Gucci kryeson nominimet për Fashion Awards 2018

British Fashion Council ka zbuluar kandidatët për çmimet e modës së këtij viti dhe popullariteti i Gucci nuk tregon shenja të ngadalësimit.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve, që do zhvillohet më 10 dhjetor në sallën Royal Albert Hall, do shpallë talentin më të mirë në Britani dhe në modën botërore.

Një trupë e përbërë nga 2.000 anëtarë kryç të industrisë së modës, nga 32 vende, vendosi nominimet për dhjetë kategoritë.

Në krye qëndron Gucci me 4 nominime dhe pas saj vjen Burberry, me 3 nominime nën drejtimin e drejtorit të ri të kreativitetit Riccardo Tisci.

Jonathan Anderson me Loewe gjithashtu është nominuar në tre kategori.

Ndërsa do të ketë konkurrencë të madhe për kategorinë Dizenjuesi Britanik i Vitit për Veshjet e Femrave.

Clare Waight Keller e Givenchy, dizenjuesja e famshme e fustanit të dasmës së Meghan Markle, do të jetë kundër Victoria Beckham dhe Roksanda Ilincic.

Adwoa Aboah do të përballet me Bella Hadid dhe Winnie Harlow në kategorinë e Modeles së Vitit. Ceremonia e fundvitit do të mirëpresë 4.000 të ftuar.

Nominimet për Fashion Awards 2018 janë:

Accessories Designer of the Year

Alessandro Michele për Gucci

Demna Gvasalia për Balenciaga

Jonathan Anderson për LOEWE

Maria Grazia Chiuri për Dior

Miuccia Prada për Prada

Brand of the Year

Balenciaga

Burberry

Gucci

Off-White

Prada

British Designer of the Year Menswear

Craig Green për CRAIG GREEN

Jonathan Anderson për JW Anderson

Kim Jones për Dior

Homme Martine Rose për Martine Rose

Riccardo Tisci për Burberry

British Designer of the Year Womenswear

Clare Waight Keller për Givenchy

Jonathan Anderson për JW Anderson

Roksanda Ilinčić për ROKSANDA

Simone Rocha për Simone Rocha

Victoria Beckham për VICTORIA BECKHAM

British Emerging Talent Menswear

Ben Cottrell and Matthew Dainty për COTTWEILER

Eden Loweth & Tom Barratt për ART SCHOOL

Kiko Kostadinov për Kiko Kostadinov

Phoebe English për PHOEBE ENGLISH

Samuel Ross për A-COLD-WALL*

British Emerging Talent Womenswear

Matty Bovan për Matty Bovan

Natalia Alaverdian për A.W.A.K.E.

Rejina Pyo për REJINA PYO

Richard Quinn për Richard Quinn

Sofia Prantera për ARIES

Business Leader

Jonathan Akeroyd për VERSACE

José Neves për FARFETCH

Marco Bizzarri për Gucci

Marco Gobbetti për Burberry

Michael Burke për Louis Vuitton

Designer of the Year

Alessandro Michele për Gucci

Clare Waight Keller për Givenchy

Kim Jones për Dior

Homme Pierpaolo Piccioli për Valentino Virgil

Abloh për Louis Vuitton

Model of the Year

Adut Akech

Adwoa Aboah

Bella Hadid

Kaia Gerber

Winnie Harlow

Urban Luxe

Alyx Marine

Serre

Off-White

Palace

Supreme /a.a/j.p/KultPlus.com

Nënkalimet e metrosë në New York jehojnë nga këngët operistike

Përderisa udhëtare e metrosë në New York janë ta dhënë pas telefonave të tyre të mençur, një grup i vogël këngëtarësh janë duke ndriçuar nënkalimet e metrosë përmes këngëve të tyre operistike.

“Opera Collective” është një grup i përbërë nga rreth 30 këngëtarë të cilët vijnë nga New York. Këta këngëtarë operistikë perfomojnë në një ndër skenat më të pazakonshme, nënkalimet e metrosë në New York, shkruan greatbigstory.com

Çdo javë këtë soprano, alto dhe tenor të talentuar performojnë në metro para udhëtarëve të cilët shfrytëzojnë këtë transport./ KultPlus.com

Lutje

Poezi nga Juan Gelman. Sjellë në shqip nga Barjam Karabolli.

Jetomë, depërtomë.
Qoftë gjaku yt një me gjakun tim.
Buzët e tua u përmbledhshin tek të miat.
Zemra jote e zmadhoftë timen deri sa të shpërthejë.
Më shqyej.
Rënç e tëra brenda meje.
Shkofshin duart e tua tek të miat.
Këmbët e tua ecshin tek të miat.
Përvëlomë, përvëlomë.
Më mbuloftë ëmbëlsia jote.
Ma lagtë qiellzën pështyma jote.
Qofsh tek unë njësoj si dërrasa tek druri.
Sepse s’duroj dot më kështu, me këtë etje
që po më zhurit.
Me këtë etje që po më zhurit,
korbat e saj, qentë e saj, copat e saj./KultPlus.com

Reperi i njohur kanadez humb jetën derisa po xhironte klipin e ri

Një nga reperët e njohur kanadez ka humbur jetën tragjikisht në momentin që po xhironte vidioklipin e tij. Bëhet fjala për Jon James McMurray, i cili ra nga avioni në momentin që po xhironte disa nga skenat për projektin e ri muzikor.

“Daily Mail” tregon se reperi po filmonte veten kur spiralet e aeroplanit shkuan drejt rënies .

Edhe pse ai kishte të veshur një parashutë, e ka pasur të pamundur që ta hapë në kohë, gjë që i ka kushtuar atij jetën. Piloti ka treguar se reperi ka qëndruar prej një kohë të gjatë i kapur në krahun e aeroplanit, por se ai nuk ka mundur të bëj asgjë që ta ndalonte aksidentin e rëndë.

Ekipi i tij i menaxhimit thanë se ai ishte përgatitur për këto skena për muaj me radhë dhe ishte trajnuar intensivisht.

