‘Akull n’Verë!’, aktiviteti më i ri kulturor i Komunës së Prishtinës

Komuna e Prishtinë në ditët e ngrohta të kësaj vere do të sjellë aktivitetin më të ri kulturor ‘Akull n’Verë!’, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim në Facebook.

Ahmeti ka shkruar se ‘Akull n’Verë!’, vjen si vazhdimësi e traditës për të afruar qytetarët me hapësirën publike.

Ahmeti a njoftuar se për ‘Akull n’Verë!’ shtëpizat e drurit do të vendosen në sheshin “Zahir Pajaziti” kryesisht tek amfiteatri.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Nëse mundemi me sjellë Verë n’ Dimër, atëherë mundemi me sjellë edhe Akull n’Verë!

Akull n’Verë, është aktiviteti më i ri kulturor që Komuna e Prishtinës organizon për qytetarët e saj. Si vazhdimësi e traditës për të afruar qytetarët me hapësirën e përbashkët publike, Akull n’Verë organizohet për herë të parë në kryeqytet, pas sukseseve të gjashtë edicioneve më radhë të organizimeve në kuadër të Verë n’Dimër, dhe përqafimit të ngrohtë që qytetarët i kanë dhënë këtyre aktiviteteve. Akull n’Verë po ashtu ju ofron mundësi bizneseve të qytetit që të ofrojnë shërbimet e tyre në shesh, në shtëpizat e drurit të cilat do të vendosen në sheshin “Zahir Pajaziti” kryesisht tek amfiteatri me atmosferë, laramani e këtë herë shumë freski përgjatë sezonës së ngrohtë verore.

Ky organizim përveq tjerash, ka për synim që të mbështes bizneset e vogla në kryeqytet edhe si pasojë e dëmeve nga pandemia.

Thirrja do të hapet të hënën, andaj ju ftojmë të aplikoni!

Hajdeni ta bëjmë akull në verë!/ KultPlus.com

Idriz Ajeti: Shqipëria jonë, toka jonë është deri në Nish!

Idriz Ajeti, albanologu, gjuhëtari e intelektuali, pedagogu dhe veprimtari i palodhshëm në zhvillimet tona shoqërore, lindi më 26 qershor të vitit 1917 në Tupallë të Komunës së Medvegjës, shkruan KultPlus.

KultPlus po ju sjell sot këtë copëz të Ajetit sa ishte gjallë.

Shqipëri quhet toka deri në Nish.

Kështu shprehet veprimtari i shquar dhe ambasador i gjuhës shqipe, akademiku shqiptar nga Medvegja prof.dr.Idriz Ajeti në një intervistë për agjencinë e lajmeve « Presheva jonë ». Në një intervistë, Ajeti thotë se «Pas prishjes së Jugosllavisë së atëhershme në vitin 1941 Kosova, bashkë me Luginën e Preshevës i takoi Shqipërisë, gjë krejt normale sepse zonat i lidhte jo vetëm, historia, gjuha dhe flamuri por edhe doket, traditat, kultura…”

“Mesazhi im do të ishte që mundësisht popullsia, sidomos rinia jonë të mos lëvizin nga trojet e tyre etnike. Në këtë drejtim mund të kontribuojnë me shumë edhe partitë politike dhe intelektualët në Medvegjë dhe në mbarë Luginën e Preshevës. Për të penguar ketë eksod edhe komunat mund të bëjnë më shumë për t’ju siguruar punë, perspektivë. Ndryshe Lugina e Preshevës nuk mund të quhet Kosovë Lindore pa shqiptarë. Rinia mund të lëvizë për të kërkuar punë apo studiuar, por kurrsesi t’i kthjenë shpinën përgjithmonë vendlidjes dhe të mos e harrojë atë, të kthehen aty ku kanë lindur ata dhe të parët e tyre. Ne dhe askund nuk ka të drejtë apo mund ta detyrojë dikë të mos lëvizin nga vendi kur ai është i kërcënuar apo ushtrohet dhunë seri mbi ta, sepse ne bile sot që jemi në Kosovë e dimë mire se Serbia të vetmen armë, për spastrimin etnike e përdor mjetet e dhunës, provokimet dhe diskriminimin të cilat do të nxisnin shpërnguljet e imponuara sepse askush sot nuk ka dëshirë ta lëshojë vendlidjen pa pasur ndonjë hall të madh.

Shqipëria jonë, toka jonë është deri në Nish….

Akademiku Ajeti fillimisht ka pohuar se «Lugina e Preshevës pa shqiptarë nuk mund të quhet Kosovë Lindore. Ju, a nuk po e shihni se Serbia për 2 dhe 3 kisha në Kosovë, madje edhe pas kapitullimit ende vazhdon ta quajë Kosovën, Serbi?! Qëllimet e Serbisë në Luginën e Preshevës po i realizon me sukses. Për Medvegjën do të thoja se situata atje është e mjerueshme. Sa i përket perspektivës së shqiptarëve në atë komunë, ku dikur ishte e populluar me shumicë shqiptare, ndërsa sot aty dominojnë serbët dhe janë bërë artificialisht shumicë. Në Medvegjë sot mjerisht mbi 80 për qind shqiptarëve e kanë lëshuar vendlindjen për shkaqe tashmë të njohura, por pjesa dërrmuese nga dhuna, represioni e kush tjetër nga mos perspektiva, ku Serbia po ju përgatit terrenin duke ju imponuar largimin nga trevat e tyre. Këtu kisha pasur dëshirë të përkujtoj se, qysh nga koha e luftës 1941-‘45, ashtu edhe në kohën e sundimit të Miloshevicit, shqiptarët e komunës së Medvegjës, nga më pak se dhjetë katunde, zunë, herë më pak e herë më shumë, të lëvizin, të luajnë nga vendi stërgjyshor pos në Kosovë sot edhe në drejtime të ndryshme. Fundja edhe shqiptarët, sikur të mos jenë të diskriminuar apo sikur t’i kishin kushtet sikur serbët në Medvegjë apo Nish sigurisht nuk do ta braktisnin vendin e tyre… Shqipëria jonë, toka jonë është deri në Nish. Këtë e kanë thënë dhe vet intelektualët, historianët serb se ne jemi autokton, kurse serbët ardhacakë..»

Akademiku Idriz Ajeti është lindur në Topalë të Medvegjës së Kosovës Lindore. Shkollën fillore e ka mbaruar në Banjën e Sijarinës më 1930, ndërsa atë mesme në Shkup më 1938, kur në atë kohë Serbia dëbonte shqiptarët nga trojet e tyre etnike në drejtim të Kosovës apo Shqipërisë, por një pjesës e madhe nga ky presion detyrohej të shpëngulen në Turqi. Akademiku Idriz Ajeti është dhe mbetet ndër emrat më të njohur në fushën e linguistikës dhe ambasador i kulturës shqiptare. Ai ka marrë disa cmime mirënjohje. Në vitin 1958 ka mbrojtur disertacionin e doktoratës me temën: “Zhvillimi historik i formës gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë” Gjatë vitit 1969-1971 ishte drejtor i Institutit Albanologjik, më 1971-73 ishte dekan i Fakultetit Filozofik, në vitet 1973-75 rektor i Universitetit të Prishtinës. Në vitet 1979-1981 dhe 1996-1999 ishte kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. / KultPlus.com

Mineralet e Shqipërisë, studimi i vitit 1941 i gjeologut të parë shqiptar

Pasuritë nëntokësore të Shqipërisë kanë tërhequr gjithnjë vëmendjen e gjeologëve të huaj. Në fillim të shekullit të kaluar, janë të shumta ekspeditat e gjeologëve italianë, austriakë apo hungarezë që kanë bërë studime serioze për rezervat e Shqipërisë.

Por nuk janë vetëm studimet e gjeologëve të huaj që kanë shërbyer për të vlerësuar burimet minerare të vendit. Një ndër gjeologët e parë shqiptarë ishte Injac Ndojaj. Ai lindi në vitin 1913 në Shkodër dhe u nda nga jeta në vitin 1993. Ndojaj konsiderohet si gjeologu i parë shqiptar.

Në vitin 1936 ai ndoqi studimet e larta në Universitetin Mbretëror të Torinos  në Itali, ku në vitin 1940 do të diplomohej në degën e Shkencave të Natyrës. Teza e tij e diplomës do të ishte një studim për pasuritë minerare të Pukës.

Ndojaj ishte një njeri aktiv edhe në shtypin e kohës ku do të publikonte studimet e tij që merrnin në konsideratë edhe studimet e mëparshme të kryera nga gjeologët e huaj. Një prej studimeve të tij për pasuritë minerare të Shqipërisë do të botohej në revistën “Hylli i Dritës” në vitin 1941.

Mëposhtë, studimi i plotë

Marrë nga TV Scan/ KultPlus.com

‘Kur vdiq baba’

Poezi nga Arbër Selmani

Kur vdiq baba,
vdiq një pjesë e imja,
vdiq pak edhe nana e pak edhe motra me të,
vdiqën këmishat e tij
vdiq rroga ime e fundit në xhepin e djathtë
vdiq ditë e bekuar,
vdiqën kërkimfaljet, shuplakat e forta, dëshirat që i pata
andrrat që si pata
vdiq pazari i mëngjesit, edhe krejt mëngjesi vdiq atë ditë.

Kur vdiq baba,
Ka vdekë edhe një lis diku në malin e shenjtë,
Ka vdekë një e mirë, një mirësi, një përrallë nuk u tregua më,
Ka vdekë trupi që jeta nuk i dha gjë prej gjëje,
Se nuk quhet jetë
Kur cdo pesë vjet, fatkeqësia gjen paqen e saj mbi ty.

Kur vdiq baba,
Vdiqa copë copë në tepihun e banjos.
U zvarrita deri te rubineti për ta larë fytyrë,
Për ta parë vdekjen time,
Për të harruar sa trupi po vdiste po të njëjtën ditë.

Kur vdiq baba,
Kush nuk u kfill më në shtëpinë time,
Vdiq zënka e fundit, vdiq një bursë studimi për Amerikë,
vdiq edhe diploma e shkollës, që sot s`është as leckë.
Vdiqën burrat e dobët të kësaj bote,
Vdiqën gratë të cilave natyra iu dhe shkelma shpesh e më shpesh.
Vdiq me babën edhe lumturia ime,
Vdiqën detet ku dikur futa trupin tim të pakohë,
Vdiqën fushat ku jam rritë i gëzuar,
Vdiq i dashuri im i harruar,
Vdiq gruaja ime që nuk do të ekzistojë kurrë,
Me vdekjen e babës ka vdekë një copë e imja e vjetër.

