Çfarë jete bëjnë “nomadët dixhitalë”

Nga Viola Stefanello

Prej disa vitesh, mund të ndodhë që të hasni në Instagram foto që tregojnë njerëz që punojnë të qetë pranë pishinës apo buzë detit, me një MacBook mbi kofshë, ndoshta me një koktej pranë dhe me këmbët e tyre të nxira nga dielli në sfond. 

Është ky imazhi që të vjen shpesh në mendje kur dëgjon për “nomadët dixhitalë”, pra përnjerëzit që punojnë me kompjuterin e tyre tërësisht nga distanca, shpesh duke përfituar nga fleksibiliteti që të jep mungesa e një zyre fikse për të jetuar disa muaj në shtëpi, por dhe për shumë muaj në vende tëndryshme të botës, mundësisht duke pushuar si njëturist.

Gjatë bllokimeve për shkak të pandemisë, shumë njerëz kanë pasur përvojat e tyre të para me punën në distancë, ndonjëherë duke e kuptuar se nuk ishte e nevojshme që të shkonin çdo 

ditë në një vend për të kryer punën. Ndërsa shumë njerëz e ndjenë mungesën e zyrës dhe u kthyen nërastin e parë që iu dha mundësia, ajo përvojë ka nxitur tek shumë të tjerë dëshirën për ta vazhduar punën nga shtëpia, ndoshta me një orar më fleksibël, dhe në disa raste me mundësinë e ndryshimit periodik të qytetit ku banojnë

Sipas të dhënave nga “MBO Partners”, një kompani amerikane që i ndihmon punëtorët e vetëpunësuar me nënshkrimin e kontratave, në vitin 2019 kishte 7.3 milionë njerëz në botë që bënin një jetë prej“nomadi dixhital”.

Kjo shifër është dyfishuar në harkun e 3 viteve:këtëvit ka 16.9 milionë njerëz që punojnë ngadistanca, nënjë kohë që udhëtojnë për periudha të gjata kohore. Nuk është ende një fenomen masiv, por sigurisht një mënyrë jetese, të cilën po e provojnë një numër gjithnjë e më i madh njerëzish. 

Me disa kënaqësi të mëdha, por edhe me pasoja të nënvlerësuara individuale e sociale.Veronika Duriavig është 32 vjeç. Ajo është rritur në luginat e Natisone, në malet e provincës së Udines, por ka jetuar aty-këtu që nga shtatori i vitit 2019. Këto ditë ajo po punon nga Kosta Rika, ku planifikon të qëndrojë të paktën disa javë.

Por muajt e fundit ka qenë në Islandë, Ishujt Balearik dhe Ishujt Kanarie, duke u ndalur herë pas here në Friuli. Ajo punon në fushën e grafikës për kompani të ndryshme, të mëdha dhe të vogla, Para se të ngrinte kompaninë e saj, ajo kishte punuar për 9 vjet në agjenci të ndryshme në zonën e Udines, duke u zhgënjyer gjithnjë e më shumë.

“E kam vuajtur shumë qëndrimin në zyrë nga 10-12 orë në ditë. Ndjeva se diçka nuk shkonte me atë mënyrë jetese. Me dukej shumë kufizuese, edhe pse vetë puna më pëlqente shumë. Nëatë kohë mua më dukej si e vetmja mundësi e mundshme. Prindërit e mi kishin punuar për 30 vjet në fabrikë, gjithmonë në të njëjtin vend, dhe unë nuk kisha dëgjuar asnjëherëpër lloje të tjera pune. Kur iu ankova miqve për këtë, më thanë se nuk kishte alternativë, se këtë po bënin të gjithë”– tregon ajo.

Pas shumë diskutimesh, Duriavig vendosi të hapte biznesin e saj pasi gjeti klientët e parë, dhe nisi të udhëtonte. “Në fillim udhëtova për një javë. Më pas fillova të zgjasja gjithnjë e më shumë periudhat kur isha larg shtëpisë, dhe vura re se me pak organizim gjërat funksiononin. Tani kur dikush më pyet se ku është zyra ime, unë i them kudo”– shton ajo.

Duke ndjekur këshillat e “nomadëve” të tjerë dixhitalë, të cilët mblidhen në komunitete tëndryshme në Facebook, Reddit dhe ËhatsApp dhe njihen me njëri-tjetrin në Instagram, gjatë udhëtimeve të tyre dhe në aktivitetet  tyre, Duriavig thotë se ka mësuar të njohë vendet ku ndihesh tamam si në shtëpi, ku mund të takosh njerëz të tjerë që bëjnë të njëjtën jetë, qëshpenzojnë pakpara, dhe që kanë një përvojë që nuk i ngjan pushimeve.

Shpeshherë “nomadët dixhitalë” strehohen në të ashtuquajturat colivings – pra godina të organizuara në një të tillë mënyrë që secili të ketë apartamentin e vet, por me disa hapësira të përbashkëta, si dhoma e ndenjes apo kuzhina – të cilat gjenden kryesisht në vende që nuk frekuentohen nga turizmi masiv. 

Elementi kryesor është lidhja e fortë dhe e qëndrueshme me internetin dhe prania e shumëprizave për të lidhur kompjuterët e të gjithëve. Duriavig e organizon normalisht punën e sajnë atë mënyrë që të qëndrojë para kompjuteritpër gjysmë dite, dhe të eksplorojë vendin ku ndodhet për pjesën e tjetër të ditës.

Ndonjëherë, kur projektet i mbivendosen, punon gjatë gjithë ditës për disa ditë më radhë. “Por nëse je aty ku dëshiron të jesh, kjo gjë nuk të shqetëson. Ajo që dua është liria totale e zgjedhjes. Çdo ditë zgjohesh dhe vendos se çfarë dëshiron, takon njerëz të ndryshëm, zbulon gjëra të ndryshme, provon ushqime të reja. Janë gjëra që po të kisha qëndruar në Udine nuk do t’i kisha njohur kurrë. Është një privilegj i madh”– thekson ajo.

Nuk ka asnjë dyshim se aftësia për të qenë një nomad dixhital është një privilegj. Para së gjithash, është një mënyrë jetese vetëm për ata që kanë një punë, e cila mund të bëhet plotësisht nga distanca, si programuesit, menaxherët e mediave sociale dhe strategët, stilistët, shkrimtarët, blogerët, fotografëtdhe të tjerë që zakonisht kanë pak a shumë role “kreative”, ose që të paktën janë të lidhur ngushtë me botën dixhitale. 

