Në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar “Travel Fest Albania” i cili u mbajt nga data 18 – 24 Korrik 2022 në Tiranë në 3 kinema paralele u shfaqën 122 filma nga 42 vende të Botës, ku pjesëmarrës ishin shumë autor të huaj dhe vendas.
Filmi i shkurtër dokumentar “Sparks of Light” është shfaqur me 22 Korrik 2022 në Kinemanë e hapur në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës.
Filmat pjesëmarrës nga e gjithë bota ishin në garë në kategori të ndryshme, ndërsa në kategorinë e filmit shqip çmimin kryesor e ka fituar filmi i shkurtër dokumentar “Sparks of Light” me regji nga Burim Haliti, producente; Ganimete Sava dhe drejtor fotografie; Michael Stoeger dhe me protagonist; Fahri Krasniqi.
Filmi “Sparks of Light” është prodhim i “Art Without Limit” dhe “Eureka Film & Production” nga Prishtina, ku në këtë Festival ishte prezantimi i parë në kategorinë Albanian në konkurrencë zyrtare, dhe poashtu çmimi i parë si filmi më i mirë (Best Albanian Film).
Në këtë festival poashtu u ndanë çmime në kategori të tjera Ndërkombëtare të cilat çmime ju takuan Autorëve të huaj!
Nga 27 korriku e deri më 7 gusht do të mbahet “Karvani i Diasporës”.
Kështu ka thënë Donika Gërvalla, ministrja e Punëve të Jashtme, gjatë një konference për media, të martën.
Në këtë kopnferencë për media ka marrë pjesë dhe zëvëndësministrja e MPJ-së, Liza Gashi.
“Programi i dytë i cili është fillimisht një program pilot është një program që ka të bëjë me diplomacinë publike. Është një interesim i natyrshëm i Republikës që të rinjtë që janë lindur e rritur në diasporë që ta njohin Kosovën përtej lidhjeve familjare”, ka thënë Gërvalla.
Po ashtu është bërë e ditur se platforma “ShijoKosovën” do të lansohet të mërkurën në Gjilan.
“Është program lidershipi i cili është i dizajnuar që të zgjasë 6 muaj. Ky program është si pjesë e ndërlidhjes së strategjisë për diplomaci qytetare. Ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat që të jenë pjesë e programit dhe të presim një ndërlidhje të tyre”, ka deklaruar ajo. /Express / KultPlus.com
Kompania britanike, Ariana Resources PLC, ka fituar licencë për kërkimin e arit në Kosovë, përkatësisht në fshatin Herticë, shkruan proactive.
Lidhur me këtë është deklaruar edhe drejtori menaxhues i kompanisë, Kerim Sener.
“Shtimi i projektit me shumë perspektivë të Herticës në portofolin e Tethyan-it Perëndimor është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e gazsjellësit tonë hulumtues në Kosovë,” tha Dr. Kerim Sener, drejtor menaxhues i Ariana Resources.
Licenca e kërkimit në Herticë mbulon 58 kilometra katrorë dhe shtrihet në pjesën verilindore të Kosovës në një zonë me shumë perspektivë, shkruan proactive. / KultPlus.com
Ne të dy kemi qenë në bërthamën e një guri, tha pema po, i thashë unë dikur emri ynë ishte rrokja e parë e mjegullës që mbulonte gjithçka, tregimin tim dhe ëndrrat, e di, i thashë unë
Një natë në ëndërr më hyri një lumë, që më pas u bë det, po, i thashë unë, deti më pas u bashkua me ëndrrën dhe u bë oqean me një anije të madhe në mes, në atë anije kam qenë dhe unë, -i thashë.
Pas saj të tjera anije do të nisnin udhëtimet pafund duke mbajtur mbi borde marinarë mendje-krisur dhe ëndërrimtarë si puna jote edhe si puna jote, thashë unë.
Dikush filloi të më tregonte një tregim dhe nga kjo gjë nisi të krijohej universi. / KultPlus.com
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar sot policin Enver Zymberi, i cili në vitin 2011 u vra nga struktura kriminale serbe në një aksion policor për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës.
“Në kronologjinë e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, disa data janë të shënjuara edhe me emra të përveçëm, sikur 26 korriku i vitit 2011, kur gjatë një aksioni policor për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës, pati rënë dëshmor pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi”, shkruan Kurti i cili tutje ka potencuar që asnjëherë deri sot nuk janë zbuluar dhe nuk janë nxjerr para drejtësisë vrasësit.
“Ai u vra nga struktura kriminale serbe, që asnjëherë deri sot nuk janë zbuluar dhe nuk janë nxjerrë para drejtësisë. Ushtar i UÇK-së në luftë më 1999, Enver Zymberi ra dëshmor i veshur me uniformën e policisë, në kryerje të detyrës zyrtare dhe në bartje të misionit për shtrirjen e plotë të sovranitetit. Andaj, Enver Zymberi është dëshmor i sovranitetit dhe ligjshmërisë së Republikës së Kosovës, për çka shteti ynë asnjëherë nuk do ta harrojë, sepse Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të heq dorë nga sovraniteti i saj dhe as nga shteti ligjor dhe i së drejtës. Dikur, për dekada rresht, shqiptarët kanë rënë dëshmorë për një Republikë të Kosovës që e synonim por që nuk e kishim, kurse tani që e kemi Republikën e Kosovës, ajo ka edhe dëshmorët e përplotësimit dhe ruajtjes së saj, sikur Enver Zymberi”, shkruan Kurti.
