Seria e radhës në Netflix, bazuar në “Song Exploder”, do t’i shfaqë grupet Nine Inch Nails, The Killers dhe këngëtaren shqiptare, Dua Lipa.
Shfaqja, e bazuar në këtë platformë, ka filluar gjatë këtij muaji me Alicia Keys, R.E.M. dhe të tjerë, ndërsa si pjesë e serisë së re, më 15 dhjetor, Trent Reznor i grupit nine Inch Nails, do vijojë me hitin e njohur të bendit “Hurt”.
“Unë për herë të parë kam intervistuar Trent Reznor për një epizod të Nine Inch Nails në 2017, dhe më pas, derisa po bëja gati mikrofonin dhe laptopin, ai më pyeti: A keni menduar ndonjëherë ta bëni këtë një shfaqje televizive”, ka thënë drejtuesi i “Song Exploder”.
“Ishte vetëm një shkëndijë e vogël e një ideje në atë kohë. Unë jam aq i ngazëlluar saqë ka ardhur në jetë, dhe unë kam për të ndarë katër episode të tjera të serialit me këta artistë të dashur. Ata janë të ndryshëm nga njëri-tjetri sa i takon tingullit dhe sfondit, dhe mezi pres që njerëzit të shohin dhe dëgjojnë historitë e tyre, dhe rrugën unike që ndoqën secili për të krijuar këtë këngë”, ka vazhduar ai, shkruan nme.
Në serialin e ri do të shfaqet gjithashtu këngëtarja meksikane e muzikës pop, Natalia Lafourcade, duke kënduar këngën e saj “Hasta La Raiz”./ KultPlus.com
Sot gjatë gjithë ditës në mediet e huaja ka qarkulluar një lajm ku thuhej se Dua Lipës i ishin pezulluar xhirimet e videoklipit më të ri, pasi kjo e fundit nuk kishte respektuar masat AntiCovid, shkruan KultPlus.
Sipas “The Sun”, këngëtarja është parë të mërkurën në Shoreditch në xhirime me një grup të madh kërcimtarësh dhe stafi.
Videoklipi i artistes shqiptare me famë botërore do të xhirohej brenda një dyqani të vogël dhe sipas masave të fundit kundër koronavirusit, grumbullimet me kaq shumë njerëz janë të ndaluara.
Këngëtarja ka reaguar menjëherë duke e demantuar lajmin. Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram është shprehur se lajmi është i rremë dhe është i publikuar nga një medium të cilit as nuk dëshiron t’ia përmend emrin për t’i dhënë publicitet.
Tutje këngëtarja tha se avokati i saj ka nisur procedurë ligjore në drejtim të mediumit, pasi kjo nuk është hera e parë që është përmendur emri i saj për lajme të rreme. / KultPlus.com
Eventi më i madh i ndarjes së çmimeve të muzikës në Spanjë, Los40 Music Awards 2020, ka publikuar listën e të nominuarëve për këtë vit.
Çmimet janë të ndara në tre kategori: Spanjolle, Ndërkombëtare dhe Latine.
Këtë vit, në ndarjen e çmimeve do të përfshihen gjithashtu edhe ‘Çmimi i Artë i Muzikës’, i cili do t’i dorëzohet të ndjerit, Pau Done-s, pas vdekjes së tij që ndodhi në qershor të këtij viti.
Së shpejti do të bëhet e ditur edhe data e ceremonisë së ndarjes së çmimeve si dhe performancat e gala mbrëmjes së këtij viti.
Këtë vit, nuk mungojnë as artistët shqiptarë që tashmë gëzojnë një famë të bujshme ndërkombëtare. Dua Lipa Lipa vitin e kaluar u shpërblye me tri çmime në këtë Festival, ndërkaq këtë vit është e nominuar në katër kategori.
Në anën tjetër, Ava Max është gjithashtu e nominuar në tri kategori. Ndërsa, Dj Regard ka arritur të nominohet për çmimin ‘Artisti ose producenti më i mirë i zhanrit Dance’. / KultPlus.com
Albumi i këngëtares shqiptare ‘Future Nostalgia, ishte ndër albumet më të dëgjuara të këtij viti, duke bërë që Dua edhe njëherë t’i dëshmonte botës talentin e veçantë që e posedon, shkruan KultPlus.
Ndërkaq, përmes nje postimi në rrjetin social Instagram, Dua njoftoi ndjekësit e saj se po ky album ka kaluar shifrën prej 2 miliardë dëgjuesëve, duke e renditur atë si artisten më të dëgjuar femër për vitin 2020.
Pak ditë më parë shqiptarja Dua është nominuar për “ARIA Aëards 2020” në kategorinë “Artisti më i mirë internacional”, dhe për këtë ka ndikuar jo pak albumi i saj “Future Nostalgia”, që bëri jo pak bujë.
Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve në Australi do të transmetohet në Channel Nine më 25 nëntor. / KultPlus.com
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka prezantuar edhe një herë koleksionin e markës “Pepe Jeans London”, shkruan KultPlus.
