ndaj ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale, si dhe kanë udhëzuar mediat që të mos raportojnë identitetet e fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Njoftimi i plotë:

Edhe një rast i vetëm është tepër: çdo fëmijë duhet të ndihet i sigurt dhe i mbrojtur në çdo kohë

UNICEF-i është thellësisht i brengosur për rastin e fundit të abuzimit të fëmijës që raportohet të ketë ndodhur në mjediset shkollore në Kosovë. Një abuzim i tillë ndaj një fëmije është i papranueshëm dhe përbën një shkelje të rëndë të të drejtave themelore të fëmijëve, ku të gjithë fëmijët duhet të ndjehen të sigurt dhe të mbrojtur në çdo mjedis, përfshirë këtu edhe në shkolla, të cilat duhet të jenë të lira nga dhuna dhe abuzimi.

Sipas Konventës së të Drejtave të Fëmijës, çdo fëmijë duhet të ndihet i sigurt dhe i mbrojtur. Për më tepër, të gjitha institucionet, siç përcaktohet në Ligjin e Kosovës për Mbrojtjen e Fëmijës, duhet të marrin të gjitha masat e duhura legjislative, administrative, sociale dhe arsimore për të mbrojtur një fëmijë nga të gjitha format e dhunës fizike ose psikike, verbale, abuzimi, keqtrajtimi, shfrytëzimi, ndëshkimi trupor, neglizhenca, ose ndonjë formë tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin dhe zhvillimin e fëmijës.

Për sa i përket arsimimit, ligji specifikon që një fëmijë do të mbrohet nga dhuna e ushtruar nga personeli arsimor, bashkëmoshatarët e tyre dhe çdo person tjetër, brenda sistemit arsimor (neni 37). Ruajtja e një fëmije është përgjegjësi e të gjithëve, përfshirë ata që punojnë në shkolla dhe mjedise arsimore që janë veçanërisht në pozitë të duhur për të identifikuar dhe parandaluar abuzimin.

Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës, i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës në korrik të vitit 2019 përfaqësoi një arritje të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve duke vendosur bazën ligjore për garantimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës fizike dhe psikike, abuzimi, shfrytëzimi, neglizhenca ose ndonjë formë tjetër që rrezikon jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin dhe zhvillimin e tyre. Megjithatë, sipas të dhënave të Anketave të Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë (MICS) 2020, një pjesë e madhe e fëmijëve (72 përqind) në Kosovë raportohet të kenë përjetuar ndonjë lloj të dhunes. Në përgjithësi, 30 përqind e fëmijëve të moshës 1-14 vjeç kanë përjetuar ndëshkim fizik dhe në mesin e tyre gjashtë përqind kanë përjetuar ndëshkim të rëndë fizik.

UNICEF-i bën thirrje për tolerancë zero ndaj ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale. Për më tepër, të gjithë fëmijët duhet të kenë të drejtën të gëzojnë të drejtën për shkollim, të ndjekin mësimet e tyre dhe të mësojnë pa frikë dhe dhunë dhe të shoqërohen me moshatarët e tyre duke u ndjerë të sigurt dhe të mbrojtur. Ne kërkojmë nga të gjitha institucionet që të avancojnë dhe zbatojnë Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës si një mjet për të ndihmuar të gjitha vajzat dhe djemtë në Kosovë të gëzojnë të drejtën e tyre për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm dhe jo të dhunshëm.

Ne gjithashtu u bëjmë thirrje mediave që të mos raportojnë identitetet e fëmijëve dhe familjeve të tyre. Informimi dhe komunikimi publik duhet të ndihmojë në zhdukjen e kulturës së dhunës seksuale, abuzimit dhe çdo lloj ngacmimi dhe të ndihmojë në mbrojtjen e fëmijëve.

UNICEF-i do të vazhdojë të mbështesë punën e institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, familjeve, fëmijëve dhe të rinjve për të promovuar një mjedis të sigurt për të gjithë fëmijët, për të jetuar të sigurt dhe për të qenë të mbrojtur nga çdo lloj abuzimi dhe ngacmimi./ KultPlus.com

PriFest 13 shpalos imazhin dhe konfirmon datat

PriFest edicioni i 13-të këtë vit do të mbahet në datat 24-29 gusht 2021 në mënyrë fizike për pjesën më të madhe dhe me disa aktivitete specifike online.

