Me titullin “Slobodan show”, mjuzikli për Milosheviqin në përgatitje të Teatrit Popullor të Beogradit e në interpretim të Dramës serbe të Teatrit popullor të Prishtinës me seli në Graçanicë, gjatë muajit shkurt do të shfaqet në Beograd e në Graçanicë.
Shfaqja do të përfshijë “periudhën e sumbullave” të viteve të 90 –ta, gjatë pushtetit të Slobodan Milosheviqit dhe do të zgjasë deri në arrestimin e tij në Hagë, ka thënë autorja e këtij teksti Jelena Bogavac, transmeton Koha.net.
Ajo, si premierë do të jepet së pari, në fund të shkurtit, në Graçanicë, e pastaj edhe nëpër teatrot e Serbisë si dhe në Beograd.
“Kemi vendosur për këtë projekt sepse fati i Kosovës, fillimi dhe fundi, është i lidhur drejtpërdrejt me periudhën e sundimit të Milosheviqit. Shpesh mendohet se ai është “heroi” kryesor i shpërbërjes së kombit serb. Në kuptimin politik, është mbetur çështje e hapur a ka qenë ai kasap i Ballkanit apo kurban dhe për këtë historia do ta japë përgjigjen. Detyra jonë artistike, besoj, është në gjetjen e përgjigjeve të guximshme e të përgjegjshme në pyetjet për identitetin tonë kombëtar”, citon portali serb “Mundo” të ketë thënë autorja.
Regjinë e mjuziklit e ka bërë Nenad Todoroviq, ndërsa muzikën Marko Grubiq. Në shfaqje merr pjesë i gjithë ansambli nga Graçanica.
“Anëtarët e korit janë ‘bebet e fundit të Millosheviqit’, fëmijët e lindur në vitin 1994 e 1995. Ky brez pothuaj nuk di gjë për periudhën e Millosheviqit, sepse periudha e fëmijërisë së tyre është ajo e bombardimeve”, ka thënë Bogavac. / KultPlus.com
Kjo fotografi paraqet një nga gjurmët e tmerrit që ndodhi gjatë Holokaustit, i cili njihet si iniciativa më famëkeqe, për shfarosjen e njerëzve në historinë e botës, shkruan KultPlus.
Fotografia e shkrepur më 5 maj 1954 tregon disa nga mijëra unazat e martesës të viktimave të Holoakustit.
Besohet se nazistët i hoqën nga viktimat, unazat e tyre të martesës në mënyrë që ta shpëtojnë arin. Kur erdhën Trupat e SHBA-së, pranë kampit të përqendrimit në Buchenwald, aty gjetën unaza, ora, gurë të çmuar, syze dhe gjëra të tjera prej ari./ KultPlus.com
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, sot priti në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, pikërisht në objektin e Komunës së Prishtinës, shkruan KultPlus.
Në këtë takim, përveç të tjerash, u bisedua edhe për sallën koncertale apo pallatin e operës, objekt ky i cili në fushatën e fundit ka qenë një pikë e fortë për të gjithë kandidatët e veçmas për kryetarin Ahmeti.
Sipas, njoftimi të bërë nga i pari i kryeqytetit, në rrjetin social Faebook, mbi atë se për çfarë janë dakorduar me kryeministrin Haradinaj, është edhe zhvendosja e ATK-së që është në qendër të Prishtinës ku objekti i kësaj administrate do të shfrytëzohet si sallë koncertale apo pallat i operës, përcjell KultPlus.
“Po ashtu, u dakorduam për krijimin e një Task Force për zhvendosjen e një pjese të administratës shtetërore në periferi të qytetit, duke filluar nga largimi i ATK-së, ashtu që atë objekt ta shfrytëzojmë si sallë koncertale apo pallat të operës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Shpend Ahmetit./ KultPlus.com
Konkursi mbarëkombëtar i poezisë “KultStrofa”, hapë thirrjen për edicionin e dytë të këtij konkursi.
Konkursi është i hapur për të gjithë poetët, duke përfshirë edhe të rinjtë. Organizatorët kanë bërë të ditur se në këtë konkurs mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit me vetëm nga një poezi, poezia duhet të jetë e pabotuar dhe duhet të dërgohet me emër dhe mbiemër, në adresën [email protected], me subjektin “Për konkursin e poezisë “KultStrofa”. Nuk pranohet asnjë poezi që vjen nëpërmjet formave tjera.