Me babën ka vdekur edhe e bukura,
Kompleti i librave të Asdrenit dhe Kapitali i Marksit,
Kur vdiq baba,
E ndjeva pickimin në shpirt dhe shtrëngimin e Zotit
I pashë para meje ata që nuk janë të bukur sa ai
Se askush nuk është më i bukur se bukuria hyjnore e babës,
Se krejt patën jetën e mirë, po jo i imi babë
Se shumica morrën përqafime kur ai derdhi lot,
Se fati ka shëtitur në qytet këmbëzbathur po babën tim nuk e takoi dot sokaqeve.
Kur vdiq baba, zanat e bardha më janë kthyer në gjarpër të zi e të gjatë.

Kur vdiq baba,
Krejt orenditë e shtëpisë i kam rrotullu e nuk e kam gjetë,
Morra avion, e as në shtetin tjetër për të nuk kishte vend,
I mblodha dromcat e mërzisë dhe i kapa bashkë, i përthekova
Kur vdiq baba,
Ka vdekur edhe një perëndi diku lart që u lodh së jetuari,
Ka vdekur një Eros që ditët e mira i pati të porositura,
Kanë vdekur shokët e tij, shoqet, kanë vdekur të afërmit që nuk janë kurrë të tillë.
Kur vdiq baba,
U ula buzë lumit të lotëve të mi dhe qava. / KultPlus.com

MASHTI del me njoftim pas përfundimit të testit të maturës

Gjatë ditës së sotme është mbajtur testi i maturës për mbi 23 mijë maturantë të klasave të 12-ta i organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Pas përfundimit të provimit MAShTI ka publikuar një njoftim rreth këtij procesi dhe se rezultatet pritet të shpallen më 5 korrik.

Mbi 23 mijë maturantë të klasave të 12-ta i janë nënshtruar sot Provimit të Maturës Shtetërore të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI). Ky provim u mbajt në 177 qendra të testimit në gjithë vendin.

Në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 2 mijë administrues, 550 komisionerë, 360 mbikqyrës dhe 200 vëzhgues. Të gjitha Qendrat e testimit janë monitoruar nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC).

Mbajtja e provimit ka filluar në orën 10:00 ashtu siç ka qenë e paraparë. Sipas informatave të para të Komisioneve, çdo gjë ka shkuar sipas planit dinamik të punës ndërkaq, në ato raste ku janë evidentuar parregullsi do të ndërmerren masa të rrepta si ndaj administrueseve, ashtu edhe ndaj nxënësve.

Anëtarët e Komisioneve në qendrat e testimit, administruesit, mbikëqyrësit dhe vëzhguesit e Provimit të Maturës që kanë shkelur rregullat e administrimit të testit do të ndëshkohen për kundërvajtje në shumë prej 300 deri në 500 euro. Ndërkaq, po të njejtit të cilët kanë zbuluar sekretet e testit do të ndëshkohen me gjobë në të holla prej 1000 deri në 3000 euro, si dhe me masa disiplinore dhe penale të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

Secilit nxënës që i është zënë telefoni është larguar nga procesi i testimit dhe i është anuluar provimi i maturës shtetërore.

MAShTI falënderon të gjithë të përfshirët në këtë proces për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.

Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më 5 korrik./ KultPlus.com

Ermonela Jaho, fituese e çmimit të muzikës vokale për vitin 2021

Një tjetër çmim i rëndësishëm vjen për sopranon e njohur shqiptare Ermonela Jaho, ndër emrat e dashur në skenën e muzikës operistike. Ajo është fituese e çmimit të muzikës vokale për vitin 2021.

Këtë çmim dhe vlerësim sopranoja do të mund ta tërheqë në një ceremoni të veçantë që do të organizohet enkas për të vlerësuar artistët dhe muzikantët të cilët merren me lëvrimin e këtyre zhanreve të muzikës.

Lajmin e mrekullueshëm e ka ndarë vetë këngëtarja operistike e cila i bën thirrje fansave dhe admiruesve që të mund të regjistrohen falas për ta ndjekur live këtë event të rëndësishëm ku ajo do të tërheqë edhe këtë çmim të rëndësishëm që shënon një tjetër sukses të madh për karrierën e saj. /atsh/ KultPlus.com

Dhjetë bibliotekat më të bukura në botë

Pavarësisht nëse jeni lexues i pasionuar, arkitekt, apo udhëtar kurioz, këto 10 biblioteka të qyteteve janë vlen të vizitohen.

Nga ato të vjetrat e deri tek ato modernet, këta tempuj të dijes janë ndërtuar për të na joshur, për të na lënë përshtypje dhe për të na inspiruar!

Biblioteka George Peabody – Baltimore, USA

Biblioteka “George Peabody” në Baltimore, është një senzacion i vërtetë. Ndërtimi i kësaj katedrale neo-klasike e librave kishte përfunduar në vitin 1878 dhe mban brenda vetes rreth 300.000 vëllime, të cilat kryesisht i dedikohen artit, historisë dhe letërsisë Amerikane dhe Angleze.

Ekziston diçka vërtetë romantike për këtë Bibliotekë. Brenda saj krenarisht qëndron atriumi, hapësira 5 katëshe e hapur në mes, me një dysheme mermeri bardh e zi dhe me kolona të argjendta. Si rrjedhim, kjo Bibliotekë është një vend i popullarizuar për dasma dhe për ngjarje tjera të veçanta private.

Biblioteka Kombëtare e Kinës – Beijing, Kinë

Biblioteka Kombëtare e Kinës

Me një koleksion prej 31 milion artikujve, kjo Bibliotekë është më e madhja në Azi. Nuk janë vetëm materialet për lexim ato që mahnisin. Brenda saj ju do të gjeni një hapësirë të hapur 4 katëshe, e cila përdoret si sallë për lexim, e cila vazhdimisht është e mbushur me student që pregaditen për teste universiteti.

Biblioteka Kombëtare e Kinës

Trinity College Library – Dublin, Ireland

Trinity College Library

Ecni brenda Dhomës së Gjatë të kësaj bibilioteke të shekullit të 18 – të dhe do të ndjeheni se jeni vendosur brenda “Luftës së Yjeve”. Kjo sallë me libra 65 metra e gjatë ka ngjashmëri të madhe me arkivin e tempullit Jevi nga episodi i II – të i “Star Wars”.

Trinity College Library

Për ta shtuar edhe më shumë magjinë, kjo Bibliotekë është shtëpia e shumë vëllimeve të veçanta duke përfshirë “The Book of Kells”, dorëshkrimet e ndriçuara të katër Ungjijve të parë të Testamentit të Ri që datojnë nga viti 800.

Dhoma Mbretërore Portugeze e Leximit – Rio de Janeiro, Brazil

Në vitin 1873, emigrantët në Rio de Janeiro vendosën ta ndërtojnë një Bibliotekë Portugeze në vendbanimin e tyre të ri. Pas 15 viteve, ideja e tyre u bë realitet kur Real Gabinete Português de Leitura (Dhoma Mbretërore Portugeze e Leximit) i hapi dyert e saj elegante për publikun.

Duke paraqitur përmbledhjen më të madhe dhe më të vlefshme të literaturës Portugeze jashtë vendit, shumë studentë vijnë për ta nxënë një ulëse të këtë dhomë madhështore të leximit, përmbi së cilës qëndron një kupolë xhami, e krijon një ndriçim ideal për lexim.

Biblioteka e qytetit të Shtutgartit – Shtutgart, Gjermani

Keni humbur në Shtutgart? Ju nuk do ta keni problem ta gjeni Bibliotekën e Qytetit. Kjo strukturë nëntë katëshe, gjatë ditës shkëlqen një si një Kub përrallorë nga xhami, gjatë perëndimit të diellit skuqet dhe gjatë muzgut rrezaton drita të kaltërta të ndriçuara .

Më nje kontrast të madh më pamjen e jashtme, brendësia e kësaj biblioteke është dizajnuar me një ngjyrë të bardhë të pacënuar. Mrekullisht, ajo nuk duket si Spital falë radhitjes së kujdesshme të librave dhe vizitorëve të shumtë, të cilët i sjellin jetë kësaj qendre moderne të librit.

Beleuchtung neue Bibliothek

Biblioteka Publike e New Yorkut – New York, SHBA

Kjo Bibliotekë konsiderohet e katërta më e madhja në Botë. Si më madhështorja nga të gjitha institucionet në degën kryesore mbi Avenyn e Pestë (Fifth Avenue), Biblioteka Publike e New Yorkut është e njohur për koleksionet e saj të librave.

Lexuesit e qetë në dhomës kryesore të leximit më harkun e lartë, më llambat dhe dritaret e saj të mëdha dhe tavanin dekorativ, janë diçka që duhet shijuar patjetër.

Bibliothèque Sainte Geneviève – Paris, Francë

Kur ndërtimi i kësaj Biblioteke kishte përfunduar në vitin 1850, kjo ishte konsideruar si njëra ndër objektet kulturore më të bukura në Botë, me arkitekturën e saj moderne dhe tubacionet e saj të hekurta.

Sot pas më shumë se 150 viteve, kjo ndërtesë mund të duket edhe jo shumë moderne, por bukuria dhe eleganca e saj janë të padiskutueshme.

Biblioteka Publike – Seattle, SHBA

Dega qëndrore e Bibliotekës Publike të Seattle është, thënë butësisht, shumë tërheqëse për syrin. Janë të harruara ditët e rafteve të pluhrosura dhe interiorit të ashpër. Brenda kësaj biblioteke është një ambient që mund të ketë ardhur vetëm nga e ardhmja.

E dizajnuar nga arkitekti i famshëm holandez Rem Koolhaas, kjo strukturë futuriste nga çeliku dhe çelqi veçohet me panelin diagonal rrjetëzues dhe një shumëllojshmëri të pazakontë të këndeve kubiste.

Biblioteka Kombëtare e Republikës Çeke – Pragë, Çeki

Kjo Bibliotekë Baroke në Pragë është hapur në vitin 1722, dhe mban brenda vetes mbi 20.000 vëllimet botërore më të rëndësishmet nga letërsia mjekësore dhe teologjike.

Jo domosdoshmërisht duhet të jeni “në bord” me letërsin për të qenë i ndriçuar. Mjafton t’i hidhini një sy artit në tavanin e kësaj biblioteke me afreske përshkruese dhe koleksionin e saj me globuset e plasaritura. Kjo Bibliotekë ishte ndërtuar nga Jezuitët në fund të shekullit 18 –të.

Biblioteka Mbretërore – Kopenhagë, Danimarkë

E quajtur më dashuri si “Diamanti i Zi” për shkak të fasadës së saj shkëlqyese me Mermer, ky exterior ultra modern ju lejon të bëni një hap prapa në kohë për tek objektet e vjetra të Bibliotekave përmes një Atriumi të ndriçuar nga Dielli./ KultPlus.com

Një kometë e madhe fluturon drejt sistemit diellor

Kometa po i afrohet Saturnit dhe thuhet se ka një diametër prej 160 kilometrash.