Imazhi i festivalit edhe për këtë vit është pregatitur nga kompania partnere e festivalit Project Graphics e cila pothuajse ҫdo vit ka fituar ҫmime ndërkombëtare me dizajnet e posterit të PriFest.  Këtë vit dizajni është pregatitur duke përdorur numrin 13 me një dizajn shumë tërheqës si më poshtë:

POSTER.png

Si ҫdo vit, PriFest planifikon të sjell shumë risi në qytet, filma të mirë, mysafirë të shumtë, aktivitete, workshope, mbrëmje muzike etj.

PriFest është i vetmi festival në Kosovë që përveҫ shfaqjes së shumë premierave të filmave të metrazhit të gjatë, dokumentar e të shkurt nga rajoni dhe bota, organizon edhe shumë aktivitete për industrinë e filmit dhe aktorët. Kjo mundësohet në kuadër të plaformës rajonale PriForum që deri më sot ka përkrahur rrugëtimin e suksesshëm të shumë filmave Kosovarë në disa nga festivalet më prestigjioze si dhe ka ofruar shumë mundësi network-u për producentët dhe filmbërësit kosovarë me shumë distributorë, shitës filmash, producentë evropian, selektorë festivalesh, drejtor kastingu etj.

Andaj ne ju ftojmë që të na ndiqni në rrjetet tona sociale për të kuptuar se cilët ekspertë të huaj, filmbërës dhe aktorë pritet të vijnë dhe ҫfarë do të sjell PriFest këtë vit!/ KultPlus.com

Presidentja Osmani: Është thelbësore që ‘Perspektiva jonë Evropiane’ të mos mbetet vetëm një frazë e zbrazët

Gjatë ditës së sotme është mbajtur takimi i liderëve të rajonit në Brdo-Brijun në të cilin ka marrë pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan KultPlus.

Gjatë këtij takimi Osmani ka theksuar se është e nevojshme pranimi i së vërtetës për atë që ka ndodhur në rajon. Ajo gjithashtu ka thënë se në vend të përgjegjësisë po ndodh mohimi dhe revizionizmi historik i asaj që ndodhi gjatë viteve të 90-ta në rajon.

Tutje ajo ka shtuar se është e thelbësore që Perspektiva Evropiane të mos mbetet vetëm një frazë e zbrazët sepse Kosova ka përbushur detyrat e saj.

KultPlus më poshtë ju sjellë fjalimin e plot të saj:

Fjalimi në shqip(përkthim jozyrtar)

Të nderuar Presidentë Pahor dhe Milanoviq,

Të nderuar Shkëlqesi,

Dua të filloj duke falënderuar mikpritësit tanë të sotëm për lehtësimin e këtij takimi të presidentëve në rajon në një kohë kaq të paprecedentë, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por për mbarë botën.

Por sidoqoftë, kohët si këto tregojnë nevojën absolute për bashkëpunim midis nesh, si fqinjë, në baza të barabarta dhe nevojën për reflektim dhe ndershmëri mbi mënyrën se si ne kolektivisht ecim përpara.

Të dashur kolegë,

Ky eveniment shënon 10 vjetorin e procesit Brdo-Brijuni.

Sot duhet t’i kujtojmë vetes pse e filluam këtë dhe ta përdorim si motiv për të hequr barrierat dhe pengesat dypalëshe të cilat na kanë ngadalësuar gjatë rrugës.

Ne duhet të reflektojmë për atë që është arritur, dhe në të vërtetë atë që nuk është arritur, dhe ç’është më e rëndësishmja, se si mund ta kompensojmë këtë mosarritje.

Ky moment i rëndësishëm është një përkujtues i nevojës urgjente për një bashkëpunim më të madh rajonal me qëllim përfundimtar  integrimit në Bashkimin Evropian.

Me një perspektivë të qartë të BE për të gjithë, dhe angazhime të definuara mirë për bashkëpunim më të ngushtë, ne e vendosim veten në një pozitë shumë më të mirë për të mishëruar dhe implementuar vlerat themelore të Bashkimit Evropian: respektimin e dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të njeriut, lirinë, demokracinë, barazinë dhe sundimin e ligjit.

Republika e Kosovës është e përkushtuar për avancimin e vlerave të BE-së dhe bashkëpunimin rajonal ekonomik dhe politik në frymën e vërtetë të Procesit Brdo Brijuni.

