‘Porto Palermo festival’, koncert në kala çdo fundjavë deri më 12 gusht

“Porto Palermo Festival” bën bashkë artistë të njohur, për çdo fundjavë që prej 15 korrikut deri më 12 gusht dhe synon rikthimin e vëmendjes në vlerat e trashëgimisë.

Violinisti i njohur Olen Cesari e ka zgjedhur Porto Palermon që të realizojë festivalin, me qëllim kthimin e vëmendjes tek kjo vlerë e harruar e trashëgimisë kulturore.

Ky edicion i tretë u çel me bariton Gëzim Myshketa e me Agron Penin në kitarë. Olec Cezari shoqëron në vionlinën e tij.

Çdo fundjavë duke filluar nga e premtja, deri më 12 gusht kalaja dot të hapë dyert për artistët Elina Duni, Marsela Cibukaj, Eda Zari, Dren Abazi, Ivan el Sonerto etj.

Olen Cesari pret publikun përgjatë këtyre fundjavave në orën 19:30 për të shijuar perëndimin e diellit në tarracë me rrëfenjat e ciceronit të kalasë.
Sipas Cesarit, qëllimi i festivalit është që Porto Palermo të jetë plot me turistë dhe në të gjitha sitet europiane të flitet për këtë destinacion./Top Channel/KultPlus.com

Fundjava e muzikës në Porto Palermo

Përgjatë rivierës shqiptare, kalaja e Porto Palermos është padyshim një nga destinacionet kryesore të turizmit shqiptar.

Me kalimin e viteve, kjo kala është shndërruar në një qendër shumë të rëndësishme turistike por edhe kulturore. Violinisti Olen Cesari i ka dhënë jetë projektit “Porto Palermo Festival” i cili synon të kthehet në një traditë verore, duke mbledhur çdo vit vizitorë dhe dashamirës të artit vendas dhe të huaj.

“Nuk bëhet fjalë thjesht për një festë muzike dhe arti, por edhe për mundësinë e krijimit të vetëdijes, mbi disa nga çështjet kryesore të qendrueshmërisë”, shkruan Instituti Italian i Kulturës, i cili së bashku me Ministrinë e Kulturës, është mbështetës i edicionit të tretë të “Porto Palermo Festival”.

Këtë fundjavë në kalanë mesjetare do të interpretojnë emra si Gëzim Myshketa, Kastriot Tusha, Josif Gjipali etj. Të pranishmit do të mund të kalojnë mbrëmje të këndshme nën shoqërinë e muzikës por pa harruar temën e këtij edicioni, i përqëndruar tek mbrojta e mjedisit.

Ky festival synon, jo vetëm të sjellë artistët më të mirë për të performuar në skenën e vet autentike, por edhe të promovojë turizmin e qëndrueshëm kulturor në Shqipëri./KultPlus.com

Festivali muzikor i Porto Palermos, në një nga sitet më të bukura të trashëgimisë

“Porto Palermo Festival” është pa dyshim një vlerë e shtuar në një nga sitet më të bukura të trashëgimisë kulturore”, u shpreh ministrja e Kulturës, Margariti në rrjetet sociale, për festivalin muzikor i cili po zhvillohet në kalanë e Vasiliqisë, në Porto Palermo.

Festivali i cili ka mbështetjen e Ministrisë së Kulturës si dhe të Ambasadës italiane në Tiranë, shtrihet përgjatë fundjavave të 1 muaji. Ai ka nisur në mes të korrikut dhe përfundon në 15 gusht.

Në Porto Palermo do të interpretojnë artistë të mirënjohur nga Shqipëria, Kosova e vende të tjera, ndërkohë që ministrja Elva Margariti, ka veçuar performancën e këngëtares Vikena Kamenica, që “plot energji ndezi kalanë”.

Mbrëmë në festival interpretoi Enrico Giaretta, një kantautor italian, të cilin Paolo Conte e ka vlerësuar si trashëgimtarin e tij artistik. Më herët kalaja e bukur e Vasiliqisë, e vendosur në një pozicion strategjik të gadishullit, ka pritur Dren Abazin si dhe kuartetin e muzikës jazz, “Ajs Quartet”.

Ky është edicioni i dytë i Porto Palermo Festival. / KultPlus.com