Berisha: “Paradox” nuk po promovohet nga disa medie, gazetarët e kulturës po promovojnë antivlerat për një pizza

Dikur ishte vetëm këngëtar dhe i këndonte vetëm dashurisë, dhe këngët e tij në vitet e hershme të viteve të 90-ta ishin hite të mëdha, e tashti, pos që është edhe aktivist partiak ai ka sjellë edhe një këngë rebeluese që përkon me zhvillimet në Kosovë.

Një rebelim i tillë vjen si pasojë e zhvillimeve politike në Kosovë, por edhe si rezultat i anëtarsimit të tij në partinë më të zhurmshme në Kosovë, në Vetëvendosje. Është kënga “Paradox” që ka risjellë Naser Berishën përsëri në botën e muzikës, teksti i së cilës ka mjaftë mllef për cdo pore të jetës.
Vetë ai është i kënaqur që ka ardhur me një këngë të tillë, një këngë që trajton problemet sociale, por jo të njëjtën kënaqësi ka edhe me promovimin e këngës. Ai në një intervistë për KultPlus ka treguar se si ka një ndjesi se kënga po i bllokohet nga mediet dhe nuk po promovohet aq sa duhet, duke pas parasysh fuqinë e këngës.

“Fatkeqësisht, gazetarët dhe redaktorët e kulturës po i promovojnë antivlerat për një kafe dhe për një pizza. Kurse artistët e mirëfilltë shumë pak po gjejnë hapësirë nëpër mediet kosovare”, ka thënë Berisha, i cili për këngën Paradox ka thënë se si ide i ka lindë para rreth tre viteve, por sipas tij, kjo verë ishte periudha më e mirë që të plasohet.

“Kurrë nuk kam besuar se edhe pas 19/20 viteve kur edhe ka përfunduar lufta në Kosovë, të shkruaj një këngë të tillë. Kam shpresuar se Kosova këto probleme do të duhej ti zgjidhte shumë më herët, tranzicioni kam menduar që do të ekzistonte, dhe kam pritë që duhet të kalonin pesë deri në dhjetë vite, por kurrsesi nuk kam menduar që do të kalojnë 19 deri 20 vjet”, ka thënë Berisha, i cili një këngë të tillë pat publikuar edhe në vitin 2003 me titullin “Hajt shko”, këngë e cila pat pasë një jehonë të madhe për kohën kur edhe u pat lansuar.

“Paradox”, ka ardhë në një momnet mjaftë delikat sa i përket zhvillimeve politike kur kemi parasysh zhurmën e madhe për veteranët e luftës, shqyrtimi i kufijve dhe shumë zhvillimeve politike, dhe sipas Berishës, tema që trajton kjo këngë mjaftueshëm flet për situatën në Kosovë.

Berisha thotë se kjo këngë edhe pse nuk po përcillet shumë nga mediet, ai ka thënë se është shumë i vetëdijshëm që kjo këngë nuk është lansuar me qëllim të shndërrimit të një hiti vere, pasi që beson se kjo këngë do të gjejë audiencën e vetë me kohë.

Naser Berisha që ka tash e sa vite si aktivist i Vetëvendosjes ka thënë për KultPlus se nuk e beson se mund ta dëmtojë karrierën e tij muzikore rreshtimi në politikë, pasi që, një qasje e tillë mund të ndodhë vetëm në Ballkan, pasi që, artistët në të gjitha anë e botës kanë rreshtimin e tyre politik, por në anën tjetër vazhdojnë punën në të cilën edhe e bëjnë.

Berisha që njihet për hitin e madh “Do të doja” ka treguar se shumë më vështirë është ti këndohet temave sociale se sa dashurisë, dhe i njëjti ka konfirmuar se një baladë dashurie do ta sjellë në fund të këtij viti. Ai ka treguar se asnjëherë nuk do të nxjerrë një album, por beson se cdo vit do të prezantohet me nga dy këngë./KultPlus.com

Të rinjtë danezë vuajnë nga lumturia e tepërt

Danimarka është renditur vazhdimisht në krye të klasifikimeve si vendi më i lumtur i botës. Qeveria e qëndrueshme e saj, përfitimet e majme nga sigurimet shoqërore dhe pabarazia relativisht e ulët e të ardhurave janë ato që përvijojnë imazhin e perfeksionit, të bashkëngjitur vendit nordik.

Por së fundi, të rinjtë danezë kanë ndierë një trysni të pazakontë për ta: nevojën për të qenë edhe më të lumtur.

Autori danez, Svend Brinkmann argumenton se gjëja më e mirë që rinia mund të bëjë në këtë rast është të përpiqet t’i rezistojë presionit për të qenë të gëzuar e të kënaqur gjithë kohën dhe të praktikojnë edhe “Jo”-në, sepse u bën mirë.
“Të jesh gjithë kohën i lumtur, – shprehet ai, – në mënyrë paradoksale mund të të bëjë të mjeruar”.

“Jeta nuk është gjithmonë shumë mirë, sepse nuk mund të jetë ashtu pambarishmisht”, vazhdon shkrimtari.
Danimarka është kthyer në simbolin e lumturisë dhe paqes. Por, Brinkmann sjell edhe një tjetër këndvështrim.
“Vazhdimisht nëpër sondazhe rezultojmë kështu, – thotë ai, – por kemi edhe një lloj presioni që ta themi, sepse po të ankohemi ne me gjithë këto të mira, çfarë duhet të thonë të tjerët pastaj?”.

Së bashku me Finlandën, Norvegjinë dhe Islandën, vendi sërish pushtoi renditjen e raportit botëror të lumturisë për vitin 2018, ku Suedia zuri vendin e nëntë.

Por, një raport i Instutit Kërkimor të Kopenhagenit tregoi se, në të pesta vendet nordike, mesatarisht 12.3% e popullsisë është në vështirësi ose përjeton vuajtje, e kjo vihet re më së shumti te të rinjtë.