Disa prej tyre kanë kontrata me kohë të pjesshme ose të plotë për një ose më shumë kompani. Por shumica janë të vetëpunësuar, me gjithë pasigurinë dhe përpjekjet që kërkon kjo mënyrëjetese. Pastaj sfidë është fakti që udhëtimi kushton para– madje edhe në një vend ku kostoja e jetesës është shumë më e ulët se sa në vendin e origjinës – dhe me përjashtim të vendeve perëndimore shumë pak tëtjerë kanë një pasaportë që i lejon ata të jetojnë diku për disa javë,pa pasur nevojë për viza të veçanta.

Dhe pastaj ka qasje dhe prirje të ndryshme. Federika Miçeli, stratege dhe influencere siçiliane në mediat sociale, e cila bën jetën e një nomadeje dixhitale që nga viti 2015, thotë se e di mirë që ka shumë njerëz që do të vuanin shumë nga jeta që bën ajo vetë. 

“Kjo lloj jete nuk është për të gjithë. Ka nga ata që duan sigurinë për të jetuar dhe punuar gjithmonë në të njëjtin vend, për të pasur një stabilitet të caktuar. Dhe kjo është legjitime”– nënvizon ajo. Ndërkohëvitet e fundit kanë dalë dëshmi të ndryshme nga njerëz që e kanë provuar jetën si nomadë dixhitalë,dhe që kanë vuajtur shumë nga vetmia, problemi i të qenit gjithmonë në lëvizje dhe pamunda për të ndërtuar lidhje emocionale afatgjata.

Por përtej përvojës individuale, me kalimin e kohës ka pasur disa kritika ndaj nomadizmit dixhital në tërësi. Disa fokusohen në faktin se sidomos pas pandemisë, disa vende kanë filluar të ofrojnë viza të përkohshme pune për të huajt që mund të punojnë në distancë, dhe këto politika janë joshëse, edhe sepse i lejojnë ata të paguajnë më pak taksa se nëvendin e origjinës.

Por mbi të gjitha, ka nga ata që theksojnë se paratë e zhvendosura nga nomadët dixhitalë, nuk përmirësojnë domosdoshmërisht jetën në vendet ku ata vendosin të udhëtojnë. “Nomadët dixhitalë kërkojnë vende të lira (sipas standardeve perëndimore), ku mund të shpenzojnë lehtësisht më shumë se sa banorët vendas për të ruajtur një cilësi jete, e cila do të ishte e vështirë të arrihej me pagat e atij vendi. 

Çiang Mai, Tajlanda dhe Bali janë disa nga destinacionet kryesore. Dhe siç parashikohej, investitorët kanë filluar të ndjekin paratë perëndimore, thotë gazetari Paris Marks. “Çmimet e pronave janë rritur për shkak se nomadët dixhitalë mund të paguajnë më shumë se sa vendasit, duke sjellë zhvendosjen e banorëve të vjetër nga disa zona për t’i hapur rrugë të ardhurve të pasur të bardhë”- thekson ai. / “Il Post” / KultPlus.com

Forumi Ekonomik Botëror: Dëmi mjedisor, inflacioni, siguria kibernetike, rreziqet për Kosovën

Dëmi mjedisor i shkaktuar nga njeriu, inflacioni i shpejtë, kostot e larta të jetesës, konfrontimi gjeo-ekonomik, dështimi i masave të sigurisë kibernetike dhe pabarazia digjitale janë rreziqet kryesore me të cilat mund të përballet Kosova gjatë dekadës së ardhshme. Kështu thuhet në Raportin për Rreziqet Globale 2023, të Forumit Ekonomik Botëror, që u publikua më 11 janar.

Sipas këtij raporti, kosto e lartë e jetesës është renditur si rreziku më i rëndë botëror për dy vjetët e ardhshëm. Aty nënvizohet se kriza ekonomike do të ndajë thëllësisht vendet e pasura dhe ato të varfra, gjë që mund të kthejë mbrapa zhvillimin dhe përparimin njërëzor.

Sa i përket vendeve të rajonit, raporti thotë se Shqipëria rrezikohet më së shumti nga sëmundjet infektive, dështimi i masave të sigurisë kibernetike, inflacion i shpejtë, kontestimi gjeopolitik i burimeve dhe kriza të rënda të furnizimit me mallra.

Kurse, Serbia, rrezikohet nga konfrontimi gjeo-ekonomik, goditje të rënda të çmimeve të mallrave, konflikte ndërshtetërore, kriza të kostos së jetesës dhe kriza të rënda të furnizimit me mallra.

Maqedonia e Veriut, në anën tjetër, mund të përballet me krizë në kosto të jetesës, kriza të borxhit, dëm mjedisor të shkaktuar nga njeriu, inflacion i shpejtë dhe i qëndrueshëm dhe ngecje në rritje ekonomike.

Edhe Mali i Zi, thotë raporti, mund të pëballet me krizën e kostos së jetesës, konfrontim gjeo-ekonomik, stagnim i rritjes ekonomike, dështim në përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike, dëm mjedisor të shkaktuar nga njeriu, kriza të rënda të furnizimit me mallra, kriza të borxhit, si dhe kriza në punësim dhe jetesë.

Pasojat ekonomike të COVID-19 dhe luftës në Ukrainë kanë rezultuar në inflacion të lartë dhe ndryshime në politikat monetare, duke shënuar rritje të ulët ekonomike dhe të investimeve në rang global.

“Rikthimi në ‘jetë normale’ pas pandemisë së COVID-19, u ndërpre shpejt nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, duke sjellë kriza të reja, veçanërisht në ushqim dhe energji”, shkruan raporti.

Raporti vë në dukje se dekada e ardhshme do të karakterizohet nga krizat mjedisore dhe shoqërore, të nxitura nga tendencat gjeopolitike dhe ekonomike. Gjithashtu, humbja e biodiversitetit dhe kolapsi i ekosistemit janë përkeqësimet më të shpejta globale gjatë dekadës së ardhshme.

