Komisioni i Artit dhe Trashëgimisë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Qendrën Kombëtare të Leximit (QKKL) organizojnë:
Xhevahir Spahiu – shenja e një breznie
Veprimtari shkencore dhe jubilare në 75-vjetorin e lindjes
Programi: 1. Fjala e hapjes nga akad. Shaban Sinani 2. Fjala përshëndetëse nga akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i ASH 3. Fjala përshëndetëse nga znj. Elva Margariti, Ministre e Kulturës 4. Referojnë Dr. Arian Leka (ASA), akad. Ali Aliu (ASHAK), poeti Bardhyl Londo dhe Alda Bardhyli, drejtore, MK 5. I ftuar akad. Luan Starova (MANU)
Aktivist/e, artist/e e të gjithë adhurueset/it e fjalës së shkruar, ftohen për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave, që nën tingujt e muzikës të lexojmë dhe t’ia dedikojmë grave vargjet më të bukura fuqizuese të poeteve dhe poetëve të shquar.
Të frymëzojmë dhe të fuqizojmë gratë duke lexuar poezi të bukura e fuqizuese! Tu tregojmë që i respektojmë dhe i duam! Tu themi që çdo ditë është 8 Mars.
Ejani takohuni me poetet/ët, aktivistet/ët, artistet/ët: Melihate Qena, Sibel Halimi, Shpëtim Selmani, Qendresa Kajtazi, Daniela Markaj, Arbër Selmani, Ardiana Rexhepi, Edis Galushi dhe lundroni nën tingujt e bendit muzikor “Don’t Listen to Your Neighbours”.
Ky aktivitet implementohet nga Artpolis dhe mbështetet nga UNFPA Kosovo dhe cfd– Zvicër. / KultPlus.com
Partneri i këngëtares shqiptare Hersi Matmuja, italian, në një emision në Top Channel ka vallëzuar me vallen e Kukësit.
I ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’, dhëndri nga Italia ka vallëzuar goxha mirë një prej valleve të njohura e të bukura shqiptare.
Ai ka qenë i ftuar në emision bashkë me Matmujën, këngëtare shqiptare e cila prej kohësh e zhvillon aktivitetin e saj muzikor më intenzivisht në Itali. / KultPlus.com
Rruga më binte andej nga e panjohura dhe e largëta, u jepja kuptim syve të një zogu të vogël, si shkronjave të para prej frikës dhe së bukurës, kuptim u jepja puplave të lejlekëve edhe në fluturim, ku butësia bëhej e egër, kuptim i gjeja sqepit të një dallëndysheje të uritur e doja si e kisha parë.
E bukura dhe e soditura uleshin me mua në bankën e shkollës, në gojë dhe buzë të shumëfishuara të jetoja, e lidhur me dy pika syri zogjsh, si nota të pakënduara ende, u jepja kuptim të puthurave të vogla, të mëdha, që më bënë një, kaq e turbullt mbeti jeta që më donte. Më ka dashur vërtet ai që të vogël nuk më pa, i mahnitur kur ka qenë nga syri i ndritshëm i milingonave.
Një prej baladave më të mira nga Vesa Luma është ajo e vitit 2008.
Kënga ‘Dhe për mua do të ketë një zemër’ u këndua
nga Vesa në festivalin Top Fest, në maj të vitit 2008.
Balada u pëlqye dhe morri vëmendjen e publikut, i cili e dëgjon këngën edhe sot. Vesa hapat e saj të fuqishëm në muzikë i bëri pikërisht në Shqipëri, kur ishte ndër finalistet e ‘Etheve të së premtes’.
Balada “Dhe për mua do të ketë një zemër” padyshim flet për dashurinë e humbur, me një tekst të mahnitshëm, i tillë i munguar sot në estradën shqiptare dhe në bagazhin e teksteve muzikore. / KultPlus.com
Tri ditë kam në dhomën time t’zbraztë E dy ditë prej se ke shku Veq një ditë kam mbet pa qajtë E të nesërmen t’kam kërku Një javë bëhet pa dashuri t’rrejshme Një ditë shfaqesh e prapë s’je k’tu Një orë mall është dhimbje skajshme Sa një mijë vjet ty me t’besu shtat dit t’javës flasin mirë për ty E gjashtë të tjera veq për tradhëti Pesë netë të gjata sa pesëqind E katër tjera sa një mijë Dhjetë orë rruge i kam ba me t’pa Nëntë të tjera me t’përqafu Ku ta dija unë e shkreta Që ty s’kam me tu kujtuu Ref: Ditën natën thërras me emer Malli m’vret veq kur mendoj Dhe për mu do t’kete një zemër Që do të dijë të mos m’lëndojë Ditën natën thërras me emer Malli m’vret veq kur mendoj Dhe për mu do t’kete një zemër Që do të dijë të mos m’lëndojë oooooohooooooooo… Ref: Ditën natën thërras me emer Malli m’vret veq kur mendoj Dhe për mu do t’kete një zemër Që do të dijë të mos m’lëndojë Ditën natën thërras me emer Malli m’vret veq kur mendoj Dhe për mu do t’kete një zemër Që do të dijë të mos m’lëndojë
Nënë, thuamë, bombën a do ta hedhin?
Nënë, thuamë, këtë këngë a do e pëlqejnë?
Thuamë, nënë, a do të më shkërmoqin?
Oh, nënë, më thuaj a duhet murin ta ndërtoj?
Nënë, thuamë, a duhet të garoj për president?
Qeverisë a duhet t’i besoj, nënë?
Pa më thuaj moj nënë, a do të më pushkatojnë?
Apo e gjithë kjo s’është veçse humbje kohe?
