Kosova ka pranuar sot mbi 1 milion vaksina Pfizer, të siguruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan KultPlus.
Me këtë rast Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj Presidentit të Shteteve të Amerikës, Joe Biden.
“Në vitet ’90, Shtetet e Bashkuara na shpëtuan jetën dhe sot na shpëtojnë me vaksina.
Jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj Presidentit Biden @POTUS për dhurimin jashtëzakonisht bujar të mbi 1 milion vaksinave Pfizer!”, ka shkruar Osmani në rrjetet sociale. / KultPlus.com
Rinovimi i një shtëpie në Kosovë që i përkiste një ministri tw njw qeverie pro-naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore ka nxitur një protestë, me Gjermaninë që paralajmëroi për “zbardhjen” historike dhe Bashkimin Evropian e Kombet e Bashkuara ndaluan projektin, shkruan Reuters, transmeton KultPlus.
Shtëpia trekatëshe me tulla të kuqe në Mitrovicë, e ndërtuar në vitet 1930 nga arkitektë austriakë, ishte shtëpia e Xhafer Devës, i cili shërbeu si ministër i brendshëm në qeverinë pro-gjermane në vitet 1943 dhe 1944.
Në një deklaratë të përbashkët, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Bashkimi Evropian kërkuan falje për anashkalimin e sfondit historik të Devës kur shpallën projektin për restaurimin e shtëpisë si një vend të trashëgimisë kulturore.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joren Rohde, tha se ishte shumë i shqetësuar për restaurimin.
“Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin apo krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas”, tha Rohde në Twitter në fillim të kësaj jave, duke thënë se projekti rrezikonte zbardhjen e histories.
Hajrulla Çeku, Ministri i Kulturës i Kosovës, mbrojti projektin e restaurimit në një konferencë shtypi një ditë pas vendimit të BE-së dhe UNDP-së për të ndërprerë punën në vend.
“Ne po e restaurojmë monumentin por jo historinë e Xhafer Devës”, tha Çeku. Ai nuk konfirmoi nëse qeveria e Kosovës do të vazhdojë të punojë për restaurimin.
Në kohën kur Deva ishte ministër, Kosova konsiderohej nga Gjermania si pjesë e Shqipërisë.
Historianët thonë se njësitë e forcave të sigurisë nën udhwheqjen e Devws, të cilët i shihnin nazistët si aleatë për të luftuar komunistët, kryen mizori duke përfshirë masakrën e simpatizantëve të dyshuar antifashistë. Megjithatë, disa kërkime të fundit thonë se Deva mund të ketë ndihmuar në mbrojtjen e hebrenjve.
“Ai është një kriminel lufte, ai ka kryer krime kundër kundërshtarëve të tij politikë, por personalisht ai kurrë nuk ka pranuar të dorëzojë listat e hebrenjve të Kosovës pavarësisht këmbënguljes së autoriteteve naziste,” thotë Durim Abdullahu, profesor i historisë në Universitetin Shtetëror të Prishtinës.
Pas luftës, Deva u largua nga Kosova. Ai jetoi në disa vende evropiane përpara se të vendosej në Kaliforni, ku vdiq në vitin 1978.
Në Mitrovicë ai ende kujtohet. Pak metra larg shtëpisë, një mur në sheshin kryesor është zbukuruar me fotografi të njerëzve të shquar nga qyteti, duke përfshirë Devën dhe kryeministrin në qeverinë e kohës së luftës, Rexhep Mitrovicën.
Një dëshmitar i Reuters gjeti tre rrugë me emrin e Devës në Kosovë, duke përfshirë një në Prishtinë disa qindra metra larg Ambasadës Gjermane./ KultPlus.com
Optimizmi nuk është as i mirë as i keq. Është edhe i mirë edhe i keq. Optimizmi i shprehur i shqiptarëve në Kosovë në fillim të shekullit XXI do parë në kontekstin e tendencës së largimit nga e kaluara trishtuese dhe jo si vizion i qartë për të ardhmen. Po, sot optimizmi për të lënë masivisht Kosovën?
Nuk ishte gjithaq befasi kur në krye të piramidës së optimizmit botëror, menjëherë mbas luftës (2000), u ngjit “populli” i Kosovës. Cili ishte ky “popull”? Një popull, të cilit po i hapej dritarja e plotë e lirisë së shpresuar, kësaj mungese të përhershme. Por, kuptohet se edhe atëherë nuk do të thotë se e gjitha ishte një vlerësim i përpiktë, apo se të gjithë e kuptonin se çfarë do të thoshte optimizmi dhe çfarë pesimizmi. Apo e tëra ishte vetëm një lojë përqindjesh bërë nga hulumtues e metodologjistë, siç bëhet shpesh me nxjerrjen e rezultateve të vlerësimit të opinionit sipas trendit. Rezultati atëherë u përpi nga shumica “entuziaste” si një realitet frymëzues që korrespondonte aktivisht me të ardhmen “më të bukur në këtë rruzull”. Mbas pak vitesh, populli më optimist i botës, ia lëshoi vendin një lideri tjetër dhe ra në të dytin vend duke befasuar edhe të gjithë ata që dinë çfarë është habia, sepse ende provonte krenarinë post-robëri, çlirimin edhe më shumë, dimension ky ekzistencial. Thënë shkurt: nuk kishte shumë faktorë që e bënin një shqiptar në Kosovë të jetë më optimist se një amerikan, një gjerman apo një japonez, madje as menjëherë mbas luftës dhe nuk ka as sot njëzetë e sa vjet mbas saj. Kuptohet, sociometria e amerikanit për optimizmin është diç tjetër nga ajo e shqiptarit, por jo aq e ndryshkur sa të përziej kaq shumë idealitetin me realitetin.
…
Botëkuptimi i dikurshëm folkloriko-patriotik i njerëzve që ishin të lidhur aq shumë për vendin dhe i besonin tepër të ardhmes së tyre në te, ka ndryshuar kaq shumë. Aq sa sot nga Kosova qytetarët çdo minutë në të gjitha format provojnë të ikin nga kryet këmbët në Perëndim, Amerikë, Australi, Kanada… Çfarë do të thotë kjo? Mijëra kërkesa për vizë në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, pastaj në Ambasadën Zvicerane – këta numra tregojnë gjendjen e pritjes për të lëvizur. Do kujtuar, se trendi është i kahershëm: nga tetori 2014 deri në mars 2015, shifrat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të BE-së, Eurostat, kanë shënuar se rreth 75,000 qytetarë nga Kosova kanë migruar në BE. Optimizmi, pra, ka edhe një përbërës, dhe ai është ardhja e çastit për të ikur nga ai – edhe nga vendi. Është optimizmi specifik apo keqkuptimi i kuptimit të drejtë të fjalës për të cilën lidhet ky përcaktim?
…
Po, çfarë në të vërtetë është optimizmi? Ua ka sqaruar të intervistuarve dikush përpara se t’ua kërkojë përgjigjen? Të mos rrahesh, të mos burgosesh kot, të ecësh i lirë, a është kjo masë e vlerësimit për optimizmin? Natyrisht, jo. Studiuesja Lauren Berlant në librin Cruel Optimism, e përkufizion optimizmin si ambicie, edhe pritje, diçka që njeriu e dëshiron. Kjo dëshirë lehtë mund të bëhet pengesë për perspektivën e optimistit. Këto lloje të marrëdhënieve optimiste, sipas saj, në thelb nuk janë të poshtra. Ato bëhen të poshtra vetëm atëherë kur objekti që ju tërheq aktivisht kthehet në pengesë. Optimizmi mund të përjetohet si gjithçka përfshirë edhe si asgjë.
Fjala ka prejardhje nga latinishtja (optimus- më i miri). Sqarimi i këtij qëndrimi jetësor d.m.th. se optimisti sheh me sy të mirë gjithçka që ndodh përreth tij dhe lidhur me të. I sheh dhe i konsumon të gjitha me syzet më të mira. Por, filozofët kanë ecur më tej duke kërkuar zvogëlimin e dhimbjes në botëkuptimin se struktura e jetës është në esencën e saj e mirë. Kundrejt tyre, filozofi Niçe shkruan se optimizmi psikologjik është “belbëzim i cekët”, është “shenjë e shkatërrimit”. A është vërtetë optimizmi i pabazuar “belbëzim i cekët” apo “shenjë e shkatërrimit”? Shenjë e shkatërrimit gjithsesi, se të shikosh me optimizëm dhe të shkosh poshtë, kjo është e keqe. Ende më e keqe është kur ti e sheh se shkon teposhtë dhe ata në sociograme të thonë, jo, ti nuk je në rregull, se nuk shkon poshtë, por po ngrihesh, ne e shohim ngritjen tënde të rrufeshme, madje je i pari ndër më të parët! Dhe mbahu se kështu është mirë- ti je optimist, je më i miri, në fakt. Këtu duket është problemi i kënaqjes së blerë me pak iluzion.