Dua e cila duket fantatsike nën rrobat e kësaj marke, ka treguar se ndjehet krenare që prezanton për herë të tretë dhe të fundit për këtë markë.
“Ka qenë kaq interesante dhe argëtuese të mësosh rreth dizajnimit me një markë kaq ikonike të Londrës, e cila filloi nga e para në një tezgë në tregun e Portobello në vitet 1970”, ka vazhduar ylli i muzikës pop, Lipa.
Poashtu, ajo ka theksuar se ka vendosur të bashkëpunoj me koleksionin “Denim Decades”, e cila sipas saj ka stile të frymëzuara nga cdo dekadë që kur Pepe filloj shitjen.
Lajmin e bëri të ditur këngëtarja përmes postimeve në rrjetet e saj sociale, ku dukja e saj e mahnitshme është komentuar vazhdimisht nga fansat e këngëtares.
Dua Lipa është shprehur se mezi pret ta sheh kombinimin e publikut me këtë markë. / KultPlus.com
Shqiptarja Dua Lipa do të jetë pjesë e mbrëmjes më të madhe të ndarjes së çmimeve në Australi, “ARIA Awards 2020” më 25 nëntor. Janë 29 kategori ku këngëtarët do të përballen.
Ndër emrat e nominuar për këtë ngjarje të madhe është edhe artistja shqiptare nga Kosova, Dua Lipa.
Dua konkurron në kategorinë “Artisti më i mirë ndërkombëtar”, falë sukseseve të shumta ndërkombëtare që ka pasur këtë vit me albumin e saj “Future Nostalgia”.
Emra të tjerë të njohur që garojnë për këtë çmim janë: Eminem, Halsey, Harry Styles, Juice WRLD , Justin Bieber , Lewis Capaldi, Lizzo, Taylor Swift dhe The Weekend.
Kjo është lista e plotë e nominimeve “Artisti më i mirë internacional” në ARIA Awards 2020:
Dua Lipa – ‘Future Nostalgia’
Eminem – ‘Music To Be Murdered By’
Halsey – ‘Manic’
Harry Styles – ‘Fine Line’
Juice WRLD – ‘Legends Never Die’
Justin Bieber – ‘Changes’
Leëis Capaldi – ‘Divinely Uninspired To A Hellish Extent’
Dua Lipa është ndër këngëtaret që nuk ka hezituar asnjëherë të bëjë publiket qëndrimet dhe bindjet e saj politike.
Këtë vit, Dua përmes një videoje ka treguar për përkrahjen e saj ndaj Joe Biden, kandidatit demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një video të realizuar për komunitetin e shqiptarëve në ShBA që po rreshtohen kah Biden, Dua Lipa ka treguar arsyet se pse po e mbështet kandidatin demokrat.
“Përshëndetje të gjithëve, është Dua Lipa këtu. Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e plotfuqishme. Joe Biden qëndroi me neve kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore. Dhe ai dhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare. Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet”, u shpreh Dua në videon e publikuar.
Vlen të ceket se Dua vitin e kaluar kishte kundërshtuar përmes rrjeteve sociale zgjedhjen kryeministër të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, duke e quajtur një dështim të gjithë këtë. / KultPlus.com
Pop ylli 25-vjeçar, Dua Lipa, është njëra ndër protagonistet që zuri vend në njërin ndër ekranet më të famshme në botë, atë të Times Square-t që gjendet në New York, shkruan KultPlus.
Në fotografi shihet Dua Lipa së bashku me DaBaby, me të cilin këngëtarja shqiptare ka bashkëpunuar për projektin e fundit muzikor, ‘Levitating’.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja e cila ka postuar disa fotografi në rrjetin social Facebook.
‘NY Times Square – Jemi me ‘Levetating’ (nëse dikush e di kush e mori këtë lmk që t’i jap kreditet)”, ka shkruar 25 vjeçarja në Facebook./ KultPlus.com
Dua Lipa është përfshirë sërish në listat e MTV EMA Awards dhe këtë vit është një nga artistët më të nominuar në disa nga kategoritë më të rëndësishme. Artistja me origjinë shqiptare është e nominuar në kategorinë “Best Artist”, “Best Song” për hitin “Don’t Start Now”, “Best Pop” dhe “Best Act” për zonën e Britanisë së Madhe dhe Irlandës.
Nga shqiptarët, e vetmja e nominuar sivjet në MTV EMA 2020 është artistja nga Kosova, Dua Lipa.
Ndërkohë listën e nominimeve e kryeson Lady Gaga me 7 të tilla. Artistja ndiqet nga grupi BTS dhe Justin Bieber me nga 5 nominime secili. Ceremonia ndërkombëtare e çmimeve këtë vit ka shtuar disa kategori të reja si “Best L:atin”, “Video for good” dhe “Best Virtual Live”.
Doja Cat dhe YUNGBLUD së bashku me disa artistë të tjerë do të konkurrojnë këtë vit për çmimin “Best New Artist”. Spektakli i ndarjes së çmimeve pritet të zgjasë 2 orë dhe do të transmetohet në mbarë botën në MTV Internationally në 8 nëntor. Ndërsa fansat e artistëve do të kenë mundësi të votojnë deri në 2 nëntor.
