Regjisorja More Raça ftohet në Sarajevë bashkë me emra të njohur të kinematografisë, flet për rrugëtimin e saj artistik

Regjisorja shqiptare More Raça ftohet në Sarajevo Talents bashkë me emra të njohur të kinematografisë botërore, shkruan KultPlus.

Raça e cila do të prezantojë filmin e saj ‘Galaktika e Andromedës’ ne kategorinë kryesore te Sarajevo Film Festival është ftuar gjithashtu në Sarajevo Talents si eksperte për të folur para kineastëve të rinj që janë përzgjedhur në programin SarajevoTalents 2020.

Ajo do të flas për rrugëtimin e saj në realizimin e filmit të gjatë ‘Galaktika e Andromedës’. Si ekspert këtë vit ne Sarajevo Talents përveç Moresë janë emrat e njohur të kinematografisë botërore, siç janë aktori danez i njohur për filmin ‘The Hunter’ Mads Mikkelsen, Michel Hazanavcius, regjisori i filmit të mirënjohur ‘The Artis’, fitues i çmimit Oscar. /KultPlus.com

Udha e fantazisë

Prozë poetike nga Sali Bashota

Të ëmbla dhe të bukura.
Shumë të bardha.
Pak të verdha.
Pak të jeshilta.
Tepër të blerta.
Të përhimta.
Të argjendta.
Shumë të kuqe.
Tepër të zeza.

Janë udhët e fantazisë sime. E çuditshme vetëm udha e zezë. Nuk mbahen mend aq shumë udhët, sikur të mos kishte detaje tërheqëse të syve që buzëqeshjen e zhveshin lakuriq në pikë të ditës. E shtrëngojnë aq shumë, saqë fërkimi i mollëzave ngjan me kuptimin e atyre ngjyrave që i ndërron fytyra e njeriut. E mahnitshme vetëm udha e bardhë, bashkë me prekjen dhe mahnitjen e pafundme me të bardhën, mund ta zgjojë pasionin për mëshirën e luleve të bardha.

Sot e kësaj dite. /KultPlus.com

KMDLNj për testet e koronavirusit: Qytetarët s’duhet të paguajnë, është përgjegjësi e shtetit

Ministria e Shëndetësisë ka filluar tashmë t’i licencoj laboratorët privatë të cilët kryejnë teste serologjike SARS COV2.

Për këtë ka reaguar KMDLNJ, duke thënë se qytetarët e Kosovës nuk duhet të paguajnë për testin COVID-19 dhe se kjo është përgjegjësi e shtetit.

“Është rritur kapaciteti për testim, sidomos me licencimin e laboratoreve private e që KMDLNj -ë, në mungesë të transparences, nuk i ka të qarta kriteret në bazë të cilave është dhënë licenca. Rritjen e kapaciteteve për testim, KMDLNj e sheh si të domosdoshme dhe pozitive për qytetarët e Kosovës mirëpo kërkon një mbikëqyrje serioze, ndryshe ekziston rreziku real për një korrupsion pandemik. KMDLNj kundërshton çmimet e caktuara si të papërballueshme për shumicën e qytetarëve të Kosovës aq më parë që kemi thellim të krizës ekonomike me ç’rast një numër i madhe varet nga asistenca sociale dhe nga pakoja emergjente. Krijimi i kushteve për testim në raste kur dyshohet për infektim me COVID-19, është përgjegjësi e shtetit përjashtuar rastet kur të testuarit e bëjnë testin për qëllime turistike, të bërit biznes e që nuk kanë asnjë problem të natyrës financiare. Subvencionimi i shtetit prej 18 % siç ka deklaruar ministri Zemaj, nëse bëhet në mënyrë lineare për KMDLNj është e papranueshme, diskriminim flagrant, mosdashje për luftim të pandemisë dhe varfërim të popullatës”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Në këtë reagim KMDLNJ ka propozuar që kategoritë sociale, ata që kanë mbetur pa punë të lirohen nga çdo pagesë, ndërsa ata që kanë të ardhura të rregullta sipas tyre duhet të participojnë jo më shumë se 30 përqind.

“KMDLNj propozon që kategoritë sociale, grupet e margjinalizuara, ata që kanë mbetur pa punë dhe të gjithë të tjerët që nuk kanë mundësi të paguajnë, duhet të lirohen nga çdo pagesë kurse ata që kanë të ardhura të rregullta duhet të participojnë jo më shumë se 30 %. KMDLNj kërkon të krijohet një ekip monitorues që do të përcjellë punën e laboratoreve private dikur edhe listat e atyre që u bëhet testi në institucionet publike për t’u eliminuar çdo diskriminim e që nuk është bërë deri më tani aq më parë që kemi pasur diskriminim flagrant ku testet janë bërë prioritet në bazë të statusit në shoqëri e jo për shkak të nevojave për parandalim dhe luftim të pandemisë”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Deri më tani janë 47 laboratorë privatë që u licencuan nga MSH. / KultPlus.com

Aprovohen bursa për studentët e Kolegjit Universum në Aviero, Portugali

Universidade de Aveiro është universiteti i radhës nga Portugalia që ju shtua gamës së gjerë të bashkëpunimeve të Kolegjit Universum me Universitetet më prestigjoze në Evropë.

