Këngëtarja shqiptare vitin që lamë pas ka lansuar albumin e saj, i cili po vazhdon të qëndrojë në top lista si ndër albumet më të dëgjuara.
Përmes Instagram ajo uroj të gjithë fansat e saj se së bashku kanë arritur shifrën prej 3 miliardë klikimesh për këtë album këtë vit.
Teksa u shpreh se ky album i ka ndryshuar jetën asaj në mënyra të ndryshme, Dua Lipa tha se është aq e lumtur që edhe fansat e saj ndjejnë të njëjtën gjë.
“Sapo kuptova se kemi arritur mbi 3 miliardë transmetime në “Future Nostalgia” në vitin 2020!”, tha Dua. “Ky album ka ndryshuar jetën time në shumë mënyra dhe jam shumë i lumtur që edhe ju ndjeheni sikur unë”, shtoi ajo. / KultPlus.com
Sukseset e vitit të kaluar po vazhdojnë ta ndjekin Dua Lipën edhe në vitin 2021, shkruan KultPlus.
Dua Lipa pas publikimit të fotografisë ku tregoi se për herë të dytë është bërë figura kryesore e revistës prestigjioze ‘Vogue’, ka publikuar një video të realizuar së bashku me revistën si pjesë e ‘Homeschool series’, ku i mëson të tjerët se si të kërcejnë.
Në video shihet Dua Lipa e cila tregon se gjatë tërë jetës i kanë thënë se ka lindur për të vallëzuar dhe se të tjerët nuk do të jenë si ajo, dhe pikërisht për këtë ajo do t’na mësojmë si të kërcejmë./ KultPlus.com
Këngë të shumta të Dua Lipës kanë arritur të renditen nga revista, platforma muzikore dhe rrjete sociale në grupin e më të dëgjuarave të vitit, shkruan KultPlus.
Së fundmi, edhe një lajm tjetër i mirë erdhi për yllin kosovar.
Kënga e saj “Levitating” e cila është në bashkëpunim me DaBaby arriti të renditej në vendin e 10-të të Billboard Hot 100.
Lajmin e ka bërë të ditur Lipa duke e shpërndarë në rrjetet e saja sociale.
Kjo këngë është në kuadër të albumit “Future Nostalgia”. / KultPlus.com
Sukseset e vitit të kaluar po vazhdojnë ta ndjekin Dua Lipën edhe në vitin 2021, shkruan KultPlus.
Për herë të dytë, Dua Lipa bëhet fytyra kryesore e revistës prestigjioze “Vogue”.
Në anën tjetër, këngëtarja shqiptare na shfaqet me një pamje ndryshe në kopertinën e revistës, teksa ka një pamje të bukur nën flokët e shkurta e ngjyrë të bardhë.
Në rrjete sociale, Dua ka ndarë këtë lajm me artdashësit e saj, teksa ka thënë se e ka filluar këtë vit si një kameleon.
KultPlus ua sjell të plotë postimin e Lipës:
Duke filluar 2021 si kameleoni i vërtetë që jam unë! Faleminderit @edward_enninful Nuk do ta harroj kurrë gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më ke dhënë gjatë gjithë karrierës sime dhe që më dhurove kopertinën time të dytë @britishvogue !! 🤍🤍🤍 kjo ishte një ëndërr që u bë realitet dhe ndihem me fat që kam punuar me disa legjenda të vërteta në këtë numër, xhiruar nga e mrekullueshme @emmasummerton stiluar nga @ kphelan123, magji e flokëve nga @shonju, make-up nga @lisaeldridgemakeup, thonjtë nga @nailsbymh dhe dizajni i vendosur nga @emmaroachstudio 🪄🪄🪄🪄 në shitje 8 janar! Intervistë nga @ yomi.adegoke. / KultPlus.com
Dua Lipa është duke vazhduar të gëzoj sukseset e vitit 2020, shkruan KultPlus.
Lansimi i albumit, performancat e shumta artistike dhe çmimet e njëpasnjëshme nëpër festivale të rëndësishme të muzikës e bën Lipën të jetë vajza më e suksesshme shqiptare në vitin që e kaluam.
Në anën tjetër, frytet e përkushtimit të saj po vazhdojnë të dalin në pah. Albumi i Lipës “Future Nostalgia” ka arritur të transmetohet 3 miliardë herë, të cilën e ka bërë të ditur vet artistja nga Kosova.
KultPlus ua sjell reagimin e Dua Lipës:
“Sapo zbuluam se kemi arritur mbi 3 miliardë transmetime në Future Nostalgia në 2020! Faleminderit!!!! Ky album ka ndryshuar jetën time në forma të ndryshme dhe jam shumë e lumtur që ka gjetur një shtëpi me ju!!!!!”. / KultPlus.com
Me gjithë të këqijat që bota këtë vit i përjetoi, ishte Dua Lipa ajo që e përvetësoi me sukseset e saj të njëpasnjëshme. Ky vit pa asnjë mëdyshje mund të quhet ‘’Viti i Dua Lipës’. Ajo përgjatë këtyre 12-muajëve solli shumë projekte të reja, mori pjesë në ngjarje të rëndësishme e u bë figura kryesore e shumë revistave të njohura botërore, ndërsa në anën tjetër çmimet që ajo fitoi ishin të shumëta, shkruan KultPlus
Janari i viti 2020 e gjeti Dua Lipën si një nga këngëtaret e para shqiptare që arriti t’i ketë 2 miliardë klikime vetëm me një video në Youtube. Ishte kënga e saj ‘New Rules’, që arriti të bëhej pjesë e kësaj liste të ngushtë të këngëve që kanë mbi 2 miliardë klikime në YouTube.
