Gashi: Vizita në Kosovë më ka ndryshuar

Reperi shqiptar, që karrierën e zhvillon në Amerikë, Gashi, ka deklaruar se vizita që i bëri Kosovës për performancën në Festivalin “Sunny Hill” e ka ndryshuar atë.

“Kam udhëtuar nëpër botë sivjet… por udhëtimi në Kosovë më ka ndryshuar mua”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Gashi kishte performuar në natën e dytë, ku akti kryesor ishte Action Bronson./KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BmdrO_yHV25/?taken-by=gashi
https://www.instagram.com/p/BmZLVh0noaR/?taken-by=gashi

Parkingu Nëntokësor dhe Parku Qendror i kryeqytetit mbi të, projekti më i ri i Prishtinës

Parkingu Nëntokësor tek Fakulteti Filologjik, është një nga projektet e mëdha të Kryeqytetit që do të ndërtohet përmes Partneritetit Publiko-Privat.

Deri në fillim e punimeve, janë tri faza procedurale nëpër të cilat duhet të kalohet:

1. Shpalla e kërkesës për kualifikim
2. Shpallja e kërkesës për propozim
3. Përzgjedhja e ofertuesit më të suksesshëm

“Kërkesa për kualifikim ka për qëllim që t’i përzgjedhë kompanitë që kanë potencial financiar dhe operativ për realizuar projektin, dhe bazohet në kualifikimet minimale teknike si dhe kualifikimet minimale financiare. Në fazën e parë kanë aplikuar 6 kompani/konzorciume serioze, dhe tani jemi duke e shqyrtuar dokumentacionin e tyre. Brenda pak ditësh, do të dalim me rezultatet, me c’rast mbyllet faza e parë dhe shpallet kërkesa për propozim. Do të jenë 40-60 ditë afat për t’i dërguar propozimet, dhe më pas futemi në vlerësim të detajuar të secilës ofertë. Deri në muajt e fundit të këtij viti, presim që të dalim me ofertuesin më të suksesshëm, të nënshkruajmë kontratën dhe kësisoj të krijohen kushtet për fillimin e punëve”, tha Drejtori për Planifikim dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Genc Bashota, në prezantimin që e bëri para gazetarëve për këtë projekt.

Sipërfaqja e ndarë për parking nëntokësor është 13,990 metër katror, dhe është planifikuar që të ndërtohen në 2 etazhe. Disniveli në pjesën perëndimore të lokacionit, mund të shfrytëzohet për ndërtimin e disa lokaleve afariste, në sipërfaqe të përgjithshme prej 500 metrash katror. Një prej pjesëve të rëndësishme të këtij projekti, është parku mbi parking, i cili do të jetë edhe Parku Qendror i Kryeqytetit. Secili ofertues duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë dukjes së këtij parku./KultPlus.com

Harta Zonale ruan interesin e qytetarëve dhe rritë pasurinë e përbashkët të kryeqytetit

Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Genc Bashota, mbajti sot konferencë për media ku shpjegoi procesin e hartimit të Hartës Zonale, apo thënë ndryshe planit rregullativ të tërë qytetit.

Kuvendi Komunal tashmë ka miratuar vendimin për inicimin e hartimit të PZhK-së dhe Hartës Zonale. Procesi që nga fillimi i hartimit e deri në përfundim, pritet të zgjasë rreth 18 muaj. Përpilimi i këtyre dokumenteve mundëson korrigjimin e gabimeve që i kemi trashëguar nga e kaluara, ku shpeshherë planet rregulluese kanë qenë në shpërputhje me Planin Zhvillimor Urban.

Për katër vite me radhë, është punuar në vazhdimësi në fazat paraprake të hartimit të Hartës Zonale. Gjatë viteve 2014-2018, janë regjistruar në sistemin GIS të gjitha objektet në qytet, janë bërë të gjitha matjet gjeodezike të nevojshme, dhe janë regjistruar të gjitha instalimet infrastrukturore të Prishtinës. Tani jemi në përfundim e sipër të analizës së banimit, analizë kjo që e qartëson nevojën për banim, numrin e banesave ekzistuese, numrin e banesave që shfrytëzohen dhe atyre që janë të zbrazëta.

“Aktualisht, jemi ne proces të formimit të Komitetit Konsultativ si dhe Grupit Punues. Komiteti Konsultativ ka në përbërje ekspertë të jashtëm, që vijnë nga Instituti për Planifikim Hapësinor (MMPH), Qendra Rajonale për Trashëgimi, Universiteti i Prishtinës, Asociacioni i Arkitektëve, OJQ-të, Oda Ekonomike e Kosovës, GIZ, UN Habitat, CHwB dhe Oda Ekonomike Amerikane. Pra, do të jetë një grup i madh i njerëzve që do të përfshihen, ashtu që rezultatet e këtij procesi të jenë sa më të mira. Kurse, Grupi Punues do të udhëhiqet nga Kryetari i Kryeqytetit, dhe në të do të marrin pjesë të gjitha drejtoritë”, theksoi Drejtori Genc Bashota, përderisa shpjegonte mënyrën e si do të hartohen këto dokumente.

Planifikimi në zona të veçanta dhe ku ka toka komunale me vlerë, do të ketë për qëllim rritjen ekonomike të qytetit, posaçërisht në dhënien në shfrytëzim të tokave për prodhim dhe për vende të punës. Po ashtu Harta Zonale do ta ketë parasysh ruajtjen e tokës bujqësore në Kryeqytet.

Harta Zonale do të jetë e barabartë, dhe nuk do të diskriminohen qytetarët siç ka ndodhur në të kaluarën. Në raste kur në tokën private të dikujt ka interes publik, ai qytetar ka të drejtë ta bartë koeficientin e ndërtimit në zonën e ndërtimit. Kësisoj, edhe ruhet interesi i qytetarit, edhe zhvillohet infrastruktura publike. Harta Zonale dhe dokumentet tjera të planifikimit do të kenë për qëllim përfitimin e pronësisë për Kryeqytetin përmes koeficientit. Pra, shpronësimet do të bëhen me koeficient të ndërtimit, e jo më me para. Përmes politikave të tilla, do ta ruajmë vlerën e pronës së Kryeqytetit, dhe në të njëjtën kohë do ta shtojmë pasurinë e përbashkët të tij.

Pastrohet parku i Gërmisë nga bërlloku i mbetur pas festivalit “Sunny Hill”

Pak kohë pasi në media po qarkullonte një fotografi nga pasojat e festivalit “Sunny Hill” në Gërmi, ku toka ishte mbuluar me mbeturina, ka ardhur reagimi i organizatorëve.

Alban Kastrati, menaxher i festivalit, ka njoftuar se është bërë pastrimi i parkut nga mbeturinat.

Për Koha.net, Kastrati ka bërë me dije se ka qenë përgjegjësi e Hortikulturës që të bëhet pastrimi i hapësirës ku është mbajtur festivali, mirëpo ka thënë se kompania nuk ka shumë staf dhe vet menaxhmenti ka angazhuar dy kompani private për të bërë pastrimin.

“Ka qenë përgjegjësi e Hortikulturës që të bëjë pastrimin e terrenit ku është mbajtur festivali, mirëpo kompania nuk ka shumë staf dhe ne kemi angazhuar dy kompani private që të bëjnë pastrimin e hapësirës”, ka thënë Kastrati.