Votimi tani është i hapur në mtvema.com. Do të qëndrojë i hapur deri më 2 nëntor në orën 11:59 pasdite.
Këtu është lista e plotë e të nominuarve për MTV EMA 2020:
VIDEOJA MUZIKORE MË E MIRË E VITIT Billie Eilish, “everything i wanted” Cardi B, “WAP” ft. Megan Thee Stallion DJ Khaled, “POPSTAR” ft. Drake Karol G, “Tusa” ft. Nicki Minaj Lady Gaga, Ariana Grande, “Rain On Me” Taylor Swift, “The Man” The Weeknd, “Blinding Lights”
ARTISTI/JA MË I/E MIRË Dua Lipa Harry Styles Justin Bieber Lady Gaga Miley Cyrus The Weeknd
KËNGA MË E MIRË E VITIT BTS, “Dynamite” DaBaby, “Rockstar” ft. Roddy Ricch Dua Lipa, “Don’t Start Now” Lady Gaga, Ariana Grande, “Rain On Me” Roddy Ricch, “The Box” The Weeknd, “Blinding Lights”
BASHKËPUNIMI MË I MIRË BLACKPINK, Selena Gomez, “Ice Cream” Cardi B, “WAP” ft. Megan Thee Stallion DaBaby, “Rockstar” ft. Roddy Ricch Justin Bieber, “Intentions” ft. Quavo Karol G, “Tusa” ft. Nicki Minaj Lady Gaga, Ariana Grande, “Rain On Me” Sam Smith, Demi Lovato, “I’m Ready”
ARTISTI/JA MË I/E MIRË POP BTS Dua Lipa Harry Styles Justin Bieber Katy Perry Lady Gaga Little Mix
GRUPI MË I MIRË 5 Seconds of Summer BLACKPINK BTS Chloe x Halle CNCO Little Mix
ARTISTI I RI MË I MIRË BENEE DaBaby Doja Cat Jack Harlow Roddy Ricch YUNGBLUD
ARTISTI/JA ME MË SË SHUMTI FANSA Ariana Grande BLACKPINK BTS Justin Bieber Lady Gaga Taylor Swift
ARTISTI/JA MË I/E MIRË LATIN/E Anuel AA Bad Bunny J Balvin Karol G Maluma Ozuna
ARTISTI/JA MË I/E MIRË ROCK Coldplay Green Day Liam Gallagher Pearl Jam Tame Impala The Killers
ARTISTI/JA MË I/E MIRË I ZHANRIT HIP HOP Cardi B DaBaby Drake Eminem Megan Thee Stallion Roddy Ricch Travis Scott
ARTISTI/JA I/E MIRË I ZHANRIT ELECTRONIC Calvin Harris David Guetta Kygo Marshmello Martin Garrix The Chainsmokers
ARTISTI/JA MË I/E MIRË I ZHANRIT ALTERNATIVE blackbear FKA twigs Hayley Williams Machine Gun Kelly The 1975 twenty one pilots
VIDEOJA PËR MIRË Anderson .Paak, “Lockdown” David Guetta & Sia, “Let’s love” Demi Lovato, “I Love Me” H.E.R., “I Can’t Breathe” Jorja Smith, “By Any Means” Lil Baby, “The Bigger Picture”
DEPËRTIMI I VITIT AJ Mitchell Ashnikko BENEE Brockhampton Conan Gray Doja Cat Georgia Jack Harlow Lil Tecca Tate McRae Wallows YUNGBLUD
TRANSMETIMI VIRTUAL MË I MIRË BTS, Map Of The Soul Concert Live Stream J Balvin, Behind The Colores Live Experience Katy Perry @ Tomorrow Land, Around The World Little Mix, UNCancelled Maluma, Papi Juancho Live Post Malone, Nirvana Tribute
ARTISTI/JA MË I/E MIRË REGJIONAL (Home Region) Lady Gaga (US) Megan Thee Stallion (US) Cardi B (US) Justin Bieber (CANADA) The Weeknd (CANADA) Dua Lipa (UK & Ireland)./ KultPlus.com
People’s Choice Awards ka publikuar listën e plotë të të nominuarve për këtë edicion, ku në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Ava Max, shkruan KultPlus.
Disa nga artistët që janë nominuar në kategori të ndryshme në edicionin e sivjetëm janë Taylor Swift, Lady Gaga, Justin Bieber, Justin Timberlake, Jonas Brothers, The Weeknd, Christina Aguilera, Miley Cyrus, Ariana Grande dhe shumë të tjerë.
People’s Choice Awards këtë vit përfshinë edhe kategori të reja të nominimeve si ‘Artistin e ri më të mirë të vitit 2020’, ‘Bashkëpunimi më i mirë muzikor i vitit 2020’ si dhe ‘Kolona zanore më e mirë e vitit 2020’.
