Nuk guxova ta këpus një trëndafil në kopshtet e Alhambras e ta sjell mbi varrin tënd, nanë në ditën e lindjes tënde. Parajsë qenka këtu, ujë, dritë e aromë lulesh. Ti pushon e qetë në parajsën tënde. Turistat bëjnë foto për ta përjetësuar ketë bukuri. Asgjë nuk përjetësohet, Asgjë, askush, nuk është i përjetshëm. Trëndafilat vyshken, kujtimet treten, njerëzit humbin, lënë të gjallët të sillën me telefona në dorë duke fotografuar vende e vetën e duke kërkuar parajsën mbi tokë. / KultPlus.com
Njëri nga filmat e shumëpritur dhe më të mëdhenjë të vitit, Fast and Furious 10, arrin më 17 maj në Cineplexx, ku në të dy kinematë do të organizohen shumë aktivitete dhe do të ketë super-shpërblime.
Për premierën e Fast and Furious 10 më 17 maj, Cineplexx organizon eventin “Pre Premiere” në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren, me super-shpërblime! Përveç këtij eventi, për të gjithë adhuruesit e veturave, Cineplexx në bashkëpunim me grupin Marakli t’kerreve do të organizoj nga ora 17:00 një Fast & Furious Meeting në parking të të dy qendrave tregtare, Albi Mall dhe Galeria Shopping Mall, ku do të ketë Car Show, dhe shumë pije FALAS nga Redbull, Birra Laško, Kraš, Fructal dhe Ujë DEA.
Në këtë event do të mund t’i shihni disa nga veturat më të mira sportive dhe më të shtrenjta në Kosovë.
Përveç Fast and Furious Meeting, gjatë eventit Pre Premiere i cili do të mbahet nga ora 19:00, do të ketë lojë shpërblyese.
Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:
4x goma vere nga EuroGoma 2x Syze Ray-Ban dhe #Vogue nga Optika Simon 3x Kupona me vlerë 50€ për derivate në Shell Kosova 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Armani Exchange 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Driveline 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Bibaj Sport 3x Gift Cards në vlerë prej 60€ nga Art n’flok
Ndërsa në kinemanë në Prizren do të dhurohen:
4x goma vere Pirelli nga EuroGoma Sh.p.k 2x Syze Ray-Ban nga Optika Gacaferi 3x Kupona me vlerë 50€ për derivate në Shell Kosova 10x Gift Cards në vlerë prej 10€ për pastrim të thellë të veturës nga Buleci.
Biletat për këtë film mund t’i blini çdo ditë prej orës 16:00 në Cineplexx, ose edhe online përmes aplikacionit Cineplexx KS. Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo
ABBA-t më në fund mund të ribashkohen, pasi Suedia triumfoi në Eurovision, sipas ”The Sun”.
Loreen krijoi mundësinë duke u bërë gruaja e parë që fitoi dy herë Eurovisionin.
Suksesi i Suedisë do të thotë se ngjarja do të organizohet në atdheun e ABBA-s vitin e ardhshëm, në 50 vjetorin e fitores së tyre me këngën ”Waterloo”.
Fansat mendojnë se do të ishte koha e përsosur për të parë sërish Agnetha Faltskog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad në skenën e konkursit të këngës.
ABBA pati 19 hite në dhjetëshen më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar pas fitores së tyre në Eurovision, përfshirë ”Mamma Mia” dhe ”Dancing Queen”.
Një burim tha dje se ”pasi Suedia fitoi, njerëzit do të kërkojnë një ribashkim të ABBA.
”Ata fituan Eurovisionin në Brighton në prill 1974 dhe vitin e ardhshëm do të jetë 50-vjetori”, tha burimi.
Loreen, 39 vjeçe, grumbulloi 583 pikë me këngën e saj ”Tattoo”, përpara Finlandës së vendit të dytë me 526.
Ajo fitoi më parë në vitin 2012 në Baku me ”Euphoria”./ atsh / KultPlus.com
Studentët Uni Universum International College prezantuan kreacionet e tyre në Prishtina Fashion Night te cilet ishin pjesë për herë të tretë në evenimentin më të rëndësishëm të modës në vend.
Ata u përfaqësuan denjësisht me koleksionin për të rritur.
Uni Universum International College vazhdon t’i ofroj studentëve mundësi të arta për t’u rritur në karrierë dhe shumë shpejt do të jetë pjesëmarrës edhe në evente të tjera të rëndësishme.
Duke prodhuar një koleksion të rrobave të modës, sintetizuar kërkimin dhe hartimin në vizatimet e punës, rezultatet përfundimtare, studentët po ndjekin ciklin e plotë të modelimit dhe prodhimit të modës.
E poashtu Uni Universum International College u ofron studentëve pajisje të specializuara, kjo përfshin bibliotekën, laboratorin e dizajnit të modës, pajisje dhe mjete profesionale, makina qepëse, manikene etj.
Instituti SEKHMET po sjell një ekspozitë të veçantë audiovizuale të titulluar “DASHURIA është DASHURI është DASHURI”.
“Çfarë do të thotë dashuria për ju”? Këtë pyetje organizatorët ju kanë bërë familjarëve të personave queer, duke mbledhur dëshmitë e tyre të përzemërta. Në Kosovë, ku jeta e individëve LGBT+ është e margjinalizuar, përvojat dhe ekzistenca e anëtarëve të familjes së tyre, veçanërisht prindërve, shpesh anashkalohen në diskursin publik.
Ekspozita synon të eksplorojë ndikimin e zgjedhjes së një personi për të dashur lirshëm dhe fuqinë transformuese që mund të ketë tek ata që e rrethojnë.
“Ne duam të thellohemi në udhëtimin e përbashkët drejt krijimit të një lloji të ri të familjes: nga një familje gjaku në një familje dashurie. Ju ftojmë të bashkoheni me ne për të dëgjuar atë që këto nëna dhe motra kanë për të ndarë për dashurinë”, thuhet në njoftim.
Zërat e tyre do të shoqërohen me një video ilustrim të Leart Ramës. Hapja e ekspozitës audiovizive do të bëhet në orën 17:30 të datës 17 maj, Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë, Lesbofobisë dhe Transfobisë, në Qendrën për Praktikë Rrëfyese (Ish – biblioteka Hivzi Sylejmani).
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 24 Maj dhe ju inkurajojmë që ta vizitoni çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00 për të përjetuar këtë eksplorim intim të dashurisë.
Ekspozita është realizuar nga Instituti SEKHMET dhe është mbështetur nga Manifesta 14 Prishtinë. / KultPlus.com
Platoni ka qenë filozof i Greqisë Antike, njëherit është një ndër filozofët më me nam në gjithë historinë e njerëzimit.