Gjithashtu thuhet se trupi i Jon u gjet në një fushë nga një fermere, e cila shprehet se e kishte dëgjuar avionin duke fluturuar afër shtëpisë së tyre vetëm pak çaste para se reperi të rrëzohej./koha.net/ KultPlus.com

MTV rendit dhjetë arsye pse Dua Lipa mund të jetë artistja më e mirë e vitit

Dua Lipa publikoi albumin e parë në karrierë gjatë vitit të kaluar, dhe që nga atëherë nuk ndalet me sukseset.

Ajo ka mbajtur disa koncerte madhështore, ku ka bashkëpunuar me artistë të mëdhenj dhe muzika e saj është në krye të listave botërore.
https://www.instagram.com/p/BpRc_9Wl_LG/?utm_source=ig_embed
Kështu raporton ndër të tjerash televizioni më i madh muzikor në botë, MTV, i cili ka listuar dhjetë gjëra që e bëjnë të veçantë 23-vjeçaren.

Ajo fitoi çmimin më të mirë të artistit të ri në MTV EMA të vitit të kaluar dhe tani është një nga kandidatët më të forta së bashku me Drake, Ariana Grande, Camila Cabello dhe Post Malone për të fituar çmime të tjera në këtë ngjarje muzikore.

Theksojmë se zeshkania jonë ka treguar se është nominuar në katër kategori të ndryshme për çmimet “EMA MTV”.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.
Këto janë dhjetë arsyet:

1. Dua lipa është artistja më e re që ka një videoklip me mbi një miliard shikimesh në YouTube

2. “New Rules” u pasua me një super këngë si “IDGAF”

3. Bashkëpunimi me Calvin Harrisin në këngën “One Kiss” bëri që të pushtoj top listat botërore gjatë gjithë verës

4. Dua pati bashkëpunime të suksesshme me Silk City, Aka Diplo dhe Mark Ronson për hitin “Electricity.”
https://www.instagram.com/p/BklKgSwFjtV/?utm_source=ig_embed

5. Videoja e këngës “Electricity” ishte një super hit në të gjitha aspektet

6. Ajo ishte artistja me më së shumti nominime në “Brit Awards”

7. Dua pati një performancë të shkëlqyeshme të këngës “IDGAF” së bashku me Charli XCX, Zara Larsson, Alma dhe MO

8. Dua shtoi tre këngë të reja në albumin debutues Deluxe

9. Ajo së fundi ka sjell një bashkëpunim që do t;i sjell suksese në tregun aziatik – “Kiss and make up”

10. Stili i saj unik i veshjeve ka frymëzuar shumëkënd përgjatë këtij viti
https://www.instagram.com/p/Bj2_lqMFlo_/?utm_source=ig_embed

Eno Peçi nderohet me titullin ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’

Kur është fjala për Eno Peçin, duhet ta pranojmë se kemi një simpati të shprehur dhe të argumentuar për këtë artist. I talentuar, i papërtuar, i dashur dhe shumë bashkëpunues ai është simbol i artistit që kufijtë nuk i njeh.

Ky vit përkon me vitin kulturor Shqipëri-Austri dhe në kuadër të tij po mbahen një seri aktivitetesh që kanë në qendër pikërisht kulturën e dy popujve. Eno Peçi ka dhënë një kontribut të padiskutueshëm në lartësimin e talentit dhe kulturës shqiptare në këtë vend mik. Në vizitën që Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta zhvilloi në Austri, në prani të përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme të Austrisë si dhe të personaliteteve të artit, balerinit dhe koreografit Eno Peçi ju dorëzua një prej nderimeve më të larta të Shqipërisë, titulli “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Në dorëzimin e këtij titulli presidenti i Republikës së Shqipërisë u shpreh:

“Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij, si ambasador i shkëlqyer i imazhit të Shqipërisë në Austri dhe nëpër botë, unë kam nderin t’i akordoj atij një nga titujt më të lartë të Shqipërisë, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Duke prezantuar këtë vlerësim për të gjithë ndjekësit e tij në mediat sociale vetë Eno ka shkruar:

“Ndjehem pafundësisht mirënjohës, i nderuar dhe krenar të marr nga “Presidenti i Shqipërisë” Titullin e lartë: “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” pas film – dokumentarit “Solisti” në Kinemanë Urania nga Gjergj Mazi”. /Opusalb/ KultPlus.com

Një tjetër shqiptare në tregun ndërkombëtar, “sfidon” Ritën dhe Duan (VIDEO)

Pavarësisht sa skeptikë mund të kenë qenë dëgjuesit në fillimet e karrierës së Rita Orës, Bebe Rexhës apo Dua Lipës, koha u tregoi të kundërtën.

Tre vajzat shqiptare na bënë krenarë pasi arritën që falë talentit të pushtonin botën e muzikës, duke u ngjitur në skenat më të mëdha ndërkombëtare.

Por treshes shumë shpejt do t’i shtohet një tjetër emër dhe është pikërisht Ava Koçi, e njohur me emrin e artit Ava Max.

Ajo ka lindur më 16 shkurt 1996 në Wisconsin të SHBA-ve, me prindër emigrantë nga Shqipëria.

Ava e ka filluar karrierën e saj në Britani, ku dhe ka lansuar këngët e saj si, “Sweet but Psycho”, “My Way”, apo “Not your Way”, kurse projekti i fundit është në bashkëpunim me Dj e njohur David Guetta dhe Jason Derulo. /KultPus.com

“Nas Daily” vazhdon publikimin e videove nga Shqipëria, sjellë traditën e krijimit të tingujve nga gjethi

Blogeri i njohur ndërkombëtar, Nas, ka disa ditë që është duke qëndruar në Shqipëri ku ka realizuar disa video të cilat zgjatin një minutë.

Në mesin e videove të krijuar në Shqipëria ai bisedon për kafet, tolerancën fetare ndërsa së fundi ai ka realizuar një video ku bisedon edhe për një traditë të veçantë të shqiptarëve. Ai së fundi publikoi videon e cila tregon sesi mund të bëni muzikë me gjethe.

Për të parë më shumë video të realizuar nga “Nas Daily” ju mund të ndiqni faqen e tij në Facebook.