Por, ky muaj nuk përfundoi këtu për këngëtaren sepse ajo publikoi këngën e saj të parë të parë për këtë vit “Physical”, pjesë të albumit ‘Future Nostalgia’.
Lipa muajin shkurt e filloi duke marrë pjesë në Festivalin e famshëm “Sanremo”, në Itali. E përcjellur edhe nga valltarë, Dua Lipa ka shkëlqyer me performancën e saj, e ky festival tashmë nuk është një ëndërr e parealizuar për shqiptarët.
Këngëtarja shqiptare këtë muaj e vazhdoi me realizimin e një klipi së bashku me ‘Vogue Magazine’, ku prezantoi disa prej koleksioneve të ‘Javës së Modës’ në New York. Përmes këtij klipi Dua ka synuar të tregojë se si është një ditë e një artisti.
Dua bashkëpunimet e saja nuk i ka ndalur as në muajin mars, ku për markën e njohur të veshjeve ‘Pepe Jeans’, ajo ka paralajmëruar edhe lansimin e koleksionit të ri ‘pranverë/verë 2020’.
Lipa përgjatë këtij viti pati edhe një numër të madh të triumfeve. Ajo u nderua me çmimin “Best Britisht Act”, në edicionin e sivjetmë të ndarjes së shpërblimeve “Global Awards” e cila u mbajt në Londër. Në vetëm dhjetë ditët e para të muajit mars këngëtarja shqiptare arriti që për herë të parë në karrierën e saj muzikore të pozicionohet në vendin e tretë top listës “Billboard” të 100 këngëve më të mira në Amerikë. Dua Lipa e ka arritur këtë sukses me hitin “Don’t Start Now”, që është pjesë e albumit të saj “Future Nostalgia”.
Muajin mars, Lipa e përmbylli me publikimin e këngës ‘Break my heart’, këngë kjo që ka gëzuar një sukses të madh që nga koha e publikimit. Marsi ishte pikërish muaji kur Dua publikoi albumin e saj të dytë, Future Nostalgia, i cili po del të jetë shumë i suksesshëm që nga koha kur edhe është lasnuar, me anë të së cilit ka kryesuar listat më të njohura.
Ishte kënga “Don’t start now” e cila bëri bujë të madhe dhe gjithçka filloi me këmbë të mbarë për Duan, ndërsa në listën e publikuar nga ‘Spotify’ në muajin prill, Lipa ka kryesuar në listën e këngëtareve vajza, ku dhe ka lënë pas artistet si Billie Elish e Taylor Swift.
25 vjeçarja përgjatë këtij viti ka thyer edhe rekorde të shumta, kënga e saj ‘IDGAF’, e cila është publikuar vite më parë ka arritur shifrën e 1 miliardë dëgjimeve në platformën digjitale ‘Spotify’, çfarë e ka bërë atë femrën e parë që ka arrirë këtë sukses.
Në mars të vitit 2020, këngëtarja lansoi albumin e saj “Future Nostalgjia”, i cili ka bërë namin në tregun muzikor. Në vetëm 4 muaj, albumi ishte shitur rreth 1 milion herë nëpër botë dhe është bërë albumi i parë më i shitur për 2020-ën nga një artiste femër.
Këngëtarja nuk i la anash projektet muzikore as në muajt e ngrohtë të verës, pikërisht në muajin korrik ajo solli këngën me titull “Halucinate”, videoklipi i së cilës ishte realizuar në formatin animacion, ku dhe ilustronte temën e këngës.
Dua Lipa në këtë vit u bë edhe këngëtarja e parë shqiptare që u nominua për të garuarpër çmimin “Mercury Prize” të vitit 2020,përalbumin e saj të vlerësuar dhe të renditur në vendin e parë për javë me rresht në Mbretërinë e Bashkuar, “Future Nostalgia”.
Lipa në korrik lansoi edhe një këngë tjetër të albumit Future Nostalgia, “Un Dia (One Day)”, pjesë e të cilit është edhe aktorja e njohur nga seriali ‘La Casa de Papel’, Tokyo.
Lipa në këtë vit solli edhe një nga bashkëpunime e shumëpritura, atë me yllin botërorë Madona dhe Missy Eliot. Këtë projekt muzikor që titullohet ‘Levitating’, Lipa e ka konsideruar një ëndërr të bërë realitet. “Gjithmonë ka qenë një ëndërr e imja që të punoj me Madonna dhe Missy Elliott dhe të sjellim një këngë bashkë. Kjo më duket se pabesueshme,” ka thënë Lipa gjatë një paraqitjeje në ‘Ash London Live’.
