Poezi nga Xhevdet Bajraj
Në zjarrin e vetmisë
kujtimet piqen
si gështenja të buta
Jashtë fishkëllinë era
një grua me lot përpiqet të shkrijë
një copë akulli te dera./KultPlus.com
Poezi nga Xhevdet Bajraj
Në zjarrin e vetmisë
kujtimet piqen
si gështenja të buta
Jashtë fishkëllinë era
një grua me lot përpiqet të shkrijë
një copë akulli te dera./KultPlus.com
“The Remigrant” me regji të Astrit Alihajdarajt, është filmi 18 minutësh i cili do të prezantohet më 8 dhjetor në “This Human World Film Festival” të Vjenës, shkruan KultPlus.
“The Remigrant” është filmi i cili e sjellë për herë të parë në rolin e regjisorit aktorin e njohur Astir Alihajdari. Ky film flet për shumë tema në të njëjtën kohë. Migrimi, harmonia në familje, edukimi i fëmijëve, janë disa nga temat që jetësohen përmes aktorëve: Florist Bajgora, Ilire Vinca, Veton Osmani dhe Leze Qena./KultPlus.com
Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Horror në Sidnej të Australisë , filmi i parë shqiptar i zhanrit horror është shpërblyer me tre çmimet më të rëndësishme të festivalit, shkruan KultPlus.
Ky projekt filmik që është realizuar nga produksioni australian “Kastlefilms” e me regji të Steven Kastrissios, është vlerësuar me çmimet: regjia më e mirë, filmi më i mirë autsralian, dhe filmi më i mirë ndërkombëtar.
“Bloodlands” shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj.
Atë e dëbojnë në mal, duke e quajtur shtrigë. E lënduar, e urryer dhe e dëbuar kjo grua vendos që të shndërrohet në një shtrigë të vërtetë dhe të marrë hakun për krejt dhimbjen që i kanë shkaktuar.
Në këtë film me rolet e tyre luajnë aktorët: Suela Bako, Ilire Vinca, Gëzim Rudi, Emiljano Palali, Alesia Xhemalaj, dhe ky film është prodhim australiano- shqiptarë. Ky film nga 7 dhjetori do të shfaqet në Kinemanë ABC, në terminin e rregullt prej prës 22:00./KultPlus.com
E kanë zgjedhur Tiranën, pikërisht “Destil Co- working space Bar&Gallery”, që të prezantojnë punën e tyre artistike, dy artistë shqiptarë,që njëra vjen nga Kosova e tjetri nga Maqedonia,shkruan KultPlus.
E hapur më 28 nëntor, pikërisht në ditën e Pavarësisë, dy ekspozitat, por në një hapësirë të përbashkët, janë të hapura për publikun deri më 5 dhjetor.
Albulena Jashari nga Kosova, e cila njihet edhe si këngëtare dhe Verim Zendeli, janë prezantuar me veprat e tyre, të cilat janë realizuar në teknika të ndryshme.
Albulena Jashari në këtë ekspozitë është prezantuar me dhjetë piktura të realizuara në teknikën akril në pëlhurë, dhe si koncept kishte “Profile Lirike”, ku për motiv kishte femrën dhe portretin e saj.
Edhe Verim Zendeli është prezantuar me dhjetë piktura, të realizuara në teknikën akril në letër, ku nëpërmjet veprave të tij ka prezantuar “short stories”, ku në një pjesë të madhe të punimeve si motiv kishte Nudon dhe portretin .
Kjo është ekspozita e 10-të personale e Verimit, pas shumë prezantimeve nëpër qendrat botërore të artit në :Paris , New York ,Dijon ,Shkup , Prishtinë …, kurse Albulena Jashari ka prezantuar ekspozitën e saj personale për herë të parë./KultPlus.com
Fotografi Kevin Carter ka bërë një nga fotografitë më historike duke kapur pamjen e një vajze të vogël e cila ishte tejet e uritur. Ajo në këtë fotografi paraqitet duke u zvarritur për të arritur deri tek ushqimi dhe jo shumë larg saj ndodhet një shpend grabitqar i cili pret për ta gllabëruar vajzën, përcjellë KultPlus.