Astronomët kanë gjetur një kometë gjigante të pazbuluar më parë që është në rrugën e saj për në sistemin tonë diellor.

2014 UN271 ose Bernardinelli Amber, është quajtur prej zbuluesve të saj, transmeton KultPlus.

Të dhënat mund të gjenden në faqen e internetit të Minor Planet Center.

Siç sugjeron edhe emri, kometa u shfaq midis vitit 2014 dhe 2018 të Studimit të Energjisë së Errët (DES), por vetëm tani mund të identifikohej.

Pedro Bernardinelli i Universitetit të Pensilvanisë shpjegon në Twitter se kërkohej fuqi e madhe informatike.

UN271 mori vëmendje të veçantë në vitin 2014 për shkak të madhësisë së tij.

Astronomi Megan Schwamb thotë se kometa është e madhe rreth 160 km diametër, për shkak të shkëlqimit të saj të madh. Kometa Hale-Bopp, e cila në vitin 1997 është parë për 18 muaj në qiellin e natës, ishte rreth 60 kilometra. Neowise, e cila mund të shihej në vitin 2020, ishte e gjerë vetëm 5 kilometra. / KultPlus.com

Muzeu i Historisë Kombëtare në Londër, vendi ku jetojnë më së shumti lloje të fluturave në botë

Kolumbia është shtëpia e rreth 20 për qind e të gjitha specieve të njohura të fluturave, sipas një studimi të botuar nga Muzeu i Historisë Kombëtare në Londër.

Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve ka përfshirë 3.642 specie dhe 2.085 nënlloje në katalog, duke i regjistruar në një dokument të quajtur “Lista e Kontrollit të Fluturave Kolumbiane”, përcjell KultPlus.

Vetëm në Kolumbi, ka më shumë se 200 lloje fluturash, tha Blanka Huertas, kuratore e vjetër e koleksionit të fluturave në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër, i cili ishte pjesë e ekipit kërkimor.

Studiuesit e projektit kanë udhëtuar në Kolumbi, analizuar më shumë se 350.000 fotografi dhe studiuar informacionin e mbledhur që nga fundi i shekullit 18.

“Kolumbia është një vend me një larmi të madhe të habitateve natyrore, një gjeografi komplekse dhe heterogjene dhe një pozitë të privilegjuar në ekstremin verilindor të Amerikës së Jugut”, thuhet në raport, përcjell KultPlus.

Mbrojtja e fluturave në Kolumbi do të ndihmojë gjithashtu në mbrojtjen e pyjeve të saj si dhe specieve të tjera, më pak simpatike, tha Huertas.

Sipas Departamentit të Planifikimit Kombëtar, midis 2000 dhe 2019, Kolumbia humbi pothuajse 2.8 milionë hektarë pyll, e cila është e barabartë me zonën e Belgjikës. /telegrafi/ KultPlus.com

Kosovare Krasniqi, aktorja më e mirë në Festivalin e Filmit në Spanjë

Kosovare Krasniqi është shpallur fituese e çmimit për aktoren më të mirë, në Festivalin e Filmit në Spanjë, ”Festival Interncaional de Cine de Valencia”, përcjell KultPlus.

Krasniqi ka fituar këtë çmim për rolin e saj në filmin ”Në kërkim të Venerës”, film ky i realizuar nën regjinë e Norika Sefës.

Ndërkaq, lajmi u bë i ditur nga producenti Besnik Krapi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, i cili sëbashku me njoftimin për çmimin e fituar, kishte shkruar: Kush tha qe s’na njeh Spanja?!. / KultPlus.com

Ismail dhe Helena Kadare heqin përfundimisht dorë nga Franca

Shkrimtarja Helena Kadare, njëherit edhe bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, ishte e ftuar në një event kushtuar letërsisë dhe turizmit Muzeun Arkeologjik të Durrësit.

Partnerja e Kadaresë iu përgjigj pyetjeve të shkrimtarit Bashkim Hoxha dhe publikut që ndodhej në sallë, duke zbuluar detaje që s’i dinim më herët nga jeta e çiftit.

Helena Kadare tregoi se ajo dhe partneri janë lodhur nga jeta e Parisit, i cili humbi gjithashtu “shkëlqimin” për shkak të kufizimeve të pandemisë, transmeton KultPlus.

Ndaj, çifti ka zgjedhur të jetojë përfundimisht në Shqipëri. Tashmë, jeta e tyre është mes Tiranës dhe Durrësit.

Në muajin maj, shkrimtari Ismail Kadare u nderua me titullin “Nderi i Bashkisë Fier”.                                       

Gjatë ceremonisë së organizuar nga Bashkia Fier Kadare u shpreh i lumtur dhe i nderuar për këtë vlerësim.

“Ju falenderoj nga zemra për këtë pritje, kaq të ngrohtë dhe të bukur, kaq shqiptare. Ju lumtë. Për shkrimtarin, ngazëllimi i lexuesve është shumë i shtrenjtë”, tha Kadare.

Kujtojmë se para një viti, përmes një dekreti të veçantë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, shkrimtari Ismail Kadare është vlerësuar me titullin prestigjoz Oficer i Madh i Legjionit të Nderit.

Ky çmim e rendit atë në mesin e 250 personaliteteve të shquara botërore që vlerësohen nga shteti francez. Ka qenë ish-ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, që ka bërë me dije asokohe lajmin në rrjetet sociale.

Kumbaro ka thënë se ky vit i parë kësaj dekade të re nuk mund të niste më mirë. / KultPlus.com

‘Unë kam ndryshuar, kam filluar t’i largoj njerëzit dhe të respektoj më shumë veten time…’

Të paturit vetë-respekt është hapi i parë në rrugën drejt vetë-pranimit.

Duhet të kuptojmë vlerën tonë, të pranojmë vlerat tona, natyrën tonë të vërtetë dhe të pranojmë veten ashtu siç jemi.

E gjitha rezulton në të qenët lloji i personit që ju me të vërtetë dëshironi të jeni pa e pasur aspak problem se çfarë mund të thotë dikush për këtë. Ka të bëje me të paturit guximi të qëndroni në këmbë për veten tuaj dhe të flisni për gjëra që ju shqetësojnë, ose më keq, ju dëmtojnë.

Kur të arrini më në fund atë fazë, bëheni më të vetëdijshëm se kush jeni, dhe kështu fillon procesi i transformimit.

Ju e kuptoni që gjërat ishin të paqarta për një kohë të gjatë, dhe tani e dini se është më në fund koha për të marrë situatën në duart tuaja!

Këtu janë 20 gjëra që keni filluar të bëni sepse tani keni respekt për veten:

Ju keni filluar ta vendosni veten në krye të listës së përparësive. Jo se është egoiste, por kush tjetër do të kujdeset për ju nëse nuk do ta bësh vetë atë?

Të keni ndaluar së pranuari falje dhe fjalë të pakuptimta që nuk pasohen nga veprime të vërteta. Fjalët janë të cekëta. Veprimet janë ato që kanë më shumë rëndësi.

Më në fund e kuptoni që nuk keni përgjegjësi të kujdeseni për problemet e njerëzve të tjerë. Çështjet e tyre janë të tyret. Duke futur hundët aty ku nuk ju takon vetëm sa mund të ndizl zjarrin më shumë.

Mos rrini më duarkryq ndërsa njerëzit po shterojnë energjinë tuaj duke u ankuar për problemet e tyre në jetë që në njëfarë mënyre magjike gjithmonë mbesin të njëjta. Sepse, ndryshe nga ata, ju keni vendosur të bëni ndryshimin brenda vetes.

Ndërpritni të gjitha marrëdhëniet toksike që ju shkaktuan dhimbje për një kohë të gjatë. Asgjë e mirë nuk mund të rezultojë duke dhënë shanse të dyta për njerëzit që vetëm përfitojnë nga ju.

Mos i justifikoni më veprimet e tua me të tjerët. Vetëm ju duhet të vendosni se çfarë do të bëni me jetën tuaj. Nuk ka më sqarime se pse po takoni dikë apo pse keni ndërruar punë.

Përgjigjuni mesazheve të njerëzve kur e ndjeni ta bëni. Nuk është e pasjellshme, as egoiste. Quhet vetë-kujdes. Është e natyrshme të doni hapësirë ​​për veten tuaj.

Të shkoni në shtëpi kur ndjeni për ta bërë. Apo të mos dilni kur doni të qëndroni në shtëpi. Më në fund keni arritur në përfundimin se nuk duhet ta jetoni jetën tuaj sipas disa rregullave injorante, të pranuara nga shoqëria.

Ju e keni kuptuar se pritshmëritë e njerëzve për ju nuk duhet t’ju mbajnë larg nga të gjitha gjërat që dëshironi të arrini. Ju nuk i keni askujt borxh asgjë. Çdo person ekziston si një kombinim krejtësisht unik i idealeve dhe virtyteve, dhe ne jemi të gjithë shumë të ndryshëm. Pra, është thjesht e natyrshme të kemi një këndvështrim të veçantë për gjithçka rreth nesh.

Përqafoni ndryshimin pa pasur frikë prej tij. Është një nga parimet kryesore të jetës. Pavarësisht sa i rezistojmë, ndryshimi është i pashmangshëm.

Të mos e ekspozoni më intimitetin tuaj në mediat sociale, sepse seksioni i komenteve dhe pëlqimeve nuk do të portretizojnë kurrë jetën tuaj të vërtetë.

Mos u merrni më me njerëz, energjia e të cilëve thjesht nuk korrespondon me tuajën. Nuk ka nevojë për të detyruar gjëra që nuk janë reale.

Hiqni dorë nga mekanizmi i dëmshëm të përballimit të situatës duke pirë deri në harresë, sa herë që shpirtrat tuaj po shkojnë drejt fundit.

Mos u shqetësoni më nëse njerëzit mendojnë se mënyra e jetesës ose preferencat tuaja janë të ftohta apo jo. Çfarë mendojnë ata dhe si ndjehen për këtë është problemi i tyre dhe i askujt tjetër.

Të mos ndjeheni keq për të thënë jo, kur është e vetmja gjë që ndjejnë trupin dhe mendja juaj.

Ju keni mësuar se askush nuk duhet dhe askush nuk do ta tolerojë sjelljen tuaj të padurueshme. Pra, nuk ka më shpërthime në zemërim ndaj njerëzve që nuk meritojnë të merren me çështjet tuaja.

Nuk ka më përpjekje për t’i bindur të gjithë të ju pëlqejnë, dhe nuk ka më përpjekje për ta bërë veten një person që ata duan ta shohin.

Marrja e përgjegjësisë së plotë për jetën tuaj. Nuk ka më të ulesh dhe të presësh mundësitë që të vijnë dhe t’ju gjejnë.