…
Se, optimizmi do të bie në mënyrë drastike në popullin lider optimist kjo nuk do të jetë befasi. Befasia është se çfarë do ta zëvendësojë optimizmin e popullit lider. Kontradiktat për optimizmin ishin thënë që më 2004, kur: « Afro 33 % të njerëzve (në Kosovë) mendojnë se gjatë 6 muajve të ardhshëm, situata ekonomike e familjeve të tyre do të përkeqësohet, ndërsa vetëm 10% mendojnë se situata e tyre ekonomike do të përmirësohet. Vetëm 3 % të respondentëve mendojnë se mundësitë aktuale për punësim janë të kënaqshme, ndërsa 79 % mendojnë se ato nuk janë të kënaqshme ». Kjo është e mjaftueshme për të definuar dimensionin antropologjik të optimizmit shqiptar-kosovar. Nuk ka mundësi përcaktimi, nuk ka alternativë, ka vetëm një trend. Pritje për të ndryshuar, por si e çka? Pa ndonjë shenjë se diç shpejt mund të ndryshojë dhe e tëra në një çast të kthehet në pesimizëm dhe pesimizmi ka mbas revoltë dhe revolta ka mbas pasojën dhe pasoja ka mbas sërish objektin e fundit-optimizmin fatkeq. Por, çfarë ka ndodhur ndërkohë. Në hulumtimin e fundme 2007 lidhur me optimizmin e popujve për vitin 2008 përpara Kosovës ishte vetëm Hong-Kongu. Në vitin 2016 “Kosova nuk është askund ndër vendet më optimiste”. Madje në vitin 2019 ka vazhduar humbja e shijes optimiste duke ia lëshuar vendin shijes pesimiste: nga 90 për qind optimist, në 56 për qind, edhe tutje vazhdoi me këtë trend.
…
Informacioni e përcakton besueshmërinë e gjykimit. Pikërisht qasja antropologjike e optimizmit. Po kështu, edhe shkallën e besimit dhe të vlerësimit për vetveten – çfarë je dhe çfarë dëshiron të jesh: optimist – më i miri apo pesimist – më i keqi. Sa më pak përgjegjësi të kesh për të ardhmen tënde, aq më optimist mund të jesh. Kjo është një e thjeshtë sqaruese. Duke parë nga e kaluara “populli” flet për të ardhmen. Jemi më mirë seç kemi qenë dhe vetë ky krahasim, i bënë të trishtohen po menduan se bëhet më keq, d.m.th.se bëhet më keq se tani. E kur më keq dihet çfarë mund të jetë, kurrsesi as nuk mund e paramendojnë.
Prandaj, mund të jetë një nga përgjigjet: Optimizmi nuk është as i mirë as i keq. Është edhe i mirë edhe i keq. Optimizmi i shprehur i shqiptarëve në Kosovë në fillim të shekullit XXI do parë në kontekstin e tendencës së largimit nga e kaluara trishtuese dhe jo si vizion i qartë për të ardhmen. Madje do parë si konfuzion idesh dhe ndjenjash për të ardhmen. Një ndrojtje më shumë, se sa heqje dorë për të marrë gjithë përgjegjësinë e plotë për veten. Është vështirë të sqarohet dimensioni politik, qytetar, antropologjik etj. i mos-optimizmit pasues, përkatësisht i lëvizjes kaq drastike, rënie kjo nga lartë-poshtë. Pse të jesh realist a pesimist? Pesimisti shikon nga dritarja e së sotmes të ardhmen (ky është populli pesimist i edhe i së ardhmes së Kosovës). Optimisti e shikon nga e nesërme të kaluarën. Nuk çanë shumë krye për të ardhmen (ky duket është populli optimist i djeshëm i Kosovës) që po do t’ia lë vendin “popullit realist“, i cili të ardhmen edhe e koncepton si përgjegjësi të plotë për vetëveten. / KultPlus.com
Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31 Janar 1920) u vendosën më 11 Shkurt 1920 në Tiranë, që u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë, kurse përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet me statutin e Republikës Shqiptare në Janar 1925.
Pas 1920 filloi popullimi me banorë të ardhur nga krahina e qytete të tjera të vendit. Më 11 shkurt 1920, populli i Tiranës priti me entuziazëm Këshillin e Lartë dhe Qeverinë, e cila u vendos pikërisht në atë ndërtesë, ku tiranasit kishin ngritur flamurin në vitin 1912. Autoritetet e larta të shtetit shqiptar që dolën nga Kongresi, në marshimin e tyre (që nisi më 6 shkurt), kaluan në Kavajë dhe në pamundësi për të hyrë në Durrës, i cili ishte i pushtuar nga forcat italiane, u kthyen drejt Shijakut, për të mbërritur në Tiranë.
Arsyet që u vendos të shkohej drejt Tiranës qenë:
– Mosprania e forcave të huaja (pushtuese),
– pozita gjeografike në qendër të vendit,
– patriotizmi shumë herë treguar i popullsisë së trevës, dhe
– ndodhja e disa ndërtesave që mund të përdoreshin si zyra.
Në këtë rrugëtim të rrezikshëm, rol kryesor pati Ministri i Brendshëm, Ahmet Zogu, i cili kishte përkrahësit e tij të armatosur. Sipas kujtimeve të bashkëkohësve, ka qenë moszbrapsja e tij përballë forcave italiane, (që tentuan t’i ndalonin përfaqësuesit e zgjedhur në Lushnje), moment kyç për suksesin e kësaj ndërmarrjeje. Me të mbërritur në Tiranë, Këshilli i Naltë dhe qeveria, më 11 shkurt 1920, mes entuziazmit popullor, e shpallën atë kryeqytet të përkohshëm. Më 1922 Tirana u shkëput si nënprefekturë nga prefektura e Durrësit dhe u bë prefekturë më vete. Më 1923 ajo kishte 12.453 banorë. Më 1924 Tirana u bë arenë e luftës së brendshme politike-Revolucionit të Qershorit dhe rikthimit të Ahmet Zogut, i cili u vu në krye të shtetit, në filim si kryetar i Republikës Presidenciale (1925-1928) pastaj si mbret (1928-1939).
Data 11 shkurt, datë në të cilën Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm, është e një rëndësie parësore në historinë tonë kombëtare; kjo zgjedhje lidhet ngushtë me veprimtarinë e dendur patriotike të tiranasve, para dhe pas pavarësisë. / KultPlus.com
Elita 5 është pa asnjë dyshim grupi më emblematik i muzikës në Kosovë, veçmas rreth viteve 90-ta, shkruan KultPlus.
Elita 5 ka realizuar një mori këngësh, të cilat edhe sot e asaj dite vazhdojnë të mbesin shumë të kërkuara.
“Ti e vrave dashurinë”, është një nga hitet e vitit 2000 qe ky grup kishte lansuar në treg. KultPlus, këtu ju sjell tekstin dhe videon e kësaj kënge:
“Me kot ti kerkon meshiren Dhe pse vishesh me te bardha Shpirti yt noton n’shkretire Nuk je prape ajo e para. Shpirti yt noton n’shkretire Nuk je prape ajo e para
Tash vjen edhe ti me lutesh Kerkon falje hic pa turp Nuk e di ku merr guximin Qe serisht te kthehesh tek une
(refren) Se ti e vrave dashurine Edhe shkove pas nje horrit Paqe mes nesh s’mund te shtijne As ushtaret e UNPROFOR-it (x 2)
Se ti ndenjat tua i nxorre mall pa vlere ne treg te zi dashuria humb kuptimin kur hyjne zemrat ne llogari
Jo, jo nuk po t’i dua, lot’ e rende t’i shoh ne sy, se ka vajza plot Tetova e nuk mbahet veç me ty“ / KultPlus.com
“Debati për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie”, projekti më i ri i cili tanimë është bërë i njohur për artdashësit e sidomos për letrarët e rinj dhe që vjen nën organizimin e PEN Qendrës së Kosovës, tashmë ka shënuar natën e gjashtë me radhë, me ç’rast sonte u zhvillua edhe një bisedë e diskutim tjetër i rëndësishëm kulturor në hapësirën e KultPlus Caffe Gallery, shkruan KultPlus.
Ky projekt origjinal gjithmonë sjell afër vetes një numër të pranishmëve të cilët çdo herë janë të interesuar rreth temave diversive që i përkasin fushës së letërsisë. Kësaj here ishte debati rreth temës “Gjuha e shkrimit letrar sot”, që zuri vend nën diskutimin e panelistëve dhe të pranishmëve.
Kur ora shënoi 17:00, për të diskutuar më gjerë rreth temës “Gjuha e shkrimit letrar sot”, në panel të ftuar ishin: profesori i Letërsisë në Universitetin e Prishtinës, Anton Berishaj dhe shkrimtari Agron Gashi, të cilët nën moderimin e Avni Spahiut, në tavolinë shtruan analiza e shembuj mjaft të rëndësishëm në kuadër të kësaj mbrëmje letrare.