“Pothuajse 3.6 miliardë njerëz në mbarë botën janë të ekspozuar në mënyrë të rrezikshme dhe të pambrojtur ndaj ndikimeve klimatike. Vendet në zhvillim, pavarësisht kontributit të tyre të kufizuar në ndryshimet klimatike, po mbajnë mbi supe barrën, por asnjë vend dhe asnjë ekonomi nuk është imune nga kriza klimatike”, thotë raporti. /REL/ KultPlus.com

Ka kohë që yjet s’ulen përmbi tokë

Poezi nga Robert Shvarc

Ka kohë që yjet s’ulen përmbi tokë,
ka kohë që njerëzit s’rrijnë me krye përpjetë
tue pritë me u ra ndër dhambë kafshat’e shkretë –
dhe vjershat janë lirue: pesë groshë një okë…

Me duer ndër xhepa poetët trokë
shetisin rrugve t’errta, krejt të qetë;
askush s’i nget, askush s’po don me i pyetë
ç’ka kanë në zemër e ç’ka kanë në kokë…

Urdhno, zotni, pak dritë n’mos daç errsinë!
Pesë groshë një okë . – Nji andërr e tanë rinije!
Tridhet vjet – e tridhet okë dashnije!
Urdhno, zotni, nji kangë për njerëzinë!
Pesë grosh nji okë – nji jetë e tanë dlirsije!
Tridhet vjet – e tridhet okë marrije!… /KultPlus.com

Kurti: SHBA janë partner dhe aleat i domosdoshëm i Republikës së Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti ​sot në ndërtesën e Qeverisë, Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili sot po qëndron në Kosovë në kuadër vizitës së tij në rajon.

Përgjatë takimit, kryeministri Kurti e njoftoi z.Chollet me punën dhe arritjet e qeverisë në vitin që sapo lamë pas. Ai ndau me të indikatorët më të fundit ekonomikë dhe demokratikë në vend, dhe nënvizoi qëllimet e përbashkëta për zhvillim dhe demokratizim. Kryeministri Kurti e falënderoi Këshilltarin e Lartë, Chollet për vizitën, komunikimin e vazhdueshëm dhe për angazhimin e tij. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner dhe aleat i domosdoshëm i Republikës së Kosovës, u shpreh kryeministri Kurti, teksa vuri theksin te synimet e vendit për partneritet edhe më të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe integrim në NATO.

U diskutua edhe për procesin e dialogut, planin Evropian dhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. U theksua nevoja për angazhim aktiv dhe konstruktiv në dialog dhe për intensifikim të përpjekjeve drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër.

Në takim z. Chollet ishte i shoqëruar nga dërguari i posaçëm amerikan, Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Mbrojtës për Politika Evropiane dhe NATO, Spencer Boyer, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, Shefja e Stafit të Këshilltarit Chollet, Laura Updegrove, Ndihmësja e posaçme e Këshilltarit, Dr. Florence Akinyemi dhe Këshilltarja e Politike dhe Ekonomike në Ambasadën amerikane në Kosovë, Ralan Hill.

Kurse Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Ushtruesja e Detyrës së Kryesueses së Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari Lila, Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, Këshilltari Politik i Kryeministrit, Jeton Zulfaj dhe Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. /KultPlus.com

86 vjet që kur Mbreti Zog I dërgoi një komision në Stamboll për të marrë eshtrat e Naim Frashërit

Më 11 janar 1937, mbreti Zog I dërgoi një komision në Stamboll për të marrë eshtrat e poetit kombëtar Naim Frashërit, i cili që nga viti 1900 pushonte në varrezat e Merdinveqoi në Stamboll.

Arritja e eshtrave të Naim Frashërit dhe rivarrimi i tij në teqen bektashiane në periferi të Tiranës më 2 qershor, 1937, ishte një ceremoni e madhe, ku morën pjesë personalitetet më të larta të shtetit dhe shumë qytetarë të kryeqytetit. /KultPlus.com

Kujtohet edicioni i parë i “Flakës së Janarit”

Me emërtimin e saj metaforik “Flaka e Janarit” nisi rrugëtimin e saj në shënimin e dhjetëvjetorit të vrasjes të atdhetarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës e në tetë vjetorin e vrasjes së Rexhep Malës e Nuhi Berishës duke u bërë një manifestim kulturor nderimi dhe kujtimi për të gjithë ata që kanë bërë sakrificën përfundimtare në shërbim të vendit të tyre.

Edicioni i parë i “Flakës së Janarit” u nis më 18 Janar 1992 në trekëndëshin Bresalc-Gjilan-Përlepnicë, e në nderim të kësaj, aktivitetet e  ditës së parë të “Flakës…” së këtij viti kanë vazhduar në Bresalc, “Te Mejtepi”, dhe në Përlepnicë në “Shtëpinë e Kulturës”, ku në kujtim të nismës së këtij manifestimi kulturor, u shfaqën: dokumentare, u ekspozuan fotografi dokumentuese dhe u dhanë programe artistike.

Në Bresalc, i pari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se ndodhemi “Në Mejtepin” ku ka filluar manifestimi mbarëkombëtarë “Flaka e Janarit”, ndërkohë që përveç Bresalcit, në kuadër të këtij edicioni  të 32-të, do të shkojmë edhe në Përlepnicë  për të kujtuar dhe përkujtuar edhe një herë fillimin e manifestimit mbarëkombëtar të “Flakës…”.

“Unë besoj se është tepër e rëndësishme që përveç ruajtjes së traditës së manifestimit “Flaka e Janarit”, t’i kthehemi edhe bazës edhe arsyes së organizimit të këtij manifestimi mbarëkombëtarë,  ku përveç përkujtimit të atyre që kanë rënë edhe atyre që janë angazhuar për lirinë tonë, ne po kthehemi edhe tek historia që ta transmetojmë te brezat që vijnë pas nesh”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai shtoi se manifestimi i këtij viti i “Flakës së Janarit”, ka edhe risi të tjera, përveç kthimit në gjenezën e organizimit, dhe në këtë formë, edhe me elemente të reja, me rikujtim dhe ruajtje të bazës së organizimit, po vazhdojmë traditën e organizimit të “Flakës…”.

Ndërsa, njëri ndër themeltarët e këtij Manifestimi, Shemsi Syla, ka folur për organizimin e këtij manifestimi kulturor, asokohe, duke sjellë në kujtim historikun e manifestimit të “Flakës…”, dhe ka vlerësuar kreun e komunës së Gjilanit që ka ndërmarrë këtë nismë për ta rikthyer në kujtesën tonë, një nismë shumë simbolike, por edhe tejet të rëndësishme të përkujtimit të heronjve dhe dëshmorëve të rënë, që ishin bartës të lëvizjes kombëtare për çlirim.

Syla ka thënë se ky ambient sado i vogël u bë vatër për të përkujtuar, përmes manifestimit që mori edhe emrin “Flaka e Janarit”, përherë rënien sublime të heronjve të kombit.