Kevin Carter e shkrepi këtë fotografi në Sudanin Jugor në vitin 1993 derisa po mundohej të paraqiste urinë e njerëzve atje, në mënyrë që të shtoj përpjekjet ndërkombëtare në ndalimin e saj. Ai më pas kishte treguar që pas marrjes së fotografisë e kishte larguar shpendin, mirëpo nuk e kishte prekur fëmijën.
Kur fotografia u paraqit për herë të parë në The New York Times, ajo u pasua me shumë reagime që përfshinte urime dhe mllef në drejtim të fotografit Carter, i cili me këtë fotografi fitoi edhe Çmimin Pulitzer, përcjellë KultPlus.
Jo shumë kohë pas marrjes së çmimit, ai kreu vetëvrasje ndërsa la pas një shënim në të cilin thotë se ka një kohë të gjatë që ai po jeton në depresion dhe se ndihet i lodhur nga trauma që kishte përjetuar nga karriera e fotografit i cili kishte kapur pamjet dhe situatat më të tmerrshme./ KultPlus.com
Artisti Edon Muhaxheri, tanimë edhe profesor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sjellë ekspozitën e tij në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Bëhet fjalë për prezantimin ‘Evetari – Ringjallja e alfabetit të harruar shqiptar’.
Edon Muhaxheri është artist i diplomuar në RIT Kosova, shkruan KultPlus. Në maj 2017, ai prezantoi temën e diplomës së Masterit në Artet e bukura. Evetari, i cili fokusohet në ringjalljen e alfabetit origjinal të harruar, nga libri i parë Shqiptar ABC në vitin 1844.
Për mbrojtjen e temës së Edonit, MFA në Praktikën e Ilustrimit në Institutin e Maryland, Kolegji i artit aranzhoi prezencën e Ellen Rixford, një artist i mirënjohur dhe kontribuues në botën e sotme të automatizuar.
Puna e tij autentike i siguroi një intervistë me Steven Heller për Magazinën PRINT, e cila u pasua me shfaqjen në GDUSA, AIGA Eye on Design, Design Week, How Things Work, dhe media tjera lokale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë KultPlus, AFP, KOHA, Prishtina Insight, Flatra dhe shume tjera. Së fundmi, programi Fulbright ka shënuar punën e Edonit me një storie personale në blogun e tyre zyrtar.
Ai ka prezantuar punën e tij disa herë në MICA, Ambasadën e Shqipërisë në DC, dhe në Universitetin George Washington, gjatë ngjarjes së Fulbright, shkruhet mes tjerash në prezantimin e artistit nga Galeria Kombëtare e Kosovës.
Këtë nëntor Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë, së bashku kanë ftuar atë të prezantojë punën e tij në Korçë, vendlindja e Naum Bredhit, autorit të librit të parë Shqiptar ABC, në vitin 1844.
Edoni është i angazhuar si mësim-dhënës në studimet postdiplomike MFA in Illustration Practice, dhe ‘Eksperienca e vitit të parë’, niveli bachelor, në Maryland Institute, Kolegji i Artit në Baltimore.
Ekspozita në fjalë do të hapet me 1 dhjetor, në ora 18:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës. / KultPlus.com
Shkolla ku Dua Lipa ka ndjekur mësimet po e nderon ish nxënësen duke lëshuar këngën e saj çdo mëngjes për nxënësit e shkollës.
Dua Lipa, që është shndërruar në një yll të pop-it ndërkombëtar po kryeson listat ndërkombëtare, është një ish-nxënëse në Shkollën Fillore të Fitzjohn-it në Hampstead. “New Rules” e këngëtares 22-vjeçare tani luhet çdo ditë në sesionin e përditshëm “Wake Up Shake Up”, që organizohet për fëmijët më të vegjël në fillim të ditës. Ideja e sesionit është që përmes vallëzimit dhe këngës të aktivizohen nxënësit pasi që të mbërrijnë në shkollë, që në këtë mënyrë ata mund të jenë më të përqendruar për orët mësimore.