Në nderim të veprës së Enver Zymberit dhe policëve të rënë në detyrë, në mbledhjen e 24-të të Qeverisë, ëhstë propozuar që 26 korriku të shënohet si Dita e Policëve të rënë në krye të detyrës.
“Çdo përvjetor i rënies së Enver Zymberit, rikthen britmat e kujtesës tonë institucionale, për t’i çuar para drejtësisë ata që e vranë dhe për t’i rimenduar mësimet e mësuara nga aksioni i filluar më 25 korrik 2011, aq të nevojshme në rrugën tonë për forcimin e rendit e ligjit dhe për ruajtjen e sovranitetit të plotë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Në nderim të veprës së Enver Zymberit dhe policëve të rënë në detyrë, në mbledhjen e 24-të të Qeverisë, propozuam që 26 korriku të shënohet si Dita e Policëve të rënë në krye të detyrës.
I përjetshëm qoftë kujtimi dhe lavdia e heroit të Republikës sonë, Enver Zymberi!” / KultPlus.com
Historiani Shkëlzen Gashi, i cili kohë më parë ka botuar biografinë e paautorizuar të Adem Demaçit, e ka sqaruar fotografinë historike të Demaçit ku ai shihet para policëve serbë në vitin 1992 në Prishtinë.
Gashi e ka treguar ngjarjen e asaj dite dhe asaj proteste përmes një statusi vitin e kaluar.
Postimi i plotë i Gashit:
Kjo fotografi është shkrepur përballë Hotelit Grand në Prishtinë në vitin 1992 nga fotografi Hazir Reka dhe për herë të parë është botuar në librin tim ‘Adem Demaçi – biografi e paautorizuar’ (2010). Ngjarja është paraqitur në libër si vijon:
Qysh më 1990 regjimi sërb i kishte përzënë studentët shqiptarë nga objektet universitare. Më 1991 ata kishin organizuar disa protesta dhe greva për lirimin e këtyre objekteve, por ato qenë shuar dhunshëm nga policia sërbe.
Në fillim të janarit 1992, Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, u kishte drejtuar letër autoriteteve jugosllave dhe liderëve botërorë lidhur me mbylljen e universitetit, për ç’arsye qe burgosë nga regjimi sërb për 60 ditë. Po në janar 1992, Ministria e Arsimit e Kosovës pati vendosë që mësimi të mbahej nëpër shpi private. Një protestë masive qe organizuar në Prishtinë në tetor të këtij viti për lirimin e hapësirave të universitetit, e cila po ashtu qe shuar me dhunë nga policia sërbe.
Demaçi merr pjesë në këtë protestë të studentëve. Policia ua zë rrugën protestuesve dhe i urdhëron të shpërndahen; përndryshe ka autorizimin t’i vrasë. Demaçi bën disa hapa para duke u shkëputë nga radha e parë e protestuesve. «Në paçi urdhër me vra, më vrani mua të parin», u bërtet Demaçi policëve ndërsa vazhdon të ecë. Policia e hap rrugën dhe protestuesit çajnë përpara në drejtim të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, kërkesat e protestuesve shpërfillen krejtësisht. / KultPlus.com
Data 21 korrik shënoi nisjen e edicionit të dytë të festivalit të parë Operistik në Kosovë, “Ramë Lahaj International Opera Festival”. Ky edicion i cili me prurjet e tij po ngjallë emocione të forta te publiku, i cili në secilën mbrëmje po e mbush sallën plotë, nuk do të ishte special pa një mbrëmje dedikuar Bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarushës, shkruan KultPlus.
Kanë kaluar dy vite prej kur Nexhmije Pagarusha nuk është në mesin tonë fizikisht, por artistët siç është Ramë Lahaj, kujdesen që magjia e saj të jetë prezentë përherë në mbrëmje të tilla ku jehon muzika e mirëfilltë.
Andaj, sonte më datë 26 korrik në kuadër të festivalit RLIOF, do të jetë një mbrëmje e dedikuar plotësisht për Nexhije Pagarushën.
Në këtë mbrëmje do të performojnë: Arta Jashari, Zana Abazi Ramadani, Mirlinda Koci, Klodjan Kaçani, Armand Likaj dhe Granit Musliu, shoqëruar në piano nga Mennan Bërveniku.
Tenori Ramë Lahaj është shprehur se festivali do të ishte i mangët pa një mbrëmje që i dedikohet Nexhmije Pagarushës e cila sipas tij jeton e frymon rreth nesh përmes thesarit muzikor që ajo na ka lënë.
“Kanë kalu 2 vite prej kur zemra jonë Nexhmije Pagarusha nuk është më në mesin tonë për të ardhë e për të na mbështetë edhe fizikisht në mbrëmjet tona, ashtu siç bënte dikur edhe pse shëndeti e kishte rënduar.