Artistja nga Prishtina, Dua Lipa kandidon për katër çmime: ‘Artistja më e mirë e vitit 2020’, ‘Albumi më i mirë i vitit 2020’ për albumin ‘Future Nostalgia’, ‘Kënga më e mirë e vitit 2020’ për këngën ‘Break my heart’ dhe për çmimin ‘Videoja muzikore më e mirë e vitit’ për bashkëpunimin ‘Un Dia’ me J Balbin, Bad Bunny dhe Tainy.
Kurse Ava Max Ava Max është e nominuar në kategorinë ‘Artistja e re më e mirë’ dhe ‘Kolona zanore më e mirë’ për interpretimin e kolonës zanore ‘On Me’ të filmit ‘Scooby Doo’.
Votimi për People’s Choice Awards ka filluar me 1 tetor dhe përfundon të premten me 23 tetor në 11:59 pasdite.
Kjo është lista e plotë e nominimeve në People’s Choice Awards 2020:
Artisti më i mirë i vitit 2020
Bad Bunny Blake Shelton DaBaby Drake J Balvin Justin Bieber Lil Baby The Weeknd
Artistja më e mirë e vitit 2020 Ariana Grande Billie Eilish Cardi B Dua Lipa Lady Gaga Megan Thee Stallion Miley Cyrus Taylor Swift
Grupi më i mirë i vitit 2020 5 Seconds of Summer BLACKPINK BTS Chloe X Halle CNCO Dan + Shay Jonas Brothers twenty one pilots
Kënga më e mirë e vitit 2020 “Dynamite”, BTS “Break My Heart”, Dua Lipa “Intentions”, Justin Bieber “Rain On Me”, Lady Gaga & Ariana Grande “Rockstar”, DaBaby ft. Roddy Ricch “Savage”, Megan Thee Stallion “Stuck With U”, Ariana Grande & Justin Bieber “WAP”, Cardi B ft. Megan Thee Stallion
Albumi më i mirë i vitit 2020
After Hours, The Weeknd High Off Life, Future Changes, Justin Bieber Chromatica, Lady Gaga Future Nostalgia, Dua Lipa Folklore, Taylor Swift Map of the Soul: 7, BTS YHLQMDLG, Bad Bunny
Artisti më i mirë i zhanrit Country 2020 Blake Shelton Kane Brown Keith Urban Kelsea Ballerini Luke Bryan Luke Combs Miranda Lambert Thomas Rhett
Artisti më i mirë latin i vitit 2020 Bad Bunny Becky G Daddy Yankee J Balvin Maluma Nicky Jam Karol G Ozuna
Artisti më i mirë i vitit 2020 BENEE Conan Gray Doja Cat Jack Harlow Ava Max Roddy Ricch Saweetie Trevor Daniel
Videoja më e mirë muzikore e vitit 2020 “Blinding Lights,” The Weeknd “Dynamite,” BTS “Holy,” Justin Bieber, Chance the Rapper “Ice Cream,” BLACKPINK & Selena Gomez “Life Is Good,” Future ft. Drake “Rain On Me,” Lady Gaga, Ariana Grande “UN DIA,” J. Balvin, Dua Lipa, Bad Bunny, Tainy “WAP,” Cardi B ft. Megan Thee Stallion
Bashkëpunimi më i mirë muzikor i vitit 2020 “Be Kind,” Marshmello & Halsey “Holy,” Justin Bieber ft. Chance the Rapper “Life Is Good,” Future ft. Drake “Rain On Me,” Lady Gaga & Ariana Grande “Rockstar,” DaBaby ft. Roddy Ricch “Savage Remix (Feat. Beyonce),” Megan Thee Stallion ft. Beyoncé “WAP,” Cardi B ft. Megan Thee Stallion “Whats Poppin Remix,” Jack Harlow ft. DaBaby, Tory Lanez & Lil Wayne
Kolona Zanore më e mirë e vitit 2020 “About Love,” Marina, To All The Boys: P.S. I Love You “Alexander Hamilton,” Leslie Odom Jr., Hamilton “Boss Bitch,” Doja Cat, Birds of Prey: And the Fantabulous Emancipation of One Harley Quinn “Loyal Brave True,” Christina Aguilera, Mulan “On Me (feat. Ava Max),” Thomas Rhett, Scoob! “Only The Young,” Taylor Swift, Featured in Miss Americana “Rare,” Selena Gomez, Normal People “The Other Side,” SZA x Justin Timberlake, Trolls World Tour./ KultPlus.com
Pas bashkëpunimit me yjet e muzikës, Madonna, Missy Elliot dhe producenten The Blessed Madonna, për ta sjellë një version remix të këngës së saj “Levitating”, ylli shqiptar Dua Lipa vjen me një tjetër bashkëpunim.
Lipa sapo ka publikuar remiksin e radhës të këtij hiti, kësaj radhe në bashkëpunim me DaBaby.
Ndoshta talenti i yllit të muzikës rep, DaBaby do ta ndihmojë këngën “Levitating” që të pozicionohet në vendin e parë të toplistës “Billboard Hot 100”. / KultPlus.com
Deri vonë shqiptarët etnikë më të njohur ishin Nënë Tereza (një murgeshë që kujdesej për jetimët dhe lebrozët në Indi) dhe Enver Hoxha (një despot komunist).