Rob Earrey, drejtori i i kësaj shkolle thotë se e mban mend Lipën si nxënëse të klasës së gjashtë duke shtuar se ndihet krenar me arritjet e saja. “Ne jemi jashtëzakonisht krenar për arritjet e Duas dhe sukseset që ka arritur”, ka thënë ai shkurt për revistën londineze Camden New Journal. Pas suksesit të këngëtares kosovare me hitin e saj “New Rules” , ndërsa ajo së fundmi ka realizuar edhe disa turne të suksesshme me këngëtarin Bruno Mars dhe Coldplay./KultPlus.com
Mbrëmë është publikuar bashkëpunimi i paralajmëruar i Ed Sheeran dhe Beyonce, të cilët sollën një remix të ri të këngës ‘Perfect’, përcjellë KultPlus.
Kënga origjinale e Ed Sheeran “Perfect” debutoi në albumin e tij të tretë të titulluar ‘Divide’, i cili ka marr dy nominime për Grammy, në fushën e popit.
Ky remix shënon bashkëpunimin e tretë muzikor mes Sheeran dhe Beyonce. Në vitin 2015, ata performuan në nderim të figurës së Stevie Wonder në “Songs in the Key of Life — An All-Star Salute,” dhe më vonë po atë vit ata kënduan një interpretim të “Drunk in Love” në Global Citizen Festival./ KultPlus.com
Poezi e Abdullah Konushevcit
Kur të mbërrish në fund të udhës
Mos ki frikë
Nuk është fundi
Është fillimi që vjen vrik
Kur të mbërrish në fund të udhës
Bëje vdekjen
Si të duash vetë
Nëse jetën në grusht ta mbanin
Në të samës të gjithë
Tash që u bëre mbret
Kur të mbërrish në fund të udhës
I ke dalë jetës në krye
Mos e kthe më kokën mbrapa
Dheu nuk ha më arsye
Kur të mbërrish në fund të udhës
Një rrugë e re fillon
Ta dish
Që merr dritë në tjetër vis
Kur të mbërrish në fund të udhës
Ashtu i drejtë si një lis
Do të klithin do të çirren
Tash në fund mos na vdis
Kur të mbërrish në fund të udhës
Dhe të zësh vend lart në qiell
Do të shohësh atje poshtë
Bajga që avullojnë në diell./KultPlus.com
Mbrëmë filloi edicioni i dytë i festivalit “Kosova Brass”, i cili për publikun solli edhe koncertin e parë në interpretimin e trumbetistit çek Lukáš Moťka dhe pianistit kosovar Misbah Kaçamaku, shkruan KultPlus.
Gili Hoxhaj
Veprat çeke dhe franceze jehuan mbrëmë në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, me një koordinim të mahnitshëm të bashkëpunimit çeko-kosovar. Trumbetisti çek Lukáš Moťka dhe pianisti kosovar Misbah Kaçamaku të dy pranë instrumenteve të tyre, e nisën dhe përfunduan bashkë këtë koncert.
Misbah Kaçamaku theksoi se një festival siç është “Kosova Brass”, do duhej të ishte i pranishëm për publikun gjatë gjithë vitit, dhe jo vetëm në Prishtinë por edhe në qytete të tjera të Kosovës.
“Tungji është një instrument jo dhe aq i njohur tek ne, kështu që zakonisht piano, flauta, kitara, violençello dhe me kaq përfundon ndërsa kur vjen te boria, tromboni është më ndryshe pasi që vetëm pas luftës kemi filluar t’u japim përparësi mëshomë këtyre instrumenteve. Një festival si ky, jo që ish dashur të përkrahet, po do duhej të ishte tërë vitin, pra një herë në javë do duhej ta kishim një koncert me instrumente te tunxhit, atëherë edhe popullata e kishte kuptuar rëndësinë e këtij instrumenti. Madje një problem tjetër i madh që të gjitha festivalet për shkak të kushteve janë të bazuara vetëm në Prishtinë”, tha pianisti Kaçamaku për KultPlus.
