Shuhet Genci Kadilli, këngëtari i serenatave korçare

Një prej zërave më karakteristikë të serenatave korçare, Genci Kadilli, është ndarë nga jeta.

I njohur nga shoqëria dhe qytetarët e shumtë, si “Genci i Kofielit”, 58-vjeçari prej vitesh zbukuronte netët e qindra qytetarëve, që mbushnin lokalet e njohura në Korçë, me tingujt e muzikës karakteristike.

Miq të shumtë e të afërm, kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje të papritur. /Konica.al /KultPlus.com

Mendja e fuqishme e John Stuart Mill-it

Nga: Selami Xhepa

“John Stuart Mill (1806-1873) – ishte John Stuart Mill”, shkruan Schumpeter, “domethënë, një nga figurat më të fuqishme intelektuale të shekullit të nëntëmbëdhjetë, dhe është aq i njohur për gjithkënd që është i arsimuar, sa duket e tepërt të përpiqesh të shtosh diçka më shumë nga sa mund të lexohet në një duzinë librash të shkruar për të.” (History of Economic Analysis, fq. 527). Në të vërtetë, janë me dhjetëra botime voluminoze të shkruara nga akademikë dhe mendje të fuqishme intelektuale, që nga Lord Ashley, tek Hayek, nga Hutchison tek Hollander, nga Spenser tek Rothbard – sa për të përmendur pak prej tyre – që kanë shqyrtuar veprën e Mill-it si ekonomist politik, si sociolog dhe filozof. Një burim i rëndësishëm reference për studiuesit është padyshim edhe “Vepra autobiografike” (voluminoze prej më shumë se 800 faqesh) e J. S. Mill-it, e cila i ishte dorëzuar librarisë së Universitetit të Columbia nga Helen Taylor, thjeshtra e Mill-it.

Të flasësh për figurën e John Stuart Mill-it, duhet më së pari ta nisësh nga edukatori dhe mentori i jetës së tij, mendja po aq gjeniale dhe e fuqishme e James Mill-it, autori i veprës “Historia e Indisë britanike”, i ati i John-it. James Mill-it nuk ishte vetëm thjesht një dishepull dhe shok i Jeremy Bentham-it dhe David Ricardos-it; ai ishte një mendimtar i thellë dhe filozof origjinal. Ndikimi i jashtëzakonshëm i të atit në formimin e tij, duket edhe nga mënyra sokratike e shkrimit të Autobiografisë.

Shumë fëmijë kanë aftësi të jashtëzakonshme në fusha të caktuara, si në matematikë apo mësime gjuhësh të huaja; John Stuart Mill i kishte të gjitha këto talente e, përveç tyre, kishte aftësi të jashtëzakonshme të rrokte që në moshën fëminore ide abstrakte në ekonomi, filozofi e shkenca.

Edukimi i Mill-it është pothuaj tërësisht i lidhur me të atin, James, shëtitjet në pyll me të cilin ishin ushtrimi intelektual dhe njëherësh klasa e tij e mësimit. Që në moshën trevjeçare kishte mësuar greqishten. Dhe, libri i parë grek që do të lexonte ishin Fabulat e Ezopit. Përpara se deri në moshën tetëvjeçare kur kishte mësuar edhe latinishten, ai kishte lexuar veprat e njohura të filozofit grek Ksenofonit, Anabasis, Kiropedia dhe kujtimet për Sokratin, jetën e disa prej filozofëve të antikitetit, si Diogjenit dhe Tuqididit; gjashtë dialogjet e Platonit. E vetmja gjë tjetër që kishte mësuar gjatë atyre viteve kishte qenë aritmetika. Detyrat dhe mësimet do t’i bënte në të njëjtën tavolinë pune, ku edhe vetë James shkruante librin e tij, “Historia e Indisë britanike”.

Mësimet e vërteta nuk ishin orët e studimit në tavolinë, por shëtitjet e gjata të tyre në pyll dhe leximet e pavarura të veprave që i rekomandonte i ati. I pasionuar pas studimit të historisë, ai kishte patur afeksion për Historinë e Romës dhe Greqisë, libra e historisë së Filipit të Dytë dhe të Tretë të Watson-it; ndërsa kur “rashë në kontakt me historinë e luftës për pavarësi të Amerikës, do të rreshtohesha në anën e gabuar, pasi kjo quhej ana e anglezëve”, do të pohonte tek Autobiografia.  Diskutimet e tij të gjata filozofike ndërsa shoqëronte të atin në shëtitjet e gjata në pyll, dhe editimi i librit të Jeremy Bentham-it, “Racionalja e dëshmisë juridike”, akoma pa mbushur të njëzetat, janë dëshmi e jashtëzakonshme e një pjekurie të parakohshme.

Në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, i ati do t’i jepte në duar veprën të Dumont-it, më të famshme në fushën e legjislacionit, “Traktat mbi legjislacionin”, që siç do të shkruante vetë J. S. Mill, “leximi i këtij libri ishte në vetvete një epokë në jetën time; një pikë kthese në historinë time mentale…. Kur hodha mbi tryezë volumin e fundit të Traktatit, isha bërë tjetër njeri. ‘Parimi i Utilitetit’, i kuptuar siç e kuptonte Bentham dhe i aplikuar siç e kishte aplikuar ai në tre volumet e librit, kishin rënë në vendin e duhur, tamam si një nyje lidhëse që mbante të bashkuar komponentët fragmentar dhe të shkëputur të dijeve dhe besimeve të mia. I kishte dhënë unitet konceptimeve të mia mbi gjërat.” Në moshën trembëdhjetë vjeçare kishte kryer një kurs të plotë të ekonomisë politike!

Në verën e vitit 1820, J. S. Mill do të shkonte në Francë dhe do të qëndronte për një vit e gjysmë në shtëpinë e Jean Baptiste Say-t, dhe pas kthimit në Londër, në moshën 22-vjeçare, do të futej në Zyrën e Indisë, ku i ati ishte shef. Edukimin do ta vazhdonte me leximet e eseve dhe diskutimet e debatet që do të zhvilloheshin një herë në dy javë në shtëpinë e Jeremy Bentham-it, ku ishte krijuar dhe mblidhej që nga viti 1822-23 “Shoqëria e utilitaristëve”. Ky grup ku futeshin miqtë më të ngushtë të Mill-it, do të vepronte deri në vitin 1826, dhe aty do diskutonin çështje filozofike dhe do të shkruante artikuj dhe botonte një gazetë me diskutimet e tyre (të cilat nuk janë gjendur).

Në vitet 1826-27 ai do të kalonte një periudhë depresioni, deri në vitet 1840 kur do të përfundonte shkrimin e veprës “Logjika”. Në autobiografinë e vet ai i referohet kësaj periudhe si “vitet e tranzicionit”, vite që në fakt shënojnë një pikë kthese në aparatin e tij të mendimit dhe idetë e tij. Në këto vite të vështira, jo shumë të përmendura midis adhuruesve dhe pasueve të tij, ai do të gjente paqe tek poezia e Wordworth dhe Shelly-t (e preferuara e mikes së tij të zemrës, Harriet Taylor), tek dashuria për muzikën dhe dëshirën në rritje për artet, dramën, pikturën dhe arkitekturën.

Një influencim i fuqishëm në jetën e tij do të luanin njohjet e reja me rrethin e unitarianëve W. J. Fox, një orator i madh anglez politik dhe religjioz, dhe njohja me Harriet dhe John Taylor-in, Thomas Carlyle-n dhe John Sterling-un. Nëpërmjet tyre do të futej në lidhje me shoqërinë  e Apostujve të Kembrixhit, një prej shoqërisë më influencuese të Anglisë së asaj kohe, deri në kohën e J. M. Keynes-it (ku kishte qenë anëtar). Në gjithë ciklin e tij jetësor, Mill kishte rënë në kontakte që nga filozofët radikalë të viteve 1820, me romantikët, me sensimonistët, unitaristët dhe apostujt e Kembrixhit, me burokratët e rinj  dhe filozofët radikalë të viteve 1830, duke qenë herë në qendër të vëmendjes dhe herë në periferi, por gjithnjë një person prezent në debatet intelektuale të kohës. Do të ishte në fund të jetës së tij që do të izolohej nga këto klube influencuese, pas martesës së tij me Harriet Taylor-in, pas vdekjes së të shoqit të saj, John Taylor. Nga kjo kohë, ai do të kufizohet në korrespondencat e veta me një rreth të kufizuar miqsh të vjetër si Carlyle dhe August Compte, si dhe do të bëhej një person që do të vazhdonte të influenconte në idetë e një brezi të rinj intelektualësh anglez, përfshi filozofin Spencer.

Në vitet 1858-1868 do të ishte anëtar i pavarur i Parlamentit, periudhë që e shfrytëzoi t’i bënte jehonë pikëpamjeve të tij të avancuara liberale, veçanërisht të drejtën e votës për gratë dhe punëtorinë.

 “Kur kalon nga Quesnay, Turgot dhe Smith, tek Mill-i, menjëherë ndjehet se fillon një epokë e re. Shkenca e ekonomisë e humbet naivitetin dhe thjeshtësinë e kohës së saj të rinisë”, shkruan Prof. Lewis (History of Economic Thought, botim i vitit 1910; fq. 379). Kushtet ekonomike dhe sociale të kohës kishin ndryshuar. Revolucioni industrial i kishte dhënë hov manifakturës dhe shpikje të reja po revolucionarizonin teknologjitë e prodhimit. Popullsia ishte rritur ndjeshëm; punëtoria po grumbullohej nëpër qytete gjithnjë e më të mëdha; pronarët e tokave po përfitonin nga rritja e kërkesës për toka dhe rentat e larta; nevoja për mbrojtje nga qeveria për të shmangur abuzimet, ishte më e madhe. Që nga koha e Jean-Jacques Rousseau-s, i cili predikonte se natyra do t’i bënte vetë të gjithë të kënaqur, realitetet kishin ndryshuar shumë. Në kohën e Mill-it, natyra shihej si një pushtet i pashpirt, prej të cilit kërkohej mbrojtje.

Fusha e interesave shkencore dhe e njohurive të tij, janë në një mënyrë të pazakontë të gjera. Tre janë veprat më të mëdha të tij, “Logjika” (1843), “Shqyrtim i filozofisë së Sër William Hamilton-it” (1865) dhe “Parimet e ekonomisë politike me disa aplikime të saj në filozofinë sociale” (1848), prej të cilave ne do të ndalemi kryesisht te kjo e fundit, që përbën dhe kontributin e tij më të shquar në doktrinën ekonomike. Ndërsa, vepra tjetër “Esé mbi disa çështje të pazgjidhura të ekonomisë politike” merret në fakt më shumë me aspektet teknike të ekonomiksit.