Nuk ka më përparësi për njerëzit që ju shohin vetëm si mundësi. /shkollaesuksesit/ KultPlus.com

Përkujtohet kompozitori i mirënjohur, Feim Ibrahimi

Në kuadër të “Muajit të Muzikës, ministrja e Kulturës Elva Margariti, ka kujtuar një nga figurat më të rëndësishëm të artit dhe muzikës shqiptare.

Feim Ibrahimi lindi në Gjirokastër më datën 20 tetor 1935 dhe ka qenë ndër kompozitorët më të njohur të Shqipërisë. Ishte i pari kompozitor me peshë në Shqipëri që studioi vetëm brenda vendit, duke ndjekur në vitin 1962 deri më 1966 Konservatorin e sapokrijuar të Tiranës, dhe ku studioi nën drejtimin e artistit të njohur Tish Dajia. Pas përfundimit me rezultate shumë të larta të konservatorit ai dha mësim në degën e kompozicionit, kontrapunkt dhe harmoni në vitet 1966–73.

Ai gjithashtu mbajti detyrën e rëndësishme të Sekretarit për Muzikën në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, 1977–1991 më vonë në vitet 1991-1992 ka qenë edhe Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit të Operas dhe Baletit, Tiranë.

Ai u përpoq dhe ka kontribut shumë të madh që të çonte muzikën shqiptare në skenën muzikore europiane. Nga viti 1978 e deri në vitin 1991, punoi pa reshtur për pranimin e muzikës shqiptare në UNESCO dhe në 1991 ai u bë presidenti i parë i Këshillit Kombëtar të Muzikës, duke arritur më në fund, ta bënte atë, anëtar të Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës në UNESCO.

Artisti pati një karrierë të gjatë dhe të mrekullueshme  dhe pikërisht për meritat artistike, në 1989, i akordohet edhe titulli “Artist i Popullit”, titulli më i lartë artistik i Shqipërisë. Ndërsa në vitin 2000, Bashkia e Tiranës i akordoi titullin “Nderi i Qytetit”. Këtë titull e mban edhe nga qyteti i tij i lindjes, Gjirokastra. Gjatë karrierës së tij ka fituar edhe shumë çmime të rëndësishme ndërkombëtare si në Itali, Gjermani, Francë, Salzburg etj.

Muzika e Ibrahimit shtrihet thuajse në të gjitha zhanret: miniatura instrumentale, muzikë filmash, muzikë dhome, koncerte për instrumente solo dhe orkestër, simfoni, balete dhe vepra vokale etj

Kompozitori u nda nga jeta më 2 gusht të vitit 1997 në qytetin e Torinos në Itali. /atsh/ KultPlus.com

Historia e Cruella De Vil në filmin e ri të Disneyt, merr vëmendjen e miliona shikuesve në mbarë botën

Disney ka risjell një film të quajtur “Cruella”. Ky film ka shumë mistere dhe gjithashtu një skenë që na jep të dhëna rreth historisë së Cruelës djallëzore.

Ngjarja zhvillohet në Anglinë e viteve 70 kur epoka e ‘punk rock-ut’ zgjoi vendin.

Filmi “Cruella” tregon historinë e Cruellës, një vajzë me gjysmë flokësh bjonde dhe gjysmë të zeza, e cila që nga fillimi u tregua si një vajzë e zgjuar dhe dinake e cila është paksa e çmendur dhe pëlqen gjëra të çuditshme dhe kjo sigurisht që është në përpjesëtim të kundërt me nënën e saj e cila është e sjellshme, e butë dhe gjithashtu kujdeset gjithmonë për Estelën (emri i vërtetë i Cruellës) me shumë përzemërsi. Por fatkeqësisht për Estelën, jeta që u gjet nuk zgjati shumë.

Në një natë balloje, ndodhin gjëra të papritura. Aty, Estela gjeti njerëz që ishin veshur paksa çuditshëm. Estela pa nënën e saj duke biseduar me një nga stilistët e famshëm të modës atje, por kur Estela donte të vraponte tek nëna e saj, stilistja i fryu bilbilit që thërret qentë dalmatë, dhe qentë e stilistes menjëherë e shtynë nënën e saj në një humnerë. Kjo ishte kur Estela ishte shumë e trishtuar sepse humbi nënën e saj. Estela ikën nga festa dhe hidhet në një veturë të mbeturinave.

Skena tjetër është se Estela po ecën vetëm në turmën e qytetit dhe takon dy fëmijë të vegjël të moshës së saj të cilët po ndiqen nga njerëzit sepse kapen duke vjedhur. Estela gjithashtu vrapoi me dy fëmijët e vegjël, dhe kur arritën në vendin e fshehjes, dy fëmijët e vegjël pyetën kush ishte Estela dhe nga vinte, dhe më në fund Estela u prezantua dhe u miqësua me dy fëmijët e vegjël derisa u rritën.

Ditët e Stelës ishin të mbushura me vjedhje dhe veprime kriminale. Një ditë, miku i Estelës e regjistroi fshehurazi në një vend ku ajo gjithmonë shihte një dyqan që përmbante rroba të bëra nga stilistë të famshëm. Estela doli se ishte e pranuar në dyqan dhe filloi punën. Ditën e parë që ajo punoi, stilisti menjëherë vuri në dyshim talentin e Estelës për modë. Ndërkohë kur një stiliste më e famshme viziton dyqanin, ajo menjëherë magjepset nga talenti i Estelës.

Nuk vonoi shumë që stilistja të bënte një festë mode, atëhere Estela kuptoi se ishte stilistja që kishte vrarë nënën e saj. Estela menjëherë mendoi të bënte një rrëmujë në shfaqje. Estela doli me një veshje të pazakontë dhe e dogji atë para stilistes. Incidenti e inatosi shumë stilisten.

Ky ishte fillimi i krijimit të karakterit të Cruellës.

Filmi vjen si një inspirim për personazhin e famshëm Creulla De Vill – gruaja famëkeqe e filmit ikonik për fëmijë, “101 Dalmatët”.

Versioni i ri i filmit, “Cruela” ka marrë shumë vlerësime sepse historia e bërë ishte shumë interesante dhe e pranueshme për fëmijët e vegjël dhe për të rriturit. /telegrafi/ KultPlus.com

Testi i Maturës kopjohet dhe shpërndahet me të madhe në rrjete sociale

Kopjimet në Testin e Maturës Shtetërore nuk kanë të ndalur. Për çdo vit raportohet për kopjime masive të nxënësve të cilët edhe pas kontrolleve të rrepta nuk arrijnë t’i parandalojnë. Kopjimet zakonisht shpërndahen nëpër rrjete sociale.

Edhe këtë vit siç po raportohet në media, provimi i maturës ka filluar të shpërndahet me të madhe.

Nxënësit kanë hapur me dhjetra grupe ku po publikojnë provimet dhe nën to po shkruajnë përgjigjet që ata mendojnë se janë të sakta.

Ndonëse MASHT ka paralajmëruar dënime të ashpra për ata që zihen duke kopjuar me telefonë, kjo nuk po i ndalon nxënësit që ta bëjnë një gjë të tillë.

Kjo formë e kopjimit tanimë është bërë zakon viteve të fundit. /lajmi/ KultPlus.com

Fotografi e rrallë e Mbretit Zog kur bënte plazh në bregdetin e Durrësit

Në këtë foto, Mbreti Zog është në bregdetin e Durrësit, duke shijuar rrezet e diellit, në vitin 1925.

Imazhin e ka publikuar Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Drejtorisë së Arkivave

Duke të uruar një fundjavë të bukur në bregdet, bëje dhe ti një foto si Mbret!

Foto origjinale: Mbreti Zog në bregdetin e Durrësit, viti 1925.
( https://fototeka.arkiva.gov.al/…/17107-fotografi-te… )

(foto me ngjyra: përpunim nga Sektori i Promovimit dhe Komunikimit) / KultPlus.com

Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova e Idriz Ajeti në një fotografi të vetme

Në këtë fotografi, të publikuar kohë më parë nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, shohim tok në një tribunë shkencore Rexhep Qosjen, Ibrahim Rugovën dhe Idriz Ajetin.

“Vitet kur këta tre mendimtarë ishin pjesë të stafit shkencor të IAP-it, padyshim se mund të cilësohen si vite të arta të këtij institucioni akedemik, kur pa as më të voglën mëdyshje IAP-i ishte kryeqendra e studimeve albanologjike”, pati shkruar në profilin e tij studiuesi i letërsisë Adil Olluri.

“Punonjësit e tij shkencorë ishin të pranishëm në shumë konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Ky vit i dha shenjat e një rikthimi të IAP-it në vendin që i takon. Pra, të rikthimit të sigurtë në një qendër kryesore të studimeve dhe mendimit shqiptar. Viti 2018 qoftë i begatshëm për të gjithë dashamirësit e librit dhe albanologjisë”, kishte shkruar Olluri. / KultPlus.com

Kur Enver Hoxha diskutonte për artistët shqiptarë

Publikohet një dokument i panjohur arkivor i nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku ndodhet proces-verbali i një mbledhje të Byrosë Politike të Komitetit Qendror, të mbajtur më 14 prill të vitit 1969.

Ne kete mbledhje, udhëheqësi i Shqipërisë komuniste, diktatori Enver Hoxha, pasi foli për letërsinë e huaj dhe shqiptare, duke përmenduar edhe librat e këtyre autorëve që kishte lexuar, ai ka diskutuar dhe ka marrë në analizë veprat dhe punën e disa shkrimtarëve e artistëve, si: Foto Stamo, Kristaq Rama, Odhise Paskali, Çesk Zadeja e Dhimitër Shuteriqi, të cilët asokohe ishin të ngarkuar me detyra dhe funksione të larta drejtuese në Ministrinë e Arsim-Kulturës, Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, etj.

Fjala e plotë e Enver Hoxhës në atë mbledhje, ku ai u ndal gjatë edhe për mosrealizimin në kohë të Monumentit të Pavarësisë në qytetin e Vlorës, për të cilën ishte ngritur një grup skulptorësh, me në krye Krisaq Ramën.

“Mendoj se po të merret kjo masë, nuk do të ketë rrezik që ndonjëri prej tyre të heqë këmbët zvarrë. S’kemi pse të jemi të kënaqur, për shembull, që Kristaq Ramën tani e kemi inspektor në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës, kur që nga 50-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë, nuk po na dorëzohet project-skica e Monumentit të Pavarësisë, apo kur për disa vjet të tërë presim të na paraqitet skica e Varrezave të Dëshmorëve.

Pseja theksohet, shoku ministër, ai s’ka kohë të merret me këto vepra kolosale, të cilat Byroja Politike, Qeveria dhe populli presin të realizohen. Pikërisht ky skulptor, nga i cili pritet kryerja e këtyre dy detyrave kaq të mëdha, është caktuar me punë në ministri. Për të bërë këto vepra nuk mjaftojnë disa muaj, për secilën nga ato do të duhej shumë më tepër kohë.