Ajo jeton e frymon rreth nesh, e kemi përditë e në çdo çast me vete përmes thesarit muzikor që ajo na ka lënë. Festivali do të ishte i mangët pa një mbrëmje që i dedikohet të madhes Nexhmije Pagarusha, andaj ju ftoj të gjithëve që sonte ta kujtojmë së bashku muzikën e shpirtin e saj, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Kosovë, prej orës 20:00.
Sonte do të kujtojmë edhe të madhin e muzikës shqiptare Çesk Zadeja, në 95 vjetorin e tij me shumë vepra premierë enkas për natën e sotme, që do të performohen nga Arta Jashari, Zana Abazi Ramadani, Mirlinda Koci, Klodjan Kaçani, Armand Likaj dhe Granit Musliu, shoqëruar në piano nga Mennan Bërveniku”, ka shkruar Lahaj në Facebook. / KultPlus.com
Profesionisti i baterisë, Teoman Ukça, ka lansuar albumin e tij më të ri, të titulluar “Beyond Time”, shkruan KultPlus.
Ky është albumi i dytë personal i Ukçës, i cili vjen në stilin fussion jazz funk.
Për të sjell gjithë këtë projekt, bateristi ka bashkëpunuar me muzicientë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me trumpistë nga Turqia dhe muzicientë të njohur vendor.
Muzicientët që kanë përthekuar krijimin e këtij albumi janë: Faton Macula në kitarë, Kejdi Burbullushi në kitarë, Baris Dogukan në trumpetë, Ervin Dhimo – bass kitarë, Jeton Dolaku – piano, Dukagjin Muhaxheri- saxophone, Edmond Gjinolli – bass dhe Gent Gorani – kitarë.
Albumi i cili ka dal më datë 3 qershor, tashmë mund ta gjeni në të gjitha platformat muzikore, si: Spotify, Deezer, Amazon etj.
Deri më tani, Ukça i ka realizuar dy promovime live të albumit, në Prizren dhe Ferizaj, ndërsa këtë të mërkurë do të ndodhë promovimi i radhës, në Gjakovë, për të vazhduar tutje edhe në qytetet e tjera të Kosovës.
Një album i tille duket se i ka munguar tregut të muzikës kosovare dhe Ukça është kujdesur në detaje që të sjell më të mirën.
Për më tepër ky është linku ku mund të shikoni tingujt e ndërthurur mrekullisht nga këta profesionistë. / KultPlus.com
Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu dhe Kryeministri Albin Kurti do të priten në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Në fokus të diskutimeve do të jetë thellimi i partneritetit bilateral Kosovë-SHBA në nivel strategjik, angazhimi i përbashkët në drejtim të adresimit të sfidave ndaj paqes dhe sigurisë në rajon dhe Evropë, si dhe mbështetja për Kosovën në sektorët strategjik.
Takimi me Sekretarin e Shtetit Blinken do të mbahet në një periudhë përcaktuese për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë, si dhe për kontinentin evropian e më gjerë si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë.
Në takim, Presidentja Osmani do të kërkoj vazhdimin e mbështetjes amerikane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, duke përfshirë edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ajo do ta informojë Sekretarin Blinken edhe për hapat të cilat i ka ndërmarrë Kosova në avansimin e rrugëtimit euroatlantik, si dhe për angazhimin aktiv të institucioneve të Kosovës në drejtim të zbatimit të reformave në fushën e sundimit të ligjit.
Me qëllim të hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit nën kornizën e partneritetit bilateral strategjik, do të diskutohet edhe për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, ekonomisë, si dhe fusha të tjera të rëndësisë së veçantë. Takimi do të mbahet sot në Departamentin Amerikan të Shtetit në ora 16:30, sipas orës lokale në Uashington D.C., respektivisht në ora 22:30 sipas kohës së Kosovës./ KultPlus.com
Kanë kaluar katër vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i cili iku në moshën 82 vjeçare.
I njohur si Mandela i Kosovës, Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.
Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik.
Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990-1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007). / KultPlus.com
Ura Peleshac e Kroacisë nga 26 korriku do t’iu mundësojë udhëtarëve të shmangin disa pika të kontrollit kufitar, por jo të gjithë janë të mahnitur me strukturën e saj spektakolare.
Nga pista e papërdorur ende e urës së Peleshacit, Ivo Jerkoviq shikon fshatin bregdetar të Komarnës, ku shërben si kryetar bashkie.
“Kur të hapet ura, ne do të jemi në qendër të një rrethi”, thotë ai, duke treguar nga qytetet turistike të Dubrovnikut dhe Mostarit, e më pas përtej Adriatikut, deri në Gadishullin malor të Peleshacit.
“Mendoj se ky sezon [turistik] do të jetë shumë i mirë. Pas dy vjetësh me [pandeminë] COVID, ne jemi gati”, thotë ai.
Ura prej 2.4 kilometrash, në të cilën qëndron Jerkoviq, pritet të shkarkojë në mënyrë dramatike rrugët tokësore përgjatë bregdetit ballkanik.