Ai ka sqaruar se arsyet e vonesës së pastrimit kanë qenë teknike pasi që, siç thotë ai, është dashur të hiqen dy skenat që kanë qenë të ndërtuara për festival, e më pas të bëhet pastrimi i tërësishëm.

“Kemi qenë në pritje të heqjes së dy skenave të ngritura për festival, pasi që nuk mund të bëhet pastrimi i duhur i mbeturinave derisa skenat janë të ngritura. Prandaj është zgjatur ndoshta periudha e pastrimit, mirëpo edhe në këto momente jemi duke punuar që ta kthejmë në gjendjen siç ka qenë, apo ndoshta edhe më mirë”, u shpreh për Koha.net menaxheri i festivalit, Alban Kastrati.

Në parkun e Gërmisë, për 3 net radhazi është mbajtur festivali “Sunny Hill”, ku performoi super-ylli botëror me prejardhje nga Prishtina, Dua Lipa, por edhe artistë tjerë të famshëm me prejardhje shqiptare, si reperi Action Bronson, pastaj Albert Stanaj, po ashtu artist i njohur ndërkombëtarisht, reperi tjetër shqiptar që jeton në SHBA, G4shi, si dhe DJ i njohur, Martin Garrix.

Në festival u paraqitën edhe artistë të shumtë lokalë, por edhe të tjerë ndërkombëtarë. / KultPlus.com

Zbulime të papritura në xhami

Prej muajsh tashmë, Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, ndjekin kantieret e restaurimit të 19 objekteve të kultit të besimeve të ndryshme fetare, nga Jugu në Veri të Shqipërisë.

“E bukura e restaurimit në pasuritë kulturore janë të papriturat që dalin nga shtresëzimet e monumentit, nën tokë apo nën suva, në themele apo në çati”, shprehet ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Kështu, në themelet e Teqesë Helvetive dhe të Xhamisë Mbret në Berat, kanë dalë në dritë struktura të hershme, të panjohura deri tani. Këto zbulime bënë të zgjerohet gërmimi arkeologjik në të gjithë sipërfaqen, përtej vijës së themelit të Xhamisë Mbret.

“As unë e askush nuk e fshehim emocionin që ngjall bukuria e mozaikut që shfaqet nën dhe, të cilit nuk do të ngutesha t’i vija asnjë epitet, por pa dyshim po përgatitemi për një destinacion të ri kulturor në hartën e Beratit. Kjo është pak por e sigurt”, përfundon ajo. /Telegrafi/

Dy kostume tradicionale të Strugës, i shtohen koleksionit etnografik të Muzeut Kombëtar

Muzeut Historik Kombëtar iu shtua një tjetër pasuri plot vlera për trashëgiminë dhe kulturën shqiptare nga shkrimtarja dhe poetja me origjinë nga Struga, por që tashmë jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sadije Veseli.

Në një takim, të zhvilluar me drejtorin e muzeut Dorian Koçi, Veseli shprehu dëshirën për të dhuruar dy kostume tradicionale nga zona e Strugës për koleksionin etnografik të Muzeut Historik Kombëtar dhe këto kostume të veçanta ju shtuan trashëgimisë sonë kombëtare.

Bëhet fjalë për dy veshje tradicionale, ku kostumi i parë vishej përgjithësisht nga mosha e tretë dhe përmban këto pjesë: dimija, brez, peshterka, (përparëse),këmbëza, shami dhe çorape. Ky kostum është i vjetër mbi 100 vjet dhe i gjithi i punuar me dorë në veg.

Kostumi i dytë i përket veshjes së nuseve të reja strugane, që daton nga vitet 1980 dhe përmban dimija, brez, këmbëza, këmishë të punuar me grep,shaminë e kokës dhe çorapet. Po ashtu edhe ky kostum është i punuar me dorë në veg./ata

Apartment 197

Është një kafe-bar që ndodhet në Pejton-Prishtinë. Për disa vite, Apartmenti mban pozitën e tij si një nga baret më karakteristike në Kosovë.

Zhanret e ndryshme të muzikës gjatë ditës dhe natës, bëhen pasione të njohura për biseda dhe komunikim ndërmjet njerëzve, ndërkohë që ndriçimi i duhur dhe kolltukët e rehatshëm e bëjnë apartamentin një vend miqësor që dallon nga të tjerët.

Shërbimi efektiv, cilësia e menusë dhe argëtimi janë filozofia jonë kryesore e punës. Përderisa bota ndryshon çdo ditë, ne po japim më të mirën për të bërë ndryshime dhe inovacione në lokalin tonë./KultPlus.com

“Green Fest” në edicionin e tetë vjen me “Imagjinatë pafund”

7Arte tashmë po prek edicionin e 8-të të organizimit të festivalit tradicional Green Fest. Si çdo vit tjetër festivali Green, edhe këtë vit do të sjellë artistë të ndryshëm dhe synon të ndërgjegjësojë opinionin kosovar për përkujdesje dhe vëmendje më të madhe ndaj mjedisit, si dhe të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Tema e sivjetme “Imagjinatë pafund” ka për synim të nxisë debat dhe ide mbi mënyrat e të jetuarit në harmoni me natyrën, duke konsumuar e prodhuar me përgjegjësi, shkruan KultPlus.

Green Fest këtë edicion do të mbahet pranë Liqenit Artificial në Mitrovicë përgjatë datës 17 – 18 Gusht, nga ora 20:30 – 12:00. Gjatë natës së parë të festivalit të muzikës më 17 gusht do të përfomojnë artistë si: Duo Denis & Edis, Grupi NA, Jericho, Matale, Toton, ndërsa më 18 gusht do performojnë: E blertë, Orges Toçe teat Ajs Trio, Genc Salihu & Visa Kuqi, mysafir special Arbër Salihu, dhe Lilac.
Në kuadër të festivalit do të organizohet edhe aktiviteti “Green Open Air Cinema” i cili këtë vit shënon edicionin e 10’të. Kinemaja e hapur do të jetë aktive gjatë tre netve, të datave: 14-16 gusht, nga ora 20:30 deri në 12:00. Përgjatë kësaj kohe do të shfaqen filma të zhanreve të ndryshme, ku ndër të tjera do shfaqen premierë edhe filmi artistik “Martesa” nën regji të Blerta Zeqirit.

Green Fest këtë vit do të pasurohet edhe me një ekspozitë artistike “Infinit Imagination” e cila është organizuar në bashkëpunim të ngushtë me Kosovo Art Exchange Galery – KAE dhe do të jetë e hapur për vizitor deri në fund të muajit gusht. Së bashku, GreenFest 8 dhe Galeria KAE kanë krijuar kushtet për artistë e rinj nga e gjithë Kosova që të prezantojnë vepra artistike të krijuara e të ri-krijuara me materiale të gjetura e të riciklueshme.

Edicioni i 8’të i Green Fest do të përmbyllet me aktivitetin Green Talks, gjatë të cilit do të realizohen fjalime të aktivistëve që kanë sjellë ndryshim në qytetin apo komunitetin e tyre duke qenë aktiv dhe të përfshirë në praktikat e zhvillimit të qëndrueshëm. Krahas kësaj të rinjët do të angazhohen në ndërmarrjen e aksioneve ambientaliste në dobi të komunitetit.