Për më shumë se një vit rajoni ynë dhe e gjithë bota janë përballur me pandeminë vdekjeprurëse COVID-19. Ne kemi qenë dëshmitarë të ndryshimeve të rëndësishme në komunitetet tona, të tilla si fëmijët që kalojnë me shpejtësi në mësimin në distancë, shumë punonjës që punojnë nga shtëpia dhe firma të shumta që miratojnë modele dixhitale të biznesit për të ruajtur veprimtarinë dhe për të ruajtur rrjedhën e të ardhurave.

Pandemia ka paraqitur sfida serioze për politikë bërësit në të gjitha vendet tona, por gjithashtu ka ofruar një mundësi për nxënien e mësimeve të vlefshme.

Ekziston një pritje e qartë nga qytetarët që ekonomitë tona përkatëse duhet të arrijnë një shpërndarje më efikase dhe më të drejtë të burimeve me qëllim të rritjes së produktivitetit, rritjes ekonomike dhe punësimit. Kjo kërkon ndryshim të përqendruar në inovacion dhe sipërmarrje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, ne gjithashtu kemi kuptuar që vetëm përmes veprimit të koordinuar, solidaritetit dhe multilateralizmit të institucionalizuar mund të kemi një shans për të ruajtur demokracitë tona dhe për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

Dhe përderisa ne vazhdojmë të luftojmë me sfidat e paraqitura nga pandemia dhe të përqendrohemi në rimëkëmbjen ekonomike, ne kemi nevojë për veprim të guximshëm dhe udhëheqje që plotësojnë nevojat e qytetarëve tanë dhe të shoqërisë sonë kolektive, në shekullin e 21-të.

Ne kemi një momentum për ndryshim të mirëfilltë dhe këtë duhet ta përdorim me mençuri.

Kur të gjithë të shkojmë në shtëpi pas samiteve globale dhe takimeve si ky sot, unë besoj se pritja nga qytetarët tanë është që të kthehemi me qëllime dhe ambicie të arritshme, jo vetëm përshëndetje për hir të kamerave.

Ne duhet të punojmë shumë për të përqafuar dhe zbatuar modelet e bashkëpunimit rajonal të bazuara në rregullat e BE-së, të cilat promovojnë marrëdhënie të zgjeruara tregtare dhe adresimin e mangësive në lidhje me sundimin e ligjit dhe papunësinë, dhe të punojmë për të intensifikuar shkëmbimet kulturore, arsimore dhe sportive, për të zhvilluar infrastrukturë më të mirë, si dhe, të shohim se si ne përdorim teknologjinë dhe dixhitalizimin për të rritur mirëqenien e përgjithshme.

Dhe, përderisa e bëjmë këtë, ne duhet të qëndrojmë të përqendruar në ndjekjen e udhërrëfyesit të vendosur nga Marrëveshja e Gjelbër Evropiane dhe së bashku të biem dakord për t’i kthyer sfidat mjedisore dhe klimatike në mundësi në të gjitha fushat e politikave. Me shkallën dhe ritmin e ndryshimit të kërkuar, ne do të kemi nevojë për mbështetjen e Bashkimit Evropian për të siguruar shpërndarje të barabartë midis vendeve tona.

Te dashur kolege,

Pyetja për rajonin tonë nuk duhet të jetë “Nëse Bashkimi Evropian?”

Pyetja duhet të jetë “Kur?”

Sa më shpejt të përfundojë procesi i zgjerimit, aq më shpejt do të jetë i përfunduar vetë projekti i Bashkimit Evropian. Përfshirja e Republikës së Kosovës dhe atyre vendeve të Ballkanin Perëndimor që kryejnë reformat e nevojshme është thelbësore për suksesin e Bashkimit.

Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat përballet Bashkimi, ato janë të shumëfishta. Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm për rezistencën e disa Shteteve Anëtare ndaj idesë së anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Por duhet t’u bëhet e qartë të gjithëve që vënë në dyshim anëtarësimin e rajonit se rezistenca e tyre do të kontribuojë vetëm në një gjë – dhe kjo është se do të nxisë paqëndrueshmërinë dhe do të krijojë mundësi për aktorët malinj të ushtrojnë ndikim në rajonin tonë, gjë që nga ana tjetër mund të destabilizojë tërë kontinentin.