Shoferët në rrugën bregdetare të Kroacisë jugore aktualisht duhet të kalojnë një pikë të kontrollit kufitar në Bosnje e Hercegovinë, përpara se të kthehen sërish në Kroaci – që është territor i Bashkimit Evropian – rreth 9 kilometra më vonë.https://www.evropaelire.org/a/ura-peleshac-kroaci/696403/1/31854531.html
Kroacia duhet të pranohet në zonën e lëvizjes së lirë, Shengen, në vitin 2024, dhe kalimi nëpër Bosnje do të ishte një pengesë masive për të.
Një kusht për anëtarësim në Shengen është që udhëtarët dhe automjetet të kontrollohen në hyrje dhe në dalje të territorit Shengen.
Pika shtesë e kontrollit në Neum të Bosnjës do ta rriste ngarkesën në trafik, sidomos gjatë muajve të nxehtë të verës.
Pika shtesë e kontrollit në Neum të Bosnjës do ta rriste ngarkesën në trafik, sidomos gjatë muajve të nxehtë të verës.
Punëtorët kinezë duke punuar në një nga këmbët e urës, maj 2022.
Disa opsione të tjera për kapërcimin e territorit të Bosnjës kanë përfshirë më herët një shërbim tragetesh, një tunel nënujor dhe një korridor “të mbyllur” autostrade përmes Bosnjës.
Punimet në urën e projektuar nga slloveni Marjan Pipenbaher kanë filluar në vitin 2018, pasi Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të mbuluar 85 për qind të kostos, ndërsa Kroacia 15 për qind. Kostoja totale e projektit është 438 milionë dollarë.
Tenderin për ndërtimin e urës me katër korsi e ka fituar korporata kineze Rruga dhe Ura.
Një familje kroate shijon një piknik pranë urës së Peleshacit.
Në Neum të Bosnjës – vendin që do të shkarkohet nga trafiku kur të hapet ura – parashikimet lokale për të ardhmen janë të përziera.
Nikita, një kamerier në restorantin Motel More, nuk është optimist.
“Kjo rrugë është jeta”, thotë ai dhe shton se kur të hapet ura dhe pushuesit do të kalojnë me makinë rreth Neumit, biznesi i tij – i cili kryesisht varet nga turistët që kalojnë andejpari – “do të mbarojë”.
Larg autostradës ka më pak ankth. Në kafenenë City Bar që ndodhet pranë bregdetit të Neumit, pronari Davor shpreson se qasja e lehtë në plazhet e Gadishullit të Peleshacit, do të tërheqë më shumë qytetarë nga Bosnja. Ai përmend edhe një pjesë të një rruge të re që do të hapet, e që do të shkurtojë udhëtimin nga Mostari për në Neum. “Disa njerëz, thjesht, kanë frikë nga ndryshimet”, thotë ai.
Pamje e urës Peleshac.
Në Komarna të Kroacisë, vendasit po përgatiten për një fluks turistësh këtë verë. Fshati piktoresk, me anijet e tij të peshkimit që mbushin Detin Adriatik, do të jetë në pamje të plotë të shoferëve që kalojnë përmes urës.
Qyteti kroat, Komarna, me Urën e Peljesaçit që shihet në sfond.
Ivo Jerkoviq tashmë ka nisur të riemërojë disa biznese në fshat. Restoranti që ai drejton në Komarna – i cili përdorej për të ushqyer punëtorët gjatë dimrit – do të rihapet së shpejti me emrin e ri – Ura – për t’iu referuar pamjes spektakolare nga tarraca e tij. /REL / KultPlus.com
Paul Sorvino, një aktor mbresëlënës, rolet e të cilit varionin nga bosi i mafias në “Goodfellas” deri në një periudhë të hershme në dramën e gjatë të policëve “Law & Order”, ka vdekur në moshë 83-vjeçare.
Vdekjen e tij e ka bërë të ditur bashkëshortja Dee Dee.
“Zemrat tona janë thyer, nuk do të ketë kurrë një Paul Sorvino tjetër, ai ishte dashuria e jetës sime dhe një nga interpretuesit më të mëdhenj që ka zbukuruar ndonjëherë ekranin dhe skenën”, ka thënë ajo në një deklaratë.
Përveç roleve të tij duke përfshirë mafiozin Paulie Cicero në “GoodFellas” dhe Fulgencio Capulet në “Romeo and Juliet” të Baz Luhrmann, Paul ishte gjithashtu një tenor i respektuar që përmbushi një ëndërr të jetës kur performoi për Operën e New Yorkut në 2006./21Media/ KultPlus.com
Në kuadër të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA, më 28 korrik do të zhvillohet një koncert në sheshin “Skënderbej”, përcjell KultPlus.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se në këtë koncert do të marrë pjesë këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe këngëtari Flori Mumajesi.
“Xhensila do të jetë në shesh. Bashkë në 28 korrik, me super koncertin në sheshin Skënderbej, për dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Evropian 100 vjet më pas.“
“Flori do të jetë në shesh.Bashkë në #28Korrik, me super koncertin në #sheshinSkenderbej, për dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Europian 100 vjet më pas.“
Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajtën në 19 korrik Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes tyre në Bruksel, që shënoi edhe hapjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në BE. / KultPlus.com
Vdiq në moshën 84-vjeçare prof. dr. Ali Muka, studiues i njohur i arkitekturës popullore e veçanërisht i artit fshatar të ndërtimit.