“Gjuha e shkrimit letrar sot”, është tema e radhës që vjen jo vetëm në interes të publikut por edhe të shkrimtarëve të rinj dhe jo vetëm. Të pasionuarit pas letërsisë patën rastin që të dëgjojnë nga afër rëndësinë e gjuhës letrare që shpeshherë vjen në forma të ndryshme dhe realisht mban një rëndësi kyçe në vetë ekzistencën e letërsisë, kjo për arsye se gjuha është vetë elementi që shërben për një komunikim të nevojshëm me lexuesin. Andaj, edhe sonte, roli i gjuhës në shkrimet letrare u shqyrtua tutje nga të ftuarit në panel.
Ndërkaq, kujtojmë se të gjitha punimet e pjesëmarrësve në panel do të botohen në një libër kur të përfundojë i gjithë projekti. Në këtë projekt të përfshirë janë gjithsej 22 intelektualë që do të flasin nga kontekste të ndryshme për tema të caktuara përgjatë muajit janar dhe shkurt.
Mbrëmjen e hapi moderatori Avni Spahiu, i cili fillimisht nisi këtë mbrëmje duke përshëndetur të pranishmit për prezencën e tyre dhe duke folur pak për temën që ai e cilëson si një nga më aktualet.
“Ju përshëndes të gjithëve në këtë ligjëratë të fundit të këtij cikli të ligjëratave në kuadër të temës bazë, që është Kultura dhe Letërsia në kohë pandemie. Ndërsa, sot kemi për temë çështjen e gjuhës së shkrimit letrar. Për mua është një temë mjaft aktuale jo vetëm në aspektin e përshkrimit të rëndësisë së gjuhës që një autor përdor për të krijuar veprën e tij letrare, por dhe në rastin konkret, edhe me çështje të tjera siç është kontestimi i standardeve dhe vlerësimet e tjera të përgjithshme”, thotë Spahiu.
Fillimisht në këtë mbrëmje për të treguar një anë më studimore për sa i përket gjuhës dhe shkrimit të letërsisë, definicioneve të saj dhe eksperimenteve të ndryshme, foli profesori i Letërsisë në Universitetin e Prishtinës, Anton Berishaj.
“Korrelacioni i gjuhës dhe i letërsisë është i një rëndësie tepër të veçantë dhe fundamentale për vetë ekzistencën e letërsisë. Është qëndrim pothuaj konsensual në komunitetin e teoricienëve të letërsisë se nuk ka letërsi pa gjuhë, që këndej edhe definicionet: 1. Letërsia si art gjuhësor, respektivisht art i realizuar me gjuhë, por edhe 2. Letërsia si art i fjalës, respektivisht art që e formëson/modelon gjuhën, ku fjala nuk është vetëm një mjet i shprehjes dhe i komunikimit (të ideve, ndjenjave, botëkuptimeve etj.), por edhe mjet i formësimit/modelimit të gjuhës, kulturës dhe të botës”, thotë Berisha.
Sipas tij, me shfaqjen e poetikave moderniste dhe posaçërisht me shfaqjen e paradigmave teorike moderniste (formalizmi rus, kritika e re anglo-amerikane, fenomenologjia letrare dhe hermeneutika fenomenologjike), të cilat gjuhën – eksperimentin me gjuhën – e vendosin në qendër të vëmendjes, si në aspektin praktik, kreativ letrar, ashtu edhe në planin e spekulimit teorik dhe qasjes metodologjike në studimin e letërsisë, funksioni i gjuhës dhe relacioni i saj me letërsinë është trajtuar në dimensione shumë më komplekse, përtej funksionit të saj instrumental ose thjesht komunikues.
“Në paradigmën semiotike letërsia konsiderohet si një sistem modelues i shkallës së dytë, ku gjuha natyrore (me strukturën e saj komplekse) luan rolin e sistemit modelues të shkallës së pare, i cili strukturohet në dimensione shtesë nëpërmjet kodesh, procedimesh dhe konvencash (stilistike, zhanrore, metrike etj.) Prandaj, te ky tip i modelimit gjuhësor redundanca reduktohet në minimum, por po ashtu edhe entropia (zhurma në procesin e komunikimit). Letërsia e kuptuar kështu hyn në relacione dinamike me semiosferën, kulturën, të kuptuar si një shumësi tekstesh në relacione dinamike të ndërsjella”, përfundon Berisha.
Ndërsa, shkrimtari Agron Gashi foli rreth identifikimit të gjuhës së shkrimit letrar, nënkuptimit të gjuhës së letërsisë, teorisë së gjuhësisë si dhe koherencës e kohezionit, të cilat ai i konsideron si karakteristika të gramatikës së tekstit e që janë të kushtëzuara.
“Gjuha e shkrimit letrar është gjuha letërsisë, sintagmë që jo rrallë identifikohet me togfjalëshin gjuhë letrare. E para, gjuha e letërsisë është gjuhë e fiksionit, gjuhë e rrëfimit. E dyta, gjuha e letërsisë mund të jetë gjuhë standarde, por edhe dialektore. E treta, gjuha e letërsisë, në kuptimin klasik, nënkupton gjuhën e poezisë (Poetika e vjetër), të trillimit, dhe kjo e fundit zhvillohet duke i thyer rregullat drejtshkrimore. Ndërsa, gjuha letrare është kanon, rregull, është normë: qëndron mbi lirinë poetike e prozaike. Sidoqoftë, togfjalëshi gjuhë e letërsisë më së miri sqarohet përmes teorisë së gjuhësisë”, thotë Gashi.
Sipas tij, te format letrare të përbëra, gjuha narrative është më e ndërlikuar dhe më shpërndarë, sepse ka fraza më deduktive, strukturë më të zgjeruar të fjalive, por më pak koherencë dhe kohezion. Pra, përderisa, gjuha e formave të thjeshta letrare është më koherente dhe më kohezive, sidomos kur flitet për forma letrare më të shkurtra.
Ai tutje konsideroi se koherencën dhe kohezionin, karakteristika këto të gramatikës së tekstit, i kushtëzon zgjedhja e fragmenteve, prandaj shpesh ato e humbin karakterin e lidhjes së fortë të njësive tekstore. Pra, aty ku teksti narrativ ka koherencë dhe kohezion tematik e motivor, edhe gjuha është më konsistente, më e larmishme, njësitë gjuhësore janë më konstante. Gjithashtu, ai tregon se në tekstet e tilla narrative më lehtë identifikohet edhe gjuha e autorit, prej gjuhës së narratorit dhe asaj të personazhit.
“Shkrimi letrar sot, parë si vazhdimësi e shekullit të kaluar, pra nga vitet ’70-të, ’80-të dhe në shekullin e ri, nuk ka ndryshuar shumë në gjuhën e shkrimit letrar, sa në frymë dhe teknika narrative. Mirëpo, fryma dhe teknika narrative definitivisht ndikon në përthyerjen e gjuhës, ndërsa autorët që pas luftës së fundit kanë dalë në skenë, nuk kanë bërë ndonjë shpërthim të madh në gjuhë, por më shumë lojë frazash e figurash, por që përmes tyre i kanë dërguar shumë më lart idetë universale, temat e vogla dhe kultivuar teknikat narrative. Pa u ndalur në problemin e standardizimit, ajo që vërehet është prirja për të shkruar në variant dhe nënvariant, sidomos variantet dhe nënvariantet veriore, dhe kjo më shumë theksohet në poezi e më pak në prozë”, thotë Gashi.
Për të, nëse analizohet gjuha e shkrimit letrar sot, evidentohet dhe ilustrohet si në vijim: 1. Shkrimi letrar me gjuhë metonimike e diskurs anekdotik. Ky është modeli i Pashkut, model i ndjekur sidomos nga dy tre autorë vitet ’90-të (Kujtim Rrahmani “Taksa e Gjumi”). 2. Shkrimi letrar me gjuhë e diskurs historik, të cilën e vazhdon edhe sot (Ibrahim Kadriu, Zejnullah Rrahmani, Jusuf Buxhovi etj.) 3. Shkrimi letrar me gjuhë e diskurs eseistik me (Rexhep Qosja, Mehmet Kraja etj.) 4. Shkrimi letrar me gjuhë e diskurs filozofik (Zejnullah Rrahmani, Gëzim Aliu, Eqrem Basha) 5. Shkrimi letrar me gjuhë e diskurs simbolik (Sali Bashota me prozat poetike, Zejnullah Rrahmani me fragmente të shkurtra prozaike, Ibrahim Berisha me tregime) 6. Shkrimi letrar me gjuhë e diskurs imazhist, një realizëm i ri metamodernist (Binak Kelmendi, Ardian Haxhaj, Adil Olluri, po edhe Mehmet Kraja, Rexhep Qosja) 7. Shkrimi letrar me gjuhë e diskurs me gjuhë e diskurs sintetizues, herë në dialekt, e herë në idiolekt (Ag Apolloni, Ballsor Hoxha, Halil Matoshi) 8. Shkrimi letrar me gjuhë e diskurs dokumentues (Ibrahim Kadriu, Jusuf Buxhovi, Mehmet Kraja, Ag Apolloni) 9. Shkrimi letrar me gjuhë e diskurs politik (Rexhep Qosja, Jusuf Buxhovi, Mehmet Kraja).
