Xhudistja kosovare, Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Bakusë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është shprehur se ekipi i Kosovës në xhudo është në rrugë të sigurtë drejt Lojërave Olimpike Paris 2024.
KultPlus ua sjell postimin e plotë të minitrit Çeku:
Xhudistet tona nuk dinë ndryshe
Në Grand Slamin e Bakusë, Nora rrëmbeu të artën e Disi të argjendtën. Nesër garojnë Akili, Laura e Loriana.
Ekipi në rrugë të sigurt drejt Lojërave Olimpike Paris 2024.
Paw Patrol the mighty movie arrin në Cineplexx Prishtinë dhe Prizren.
Paw Patrols nuk janë vetëm në Cineplexx ju pret një vikend i paharrushëm me shumë aktivitete dhe shpërblime, e qershia mbi torte është vet filmi Paw Patrol the mighty movie.
Ne Cineplexx Prishtinë të dashur fëmijë ju pret një super event të shtunën dhe të dielën me surpriza, dhurata, maskota, face painting e shumë e shumë surpriza të tjera, do të jetë një fundjavë e paharrueshme.
Disa nga dhuratat janë:
100x pako për fëmijë nga Jona Med
1x kupon me vlerë 100 Euro nga The Entertainer Kosovo
3x kupona me vlerë
50 Euro nga Springfield_Kosovo
20x kupona nga Kids Galaxy
Ndërsa, në Cineplexx Prizren gjithashtu ju pret një super event të shtunën dhe të dielën me surpriza, dhurata, maskota, facepainting e shumë e shumë surpriza të tjera, do të jetë një fundjavë e paharrueshme.
Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosova , ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx Aplikacioni apo direkt në kinema prej orës 15:30.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi ditën e djeshme një takim me temë krijimtarinë e shkrimtarit, ambasadorit e publicistit, Luan Rama.
Botues, miq e adhurues të librit, ishin të pranishëm në mjediset e QKLL, ku biseduan mbi veprën e gjerë të Luan Ramës, i cili mes të tjerash njihet edhe si kineast e studiues arti. Në takim ishte edhe drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli.
Luan Rama ka lindur në Tiranë në janar të vitit 1952. Ka mbaruar studimet universitare në Tiranë në fakultetin e Shkencave Politike, për gazetari (1975) si dhe më pas në Universitetin Parisi VII “Denis Diderot”, në Paris për komunikim, kinematografi dhe audiovizual.
Ai ka qenë ambasador (1991-1992) në Paris, Francë dhe diplomat kulturor i Shqipërisë (1997-2001), duke e përfaqësuar vendin edhe në UNESCO.
Gjatë aktivitetit të tij publicistik e diplomatik, Luan Rama ka botuar rreth 50 libra, brenda dhe jashtë vendit.
Ai është një nga themeluesit e shoqatës franko shqiptare “Albania”, në Paris.
Shtëpia Botuese Bard Books sapo ka nxjerrë nga shtypi librin poetik “Shënime nga shpella” të Ag Apollonit. Libri fillon me një letër drejtuar politikanëve nga filozofi Heraklit, i njohur si “filozof i errët” dhe “filozof i shpellës”. Kjo letër, në të cilën filozofi i lashtë grek shpreh bindjet e tij kundër politikanëve dhe sistemit politik të turmës, është shkruar si një poemë filozofike që hedh paralele me aktualitetin. Pas kësaj letre antipolitike, janë dy letra drejtuar korintasve, nga koha e sotme, duke ironizuar letrat e Shën Palit. Po ashtu, një cikël i veçantë trajton temën e incestit si tabu të thyer shpesh nëpër histori.
Ky është një libër ku trajtohen motive politike, religjioze, erotike dhe, mbi të gjitha, filozofike.
Ag Apolloni është shkrimtar dhe profesor në Universitetin e Prishtinës, ku punon nga viti 2008. Gjatë viteve 2010-2012, ka drejtuar revistën letrare Jeta e Re, ndërsa nga viti 2013 drejton revistën për studime kulturore Symbol. Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë, janë shpërblyer me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe janë përfshirë në kolana të autorëve më të njohur bashkëkohorë evropianë. Libri “Shënime nga shpella” është libri i tij i katër me poezi (pas librave “Zomb”, “Sandalet e Senekës” dhe “Retorika e heshtjes”), ndërsa i gjashtëmbëdhjeti në krijimtarinë e tij, ku përfshihen edhe studimet, dramat dhe romanet si: “Ulurima e ujkut”, “Një fije shprese, një fije shkrepëse”, “Kësulëkuqja, përrallë për të rritur” etj.