Tani këtyre u janë shtuar edhe disa këngëtarë.
Ata janë kudo. Dua Lipa ka 55 milionë dëgjues në muaj në Spotify, tashmë një platformë e njohur muzikore. Bebe Rexha ka 24 milionë. Rita Ora ka qenë gjykatëse në “X Factor”. Era Istrefi këndoi në Kupën Botërore të futbollit në 2018. Njomza Vitia, një kantautore dhe Labinot Gashi, një reper, kanë po ashtu ndjekje e suksese globale.
Kënga solo e Ava Max “Sweet but psycho” konsiderohet botërisht më argëtuese se sa “Albania Challenges Hrushchev Revisionism” e Hoxhës.
Të gjithë këta yje të trashëgimisë shqiptare përveç Istrefit u rritën në diasporë.
Znj. Lipa, Max, Rexha dhe Znj.Vitia u lindën përkatësisht në Londër, Milwaukee, Brooklyn dhe afër Stuttgart. Vetëm zonja Max ka rrënjët në Shqipëri; pjesa tjetër janë me prejardhje kosovare, përveç zonjës Rexha, familja e së cilës vjen nga Maqedonia e Veriut.
Gjatë historisë, thotë Dukagjin Lipa, babai i artistes Lipa, shqiptarët janë dërrmuar, por suksesi i kësaj gjenerate muzikantësh tregon se “duke pasur rastin, ne shkëlqejmë”.
Yjet e diasporës shpesh interpretojnë edhe në vendlindje, duke u mbështjellë me flamuj kosovarë ose shqiptarë.
“Zemra ime ka gjak shqiptar”, tha Rexha në një vizitë në Shqipëri. Në korrik, Lipa iu bashkangjit peticionit të kosovarëve për kompaninë Apple, për shkak të hartës së tyre – ku shteti i Kosovës nuk gjendej askund.
Prindërit e yjeve që u rritën jashtë vendit u larguan nga Ballkani në fillimet e trazuara të viteve 1990. Por nuk ishte gjithmonë një histori e leckave të refugjatëve deri në pasuri. Familjet Ora dhe Lipa ishin pjesë e elitës së Kosovës. Të dy vajzat ndoqën një shkollë të lartë të artit në Londër.
Yjet e muzikës pop, së bashku me një tufë futbollistësh shqiptarë në skuadrat kryesore në të gjithë Evropën, luajnë një “rol tepër të rëndësishëm” për të ndihmuar në ndryshimin e imazhit të shqiptarëve nga një konflikt, thotë Petrit Selimi, një ish-ministër i jashtëm i Kosovës.
Në vitin 2016, një femër e pazakontë – këngëtarja Ora performoi në Romë për të festuar shenjtërimin e Nënë Terezës.
Sukseset e këtyre vajzave vazhdojnë akoma dhe gjithnjë e më lartë. /economist/ KultPlus.com
Electronic Arts zbuloi kolonën zanore zyrtare të EA Sports FIFA 21 me muzikë nga kultura dhe tinguj të ndryshëm që përfaqësojnë tifozë nga e gjithë bota.
Duke shfaqur mbi 100 artistë të njohur nga 23 vende të ndryshme në FIFA 21 dhe VOLTA FOOTBALL ata po përfaqësojnë kulturën globale si kurrë më parë.
Titujt kryesorë ndërkombëtarë përfshijnë yllin botëror të muzikës, fituesen e çmimit Grammy Dua Lipa, sensacionin brazilian Anitta, Charli XCX, Disclosure dhe Stormzy.
“Në një kohë kur lidhjet tona të përbashkëta nënkuptojnë më shumë se kurrë, kolona zanore për EA SPORTS FIFA 21 përcakton kulturën globale si kurrë më parë,” tha Steve Schnur, Presidenti i Muzikës, Arteve Elektronike.
“Qëllimi ynë i kolonës zanore është të ndryshojmë mënyrën se si lojtarët në të gjithë botën dëgjojnë dhe përjetojnë futbollin dhe t’i prezantojmë ata me muzikë të re që do të ndryshojë jetën e tyre”.
Për të sjellë lojtarët e FIFA 21 së bashku si një botë, tifozët do të jenë në gjendje të dëgjojnë Videon VOLTA FOOTBALL ndërsa luajnë mënyra të tjera dhe të mundësojnë cilësimet për të dëgjuar këngët FIFA 21 dhe VOLTA FOOTBALL në të gjitha menytë.
Të dy kolonat zanore FIFA 21 dhe VOLTA FOOTBALL janë në dispozicion në platformat kryesore transmetuese duke përfshirë Spotify, Apple dhe Deezer. Tifozët gjithashtu mund të porosisin paraprakisht * FIFA 21 përpara 9 Tetorit.
FIFA 21 është zhvilluar nga EA Vancouver dhe EA Rumania dhe do të jetë në dispozicion në të gjithë botën me 9 tetor 2020 në PlayStation4, Xbox One dhe PC përmes Origin dhe Steam./ KultPlus.com
Dua Lipa tashmë i ka bërë bashkë yjet e muzikës, Madonna, Missy Elliot dhe producenten The Blessed Madonna, për ta sjellë një version remix të këngës së saj “Levitating”. Por, kush mund të jetë bashkëpunëtori i saj i radhës?