Po ashtu në këtë ambient u shfaqen pjesë të dokumentarit për “Flakën…” e asaj kohe, një ekspozitë me fotografi të aktiviteteve të “Flakës…”, por edhe një program artistik nga nxënësit, e një gjë e tillë, me një agjendë të njëjtë vazhdoi edhe në Përlepnicë të Gjilanit.

Në Përlepnicë, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku ka thënë se Manifestimi “Flaka e Janarit” mori identitet në Gjilan, por edhe i dha identitet Gjilanit.

Ajo ka thënë se “Flaka e Janarit”, filloi si manifestim i kujtesës historike mbi të kaluarën tonë të largët e të afërt, si vlerësim mbi Janarin e Skënderbeut, Janarin e përflakur të vëllezërve Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, si dhe vargun e pafund të përpjekjeve, heroizmave e sakrificave  për liri.

“Për pak kohë, Gjilanit do të jetë kryeqytet i të gjithë shqiptarëve, respektivisht  i artit gjithëkombëtar”, ka thënë ndër tjerash, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku.

Ndërsa, Hydajet Hyseni, njëri ndër themeluesit e këtij Manifestimi, ka thënë se sot na ka bashkuar manifestimi ‘Flaka e Janarit”, që është “Flakë” e dëshmorëve që kanë rënë në janar.

Ai ka thënë se Janari është acar që ngrinë, por që di të përçojë e të jep flakë dhe se dëshmorët tanë ishin vet flakë, ishin vet zjarr, dhe ajo që mund të thuhet simbolikisht, është misioni i tyre për ta ruajtur Flakën e lirisë, për t’ua bartur brezave këtë flakë lirie.

“Dëshmorët e lirisë e merrnin flakën duke u sakrifikuar, për t’ua dhënë brezave që vijnë. Ata edhe ishin flaka që ndizet nga prushi dhe kthehet në dritë, kthehet në flakë”, ka thënë Hyseni.

Po ashtu njëri ndër themeltarët e këtij Manifestimi, Bujar Nevzati ka evokuar kujtime nga organizimi i këtij manifestimi ndër vite, duke i vlerësuar të gjithë ata që kanë kontribuar në themelim, por edhe në organizim të “Flakës…”, ndër vite.

Nevzati tha se “Flakën e Janarit “, e themeluan si një manifestim kulturor, por ajo me potencialin e saj e përhapi edhe idenë e çlirimit  të Kosovës, gjë që edhe u bë.

Nevzati shtoi se, edhe pas luftës, për më se dy dekada, kjo “Flakë…”  vazhdoi të mbetet e ndezur duke jetuar në të gjitha trojet shqiptare, duke i falur Gjilanit dhe Kosovës, një muaj aktivitet kulturor, në nderim të të rënëve për liri.

Ndryshe, aktivitetet e “Flakës…”, vazhdojnë sot me muzikë për fëmijë, ndezjen e Flakadanit të Flakës dhe muzikës për të rinj./

Sot lermëni të ndjehem i lumtur dhe kaq

Pablo Neruda

Lermëni i lumtur të jem këtë herë,
asgjë, askujt s’i ka ndodhur
asgjëkund nuk kam shkuar,
por, ja që i lumtur jam,
deri thellë në zemër i lumtur.
Eci, fle a shkruaj,
çfardo që bëj, i lumtur ndjehem.
Më keq se bari lëndinave jam shkelur,
lëkura si lëvore peme m’është bërë
i shkon ujët tek rrënjët dhe zogjtë ka në majë,
deti si unazë e qarkon jetën time,
si tokën, bërë me bukë dhe gurë
dhe ajri si kitarë këndon.

Ti ulur krah meje mbi rërë, si rëra je,
këndon dhe je kënga.
Bota sot më është shpirti
këngë dhe rërë, bota sot në buzët e tua është,
lermë mbi buzët e tua dhe mbi rërë
i lumtur të jem,
të jem i lumtur… sepse jam,
sepse marr frymë, merr edhe ti,
i lumtur sepse t’i prek gjunjët
si trupin e kaltër të qiellit ta prek
dhe freskinë e tij.

Sot lermëni të jem i lumtur dhe kaq,
vetëm o me të tjerë, i lumtur ndjehem me barin
dhe rëra e lumtur të jetë me ajrin dhe tokën,
të jem i lumtur me ty, me buzët e tua,
të jem i lumtur./KultPlus.com

Presidentja Osmani në takim me Chollet konfirmon raportet e shkëlqyera me SHBA-në

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim një delegacion të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, të udhëhequr nga zyrtari i lartë z. Derek Chollet, i shoqëruar nga ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari i Mbrojtjes Spencer Boyer, si dhe përfaqësues të tjerë të Departamentit të Shtetit dhe ambasadës amerikane.

Presidentja Osmani dhe z. Chollet kanë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara, aleatin kryesor të Republikës së Kosovës, si dhe janë angazhuar për fuqizimin e mëtejmë të  bashkëpunimit ndërmjet  dy shteteve. Presidentja Osmani ka falënderuar z. Chollet për angazhimin proaktiv të Shteteve të Bashkuara në procesin e dialogut, duke theksuar se angazhimi i shtuar amerikan në këtë drejtim është vendimtar për të siguruar rezultat të suksesshëm në dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani tha se marrëveshja përfundimtare, e cila duhet ta ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve, dhe arritjen e paqes së qëndrueshme dhe afatgjate në rajon. “Kosova është e gatshme të vazhdojë, me përkushtim të plotë, të jetë palë konstruktive, e koordinuar me SHBA-të, duke bërë propozime që kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje të tillë”, tha Presidentja Osmani.

Në takim me z. Chollet, Presidentja Osmani bisedoi për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, duke potencuar aleancën dhe afërsinë e theksuar të Serbisë me Rusinë dhe rreziqet që paraqet ky raport jo vetëm për Kosovën, por edhe për aleancën euroatlantike. Presidentja Osmani theksoi se me mbështetjen e Rusisë, Serbia vazhdon të jetë forcë destabilizuese dhe kërcënim për paqe të qëndrueshme në rajon.