Për botimin e librit ka njoftuar edhe vetë autori Apolloni nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Më në fund, po i kthehem fillimit: Heraklitit. ‘Sandalet e Senekës’ e pata shkruar si reagim poetik ndaj politikanëve që si Neroni e shkatërruan shtetin dhe shoqërinë. Gjithsesi, më duhej një filozof më i madh për t’i vënë pasqyrën politikës aktuale. Kështu që e mora Heraklitin. (Filozofinë e kam dashur për shkak të Heraklitit; ai më ka mësuar shumçka që filozofët e mëvonshëm nuk kanë mundur. Pas Heraklitit, një filozof tjetër uragan ka qenë Niçe. Të gjithë të tjerët janë mes tyre. Nejse. Ky është debat për tjetër here). “Shënime nga shpella” për disa mund të jetë libër skandaloz, për mua është libër që s’njeh tabu etike, politike, apo religjioze. Është libër heraklitian: antireligjioz, antipolitik, anti-etik. Nuk është i përshtatshëm për t’u lexuar në kishë, as në xhami; në Kuvend, as në Qeveri; në sokak, as në shtëpi. Përndryshe, duke e lexuar, disa do të djersiten, disa do të turpërohen, e disa do të tërbohen. S’kam çka bëj: zaret u hodhën.”, ka shkruar Apolloni.
Ndërkaq, Librin “Shënime nga shpella” e botoi shtëpia botuese Bard Books, dhe nga sot e gjeni nëpër libraritë e Prishtinës./KultPlus.com
Piktori shqiptar, Fotis Kllogjeri prej kohësh jeton dhe vepron në Selanik të Greqisë. Duke qenë shumë aktivë, aisëfundmi u bë pjesë e “Art Athina 2023”, evenimenti më i madh vjetor i artit në Greqi.
Foti Kllogjeri është një artist i lindur në Shqipëri (1973) me diplomë nga Universiteti i Arteve të Bukura të Tiranës. Që nga viti 1996 jeton dhe pikturon në Selanik Greqi, qytet i cili pati një ndikim të madh në temat e tij të pikturës. Kryesisht pikturon me vajra në telajo pambuku, por është i dashuruar edhe pas bojërave uji, duke kuruar një ekip artistësh shqiptarë në festivalin vjetor të akuarelit në Fabriano-Itali. Mes shumë temave të pikturës, ai është fokusuar kryesisht në peizazhet e sotme të qytetit, mjetet e transportit, udhëtarët dhe vrullin e jetës së përditshme. Duke balancuar stilin e tij të pikturës midis figutativës dhe abstraktit, ai zbërthen temat e tij, me pika bojërash, shtresa të trasha boje dhe linja e forma gjeometrike. / / KultPlus.com
Sot janë shënuar 25 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit bashkë me luftëtarë të tjerë të UÇK-së, të cilët u përballën disa orë rresht me njësite të tëra serbe në Gradinë, përcjell KultPlus.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin duke i cilësuar si figura me ideale të larta kombëtare.
Kryeministri është shprehur se në këtë çerek shekull të rënies heroike, nderojmë kujtimin e të rënëve në Gradinë. I përjetshëm qoftë kujtimi i të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën në rrugën për çlirimin e Kosovës nga Serbia.
Ky është postimi i plotë i kryeministrit:
“Fati im më i madh i jetës”. Kështu e kishte quajtur Fehmi Lladrovci vdekjen për lirinë e Kosovës.
Me ideale të larta kombëtare, Fehmi Lladrovci, inxhinieri i makinerisë nga Universiteti i Zagrebit, veprimtari i çështjes kombëtare, i burgosuri politik, luftëtari i UÇK-së, ia fali jetën lirisë.
Më 22 shtator 1998, pas përballjes disa orëshe me njësi të forcave të armatosura serbe, ai ra dëshmorë bashkë me Xhevë Lladrovcin, Shefqet Zekën dhe Fatime Hetemin. Fatimja është motra dëshmore e Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Në këtë çerek shekull të rënies heroike, nderojmë kujtimin e të rënëve në Gradinë. I përjetshëm qoftë kujtimi i të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën në rrugën për çlirimin e Kosovës nga Serbia.
Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të enjten është kërkuar që të ndërpritet pasivizimi i adresave të shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës. E pjesëtarë politikë dhe akterë të shoqërisë civile këtë e shohin si problem politik.
Mbi gjashtë mijë shqiptarë në tri komunat jugore të Serbisë me popullsi shqiptare, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, janë hequr në mënyrë të paligjshme dhe sistematike nga regjistri civil gjatë viteve të fundit. Komiteti i Helsinkit këtë veprim e ka quajtur “spastrim etnik administrativ”.
Teuta Fazliu, banore e Bujanocit, por që jeton me vite në Prishtinë, tregon për Radio Kosovën se si gjatë pandemisë derisa ishte duke qëndruar te familja e saj, e mori vesh se nuk ishte më banore e Bujanocit.