“A mund të krijoni muzikë nga kjo? Njeriu që shihni afër meje, është një nga të rrallët, që e bën këtë. Në zonat e largëta të Shqipërisë është një familje që përmes gjetheve krijon muzikë. Ata mund ta luajnë Michael Jackson-in, mund të bëhen zogj, ose policë. Për qindra vjet, kjo është familja në Shqipëri që mund ta bëjë këtë. Unë u mësova nga gjyshi im. Çdo ditë kur shohim pemë me miliona gjethe, nuk mendojmë asgjë për to. Por kjo familje në një fshat e rrethuar nga natyra, po i kthejnë gjesendet që i rrethojnë në miliarda instrumente muzikore“, është përmbajtja e stories./KultPlus.com

“Më fal” merr dy çmime ndërkombëtare, pjesë edhe i Tirana International Film Festival

“Më fal” apo “Forgive me”, me regji të regjisorit Besim Ugzmajli, pasi që fitoi dy çmime ndërkombëtare tash do të jetë pjesë e filmave të festivalit Tirana International Film Festival, shkruan KultPlus.

Ky festival, i cili tashmë është festival kualifikues për Oscar, nisë më 2 nëntor dhe përfundon më 9 nëntor në Tiranë.

“Më fal”, ka marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare, ku së fundmi ka fituar çmimin për kinematografi në ‘West Nordic Film Festival’, në Norvegji, dhe çmimin si filmi më i mirë i huaj në ‘Route 66’ë në SHBA.

“Më fal” është realizuar këtë vit me vetëfinancimin e producentëve Besim Ugzmajli dhe Agron Shala, ndërsa aktorët në këtë film janë: Agron Shala, Semira Latifi, Igballe Qena, Kushtrim Asllani, Ekrem Sopi, Sherif Bega, Orik Berani, Adrian Obertinca.

Një djalë i ri, i quajtur Bujar, manipulohet nga një imam kosovar që t’u bashkohet grupeve terroriste që luftojnë në Siri. Ai i bashkohet luftës tinëzisht dhe pastaj i kërkon ndihmë vëllait të tij t’ia dërgojë në Siri edhe gruan. Por vëllai tmerrohet nga veprimet e Bujarit dhe i kërkon të kthehet në Kosovë. Bujari e kërcënon gruan e tij se nëse nuk i bashkohet në Siri do të martohet me një grua që ka mbetur e ve nga lufta./ KultPlus.com

KamerFest mirëpriti yjet e ardhshëm të muzikës në Kosovë, fituesit e garës ‘ArsKosova’

Alberina Haxhijaj

Në kuadër të festivalit KamerFest, mbrëmë ka performuar pianisti Andi Duraku dhe violinisti Rron Bakalli, të cilët janë fitues të garës ndërkombëtare të muzikantëve të rinj ArsKosova 2018, shkruan KultPlus.

ArsKosova është një ndër garat e cila mbahet në Kosovë dhe organizohet nga fondacioni ArsKosova. Gara ka për qëllim që të vë në pah talentet e ri të cilët garojnë në 19 disiplina ku përfshihen: Violinë, Violë, Violonçello, Kontrabas, Kitarë, Piano, Flaut, Klarinetë, Bas Klarinetë, Saksofon, Fagot, Oboa, Trompë, Trombon, Korna, Tubë, Muzikë Dhome(Kamertale), Solokëndim dhe Solfezh.

Festivali KamerFest në kuadër të objektivit të tij që ka tash e disa vite si festival e që është promovimi i të rinjve, për këtë edicion të 19-të solli një koncert në të cilin performuan pikërisht Andi Duraku dhe Rron Bakalli fituesit e garës ArsKosova.

Andi Duraku i cili performoi i vetëm në piano solli për të pranishmit sonatën nr.23 “Appassionata” në f-mol të kompozitorit Ludëig van Beethoven dhe “Mephisto Waltz” nr.1 në A-dur nga Franz Liszt. Ai përmes këtyre dy veprave dëshmoi titullin e tij si fitues i garës ArsKosova dhe shfaqi edhe potencialin që posedon.

“Si fitues të ArsKosova 2017, unë dhe Rroni kemi marrë ftesën që në kuadër të KamerFest-it të perfomojmë dhe të paraqitemi me një gjysmë recitali. Pjesëmarrja jonë këtu dhe koncerti ishte shumë i rëndësishëm për ne pasi që të tilla koncerte na japin hapësirë që ta prezantojmë punën tonë. Gjithashtu në kuadër të festivaleve të tilla takojmë edhe pianistë apo muzikantë të njohur të cilët vijnë dhe shkëmbejnë përvojat e tyre së bashku me ne”, u shpreh pianisti Duraku për KultPlus.

Në anën tjetër violinisti Rron Bakalli solli sonatën për violinë dhe piano nr. 2 në A-dur të Johannes Brahms së bashku me pianistin Derek Han i cili erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe carmen phantasy për violinë dhe piano të Bizet-Waxman, shoqëruar nga Arbëresha Shehu. Bakalli është pjesëmarrës në KamerFest që tri vite, mirëpo sipas tij ky vit veçohet më shumë.

“Koncerti sonte ishte një sfidë për ne por edhe një gjë shumë e mirë për të ardhmen tonë. Sonte luajta së bashku edhe me pianistin Derek Han, një pianist i nivelit të lartë dhe shpresoj që edhe në të ardhmen do të kem mundësinë që të luajë së bashku me pianistë të tillë”, theksoi ai për KultPlus.

Në anën tjetër për pianistin Derek Han kjo është hera e pestë që ai vjen në Prishtinë dhe sipas tij është çdo herë mirë të rikthehesh dhe të shohësh sesa progres është bërë në muzikë por edhe në vend. Tutje ai theksoi për KultPlus se loja së bashku me ‘yjet e ardhshëm të muzikës në Kosovës’, siç i quan ai fituesit e garës ArsKosova është një eksperiencë shumë interesante.

“Rron Bakalli është një student i talentuar një instrumentistë po ashtu i mrekullueshëm kështu që ishte kënaqësi që të luajë me të. E gjithë kjo është një eksperiencë e mirë pasi që vijmë këtu dhe luajmë së bashku me studentët, punojmë me ta dhe performojmë në skenë. Ne sjellim një eksperiencë ndryshe dhe ata po ashtu kanë një eksperiencë ndryshe pra bashkohemi së bashku përmes muzikës. Ky është një rast shumë i mirë për të shkëmbyer këto eksperiencat tona në mënyrë që tu japim atyre një mundësi për të parë nga një këndvështrim tjetër. Shkolla këtu e muzikës është shumë e mirë dhe ka profesor të mrekullueshëm por është pjesë e jetës që të shkëmbejmë idetë me të tjerët”, tha ai.