Si ekonomist, Mill-i do të influencohej dhe do i ishte shumë mirënjohës veprës së Ricardos, madje “e ekzagjeronte këtë ndjesi të borxhit ndaj tij”, nënvizon Herbert Spencer në biografinë që shkroi për jetën dhe veprën e Mill-it. Siç e theksonte vetë Mill-i, Ricardo kishte krijuar shtyllën kurrizore të shkencës së ekonomisë politike; por gjymtyrët dhe nyjat lidhëse, muskujt e saj do të ishin vepër e Mill-it. Teoritë e prodhimit, shpërndarjes dhe shkëmbimeve që krijoi Ricardo, ishin hedhur në skicat e veta të përgjithshme dhe linjat kryesore, të cilat shpeshherë duken pa lidhje dhe vështirë të depërtueshme. Mill do të vendoste lidhjet e duhura mes principeve, do t’i qartësonte dhe do iu jepte atyre kuptim. Këto pikëpyetje sqarohen në veprën e tij “Esé mbi çështjet e pazgjidhura në ekonominë politike”, një vepër për të cilën Prof. Cherbuliez i Universitetit të Gjenevës do të shkruante se ishte një nga “veprat më të rëndësishme dhe më origjinale në shkencën e ekonomisë”. Megjithatë, Schumpeter nuk e klasifikon veprën e tij, “Parimet”, si një vepër rikardiane. Sipas tij, besimi që vetë Mill kishte se ai ishte një rikardian, ishte i gabuar. Teoria e vlerës dhe kostos, që ka një vend qendror tek çdo ekonomist, siç do ta shohim dhe më poshtë në këtë shkrim, tek Mill qëndron si një kompromis midis teorisë së Ricardo-s dhe të Say-t.

Veprën e tij Mill e organizoi në pesë libra: ‘Prodhimi’, ‘Shpërndarja’, ‘Shkëmbimi’, ‘Ndikimi i progresit të shoqërisë mbi prodhimin dhe shpërndarjen’, dhe ‘Mbi ndikimin e qeverisë’. Libri i fundit i dedikohet kryesisht financave publike. Në librin e katërt, ai ndalet në temën e evolucionit ekonomik. Ndërsa tre librat e parë janë një përpjekje për të përmirësuar teorinë e Say-t në fushat respektive. Duke e vendosur teorinë qendrore ekonomike, atë të vlerës, në librin e tretë, në fakt ai e ndan prodhimin dhe shpërndarjen nga paraja dhe vlera. Në gjykimin shumpeterian, ky është një demonstrim i një dobësie të qartë nga pikëpamja e ndërtimit klasik të analizës ekonomike, në kuptimin që si  ekonomist klasik, ai nuk i kishin dhënë një vend qendror teorisë së vlerës, që përbën ndoshta një nga temat fondamentale të kësaj disipline. Pesë librat paraprihen nga “Vërejtjet paraprake”, ku Mill, në traditën smithiane, zhvillon idetë e tij mbi evolucionin e shoqërisë ekonomike. Faktorët përcaktues të këtij evolucioni shkojnë që nga mjedisi, raca, struktura klasore, si dhe zakonet dhe traditat. Ndërsa “dijen” Mill e trajton edhe si pasojë edhe si shkak të gjendjes së prodhimit dhe shpërndarjes së pasurisë. Në këtë kuptim, Mill vlerëson si faktor parësor të zhvillimit kushtet objektive dhe më pak theks kanë idetë apo principet.

Prej këtej vijon edhe trajtimi që ai i bën kuadrit institucional brenda të cilit zhvillohen proceset ekonomike. Në këtë pikë, J. S. Mill besonte se njeriu mundet dhe duhet ta ndryshojë sistemin kapitalist duke reformuar ato që ai i perceptonte si defekte apo dobësi të tij. Kjo shënon dhe një nga debatet më kontraverse lidhur me veprën e Mill-it. Ludwig von Mises dhe Hayek, por dhe të tjerë, duke analizuar kritikën që Mill-i i bënte sistemit kapitalist, e kanë cilësuar atë si mbështetës të socializmit. Në fakt, Mill i ka bërë një kritikë të fortë institucionit të pronës private për shkak se mbitheksimi i “interesit privat” mund të prodhonte ndryshime të thella sociale. Pabarazitë sociale do të thelloheshin për shkak të relacioneve midis punës/pagës dhe kapitalit. Zgjidhja më e mirë në afat të gjatë, sipas Mill-it, ishte një perfeksionim më i mirë i sistemit të pronës private, duke zbatuar skema më të ndershme të ndarjes së vlerës midis punës dhe kapitalit, sipas një skeme më shumë kooperuese. Pikërisht për këtë tezë, Mises do ta quante Mill si “avokatin më të fortë të socializimit”. Ndërsa, Schumpeter do të shkonte dhe më tej, duke e vlerësuar atë vetë si një socialist.

Në veprën e tij të botuar pas vdekjes, “Kapitujt mbi socializmin”, ai shkruan: “Socializmi i adoptuar në një mënyrë të tillë [nëpërmjet revolucionit – shënimi im], do të ishte një dështim katastrofik dhe apostujt e tij nuk do të kishin ngushëllim tjetër, përveçse sistemi që ekziston tashmë si i tillë, do të pushonte së ekzistuari, dhe të gjithë përfituesit prej tij do të rrënoheshin – një ngushëllim që për disa syresh ndoshta është real, pasi nëse i besojmë dukjes, parimi lëvizës i shumicës së revolucionarëve socialist është urrejtja; një urrejtje që duke u shfajësuar nga urrejtja prej djajve të sistemit ekzistues, i hap rrugën një fundi të sistemit ekzistues me çdo çmim, edhe në dëm të atyre që vuajnë prej tij, me shpresën se prej këtij kaosi, do të lind një jetë (Kozmos) më e mirë, në një padurueshmëri trishtuese për të respektuar përmirësimet graduale të sistemit” (Cituar nga Hollander, 1985, fq. xx).

Në fakt, tre kapituj mbi socializmin që u botuan pas vdekjes nga thjeshtra e tij, më tepër se një libër i plotë, janë skica të një libri kritik mbi gjendjen e socializmit anglez dhe francez të kohës që kishte planifikuar të shkruante por që nuk arriti ta përfundonte. Sidoqoftë, është i ditur dhe i pranuar fakti se Mill nuk kishte një shije të mirë për sistemin shoqëror të kohës dhe shfaqte shumë simpati në favor të klasës punëtore, duke besuar tek evolucioni i sistemit ekonomik drejt një shoqërie socialiste. Mesa duket, ishte ndikuar shumë nga teoritë e Sen Simon dhe socialistëve (utopik) francez.

Një tjetër çështje e një debati të përhershëm që vazhdon në shkencën e ekonomisë është ajo lidhur me metodën, ku spikasin kundërshtitë midis Mill-it dhe një prej ekonomistëve më të mëdhenj të kohës së tij, Nassau Senior. Ndërsa Senior do të vazhdonte të kultivonte mbi traditën e themeluesve të prakseologjisë, Mill mbeti një pozitivist, duke besuar tek “njeriu ekonomik” – njeriu që është i interesuar vetëm pas aspekteve materiale dhe pasurore – një metodë që edhe pse akoma dhe sot vazhdon të jetë thelbësisht e kritikueshme, pasi u ngrit në dominancën e vet në saj të Paretos dhe Friedman, vazhdon të mbetet gjerësisht e përdorur në teorinë ekonomike.

Analiza klasike e procesit ekonomik e vendoste individin/agjentin ekonomik individual, si pjesëtar të një klase: pronarë tokash, punëtor dhe kapitalist. Kontributi i veçantë i J. S. Mill është se për herë të parë, në literaturën ekonomike angleze, ai shton dhe një agjent tjetër: sipërmarrësin. Roli i sipërmarrësit ishte zhvilluar përciptazi kryesisht në Francë me Cantillon dhe më vonë me Say, dhe po ashtu gjendet përciptazi edhe tek A. Smith (me terma të tillë si herë sipërmarrësi, herë masteri, e herë tregtari), por, edhe në analizën me të thelluar të Say, funksioni i sipërmarrësit ishte konsideruar ai i kombinimit të faktorëve të prodhimit në organizmin prodhues.

Triadës së agjentëve ekonomik i korrespondon dhe triada e shpërndarjes së vlerës: renta mbi tokën, paga dhe kapitali/interesi. Siç e kemi theksuar dhe në Esetë e shkruara më parë mbi ekonomistët klasik, kjo lloji analize e vlerës ishte baza e teorisë marksiste të mbivlerës. Kjo teori e vlerës nga puna e cila nuk u kapërcye as nga Ricardo; do të ishin jorikardianët dhe antirikardianët – Say, Turgot, dhe më pas Carl Menger dhe Ludwig von Mises të shkollës austriake, që do të zhvillonin një teori të ndryshme nga klasikët. Në modelin teorik të shpjegimit të proceseve ekonomike, Mill nuk shkoi më larg se paraardhësit e tij në konceptimin e gjendjes stacionare të ekonomisë. Megjithatë, siç nënvizon Schumpeter, “ai arriti më mirë se të tjerët të bënte dallimin midis gjendjes stacionare si një materializim në të ardhmen i kushteve të sotme të ekonomisë, dhe stacionaritetit si një konstrukt konceptual apo një instrument analize që shërben për të izoluar, për qëllime studimore, grupin e fenomeneve ekonomike që do të vëzhgoheshin në një mjedis të pandryshuar” (fq. 562). Këtu “stacionariteti” përdoret si një abstragim, si një mjet i analizës ekonomike.

Në analizën e vlerës, edhe Mill dallon tre klasa produktesh. Produktet, oferta e të cilave është e kufizuar, vlera/çmimi varet nga raportet e kërkesës dhe ofertës. Ligji i Say-t është parimi i pranuar në përcaktimin e çmimit të mallrave. Në klasën e dytë të mallrave, atë të mallrave që varen nga “puna dhe shpenzimet”, e prandaj dhe oferta e tyre mund të rritet pambarimisht, Mill bën dallim midis vlerës normale dhe asaj të tregut, dhe ku ai kërkon ligjësi të ndryshme nga ai i kërkesë-ofertës në përcaktimin e vlerës. Si pikën normale të vlerës ai merr koston e prodhimit. Në këtë kategori mallrash, prodhimi/oferta tenton të rritet deri në pikën kur fitimprurja fillon të ulet. Pikërisht tek analiza e kostos, ai adopton qasjen inovative nga klasikët pararendës duket përfshirë sipërmarrësin si element të saj. Ndërsa në kategorinë  e tretë të mallrave, të cilat mund të rriten indefinitivisht, por me një rritje joproporcionale të kostove, siç janë prodhimet bujqësore, Mill thotë shumë pak.

Një nga kontributet e Mill-it ishte dhe zhvillimi i mëtejshëm i teorisë rikardiane të tregtisë ndërkombëtare, duke nënvizuar se në tregtinë ndërkombëtare nuk janë të rëndësishme diferencat absolute të kostove të prodhimeve, por diferencat relative të tyre. Nën një zgjerim të argumentit rikardian, Mill shkon më tej kur nënvizon se ligjësia që vlerat permanente varen nga kostot e prodhimit, nuk qëndron për mallrat e  huaja. Më shumë se nga kostoja e prodhimit, vlera e tyre varet nga vlera e mallrave me të cilat ato shkëmbehen. Pra, vlera e tyre i nënshtrohet një ligjësie të ekuacionit të kërkesës botërore.

Pa hyrë në detajet teorike të vizionit të J .S. Mill-it lidhur me zhvillimin ekonomik të shoqërisë, thjesht po nënvizojmë se ai ishte krejt i ndryshëm nga vizioni pesimist i Malthusit, Ricardos dhe i të atit, James Mill-it. Megjithatë, optimizmi i tij buronte nga fakti se popullsia do ta kuptonte teorinë e Maltusit dhe do të vetëkufizonte rritjen e saj, duke bërë që gara midis kapitalit dhe punës, të fitohej nga kapitali.