Green Fest 2018 është mbështetur nga: programi “Culture for Change” financuar nga BE, menaxhuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga Qendra Multimedia, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, CBM, ACI, Kosovo Voulenteers, Taxi Albani./ KultPlus.com

“Po shkon te burri, ule kryet, puno e n`go”

Shkruan: Marie Nikolla-Nikaj

Valbonën e vajzën e saj e vramë ne. Krejt bashkë. E do t’ua marrim jetën edhe sa e sa të tjerave. Vrasës e kriminelë ka kudo në botë, por vrasësit e grave e të fëmijëve te ne janë vrasës të ushqyer e të krijuar prej familjes, shtetit e shoqërisë.

Secila nënë që e ka porositur vajzën: „Po shkon te burri, ule kryet, puno e n`go“, e ka vrarë Valbonën. Secili baba që i ka thënë vajzës: „Ki mendjen e mos ma mer ftyren, se këtu derë s’ki ma“, e ka marrë frymë i çliruar se vajza iu martua, e ka vrarë Valbonën, e krejt këto gra e fëmijë, të vrara prej burrave.

Atë e ka vrarë secili vëlla, që është munduar të bëhet „roje e moralit të motres“. Gratë në Kosovë po i vranë sicili prind që i thotë vajzës: „Shuj, ti je çikë“. Sa herë ia mshelni gojën një vajze e gruaje, ju po përgatitni terren për vrasjen e saj.

Valbonën e ka vrarë secili polic që është tallur me fatin e grave, atyre pak grave që kanë marrë guxim e kurajo të raportojnë dhunën në familje: „Hajt, moter, se s’u ba nami pse ta ka dhanë burri një shuplakë!“

Vrasës janë edhe punëtorët socialë, në vend se t’i bindin këto gra se aty ku nis dhuna, merr fund gjithcka, këtyre grave të shkreta u thonë: „Qysh do me i rritë fëmijët, ktheju burrit, pajtohuni, se familja është e shenjtë“.

Gratë po i vrasin edhe gjyqtarët. Krejt ne e dimë se çfarë denimesh qesharake jepen për vrasjen e një gruaje. Sikur jeta e gruas të mos ishte jetë njeriu!

Gratë po i vrasim edhe krejt ne që kemi heshtur e heshtim. Ne që bëjmë zhurmë 3 ditë mbas vrasjes se një gruaje, e heshtim deri te vrasja tjetër.

Shteti, institucionet e krejt ne po u japim zemër burrave të vrasim, e grave po ua mbyllim gojën. Edhe atyre që kanë pasur sado pak kurajo e shpresë, s’iu kemi lënë asgjë. Çdo ditë po ua dëshmojmë se janë vetëm. Me to nuk është as familja, as institucionet e as shoqëria. Kushedi sa e sa gra këto ditë kanë kaluar ditët e netët të kërcënuara: „Guxo e thirre policinë, hajt shko te familja jote, qe çka të pret“.

E ne bëjmë zhurmë disa ditë e i kthehemi heshtjes. E në heshtje, do të dhunohen verbalisht, fizikisht e seksualisht edhe shumë e shumë të tjera.

Bashkëfajtorë jemi ne!

Lista per blerjen e librave

Rcpublika Kosova-Repu blic of Kosovo
Qeveria- Vlada-Gm’ernment
Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit/Ministarstvo za kulturu, omlaclinu i sport Ministry of Culture, Youth and Sports

Lista per ble1jen e librave, sipas konkursit publik te elates 26 JANAR 2018, clhe propozimit te Kt;shillit
tc Li brit.

Nr. Shtepia botuest; Autori TituIii Sasia <=mim i (50-100) per n.icsi 1 N .SH "FAD" Shaip Grabovci Pri nci i bukur pri nci i 100 3 .90 ---- shemtua r 2 Libri shkollor Agim Vinca Metoda Letrare 100 7 SH.B.PAR NAS E.M .FO RSTE R Aspekte te Roma nit 100 5 6 SH.B"Beq i r MSusl i u" Sabit Rrustemi Per Dashu ri ku rre s'eshte 50 5 7 SH.B "Dukagji ni" Dau t Dema ku Lumtu ria 100 5 SH .B "OM" Ernesto Sabata Njer zit dhe Ingranazhet 100 5 9 Sl-1.B "OM" Regjep Qosja I ringjallu r I pend ua r 100 3 · - 10 SH.B"O M" Manjola Brahaj c;:ka nu k tregohet nuk ka 50 ti· ekzistue 11 "Epoka e Re " Sabri Ki mari Fitorja Diplomatike 50 9 --f-- 12 "E poka e Re " Tahir Desku U ne ja m ne do vend 100 6 13 N.P "Proku ltPress" Fatmi r Halimi Dy vdekjet nje jete 80 6 - ------ 14 SH.B "Meshari" Avdi Shala Abetare me dritare 100 7 (drama per femije) - 15 Sl-1.B "Meshari" Avdi Shala Rokaqielli 50 6 I 16 SH.B "Mesha ri" Agi m Desku U niversi Poetik 50 7 -· SH.B.Olymp Hajdi n Abazi Shembja e Olim pit 100 B 18 SH.B.Olym p Ramadan Thaci I dashur President 100 6 19 "ARS AL BAN I CA" Shyqri Ni ma ni Ne per Gjemba 50 20 . 20 S l-1. B"Pjeter Bogda n i" Zade Kuq i Trendafili I Pasionit 100 s 21 SH .B."Art Poeti ka" Skender R.Hoxha Prozat e dramati zuara te 50 7 Azem Shkrelit 22 "N.SH.Armagedoni" Emi n Z.Emini Stinet e Moi res 100 4.99 23 "N.Sl-1.Armagedoni" Haqif M ulliqi Drama 50 59 24 "N.SH.Armaged cini" M ilazim Krasniqi Poezia dhe vdekja 100 4.99 25 "N.SH.Armagedoni" Ganimet Klaiqi Njoftushmeria ne tituj e 100 4.99 gazetave 26 "N.SH.Armagec!oni" Arif Mol liqi Li u ka e Eperme neper 50 shekuj 27 "N.SH.Armagedoni" Ragi p Gjoshi Menxhimi bash kekohor I 50 5.99 instuticioneve arsimore -· ·-· 28 "N.SH.Arrnagcdoni" Kaltri na Maloku Britmat e shpi rtit 100 4.99 29 "N.SH.Armagedoni" I zet Sarajliq Permbled hje sarajevase e 100 4.99 luftes 30 SH .B"Artini" Perpa rim Blakaj Pertej Syve 100 4 - 3·1 SH.B"Arti ni" Fazli Hajrizi Muje Loshi 100 10 .. - 32 SH.13"Artini" Ad il Ollu ri Shu me rruge dhe nje 100 '1· renie 33 Sl-1.B"Arti ni" Flori na Jcrl i u Trashegi mia Kultu roree 50 7 Kosoves - - -- - - 3'1 SI-1.B"Arti n i" Sir Patrick Pellazget, Pasard hesit e 100 7 Coquhou n&Pasco tyre te sotem dhe origji na Wassa pellazge .3 5 SH.B"Rozafa" Astrit Bishqemi . Kacafytja me Ujku n 50 6 --· -· 36 SH.B"Rozafa" Ra mada n Musliu Domeni I Litera ri teti t 50 6 37 SH.B"Rozafa" Da n Ibra himi Arna Sysh 50 5 38 Sl-1.B"Rozafa" Ramadan M ehmeti Req u iem per M i rko 100 Gash in 45 SI-1.B"Fa i k Konica" M u hamecl Kerveshi Vargjet e Yjeve 5 5 --- ---- 46 Kosova PEN Center Sali Bashota Ne fillim ish te Drita 100 l) 47 SI-1.B "Rifat Ku kaj" 13eclri Tahiri Di mensi one Letrare 50 5 4B ?H.B "Ri fat K ukaj" I zet Abdyli Magjia e Artit dhe E fjales 100 5 - -- 49 SH .B"Pi ramida" Q.Batalli Buzeqesh jet 100 1.50 50 SI-1.B"Pi rarn ida" Xhevat Beqaraj Naten e mir 100 :I.SO - 51 SH.B"Piram ida" Shefqet Ri za Tre Flori nj per tri keshilla 50 1.50 52 SH.B"Pi ramicla" Shefqet Riza Tri shoqe te pandara lib 2 50 1.30 - ----- - 53 SH.B"Pi ramida" Adeli na Mamaqi Gani Trazaovac;:i dhe poezi - --- Total : 26, 149.00 t.: -----