Ai ka jetuar në vitet 427 p.e.s – 347 p.e.s dhe emri i tij i vërtetë ishte Aristokles.
Ishte student i Sokratit, autor i disa dialogjeve filozofike dhe themelues i Akademisë në Athinë në të cilën akademi studioi edhe Aristoteli.
Ai u mor me shumë çështje filozofike ku ndër të tjera ishin politika, etika, metafizika, dhe epistemologjia.
Më poshtë po ju sjellim disa nga shprehjet e tij filozofike mbi jetën:
Kurajoja është të dish se çfarë mos të kesh frikë.
Askush nuk është më i urryer se ai që e flet të vërtetën.
Një prej dënimeve për refuzimin e pjesëmarrjes në politikë është se përfundon e qeverisesh nga inferiorët.
Ky qytet është ai që është sepse qytetarët tanë janë ata që janë.
Vlera e një burri është ajo që bën me pushtetin.
Vëmendja ndaj shëndetit është pengesa më e madhe në jetë.
Mund të zbulosh më shumë për atë person në një orë lojë se në një vit bisedash.
Mund ta falim një fëmijë që është i frikësuar nga errësira, tragjedi e vërtetë është kur të rriturit kanë frikë nga drita
Studimi më fisnik ndër të gjitha është studimi i njeriut dhe jetës që duhet të jetojë.
Tregohu i mirë, sepse kushdo që takon, po përballet me një betejë të vështirë.
Injoranca është rrënja e të gjitha të këqijave.
Nevoja është nëna e të gjitha shpikjeve.
Kurrë mos e dekurajo dikë që bën përparime të vazhdueshme,sado të ngadalshme qofshin.
Fillimi është pjesa më e rëndësishme e çdo pune.
I mençuri flet se ka diçka për të thënë, budallai sa për të thënë diçka çfarëdo.
Ekzistojnë 3 kategori njerëzish: Ata që janë të dashuruar me Dijen; të dashuruarit me nderin dhe të dashuruarit me përfitimin.
Sjellja njerëzore rrjedh si pasojë e 3 shkaqeve: Dëshira, Emocionet ose Dija.
Që një njeri të arrijë të zotërojë vetveten është nga fitoret më fisnike dhe më parësore.
Pasuria më e madhe është të jetosh i kënaqur me pak.
Opinioni është shkalla mes injorancës dhe dijes.
Një hero lind mes qindrave; një i mençur mund të gjendet mes mijrave, por një njeri i vetërealizuar mund të mos gjendet as mes qindra mijëra njerëzve.
Ata që janë të aftë të shohin përtej hijeve dhe gënjeshtrave të kulturave të tyre, nuk do kuptohen kurrë nga masat e jo më të besohen nga to.
Ajo që quajmë mësim është thjesht një proces rikujtimi.
Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje që të jenë të përgjegjshëm, ndërsa njerëzit e këqinj do gjejnë gjithnjë një rrugëdalje nga ligjet.
Një vendim i mirë është bazuar në njohuritë dhe jo në numrat.
Të gjithë njerëzit janë nga natyra të barabartë, janë bërë nga e njëjta baltë, nga i njëjti Punëtor; dhe megjithatë ne mashtrojmë veten, ndaj Perëndisë janë të shtrenjtë si fshatari i varfër, si princi.
Gjithë ari i cili është nën apo mbi tokë nuk është i mjaftueshëm për ta dhënë në këmbim të Virtytit.
Dhe çfarë, Sokrat, është ushqimi i shpirtit? Vërtet, thashë unë, dituria është ushqim i shpirtit.
Çdo njeri mund t’i bëjë dëm fare lehtë, por jo çdo njeri mund t’i bëjë mirë tjetrit.
Sikurse ndërtuesit thonë, gurët më të mëdhenj nuk qëndrojnë mirë pa më të vegjlit.
Në prekjen e dashurisë gjithkush bëhet poet.
Më mirë diçka e vogël e bërë mirë, se një e madhe e pa përkryer.
Dinaku nuk është tjetër veçse imitatori më i ulët i zgjuarsisë.
Vdekja nuk është më e keqja që mund t’iu ndodhë burrave.
Teprimi në përgjithësi shkakton reaksion, dhe prodhon një ndryshim në drejtim të kundërt, qoftë ai në stinët, në individët apo në qeveritë.
Ai që kryen padrejtësi është gjithmonë më fatkeq se ai që vuan atë.
Ai që vjedh pak, vjedh me të njëjtën dëshirë si që vjedh shumë, por me më pak fuqi.
Ndershmëria është për pjesën më të madhe më pak fitimprurëse se sa pandershmëria.
Do marr heshtjen tuaj si dhënie pëlqimi.
Nëse një njeri e neglizhon edukimin, ai ecën çalë në fund të jetës së tij.
Prindërit duhet t’u lënë trashëgim fëmijëve të tyre jo pasurinë, por frymën e nderimit./KultPlus.com
Jo domosdoshmërisht duhet të japësh shpjegime, për ata që nuk e kanë kuptuar atë, që krijon, o thua. Mund të reagosh dhe të heshtësh për arsyet e tua. Jo domosdoshmërisht duhet të qëndrosh, në vende ku thahen lulet e tua. Nuk egziston vetëm një kopsht i vetëm, dhe ti, për këtë duhet t’ja lejosh vetes privilegjin e Diellit më të mirë. Nuk të duhet të jesh i,e kënaqur në shoqërisë e kujtdo për domozdoshmëri. Vetmia nuk është një dënim, nëse e zgjedh për t’u gëzuar në paqen tënde. Jo domosdoshmërisht duhet të mbledhësh ç’do provokim, sepse jo ç’do gjë meriton vëmendjen dhe kohën tënde. Jo domosdoshmërisht duhet t’u mbash besimin premtimeve të vjetra, që të kanë lënë në pritje. Premtimet, duhet të ushqehen çdo ditë, dhe universi bekon atë që njeh fundin, duke i hapur portën. Jo domosdoshmërisht duhet të jesh shtëpi e qëndrueshme e fortë, e ç’do emocioni. Duhet lejuar dhe të kalojë tej e matanë, si të jesh prej ajri. Jo domosdoshmërisht duhet të konfirmosh pritshmëritë e të tjerëve. Mund të mbetesh gjithashtu i(e)paparashikueshëm; është për ty liri, dhe mirënjohje e vetvetes.
Në Universitetin e Pragës, sot do të flitet për kontributin e albanologut Jan Urban Jarnik dhe për letërsinë shqipe.