“Trashëgimia kulturore dhe kultura shqiptare në përgjithësi humbën një studiues të vyer, që ia dedikoi gjithë jetën hulumtimit dhe dokumentimit të së bukurës shqiptare”, shkruan ministrja Margariti për profesor Mukën, i cili do të lërë një vend bosh në radhët e studiuesve të palodhur.
Prof. dr. Ali Muka lindi më 10 dhjetor 1938 në Përmet. Pasi përfundoi shkollën e mesme profesionale (Teknikumin e Ndërtimit) në Tiranë me rezultate të larta, në shtator 1960 u dërgua për të studiuar në Universitetin e Bratislavës (Çekosllovaki), ku studioi vetëm një vit. Pas situatës së krijuar në vitet ’60, i vazhdon studimet në Universitetin e Tiranës pranë Fakultetit të Inxhinierisë (dega e Ndërtimit) nga shtatori i vitit 1961 deri në korrik 1966 dhe diplomohet si inxhinier për ndërtime qytetare.
Në vitin 1969 emërohet punonjës shkencor për studimin e kulturës materiale e veçanërisht të banesës tradicionale fshatare, pranë Institutit të Historisë e Gjuhësisë (IGJH), pjesë e Fakultetit të Historisë e Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Që nga viti 1978 e derisa doli në pension në vitin 2008 ishte pjesë e Institutit të Kulturës Popullore në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në rolin e punonjësit shkencor.
Përgjatë veprimtarisë së tij shkencore për një periudhë gati 40-vjeçare, prof. Muka u shqua veçanërisht në fushën e gjurmimit, dokumentimit e studimit të arkitekturës popullore, me theks vendbanimet, ndërtimet dhe artin fshatar të ndërtimit. Bilanc i gjurmimeve mbi 30-vjeçare është materiali grafik, fotografik e përshkrimor, i depozituar në Arkivin Etnografik të Institutit të Kulturës Popullore. Falë kësaj veprimtarie të dendur në terren, duke filluar nga viti 1974 e në vazhdim, prof. Muka botoi mbi 140 artikuj në revistat periodike shkencore.
Në veprimtarinë e gjerë kërkimore shkencore dhe botuese të prof. Ali Mukës zënë vend të spikatur dy prej monografive më të rëndësishme në fushën e studimit të banesës tradicionale të zonave rurale shqiptare, siç është monografia (“Banesa fshatare dhe familja e madhe”, (2001) dhe “Ndërtimet tradicionale fshatare-monografi etnologjike” (2007).
Gjithashtu ai ka patur edhe një aktivitet pedagogjik si pedagog e lektor i jashtëm në universitetet shqiptare, duke i drejtuar studentët në ekspedita e praktika në terren apo edhe si udhëheqës i temave të tyre të diplomës. / KultPlus.com
Shko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal. Dhe, dije mirë, kurrë më një e një nuk bëjn’ një si thonte Hikmeti, ai farë poeti me këngë prej zjarri. Shko merri me vete lutjet tua, edhe hijen tënde hiqe zvarrë rrugëve si gjënë e ndyrë. Mos u kthe pas.
Mos i harro sytë e përlotur në shtekballin tim. Mos thuaj lamtumirë. Asgjë mos thuaj. Merri me vete gjurmët nëpër të cilat erdhe një natë më e përvuajtur se frika dhe hyre në mua.
Shko dhe bëhu fjalë e mbrame n’gojën time. Bëhu shkrepetirë e fikur n’ylberin e shkrimit tim. Bëhu çdo gjë pos Meje e Teje dhe asaj që e quajtëm Ne kur i zinim yjet si fluturat e ua ngjisnim nganjë emër mos ta harrojmë emrin tonë.
Shko, merri me vete edhe rrugët, të mos kthehesh kurrë në vesën e lotit të rrejshëm, gërmadhat e kujtimit t’i rrëzosh. Shko, mbyllu në do kështjella të largëta harrimi, ku s’të zgjojnë më këmbonat e pendimit kur çmendet mallit vetmia ose kur buza buzën e han n’pikllim, që mëkatin s’e lan, që s’mundet ta shpojë Gurin e rëndë, gurin e ftohtë të ndarjes. Shko, më mirë dhe hesht. Mos u kthe mbas. Mos i harro sytë e përlotur n’shtekballin tim.
Mos thuaj lamtumirë. E kur t’shkojsh larg, më larg se prej blerimi n’blerim E kur t’shkojsh larg, më larg se prej zemre në zemër Aq larg sa ta harrosh edhe emrin tënd dhe zërin tim, fshihu prej vetes Shkurto flokëgjatat, mate me to mendjeshkurtrën tënde dhe mos qaj. Shko se tmerrshëm po lodrojnë sonte n’mua rrëket e gjakut të ndezur. / KultPlus.com
“Porto Palermo Festival” është pa dyshim një vlerë e shtuar në një nga sitet më të bukura të trashëgimisë kulturore”, u shpreh ministrja e Kulturës, Margariti në rrjetet sociale, për festivalin muzikor i cili po zhvillohet në kalanë e Vasiliqisë, në Porto Palermo.