“Nëse Adam Smith ishte babai i ekonomisë politike”, shkruante Lewis, “John Stuart Mill është trashëgimtari i tij”. Megjithë kufizimet dhe dobësitë e veprës së tij, nuk ka dyshim se doktrina ekonomike dhe e filozofisë sociale që ai themeloi, ishin shumë më të thella se ajo e pararendësve dhe mbetën dominuese në Angli dhe në komunitetin intelektual botëror. Tipari ndoshta më i spikatur i personalitetit të tij ishte pranueshmëria e ideve të të tjerëve, armiqësia e tij me dogmatizmin. Erudicioni tij mahnitës është frymëzim për çdo studiues dhe intelektual. Profesor Henry Fawcett, në esenë e Spencer-it kushtuar J.S.Mill, shkruan: “Disa vite më parë qëllova të ndodhesha në një bashkëbisedim në Cambridge me tre personalitetet më të shquara të matematikës, klasicizmit dhe psikologjisë. Po diskutonim fjalimin e Z. Mill që kishte mbajtur si rektor i Universitetit St. Andrew. Matematicieni tha se kurrë nuk kishte dëgjuar më parë të shpjegoheshin kaq fuqishëm dhe kaq qartë përfitimet që kishte studimi i matematikës; të njëjtën gjë kishin thënë edhe të dyja eminencat e shkencave të tjera. Nuk besoj se ka homazh më të madh që mund t’i bëhet kujtimit të dikujt, rreth të cilit shumë prej nesh janë kaq shumë të lidhur me aq shumë mirënjohje dhe admirim…” /KultPlus.com

Sot është përvjetori i lindjes së shkrimtarit amerikan, Ernest Hemingway

Ernest Hemingway ishte novelist amerikan, shkrimtar i historive të shkurtëra dhe gazetar. I përket shkrimtarëve të periudhës klasike të letërsisë amerikane. Ernest Hemingway në profilin e tij shkrimtaresk përfaqëson në menyrë të shkëlqyer realizmin letrar në SHBA. Stili i tij ekonomik dhe i nënvlerësuar kishte një ndikim të fortë në fiksion, shkruan KultPlus.

I konsideruar nga shumëkush si strehë e brezit të humbur, Heminguej vazhdon të mbetet shkrimtari më i shquar amerikan. Proza e tij e gjallë shquhet për nga thjeshtësia mahnitëse, dialogu i thjeshtë plotë jetë. Personazhet kryesore të Heminguejit janë gjithnjë luftëtarë të paepur, me dinjitet krenar, toreador, përballë gjendjes së nderë që po përjetonte padrejtësisht brezi i humbur, brez në kurrizin e të cilit rëndoi më së shumti Lufta e Parë Botërore.

Hemingway u rrit në Oak Park, Illinois. Pas shkollës së mesme, ai raportoi për disa muaj për “The Kansas City Star”, përpara se të nisej për Frontin Italian për t’u regjistruar me shoferët e ambulancës së Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1918, ai u plagos rëndë dhe u kthye në shtëpi. Përvojat e tij të kohës së luftës formuan bazën për romanin e tij “Një lamtumirë për armët” (1929).

Në vitin 1921, ai u martua me Hadley Richardson, e para nga katër bashkëshortet e tij. Çifti u zhvendos në Paris, ku punoi si korrespondent i huaj dhe ra nën ndikimin e shkrimtarëve dhe artistëve modernistë të komunitetit të emigrantëve të viteve 1920 “Lost Generation”. Ai botoi romanin e tij debutues, The Sun Also Rises, në vitin 1926. Pas divorcit të tij nga Richardson në vitin 1927, Hemingway u martua me Pauline Pfeiffer; ata u divorcuan pasi u kthye nga Lufta Civile Spanjolle, ku ai kishte qenë gazetar, dhe pas së cilës ai shkroi From Whom the Bell Tolls (1940). Martha Gellhorn u bë gruaja e tij e tretë në vitin 1940; ata u ndanë kur u takua me Mary Welsh në Londër gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai ishte i pranishëm në ulje të Normandisë dhe çlirimin e Parisit.

Menjëherë pas botimit të Plaku dhe Deti (1952), Hemingway shkoi për safari në Afrikë, ku ai u vra pothuajse në dy rrëzime të njëpasnjëshme të aeroplanëve që e lanë me dhembje dhe të sëmurë për pjesën më të madhe të jetës së tij të mbetur. Hemingway mbante banesa të përhershme në Key West, Florida, (1930) dhe Kubë (1940 dhe 1950), dhe në vitin 1959 bleu një shtëpi në Ketchum, Idaho, ku ai vrau veten në mes të vitit 1961

Ai lindi me 21 Korrik 1899 dhe vdiq me 2 Korrik 1961 . /KultPlus.com

Mbyllja e klubeve të natës, Rakacolli: Nuk u respektuan masat e protokollit

Zëvendësministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, njëkohësisht kryesuese e Komitetit Teknik të Ekspertëve për të përballuar pandeminë e COVID-19, Mira Rakacolli, tha sot se “që në periudhën kur nisi rihapja e aktiviteteve klubet dhe lokalet e kishin të paracaktuar në protokollin e masave që duhet të ndiqnin në mënyrë që të minimizonin mundësinë e përhapjes së infeksionit. Por ata nuk i respektuan këto masa”.

Në një intervistë televizive Rakacolli duke folur për aktin normative për mbylljen e klubeve të natës dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00, tha se “e vetmja mënyrë për të ndaluar këtë sëmundje është distancimi fizik, pra mbajtja e masave mbrojtëse, të cilat janë thënë në protokollet e hapjes. Por njerëzit nuk i kanë respektuar dhe kanë bërë grumbullime”.

“Distanca e tavolinave, mënyra e vendosjes së karrigeve dhe njerëzve në mjedise të jashtme nuk është respektuar, nuk ka nevojë të dalin pamje, një shëtitje të bënim në mbrëmje nëpër lokale dhe çdo njeri tmerrohej duke e ditur epidemiologjinë, ndërkohë të rinjtë rrinin ngjitur me njëri-tjetrin. Ne nuk kemi gjetur deri tani ndonjë që t’i ketë respektuar masat, për hir të shëndetit publik, në numra të tillë rastesh, patjetër që do të merren të tilla vendime,” – u shpreh Rakacolli.

Zëvendësministrja Rakacolli u shpreh se “është normale që qytetarët të kenë frikë nga spitalet në një situatë pandemie, por ajo këmbënguli që ata duhet të kenë të njëjtën qasje për rrezikshmërinë e infektimit edhe në dyqane, apo dhe lokale”.

“Frikën qytetarët të mos e kenë vetëm për spitalet, por edhe kur hynë në super-market dhe njerëzit nuk kanë maska, kur hipin në autobusë dhe gjithashtu nuk ka maska, kur ulen në kafene dhe shohin që janë ngjitur. dhe të rinjtë gjithashtu ta kenë këtë frikë kur shkojnë nëpër bare e restorante, apo diskoteka të hapura”, – nënvizoi Rakacolli duke shtuar se aktivitetet e ngjashme në mjedise të mbyllura kanë qenë të ndaluar që prej muajin prill.

E pyetur për testet serologjike, Rakacolli tha se “ato laboratorë që kanë nivel sigurie do të lejohen t’i bëjnë”.

Sa i përket transportit urban, duke i bërë apel qytetarëve të mos i nënvlerësojnë rregullat, Rakacolli theksoi se në autobusa ka rrezikshmëri të ulët përhapje të infeksionit nëse përdoren maskat.

Zëvendësministrja Rakacolli tha se “në varësi të prirjes që do të ketë pandemia COVID-19 do të diktojë më tej edhe masat që do të detyrohen të merren”.

Lidhur me përhapjen e virusit në spitale, Rakacolli u shpreh se “infeksioni në QSUT është problem tashmë i kaluar dhe e kemi sqaruar disa herë që është normale që në ato vende ku trajtohen të sëmurë të infektuar dhe të sëmurë kronikë, infeksioni spitalor është i pritshëm. Të mos harrojmë se ky infeksion filloi të shfaqej kur nisi hapja e aktiviteteve”.

“QSUT ka 57 shërbime dhe vetëm në 2 shërbime ishte ky problem, problem i përfunduar dhe i mbyllur. Ka tashmë disa javë që të dy shërbimet funksionojnë normalisht”, – tha ajo. /Atsh /KultPlus.com

Akademia e Shkencave e Shqipërisë kujton shkencëtarin Hekuran Mara

Akademia e Shkencave e Shqipërisë kujton e vlerëson kontributin e akademikut, profesorit të nderuar dhe shkencëtarit të pasionuar në fushën e ekonomisë, Hekuran Mara, në ditën e ndarjes së tij nga jeta.

Hekuran Mara (1925–2007) lindi në Mborje të Korçës. Me mbylljen e Liceut Kombëtar (francez) më 1942, ndërpreu studimet dhe u përfshi në Lëvizjen ANÇ. Pas çlirimit e përfundoi Liceun (1946) dhe në vitin 1952 kreu studimet e larta për ekonomi politike në Universitetin “Lomonosov” të Moskës. Punoi si pedagog në Institutin Ekonomik (1952–1957), dekan i Fakultetit të Ekonomisë të UT (1957–1962), zëvendësdrejtor i Institutit të Studimeve Ekonomike (1963–1974), përgjegjës i katedrës së ekonomisë politike në UT (1977–1983), zëvendëskryetar i ASHSH (1984–1993). Hekuran Mara ka qenë anëtar i kryesisë së Komisionit të Planit të Shtetit (1976–1983), anëtar i Arbitrazhit të Lartë (1970–1974)”.

“Ka botuar, si autor dhe bashkautor, monografitë: “Periudha e kalimit në RPSH” (1963); “Privatizimi në Shqipëri dhe efektiviteti i ndërmarrjeve të privatizuara” (1996); “State Enterprize Restructuring in Bulgaria, Romania and Albania” (1997);“Emigrimi i elitës intelektuale nga Shqipëria gjatë tranzicionit” (1999) etj. Është bashkautor i teksteve: “Ekonomia politike e kapitalizmit” (1972) dhe “Ekonomia politike e socializmit” (1972). Mbante titullin “Doctor honoris causa” i Universitetit Kombëtar të Limës (Peru)”, shprehet Akademia e Shkencave. /Atsh /KultPlus.com

Dumoshi: Ali Podrimja do të mbetet i paharruar në mesin tonë

Sot janë bërë tetë vite nga mosprania fizike e poetit tonë të madh, Ali Podrimja, por që mbetet gjithmonë në kujtimet tona përmes trashëgimisë letrare që la pas.

“Ali Podrimja, i cili ka qenë autor i shumë vëllimeve me poezi dhe me të drejtë konsiderohet një poet i kalibrit ndërkombëtar dhe si ndër përfaqësuesit më të njohur të poezisë së sotme shqiptare.

Poezia e tij ka qenë e pasur me figurshmëri poetike dhe me nivel të lartë kuptimor e sensual. Podrimja përmes artit poetik ka përçuar kulturën e traditën shqiptare dhe me krijimtarinë e tij e ka ngritur në një nivel tjetër poezinë shqipe.

Poezitë “Lum Lumi”, “Unë, biri yt, Kosovë”, e shumë e shumë poezi tjera të Aliut do të mbesin gjurmë të pashlyera në kulturën moderne të Kosovës.