Dua Lipa arriti që të rrëmbej një çmim edhe në “MTV Video Music Award 2020”, ku u nderua në kategorinë “Kënga më efektet më të mira vizuale”, për hitin e saj të padiskutueshëm “Physical”.
25 vjeçarja përgjatë këtij viti ka bashkëpunuar edhe me artistë nga vende të ndryshme, një ndër to është edhe artistja belge Angele, me të cilën kanë sjellë hitin e padiskutueshëm ‘Fever’.
Bukuroshja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, ishte nominuar në dy kategori të “American Music Awards”, por arriti të triumfojë në njërën prej tyre. Ajo e fitoi çmimin “Kënga më e mirë pop/rock” për hitin e saj të padiskutueshëm, “Don’t Start Now”.
Lipa një dominim të jashtëzakonshëm e ka pasur edhe në ndarjen e çmimeve Grammy, ku ka rrëmbyer 6 prej tyre; “Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit”, “Albumi më i mirë i vitit”, “Performanca më e mirë POP”dhe “Albumi më i mirë POP”.
Këngëtarja në nëntor të këtij viti mbajti edhe performancen e saj të drejtpërdrejtë ‘Studio 2054’, ku dhe ju bashkëngjiten një numër i madh i të ftuarve, si Miley Cyrus, Kylie Minogue e shumë të tjerë.
“Future Nostalgia”, “Levitating”, “Break my Heart”, “Phycial”, “Neë Rules”, “Don’t start now” ishin disa prej këngëve që zëri i magjishëm i Lipës i jetësoi në koncertin e saj ‘Studio 2054’, duke i bërë artdashësit e saj të kenë momente të paharrueshme.
Këngëtarja e famshme shqiptare sukseset e saja për këtë vit nuk i ndali me kaq, ajo arriti që të rrëmbej çmimin “Artistja ndërkombëtare femër” në NRJ Music Awards.
“Faleminderit shumë NRJHITMUSICONLY Faleminderit për çmimin artistja ndërkombëtare femër!! Momente surreale që kurrë nuk do t’i harroj! Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen!! Shpresoj që jeni kënaqur me performancat tona!!”, kishte shkruar Lipa në Instagram pas marrjes së këtij çmimi.
Dua u shfaq e magjishme edhe në ngjarjen e rëndësishme muzikore, Biboaed Women 2020, ku krahas një performance të jashtëzakonshme të këngës “Boy will, be boys”, ajo arriti të fitoj çmimin “Women In Music for the Powerhouse”, e që padyshim përbën edhe një sukses tjetër të saj.
Shqiptarja për gjatë këtij viti ka qëndruar me javë të tëra në top listat botërore. Madje edhe në këtë fundvit ajo ka kryesuar në listën e ‘Bilboard’. Këngëtarja u radhit numër 1 në ‘Top Artist’, si dhe numër 1 ‘Dance/Mix Shoë Airplay Artist”.
Ky vit, padyshim mund të quhet edhe viti i këngëtares shqiptare Dua Lipa dhe sukseseve të saj të njëpasnjëshme që dëshmuan se ajo posedon një zë të jashtëzakonshëm, por dhe një talent të madh.
Lidhja e ngushtë e Duas me Kosovën
Dua Lipa pavarësisht sukseseve të mëdha që arritur, ajo asnjëherë nuk harron Kosovën e shqiptarët, vendin nga ajo vjen e ku ka lindur. Madje ajo shpesh herë këtë e bënë duke kujtuar edhe disa figurat më të rëndësishme të artit e muzikës në vendin tonë.
Lipa, si shumë personalitete të shquara, pas vdekjes së ikonës së muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha kishte shprehur ngushëllimet e saja. 25 vjeçarja në atë kohë kishte postuar fotografinë e bylbylit të këngës shqipe në rrjetin social Instagram.
Këngëtarja që përherë na bënë krenar nuk harron as datat e rëndësishme të vendit. Me rastin e festës së pavarësisë në profilin e saj kishte zënë vend një foto që paraqiste flamurin shqiptar dhe atë të Republikës së Kosovës.
“12 YEARS INDEPENDENCE 💙 #njikombnjiflamur”, kishte shkruar ajo.
Lipa në maj të këtij viti kishte zhvilluar një bisedë virtuale me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ku dhe kishte premtuar se do të rinovojë amfiteatrin e Prishtinës, ku më vonë do të përdoret nga të gjithë qytetarët e Prishtinës, sidomos për aktivitetet të kulturës, që do të ndodhin në Prishtinë.
Zhurma e madhe që u bë në kohën kur kërkohej që edhe Kosova të vendosej në hartën e Apple, bëri që edhe Dua Lipa të nënshkruaj peticionin ‘Put Kosovo on The Map’.
Ajo krahas nënshkrimit të këtij peticioni, e kishte ndarë atë edhe me 48 milionë ndjekësit e saj në Instagram, ku dhe kishte shfrytëzuar edhe një herë zërin dhe famën e saj për ta ndihmuar Kosovën. E jo shumë pas kësaj Dua Lipa kishte suprizuar më një postim që ngjalli reagime të shumta. Ajo kishte publikuar fotografinë e njohur të flamurit që kohë më parë ishte valëvitur mbi stadiumin e Beogradit.