Vogëlushi im, të qash nuk bën assesi, gjithë makthet tua e jotja nënë do t’i largojë tani, edhe frikën gjithashtu dhe do të të mbajë në krah, këtu. Nëna në krahun e saj do të të mbajë, të fluturosh nuk do të të lejojë, por t’ia thuash këngës ajo do të të lejojë. Nëna gjithmonë do të të mbajë të sigurtë dhe të ngrohtë…
Oh, i vogli im, vogëlushi im, oh,
natyrisht që nëna do të të ndihmojë
atë mur ta ndërtosh.
Nënë, thuamë, e gjithë kjo a është e mirë për mua? Nënë, thuamë, mos është tërë kjo e rrezikshme? Oh, nënë, kjo vogëlushin tënd a do ta dërmojë? Dhe, oh nënë, zemrën atij a do t’ia copëtojë?…
Eja tani vogëlush, thaji ata lotë, ëma jote gjithë të dashurat e tua do t’i kontrollojë asnjë të përdalë afër teje nuk do ta lejojë, nëna do të të pres gjersa të kthehesh, nëna gjithmonë do ta dijë se ku ke qenë, ty djalo, ajo gjithmonë do të të mbajë të shëndetshëm…
Oh, djali im i vogël, vogëlushi im,
po, ti gjithmonë për mua vogëlushi im do të mbetesh.
Pier-August Renuar, i njohur si August Renuar, lindi në 25 shkurt 1841 në Limoges në një familje artizanësh. Piktor, skulptor dhe skalitës i famshëm i artit figurativ francez, ku spikat shumëllojshmëria e ngjyrave dhe stilistika impresioniste, së cilës iu qas edhe botëkuptimi i tij krijues. August Renuar ishte një nga përfaqësuesit më të spikatur të impresionizmit, vëzhgues i mprehtë i bukurisë dhe sensualitetit, sidomos atij femëror. Prej vitit 1881, “Dreka e varkëtarëve” vijon të mbetet një nga pikturat më të famshme të Pier-August Renuar. I ruajtur në muzeun e parë të artit modern në Shtetet e Bashkuara, Philips Collection of Washington, piktura portretizon një skenë të jetës së përditshme, që zhvillohet në një fshat të vogël përgjatë Senës, ku lundruesit takohen për të drekuar me miqtë dhe të njohurit. Në atë që duket të jetë një fotografi e thjeshtë e një çasti, fshihen aluzione të ndryshme për biografinë e piktorit dhe për revolucionin që ai zbatoi në fushën e pikturës.
Autori bën të pavdekshëm një çast kalimtar
Përtej risive të pikturës, impresionistët qenë gjithashtu dëshmitarë të epokës së tyre. Renuarit i pëlqente të pikturonte Parisin dhe parizianët, vallëzimet, takimet në kafene, duke e trajtuar të përditshmen me të njëjtin dinjitet që piktura e kohës i rezervonte temave biblike, historike dhe mitologjike. Të themi të drejtën, “Dreka e varkëtarëve” përçon meritën e të kthyerit në të pavdekshëm një çast të jetës së përditshme për ta bërë atë të përjetshme. Edhe sot, kur shikojmë këtë pikturë, duket se perceptojmë nxehtësinë e rrezeve të diellit teksa depërton përmes perdeve të kuqe të restorantit, por edhe freskinë e gjelbërimit rreth e rrotull. Na krijohet përshtypja sikur dëgjojmë bërbëlitjet e hareshme, kundërmimin e verës dhe aromat e frutave që vijnë nga tryeza e shtruar. Në vitet në të cilat lindi fotografia, piktorët e shikuan realitetin me syrin e atyre që duan të ngrijnë atë që ia mbath dhe zgjatet në perceptimin e realitetit në ndryshimin e tij. Pra, për konturet parapëlqehet ngjyra, në vend të penelatave të gjata dhe solemne ato të shpejta dhe të shkurtra, vlerësimit të proporcioneve studimi i dritës dhe reflektimet e saj./Konica.al
Është vendosur në një fshat francez
Kjo është tabloja e fundit që Renuari pikturoi para se të nisej drejt Italisë dhe paraqet gjurmët e një ndryshimi që është në rrugë e sipër, duke përfshirë, për shembull, pëzgjedhjen e mjedisit. Në fakt, nga Parisi zhvendosemi në një fshat në ishullin Chatou, ku dikur ngrihej restoranti Fournaise, një vend takimi për lundërtarët dhe një vend i dashur dhe i frekuentuar prej kohësh nga piktori. I ndërtuar në vitin 1857 nga marangozi Alphonse Fournaise, fillimisht godina përdorej për dhënien e varkave me qira. Në ato vite kanotazhi po shndërrohej në një nga sportet e preferuara të parizianëve, kështu që shumë shpejt Fournaise u zgjerua në restorant dhe hotel të vogël. Renuarit i pëlqente të kalonte ditët në “Fournaise” me partneren Aline dhe e shlyente faturën e ushqimit me piktura që kishin si sfond lokalin ose peizazhin përreth.