Pra nga tani studentët e Kolegjit Universum do kenë mundësinë të studiojnë për një semestër me bursë të plotë në këtë universitet presizgjoz në Portugali.

Universidade de Aveiro është universitet publik i vendosur në qytetin portugez të Aveiro. Universidade de Aviero është një ndër 100 institucionet kryesore të arsimit të lartë në Evropë.

Qyteti Aveiro ndërthur në mënyrë të përsosur traditën, natyrën dhe modernitetin. Ndikimi kryesor në qytet është laguna e Aveiro, e cila i jep asaj një veçori unike dhe e bën atë një nga mrekullitë e lumenjve dhe ujit në bregdetin Portugez.  

Të gjithë studentët e Kolegjit Universum përfitojnë shkollim falas, kompenzim mujor 850 euro dhe 275 euro kompenzim për shpenzime të transportit.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentët! Deri sot 297 studentë të Kolegjit Universum dhe 115 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi. Shiko studentët përfitues https://www.universum-ks.org/studentet-erasmus/

Së shpejti do të shpallet thirrja për aplikim për shkëmbim semestral në këtë universitet me bursë të plotë.

Për informata shtesë kontakto Kolegjin Universum në [email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062. / KultPlus.com

19 vjet nga marrëveshja e Ohrit

Sot mbushen 19 vjet që nga nënshkrimi Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në mes shqiptarëve dhe maqedonasve për raporte të reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të shtetit.

Kjo marrëveshje u bë me asistimin e Bashkësisë Ndërkombëtare pas një konflikti të armatosur, i cili ndodhi në vitin 2001.

Kjo marrëveshje kornizë ndër të tjerash u nënshkrua me qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Kjo kontratë në mes dy popujve u nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi.

Konfirmohet organizimi i Festivalit “Takimet e poeteshave shqiptare” në Vushtrri

Festivali “Takimet e poeteshave Shqiptare” 2020 në Vushtrri do të organizohet pavarësisht situatës pandemike në vend, shkruan KultPlus.com

Ky lajm është konfirmuar për KultPlus nga Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Vushtrri, Fatmire Cecelina.

“Të dashura poete shqiptare, Besojmë shumë se me organizimin e Festivalit “Takimet e poeteshave shqiptare”, i cili do të mbahet për herë të 38-të, në Vushtrri, po arrijmë t’i shmangim barrierat që na ndajnë, dhe kështu, përmes fjalës së bukur shqipe, të bëhemi bashkë.

Fjala shqipe na ka bashkuar dhe do të na bashkojë gjithmonë, andaj besojmë se me vargjet tuaja, edhe Ju, poeteshat e kohës sonë, do të vëni gurë në kalanë e vjetër të gjuhës sonë të ëmbël. Poeteshave shqiptare u urojmë suksese, gjithnjë duke shpresuar në një konkurrenencë të madhe.

Fatmire Cecelia Drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport” , ka thënë ajo. / KultPlus.com

MKRS-ja do të investojë ndërtimin e kullës së komandantit Sali Çekaj

Në kuadër të vizitës së sotme, ministrja Vlora Dumoshi, ka qëndruar në fshatin Belle të Deçanit, në fshatin e komandantit të UÇK-së, heroit Sali Çekaj.

Ministrja tha se kërkesës për ta ndërtuar kullën e tij, MKRS-ja i përgjigjet pozitivisht.

“Kam urdhëruar Departamentin e Trashëgimisë dhe institucionet tjera që të iniciojnë procedurat për ndërtimin e kullës së intelektualit, komandantit dhe heroit Sali Çekaj. Ne duke i respektuar këta njerëz që kanë dhënë kontributin e madh, njëkohësisht respektojmë edhe gjakun e derdhur, rezultat i të cilit ne e gëzojmë lirinë e pavarësinë. Është një lajm i mirë besoj, që MKRS-ja po investon në ndërtimin e kullave për personalitete të këtilla që mbesin në kujtesën e gjeneratave që vijnë”, tha mes tjerash ministrja. / KultPlus.com

Plazhi i Gjeneralit, lindja dhe perëndimi i diellit që nuk duhet humbur

Plazhi i Gjeneralit, i cili ndodhet në zonën e Kavajës është një nga destinacionet që nuk duhet humbur.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, duke publikuar foto nga gjiri i mrekullueshëm i plazhit të Gjeneralit thekson se është një zonë me biodiversitet të pasur tokësor dhe ujor.