Anasjelltas, anëtarësia jonë është garantuese për stabilitetin, paqen e qëndrueshme dhe mirëqenien e shtuar përbrenda kufijve të Evropës.

Por ndërsa secila nga vendet tona vazhdon të bëjë pjesën e vet të punës, Bashkimi Evropian duhet të duhet ta kryej detyrimin e vet.

Dhe në rastin e Republikës së Kosovës, ajo ende nuk e ka mbajtur premtimin e saj të vonuar për t’u dhënë qytetarëve tanë liberalizimin e vizave. Ndërsa e ka përmbushur këtë premtim për shumë vende, përfshirë edhe ato në Lindjen e Largët dhe Amerikën Latine, këtë nuk e ka bërë për ne.

Qytetarët e Republikës së Kosovës mbeten të izoluar dhe peng i shqyrtimeve (konsideratave) të brendshme politike të disa shteteve anëtare.

Republika jonë është vendi më pro-BE në rajon, dhe institucionet tona kanë përmbushur dyfishin e kritereve në lidhje me liberalizimin e vizave krahasuar me të gjitha vendet e tjera në rajon, dhe është shtëpia e vetëm 1.8 milion qytetarëve.

Është thelbësore që ‘Perspektiva jonë Evropiane’ të mos mbetet vetëm një frazë e zbrazët. Ne i kemi përmbushur detyrat tona, kështu që ato tani duhet të japin rezultate.

Populli im dhe vendi im besojnë në këtë projekt. Ne besojmë në vlerat evropiane dhe ne riafirmuam angazhimin tonë për këto vlera në zgjedhjet e fundit.

Unë besoj thelbësisht se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor qëndron në Bashkimin Evropian. Kështu që, unë e them këtë këtu sot, dhe do t’ua them kolegëve në tërë Evropën – BE-ja duhet të hapë dyert për të gjitha vendet në rajonin tonë që përmbushin kriteret e nevojshme dhe me të vërtetë angazhohen dhe kontribuojnë në demokratizim, stabilitet, drejtësi dhe sundim të ligjit.

Të dashur kolegë, marrëdhëniet e mira fqinjësore nuk duhet të mbeten vetëm një frazë e zbrazët. Një fqinj i mirë as nuk ndërhyn dhe as nuk destabilizon një tjetër. Një fqinj i mirë respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të tjetrit. Një fqinj i mirë nuk bëhet një instrument i akterëve keqdashës rus apo të tjerë për të ndikuar në rajonin tone.

Ne duhet të punojmë për t’iu kundërvënë ndërhyrjeve të tilla.

BE-ja nuk duhet të jetë vetëm një alternativë. Duhet të jetë opsioni i vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sepse, siç thotë shprehja: nuk mund të ulesh në dy karrige në të njëjtën kohë.

Sa i përket udhëtimit tonë evropian, Kosova beson fuqimisht se NATO ka qenë një komponent thelbësor i paqes dhe sigurisë në rajonin tonë. Jam shumë e kënaqur që gjithnjë e më shumë vende nga rajoni jonë i janë bashkuar kësaj aleance që siguron paqe, stabilitet dhe prosperitet. Ne, në Kosovë, jemi të përkushtuar të bëjmë të njëjtën gjë, sepse anëtarësimi në Partneritetin për Paqe dhe anëtarësimi në NATO mbetet një përparësi strategjike.

Si një komb paqedashës, ne gjithmonë kemi demonstruar se jemi një palë progresive dhe konstruktive në proceset rajonale dhe forumet ndërkombëtare. Sot, unë dua të riafirmoj vullnetin tonë për të mbetur një partner dhe aleat konstruktiv.

Megjithatë, më lejoni ta them këtu me zë të lartë dhe të qartë: Republika e Kosovës si një shtet sovran dhe i pavarur është një projekt i përhershëm. Askush  dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë realitet. Aventurat e rrezikshme mbi ndryshimet e kufijve duhet të refuzohen me vendosmëri nga të gjithë ne, nëse me të vërtetë dëshirojmë paqe dhe stabilitet në rajonin tone.