Por këngëtarja nuk e ndal me kaq ajo kishte reaguar për herë të dytë duke sqaruar se postimi i saj nuk ngjallte urrejtje, por si çdo herë tjetër ajo po përkrahte vendin prej nga vinte.
“Kurdoherë që postoj për Kosovën, qoftë për muzikë apo ushqim, kam parë një rezistencë të ashpër ndaj idesë së kulturës autentike kosovare. Ne meritojmë të jemi krenarë për etninë tonë. Unë thjesht dua që vendi im të përfaqësohet në një hartë, gjithashtu dua të flas me krenari për rrënjët e mia shqiptare. I inkurajoj të gjithë që ta dëgjojmë dhe të mësojmë nga njëri-tjetri”, kishte reaguar 25 vjeçarja.
20 qershori shënoi ditën ndërkombëtare të refugjatëve. Personazhe të famshme nga e gjithë bota kishin përkujtuar në rrjetet e tyre sociale se ata që vuajnë më së shumti në mungesë të kushteve elementare, janë refugjatët në vende të huaja.
Edhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është një nga yjet e famshëm të tregut ndërkombëtar, e cila rrjedh nga një familje refugjate. Familja e saj u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar nga Kosova, në vitet ‘90.
Ka qenë babai i këngëtares, Dukagjin Lipa, ai i cili në një sërë fotografish prekëse të publikuara në rrjetin social, ku shfaqen refugjatët nga lufta e fundit në Kosovë dhe ata sirianë që Dua vizitoi një vit më parë në Liban, kishte shkruar disa fjalë për refugjatët.
“Dje ne kujtuam kohën kur para 21 vitesh mbi 1 milion shqiptarë të Kosovës u nxorën nga shtëpitë dhe u larguan nga vendi i tyre, si shkak i fushatës brutale të spastrimit etnik nga forcat serbe në Kosovë. Në të gjitha “Ditët Botërore të Refugjatëve”, dhe në çdo ditë tjetër ne do të jemi pranë refugjatëve dhe njerëzve të shtypur në vuajtjen e tyre. Shpërndani dashuri, jo luftë.”
Ky postim është shpërndarë më pas nga Dua Lipa, e cila u ka treguar mbi 47 milionë njerëzve që e ndjekin në Instagram, situatën e tmerrshme në të cilën ndodhej vendi i saj dikur dhe padyshim peripecitë e saj si emigrante.
Dua Lipa çdo herë ka folur me krenari për vendin dhe prejardhjen e saj. Këngëtarja ka promovuar shumë shpesh vlerat më të bukura të Kosovës dhe nuk ka hezituar të tregoj për historinë e këtij vendi. Ylli botëror përfaqëson dijnitetshëm Kosovën në secilën hapësirë ku ajo shkel. Edhe këtë vit, si në çdo vit tjetër, Dua na bëri krenarë për dymbëdhjetë muaj rresht./ KultPlus.com
Dua Lipa ka qëndruar me javë të tëra në top lista botërore. Dhe ky vit, përfundimisht ka qenë i saj.
Së fundmi revista “Billboard” ka vendosur të bëjë një përmbledhje të arritjeve e cila kryesoi në disa lista të ndryshme.
Këngëtarja u radhit numër 1 në ‘Top Artist’, numër 1 ‘Dance/Mix Show Airplay Artist”, teksa ripostoi postimin e revistës në profilin e saj të Instagramit. / KultPlus.com
Dua Lipa përmes një postimi ka shkruar një mesazh tejet motivues për fansat e saj, duke pasë parasysh situatën pandemike që tashmë ka bërë që festat e fundvitit të festohen shumë më ndryshe, shkruan KultPlus.
Lipa ka uruar fansat e saj për festat e fundvitit, duke thënë se pandemia globale nuk duhet të jetë shkak që ata të dorëzohen.
“Festat nuk janë gjithmonë të lumtura për të gjithë dhe veçanërisht gjatë këtij viti të vështirë është kaq e rëndësishme të kontaktoni me miqtë tuaj, familjen dhe veçanërisht ata që mund ta festojnë atë larg nga të dashurit e tyre këtë vit ose ata që kanë pësuar humbje. Dërgoni dashuri. Kontaktoni. Duhen vetëm disa momente nga dita juaj. Zemra ime është me të gjithë ju ndërsa shohim fundin e këtij viti dhe ndërsa parashikojmë vitin e ri. Jemi në këtë së bashku. Gëzuar Krishtlindjen. Ju dua x Dua”, ka shkruar Lipa.
Lipa e shoqëroi shkrimin me një fotografi të një qeni me një dekorim festash, si kartolinë për fundvit.
Këngëtarja shqiptare nuk arriti të realizonte dot një tur promovues për albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”, pasi ky i fundit u publikua në mes të izolimit të shkaktuar nga koronavirus në fund të marsit.