“Gjuha e poezisë kushtëzohet nga liria poetike. Mirëpo, këtë e përcakton edhe koha e shkrimit. Pra, e përgjithshmja është gjuha figurative. E veçanta është dialekti e sidomos idiolekti. Megjithatë, përfaqësimi i varianteve gjuhësore zakonisht bëhet me autorë të periudhave më të hershme letrare. Gjuha e poezisë sot, është më deklarative, është edhe metonimike. Evokon, por ajo edhe rrëfen, jo si te poemat e mëdha romantike. Poezia e viteve të fundit është stisur edhe me një narracion diku më shumë e diku më pak, për të mos thënë kah një tis të lehtë fabulativ. Dikur në poezi ka qenë gjuha dhe diskursi mitik, po aq edhe nacional. Sot kjo gjuhë a diskurs është më i vogël, por më i madh narracioni”, përfundon Gashi.
Pas përfundimit të fjalimeve nga të dyja palët, bisedua u zgjerua edhe më shumë atëherë kur publiku u ftua për t’iu bashkangjitur diskutimit, përderisa shkrimtari dhe publicisti, Ibrahim Berisha, prozatori, përkthyesi dhe publicisti, Binak Kelmendi dhe shkrimtari Ibrahim Kadriu, zgjeruan bisedën tutje me mendime individuale të tyre të shprehura lehtësisht nën atmosferën e ngrohtë të krijuar mes publikut dhe panelistëve.
Ndërkaq, projekti “Debati për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie” do të mbahet deri në fund të muajit shkurt, ku çdo të martë dhe të enjte në KultPlus Caffe Gallery, duke filluar nga ora 17:00, do të debatohet rreth temave si: Letërsia dhe teknologjia, Letërsia e gruas, Roli i letërsisë në periudha krizash dhe Letërsia e përkthyer.
Kujtojmë se deri më tani janë trajtuar temat si: Liria dhe e drejta e autorit dhe Botimi, Vlerësimi i letërsisë sot dhe Libri, Leximi dhe Biblioteka, Krijimtaria letrare në periudhën e pandemisë, Komunikimi ndërkulturor dhe Gjuha e shkrimit letrar sot.
Projektin “Debati për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie” e ka përkrahur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit së Republikës së Kosovës. / KultPlus.com
Ishte prill i vitit 1996. Kisha shkuar në aeroport me tim vëlla Feridin për të pritur Kadarenë dhe zonjën e tij, Helenën. Nga takimi i parë nuk kishin kaluar as gjashtë muaj, ndaj prania e Feridit më jepte njëfarë sigurie. Si hipëm në makinë, në pasqyrëzën e brendshme shihja portretin e qeshur të Kadaresë, çka më jepte disi prehje. Po kujtonin ngjarje dhe njerëz kur ishin në Lidhjen e Shkrimtarëve. Aq e shkurtër m’u duk rruga deri në shtëpinë e tij, sa më erdhi keq se do të ndaheshim, kur ai, në vend që të përshëndetej, tha prerazi:
– Ngjituni lart të dy. Por nuk po ju ftoj për drekë, ta keni të qartë, – na siguroi duke qeshur.
Pasi parkuam makinën te Hotel Tirana, nuk vonuam dhe drejt e tek apartamenti i tij. Derën na e hapi gjithë bezdi një grua që s’e kisha parë ndonjëherë. Është Kakuja, e motra, më tha Feridi, ndërsa u ulëm në kolltukët e dhomës së pritjes. Hera e dytë që ndodhesha në atë vend. Nxora nga çanta nja pesë kopje të librit të “Dialog me Alain Bosquet”, që sapo e kisha shtypur në Itali. Po prisnim të vinte Kadareja, kur dëgjoj nga dera gjysmë e hapur zërin e Kakusë:
– Po këta, me vrap erdhën, nuk u pritej deri nesër!
Ka kaluar mbi çerek shekulli dhe nuk e harroj kurrë se si u ndjeva në ato çaste. Më duket sikur më djegin faqet edhe sot e kësaj dite nga turpi. Por do të kalonin shumë vite ta kuptoja domethënien e sjelljes së Kakusë.
Takimet me Kakunë ishin të rralla (ajo punonte në redaksinë e gazetës “Shekulli”), vetëm në promovime apo panairi libri. Por e solli rasti që të bënim një udhëtim të gjatë deri në Gjirokastër. Ishte janar i vitit 2001. Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, zoti Ylli Asllani, na kishte ftuar në një ceremoni me rastin e 65-vjetorit të lindjes së Kadaresë. E lamë me Kakunë të niseshim herët në mëngjes, sepse na priste një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Kur iu afruam Lushnjës, ndalova makinën pranë një restoranti dhe i thashë Kakusë që të zbriste. Ndërkohë ajo hapi një qese me byreçka, djathë, ëmbëlsira dhe e vuri në prehër.
– Uh, çfarë restoranti! – foli gati me zemërim. -Vetëm për të harxhuar paratë janë e prapë të merr uria, – vazhdoi. -Shko ti, po të pres këtu.
U ula i vetëm në restorant, por po më dukej sikur po i fshihesha Kakusë. (Që nga ky rast, me shaka u them të tjerëve se si mund ta përfytyronim një restorant sipas Kakusë. Ti hyn brenda, ndërsa ti ulesh, të rrethojnë kamerierët gjithë gëzim, të ofrojnë çfarë të duash dhe në fund, bakshishin nuk e jep ti, por ata, madje, të luten se ndryshe do ta ndienin veten keq. Ia thosha herë pas here këtë kur uleshim në bar apo restorante dhe fytyrës së saj nuk i lëvizte sikur një muskul.)
Kur po i afroheshim Gjirokastrës, m’u lut të ndalonim. Zbriti, hipi në ndenjësen prapa dhe më tha me të qeshur:
– Tani shiko drejt, mos kthe kokën mbrapa, se do të bëj striptizë!
Kur ndaluam pranë sheshit të Çerçizit, shikoj një Kaku tjetër. Një zonjë e vërtetë! Dhe në ndenjësen pranë një pirg me triko, bluza, xhaketa, shall. Ngaqë mëngjesi kishte qenë i ftohtë, ishte veshur e ngjeshur mirë.
Ishte një ditë e bukur, ndaj iu luta të më tregonte shtëpinë ku kishte lindur. Morëm rrugën të heshtur, por nën vështrimin e shumë kalimtarëve apo shitësve që rrinin në dyert e shitoreve. Po u afroheshim shtëpisë së Kadarenjve. Megjithëse e dëmtuar nga zjarri që kishte rënë kohë më parë, dukej madhështore nga larg. S’mbahet mend që kur s’kam ardhur këtu, më tha kur e pyeta se kur ka qenë hera e fundit. Befas fytyrës i kishte rënë një tis mallëngjimi. Gati përballë shtëpisë ishte një portë e madhe ku në dy gurë të mëdhenj anash ishin ulur dy gra. Njëra po thoshte: moj, si Kadrija më duket. Kurse Kakuja kokën drejt, as majtas as djathtas, nuk u hodhi sytë. Njëra prej tyre mori guximin, nxitoi të na priste rrugën dhe i doli përpara me një fytyrë ku mund të shihej qartë gëzimi:
– Moj, mos je Kakuja ti?
– Jo, – i tha Kakuja ftohtë. – Kush je ti?
– Po ti moj, Kakuja, je. Nuk më mban mend? Mamaja jote na jepte gjithnjë bukë kur dilnim e luanim në oborr.
– A, ashtu? Mirë jeni?
Nuk po u besoja veshëve. Asnjë shenjë mallëngjimi. Tronditjeje. Çfarë vetëpërmbajtje! Tmerr! U ndamë pa folur, tani ishim te porta e shtëpisë.
– E shikon atë shtyllë elektriku? Me llambën e rrugës lexoja libra natën. Na e fiknin dritën prindërit, mos harxhonim!
(Kur vite më vonë, në prani të Kakusë, ia tregova një herë Kadaresë, ai me një ton tallës i tha: “Po kur të duket edhe ty vetja e rëndësishme. Pika!” Ndërsa Kakuja, gjithë duke u vetëmbrojtur, me sy gati do t’ia shkrepte të qarit, ia ktheu: “Po ç’bëra, mo?”)
Pasdite u zhvillua një ceremoni për dhënien e titullit “Nderi i Gjirokastrës” Kadaresë, Musine Kokalarit dhe Eqrem Çabejt. Sa herë na afroheshin kamerat, Kakuja ia niste gjithë: bobo, ja do të më shohë Ismaili! Do të më bërtasë! (Tani që po i shkruaj këto radhë, e ndiej se sa dashuri kishte për vëllain e saj të shquar, por që për të tjerë kjo është së prapthi po t’i lexosh fjalët normalisht.)