Përderisa Kosova ka qenë gjithmonë një partner konstruktiv, është realitet se ajo jo gjithmonë e ka marrë këtë trajtim nga disa fqinjë tanë. Përkundër shumë përpjekjeve për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe shumë institucione të ngritura për të lehtësuar tregtinë midis vendeve tona, ndërmarrjet dhe bizneset në Republikën e Kosovës rregullisht përballen me pengesa jo-tarifore nga autoritetet në Serbi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

Serbia zbaton pengesa teknike në tregti, masa sanitare dhe fitosanitare dhe pengesa administrative të lidhura me tranzitin, licenca dhe rregulla të origjinës. Ndërsa, doganat e Bosnjës dhe Hercegovinës nuk bashkëpunojnë me doganat tona për ndihmë të ndërsjellë në certifikimin dhe verifikimin e origjinës sipas Nenit 32 dhe 33 të Marrëveshjes CEFTA të vitit 2006. Këta shembuj tregojnë se përtej retorikës nga fqinjët tanë, realiteti është se bizneset në Kosovë penalizohen sistematikisht dhe bllokohen nga hyrja dhe konkurrimi në tregjet e tyre.

Ndërsa ecim përpara, duhet të kujtojmë se mund të kemi sukses vetëm nëse përballemi me realitetin ekzistues dhe ndonjëherë të vështirë.

Realiteti është se këto pengesa ekonomike ushqehen nga një histori e errët e kohëve të fundit. Përballja me këtë – kërkimi dhe vendosja e drejtësisë – do të nxisë gjithashtu një dialog të ndershëm, si ekonomik ashtu edhe politik.

Rajoni jonë është ende i plagosur nga e kaluara. Dhe shumë nga ato plagë janë akoma të hapura dhe ende nuk janë shëruar. E vetmja mënyrë për të shëruar është të ofrosh drejtësi.

Ne do të mund të ecim përpara vetëm kur nënat dhe familjet e personave të zhdukur në Republikën e Kosovës, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë përfundimisht e mësojnë vendndodhjen e të dashurve të tyre të zhdukur. Ata meritojnë të kenë një vend ku mund të vendosin një lule. Ata meritojnë paqe brenda zemrave të tyre – ne të gjithë, meritojmë paqe.

Deri më sot, 1639 persona nga Kosova janë të zhdukur të cilët u zhdukën me forcë gjatë luftës 1998-1999, shumë prej të cilëve ishin fëmijë. Të kuptohet për fatin e tyre nuk është thjesht politikë, përkundrazi, të kuptohet për fatin e tyre është një çështje themelore e respektimit dhe zbatimit të të drejtave të njeriut në rajonin tonë.

Drejtësia është parakusht për paqe.

Unë kam besim se të kuptohet për fatin e personave të zhdukur do të shënonte një pikë të fortë fillestare për pajtim, e cila do të hapte rrugën për angazhime më të sinqerta në ndërmarrjet e tjera rajonale tutje.

Ne mund të kalojmë tek kapitujt e radhës vetëm kur të gjithë të lexojmë dhe kuptojmë plotësisht kapitujt e mëparshëm, dhe atë para nesh këtu, sot.

Ne do të mund të shijojmë paqen dhe prosperitetin në kuptimin e saj të plotë vetëm kur flasim me sinqeritet:

Kur të flasim për të vërtetën se çfarë ndodhur në rajonin tonë,

Çfarë ndodhi në të vërtetë me viktimat, të mbijetuarit, të zhdukurit nga luftërat?

Dhe më e rëndësishmja, pse autorët e këtyre krimeve të neveritshme të kryera nga regjimi i Millosheviqit, nuk janë pas grilave?

Përtej detyrës sime si Presidente e popullit të Kosovës, është detyrë morale dhe njerëzore të flas të vërtetën rreth asaj se çka ndodhi në vendin tonë. T’i quajmë krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit me emrin e tyre: Krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Dhe, më e rëndësishmja është të kërkojmë nga fqinji ynë Verior, Serbia, të sjellë para drejtësisë autorët e këtyre krimeve të tmerrshme kundër civilëve të pafajshëm.

Në vend të llogaridhënies, ajo që po shohim është mohimi dhe revizionizmi historik i asaj që ndodhi gjatë viteve të 90-ta në rajonin tonë. Lidershipi i përgjegjshëm dhe i guximshëm kërkon refuzim të vendosur të një veprimi të tillë të tmerrshëm.

Të dashur kolegë,

Rruga jonë drejt paqes dhe pajtimit është e qartë, nëse dëshirojmë ta zgjedhim atë.