Sonte duke filluar nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë do të mbahet koncerti i ardhshëm në kuadër të edicionit të 19-të të festivalit KamerFest 2018./ KultPlus.com

Maratona e artit dhe poezisë italiane udhëton në Berat

Në kuadër të javës së gjuhës dhe kulturës italiane në Kalanë e Beratit u zhvillua “Maratona e artit dhe poezisë Italiane 2018”.

Në këtë aktivitet morën pjesë 14 shkollave dhe 142 nxënësve të cilët interpretuan pjesë nga autorë të ndryshëm në poezi,këngë dhe muzikë italiane.

Aktiviteti u mundësua nga ambasada italiane në bashkëpunim me konsullatën italiane në Vlorë dhe me mbështetjen e DAR-Berat,QKMB dhe DRKK-Berat.


Në përfundim të aktivitetit në praninë e veçantë të ambasadorit italian Alberto Cutillo dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal në ambientet e muzeut Onufri u ndanë çertifikata vlerësuese për pjesëmarrësit, shkruan ata./ KultPlus.com

“Kthehu prapë në ëndrrat e mia, kthehu ti ashtu si dikur…”

Eliza Hoxha është një nga këngëtaret që me zërin e veçantinë e saj artistike ka prekur publikun me mjaft shumë këngë, disa prej tyre arrijnë të depërtojnë tek publiku edhe pasi që ka kaluar më shumë se një dekadë nga krijimi i tyre, shkruan KultPlus.

“Kthehu” është një nga këngët identifikuese të saj që shpalos ngjyrën e veçantë të zërit e interpretimin.

KultPlus sot e sjellë si retrospektivë këtë këngë me tekst e interpretim të Eliza Hoxhës.

E kërkoj fytyrën tënde,
t’kem pranë vetes mu si kur atëherë!
I kërkoj buzët e tua,
T’i kam afër veç edhe një herë!
I kërkoj unë sytë e shkruar,
t’më përcjellin si dikur nga pas!
E kërkoj dhe dorën tënde,
t’më ledhatoj pa ndalur ne çdo qast!

Ref:
Kthehu prapë në ëndrrat e mija!
Kthehu ti ashtu si dikur nga pas
Kthema prapë veç edhe njëherë ti mua lumturinë,
s’do te lë më kurrë.

Kërkoj që koha të ec prapa,
të më sjell edhe një here tek ti!
Të filloj prapë nga e para,
të vërtetë ta bëj këtë fantazi!

Ref:
Kthehu prapë në ëndrrat e mija!
Kthehu ti ashtu si dikur nga pas
Kthema prapë veç edhe njëherë ti mua lumturinë,
s’do te le me kurrë.

Të fotografosh dhimbjen: Këndvështrimi i një fotografi të luftës në Kosovë

Libri i ri i Wade Goddard nga Zelanda e Re kap vuajtjet e konfliktit në Kosovë, por fotografi veteran i Ballkanit u përpoq gjithashtu të gjente kurajë dhe shpresë mes gjakderdhjes.

Në imagjinatën e Wade Goddard, Kosova është ende e fiksuar si një fotografi trupash fëmijësh të vrarë të shtrirë në tokën e lagur – një imazh që shfaqet në librin e tij të ri, “Lufta e Kosovës”, i cili u botua muajin e kaluar.

Në fotografitë e tij, Goddard portretizon tragjedinë e hidhur të cilën shumë familje shqiptare të Kosovës e përjetuan gjatë luftës së viteve 1998-1999 dhe efektet e konfliktit në jetën dhe ndjenjat e tyre.

Por Goddard kurrë nuk imagjinonte se pasioni i tij për fotografinë do ta çonte atë të kapte një sërë luftërash, derisa një ditë ai pa kopertinën e një gazete kroate me fotografi të qytetit kroat të Vukovarit, i cili u rrethua dhe u shkatërrua nga forcat e Beogradit në vitin 1991.

Një qytet rrënojash dhe rrugësh të mbushura me trupa njerëzish të vrarë përndoqi mendimet e tij dhe e bëri atë të udhëtonte në Jugosllavi në mes të shpërbërjes së saj të përgjakshme.

Në atë kohë, ai ishte 22 vjeç, i papunë dhe nuk kishte përvojë profesionale.

“Nuk mendoja kurrë se do të punoja në fushën e luftës. Kontaktova një fotograf për ta pyetur si të shkoja atje. Erdha për një muaj, por mbeta në Ballkan përgjithmonë,” tha Goddard në një intervistë për BIRN nga shtëpia e tij në qytetin kroat të Dubrovnikut.

Nga Kroacia, lufta u përhap në Bosnje dhe Hercegovinë dhe fotografitë e Goddardit nga qyteti i shkatërruar i Mostarit u shpërndanë në mediat në të gjithë botën.

“Bosnja dhe Kosova ishin universiteti im. Mësova biznesin. Si të bëj një marrëveshje dhe si t’ia shes medias fotografitë e mia,” shpjegoi ai.

Gjatë dhjetë viteve të ardhshme si fotograf i pavarur për Reuters, New York Times, Associated Press dhe Newsweek, ai mbuloi një sërë konfliktesh.

Ndër skenat që e mbërthyen më shumë atë në Bosnje ishte ardhja e mijëra refugjatëve nga Srebrenica në stadium ndërsa përgatiteshin masakrat famëkeqe të korrikut 1995.

“Ishte një fushë futbolli ku zakonisht të gjithë brohorisnin dhe merrnin energji, por në atë kohë u shndërrua në një vend dhimbjeje. Gratë qanin sepse kishin mbetur pa fëmijët dhe burrat e tyre,” kujton Goddard.

Masakër mbi kodër

Një mëngjes në shtator të vitit 1998, Goddardi u drejtua për në Kosovën perëndimore, ku në një kodër në një fshat pa vrasje masive të civilëve, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët u qëlluan ndërsa përpiqeshin të iknin.