Miratohet Lista per blejen e librave, sipas konkursit te dates 26 janar 2018

Republika e Kosoves
Republika Kosova – Republic of Kosovo
Qeveria – Vlada – Government

Ministria e Kultu res, Rinise dhe Sportit I Minista rstvo Kultu re, Omladine i Sporta I
Ministry of Cultu re, Youth and Sports

Kabineti i Ministrit Kabinet Ministra Minister’s Office

Nr. 89 /201 8
Date: 26.07.2018

Ministri i Kultures, Rinise dhe Sportit, z. Kujtim Gashi, ne mbeshtetje te nenit 145 (pika 2) te Kushtetutes se Republikes se Kosoves, duke marre parasysh nenet 4, 21 dhe 22 te Ligjit Nr. 03/L
– 189 per Administraten Shteterore te Republikes se Kosoves, (Gazeta Zyrtare, Nr. 82, 21 tetor 2012), duke u bazuar ne nenet 8 (paragrafi 1 .4) te Rregullores Nr. 02/2011 per Fushat e Pergjegjesise Administrative te Zyres se Kryeministrit dhe Ministrive (22 mars 2011), si dhe duke u bazuar ne Ligjin Nr. 02/L-15 per Veprimtarine Botuese dhe Libri n, duke marre per baze Listen per blerjen e librave sipas konkursit publik te dates 26 janar 2018 dhe propozimit te Keshi llit te Librit me numer te protokollit 2558/2018 te dates 26.07.2018, mori kete:

V E N D I M

1. Miratohet Lista per blejen e librave, sipas konkursit te dates 26 janar 2018.

2. Pjese perberese e ketij Vcndimi eshte Lista qe fillon nga numri rendor I (nje) dhe perfundon me numrin rendor 56 (pesedhjete e gjashte ).

3. Obligohct Departamenti i Kultures per zbati mi n e ketij Vendimi.

4. Vend imi hyn ne fuqi ne diten e nenshkrimit.

Vendimi i dergohet:

– Kabinetit te Ministrit;
– Zyres se Sekretarit te Pergjithshem;
– Departamentit te Kultures;
– Keshillit te Librit;
– Departamentit Ligjor;
– Divizionit te Financave;
– Arkivit te MKRS’-se;

Rrëfimi i Mehmet Krajës

Të enjten me fillim nga ora 20:00, në kafenenë Sonder nisë rrugëtimin në Prishtinë “Letërsia dhe Qyteti”, shkruan KultPlus.

Ky rrugëtim fillon me Mehmet Krajën, i cili do të flasë mbi letërsinë, qytetin dhe politikën.

Mehmet Kraja, do të jetë përballë Beti Njumës dhe Alda Bardhylit./ KultPlus.com

Një francez zbulon mitet

Një nga mitet më të vjetra të kulturës evropiane, të kënduar nga bardët antikë (çka e bën dhe prekursorin e epikës legjendare ballkanike e evropiane), është ai i Dioskurëvë, që në greqishten e vjetër do të thotë “bij të Zeusit”, bijtë binjakë të Zeusit me Leda-n, të cilët quheshin nga romakët Kastor dhe Pollux dhe që ishin mbrojtësit e marinarëve dhe shpëtimtarët e njerëzve në situata të dëshpëruara.

Është interesant fakti që tempulli i Dioskurëvë nuk ndodhet vetëm në Olimp dhe as vetëm në Romë, meqë romakët e huazuan këtë mit ashtu si shumë mit e të tjera greke.

Siç shkruan Luan Rama te “Gazeta Shqiptare”, ai gjendet edhe në Gramata të Shqipërisë, në një nga gjiret e vegjël midis Karaburunit dhe Himarës, i cili në kohën antike, e më pas bizantine e mesjetare, ishte kthyer në një vend pelegrinazhi. Në vitin 1861, Léon Heuzey, një arkeolog i shquar francez, bashkë më bashkëpunëtorin e tij, arkitektin Honoré Daumet, ishin nisur më mision nga perandori Napolon III, që të zbulonin vendet ku ishte ndeshur Cezari më Pompeun.

Ata kishin hulumtuar në Farsale dhe Filipopolis të Maqedonisë dhe pastaj kishin zbarkuar në Shqipëri, duke zbuluar Durrësin apo Dyrrachium-in antik si dhe Apoloninë, të cilat ishin kthyer në fushëbeteja të përgjakshme midis legjionarëve romakë të të dyja kampeve.

Por veç kësaj, ata iu drejtuan dhe një prej vendeve mjaft të njohura të asaj epoke, Orikumit, ku kishte zbarkuar fillimthi Cezari bashkë më “cahortat” e tij për të luftuar kundër Pompeut. Në shënimet e tij rreth këtij udhëtimi, Léon Heuzey ka shkruar: “Para udhëtimit tonë në këtë vend, hartat e Greqisë së vjetër, nuk e shënonin saktë pozicionin e qytetit të vogël të Orikumit në brigjet e gjirit të Vlorës, në Epir, pra një nga stacionet bregdetare më të famshme dhe më të fortifikuarat e Antikitetit.

Në atë hartë, ajo vendosej shumë tepër në lindje, ndërkohë që ajo gjendej në jug-lindje, në pjesën më të tërhequr të gjirit, midis maleve Akrokeraune dhe lumit Kélyoinos, apo Lumit të Bardhë, siç e quajnë sot. Gjiri i futur, në radën e mbyllur të Vlorës, është vendi i vetëm që mund të ofrojë qëndrimin e mbrojtur të anijeve kundër gjithë erërave.

Ky vend quhet nga banorët “Porti i Dukatit” dhe në pjesën më të thellë të tij, quhet “Pasha-Liman”, në kujtim të kapitën-pashës, më që aty strehoheshin zakonisht flotilët turkë, ashtu siç në Oricum-in e vjetër qëndronin anijet romake, apo në Mesjetë, Jeriko, ku strehoheshin anijet bizantinë apo normandë. Pikërisht atje, në zbuluam në vitin 1861, gjurmët e qytetit antik dhe shënuam të dhënat e ndryshme topografikë, çka shpjegojnë emrin e tij të famshëm, gjithashtu dhe si një kantier detar… Atje, shtëpitë formonin një vazhdimësi shkallësh koncentrike, secila më rrugë në çdo rreth të tyre dhe me shkallare të shumta që ngjiteshin në të gjitha anët deri në lartësitë e akropolit.

Ai vetë është i përbërë nga një mur rrethues, i ndarë më dy pjesë përmes një muri të brendshëm. Në majë ishte një kapele e rrënuar, ku dhe vetë shenjti ishte harruar, çka shënonte dhe sheshin qendror të tempullit të qytetit.