Së fundmi këngëtarja me prejardhje kosovare e bëri të ditur lajmin se reperi, DaBaby do të jetë bashkëpunëtori i saj i ardhshëm në realizimin e një remixi të ri të këtij hiti, që pritet të lansohet të premten më 2 tetor.
Ndërkaq, mbrëmë ylli i hitit “Don’t Start Now” e postoi një video në Instagramin e saj, përmes së cilës e paralajmëron këtë bashkëpunim me reperin e famshëm.
Ndoshta talenti i yllit të muzikës rep, DaBaby do ta ndihmojë këngën “Levitating” që të pozicionohet në vendin e parë të toplistës “Billboard Hot 100”.
Remixi i parë i këngës erdhi nga albumi i ri i Lipës i realizuar në bashkëpunim me producenten The Blessed Madonna, i cili e mban titullin “Club Future Nostalgia”. Ky incizim shënoi suksese të jashtëzakonshme, kryesisht në toplistat e muzikës dance dhe elektronike./ KultPlus.com
Brendi i njohur i modës ‘GCDS’ ka realizuar imazhin virtual të këngëtares shqiptare Dua Lipa, shkruan KultPlus.
Lajmi është bërë i njohur nga vetë Dua e cila ka publikuar këto imazhe në rrjete sociale.
‘E zbuluam se si mund të jesh në dy vende në të njejtën kohë, shumë dashuri për Giuliano Calza dhe ekipin e GCDS. Jam shumë krenare me ju dhe shumë entuziaste të iu shoh teksa rriteni e forcoheni. Falemnderit që ishim pjesë e shoë-it të juaj virtual‘, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografive të publikuara. / KultPlus.com
Fituesi i Çmimit Mercury do të shpallet në The One Show sot, me Charli XCX, Dua Lipa dhe Stormzy që të gjithë luftojnë për çmimin e lakmuar, transmeton KultPlus.
Për herë të parë ndonjëherë, Annie Mac e Radio 1 do të zbulojë se cili artist ka krijuar albumin me të mirë të vitit në programin BBC.
Ceremonia e dhënies së çmimit është zakonisht një event magjepsës e organizuar nga Hyundai në Londër, por për shkak të Coronavirusit, Annie, 42-vjeçare, do të japë vendimin e gjyqtarëve drejtpërdrejt.
Albumi i Vitit Hyundai Mercury Prize feston më të mirën e muzikës britanike dhe irlandeze dhe njeh arritjet e artistëve nëpër zhanret muzikorë. / KultPlus.com
Dua Lipa përkundër famës botërore që tashmë gëzon, nuk i harron shoqet e fëmijërisë, shkruan KultPlus.
Ajo përmes një postimi në rrjetet sociale, ka uruar shoqen e saj të fëmijërisë për ditëlindje, duke i bashkangjitur një video të këndshme nga fëmijëria e saj.
‘Urime për Lyra Durakun, motrën time të ëmbël e të hareshme. Të uroj gjithë lumturinë dhe dashurinë e botës. Edhe shumë të tjera të çmendura së bashku me mua‘, shkruan Dua në mbishkrimin e videos. / KultPlus.com
Mbrëmjen e kaluar, Dua Lipa ishte e ftuar në emisionin e famshëm britanik të James Corden, ‘The Late Late Show’, përcjellë KultPlus.
‘Late Late Show’ është ndër emisionet më komike e nuk kishte si të dilte ndryshe edhe me Duan si mysafire. Dua dhe James sollën versionin parodi të këngës ‘New Rules’, duke përfshirë në të këshilla për takime dashurie gjatë periudhës pandemike.
Përmes vargjeve, dyshja tregonin se si kjo situatë do ta vështirësojë takimin me një person të dashur, andaj duhet të flisni ‘online’.
“Mbaje maskën, lani duart, nuk është sikurse planet e tjera, është e çuditshme, por është mirë, ndjekni këto rregulla të arta”, thuhej ndër të tjera në këngë.
Një projekt i tillë nga këngëtarja e njohur erdhi në treg gjatë vitit 2017, ndërsa theu rekorde të shumta shikueshmërie, duke mbetur ndër këngët më të pëlqyera të Duas.
Poashtu vlen të ceket se paraqitja e Duas në emision me veshjen e saj plot shkëlqim mori shumë vëmendje dhe komente pozitive. / KultPlus.com
Miley Cyrus e ka konfirmuar bashkëpunimin me këngëtaren britaniko-kosovare, Dua Lipa, në albumin e saj të ri.
Ylli i hitit “Midnight Sky” veçse i kishte ngacmuar fansat me një bashkëpunim të mundshëm me Lipën dhe ikonën e muzikës Billy Idol, kur para disa javësh e kishte postuar një fotografi nga studioja incizuese, ku ajo shihet krahas bukuroshes me prejardhje kosovare dhe producentit të njohur muzikor, Andrew Watt, njëherësh ish i dashuri i Rita Orës.