“Ekzekutimi i fëmijëve ishte një nga skenat më të urryera. Njëzet e pesë gra dhe fëmijë u ekzekutuan ndërsa përpiqeshin të largoheshin nëpër shkurre. Njëri prej tyre ishte një i porsalindur. Ishte e tmerrshme dhe një nga momentet e mia të tmerrshme në Kosovë,” tha ai.

Në libër janë pamjet e trupave në tokë, pjesërisht të mbuluara me batanije, njerëz që vuajnë nëpër male dhe në kampe të improvizuara refugjatësh.

Në një nga fotografitë, një shqiptar i quajtur Imer Deliu nga fshati Abri në Drenas në Kosovën qendrore ka hedhur trupin e djalit të tij katër vjeçar të vrarë mbi një dërrasë, ndërsa rri aty i ngrirë si gur. Edhe gruaja e tij ishte vrarë. 16 anëtarë të kësaj familjeje u vranë në total në shtator të vitit 1998.

Një foshnje gjashtë muajshe nga familja u gjet e gjallë në krahët e nënës së saj të vrarë, por vdiq pak orë më vonë.

“Pra, të jesh në një skenë të tillë është e tmerrshme, shkatërruese në aspektin fizik dhe atë mendor. Kjo atmosferë e rëndë ende më shoqëron në jetën time dhe s’do ta harroj kurrë,” shtoi ai.

Goddard portretizoi mizoritë dhe tmerret e luftës, por gjithashtu edhe përpjekjet njerëzore për të thyer zinxhirin e dhunës dhe ndëshkimit.

“Shkatërrimi i jetës njerëzore dhe tragjedia e atyre që ishin të përfshirë nuk mund të harrohet kurrë,” shpjegoi ai.

Ruajtja gjallë e kujtimeve


Më 22 prill 1999, shqiptarët e Kosovës kalojnë kufirin me Shqipërinë gjatë një vale të re të të larguarve pas sulmeve nga forcat serbe. Foto: Wade Goddard

Goddard shpreson që pamje si ato që ai kapi gjatë një dekade luftërash të kontribuojnë në dokumentimin e disa prej faqeve të saj më të errëta në historinë e tanishme njerëzore në Europë.

“Pamje ai ato në Kosovë ose të tjera në Bosnje mund të shërbejnë në të ardhme për të ndryshuar rrjedhën e historisë njerëzore. Por përsëri, nëse mendoni se kjo mjafton për ndonjë ndryshim, do të zhgënjeheni shumë,” shtoi ai.

Tani 49 vjeç, Goddard beson se fotografitë e tij nga Kosova mbajnë gjallë kujtimin e njerëzve që vdiqën.

“Ne gjithmonë shpresojmë se imazhet e tilla mund ta ndërgjegjësojnë publikun dhe mund t’i bëjnë presion vendimmarrësve. Të paktën ne vëmë atë që duhet të bëjmë, regjistruam disa momente të tmerrshme dhe u përpoqëm të hedhim dritë mbi të vërtetën,” tha ai.

Ai ndjen se nuk ka pasur kurrë drejtësi të vërtetë për krimet që janë kryer në ish-Jugosllavi. “Drejtësia kurrë nuk vendoset kurrë. Si? Të njëjtët njerëz shesin armë nga një luftë në tjetrën dhe bënë para dhe atyre s’u ndodhi asgjë,” shpjegoi ai.


Më 16 qershor 1999, shqiptarët e Kosovës përshëndesin trupat gjermane të NATO-s në pikën kufitare të Morinës gjatë kthimit të tyre në shtëpi pas luftës. Foto: Wade Goddard

Goddard gjithashtu beson se historia e Kosovës, si ajo lindi si shtet dhe sakrificat që u bënë, nuk duhet të shtrembërohen ose të përdoren për qëllime politike. “Ne duhet t’i qëndrojmë të vërtetës që krime u kryen edhe nga pala shqiptare. Kjo është e gjithë pakoja e lindjes së Kosovës,” tha ai.

Mes dëshpërimit, vrasjeve dhe fshatrave të djegura në fotografitë në librin e Goddard, ai donte gjithashtu të tregonte guximin dhe shpresën e njerëzve.

“Pavarësisht sa i thellë ishte mjerimi dhe pa marrë parasysh se sa e rëndë ishte situata, unë gjithmonë pashë pak shpresë në sytë e atyre njerëzve që kishin ngecur në mizorinë e luftës. E gjeta atje,” tha ai./ Serbeze Haxhiaj, BIRN

Deri 25 vjeç, fëmijët i duan prindërit, mbi 25 i qortojnë, mbi 30 …

Populli anglez njihet nga historia si kolonizator i shumë vendeve nëpër kontinente të ndryshme, njihet edhe si shtëpia e shumë mendjeve të ndritura që ndryshuar rrjedhën e njerëzimit me shpikjet dhe idetë e tyre. Pra, mund të themi pa pikë frike se mençuria ka kaluar dhe ka bujtur për një copë herë të mirë në Angli.

Për kënaqësinë e lexuesve kemi përzgjedhur disa thënie që i atribuohen këtij populli, qofshin ato të pëlqyeshme apo jo, ne presim që ju të na thoni cila është e preferuara juaj!

Ai që shkruan e lexon asnjëherë s’do të kërkojë lëmoshë.

Ai që mban shishen e pijes dhe i dridhen duart, pi gjak, jetën e lotët e tij dhe të familjes.

Ai që mungon e ka gjithmonë gabim.

Ai që shikon lojën, sheh më tepër se lojtari.

Ajo që dimë është një pikë, ajo që nuk dimë është një oqean i tërë.

Betimet janë fjalë, fjalët i merr era.

Çdo virtyt është midis dy vesesh.

Ç’vlerë ka të nxitosh kur je në rrugë të shtrembër?

Dashurinë falja gruas, besimin nënës.

Dembeli aq ngadalë i bën hapat, saqë varfëria shpejt e zë.

Deri 25 vjeç, fëmijët i duan prindërit, mbi 25 i qortojnë, mbi 30 u kërkojnë falje.

Dinjiteti i politikës është të mos humbë ndjenjën e së tërës.

Dita ka sy, kurse nata ka veshë.

Duke e detyruar njeriun të heshtë nuk e kemi bindur.