“Plazhi i Gjeneralit lindje dhe perëndime dielli që nuk duhen humbur, plazhe natyrore me një biodiversitet i pasur tokësor dhe ujor”,- nënvizon Klosi.

Kavaja ka një vijë bregdetare thuajse 30 kilometra e nisur nga Golemi dhe që përfundon në Spille.

Mes tyre është edhe Plazhi i Gjeneralit, i cili ndodhet midis dy kepave shkëmbore dhe është formuar nga veprimtaria akumuluese e valëve të detit.

Përbëhet nga rërë e imët me ngjyrë të verdhë në të hirët. Ka formën e patkoit dhe rrethohet nga shpate të buta kodrash me lartësi rreth 100 m, të veshura me shkurre mesdhetare, gjithmonë të blerta: dafinë, shqopë, mare, etj. Kepat shkëmbore në veri dhe në jug të plazhit me blloqe shkëmbore konglomeratike, të përbëra nga zaje me gjithfarë ngjyrash, përbëjnë një mozaik të mahnitshëm që harmonizohet me koloritin e pyjeve fantastikë nënujore të leshterikëve të detit (Cymodocea nodosa e Zostera marina).

Këto peizazhe me bukuri përrallore, pastërtia e kristaltë e ujërave dhe e rërës e tërhoqën gjeneralin italian në vitet ’30 të shekullit të kaluar që të vinte me jaht në këtë plazh të virgjër dhe të pushonte me familjen e tij. Së bashku me vlerësimin, ai i la plazhit edhe emrin e gradës së tij të lartë ushtarake./ atsh/ KultPlus.com

Koncerti i parë me distancë sociale, kjo është e ardhmja e tubimeve të tilla (VIDEO)

‘Koncerti i parë me një distancë sociale’, siç e quanin organizatorët, u mbajt mbrëmë në Newcastle, Angli.

Sam Fender pati nderin të ishte i pari që performoi gjatë pandemisë para një publiku që qëndronte në 500 platforma të rrethuara që pranuan më pak se dhjetë njerëz nga i njëjti ekip.

Në koncert ishin rreth 2.500 njerëz, dhe pije, dezinfektues dhe maska u siguruan në kutitë metalike.

Duke gjykuar nga komentet nga rrjetet sociale, përshtypjet janë të ndara, disa mendojnë se është shumë e rrethuar “si një hambar”, të tjerët presin me padurim çdo mënyrë të realizimit të koncertit, dhe ata shohin si një rrethanë të lumtur që nuk ka shtytje dhe turma në këtë mënyrë, dhe të gjithë kanë vendin e tyre.

Plani është që të vazhdojë me koncertet në të njëjtin vend, dhe shfaqja tjetër është Van Morrison.

KB: Gati gjysma e shkollave në botë kanë mungesë të ujit dhe sapunit për duar

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 43% e shkollave në mbarë botën nuk kanë qasje në ujë dhe sapun për larjen e duarve.

Raporti i ri publikohet në kohën kur vendet po shqyrtojnë mundësitë se si të bëjnë hapjen e shkollave në mënyrë të sigurtë për shkak të pandemisë së COVID-19, raporton AP.

Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Agjencisë për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) thotë se më shumë se një e treta e 818 milionë fëmijëve në mbarë globin, të cilët kishin mungesë të pajisjeve themelore për larjen e duarve në shkollat e tyre, janë në Afrikën sub-Sahariane.

Raporti thotë se autoritetet duhet të balancojnë shqetësimet shëndetësore me ato ekonomike dhe sociale kur marrin vendim për hapjen e shkollave.

Raporti vë në dukje edhe efektet negative që ka tek fëmijët mbyllja e shkollave.

Raporti gjithashtu thotë se një në tre shkolla në të gjithë botën, ka furnizim të kufizuar ose nuk ka fare ujë të pijshëm.

Larja e duarve, sipas ekspertëve shëndetësorë është një ndër masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Numri i të infektuarve në botë ka arritur në mbi 20 milionë, ndërsa 749,372 kanë vdekur. / KultPlus.com

Shkolla Finlandeze me program të kolegjit me renome botërore EtonX për të zhvilluar aftësitë e mendimit kritik tek nxënësit

Shkolla Finlandeze njofton se ka filluar bashkëpunimin me EtonX, pjesë e kolegjit me renome botërore, Eton College, për të ofruar zhvillimin e aftësive të shekullit 21 në mendim kritik, zgjidhjen kreative të problemeve, qëndrueshmëri, ndërmarrësi, dhe ndikimi në shoqëri.

Dr. Virpi Vatanen, Drejtoresha e Shkollës Finlandeze, ceku rëndësinë e kësaj marrëveshje dhe se si do të ndikojë tek nxënësit. “Aftësitë e shekullit 21 si mendimi kritik, zgjidhja kreative e problemeve apo edhe ndërmarrësia janë aspekte shumë të rëndësishme të kurrikulës së shkollës sonë dhe të implementimit të modelit. Jam shumë krenare që do të punojmë me EtonX, pjesë e kolegjit me renome botërore Eton, për të pajisur nxënësit tanë me këto aftësi përmes kurseve online të zhvilluara dhe të ofruara nga EtonX.”