“Në maj të 2020, më vjen një vendim nga Policia lokale që adresa ime është shuar. Menjëherë kam bërë ankesë në MPB-të Serbisë, ku pa u bërë një muaj më kanë kthyer përgjigje, ku kanë shkruar në vendim se adresa ime është pasivizuar pasi që Teuta Fazliu, nuk jeton në Bujanoc, por jeton në Prishtinë, punon në Qeverinë e Kosovës dhe është e martuar me kosovar. Pas këtij vendimi, kam ngritur një padi në Gjykatën Administrative dhe nga ajo kohë nuk kam marrë asnjë përgjigje”, deklaroi ajo.
Çështja e pasivizimit të adresat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, u ngrit të enjten nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
“Të drejtat e serbëve në Kosovë pasqyrojnë normat dhe vlerat evropiane, të njëjtat duhet të zbatohen edhe për minoritetin shqiptar në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë. Për fat të keq, mbetemi ende të shqetësuar për pasivizimin e adresave të tyre rezidenciale dhe mungesën e investimeve të rëndësishme dhe stimulimeve ekonomikë në atë rajon”, tha Begaj.Shaip Kamberi, përfaqësues politik i shqiptarëve të Luginës se Preshevës, thotë për RTK-në se kjo është çështje politike.
“Në vazhdimësi qeveritë që nga viti 2012 po tentojnë të ndryshojnë strukturën etnike të popullsisë në Luginë të Preshevës, e që në mënyrën më drastike kjo është bërë në Medvegjë. Një spastrim etnik me masa administrative të cilin po e bënë Qeveria e Serbisë, para syve në BE-së”, deklaroi ai.
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, thotë për Radio Kosovën se rastet e shuarjes së adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, janë mohim i të gjitha të drejtave të njeriut.
“Me vite të tëra serbët dhe shqiptarët kanë shkuar në diasporë për të punuar dhe ndërkohë Serbia ka miratuar një ligj që shfuqizon individët që nuk janë të regjistruar në adresat e paraqitura. Por kjo, aplikohet vetëm për shqiptarët. Deri tani nuk kemi pasur asnjë rast të paraqitur për ndonjë serb”, deklaroi Biserko.
Ditë më parë sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i është dërguar një letër nga dy senatorë amerikanë lidhur me situatën për shqiptarët etnikë në Luginën e Preshevës, ku studiuesit dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë dhënë alarmin për “spastrimin etnik administrativ” të tyre nga regjistri civil.
Më herët edhe Parlamenti Evropian kishte miratuar rezoluta për çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi, një hulumtim është kryer nga akademikja Flora Ferati Sachesenmaier. Raporti përfundimtar i punës së saj, i publikuar kohët e fundit, zbuloi se mbi 6,000 shqiptarëve u janë pasivizuar adresat e tyre nga rajonet jugore serbe, duke i bërë ata pa shtetësi dhe të paaftë për të blerë ose shitur prona, për të pasur qasje në arsim ose kujdes shëndetësor, për të votuar ose për të ushtruar të drejta të tjera themelore.
Hulumtimi i Feratit zbuloi se popullsia e shqiptarëve etnikë në disa rajone është ulur me mbi 70 për qind, në disa zona, edhe pse ata ende jetojnë fizikisht atje.
Qytetarët e Luginës së Preshevës, nga tash e tutje do të kenë platformën digjitale mbi çështjet e pasivizimit të vendbanimit dhe vendqëndrimit në Serbi, raportojnë mediet. Në këtë platformë online, ata mund të informohen, të raportojnë, të ankohen dhe të sigurojnë ndihmë juridike falas, mbi çështjet e pasivizimit. / KultPlus.com
Aktori legjendar Michael Caine ka të ngjarë të tërhiqet nga kinemaja, sipas indirewire.com.
Fituesi i Oscar-it me “Cider House Rules” tha për ”The Telegraph” se filmi i tij i ri i ardhshëm “The Great Escaper” mund të jetë i fundit.
“Unë jam 90 vjeç tani dhe as nuk mund të eci siç duhet e tjerë e tjerë”, tha Caine.
Aktori përdori një bastun gjatë filmimit të historisë së vërtetë të Bernard Jordan, një veteran britanik i Luftës së Dytë Botërore, i cili u arratis nga azili për të marrë pjesë në 70-vjetorin e përkujtimeve të D Day në Francë.
”Isha shumë i lumtur që e bëra. Thjesht më pëlqeu personazhi i Bernie. Mendova se ai ishte i jashtëzakonshëm dhe është shkruar bukur”, tha Caine.
”Më dhanë një bastun dhe unë munda të xhiroja skenat që kishin nevojë për të. Kam pasur jetën më të mirë të mundshme që mund të kisha menduar. Gruaja më e mirë e mundshme dhe familja më e mirë e mundshme”, thotë ai.
”Kam shkruar disa libra, të cilët u botuan dhe patën sukses, kështu që tani nuk jam aktor, jam shkrimtar. Është gjë e bukur sepse si aktor duhet të ngrihesh që në gjashtë e gjysmë dhe të shkosh në studio. Si shkrimtar, mund të fillosh të shkruash pa u ngritur nga shtrati”, thotë Caine.