Nëse do të kisha paksa jetë, nuk do të lija të kalonte qoftë një ditë të vetme pa iu thënë njerëzve se i dua

Letra e fundit e Gabriel García Márquez

Nëse për një çast Zoti do të harronte se
jam një kukull lecke e
do të më dhurojë paksa jetë, ka gjasa se
nuk do të them gjithçka që mendoj,
por patjetër do ta mendoj çdo gjë që do ta them.
Do t’iu jepja vlerë gjërave, jo për vlerën që kanë,
por për kuptimin që kanë.
Do të flija pak, do të ëndërroja më shumë,
e kuptoj se për çdo minutë që i mbyllim
sytë, humbim gjashtëdhjetë sekonda dritë.
Do të ecja përpara kur të tjerët do të ndaleshin,
do të rrija zgjuar kur të tjerët do të flinin,
do të dëgjoja kur të tjerët flasin dhe
dhe sa do të shijoja një akullore të mirë çokolate!
Nëse Zoti do të më dhuronte paksa jetë,
do të vishesha thjeshtë,
do të shtrihesha në pishë të diellit duke lënë zbuluar jo vetëm
trupin tim por edhe shpirtin tim.
Zoti im, nëse do të kisha një zemër, do ta shkruaja
urrejtjen time në akull dhe
dhe do të prisja që të shkrihej në diell.
Do të pikturoja me një ëndër të Van Gogut
sipër yjeve një poemë të Benedettit
dhe një këngë e Serratit do të ishte serenata
që do t’ia kushtoja hënës.
Do t’i ujitja me lotët e mi trëndafilët,
për ta ndjerë dhimbjen e gjembave të tyre
dhe puthjen e mishtë të petaleve të tyre…

Zoti im, nëse do të kisha paksa jetë…
Nuk do të lija të kalonte qoftë një ditë të vetme
pa iu thënë njerëzve se dua,
se i dua. Do t’i bindja të gjithë burrat e gratë
se janë të parapëlqyerit e mi dhe
do të jetoja i dashuruar nga dashuria.
Njerëzve do t’ua provoja
sa gabojnë tek mendojnë
të heqin dorë së dashuruari
kur plaken, pa e ditur
se plaken kur heqin dorë së dashuruari.
Një fëmije do t’i jepja flatra,
por do ta lija ta merrte fluturimin vetë.
Të moshuarit do t’i mësoja
se vdekja nuk vjen me pleqërinë
por me harresën.
Kaq shumë gjëra kam mësuar nga ju, Njerëzit!
Ka mësuar se e gjithë bota adhuron të jetojë
mbi majën e malit,
pa e ditur se lumturia e vërtetë
është në ngjitjen e shpatit.
Kam mësuar se
kur i sapolinduri shtrëngon me grushtin e tij të vogël,
për herë të parë, gishtin e babait të tij,
e mban shtrënguar për gjithmonë.
Kam mësuar se një njeri
ka të drejtë ta vështrojë një tjetër
nga lart poshtë vetëm
kur duhet ta ndihmojë për t’u ngritur.
Janë aq shumë gjëra
që kam mundur të mësoj nga ju,
por realisht,
nuk do të më shërbejnë shumë,
sepse kur do të m’i vendosin
brenda asaj valixheje,
palumturisht do të jem duke vdekur.
Shqipëroi: Elida BUÇPAPAJ

Vdes çdo ditë

Liridon Mulaj

Unë çdo ditë vdes nga pak.
Në malle zemrash të thyera.
Në arkivole pa kapak,
i pa shpirt sa herë unë hyra.

Çdo ditë të Zotit humbas dinjitet.
Këmbët më shpien në mungesë
E siç një lumë në det humbet.
Trupi im pa lindur, vdes.

Ankthi shok, më vret çdo ditë.
Dy-tre herë brënda një ore.
Një demon që më zë pritë.
Bashkë me engjejt dorê për dore.

Siç mëngjesi më pret me gjëmë.
Sot në të gdhirë nuk ndjeva më.
E mu kujtua, unë që mbremë.
Kisha vdekur, s’dija gjë./KultPlus.com

O të dashuruar, keni kujdes nga ato ditët e para

“Secila marrdhënie romantike qëndron mbi një marrëveshje të pashkruar nga të dashuruarit në javët e para të dashurisë së tyre.

Ata disi ende janë një lloj ëndërre por në të njejtën kohë, pa e ditur, janë duke u tërhequr nga nenet e detajuara të kontratës së tyre, ashtu sikurse avokatët e pakompromis.

O të dashuruar! Keni kujdes nga ato ditët e para! Nëse njëherë e sillni mëngjesin në shtrat, këtë pastaj duhet ta bëni përgjithmonë, përveç nëse dëshironi të akuzoheni për mungesë të dashurisë dhe për tradhëti.”

– Milan Kundera, “The Book of Laughter and Forgetting”

Titujt shkencorë i mbajnë injorantët, dekoratat kriminelët

Edison Ypi

Frikacakët inkurajohen. Trimat përbuzen. Titujt shkencorë i mbajnë injorantët. Dekoratat kriminelët. Sa më tepër punë tu bësh, aq më pak vota të japin. Portalet, gazetat, televizionet, i ushqen korrupsioni, i mban politika, i paguan mafia.

Populli telefonon çdo mëngjez televizioneve pa e ditur as vetë pse. Kokëtrashë që organizojnë evente artistike, letrare, poetike, sillen në të katër anët si hiena që lëpijnë kërrma, si çakaj që hanë ngordhsina. Rrëshqanorë gjirizash burokratikë, butakë pa kocka dhe shtyllë kurrizore, gjallesa primitive pa asnjë ndjeshmëri apo dashuri njerëzore, mbijetuesa ordinerë që mbahen për artistë, shkrimtarë, poetë, që zhgarravisin neverira estetike, bëjnë promuovime pështirosëse me fonde të xhvatura.