Se sa dashuri kishte ajo për Kadarenë arrita ta kuptoja mirë, sidomos kur Kakuja filloi punën në redaksinë e “Onufrit”. Pas një bashkëpunimi të çmuar në botimin e veprës së plotë të Kadaresë, m’u duk fare e natyrshme ta kishim në staf. Aq më tepër kur kishte një përvojë të gjatë si redaktore, por, kryesorja, ishte një grua e kulturuar dhe kishte një dashuri dhe adhurim të çmendur për librat. Recitonte vargje të tëra nga “Onjegini”, vargje të Eseninit, Kadaresë, Agollit. Dinte të fliste bukur për çdo libër, për çdo personazh romani. Sepse jeta e saj kishte qenë vetëm libra. Ndaj ishte fat për një redaksi të kishte një punonjëse të tillë. Përveç kësaj, duke gjykuar moshën dhe shëndetin e saj, më dukej se për të ishte një prehja pas kaq vitesh punë sfilitëse nëpër redaksitë e gazetave qendrore. Por Kakuja nuk mund të ndahej dot nga gazetat. Kurioziteti i saj dhe dëshira për të qenë në këto mjedise ku ajo të sfidonte me aftësitë e saj kolegët ishte shumë e qartë për mua. Sidomos kur mora vesh se ndërkohë që punonte te ne ishte korrektore edhe në dy gazeta të tjera. Nuk e besova në fillim dhe gjithë dyshim i thashë: po si ia del të punosh pa pushim? Nuk pranoi asgjë. Kurrë nuk mund ta kuptoje se po thoshte ose jo të vërtetën. Aq vetëpërmbajtje kishte. Të nesërmen kishte lënë një letër, ku më kërkonte ndjesë dhe jepte dorëheqjen. O Zot, sa m’u dhimbs! I thashë të vinte në zyrë dhe me një ton dashamirës iu drejtova:
– Ç’më çan kokën, o Kaku? Pse kërkon të më mbushësh mendjen? Ti je e lirë pas pune të shkosh e të punosh ku ti dëshiron. Madje, si të mbarosh punën, mund të shkosh edhe të bësh striptizë! – shtova për ta zhdramatizuar situatën.
Por, sikundër e kuptova më vonë, ajo e bënte këtë për të marrë vesh se ç’thuhej, ç’do të shkruhej për Kadarenë. Kanë qenë kohë kur shtypi merrej shumë me jetën e Kadaresë dhe Kakuja e vuante shumë. Vetëm për këtë jetonte dhe kishte aq energji dhe shpirt luftarak sa nuk ia dilje dot ta frenoje. Kam pasur rastin ta shoh këtë që shkruaj kur në zyrë erdhi një zonjë, vajza e një përkthyesi të madh, dhe nënshkruam kontratë botimi. Për ta festuar, e ftova edhe Kakunë në restorantin përballë zyrave. Sapo Kakuja dëgjoi mbiemrin e zonjës, u sigurua se ç’lidhje kishte me një person që shkruante kundër Kadaresë vazhdimisht veç kur filloi e s’dinte të mbaronte. U krijua një situatë e rëndë. I lutesha të ndalonte, por kjo sikur e përndizte më keq. Zonja përballë vetëm buzëqeshte me atë fytyrën e saj të bukur dhe e shihte në sy Kakunë. Nuk e ndaloja dot. Si një lodër që bën zhurmë të tmerrshme, por nuk e ndalon dot po nuk i hoqe bateritë.
Ishte dashuria e saj për vëllain e famshëm! Jetonte vetëm për ta dëshmuar në çdo rast. Kaq e thjeshtë është.
E kam kuptuar me kohë këtë ndjenjë të bukur dashuri motre për vëllain, gjithë këto vite. Po sa e mezidukshme për të tjerët mund të ishte kjo. Dhe vërtet, si mund ta kuptosh në këto dy raste:
Ai sapo ka mbërritur pas gjashtë muajsh nga Franca dhe ajo si e trembur para tij.
– Hë, ç’kemi? (E pyet ai, as dorë, as përqafim.)
– Hiç, – përgjigjja e saj si një zog i trembur.
Apo kur nisej Kadareja për në Paris. Makina ka ndaluar përballë Sky Tower ku ka apartamentin. Sigurohem që dyert janë mbyllur dhe ndërsa hap derën për të ngarë makinën, pak më tutje shoh portretin e trishtuar, të dhembshur, të motrës. Nuk mundem t’i harroj këto çaste që përsëriteshin dy apo tri herë, çdo vit.
Ndërsa vendoseshin kurorat mbi varrin e Kakusë, s’di pse befas në kokë erdhi një mendim që e kisha pasur mbase brenda vetes përherë. Jetoi në këtë botë vetëm për dy dashuri të mëdha, të padyshimta, të përjetshme: për vëllain e saj të famshëm dhe për librat! /exlibris.al/ KultPlus.com
Kosova ka pranuar sot mbi 500 mijë `doza të vaksinës Pfizer të siguruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se ky donacion është siguruar nga presidenti amerikan Joe Biden.
“Po bëjmë pranimin e kontingjentit prej 515 mijë e 970 dozave të vaksinës kundër Covid-19 të siguruar nga presidentit i Shteteve të Amerikës Joe Biden dhe shteti mik i Kosovës”, ka thënë Latifi.
Latifi tha se stokut të vaksinave në MSH u janë shtuar edhe mbi 500 mijë vaksina kundër Covid-19.
“Me këtë dhuratë nga ShBA-të, stokut të vaksinave që MSh-ja i ka në dispozicion për qytetarët tanë i shtohen edhe mbi 500 mijë doza të tjera për të ndihmuar edhe më tej luftën kundër Covid-19”, ka thënë ai.
Ministri më tutje u ka bërë thirrje qytetarëve mbi moshën 12 vjeçare që të vaksinohen kundër Covid-19./Express/ KultPlus.com
Duket se shumë gjëra i kam bërë së prapthi në vegjëli desha të isha më i madh në moshë ndërsa tani përpiqem të kuptoj përse dhe se ç’do të thoshte të hiqeshe sikur ditë pas dite pashë vende të cilat nuk i shquajta deri sa më vonë nuk kish mbetur gjë prej tyre pati takime dhe largime që asokohe më kaluan siç dritaret e trenave rrëshqasin gjatë ditëve dhe shumë më vonë çasti dhe kuptimi i tyre m’u kujtuan ndërsa digjeshin fytyra që i njihja motesh dhe m’u bënë të dashura veçse kur ndjeva mall për to dhe kish stinë ankthi që ndërmendja plot përzemërsi gëzime që ikën pa kuptuar mandej duke i kërkuar pa lënë gjurmë se ku kishin qenë së fundi me mua dhe atje kish dashuri që mendohet se është diçka rinore dhe e gjeta i bindur se ishte ajo që ishte kur e kuptova sërish ndonjëherë pa e ditur ndonjëherë duke ngulmuar së koti mbi emrin e saj por e kuptova pjesa e saj më të mirë i fundit e ndonëse kjo mund të jetë rruga më e shkurtër më mirë do të kishte zgjatur pak kurdoherë qoftë dhe gjithë sa munda të gjeja më herët do kish humbur sakaq që arrita tek ato që duhet të merrja vesh paskëtaj
Përktheu: Edon Qesari / KultPlus.com
A young W.S. Merwin. (Credit: Estate of W.S. Merwin)
Angelina Jolie u rikthye në Uashington për të shprehur mbështetjen e saj për viktimat e abuzimit në familje duke i kërkuar Senatit të rinovojë Aktin për Dhunën Kundër Grave (VAWA), për të cilin ajo argumenton se ofron mbrojtje themelore për të mbijetuarit e abuzimit.
”Duke qëndruar këtu, në qendër të fuqisë së kombit tonë, unë mendoj për këdo që ndihet e pafuqishme përballë abuzuesit dhe nga një sistem që nuk arrin t’i mbrojë ato”, tha Jolie në fillim të fjalimit të saj.
”Miratimi i këtij ligji është një nga votimet më të rëndësishme për senatorët amerikanë për këtë vit”, theksoi tutje Jolie.
Jolie ishte me vajzën e saj, Zahara Marley Jolie-Pitt në Capitol Hill.
Sipas Variety, vizita e saj e fundit në Uashington ishte në dhjetor 2021, kur u takua me ligjvënësit në mbështetje të VAWA-s.
Aktorja ka qenë e përkushtuar në mbështetjen e saj për VAWA-n duke punuar me sponsorët dhe avokatët e saj për të shtuar dispozita për ligjin që trajton ndikimin te fëmijët në rastet e dhunës në familje.
Jolie gjithashtu ndau mbështetjen e saj për VAWA-n përmes Instagramit të saj zyrtar.
”Jam mirënjohëse dhe e përulur që bashkohem me avokatë dhe ligjvënës të përkushtuar”, shkroi aktorja.