”Kam kaluar mbi 50 vjet duke u ngritur që në gjashtë të mëngjesit për të bërë filma dhe nuk po hiqja dot qafe orën me zile!”, përfundon ylli i kinemasë./ atsh / KultPlus.com
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët kujton sot në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta, dijetarin dhe figurën e shquar të albanologjisë, prof. Jup Kastrati.
Prof. Jup Kastrati lindi në Shkodër, më 15 prill 1924 në një familje shkodrane me mirëqenie ekonomike të lartë.
Më 1942 studioi pak kohë në Liceun Shkencor “Galileo Ferraris” në Torino. Gjatë pushtimit Italian, si antifashist, ka qenë i persekutuar, i burgosur, i internuar në “Campo Concetramento”, në kodrat e Tepes në Shkodër, pastaj është mbajtur peng në Kosovë, në burgun famëkeq të Prizrenit gjatë muajve korrik-shtator 1943.
Pas Çlirimit ka kryer studimet e larta në fakultetin e filologjisë në Universitetin e Tiranës. Tema e tij e diplomës mbrojtur 1958 titullohet: “Kontribute për studimin e Ndre Mjedës”. Mbrojti gradën Doktor i Shkencave Filologjike më 1982 me dizertacionin “Historia e gramatologjisë shqiptare” (1935- 1944) me 1500 faqe daktilografike.
Më 1987 i është akorduar titulli Profesor (Professor Emeritus), në Këshillin shkencor të Universitetit të Tiranës. Ka shërbyer në arsim 47 vjet, (1946-1993) nga të cilat 37 vjet në arsimin e lartë.
Prof. Jup Kastrati është është një nga themeluesit e Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës (2 shtator 1957), dhe ka luftuar shumë për krijimin e Universitetit të Shkodrës. Është nderuar me medalje e urdhëra të ndryshëm ndër të cilët përmendim “Mësues i Popullit” (1987), si dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”(15 prill 1999), si dhe “Qytetar Nderi i Shkodrës” (2002).
Është përfshirë në “Mendjet e ndritura të shekullit XXI” nga Instituti Amerikan i Biografisë.
Është autor i 38 librave me karakter shkencor.
Kontributi i qenësishëm studimor i tij mbi arbëreshët, numëron disa vepra ndër të cilat përmendim: “Studime për De Radën” Monografi, Nju Jork, 1999; “Jeronim de Rada (Jeta dhe veprat)” Monografi, Tiranë, 1979; “Autobiografia e De Radës” ( 1999); “J. De Rada, Këngë të Milosaut”, (1956); Jeronim de Rada “Jeta dhe veprat” (1962); “Figura të ndritura të Rilindjes Kombëtare” (1962, 2003); “J. De Rada, Skanderbeku i pafanë”, (1987); “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Bibliografi (1454 – 1835). Vëllimi I. Tiranë, 1997 (Bashkautor); Veprat historiko – filologjike dhe publicistike të Jeronim de Radës”, në tre versione: italisht, në të folmen e arbëreshëve (transkriptim) dhe në përshtatjen e gjuhës së sotme shqipe, botuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA). / KultPlus.com
Ylli shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha është shfaqur në numrin e ri të revistës prestigjioze “Elle Brasil”.
Sigurisht nuk kanë munguar bisedat dhe për origjinën e saj. Ajo u ndal te prejardhja e saj shqiptare, duke treguar se si babai i emigroi nga Shqipëria për në Amerikë.
“Gjithmonë kam punuar shumë. Këtë e kam trashëguar nga babai im. Ai emigroi nga Shqipëria dhe iu desh të luftonte për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara. Kështu që mora vendosmërinë e tij dhe fillova të punoja, duke ndarë muzikën time në çdo mënyrë të mundshme.
Në moshën 16-vjeçare, tashmë kisha disa këngë të shkruara dhe ua dërgoja producentëve dhe artistëve në New York, ku jetoja. I publikova edhe në Myspace dhe puna filloi të shfaqej. Unë thjesht vazhdova të shkruaja dhe të lidhesha me njerëzit. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të hyrë në industri”, ka treguar Bebe gjatë intervistës së saj. / KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar një takim me Zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jon Finer.
Sipas Presidentes Osmani në kohën kur siguria në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë kontinentin evropian po sfidohet, roli i SHBA-ve është vendimtar për të ruajtur paqen dhe sigurinë.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi se pavarësisht zhvillimeve aktuale politike dhe të sigurisë në rajon, Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet.
“Jemi të përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve me SHBA-në në nivel strategjik. Kemi nevojë për më shumë bashkëpunim politik, sikurse edhe në sferën e sigurisë për t`i mbrojtur arritjet e përbashkëta”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Prandaj, sipas Presidentes Osmani, anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në BE është në funksion të paqes e stabilitetit në rajon e më gjerë.