Presidentja Osmani në takim me delegacionin e lartë amerikan, konfirmoi partneritetin historik dhe të pathyeshëm në mes të SHBA-ve dhe Kosovës, ndaj pikërisht kjo është një bazë e fortë për rritjen e bashkëpunimit në fushën ushtarake dhe atë ekonomike. Bazuar në nismën e saj për Dialog Strategjik ndërshtetëror me SHBA-të, të iniciuar formalisht nga Presidentja Osmani para gjashtë muajsh, u shpreh gatishmëri për përshpejtimin e këtij procesi në përfitim të qytetarëve të të dy shteteve. /KultPlus.com

Kolonat zanore të kryeveprave të kinematografisë, në “Not’te da Oscar”

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit bëri bashkë të apasionuarit e muzikës dhe kinematografisë, nëpërmjet një koncerti të veçantë, të dirigjuar nga Giovanni Pompeo.

Për herë të parë Orkestra Simfonike e TKOB, solli kolonat zanore të disa prej filmave të cilët kanë hyrë në historinë e Hollivudit, si “Piratët e Karaibeve”, “Lufta e Yjeve”, ”Xhurasik Park”, “Supermen”,” Indiana Xhons”, “Lista e Shindlerit”, “Harri Poter” etj, të gjitha vepra të një prej kompozitorëve më të shquar amerikanë. Koncerti “Not’te da Oscar” solli magjishëm krijimet e John Williams, sot 90-vjeçar, i cili është një nga kompozitorët më të njohur, më shumë të vlerësuar me çmime dhe nga më të shpërblyerit financiarisht, në historinë e Shteteve të Bashkuara. Lista e çmimeve që i janë dhënë Williams-it përmban 52 kandidatura për Oscar si dhe 5 të fituar.

Një nga pjesët që publiku duartrokiti më gjatë, mbrëmjen e djeshme, ishte kolona zanore e filmit të regjisorit Spielberg, “Lista e Shindlerit”, interpretuar mjeshtërisht nga violinisti Ettore Pellegrino.
“Not’te da Oscar” i lë radhën të tjerave premierave dhe koncerteve që do vijnë me plot risi në TKOB përgjatë vitit 2023. /atsh /KultPlus.com

Coachella 2023: Ja artistët kryesorë që do të performojnë

Coachella, një nga festivalet më të famshëm në botë, do të ketë si artistë kryesorë Bad Bunny, Blackpink dhe Frank Ocean.

Coachella 2023: Ja artistët kryesorë që do të

BAD BUNNY

Bad Bunny, këngëtari dhe reperi portorikan, do të jetë artisti i parë latin dhe interpretuesi i parë në gjuhën spanjolle që do të kryesojë festivalin më të madh të muzikës në Amerikën e Veriut, ndërsa Blackpink, supergrupi K-pop, do të jenë të parat nga Koreja e Jugut dhe grupi i parë me të gjitha femra si performuese kryesore.

Coachella 2023: Ja artistët kryesorë që do të

BLACKPINK

Frank Ocean do të performonte në vitin 2020, por festivali u shty për shkak të pandemisë.

Coachella 2023: Ja artistët kryesorë që do të

FRANK OCEAN

Artistë të tjerë që do të performojnë këtë vit janë: Gorillaz, Rosalía, Björk, Kali Uchis dhe DJ Calvin Harris.

Coachella do të zhvillohet në fundjavat 14-16 prill dhe 21-23 prill në Empire Polo Ground në Indio, Kaliforni./ KultPlus.com

“Titanic” vjen me një surprizë për të gjithë fansat në 25-vjetorin e tij

“Titanic” do të lundrojë përsëri në kinema më 10 shkurt 2023, në nder të 25 vjetorit të tij.

Këtë herë filmi shumë i shikuar dhe i pëlqyer në mbarë botën do të vijë me një rinovimin të kualitetit të tij në 3D 4K HDR.

Filmi ka një poster krejt të ri edhe pse ai që po merr një pritje mjaft të akullt në mediat sociale.

Ashtu si origjinali, imazhi i përditësuar tregon të dashuruarit e kryqëzuar me yje Jack Dawson (Leonardo DiCaprio) dhe Rose DeWitt Bukater (Kate Winslet) në një përqafim të butë.

Por ndërsa Winslet më parë ishte përshkruar me kaçurrelat e saj të lavdishme të kuqe të mbuluara mbi supe, ajo tani ka një pamje që është po aq e ndarë në mes sa anija titullare, me një ngritje në njërën anë të kokës dhe valë të gjata e të lirshme në anën tjetër.

Ky imazh mesa duket ka nxitur adhuruesit të dëshojnë në rrjete sociale se janë fansa të zjarrtë të origjinalitetit, megjithatë filmi pritet të përcjellë përnjëherë sërish emocione të bukura tek publiku.

titanis

Linku: https://pagesix.com/2023/01/10/titanic-fans-baffled-by-kate-winslets-hair-on-25th-anniversary-poster/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/titanicmovie/ KultPlus.com

Zbulohet përbërësi sekret që e bën betonin romak më jetëgjatë se ai modern

Në shumë raste, betoni romak është dëshmuar të jetë më i qëndrueshëm se betoni modern, i cili mund të dëmtohet vetëm pas disa dekadash. Shkencëtarët besojnë se tashmë kanë zbuluar përbërësin sekret që i bëri ndërtesat romake aq të qëndrueshme, madje edhe në zona të thyera.

Një ekip ekspertësh nga Amerika, Italia dhe Zvicra analizuan mostra 2000-vjeçare të mureve nga vendi arkeologjik i Privernum në Italinë qendrore. Ata zbuluan se falë një recete të veçantë, betoni i tyre kishte aftësinë të vetëripërtërihej.

“Betoni u mundësoi romakëve të arrinin një revolucion arkitektonik”, tha Admir Masic, profesor në Universitetin e Massachusetts, i cili mori pjesë në këtë studim.
“Ata ishin në gjendje t’i kthenin qytetet në diçka të jashtëzakonshme dhe të bukur për të jetuar, dhe ai revolucion ndryshoi plotësisht mënyrën se si njerëzit jetojnë,” shtoi profesori.

Betoni është në thelb një gur artificial që përftohet nga përzierja e çimentos, një material lidhës i bërë nga guri gëlqeror, ujit, rërës së imët dhe zhavorrit.

Tekstet romake sugjeruan që materialit t’i shtohej gëlqere e shuar, por shkencëtarët kanë përcaktuar se në fakt ishte shtuar gëlqere e gjallë, e cila më pas nxehej në temperatura të larta së bashku me pjesën tjetër të përzierjes.