Njerëzit në pikturë janë miq të Renuarit
Tablonë “Dreka e varkëtarëve” e gjallërojnë katërmbëdhjetë personazhe dhe, nëse i vëzhgojmë ata nga afër dallojmë fytyra të njohura. Rreth tryezës së shtruar, mblidhen miqtë dhe të njohurit e piktorit, mes të cilëve edhe shoqëruesja dhe gruaja e ardhshme Aline Charigot, e portretizuar në plan të parë ndërsa luante me qenin. Tek vajza e menduar mbështetur në balustradë dallohen qartë tiparet e Alphonsine Fournaise, më pas gjejmë Paul Lhote me kapelën në formë cilindri, Charles Eprussi (në sfond me borinë), një bankier pasanik, të cilin Renuari e njohu në sallonin e Charpentier, por edhe Antonio Maggiolo, gazetar i cili ishte larguar nga Italia për të provuar fatin e tij. Po ashtu edhe Alphonse Fournaise, djalin e pronarit të restorantit, mbështetur në balustradë veshur me kanotiere të bardhë lundërtari dhe një kapelë kashte. /Konica.al/KultPlus.com
Poeti, shkrimtari dhe publicisti Vasil Tabaku, krijimtarinë letrare–artistike e ka filluar që në bankat e shkollës tetëvjeçare, kurse botimet e para poetike i ka publikuar në vitet e shkollës së mesme, në organet e shtypit letrar të kohës.
Në vitin 1977 ka përfunduar Studimet e Larta, Fakulteti Gjuhë – Letërsi me rezultate të shkëlqyera, një vit më vonë ka dhënë provimet plotësuese dhe ka kryer edhe Fakultetin e Gazetarisë. Në vitin 1987 ka ndjekur për dy vjet Studimet e Larta pas Universitare në specializimin për skenarist i filmit artistik dhe ekranit televiziv, ku është diplomuar po ashtu me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin 1995 ka kryer trajnim dymujor për gazetari televizive pranë TRT – Ankara, Turqi.
Edhe pse që student botoi librin e parë dhe dhjetëra cikle poetike në gazetat letrare të kohës si dhe shumë artikuj studimor dhe publicistikë, pushtetarët komunistë të asaj kohe, nuk i dhanë mundësinë të punonte në ndonjë qendër të zhvilluar apo shkollë qyteti, por “e detyruan?!”në shtator të vitit 1977 të filloj punën si mësues në fshatin Ninësh të Mallakastrës gjer në qershor të vitit 1978.
Vasil Tabaku, ka botuar rreth 5450 shkrime publicistike, analiza politike, sociale, shoqërore si dhe shkrime te veçanta studimore në fushën e letërsisë, folklorit dhe kritikës letrare, në këto organe: “Drita”, “Zëri i Rinisë”, në revistat: “nëntori” e “Ylli”. Pas vitit 1991 ka botuar kryesisht në: “Rilindja Demokratike (RD)”, “Tribuna Demokratike”, ”Republika”, ”55”, ”Koha Jonë”, ”Liria”, “Ballkan”, “Sot”, ”Tema”, ”Metropol”, ”Lajmëtari i Lirisë”, ”Drita”, ”Shkodra”, ”Bota Sot” në Zvicër etj. Po ashtu Vasil Tabakun e gjemë me poezi e tregime nëpër gazeta e revista si: “Drita”, “Zëri i Rinise”, “Ylli”, “nëntori” dhe më pas edhe në: “RD”, “Republika”, “Drita”, “Tema“ etj. /KultPlus.com
Më datën 29 shkurt nga ora 18 e 30 në qytetin e Hamburgut starton ekspozita “Norbert Jäger Skulpturen”, shkruan KultPlus.
Krahas artistit të njohur gjerman, do të prezantohet edhe Shuk Orani me skulpturat e tij.
Gjatë
kësaj ekspozite do të marrë pjesë skulptori i njohur Norbert Jäger, laureat i Çmimit
Federal për Skultplurë në vitin 1985. Ai është i përfaqësuar ndërkombëtarisht me
skulpturat e tij, ku spikat ajo e Elton Johnit, po ashtu ato në muze dhe hapësira
publike.
Kur
flet për Shuk Oranin, Dr. Volker Probst shprehet: “Shuk Orani është kritik i çorientimit
të njeriut dhe mungesës së vullnetit, ndjenjave dhe intuitës për t’ju kushtuar
vëmendje konteksteve të mëdha.
Orani studion se si një materia me ngjyrë mund të pasurojë dhe ndryshojë realitetin e mëngët përmes mundësive të reja të perceptimit. Në veprat e tij me format të madh, zbulon ngjyrën blu të pasur që është shpeshherë e mbuluar nga ngjyra e bardhë. Në pikturat e tij, ngjyrat e mundshme janë të ndërthurura dhe të mbivendosura që të arrijnë të ofrojnë një strukturë imagjinare”. /KultPlus.com
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” do ta ketë përsëri drejtor Fazli Gajrakun, shkruan KultPlus.
Ai
është rizgjedhur në këtë detyrë edhe për një mandat të ri.
Gajraku ishte në krye të këtij posti për 4 vjet, ndërsa në konkursin që është mbajtur arriti t’i mposhtë kandidatët tjerë, për ta vazhduar detyrën e drejtorit edhe për një mandat. /KultPlus.com
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit dhe ish-kandidatja për presidente, Hillary Clinton, u prit me duartrokitje në festivalin e filmit në Berlin.
Clinton, 72
vjeçe, ndodhej në kryeqytetin gjerman për premierën e “Hillary”, një dokumentar
me katër pjesë mbi jetën e saj, që do të transmetohet nga “Sky”.
“Ajo ishte
jeta ime. Nuk mund thjesht të thosha më flisni vetëm për gjëra që janë vërtet
të lehta. Kjo do të ishte qesharake dhe ju nuk do ta besonit”, pohoi ajo.
“Është e
rëndësishme që një person publik me një profil kaq të lartë të thotë: ‘Shiko,
si të gjithë të tjerët dhe unë kam jetuar me një jetë me ulje-ngritje, me
kënaqësi dhe zhgënjime të mëdha, kam pasur një jetë private, një jetë politike
publike, por nëse do të ishte e mundur, kam dashur të shihet në 360 gradë”,
shtoi ajo.