Pastaj, këtu nuk është fjala vetëm për një e dy, por për 20 e ca skica të monumenteve dhe veprave të tjera që duhen përgatitur, për të cilat Kristaqi, fjala vjen, si përgjegjës i këtyre punëve duhet të vejë në vend, të shohë e të studiojë deri edhe natyrën e tokës ku do të ngrihen këto përmendore, të kujdeset për gurët, për bazamentin, mermerin etj., etj., që duhen për ndërtimin e tyre”.

Kështu u shpreh në mes të tjerash udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, në një mbledhje të Byrosë Politike të mbajtur më 4 prill të vitit 1969, ku u diskutuan dhe u morën në analizë problemet e artit dhe kulturës, ku midis të tjerash ai pasi vlersoi lart veprat dhe punën e disa shkrimtarëve dhe artistëve, si: Foto Stamo, Kristaq Rama, Odhise Paskali, Çesk Zadeja, Dhimitër Shuteriqi., të cilët ishin caktuar në vende drejtuese si në Ministrinë e Arsim-Kulturës, Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, etj., ai shtoi se puna që bëjnë ata artistë në ato detyra shtetërore, u bëhet pengesë në krijimtarinë e tyre, duke marrë si shembull, skulptorin e njohur, Kristaq Rama, të cilit i ishte ngarkuar realizimi i Monumentit të Pavarësisë në Vlorë. Për më shumë rreth kësaj dhe gjithçka tjetër diskutoi ish-udhëheqësi komunist I Shqipërisë në atë mbledhje, na njeh dokumenti në fjalë që Memorie.al e publikon për herë të parë.

Diskutim i Enver Hoxhës në mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, më 4 prill 1969

Raporti i paraqitur nga shokët e kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve, sipas mendimit tim, është i bazuar, konkret dhe pasqyron gjendjen e vërtetë në fushën e krijimtarisë artistike dhe letrare. Gjithashtu, megjithëse në raport është shprehur mendimi juaj i drejtë, kolektiv, marksist-leninist për letërsinë dhe artet, shkëmbyem këtu drejtpërdrejt mendimet tona për këto probleme të rëndësishme që ishin të dobishme dhe na ndihmuan, sepse ju jeni specialistë e krijues në këtë fushë.

Dëshiroj të theksoj, siç u shpreh edhe shoku Manush (Myftiu), që kritika për degjenerimin revizionist në fushën e letërsisë dhe të arteve të zgjerohet e të thellohet më tepër. Në raport flitet më shumë për degjenerimin e letërsisë e të arteve në letërsinë Perëndimore e veçanërisht në atë franceze, kurse unë mendoj se kjo çështje duhet parë më gjerë, të flitet edhe për letërsinë dhe artet në vendet revizioniste, pse janë edhe rnë të rrezikshme, ngaqë në to ka një shtjellim pseudo-ideologjik dhe antimarksist të çështjeve që mund t’i dëmtojnë më shumë njerëzit tanë. Ne në përgjithësi jemi të kënaqur nga shkrimtarët, artistët e kompozitorët tanë, mbasi ata në frymën e Partisë bëjnë përpjekje të mëdha e këmbëngulëse për t’i çuar përpara letërsinë dhe artet.

Natyrisht, të meta e dobësi ka edhe në këta sektorë, prandaj vazhdimisht duhet t’i sqarojmë e t’i sheshojmë ato; për këtë rëndësi të veçantë ka bashkëpunimi i ngushtë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve me Ministrinë e Arsimit e të Kulturës. Mua më duket, shoku ministër se dikasteri që drejtoni nuk ka qenë në krye të këtyre çështjeve, kurse gjatë diskutimit më ra në sy që përsëritët shumë herë në adresë të shokëve të Lidhjes shprehjen: “Ejani t’i shtrojmë këto çështje”. Mendoj se shokët e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve, sigurisht, do t’jua kenë shtruar çështjet që i preokupojnë, por ju, drejtuesit e Ministrisë së Arsimit e të Kulturës, nuk jeni interesuar në masën e duhur dhe nuk keni qenë këmbëngulës për t’iu futur seriozisht dhe për t’i zgjidhur deri në fund problemet në të dy drejtimet, si n ë arsim, ashtu edhe në sektorët e kulturës, si për sa u përket problemeve teknike, materiale, sigurimit të fondeve për zhvillimin harmonik të letërsisë dhe të arteve, por sidomos në drejtim të ndihmës politiko- -ideologjike, për arsye se Ministria e Arsimit dhe e Kulturës është organ kompetent që e kanë ngarkuar Partia dhe pushteti të merret me këto punë.

Juve, pra, ju bie detyra ta ndërtoni punën në ministri në një mënyrë të tillë që të dy këtyre sektorëve të rëndësishëm, si të arsimit, ashtu edhe të kulturës, t’u kushtohet vëmendja e duhur, në masën dhe peshën që i përket secilit. Kur është çështja për marrjen e masave për disa nevoja teknike materiale që nxjerr përpara koha dhe që kanë lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të kulturës dhe të arteve, Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, ngurron, bile vetë ti, shoku ministër, personalisht, je mjaft i frikshëm, nuk ke guximin që këto çështje t’i shtrosh me forcën e nevojshme në Qeveri. E përsëris, nuk mjafton vetëm të thuash: “Ejani shokë t’i shtrojmë. këto çështje”, pse, nga sa jemi në dijeni, të gjitha këto që vunë në dukje këtu shokët e Lidhjes i kanë shtruar, prandaj t’i ndihmonit dhe t’i ndihmoni konkretisht; këtu nuk e kam fjalën vetëm për çështje të krijimtarisë ose për leje krijuese.

Kur konkludohet, ta zëmë, që, për ta çuar më shpejt përpara muzikën, duhet ngritur një shkollë tjetër ose duhen marrë masa të tjera që kërkojnë fonde, të sigurohen disa kuadro, apo të bëhen lëvizje kuadrosh, shtesa lokalesh etj., nuk shohim që të merrni masa. Shoku Foto Stamo ka shtruar përpara ministrisë kërkesën se s’ka lokale të përshtatshme ku të ekspozohen veprat e artit. Atëherë, përse s’keni marrë masa për plotësimin e kësaj kërkese, shoku ministër? Ndryshe është vepruar kur kanë dalë probleme për shkollat, ato janë zgjidhur, kurse për të ekspozuar në mënyrë të kulturuar tablotë e pikturës sonë, nuk jeni interesuar fare, bile këtë e keni quajtur krejt të panevojshme. Të tilla probleme, shokët e Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës duhet t’i shikojnë më mirë e më the11ë.

Po të gjykohen drejt problemet dhe kërkesat, që lindin nga nevojat e rritjes e të paraqiten këto në Qeveri në mënyrë të arsyeshme, siç po i shtrojnë shokët këtu, jam i bindur se do të merren parasysh. Tani ne mund t’i diskutojmë kërkesat që na u parashtruan dhe të shohim çfarë mund të bëjmë më shumë në të ardhmen. Jam dakord që të jepen leje krijuese dhe disa shkrimtarë të dalin në profesion të lirë, me qëllim që -të kenë më shumë kohë për prodhime letrare. Edhe ne vetë kur fillojmë të shkruajmë për një problem, qoftë’ edhe të vogël, duam kohë, prandaj lëmë punët e tjera, mbyllemi në zyrë dhe shkruajmë; megjithatë, s’do të ishte me vend që orientimi i mësipërm të zbatohej për të gjithë shkrimtarët dhe artistët në masë. Zhvillimi ynë çdo vit dhe bile çdo ditë që kalon, po bëhet vazhdimisht më i madh.

Gjithmonë e më shumë njerëz të thjeshtë, duke u frymëzuar nga realiteti ynë, do të vazhdojnë të shkruajnë, kush një ose më shumë vjersha, të tjerë në prozë, bile do të ketë edhe ndonjë mjek, apo specialist tjetër që do të vihet të shkruajë një novelë ose një roman. Megjithatë nuk mund të themi se të gjithë këta u bënë shkrimtarë. Gjatë rrugës sonë të zhvillimit do të dalin në masë njerëz që do të shkruajnë, disa nga të cilët në të ardhmen mund të bëhen shkrimtarë apo romancierë. Më kanë rënë në dorë libra të shkruar nga njerëz të tillë që s’janë shkrimtarë. Kam lexuar, për shembull, një roman të shkruar nga një mjek për Prustin. Autori e trajton veprën e tij më shumë nga këndi i mjekësisë, se Prusti, siç dihet, ka qenë i sëmurë. Megjithëse nuk është shkrimtar i afirmuar, romani i mjekut që thashë, prapë është shumë i mirë.

Nuk është e thënë, gjithashtu, që një agronom të mos bëhet shkrimtar. Një specialist i tillë, veç punës së tij si agronom, mund të jetë njëkohësisht edhe shkrimtar, sepse duke qenë i lidhur ngushtë me masën e popullit, frymëzohet dhe vihet të shkruajë jo vetëm tregime, poezi etj., por edhe një roman. Nga ana jonë do të ishte gabim i madh po të mos e inkurajonim këtë zhvillim të vrullshëm masiv të letërsisë në të tëra gjinitë. Partia, në radhë të parë, ka për detyrë të kujdeset për rritjen cilësore të të gjithë organizmave që ka krijuar, veçanërisht për Lidhjen e Shkrimtarëve dhe të Artistëve, që kjo t’u japë pastaj ndihmën e vet gjithë atyre që shkruajnë e do të shkruajnë, të cilët nesër nuk do të jenë sa sot, rreth 300-400 veta, po me mijëra.

Megjithatë, mendoj që në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe të Artistëve të pranohen si anëtarë elementë që afirmohen në lëmin e krijimtarisë; ndihma që duhet të japë Lidhja për gjithë këtë masë njerëzish nuk është e domosdoshme të kushtëzohet me faktin që secili prej këtyre duhet të jetë anëtar i saj. Ai që shkruan e merret me veprimtari letraro-artistike, pa qenë anëtar i Lidhjes, me një punë të menduar mirë nga ana e këtij institucioni mund të marrë atë ndihmë për të cilën ka nevojë. Prandaj mendoj që në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe të Artistëve të pranohen ata elementë që shquhen në lëmin e krijimtarisë letraro-artistike dhe që ndihmojnë për ta organizuar më mirë këtë aktivitet të gjerë në gjithë vendin. Siç thanë edhe shokët, nga artistët, përveç atyre që kemi sot, mund të bëheshin anëtarë të organizatës edhe interpretuesit, artistët e regjisorët e kinemasë apo të teatrit etj., të cilët janë të lidhur më ngushtë me shkrimtarët, kompozitorët e dirigjentët e orkestrave, duke pasur parasysh se artisti interpretues në vetvete është edhe ai një krijues.