Në një pjesë të takimit, u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Presidentja Osmani tha se Kosova ka ndërmarrë hapa për të depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës dhe është e përkushtuar të punojë me aleatët, në veçanti me SHBA, për të adresuar sfidat e sigurisë.
Sipas Presidentes Osmani, Kosova është e përkushtuar për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023.
“Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës do ta mundësojë rifillimin konstruktiv të dialogut, teksa roli i SHBA-ve, është përcaktues në dialog”, ka theksuar Presidentja Osmani. / KultPlus.com
Kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, janë kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, përcjell KultPlus.
Krasniqi (-52 kg) fitoi tri luftëra, ndërsa Nora (-57 kg) katër.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinsë dhe Sportit duke ju dëshiruar suksese në finale. / KultPlus.com
Prej kohësh është përfolur se Rita dhe Dua nuk gëzojnë raporte të mira.
Ndonëse nuk shihen kurrë bashkë dhe nuk janë si duket as afër ndonjë bashkëpunimi aq shumë të kërkuar nga publiku, deklaratat e tyre publike janë për t’u duartrokitur kur pyeten për njëra-tjetrën.
E ftuar në emisionin e Andy Cohen, Ritës iu kërkua të përshkruante me një fjalë personazhe të ndryshëm. Duke prezantuar lojën ‘Cila është aura e tyre?’ , Ritës dhe Diplos iu kërkua të përshkruanin me radhë miqtë e tyre në showbiz.
Në një moment gjatë emisionit u shfaq edhe foto e Dua Lipës dhe Rita tha thjeshtë: Beautiful.
Diplo ishte ai që bërtiti ”albanian” dhe bëri që Rita të entuziazmohet.
Momentin e shihni në videon më poshtë. / KultPlus.com
Emina Cunmulaj është nga personazhet më të dashura shqiptare.
Modelja e njohur na ka bërë krenarë ndër vite me sukseset e saj. Ndërsa kësaj radhe, ylli shqiptar do të jetë pjesë e jurisë në “Miss USA 2023”.
Lajmi u dha nga faqja e kompeticionit, ku flasin në superlativa për Cunmulaj.
“Na ndihmoni të mirëpresim modelen, filantropisten dhe sipërmarrësen Emina Cunmulaj Nazarian në panelin e gjykimit të Miss USA 2023. Emina Cunmulaj-Nazarian, një supermodele e arrirë shqiptaro-amerikane, u bë e njohur në moshën 15-vjeçare duke fituar Elite Model Look Yugoslavia në vitin 2001. Ajo bashkëpunoi me ikona të modës si Jean Paul Gaultier, Karl Lagerfeld dhe Dolce & Gabbana, është shfaqur në kopertinat e Vogue, Marie Claire, etj. Që nga viti 2019, Emina ka qenë një figurë e spikatur në Harvard dhe në Universitetin e Miçiganit, duke dhënë leksione për filantropinë. Ajo themeloi fondacionin ‘Emina’s Hand Foundation’, shërben si COO dhe anëtare e bordit në Fondacionin ‘Fundjavë Ndryshe’, mbështet edukimin përmes fondacionit ‘Nazarian Family Foundation’, mban një vend në bord në ‘Baptist Health Foundation’, duke promovuar me pasion filantropinë dhe mirëqenien e komunitetit“, thuhet në postim. / KultPlus.com
Më datë 1 shtator, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, dha lajmin se kanë hapur thirrjen për subvencionim me 70 euro të familjeve të Prishtinës për regjistrim të fëmijëve në çerdhe private.
Nga kjo thirrje mund të përfitojë secila familje e Prishtinës, që ka fëmijë të moshës nga 9 muaj deri në 6 vjeç dhe ka të hyrat familjare nën 500 euro.
Ndërsa sot, kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka njoftuar se 325 familje kanë aplikuar për të përfituar 70 euro subvencionim nga Kryeqyteti për regjistrimin e fëmijëve në Institucione Parashkollore Private.
Sipas Ramës, javën tjetër do të shqyrtohen aplikimet e më pas do të publikohet lista e përfituesve.
Ky është postimi i plotë i kryetarit:
KRYEQYTETI PËR FËMIJËT
325 familje kanë aplikuar për të përfituar 70 euro subvencionim nga Kryeqyteti për regjistrimin e fëmijëve në Institucione Parashkollore Private.
Kemi ndarë 100.000 euro, që i bie 125 fëmijë do të mund të regjistrohen në çerdhe falë ndihmës prej 70 euro nga Kryeqyteti.
Javën tjetër do të shqyrtohen aplikimet e më pas do të publikohet lista e përfituesve.
Shumë i lumtur që po e realizojmë edhe një premtim tjetër të fushatës .
Muzeu Historik Kombëtar kujton sot në 128-vjetorin e lindjes, patriotin dhe atdhetarin e shquar Avni Rustemin.