Administrata shtetërore nepotike dhe partiake nuk ka asnjë etikë sjelljeje dhe asnjë shtysë morale. Për përgjegjësi qytetare, intelektuale, patriotike nuk bëhet fjalë. Thonë se duan të hapin dosjet e spiunllëkut. Por këtu spiuni i ndyrë quhet “zotëri i nderuar”, ndërsa të tjerëve që me spiunllëkun janë më të largët se me infinitin, u shpikin ndërlikime inekzistente. Programet televizive nuk kanë asgjë interesante. Pa filtër, pa kod, pa stil, janë thjesht rrëfime lineare të asaj që syri sheh, veshi dëgjon, hunda nuhat. Filmat e prodhuara në Shqipëri gjatë diktaturës janë neveritë propagandistike më absurde dhe më qesharake që ka njohur bota, janë këllirat estetike me efekte tragjike mbi shëndetin mendor të atyre që i kanë parë dhe i shohin, janë helmet kulturore dhe sociale më të rrezikëshme prej të cilave shqiptarët mezi shpëtuan.

Megjithatë, trutharë të njohur që mbahen për eksperta po thonë se ato filma janë luajtur nga aktorë të mëdhenj dhe jo vetëm nuk duhen ndaluar, por përkundrazi duhen restauruar. Konservatorizmi është elitarizëm, seriozitet, elegancë, rafinatecë, stil, vetpërmbajtje.
Teoricienët konservatoristë ku i kemi varur shpresat janë ca halldupë trashanikë, ca hajvanë ngrehalucë, dallamango, derra të panginjur që mezi presin të shtrohet dreka dhe darka, të kërrcasi tapa, të ngulet piruni, të mbushet luga, të kullufitet pilafi, të ngrihen gotat, të rrëkëllehet rakia, të bëhet selfia.

Liberalizmi është diçka e ndritur, diçka e ndryshme, alternative, që tek dishepujt e vet provokon emocion, ngjall shpresë. Liberalizmi ynë është një errësirë plot me plebej të pështirë ku të nxjerrin sytë hajdutët, një baltovinë ku të helmojnë nëpërkat dhe gjarpërinjtë e korrupsionit. Këtu këndohet kënga e hidhet vallja në një aheng pa fillim e fund.

Pa folur për muzikën për të vjellë, tekstet e këngëve janë aq pa lidhje sa kur i dëgjon bindesh se ai që ka shpikur Alfabetin ka qënë krimineli më i rrezikshëm. Këtu demokracinë e sollën viktimat që vuajtën në diktaturë tmerre që nuk i ka parë bota. Duhej të ishin të vuajturit pra, ata që Shqipërinë ta qeverisnin për nja mijë vite rrjesht. Shqipërinë po e shkapërdhejnë ata që e bënë kasaphanë, bijtë e etërve kriminelë. Asnjë premtim nuk mbahet, asnjë afat nuk respektohet, asnjë parashikim nuk mund të bëhet. I vetmi ngushëllim është shpresa ngordhalaqe se ndoshta çmendina nuk do bëhet kasaphanë.

Kushdo që shkruan për budallenjtë, gjithmonë gjenë audiencë të madhe

“Arti i të mos lexuarit është diçka shumë e rëndësishme. Ai qëndron duke mos pasë interes në çfarëdo që mund të ketë tërhequr vëmendjen e publikut të përgjithshëm në çfarëdo kohe të caktuar.

Kur ndonjë pamflet politik ose fetar, ndonjë novelë ose poemë është duke bërë zhurmë të madhe, ju nuk duhet të harroni se kushdo që shkruan për budallenjtë gjithmonë gjenë audiencë të madhe.

Një parakusht për të lexuar libra të mirë nuk është edhe për librat e këqinjë: sepse jeta është e shkurtër.”

– Arthur Schopenhauer, “Essays and Aphorisms”

I adhuroj ato femra që nuk i tremben armikut, por armikun e tremb suksesi i tyre

I adhuroj ato femra që ia dalin në cdo gjë, ato që ecin në rrugën e tyre kokëlartë dhe krenare. Ato femra që nuk i tremben armikut por armikun e tremb suksesi i tyre.

I dua femrat që kanë ego dhe dëshira të forta. I dashuroj femrat që dashurojnë me ciltërsi dhe pastërti. Ato femra që edhe rruga “hesht” kur takat e tyre trokasin mbi të.

Kjo është një ndër mendimet e shkrimtarit të njohur botëror Charles Bukowski, i cili njihet për citate të shumta, që përdoren nga shumë medie.

Henry Charles Bukowski ka qenë një poet dhe shkrimtar i njohur. Ai ka lënë pas 6 romane, disa tregime, dhjetëra poezi dhe aforizma që citohen kudo në rrjetet sociale, apo në portale të ndryshme./KultPlus.com

Portraits Of Charles Bukowski (Photo by JARNOUX Patrick/Paris Match via Getty Images)

Këpucët “Made in Kosova” alarmojnë Serbinë

Këpucë me mbishkrimin Republika e Kosovës, janë paraqitur në Beograd, shkruan në numrin e nesërm gazeta Danas.

Në një dyqan në kryeqytetin serb po shiten këpucë për gra të kompanisë Geris nga Ferizaj.

Në etiketat e këpucëve shkruan vendi i prodhimit: Republika e Kosovës, Ferizaj, raporton KTV.

Ministri i Tregtisë në qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq ka thënë se mbishkrime të tilla nuk do të duhej të kishte askund në Serbi.

Ai ka thënë se do të lajmërojë Inspektoratin e Punës që të marrë masa.

Sipas shifrave zyrtare tregtia ndërmjet Kosovës dhe Serbisë këtë vit ka qenë deri tash 231 milionë euro.

Valltari që i shpëtoi varjes me litar, pasi kërkoi një vallëzim para vdekjes (VIDEO)

Hijeshia me të cilën e ka luajtur këtë valle përpara se të varej në litar ka bërë që t’i falej jeta e vallja të marrë emrin e tij.
Foto nga filmi “Gjeneral Gramafoni”

Vallja e Osman Takës është një nga më të bukurat jo vetëm të Çamërisë por të gjithë botës shqiptare dhe e mbarë Ballkanit, përcjellë KultPlus. Osman Taka ishte një nga luftëtarët kryesorë të degës çame të Lidhjes së Prizrenit me qendër në Prevezë që u kap rob në luftë me osmanlinjtë. Hijeshia me të cilën e ka luajtur këtë valle përpara se të varej në litar ka bërë që t’i falej jeta e vallja të marrë emrin e tij.