Fëmijët e vegjël thithin nënën, fëmijët e rritur thithin babanë.

Fjala e dhënë, shigjetë e shtënë.

Gjashtë orë gjumë për burrin, shtatë për gruan, tetë për të marrin.

Gjumi i hershëm dhe zgjimi i hershëm të bëjnë të shëndoshë, të mençur e të pasur.

Ha që të kënaqësh veten, vishu që të kënaqësh të tjerët.

Huadhënësit kanë kujtesë më të mirë se huamarrësit.

Inati të plak, e qeshura të rinon.

I riu e kërkon rininë tek e papritura, i vjetri te zakoni.

I rrituri mes fëmijësh do kohë të bëhet fëmijë, fëmija mes të rriturish bëhet shpejt burrë.

Janë dy njerëz pa të meta, njëri ka vdekur, tjetri nuk ka lindur akoma.

Jeta duhet të jetë një kërkim, zbulim dhe “gjuajtje” e përjetshme dhe pambarim.

Jeta është një gjë e madhe, e përbërë prej gjërash të vogla.

Jeta fillon në të ‘40-tat.

Kujdesu gjithmonë që pasqyra në të cilën shihesh mos të të bëjë të skuqesh.

Kur varfëria hyn për dere, dashuri ikën nëpër dritare.

Martesa është shumë më tepër sesa 4 këmbë të zhveshura në krevat.

Miku që arriti pushtet, mik i humbur.

Natyra na i ka dhuruar veshët, që vazhdimisht janë të hapur, dhe gojën – dhe gojën të cilën shpeshherë është mirë të mbahet mbyllur.

Ndize qiriun e atij tjetrit por mos e fik tëndin.

Në errësirë duhet dritë, në fatkeqësi mend.

Nëna e mirë nuk pyet a dëshiron, por jep.

Nëse do të pushosh gjatë, do të ndryshkesh shpejt.

Ngul këmbë me duar të sigurta.

Njerëzit e mençur mësojnë nga gabimet e huaja, të marrët nga të vetat.

Njerëzit pushojnë së menduari kur pushojnë së lexuari.

Sa më i vjetër violinisti aq më i ëmbël tingulli.

DiCaprio dhe Scorsese sërish bashkë pas filmit “The Wolf of Wall Street”

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio dhe regjisori Martin Scorsese do të punojnë sërish bashkë në adaptimin kinematografik të “Killers of the Flower Moon”, prodhuar nga “Imperative Entertainment”.

Ngjarja e filmit është ambientuar në vitin 1920. Njerëzit më të pasur të botës bënin pjesë në fisin Osage Indian Nation në Oklahoma. Pasi në tokën e tyre u zbulua nafta, nisën të shëtisnin me shofer personal dhe të ndërtonin pallate luksoze dhe t’i çonin fëmijët me studime në Europë. Më pas, nisën vrasjet e tyre. Një agjente e FBI-së merr çështjen në dorë dhe zbulon konspiracionin në atë që është cilësuar si një prej krimeve më monstruoze në historinë amerikane.

Filmi bazohet në librin me të njëjtin titull të David Grann. “Kur lexova librin nisa menjëherë ta shikoja në mendjen time si një shesh xhirim me njerëz e skena dhe duhet ta bëja patjetër film. Mezi pres të nis punën me skenaristin Eric Roth dhe Leo DiCaprio, për ta sjellë në ekran këtë histori të errët amerikane”, -deklaroi Scorsese.

“Killers of the Flower Moon” është bashkëpunimi i gjashtë Scorsese-DiCaprio, pas “Gangs of New York”, “The Aviator”, “The Departed”, “Shutter Island” dhe “The Wolf of Wall Street”./ KultPlus.com

Aktori 85-vjeçar e merr gruan nëpër xhirime për të mos shikuar aktore tjera

Aktori Sir Michael Caine ka thënë se e merr me vete gruan nëpër xhirime të filmave me qëllim që të mos joshet për të kryer afera me “aktoret e bukura”.

85-vjeçari, që është i martuar me Shakiran për 45 vjet, ka thënë se tradhtia është e pashmangshme kur një burrë i martuar xhiron filma me aktore tjera.

Duke folur në promovimin e librit të tij në Londër, Caine ka thënë: “Për fillim, gjëja e dukshme është se kur shkoni në sheshxhirim, je i martuar, me plot aktore të bukura përreth. E dini se çfarë do të ndodhë”, transmeton Koha.net.

Dy herë fituesi i çmimit Oscar, ka thënë se gruaja e tij, 71-vjeçare, shkon me të në çdo xhirim me qëllim që ta mbajnë martesën.

“Kur shkoni larg për kohë të gjatë… vizitoni vende që të tjerët nuk i kanë parë, darkoni në vende që të tjerët nuk kanë qenë, takoheni me njerëz që të tjerët nuk i njohin”, ka thënë aktori.

“Të dy filloni një jetë të ndarë dhe është e rëndësishme që të mos veproni kështu. Për këtë shkak gruaja ime vjen me mua ngado që shkoj”.

Çifti është martuar në vitin 1973 dhe kanë një vajzë, Natashan, 45-vjeçare./ KultPlus.com

Ilir Butka kërkon rritjen e buxhetit për kinematografinë

Ilir Butka, kreu i Qendrës Kinematografike në një letër të gjatë publike ku falënderon ekipin e drejtuar nga regjisori Bujar Alimani për çmimin e madh Grand Prixe fituar në Festivalin e Filmit në Varshavë, gjen rastin për të bërë një reflektim mbi mënyrën sesi publiku dhe shteti duhet të sillen me kinemanë. “Çmimi i madh i fituar nga DELEGACIONI vjen si një “mrekulli” e shumëfishtë për kinematografinë tonë.

Të përzgjidhesh në një festival kinematografik ndërkombëtar të kategorisë A, për të marrë pjesë në garën zyrtare është padyshim fitore e madhe, ndërsa të fitosh Çmimin e Madh të një festivali të tillë, është pak të thuash “mrekulli”. Janë mijëra filmat e prodhuar në vit në të gjithë boten që aplikojnë në këto festivale. Gati të gjithë kanë në dispozicion një buxhet më të madh se ne, prandaj të fitosh në një festival të tillë është dyfish mrekulli. Në jemi ndoshta i vetmi vend që kemi kaq pak salla kinemaje në kryeqytet dhe i kemi te mbyllura kinematë në qytetet e tjera, prandaj të fitosh në një festival të tillë është trefish mrekulli”, shkruan Butka.