Avni Rustemi lindi në Libohovë, në një familje atdhetare. I ati ishte qehaja i familjes së Arsllan-Pashalinjve, oxhakut të Libohovës. Mësimet e para i mori në vendlindje, më pas vazhdoi Normalen e Elbasanit dhe pastaj kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën-Mitër, Itali. Studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës. Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t’u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit. Më 1910 tentoi për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane, gjeneral Shefqet Turgut pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke. Gjatë veprimtarisë së tij, më 1910, ai punoi si mësues në Libohovë, në Tragjas të Vlorës më 1913, dhe në Tepelenë e në Vlorë në vitet 1916-1918. Më 1918 me nismën e tij, u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin “Djalëria e Vlorës” dhe në krye të saj organizoi demonstratën e 28 nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë.
Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi “Lidhjen e Rinisë Shqiptare”, për mbrojtjen e të drejtave kombëtare kurse më 13 qershor 1920 vrau me antetat në Paris, Esat Pashë Toptanin.
Me rikthimin e Avni Rustemit në Shqipëri, veprimtaria e tij politike vjen duke u intesifikuar. Pikërisht, më dhjetor 1920 ai filloi punën për bashkimin e shoqërive demokratike ekzistuese në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më 25 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri, që mori emrin federata “Atdheu”. Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi.
Me nismën e tij u krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve. Me nismën e Avni Rustemit, më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike “Bashkimi”. Avni Rustemi, nuk qe vetëm organizatori kryesor i shoqërive demokratike, por edhe një ndër ideologët më të shquar demokratë.
Daljen e vendit nga prapambetja, Avni Rustemi e shikonte në zhvillimin e ekonomisë së pavarur kombëtare. “Pa pavarësi ekonomike, – shkruan ai, – nuk mund të ketë pavarësi politike”.
Idetë e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës.
Në kushtet e ashpërsimit të kontradiktave klasore e politike të vëndit nga njerëz të vënë prej qeverisë së asaj kohe, atij i bëhet atentat më 20 prill 1924 pranë Pazarit të Ri në Tiranë, dhe vdes 2 ditë më vonë pikërisht më 22 prill 1924. Vrasja e deputetit shërbeu si shkëndijë e Lëvizjes, që triumfoi më 10 qershor 1924. / KultPlus.com
“Il Popolo Romano” ka botuar, të dielën e 30 nëntorit 1919, në ballinë, analizën e Dervish Himës në lidhje me kërkesat për pavarësinë e Shqipërisë dhe autonominë e Maqedonisë në Konferencën e Paqes në Paris, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Shqipëria dhe Maqedonia
Burimi : Il Popolo Romano, e diel, 30 nëntor 1919, ballinë
“Pavarësia e Shqipërisë dhe autonomia e Maqedonisë ishin dy çështje të një rëndësie tepër të lartë nga pikëpamja e politikës së përgjithshme të Ballkanit dhe e qetësisë së atyre popujve.
Pasi të sigurohet pavarësia e Shqipërisë në kufijtë e saj natyrorë, siç ishte para luftës ballkanike, konfliktet e përhershme apo luftimet e përgjakshme mes serbëve dhe shqiptarëve do të marrin fund.
Kryengritjet e shumta kundër dominimit të serbëve, racë e huaj dhe për nga natyra e saj mizore dhe barbare, do ta vënë popullin shqiptar në gjendje të shkundë zgjedhën më të padurueshme të historisë.
Për shkak të këtij rregulli të neveritshëm maqedonasit nuk e kanë marrë ende kushtetutën e pritur. Siguria në lidhje me dëshirën e Konferencës për të krijuar një shtet maqedonas për të siguruar qetësinë dhe të drejtën për të jetuar për racat e ndryshme të vendosura në të, prodhon gëzim të përgjithshëm tek ata popuj. Rumunët, bullgarët, shqiptarët, turqit dhe izraelitët, të cilët përbëjnë shumicën absolute të këtij vendi, besojnë se Providenca, nëpërmjet Konferencës, u jep atyre mbrojtjen e saj më të lartë. Që prej luftërave ballkanike këto rajone nuk kanë pasur gjë tjetër veçse sëmundje, rrënoja, zjarre dhe shkatërrime.
Fuqitë evropiane, pak vite para luftërave ballkanike, për të bërë disa revolucione kundër Perandorisë Osmane, vendosën të zbatonin reformat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e popujve.
Reformat e Maqedonisë duhej të shtriheshin, nga pikëpamja administrative, edhe në një pjesë të barabartë të Shqipërisë.
Në çdo rast, duke krijuar një shtet tampon, Konferenca do t’i shërbente njerëzimit dhe paqes së përgjithshme në të ardhmen.
Të gjithë besojnë sinqerisht se Konferenca dëshiron prosperitetin dhe sigurinë e këtyre vendeve të mjera.