Si pjesë e këtij projekti, nxënësit e Shkollës Finlandeze do të kenë mundësinë të vijojnë kurse online me ritmin e tyre individual drejtpërdrejt të ofruar dhe dizajnuar nga EtonX ku pas përfundimit do të pranojnë edhe certifikatën. Në këtë mënyrë, përveç zhvillimit të aftësive të tyre, do të kenë mundësinë t’ua shfaqin certifikatën edhe universiteteve të ardhshme ose punëdhënësve në të ardhmen.

Kurset e EtonX iu mundësojnë nxënësve kudo në botë të përfitojnë nga ekspertiza e kolegjit Eton në zhvillimin e nxënësve në individë të aftë dhe rezultate të larta në mësim. Edukimi nga Eton vlerëson aftësitë konkrete të nevojshme paralelisht me mësimnxënien akademike. Kurset EtonX ngërthejnë shekuj të tërë me ekspertizë nga Eton College të cilat përgatsin nxënësit me aftësitë e nevojshme për t’u transformuar në liderë dhe për të arritur suksese në universitetet më prestigjioze në botë.

Duke u bazuar në sistemin numër 1 në botë të arsimit, sistemin finlandez; duke pasur si pjesë të stafit numrin vazhdimisht në rritje të mësimdhënësve ndërkombëtarë dhe finlandez; duke ofruar përdorimin e teknologjisë më të re dhe të avancuar me iPad për secilin nxënës; me një qasje të fokusuar në fenomene dhe lojra si dhe në zhvillimin e aftësive të shekullit 21, Shkolla Finlandeze në Kosovë është shkolla më innovative ndërkombëtare në Ballkan. Vizitoni kampusin tonë inovativ afër rrethit të QMI ose na kontaktoni në +383 45 235 650, https://kosovo.finnish.school/ ose në Facebook www.facebook.com/ShkollaFinlandeze

(Shkrim i sponsorizuar nga Shkolla Finlandeze)

Shtatorja e Fadil Vokrrit larg shtatoreve kitch në Kosovë

Nga Ilir Muharremi

Kitchi ose antiarti përkatësisht antiskulptura ka mbushur hapësirat tona në Kosovë. Ndoshta më herët ishte mungesa e kritikës, mungesa e konkurseve dhe mos serioziteti i komisioneve përzgjedhësë së bucetave të mirëfillta. Kjo tragjikomedi ka pushtuar hapësirat publike, parqet dhe skutat. Disa kopjojnë Aguste Rodin, skulpturën e shekullit XIX e cila theu rregullat akademike, me një impresionizëm vizionar të kohës e që na ktheu lehtësisht te Mikellanxhello.

Ai ndjeu revoltë dhe jo ndonjë revulucion, ndonëse skulptura i përmban të dyjat, porse e para shprehë atë madhështinë personale shpirtërore artistike. Fatëkeqësisht Rodin edhe sot përdoret si strehë dhe ombrellë për skulptorët shqiptarë dhe kosovarë, sidomos të parët të prekur dhe ndikuar nga soc-realizmi, derisa të dytët nga soc-realizmi dhe arti modern më pranë Evropës.

Më së shumti është abuzuar me figurën e heroit tonë legjendar Adem Jashari, të cilën as që mund ta njohësh në skulpturë, as ta identifikosh formën teksturore apo frakturore. Është abuzuar me përmasat e gjymtyrëve të trupit, saktësisht me gabimet amatoreskte proporcionale shkollore. Andaj, kjo është për të ardh keq. Jo veç me Jasharin u abuzua edhe me figura të shquara historike dhe kjo dhimbje po na përcjellë me jetëgjatësinë e këtyre shtatoreve të cilat po qëndrojnë ende stoike nëpër sheshet publike. Skulptorët janë munduar t’i veshin me plastikën e Rodin-it. Unë këtë e shohë si një varrezë masive që ju bë heronjëve tonë dhe përdhosi vlerat dhe meritat e tyre. Reagova përmes shkrimeve të mija kritike dhe kritika u respektua si pozitive duke eleminuar këtë groteskë.