Në pjesën e parë të këtij koncerti erdhën veprat çeke të kompozitorit Vaclav Smita, Václav Riedlbauch, për të vazhduar me pjesën e dytë ku trumbetisti çek sjellë një frymë franceze në interpretimin e tij solo të veprave të kompozitorit Francois Michèle dhe Alexandre Guilmant. Në fillim të interpretimit Motka, fshihet në prapaskenë por tinguj e fuqishëm që sjellë nga atje e plotësojnë këtë mungesë. Duke mos u shkëputur nga tingujt, ai del nga atje më ngadalësi, e me goditje të këmbeve mbi skenë, të cilat veçse e plotësojnë edhe më shumë praninë e tij artistike në këtë koncert. Sytë e tij herë mbyllen e herë hapën, ndërsa vetullat e tij ngrihen sa herë që me tingujt e tij arrin ta rrëmbej publikun.
Kjo ishte hera e tretë që Lukáš Moťka interpreton para publikut kosovar. Ai tha për KultPlus se këtë festival e cilëson si një projekt shumë të rëndësishëm për Prishtinën.
“Mua më pëlqen te luaj veprat çeke, andaj dhe gjysma e programit ishte me këto vepra, sepse dëshiroja që kësaj audience t’i sjellë vepra çeke me anë të trombonit dhe pjesa tjetër është e lidhur me muzikën franceze, pasi që muzika franceze është kryesorja me të cilën luhet me trombon. Mendoj se festivale si këto janë shumë të rëndësishme pasi që takojnë interpretuesit e tombonit, jam shumë i lumtur që edhe këtu në Prishtinë ka mundësi për të luajtur me këtë instrument pasi që kështu edhe mund të zhvillohen marrëdhëniet mes shteteve dhe mentaliteteve të ndryshme”, tha trumbetisti Motka.
Ky festival do të përbehet nga pesë mbrëmje koncertale dhe po ashtu do të përfshihen edhe aktivitete të tjera si masterklase për studentët. Instrumentistët pjesëmarrës sivjet në “Kosova Brass” vijnë nga Kosova, Shqipëria, Gjermania, Republika Çeke dhe Amerika.
Në mesin e tyre është dhe trumbetisti me renome botërore, gjermani Otto Sauter i cili do të prezantohet para publikut kosovar me Piccolo Trumpetë i shoqëruar nga kuarteti i harqeve, i cili do të udhëhiqet nga violinisti i njohur Visar Kuçi. Organizatori i këtij festivali, Avni Krasniqi tregoi për KultPlus për vështirësitë e në të cilat has ky festival, ndërsa theksoi se është një fat shumë i madh që këtë festival ta hapin me dy interpretues të njohur siç janë trumbetisti Lukáš Moťka dhe pianisti kosovar Misbah Kaçamaku.
“Më e vështira ka qenë krijimi i festivalit, që me anë të tij të sjellësh diçka të re por për fat të mirë që nga fillimi i festivalit ka nisur mbarë. Gjithmonë hasim në vështirësi, por problemi permanent është salla, edhe pse këtë vit e kemi më të lehtë, sepse na kanë mundësuar shfrytëzimin e sallës në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare. Kemi një përkrahje modeste sa i përket organizimit por me të gjitha vështirësitë prapë kemi arritur që të mbledhim një numër të konsiderueshëm të artistëve vendor dhe ndërkombëtar. Sonte patëm fatin që para neve të interpretojnë këta dy interpretues të njohur, vlen të çeket se Lukáš Moťka se është trombonisti i parë në Filharmoninë e Republikës çeke”, tregoi mes të tjerash Krasniqi.
Ai po ashtu theksoi edhe rëndësinë që ka shtrirja e instrumentit të tunxhit përmes këtij festivali.
“Instrumentet e tunxhit i kanë munguar Kosovë më herët, më parë ka pasur deficit të instrumenteve të tunxhit por ka pasur vetëm përpjekje individuale, pra nuk ka pasur në mënyrë të organizuar diçka. Instrumentistet janë importuar nga jashtë, nga Shqipëria dhe Maqedonia ndërsa për fatin tone të mirë këto dhjetë vitet e fundit falë punës së pedagogeve kanë arritur të mbushen të gjitha vakumet që kanë qenë më herët dhe të plotësohen me instrumentistë vendor. Duke u nisur nga emri, tregon se ky festival është një festival që i kushton rëndësi të veçantë instrumentit të tunxhit dhe është ekskluzivisht për instrumentistet e tunxhit, por duke futur edhe instrumentist të tjerë”, tha tutje Krasniqi.