NjëShtet tampon, nën mbrojtjen e Lidhjes së Kombeve dhe me një komisioner të lartë, do të kishte detyrën e tij të madhe civilizuese për këto raca që nuk duan gjë tjetër veçse të jetojnë në paqe, duke siguruar në të njëjtën kohë një të ardhme të mundshme që shmang të gjitha konfliktet që mund të lindin midis pesë shteteve ballkanike : shqiptare, serbe, bullgare, rumune dhe greke.
Duhet thënë kjo e vërtetë historike : se Maqedonia e Aleksandrit të Madh dikur ishte vetëm një vend shqiptar, por pas dyndjeve të barbarëve, romakëve, sllavëve, bizantinëve, fizionomia e historisë së saj të lashtë ndryshoi.
Shpresojmë se bota liberale do të mbështesë krijimin e një Maqedonie autonome, e cila do të sigurojë një paqe të gjatë për njerëzimin e vuajtur – Le të shpresojmë se për këtë arsye lufta monstruoze e viteve 1914-1918 nuk do të jetë më e mundur mes njerëzve.
Pikërisht për këto arsye ne bëjmë thirrje për formimin e shtetit të gjashtë autonom, në Ballkan, nën mbrojtjen e Lidhjes së Kombeve.
Prandaj, a do të dëshirojë Konferenca të kuptojë nevojat urgjente të politikës ballkanike ?”
#1 në SHBA dhe #2 në botë për ndikimin global – Times Higher Education, 2022.
Universiteti publik # 1 dhe në Top 5 më të mirë të universiteteve në SHBA të zgjedhur nga studentët ndërkombëtarë – Instituti i Arsimit Ndërkombëtar, 2021.
Top 10 në botë për përsosmëri në lidhjet punëdhënës-student sipas Renditjes së Universitetit Botëror të QS 2022 (Arsim, Përsosmëri).
Që nga Muaji Prill i këtij viti Kolegji Universum është transformuar në UNI – Universum International College dhe fuqizohet & menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA.
Partneriteti i ri bashkëpunues i Universum me ASU-në siguron që studentët dhe mësimi të mbeten në qendër të fokusit të universitetit, duke hapur dyer të reja për studentët që të kenë qasje në ato që ofron kurrikula e ASU-së, mundësitë kërkimore-shkencore, si dhe mundësitë e reja për bashkëpunim dhe mësim të ndërsjellë për profesorët dhe stafin e UNI. Përveç ofrimit të programeve me diploma të dyfishta për studentët, gjithashtu do të krijohet një lidhje më e gjerë me industrinë dhe ndërmarrësinë globale.
Përmes këtij partneriteti, mund të përfitojnë edhe studentët nga institucionet tjera të cilët i TRANSFEROJNË studimet në Universum dhe të marrin diplomë të fuqizuar nga Arizona State University. Kërko informata https://universum-ks.org/kerko-info/
Për më shumë informata rreth partneritet me ASU ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.
Me ftesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentja Vjosa Osmani mori pjesë në takimin e nivelit të lartë dedikuar agjendes për Gratë Paqen dhe Sigurinë (WPS).
Në organizimin e mbajtur në selinë e OKB-së, Presidentja Osmani, në emër të Republikës së Kosovës, shpalosi të arriturat dhe objektivat e Kosovës për sa i përket zbatimit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Presidentja vuri në pah rolin e jashtëzakonshëm që gratë e Kosovës kanë luajtur në procese të paqes dhe sigurisë përgjatë etapave të ndryshme të historisë. Ajo potencoi se Kosova tashmë po i udhëheq përpjekjet në rajon për zbatimin e kësaj agjende.
Për më tepër, Presidentja tha po ashtu se Kosova është e gatshme të japë kontribut në nivel ndërkombëtar për zbatimin e kësaj agjende, me ç’rast vuri në pah përpjekjet e Kosovës për të ndihmuar gratë në Ukrainë, Afganistan dhe në çdo vend ku po ndodhin shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Më këtë rast, Presidentja Osmani foli edhe për Forumin global për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mbahet këtë vit për herë të dytë në Kosovë, si dhe paralajmëroi që Kosova do të bëhet së shpejti vendi nikoqir i qendrës rajonale të ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Zyra e Sekretarit Blinken vuri në pah arritjet e Kosovës në këtë drejtim dhe punën e Presidentes dedikuar kësaj agjende, duke e quajtur Kosovën si një ndër shembujt më të mirë të këtij angazhimi. / KultPlus.com
Komuna e Prishtinës sot do të shënojë aktivitetin ‘Ditën pa makina’ në kryeqytet.
Sipas njoftimit, nga ora 10:00 deri në orën 15:00 do të mbyllet për qarkullim të veturave rruga ‘Dëshmorët e kombit’ (nga bulevardi ‘Xhorxh Bush’ deri te Rrethi i Flamurit).