Në
dokumentarin me regjisore Nanette Burstein, ndërthuret një vështrim prapa
skenave të fushatës së saj presidenciale të vitit 2016, me intervista mes miqsh
dhe persona nga jeta e saj në politikë.
Ish-zonja e parë theksoi se i kishte pëlqyer gjithmonë kur i ishte në shërbim të dikujt tjetër. / KultPlus.com
Placido Domingo u ka kërkuar falje femrave që i lëndoi, të cilat e akuzuan për ngacmim seksual.
Ylli i operas dha dorëheqjen si menaxher i përgjithshëm i Los Angeles Opera pasi akuzat ndaj tij dolën në dritë.
Gjithsej 20 gra e kanë akuzuar Domingo për ngacmim seksual dhe sjellje të pahijshme.
Por ai i ka mohuar të gjitha pretendimet.
“E respektoj faktin që këto gra më në fund ndihen komode për të folur,”– tha ai për Los Angeles Times. “Dua që ato ta dinë se më vjen vërtet keq për lëndimin që u shkaktova.”
Ndërsa më pas Domingo shtoi: “Pranoj me përgjegjësi të plotë veprimet e mia dhe jam rritur nga kjo eksperiencë.”
Deklarata e tij u lëshua pas një hetimi ndaj Placido nga një sindikatë amerikane që përfaqëson interpretues të operës.
Hetimi zbuloi se ai ishte përfshirë në sjellje të papërshtatshme, duke filluar nga flirtimi deri tek ngacmimit seksuale, brenda dhe jashtë ambienteve të punës.
Akuzat, që shkojnë pas në kohë deri në vitet ’80, u bënë për herë të parë publike në gusht nga Associated Press.
Sipas pretendimeve, Domingo u kishte bërë shpesh presion grave për marrëdhënie seksuale dhe shpeshherë i ndëshkonte profesionalisht nëse refuzonin.
Në deklaratën e tij të fundit, Domingo tha se kishte marrë kohë gjatë muajve të fundit për të reflektuar mbi akuzat që kolegë të ndryshëm bënë ndaj tij.
79 vjeçari është një nga yjet më të mëdhenj të operës. Ai është i martuar me gruan e dytë, sopranon Marta Ornelas, që nga viti 1962.
Rroga vjetore e juristit në PTK= 140.000€ Rroga vjetore e pilotit në NASA= 136.069$
Katër dekada punë pajadá, gazetar e redaktor, kryeredaktor, analist politik dhe analist i ligjeve, këshilltar i Kryeministrit… Kam dalë nga Qeveria e vendit me 150 € në konto. Shkrimtar, autor i dhjetë librave. Ekspert i medias, profesor… Kurrë në jetë nuk kam marrë pagë vjetore sa paga mujore prej 12.400 € e ekspertit ligjor në PTK!?/KultPlus.com
Historiani edhe studiuesi Gazmend Bakiu riboton për të tretën herë librin “Tirana e vjetër”. Bakiu teksa na rrëfen interesin e njerëzve për të shkuarën, flet edhe për tre objektet me rëndësi historike në Tiranë që mund të rivitalizohen pa qenë vonë
“Tirana e vjetër”, që nga antikiteti deri në vitin 1945, vjen e ilustruar nëpërmjet fotografive nga historiani, studiuesi dhe koleksionisti Gazmend Bakiu në një libër. Një punë kërkimore, në shumë se në 20 vite nga gjetja e fotografive, identifikimi i personazheve që retushoheshin shpeshherë, sepse nuk i shkonin përshtat regjimit komunist apo edhe fotografimi i atyre pak monumenteve historike, gjurmët e të cilave nuk janë zhdukur plotësisht, siç janë Kalaja e Petrelës apo ajo e Prezës, është vetëm pak nga puna, që ka bërë historiani i njohur, i cili rrëfimin e tij për “ReportTV” e nis duke shpjeguar se si u shpall Tirana kryeqytet, në këtë 100-vjetor të saj.
“Kongresi i Lushnjës është një nga ngjarjet më të rëndësishme ose më e rëndësishmja e 100 viteve të fundit. Në atë kohë gjendja e Shqipërisë ishte alarmante. Ishte ndarë në zona pushtimi. Në Konferencën e Paqes në Paris po flitej për një rindarje tjetër të vendit. Në këto kushte Kongresi i Lushnjes mori vendime shumë të rëndësishme në mbrojtjen territoriale të vendit, por nuk e bëri Tiranën kryeqytet. Këshilli i Naltë edhe qeveria u nis drejt Durrësit. Marshimi filloi në 6 shkurt 1920 dhe shkoi drejt Durrësit, kaloi në Kavajë dhe atje u pengua nga forcat e pushtimit italian. U detyrua që të kthehet drejt Shijakut dhe në Qafë të Kasharit i priti kryetari i bashkisë së Tiranës, Ismail Ndroqi. Kështu në 11 shkurt të vitit 1920 Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm”, rrëfen Gazmend Bakiu.
Në këtë rrugëtim rol të rëndësishëm ka pasur edhe ministri i Brendshëm i kohës, Ahmet Zogu, i cili siç tregon Bakiu, ka treguar vendosmëri para trupave italiane.