VAWA u miratua për herë të parë në 1994, duke krijuar dispozita për ndjekjen penale në nivel federal të krimeve të dhunës në familje dhe sulmeve seksuale. Ligji gjithashtu ofronte mbështetje për strehimoret, qendrat e krizës së përdhunimeve dhe organizatat e tjera të komunitetit.
Pas riautorizimit në vitin 2012, ligji skadoi në vitin 2018.
Një koalicion dypartiak prezantoi dje një marrëveshje për të rinovuar VAWA-n. /atsh/ KultPlus.com
Më 11 shkurt, 1847 lindi Thomas Alva Edison, njëri nga personat më me ndikim në historinë e teknologjisë në tërë botën, shkruan KultPlus.
I njohur për etikën e tij të punës së madhe, këmbëngulësisë dhe zgjuarsisë, Thomas Edison është njëri prej shpikësve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Nga llamba në fotografinë, gjatë jetës së tij Edison mbajti mbi 1000 licensa në Shtetet e Bashkuara në emrin e tij, pa përmendur edhe tjerat rreth botës.
Kontributet e tij të mëdha në energji elektrike, filma, incizim të zërit madje edhe makina x-rreze ndryshuan botën në të cilën jetojmë sot. Së bashku me shumë arritje të tij, mentaliteti dhe etika e punës e Edison gjithashtu e shtyn atë drejt suksesit.
Ka shumë që mund të mësoni nga ky gjeni kreativ.
Shikoni këto 10 thënie të cilat do ju motivojnë dhe inspirojnë.
‘’Shanset humbasin nga shumë njerëz për shkak se ajo është e veshur me pantallona dhe duket si punë’’.
‘’Fati i mirë shpesh ndodh kur mundësia takohet me përgatitjen’’.
‘’Për të shpikur, ju keni nevojë për imagjinatë të mirë dhe për gjëra të vjetra’’.
‘’Gjeniu është 1 përqind inspirim dhe 99 përqind djersë’’.
‘’Dobësia jonë më e madhe qëndron në dorëzimin. Mënyra më e sigurt për të pasur sukses është që gjithmonë të provoni edhe njëherë tjetër’’.
‘’Unë nuk kam dështuar. Vetëm kam zbuluar 10,000 mënyra të cilat nuk kanë pasur
‘’Nëse do të bënim të gjitha gjërat për të cilat jemi të aftë, do të befasonim veten’’.
‘’Unë kam më shumë respekt për një njeri i cili ka një ide dhe arrin sukses me të se sa për një njeri i cili ka me mijëra ide dhe nuk bën asgjë’’.
‘’Gjithçka vjen te ai i cili bën kërkime përderisa pret’’./ KultPlus.com
Veprat artistike me qasje feministe tani e kanë një adresë përmes së cilës mund të vijnë në jetë – Fondin për Art Feminist të organizatës Artpolis, që ka nisur nga janari i vitit 2022.
E në kuadër të këtij Fondi gjatë muajit shkurt do të jepen premierë katër vepra artistike të artisteve dhe artistëve me tema e mënyra të ndryshme të prezantimit, por me një pikësynim të përbashkët – fuqizim të vajzave, grave e grupeve të margjinalizuara dhe shpërfaqjes së pabarazisë ndaj tyre.
KultPlus ju sjell të plotë njoftimin rreth këtij fondi.
Me dashuri e për dashurinë nis prezantimi i veprave në kuadër të Fondit për Art Feminist. Më 14 shkurt nga ora 18:00 në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës do të jepet premierë performanca “Vet’♥️” nga Andi Krasniqi e Arbnora Ademi.
“Vet’♥️” ka për qëllim të ngritë vetëdijen te shumica mbi të vërtetat e tranzicionit dhe është e bazuar në rrëfimet e personave që janë në mesin tonë. E ndarë në katër faza në të paraqiten dëshira, ankthi, realiteti personal i personazhit , ai i rrethit dhe të dashurit e vetvetes. Sfida, sakrifica dhe gjykimet që bëhen ndaj dikujt që askush pos tij/saj nuk e di si ndjehet në atë trup.
Katër ditë më vonë, 18.02.2022, para publikut në Teatrit Oda nga ora 18:00 do të prezantohet koreodrama e Leudrita Mustafës me titull “Grua mos hesht”. Kjo vepër vjen si narracion kundër dhunës ndaj grave, dhe sfidat me të cilat ato ballafaqohen në përditshmëri. Ngjarja realizohet përmes vëllëzimit bashkëkohorë në të cilën portretizohet një çift në faza të ndryshme të lidhjes së tyre, deri tek çlirimi përfundimtar i gruas nga një marrëdhënie toksike.
“Grua mos hesht” vjen si thirrje për të gjitha gratë që të mos tolerojnë padrejtësitë ndaj tyre e të kërkojnë ndihmë për t’u çliruar nga prangat e patriarkatit.
Kurse më 22 shkurt në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të jepet premierë baleti “Equal” me koreografi të Robert Nuhës me fillim nga ora 20:00.
“Equal” është projekti më i ri i artistik i kompanisë “Noa Dance Theater”, i cili vjen si rrjedhojë e kërkimeve të koreografisë së bazuar në teknikat më të fundit të dansit bashkëkohorë, konkretisht në improvizim të kontaktit, të cilat nxjerrin në pah shtypjen gjinore si akt i dhunshëm dhe i dëmshëm fizik e psiqik. Përmes imazheve që do të ofrojmë përgjatë kësaj performance do të pasqyrohen situata që ngritin pyetje të cilat targetojnë reflektimin e shoqërisë mbi çështjet fragjile të barazisë gjinore.
E më 24 shkurt në Sallën Koncertale të Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Prishtinës do të prezantohet vepra “Sonatë e Kristaltë” nga Entela Qarkagjija.
“Sonatë e Kristaltë” është një performancë në siluetë, duke luajtur në violë e piano që sjell narracionin mbi sfidat dhe paragjykimet me të cilat përballen instrumentistët, veçanërisht gratë.
Kjo iniciativë mbështetet nga Fondi për Artin Feminist i Artpolis, i cili përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. / KultPlus.com
Ambienti në KultPlus Caffe Gallery edhe mbrëmë si çdo herë u shndërrua në shtëpinë e dytë të artdashësve dhe jo vetëm. Ishin meloditë muzikore ato të cilat thumbonin atmosferën nga çasti në çast, melodi këto të cilat vinin nga përgatitjet për promovimin e albumit “Epikë” nga këngëtari i njohur, Naser Berisha, e që të njëjtat përplaseshin në katër anët e hapësirës duke paralajmëruar për një mbrëmje krejtësisht të veçantë e mjaft të ngrohtë mes të pranishmëve, shkruan KultPlus.
Fillimisht, pak para se ora të shënonte 19:00, një numër i madh i të pranishmëve veçse kishte kapluar hapësirën në një masë të madhe dhe ende pa filluar mbrëmja zyrtarisht, fotografitë, bisedat dhe buzëqeshjet e sinqerta tashmë kishin filluar të krijoheshin. Në ndërkohë, artistët që kishin edhe kohë pa u parë mes vete, shfrytëzuan hapësirën në KultPlus Caffe Gallery për të qenë të rrethuar rreth pikturave abstrakte të artistit Sadri Morina e për të bashkëbiseduar tutje.
Dashuria e mirësia, ishin këto dy ndjenja që fuqishëm po rrezatonin gjatë gjithë mbrëmjes. Por, entuziazmi kishte arritur deri në kupë të qiellit për të dëgjuar sa më shpejt këngën brilante ‘Epikë’ të Naser Berishës, kënga e katërt e albumit “Epikë”.
Pas kësaj pritjeje të lezetshme, drejtoresha e gazetës KultPlus, Ardianë Pajaziti, doli për një fjalë rasti e ku fillimisht falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre.
“Faleminderit Naser për këtë bashkëpunim të radhës dhe faleminderit të gjithë të pranishmëve që keni gjetur kohë për të ardhur e dëgjuar rrëfimin e Naserit rreth albumit të tij të fundit. Ky projekt është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e që ka filluar nga muaji janar, fillimisht me hapjen e ekspozitës së artistit Sadri Morina, e tani që po vazhdojmë me promovimin e albumit të Naserit”, thotë Pajaziti.
Në ndërkohë, fjalën e mori edhe këngëtari Naser Berisha, i cili së bashku me moderimin e Vlora Merovcit, ata zhvilluan një bashkëbisedim rreth albumit “Epikë”, album ky që vjen pas 16 vitesh pas publikimit të albumit të tretë.
“Kjo është kënga e tetë, pra kënga e fundit e albumit që po promovohet sonte me ç’rast po përmbyllet një cikël që ka filluar në muajin shkurt të vitit të kaluar. E kisha filluar pikërisht me këngën ‘Himni i Nënës’, që është një dedikim për nënën time, e cila që 31 vite më nuk është në mesin tonë. Pastaj vazhdova gjatë gjithë vitit duke i publikuar pothuajse çdo muaj nga një këngë dhe pikërisht një vit më pas edhe u publikua kënga e fundit duke u bërë kështu sonte edhe promovimi i albumit në tërësi”, thotë Berisha.