Dy shkrimtarë shqiptarë do të prezantohen në të quajturën “Mbrëmja shqiptare” në Pragë.
Nga Kosova do të prezantohet shkrimtari Ag Apolloni, ndërsa nga Shqipëria shkrimtari Stefan Çapaliku.
Prezantimin e tyre do ta bëjnë Prof. Dr. Orkida Backus Borshi (e cila ka përkthyer në çekisht romanin “Ulurima e Ujkut” dhe është duke e përkthyer “Një fije shprese, një fije shkrepëse”), dhe Jakub Třešňák (i cili ka përkthyer pjesë nga dramat e Çapalikut).
Eventi është organizuar nga Prof. Dr. Jaroslav Otčenášek, shef i katedrës së Ballkanistikës në Universitetin e Karlit, në Pragë, si dhe nga profesoresha Borshi, ligjëruese në atë katedër. Gjithashtu, për realizimin sa më të mirë të eventit kanë kontribuar edhe ambasada kosovare dhe ajo shqiptare në Pragë, Albesjana Iberhysaj dhe Ilirian Kuka.
Takimi do të mbahet sot nga ora 17:00./ KultPlus.com
Sportistja kosovare, Distria Krasniqi tashmë është shpallur xudistja më e mirë në botë për kategorinë deri në 52 kilogramë.
Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka treguar renditjen ku xhudistja kosovare ka mbledhur 7 mijë e 275 pikë, duke lënë prapa xhudisten britanike, Chelsie Giles, e cila ka marrë 7 mijë e 10 pikë dhe japonezen Uta Abe, e cila i ka 6 mijë e 800 pikë. / KultPlus.com
Dashuria për kosovarët më lindi në fillim të viteve tridhjetë. Njoha më parë Asim Vokshin, që ishte nëntoger i xhandarmërisë në rrethin e Gjirokastrës, kur unë isha mësues në Dhuvjan të Dropullit, më 1932. Më vonë, nëpërmjet Asimit, në Tiranë njoha Bedri Pejanin, Ali Kelmendin. Dhe në Spanjë njoha shokët e paharruar: Xhemal Kada, Justina Shkupi, Shaban Basha e të tjerë, për të cilët kam folur në shënimet për Spanjën.
Në Tiranë, pas Çlirimit, njoha Xhafer Vokshin, vëllanë e Asimit, ardhur nga Kosova, partizan gazetar. U lidhëm me miqësi, por lidhjet me të u ndërprenë, kur ai u internua familjarisht. Nuk i zinin këmbët dhé. Ka vuajtur shumë me gjithë familjen me shumë fëmijë. E kam mik dhe shpesh vjen më takon. Djalit të tij të madh ia kam vënë unë emrin Ebro, për kujtim të betejave në Spanjë. /KultPlus.com
Loreen, këngëtarja e njohur që siguroi fitoren e Suedisë në edicionin e 2012 të festivalit Eurovision me këngën “Euphoria”, është bërë gruaja e parë në histori që e fiton dy herë këtë event.
Por mes festimeve të shumta shikues të ndryshëm vrisnin mendjen nëse rezultati i finales së të shtunës ishte “i manipuluar”.
Kënga e Loreen “Tattoo” doli e para me 583 pikë të mbledhura nga juria e publiku, ndërsa ajo e Finlandës u rendit ngushtë e dyta me “Cha Cha Cha” nga Käärija – me 526 pikë.
Juritë kombëtare vendosën në favor të Loreen, por kjo ka shkaktuar kritika të gjera ne lidhje me sistemin e votimit nga spektatorët.
Por një reagim akoma më të gjerë mori teoria e konspiracionit që lidhte fitoren me grupin e njohur suedez ABBA kur ata ishin konkurrentë të festivalit dhe e fituan në vitin 1974 me këngën e famshme “Waterloo”.
Fitorja e djeshme e Loreen do të thotë që festivali vitit 2024 do të mbahet në Suedi dhe kjo ndodh në përvjetorin e 50-të të fitores së tyre.
Prandaj shumë vezhgues dyshonin se suksesi në Liverpool ishte më shumë sesa thjesht një koinçidencë.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, kënga fituese “Tattoo” tingëllonte shumë e ngjashme me hitin e njohur të grupit ABBA, “The Winner Takes It All” (Fituesi merr gjithçka).
Mbrëmë para njoftimit të rezultateve, ish-anëtari i grupit ABBA, Björn Ulvaeus u shfaq në një video mesazh ku duke folur për eksperiencën e tij në festival, tha:
“Kush e di se ku mund t’ju çojë ky rrugëtim…”. / KultPlus.com
Madeleine Albright u lind më 15 maj 1937, Pragë, Çekosllovakia (tani në Republikën Çeke). Emri i Madeleine Albright për Kosovën konsiderohet si një prej më të rëndësishmëve, pasi që ajo ishte indikatore kyçe në përfundimin e luftës në Kosovë, shkruan KultPlus.
Madeleine Albright (Marie Jana Korbel) ishte vajza e një diplomati çek. Pasi nazistët pushtuan Çekosllovakinë në vitin 1939, familja e saj iku në Angli. Edhe pse e kaloi pjesën më të madhe të jetës duke besuar se ata kishin ikur për arsye politike, ajo mësoi në vitin 1997 se familja e saj ishte hebreje dhe se tre prej gjyshërve të saj kishin vdekur në kampet gjermane të përqendrimit.
Familja u kthye në Çekosllovaki pas Luftës së Dytë Botërore, por grushti komunist i sponsorizuar nga Bashkimi Sovjetik i bëri ata refugjatë përsëri dhe deri në vitin 1948 u vendosën në Shtetet e Bashkuara.
Madeleine u martua tri ditë pas diplomimit nga kolegji. Menjëherë pas martesës Madeleine mbeti shtatzënë dhe kishte binjakë. Madeleine me një nga tre fëmijët e saj. Gjatë 15 viteve të ardhshme, ndërsa ishte një nënë dhe grua, Madeleline filloi të punonte në doktoraturën e saj. dhe vullnetarisht në fushatat politike demokratike. Në vitin 1976 ajo u angazhua nga Senatori Ed Muskie për të qenë asistent ligjvënës. Ajo ishte 39 vjeçe dhe ishte puna e saj e parë që u pagua. Korbel u diplomua nga Kolegji Wellesley (Massachusetts) (B.A., 1959) dhe u martua me Joseph Albright, një anëtar i familjes së gazetës Medill. Pasi fitoi një diplomë master (1968) nga Universiteti Columbia, New York City, ajo punoi si një investitor fondesh për fushatën presidenciale të dështuar të senatorit Edmund Muskie më 1972 dhe më vonë shërbeu si asistente ligjvënës i Muskies. Nga 1976 ajo kishte marrë një Ph.D. nga Kolumbia dhe po punonte për Zbigniew Brzezinski Pres, përcjell rtv21.tv.