Sipas tij, Shqipëria është një vend i vogël me dimensionin e një rajoni të një shteti evropian, me më pak se 3 milion banorë, që nga pikëpamja e numrave nuk përbën audiencën e mjaftueshme për të mbështetur ekonomikisht përpjekjet e producentëve tanë. Prandaj të fitosh në një festival të tillë është katërfish mrekulli. ”Shpesh për të gjitha argumentet e mësipërm, filmat tanë e kanë të vështirë për të gjetur një distributor serioz të huaj i cili mund të lobojë mjaftueshëm për filmin ndër festivale. Prandaj të fitosh pa asnjë lobim në një festival të tillë është pesëfish mrekulli.

Eksperienca botërore tregon që promovimi është një hallkë e domosdoshme për të evidentuar filmin, për të tërhequr vëmendjen e jurive dhe për të influencuar vendimmarrjen e tyre. Ne nuk kemi mundësi financiare për të promovuar si duhet produktet tona, prandaj të fitosh një festival të tillë është gjashtëfish mrekulli”, shkruan Butka.

Sipas tij, shtetet ekonomikisht të fuqishme investojnë nëpërmjet institucioneve të tyre shifra të konsiderueshme në formën e sponsorizimeve për festivalet e rëndësishme, duke orientuar në një farë mënyre edhe vëmendjen kolektive ndaj kinematografive të tyre. Institucionet tona e kenë të pamundur ndjekjen e një politike të tille, prandaj të fitosh një festival të tillë është shtatëfish mrekulli.

”Shpresoj që kjo mrekulli e shumëfishtë të gjejë disponibilitetin e të gjithë atyre që popullojnë rrjetet sociale për ti bëre të paktën një “like” dhe një “share” lajmit dhe pse jo, edhe ndonjë koment pozitiv për aktorët dhe autorët e këtij filmi, mundësisht dhe për aktoret dhe kineastët shqiptarë në përgjithësi. Shpresoj që vetë kineastet tanë ta bëjnë këtë duke demostruar mbështetjen e tyre ndaj fitores së kolegëve si një formë e përkatësisë në një kategori që ka shumë nevojë për mbështetje, aq e vlefshme për të krijuar një klime pozitive dashamirësie, që ndihmon në komunikimin, diskutimin, dhe frymëzimin e krijuesve.

Shpresoj që kjo mrekulli të influencojë sado pak publikun tonë, që të shkojë në kinema kur filmi të shfaqet në Tiranë dhe t’i mbushin dy ore të përditshmërisë së tyre me diçka të ndryshme. Të diskutojnë lidhur me temën e filmit, skenarin, lojën e aktorëve, regjinë dhe gjithçka tjetër që ta shikoni të arsyeshme. Përkëdheljani sedrën artistëve duke i thënë një fjalë të mirë ose dhe shajini nëse filmi nuk i përmbush pritshmëritë tuaja, por mos i snoboni duke mos ja u parë filmin, sepse indiferentizmi vret dhe demoralizon më shumë se çdo sharje.

Shpresoj që mrekullia e këtij çmimi të shumëfishtë, të shoqërohet me një frekuentim po aq të shumëfishtë nga publiku në sallat e Kosovës Greqisë dhe Francës, vende nga të cilat ky film është financuar dhe me producentët, profesionistët dhe artistët e të cilëve ky film është bashkeprodhuar”, shkruan Butka. Sipas tij, shteti, shtetarët dhe institucionet, të ndikohen sado pak nga mrekullia e shumëfishtë e këtij suksesi për të ndihmuar që ky vend të mos jetë më vendi më buxhetin më të ulet në Ballkan për kinematografinë.

“I bëjmë thirrje dashurisë për filmin dhe sensibilitetit që çdo njëri prej jush ka, të na ndihmoni të krijojmë një buxhet që i përgjigjet realisht kapacitetit tonë prodhues për të shpërfaqur maksimalisht potencialin tonë në përballjen ndërkombëtare në festivale por edhe në ballafaqimin me publikun tonë të cilën kjo kinematografi duhet ta rigjejë falë edhe ndihmës së shtetit.

Institucionet e Kosovës e realizuan para disa muajsh dyfishimin e buxhetit të tyre për kinematografinë, duke dëshmuar një politike dinamike dhe ambicioze, që ndihmon në një ballafaqim me dinjitet të industrisë audiovisuale me homologët e vendeve të tjera ballkanike. Jam i bindur që mund ta bëjmë edhe ne një hap të rëndësishëm historik në këtë drejtim për të shkuar drejt bashkëprodhimeve, jo vetëm me dinjitetin artistik dhe profesional por edhe me dinjitetin financiar, i cili është aq i nevojshëm dhe përcaktues ndaj suksesit në shumicën e rasteve”, shkruan Butka./ KultPlus.com

Çmimi Sakharov i ndahet regjisorit të burgosur ukrainas

Parlamenti Evropian i dha regjisorit ukrainas, Oleg Sentsov, çmimin e tij prestigjioz për lirinë e mendimit, të njohur si Sakharov.

Sentsov është i burgosur në Rusi për shkak të kundërshtimit të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska.

“Përmes guximit dhe vendosmërisë, duke rrezikuar jetën e tij, krijuesi i filmit, Oleh Sentsov, është bërë simbol i luftës për lirimin e të burgosurve politikë që mbahen në Rusi dhe në gjithë botën”, tha presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

“Duke e shpërblyer atë, Parlamenti Evropian shpreh solidaritetin e tij me të dhe me kauzën e tij”, shtoi Tajani.

Ai u bëri thirrje autoriteteve ruse që të lirojnë Sentsovin “menjëherë”, duke thënë se ai është në gjendje të keqe shëndetësore.

Sentsov, këtë muaj, i dha fund grevës së urisë, që mbajti për 145 ditë në një burg në veri të Rusisë.

Ai po shërben dënimin prej 20 vjetësh burgim, pasi u shpall fajtor për terrorizëm.