Ky pozicion i krijuar nga natyra si një lloj vizatimi, i përgjigjet katërcipërisht, asaj ç’kemi mësuar mbi Orikumin dhe pikërisht përshkrimi shumë i saktë, dhënë nga Julius Cezar mbi këtë strehim bregdetar në brigjet e Epirit… Por nga koha e Perandorisë Romake shihen ëndë gjurmët madhështorë të “rhéteur”-it Herode Atticus, i cili e ringriti këtë qytet më shpenzimet e tij… ”

Por një nga zbulimet mjaft interesante ishte dhe ai i vendit të shenjtë të Dioskurëvë, për të cilin nuk dihej asgjë dhe që vetëm një udhëtar italian, para dy shekujsh e kishte pikasur dhe kishte shënuar disa nga mbishkrimet rreth tyre. Heuzey e kishte gjetur këtë shënim dhe kureshtar për të zbuluar të vërteten rreth këtij vendi, që në Paris e kishte përcaktuar së do të shkonte dhe në Gramata. Dhe kështu do të ndodhte, pasi Dioskurët ishin një nga mitet më tërheqës, për të cilin autorët antikë kishin shkruar shumë, dukë filluar më Homerin, i cili i përmend ata në veprën e tij Iliada. Dihej, gjithashtu, se këta dy luftëtarë të jashtëzakonshëm, kishin vdekur para Luftës së Trojës, por megjithatë, epika e kënduar thoshte së edhe pse në botën tjetër, ata ishin të gjallë dhe Zeusi i mbulonte më ndere e lavde.

Më që nga ana e tokës, vendi ishte mjaft i vështirë për të zbarkuar dhe duhej shkuar më një barkë nga ana e detit, Heuzey vendosi të dërgonte bashkëpunëtorin e tij më të ri, Daumet. “Pjesa më e egër e maleve Akrokeraune, – vazhdon në shënimet e tij Heuzey, – na bëri të mundur të shohim mbishkrime të shumta. I kisha kërkuar zotit Daumet të shkonte në anën e pasmë të maleve që binin mbi det, në gjirin e vogël të Grammata-s, atje ku Ciriako i Ankonës kishte kopjuar tashmë në greqisht dhe latinisht disa dedikime për nder të Dioskurëvë. Më ndihmën e një varkë, z. Daumet preku gjirin e vogël në një të futur ku kishte rërë, rrethuar aty nga shkëmbinj, vend i cili, nga ana malorë iu duk pa dalje. Por ajo çarje shkëmbore ofronte një vend të mrekullueshëm shpëtimi në rast stuhie kundër shkëmbinjve që binin thikë mbi det. Atje, në dy vende të faqeve shkëmborë, kishte mbi njëmijë mbishkrime që në greqisht justifikonin emrin “åéò Ãñáììáôá”, , dhe që na kujtojnë emrat e vizitorëve të shumtë që rastësia e udhëtimit në det i kishte sjellë në këtë vend të shkretuar.

Atje ata janë zbavitur dhe kanë shkruar mbi shkëmb, dukë dëshmuar ndjenjat e tyre fetare, në këtë strehë të krijuar si mrekullisht kundër rreziqeve më të mëdha… Por mjerisht, koha i kishte fshirë mbishkrimet mbi shkëmb, dukë e bërë leximin e tyre pothuaj të pamundur. Ato mbishkrime të rralla që kopjoi, Daumet mendoi së vetëm ato mund të shënonte lehtësisht dhe që i përkisnin periudhave të ndryshme. Mbishkrimet e Ciriakos (Cyriaquë), janë “proscynèmës”, pra për ndër të Dioskurëvë, zotërvë-shpëtues, mbrojtësve të anijeve dhe të marinarëve. Por udhëtarët, në evokimet e tyre në këto mbishkrime, nuk mendonin vetëm për veten: shpesh, përpara hyjnive, ata luteshin në emër të një apo disa familjarëve të tyre, apo njerëzve që i kishin ngarkuar të bënin për ta atë akt përkushtimi fetar, dukë shkruar e gërvishtur mbi gur emrin e tyre… Dukët së vendi i Dioskurëvë të maleve Akrokëraunë, “Dioscoureion”, nuk kishte vetëm vizitat e rastësishme të marinarëve në fatkeqësi, por ai ishte kthyer në një vend të vërtetë pelegrinazhi. Zoti Daumet ka parë një faqe shkëmbore dhe një gurore ku nxirreshin gurë, të ngjashëm më ato të gjetura në shumë nga antikitetet e Dyrrachium dhe të Apollonisë. Vështirësia e transportimit nga toka, përmes maleve të Epirit, bëri që banorët t’i gjenin e merrnin më mirë gurët në faqet shkëmborë anës detit. Më pas, unë pikasa atë çka kisha vënë re në gurët e Filipopolit në Maqedoni. Përkushtimi kristian i kishte zëvendësuar këto formula e simbole si dhe përkushtimet e paganëve. Një numër i madh mbishkrimesh mbanin tashmë kryqe dhe pikërisht në të njëjtën faqe shkëmbore, ku ishin bërë mbishkrimet për Dioskurët. Ata luteshin për ndihmën e Zotit. Një mbishkrim i datës 1367, tregonte në greqisht emrin e perandorit Jan Paleologut I, i cili mbretëroi nga viti 1356 deri në vitin 1391. Viti 1367 është pikërisht viti kur ai ndërmori udhëtimin detar drejt Venedikut e Italisë më shpresën e kotë që edhe pse pranonte nga halli të konvertohej në katolik, ta bënte Papën Urban V që ta ndihmonte në mbrojtjen e perandorisë së tij që po pushtohej tashmë nga turqit. Sigurisht, ai mund të këtë kaluar këndej dhe ndalur në gjirin e vogël të Grammata-s. Gjithashtu, një tekst në gjuhën vulgarë (popullorë) flet për zakonin shqiptar të të bërit “vllam”. Mbishkrimet vazhdojnë gjer në kohëra të afërta më në, ku më të fundit janë ato të një viti më parë së udhëtimi ynë, pra të vitit 1860. Siç e dimë tashmë, atje ka një ansambël monumentesh, ku udhëtari që do të kishte kohë t’i studionte shkëmbinjtë e Grammata-s, do të bënte të njohura gjëra shumë interesante.

Mjerisht, mbishkrimi i shkruar në gjuhën vulgare apo popullorë, siç shkruan Heuzey, është fshirë, çka është interesante jo vetëm etnografike, por së pari nga ana linguistikë. I kujt shekulli ishte ky mbishkrim? Një enigmë si shumë të tjera që kanë mbetur për historinë shqiptarë…

Murgjit e Apolonisë dhe Nymfeu që heshti…

Kur kishte shkuar në Apolloni, murgjit e atjeshëm i kishin treguar Heuzey-it dhe për ekzistencën e një Nymfeu, (Nymphaeum), i cili lidhej më legjenda që vinin që larg nga bota antikë. Në fakt, kishte qene Herodoti, ai që tregonte pikërisht për Nymfeu-n e Apollonisë, ku toka nxirrte pareshtur shatërvanë zjarri e avujsh nga nëntoka që nuk shuheshin. Madje i folën dhe për historinë e bariut Evenios, e cila ishte përcjellë nga njëri brez në tjetrin: “Në Apoloni kishte bagëti që i ishin kushtuar diellit. Çdo vit, një nga banorët e zgjedhur, natën ruante bagëtitë. Por një natë, kur ishte rojë Evenios, ujqit kishin ardhur në vathë dhe kishin copëtuar 60 prej tyre. Atëherë, prijësit e Apolonisë, bariut Evenios i krryen sytë. Mirëpo bagëtia filloi të shkretohej dhe tokat të mos prodhojnë më. Njerëzit shkuan të orakujt e Dodonës dhe të Defit dhe u ankuan për këtë. Orakujt u thanë së kjo kishte ndodhur, pasi ata i kishin krryer sytë Evenios. Pra ata duhej të kënaqnin dëshirat e tij në mënyrë që ai vend të bëhej sërish i shenjtë.