E kujtojmë me mall dhe krenari poetin e paharruar Ali Podrimja. Krenohemi që e patëm dhe mburremi ende para popujve tjerë me krijimtarinë e madhe e të bukur që ka lënë pas”, thekson Dumoshi. /KultPlus.com

Mehmetaj: Jemi të parët në Evropë me numrin e xhamive dhe të fundit me shkolla e spitale

Jemi të fundit në Evropë me shkolla fillore, të mesme e çerdhe fëmijësh për kokë të banorit. Jemi të fundit në Evropë me spitale dhe ambulanca. Jemi të fundit në Evropë me objekte universitare e shkollim pasuniversitarë. Jemi të fundit në Evropë me arsimim fillor, të mesëm e universitar. Jemi të fundit në Evropë me teatro, kinosalla dhe terrene sportive.

Por, jemi të parët në Evropë me numrin e xhamive, mejtepeve e shoqatave islamike. Jemi të parët në Evropë me numrin e islamikëve që i dërguan hoxhallarët tanë në formacionet e ISIS-it.

Me numrin e xhamive për kokë të banorëve Dardania ua kalon Turqisë (madje edhe Stambollit) , Sirisë, Egjiptit, Jordanisë, Libisë dhe shumë shtete arabe.

Dardania shteti më i varfër i Evropës ndërton xhaminë prej 40 milion eurosh, me urdhër të prerë të Turqisë, në tokën më të shtrenjtë në Gadishullin Ilirik, që ia fali komuna, aty ku duhej të ndërtohej Teatri Kombëtar, apo Muze i Holokaustit shqiptar.

Ne e përjetësojmë pushtimin e krimin turk me xhaminë më të madhe në gadishull, ne e përjetësojmë pushtimin e krimin serbë me kishën në qendrën universitare, ne nuk e kujtojmë holokaustin shqiptar, të shkaktuar nga Serbia e Turqia. Aty ku do të ndërtohet xhamia, nëse e lejojmë, do të duhej të ndërtohej më e pakta Muzeu i Holokaustit shqiptar.
Jemi në librin e Ginisit për marrëzi e servilizëm. /KultPlus.com

“Tre musketjerët” i bashkohen protestës së aristëve: Mos e kruani me muzikantë, nuk na mundni dot

Protesta e artistëve shqiptarë ka vazhduar edhe sot nën sloganin “Muzika nuk vret”, kundër vendimit të Qeverisë shqiptare për mbylljen e clubeve pas orës 20, shkruan KultPlus.

Në mesin e shumë artistëve, protestës i janë bashkuar edhe tre artistët e njohur Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda.

Ky i fundit ka shkruar në rrjetin social facebook “Nuk na mundni dot. Mos e krruni me muzikantet! Do behet mullar gjeja!”

“Tre musketjerët” njihen për shumë këngë të bukura që i kanë sjellë skenës muzikore shqiptare.

Kujtojmë që gjatë protestës së sotme, ka pas dhe përplasje mes artistëve dhe policisë. Policia ka shoqëruar disa protestues. /KultPlus.com

Ministrja Dumoshi: Vitia, një prej vatrave të kulturës shqiptare

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, bashkë me zëvendësministrat Valdete Bajrami e Engelbert Zefaj dhe një pjesë të stafit të MKRS-së, kanë vizituar Komunën e Vitisë për të inspektuar investimet në këtë komunë të cilat ministria po financon.

Fillimisht, ministrja Dumoshi dhe stafi i MKRS-së u pritën në komunë nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti. Në takim u bisedua për projektet që financon ministria dhe bashkëpunimin me komunën. Po ashtu, u nënshkrua memorandumi për Rinovimin e Shtëpisë së Kulturës së Vitisë, në të cilin ministria do të investojë 50 mijë euro në një kohëzgjatje prej dy vitesh.

Ministrja Dumoshi me këtë rast u shpreh se Vitia ka nevojë shumë për shtëpi moderne dhe funksionale të kulturës. “Po sa e nënshkruam memorandumin për renovimin e shtëpisë së kulturës, e cila i duhet shumë Komunës së Vitisë”, tha ministrja, me ç’rast vizitoi objektin e shtëpisë së kulturës duke theksuar se është e rëndësishme që objektet e të cilat janë ndërtuar shumë vjet më parë të funksionalizohen dhe të vihen në shërbim të kulturës, artit, teatrit, galerisë e bibliotekës si hapësira që do të shfrytëzohen nga njerëzit e artit e të kulturës.

“I bëj thirrje të gjithë organizatave të pavarura të Vitisë që të aplikojnë në grantet apo subvencionet që i shpall MKRS-ja”, tha ministrja kur foli për përkrahjen e drejtpërdrejtë që jep ministria.

Ministrja tregoi gjithashtu se me kryetarin Haliti kanë folur për projektet që janë shumë të nevojshme për Komunën e Vitisë, investimet që do të shkojnë për rininë, kulturën dhe truizmin kulturor.

“Folëm për projekte që janë shumë të nevojshme të cilat do të parashihen në buxhetin e vitit 2021. Si ministre e kam për detyrë bashkëpunimin me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës”, tha ministrja mes tjerash.

Ndërkaq, kryetari Haliti e falënderoi ministren dhe stafin e MKRS-së për punën dhe përkrahjen që po japin në financimin e shumë projekteve që janë të dobishme dhe në interes të qytetarëve të Komunës së Vitisë.

“E falënderoj ministren dhe bashkëpunëtorët e saj për vazhdimin e kompletimit të shtëpisë së kulturës. Shtëpia e kulturës ka qenë gërmadhë në Viti por me investimet që po bëhen ajo do të revitalizohet”, tha Haliti.

MST. Vizita në Shkollën e parë shqipe në Stubëll

Gjatë vizitës së sotme në Komunën e Vitisë, ministrja qëndroi edhe në fshatin Stubëll, në të cilin ndodhet edhe shkolla e parë shqipe në Kosovë e cila sipas shumë dokumenteve daton para pesë shekujve, por që nën udhëheqjen e Dom Mikel Tarabulluzit, në vitin 1905 themelohet si shkollë e parë shqipe.

“Është një shtëpi muze, objekt i përhershëm i trashëgimisë kulturore. Është një monument i cili ka një histori pesë shekullore dhe ka kaluar faza të ndryshme, si ajo osmane, e pastaj tek rilindësit tanë”, u shpreh ministrja Dumoshi kur foli për shkollën e parë shqipe si pjesë të trashëgimisë tonë kulturore të cilën e kemi obligim që ta ruajmë e dokumentojmë.

Ndërsa kryetari Haliti falënderoi MKRS-në nëpërmjet ministres Dumoshi, si institucionin përgjegjës, për shndërrimin në shkollë-muze shkollën shqipe në Stubëll, duke e futur në kuadër listës së trashëgimisë si objekt e si histori. Kryetari tha se për nder të shkollës, çdo vit në Komunën e Vitisë organizohet ngjarja tradicionale “Ditët e Dom Mikelit” ku marrin pjesë intelektualë të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare. Kësisoj, sipas Halitit, është dhënë kontributi në ruajtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare, dhe Ministria e Kulturës ka dhënë një përkrahje të jashtëzakonshme në këtë drejtim. /KultPlus.com

Të gjithë e kujtojnë, askush nuk flet për figurën e Ali Podrimjes

Nga: Ilir Muharremi

Vargu i tij dilte nga zemra, pena gjithmonë ishte shpërthim zemërimi, vuajtje, klithje ndaj një zemre të thyer. Zëri i tij prej poeti u dëgjua në qiell dhe shpërtheu pranë një ylli të vetmuar të cilin poeti e kërkoj pranë muzgut, agimit e gjer në pambarim sepse jetoi me vuajtjen e ëmbël të shpirtit. Aliu vdiq për tu ringjallur sërish. Ai tashmë prehet në var dhe është lodhur e shurdhuar nga heshtja memece. As cicërima e zogjve e as gurgullima e lumit nuk e zgjon më. Fizikisht Aliu ka vdekur, por vargu i tij kujtohet mes nesh.

Çdo fjalë që lexoj për Aliun në rrjete sociale, çdo lavdatë që i bëhet, vërtetë janë fjalë boshe dhe zhurma të kotësisë. Aliu asnjëherë nuk i ka kënduar kësaj reklame që t’i bëhet, por është munduar të dëgjohet në veshët e popullit dhe udhëheqësve.

Sot në tetëvjtorin e vdekjes së tij të gjithë rendin se kush po thotë fjalën me peshë, por aty shohë një asgjë sepse mungon figura e poetit. Humbja e një figure të ndritur duhet të kujtohet me fjalë të thella, fjalë nga ndonjë filozof vetjak i vujatur që ka jetuar me zemër të thyer. Nga një filozof i cili gjithmonë ka jetuar i mbyllur ne veten e vet sepse edhe Aliu ishte i tillë. Ai dëshmoi se ulërima e shpirtit të vuajtur “shërohet” përmes vargut. Dëshmi është poezia më prekëse “Lum lumi”.

Lum Lumi

A thua është dita jote e fundit në spital
do t’i biem deri në fund a thua
edhe kësaj dite të lodhur në orën e familjes.
Nuk të kam sharë as nuk të kam rënë kurrë
vetëm të kam thënë; Ai në hapsirë atje larg jam Unë.
Në jetë, në art vrasësit më të mëdhenj janë frikacakët.
Mjeshtëria e tyre; gjuajtja në gabime, dhelpëria.
Ti mëso të duash vogëlush. Ti mëso të ecësh me këmbët e tua
mbi të keqen mbi të mirën, mendo me kokën tënde
kurrë mos pështyj në dashuri, as në pleh;
Mallkim i fisit.
Shkolla jote antike; të dish të çelësh derën e shtëpisë
Në çdo kohë,
Të dish të thuash fjalën kur duhet thënë.
Urrejtja është më e rëndë se vrasja.
Me ditë me shikon nga krevati i vjetër; spitali tepër i vogël
për dhimbjet e tua
për shtatë plagët e tua
për ditët, për netët e tua plot klithje.
spitali tepër i vogël
i vogël tepër spitali
nën te Danubi i thellë e i kaltër.
A thua tërë jetën do të na vijë era jod
sëmundje, murtajë
do pështyjmë gjak e vrer,
a thua tërë jetën t’i dezinfektojmë plaçkat, ëndrrat, fjalët.
A thua edhe këtë ditë do ta kalojmë në spital.
Të shikoj; në syrin tënd flaka, etja, qielli,
Në syrin tënd asnjë dredhi, asnjë mllef
pastërtia e syrit tënd më ka përpirë të tërin.
Në fund të syrit tënd
hap fatin tim të kobshëm.
Ai nuk jam Unë
Ai nuk je TI
Kush jam, kush je?
Syri yt mbyllet, dhe frëngjia në Kullë.
Poezia më e bukur ende s’është shkruar
as do të shkruhet
përderisa zhytësit ende jetojnë
Vogëlushi im, thellësia mashtron, vetëm largon nga e vërteta
dhe çdo fund është tragjik.
Po ç’ka aty poshtë në materie
Miu i Bardhë, antimateria.
Do të vijë koha kur do të më hapësh si një libër
të vjetër psalmesh
kur do të mësoj të ecësh nëpër pluhurin tim
por koha ecën shpeshherë në shpinë të breshkës.
A thua na u sosën fjalët, këngët,
na mundi ëndrra, udha,
a thua edhe kjo ditë po na lë me shpirt ndër dhëmbë.
Ti je më i madh, vogëlush, më i fortë se ky spital
për inat këtë ditë ta sosim deri në fund.
Lum Lumi /KultPlus.com

Martin Camaj 95 vjet

Nga: Sadik Bejko

Martin Camaj (21 korrik 1925 – Mynih, 12 mars 1992) shkrimtar, akademik dhe albanolog shqiptar.Martin Camaj lindi në Temal të Dukagjinit më 21 korrik 1925. Ishte i biri i Kolë Camës, njëherësh bari e bujk. Tereza, e ëma, ishte nga Prekali.