Sentsov, grupet për të drejtat e njeriut dhe qeveritë perëndimore thonë se gjykimi i tij ka qenë i motivuar politikisht.

Hekurosja e fytyrës në Estethica me 50 % zbritje nëpërmjet Mabox-ks

Nëse bleni kuponat e Mabox-ks, ku është e përfshirë edhe Qendra Dermatologjike & Estetike, atëherë Estethica ju ofron 50% zbritje në ‘Hekurosjen e lëkurës’ dhe në shumë shërbime tjera.

Tixel ofron trajtime të llojllojshme, nga ato më sipërfaqësoret deri tek rrudhat e thella. Ndër aplikimet që kërkohën më shumë janë:
• Rrudhat dhe vijat e plakjes
• Tërheqja e lëkurës
• Trajtimi i kapakëve të lëshuar të syve
• Trajtimi i akneve aktive
• Trajtimi i shenjave-lesioneve të akneve
• Përmirësimi i tonit të lëkurës
• Trajtimi i lëkurës së dëmtuar nga dielli
• Trajtimi i qafës së varur-rrudhosur
• Trajtimi i strijave
• Trajtimi i duarve të plakura
• Ngushtimi i poreve të zgjeruara./KultPlus.com

Miratohet propozimi për ndërtimin e shtatores së Adem Jasharit

Sot Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka miratuar propozimin e asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për vendosjen e shtatores së komandantit, Adem Jashari.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, asamblisti i PDK-së, Donjet Bislimi ku tha se në këtë seancë nuk ka munguar edhe debati i ashpër për propozimin në fjalë.

“Pas një debati të ashpër, arritëm që përfundimisht të miratojmë propozimin tonë si rekomandim drejtuar ekzekutivit të Komunës, që sa më shpejt të jetë e mundur të vendoset shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në Mitrovicë. Mitrovicë urime”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

“Të jesh nënë” e regjisores Sevdije Ajeti sonte premierë në Teatrin “Istref Begolli”

Shfaqja “Të jesh nënë” me regji të Sevdije Ajetit, sonte vjen premierë në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë, shkruan KultPlus.

Regjisorja Sevdije Ajeti ka thënë se kjo shfaqje gjatë reprizave do të ketë transformime dhe ndryshime.
“Së bashku me Besim Ajetin bashkëshortin tim ka qenë ideja që kjo shfaqje të pësoj ndryshime gjatë reprizave, në çdo të treten reprizë që i bie të kemi nga një premier do të ketë së paku edhe 5 premiera. Ky koncept inovativ është koncept i ri në të cilin kemi punu kohë të gjatë unë dhe aktori Besim Ajeti”, tregoi regjisorja Ajeti për KultPlus.

Shfaqja “Të jesh nënë” e regjisores Sevdije Ajeti, është një dramë e shkruar e autorit Italian Roberto Bracco i cili njihet si letrar i madh në fillim të shekullit njëzet. Drama trajton aspektin e lirisë së individit në raport me kërkesat e shoqërisë. Personazhi kryesor është një grua e moshës së mesme, Klaudia e cila është e martuar me Alfredin i cili është i zhytur në borxhe. Ai gjithashtu nuk ka qenë i sinqertë ndaj bashkëshortes së tij.

Në këtë shfaqje luajnë akotrët: Aida Alidemi, Flormend Shabaj, Agon Bala, Faik Zekaj, Shpresa Salihaj, Fitore Zekaj, Herodita Ramshaj, Luan Daci.

Shfaqja vjen sonte duke filluar nga ora 20:00 nw Teatrin “Istref Begolli”. / KulPlus.com

“Ka shumë të cilëve sytë i janë të hapur…”

Poezi e shkruar nga Rumi.

Ka shumë të cilëve sytë i janë të hapura
Dhe të cilëve zemrat e fjetura;
Sidoqoftë, çfarë mund të shihet
Nga krijesat e thjeshta të ujit dhe baltës?
Por ai i cili e ka zemrën e zgjuar
Do të di dhe do jetojë këtë mister;
Derisa sytë e kokës së tij do flejnë.
Nëse zemra yte nuk është ende e ndriçuar
Ji gjithë i zgjuar, ji kërkimtar i zemrës,
Ji vazhdimisht në luftë me shpirtin.
Por nëse zemra juaj është veçse e zgjuar,
Flej paqësisht, flej në duart e Dashurisë,
Sepse syri yt shpirtëror nuk mungon
Prej shtatë qiejve dhe shtatë drejtimeve.

Kosova e Shqipëria shpalosin hulumtime për sfidat e nacionalizmit shqiptar nga Lidhja e Prizrenit deri sot

Në Institutin Albanologjik të Prishtinës ka filluar tryeza shkencore “Sfidat e nacionalizmit shqiptar nga Lidhja e Prizrenit e deri më ditët e sotme”.

Tetë studiues nga Kosova e Shqipëria do te shpalosin hulumtimet e tyre sa i përket rrethanave historike të shqiptarëve qysh prej vitit 1878 deri në ditët e sotme, raporton Koha Ditore.

Sipas organizatorëve, qëllimi i tryezës është që të dalin në pah rrethanat, mundësite e zgjedhjet e udhëheqësve shqiptare ndër vite./ KultPlus.com

Filmi “Diamanti” nga sot në Cineplexx

Filmi “Diamanti” me skenar nga Besart Sllamniku dhe regji nga Genc Berisha nga sot fillon të shfaqët në Cineplexx Kosovo, shkruan KultPlus.

Në rolet kryesore janë: Armend Baloku, Besart Sllamniku, Luan Jaha, Muhamed Arifi, Ylber Bardhi Irena Cahani, Ilir Prapashtica, Dukagjin Podrimaj, Edona Reshitaj etj.

Tek “Diamanti”, protagonistet kryesor, Vuca, Bulli dhe Zagi detyrohen të vjedhin një Diamant i cili është kusht për jetën e tyre.

Për shkak të interesimit të madh, sot filmi “Diamanti” do ta shfaqët në 8 orare:
17:50, 18:15, 19:30, 20:00, 20:20, 21:30, 22:00 dhe 22:30.

Ky film është prodhim i shtëpisë filmike “A & G Production” dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës./ KultPlus.com