Njëri nga prijësit e atij vendi u ul një ditë pranë Evenios së verbuar dhe e pyeti si rastësisht së çfarë do të donte në këtë jetë. Evenios i foli atij për toka dhe shtëpinë më të bukur të qytetit. Atëherë ata ia dhanë dhe që atëherë, vendi u bë përsëri i shenjtë.”

Lidhur më vëzhgimet e asaj ditë, Honoré Daumet, pati kohë veçse sa të skiconte disa nga basorelievet dhe kokat e mrekullueshme të gjetura aty. Heuzey u mahnit nga shtylla e vetme që kishte mbetur nga Tempulli i Dianës. “Është e vetmja shtyllë greke që gjendet në vend dhe në gjithë zonën e madhe mbi veri të Athinës… Për sa i përket Akropolit, vendosja e tij është e konturuar nga muret mbajtëse dhe nga disa tarraca në një pllajë të kultivuar, e cila më ekstremitetin lokal të kodrinës krijon një pikë dominuese nga ku kemi një pamje të gjerë mbi të gjithë pllajën midis dy lumenjve si dhe mbi detin më larg. Pak më ulët është një platformë ku është vendosur manastiri i Pojanit, që ruan ëndë emrin disi të ndryshuar të Apolonisë së vjetër të Ilirisë”. Krahas Daumet, edhe Heuzey vizatonte më laps atë që më vonë do të jetë një lloj gravure e një vendbanimi të hershëm antik. Në hyrje të raportit të misionit të tij, dorëzuar Napolonit të III, Heuzey kishte shkruar: ” Sir… Dukë zbritur në rrafshinat e Turqisë qendrore, përmes Via Egnatia-s në gjetëm më pas në bregun e Adriatikut, dy qytete antikë të dorës së parë. Në sajë të një pozicioni të shkëlqyer, përballë Perandorisë, dhe në kryqëzimin e rrugëve ushtarake që lidhte kryeqytetin e Perandorisë në komunikimin më Orientin, Apolonia e Dyrrachium kanë gëzuar një fat më zgjerimin e pushtimit romak. Sot, më gjithë gjendjen e shpërndarë të rrënojave, secila nga këto qytete ruan ëndë një karakter të veçantë, që i përgjigjët roleve të ndryshme që ato kanë luajtur gjatë historisë… ”

Heuzey ishte një shkencëtar më përvojë dhe nuhatje të thellë profesionale, dhe shqiptarët i kishte njohur që në udhëtimin e tij të parë në Ballkan, në Thesali, në vitin 1858, atëherë kur shqiptarët e shoqëronin si rojë, (në fillim 12 shqiptarë e pastaj një i vetëm), gjatë udhëtimit të tij për në Larisa e në Meteorë, siç kujtonte ai në shënimet e udhëtimit që i botoi në Paris nën titullin Excursion dans la Thessalie turque en 1858, (Eskursion në Thesalinë turke më 1858). Madje i sëmurë nga ethet, ai kishte qëndruar diku në një fshat arvanitasish, ku i bëri përshtypje, që ndryshe nga turqit, shqiptarët më kostumet e tyre karakteristike, i mbanin gratë pranë tyre dhe nuk i largonin kur vinin të huajt. Ishte gruaja dhe dy vajzat e shqiptarit që u përkujdesën për të. Dhe tani, përsëri shqiptarët ishin ata që po e prisnin më aq bujari. Por Heuzey atë ditë nxitonte. Ai duhej të vëzhgonte sa më shumë, edhe pse dëshira ia kishte që të ndalonte gjatë dhe të hidhte kazmën e parë të arkeologut, çka bëri dhe në Maqedoninë antike, në Philippe e Farsale.

“Rrënojat e Apolonisë, – do të shënonte ai nga ky qëndrim i shkurtër, – paraqesin imazhin e një qyteze që gjatë gjithë antikitetit i ka ruajtur traditat e jetës helenike, madje edhe gjatë pushtimit romak. Kur vëzhgojmë objektet që janë grupuar në vendin e dikurshëm të akropolit dhe që formojnë në manastirin e Pojanit një muzë të vërtetë, ndjejmë një gëzim të veçantë të gjendemi këtu si në Greqi. Megjithatë, këto fragmente të grumbulluara pothuaj nga njëzet ndërtime të ndryshme, kanë gjurmët e një stili më pak të ashpër sesa monumentet e shekullit të Perikliut: një “antefix” në mermer që paraqiste dy valltarë të përqafuara nga përdredhja e një palmë, ishte ndoshta shembulli më i shkëlqyer i artit grek “të zbukuruar”, që nuk habitemi ta gjejmë gjithashtu në një koloni të Korintit. Në shumë fragmente dorikë dhe veçanërisht në kokën e një luani që ka rënë nga korniza e një tempulli, dukën gjethet dhe ornamentet korintase që pleksen më ornamentet gjeometrike. Një “atlant” prej guri, (trupi i një gjigandi që mban një tempull, L.R.), mjerisht shumë i dëmtuar, i cili ka mbajtur arkitraun e ndonjë portiku, është një dëshmi tjetër e pasurisë së një popullsie të zhvilluar, veçanërisht në ndërtimet publikë. Në gjetëm, gjithashtu, dhe kokën e një gruaje me shami, por vetëm bukuria e kësaj koke mjafton për të treguar së asnjë nga artët e Greqisë antikë nuk degjeneroi në duart e kolonëve të Korintit në këto brigje të largëta të Ilirisë. Apolonia dhe porti afër tij, Oricum, gjurmët e të cilit unë i gjeta, ishte për në fundi i këtij udhëtimi…”

Demetra

Busti i një gruaje më vello mbi kokë tërhoqi vëmendjen e veçantë të Heuzey-it. Ajo ishte ndryshe nga të tjerat dhe më një dhimbje të madhe në shprehinë e saj. Në fakt, këtë skulpturë e kishte ndeshur më parë kapiteni anglez Martin Leake, i cili kishte vizituar Apoloninë dhe manastirin e Shën Maria-s në shtator të vitit 1805. Në shënimet e tij ai shkruante për një “Bust i një gruaje më vellon e hedhur mbi flokë e që pastaj i kalon në gjoks. Ky bust, thonë murgjit, ishte i përsosur, derisa disa ushtarë të Beratit, menduan së ishte i përshtatshëm për t’u argëtuar, dukë e goditur më mushqetat e tyre, gjë që i shkatërroi hundën e mjekrën…” Pikërisht kjo skulpturë e Demetrës, hyjnisë së të korrave, tokës dhe pjellorisë, nënës së Persefonit, virgjëreshës së Pranverës (të rrëmbyer më pas nga Hades në botën ferrike), kishte mbijetuar gjer ditën që kishte ardhur Heuzey. Ja çfarë do të shkruante ndër të tjera më vonë Heuzey rreth kësaj skulpturë që gjeti në Apoloni në studimin e tij të njohur “Kërkime mbi tipin e Demetrë-s së mbuluar më vello në artin grek”, skulpturë të cilën ai e mori më vete dhe e solli në Muzeun e Luvrit.