Ky festival do të sjellë koncertin e radhës javën tjetër, më 5 dhjetor ku do të interpretojnë: Ilir Kodhima dhe Eriona Gjyzeli nga Shqipëria, si dhe Adem Hasani nga Kosova . /KultPlus.com
Selena Gomez u nderua mbrëmë me çmimin “ Woman Of The Year” në eventin vjetor të Billboard Women in Music, por këngëtarja nuk mund t’i përmbante lotët derisa pranoi çmimin nga Billboard mbrëmë, përcjellë KultPlus.
Këngëtarja 25-vjeçare mbajti një fjalim shumë emocional në skenë derisa falënderoi miken e saj më të mirë France Raisa duke i dhuruar asaj trofeun e çmimit “Billboard Women Of The Year” që u mbajt në Los Anxheles ketë të enjte.
“Të jem e sinqertë, mendoj se Franca do duhej ta marrë këtë çmim për shkak se ajo ma shpëtoi jetën “, tha mes lotëve Gomez për aktoren France Raisa, e cila i dhuroi veshkën e saj Selenas në shtator të këtij viti”.
Selena kishte kyrer transplantin e veshkës me 14 shtator ku edhe e kishte publikuar një fotografi në Instagram në të cilën shihej së bashku me miken e saj Francen në veshjet e tyre spitalore duke shtrënguar duart e tyre për 128 milionë ndjekësit e Instagram-it./KultPlus.com
Bashkim Shehu dhe Luljeta Lleshanaku janë dy autorët shqiptarë kandidatë për çmimin e madh të letërsisë Balkanika, që do të shpallet të dielën në Shkup. Juria kombëtare ka përzgjedhur romanin “Loja, shembja e qiellit” të shkrimtarit Bashkim Shehu si pretendent për çmimin e madh.
Për këtë roman Shehu është shpallur fitues i çmimit “At Zef Pllumi” – 2013. Po këtë vit juria e Panairit të Librit Fier e nderoi me çmimin “Autor i Vitit” – 2013. Është hera e dytë që shkrimtari Bashkim Shehu, përzgjidhet për të konkurruar në këtë garë letrare ndërballkanike. Në vitin 2007 ai u paraqit me romanin “Angelus novus” dhe arriti të ishte një nga tre të nominuarit e këtij çmimi.
Romani “Loja, shembja e qiellit” është botuar në shqip nga Shtëpia Botuese TOENA, në vitin 2013. Për këtë roman dhe vlerat e tij letrare janë shkruar me dhjetëra artikuj vlerësues në median e shkruar.Ndwrsa Luljeta Lleshanaku konkurron me vëllimin me poezi “Homo Antarcticus”. Vëllimi poetik “Homo Antarcticus” është botuar në shqip nga Shtëpia Botuese OMBRA GVG në vitin 2015.
Ky vëllim poetik ka marrë shumë vlerësime pozitive në median e shkruar. Vëllimi poetik “Homo Antarcticus” i përkthyer në anglisht nga Ani Gjika si pjesë e vëllimit “Negative Space” ka fituar garën për mundësinë e financimit të përkthimit dhe të botimit në SHBA, si dhe çmimin letrar “PEN Translates” – 2017 në Britaninë e Madhe dhe gjithashtu mundësinë e botimit në Britaninë e Madhe gjatë pranverës të vitit të ardhshëm.
Çmimi Letrar Balkanika jepet nga Fondacioni Balkanika me qendër ekzekutive në Sofje të Bullgarisë. Anëtarë të këtij Fondacioni janë shtëpitë botuese: Biblioteka 48 (Bullgari), Toena (Shqipëri), Magor (FYROM), Kedros (Greqi), Laguna (Serbi), Can (Turqi), Muzeul National al Literaturii Romane (Rumani). Fituesit e edicionit të 17-të dhe të 18-të të këtij Çmimi shpallen të dielën, në 3 dhjetor 2017, nga Juria Ndërballkanike e këtij kompeticioni, në Qendrën Kulturore për të Rinj – Shkup.