Festivali i cili ka mbështetjen e Ministrisë së Kulturës si dhe të Ambasadës italiane në Tiranë, shtrihet përgjatë fundjavave të 1 muaji. Ai ka nisur në mes të korrikut dhe përfundon në 15 gusht.
Në Porto Palermo do të interpretojnë artistë të mirënjohur nga Shqipëria, Kosova e vende të tjera, ndërkohë që ministrja Elva Margariti, ka veçuar performancën e këngëtares Vikena Kamenica, që “plot energji ndezi kalanë”.
Mbrëmë në festival interpretoi Enrico Giaretta, një kantautor italian, të cilin Paolo Conte e ka vlerësuar si trashëgimtarin e tij artistik. Më herët kalaja e bukur e Vasiliqisë, e vendosur në një pozicion strategjik të gadishullit, ka pritur Dren Abazin si dhe kuartetin e muzikës jazz, “Ajs Quartet”.
Ky është edicioni i dytë i Porto Palermo Festival. / KultPlus.com
Qendra Tirana Art në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, po organizon Simpoziumin Ndërkombëtar të Artit, në bashkëpunim me Kongresin Rinor dhe Bashkinë e Tiranës.
Bëhet fjalë për një “Koloni arti”, me të rinj nga 17 vende të ndryshme të cilët në përfundim të qëndrimit, në Tiranë, do të prezantojnë punimet e tyre artistike, në “Galerinë e Artit Tiranë”. Artistët e rinj janë duke i përfunduar punimet e tyre, ndërkohë që gjatë vizitës së tyre kanë mundur të njihen me njëri-tjetrin si dhe me Tiranën.
Ky aktivitet promovon trashëgiminë kulturore, traditat, turizmin e diversitetin kulturor duke bashkuar artistë nga Europa e më gjerë, nën moton “ Të jetojmë së bashku në Europë, si të barabartë në dinjitet, drejt integrimit europian”.
Ndërkohë, të rinjtë shkëmbejnë eksperienca mes tyre, Tirana Art Colony kreu vizita në ambientet e COD, bashkinë e Tiranës, Muzeun Historik Kombëtar, etj./atsh/ KultPlus.com
Një nga festivalet më të mëdha në Evropë, Sunny Hill, do të mbahet këtë vit, shkruan KultPlus.
Festivali pritet të filloj nga data 4 gusht e këtij viti, deri më 7 gusht dhe do të mbahet në parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Në faqen zyrtare të festivalit është publikuar tashmë edhe formacioni i tyre i përditshëm për katër ditë rresht të performuesve në këtë festival.
“Formacioni ynë ditor është më në fund këtu. Nga dita 1 deri në ditën 4, ne do të jemi atje duke festuar me artistë novator”, thuhet në postimin e tyre. / KultPlus.com
Magjia e veprave të Puccinit, Verdit, Mascagnit etj, erdhën mbrëmë për publikun e ‘Rame Lahaj International Opera Festival’ përmes artistëve që kishin ardhur nga Italia, Erika Grimaldi dhe Leonardo Caimi, nën shoqërimin e pashoq të pianistit kosovar, Menan Bërveniku, përcjell KultPlus.
Mbrëmja ‘Opera Night’ nisi me operën ‘Qual fiamma avea nel quardo’ e kompozitorit Roggero Leoncavallo, e të cilën e solli premierë në Prishtinë sopranoja Erika Grimaldi dhe pianisti Bërveniku, performancë kjo rrënqethëse e që u përcoll me duartrokitje të shumta në publik.
Më pas në qendër të skenës erdhi tenori Leonardo Caimi, i cili me një qetësi skenike dhe një zë kumbues performoi operën ‘E lucevan la stelle’ të Giacomo Puccinit, përcjellur më pas nga opera ‘Morrio ma prima in Grazia’ të kompozitorit të njohur italian, Guieseppe Verdi.
Por, pikërisht pas përfundimit të kësaj opere, mbrëmja mori kahje komplet ndryshe kur në skenë u ngjit Ulpiana Alijaj, koordinatorja artistike e festivalit, duke dhënë lajmin për një kërcënim me bombë që stafi kishin marrë dhe salla duhej boshatisur për kontrollën e policisë. E menjëherë pas kontrollës së policisë, publiku u rikthye në vendet ku ishin për të vazhduar ta shijojnë pjesën e mbetur të mbrëmjes, pasi policia raportoi se ishte një alarm i rremë dhe nuk kishte rrezik për të pranishmit.
Foto: RLIOF
E për t’iu dhënë kurajo artistëve dhe publikut, ndonëse i papërgatitur për të performuar në këtë mbrëmje , në skenë u ngjit vetë Ramë Lahaj bashkë me Erika Grimaldin dhe Leonardo Caimin për të kënduar operën e njohur italiane ‘O sole Mio’. Ky interpretim ngriti në këmbë publikun dhe sikur të gjithë harruan atë se çka kishte ndodhur pak minuta më parë.
Më pas, të gjithë vëmendjen e mori pianisti Menan Bërveniku, i cili mjeshtërisht interpretoi në piano operën ‘Intermezo’ të Pietro Mascagni. E më pas u dhanë premierë edhe operat e tjera të njohura si ‘Un bel di vedremo’, ‘Addio, fiorito asil’, ‘Viene la sera’, ‘Musica proibita’ dhe ‘Brindisi’. E krejt kjo mbrëmje u kurorëzua me duartrokitjen e publikut e cila zgjati për disa minuta, për të shprehur mirënjohjen për artistët që performuan dhe dhanë kaq emocion.