“Monumenti që na shërben si pikënisje në këtë studim është gruaja më vello, në mermer, një fragment i një statujë greke të gjetur në Apoloninë e Epirit dhe që unë e solla në Luvër. Së pari, ajo që e bën këtë kokë të Apolonisë të denjë për t’i kushtuar një vëmendje të veçantë, është qëndrimi i saj i rëndë, por njëherësh, i trashtë e i ëmbël, çka e dallon nga disa lidhje më idealin pagan… Dhe kjo është veçse hyjnia Demetre, ku kulti dhe legjenda, si diçka thelbësore, qëndrojnë në imazhin tragjik të një hyjnie në zi. Në himnin homerik, vello mbi kokë, ishte mbi të gjitha shenjë e dhimbjes dhe e trishtit të zymtë që ajo donte ta fshihte nga vështrimet e të gjallëve. Në shohim së në legjendën dhe misteret e saj, skulptura kërkonte të krijonte një keqardhje për fatkeqësitë e hyjnisë, e dërmuar nga lodhja dhe e dobësuar nga e pangrëna e dhimbja. Dhe kjo dukët si në vizatimin e vazos antike të Poniatovski-t, ku hyjnesha shfaqet në krah të karros së Triptolemeut, siç e shohim dhe në një statujë të Demetrës më vello në muzeun e Londrës apo në Muzeun e Luvrit, ku busti paraqet pikërisht një hyjni më vello në kokë, e njëllojtë për nga zymtësia fetare më kokën e gjetur në Apolloni./ KultPlus.com

Vjena shpallet vendi më i mirë për të jetuar

Sipas vlerësimeve të indeksit të jetueshmërisë globale të bëra nga njësia Ekonomisë së Intelegjencës, Vjena u emërua qyteti më i mirë për të jetuar teksa Melburni, që më parë e mbante ketë pozitë e humbi ‘kurorën’.

Kjo përzgjedhje është bërë për shkak se kryeqyteti i Austrisë, mbanë numrin më të vogël të kërcënimeve nga sulmet militante dhe ka shkallë tejet të ulët të krimit, shkruan The Guardian, transmeton Ndërtimi.info.

Kryesimi i këtij vendi në indeksin global ka përforcuar pretendimet se kryeqyteti austriak është vendi më i këndshëm aktualisht në botë, për të jetuar.

Melburni kishte mbajtur pozitën e parë, ne shtatë vitet e kaluara, por kërcënimi i sulmeve militante në Evropën Perëndimore i kishte ‘ndihmuar’ që të deklasohet nga kjo pozitë.

Viena rregullisht kishte qëndruar në majat e këtyre pozitave, së bashku me një numër të madh qytetesh tjera në Austri të cilat ofrojnë standarde tejet të mira të jetesës.

Në anën tjetër Damasku mbanë vendin e fundit, e ndjekur nga kryeqyteti i Bangladeshit, Dhaka dhe Lagos në Nigeri. Anketa nuk përfshin disa nga kryeqytetet më të rrezikshme në botë, si Bagdadi dhe Kabuli.

“Derisa në disa vitet e fundit qytetet në Evropë u prekën nga përhapja e kërcënimit nga terrorizmit në rajon, i cili ndikoi në rritjen e masave sigurisë, vitin e kaluar është parë një kthim në normalitet”, deklaroi njëri nga anëtarët e EIU.

Vjena ka arritur të zhvendosë Melburnin nga vendi i parë për shkak të rritjes së vlerësimeve për stabilitetin e kryeqytetit austriak.

Kryeqyteti i Austrisë dhe Melburni shënuan pikën maksimale në kategoritë e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe infrastrukturës. Derisa Melburni shtoi kryesimin e vet në strukturën e kulturës dhe mjedisit, përmirësimi i stabilitetit të Vienës ndikoi në rangimin e saj në pozitën e parë.


Osaka, Calgary dhe Sydney u rradhitën ndër pesë vendet e para në rangimin e EIU që thotë se po tenton të favorizojë qytetet mesatarisht të pasura e shpesh me dendësi jo shumë të lartë të popullsisë. Qytetet shumë të mëdha dhe të mbushura me njerëz kanë tendencë më të lartë të prekjes nga krimi dhe tensionet në vend.

Viena dikur kryeqytet i një perandorie më të madhe se republika e vogël alpine, e sotme ende nuk ka arritur të përputhet me popullsinë e saj të para Luftës së Parë Botërore, kur kishte më se 2.1 miloon banorë.

Ky vend përmban hapësira të mëdha të gjelbëruara, të pasuruara me vende tejet atraktive turistike, teksa njihet për transportin publik shumë të lirë edhe efikas.

“Ta rikthejmë kalldrëmin”

Sot është finalizuar iniciativa ‘’Ta rikthejmë kalldrëmin’’ e konceptuar nga pjesëmarrësit e Shkollës së Aktivizmit Urban në kuadër të projektit “Rikthimi i Qytetit’’.

Gjatë kësaj iniciative në mënyrë simbolike janë vendosur fragmente të kalldrëmit në rrugën “Adem Jashari”, duke bërë thirrje që të rikthehet diskursi publik lidhur me kthimin e kalldrëmit në këtë rrugë.

Prizreni, si qendër urbane prej shekujsh dallohet me karakteristikat arkitektonike të saj të ndërlidhura me aplikimin e materialeve tradicionale. Në mesin e tyre kalldrëmi përbën identitetin historik të rrugëve e rrugicave të tij. Si i tillë, kalldrëmi i ka dhënë karakter dhe hijeshi shesheve e rrugëve të Prizrenit në të kaluarën, dhe vazhdon ta bëj këtë edhe sot e kësaj dite në pjesët e mbetura. Në vitet e pasluftës, në disa rrugë qendrore të Prizrenit kalldrëmi është larguar dhe është zëvendësuar me asfalt. Në këtë mënyrë, në emër të lehtësimit të qarkullimit rrugor të automjeteve është sakrifikuar një nga elementet e identitetit historik të qytetit.

Të lidhur emocionalisht me kalldrëmin si simbol i qytetit të Prizrenit, të rinjtë pjesëmarrës të Shkollës së Aktivizmit Urban kanë propozuar që përmes një inicitive të tillë të përqohet mesazhi për mundësinë e kthimit të kalldrëmit në këtë rrugë. Format e aplikuara të kalldrëmit kanë karakter të përkohshëm dhe tentojnë që përmes rikthimit në kohë, kur kjo rrugë ishte e mbuluar me kalldrëm, të bëjnë thirrje te autoritetet lokale dhe qendrore të diskutojnë mundësitë e rikthimit të kalldrëmit aty ku ekzistojnë mundësitë.

Ideja për performancën publike për rikthimin e kalldrëmit është dhënë gjatë Modulit 1 të Shkollës së Aktivizmit Urban, të mbajtur në muajt prill – maj të këtij viti, gjatë së cilës të rinjtë pjesëmarrës të shkollës kanë pasur rastin të aftësohen lidhur me principet e aktivizmit urban. Kjo iniciativë do të përcillet me iniciativat e radhës të dizajnuara në kuadër të Shkollës së Aktivizmit Urban. Veprimet e propozuara trajtojnë çështje të caktuara të komunitetit në qytet, dhe u takojnë fushëveprimeve të ndryshme me fokus në hapësirat publike.