Por tani më në fund Cyrus ka treguar se në fakt, Dua Lipa dhe Billy Idol, janë pjesë e njërës prej këngëve të albumit të ardhshëm, duke mos dashur të zbulojë më shumë detaje.
Ende nuk ka datë të caktuar të lansimit të këtij projekti, por këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane insiston se ka punuar shumë rreth saj, dhe dëshiron që kënga të arrij ta shijojë potencialin e plotë.
Tutje Miley ka deklaruar se kënga “High” që vjen në bashkëpunim me producentin Mark Ronson, është e preferuara e saj nga ky incizim pasi është realizuar gjatë kohës kur ajo po luftonte me varësinë nga alkooli dhe drogat.
Albumi i ardhshëm i Cyrusit vjen pas atij të publikuar në vitin 2017, “Younger Now”. Në një intervistë të fundit këngëtarja ka thënë se nuk po ndihet rehat ta ndajë muzikën e saj të re me fansat, në kohën kur pandemia e koronavirusit po u merr jetën qindra mijëra njerëzve anembanë botës./ KultPlus.com
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka bojkotuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards” që u mbajt të dielën. Krijuesja e hiteve “Physical” dhe “Last Dance”, ka bojkotuar ceremoninë, pasi nuk ishte e nominuar në kategoritë kryesore. Për çdo vit, MTV Video Music Awards mbledh emrat më të njohur të skenës muzikore botërore. Nga tapeti i kuq, te performancat e yjeve, çdo moment e paraqitje është plot glamur e vëmendje nga të gjitha mediat ndërkombëtare. Si çdo edicion tjetër, edhe këtë vit nominimet përfshinë artistë të ndryshëm, por të pakënaqur me kategoritë ku u futën ishin Dua Lipa dhe Harry Styles.
Gjatë vitit 2020, Dua dhe Harry kanë qenë më të dëgjuarit, e të nominuar për çmime primare, por sivjet nuk u përzgjodhën për çmimet kryesore të ngjarjes së njohur muzikore. Për këtë arsye, dy yjet e popit e kanë bojkotuar këtë ngjarje, duke mos u paraqitur as për perfromancat e planifikuara. Por, në mungesë të tyre, brenda natës nominimet ndryshuan dhe dy top artistët ndërkombëtarë u shpërblyen në disa kategori. Po ashtu, edhe pse në mungesë të Duas, hapja e ndarjes së shpërblimeve për videon më të mirë, u bë me tingujt e njërës prej këngëve më të suksesshme të saj.
Dëgjuesit e dyshes janë shprehur të pakënaqur, duke thënë se që të dy kanë merituar më shumë nominime primare dhe sipas tyre, bojkotimi i ngjarjes së MTV-së ka qenë fitore për të dy. E nominuar për videoklipin më të mirë të vitit ishte edhe Bebe Rexha.
Çmimi dytësor
Ani pse e bojkotoi ceremoninë, Lipa fitoi në kategorinë “Kënga me efektet më të mira vizuale” për klipin e këngës së re “Physical”. Ndërkaq, ylli Lady Gaga ishte fituesja e madhe e ceremonisë së sivjetme. Ajo fitoi pesë trofe gjatë të dielës. Tri prej këtyre çmimeve, Gaga i ndau me pop-yllin Ariana Grande për bashkëpunimin e tyre të suksesshëm, “Rain On Me”.
Kënga arriti të triumfojë në kategori si: “Kënga më e mirë e vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë” dhe “Kinematografia më e mirë”. Dy këngëtaret e famshme amerikane po ashtu e performuan live hitin e tyre, për herë të parë në ceremoninë shpërblyese, e cila arriti t’i respektojë të gjitha rregullat e distancimit social. Lady Gaga gjithashtu i fitoi çmimet “Artistja më e mirë e vitit” dhe çmimin special, i cili u nda për herë të parë në historinë e kësaj ceremonie, “Tricon Award”, që e nderon artin e saj dhe angazhimet e fushën e bamirësisë. Grupi jug-korean “BTS” i fitoi katër shpërblime. Grupi u shpërblye në kategoritë “Grupi më i mirë”, “Kënga më e mirë pop”, “Best K-pop” dhe “Koreografia më e mirë”. Krejt këto çmime grupi i mori për hitin “On”.
Grupi i njohur nga Koreja Jugore po ashtu performoi këngën më të re me titull, “Dynamite”. Çmimi “Videoklipi më i mirë i vitit” shkoi për këngëtarin The Weeknd dhe hitin e tij “Blinding Lights”. Gjatë mbrëmjes, ai u nderua me çmimin “Kënga më e mirë R&B”. Këngëtari i shfrytëzoi të dyja fjalimet e tij për të bërë thirrje për drejtësi për rastet e vrasjes së afroamerikanëve Jacob Blake dhe Breonna Taylorit. Miley Cyrus triumfoi në dy kategori së bashku me Taylor Swift, Megan Thee Stallion, Doja Cat, Maluma, J Balvin dhe të tjerë.