Martini lindi i treti ndër shtatë fëmijë. Vendlindja e tij është “… në një vis të egër, ‘ku s’ka shkelë kurrë kamba e kalit’, kaq i thyeshëm ashtë ky vend”, sipas vetë Martinit. Në vendlindje kaloi dhjetë vitet e para të jetës së tij. Nisi të fitojë në mënyrë autodidakte njohuritë e para në shkrim e lexim shqip dhe në matematikë. Kjo gjë do t’i binte në sy ish-pagëzuesit atë David Pepës OFM, duke e nxitur të ndërmjetësojë pranë instancave eprore në Shkodër që të ndërmerrnin përpjekje për arsimimin dhe përgatitjen – pse jo – për meshtari.Në vitin 1935 vendoset përfundimisht në Shkodër dhe fillon të marrë arsim të rregullt pranë kolegjit jezuit “Xaverianum”, ku do kalonte edhe tuberkulozin. Rektor i kolegjit atbotë qe atë Giuseppe Valentini SJ, prej të cilit mësojmë se arsimin fillor 5 vjeçar e kishte përfunduar në 4 vjet. Pesë vitet në vijim ai ndoqi rregullisht gjimnazin, gjë që i dha të drejtën për të vijuar studimet në liceun klasik të kolegjit. I ati vdes pak vite pasi Martini i vogël u fut në Kolegj. Studimet detyrohet t’i ndërpresë në vitin e tretë, më 1946 – mbas mbylljes së instituteve fetare të Shkodrës.Themeloi në Prekal shkollën ku veproi si mësues i vetëm deri më 1948. Camaj merrte pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë me çetën e kapidan Gjon Destanishtës dhe në gusht qe i detyruar të jetojë në ilegalitet deri sa ia arriti të ikë në Jugosllavi bashkë me atë Daniel Gjeçajn OFM dhe grupin e përbërë prej 36 vetësh. Kështu nuk pati më rast të kontaktojë me familjen, një vëlla i tij bëri 30 vjet burg. Kryen për tre muaj një kurs intensiv për mësuesi në Pejë (1 korrik – 30 shtator 1949), mandej punon një vit (1949-’50) mësues në Tuz në shkollën “Mahmut Lekiq”Viti 1950 e gjen Martinin në Beograd ku u regjistrua në universitetin e kryeqytetit jugosllav. Diplomohet pas pesë vitesh më 20 korrik 1955 duke dhënë provim diplome në degën e filologjisë romane me fusha kryesore gjuhë dhe letërsi italiane. Në qershor 1951 martohet në fillim ne bashki, mandej ne kishën ortodokse e më pas ne atë katolike me mësuesen Nina Bogdanoviç, bijë e një akademiku me peshë në Beograd.Pas mbylljes së studimeve në Beograd, Camaj përgatitet për formimin pasuniversitar në albanologji pranë fakultetit filozofik të Universitetit të Sarajevës, i udhëhequr nga albanologu prof. Henrik Bariç – kryetar i Institutit Albanologjik në Sarajevë. Në bashkëpunim me të dhe me mentorin e dytë prof. Rikard Kuzhmiç vendos të promovojë në filologji duke përzgjedhur si temë doktorate “Gjuha e Gjon Buzukut”. Kërkesa përkatëse e mentorëve të tij miratohet prej këshillit shkencor të atij fakultet në mbledhjen që u mbajt më 16 shkurt 1956.Po atë vit, duke parë shëndetin në rënie të profesorit dhe gjendjen e rënduar në Republikën Federale Jugosllave, vajti në Itali (të paktën qysh më 20 shtator të ’56s), ku e shoqja nga sëmundja detyrohet të heqë një veshkë. I ndihmuar nga Ernest Koliqi dhe nga profesorë të vjetër të ish-kolegjit jezuit te Shkodres, nga patër Luigi Rosa dhe patër Zef Valentini, atë kohë drejtues i Institutit të Studimeve Shqiptare si edhe kryetar i Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe pranë Universitetit të Romës, pasi i njihen studimet e kryera ne Universitetin e Beogradit, regjistrohet në vitin e tretë studimor në Fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofisë të atij universiteti. Këtu studion letërsi latine, italiane, filologji romane e sllave, si dhe gjuhë e letrësi shqipe, ndërkohë pati rastin të ndjekë leksione prej poetit Giuseppe Ungaretti dhe të njohë prej së afërmi poezinë e tij. Nën mentoratin e Koliqit, më 15 mars 1960, mbron me vlerësime maksimale pranë Universitetit te Romës, tezën e doktoraturës mbi “Mesharin” e Gjon Buzukut, e cila u botua po atë vit si botim i revistes “Shêjzat” (që e redaktonte tash tre vite dhe do ta bënte deri më 1971) nën titullin: Il Mesale di Gjon Buzuku. Contributi linguistici allo studio della genesi.Gjatë periudhës së studimeve Camaj iu perkushtua veçanërisht kërkimeve shkencore në terren në fshatrat e ngulimeve arbereshe. Qysh më 1959 Koliqi i mundësoi të punojë si lektor pranë Universitetit në Romë, gjë që zgjati deri nga fundi i vitit 1960. Kërkimet akademike të Camajt u përqendruan në gjuhen shqipe dhe dialektet, në veçanti në të folmet e arbëreshëve të Italisë jugore. Në Romë ndjek rrethet letrare të këtij qyteti, ku njihet edhe me autorët emigrantë nga vende të ndryshme lindore, rusë, rumunë dhe sidomos me poetë baltikë. Ishin të gjithë anëtarë të PEN-klubit me qendër në Londër.Në dhjetorin e 1960s vendoset në Mynih të Gjermanisë me një bursë dhjetëmujore të akorduar prej fondacionit gjerman DAAD ( Shërbimi Gjerman për Shkëmbimin Akademik) për të cilën hyn dorëzanë me rekomandimin e vet etnologu dhe folkloristi Alois Schmaus, që drejtonte atëkohë Seminarin e Sllavistikës pranë Universitetit Ludwig-Maximilian. Camaj përzgjedh si vend studimi Seminarin e Gjuhësisë me synimin që të përvetësojë metodat e studimit gjuhësor historiko-krahasues.Për përfundimin me sukses të kësaj ndërmarrjeje Camaj mbështetet për disa vjet me radhë nga fondacioni i DFG-së (Shoqata e Kërkimit Shkencor Gjerman), i cili i akordon një bursë kërkimore për të mbrojtur gradën e habilitacionit. Këtë gradë e fiton më dt. 21 janar 1965 me venia legendi (leje mësimdhënieje në universitet) në albanologji duke fituar në të njëjtën kohë edhe të drejtën për të qenë Privatdozent, përvojë që e kishte ushtruar si lektor vullnetar për realizimin e programit universitar duke dhënë kurse hyrëse të gjuhës shqipes qysh prej semestrit të dimrit në vitin akademik 1961/’62.E shoqja, Nina, e cila jepte gjuhë ruse në “Bocconi” të Milanos si asistente në vitin akademik 1961-62 shkon pranë Martinit më 1962 ku ajo do të punojë për pak vite pranë “München American Elementary School” si mësuese dhe bibliotekare. Në vitin 1964 Nina hyn në Urdhnin e Tretë Françeskan duke marrë emrin Motër Elizabeta. Ndarja përfundimtare me Martinin ndodh në vitin 1968, dhe mbas kësaj date Nina kthehet në Milano ku do të jetojë deri në nandor të vitit 1987.Vitet prej 1965 deri në 1971 qenë vendimtare për konsolidimin e vatrës albanologjike duke e vështruar si fushë komplekse të kërkimit shkencor. Më 1969 martohet me Erikën, me të cilën nuk do kishte fëmijë. Më 16 korrik 1971 merr emërimin si profesor joordinar në albanologji, ndërsa më 14 shtator 1978 emërohet ordinar me marrëdhënie punësimi të përhershëm. Më 30 shtator 1990 lirohet nga detyra si profesor i emerituar. Jetoi në Lenggries, vend që i kujtonte trojet ku kishte lindur. Vdes më 12 mars të vitit 1992 në Mynih.VepraËshtë përfshirë thuajse në të gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët shqiptarë.Kërkimet akademike të Camajt – gjuhësi, dialektologji, gramatologji- u përqëndruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti në të folmet arbëreshe në Italinë jugore.Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhanër të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza. Vargu i pjekur i Camajt reflekton ndikimin e lëvizjes hermetike të poetit italian Giuseppe Ungaretti. Karakteret metaforike dhe simbolike të gjuhës së tij rriten me kohën, siç ndodh edhe me rangun e temave poetike të tij.Një fyell ndër male: poezi, Prishtinë 1953Kanga e vërrinit: poezi, Prishtinë 1954Djella: novelë në prozë e në vjershë, Romë. 1958Legjenda: poezi, Romë 1964Lirika mes dy moteve: poezi, Mynih 1967Rrathë: roman, Mynih 1978Njeriu më vete e me të tjerë: poezi, Mynih 1978Shkundullima: prozë, Mynih 1981Poezi: 1953-1967: poezi, Mynih 1981Loja mbasdrekës: dramë Mynih, 1981Kandili argjandit: dramë, Kozencë 1983Poesie: Palermo, 1985Karpa: Romë 1987Selected poetry: Nju Jork, 1990Dranja: madrigale, Mynih 1991Palimpset: Nju Jork 1991,Gedichte, Mynih 1991. /KultPlus.com

Maskat për fytyrë po shndërrohen në aksesorë të modës

Kombinimi i maskës suaj për fytyrë me veshjen, tashmë është shndërruar në trendin kryesorë të verës 2020, transmeton KultPlus.

Meqenëse, tashmë është bërë obligim për të mbajtur maskë në fytyrë gjatë kohës sa jemi në publik, ato janë bërë pjesë e rëndësishme e jetës sonë të përditshme.

Dhe nga fillimet kur kemi nisur t’i blejmë maskat, ato kanë përparuar dukshëm, si nga materiali ashtu edhe nga stili. Ato kanë evoluar nga modelet e thjeshta ngjyrë blu të cilët i shohim në fytyrat e profesionistëve mjekësorë, në modele modern, shumëngjyrëshe dhe madje të prodhuara nga marka të njohura të modës.

Madje edhe të famshmit kanë filluar t’i krijojnë versionet e tyre të maskave, të cilat shpesh po i kombinojnë me veshje.

Kështu, maskat janë bërë shumë të popullarizuara dhe të kërkuara nga njerëzit e thjeshtë dhe ata të showbizit, të cilët dëshirojnë t’i shfrytëzojnë për të bërë deklarata të stilit, si dhe janë shndërruar në aksesorin shëndetësor më të kërkuar.