Më parë këtë Çmim e kanë marrë shkrimtarët shqiptarë Fatos Kongoli (2002) dhe Ismail Kadare (2009). Kandidatët: Për Çmimin “Balkanika 2015”, shkrimtari Bashkim Shehu është në garë me 6 autorë nga 6 vende të Ballkanit: Vladimir Yankovski “Invisible love” (FYROM) Christo Karastoyanov “The same night” (Bullgaria) Ana Ristovic “Directions for use” (Serbia) Seray Şahiner “The hairstyle of the bride” (Turqia) Dimosthenis Papamarkos “Gjak” (Greqia) Simona Sora “Hotel Universal” (Rumania) Për Çmimin “Balkanika 2016”, poetja Luljeta Lleshanaku është në garë me 6 autorë të përzgjedhur nga 6 vende të Ballkanit: Lidija Dimkovska “Non-Oui” (FYROM) Nikolay Milchev “You and the cats in the afternoon” (Bullgaria) Vladan Matijevic “Very little light” (Serbia) Murat Özyaşar “Laugh yellow” (Turqia) Panagiotis Kechagias “Final warning” (Greqia) Bogdan Teodorescu “Spada” (Rumania)./KultPlus.com
Galeria Kombëtare e Arteve në Natën e Bardhë ka hapë ekspozitën e Zeni Ballazhit “Pa titull”, ekspozitë kjo që ka mbledhur një numër të madh të vizitorëve, shkruan KultPlus.
Sipas një njoftimi të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, këtë ekspozitë, sikurse edhe ekspozitat që kanë qenë më të hapuar të Rosemarie Trockel dhe Grayson Perry, janë vizituar nga 2 mijë vizitorë, që konsiderohet të jetë një numër i madh i vizitorëve brenda vetëm një periudhë kaq të shkurtë, dukë pas parasysh se “Nata e Bardhë”, është shënuar më 29 nëntor./KultPlus.com
Poezi nga Tua Forsström
Ekzistojnë katër lloje të errësirës dhe ujku
vrapon me putrat e forta nëpërmes ëndrrës tënde.
Ne dobësohemi në agimin astronomik,
e pulsi i zemrës bie, ne bëhem gjakftohtë.
Ndërsa yjet zbehen
dhe shkojnë poshtë nën horizont.
Ka yje të një lloji,
madhësie që ne habitemi
Mëngjes shkurti me blu dhe re mbi
borë, dhe gjurmët e putrave në vijë të drejt.
Sepse ujqit nuk lejojnë veten të hutohen
sikurse ne, duke luajtur në një kohë me shpresën
dhe harresën. Ky apartament është shumë i vogël.
Sa gjurmët e njëri-tjetrit nëpër zemrën e dëborës.
Përktheu nga suedishtja Edita Kuci- Ukaj
Katër filma të metrazhit të gjatë dhe një dokumentar janë prezantuar para selektorëve të Berlinales, filma këta të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, shkruan KultPlus.
Filmat artistik të metrazhit të gjatë që po synojnë Berlinalen janë: “Fusha e Mëllenjave” nga Arzana Kraja, “Njeriu i Dosjeve” mga Ismet Sijarina, “Një tregim Prishtine”, nga Burbuqe Berisha dhe “Qiej të trazuar” nga Anton Ndreca. Kurse dokumentari që do të prezantohet poashtu para selektorëve është “Me dasht’, me dasht’, me dasht’ nga Ilir Hasanaj.
Mbetet të shihet se nëse ndonjë nga këta filma mund të shfaqet edhe premierë në këtë festival prestigjioz./KultPlus.com
Tregimet e Adil Ollurit do të lexohen në Festivalin Ndërkombëtar “Kikinda Short”, që do të mbahet me 15 dhe 16 dhjetor të këtij viti, shkruan KultPlus.
“Kikinda short” është një nga evenimentet më të rëndësishme letrare në Evropën Juglindore. Ai është festival dyditor, ekskluzivisht për tregimin e shkurtë, që organizohet në dy qytete të Serbisë, Kikinda dhe Beograd.