Vallja e Osman Takës është përfshirë edhe në filmin “Gjeneral Gramafoni”, se për cilën valle bëhet fjalë, shikojeni videon.

Apartment 197

Është një kafe-bar që ndodhet në Pejton-Prishtinë. Për disa vite, Apartmenti mban pozitën e tij si një nga baret më karakteristike në Kosovë.

Zhanret e ndryshme të muzikës gjatë ditës dhe natës, bëhen pasione të njohura për biseda dhe komunikim ndërmjet njerëzve, ndërkohë që ndriçimi i duhur dhe kolltukët e rehatshëm e bëjnë apartamentin një vend miqësor që dallon nga të tjerët.

Shërbimi efektiv, cilësia e menusë dhe argëtimi janë filozofia jonë kryesore e punës. Përderisa bota ndryshon çdo ditë, ne po japim më të mirën për të bërë ndryshime dhe inovacione në lokalin tonë./KultPlus.com

Lista per blerjen e librave

Rcpublika Kosova-Repu blic of Kosovo
Qeveria- Vlada-Gm’ernment
Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit/Ministarstvo za kulturu, omlaclinu i sport Ministry of Culture, Youth and Sports

Lista per ble1jen e librave, sipas konkursit publik te elates 26 JANAR 2018, clhe propozimit te Kt;shillit
tc Li brit.

Nr. Shtepia botuest; Autori TituIii Sasia <=mim i (50-100) per n.icsi 1 N .SH "FAD" Shaip Grabovci Pri nci i bukur pri nci i 100 3 .90 ---- shemtua r 2 Libri shkollor Agim Vinca Metoda Letrare 100 7 SH.B.PAR NAS E.M .FO RSTE R Aspekte te Roma nit 100 5 6 SH.B"Beq i r MSusl i u" Sabit Rrustemi Per Dashu ri ku rre s'eshte 50 5 7 SH.B "Dukagji ni" Dau t Dema ku Lumtu ria 100 5 SH .B "OM" Ernesto Sabata Njer zit dhe Ingranazhet 100 5 9 Sl-1.B "OM" Regjep Qosja I ringjallu r I pend ua r 100 3 · - 10 SH.B"O M" Manjola Brahaj c;:ka nu k tregohet nuk ka 50 ti· ekzistue 11 "Epoka e Re " Sabri Ki mari Fitorja Diplomatike 50 9 --f-- 12 "E poka e Re " Tahir Desku U ne ja m ne do vend 100 6 13 N.P "Proku ltPress" Fatmi r Halimi Dy vdekjet nje jete 80 6 - ------ 14 SH.B "Meshari" Avdi Shala Abetare me dritare 100 7 (drama per femije) - 15 Sl-1.B "Meshari" Avdi Shala Rokaqielli 50 6 I 16 SH.B "Mesha ri" Agi m Desku U niversi Poetik 50 7 -· SH.B.Olymp Hajdi n Abazi Shembja e Olim pit 100 B 18 SH.B.Olym p Ramadan Thaci I dashur President 100 6 19 "ARS AL BAN I CA" Shyqri Ni ma ni Ne per Gjemba 50 20 . 20 S l-1. B"Pjeter Bogda n i" Zade Kuq i Trendafili I Pasionit 100 s 21 SH .B."Art Poeti ka" Skender R.Hoxha Prozat e dramati zuara te 50 7 Azem Shkrelit 22 "N.SH.Armagedoni" Emi n Z.Emini Stinet e Moi res 100 4.99 23 "N.Sl-1.Armagedoni" Haqif M ulliqi Drama 50 59 24 "N.SH.Armaged cini" M ilazim Krasniqi Poezia dhe vdekja 100 4.99 25 "N.SH.Armagedoni" Ganimet Klaiqi Njoftushmeria ne tituj e 100 4.99 gazetave 26 "N.SH.Armagec!oni" Arif Mol liqi Li u ka e Eperme neper 50 shekuj 27 "N.SH.Armagedoni" Ragi p Gjoshi Menxhimi bash kekohor I 50 5.99 instuticioneve arsimore -· ·-· 28 "N.SH.Arrnagcdoni" Kaltri na Maloku Britmat e shpi rtit 100 4.99 29 "N.SH.Armagedoni" I zet Sarajliq Permbled hje sarajevase e 100 4.99 luftes 30 SH .B"Artini" Perpa rim Blakaj Pertej Syve 100 4 - 3·1 SH.B"Arti ni" Fazli Hajrizi Muje Loshi 100 10 .. - 32 SH.13"Artini" Ad il Ollu ri Shu me rruge dhe nje 100 '1· renie 33 Sl-1.B"Arti ni" Flori na Jcrl i u Trashegi mia Kultu roree 50 7 Kosoves - - -- - - 3'1 SI-1.B"Arti n i" Sir Patrick Pellazget, Pasard hesit e 100 7 Coquhou n&Pasco tyre te sotem dhe origji na Wassa pellazge .3 5 SH.B"Rozafa" Astrit Bishqemi . Kacafytja me Ujku n 50 6 --· -· 36 SH.B"Rozafa" Ra mada n Musliu Domeni I Litera ri teti t 50 6 37 SH.B"Rozafa" Da n Ibra himi Arna Sysh 50 5 38 Sl-1.B"Rozafa" Ramadan M ehmeti Req u iem per M i rko 100 Gash in 45 SI-1.B"Fa i k Konica" M u hamecl Kerveshi Vargjet e Yjeve 5 5 --- ---- 46 Kosova PEN Center Sali Bashota Ne fillim ish te Drita 100 l) 47 SI-1.B "Rifat Ku kaj" 13eclri Tahiri Di mensi one Letrare 50 5 4B ?H.B "Ri fat K ukaj" I zet Abdyli Magjia e Artit dhe E fjales 100 5 - -- 49 SH .B"Pi ramida" Q.Batalli Buzeqesh jet 100 1.50 50 SI-1.B"Pi rarn ida" Xhevat Beqaraj Naten e mir 100 :I.SO - 51 SH.B"Piram ida" Shefqet Ri za Tre Flori nj per tri keshilla 50 1.50 52 SH.B"Pi ramicla" Shefqet Riza Tri shoqe te pandara lib 2 50 1.30 - ----- - 53 SH.B"Pi ramida" Adeli na Mamaqi Gani Trazaovac;:i dhe poezi - --- Total : 26, 149.00 t.: -----