Por përvec koncertit virtual që ishte një sukses për këngëtaren shqiptare, Dua Lipa pati një mundësi për të interpretuar disa nga këngët e saj më të reja për performancën e fundit “Pandora Live” për vitin 2020 ndërsa realizoi gjithashtu një intervistë me moderatorin Mikey Piff të ‘Sirius XM’.
Këngëtarja dhe kompozitorja 25-vjeçare pranoi që publikimi i albumit në kohë pandemie ishte pak frikësues, megjithëse ajo mendoi se izolimi e bëri atë kolonën zanore perfekte për një vit kur fansat e përgjegjshëm bënë çmos për karantinën në shtëpi. “Të realizoje një album në muajin mars nuk ishte e thjeshtë, por izolimi më frymëzoi të jap maksimumin tim për fansat”, u shpreh Dua Lipa gjatë intervistës me Mikey Piff.
Edhe pse Dua shoqërohej nga një bandë e plotë në “Pandora Live”, ajo kishte një skenë minimale dhe kryesisht nën ngjyrat me dritë blu ose vjollcë. /dp/ KultPlus.com
Dua Lipa pjesë e listave “Albumi më i mirë i vitit” dhe “Kënga më e mirë e vitit”, të përpiluara nga BBC.
Mediumi i njohur britanik BBC i ka renditur albumet dhe këngët më të mira të vitit 2020, bazuar në 35 listat e publikuara në fundvit nga disa prej revistave muzikore portaleve, gazetave dhe radiostacioneve më me ndikim në botë.
Këtu përfshihen portal NME, revista “Rolling Stone”, radiot “BBC 6 Music” dhe “Double J” nga Australia, revista “Gaffa” nga Danimarka dhe të tjerë.
Këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, ka arritur të jetë pjesë e dy kategorive duke u pozicionuar e nënta në listën e këngëve më të mira të vitit me hitin “Physical”, dhe e katërta në listën e albumeve më të mira me albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”.
“I hijshëm, i freskët dhe mjaft bashkëkohor, i mbushur me këngë atraktive të cilat të dërgojnë në kohë të ndryshme, si diskotekat ndërgalaktike me këngën “Levitating”, stërvitjet intensive me plot energji me këngën “Physical, që të gjitha të kompletuara me hitin e padiskutueshëm “Don’s Start Now”, i cili e kaloi një vit të tërë në maje të toplistës së 100 këngëve më të mira në Britani të Madhe”, kështu është përshkruar albumi i Lipës, nga BBC-ja.
Sa i takon pozitave të para të këtyre listave, “Albumi më i mirë i vitit 2020” është emëruar albumi “Fetch The Bolt Cutters” nga Fiona Apple, ndërsa “Kënga më e mirë” është shpallur “WAP” nga dyshja e njohur e muzikës rep, Cardi B dhe Megan Thee Stallion./ Koha.net/ KultPlus.com
Dua Lipa ka zbuluar se si do t`i kalojë këto festa.
“Unë do të jem në divan me të dashurin tim dhe do të shikoj filma për Krishtlindje”, tha Dua për “People”.
“Unë me të vërtetë mezi po e pres atë”, shtoi Dua Lipa duke thënë se ajo donte t’i kalonte këto festa në qetësi.
Dua Lipa do të pres një Ditë të Krishtlindjeve romantike dhe relaksuese e shoqëruar nga i dashuri i saj Anwar Hadid.
Në një klip të ndarë ekskluzivisht me ‘People’, ajo zbuloi planet e tyre të ëmbla të pushimeve duke thënë, “Një gjë që di është, unë do të jem në divan me të dashurin tim dhe këlyshin tonë dhe do të shikoj filma të Krishtlindjes dhe nuk do të bëj asgjë tjetër,”./ KultPlus.com
Këngëtarja Dua Lipa ka disa ditë që po qëndron në New York. E sa ka qëndruar atje, ajo ka marrë pjesë në emisionin ‘Saturday Night Live’, shkruan KultPlus.com
Në Instagram Dua ka publikuar një video nga performance e ‘zjarrtë’ që ka bërë. E veshur me të bardha dhe një kapelë të bardhë, shumë të madhe.
Përmes shkrimit të lënë, këngëtarja falënderoi gjithë për këtë vit të mrekullueshëm, pavarësisht pandemisë që jemi duke e kaluar./ KultPlus.com
Ajo asnjëherë nuk dështon në rrëmbimin e vëmendjes sa herë që fotografohet jashtë.
Dhe Dua Lipa shfaqi sërish sensin e saj të guximshëm të stilit, teksa u pa e veshur me një triko shumëngjyrëshe në një shëtitje në New York të shtunën.
Këngëtarja, 25 vjeçare, dukej se ishte në humor të mirë derisa dukjen e kompletoi me një palë xhinse blu.
Ansamblin e rehatshëm e shoqëroi me një çantë të vogël të zezë dhe me çizme ngjyrë kafe.
Ajo vuri më në pah flokët e errëta, në njërën anë pas veshit dhe në anën tjetër që e mbështolli nën shall shumëngjyrësh.