“Ndërsa, ju qytetarë të dashur mund të merrni me qera, pa pagesë, njërën nga 160 biçikletat ose 60 trotinetët për qarkullim nga fillimi i kësaj rruge deri në fund (rrethi i Flamurit). Pavarësisht se çfarë zgjedhje bëni, kujdesuni për mjedisin dhe bëni ndryshime të vogla në jetën tuaj për të ndihmuar në mbrojtjen e planetit tonë”, thuhet në njoftim.
‘Dita pa makina’, një ngjarje ndërkombëtare, e cila organizohet në 2000 qytete të Botës, dhe që ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve që t’i përdorin sa më pak makinat për transport, e në vend të tyre të shfrytëzojnë transportin publik apo biçikletat. / KultPlus.com
Kulla e Ngujimit, Monument Kulture i kategorisë së parë është një nga monumentet e rralla të historisë arkitekturore të veriut. Ndërtimi unik njihet në Dukagjin si vendi ku qëndronin ata që kishin kryer një akt në kundërshtim me ligjet e kanunit dhe prisnin derisa të arrihej pajtimi.
Kulla e Ngujimit gjendet në Theth dhe njihet si një nga atraksionet turistike kryesore të këtij fshati të njohur alpin.
Kulla ka strukturë katërfaqëshe me çati tipike alpine. Ekzistenca e saj përmendet nga Franc Nopça, një nga studiuesit më të njohur hungarezë, i cili ka udhëtuar në viset malore të Shqipërisë në fillim të shekullit XX.
Mënyra e ndërtimit mbi shkëmb, dhe izolimi me gurë i kullës është karakteristike për trevat e thella të Veriut. Këto fortesa dominojnë ndërtimet e tjera shqiptare në aspektin e vetëmbrojtjes. Dritaret e vogla si frëngji u jepnin përparësi banorëve të kullës të ndiheshin të sigurtë dhe të mos diktoheshin nga armiqtë jashtë fortesës.
Kulla e Thethit e ka kryer edhe funksionin e ngujimit, pasi aty izoloheshin ata që kryenin një akt të rëndë, por edhe funksionin e pajtimit. Në kohën që i ngujuari qëndronte i izoluar në kullë, pleqtë e fshatit nisnin bisedimet mes familjeve që ishin prekur nga konflikti.
Fortesat e tilla nuk mund të ruheshin nga armiku pa armët e zjarrit. Periudha kur këto tipologji kullash e humbën kuptimin e ndërtimit të tyre ishte ajo e viteve `45-`90, ku shumë prej tyre u kthyen në magazina bujqësore, vatra kulture, apo dhe u shembën nga harresa. / atsh / KultPlus.com
Një mësuese në Hampshire të Teksasit u pushua nga puna pasi lexoi një fragment nga ‘Ditari i Anne Frank’
Zyrtarët në Distriktin e Pavarur të Shkollës Hampshire-Fannett arritën në përfundimin se ajo “u prezantoi nxënësve një libër të papërshtatshëm”.
Të martën, distrikti u dërgoi një email prindërve, duke i informuar se libri, për të cilin ata thonë se nuk ishte miratuar, nuk do të lexohet më në shkolla.
Leximi i asaj përmbajtjeje do të ndalet menjëherë. Mësuesja së shpejti do t’ju përcjellë faljen e saj juve dhe studentëve, e gjithashtu na kërkoi falje”, thuhet ndër të tjera në email.
Pjesë nga libri që lidhen me seksualitetin
Dyshohet se nxënësve të klasës së tetë u lexua një pjesë e romanit grafik në të cilin Frank mendon për organet e saj gjenitale dhe thotë se dëshiron të shohë gjoksin e shoqes së saj.
Romani grafik, i shkruar nga Ari Folman dhe i ilustruar nga David Polonsky, është një përshtatje e ditarit të 13-vjeçares Ana Frank, të cilën ajo e shkroi ndërsa fshihej me familjen e saj në Amsterdam nën pushtimin nazist./abcnews/KultPlus.com
U deshën 8,660 orë punë dhe ajo përbëhet nga më shumë se 400,000 tulla Lego. Peshon më shumë se dy ton. Këto janë detajet e kopjes LEGO të supermakinës më të fuqishme të Lamborghini, Sian FKP 37.
Modeli, mbi të cilin kanë punuar 15 ekspertë, është prezantuar në Lubjanë. Ka elementë të ndryshëm ndriçimi dhe një brendshme jashtëzakonisht realiste.
Një nga skicuesit zyrtarë të Lamborghini-t e ka “veshur” atë me një ngjyrë të gjelbër të spikatur, duke përdorur një teknikë të veçantë ngjyrosjeje me rreze UV.
“Kjo është një makinë model 1:1 e Lamborghini Siana. Është në fakt një shembull unik i Lamborghini. Ai përbëhet nga më shumë se 400,000 tulla Lego dhe u deshën më shumë se 8,600 orë për t’u montuar. Pra, është një makinë e vërtetë ekzotike që mund të shihet vetëm këtu”, tha Andrej Ropert./abcnews/KultPlus.com