Por unë mendoj, kjo mund të diskutohet, të mos futen në Lidhje të gjithë artistët, duke përfshirë edhe amatorët, pse kështu nuk do të arrihej qëllimi që ka ajo për të ndihmuar për ngritjen e nivelit artistiko-kulturor dhe ideopolitik të të gjithë masës së atyre që merren me veprimtari krijuese letraro-artistike, numri i të cilëve do të vijë vazhdimisht duke u shtuar nga viti në vit. Se si i ndihmon Lidhja krijuesit nuk e di me hollësi, por më duket se nuk po kuptohet drejt nga të gjithë pse duhet të shkojnë shkrimtarët në bazë. Për këtë çështje jemi të gjithë dakord, por duhen luftuar me kujdes të gjitha të metat që u vunë në dukje. Të mos harrojmë se ekzistojnë dhe do të ekzistojnë akoma vështirësi për të vajtur në bazë, veçanërisht për shkrimtarët dhe artistët.

Pikërisht për të kapërcyer këtë vështirësi, të punojmë ideologjikisht dhe politikisht që të mos krijohen iluzione të shtrembra te njerëzit. Në rrethe ka njerëz që i kritikojnë disa nga shkrimtarët dhe artistët që janë ngarkuar, duke shfaqur lehtë mendimin sikur nuk japin sa duhet, me arsyetimin se ndonjëri nuk ka pranuar t’u rregullojë skenat. Shokët e rretheve nuk është e drejtë të shpejtohen dhe të nxjerrin konkluzione jo të drejta për punonjësit e artit dhe të letërsisë, të cilët nuk po i përdorin si duhet, në një kohë që ata janë në gjendje të diskutojnë, të japin mendime të pjekura për probleme që shtrohen se janë njerëz me partishmëri. Kam lexuar një pjesë për qëndrimin e një inxhinieri, i cili ishte dërguar të punonte në Qytetin Stalin dhe, mbasi kishte mbushur afatin, siç i kishin premtuar, u nis për në ministri, ku do të parashtronte një mijë e një arsyetime, se kishte kryer detyrën që i kishin caktuar, prandaj tani të kthehej në Tiranë, ku ishte më parë.

Në autobusin që udhëtonte ndodheshin edhe disa punëtorë, që kishin lënë familjet dhe vendin e punës dhe po shkonin të punonin diku larg. Duke dëgjuar me vëmendje bisedat e tyre inxhinieri e kuptoi se me ç’ndërgjegje të lartë e hov revolucionar mendonin e punonin ata, reflektoi dhe i erdhi turp nga vetja që po kërkonte të kthehej në Tiranë, pra u pendua, u kthye përsëri në punë dhe shkroi për sa kishte menduar. Duke përmendur këtë shembull, desha të theksoj që edhe edukimit ideopolitik të vetë shkrimtarëve dhe artistëve duhet t’i jepet rëndësi e dorës së parë. Së dyti, të punohet gjithashtu edhe për forcimin e bashkëpunimit midis shkrimtarëve dhe artistëve me përvojë dhe më të rinjve duke i ndihmuar ata. Në vendin tonë sot kemi shkolla ku mësojnë dhe edukohen të reja dhe të rinj, që nesër do të bëhen artistë, muzikantë, piktorë, skulptorë etj. Por për shkrimtarët nuk kemi shkolla të posaçme.

Puna dhe veprimtaria e tyre krijuese kufizohet më tepër në përpjekje individuale dhe jo kolektive. Punës kolektive, për disa arsye subjektive, i bëhet bisht sepse, nga një anë, të afirmuarit kanë frikë se mos të tjerët u marrin idetë dhe, nga ana tjetër, të rinjtë mendojnë se mos bëhen, si të thuash, shërbëtorët e një të talentuari. Ju e dini mirë se të gjithë artistët e mëdhenj, duke filluar nga Mikelanxhelo e pas tij të tjerë me radhë, në fillim kanë qenë çirakë të mjeshtërve të mëdhenj. Dua t’ju pyes ju, shokë të Lidhjes, cili nga piktorët më të shquar të vendit tonë ka marrë ndonjëherë me vete 5-10 nxënës për të bashkëpunuar ngushtësisht me ta për ndonjë tablo që mendon të krijojë? As edhe një.

Siç kam dëgjuar, piktori, për tablotë që kompozon së pari mendon temën, pastaj merr veglat e bojërat, e fillon dhe e mbaron veprën vetë, pa i shkuar në mendje si ta konkretizojë në punën e vet vijën e masave, të bashkëpunojë me 5-6 nxënës, qofshin këta nxënës të shkollës së pikturës ose piktorë të tjerë të rinj apo të reja me talent, por pa shkollë fare (dhe, nga sa dimë, shumë nga ata që janë bërë artiste dhe piktorë të njohur, fillimisht nuk kanë pasur shko11ë). Secili ka praktikën e tij të punës, por mendoj se s’do të ishte keq sikur në fillim piktori të bënte skicën e tablosë, punë kjo që është një art më vete, një shkollë e madhe, pse para se të nisësh kompozimin, duhet të kesh të qartë idenë. Nga kjo punë studimore do të mësonin bashkëpunëtorët e rinj me të cilët rrihen mbarë e mbrapsht mendimet, duke krijuar kështu edhe bindje se ç’ndihmë japin ata me idetë e tyre.

Në çdo tablo piktori përpiqet të konkretizojë një ide, ua hedh, pra, këtë ide bashkëpunëtorëve të rinj, i nxit ata të diskutojnë dhe nga rrahja e përbashkët e mendimeve fiksohet më së fundi sfondi i tablosë. Për përpunimin e veprës bashkëpunëtorët, gjithashtu, japin ndihmën e tyre, ndërsa mjeshtri u rri të gjithëve mbi kokë, i udhëzon, u bën vërejtje, i korrigjon, u jep udhëzime e mendime të mëtejshme, gjersa figura të arrijë në atë nivel sa duhet t’i jepen bojërat. Mjeshtri ndjek me kujdes tërë këtë proces, vë në diskutim cila pjesë është paraqitur më bukur dhe më e plotë, pastaj punës i jepet përfundimisht dora e fundit. E njëjta rrugë mendoj se duhet ndjekur edhe për punimet në skulpturë, për veprat muzikore etj. Bile edhe shkrimtari para se ta shkruajë romanin, përse të mos thërresë një rreth kolegësh e të diskutojë për idenë e veprës që do të thurë, me qëllim që ta paraqesë atë sa më të plotë?

Mirëpo në praktikë nuk veprohet kështu, midis shkrimtarëve nuk shkëmbehen mendime më parë se të fillohet puna, kjo bëhet në fund, pasi mbarohet vepra, por sa vështirë është atëherë për të realizuar vërejtjet e mundshme. Në qoftë se nga një procedim i tillë ndonjëri nga bashkëbiseduesit mund të përvetësojë e shfrytëzojë mendimet e autorit, fundja le t’i shfrytëzojë, ai që përpiqet të kopjojë dhe të rrojë me «mend hua» nuk mund të shkojë gjatë, s’bën prokopi. Puna e kryesisë së Lidhjes dhe e degëve të saj në rrethe, ose e degëve të tjera që mund të krijohen atje ku akoma nuk kemi, ka rëndësi të madhe për këto që u parashtruan. Duhet menduar si të organizohen këto mbledhje, si të sigurohet një bashkëpunim sa më i frytshëm dhe si të ndihmohen sa më mirë punonjësit tanë të letërsisë dhe të arteve që të zhvillohen më tej këta sektorë.

Për sa u përket disa shkrimtarëve dhe artistëve me aftësi të njohura, jam i mendimit se nuk është mirë të mbahen nëpër zyra, por të lihen në profesion të lirë. Kam biseduar për këtë çështje edhe me shokun Ramiz (Alia). Shokë si Kristaq Rama, Odhise Paskali, Çesk Zadeja, Dhimitër Shuteriqi e të tjerë punonjës dhe krijues të vjetër, të aftë dhe të lidhur me Partinë, të cilët i kemi çuar në vende drejtuese në ministri apo në institucione të tjera qendrore të artit dhe të kulturës, për të dhënë më shumë në sferën e krijimtarisë së tyre do të ishte më mirë të liheshin në profesion të lirë. Mendoj se po të merret kjo masë, nuk do të ketë rrezik që ndonjëri prej tyre të heqë këmbët zvarrë. S’kemi pse të jemi të kënaqur, për shembull, që Kristaq Ramën tani e kemi inspektor në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës, kur që nga 50-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë, nuk po na dorëzohet project-skica e Monumentit të Pavarësisë, apo kur për disa vjet të tërë presim të na paraqitet skica e Varrezave të Dëshmorëve.

Pseja theksohet, shoku ministër, ai s’ka kohë të merret me këto vepra kolosale, të cilat Byroja Politike, Qeveria dhe populli presin të realizohen. Pikërisht ky skulptor, nga i cili pritet kryerja e këtyre dy detyrave kaq të mëdha, është caktuar me punë në ministri. Për të bërë këto vepra nuk mjaftojnë disa muaj, për secilën nga ato do të duhej shumë më tepër kohë. Pastaj, këtu nuk është fjala vetëm për një e dy, por për 20 e ca skica të monumenteve dhe veprave të tjera që duhen përgatitur, për të cilat Kristaqi, fjala vjen, si përgjegjës i këtyre punëve duhet të vejë në vend, të shohë e të studiojë deri edhe natyrën e tokës ku do të ngrihen këto përmendore, të kujdeset për gurët, për bazamentin, mermerin etj., etj., që duhen për ndërtimin e tyre. Si mund të bëhen, pra, vepra të tilla monumentale që duan kohë, kur ai ngarkohet edhe me detyrën e inspektorit në dikaster me një mijë e një punë të përditshme administrative që e gozhdojnë në vend?

Njerëzve si ky duhet t’u caktohet vetëm një detyrë kryesore, ndryshe ai s’ka ç’të bëjë. Për ta zëvendësuar në ministri Kristaq Ramën, le të gjendet një kuadër tjetër, mjafton të jetë njeri me horizont, me nivel të mirë politik e ideologjik dhe, në përgjithësi, të dijë pak a shumë ç’janë arti e kultura. Njerëz të talentuar s’ka pse të vihen në krye të sektorëve administrativë, prandaj jam i mendimit ta rishikojmë këtë çështje. Edhe në fushën e muzikës duhen liruar nga punët e tjera tre-katër shokë nga më kryesorët e më të mirët, sepse s’është normale që muzika të qëndrojë në vend ose të ecë përpara ngadalë e me vështirësi. Cilët janë shokët që duhen nxjerrë në profesion të lirë, ky është një problem që duhet parë në mënyrë serioze e të planifikuar dhe jo në mënyrë liberale, as edhe sektare. Sigurisht, duke i larguar të tillë kuadro nga këta sektorë, mungesa e tyre do të ndihet për ca kohë, derisa shokët e tjerë që do t’i zëvendësojnë të ngrihen në nivelin e të parëve.