Duke mos harruar grimin, ylli nga Kosova kishte vënë një hije shkëlqyese në sy dhe pjesën tjetër të fytyrës e mbuloi me maskë të zezë.
Bukuroshja ka qenë duke kaluar kohën më të mirë në Neë York dhe është parë në disa shëtitje, si dhe duke pozuar para Pemës së Krishtëlindjes ‘Rockefeller’.
Dhjetori ka qenë një muaj mjaft i zënë për yllin, me performancën e saj në një depo në Mbretërinë e Bashkuar për koncertin e saj virtual 2054.
Ajo u bashkua me një numër interpretuesish të ftuar duke përfshirë Kylie Minogue, Elton John, Bad Bunny dhe Miley Cyrus. Shfaqja theu rekorde në internet, me pesë milionë shikime./ KultPlus.com
Në prag të festave të fundvitit persona me rëndësi në botë janë duke listuar librat, këngët dhe veprat e vitit, shkruan KultPlus.
Kësaj iniciative iu është bashkuar edhe ish-presidenti i Amerikës, Barack Obama.
Obama ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram këngët e tij të preferuara për vitin 2020.
Në mesin e këngëve të shumta të cilat kanë arritur të dëgjohen në mbarë botën, zë vend edhe ylli shqiptar, Dua Lipa. Kënga “Levitating” renditet e 8-ta në top 30shen e Obamës.
“Këtu janë disa nga këngët e mia të preferuara për këtë vit. Si zakonisht, unë kisha disa konsulta të vlefshme nga mësuesja e muzikës së familjes, Sasha për të bërë bashkë gjithë këto. Shpresoj të gjeni një këngë të re për të dëgjuar”, ka shkruar Obama në mbishkrim
Viti 2020 ka qenë me përplotë suksese për Dua Lipën. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë e ftuar së fundmi në një rubrikë shumë interesante për “Wired”.
Ajo iu është përgjigjur pyetjeve më të shpeshta që fansat e saj parashtrojnë në Google për të. Dhe njëra ndër pyetjet ishte se “cila ka qenë kënga e saj e parë”.
Dua tregoi se kënga e saj e parë titullohet “New Love” dhe është publikuar në vitin 2015, kur ajo nisi karrierën e saj muzikore.
Me shaka ajo kujtoi se si kënga e parë në fëmijërinë e hershme që ajo ka krijuar vet, ka qenë një këngë për nënën e saj, Anesën.
“Kur isha katër vjeçe e shkrova një këngë për nënën, ishte në shqip dhe si një shaka”, ka thënë Dua.
Artistja shprehet se i gjithë teksti kishte si inspirim mamane e saj, që një ditë të bëhet si e ëma.
“Kur të rritem a mund ta vesh fustanin tënd, kur të rritem a mund të t’i mbath këpucët e tua”, kujton Dua tekstin e krijuar në atë kohë. Dua është autore e shumë këngëve të saj./ KultPlus.com
Përderisa është duke gëzuar suksese të shumta, edhe interesimi për intervista me Dua Lipën është rritur, shkruan KultPlus.
Kështu ylli i muzikës pop është duke u shfaqur nëpër medie të ndryshme, duke shpalosur gjëra të reja.
Së fundmi, Lipa ka qenë e pranishme në “Web’s Most Searched Questions”, përgjatë së cilës ajo u përgjigj për pyetjet që iu bëheshin më së shumti nga fansat.
Një nder temat e prekura ishte edhe relacioni me Bebe Rexhën dhe Action Bronson, të cilët kanë prejardhje shqiptare.
Lipa në këtë pyetje u përgjigj me një ngrohtësi.
“Jemi shqiptarë, në këtë mënyrë më duket se të gjithë shqiptarët e quajnë njëri tjetrit kushëri apo diçka e tillë. Nuk jemi të afërme, por flasim shqip dhe jam krenare që jam e atilë”, u shpreh ajo për Beben.
Në anën tjetër për Bronson ajo shkoj edhe përtej kësaj, duke thënë se e konsideron si vëlla të saj.
“E shoh si vëllanë tim, po ashtu ai më rekomandon restorantet më të mira ndonjëherë”, përfundoi Dua. / KultPlus.com
Performancave të shumta të yllit shqiptar, Dua Lipa, së fundmi iu është shtuar edhe ai në The Tonight Show, shkruan KultPlus.
Këngëtarja me fame botërore e ka mësuar publikun të interpretoj këngë të veta mirëpo, kësaj radhe erdhi me diçka ndryshe. Në prag të festave të fundvitit, Lipa realizoi një interpretim në formë bashkëpunimi me Jimmy Fallon.
Dyshja kanë sjellur versionin special të këngës “Christmas is all around”, duke jepur një atmosferë gazmore nëpërmjet këngës. / KultPlus.com
Gazeta britanike “The Sunday Times” ka bërë të ditur listën me 100 incizimet më të mira për këtë vit. Nuk mungojnë artistet shqiptare. Dua Lipa radhitet në vendin e tretë me albumin e saj “Future Nostalgia”, ndërsa lista plotësohet edhe me albumin “Anima Rara” të sopranos Ermonela Jaho, transmeton KultPlus.