Janë për t’u lavdëruar skulptorët e rinjë të cilët çdo ditë po dëshmojnë vlera në skulpturë. Rasti i fundit me shtatoren e legjendës së futbollit Fadil Vokrri. Vokrri në skulpturën fituese të Agron B. Blakcorit shfaqet i ri në moshë, me uniformë sportive, me topin duke dribluar me këmbën e djathtë. Kjo skulpturë është ende në proces dhe në dukje të parë shprehë përgjegjësi profesionale me një përvojë fizike të trupit dhe hapësirës. Puna e skulptorit hulumton karakterin, ngjashmërinë e madhe të mimikës, syve dhe shpirtit. Fotografitë mbrapa shtatorës së eskpozuar shpalosin atë hulumtimin profesional të skulptorit mbi karakterin e Vokrrit në pozita të ndryshme, gjithnjë duke u kujdesur për tonet e gjysmëtonet, linjat dhe detajet e holla të syve, hundës, ballit dhe mjekrrës.

Kjo vepër monumentale e modeluar e skalitur me shpirt, tregon origjinalitetin plastik dhe shpirtëror të lengjendës Vokrri. Nëse e vështrojmë nga 360 pika pamjeje skulpturën, vërejmë kompozicionin, dimensionet, ritmet formale, organizimin me marrëdhënien estetiko-historike deri te detaji më i imët muskuli, damarët që gjallërojnë mbi trupin e Vokrrit, pastaj drapëria e veshjes, lakimet nga fanela të përsëritura e që rrezatojnë me theksimin e muskujve, shprehin atë realizmin dhe besnikërinë ndaj kësaj lëvizje. Shtatorja e meriton të jetësohet në harmoni me eksterierin dhe vërtetë krijon një emocion ringjallës të legjendës së futbollit. / KultPlus.com

“Where are You Now?” nga Eneos Çarka, sjellë përditshmërinë e dramës dy mujore të pandemisë

Suada Qorraj

I frymëzuar nga dokumentari i regjisores belge Chantal Akerman, “News From Home”, Eneos Çarka sjellë mesazhet zanore që i dërgoni i ati gjatë kohës kur të dy, por edhe e gjithë bota ishin mbyllur në shtëpi si pasojë e pandemisë. Eneo në Budapest kurse i ati i tij në Shqipëri, një distancë e madhe që dyfishonte mallin. Mesazhet e filmit të metrazhit të shkurtër “Where are you now?” ngërthejnë në vetvete dramën pothuajse dy mujore, rrugën e së cilës e kishte përjetuar gjithsecili, shkruan KultPlus.

I ndërtuar krejtësisht si një animacion, “Where are you now?” sjellë fantazinë e një bote të jashtme, duke e bërë të prekshme atë që gjatë izolimit dukej e paarritshme, madje edhe e largët. Mesazhet ndonëse nuk kanë lidhshmëri me imazhet, paraqesin një nga ato kontrastet që nuk u duhet një shpjegim, ngase si i tillë u përjetua nga të gjithë.

Në një intervistë për KultPlus regjisori i këtij filmi, Eneos Çarka tregon se gjatë dy muajve të izolimit të tij në Budapest, ku ishte larg familjes, mesazhet zanore që i dërgonte i ati ishin të shpeshta. Sipas tij janë pikërisht pyetjet retoriket të të atit ato që edhe ndërtuan titullin e këtij filmi.

“Gjatë atyre muajve, merrja shumë shpesh mesazhe zanore nga im atë i cili më pyeste për çdo gjë—si çdo prind në merak—e që shkonte deri tek pyetjet më retorike nga ku merr edhe titullin filmi. Vetëm si tekste, ato mbartnin në vetvete mjaft dramë dhe për mua ishin një bazë e fortë për një histori të tillë”, ka thënë Çarka.

Regjisori tutje ka treguar se mesazhet që përshkojnë filmin nuk janë të gjitha artistike. Ai ka thënë që së bashku me të atin, duke punuar si regjisori me aktorin kanë arritur që të shkruajnë dhe të redaktojnë tekstet e këtyre mesazheve.

“Me tim atë kam punuar si regjisori me aktorin. Jo çdo mesazh zanor në film është autentik. Ne jemi ulur bashkë – ai në Tiranë e unë në Budapest – e kemi shkruar e më së shumti kemi redaktuar tekstet që ai më ka dërguar. Më pas erdhën regjistrimet nga ku, ashtu si në një film fiction, bëmë disa dubla deri sa arritëm në rezultatin që mendoja se ishte i duhuri”, ka rrëfyer Eneos Çarka.

Çarka ka shtuar se pjesa më sfiduese në të gjithë filmin ishte realizimi virtual sepse ishte një punë e re për të dhe të tjerët, që tashmë ishin pjesë e epikes që punonin për filmin. “Realizimi vizual ishte pjesa më sfiduese e filmit. Për këtë, kreditet i shkojnë Stivi Imamit, dizajner me bazë në Tiranë, i cili gjithmonë na shtynte të shkonim një hap më larg. Puna me imazhet virtuale ishte e re për të dy ne, dhe eksperienca e të filmuarit në një video game është sa interesante aq edhe reduktive, pasi tek e fundit asgjë se mposht realitetin”, ka vazhduar rrëfimin regjisori.