Rruga jonë drejt prosperitetit dhe bashkëpunimit rajonal është e qartë, nëse dëshirojmë ta zgjedhim atë.

Rruga jonë drejt Evropës është e qartë, nëse dëshirojmë ta zgjedhim atë.

Sot, Shkëlqesi, ju them se kjo është rruga që Republika e Kosovës ka zgjedhur dhe nuk ka asgjë që mund të na largojë prej saj./KultPlus.com

Fjalimi im në takimin e liderëve të Procesit Brdo-Brijuni Dear President Pahor and President Milanovic, Dear…

Posted by Vjosa Osmani on Monday, May 17, 2021

Agjenda e aktiviteteve për ditën ndërkombëtare të muzeve

Dita Ndërkombëtare e Muzeve përfaqëson një moment unik për komunitetin ndërkombëtar muzeor. Çdo vit, kjo datë shënohet përmes aktiviteteve dhe ngjarjeve kreative me qëllim të ngritjes në pah të rëndësisë dhe rolit të muzeve si institucione që i shërbejnë shoqërisë, zhvillimit të saj dhe ndërtimit të paqes.

Tema e caktuar ICOM për vitin 2021 është: “The future of Museums: Recover and Reimagine”/ “ E ardhmja e muzeve: Rijetësimi dhe Riimagjinimi” duke propozuar tek muzetë, profesionistët muzeor dhe komuniteti që të krijojnë, imagjinojnë dhe të ndajnë përvoja të reja të (bashkë-) krijimit të vlerave, modele të reja të punës për institucionet kulturore dhe zgjidhje inovative për sfidat e tashme sociale, ekonomike dhe mjedisore.

Me qëllim të shënimit të kësaj dite të rëndësishme, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Kosovës, kanë organizuar një agjendë me aktivitete të ndryshme.

Më datën 18 Maj, në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 12:00 do të ekspozohen punimet e pjesëmarrësve, në kuadër të aktivitetit “Arka Arkeologjike dhe Etnologjike”, i cili është zhvilluar në bashkëpunim me Festivalin e Muraleve në Ferizaj.

Ditën e mërkurë, më 19 Maj, gjithashtu në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 12:00 do të promovohet ekspozita e veçantë e koleksionit të figurës qendrore të trashëgimisë muzikore folklorike të ndjerit Shaqir Hoti./ KultPlus.com

Margariti: Muzeu Etnografik në Krujë do të restaurohet

Aktivitete të ndryshme po zhvillohen për ditët e Evropës në Shqipëri.

Në këtë kuadër, në muzeun Etnografik në Krujë u zhvillua një aktivitet, ku merrnin pjesë ministrja e Kulturës Elva Margariti, ambasadori i BE në Tiranë, specialistë të fushës së trashëgimisë, etj.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se takimi u zhvillua në një muze, që do të rijetëzohet për të dëshmuar vlerat. “Ne shqiptarët synojmë të bëhemi pjesë e familjes europiane me identitetin tonë kombëtar.

E pikërisht, në këto ditë të Europës, u mblodhëm në oborrin e një godine të hijshme, në atë të Muzeut Etnografik në Krujë, që falë mbështetjes së Bashkimit Europian do të restaurohet, rijetëzohet për të dëshmuar vlerat më të mira shqiptare e europiane”, shkruan Margariti në një status të saj në Facebook, për këtë takim ditët e fundit që ka publikuar edhe foto.

Sipas saj, takimi shërbeu dhe për të folur mbi projekte të ndryshme dhe shkëmbim idesh. Ndër tjera Margariti shprehet se falënderon ambasadorin Soreca për ndihmën, në projektet me monumentet e kulturës në vendin tonë.

“Bashkë me përfaqësues institucionesh, specialistësh të trashëgimisë, Afërdita Onuzi, Iris Pojani, Mehdi Hafizi, zv. kryetari i Bashkisë së Krujës Florind Cerhozi dhe përfaqësues të komunitetit lokal diskutuam projektet tona e shkëmbyem ide të reja.

Një falenderim i veçantë për ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca, për ndihmën e vazhdueshme për të çuar përpara programin e ringritjes, EU4CULTURE; por edhe përfaqësuesve të UNOPS-it, Pamela Lama (County menager) e Lejla Hadzic për bashkëpunimin për realizimin e projekteve të rindërtimit të monumenteve të kulturës”, shprehet ministrja Margariti. Muzeu Etnografik i Krujës ndodhet brenda kalasë së Krujës.