Prestigjiozja britanike “The Sunday Times” ka listuar 100 incizimet më të mira të këtij viti. Mozaiku i listës që përfshin zhanre të ndryshme të muzikës plotësohet edhe me këngëtaret shqiptare që po bëjnë bujë nëpër botë. Dua Lipa radhitet e treta me “Future Nostalgia”, albumin që erdhi si inspirim nga diskoja tek vjen si nostalgji për vitet ’70. Krejt në tjetër zhanër vjen “Anima Rara” i sopranos Ermonela Jaho, i cilësuar si një kombinim elektrizues dhe i larmishëm i muzikës klasike.
“Nga albumi indie-rock i Phoebe Bridgers te rikthimi në disko i Dua Lipës, kritikët tanë të muzikës kanë zgjedhur incizime që u kanë ndihmuar gjatë vitit”, ka shkruar “The Sunday Times” para se të vazhdojë me listën për 100 incizimet më të mira të këtij viti.
“Gjashtë nominime për ‘Grammy’ dhe një koncert virtual live i ndjekur nga një audiencë prej më shumë se pesë milionë shikuesish: tingujt e sheshtë dhe retro-disko të Dua Lipës me të drejtë e dominuan izolimin”, ka shkruar “The Sunday Times”.
“Future Nostalgia” nga Lipa është nominuar për gjashtë çmime “Grammy”, përfshirë atë për albumin e vitit, albumin më të mirë pop për “Future Nostalgia”, këngën, incizimin e vitit dhe performancën më të mirë pop për “Don’t Start Now” dhe performancën më të mirë pop si duo a grup për bashkëpunimin e saj me Balvin, Bad Bunny dhe Tainy, për këngën “Un Dia”. Albumi, që nga momenti kur është lansuar, më 27 mars, ka marrë kritika pozitive. Këngët shënuan suksese të njëpasnjëshme të tilla, saqë as Madonna s’i rezistoi dot bashkëpunimit me të duke u shfaqur në një rimiksim të këngës “Levitating”. Kritikat pozitive nuk munguan as për koncertin virtual “Studio 2054”. Ishte një eksperiencë intime virtuale dhe rifreskuese, koncert me plot gjallëri, ani pse virtual. Përmes tij, Lipa, pa dyshim që revolucionarizoi shfaqjet online.
Emërimi i koncertit ishte një formë moderne për të kujtuar “Studio 54”. Klubi më legjendar ndonjëherë në Manhattan, gjatë viteve kur ishte aktiv, kishte ndryshuar industrinë e klubeve të natës, ishte më shumë se aq, diçka që ende askush nuk e ka arritur prej asaj kohe. 25-vjecarja nga Prishtina vendosi që ta sillte këtë spektakël, si diçka që të krijonte ndjesinë e një videoklipi të gjatë dhe bëri bashkë yje të njohura në industrinë e muzikës si Elton John, Angele, Bad Bunny, FKA Twigs, J Balvin, Tainy dhe Miley Cyrus.
Gazeta britanike “The Sunday Times” me traditë që prej vitit 1821, në listë ka edhe albumin “Anima Rara” që doli në shitje më 25 shtator të këtij viti.
“Diva shqiptare ka përfshirë role që shënojnë karrierën e saj – nga ‘La traviata’, ‘Suor Angelica’, ‘Madam Butterfly’ – në albumin dedikuar sopranos Rosina Storchio, muzës së Puccinit dhe Leoncavallos”, ka shkruar gazeta britanike. Në album, nëpërmjet 14 veprave, Jaho eksploron muzikën e mjeshtëruar nga Rosina Storchio, njëra nga sopranot më lirike dhe shprehëse e periudhës “verismo”. “Anima Rara” përfshin vepra të kompozitorëve të ndryshëm, në mesin e tyre edhe ata italianë, si Pietro Mascagni e Ruggero Leoncavallo, Giuseppe Verdi dhe Giacomo Puccini. Për realizimin e albumit “Anima Rara”, sopranoja ka bashkëpunuar me kompaninë e njohur londineze të muzikës operistike “Opera Rara”. Më herët Jaho kishte bashkëpunuar me këtë kompani edhe për incizimin e “Le Villi” të Giacomo Puccinit dhe “Zazà” të Ruggero Leoncavallos. Sopranoja, po ashtu, ka incizime të “La traviata”, “Il Trittico”, “Les Contes d’Hoffmann” dhe “Madama Butterfly”, të qasshme në CD.