“Çështja e kryeqytetit nuk ishte mbyllur. Në zgjedhjet e dyta parlamentare, dhjetor 1923, tema kryesore e fushatës elektorale ishte se cili do të ishte kryeqytet i Tiranës. Në garë ishin Tirana, Vlora, Elbasani, Shkodra edhe Durrësi. Ahmet Zogu me partinë e tij popullore, ku ishte kryetar, donte që kryeqytet të ishte Tirana. Tirana kishte dhënë provat. Ishte në një pozicion ideal gjeografik dhe ishte një trevë me patriotizëm të shquar të tiranasve. Zgjedhjet i fitoi Ahmet Zogu dhe partia popullore dhe parlamenti kishte 102 anëtarë. Por në qershor të vitit 1924 ndodhi rebelimi i ushtrisë, ku opozita parlamentare mori pushtetin me dhunë. Kryeministër u bë Fan Noli, që qeverisi në kushtet e mungesës së parlamentit”, thotë historiani, duke evidentuar se shtetet e Perëndimit nuk e njohën Nolin, sepse kishte ardhur në pushtet pa votim popullor.
“Prandaj, në 24 dhjetor të vitit 1924 kemi rikthimin e Ahmet Zogut me përkrahësit e tij, 62 vende në parlament. Këtë ata e quajtën triumfi i Legalitetit, duke thënë se ishin shumica. Në janar të vitit 1925, 62 anëtarët e Kuvendit Kushtetues u mblodhën dhe në 5-vjetorin e zhvillimit të Kongresit të Lushnjës në 21 janar 1925 Shqipëria u shpall për herë të parë Republikë. Në 31 janar Kuvendi Kushtetues shpalli kryeqytet të përhershëm Tiranën edhe Ahmet Zogun President. Tirana sanksionohej kryeqytet në nenin 6 të Kushtetutës. Ndonëse, deri më sot, kushtetuta është ndryshuar disa herë, por ky nen asnjëherë”, tregon studiuesi.
Dëshira edhe pasioni i Gazmend Bakiut për të zbuluar më shumë për të shkuarën e Tiranës, nuk është rastësore. Ali Bakiu, babai i tij, ka qenë kryetar i kryeqytetit në vitet 1945-‘46.
“Nuk është vetëm se babai ka qenë kryetar bashkie, por edhe im gjysh, Hasan Bakiu, ka pas hapur librarinë e parë në vitin 1908 në Tiranë, që u dogj në vitin 1910 nga armata e Shefqet Turgut Pashës. Në 1914 u dogj sërisht nga Haxhi Qamili për t’u rindërtuar në vitin 1916. “Libratoria” do të ishte jo vetëm e para, por edhe e vetmja librari deri në vitin1926. Përpos kësaj në vitet 1997-‘98 nisa të merresha me këtë studim, sepse doja që të kuptoja më shumë, se si kishte ardhur deri në këto ditë Tirana”, rrëfen Bakiu, i cili zhvillimin e kryeqytetit në ato vite nuk e shihte në mënyrë shumë pozitive.
“Nuk më pëlqenin fort zhvillimet që kishte marrë Tirana, edhe shumë nga objektet historike ishin zhdukur, Pazari i Vjetër ishte 300-vjeçar, Kisha e Ungjillëzimit ishte e vitit 1874, Kisha Katolike e vitit 1856, Xhamia e Vjetër ishte e vitit 1614. Këto objekte nuk ekzistonin më! Unë i kisha parë vetëm në fotografi, prandaj nisa një punë të gjatë kërkimore”.
Teksa e pyesim, se çfarë ka mbetur nga “Tirana e Vjetër” edhe çfarë mund të ruhet, historiani thotë se: “Pak gjëra! “Tirana e Vjetër” është ajo e para vitit 1945. Kemi një zonë që janë disa vila tek Kalaja e Tiranës që mund të rivitalizohen, kemi Akademinë e Shkencave dhe Teatrin e Kukullave, që u ngrit nga shteti shqiptar në vitin 1926. Teatri i Kukullave është ndërtesa e parë administrative pasi Tirana u bë kryeqytet i përhershëm dhe nisi transformimi i saj. Por, ajo që vëmë re sot është përqendrimi i lartë i popullsisë. Asokohe kryeqyteti kishte më shumë gjelbërim, sepse shteti ishte pronar i çdo gjëje dhe e vinte dorën lehtë ku të donte për të ndërtuar një lulishte dhe një shkollë”.
Libri “Tirana e vjetër” ribotohet i ripërpunuar nga shtëpia “Mediaprint” për herë të tretë për lexuesit. /Shqiptarja.com / KultPlus.com
Ish i burgosuri politik, Naim Ramadani, nga Ferizaj ka zbuluar një bisedë të vitit 2008 që kishte pasur me veprimtarin e ndjerë, Adem Demaçi, e me të cilin kishin diskutuar për karakterin e Albin Kurtit dhe të ardhmen politike të liderit të VV’së.
Siç tregon Ramadani në një intervistë për Kohën Ditore, Demaçi kishte thënë se Albin Kurti është më kokë fortë se vetë ai.
“Albini është edhe ma i ‘koqitë’ se unë. Me mbyt e mbyt, po pe nuk lëshon”, citohet t’i ketë thënë Demaçi.
Ndërkohë teksa e kishte pyetur se kur do të vijë koha e Kurtit, Demaçi e kishte parashikuar vitin 2018.
“Amerikanëve, tha, iu bi në gjunjë, por tash duhet me pasë kompetenca. Tha: Nuk ka shtet pa referendum. I thashë: Po Albini? Tha: Albini është edhe ma i ‘koqitë’ se unë. Tha: Me mbyt e mbyt, po pe nuk lëshon. I thashë: Po kur vjen koha e tij? Tha: Më 2018. I thashë: Larg. Aa, tha, me hy në politikë dhe me mbërri mrena natës, kejt kishim hy. (Albini,v.j.) e ka mirë, tha”, kujton Naim Ramadani bashkëbisedimin me Demaçin, te varri i të cilit kryeministri Kurti e kryekuvendarja Osmani bënë homazhe në 12-vjetorin e Pavarësisë. “Qe, njerëzit e mëdhenj i dinë senet”. / KultPlus.com
Beyonce performoi në hapjen e ceremonisë përkujtimore në nder të Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna.