Gjatë administratës të presidentëve Ronald Reagan dhe George H.W. Bush në vitet 1980 dhe në fillim të viteve ’90, Albright punoi për disa organizata jofitimprurëse dhe Uashingtoni, D.C, u bë një sallon për politikanët dhe politikëbërësit me ndikim. Ajo gjithashtu ishte profesoreshë e çështjeve ndërkombëtare në Universitetin Georgetoën, Uashington, D.C., 1982 – 1993.
Pas zgjedhjes së Pres. Bill Clinton, një demokrat, në vitin 1992, ylli politik i Albright filloi të ngrihej dhe Clinton e emëroi ambasadore në Kombet e Bashkuara në vitin 1993. Në OKB ajo fitoi një reputacion për një mendje të ashpër si një avokate e ashpër për interesat amerikane dhe promovoi një rol në rritje për Shtetet e Bashkuara në operacionet e OKB-së, veçanërisht ato me një komponentë ushtarake. Emërimi i saj në pozitën e sekretares së shtetit u konfirmua unanimisht nga Senati në vitin 1997. Gjatë qëndrimit të saj në detyrë, Albright mbeti një përkrahës i ndërhyrjes ushtarake dhe një kampion i fuqishëm i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut.
Veçanërisht, në vitin 1999 ajo shtyu për bombardimet e NATO-s në Jugosllavi për të ndalur spastrimin etnik të shqiptarëve etnikë në Kosovë nga forcat jugosllave dhe serbe. Konflikti i Kosovës përfundoi pas 11 javësh të sulmeve ajrore, kur Jugosllavia u pajtua me kushtet e NATO-s. Albright u përfshi gjithashtu në përpjekjet për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut dhe në vitin 2000. Megjithatë, bisedimet e saj me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Il dështuan të prodhonin një marrëveshje.
Me përfundimin e mandatit të dytë të Bill Klintonit në vitin 2001, Albright u largua nga shërbimi qeveritar dhe themeloi grupin Albright, një firmë konsultimi me seli në Uashington DC. Ajo më vonë mbështeti ofertat presidenciale të Hillary Clinton në vitin 2008 dhe 2016. Në fushatën e fundit, Albright tërhoqi kritika kur ajo tha se “ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk ndihmojnë njëra-tjetrën”, një ndjenjë që ajo kishte shprehur shpesh gjatë disa dekadave. Megjithatë, disa besonin se ajo nënkuptonte se gjinia ishte konsiderata e vetme kur zgjedh një kandidat dhe më vonë sqaroi komentet e saj.
Një kolumnist i shpeshtë për çështjet e punëve të jashtme, Albright shërbeu në bordin e drejtorëve të Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë. Albright shkroi një numër librash, përfshirë The Mighty and the Almighty: Reflektime mbi Amerikën, Perëndinë dhe Çështjet Botërore (2006), Memorandumin e Presidentit të zgjedhur (2008) dhe Fashizmin: Një paralajmërim (2018). Sekretari i Madh (2003) dhe Winter Prague: Një histori personale e përkujtimit dhe luftës, 1937-1948 (2012) j. Në 2012 Albright u nderua me Medaljen Presidenciale të Lirisë.
Presidenti i Ukrainws, Volodymyr Zelensky, është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar Charlemagne të Aachen 2023.
Ky është çmimi më i vjetër dhe më i njohur që jepet për punën e bërë në shërbim të Bashkimit Evropian.
Zelenskyt dhe popullit të Ukrainës iu dha çmimi për “luftën për të mbrojtur jo vetëm sovranitetin e vendit të tyre dhe jetën e qytetarëve të tij, por edhe Evropën dhe vlerat evropiane”./KlanKosova/KultPlus.com
Në mesin e shumë veprave të tij të mahnitshme, me veprën “Plaku dhe Deti” ai kishte arritur ta fitonte çmimin Pulitzer në vitin 1953. Në vitin 1954 Ernest Hemingway kishte fituar çmimin Nobel. Revolucionari i letërsisë, i shijeve estetike dhe atyre elitare , Hemingway ka lënë pas një pasuri të vërtetë me veprat e tij.
Më poshtë ju servirim disa nga thëniet më të mençura të tij, të cilat padyshim se do ju bëjnë të mendoni më ndryshe mbi jetën dhe njeriun modern të ditëve të sotme:
-Ekzistojnë dy lloje të njerëzve: ata me të cilët lidhesh lehtë por edhe lehtë rrin pa ta, dhe ata me të cilët është vështirë të lidhesh, por e pamundur të rrish pa ta!
– Një njeri inteligjent ndonjëherë detyrohet të dehet dhe të shpenzojë kohë me budallallekun e tij.
– Njeriu nuk është ndërtuar për t’u mposhtur. Njeriu mund të shkatërrohet, por jo të mposhtet.
– Lumturia te njerëzit inteligjent është gjëja më e rrallë që e kam parë.
– Cilat gjëra e dëmtojnë një shkrimtar? Politika, gratë, pijet, paratë, ambicia. Por një shkrimtar e dëmtojnë edhe mungesa e politikës, grave, pijeve, parave dhe ambicies.
– Shkruani kur jeni të dehur, modifikojeni kur jeni esëll.
– Lumturia nuk është asgjë tjetër përveç se shëndeti i mirë dhe memoria e keqe.
– Ka gjëra më të këqija se lufta: tradhtia, egoizmi dhe frika.
-Nuk është vështirë ta menaxhoni jetën kur nuk keni asgjë për të humbur.
– Mënyra më e mirë për ta zbuluar nëse mund t’i besoni dikujt, është duke i besuar atij/asaj./panorama.com/KultPlus.com
Oh! kurrë mos e fyeni ju një grua që bie! E di dot sa ka hequr? Sa ka vojtur urie? Sa net si ferr ka gdhirë në ankth e drithërim? Virtytin kur ua tund Mjerimi me tërbim, E kush nga ne s’ka parë të tillë gra të mjera Si rreken që të mbahen, me ngulm, me duar të ndera? Sikundër buzë degës shohim varur tek ndrin Një pikë shiu si lot, kur dielli vetëtin, Q’e tundin tok me pemën e që dridhet, po mbahet, Perlë, pa rënë akoma, dhe baltë, passi ndahet!