Ceremonia e cila fillimisht ishte planifikuar të mbahej në qendrën “Barclays” në Brooklyn, por ishte zhvendosur në disa lokacione në ambient të hapur, për shkak të pandemisë së koronavirusit, u drejtua nga aktorja dhe këngëtarja Keke Palmer. Prezantuesja e hapi ceremoninë me një fjalim që e nderoi aktorin e ndjerë të filmit “Black Panther”, Chadwick Boseman, që vdiq të premten më 28 gusht, pas një beteje katër-vjeçare me kancerin.
Pop ylli 25-vjeçar, Dua Lipa, ka deklaruar së do t’i pëlqente shumë ta formojë një grup me këngëtarët, Miley Cyrus dhe Stevie Nicks.
Lipa ka bashkëpunuar me vokalistin 72-vjeçar të grupit “Fleetwood Mac”, Nicks, në albumin remix “Club Future Nostalgia”, dhe së fundmi e ka shoqëruar Cyrusin në studio incizuese, ku ka pasur mundësi ta dëgjojë këngën e saj të re “Midnight Sky”.
Këngëtarja britaniko-kosovare ndihet e inspiruar nga te dy artistët, prandaj mendon se do të mund të krijonin diçka mahnitëse nëse do të punonin së bashku si grup, transmeton Koha.
Gjatë intervistës së saj të fundit për emisionin “The Capital Weekender” të radiostacionit “Capital FM”, Lipa tha: “Para një jave isha në studio incizuese me Mileyn, pak para se ta lansonte këngën e re. Dhe ajo më pyeti nëse dëshiroja ta dëgjoja atë. Kështu përfundova duke e parë edhe videoprojektin e kompletuar për të cilin ajo ishte shumë e entuziazmuar, dhe jam vërtetë krenare me të. E ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe i meriton të gjitha vlerësimet që po i merr. Mendoj se unë dhe Miley do të dëshironim shumë ta formonim një super grup me këngëtarin Stevie Nicks. Jemi të gatshme ta pranojmë një ofertë të tillë menjëherë, kështu që na telefononi”.
Dua Lipa ka punuar me disa legjenda të muzikës në realizimin e albumit të saj të ri remix, të tillë si: Madonna, Missy Elliott, Gwen Stefani dhe Neneh Cherry. / KultPlus.com
Ylli i muzikës, Lady Gaga ishte fituesja e madhe e ceremonisë së sivjetme “MTV VMAs 2020” e cila u mbajt të dielën mbrëma, duke i fituar gjithsej pesë trofe.
Tri prej këtyre çmimeve, Gaga i ndau me pop ylin Ariana Grande për bashkëpunimin e tyre të suksesshëm, “Rain On Me”, transmeton Koha. Kënga arriti të triumfojë në kategori të tilla si: “Kënga më e mirë e vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë” dhe “Kinematografia më e mirë”.
Dy këngëtaret e famshme amerikane po ashtu e performuan live hitin e tyre, për herë të parë në ceremoninë shpërblyese e cila arriti t’i respektoj të gjitha rregullat e distancimit social.
Lady Gaga gjithashtu i fitoi çmimet “Artistja më e mirë e vitit” dhe çmimin special i cili u nda për herë të parë në historinë e kësaj ceremonie, “Tricon Award” që e nderon artin e saj dhe angazhimet e fushën e bamirësisë.
“BTS” i fitoi katër shpërblime gjatë mbrëmjes, “Grupi më i mirë”, “Kënga më e mirë pop”, “Best K-pop” dhe “Koreografia më e mirë” për hitin e tyre “On”. Grupi i njohur nga Korea Jugore po ashtu e solli një perfomancë live të këngës së tyre më të re me titull, “Dynamite”.
Çmimi “Videoklipi më i mirë i vitit” shkoi për këngëtarin The Weeknd dhe hitin e tij “Blinding Lights”. Gjatë mbrëmjes ai po ashtu u nderua me çmimin “Kënga më e mirë R&B”. Këngëtari i shfrytëzoi te dyja fjalimet e tij për të bërë thirrje për drejtësi, për rastet e vrasjes së Jacob Blakeut dhe Breonna Taylorit.
Ndër fituesit e tjerë të mbrëmjes ishin edhe, Dua Lipa e cila u nderua në kategorinë “Kënga më efektet më të mira vizuale”, për hitin e saj të padiskutueshëm “Physical”, Miley Cyrus triumfoi në dy kategori, Taylor Swift, Megan Thee Stallion, Doja Cat, Maluma, J Balvin dhe të tjerë.
Ceremonia e cila fillimisht ishte planifikuar të mbahej në qendrën “Barclays” në Brooklyn, por ishte zhvendosur në disa lokacione në ambient të hapur për shkak të pandemisë së koronavirusit, u drejtua nga aktorja dhe këngëtarja Keke Palmer. Prezantuesja e hapi shoun me një fjalim që e nderoi aktorin e ndjerë të filmit “Black Panther”, Chadwick Boseman, i cili vdiq të premten më 28 gusht pas një beteje katër vjeçare me kancerin. / KultPlus.com