Duke ecur në këtë rrugë, mendoj se do të ndihmojë që krijimtaria letraro-artistike në vendin tonë të zhvillohet më shpejt. Sa janë kuadro të tillë që mund të lirohen, kjo duhet parë një për një, por asnjë nga këta të mos kujtojë se, duke e lënë në profesion të lirë, i lejohet vetëm të ëndërrojë. Me ata që kanë ëndërrime, në kuptimin e keq të kësaj fjale, të jemi më të shtrënguar. Për Monumentin e Pavarësisë në Vlorë, për shembull, s’ka përse të zvarritet puna, atyre që do ta marrin përsipër këtë vepër t’u vihet për detyrë që brenda afatit të caktuar ta përfundojnë. Vërejtjet e shokëve që diskutuan t’i kemi parasysh se janë të drejta. Ministria e Arsimit dhe e Kulturës të jetë më këmbëngulëse në zgjidhjen e problemeve, por edhe shokët e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve duhet të jenë më të matur në kërkesat e tyre, si edhe të insistojnë kur janë të bindur se kanë të drejtë për kërkesat që bëjnë.

Puna në fushën e letërsisë dhe të arteve po ecën mirë dhe jemi të bindur se akoma më mirë do të ecë në të ardhmen. Kongresi 1 që do të bëhet, do të jape rezultate, rrjedhimet e tij do të jenë të mëdha në gjithë zhvillimin e kulturës e të arteve në vendin tonë. Mendoj që me këtë rast, shtypi duhet të shkruajë më tepër për punën tuaj dhe për kongresin tuaj. Këto ditë vetë ju shkrimtarët dhe artistët sulmoini gazetat me artikuj e materiale të tjera, që edhe ato të ndihmojnë për përgatitjen e opinionit në vendin tonë, në mënyrë që kongresi të pritet nga të gjithë me entuziazëm të madh. Ju urojmë suksese në punë dhe dalshi faqebardhë. Ne ju falënderojmë për punën e mirë që keni bërë. /memorie.al/ KultPlus.com

Publikohet raporti amerikan për UFO-t, nuk përjashtohet origjina jashtëtokësore

Një raport i qeverisë amerikane për UFO-t, i publikuar të premten, tha se analistëve të mbrojtjes dhe të inteligjencës iu mungojnë të dhënat e mjaftueshme për ta përcaktuar natyrën e objekteve misterioze fluturuese që janë parë nga pilotët ushtarakë amerikanë dhe për të treguar nëse ato janë teknologji të avancuara nga Toka, nëse kanë prejardhje atmosferike apo jashtëtokësore.

Raporti me nëntë faqe, i bërë publik për Kongresin dhe publikun, përfshin 144 vëzhgime, shumica nga personeli i forcave detare amerikane, rreth atyre që qeveria zyrtarisht i quan “fenomene të paidentifikuara ajrore”, të cilat kanë ndodhur që nga viti 2004.

I cilësuar si vlerësim preliminar, ky raport u hartua nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në bashkëpunim me një task-forcë të forcave detare, e cila u themelua vitin e kaluar nga Pentagoni, shkruan Reuters, transmeton KultPlus.

“Fenomenet e paidentifikuara ajrore qartazi paraqesin një problem për sigurinë e fluturimeve dhe mund të paraqesin sfidë për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në raport, duke shtuar se këtyre fenomeneve ndoshta iu mungon një shpjegim i vetëm.

Në raport thuhet se një rast i një balone të madhe mbetet i pashpjegueshëm, ndërsa për 143 raste të tjera ekzistojnë shumë pak të dhëna për të arritur në përfundim nëse objektet që janë parë paraqesin sisteme ajrore të zhvilluara nga qeveria amerikane apo nga ndonjë kompani private ose nga ndonjë fuqi e huaj si Kina apo Rusia.

Raporti gjithashtu thekson se fenomenet e paidentifikuara ajrore duket se kanë shfaqur elemente të pazakonshme të fluturimit, por se kjo mund të ketë ndodhur si pasojë e të metave të sensorëve apo keqinterpretimeve të dëshmitarëve dhe se për këtë gjë kërkohet analizë rigoroze shtesë.

Zyrtarë të lartë amerikanë u thanë gazetarëve në kushte anonimiteti se analistët ende nuk e kanë përjashtuar prejardhjen jashtëtokësore të këtyre objekteve, ndonëse në raport u shmang gjuha eksplicite për përmendjen e kësaj mundësie.

Një zyrtar tha se të gjeturat e raportit nuk ofrojnë ndonjë shenjë të qartë se objektet misterioze janë pjesë e ndonjë programi të inteligjencës së huaj apo ndonjë avancim i madh teknologjik nga ndonjë forcë armike.

Ky nuk është raporti i parë zyrtar amerikan për UFO. Forcat Ajrore të ShBA-së më parë kishin zhvilluar një hetim të quajtur “Project Blue Book”, që kishte përfunduar në vitin 1969. Në hetim ishin përfshirë 12.618 raste kur janë parë objekte misterioze. 701 prej tyre mbetën zyrtarisht “të paidentifikuara”. / KultPlus.com

104 vjet nga lindja e Idriz Ajetit, babait të albanologjisë në Kosovë

Idriz Ajeti, albanologu, gjuhëtari e intelektuali, pedagogu dhe veprimtari i palodhshëm në zhvillimet tona shoqërore, lindi më 26 qershor të vitit 1917 në Tupallë të Komunës së Medvegjës, shkruan KultPlus.

Profesori Ajeti, shkollën fillore e mbaroi në Banjën e Sijarinës më 1930, të mesmen e kreu në Shkup më 1938. Po atë vit u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Zagrebit – në Degën e romanistikës. Studimet i mbaroi pas luftës, në vitin 1949 në Fakultetin e Filozofisë të Beogradit. Që atëherë e deri në vitin 1953, me cilësi profesori të gjuhës shqipe, punoi në Gjimnazin e Prishtinës. Nga viti 1953 deri në vitin 1960, me cilësi lektori, jepte mësim në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Beogradit. Në vitin 1958 mbrojti disertacionin e doktoratës me temën: Zhvillimi historik i së folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë.

Që nga viti 1960, njëherë docent, pastaj profesor inordinar dhe nga viti 1968 profesor ordinar, jep mësim në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filozofisë të Prishtinës. Iu dhanë disa shpërblime e dekorata, ndër të cilat edhe Shpërblimi i 7 korrikut dhe ai i KAÇKJ.

Presidenti Ibrahim Rugova e dekoroi me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, ndërsa me rastin e 90-vjetorit të lindjes, Presidenti Fatmir Sejdiu e dekoroi me Çmimin Presidencial për Studiues. Hetimi i dialekteve nga pikëpamja diakronike, pastaj trajtimi i dokumenteve të moçme gjuhësore të shkruara me alfabetin arabo-turk dhe më në fund studimi i marrëdhënieve të shojshoqme shqiptare-serbe – janë troje të interesimit shkencor të Idriz Ajetit. Merret edhe me çështje të gjuhës së sotme shqipe. Qe iniciator i shumë konsultave dhe bashkëmarrëveshjeve gjuhësore ku u kërkuan shtigje të reja për njësimin e gjuhës shqipe dhe të drejtshkrimit të saj.

Hartoi tekste shkollore për nxënës të shkollave të mesme dhe për studentë të Degës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Me nismën e tij, pas hapjes së Fakultetit të Prishtinës (1960), u nxor revista shkencore Gjurmime albanologjike (1962) e më 1974 u organizua Seminari i Kulturës Shqiptare për albanologë të huaj.

Gjatë vitit 1969-1971 ishte drejtor i Institutit Albanologjik, më 1971-73 ishte dekan i Fakultetit Filozofik, në vitet 1973-75 rektor i Universitetit të Prishtinës. Pas zgjedhjeve paralele të vitit 1998 për Kuvendin e Republikës së Kosovës, zgjidhet kryetar i parë i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në vitet 1979-1981 dhe 1996-1999 ishte kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Në vitin 1997, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i ka botuar veprën e plotë në pesë vëllime.

Profesori i shquar, Idriz Ajeti do të kujtohet përherë për angazhimin e tij të palodhshëm deri në fund si anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i saj në dy mandate si dhe anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Vdekja e Akademik Idriz Ajetit ishte një humbje e madhe për të gjitha fushat e të gjithë njerëzit që e njohën atë. Ai u nda nga jeta më 13 shkurt 2019, në moshën 102-vjeçare / KultPlus.com

Mbi 23 mijë nxënës i nënshtrohen sot Provimit të Maturës Shtetërore

Mbi 23 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot Provimit të Maturës Shtetërore, në 177 qendra të testimit.

Sipas MASHTI-t në proces janë angazhuar mbi 2 mijë administrues, 550 komisionerë, 360 mbikëqyrës, 200 vëzhgues, ndërsa rezultatet e testit pritet që të shpallen më 5 korrik.

“Në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit dhe me shkollat, MAShTI ka realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij provimi. Në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës ndërkaq, në çdo klasë do të lejohen më së shumti 15 maturantë”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit mbetet i përkushtuar për organizimin dhe zhvillimin e një procesi të mirëfilltë e të besueshëm, prandaj kërkon që çfarëdo parregullsi eventuale në qendrën e testimit, të raportohet me shkrim në DKA dhe në MAShTI. Ndërsa, ndaj të gjithë personave të angazhuar në proces, të cilët nuk i realizojnë detyrat e caktuara me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, do të kërkohet përgjegjësi.

Bazuar në Ligjin për Provimin e Maturës Shtetërore dhe Udhëzuesin e dërguar në shkolla, ndalohet rreptësishtë mbajtja e telefonit brenda qendrave të testimit. Kujtdo që i zihet telefoni do të përjashtohet nga mbajtja e provimit.

Për të mos ndikuar në proces dhe sipas rregullave të administrimit të testit, pas orës 10:00 (koha kur fillon testi) nuk lejohet asnjë person tjetër brenda qendrave të testimit përveç personave përgjegjës për mbarëvajtje të testit. / KultPlus.com

‘Ishin kan vllaznue dielli e hana’

Ishin kan vllaznue dielli e hana.

Shkon hana ni ditë për qef tu dielli edhe ja çon ni parë tesha bakshish. Dielli gzohet edhe e pret mirë. Mbas disa dite vjen dielli m’e pa hanën. S’i bjen kurgja. Hana i thotë:
Qysh u ba puna kshtu? Unë erdha e t’i pruna ni parë tesha bakshish, e ti s’um prune kurgja!
Dielli i tha:
Po ti kurrë njejtë s’po rrin: herë hiç, herë n’ngjysë, herë e plotë e nuk dita qysh me t’i pre teshat, për qata s’t’i pruna.