Shkolla e Aktivizmit Urban është pjesë e projektit ‘’Rikthimi i Qytetit’’ që në mënyrë specifike synon të avokojë për gëzimin e plotë të së drejtës mbi qytetin përmes një sërë platformash të aktivizmit. Nëpërmjet Shkollës së Aktivizmit Urban, projekti ofron një platformë edukimi dhe aktivizmi qytetar për të rinjtë, duke transformuar nxënësit e shkollave të mesme në qytetarë politikisht aktiv dhe social.

Projekti “Rikthimi i qytetit – E Drejta mbi Qytetin për grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit në Prizren” përkrahet financiarisht nga National Endowment for Democracy./ KultPlus.com

Kushtrim Hoxha e Faton Macula rikthejnë këngën e famshme të Muharrem Qenës

“Shokut”, njëra prej këngëve të njohura të Muharrem Qenës, do të këndohet ndryshe përtej oqeanit.

Dy artistë nga Kosova janë bërë bashkë për ta ripërpunuar këngën e kantautorit, aktorit e regjisorit që i ka lënë muzikës hite të shumta, të cilat vazhdojnë të jetojnë edhe pas vdekjes së tij më 2006.

Jazz-kitaristi kosovar me nam në ShBA, Faton Macula, dhe aktori Kushtrim Hoxha, që po ashtu po bën karrierë në skenën teatrore amerikane, janë duke e përpunuar këngën e Qenës. Versioni i ri i “Shokut” do të vizualizohet. Brenda dy a tre muajsh dyshja paralajmëron ta publikojë videoklipin e këngës së përpunuar. Në versionin e Maculës e Hoxhës, “Shokut” nuk do të jetë fort e ngarkuar me instrumente dhe do ta ndryshojë krejtësisht zhanrin.

Macula ka thënë se kjo është hera e parë që bashkëpunon me Kushtrim Hoxhën për ta përpunuar një këngë të Qenës, shkruan KD./ KultPlus.com

Rita Ora, prezantuese më VMA 2018

Ylli botëror nga Kosova, Rita Ora po vazhdon rrugëtimin e saj të suksesshëm në botë, ndërsa nuk po mungon as edhe në ngjarjet më të mëdha prestigjioze, shkruan KultPlus.

Ajo këtë të hënë do të prezantojë ngjarjen e madhe Video Music Awards, ku është edhe e nominuar.

I will see you all on Monday! 20.8.18 #Vmas #lonelytogether

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Ngjarja do të shfaqet live këtë të hënë duke filluar nga ora 20:20 në MTV./ KultPlus.com

Veseli kërkon që Hasan Prishtina të varroset pranë Rugovës e Demaçit

Kryeparalamentari Kadri Veseli ka bërë të ditur se me rastin e shënimit të 85 vjetorit të vrasjes së heroit Hasan Prishtina, ka kërkuar që eshtrat e Prishtinës të sillen në Kosovë.

Veseli ka thënë se eshtrat e Hasan Prishtinës duhet të varrosen me ceremoni shtetërore, afër vendit ku janë varrosur ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe simboli i rezistencës, Adem Demaçi.

“Në 85 vjetorin e vdekjes kujtojmë Hasan Prishtinën, heroin e madh të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesin e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës. Në këtë vit të nderimit kombëtar për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, dhe në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të krijimit të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, kam marrë iniciativën që eshtrat e Hasan Prishtinës të sillen në Kosovë dhe në një ceremoni shtetërore të varrosën në Prishtinë, në vendin ku prehen Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Kosovës dhe Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare në Kosovë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se për këtë u ka dërguar letër autoriteteve në Shqipëri.

“Për këtë qëllim u kam dërguar një letër autoriteteve shtetërore në Tiranë, që të na mbështesin në këtë iniciativë domethënëse për memorien dhe identitetin shtetëror të Kosovës. Kosova nuk i harron bijtë e vetë, heronjtë e saj. Ata, si gjithmonë, kthehen të fundit nga betejat”, shkruan Veseli./ KultPlus.com

85 vjet nga vrasja e Hasan Prishtinës

Janë bërë 85 vite që kur në qytetin e Selanikut është vrarë në pabesi dhe mizori ish-Kryeministri i Shqipërisë, Hasan Prishtina.

Hasan Prishtina ka qenë nëpunës, deputet shqiptar në Mexhlisin osman, aktivist shqiptar për autonominë e më pas pavarësinë shqiptare, ministër dhe deputet i shtetit shqiptar.

Hasan Prishtina u lind në Vushtrri, më 27 prill 1873, i njohur si Hasan Berisha, Polaci, ose Vuçiterna. Pinjoll i bejlerëve të Vuçiternit, dera e tyre ka qenë një familje e nderuar spahinjsh vendas.

Mësimet e para kreu në vendlindje. Vazhdoi shkollimin në gjimnazin frëng të Selanikut, më pas në Stamboll u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë. Pas përfundimit të shkollës punoi në Shkup, ku qe edhe pjesë e klubit “Bashkimi” në qytet dhe lobon pro shkronjave latine për alfabetin shqip./ KultPlus.com

Komuna e Prishtinës planifikon ta mbështesë “Sunny Hill Festival” me 60 mijë euro

Komuna e Prishtinës planifikon që ta mbështesë “Sunny Hill Festivalin” me 60 mijë euro. Vetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka hedhur poshtë mundësinë që institucioni që ai udhëheq të japë 250 mijë euro për këtë festival, siç është përfolur e raportuar gjatë ditëve të mbajtjes së tij.

“Po çfarë 250 mijë euro”, ka qenë komenti i Ahmetit. Ai të hënën i ka thënë gazetës se Komuna ka nisur procedurat që të participojë në organizimin e festivalit duke paguar pjesërisht njërin nga artisët pjesëmarrës.

“Komuna e Prishtinës ka menduar t’i ndihmojë me pagesën e pjesshme për njërin nga artistët në shumë prej 60 mijë eurove dhe jemi në procedurë e sipër”, ka thënë ai. Ka thënë se nuk e di se nga ka dalë që Komuna do të paguajë 250 mijë për festivalin. Komuna ndihmë tjetër për “Sunny Hill…” llogarit edhe dhënien e lejes për shfrytëzimin e Parkut të Gërmisë. Deri më tani, sipas informacioneve që ka gazeta, asnjë institucion tjetër shtetëror nuk e ka përkrahur financiarisht “Sunny Hill Festivalin”, shkruan Koha Ditore./ KultPlus.com

Të rinjtë francezë vijnë në Berat, promovojnë trashëgiminë kulturore

Të rinj nga qyteti i Marsejës në Francë janë angazhuar prej disa ditësh në programin “Interlink Berat” i cili synon promovimin e trashëgimisë kulturore, ruajtjen e mjedisit dhe nxitjen e shkëmbimeve kulturore.

Me mbështetjen e bashkisë Berat dhe me ndihmën e vullnetarëve të Korpusit të Paqes Berat dhe Aleancës Franceze, dega Berat, të rinj beratas dhe nga qyteti i Marsejës në Francë janë angazhuar në këtë program.

Të rinjtë janë duke ndihmuar në përmirësimin e oborreve të kishave historike të Shën Mëri Vllahernës dhe Shën Todrit në Kalanë e Beratit dhe të disa shkollave në qytet.

Aktivitete të tjera përfshijnë ekspedita në natyrë si dhe programe shkëmbimi dhe ndërveprimi kulturor.