Shumë kompani të modës po e shfrytëzojnë këtë mundësi për rritjen e biznesit, dhe kështu po krijojnë kombinime tërheqëse për klientët e tyre. / KultPlus.com

“Me qenë grua në Ballkan është me të pa ma shumë si objekt ose si shërbëtore, sesa si qenie njerëzore”

Nga Halime Hasani

Me qenë grua në Ballkan është si me u mundu me e nxjerr gjilpërën prej deti…
Me qenë grua në Ballkan do me thanë ose me luftu e vetme me komplet një komunitet patriarkalësh të pa ndërgjegjshëm dhe injorantë ose me u bë servile e tyre… Me qenë grua në Ballkan do me thanë mi ardh reni edhe më injorantit me të tregu ku me hi e ku me dal. Me të ftu në mbledhje për mbrojtjen e të drejtave dhe lirinë e shprehjes edhe mos me të lanë me fol asnjë fjalë, se “burrat” flasin për kësi “punë të mëdha”. Edhe ma keq me qenë grua në Ballkan është me fol secili injorant në emër tënd. Me qenë grua në Ballkan hiç s’ka rëndësi a je kryetare shteti a kryetare parlamenti “ti grua je” e kush ja dëgjon fjalët grave. Me qenë grua në Ballkan nuk të vlen dituria as diplomat as të arriturat, se me qenë grua e “zonja” në Ballkan është me dit me qit pite t’mira edhe mundësisht mos me tu ndëgju zani. Me qenë grua në Ballkan është me të pa ma shumë si objekt ose si shërbëtore sesa si qenie njerëzore që plotëson gjysmën e njerëzimit. E kështu të shohin edhe politikanët edhe “intelektualët” edhe “fetarët” edhe të gjithë. Qysh është me qenë grua në Ballkan e din më së miri veç grat heroina Ballkanike që ju duhet me luftu me një milion paragjykime, fyerje, shkelje, ofendime, poshtërime të përditshme ballkanike../supergrate.net/ KultPlus.com

Netflix do të prodhoj filmin me buxhetin më të madh ndonjëherë

Pas raportimeve se i janë shtuar 10 milionë abonentë gjatë pandemisë, Netflix ka vendosur që të bëjë filmin më të shtrenjtë deri më tani.

Ryan Gosling dhe Chris Evans do të jenë aktorët kryesorë në “The Gray Man”, i drejtuar nga drejtorët “Avengers: Endgame” Joe dhe Anthony Russo. Synimi këtu është të krijojmë një ekskluzivitet të ri në një shkallë me James Bond dhe një buxhet prej 200 milion dollarësh, raporton Deadline, transmeton KultPlus.

Filmi bazohet në romanin e Mark Greaney të vitit 2009 që prezantoi Gray Man, një vrasës i pavarur dhe ish-operativ i CIA-s me emrin Gjykata Gentry.

Filmi do të prodhohet nga ABGO e vëllezërve Russo dhe Mike Larocca, së bashku me Joe Roth dhe Jeff Kirschenbaum për Roth Kirschenbaum. Sipas tyre xhirimet mund të fillojnë në fillim të Janarit në Los Angeles, meqenëse edhe vendodhjet ndërkombëtare tashmë janë përcaktuar.

Trileri i filmit lidhet mes një dueli vdekjeprurës midis vrasësve pasi Gentry (Gosling) kërkohet në të gjithë vendin nga Lloyd Hansen (Evans), një grup i mëparshëm i Gentry në CIA.

The Gray Man është një ndër librat më të shitur dhe pritja është që Gosling të vazhdojë këtë edhe me filmin.

“Filmi zhvillohet mes dy aktorëve të shkëlqyeshëm që përfaqësojnë dy versione të ndryshme të CIA-s, në atë që mund të jetë, dhe çfarë mund të bëjë,” tha Anthony Russo për Deadline. “Për ata që ishin tifozë të Captain America: Winter Soldier, këta jemi  ne që lëvizim në një territor, në një mjedis të botës reale. Kjo është ajo që do të thotë me të vërtetë ky film për ne. “

Joe Russo ka thënë se: “Synimi është që ajo të jetë konkurruese me çdo teatrale, dhe aftësia për të bërë me Gosling dhe Evans është një ëndërr për ne. Ideja është të krijojmë një ekskluzivitet dhe të ndërtojmë një univers të tërë, me Ryan në qendër të tij. Ne të gjithë jemi angazhuar për filmin e parë, dhe kjo duhet të jetë e shkëlqyeshme për të na çuar në filmin e dytë.

Këta janë vrasës profesional, dhe personazhi i Gosling digjet nga CIA kurse personazhi i Evans duhet ta hulumtoj. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme pune me Netflix, dhe kthehemi gati pas 20 viteve me Scott Stuber. Ne e formuam AGBO për të qenë një kompani agnostike e tregimit, ku ne zbulojmë platformën më të mirë. Ne mendojmë se Netflix është vendi i përsosur për këtë film.”

Vëllezërit Russo gjithashtu janë duke krijuar një version të drejtpërdrejtë të veprimit të Herkulit në Disney, si dhe janë duke përshtatur romanin Exit West me Netflix dhe produksionin e Michele dhe Barack Obamës.

Kompania filmike Netflix është e njohur për financimin me shuma të mëdha për filmat, ndaj të cilëve studiot tradicionale të filmave shprehin interesim të madh. / KultPlus.com

Google krijon fjalorin e hieroglifeve, inteligjenca artificiale përkthen gjuhën e lashtë

Google ka krijuar një fjalor hieroglifesh që përdor inteligjencën artificiale për të deshifruar imazhe të tekstetve të Egjiptit të lashtë, përcjellë KultPlus.

Fjalori i ri, i quajtur Fabricius, përdor makineri që mësojnë për tu dhënë ekspertëve një mënyrë të shpejtë të përkthimit të hieroglifeve.

Aplikacioni është gjithashtu në treg edhe për persona që nuk janë ekspertë, por dëshirojnë të mësojnë në një mënyrë argëtuese më shumë rreth gjuhës së lashtë.

Në të mund të shkruash një mesazh dhe më pas ai do të konvertohet në gjuhë hieroglifesh për tu ndarë me të tjerët. / KultPlus.com

Si fitoi bursë për studime në Belgjikë studentja nga Kosova?

Bashkëpunimet ndërkombëtare të Kolegjit Universum mundësojnë vazhdimin e studime me bursë të plotë në 115 universitete në 26 shtete të Evropës.

Erona Hajdini, studente në drejtimin Shkenca Kompjuterike në Kolegji Universum do të vazhdojë semestrin në Thomas More University të Belgjikës.

Çdo student i Kolegji Universum përfiton shkollim falas, 850 euro kompenzim mujor dhe 275-360 euro kompenzim të transportit.

Deri më tani, 297 studentë të Kolegji Universum kanë studiuar me bursë në 115 universitete në 26 shtete të Evropës.

APLIKO për studime dhe eksploro Evropen gjatë studimeve https://www.universum-ks.org/aplikimionline/Me numrin më të madh të bursave ndërkombëtare Erasmus+ në rajon, me vlerësimin më të lartë në procesin e akreditimit dhe i vetmi nga Kosova i ranguar në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga agjencia prestigjioze Eduniversal.Për informata shtesë kontakto Kolegjin Universum në [email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062.

(Shkrim i sponsorisuar nga Universum)

“Paper Gallery”, një mundësi e re për ekspozimin e veprave të artistëve

Jeta Zymberi

E menduar si galeria më e vogël në Evropë, “Paper Gallery” e vendosur në objektin e selisë së vjetër të Radio Prishtinës, vjen si një mundësi e re për ekspozimin e veprave të artistëve, shkruan KultPlus.

Ndonëse një hapësirë e vogël, ajo është konceptuar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i ofruar kështu publikut një qasje shumë të mirë. Drejtori i galerisë, Gazmend Ejupi, është kujdesur që ta shfrytëzojë hapësirën në atë formë që vizitorët ta përjetojnë veprën e artit.

Me qëllimin kryesorë që të promovojë sa më shumë artin vizual, “Paper Gallery” vjen me një plan tre vjeçar ku tashmë janë planifikuar të gjithë artistët që do të ekspozojnë gjatë kësaj periudhe kohore.

Processed with VSCO with u3 preset

Koordinatorja e galerisë, njëherit artistja Rina Statovci, ka treguar për KultPlus se çka e veçon këtë galeri nga të tjerat.

“Ajo çka na veçon neve nga galeritë tjera është se ekspozitat që ne i hapim zgjasin 3 muaj. Arsyeja pse e kemi marrë këtë vendim është për shkak që publiku të ketë një periudhë kohore më të gjatë për ta vizituar ekspozitën. Deri më tash gjithçka ka funksionuar shumë mirë”, ka treguar Statovci.

Hapësira e galerisë është një projekt i bazuar në atë mënyrë ku artisti e sheh fillimisht hapësirën dhe reagon në koordinim me të që të ketë mundësi ta shfaq punën e tij në mënyrën më të përshtatshme.

Ndërsa për vitin tjetër, është menduar një tjetër formë.

“Për vitin tjetër kemi marrë kuratorë të cilët e kanë parë hapësirën dhe i kanë zgjedhur artistët që përshtaten për hapësirën tonë”, tregon Rina.

Processed with VSCO with s2 preset

E hapur në muajin shkurt, “Peaper Gallery” ka hapur deri më tash 2 ekspozita. Ekspozita e parë ka qenë nga artisti Gazmend Ejupi. E titulluar “Dead Dogs Walking”, ekspozita që për kuratore ka pasur Penesta Dika, është hapur më 19 shkurt dhe ka shpalosur një seri të pikturave të artistit. Ky projekt ka qenë i përkrahur nga “Help Kosovo”.

Ndërsa muaji korrik, ka mirëpritur ekspozitën e Fatmir Mustafa Karllo (Mosquito Vapor Trails) që për kurator kishte Artrit Bytyçin dhe shfaq disa instalacione të artistit. Kjo ekspozitë vazhdon të jetë e hapur deri më 3 shtator, por për shkak të situatës ë krijuar nga Covid-19, galeria për momentin qëndron e mbyllur.

Si ekspozita të para, publiku i ka mirëprit dhe interesimi i njerëzve ka qenë shumë i madh.

Statovci është shprehur se vizitorët e kanë pëlqyer shumë galerinë e sidomos mënyrën e ekspozimit të veprave.

“Edhe pse është galeria më e vogël në Ballkan, mënyra e ekspozimit është interesante, sepse i përdorim edhe disa hapësira të objektit si pjesë ekspozuese për veprat e artistëve.”

Situata që është krijuar nga Covid-19 i ka detyruar udhëheqësit që të marrim një tjetër vendim që puna e artistëve të jetë sa më afër publikut dhe galeria t’i përmbahet programit të saj.

“Jemi duke punuar për lansimin e platformës online ku njerëzit do të mund t’i shohin punët e artistëve. Gjithashtu jemi duke punuar për të sjellë ‘Online Talks’ me artistë ku mund të flasin më shumë rreth artit”, thotë Rina.

“Paper Gallery” këtë jave do të realizojmë një fotosesion me disa artiste që janë bërë pjesë e një artikulli nga Vice i-D, një nga revistat më të mëdha në botë. Artikulli i titulluar “Meet the Young Creatives of Kosovo” është një artikull në formatin pyetje dhe përgjigje i cili përqendrohet rreth gjashtë njerëzve të rijnë të cilët punojnë dhe krijojnë në Kosovë.