Marrë nga: Anton Çetta, “Prozë popullore nga Drenica”, Prishtinë, 1963. / KultPlus.com

Piramida e Keopsit, sekretet që vazhdojnë të mbajnë ende brenda vetes piramidat e Egjiptit

Falë përmasave të pabesueshme të blloqeve shkëmbore, saktësisë me të cilën janë vendosur, zgjidhjeve të pabesueshme inxhinierike dhe lartësisë së strukturave, piramidat prej shekujsh kanë lënë pa fjalë ekspertë, studiues e shkencëtarë.

Ende edhe sot, ndërtuesit do ta konsideronin një sfidë të pamundur ndërtimin e një piramide duke ruajtur karakteristikat që i veçon ato. Aq madhështore janë këto vepra të dorës së njeriut, sa mes dhjetëra teorive mbi realizimin e tyre ndeshen edhe ato sipas të cilave janë ndërtuar nga qenie të ardhura prej shumë larg planetit tonë.

Ndër piramidat, më e madhja dhe më mbresëlënësja është ajo e Keopsit. Më shumë se të tjerat, mbase për shkak të përmasave, ka fshehur brenda saj enigmën për metodat që janë përdorur për ta ndërtuar. Teoria më e pranueshme e shihte ndërtimin e saj të realizuar përmes një skele të jashtme, e cila zgjatej në formë spiraleje, duke u ngjitur lart përgjatë gjithë gjatësisë së mureve. Spiralja ngushtohej me rritjen e lartësisë së piramidës, deri sa mbërrinte në kulmin e saj.

Fakti është që egjiptianët nuk kanë lënë asnjë lloj dokumentacioni mbi sistemet e ndërtimit që përdorën për ta realizuar këtë kryevepër. Sipas arkitektit francez, Jean Pierre Houdin, i cili kohë më parë ka bërë publike teorinë e tij në Paris, egjiptianët kishin arritur ta realizonin këtë vepër madhështore duke “përdorur një skelë të brendshme në formë spiraleje, deri në kulmin e strukturës” së piramidës. Jean Pierre Houdin u mbështet për të ngritur këtë teori mbi një seri studimesh të hollësishme të kryera nga kolegu i tij, Gilles Dormion, të cilat u krahasuan me të gjitha parametrat e epokës: vegla prej bakri e guri (egjiptianët nuk e njihnin hekurin), materiale të përdorura (blloqe graniti të mbërritura nga Asiani, që ndodhet 900 kilometra larg dhe blloqe gëlqerorë, e harta të ndryshme). Pasi arriti të bindte industrinë “Dassault Systemes”, i cili ofroi asistencën teknike, arkitekti francez, pas tetë vitesh studime të detajuara, paraqiti teorinë e tij të ilustruar, falë sistemeve tredimensionale industriale.

Të dhënat e Jean Pierre Houdin u hodhën në një kompjuter dhe “Dassault Systemes” krijoi një modell virtual për të vërtetuar teorinë e arkitektit përmes sistemeve kompjuterike tredimensionale.

Për këtë u nevojit rimodelimi i gjithë piramidës dhe integrimi i shumë parametrave: përmasat apo pesha e gurëve, forca ngritëse e tërheqëse etj. Skuadra e vënë në dispozicion nga kompania “Dassault Systemes” punoi plot dy vjet mbi këtë projekt. U përdor edhe mikrogërmimi, një teknikë që zbulon ndryshimet e dendësive të materialeve, nga e njëjta kompani që zbuloi edhe boshllëqet në brendësi të piramidës. Jean Pierre Houdin ka ndërmend që shumë shpejt ta provojë edhe në vend teorinë e tij, sigurisht pa përdorur mjete që do ta dëmtonin strukturën.

Piramida e Keopsit

Piramida e Keopsit është më e madhja nga tre piramidat kryesore në Giza dhe piramida më e lartë në botë. Ajo u ndërtua nga faraoni Keops gjatë viteve 3100 p.e.s – 2700 p.e.s. Ka një lartësi prej 137 m dhe gjatësinë e çdo brinje të bazës e ka 227 m. Përbehet nga 2 500 000 blloqe me masë prej 2 – 5 tona secila. Kështu masa e piramidës i afrohet 6 000 000 tonelatave. Blloqet formojnë 203 shkallë me lartësi mesatare prej 1 metri.

Piramida e Keopsit është quajtur nga shkencëtarët “Libër shkencor i shkruajtur në gurë” pasi :

– Meridiani që kalon nga maja e piramidës, e ndante në dy pjesë të barabarta deltën e lumit Nil dhe përputhej me drejtimin veri-jug

– Lëvizjet e hijes së piramidës shënonin orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.

– Duke e shumëzuar me një miliard lartësinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur deri në majën e saj, do të kemi 148 208 000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largësinë në km nga Toka deri në Diell.

Per ndertimin e kesaj piramide punuan rreth 100000 skllever per 30 vjet. Ky bllok gjigand prej guri(pra guret e medhenj nga te cilet perbehet)mjaftojne per te bere nje mur 3 metra te larte dhe 0.3 metra te gjere qe te rrethoje te gjithe francen. Per te transportuar te gjitha materialet qe duhe per ndertimin e kesaj piramide duhen rreth 9000 trena,me 50 vagone secili. Sot kjo piramide vizitohet nga shume turiste,qe vijne nga e gjithe bota.

E fshehta e Piramidës së Keopsit

Çdo njeri është në gjendje që në një natë të errët të gjejë drejtimin e Bejrut, me anë të Yllit Polar. Gjithashtu, është në dijeni që, për shkak të dukurisë së precesionit, boshti i rrotullimit të Tokës zhvendoset duke përshkuar një sipërfaqe konike një herë në 25800 vjet. D.m.th se ky bosht e ndryshon orientimin e vet në hapësirë. Kjo do të thotë se poli qiellor, pra pika ku shënjon boshti i Tokës përshkuan në sfondin e qiellit yjor një rreth të madh. Në qoftë se poli bie pikërisht afër ndonjë ylli të ndritshëm, atëherë ky yll luan rolin e Yllit Polar. Sot këtë rol e luan ylli alfa i Arushës së Vogël (Ursae Minoris). Por katërmijë e pesëqind vjet më parë Poli Verior i qiellit ndodhej afër një tjetër ylli të ndritshëm dhe pikërisht afër yllit alfa Draconis. Me këtë lidhet historia zbavitëse e njërës prej hipotezave të fshehta të ndërtimit të piramidës së Keopsit.

Pamje nga Piramida e Keopsit

Korridori i brendshëm më i gjatë, ose thënë ndryshe hyrja e tunelit të kësaj piramide, është e drejtuar për nga Veriu. Sikur pjerrësia e tij të ishte 30 gradë aq sa është gjerësia gjeografike e vendit, ku ndodhet piramida, atëherë vrojtuesi i ndodhur në qendër të saj do ta shikonte Polin Verior të qiellit në drejtim të vrimës së tunelit. Pjerrësia e tunelit është vetëm 26,5 gradë. Kjo do të thotë se tuneli shënjon në drejtim të pikës që ndodhet 3,5 gradë poshtë polit. Në fillim të shekullit XIX astronomi i dëgjuar, Herchel, në lidhje me këtë problem formuloi hipotezën, sipas së cilës, del se në kohën kur u ndërtua piramida, ylli alfa Draconis ishte pikërisht në po këtë largësi nga poli e për rrjedhojë gjatë një ditë-nate, ai ndodhej një herë në kulmimin e poshtëm të tij dhe saktësisht poshtë polit, atje ku shënjonte tuneli i piramidës. Ja dhe një tjetër histori rreth kësaj piramide, që ka lidhje me ciklin “Dijet e panjohura të kapllanëve të Egjiptit”. Po jo vetëm vendosja se kur ka ndodhur kjo mund të ndihmojë në përcaktimin e saktë të datës së ndërtimit të piramidës. Siç del, alfa Draconis ndodhej larg Polit me 3,5 gradë dy herë: në vitin 2100 dhe 3300 vjet para erës sonë.

Fatkeqësisht, asnjë nga këto data nuk përputhen me ato çfarë dihen nga studimet egjiptologjike: Piramida e Keopsit u ngrit rreth vitit 2800 para erës sonë, pra kemi një shmangie, një digresion. Për këtë, astronomi polak, Jozef Smak, është shprehur se “duke mos qenë egjiptolog nuk jam në gjendje të them se hipoteza e John Herschel në kohën kur e ka formuluar atë ishte përputhja më e mirë”. E ndoshta kështu mund të ketë qenë, nëse gjykohet nga mesazhi i Napoleonit kur thoshte: “Ushtarë, 40 shekuj shikojnë te ju!”. Nga kjo del se shkencëtarët që shoqëronin Napoleonin në ekspeditën për në Egjipt e datuan ngritjen e piramidës së Keopsit rreth vitit 2200 para erës sonë.

Hipotezës së Herschelit, studiuesit i janë kthyer disa herë. Këtë e kanë bërë po ashtu edhe astronomët edhe pse korrigjimet e tyre kanë qenë të vogla, por dijet tona rreth dukurisë së precesionit nuk kanë ndryshuar aq shumë gjatë këtyre 200 e më shumë viteve të fundit. Përpara shumë vitesh, me këtë problem, por edhe për shumë vjet u morën përsëri edhe R.L. Walker i US Naval Observatory. Ai arriti t‘i japë zgjidhje kësaj enigme edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me astronominë. Walker konstatoi pikërisht atë që, mënyra më e thjeshtë e ndërtimit të trotuarit apo korridorit konsiston në vendosjen përkatëse të blloqeve prej guri. /albervataj/ KultPlus.com

Princeshë Diana nderohet me një statujë

Princesha Britanike e Uellsit, Lady Diana, do të nderohet me një statujë e cila do të inagurohet  javën e ardhshme me rastin e ditëlindjes së 60-të të princeshës së ndjerë.”Princesha e Popullit”, siç njihej me dashuri, ishte gruaja e parë e Princit Charles, trashëgimtari i fronit Britanik.

Diana humbi jetën në moshën 36-vjeçare në Paris më 31 Gusht 1997, pasi limuzina që udhëtonin Princesha me të dashurin e saj, Dodi Fayed, u përplas në një tunel ndërsa përpiqeshin t’i shpëtonin paparacëve, të cilët po i ndiqnin me motor, transmeton KultPlus.

Diana ishte vetëm 19-vjeçe kur u fejua me Princin Charles në 1981, por martesa dështoi para divorcit të tyre përfundimtar në 1996. Çifti kishte dy fëmijë, Princi William dhe Princi Harry, ku së fundmi janë vënë shpesh në qendër të vëmendjes. Harry, Duka i Sussex, dhe William, Duka i Kembrixhit, thuhet se do të formojnë një front të bashkuar për të festuar trashëgiminë e nënës së tyre.

Diana ishte e njohur për punën e saj të bamirësisë , veçanërisht në luftën për njerëzit e prekur me AIDS ose viktima të minave. / KultPlus.com