Dhjetë poezitë më të mira do të përzgjidhen nga juria profesionale, kurse nga dhjetë poezitë, më pas do të zgjidhen tri poezitë më të mira, të cilat edhe do të shpërblehen nga organizatori.
“KultStrofa”, organizohet nga gazeta online për kulturë dhe art www.kultplus.com, kurse sponsor gjeneral i këtij edicioni është ProCreditBank.
Thirrja do të jetë e hapur deri më 20 janar. /KultPlus.com
Po të ishte gjallë David Bowie do të shënonte datëlindjen e 71-të. Për ta nderuar legjendën e rokut, Nile Rodgers ka plasuar një demo të papublikuar të këngës “Let’s Dance”, e cila u realizua në vitin 1983, përcjellë KultPlus.
Edhe pse David Bowie arriti famën botërore gjatë viteve ’70, ai kishte edhe një periudhe të dytë të suksesshme në karrierën e tij gjatë viteve ’80, falë albumit dhe këngës “Let’s Dance”. Kjo këngë e realizuar edhe me videoklip arriti të jetë kënga numër një në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA, ndërkohë që “Singles” dhe “China Girl” , ishin po ashtu dy hite të mëdha të këngëtarit.
Kompozitori dhe interpretuesi Nile Rodgers, i cili ka punuar me Bowien në albumin Let’s Dance të vitit 1983, ndau dje versionin e ri të kësaj këngë.
“Koha që kaluam duke e bërë këtë demo pak para Krishtlindjeve ishte plot me lot, pasi ndiheshim sikur Davidi ishte në dhomë me ne. Urime datëlindjen, David, unë të dua dhe na mungon të gjithëve!”, ka shkruar kompozitori Rogers./ KultPlus.com
Gazeta e Perandorisë franceze, “Journal de l’Empire”, ka botuar, të dielën e 24 korrikut 1808, në faqen n°2, veprën e arbëreshit Angelo Masci (Ëngjëll Mashit) me titull “Essai sur l’origine, les mœurs, et l’état actuel de la nation albanaise – Discorso sull’origine, costumi, e stato attuale della nazione Albanese. ”
Blogeri Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell disa rrëfime të autorit për shqiptarët :
Shtrirja e kombit shqiptar nga Shkodra deri në Artë
“Një popull, aq i famshëm por që është pak i njohur, një komb, i cili, për shekuj me radhë nuk ka ndryshuar zakonet e tij, të cilat, i gjejmë në mesin e njerëzve të qytetëruar, ende ruan zakonet barbare (e lashta) dhe meriton me siguri vëmendje. Asgjë e saktë nuk është shkruar deri tani për këtë komb, dhe ajo që është thënë në të shkuarën është si një re e dendur dhe e errët që fsheh më shumë se kurrë të vërtetën. E kam fjalën për kombin shqiptar. Ai shtrihet në një territor të gjerë, në të cilin është indigjen (autokton), duke filluar nga Shkodra e deri në Artë, por gjithashtu ka një numër të madh kolonish të shpërndara në More, Siçili dhe Itali.”
Maqedonasit, Epirotët dhe Ilirët
“Ushtarët e Aleksandrit, Pirros dhe Skënderbeut ishin të të njëjtit popull.”
Pasioni i shqiptarëve
“Shqiptari është natyrë e gëzuar. I pëlqejnë gostitë e mëdha dhe argëtimet; kërkon sidomos të kërcejë. Ai e ka zakon të ecë me shpatë në dorë, duke kënduar vargje që i kujtojnë veprimet e guximshme të njerëzve të mëdhenj të kombit. Është bujar, por neglizhon të vë pasuri : nuk nguron të japë diçka kur dikush i kërkon ndihmë ; por i ndodh të jetojë gjithashtu si lypës.”
Shqiptari në rolin e ushtarit
“Shqiptarët janë të gjithë ushtarë; vetëm mosha apo sëmundja mund t’i përjashtojë nga kjo detyrë. Secili prej tyre, pa shpresë shpërblimi, pa marrë ndonjë kompensim, njofton se merr pjesë në luftime me kurajo, guxim dhe hare : dashuria për lavdi dhe frika nga poshtërimi i çojnë ata në sulmet më të rrezikshme. Jeta është një barrë e dhimbshme për atë që, në përleshje, është detyruar të largohet apo që në momentin e luftimit është fshehur. Përkundrazi, baballarët e bijve, që kanë vdekur për atdheun, nderohen tej mase.”