Në ceremoninë që u mbajt në Staples Center në Los Angeles këngëtarja filloi të performojë këngën “XO”, ndërsa më pas iu drejtua turmës.
“Unë jam këtu sepse e dua Kobe dhe kjo ishte një nga këngët e tij të preferuara. Kështu që unë dua ta filloj, por dua që ne t’i këndojmë së bashku. Unë dua që ta këndoni atë me zë të lartë, që të dëgjohet dashuria”, tha Beyonce.
Pas kësaj, ajo performoi një interpretim emocional të “Halo” e shoqëruar nga një orkester dhe kor i veshur tërësisht në të bardha. / KultPlus.com
Kandidati i Partisë Socialdemokrate (SPD) me origjinë nga Pozharani i Vitisë në Kosovë, bëhet deputeti i parë me origjinë shqiptare në Parlamentin e Hamburgut. 35-vjeçari është një afaristë i njohur në Hamburg.
Sami Musa ka kandiduar në listën e
Partisë Socialdemokrate, e cila në zgjedhjet e ditës së dielë (23 shkurt) ka
fituar më shumë se 39% të votave dhe ka zënë vendin e parë në këtë qytet/land.
Në këtë mënyrë, SPD do të mbetet në pushtet, ndonëse ka shënuar një rënie te
votave prej më shumë se 6%. Por partneri i deritanishëm i SPD në koalicion,
ekologjistët, kanë dyfishuar numrin e votave (me mbi 24%) dhe në këtë mënyrë,
sipas të gjitha gjasave, jo vetëm që do të vazhdojnë qeverisjen e përbashkët,
por do të forcojnë pushtetin. Pjesë e pushtetit do të jetë pra edhe deputeti i
ri me origjinë nga Kosova, Sami Musa. Babai i tij Xhelil Musa është me origjinë
nga Pozharani i Vitisë, ndërsa nëna me origjinë nga Austria.
Lajmin për fitoren e Sami Musës e ka konfirmuar
qysh ditën e djeshme për Deutsche Wellen babai i tij Xhelil Musa, një afarist i
kahershëm në Hamburg. Më vonë të gjithë zgjedhësit ka falënderuar edhe vet Sami
Musa, i cili premton realizimin e objektivave të premtuara gjatë fushatës elektorale.
“Po i kam fituar 3661 vota dhe besoj se jam brenda në parlamentin e
Hamburgut”, konfirmon Sami Musa. Deputeti i ri i Hamburgut ka falënderuar
të gjithë ndihmësit dhe zgjedhësit, me fjalët se “votuesit janë angazhuar
për demokraci”, ndërsa ai premton se do të angazhohet me të gjitha mjetet
për realizimin e premtimeve dhe vlerave demokratike. “Unë nuk dua të pres
që vetëm të tjerët të punojnë për mua dhe për ne, por dua të jap kontributin
tim që gjërat t’i ndryshojë së bashku”, thotë për DW, Sami Musa.
Lajmin se Sami Musa do të jetë pjesë e parlamentit të Hamburgut e kanë botuar publikuar ndërkohë jo vetëm familja e tij, por edhe mediat gjermane. / KultPlus.com
Love e ka ndarë një fotografi nga dasma e saj me Kurt Cobainin, me rastin e 28-vjetorit të martesës së çiftit, dhe gati 26 vjet pas vdekjes së tij.
Këngëtarja dhe aktorja 55-vjeçare ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e saj fotografinë e shkrepur në vitin 1992, nga dasma e çiftit në Honolulu të Hawaiit, të cilën e përcolli me një mesazh prekës në kujtim të bashkëshortit të saj të ndjerë.
“Para 28 vjetësh ne u martuam në plazhin Waikiki të Honolulus. Më kujtohet ndjenja e thellë, e këndshme dhe marramendëse e dashurisë dhe sa me fat ndihesha. Ky burrë ishte një engjëll dhe e falënderoj shumë që është kujdesur për mua gjithë këto vite,” shkruhej në mesazhin e këngëtares Love.
Në këtë letër të hapur, ajo po ashtu ndau kujtime dhe e shprehi dashurinë e saj ndaj këngëtarit të ndjerë të bendit “Nirvana”, I cili u vetëvra vetëm dy vjet pas martesës.
Çifti, që ishte martuar vetëm disa muaj pasi e kishin filluar lidhjen e dashurisë në vitin 1991, e mirëpriti në jetë vajzën e quajtur, Frances Bean Cobain, vetëm gjashtë muaj pas dasmës. / KultPlus.com
“Dikur lexova një libër dhe e gjithë jeta ime ndryshoi”. “Lumturia është të mbash dikë në krahë dhe të mendosh se je duke mbajtur botën”. “Unë s’dua të jem një pemë. Unë dua të jem kuptimi i saj”.
“Çdo person inteligjent e di se jeta është diçka e bukur dhe qëllimi i saj është të jesh i lumtur”. “Njerëzit thonë gënjeshtra, vetëm atëherë kur ka diçka që tremben se mund ta humbasin”. “Kur humbasim njerëzit që duam, nuk duhet t’i shqetësojmë shpirtrat e tyre, të gjallë apo të vdekur. Përkundrazi, duhet të gjejmë ngushëllim në një objekt që na kujton diçka për ta”.