Tutje regjisori ka treguar se ai beson që narrativa e filmit do të prek cilindo që të afërmit i ka pasur larg vetes në këta muaj të çuditshëm. Gjithashtu ai shpreson që filmi do të arrij të ngroh sado pak shikuesit e t’i nxisë ata që t’i telefonojnë ose të paktën t’ju dërgojnë mesazhe zanore familjes, në mënyrë që të bëjnë të lumtur njëri-tjetrin.

Krejt në fund regjisori ka thënë se është çdo herë kënaqësi të dëgjosh komente pozitive nga audienca e Dokufestit, madje atë e gëzon edhe qasja e publikut shqiptar ndaj tij.

Krejt për fund, ai ka treguar se tashmë ka siguruar disa pjesëmarrje në festivale të tjera, programi i të cilave do të publikohet së shpejti. / KultPlus.com

Suzana Shkreli, gruaja e vetme shqiptare në historinë e Amerikës si kandidate e Kongresit amerikan

Suzana Shkreli, nga Shkodra, është e vetmja grua shqiptare në historinë e Amerikës e cila është pjesë e Kongresit amerikan në Shtëpine e Bardhë, shkruan KultPlus.

Ajo është kandidate në shtetin e Michigan-it, ku jetojnë diku rreth 250 mijë shqiptarë.

E rritur në një shtëpi ku është inkurajuar nga prindërit për të studiuar shumë, Suzana përfundoi studimet në Universitetin Perëndimor të Michigan, për drejtësi.

Më pas, arriti të bëhej prokurore në Macomb në Departamentin për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shtetet e Bashkuara. / KultPlus.com

Vepra “Dies Lunae” e kompozitorit Memli Kelmendit me premierë botërore në Londër

Një nga emrat më aktiv në muzikën korale në Kosovë, kompozitori dhe dirigjenti Memli Kelmendi ka një opus të pasur sa i përket kompozimeve të veprave, shumë prej tyre janë luajtur në vende të ndryshme të botës, e të tjera po presin që shumë shpejt të dëgjohen në skena të mëdha, shkruan KultPlus.

Vepra “Dies Lunae” për piano, e selektuar në konkursin “7 Notes in 7 Days at 7pm” do të interpretohet të hënën si premierë botërore nga pianistja e njohur Maria Marchant (Award-winning concert pianist). Vepra do të interpretohet në Blüthner Piano Centre, Londër më 17 Gusht në ora 19:00.

Maria Marchant është pianiste e vlerësuar lartë nga BBC, A BBC Music Magazine Rising Star, ‘In Tune’ and ‘Record Revieë’, WMNR Radio, Classic FM dhe kritikë të shumtë të muzikës si; Roderick Williams, OBE, Graham Rickson, Arts Desk, Nick Barnard, Music Web-International etj.

Maria Marchant ka interpretuar në vendet më të njohura të vendit dhe jasht saj  duke u bërë kështu fituese e shumë garave për piano. Ajo gjithashtu fitoi Medaljen e Artë dhe Prmimin e Parë në Konkurrencën Ndërkombëtare Hindemith, Berlin, dhe u zgjodh si artiste në skemat Concordia, Tillett Trust dhe Park Lane Group që rezultuan në paraqitjet Wigmore dhe Southbank.

Pikërisht kjo pianiste, tashmë do të luaj një ndër veprat e kompozitorit shqiptar, i cili teksa ka ndarë lajmin me ndjekësit e tij në Facebook, është shprehur tejet i lumtur për këtë fakt.  / KultPlus.com

Organizatat e Shoqërisë Civile bëjnë thirrje që të tërhiqet projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

Organizatat e shoqërisë civile u bëjnë thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, konkretisht propozuesit të projektligjit, Gazmend Bytyqit, që të tërheq projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Ata shprehen të shqetësuar me zhvillimet e fundit në lidhje me këtë projektligj dhe besojnë se si i tillë projektligji nuk është në përputhje me të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Veçanërisht, projektligji aktual cenon lirinë e shprehjes, ndërsa minon përpjekjet drejt arritjes së drejtësisë për të gjithë viktimat dhe të mbijetuarit nga të gjitha grupet etnike.

Sipas nenit 40 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, liria e shprehjes është një e drejtë e garantuar dhe përfshin të drejtën e njerëzve për tu shprehur, përhapjen dhe marrjen e informacionit, opinioneve dhe mesazheve të tjera pa ndonjë pengesë. Në nenin 5 të projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, thuhet se “çdo zyrtar publik dhe qytetar i Republikës së Kosovës është i detyruar të respektojë dhe mbrojë vlerat e luftës të përcaktuara me këtë ligj në çdo kohë dhe rrethanë brenda vendit dhe jashtë.”