Organizimi në betejë
“Meqë shqiptarët nuk kanë mbret, ata zgjedhin në rast lufte, një nga krerët më të guximshëm për t’i udhëhequr. Pushteti i përkohshëm nuk u mjafton atyre që t’i bëjë të respektuar : për të pasur me vete shokët e tyre, ata duhet të jenë aktivë, bujarë, dhe mbi të gjitha, në krye të përleshjeve. Në betejë, trupat e tyre nuk janë të renditura dhe nuk mbajnë kurrë një pozicion të caktuar.”
Gratë shqiptare
“Gratë gjithashtu marrin pjesë në luftë: shpesh, ato janë në krye të batalioneve, për të shërbyer si bastion kundër armikut. Na bën kurioz respekti fetar që barbarët kanë për gjininë femërore. Shpesh dhe ende shohim gra që u shkojnë në ndihmë të afërmëve të tyre duke u dërguar ushqim, municione, etj. Shpesh, nga lotët, lutjet, madje edhe nga qortimet e tyre, i shohim ato të zgjojnë zjarrin e luftëtarëve dhe kështu vendosin fatin e betejave.”
Kolonitë shqiptare në mbretërinë e Napolit
“Ndonjëherë, shqiptarët vinin me trupa të tëra, duke pasur në krye një shef; më shpesh, ata hidheshin brigjeve tona në numër të vogël dhe pa udhërrëfyes. Të parët u shfaqën në vitin 1461, në kohën kur Skënderbeu u bë nga mbreti Ferdinand pronar i tokave të Shën Pjetrit në Galatinë. Një koloni e dytë shqiptare erdhi në vitin 1467, në kohën kur Skënderbeu vdiq; të tjerët nën papatin e Palit të II-të, i cili mbretëroi nga viti 1464 deri në vitin 1471; të tjerët më në fund rreth vitit 1478, koha kur zotëria i madh (sulltani) u bë sundimtar absolut i Epirit, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Këtyre emigrimeve, bashkëngjituni edhe ato që ndodhën gjatë mbretërimit të Charles të V-të. Urrejtja e shqiptarëve ndaj fuqisë osmane dhe nderimi i tyre për sovranët e Napolit, kryesisht ish-zotërinjve të tyre, i bëri ata, në 1532, që t’i japin qytetin e Koronit këtij perandori. Pak kohë më vonë, banorët e tij u pushtuan nga turqit; ata vendosën të iknin. Charles i V-të i mikpriti në tokat e mbretërisë së Napolit dhe i shpërbleu në mënyre masive për besnikërinë e tyre. Koloni të tjera erdhën nën sundimin e Filipit të II-të… Shqiptarët, aktualisht ekzistues në këtë mbretëri, jetojnë në 59 fshatra, të cilët së bashku, përbëjnë një popullsi prej 63.920 individësh.”/ KultPlus.com
Dua Lipa pranon se nuk i pëlqen shumë klubi. Në një intervistë së fundmi për The Sun, këngëtarja me prejardhje shqiptare, ka treguar se preferon më shumë të qëndroi në shtëpi me shoqërinë e saj se sa të dal në klube, shkruan KultPlus.
Dua në këtë intervistë për The Sun ka thënë se “Ndihem sikur klubet nuk janë në të vërtetë skena ime”.
“Tani që unë udhëtoj kaq shumë e vlerësoi shumë më tepër vetëm t’i mbledh të gjithë miqtë e mi, të hamë një darkë së bashku pastaj të përfundojmë duke qëndruar zgjuar deri vonë vetëm duke biseduar për gjithçka”, ka thënë këngëtarja Lipa.
Ndërsa lidhur me lidhjet e saj dhe publikimin e tyre në media, Dua ka dhënë një përgjigje mjaft të fuqishme. “Ju kurrë nuk do të fitoni ndonjë çmim për atë me të cilin ju takoheni. Kjo nuk duhet të jetë me të vërtetë e rëndësishme. Ajo që ka rëndësi për mua është muzika”, pohoi ajo.