“- Cila është gjëja që pëlqen më shumë tek unë? Çfarë duhet të bëj unë për të më dashur? – Ji vetvetja, – tha Ipeku”.
“Lumturi do të thotë të jesh pranë personit që dashuron”. “Jeta nuk ka lidhje me parimet, por me lumturinë”. “Përpiqu që në fund të jetës, t’i lësh të gjithëve të kuptojnë se jetove një jetë të lumtur”.
Kanë përfunduar punimet restauruese, konzervuese në mejtepin dhe xhaminë e vjetër të fshatit Shkozë të Malishevës. Këto punime janë drejtuar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në kuadër të zbatimit të programeve për ndërhyrje në asetet e trashëgimisë kulturore të mbështetura financiarisht nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, shkruan KultPlus.
Xhamia dhe mejtepi i vjetër i fshatit Shkozë është ndërtuar në vitin 1916 ku sipas të dhënave gojore nga të moshuarit e këtij fshati kjo xhami së bashku me mejtepin (shkollën) ishte ndërtuar me kontributin e fshatarëve rreth mbi njëqind vite më parë.
Në këtë xhami shkollë, përveç mësimeve fetare hoxhallarët patriot qysh gjatë ish Jugosllavisë mbretërore, fshehtas u kishin mësuar fëmijëve shkrim-leximin në gjuhën shqipe, përmes librave shqip që i kishin siguruar në fshehtësi nga konsulli i Shqipërisë së atëhershme në Shkup.
Objekti i xhamisë dhe mejtepit nga janari i vitit 1999, përveç si objekt i kultit u shfrytëzua edhe nga kompania e UÇK-së e fshatit Shkozë, si vendkomandë dhe vendstrehim i pjesëtarëve të saj. Forcat serbe pasi thyen pozicionet e UÇK-së në mars të vitit 1999 e dogjën dhe e shkatërruan tërësisht këtë objekt.
Po ashtu sipas të dhënave të banorëve të këtij fshati në këtë xhami shërbyen shumë personalitete të njohura të fshatit Shkozë, si hoxha i parë i fshatit Mulla Bajram Bytyçi, njëherësh edhe pleqnar dhe veprimtar i njohur i viteve 1900-1913, më pas shërbeu Hafës Islam Bytyçi një hoxhë dhe intelektual i ri atdhetar, poet dhe pjesëtar i organizatës së fshehtë atdhetare ,,Drita” që veproi gjatë viteve 1930-1939. Gjithashtu në këtë objekt fetar shërbeu edhe Mulla Adem Bytyçi, një hoxhë patriot i cili ishte udhëheqës i burrave të Shkozës dhe më gjerë në luftërat për mbrojtjen e kufirit të Shqipërisë etnike në Kollashin gjatë viteve 1942-44.
Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren Samir Hoxha ka theksuar se “themelet e rrënojave të xhamisë së fshatit Shkozë, tashmë të restauruara, janë me rëndësi historike, por edhe e vaçant për ariktekturën lokale, ngase është ndërtesa e vetme arkitekturore publike që ka pasur fshati Shkozë” “Veç tjerash aty janë shkolluar gjenerata të tëra me njohuri fillestare, pra, kjo ndërtesë ka ushqyer nevojën shpirtërore dhe arsimore të komunitetit dhe si e tillë ruajtja dhe prezantimi i këtij monumenti ishte i nevojshëm pasi që ajo paraqet burimin e dijes, dhe në të njëjtën kohë dëshmon edhe për pasojat shkatrrimtare të luftës së fundit në trashëgiminë kulturore” theksoi Hoxha.
Vlen të theksohet se pas restaurimit dhe konzervimit të themeleve të këtij aseti të trashëgimisë kultutore nga ana e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, banorët e këtij fshati kanë shprehur gadishmërinë e tyre për tu kujdesur për këtë monument, duke mos kursyer edhe mbështetjen finaciare për rregullimin e amientit rreth saj si dhe infrastrukturës përcjellëse. /KultPlus.com
Këtë të ejte nga ora 17:00, në Qendrën Burimore Kosovare organizata jo-qeveritare Global Shapers Prishtina sjell një format kreativ të fjalimeve inspiruese për rininë kosovare, shkruan KultPlus.
Ndërmarrësja, gazetarja dhe aktivistja Linda Shala do të jetë folësja e parë që do të hap këtë format të fjalimeve inspiruese që i ik të zakonshmes dhe synon të inspirojë rininë kosovare për të realizuar ëndrrat e tyre.
Ngjarja është pa pagesë dhe është e hapur për të gjithë të interesuarit, ndërsa vegza mund të gjindet këtu: https://www.facebook.com/events/186767449262691/
Në këtë format, moderatori do të luaj rolin e shoqërisë dhe sfidave që rrethi përballë njerëzit kurdo që ata vendosin të bëjnë hap drejt arritjes së suksesit në karrierën e tyre. Formati kreativ i fjalimeve integron teatrin dhe gazetarinë, duke vendosur njerëzit e suksesshëm përballë sfidave që ata i kanë tejkaluar në mënyrë që rinia të mund mësoj nga përvoja e tyre.
Ky format, mundëson që rinia kosovare e cila përballet me sfida të ndryshme, të mësoj në thelb dhe ta shoh në formën më praktike të mundshme, si të tejkalohen sfidat e shoqërisë, paragjykimet e familjes, anën emocionale dhe sfida tjera të cilat dalin në arritjen e suksesit në cilëndo fushë që personi synon.