Menjëherë pas përfundimit, për KultPlus foli sopranoja, Erika Grimaldi, e cila shprehet e lumtur për pjesëmarjen e saj në këtë festival, dhe për performancën e saj të parë në Kosovë.
“Unë jam shumë e lumtur që po marr pjesë në këtë festival sepse unë e kam takuar për herë të parë Ramë Lahajn në Montolieu, diku 10 vjet më parë, pra shumë vjet më parë dhejam shumë e lumtur që po qëndroj këtu. Ai më ftoi mua dhe pas 10 vjetësh, këtë mbrëmje unë performova dhe për mua është një kënaqësi e madhe sepse zbulova këtë festival dhe mendoj që është një ide e mrekullueshme e gjithë ajo që ai po bën për këtë festival”, tha Grimaldi për KultPlus, duke shtuar më tutje se është tejet e lumtur edhe për bashkëpunimin me Menan Bërvenikun, duke i cilësuar atë si një pianist të mrekulueshëm dhe briliant.
Pas një performancë mahnitëse, ku ai i shoqëroi me piano dy artistët e njohur italianë, foli edhe pianisti Bërveniku i cili shpreh i cili shpreh kënaqësinë e tij për këtë bashkëpunim
“Është një kënaqësi e madhe kur njeriu punon me profesionistë të këtij kalibri sepse atëherë neve na nevojitet vetëm një provë me e realizu kalimthi për ta ditur a po përshtatet kima mes nesh edhe dalim në koncert. Kjo është kënaqësi e madhe sepse ky është repertori standard të cilin e ekzekutojmë çdo herë.”, tha Bërveniku për KultPlus.
Bërveniku poashtu foli edhe për alarmin për bombë, duke u shprehur se kjo informatë nuk i dekoncentroi aspak ata,përkundrazi, ajo i bëri që të kthehen më të fuqishëm dhe t’i performojnë dinjitetshëm këto opera të njohura.
Ai gjithashtu u shpreh i lumtur për pjesëmarrjen tij në këtë festival, i cili tashmë është kthyer në traditë meqë sivjet shënoi edicioin e tij të dytë.
“Ramën e kam kolegë tash e disa viteve është kënaqësi e madhe që ka ardhë ftesa prej tij dhe nder i madh sepse ky festival vetëm se ka filluar të arrijë më larg dhe që do të ketë ndoshta edhe renome më të gjerë sesa vetëm në kombin tonë, por besoj që viteve të ardhshme do të shkojë edhe më tej”, tha Berveniku, pianisti i cili do të performojë edhe në dy netë të tjera të këtij festivali.
Ndërkaq, në këtë mbrëmje e cila kumboi me operat më të njohura italiane dhe jo vetëm, ishte i pranishëm edhe mjeshtri i zërit, Jean Bernard Thomas, i cili përveç që ka punuar me fytyra të njohura operistike, është edhe trajnues i zërit të Ramë Lahaj.
Ai pas kësaj performance foli për KultPlus, duke thënë lëvdata për të dy artistët, ndonëse sipas tij ishte një natë pak stresuese.
“Ishte një performancë e mirë, pak me stres sepse asnjëherë më parë nuk kam parë një aksident të tillë. Për tenorin mendoj që është e vështirë të ballafaqohesh me diçka si kjo sepse duhet të ndërprehet koncerti dhe nëse më kishte ndodhur edhe mua kjo gjë do të ishte e njëjta, pra ishte pak e vështirë për të. Unë mendoj se ai në këtë mbrëmje ai ishte një profesionist i mirë, dhe gjithashtu edhe sopranoja më pëlqeu shumë’, u shpreh Jean Bernard Thoams.
Ndërkaq, ‘Rame Lahaj international Opera Festival’ do të vazhdojë deri më 31 korrik, e ku do të përmbyllet me koncertin ‘Rame Lahaj & Friends’ në sheshin ‘Skëndërbeu në Prishtinë./ KultPlus.com
Një nga festivalet më të mëdha në Evropë, Sunny Hill, do të mbahet këtë vit, shkruan KultPlus.
Festivali pritet të filloj nga data 4 gusht e këtij viti, deri më 7 gusht dhe do të mbahet në parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Në faqen zyrtare të festivalit është hapur edhe thirrja për vullnetarë. Ndërkaq afati i fundit për aplikim është me 28 korrik.
Më poshtë gjeni postimin e tyre të plotë:
Ne jemi në kërkim të vullnetarëve mbi 18+ me shpirt të lartë dhe me përvojë, të cilët janë të interesuar të mbajnë frymën e mirë në fusha të ndryshme të festivalit.
Aplikimet janë të hapura deri më 28 korrik, prandaj nxitoni… shorturl.at/bmQX0 / KultPlus.com
Në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti, PriFest – Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë do të jetë nikoqir i OIFF – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Odesa (Ukrainë). Pra, sivjet do të mbahet një edicion të përbashkët, i 14-i i PriFest-it dhe edicioni i 13-të i OIFF-së, në Prishtinë, Kosovë, përcjell KultPlus.