“Përfitimi i përzierjes së nxehtë është i dyfishtë, së pari, kur betoni nxehet në temperatura të larta, mundëson procese kimike që nuk do të ishin të mundshme nëse do të përdorni gëlqere të shuar dhe së dyti, ajo temperaturë zvogëlon ndjeshëm kohëzgjatjen e ngurtësimit, sepse të gjitha reaksionet janë të përshpejtuara. Kjo lejon një ndërtim shumë më të shpejtë,” tha Masic për CNN.

Studiuesit testuan zbulimin e tyre në laborator, duke bërë beton sipas një recete të tillë, e cila doli të ishte në gjendje të mbushte në mënyrë më të mirë edhe çarjet e vogla.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i hirit vullkanik nga zona e Gjirit të Napolit, i cili u përdor për muraturë në të gjitha pjesët e Perandorisë Romake, ishte i rëndësishëm për qëndrueshmërinë specifike të betonit romak.

Hulumtimi i ri është publikuar në revistën shkencore “Science Advances”. / KultPlus.com

Parku shumëfunksional “Vala” në Durrës, destinacion i ri për të rinjtë e fëmijët

Parku i madh shumëfunksional “Vala” në lagjen 18 të Durrësit, pjesë e programit kombëtar “Dua të Luaj”, do të krijojë një destinacion të ri për të rinjtë e fëmijët.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga punimet që po kryhen në këtë park

“Një nga kantieret e reja të Rilindjes së Durrësit është kantieri i ndërtimit të parkut të madh shumëfunksional “Vala” në lagjen 18, pjesë e programit kombëtar “Dua të Luaj”, ku do të krijohet një destinacion i ri për të rinjtë e fëmijët”, shkruan Rama.

Ky park me sipërfaqe 8 mijë metra katrorë do të ketë fusha sportive volejbolli, basketbolli, tenisi, minifutbolli, palestër të hapur, lojëra për fëmijë, zona pushimi si dhe gjelbërim, dedikuar për të gjithë qytetarët.

Ndërtimi i këtij parku vjen në kuadrin e programit të ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) “Dua të Luaj”, i cili do të sjellë disa parqe të mëdha urbane në një sërë qytetesh të vendit.

Programi Kombëtar për ndërtimin e parqeve të mëdha urbane në disa qytete të vendit pason ato të Rilindjes Urbane dhe “100 Fshatrat”. / KultPlus.com

Drejtoria për Sport hap thirrjen për aplikim për Laureatët e vitit 2022

Komuna e Prishtinës – Drejtoria për Sport edhe këtë vit do të bëjë zgjedhjen e Laureatëve të dalluar për vitin 2022, andaj ka hapur aplikimin ku ju keni mundësinë të dërgoni propozimet për: Sportistin; Klubin; Trajnerin; Gjyqtarin dhe Shpresat e Sportit të Komunës së Prishtinës.

Gjithashtu do të ndahen edhe çmimet si: Çmimi – Post Mortum; Çmimi special – Për kontribut jetësor; Veterani i Vitit; Punëtori Sportiv i Vitit; Çmimi për Përfaqësim të Prishtinës.

Aplikimet për zgjedhjen e sportistëve më të mirë mund të bëhen individualisht, përmes klubeve dhe federatave sportive, në sportelin nr. 5 (objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës), nga data 11 janar deri më 25 janar 2023.

Me rastin e aplikimit duhet të dëshmohen të arriturat e individit/klubit gjatë vitit 2022.

Gjatë propozimit për laureatët duhet në mënyrë të qartë të përshkruhet aktiviteti i secilit sportistë dhe të specifikohen të gjitha garat ekipore dhe individuale në të cilat ka garuar sportisti dhe suksesin të cilin e ka arritur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë vitit 2022.

Zgjedhja e më të mirëve do të bëhet nga Komisioni i përzgjedhur nga Komuna e Prishtinës. / KultPlus.com

Qeveria mbështet projektin që do t’i tregoj botës historinë e sakrificës shqiptare në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit

Nga mbledhja e 118-të me radhë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e para për këtë vit, janë marr disa vendime mjaft të rëndësishme për vendin.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë me dije që ndër të tjera pika është ndarë edhe një buxhet prej 250 mijë eurove për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan në realizimin e projektit “Muri i Nerit” në Prishtinë, projekt ky përmes të cilit do t’i tregohet botës historia unike e sakrificës shqiptare në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.

Pikat tjera që janë miratuar sot e që kryeministri i ka ndarë me publikun:

Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, ndamë mjete për librin e Ambasadorit William Walker, rreth masakrës së 15 janarit 1999 dhe peshës historike të saj.

Për përballje me krizën energjetike, miratuam masa emergjente në furnizimin me energji, si dhe ndamë:

-24,6 milionë euro për përballje të ngritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike;

– 5 milionë euro për subvencionimin e kursimit të energjisë elektrike nga konsumatorët.

Me Projektligjin për investime të qëndrueshme po vendosim një kornizë të re ligjore për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve.

Me qellim të rritjes së investimeve, miratuam Projektligjin për Parqet Industriale dhe Teknologjike.

Mbështetëm mbajtjen e Forumit të Investimeve, për promovimin e vendit tonë dhe investimeve nga Zvicra në Kosovë.

Miratuam Strategjinë e Transportit Multimodal për vitet 2023-2030, për ngritje të sigurisë së transportit dhe digjitalizimin e tij.

Ndamë 100 mijë euro për Kosovo American Education Fund (KAEF), për të vazhduar kontributin për të ardhmen e Kosovës, për studentët tanë.

Si dhe emëruam drejtorët e Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidrodrini Sh. A. Pejë. / KultPlus.com

Blej një biletë në Cineplexx me kartë Visa dhe fito një tjetër falas!

Cineplexx së bashku me Visa kanë sjellur një super-ofertë ku për çdo biletë të blerë me kartë VISA, një biletë tjetër vjen falas. Oferta vlenë çdo të mërkure në të dy lokacionet e Cineplexx, në Prishtinë dhe në Prizren.

Disa nga filmat më të fundit dhe më të shikuar që mund t’i shikoni sot dhe te përfitoni nga kjo super-oferte janë:

Operation Fortune: Ruse de Guerre
Aksion/Komedi

Orson Fortune (Jason Statham), detyrohet të angazhojë një yll të Hollivudit të listës A për ta ndihmuar në misionin e tij për të shpëtuar botën. Të armatosur me një skuadër operativësh elitarë që dinë si ta kryejnë punën dhe një personazh të famshëm të paditur që mund të diktojë fatin e botës, mund t’i prisni të papriturat në këtë aksion spiunazhi me regjisorin Guy Ritchie në krye.  