Derisa Dua është e fokusuar në muzikën e saj, ajo tha se ajo ka arritur të bëhet edhe shembull për fansat e saj dhe kjo është gjithashtu shumë e rëndësishme për të. Tutje ajo ka treguar se komunikimi me disa nga vajzat në rrjetet sociale, ka ndikuar që ato të bëhen shoqe të saja.
“Kam marrë shumë mesazhe nga vajzat që më tregojnë se i fuqizoj. Kjo do të thotë shumë, me të vërtetë. Ne bëhemi mike dhe nëse kanë diçka për të më treguar, ato më shkruajnë në Twitter. Unë u them atyre se kam kaluar nëpër të njëjtat gjëra. Dhe unë do të flas me ato, ashtu siç flas me motrën time (Rinën) ose vëllanë tim të vogël (Gjinin). Gjithmonë kam provuar të jap një shembull të mirë”, ka thënë Dua. / KultPlus.com
Për herë të parë në historinë 75-vjeçare, Golden Globe i solli yjet në veshje të zeza, në shenjë solidariteti dhe për të nderuar viktimat e abuzimit seksual në Hollivudit, ndërsa aktorja e njohur Emma Stone përkundër veshjes, kishte vendosur që edhe makijazhi i saj t’i dedikohej kësaj kauze, shkruan KultPlus.
Make up artistja e Emma Stone ka zbuluar kuptimin e fshehtë pas grimit të saj. Rachel Goodwin ka shpjeguar përmes një postimi në Instragram “Sonte, frymëzimi im i bukurisë erdhi nga ngjyrat simbolike të lëvizjes së grave për të votuar”, ka shkruar make up artistja.
“Doja të krijoj një make up që në njëfarë mënyre do të përmbante një mesazhi të fuqizimit dhe solidaritetit të femrave”, ka shkruar tutje ajo.
Goodwin gjithashtu ndau një thënie nga aktivistja e të drejtave të grave Emmeline Pethick-Lawrence duke shpjeguar skemën e ngjyrave të miratuara nga Bashkimi Social dhe Politik i Grave (WSPU) në vitin 1908: ‘E vjollca, siç e dinë të gjithë, është ngjyra mbretërore./ KultPlus.com
Kosovo Future Exhibition – projekt i iniciuar nga Chiayo Kuo (Taiwan) në bashkëpunim me Termokiss dhe Muzeun e Kosovës në mes të vitit 2018-të, do të sjellë një ekspozitë në Muzeun e Kosovës, ku do të paraqitet Kosova e së ardhmes, shkruan KultPlus.
Kësisoj, nesër më 10 janar, me fillim nga ora 16:30 në Muzeun e Kosovës, ftohen të gjithë ata që munden me përgatitë ndonjë fakt ose kuriozitet ku bashkë me organizatorët do i zgjedhin faktet më intriguese e interesante për Kosovën.
“”The Ëall of Kosovo” nisë vazhdën e workshopeve #IAmKosovar, ku pjesëmarrësit kanë me pas mundësinë me i prezantu faktet ma fascinuse të vendit tonë, 20 prej të cilave kan’ me u paraqitë në ekspozitën “mur”, të ndërtume posaçërisht për me e paraqitë Kosovën prej këndvështrimeve të ndryshme. Kush nuk mundet me përgaditë naj fakt ose kuriozitet para se me ardhë, jeni të ftum’ me i marrë lapotopat të mërkurën prej orës 4 e gjysë në Muzeun e Kosovës, ku bashkarisht kemi me i zgjedhë faktet ma intriguse e interesante të vendit tonë”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com
Pink do ta nisë ndejën e Super Bowl-it duke e kënduar himnin kombëtar para lojës kampionate në Minneapolis më 4 shkurt, ka bërë me dije Liga Kombëtare e Futbollit Amerikan (NFL).
Kjo performancë njëherësh do të jetë e para për këngëtaren fituese të çmimit Grammy në skenën e Super Bowl, e cila është përshkuar nga artistë si Luke Bryan, Lady Gaga dhe Idina Menzel viteve të fundit, raporton Reuters.
Performancat e himnit kombëtar kanë qenë tema të nxehta diskutimi gjatë sezonit të NFL-së pasi lojtarët shfrytëzonin rastin që të gjunjëzoheshin, uleshin apo t’i lidhnin duart gjatë këngës në shenjë proteste për pabarazinë racore dhe brutalitetin policor në SHBA, transmeton Koha.net.