Fajin e kemi ne. Ti kamës! Ari yt! Po uji i pastër gjindet dhe aty në llom të ndyt. Dhe që kjo pikë loti të dalë nga ka rarë, Të bëhet prapë perlë me atë shkëlqim’n e parë, Mjafton – Ja kështu rihet e ngrihet, passi bie – Një rreze djelli ose një rreze dashurie!
Një qenush i fshehur është zbuluar në një kryevepër të hershme të Pablo Picasso-s, më shumë se një shekull pasi u krijua për herë të parë.
Ai ishte i fshehur nën një shtresë të hollë bojë të errët në Le Moulin de la Galette, e cila u përfundua në vitin 1900 kur artisti spanjoll ishte vetëm 19 vjeç, përcjell klankosova.tv.
Piktura tani është e ekspozuar në Muzeun Guggenheim në New York, si pjesë e ekspozitës “Young Picasso in Paris”.
Ai u rizbulua duke përdorur teknologjinë moderne të imazhit që lejoi ekspertët të shihnin skicën origjinale që shtrihej poshtë.
Julie Barten, konservatorja e lartë e pikturave të muzeut, tha se ”Nëse shikoni nga afër [pikturën] mund të shihni se ekziston kjo fantazmë e vazhdueshme e qenit”.
”Ka bojë të kuqe që shfaqet nëpër zona dhe nëse shikoni me të vërtetë nga afër mund të shihni sytë dhe veshët”.
“Ju mund të shihni se, kur e fsheh atë, ai në fakt e lë konturin e kokës ende të dukshëm”.
Zonja Barten tha se ajo kishte pasur gjithmonë një “ndjenjë shumë të fortë”, se kishte diçka të fshehur nën pikturë.
”Ajo që ne dimë ishte se në shumë raste, Picasso, pikturoi aspekte të kompozimit dhe më pas i fshiu ato dhe i transformoi në elementë të tjerë kompozicional”.
“Kjo ishte me të vërtetë pjesë e praktikës së tij”, shtoi ajo. shkruan Telegraph, përcjell klankosova.tv./KultPlus.com
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Ylfete Fanajn, shqiptaren e parë e cila mori postin e ministres në qeverinë kantonale të Lucernit, duke thënë se bashkëpunimi mes tyre së pari është detyrim, përveçse interes i përbashkët, shkruan KultPlus.
Kurti përmes një postimi në facebook ka thënë se arritjet e Fanajt, shërbejnë si inspirim dhe udhërrëfim për mërgatën që jeton në Zvicër, e cila tash e shumë vite më parë i shërben me besnikëri shtetit Zviceran.
“E ky nuk ishte urimi i parë për znj.Fanaj, dhe duket se nuk do të jetë i fundit. I dëshiroj suksese në detyrën e re dhe punë të palodhshme përballë përgjegjësive të reja. Me të nuk na bën bashkë vetëm origjina, por edhe orientimi socialdemokrat. Andaj edhe bashkëpunimin e kemi detyrim, përveçse interes të përbashkët”, thuhet në urimin e Kryeminstrit Kurti./KultPlus.com
Si çdo gjeni tjetër i artit, edhe jeta e Ludwig van Beethoven është e mbushur me sekrete, të panjohura, të vërteta të aluduara dhe mite, të cilat nuk e komprometojnë krijimtarinë e tij, as nuk e zbehin shkëlqimin e yjësisë ku ata shndrisin përgjithmonshmërinë.
Por thjeshtë, na japin mundësi të kuptojmë se çdonjëri nga ne, veçanërisht, të zgjedhurit të lindin të “pavdekshëm”, janë tokësor aq sa janë edhe qiellor. Shpesh fama dhe gjenialiteti i tyre ka shërbyer si një koracë mbrojtëse e padepërtueshme dhe kjo i ka lënë ata të qetë në gjumin e përjetësisë. Por vjen koha kur njeriu i zakonshëm kërkon të ngjashmen e tyre edhe tek njerëzit e jashtëzakonshëm, qofshin këta artistë, borrështetas, ushtarakë, eksploratorë apo edhe pretendues të froneve hyjnore.
Por kur lindi ai, Ludwig van Beethoven?
Ludwig van Beethoven ka lindur në Bon më 15, 16 apo 17 Dhjetor? Burime të ndryshme nuk ofrojnë sigurinë e datës së saktë, kur u lind kompozitori i madh. Por bien dakord për 17 dhjetorin 1770, datën e pagëzimit. Fëmija çudibërës, i’u nënshtrua një disipline të rreptë, e cila, siç ndodh shpesh me mrekullitë e fëmijëve, i kushtëzoi moshën dhe tërë jetën.
Përbindësh i talentit … dhe jo vetëm .
Ludwig van Beethoven arriti të vendoste veten si një nga artistët më të mëdhenj të kohërave, pavarësisht të metave të tij të karakterit. Ai kurrë nuk kishte qenë një bukurosh. Në fëmijëri atë e quanin Der Spagnol (Spanjisht), për shkak të fytyrës së tij të ullinjtë. Ishte shtatshkurtër, jo më shumë se një e gjashtëdhjetë e pesë metra i gjatë, i gjerë në shpatulla, me kokë të madhe dhe flokë të rrëmujshëm, dhëmbë të dalë, një hundë të vogël të rrumbullakosur, gjithashtu pështynte kudo. I ngathët në lëvizjet e tij, ai vazhdimisht rrëzohej dhe thyente objektet që prekte. Kurrë nuk mësoi të kërcejë, dhe gjithmonë e priste veten gjatë rruajtjes.
Kalitja
Ai ishte i zymtë dhe i dyshimtë, i ndjeshëm, mizantrop dhe i fiksuar në atë se të gjithë donin ta mashtronin. Shquhej për një sjellje jo të mirë dhe ishte aspak tërheqës. Ai gjithmonë harronte gjithçka. Kishte zemërime të pakuptimta dhe nganjëherë kishte marrëdhënie korrektësie të dyshimtë me botuesit. Një beqar i përjetshëm. Jetoi në një konfuzion të papërshkrueshëm, veçanërisht pasi nuk kishte asnjë shërbëtor të gatshëm të toleronte nervozizmin e tij.
Muzika i dilte nga zemra
Gjithmonë është spekuluar për sëmundjet e shumta që kompozitori kishte vuajtur që në rini, nga astma në sindromën e zorrëve të irrituar, nga sëmundja e veshkave deri te ciroza e mëlçisë. Dhe historianët kanë pyetur gjithashtu se si sëmundjet fizike të muzikantit, mund të kishin ndikuar në artin e tij. Hipoteza e 3 studiuesve është se ritmet e disa prej kompozimeve të tij më të famshme dhe prekëse, do të ndikoheshin thellësisht nga aritmitë kardiake, nga të cilat ndoshta vuante kompozitori.