Miratohet Lista per blejen e librave, sipas konkursit te dates 26 janar 2018

Republika e Kosoves
Republika Kosova – Republic of Kosovo
Qeveria – Vlada – Government

Ministria e Kultu res, Rinise dhe Sportit I Minista rstvo Kultu re, Omladine i Sporta I
Ministry of Cultu re, Youth and Sports

Kabineti i Ministrit Kabinet Ministra Minister’s Office

Nr. 89 /201 8
Date: 26.07.2018

Ministri i Kultures, Rinise dhe Sportit, z. Kujtim Gashi, ne mbeshtetje te nenit 145 (pika 2) te Kushtetutes se Republikes se Kosoves, duke marre parasysh nenet 4, 21 dhe 22 te Ligjit Nr. 03/L
– 189 per Administraten Shteterore te Republikes se Kosoves, (Gazeta Zyrtare, Nr. 82, 21 tetor 2012), duke u bazuar ne nenet 8 (paragrafi 1 .4) te Rregullores Nr. 02/2011 per Fushat e Pergjegjesise Administrative te Zyres se Kryeministrit dhe Ministrive (22 mars 2011), si dhe duke u bazuar ne Ligjin Nr. 02/L-15 per Veprimtarine Botuese dhe Libri n, duke marre per baze Listen per blerjen e librave sipas konkursit publik te dates 26 janar 2018 dhe propozimit te Keshi llit te Librit me numer te protokollit 2558/2018 te dates 26.07.2018, mori kete:

V E N D I M

1. Miratohet Lista per blejen e librave, sipas konkursit te dates 26 janar 2018.

2. Pjese perberese e ketij Vcndimi eshte Lista qe fillon nga numri rendor I (nje) dhe perfundon me numrin rendor 56 (pesedhjete e gjashte ).

3. Obligohct Departamenti i Kultures per zbati mi n e ketij Vendimi.

4. Vend imi hyn ne fuqi ne diten e nenshkrimit.

Vendimi i dergohet:

– Kabinetit te Ministrit;
– Zyres se Sekretarit te Pergjithshem;
– Departamentit te Kultures;
– Keshillit te Librit;
– Departamentit Ligjor;
– Divizionit te Financave;
– Arkivit te MKRS’-se;

Poradeci: Një pjesë e njerëzisë (që s’ka traditë) është masë, është turmë, është popullatë, po nuk është komb

Unë jam tradicionalist, duke qënë tradicioni fuqija e një nacioni, fuqija shpirtërore dhe spirituale dhe materiale e nacionit.
Kur ke tradicion, je nacion, je komb, jo popull, jo popullsi, jo popullatë. Një pjesë e njerëzisë (që s’ka traditë), një grup njerëzor (që s’ka traditë) është masë, është turmë, është popullatë, është popullsi – po nuk është komb, nuk është Nacion. Njerëzit, kur janë grup (pa traditë), s’janë Nacion (me traditë). Grupi s’ka fuqi shpirtërore dhe spirituale dhe materiale, është amorf. S’ka ekspresion special të grupit të vet. S’ka zhvillim, evoluim, evolution, përparim, perfekcionim gjatë jetës së tij. Ay nuk mbush dot, nuk përmbush dot, nuk realizon dot veten e tij, vetëveten, për të vajtur drejt perfekcionit, drejt perfekcionimit, drejt përsosjes. Domethënë ay nuk e jeton dot Destinin e tij, Misionin e tij për të cilin është lindur në këtë botë. Ay s’ka zhvillim, mbetet në vënd, në vënd nëmëro! Ay e fillon jetën gjithnjë Da kapo, gjithnjë nga fillimi, nuk shkon drejt perfekcionimit. Ay është Zululand, Hotentot, Kakarec. Zululand që s’ka traditë, Hotentot që s’ka traditë, Kakarec që s’ka traditë. Ay s’është Njeri. Ay s’është, s’është fare, nuk ekziston. Ç’domethënë zakon, traditë, tradicion? Zakon, traditë, tradicion domethënë Komb, domethënë Nacion, domethënë njeri i vetëdijshëm, njeri që e di veten e vet, që e njeh vetëveten…

Lasgush Poradeci

Fëmijët kanë pirë gji ku dhe si kanë dashur, në këtë vendin tonë “kaq të prapambetur”

Nga Mesila Doda
Kohët e fundit po dëgjoj shpesh një debat për ushqimin me gji të foshnjës në publik në vendet e zhvilluara. Duket se është bërë një ligj enkas për lejimin e ushqimit të foshnjës në ambiente publike.

Me sa duket shqiptarët kanë patur buon sens të zhvilluar përgjatë kohëve, sepse ky fakt në Shqipëri nuk është diskutuar kurrë e është marrë gjithmonë i mirqenë. Fëmijët kanë pirë gji ku dhe si kanë dashur, në këtë vendin tonë “kaq të prapambetur”.

Falenderim i veçantë për gjyshërit, nonat e brezat e kaluar që rritjen e fëmijës e konsideruan më të rëndësishëm se çdo normë morale e stisur… Bebat mund të pinë ku dhe kur të duan në këtë vend…

I diskriminojmë pastaj natyrshëm edhe i vrasim

ARIANIT KOCI Vrasjet e grave dhe vajzave tona po ndodhin nga sistemi që kemi krijuar si shtet. Fillimisht i kemi zhveshur nga të gjitha të drejtat e tyre, i kemi përbuzë dhe tash edhe po i vrasim. Gratë e vajzat diskriminohen, keqpërdoren, nënshtrohen pastaj radha vjen edhe te vrasja. Ndoshta, policia ka mundur të parandalojë vrasjen e dyfishtë në Gjakovë, por, problemi nuk do të zgjidhej. Problemi është në shtëpinë e secilit prej nesh. Aty, ku fillon vrasja afatgjate dhe e vërtetë e vajzave dhe grave kosovare.