Këto lloj protestash janë kritikuar nga administrata Trump, e cila ka zgjedhur t’i interpretojë këto demonstrata si ofenduese ndaj ushtrisë amerikane.
Super Bowl është ngjarja më e shikuar televizive në SHBA, që tërheq më shumë se 100 milionë shikues./ KultPlus.com
“Game of Thrones” i cili ka thyer rekorde shikueshmërie do të transmetohen në 2019-në me 6 episodet finale.
Produksioni i sezonit të tetë nisi në muajin tetor e do të zgjasë deri nga mesi i këtij viti përpara se HBO-ja të jetë gati ta transmetoje vitin që vjen. Adhuruesve të serialit tejet popullor do t’ju duhet të presin edhe ca për finalen e tij të madhe.
“Game of Thrones” është hiti më i rëndësishëm që HBO ka shënuar ndonjëherë, me 30 milionë shikues vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një ushtri fansash të devotshëm anembanë globit.
Sezoni përfundimtar i tij pritet të zbulojë se cila prej familjeve luftarake të shtatë mbretërive të trilluara të Westeros do të fitojë luftën shumë brezëshe për kontrollin e fronit të hekurt.
Kreu i programit, Casey Bloys, sqaroi se do të filmohen disa përmbyllje të mundshme të serialit me qëllim shmangien e rrjedhjes së informacionit mbi fundin e sagës.
Gjithë çfarë dihet, është ajo që krijuesit e show-t, David Benioff dhe D.B Weiss, kanë thënë për “Entertainment Weekly” se duan që “Game of Thrones” të ketë një fund sa më spektakolar që të jetë e mundur.
Zëri i veçantë shqiptarë, siç është Elina Duni, ka sjellë këngën e re, shkruan KultPlus.
“Wisdom”, është kënga e publikuar mbrëmë që vjen në bashkëpunim me grupin “Aksham” në përbërje të: Marc Perrenoudin, David Enhcon, Florent Nissen dhe Fred Pasquan.
Ndërkohë, Elina Duni përmes një postimi në Facebook ka shpalosur datat e koncerteve që do t’i mbajë në Francë dhe Zvicër:
Më 27.02. 2018 në Sunset Sunside Jazz Club, Paris
Më 28.02.2018 në Le Jam, Marseille, Francë
Më 02.03.2018 në La Spirale, Fribourg, Zvicër
Më 03.03.2018 në Nova Jazz, Yverdon, Zvicër
Më 04.03.2018 në City Club, Pully, Zvicër
Ekspozita hapet më 18 janar 2018 me fillim në orën 18.30, në galerinë “Cité du Temps” në Gjenevë.
Më 18 janar 2018 artistja nga Ferizaj, Lebibe Topalli-Shabani hap në galerinë e njohur të Gjenevës “Cité du Temps” ekspozitën e saj personale të titulluar “The time” – “Le temps” (Koha). Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 28 shkurt 2018.
Ekspozita përbëhet nga tri tërësi: “The time”, “Don`t Stop My Time” & “Non-Stop”. Emërtimi “The time” i ekspozitës lidhet me një arsye të fortë, pasi që është koha ajo që kalon të gjitha dhe mbijeton përgjithmonë, shkruan albinfo.ch. Është koha ajo e cila ndjek besnikërinë e njeriut duke shkaktuar përherë paradokse. Dhe është zemra jonë sinonimi i tiktakut që mat kohën.
Është evidente se secila pikturë e kësaj ekspozite tregon akrepat e orës, të cilët krijojnë qarkun e tyre përcaktues. Në shumicën e këtyre krijimeve artistike shpërfaqet optimizmi përmes ngjyrave të ngrohta dhe të buta, përveç te kapitulli “Don`t stop my time”, pikturat e të cilit si laitmotiv kanë ndërgjegjësimin e njerëzve, shkruan albinfo.ch. Ndërgjegjësim lidhur me atë që kohën duhet ta vlerësojmë dhe ta përdorim në mënyrë pozitive sepse ajo nuk ndalon kurrë dhe ne mund ta humbasim atë.