“Synimi i këtyre fjalimeve inspiruese është që të ndërtojmë guximin dhe vetëbesimin e nevojshëm tek rinia në mënyrë që të mos dorëzohet nga sfidat por të qëndrojë dhe arrijë suksesin që e synon në cilëndo fushë që dëshirojnë”, tha Drejtori Programeve dhe ideatori i formatit – Avdyl Gashi. “Ne besojmë se rinia jonë ka shumë potencial dhe energji, prandaj ky format do t’iu mundësojë që të kanalizojnë energjinë e tyre në mënyrën e duhur dhe ti japim produktivitet asaj.”
“Kjo ngjarje do të jetë e përmuajshme dhe do të jetë diverse në përmbajtje, pasiqë do të sjellim njerëz të suksesshëm të profileve të ndryshme, në mënyrë që sa më shumë të rinjë e të reja ta gjejnë veten brenda këtij formati.” thuhet në komunikatë.
Ndryshe, organizata Global Shapers Prishtina, është pjesë e komunitetit Global të të Rinjve që quhet Global Shapers Community i cili është krijuar nga Forumi Botëror i Ekonomisë” (World Economic Forum), dhe në nivel global numëron rreth 10000 antarë, ndodhet në 425 qytete dhe 154 shtete. Në Prishtinë ky komunitet ka rreth 20 antarë aktiv dhe 20 vullnetarë të rinjë, ndërsa synon që të krijoj ndryshime në komunitet nëpërmjet fuqizimit të rinisë. /KultPlus.com
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), ka mbajtur të jashtëzakonshme për media për ta shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të formave të abuzimit dhe dhunës seksuale.
Donjeta Kelmendi, drejtoreshë në KOMF, tha se në vazhdimësi, po shfaqen raste që dëshmojnë dështimin e sistemit për të garantuar mbrojtje për fëmijët viktima të abuzimit.
“Si koalicion jemi të shokuar për faktin që raste të tilla, siç është rasti tragjik i fëmijës K.V. nga Fushë Kosova, i cili përfundoi me vrasjen makabre të tij, nuk ka ndikuar aspak në reflektim, mobilizim e as ngritje të nivelit të përgjegjësisë së të gjithë sistemit të mbrojtjes së fëmijës, e sidomos të prokurorisë”.
Sipas saj, nuk ka llogaridhënie dhe përgjegjësi për trajtimin e këtyre rasteve nga organet e mbrojtjes, rendit dhe drejtësisë.
Ajo ka sqaruar se KOMF-i përmes një kërkese për veprim i është drejtuar Albulena Haxhiut – Ministre e Drejtësisë, Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme, Aleksandër Lumezi – Kryeprokuror i Shtetit, Bahri Hyseni – Kryesues i Këshillit Prokurorial, Burim Berisha – Kryetar i Komunës së Fushë Kosovës dhe Shpend Ahmeti – Kryetar i Komunës së Prishtinës, duke kërkuar veprime emergjente dhe llogaridhënie lidhur me këto raste. /KultPlus.com
Ambasadori i SHBA’së në Prishtinë, Philip Kosnett, i ka dorëzuar sot senatorit amerikan Bob Dole një fotografi të shtatores që do të vendoset në Prishtinës së shpejti.
Një lajm të tillë e ka dhënë vetë ambasadori Kosnett përmes një njoftimi në twitter.
“Ishte kënaqësi që t’ia dorëzoja personalisht një foto të shtatores së Senatorit Bob Dole e krijuar nga Luan Mulliqi, e cila do të zbulohet së shpejti në Prishtinë. Njeri i mrekullueshëm”, ka shkruar Kosnett në twitter.
Vendimi për ndërtimin e një shtatore për një prej miqve më të mëdhenj të Kosovës ishte marrë më 22 korrik të vitit të kaluar me rastin e ditëlindjes së senatorit Dole.
Vetë senatori ishte ndjerë jashtëzakonisht i lumtur për lajmin e që kishte marrë rreth ndërtimit të një shtatoreje në Prishtinë.
Bendi i njohur i muzikës “Metallica”, ka bërë të ditur se i ka anuluar pjesëmarrjet në dy festivale të rëndësishme muzikore, të cilat ishin planifikuar për në fund të këtij viti, me qëllim që ta mbështesin shërimin e vokalistit të grupit, James Hetfield, nga vartësia prej drogës dhe alkoolit.
Këngëtari i njohur ishte regjistruar në një qendër rehabilituese në shtator të 2019-s, kjo pasi po përballej me vartësinë nga droga dhe alkooli. Ballafaqimi i Hetfieldit me këtë problem ishte detajuar edhe në të kaluarën, në dokumentarin e vitit 2004, “Some Kind of Monster”.
Dhe kështu është bërë e ditur se “Metallica”, më nuk do të performojë në festivalin “Columbus’ Sonic Temple” i cili mbahet në muajin maj, dhe festivalin “Louisville’s Louder Than Life” i planifikuar për muajin shtator. Në këto ngjarje, bendi do të zëvendësohet nga grupet “Red Hot Chili Peppers” dhe “Tool”, transmeton Koha.net.
Ndërkaq, pjesëmarrja e grupit “Metallica” në ngjarjet tjera si, “Epicenter”, “Welcome To Rockville” dhe “Aftershock”, do të shkojë sipas planit.
James Hetfield i ka informuar adhuruesit rreth rrugëtimit të deritanishëm, duke thënë se terapia po shkon shumë mirë dhe është optimist për atë që e pret në të ardhmen.
Javën e kaluar, Hetfield e shënoi paraqitjen e parë në publik që nga hyrja në rehabilitim. Muzikanti i njohur morri pjesë në një ngjarje përkujtimore për yllin e ndjerë, Eddie Money, i cili vdiq në shtator të vitit 2019. / KultPlus.com