Ai ishte vërtet i shurdhër?
Tashmë në të tridhjetat, ai deklaroi se kishte vështirësi të kuptonte fjalët e një personi që fliste me zë të ulët. Për të dëgjuar aktorët në teatër, ai u detyrua të afrohej me orkestrën. Megjithatë, shurdhimi në rritje, e degdisi atë në një gjendje të thellë depresive, e cila në vitin 1802 e çoi në një tentativë për vetëvrasje. Për shkak të problemeve të dëgjimit, Beethoven u izolua në mënyrë progresive nga njerëzit përreth tij, duke kompromentuar shumë marrëdhënie shoqërore dhe emocionale. Në vitin 1819, tetë vjet para vdekjes së tij, ai ishte plotësisht i shurdhër. Pavarësisht kësaj, Beethoven vazhdoi të kompozonte: E famshja Simfonia e Nëntë me Odën e Gëzimit, u shkruan në vitin 1824, duke sjellë jo një muzikë dëgjimi se sa një shpërthim shpirti.
Gjeniu dhe rregullsia
Gazetari amerikan, Mason Midnight Currey mblodhi detaje biografike të 168 artistëve, duke treguar se të gjithë, madje edhe ata që konsideroheshin të pabindur dhe instiktivë, ndoqën një program specifik. Stili i jetës së Ludwig van Beethoven, veçanërisht vitet e fundit, ishte shumë i rregullt. Por në periudha të tjera, Beethoven kompozonte madje deri në dy të mëngjesit. Gjithmonë duke ndjekur një orar të rreptë.
Gjeni falë sifilizit?
Sipas studiuesit, Deborah Hayden, sifiliz, prej të cilit shumë personazhe në histori ishin prekur ndoshta, nga Abraham Lincoln te Friedrich Nietzsche dhe Oscar Wilde, mund të shpjegonte gjenialitetin ose çmendurinë e tyre. Euforia sifilitike mund të ketë amplifikuar gjenialitetin krijues të Ludwig van Beethoven dhe të shumë personazheve të tjerë të cilët, si ai, ishin prekur nga e ashtuquajtura sëmundje franceze. Teza, e përfshirë në një libër nga Hayden, nuk është konfirmuar kurrë. Sidoqoftë, studime të tjera tregojnë se Beethoven vuante nga çrregullimi bipolar .
Ai nuk është një romantik
Beethoven ishte mendimtari më i frikshëm muzikor. Shumë kanë dashur të shohin tek ai urën midis periudhave klasike dhe romantike, por është vetëm një etiketë e përshtatshme, dhe jo shumë e saktë. Në realitet, ka shumë pak romantik në muzikën e tij. “Beethoven nuk fliste gjuhën e romantikëve”, shkroi Harold C. Schonberg . “Ai filloi të kompozonte në traditën klasike dhe më pas shkoi përtej kohës dhe hapësirës, duke përdorur një gjuhë që ai vetë e kishte falsifikuar. Një gjuhë e ngjeshur, enigmatike dhe shpërthyese, e shprehur në forma të sajuara prej tij”.
Revolucionar
Karakteristikë që e dallonte Beethoven nga të gjithë muzikantët e tjerë që i paraprinë, përveç gjenialitetit dhe forcës së tij të pakonkurrueshme, ishte ajo që ai e konsideronte veten artist dhe mbronte të drejtat e tij si artist. Ai ishte një artist, një krijues, dhe për këtë arsye ishte superior ndaj mbretërve dhe fisnikëve. Ai kishte një konceptim revolucionar të shoqërisë dhe ide romantike rreth muzikës. “Ajo që kam në zemrën time duhet të dalë dhe kështu e shkruaj”, i tha ai dishepullit Carl Czerny. Mozart nuk do ta kishte ëndërruar kurrë të thoshte një gjë të tillë, as Haydn apo Bach.
Vdiq nga plumbi?
Në të vërtetë jo. Për disa ishte faji i një vaji të njomur, pas një operacioni kirurgjikal. Për të tjerët, nga një kupë prej së cilës piu kompozitori. Cilado qoftë, përqendrimi i lartë i plumbit që gjendet në trupin e Beethoven shpesh është përmendur si shkaku kryesor i vdekjes së tij në moshën 56-vjeçare. Për të ushqyer edhe më shumë teorinë e vdekjes nga plumbi në gjak, u aludua se përqindja e lartë e këtij vrasësi i shkaktoi atij nervozizëm. Për studiuesit nuk ishte as e re as e panjohur, nervozizmi dhe temperamenti shpërthyes i kompozitorit, bllokimi i veshkave dhe mëlçisë, simptoma që iu shfaqën gjithnjë e më agresive, duke i dëmtuar cilësinë e jetës muzikantit në fundin e jetës. Sidoqoftë, kërkimet nga shkolla e mjekësisë, Mount Sinai në New York, i kanë hedhur poshtë këto hipoteza. Analiza e niveleve të plumbit në kockat e kompozitorit, gjeti një përqendrim shumë të ulët, që të ishte shkaktari i helmimt me pasojë vdekjeje të gjeniut të muzikës. /focus/ KultPlus.com
Grigor Përliçev (1830/31-1893) ishte një poet bullgar i lindur në Ohër. Mësimet e para i mori në shkollën greke të lindjes.
Iu kushtua gjuhës shqipe dhe luftërave të popullit shqiptar nën udhëheqjen e heroit Skënderbe. Punoi si mësues i greqishtes në qytete të ndryshme të Maqedonisë e më pas në Tiranë, ku u njoh me historinë e popullit shqiptar dhe mësoi gjuhën shqipe.
Kjo e frymëzoi të shkruajë greqisht poemën “Skënderbeu” (1861), që mbeti dorëshkrim. Aty i këndon heroizmit të luftëtarëve shqiptarë dhe prijësit të tyre, Skënderbeu, i cili jepet edhe si mbrojtësi i popujve të tjerë të Europës.
Poema Përliçevit është e frymëzuar nga vepra e Barletit. Aty tregon të mëdhenj edhe strategun dhe ushtarin. Këta të fundit ai i quan bij gjigantësh. Vepra përshkohet nga ide të fuqishme çlirimtare e demokratike.