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Avatar: The Way of Water
Aventurë/Aksion

Jake Sully dhe Ney’tiri kanë krijuar një familje dhe po bëjnë gjithçka për të qëndruar bashkë. Megjithatë, ata duhet të lënë shtëpinë e tyre dhe të eksplorojnë rajonet e Pandorës. Kur një kërcënim i vjetër rishfaqet, Jake duhet të luftojë një luftë të vështirë kundër njerëzve.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

M3GAN
Horror

Gemma, një robotiste e shkëlqyer dizajnon një kukull të gjallë, M3GAN e cila mund të dëgjojë, shikojë dhe mësojë ndërsa luan rolin e mikeshës dhe mësueses. Kur Gemma bëhet kujdestarja e papritur e mbesës së saj 8-vjeçare, ajo vendos t’i japë vajzës një prototip M3GAN, një vendim që çon në pasoja të paimagjinueshme.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Lyle, Lyle, Crocodile
Komed/Aventurë

Lyle është një krokodil që jeton me familjen Primm që ndihmon me punët e shtëpisë dhe luan me fëmijët e lagjes, por një nga fqinjët e tyre këmbëngul që Lyle i përket një kopshti zoologjik. Z. Grumps dhe macja e tij, Loretta, nuk i pëlqejnë krokodilët dhe Lyle përpiqet të vërtetojë se ai nuk është aq i keq sa të tjerët mund të mendojnë.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Oferta vlen vetëm për blerjet fizike në kinema ku kinemaja është e hapur nga ora 15:30. Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo.

Zelensky: Bota e lirë ka gjithçka që duhet për të ndalur agresionin rus

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se aleatët duhet të vazhdojnë mbështetjen e tyre me armatim për Ukrainën.

“Bota e lirë ka gjithçka që duhet për të ndalur agresionin rus dhe për t‘i shkaktuar një humbje historike shtetit të terrorit”, tha presidenti ukrainas në një video-mesazh.

Zelensky theksoi se ka zhvilluar biseda telefonike me liderë të disa vendeve për të marrë mbështetje në luftën kundër Rusisë.

Zelensky tha se ka zhvilluar bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian (BE), Charles Michel dhe se në bisedën në fjalë kanë diskutuar mbi procesin e integrimit të Ukrainës në BE, çështjet financiare ndaj vendit të tij si dhe mbështetjen me armatim.

Presidenti ukrainas ka mbrojtur idenë se arritja e fitores së Ukrainës kundër Rusisë ka një rëndësi të madhe jo vetëm për vendin e tij, por edhe për demokracinë globale dhe për të gjithë ata që i kushtojnë rëndësi lirisë.

Zelensky rikujtoi se në fund të vitit të kaluar zhvilloi takime në SHBA dhe se pas vizitës në Washington zhvilloi biseda telefonike me liderë të botës.

“Pas vizitës time në Washington realizova gjithsej rreth 30 biseda telefonike me liderë dhe përfaqësues të shteteve. Me kuptimin e plotë të fjalës ndihet se si po ritet çdo ditë vendosmëria e botës për të tejkaluar agresionin rus”, u shpreh ndër të tjera Zelensky. / atsh / KultPlus.com

Ndahen 70 mijë euro për botimin e librit mbi masakrën e Reçakut nga perspektiva e William Walkerit

Qeveria e Kosovës ka ndarë 70 mijë euro për botimin e një libri mbi masakrën e Reçakut të paraqitura nga perspektiva e ambasadorit William Walker, i cili vetëdijësoi botën për krimet serbe në fshatin Reçak.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë, ka thënë se ky libër po financohet për shkak të peshës historike që ka.

“Këtë të diel bëhen 24 vjet nga masakra e Reçakut që tmerroi dhe tronditi Kosovën, por edhe e ndërgjegjësoi dhe e alarmoi botën demokratike dhe diplomacinë ndërkombëtare. Para jush keni propozim-vendimin për ndarjen e 70 mijë eurove për hulumtimin, shkrimin, editimin, përkthimin dhe shtypjen e librit të memoareve të ambasadorit William Walker dhe të Masakrës së 15 janarit 1999 në fshatin Reçak dhe peshës historike të kësaj ngjarje. Libri do të përshkruajë ngjarjet e ndërlidhura me masakrën e Reçakut të paraqitura nga këndvështrimi i ambasadorit Walker të treguara nga perspektiva e tij personale si shef i misionit verifikues të OSBE-së”, ka thënë Kurti. / KultPlus.com

Presidentja përkujton Enver Malokun: Siç bëri ai për të vërtetën, duhet të bëjmë ne, duke zbardhur autorët e vrasjes së tij

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar atdhetarin dhe gazetarin Enver Maloku, në 24 vjetorin e vrasjes.

Presidentja Osmani shprehet se duhet zbardhur e vërteta mbi vrasjen  e tij dhe autorët e saj duhet të përballen me drejtësinë.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Në 24 – vjetorin e vrasjes së atdhetarit e gazetarit Enver Maloku, e kujtojmë me respekt bashkëpunëtorin e presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova dhe drejtuesin e Qendrës për Informim të Kosovës, zërin e të vërtetës sonë nga kohët e errëta.   

Siç bëri ai për të vërtetën, duhet të bëjmë ne, duke zbardhur autorët e vrasjes së tij dhe duke i përballë me drejtësinë!

Qoftë i paharruar kujtimi për Enver Malokun! / KultPlus.com

‘Golden Globes’rikthehet në formë elegante, yjet e veshura më bukur në tapetin e kuq (FOTO)

Ceremonia e 80-të vjetore e çmimeve Golden Globe u rikthye në formë elegante të martën në mbrëmje, pas pushimit një vjeçar të shfaqjes nga ekranet mes polemikave për mungesën e diversitetit dhe gabimet etike.

Margot Robbie nisi tapetin e kuq të shfaqjes së çmimeve me një fustan rozë të ndezur të Chanel, ndërsa ajo drejtonte ardhjet magjepsëse në Beverly Hills në hotelin Beverly Hilton.

Me Margot në tapet ishte Lily James me një fustan të kuq të mrekullueshëm të Atelier Versace, dhe Angela Bassett dhe Jessica Chastain me fustane argjendi.