Ky artikull shkel qartë lirinë e shprehjes të garantuar me Kushtetutë dhe si i tillë nuk duhet të pranohet. Për më tepër, projektligji i propozuar është shumë shqetësues kur merret parasysh diskutimi i përgjithshëm publik dhe implikimet politike rreth rolit dhe trashëgimisë së UÇK-së. Ka pasur një numër rastesh në të kaluarën kur njerëzit janë linçuar kur kanë shprehur publikisht mendimet e tyre për UÇK-në dhe individët që kanë qenë pjesë e UÇK-së. Për më tepër, miratimi i këtij ligji do të krijonte mundësinë për iniciativa të tjera që shkelin këtë të drejtë dhe si i tillë do të krijonte një precedent të rrezikshëm, thuhet në komunikatë.

“Ne i bëjmë thirrje anëtarëve të parlamentit të jenë vigjilentë dhe të përqendrohen në mbrojtjen e lirisë së shprehjes si një e drejtë bazike e njeriut dhe një vlerë themelore demokratike. Ne besojmë se përpjekjet tona institucionale dhe kolektive duhet të përqendrohen në paqe dhe pajtim, duke mbështetur dhe respektuar dinjitetin e të gjithë viktimave dhe të mbijetuarve të të gjitha etnive nga lufta e fundit në Kosovë dhe duke kërkuar drejtësi për të gjithë.”

Organizatat e shoqërisë civile: Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (HLC) Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRCT) Integra Alternative Dispute Resolution Center (ADRC) Nisma e Re Sociale (NSI) / KultPlus.com

Pas akuzave për “përvetësim kulturor”, The Sun shkruan për Rita Orën: Ajo është shqiptare e Kosovës

Rita Ora, sëfundi është akuzuar për ”përvetësim kulturor” pas disa imazheve ku shihet me stil flokësh afrikan, fotografi të cilat ishin realizuar në vitin 2015, mirëpo, pas këtyre akuzave, një nga mediat më të mëdha britanike, i ka kushtuar një artikull prejardhjes së Orës, shkruan KultPlus.

The Sun ka shkruar për prindërit e Rita Orës, për Kosovën e për atë se çfarë potencon Rita për vendin e saj.

Kush janë prindërit e Rita Orës?

Rita lindi më 26 nëntor të vitit 1990 nga prindërit Besnik dhe Vera Sahatçiu.

Babai i saj raportohet se ishte një pronar i pub-eve dhe më parë ka kryer studimet për ekonomi.

Ndërkohë, mamaja e saj Vera është një psikiatre që punon për NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Angli).

Njerëzit shpesh kanë komentuar se sa të ngjashme duken Rita dhe mamaja e saj.

Nga vjen Rita Ora?

Rita lindi në Kosovë, nga dy prindër me prejardhje shqiptare.

Ajo e kaloi vitin e parë të jetës së saj në një banesë të vogël në Kosovë para se prindërit e saj të largoheshin nga persekutimi i zhurmshëm i luftës dhe gjenocidit serb.

Kosova ishte atëherë pjesë e Jugosllavisë dhe diktatori brutal Slobodan Milosevic po fillonte shtypjen e tij ndaj shqiptarëve etnikë si familja e Ritës.

Për t’i shpëtuar kësaj, familja u largua në Mbretërinë e bashkuar kur ajo ishte në moshën një vjeçe.

Çfarë ka thënë Rita Ora për prejardhjen e saj?

Në prill të vitit 2020, Rita u tregua e hapur për temën e “luftës ndaj persekutimit”, pasi familja e saj iu bashkua miliona shqiptarëve të tjerë që shpëtuan nga vendi gjatë një lufte dekade.

Ajo gjithashtu ka thënë se e viziton Shqipërinë sa më shpejt që mundet, madje u emërua një ambasadore nderi e Kosovës në ambasadën e Londrës në vitin 2015.

Në vitin 2016, Rita pranoi gjatë një paraqitje në “Wendy Williams ‘Show” se ajo shpesh ngatërrohet nga njerëzit për shkak të ngjyrës së lëkurës së saj.

Prezantuesi i kishte thënë: “Mendova se ishe gjysmë e zezë dhe gjysmë e bardhë, apo diçka e tillë?”

Rita u përgjigj: “Të gjithë e bëjnë këtë zakonisht. Unë gjithashtu mund të jem. Por jo, unë jam shqiptare”. / KultPlus.com

Ana Golja prezantohet me filmin ‘The Cuban’ në Sunset Barrie Drive-in Theatre në Ontario

Producentja dhe aktorja shqiptaro-kanadeze, Ana Golja, do të prezantohet me filmin “The Cuban”, në Sunset Barrie Drive-in Theatre në Ontario.

Për t’iu përshtatur kushtëzimeve për shkak të pandemisë, filmi po shfaqet në hapësira të reja, si teatri “Sunset Barrie”, ku audienca e ndjek filmin nga makina.

 Pavarësisht kohës së vështirë, filmi ka arritur të jetë fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare e së bashku me të, edhe Ana Golja si producentja e tij.