Valle hyjnore ngritur kanë burra heronj, në mendjen time Skënderbeut, stuhi e gjëmë, dua t’i këndoj,
në krye luftëtarësh kryetrima, që osmanllinj dërmoi miriada. Ashtu si një tufan që vjen nga jugu, përkul pemët e vogla të një kopshti
edhe si kallamishte i shkul nga rrënja pemët e moçme-edhe Skënderbeu vërsulej duke korrur majtas djathtas
ara që ngelin prapa, o nga pesha e mishit që pengon këmbët e, shkathta, o ng’ ajo frik’ e madhe që ngrin
gjakun, o nga një jet’ e butë reehatie. Siç digjet një qytet i madh nga zjarri,
që flakëron veriu i furishëm dhe burrat qajn’ e pleqtë ulërijnë, ndihet vajtimi içjerrë i fëmijëve dhe gratë leshlëshuar bredhin
udhëve duke përplasur duart-ulërinin dhe turqit, duke ikur djersëmbytur; dhe mjaft prej tyre, duke dhënë,
shpirt, i përqafonin shokët që largoheshin e qanin për fëmijët e për gratë,
duke kërkuar vdekjen sa më parë.
Në çast iu kënaq zemra Skënderbeut, ashtu siç e kënaq shiu që bie arën që përcëllon flaka e diellit. / KultPlus.com
Jo vetëm burrat, por edhe gratë e pasura u shpërfytyruan nga komunizmi. Ato u detyruan që të braktisnin sjelljen e fisme, normat, virtytet dhe të transformoheshin sipas moralit revolucionar me kazma e lopata në duar, shpesh duke i detyruar të punonin në sektorët më të vështirë.
Kjo është një panoramë e viteve ’50 kur gratë dhe vajzat e familjeve më të pasura të qytetit të Elbasanit, pasi u përballën me sekuestrimin e pasurisë dhe pronave, u dërguan të hapnin kanale në bujqësi.
Këto bashkëshorte dhe bija qysh nga 1945 e deri më 1956, shtërnguan fort zemrën kur u burgosën, u pushkatuan, u internuan burrat dhe baballarët e tyre me vulën “armiq të popullit”, “kriminelë lufte” dhe “sabotatorë të Pushtetit Popullor”.
Këto nëna mbajtën mbi shpatulla për vite me radhë dhe provuan shumë nga mëria komuniste, që sa vinte bëhej me vrastare dhe pashpirt. Këto nëna provuan flakjen jashtë shtëpie, daljen në rrugë në mëshirë të të tjerëve, zhveshjen ekonomike dhe financiare, sepse parat ia morën deri në monedhën e fundit; mbetën pa orenditë e nevojshme për gatim, pa ushqime, pa shtroje e mbuloje.
Shkurt pushteti komunist shpejt, shumë shpejt i çoi në atë derexhe, sa po vihej në rrezik edhe jeta. Përveç rekuizimit dhe sekuestrimit, reforma të tjera ekonomike shtërnguese si ajo e triskimit, i detyronte të drejtoheshin për të punuar dhe mbajtur frymën. Por, për to puna ishte e caktuar qëllimisht dhe e vetmja punë për to ishte puna e krahut, sepse vetëm kështu arrihej varfërimi i tyre dhe për më tepër diskreditimi para opinionit shoqëror. Duhej të krijohej koncepti i ri, duhej përmbysur patjetër dinjiteti qytetar i këtyre familjeve, duhej të realizohej falsiteti i barazisë shoqërore të popullit në varfëri.
Kështu shumë gra elbasanase iu drejtuan punës së krahut, si e vetmja mundësi për të mbijetuar dhe siguruar bukën e gojës. Historikisht dihet që femra elbasanase dhe sistemet shoqërore të tjera kishte punuar por kurrë në punë fizike krahu. Edhe para e gjatë luftës gratë e shtresave të varfra punonin si shërbyese, si mbledhëse ullinjsh, në zhveshje e shkoqje misri, por kurrë në punë të rëndë krahu apo ndërtim. (Nga editori, infoelbasani.al)./ KultPlus.com
Një publik entuziast i cili u ngrit dhe qëndroi në këmbë tre herë përgjatë koncertit, ishte rezultat i një interpretimi mjeshtërisht të rrallë të realizuar mbrëmë nga violinisti i shquar Elvin Hoxha-Ganiyev dhe pianistja Klejda Tare, në koncertin e dytë të festivalit Chopin Piano Fest Prishtina 2023, shkruan KultPlus.
Violinisti i famshëm me prejardhje shqiptaro-azerbejxhaniane, Elvin Hoxha-Ganiyev dhe pianistja Klejda Tare, me profesionalizmin e tyre mbrëmë dhuruan çaste të paharrueshme për publikun në sallë, duartrokitjet e të cilëve bënë që muzicientët të performonin edhe një pikë tjetër shtesë në nderim të gjithë atij entuziazmi.
Kjo mbrëmje u hap nga organizatorja e festivalit, Besa Luzha, e cila qysh në hapje të koncertit e paralajmëroi profesionalizmin dhe nivelin e lartë të performancës së muzicentëve të cilët do të perfomonin pas pak. Pas fjalimit të saj, dritat u fikën, dhe tanimë violinisti Elvin Hoxha Ganiyev pushtoi skenën, me veprën e kompozitorit Eugene-Auguste Ysaye, Sonata nr.2, op.27.
Natës së errët me yje dritëshumë, i ngjante edhe paraqitja e violinistit, i cili me një elegancë të theksuar, me kostume të zeza dhe një nur që i shndriste, e tërhiqte publikun si magnet edhe me pamje.
Këtë interpretim, dukej sikur e ndjeu shumë vet mjeshtri i violinës, pasi lëvizjet trupore, mimika dhe forma e kaçurreleve të tij, ndryshonin në bazë të shkallës emocionale në të cilën gjendej muzicienti i shquar përgjatë atyre sekondave.
Nga jashtë dukej sikur violinisti brenda botës së tij ishte në kërkim të diçkaje në dhomat imagjinare të mendjes, e të cilën ndjesi dukej se e gjeti vetëm kur filloi të interpretonte me gishtërinjtë e tij instrumentin për të cilin ai kishte studiuar mijëra orë. Një frymëmarrje e thellë dhe e ngadaltë, një fytyrë që buzëqeshte sikur rrinte e përqafuar me violinën, tani kur tingujt ekzekutoheshin me gishtërinjtë e violinistit, konfirmonin se në ato çaste artisti u përmbush shpirtërisht, dhe kjo njëkohësisht shënoi edhe pikën kulmore të interpretimit.
Pikat tjera të koncertit përfshinë veprat e kompozitorëve Claude Debussy me Sonata për violinë në G minor L. 140 dhe Oliver Messiaen me Theme et variations, ku këtu në skenë u shfaq edhe pianistja Klejda Tare.
Në këto pika të interpretimit, u vë në pah ligji i polaritetit si në tingujt të cilët ofroheshin, e që herë ishin të butë e herë më dinamikë, po ashtu edhe në emocionet e muzicientit, që herë ishin lumturi e gëzim, e herë melankoli, mall e trishtim.