“Ne si galeri po mundohemi të ju bëjmë promovim artistëve të rijnë dhe të ju ofrojmë një platformë ku mund të publikojnë artin e tyre.”

Gjithashtu nëse situata e krijuar nga Covid-19 nuk ndryshon, atëherë të gjitha ekspozitat e planifikuara që të hapen në Galeri, do të hapen online në platformën e cila pritet të lansohet shumë shpejtë.

Kordinatorja e galerisë ka treguar për KultPlus se ekspozita e radhës që pritet të hapet është “Root Rot” nga Burim Berishës e që për uratore ka Nora Weller dhe pas saj është radha për ekspozimin e veprave të Artan Hajrullahut.

Në ekspozitat e planifikuara nga “Peper Gallery” janë përfshirë artistë vendorë, ndërkombëtarë, artistë të rijnë dhe të treguar tashmë.

Ndryshe nga galeritë tjera, galeria më e re në qytetin e Prishtinës nuk do të bëjë hapje zyrtare të ekspozitave. Duke dashur t’i ikin mënyrës së zakonshme që e praktikojnë të gjitha galeritë, “Paper” thjeshtë do të njoftojë përmes rrjeteve sociale për hapjen e ekspozitave dhe më pas publiku është i lirë të shkojë për vizitë çdo ditë të javës, nga e hëna deri të premten. / KultPlus.com

Ndahet nga jeta humoristi i njohur shkodran, Anton Krosaj

Në moshën 54 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, humoristi shkodran Anton Krosaj, ka ndërruar jetë, shkruan KultPlus.

Lajmi për vdekjen e humoristit është bërë i ditur në faqen zyrtare të Teatrit ‘Migjeni’, në rrjetin social Facebook.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se u nda nga ne, aktori i njohur i Estradës së Shkodrës, Anton Krosaj. Lamtumirë miku ynë i mirë!”, thuhet në njoftim.

Anton Krosa prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën ndaj të cilës nuk ka mundur ta fitoj.

Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, po në qytetin e lindjes. Gjatë kësaj kohe mori pjesë në shumë shfaqje dhe luajti shumë role në Fabrikën Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003. Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale.

Ka marrë pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi. Disa nga to janë Para nga qielli, Piruet, Pesha e gruas sime, Pavioni zero, Personazhe ne kurth.

Krosaj ka luajtur edhe me estradën profesioniste në komeditë: O vajzën o komunën, Vëllai nga babai, Surpriza, Big Brother Shkodra 1, Big Brother Shkodra 2, Martesë me Internet, Zef Deda Show 3, Bujar Qamili Shoë 2, Lumturi në Fukarallëk, Je Shkodran në qoftë se, Humor me shkolle te mesme etj.

Krosaj gjatë punës së tij si aktor ka vënë në skenë edhe tre shfaqje për fëmijë: Gëzuar 2015, Gëzuar 2016 dhe Pranverë për fëmijë. / KultPlus.com

Me sloganin ‘Muzika nuk vret’, artistët përsëri protestojnë në Shqipëri

Nën sloganin “Muzika nuk vret”, artistët janë mbledhur edhe sot në protestë para Kryeministrisë në Shqipëri, përcjellë KultPlus.

Protesta e artistëve nisi që pasditen e djeshme, pas vendimit të qeverisë për të mbyllur club-et dhe lokalet pas orës 20:00 të mbrëmjes, për shkak se cilësohen si burim i përhapjes së koronavirusit.

Gjatë protestës së sotme, ka pas dhe përplasje mes artistëve dhe policisë. Policia ka shoqëruar disa protestues. /konica/ KultPlus.com

Ben Apolloni vjen me dokumentar për Kushtetutën e Kaçanikut: Mburrem me sakrificën e bashkëvendasëve të mi

Xhemile Hysenaj

Republika e Kosovës konsiderohet një vend që brenda vetes ngërthen tema mjaft të rëndësishme e shumë të ndjeshme ku secila prej tyre ka potencial që të kthehet në libër, film apo dokumentar. Jo rrallë kjo edhe është bërë, por nuk ka mjaftuar që ky thesar të shkojë drejt fundit. Regjisorët vazhdojnë të hulumtojnë për të sjellë temat më të rëndësishme të Kosovës përmes filmave e dokumentarëve, në këtë formë ato histori e ngjarje të mbesin të dokumentuara përmes artit e të shpalosen për botën, shkruan KultPlus.

Regjisori i njohur Ben Apolloni, i cili njihet për shfaqjet teatrale e filmat e shkurtë, që kanë rezultuar mjaft të suksesshëm, ku secili prej tyre ka prekur tema të ndjeshme, kësaj radhe vjen me një dokumentar në të cilin pritet të trajtohet një temë historike mjaftë e rëndësishme për Kosovën.

Në një intervistë për KultPlus, Apolloni ka treguar më shumë rreth konceptit e realizmit të këtij dokumentari, për të cilin shpreson të lansohet për publikun po këtë vit.

Bëhet fjalë për një dokumentar mbi ngjarjen historike të Kushtetutës së Kaçanikut, ku pikërisht kështu edhe mban titullin dokumentari. Një ngjarje kjo të cilën Apolloni e konsideron tejet të rëndësishme e që meriton të shkruhen libra, e të bëhen filma e dokumentar për të.

Ai tregoi se si ide bazë e ka pasur qysh në vitin 2006, ku në një bisedë me njërin nga organizatorët e mbledhjes së 7 shtatorit, Hebib Shehun, ky i fundit i kishte treguar për mënyrën se si ishte organizuar ajo mbledhje në rrethana të jashtëzakonshme, ku edhe delegatët edhe organizatorët (qytetarët e Kaçanikut), kishin rrezikuar jetët e tyre, të miqve e familjarëve.
”Mënyra se si është organizuar kjo mbledhje, është pothuajse skenar i gatshëm për film artistik, të cilin unë me shumë qejf do ta kisha realizuar, mirëpo në pamundësi financiare po përpiqem që ta bëjë film dokumentar. Mirëpo nuk do të lë anash as idenë e një filmi artistik mbi këtë temë”, deklaron Apolloni për KultPlus.

Dokumentari “Kushtetuta e Kaçanikut”, që njëherë e kishte titullin e punës “Dasma e fshehtë”, trajton mbledhjen e Kuvendit të Kosovës të vitit 1990, ku delegatët shqiptarë, në pamundësi për të punuar në objektin e Kuvendit, ishin detyruar që të gjejnë një vend alternative që ta votojnë Kushtetutën e Kosovës, mbledhje kjo e cila është mbajtur në Kaçanik. Këtë datë Apolloni e konsideron edhe si ditëlindjen e Republikës së Kosovës, duke dashur kështu që të shpreh mirënjohjen e tij drejt të gjithë atyre që morën pjesë në këtë akt heroik, e në mënyrë të veçantë qytetarëve të Kaçanikut, të cilët siç tregon Apolloni, ata bënë çdo gjë që të mbrojnë delegatët e Kuvendit në krye me Ilaz Ramajlin, që të kryejnë punën e tyre pa pengesa e në mënyrë të sigurt.

Foto nga ‘Kushtetuta e Kaçanikut’

”Rrethanat kanë qenë të atilla që po të mos kishte funksionuar çdo gjë si është më së miri, ka ekzistuar mundësia e ndonjë masakre atë natë në Kaçanik. Dhe mos të harrojmë, unë jam kaçanikas dhe mburrem që bashkëvendësit e mi kanë bërë punë të mëdha për ndërtimin e shtetit të Kosovës”, shprehet tutje Apolloni.

Ndër të tjera, regjisori tregon se përmes këtij dokumentari do të tentojë të shpalosë edhe emra të rinjë të cilët ai i konsideron heronjë. Sipas tij, përveç heronjve që i njohim, prapa tyre ka pasur edhe shumë heronj të tjerë që kanë qëndruar në hije, apo prapa perdes së teatrit të historisë.
“Pra, me këtë dua që t’i nxjerri në skenë edhe ata të ‘panjohurit’”, shprehet tutje ai.

Xhirimet e dokumentarit do të zënë vend kryesisht në Kaçanik, por edhe në Prishtinë e në qytete tjera dhe sipas Apollonit xhirimet mund të zgjasin aq sa ka nevojë të xhirohet për të krijuar rrëfimin e kësaj ngjarjeje. Sipas tij, një informacion apo një deklaratë e ndonjë personazhi mund të nxisë drejt xhirimeve të diçkaje të cilën nuk e kanë planifikuar apo për të cilën nuk kanë qenë të informuar më parë. Ndërkaq, protagonistët e këtij dokumentari do të jetë edhe ai që ka qenë protagonist i kësaj ngjarjeje historike, Ilaj Ramajli, por edhe bashkëpunëtorët e tij si Hebib Shehu, Refik Raka, Feride Hyseni etj.

Dokumentari ishte planifikuar që të fillojë në prill, mirëpo për shkak të vonesës të fondeve nga Ministria u pamundësua një gjë e tillë.

“Sivjet është 30 vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut dhe dëshira ime është që ta përfundoj dhe shfaqi dokumentarin si premierë pikërisht më 7 shtator, por ky vit i ‘sëmurë’ që ka ngatërruar çdo gjë, shpresoj të mos më ngatërrojë edhe planet e këtij projekti’, thotë Apolloni.

Premiera e dokumentarit do të shfaqet në Kosovë mirëpo do të shqyrtohet mundësia edhe për transmetim në vende tjera. Secili film apo shfaqje ka tendencë të përçojë ndonjë mesazh, të shpreh apo të shfaqë diçka. Duke qenë se qysh në titull të këtij dokumentari vërejmë se bëhet fjalë për një ngjarje tejet të rëndësishme për historinë e Kosovës edhe mesazhi që ky dokumentar tenton të përçojë tek publiku është i rëndësishëm dhe kuptimplotë.

“Ne duhet të kujtojmë këtë ngjarje dhe ngjarje të tjera të rëndësishme për vendin tonë. Për shtetin e Kosovës kanë sakrifikuar shumë njerëz, shumë gjenerata dhe ky shtet që kemi është produkt i sakrificave të shumë gjeneratave para nesh. Ky shtet nuk ka lindur ashtu rastësisht dhe lehtësisht si kërpudha pas shiut. E duke mësuar se çfarë kanë bërë gjeneratat para nesh për krijimin e shtetit, ne do ta kuptojmë më mirë rolin që kemi tani për ta ndërtuar këtë shtet”, përfundon Apolloni. / KultPlus.com

Dukagjin Lipa reagon ndaj propagandistit serb

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka nxitur reagime të shumta pasi në llogaritë e saj zyrtare në rrjete sociale ka publikuar një fotografi në të cilën shihet harta e “Shqipërisë së Madhe” dhe mbishkrimi “Autochtonous”. Një flamur me pamje të njëjtë ishte valëvitur edhe mbi Beograd natën e ndeshjes futbollistike mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Një veprim i tillë i këngëtares s’i ka pëlqyer fare serbit me shtetësi kanadeze, Boris Malagurski, i cili është producent filmash e shkrimtar me qëndrime publike antishqiptare.

Malagurski publikimin e fotografisë së “Shqipërisë së Madhe” nga Dua Lipa e ka cilësuar si një “akt ekstremizmi” dhe ka thënë se duhet të dënuar.