“Unë do të prezantohem me dy tregime: “Kthimi i babait” dhe “Vdekja e autorit”. I pari është pjesë e librit tim me tregime “Shumë rrugë dhe një rënie” (2013, ribotim 2017), ndërsa i dyti është shkruar tash së voni”, ka thënë Olluri për KultPlus./KultPlus.com
Rita Ora është bërë pjesë e kampanjës për të ndihmuar nxënësit e Londrës, përcjellë KultPlus.
Ajo përpos kësaj kampanje për nxënësit në Londër, të cilëve do tu ndihmohet për t’iu siguruar shujta në shkollë, është bërë pjesë edhe e kampanjës tjetër, për mbrojtjen e elefantëve në Afrikë. Mediet e huaja kanë potencuar faktin se Rita Ora ka lindur në Kosovë para se të vinte në Londër, duke potencuar poashtu edhe detajin tjetër se ajo bashkë me familjen e saj ishin refugjatë.
Bëhet e ditur se nga një euro që do të dhurohet në këtë kampanjë, do ti sigurojë fëmijëve londinezë,kryesisht në shkollat jo të favorizuara, nga një shujtë./KultPlus.com
Grupi “Gipsy Groove” nga Kosova, i njohur ndërkombëtarisht për interpretimin e muzikës me bazë rome të Ballkanit, së shpejti do të mbajë dy koncerte në Zvicër.
Kështu, ai, më 1 dhjetor do të jetë mysafir në Cyrih, në ambientin e njohur alternativ Photobastei, Sihlquai 125, 8005 Zürich, me fillim në orën 20.00, shkruan albinfo.ch.
Një ditë më vonë grupi i udhëhequr nga këngëtari dhe instrumentisti virtuoz Bajram Kinolli “Kafu”, prezantohet para publikut të Bernës. Në kuadër të mbrëmjes Balkanb&World Music Night, në Im Viento Sur, Lerchenweg 33, 3012 Bernë. Edhe këtu koncerti fillon në orën 20.00.
Bendi është i njohur për shkrirjen që i bën stileve të muzikës Funk, Ska, Reggae dhe xhaz me muzikën tradicionale rome të Ballkanit. Në këngët që interpreton, grupi i përbërë nga gjashtë veta tematizon edhe temën e të drejtave të njeriut, gjegjësisht të romëve në gjithë botën./KultPlus.com
Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Dita zë fill”, me regji të Gentian Koçit që tashmë është i propozuar nga shteti shqiptar për çmimin Oscar, do të prezantohet edhe në Kosovë, shkruan KultPlus.
Ky film do të shfaqet në Dokukino prej 7 dhjetorit, në terminin e rregullt prej orës 19:30.
Filmi “Dita zë fill”, tashmë është edhe film i çmimeve, pasi që, aktorja e këtij filmi Ornela Kapetani ka fituar çmimin “Zemra e Sarajevës”, si aktorja më e mirë e festivalit, sikurse që ky film ka fituar edhe çmimin ‘Golden Sun’, filmi më i mirë në Cinedays Fest of European Film.
Ky film flet për një nënë e cila bashkë me foshnjën e saj vendosin të jetojnë me një grua të vjetër dhe të sëmurë. Kompromiset morale që njerëzit duhet ti bëjnë kur ballafaqohen me sfida ekonomike dhe ato të mbijetesës, sipas Koçit, janë të pranishme dhe trajtohen në filmin shqiptar që nuk ka shumë kohë lansimi në treg. Në film luajnë: Ornela Kapetani: Suzana Prifti, Hermes Kasimati, Adele Gjoka…/KultPlus.com
Konsiderohet të jetë ekspozita e parë shitëse kushtuar festave të fundvitit, shkruan KultPlus.