Me një komunikim të hatashëm përmes syve, muzicientët u morën vesh për të filluar edhe pjesën e fundit të interpretimit të kompozitorit Sergei Prokofiev, Sonata nr1, ne F minor, op.80, të cilën e shijuan shumë edhe muzicientët, e po ashtu edhe publiku.
Fundin e performancës e shoqëroi një tërheqje e lehtë e duarve nga piano te lartë, të cilën lëvizje mjeshtërisht e realizoi pianistja Tare me qëllim që tingujt e fundit të jehonin më gjatë në sallë dhe në veshët e publikut.
Pas performancës me gjithë ata tinguj të bukur dhe asaj kënaqësie estetike e cila u dhurua në sallë, radha ishte që të kthehej mbrapsht kundrejt burimit. Publiku u ngrit në këmbë dhe për disa minuta qëndroi ashtu duke duartrokitur, dhe duke kthyer nderin të cilin e morën përgjatë një orë e gjysmë performance.
Meqë duartrokitjet zgjatën për disa minuta, muzicientët vendosën ta interpretojnë edhe një pjesë tjetër, si shenjë respekti për nderimet që po u bëheshin, për të vënë kështu qërshinë mbi tortë me interpretimin e tyre të fundit në këtë mbrëmje artistike.
Pas përfundimit të performancës, emocionet dhe vlerësimin e saj i dha për KultPlus, edhe Drejtoresha Artistike e Chopin Piano Fest, Lejla Pula, e cila tha se koncerti ishte i jashtëzakonshëm, pasi muzicientët edhe pse të rijnë në moshë, kishin sjell një program me kërkesa jashtëzakonisht të vështira teknike, muzikore artistike.
Ajo po ashtu duke thënë se artistët dhanë një perfomancë kulmore, u shpreh se ndihej e kënaqur që kishin arritur të sillnin në skenën e Kosovës, muzicientë të nivelit të tillë.
‘Ishte një koncert i jashtëzakonshëm. Kemi qenë dëshmitarë të një muzikimi të rrallë. Rrallë kemi dëgjuar artistë të rijnë, të këtij niveli, me një bashkëpunim artistik të jashtëzakonshëm me mes Elvin Hoxhës-Ganiyev dhe Klejda Tarës. Vërtetë e kanë sjellë një program me kërkesa jashtëzakonisht të vështira teknike, muzikore artistike. Do të thotë program të kërkesave kulmore virtuoze, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme artistike të cilën e ka shijuar publiku jashtë mase dhe ne jemi të lumtur që në skenën tonë sollëm artistë të këtij niveli’, ka thënë drejtoresha Pula.
Ndërsa Pianistja Klejda Tare, në një prononcim për KultPlus tha se ndihet e nderuar që ishte pjesë e festivalit Chopin Piano Fest, pasi që sipas saj është një ndër festivalet me prestigjioze jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë.
Ajo po ashtu tha se bashkëpunimi me violinstin Hoxha-Ganiyev edhe pse nën presionin e kohës, ka qenë i mrekullueshëm, me shpresë që kanë arritur që të përcjellin emocione të cilat do të zgjasin gjatë në mendjen e publikut.
“Është ftesa e parë të cilën na e kanë bërë organizatorët e festivalit ChopinPiano Fest në Prishtinë, dhe u ndjeva mjaft e nderuar, sepse është një nga festivalet më prestigjioze, jo vetëm të trojeve shqiptare por edhe më gjerë. Për shembull bashkëpunimi me Elvinin ishte diçka e re, sepse unë vij nga Tirana ndërsa Elvini erdhi nga Gjermania, dhe na është dashur vetëm një ditë për të bërë prova. Kështu që ishim pak nën presion, por besoj se ia dolëm me sukses. Këto janë eksperienca të bukura, që brenda një kohe shumë të shkurtër duhej të merreshim vesh me njëri tjetrin dhe të arrijmë të realizojmë veprat më së miri’, ka thënë Tare.
Koncerti i radhës së Chopin Piano Fest do të mbahet më 15 maj në të cilin do të performojnë: Marina Nkolovska-Obo, Orges Malaj-Fagot, Ilir Kokëdhima-Korno, Enkelejda Zajmi-Gorani, Astrit Mustafa-Klarinet dhe Lejla Pula-Piano.
Edicioni i 13-të i festivalit të muzikës klasike, Chopin Piano Fest Prishtina, do të jetë deri më 9 qershor, në të cilin festival adhuruesit e muzikës klasike mund të shijojnë vepra të autorëve më të mirë botërorë./ KultPlus.com
E para nga gratë shqiptare që studioi Shkenca Politike në Firencë gjatë shekullit XIX.
Shaqe Çoba (Shkodër, 1875 – 1954) qe e para grua intelektuale shqiptare që u përpoq për çështjen e ngritjes së grave të klasës së lartë.
U lind në Shkodër, ishte e bija e Zef Shirokës dhe halla e poetit rilindas, Filip Shiroka. Mësimet fillore i mori në vendlindje, ndërsa të mesmen në një kuvend në Zagreb, ku mesoi italishten, gjermanishten dhe serbo-kroatishten. Më 1904 shkoi në Itali që të vijonte shkollimin e lartë, në Venecia. Atje u takua me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Ndoc Çobën, të cilit i la mbresë formimi i Shaqes dhe i kërkoi dorën familjes së saj.
Më 3 gusht të vitit 1920 themeloi komitetin “Gruaja Shqiptare”, me kryetare nderi Habibe Bekteshin, sekretare Paulina Lekën dhe llogaritare Albina Ashikun. Komiteti pati si qëllim nistor mbledhjen e fondeve në ndihmë të Ushtrisë Shqiptare që po përballej me mësymjet serbe në Koplik. “Gruaja shqiptare” mblidhte fonde në qytet e krahinë dhe ua shpërndante ushtarëve, vullnetarëve dhe familjeve që u kishte mbetur ndonjë dëshmor në luftë. Për të informuar publikun lidhur me punën e bërë nga «Gruaja Shqiptare», nga nëntori i vitit 1920 deri në korrik të 1921 komiteti botoi edhe revistën «Gruaja shqyptare». Në vitet 1925 – 1939 ishte nënkryetare e degës së Shoqërisë «Gruaja Shqyptare» për Shkodrën.
Mori pjesë në luftë bashkë me të shoqin, Ndoc Çobën. Pas luftës u dënua për qëndrimin kundër pushtetit komunist. / Albanian Women – Instagram / KultPlus.com