Ky muzeum është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak” e vitit 1764. Banesa është monument kulture e kategorisë së I-rë.

Në mjediset e brendshme, si edhe objektet e paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë i zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë, si edhe i mënyrës së jetesës duke filluar që 300 vjet përpara.

Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 nëntor 1989. /sot/ KultPlus.com

WandaVision fituese e katër çmimeve në ‘MTV Movie & Tv Awards’

WandaVision, hiti i “Disney+ Marvel”, ka fituar katër çmime, përfshirë edhe si shoui më i mirë në “MTV Movie & TV Awards” që u mbajt të dielën.

Pas një viti pauzë për shkak të pandemisë, ngjarja e MTV-së u kthye me audiencë në “Hollywood Palladium” të Los Angelesit, raporton BBC, transmeton KultPlus.

Mini-seritë komike të Marvelit u inspiruan pas ngjarjeve në filmin e vitit 2019, Avengers: Endgame.

Filmi romantik i Netflixit “To All the Boys: Always and Forever” u zgjodh filmi më i mirë.

Në kategorinë individuale, ylli i WandaWizion, Elizabeth Olsen, fitoi çmimin për performancën më të mirë në një shou, për portretizimin e hakmarrëses Wanda Maximoff. / KultPlus.com

‘Ombrella’ nga Ben Apolloni shfaqet në Festivalin e Filmit në Berlin

Filmi i metrazhit të shkurtë ”Ombrella” me regji të Ben Apollonit, do të shfaqet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër mbi Shëndetin Mendor që mbahet në Berlin, përcjell KultPlus.

Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të festivalit në rrjetin social Instagram.

”Po ju paraqesim një film të shkurtër nga Kosova, nën regjinë e Ben Apollonit. ”Ombrella” paraqet historinë e një gruaje e cila së bashku me vajzën pret burrin e saj të kthehet nga lufta”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Për cfarë aktivitete kanë nevojë fëmijët pas karantinës?

Si të gjithë ne edhe më të vegjelit tanë, kemi kaluar një periudhe të vështirë qysh nga shfaqja e pandemisë. Fëmijët gjatë kësaj kohe kanë kaluar kohën më të madhe të mbyllur në shtëpi, dhe pa aktivitete fizike shumicën e kohës. Kjo periudhë  ka ndryshuar rutinën e fëmijëve dhe ka pasur ndikim shumë të madh në psikologjinë e tyre, duke shkaktuar stres, duke i bere ata më të mbyllur në vetëvete dhe shumë pasiv. Në mungesë të aktivitete ata kanë kaluar tërë ditën para televizorit ose me smarphone në dorë.

Karantina nuk ka ofruar shumë zgjidhje… por cfarë duhet të bëjmë tani pas karantinës, pasi masat vecse janë lehtësuar paksa.? Ku ti angazhojme fëmijët këtë verë?

Një shkollë e mirë verore është pikërisht relaksi më i nevojshem pas një periudhe shumë stresuese.


Në mënyrë që të ndihmojë femijet t’I kthehen aktiviteteve fizike dhe sociale këtë verë Anglia Summer School në bashkëpunim me Shkollën Finlandeze të Kosovës, po sjellin një program shumë të vecantë dhe atraktiv për fëmijë të moshave 4-17 vjec.    

Programi veror këtë vit përfshin mësim të gjuhës angleze përmes aktiviteteve, sporteve  te ndryshme si kayaking, climbing, kamping, mbijetesa në natyrë, arte dhe të tjera aktivitete shum ë  atraktive. I gjithë programi synon të ndihmojë fëmijët t’i kthehen normalitetit të munguar për një kohë kaq të gjatë dhe të largojë stresin e mbledhur duke parandaluar efektet negative qe pandemia mund të kete patur.

15 vite përvojë, me mbi 6500 fëmijë të lumtur pjesë e programit tonë veror dhe mbi 12000 prindër të kënaqur me programin tonë, dëshmojnë më së miri suksesin e shkollës tonë verore!

Për t’u informuar më shumë rreth programit veror të Anglia Academy Kosovo ju lutem klikoni në këtë link: https://bit.ly/3eR2HBv apo kontaktoni në 049234345 dhe [email protected]/.

(Shkrim i sponsorisuar nga Universum)