Në këtë ekspzitë që do të hapet më 7 dhjetor, mund të bleni punime origjinale vetëm deri në 99 euro, ku 22 autorë do te ekspozojne punimet e tyre. KultPlus ju sjellë emrat e këtyre artistëve, punimet e të cilëve mund ti keni në shtëpitë, zyret, institucionet…
Artistët që ofrojnë punimet e tyre me këtë cmim janë: Veli Blakcori, Blerta Surroi, Eshref Qahili, Arif Lushi, Adriana Puleshi, Rron Qena, Zake Prelvukaj, Arlinda Hajrullahu, Lyra Zajmi, Bardha Buza, Besnik Xhemajli, Merita Maloku, Burim Myftiu, Ardiana Kika, Eliza Hoxha, Mjellma Goranci, Afrora Uka, Vlora Harjullahu, Engjëll Berisha, Vala Blakcori, Zana Ramdani e Shqipe Kamberi.
Ekspozita do të hapet në Galerinë “Monet”, në ora 19:00, më 7 dhjetor./KultPlus.com
I diplomuar edhe në Akademinë e Arteve, Praljak kishte qenë drejtor teatri në Zagreb, Osijek dhe Mostar. Kurse prej vitit 1972 ai kishte punuar si artist i lirë, shkruan KultPlus.
Veprimi i Slobodan Praljak në ditën e sotme, i cili përgjatë gjykimit piu helmin dhe si pasojë ka ndërruar jetë, ishte toplajm në mediet botërore, shkruan KultPlus.
Slobodan Praljak i cili sot u shpall fajtor për krimet përgjatë luftës në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës kishte punuar në vitet e hershme edhe në fushën e kulturës.
I diplomuar edhe në Akademinë e Arteve, Praljak kishte qenë drejtor teatri në Zagreb, Osijek dhe Mostar. Kurse prej vitit 1972 ai kishte punuar si artist i lirë.
Ai ka qenë regjisor i serisë televizive “Blesan i Tulipan”, sikurse edhe të serialeve të tjera dhe të dokumentarëve, kurse po ai ka bërë edhe regjinë e dy filmave të metrazhit të gjatë “Povratak Katarine Kozul”, filmi i cili është realizuar në vitin 1989, sikurse edhe filmin tjetër “Jegulje putuju u Sargasko more”, i cili është realizuar në vitin 1979. Poashtu ai ka qenë i njohur edhe për shumë skenarë dhe libra./KultPlus.com
Nata e Bardhë ka nisë në Tiranë ku do të performojnë shumë artistë, shkruan KultPlus.
Por qershija mbi tortë e kësaj mbrëmje është këngëtarja e famshme Emeli Sandé e cila së shpejti pritet të ngjitet në skenë.
Këtu mund ta ndiqni live këtë koncert që ka grumbulluar shumë artistë./KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka postuar në rrjete sociale një video për festën e 28 Nëntorit, shkruan KultPlus.
Ajo shihet të jetë veshur kuq e zi, por në të njëjtën kohë shihet edhe shqiponja, elemente këto që i ka ndërlidhur mjaftë bukur. /KultPlus.com
Qendra Multimedia organizon lexim letrar me shkrimtaren në rezidencë letrare “Prishtina nuk ka lum”, me poeten e re Elona Culiq, shkruan KultPlus.
Elona do të lexoj disa poezi për publikun kosovar dhe do të diskutoj për letërsinë me moderatoren Ardiana Shala Prishtina.
“Poezia, fotografimi, biçikleta, hapësira, njeriu, kafshët, pema, hana, rranja, pra çdo gjë që përbën përditshmërinë e njeriut më grish emocione dhe më plotëson. Eksperiencat në punë dhe si vullnetare në fushën sociale, në vitet 2013 më qasen me praktikën e teatrit social, të cilën sot e praktikoj si trajnere së bashku me kolegun tim. Në këtë lëmi kam krijuar eksperienca performative në vitin 2013 Milano, 2014 Beograd, 2015 Sarajeve dhe 2016 Shkoder”, ka spikatë karakteristikat e veta Culiq. Leximi letrar do të mbahet në ora 19:00, në Monet Arts & Books Gallery.
Programi “Prishtina nuk ka lum” mbeshtetet nga TRADUKI dhe Goethe Institut. Qendra Multimedia mbeshtetet nga Zyra e Bashkimit Evropian ne Kosove./KultPlus.com