Sipas tij, kënga ‘Epikë’ është një këngë e veçantë për të për arsye se teksti i këngës është shkruar nga Rexhep Selimi, i cili për momentin gjendet padrejtësisht në burgun e Hagës, së bashku me bashkëluftëtarët e tij dhe në njërën anë ai e ka respektuar Berishën duke ia dhënë tekstin në mënyrë që t’i krijohet muzika, ndërsa në anën tjetër konsiderohet se ka qenë një siklet i madh për Berishën se a do të plotësonte pritshmërinë e tij që e ka pasur.
“Jam munduar që këngën ta bëjë diçka të veçantë dhe jashtë konturave të cilat janë mësuar njerëzit t’i dëgjojnë në këngët e mija. Për atë arsye edhe kam përdorur Korin, harkore e shumë instrumente në këtë këngë”, shpalos Berisha.
Përgjatë kësaj mbrëmje të pranishmit patën rastin të dëgjojnë këngë që Naser Berisha ka punuar që nga janari i vitit të kaluar, dhe ku përgjatë kësaj periudhe ka realizuar gjithsej tetë këngë.
Në albumin “Epikë”, katër këngë janë në autorësi të Naser Berishës, katër tekste, katër orkestrime, si dhe bashkautorë në dy këngë, në muzikë dhe tekst. Si producent muzikor dhe audio inxhinier në Mix dhe Master të këtij albumi, Naser Berisha përpos tetë këngëve të reja, ka përfshirë edhe si ‘bonus track’ dy hitet e pa vdekshme “Do te doja“ dhe “A me kujton“, këngë këto të riregjistruara përgjatë vitit 2021, në versionin akustik.
Këngët e këtij albumi pra sjellin si tematikë dashurinë, sikurse që ka të përfshirë edhe këngën ‘Himni i Nënës’, dedikim për nënën e tij, me rastin e 31 vjetorit të vdekjes së saj, pastaj kënga ‘Kohë’ për jetën e pa brenga të fëmijërisë së tij, atëherë kur telefonat nuk kishin ekzistuar dhe ishin lojërat e ndryshme ato të cilat zunë vend në kujtimet e tij.
Albumi “Epikë” ka marrë titullin nga kënga e katërt e këtij albumi, ku muzikën e ka realizuar Naser Berisha, orkestrimin Florent Boshnjaku, Valon Gashi në kitarë, kurse kjo këngë është realizuar me tekst të Rexhep Selimit, njërit prej themeluesve të UÇK-së, i cili këtë tekst e ka shkruar gjatë kohës së luftës.
E kjo punë një vjeçare e tij rreth albumit “Epikë” që mbrëmë po promovohej, solli aq shumë emocione të bukura, sa që nuk kishte mundësi tjetër përpos që të lëshohej edhe kënga ‘Epikë’, për të përmbyllur kështu suksesshëm ciklin e tij të këngëve të këtij albumi të jashtëzakonshëm që vjen për publikun pas plot 16 vjetëve që nga publikimit i albumit të tij të tretë.
Me sy e veshë të koncentruar drejt ekranit të vendosur para të pranishmëve, doli edhe kënga ‘Epikë’, këngë kjo që qysh në sekondat e parë, hyri në mendjen, trupin dhe shpirtin e njeriut. Me një videoklip tejet të realizuar bukur dhe stilin e tij të njohur, erdhi gërshetimi i melodive dhe tingujve që buçonin në tërë hapësirën e KultPlus Caffe Gallery, e që pothuajse donte të dilte edhe jashtë derës për të kapur yjet në qiell, njëlloj sikurse ylli i ulur poshtë mbrëmë; kënga ‘Epikë’.
Pas duartrokitjeve dhe brohoritjeve që duket se nuk kishin të ndalur në kuadër të publikimit të këngës dhe sikurse koha të mos kishte kaluar fare, këngëtari Naser Berisha doli në skenë me një siguri e besim në vetvete për të kënduar dy hitet e tij “Do të doja” dhe “A më kujton”, në versionin akustik.
Si në një rikthim në kohë, Naser Berisha i solli para publikut këto këngë që po buronin fuqishëm nga zemra e tij, një zemër kjo që në vete ngërthen dashurinë pakushte për muzikën. E kjo më së miri u dëshmua edhe mbrëmë me talentin e tij që fuqishëm nxori në përfundim se ai talent e pasion për këngën, nuk është tjetërsuar aspak.
Pena e tij për të shkruar tekste të mrekullueshme, mbetet edhe sot po aq e njëjtë, teksa mbrëmë ajo penë po shkrihej tërësisht në melodi nën ajrin e mbushur me ngrohtësi shpirtërore dhe dashamirësi të mirëfilltë.
Tutje, Naseri me një buzëqeshje që nuk po i hiqej as edhe për një moment, me karizmën dhe harenë e tij të poseduar, përgjatë mbrëmjes vazhdoi të nënshkruajë autografe të shumta në albumet që ai i dhuroi për të gjithë të pranishmit. E ndërkohë ishin shkrepjet e fotografive që në një vallëzim me muzikën, zunë dalëngadalë vendin e tyre për të krijuar një atmosferë të rehatshme për biseda e nga një gotë verë mes miqve që vazhduan deri në orët e vona të natës.
Kujtojmë se koncerti i parë live i paraparë për albumin “Epikë” vjen më 19 shkurt në Rockuzinë, natyrisht me instrumente elektrike. Ndërsa, tanimë të gjithë fansat e tij mund ta sigurojnë albumin nëpërmjet platformave të ndryshme.
Kjo mbrëmje është mbështetur nga KultPlus Caffe Gallery ku që nga muaji janar është duke mbajtur mbrëmje të ndryshme promovuese, mbrëmje këto që po realizohen me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Eventi është sponsorizuar nga Uji Rugova. / KultPlus.com
Adele ka thënë se turneu në Las Vegas që ajo shtyu së fundmi do të ndodhë “absolutisht 100%” gjatë këti viti, shkruan BBC, përcjell KultPlus.
Muajin e kaluar, këngëtarja postoi një video e përlotur një ditë para shfaqjes së saj të parë, duke thënë se nuk ishte gati.
Ajo tani i ka thënë prezantuesit të TV Graham Norton se ajo dhe ekipi i saj po punojnë jashtëzakonisht shumë për të përgatitur dhe konfirmuar datat e reja.
“Duhet të ndodhë këtë vit, sepse kam plane për vitin e ardhshëm,” i tha ajo.
Adele, e cila ka një djalë nëntë vjeçar Angelo me ish-burrin Simon Konecki, i tha emisionit të bisedës në BBC One të Norton se do të dëshironte të kishte më shumë fëmijë.
Por ajo nuk pranoi të thoshte nëse një unazë diamanti që kishte mbajtur në Brit Awards në fillim të kësaj jave do të thoshte se ishte fejuar me të dashurin Rich Paul. “Po të isha, a do t’i tregoja dikujt nëse isha apo nuk isha?” ajo tha.
Këngëtarja fitoi këngën më të mirë, albumin më të mirë dhe artistin më të mirë në ceremoni, dhe performoi këngën e saj “I Drink Wine”.
“Jam shumë e lumtur, me të vërtetë e tronditur,” tha ajo për suksesin e saj britanik. “Në fjalimin tim doja të falenderoja njerëzit e tjerë dhe djalin tim”.
“Tani jemi duke i dhënë fund, por nuk dua të shpall një seri të re datash derisa të di se gjithçka do të jetë patjetër gati. Sa më shpejt të njoftoj aq më mirë, por nuk mundem në rast se nuk jemi. gati në kohë. Po ndodh absolutisht 100% këtë vit”. /KultPlus.com
Pas suksesit të “Spider-Man: No Way Home”, Tom Holland po kthehet si Nathan Drake në adaptimin e video lojërave “Uncharted”, përcjell KultPlus.
“Kam luajtur dy personazhe shumë të famshëm që janë të famshëm për ngjitjen e gjërave”, tha aktori britanik 25-vjeçar për Reuters.
“Ishte e rëndësishme për ne që të krijonim këtë stil unik për Nathan Drake, kështu që nuk kishte fare ngjashmëri me Spider-Man, por… kur jeni duke bërë këta filma të mëdhenj, është emocionuese të shohësh se sa larg mund t’i kalosh kufijtë. për atë që mund të bësh fizikisht, për t’i dizajnuar këto sekuenca që të jenë unike, të freskëta dhe të reja”, tha ai.
Nathan Drake është ekuivalenti mashkullor i Lara Croft në botën e lojërave, duke thyer varre sekrete dhe duke shmangur kurthet vdekjeprurëse për të kërkuar objekte të lashta.
Holland bën pjesën e tij të marifeteve të guximshme, por promovimi i filmit përqendrohet në një sekuencë ku Drake bie nga pjesa e pasme e një avioni dhe përpiqet të kthehet në bord.
Holland e përshkroi si “gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë nga pikëpamja fizike”.