Lebibe Topalli Shabani është e lindur në Ferizaj në vitin 1981. Ajo ka mbaruar studimet për arte pamore në Universitetin e Tetovës ndërsa masterin në arte e ka bërë në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht punon si mësimdhënëse në Shkollën e Mesme të Arteve “Çesk Zadeja” në Ferizaj./albinfo.ch
Lubaina Himid, artistja e cila krijon vepra teatrale, të mprehta dhe sfiduese, që e adresojnë historinë koloniale, racizmin dhe padukshmërinë institucionale, befasoi botën artistike duke fituar Çmimin Turner në 2017.
Ajo është gruaja e parë me ngjyrë dhe më në moshë (63 vjeç) që e ka fituar këtë çmim me traditë 33 vjeçare, pasi vjet u ndryshua kufiri maksimal moshor që deri më tash ishte 50 vjeç.
Është artiste e cila është injoruar dhe nënvlerësuar gjatë pjesës më të madhe të karrierës së saj.
Prej 4 dhjetorit – kur gjatë një ceremonie në Hull u dha lajmin për fitoren e saj – kjo gjë ndryshoi.
U lind në Zanzibar, në Tanzani, dhe si fëmijë shkoi në Angli pasi nëna e saj ishte nga Blackpool, ndërsa u rrit në Londër.
Tash jeton në qytetin e vogël Preston.
Himid i ka falënderuar të gjithë njerëzit të cilët e kanë ndihmuar të mbijetojë gjatë “viteve të egra”.
“Veprat e mia nuk janë injoruar nga kuratorët dhe artistët, por unë nuk kam qenë e pranishme në media mbase për shkak se puna ime ishte tejet e komplikuar për të diskutuar mbi të”.
“Supozoj se çështjet të cilat i trajtoja ishin komplekse, shumështresore, kurse gazetat duhet të shiten”.
“Fitimi i këtij çmimi ka rëndësi të madhe për mua”.
“E kam fituar për të gjitha ato kohëra kur i vendosnim kokat mbi mure, kur përpiqeshim të bënim gjëra por dështonim, njerëzit kanë vdekur ndërkohë… Për të gjitha gratë me ngjyrë të cilat asnjëherë nuk e kanë fituar këtë çmim, ndonëse kanë hyrë në rrethin e ngushtë… Për këtë arsye, është ndjenjë e mirë”.
Bashkë me çmimin, Himid i ka fituar 25.000 funte, para të cilat do t’i harxhojë për të blerë vepra të artistëve tjerë, dhe ndoshta, një palë këpuca të çuditshme, njofton Klan Kosova.
Alex Farquharson, drejtor i Tate Britain dhe kryetar i panelit vlerësues, ka deklaruar se Himid ka realizuar vepra kurajoze që adresojnë çështje “të vështira, të dhimbshme”.
Ajo ka fituar për shkak të tri ekspozitave me veprat e saj në Bristol, Oxford dhe Nottingham.
“Këto ekspozita së bashku kanë ofruar një përmbledhje të mrekullueshme të punës së saj në dekadat e fundit dhe e kanë zbuluar sa vitale është puna e saj në momentin aktual”, ka thënë Farquharson.
Çmimi Turner është njëri ndër çmimet më të njohura të artit bashkëkohor në botë dhe ka për qëllim “ta promovojë debatin publik mbi zhvillimet e reja në artin bashkëkohor britanik”.
Ka pasur edhe kritika ndaj Himid nëse koleksioni i saj ishte në përputhje me misionin e çmimit, për arsye se përfshin vepra që nga viti 1987.
Mirëpo, Farquharson ka pohuar se e gjithë puna e Himid, pa marrë parasysh nëse është e viteve 1980 apo e tashme, veçanërisht sot është “kumbuese dhe relevante”.
Sipas tij, shumë nga veprat e saj duket se kanë marrë më shumë kuptim dhe njerëzit ishin më të gatshëm për to.
“Ato i flasin momentit të tashëm, i cili në Britani dhe në Amerikë është moment i ndarjes”.
Vepra nga viti 1987, e cila është e shfaqur në Ferens Gallery, në Hull, qytet i cili është nikoqir i Çmimit Turner në gamën e festimeve si Qytet i Kulturës, është një set i madh dhe i mbushur përplot me figura të drurit dhe të copëzave të prera nga mediat e ndryshme, inspiruar nga “Marriage A-la-Mode” e William Hogarth. Është lehtë për t’ia ditur datën për shkak të përfshirjes së Margaret Thatcher dhe Ronald Reagan.
Një vepër tjetër nga viti 2007 paraqet enët e tavolinës me skena të skllavërisë nga historia koloniale e Britanisë.