Ndër veshjet më të mira në Globes të këtij viti gjithashtu u përfshinë edhe –Julia Garner, Selena Gomez, Sheryl Lee Ralph e shumë të tjera fotografitë e të cilave po ju sjellim më poshtë. / KultPlus.com

Foto: Getty Images
Foto: Getty Images
Foto: Getty Images)
Foto: Getty Images)
Foto: Getty Images)
Foto: Getty Images)
Foto: Getty Images)

Më shumë se 15 mijë vizitorë u ndalën tek “Marubi”

Muzeu “Marubi” në një analizë fillimviti për arritjet dhe planifikimet, vuri në dukje se për vitin 2022 regjistroi 15.644 vizitorë, ose 126% më shumë se viti 2021.

Ndërkohë, krahasuar me vitin 2019 (përpara COVID-19) viti 2022 shënoi një rritje prej 12% të vizitorëve me pagesë dhe 30% të të ardhurave nga shitja e biletave. E gjitha kjo, sipas “Marubit”, falë një programi intensiv ekspozitash, bisedash, punëtorish dhe aktivitetesh të tjerash.

Gjatë vitit 2022 në “Marubi” u hapën 5 ekspozita të përkohshme. Një ngjarje e veçantë ishte dhurimi i koleksionit fotografik të bashkëshortëve Safet e Gjylzade Dokle i përbërë nga 19.548 negativë, 31 albume brenda të cilëve ndodhen 7995 fotografi të stampuara në formatin 6×9 cm dhe 33 objekte pune të laboratorit fotografik. Ky koleksion fotografik është me i madhi i dhuruar “Marubit” pas viteve ’90.

“Marubi Ese” ishte një risi e këtij viti, platformë online kushtuar hulumtimit shkencor në fushën e historisë së artit dhe fotografisë. Angazhim madhor i këtij muzeu ishte digjitalizimi i plotë i regjistrave dhe dokumenteve të arkivës, prej 16883 faqesh, një proces i filluar në vitin 2014 e i përmbyllur falë programit veror të praktikave mësimore me nxënës së shkollës austriake “Peter Mahringer”.

Sa i përket vitit 2023, Muzeu Marubi parashikon të realizojë 4 ekspozita të përkohshme, 2 ekspozita itinerante, 8 punëtori profesionale, 2 restaurime të objekteve të arkivës e shumë projekte të tjera. /atsh / KultPlus.com

Vrasja e Enver Malokut – atentat ndaj institucionit të shtetit të Kosovës

Nga Jusuf Buxhovi

Vrasja e Enver Malokut, gazetarit dhe veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës më 11 janar 1999, paraqet atentatin e sofistikuar ndaj institucionit të rëndësishëm të shtetit të Kosovës dhe të konceptit të saj të vendosur mbi rezistencën intitucionale.

Qendra Informative e Republikës së Kosovës (QIK), përgjegjëse për informimin, drejtor i së cilës ishte Enver Maloku, prej kohësh kishte marrë rolin e agjencisë shtetërore në përmasat e brendshme dhe ato ndërkombëtare. Shkrimet e QIK-ut konsideroheshin burime zyrtare të Qeverisë së Kosovës dhe shtetit paralel, të cilave u referoheshin agjencitë meritore botërore. Po ashtu, raportet ditore të QIK-ut, gjenin vend në biltenet zyrtare shtetërore të SHBA-ve, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera të NATO-s, pa përjashtuar këtu edhe ato të disa vendeve latino-amerikane dhe afrikane. Prandaj, atentati ndaj drejtuesit të saj, ishte atentat ndaj shtetit të Kosovës dhe infrastrukturës së tij kredibile informative, që përhapte të vërtetën në botë, në mënyrë që ajo të mjegullohej ose të zëvendësohej me burime të tjera, në përputhje me interesat e faktorëve të ndryshëm, që u pengonte.

Fakti që Enver Maloku është vrarë si Drejtor i Qendrës Informative të Republikë së Kosovës, të shumtën është anashkaluar ose edhe harruar. Madje edhe në përkujtimet partiake, me atributet e natyrës patetike-folklorike, habitshëm është zhveshur nga ky ofiq! Kjo tregon se shteti i Kosovës dhe historia e tij e ndërtimit të brendshëm, edhe në saje të anemisë së strukturave drejtuese të LDK-së në të të akomoduar në këtë amnezi, ende gjithnjë vazhdon të vetëprivohet nga e vërteta rreth shtyllave institucionale dhe rolit të tyre ashtu si duhet mbi të cilat u ndërtua dhe veproi për të ardhur deri te koha jonë.

Këtë e pasqyron edhe lapidari i tij në Prishtinë, pa asnjë informacion të kësaj natyre, siç e pasqyron edhe ai i Ibrahim Rugovës në qendër të Prishtinës, pa atributin e Presidentit të Kosovës dhe pa datën e lindjes dhe të vdekjes. Kjo sjellje bën me dije se disajneret e memories sonë historike dhe kulturore nëpër lapidare dhe përkujtesa tashmë kanë pranuar diktatin religjioz – (njeriu nuk ka vdekje, pos amshim), ose atë ideologjik – (heronjtë nuk vdesin, andaj kjo nuk u shënohet)! / KultPlus.com

Koncert special për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Elina Duni dhe Rob Luft sjellin magjinë e tingujve të muzikës jazz

Një koncert tejet i veçantë i muzikës jazz do të festojë 15 vjetorin e Pavarësisë së vendit tonë.

Për të shënuar këtë rast të rëndësishëm, Music Export Kosovo në bashkëpunim me RAVE Production dhe AMC Corporation do të prezantojnë koncertin special më 17 Shkurt me të talentuarit si: Elina Duni dhe Rob Luft, në AMC Hall, mbështetur nga banka më e madhe në vend, ProCredit Bank.

Duke qenë ndër muzikantët më të mirë të jazz-it në vend, Elina Duni dhe Rob Luft kanë bashkuar forcat për të sjell para jush një sërë stilesh xhaz, nga tradicionale në bashkëkohore, dhe jemi të sigurt se do të kënaqeni çdo minutë të performancës.

Mbrëmja do të zgjerohet më tej me një performancë speciale pas koncertit me Soulmate nga Kasheme. 

Ndërsa do të dëgjoni muzikën e kësaj mbrëmje dhe festoni pavarësinë tonë, do të keni rast të kujtoni edhe sakrificat dhe kontributet e atyre që erdhën para nesh dhe atyre që vazhdojnë të formësojnë historinë e kombit tonë.

Le të bashkohemi në frymën e unitetit më datë 17 Shkurt, nga ora 20:30 në AMC Hall. / KultPlus.com