Sopranoja Ermonela Jaho që nga publikimi ka kryesuar top-listat. “Presto Classical” kompania lidere për incizime të jazzit dhe muzikës klasike në Britani të Madhe – e themeluar në vitin 1986 – e ka vendosur në vend të dytë në mesin e dhjetë albumeve më të mira të muzikës klasike për këtë vit. “Gramophone”, revista lidere në botën e muzikës klasike, ka radhitur albumin e sopranos shqiptare në vend të parë në top-listën javore në fillim të tetorit. Revista me traditë gati 100-vjeçare që botohet në Londër, s’është e vetmja që ia jep vlerësimin maksimal të parit album të Jahos, për të cilin ka bashkëpunuar me orkestrën me bazë në Valencia të Spanjës “Orquestra de la Comunitat Valenciana”, njëherësh orkestra rezidente e shtëpisë operistike “Palau de les Arts Reina Sofia” dhe me dirigjentin italian Andrea Battistoni. Revista gjermane “Oper!”, në tetor e shpalli album të muajit. “Anima Rara”, po ashtu, është radhitur në mesin e “albumeve të jashtëzakonshme të tetorit 2020” edhe nga revista spanjolle “Scherzo”. Bashkë më solo-albumin e këngëtares në atë top-listë zënë vend edhe nëntë albume të tjera. Javën e parë të publikimit, “Anima Rara” po ashtu ishte përzgjedhur si albumi i javës nga kompania e njohur e muzikës klasike “Presto Classsical”. Me t’u publikuar, u radhit i pari edhe në kuadër të top-listës “Operat që duhet dëgjuar” në “Spotify”, “iTunes” dhe “Deezer” të publikuara nga “Meine Klassik”, që njihet si shtëpia virtuale për më të rejat nga muzika klasike. /koha/ KultPlus.com
‘The Guardian’, media më prestigjioze në botë, ka bërë përzgjedhjen e 50-të albumeve më të mira të këtij viti, shkruan KultPlus.
Në këtë listë që përmbante ndër emrat më të sukssesshëm të muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa renditet e dyta me albumin e saj ‘Future Nostalgia’
“Për Dua Lipën, viti 2020 filloi me një pellg lotësh dhe përfundoi në të njëjtën mënyrë. Kur albumi i saj i dytë doli në muajin prill, këngëtarja ngushëlloi rrugën e saj përmes një videoje në Instagram duke shpjeguar se ajo do të bënte publikimin e “Future Nostaglia” disa ditë përpara se ishte paralajmëruar. Ajo nuk e dinte nëse ditët e para të një izolimi të shkaktuar nga pandemia ishte koha e duhur për një album në të cilin ishte punuar aq shumë, por ajo nuk duhet të shqetësohet: në një vit të mbushur me ankth dhe frikë, një goditje e “Future Nostalgia” ishte vetëm gjëja e duhur”, nis shkrimin e përditshmja britanike.
“Albumi gëzon një energji të mbështjellë, secila nga 11 këngët jep një lartësi euforike mbi një ritëm të parezistueshëm. Albumi i ka një borxh të madh të kaluarës muzikore, nostalgjike vetë për shkëlqimin e xhevahireve të kostumeve të disko-ve dhe ‘poëerpop Day-Glo’ të viteve ’80. Ndër të tjera, albumi është i inspiruar nga artistë si: Olivia Neëton-John, Madona, udhëheqësi i bandës së viteve 1930 Leë Stone, INXS i viteve 1980, dhe Lily Allen”, shkruan më tej “the Guardian” në shtjellimin e detajeve të albumit “Future Nostalgia”.
“Lotët që u përmendën në fillim të artikullit erdhën javën e kaluar kur Lipa u nominua për gjashtë kategori çmimesh në Grammy Aëards 2021, përfshirë çmimin për ‘albumin më të mirë të vitit’. “Future Nostalgia” nuk po përpiqet të bëjë një deklaratë të guximshme në lidhje me gjendjen e botës ose të angazhohet me ndonjë gjë përtej kalimit të një kohe të mirë. Nëse po bën ndonjë deklaratë, është se Dua Lipa është një yll i mirë dhe i padiskutueshëm i muzikës pop. Ajo mund të ketë arritur vetëm në pozitën e dytë në listën tonë, por pa mëdyshje: 2020 ishte viti i Dua Lipës”, ka përfunduar The Guardian shkrimin referuar këngëtares 25-vjeçare. / KultPlus.com
Koncerti i sivjetëm i ‘Jingle Ball’ si pasojë e pandemisë u organizua virtualisht, përcjell KultPlus.
Ndër të famshmit që performuan në këtë koncert, ishte edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa, performanca e së cilës mahniti fansat e saj.
‘Dhe shfaqja një orë e gjysmë, e drejtuar nga Ryan Seacrest u transmetua në tërësinë e saj në Cë të hënën në mbrëmje’, shkruan DailyMail.
Dua me zërin e saj të mrekullueshëm performoi këngën ‘Levitating’, këngë kjo që zë vend në albumin e saj të fundit ‘Future Nostalgia’
“Është nderi im i madh të prezantoj me ju interpretuesen tuaj të ardhshme sonte. E bukura, e pabesueshmja, e zgjuara, inteligjente, një shoqe e mirë, Dua Lipa”, njoftoi këngëtari i suksesshëm Smith, kur prezantoi performancën e Duas.
Më vonë gjatë transmetimit, Dua u shfaq përsëri për të kryer një interpretim të këngës së famshme të John Lennon’s, “Happy Christmas” me ndihmën e disa prej adhuruesve të saj më të mëdhenj. / KultPlus.com