Në një mur tjetër paraqiten faqet e shqyera të gazetës Guardian, ku shihen njerëz me ngjyrë.
Artistja i konsideron këto faqe si stereotipizime të pavetëdijshme racore dhe pikturon mbi to.
Lista e ngushtë e kandidatëve përfshinte piktoren Hurvin Anderson, regjisoren Rosalind Nashashibi, skulptoren Andrea Büttner, etj.
Himid është profesoreshë e artit bashkëkohor në Universitetin Central Lancashire.
Fituesit e mëhershëm të Çmimit Turner janë Rachel Whiteread, Damien Hirst, Grayson Perry, Jeremy Deller dhe, vitin e kaluar, Helen Marten./klan kosovoa
Këngëtarja shqiptare Elina Duni ka njoftuar se viti 2018 po sjellë projektin e saj të ri “Wisdom”, shkruan KultPlus.
Po sipas saj, ajo bashkë me ekipin e saj do të kenë koncerte në Francë dhe Zvicër, duke nisë turin prej 27 shkurtit deri më 4 mars të këtij viti. Ajo ka ndarë një video nga projekti i ri “Wisdom”./KultPlus.com
Në kuadër të Manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” që mbahet tash e sa vite në Gjilan, sivjet do të bëhet edhe zbulimi i bustit të heroit të madh shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeut, shkruan KultPlus.
Në përvjetorin e 550-të të Skënderbuet edhe manifestimi “Flaka e Janarit” i është dedkiuar kësaj figure të rëndësishme shqiptare.
Sipas organizatorëve bëhet e ditur se busti i Skënderbeut do të zbulohet më 17 janar, kurse busti do të vendoset para objektit të zyrës së kryetarit të Komunës së Gjilanit./KultPlus.com
Ambasadori i Japonisë në Shqipëri Makoto Ito, i ftuar në emisionin PASSPORt të gazetarit Arbër Hitaj në Scan Tv, flet për raportet që ka mes 2 vendeve. Diplomati japonez që ndodhet në Tiranë prej vetëm 7 muajsh, thotë se ekonomia shqiptare është atraktive, por për të pasur kompani të mëdha që investojnë, rajoni i Ballkanit duhet parë si një zonë e vetme ekonomike.
Ambasadori thotë se në vit janë mbi 4000 mijë turistë japonez që vizitojnë Shqipërinë dhe i tërheq kultura dhe historia e vendit. Në lidhje me pyetjen si e njohin japonezët Shqipërinë, ambasadori ITO, thotë se Shqipëria njihet në Japoni falë librave të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, ku deri më tani janë përkthyer 10 romane të tij./KultPlus.com
Në vitin 1967 me urdhër të Mehmet Shehut u shemb me dinamit kisha ku është kurorëzuar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Vaun e Dejës.
“Krimi më i madh ndaj një historie të kombit. Kisha ku është kurorëzuar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Vaun e Dejës shkatërrohet me dinamit në vitin 1967 me urdhër të Mehmet Shehut”, ka shkruar Simon Shkreli./KultPlus.com
The Sun sërish ka pasë nën llupë këngëtaren shqiptare Dua Lipa, gjithnjë duke potencuar edhe këtë fakt, se ajo vjen nga Kosova, përcjellë KultPlus.
Sipas The Sun, ajo në heshtje është duke u shndërruar në një prej artisteve të njohura të planetit.
Mirëpo, ky medium nuk ka lënë pa potencuar parashikimin e gabueshëm mbi Dua Lipën, që e kishin bërë sa ishte ajo në shkollën fillore. Në atë kohë,asaj i është thënë se nuk mund të këndonte, sepse nuk mund të arrinte shumë larg.