“Këngëtarja angleze me origjinë shqiptare mbështet projektin terrorist-ekspansionist të Shqipërisë së Madhe. Kjo është njësoj si të mbështesësh ISIS-in, pasi UÇK copëtoi koka, vodhi dhe shiti organet njerëzore e dëboi dhe vrau mijëra serbë. Të gjithë duhet ta dënojmë këtë akt ekstremizmi!”, ka shkruar Malgaurski.

Ndaj një reagimi të tillë s’ka qëndruar i heshtur babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, i cili është përfshirë në një debat të ashpër me producentin serbo-kanadez.

Dukagjin Lipa i ka thënë serbo-kanadezit se duhet të edukohet përpara se të vendos të shkruajë reagime të tilla në Twitter.

Malagurski ka reaguar përsëri.

“Ju lutem ndaloni së mbështeturi flamuj me stil të ISIS-it ku përshkruhen aspirata të mëdha territoriale shqiptare drejt tokave serbe, malazeze, maqedonase e greke. Ballkani ka nevojë për paqe dhe ju po promovoni luftë për rrëmbim të territoreve për të quar tutje ideologjinë tuaj fashiste”, ka shkruar serbo-kanadezi.

Dukagjin Lipa i është kundërpërgjigjur me ironi, duke i thënë se një qëndrim i tillë është qesharak kur vjen nga një njeri i cili ka më së paku dy diploma.

“Unë e kuptoj që ju si një nacionalist serb përpiqeni ta përdorni këtë për të fituar një lloj simpatie, por s’ka më budallenj, përveç miqve tuaj nacionalist në twitter”, ka shkruar Lipa.

Malagurski ka vazhduar polemikën duke i thënë Lipës se “logjika e juaj është e gabuar. Flamuri me stil të ISIS-it tregon Shqipërinë e Madhe. Unë nuk jam ai që e mbështet ekspansionizmin ekstremist – ju jeni”.

Në drejtim të Malagurskit ka lëshuar kritika të ashpra edhe ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili e ka quajtur si kukull të Putinit, dhe një propagandues serb e mohues i gjenocidit. / KultPlus.com

Prifest shpall fituesit e garës ‘Best Pitch’

Gjatë fundjavës, PriFest ka mbajtur edicionin e 12të të PriForum Online ku janë organizuar shumë aktivitete online si një numër panel diskutimesh, workshope dhe seanca me ekspertë të ndryshëm, përcjellë KultPlus.

Poashtu është mbajtur edhe gara ‘Best Pitch’ në Zoom, para jurisë ndërkombëtare tre anëtarëshe (Linda Beath eksperte finance dhe koproduksioni nga Kanada, Wendy Bernfeld, VOD eksperte nga Holanda dhe Danijel Hocevar, producent nga Sllovenia) dhe në ditën e mbylljes së PriForum janë shpallur edhe fituesit.

Në Best Pitch morën pjesë 12 projekte nga Ballkani të cilat kishin edhe workshope me ekspertë në fushën e prezentimit të projektit dhe workshop për financim dhe koproduksion. Projektet poashtu morën pjesë në Prishtina Rendezvous ku u prezentuan para agjentësive ndërkombëtare të shitjes. Përderisa Forumi u mbajt në zoom, shumë prej seancave ishin edhe livestream në facebook dhe ato mund t’i ndiqni edhe në kanalin youtube të PriFest së shpejti.

Më poshtë gjeni ndarjen e çmimeve dhe dedikimet e jurisë

Çmimi i parë – shërbime colour grading (Përpunimi i ngjyrave) e ndarë nga kompania In My Country Production i është ndarë projektit filmik:
The Second Chapter (Kapitulli I dytë) nga Shqipëria

Dedikimi i jurisë: Ky film tregon një histori lëvizëse që do të ngjallë dëshpërimin, zhgënjimin dhe trishtimin si dhe kënaqësinë, lumturinë dhe gëzimin. Ajo paraqet një kapitull të rëndësishëm në jetën e një guaje, nëne dhe një artisteje, nje personazh kryesor që audienca mund dhe do të lidhet me të më lehtë.

Producenti dhe shkrimtari-regjisori na dhanë një hap të mrekullueshëm që nxiti besimin se ky film jo vetëm që po bëhet nga talenti i duhur krijues, por që ata janë të aftë dhe të gatshëm për të bërë kinema me cilësi të lartë.
Dhe padyshim është një nga filmat e vitit 2021 që duam ta shohim sapo të jetë gati.Çmimi i dytë postproduksioni i zërit (Foleys) i dhënë nga kompania Audiohaus, Maqedoni Veriore iu nda projektit filmik Balkan Top Stars (Top yjet e Ballkanit) nga Serbia.

Dedikimi i jurisë: Ky projekt nuk i takon botës së filmave art house, por ai tërhoqi vëmendjen dhe mbështetjen tonë. Është një film me synim të qartë për një audience të vështirë në kinema- fëmijë dhe adoleshentë. Ky projekt ka zemrën në vendin e duhur: dëshiron të inkurajojë dhe përfundimisht të nxisë një sens të fortë të tolerancës shoqërore dhe politike.

Prezentimi i projektit ishte shumëngjyrësh, dinamik dhe Zoom dhoma u përdor në mënyrë efektive. Ne të gjithë besojmë se mundeni dhe do të përdorni platforma dixhitale në promovimin e këtij filmi për t’u siguruar që audienca e sheh filmin dhe se filmi promovohet mirë.

Çmimi për prezentimin më të mirë (Best Pitch) që ndahet nga PriFest, iu dha projektit filmik Flirtbar nga Kosova

Dedikimi i jurisë: Si një projekt pa një regjisor dhe pa një producent, ky është një tjetër film jo shumë e lehtë për një juri për t’a veçuar. Megjithatë, në këtë rast tregimi u tregua në një mënyrë të qartë, të detajuar dhe shumë mbresëlënëse. Ne ndjekëm personazhin kryesor simpatik përmes një udhëtimi që kuptuam një fund emocional që na preku të gjithëve. Padyshim nje prezentim i mirë.

Ndërsa është qartësisht një nga ‘bashkëproduksionet’ e natyrshme, ky film është në atë pikë të udhëtimit të tij ku i duhet një producent i shkëlqyeshëm një bashkë-producent cilësor, një regjisor i talentuar me përvojë dhe talenti kryesor. Kjo juri ju inkurajon ta mbështesni.

Honorable Mention / apo dedikim i veçantë nga juria iu bë edhe projektit filmik nga Mali I zi Scarab:

Dedikimi i jurisë: Një artist i ri, gruaja e tij, shoku i tij i ngushtë shumë qesharak dhe vellau i madh i tij kan nevojë për para. Ata gjithashtu kanë zemra të mëdha. Kështu që, kur dikush afër tyre vdes, ata vendosin të fillojnë një biznes duke pikturuar me motive ne arkivole. Shumë më mire se sa të varrosesh në një arkivol të thjeshtë, apo jo? Një ide e lezetshme për një komedi të zezë ballkanike. Ne mezi presim të qeshim së bashku me filmin dhe yjet e tij në premieren e tij të festivalit.

Vlen te theksohet qe edicioni i 12-të i PriFestit do të mbahet ne ambiente te hapura në datat 25-30 gusht 2020. / KultPlus.com

Kalaja e Kaninës, atraksion i jashtëzakonshëm për turizmin historik e kulturor në Vlorë

Kalaja e Kaninës, 3 km larg qytetit bregdetar të Vlorës është kthyer vitet e fundit në një destinacion për turizmin kulturor dhe historik.

E cilësuar si një nga objektet më të njohura të trashëgimisë kulturore e historike në Vlorë e më gjerë, historia e ndërtimit të kalasë që nis prej shekullit IV p.e.s, përcjell periudhat e antikitetit dhe të Mesjetës (kronologjikisht bizantine, veneciane, turke), së bashku me teknikat respektive të ndërtimit.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, në një video të publikuar me pamje nga kalaja e Kaninës fton turistët vendas e të huaj ta vizitojnë atë.

Sipas Lelit, kjo kala përbën një atraksion të jashtëzakonshëm për turizmin historik e kulturor, në Vlorë.

Kastriot Hoxha, ciceroni i kalasë shprehet se “kalaja është në një fushë të rrethuar me mure dhe përballë saj është deti, që duket si në pëllëmbë të dorës. Këto kanë qenë sarajet e pashallarëve të Kaninës”.

Sipas tij, Sulejmani i madhërishëm e ka vizituar Kaninën dhe ka lënë porosi ta kenë kujdes atë.

“Kjo është pika ku dashur pa dashur të gjithë vizitorët qëndrojnë dhe shikojnë fshatin, ata mahniten nga bukuria . Në kala është edhe teqeja, më parë në vend të saj ka qenë një kishë dhe me ardhjen e Sulejman Pashait, admirali i madh e ktheu në teqe”, – tha Hoxha.

Ai tregon se Ernest Koliqi kur e pa për herë të parë Kaninën nga mali i Shashicës ka thënë: Për Kaninën Perëndia kur e pa si diell mbi det tha, “nuk është nga veprat e mia këtë mrekulli dikush tjetër e ka bërë””.

Kalaja e Kaninës është vizituar nga Sulejmani i Madhërishëm, ndërkohë që simbolika e saj, merr dimensione të tjera me emrat e Gjergj Arianitit, Donika Kastriotit, pashallarëve të famshëm protagonistë të fazave të ndryshme të Perandorisë Turke, Ismail Qemalin etj.

Struktura e ndërtimit të saj, evokon ngjashmëri me objekte të tjera si kalatë e Beratit, Durrësit etj. Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartësi 380 metra mbi nivelin e detit. Ajo ka një sipërfaqe prej 3,6 hektarësh. Prej këndej hapet një pamje mjaft e bukur drejt Vlorës dhe gjirit të saj.

Në këtë zonë, ngrihet një kodër në të cilën gjenden rrënojat e një qyteti të vjetër, atij të Kaninës. Këtu lugina e Lumit të Vlorës shtyhet deri në rrëzë të kodrës duke e lehtësuar tepër lidhjen e zonës bregdetare me atë të thellë.

Vizitorë të shumtë që pushojnë gjatë verës në gjirin e Vlorës, vizitojnë edhe kalanë e Kaninës. /atsh/ KultPlus.com

Greta Thunberg do t’i dhurojë 100,000 euro për luftimin e koronavirusit në Amazonë

Aktivistja e njohur nga Suedia, Greta Thunberg, njoftoi përmes rrjetit Twitter se do t’i dhurojë 100,000 euro për luftimin e koronavirusit në Amazonën e Brazilit.

Ky njoftim erdhi pasi figura e famshme u shpërblye me Çmimin Gulbenkian për Humanizëm, i cili ka vlerë monetare prej një milionë eurosh.

Donacioni që do të merret nga shuma e këtij çmimi do të dhurohet për organizatën “SOS Amazona”, që është pjesë e “Fridays of Future Brazil”, organizatë që po ofron ndihmë në luftën kundër koronavirusit në territoret e njerëzve indogjenë.

Thunberg gjithashtu njoftoi përmes një deklarate se 100,000 euro të tjera do t’ia dhurojë Fondacionit “Stop Ecocide” për të ofruar ndihmë që krimi ndaj mjedisit të bëhet krim ndërkombëtar.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social, vajza me famë botërore tha se do t’i japë si donacion të gjitha të hollat e çmimit të madh, por nuk dha hollësi për përfituesit e tjerë. / KultPlus.com

ENVI Committee – Exchange of views with Swedish environment activist Greta Thunberg