1.

Të gjithë jemi tronditur, edhe disa kriminelë besoj, me krimin makabër në Gjakovë.

E shkreta Valbona, e shkreta vajza e saj dhe familja e tyre.

Katër fëmijët tjerë të asaj familjeje, tani kanë mbetur edhe pa nënë edhe pa baba.

2.

Shumica prej nesh, njëzëri e kundërshtojmë dhunën dhe krimet që janë bërë dhe po bëhen ndaj grave – këtu në Kosovë.

Duhet ta pranojmë: pozita e gruas nuk është e mirë në shoqërinë tonë primitive.

Barazia gjinore vetëm proklamohet. Me këtë kauzë kanë përfituar e pasuruar shumë matrapazë. Mjafton që ky fakt të ilustrohet me një rast: shikojeni qeverinë. Sa ministre i kemi?

Apo ta kujtojmë takimin e fundit në Bruksel: Në anën tonë ishin krejt meshkuj, e në anën tjetër, si për ironi – në anën e evropianëve, krejt gra e vajza.

Apo edhe rasti më brutal: shumica e politikanëve, në takime më të larta të protokollit shtetëror, shkojnë pa bashkëshorte, për dallim prej burrështetasve anekënd botës.

Shikojeni se kush menaxhon me paratë e Shtetit. Të gjitha janë burra. Kush janë në pozita tjera udhëheqëse si Komuna, Universitete, kompani private etj. Asnjë rektor i 1 milion universiteteve në Kosovë nuk është grua.

S’ka si të mos jetë ndrysho kur kjo situatë e mosrespektit, të themi më së buti, transponohet apo konvertohet pastaj në dhunë ndaj gruas.

Kur një bartës i funksioni të rëndësishëm politik apo shoqëror, nuk e respekton gruan, publikisht, çka presim prej një mendje primitive në një qosh të Kosovës?

Kur ne si shoqëri, në shekullin 21, ende e lartësojmë Odën, vendin ku gratë, nuk preferohet të hyjnë, çfarë rezultati presim në fund?

Pa asnjë dyshim, përmirësimi i pozitës së gruas është imperativ në shoqërinë tonë.

Por, unë personalisht mendoj që një lloj diskriminimi latent është edhe insistimi që barazia gjinore të realizohet nëpërmjet kuotave dhe statistikave.

Nuk bënë që një grua të vendoset në një pozitë, vetëm për shkak të gjinisë. Ky veprim është diskriminim. Ama, ne kemi gra të zonja shumë. Madje, janë treguar shumë më të zonjat se ne meshkujt.

3.

Krijimi i një fryme dhe psikoze që asgjë nuk funksionon në Kosovë, duke e përfshirë edhe policinë tonë, po krijon mentalitet dhe ambient defetist. Thjesht, po krijohet mendësia që nuk e kemi merituar shtetin dhe nuk po mundemi ta mbajmë. E këtë momentum, deri në maksimum po e përkrahin armiqtë e shtetësisë së Kosovës. Po krijohet një aurë që Kosova nuk e ka merituar pavarësinë. E ky defetizëm, kjo mendësi, kjo armiqësi ndaj çdo gjëje shqiptare dhe kosovare, është kultivu që njëqind vite: shqiptarët e Kosovës, janë njerëz të egër, dhe nuk e meritojnë shtetin.

Çka ka mundur të bëjë policia në rastin konkret?

Fakt është që aparati shtetëror duke e përfshirë policinë, mund të ketë performancë më të mirë. Shumë më të mirë.

Por, në rastin konkret dhe në rrethanat konkrete, ka qenë mjaft vështirë, që vrasja të parandalohet.

Krimineli i çmendur, shumë shpesh ia arrinë qëllimit. Kemi raste të shumta në botë. Madje edhe presidentët e shteteve vriten. Është vrarë edhe Presidenti amerikan Kenedy, me tërë atë aparat të mbrojtjes së afërt.

Çdo ditë në polici raportohen rastet e dhunës, duke e përfshirë edhe dhunën në familje.

Të rasti i Valbonës, siç u vërtetua gjendja faktike, situata paska qenë edhe më komplekse.

Sipas mbrojtësit të viktimave Agim Pula, e ndjera Valbona Ndrecaj, nuk e ka pranuar ndihmën e Zyrës për Mbrojtjen e Viktimave, duke thënë se për të do të përkujdeset vëllau i saj.

“Ne i kemi ofruar strehim viktimës, por ajo nuk ka pranuar duke u deklaruar se do të strehohet tek familjarët e saj… “ – ka thënë mbrojtësi i viktimave duke vazhduar “[…] sa i përket anës së mbrojtjes së viktimave, ne i kemi ofruar çka ajo ka kërkuar”.

Sidoqoftë, edhe urdhrin për mbrojte, nuk e nënkupton ruajtjen e viktimës, nga ana e policisë 24 orë në ditë. Natyrisht, policia duhet ta vlerësojë rrezikshmërinë, por me atë lloj urdhri, delikuenti, arrestohet menjëherë, posa e shkel atë urdhër. E urdhri kryesisht konsiston në ndalimin për t’iu afruar viktimës.

Në rastin konkret, krimineli i ka kryer vrasjet në mënyrë dinake.

E ka kërcënuar me mesazh gruan, është fshehur, dhe e ka pritur momentin që ta realizojë qëllimin kriminal.

Natyrisht, duhet të kërkojmë përgjegjësi nga ana e policisë dhe prokurorisë, për çdo lëshim eventual. Duhet të insistojmë që gruaja në Kosovë ta ndien vetën të sigurtë dhe të barabartë me burrat.

Por, në të njëjtën kohë, duhet të besojmë në organet tona shtetërore. Duhet të besojmë në policinë tonë, me të gjitha të metat që i ka. Vetëm duke besuar në organet tona shtetërore, dëshmojmë që e meritojmë shtetin. Dëshmojmë që e duan dhe do ta ndërtojmë shtetin.

Njëherësh, dëshmojmë se vërtetë duam përmirësimin e pozitës së gruas në shoqërinë tonë, që padyshim ka primesa të primitivizmit.