“Gjithmonë kam dashur të këndoj, duhet shumë këmbëngulje. Nuk mund të heqësh dorë kurrë nga ajo që beson ”, ka thënë Dua Lipa, për të cilën është shkruar edhe për rrugëtimin e saj Prishtinë-Londër,pastaj për rikthimin e saj në Kosovë që ishte vlerësuar si një periudhë jo shpresëdhënëse për karrierën e Duas, dhe krejt në fund edhe për kthimin e saj në Londër dhe suksesin e madh që shënoi po në këtë vend, po për të kaluar shkëlqimi i saj më pas edhe në shumë shtete të tjera./KultPlus.com LONDON, ENGLAND – OCTOBER 16: Dua Lipa and her Vanguard Award at the ASCAP Awards 2017 at One Marylebone on October 16, 2017 in London, England. (Photo by John Phillips/Getty Images)
Mbrëmjen e kaluar e fmashmja Oprah Winfrey, solli një fjalim të fuqishëm në ceremoninë e Golden Globe. Fjalimi i saj pati një jehonë të madhe në media dhe këtë moment e ka shfrytëzuar edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila ka ndarë një fotografi me Oprah, duke shprehur kështu emocionet e fjalimit të saj, shkruan KultPlus.
Rita Ora ka ndar dy fotografi ku ajo shihet ulur shumë pranë Oprah. “Një fjalim tejet emocionues dhe një njeri si Oprah, #timesup, #proud, e lumtur që po jetoj për te dëshmuar këtë ndryshim të bukur”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografive, të cilat Rita i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram. Fjalimi i Oprah, u prit me mjaft duartrokitje e brohoritje në ceremoninë e Golden Globe, kurse shumë njerëz më pas i kërkuan që ta mendoj seriozisht kandididaturen për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /KultPlus.com
Gazetarja Rudina Xhunga, kishte ecur në shumë vende për t’i intervistuar 31 shkrimtarët më të mëdhenj të këtij shekulli. Përmbledhja e këtyre intervistave në librin “Shkrimtarët e shekullit” nis me njërën nga intervistat me nobelistin e njohur Orhan Pamuk, prej të cilit gazetarja kishte nxjerrë edhe opinionin e njohuritë e tij për Shqipërinë, shkruan KultPlus.
Gazetarja Xhunga, derisa në intervistën e saj nxjerrë në dritë shumë nga puna dhe mënyra e krijimtarisë të autorit Pamuk, i cili përmes gazetares Xhunga rrëfehet për publikun shqiptar, Xhunga në këtë intervistë prezantohet me prejardhjen e saj, duke i kërkuar kështu nga shkrimtari që të ndaj mendimet e tij për Shqipërinë.
“Më lejoni në fillim, të prezantohem. Unë jam shqiptare. Çfarë dini ju për shtëpinë time?”, ishte pyetja e gazetares Xhunga.
“E di që Shqipëria është një vend shumë i vogël. Di gjithashtu se edhe kultura juaj është shumë pranë asaj sonës, ka ngjashmëri, ngjasim. Mund të them se edhe fjalorët e parë turqisht janë bërë nga disa shkrimtarë më origjinë shqiptare. Figura të rëndësishme me origjinë shqiptare kanë ndikim të madh në kulturën moderne të Turqisë. Nëse do të vazhdoj të flas ende, do të më ngjas sikur kulturat e dy vendeve nuk mund t’i mendoj veç e veç por si vazhdimësi të njëra-tjetrës”, përgjigjet nobelisti në pyetjen e gazetares, duke theksuar kështu lidhjen mes kulturës së Shqipërisë më atë të Turqisë.
Ai po ashtu gjatë kësaj përgjigjeje tregon se di edhe për periudhën e izolimit të Shqipërisë dhe se tani Shqipëria po ecën në rrugën e demokracisë. Ai në këtë intervistë tregon se disa nga çështjet e Shqipërisë i ka përfshirë edhe në krijimtarinë e tij letrare, duke thënë se intelektualë turq e kanë ndjekur Shqipërinë gjatë periudhave të ndryshme.
“Në të vërtetë Shqipëria është një vend në mes të Evropës. Unë di rreth viteve të mbylljes në vetvete të Shqipërisë. Apo edhe për ngjarje të rënda të disa viteve më parë. Madje, kam pasur shokë këtu në Turqi që janë ndikuar nga gjendja që kaloi Shqipëria para një dhjetëvjeçari. Disa prej këtyre çfarë përmenda unë i kam shkruar edhe në librat e mi. Intelektualët turq e kanë ndjekur Shqipërinë gjatë periudhave të ndryshme. Tani e di që Shqipëria ka kaluar në një sistem demokratik, është një shtet që po forcohet, pasurohet. Shpresoj dhe dua që të vazhdojë me sukses në këtë rrugë”, kështu përfundon përgjigjen shkrimtari i njohur Orhan Pamuk. /KultPlus.com