Mark Wahlberg fillimisht supozohej të luante Drake në adaptim, por u transferua te personazhi më i vjetër mentor i Sully kur prodhimi më në fund filloi.
Si Spider-Man dhe Drake, Holland po bëhet shpejt heroi më i madh i aksionit për brezin e tij.
“Një rom-com do të ishte mirë nëse jam i sinqertë, por… Më pëlqen të shtyj veten dhe të shoh se çfarë mund të bëj,” tha Holland. /KultPlus.com
Shoqata për Krimet e Luftës, “Gjakova 98-99”, ka dorëzuar në Departamentin për Krime Lufte në Policinë e Kosovës, 80 kallëzime penale që, sipas saj, lidhen me krimet e luftës të kryera nga forcat policore e ushtarake serbe në periudhën e luftës së fundit.
Drejtuesja e shoqatës, Shkëndije Hoda, ka deklaruar se deri më tani janë dorëzuar 80 kallëzime penale. “Faktikisht sot është kontingjenti i 15-të që është dorëzuar. Shoqata për krime lufte “Gjakova 98-99”, e cila vazhdon te sjell dosjet, kësaj here kemi sjell 80 lëndë dhe 80 kallëzime penale që kanë të bëjnë me vrasje, tortura dhe dëme materiale të shkaktuara gjatë luftë”, ka deklaruar Hoda.
Hoda deklaroi se një viktimë e dhunës seksuale ka dorëzuar padi kundër tre serbëve, të cilët i ka identifikuar nëpërmjet shoqatës.
“Është një prioritet për shoqatën, por është edhe një shtyrje për gratë e tjera që përmes shoqatës tonë munden me paditë, se sot nëpërmjet shoqatës tonë kemi edhe një padi, një viktimë e dhunës seksuale e cila ka ngre kallëzim penale ndaj tre kriminelëve të cilët i ka njohur dhe i ka identifikuar në zyrën tonë”, ka deklaruar Hoda./ KultPlus.com
Për vdekjen ai dinte ç’ish rrëfyer: që vjen, na merr e në heshtje na flak. Por kur ajo, nga ai e parrëmbyer, jo, qetë prej syve te tij u mpak, e u tret mes të panjohurash hije, e ndërsa ai ndjeu se ata tashmë atje gëzonin hiret e saj prej perëndie e buzëqeshjen e saj kishin hënë të re: iu dukën të vdekurit aq të njohur, si të kishin qënë miq të vjetër; i la të gjallët të flisnin, patjetër por s’u besoi më e atë vend të ftohur e quajti te përëmblin e në cdo skaj, e mati. Që të mos vriteshin këmbët e saj./ KultPlus.com
Sting shiti të gjithë katalogun e tij muzikor të shkrimit të këngëve, si artist solist dhe ato me grupin ”The Police”, te Universal Music Publishing Group (UMPG).
Katalogu përfshin megahite globale, përfshirë “Roxanne”, “If I Ever Lose My Faith In You”, “Desert Rose”, “Message in a Bottle” dhe “If You Love Somebody Set Them Free”.
Muzikanti, aktori dhe aktivisti me origjinë britanike, i lindur si Gordon Matthew Thomas Sumner, ka shitur më shumë se 100 milionë albume dhe ka fituar 17 çmime Grammy gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, e cila filloi në fund të viteve 1970 dhe nuk tregon shenja ngadalësimi.
Albumi i tij i fundit “The Bridge”, u publikua në nëntor.
Në mars ai do të rifillojë turneun e tij botëror “My Songs” në Evropë.
Këngëtari i “Englishman in New York” deklaroi se ishte i lumtur që katalogu i këngëve të tij drejtohej nga UMPG dhe Jody Gerson, president i kompanisë.
”Për mua është absolutisht thelbësore që puna ime të vlerësohet dhe respektohet, jo vetëm për t’u lidhur me fansat e vjetër në mënyra të reja, por edhe për t’i prezantuar këngët e mia me audiencë të re tek brezat e rinj”, theksoi ai./ KultPlus.com
Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë është dita e 11 Shkurtit, shpallur e tillë me një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 22 dhjetor të vitit 2015. Dita njeh rolin kritik që gratë dhe vajzat luajnë në shkencë dhe teknologji.
Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë zbatohet nga UNESCO dhe Gratë e Kombeve të Bashkuara, në bashkëpunim me agjensi dhe institucione ndërqeveritare, si dhe partnerë të shoqërisë civile, që synojnë promovimin e grave dhe vajzave në shkencë.
Qëllimi i kësaj dite është të promovojë qasje të plotë dhe të barabartë për pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në shkencë. / KultPlus.com
Muzeu kryesor i artit në Belgjikë u ka kthyer një pikturë që mbante për 71 vjet stërnipërve të një çifti hebre, prona e të cilëve u grabit nga nazistët pasi ata u larguan në prag të Luftës së Dytë Botërore, përcjell KultPlus.
Firma ligjore e familjes me bazë në Berlin iu afrua Musees royaux des Beaux-Arts (Muzeu Mbretëror i Arteve të Bukura) më shumë se pesë vjet më parë.
“Gjithsej familja po kërkon 30 vepra arti,” tha avokati Imke Gielen. “Kjo është e para që është identifikuar me të vërtetë sepse për fat të keq nuk kemi imazhe të pikturave të zhdukura.”
Asnjë nga nëntë stërnipërit, të cilët jetojnë jashtë Belgjikës, nuk ishin të pranishëm të enjten.
Piktura, me lule rozë në një vazo blu nga artisti gjerman Lovis Corinth, i përkiste Gustav dhe Emma Mayer, të cilët u larguan nga shtëpia e tyre në Frankfurt në 1938 për në Bruksel deri në kalimin e tyre në Britani në gusht 1939.
Megjithatë, ata nuk ishin në gjendje të merrnin gjërat e tyre, përfshirë 30 pikturat, të cilat u plaçkitën nga nazistët. Së bashku me ato të marra ishin “Lulet” ekspresioniste e pikturuar në vitin 1913 nga Korinti, shumica e veprave të të cilit nazistët e dënuan si “të degjeneruara”.
Pas luftës, autoritetet belge nuk arritën të përcaktonin se kujt i përkiste dhe ia besuan muzeut në vitin 1951.
Shefi i muzeut, Michel Draguet tha se kishte qenë më e lehtë për të gjetur pronarët origjinalë të veprave të artit në rastin e familjeve hebreje që jetonin në Belgjikë, për shkak të arkivave dhe kontakteve.
“Këtu, ishte e pamundur edhe të dihej nëse kjo vepër vjen nga Gjermania apo nga një vend tjetër”, tha Draguet për Reuters.
Muzeu, i cili i bëri thirrje publikut në vitin 2008 në faqen e tij të internetit për informacion mbi pikturën, hapi gjithashtu të enjten dy dhoma që përmbajnë dhe trajtojnë artin e grabitur nga nazistët dhe veprat e marra nga Belgjika gjatë periudhës së saj koloniale. /KultPlus.com
Luc Montagnier, virologu francez i vlerësuar me çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 2008 për zbulimin e HIV (Virusi i Mungesës së Imunitetit të Njeriut) që shkakton AIDS-in, ka vdekur në moshën 89-vjeçare, njoftoi sot agjencia e lajmeve AFP.
Montagnier u nderua me çmimin Nobel së bashku me kolegen e tij Françoise Barré-Sinoussi, të cilët të dy punuan për Institutin Pasteur në Paris, ku izoluan virusin në fillim të viteve 1980.
Zbulimi formoi bazën për mjekimet e sotme kundër SIDË-s.
Montagnier u angazhua në një betejë të gjatë me virologun amerikan Robert Gallo për zbulimin e HIV-it dhe patentave përkatëse për testimin e virusit. Komiteti Nobel arriti në përfundimin se zbulimi ishte bërë në Francë.
Montagnier aplikoi për licensën që i jepte të drejtën për të kryer testin e parë të AIDS-it gjysmë viti përpara Gallo, megjithëse Gallo-s i ishte miratuar më herët nga zyra e autoritetit në SHBA. Konflikti u zgjidh në vitin 1994.
Gjatë viteve të fundit, Montagnier mbështeti ide të diskutueshme. Gjatë pandemisë së koronavirusit, ai sugjeroi që variantet mund të shkaktohen nga vaksinimi. Ai gjithashtu shprehu dyshimin se virusi ishte krijuar qëllimisht./ KultPlus.com
Sonte, e premte, 11 shkurt 2022, në ambientet e KultPlus Caffee Gallery në Prishtinë, PEN Qendra e Kosovës vazhdon aktivitetet e veta kulturore e letrare paraparë me projektin “Debati për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie”.
Temë shqyrtimi sonte është Gjuha e shkrimit letrar sot.
Për këtë temë referojnë Anton Berishaj dhe Agron Gashi. Takimin do ta udhëheqë Avni Spahiu.
Projektin “Debati për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie” e ka përkrahur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit e Republikës së Kosovës.