Raste të tilla kriminale, të natyrës më të rëndë, mund të na përsëritën, derisa secili prej nesh, nuk e lufton primitivizmin dhe diskriminimin, në rrethin me vet, dhe me raste e shembuj konkret.

Gruaja do të jetë e sigurt, kur në shoqërinë tonë ndrron mendësia primitive. Kur prej fëmijërisë na mësojnë që femra është e barbartë me mashkullin.

Sa raste që ju i njihni, vajzat e kanë trashëguar pasurinë e prindërve, madje edhe në familje intelektuale?

Mos ta gënjejmë vetën.

Dua Lipa: Nuk po më besohet që kjo është e vërtetë

Këngëtarja kosovare Dua Lipa e cila në këto momente është duke mbajtë koncertin e saj në kuadër të Sunny Hill Festival, po shprehet tejet falënderuese për fansat e Kosovës, shkruan KultPlus.

Përgjatë përformancës ajo i është drejtuar publikut të shumtë në Gërmi, duke iu thënë se pikërisht fansat e Kosovës e kanë shtyrë atë drejt suksesit në botë. “Kjo është punë e juaj dhe bashkë e kemi arritë këtë. Faleminderit të gjithëve”, ka thënë Dua Lipa.
Ajo më pas ka thënë edhe këtë:

Prishtinë ju dua shumë, nuk po më besohet që kjo është e vërteë, ka thënë ajo duke ftuar krejt audiencën që të jetë në kërcim të ritmit. /KultPlus.com

Për shkak të festivalit “Sunny Hill”, linja 4 punon deri në këtë orë

Festivali “Sanny Hill”, në skenën e së cilit sonte do të ngjitet ylli shqiptar i muzikës me prejardhje nga Prishtina, Dua Lipa, ka bërë që të zgjatet orari i transportit publik të Linjës 4.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Pishtinës, Shpend Ahmeti.
“Për shkak të festivalit Sunny Hill, transporti publik në linjën 4 zgjatet deri në ora 02:00 pas mesnate deri të dielën!”, ka shkruar Ahmeti.
Transporti privat drejt parkut nacional të Gërmisë sonte është i ndaluar për shkak të koncertit. Linja 4 përshkon qytetin e Prishtinës nga Bregu i Diellit deri në Gërmi.

Ka nisë Festivali i Filmit në Sarajevë, nën udhëheqjen e aktorit kosovar Alban Ukaj

Ka nisë edicioni i 24 i Festivalit të Filmit në Sarajevë, edicion ky që është hapur nga aktori kosovar Alban Ukaj, shkruan KultPlus.

KultPlus ka njoftuar edhe më herët se ky edicion do të ketë për nikoqir aktorin kosovar Alban Ukaj, kurse organizatorët kanë shpjeguar se Festivali i Filmit në Sarajevë, si një festival që zbulon gjeneratat e reja që do të udhëheqin kinemanë rajonale në të ardhmen, ka vendosë që në ceremoninë hapëse të këtij edicioni, rolin e nikoqirit t’ia besoj aktorit kosovar Alban Ukaj, i cili ka shumë vite që është paraqitur në shumë role, si në teatër, ashtu edhe në film.

Festivali i Filmit në Sarajevë vlerësohet të jetë Festivali më i rëndësishëm i filmit në rajon, duke sjellë shumë shpesh figura të njohura të kinemtaografisë botërore./KultPlus.com

Lence Zdravkin dhe Omer Kaleshi, fituesit e çmimit shtetëror të Maqedonisë “Nëna Tereza”

Lence Zdravkin dhe Omer Kaleshi, janë fituesit e çmimit shtetëror të Maqedonisë “Nëna Tereza”, për vitin 2018, shkruan KultPlus.

Zdravkin humaniste dhe Kaleshi piktor janë nderuar me këtë çmim me vendimin e miratuar nga këshilli për ndarjen e çmimit nën kryesimin e akademikut Alajdin Abazi.

Ky çmim jepet për të arriturat e rëndësishme në interes të shtetit në sferën e humanitetit dhe solidaritetit njerëzor dhe nxitje, avancimn të mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillim të bashkëpunimit mes popujve dhe mes pjesëtarëve të bashkësive të ndryshyme, kulturave dhe besimeve.
Ky çmim di të ndahet në Kuvendin e Maqedonisë, më 26 gusht, në ditën kur edhe ka lindë Nëna Terezë./KultPlus.com

Shkëlqimi i Rita Orës në Monte Carlo (FOTO/VIDEO)

Rita Ora me një veshje transparente është prezantuar në paraqitjen e saj në Monte Carlo, shkruan KultPlus.

Rita Ora tashmë ka publikuar dukjen e saj në këtë paraqitje e cila duket të jetë shkëlqyer.


KultPlus ju sjellë një video nga ky koncert e cila ka kënduar disa këngë , duke pëefshirë edhe ato të fundit./KultPlus.com

Shpat Deda e Armend Xhaferi me koncert në Pejë

Në Teatrin Profesionist të Pejës ‘Istref Begolli’ do të mbahet një duo koncert tejet i veçantë i Shpat Dedës dhe Armend Xhaferit, koncert që do të mbahet sonte prej orës 20:00, shkruan KultPlus.

“Ky koncert autorial karakterizohet nga zhveshja e këngëve nga dy albumet e Shpatit dhe sjellja e tyre në një formë shumë të afërt dhe intime, shoqëruar nga xhaz kitara unike e Armend Xhaferit. Koncerti është mundësuar nga Komuna e Pejës, FLUX dhe Kosovo Art Academy”, njoftojnë organizatorët, kurse hyrja për këtë koncert kushton 3 euro./KultPlus.com

Kënga korçare “Kapiten, o i ri” këngë që godet edhe sot (VIDEO)

Kapiten i ri
m’dëfto se ka po vjen?
Ti që ke qenë n’ushtri
a ke pa burrin tem?

Burrin tand unë e kam pa,
bashkë me të kam luftu.
Burri yt ka ndrru jetë
dhe ti ke m’marrë mu.

Kapiten i ri
porsi bora në mal.
Unë dashninë nuk e ndrroj’
as për nji gjeneral.