Me moton “Odesa IFF përtej kufijve: Odesa në PriFest”, Prishtina International Film Festival do të mundësoj hapësirën që OIFF të mbajë një pjesë të programit në Prishtinë, gjatë kohës së edicionit të sivjem të PriFest.
Dy festivalet gjithmonë janë përputhur me terminet në fund të korrikut, si dhe shpesh kanë ndarë mysafirët ndërkombëtarë që kanë udhëtuar nga njëri festival në tjetrin. Edhe këtë vit ishte paraparë ashtu, por fatkeqësisht për shkak të luftës në Ukrainë, festivali i Odesës u anulua.
Më poshtë sjellim postimin e plotë të PriFest:
Falënderojmë Kuvendin e Komunës së Prishtinës në përkrahje të PriFest, gjegjësisht projektit të bashkëpunimit mes festivaleve ndërkombëtare të filmit Odesa (Ukrainë) dhe PriFest (Prishtinë, Kosovë).
Falënderojmë të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Prishtinës që njëzëri përkrahën këtë iniciativë.
Gjithashtu, falenderojmë Kryetarin e Prishtinës z.Përparim Rama dhe Drejtoreshën e Kulturës së Prishtinës znj.Arta Balaj.
Iniciativa ‘Odesa përtej kufijve – Odesa në PriFest’ do të jetë e shënuar përgjithmonë si dorë e zgjatur e jona drejtuar miqve në nevojë, dhe Prishtina do të jetë nikoqir i mrekullueshëm i kineastëve Ukrainas.
Krejt në fund, por e rëndësisë së veçantë për PriFest-in dhe komunitetin artistik-filmik të Prishtinës e Kosovës, faleminderit Kuvendit të Kryeqytetit për minutën e heshjtes në nderim të drejtoreshës sonë, Vjosa Berisha. / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti solli në vëmendjen e publikut imazhe nga filmi “Dimri i fundit” në kuadër të nderimit për kinematografinë shqiptare në 70-vjetorin e saj.
Nga filmi “Dimri i fundit”, prodhim i vitit 1976, i dy regjisorëve Kristaq Mitro e Ibrahim Muçaj, ministrja Margariti veçoi muzikën, duke e vlerësuar si një “kolonë zanore të mrekullueshme”.
Muzika e filmit u kompozua nga Aleksandër Lalo dhe është ngulitur fort në kujtesën e publikut.
Ngjarjet e filmit zhvillohen gjatë Luftës së Dytë Botërore, në një fshat malor, të mbuluar nga dëbora dhe të rrethuar nga gjermanët. Aty kanë mbetur vetëm gratë, të cilat janë të vendosura të çajnë rrethimin e të ndihmojnë partizanët e strehuar lart në male. Megjithëse nën kontrollin e rreptë të gjermanëve, gratë e fshatit, dalin nga fshati me justifikimin se do të presin dru në pyll dhe arrijnë të shkojnë tek partizanët e t’u çojnë veshje dhe ushqime.
Skenat mbresëlënëse, të xhiruara në dëborë, si dhe shoqërimi që u bën atyre muzika e Aleksandër Lalos, e bëjnë këtë film të paharrueshëm.
Në rolet kryesore interpretojnë Liza Laska, Margarita Xhepa, Rajmonda Bulku, Agim Qirjaqi e Guljelm Radoja. / KultPlus.com
Pesë muaj pas nisjes së luftës nga Rusia, portali “Vizitoni Ukrainën” nxori oferta turistike për të gjitha shijet me emërtimin: “Himni i ri i rezistencës”. Madje është krijuar edhe një tur në qytetet Bucha dhe Irpin, të goditura rëndë nga masakrat dhe krimet e forcave të Putinit. Këto janë destinacione shtesë, përveç paketave të relaksit për ditë të tëra për të kaluar një Lviv ose udhëtime në kanionin Kamianec-Podilski për ata që e duan aventurën.
Kievi kërkon të rikthejë panoramën e normalitetit dhe të tregojë rezistencën e tij ndaj botës duke promovuar Ukrainën dhe për të tërhequr turistë. “Bëhu dëshmitar i historisë së madhe dhe eja me ne në një udhëtim në Ukrainë! Këtu ajri mban aromë lirie!”, është ftesa e këtij shteti për ata që do të kenë guxim.
Të vizitosh Ukrainën, shpjegon portal turistik, nuk nënkupton vetëm të shëtisësh nëpër rrugët e bukura të qyteteve, por edhe të zbulosh si është në të vërtetë ky vend. Të ndjekësh gjurmët e mbrojtësve, të shihet se si qytetet po e rimarrin veten nga horroret e ushtrisë ruse, të shohësh në sy personat, për të cilët jeta nuk do jetë më kurrë siç e kishin më përpara.
Të zbulosh Ukrainën e sotme, do të thotë të shohësh se si jetohet në pritje të fitores së madhe dhe të dëgjosh rrahjet e zemrës së të gjithë botës së lirë, shkruhet në thirrjen e portalit./A2CNN/ KultPlus.com