O moj ti zonjushë
që m’ke dal në ketë fushë.
Të puthsha faqe e gushë
dashnori yt vetë unë jam./KultPlus.com

Margaret Fuller, e para gazetare amerikane, një figurë e pavdekshme

Margaret Fuller (23 maj 1810 – 19 korrik 1850) ishte gazetarja dhe publicistja e parë amerikane, kritike letrare, aktiviste shoqërore dhe mbrojtëse e të drejtave të grave. Kryevepra e saj konsiderohet ajo e botuar në vitin 1845 me titull “Gratë në shekullin e XIX”.

Njohëse që në fëmijëri e disa gjuhëve të huaja: gjermanishtes, frëngjishtes, italishtes, greqishtes dhe latinishtes. Ajo u rrit duke zhvilluar një intelekt e talent të jashtëzakonshëm.

Margaret Fuller u bë redaktorja e parë
e revistës intelektuale transidentale “Dial”, të cilën e mbajti për dy vjet.

Ishte gruaja e parë që shkroi një libër për jetën e vështirë të tribuve indiane të Amerikës, keqtrajtimin e tyre nga të bardhët, duke u bërë kështu mbrojtëse e të drejtave tëtyre. Në dhjetor 1844, ajo u punësua nga “New York Tribune”, botuar nga Horac Greeley, duke u bërë gazetarja e parë amerikane. Ajo e filloi punën në gazetë me intervistat që u bëri prostitutave në burg duke skandalizuar lexuesit.

Fokusi i artikujve të saj ishte sfera shoqërore dhe letrare e jetës amerikane. E pamohueshme në aftësitë e saj profesionale, ajo preku me kritikat e saj letrare edhe emra krijuesish të njohur të kohës si Longfelow, Low dhe Ralph Waldo Emerson.

Me botimin e librit të saj “Gruaja në shekullin e 19-të” në shkurt të vitit 1845,në Nju Jork, ajo krijoi sensacion të madh. Libri ishte një thirrje pa kompromis për tëdrejtat e gruas amerikane. Botimi i parë u shit brenda javës. Guximi i saj i tepruar apo “i pacipë” revoltoi shumëkënd.

Emri Margaret Fuller u bë i njohur edhe
jashtë kontinentit amerikan, duke inspiruar njerëzit, por edhe duke revoltuar shumë të tjerë.

Në 1846, Margaret Fuller shkoi në Angli si korrespondente për “New York Tribune”, duke u bërë kështu gruaja e parë korrespondente jashtë kufijve të vendit te saj. Në Angli, libri i saj qe lexuar me simpati dhe i hapi shumë dyer autores.

Ajo intervistoi shumë personalitete
të kohës si Harriet Martineau, Wordsworth dhe De Quincey, por edhe hyri në skutat e jetës angleze, në miniera, lavanteri dhe u tmerrua nga varfëria e madhe dhe diferencat e mëdha klasore, u shqetësua nga kushtet e vështira të jetës dhe mungesa e shpresës te të varfrit. Ajo menjëherë shkroi për nevojën e një “revolucioni paqësor”.

Pikërisht kur ishte në një gjendje të
tillë emocionale, ajo takoi Giuseppe Mazzini-n, një imigrant revolucionar italian. Ajo kishte hyrë pa kuptuar në lëvizjen revolucionare të kohës, duke u bërë aktiviste e saj.

Fuller, gjatë kësaj kohe, vazhdonte
të shkruante për gazetën e saj në kohët
më dramatike që po kalonte Evropa, ndërsa mblidhte materiale për të shkruar veprën monumentale “History of Italian Liberation”.

Ndërkohë, shkrimet e saj në Amerikë kishin lënë shije jo fort të mirë.
Ndërkohë, botuesi i gazetës së saj në Nju Jork dhe miku i saj, Horac Greeley, kishte dëgjuar thashethemet mbi një dashuri “të lirë” të Margaret-ës dhe i preu rrogën. Për shkak të policisë sekrete, burrë e grua vendosën ta lënë Italinë e të udhëtojnë drejt Amerikës. Kështu, në maj 1850, ata lanë Livornon. Udhëtimi qe i pafat. Më 18 korrik, anija “Elisabeth” u përplas papritur me Fire Island. E kështu Margaret ndërroi jetë.

Vdekja e Margaret-ës qe një sensacion
publik. Miqtë e saj, nga Bostoni, erdhën
në ishull me shpresë se mos gjenin ndonjë gjurmë të dorëshkrimit të saj mbi revolucionin roman. Asnjë gjë nuk u gjet në mbeturinat e anijes, veç një kutie të mbyllur me letrat e dashurisë së Margaret-ës dhe Angelo-s.

Margaret Fuller ka qenë e para grua e
emancipuar lektore, gazetare, kritike
letrare e korrespondente ndërkombëtare
e shtypit amerikan, aktiviste politike.
Ajo guxoi të kompletonte vetveten e saj
si grua, duke hedhur poshtë epitetet nënvleftësuese me të cilat paragjykimet e veshin një femër. Ndaj ajo mbetet një figurë e pavdekshme femërore edhe sot.

Disa nga aforizmat e saj më të famshme janë:
– Nëse ke dituri, le t’i ndezin të tjerët qirinjtë në të.
– Ajo çfarë ka nevojë një grua nuk është të dominojë, por si natyrë të rritet, si intelekt të perceptojë, si shpirt të jetojë e lirë dhe e shpenguar.
– Po qe se gratë do të ishin në gjendje të zhvillonin forcën dhe bukurinë e tyre si gra, ato nuk do të uronin kurrë të ishin burra.
– Në mentalitetin e burrave gratë shihen si skllave.
– Sot një lexues, nesër një lider.
– Burrat për hir të jetesës së harruar harrojnë të jetojnë.
– Natyra siguron përjashtime për çdo rregull.
– Një shtëpi nuk është shtëpi, nëse përmban ushqim dhe zjarr për mendjen, si dhe për trupin.
– Karakteri dhe historia e secilit fëmijë mund të jetë një përvojë e re për prindin, nëse ai do ta lejojë atë.