Ana Golja, përmes filmit “The Cuban” ka ndarë eksperiencën e saj personale me sëmundjen e Alzheimer-it që kishte prekur stërgjyshen e saj. Ajo ka kontribuar me përvojën e saj në organizatën ndërkombëtare të shëndetit “Alzheimer’s Association”.

Ana, te filmi “The Cuban”, luan përkrah fituesit të çmimit Oscar, Louis Gosset Jr., dhe si producente ka fituar “Best Narrative Feature” dhe “Best Cinematography”. / KultPlus.com

Zbuloni liqenin e Luleve në Valamarë të Gramshit

Të apasionuarit e natyrës, aventurës, me patjetër duhet të ndalen tek liqenet e Valamarës, mes të cilave është dhe liqeni i Luleve në Gramsh.

Zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, sugjeron liqenin piktoresk që ndodhet në rrethin e Gramshit, si një destinacion që duhet patjetër të vizitohet nga adhuruesit e natyrës dhe patjetër edhe aventurës.

Liqenet e Valamarës ndodhen në malin e Valamarës, në lartësinë rreth 2 200 metra mbi nivelin e detit, pranë fshatit Shënepremte të rrethit të Gramshit.

“Liqeni i luleve në Valamarë ! Emri i lules *Nymph – Nimfë* do të thotë shpirt femëror që banon në ujëra të pastra. Ka plot histori e legjenda për zambakun e bardhë të ujit. Përveçse përdorimeve në mjekësi, lulja simbolizon të mirën, dlirësinë, jetën, lindjen etj”,- shprehet Çuçi. / KultPlus.com

Anton Çetta: Populli shqiptar është i mirë dhe bujar, por është robëruar nga shumëkush

Anton Çetta, që konsiderohet si nderi i kombit, ka qenë dhe mbetet ndër figurat kryesore të rezistencës së shqiptarëve, ku në kohën më të vështirë për popullin kosovar, ai me iniciativën e tij arriti të pajtojë shumë familje, shkruan KultPlus.

Më poshtë KultPlus ju sjell një nga thëniet e njohura të tij, që flet për popullin shqiptar, për robërimin e traditën e popullit tonë.

Populli shqiptar është i mirë dhe bujar, por ka ra pre nën ndikimin e së keqes, është robëruar nga shumëkush dhe shumëçka, e ne, bijtë dhe bijat e tij, duhet ta “zgjojmë” nga kjo kllapi, ta lirojmë nga ky robërim dhe kushtëzim i traditës së keqe, e cila nuk është e jona, mbi të gjitha është shumë e dëmshme dhe vdekjeprurëse, sepse vëllain e shndërron në vrastar… / KultPlus.com

Dumoshi: MKRS-ja me 15-të projekte në Deçan

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e shoqëruar nga zëvendësi Halil Matoshi, dhe një pjesë e stafit të MKRS-së, kanë vizituar sot Komunën e Deçanit, ku fillimisht u pritën në takim nga kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

Në takimin e zhvilluar, Dumoshi e Ramosaj kanë biseduar për projektet e përbashkëta mes MKRS-së dhe Komunës, investimet që janë duke u zhvilluar dhe ato që janë në plan të realizohen këtë dhe vitin tjetër.

Konkretisht bëhet fjalë për 15 projekte në të cilat ministria është duke investuar në Komunën e Deçanit, në fushat e kulturës, trashëgimisë, rinisë dhe të sportit, si shtëpi të kulturës, biblioteka, 6 restaurime të kullave, qendrën rinore, sallën sportive e fushat e poligonet sportive.

Ministrja Dumoshi tha se në takim me kryetarin kanë biseduar edhe për turizmin kulturor. “Me kryetarin biseduam për turizmin kulturor. Kjo pjesë e ka një bukuri natyrore e cila gjithmonë është veçuar si atraksion dhe ku do të mund të investohet dhe ndërtohen pista skijimi me një gjatësi deri në 5 km”, tha mes tjerash ministrja, duke thënë se është një mundësi si për qeverinë por edhe investitorët e huaj të investojnë në këtë zonë me bukuri të mrekullueshme, ashtu që Kosova të bëhet pjesë e hartës së Botës për skijim për zhvillimin e garave ndërkombëtare.

Ndërsa kryetari Ramosaj e falënderoi ministren Dumoshi dhe stafin e MKRS-së për prezencën e saj në Deçan. Ai tha se projektet e përbashkëta të Komunës dhe ministrisë janë të dobishme dhe të rëndësisë së veçantë. Janë investime të cilat kanë me e bërë Deçanin me u dok ndryshe, deklaroi kryetari.  / KultPlus.com

“Sa herë ia ni eren kallzive t’pjekun, m’kujtohet era e teshave t’babës e e kuqna e lëkurës dhe syve prej xetit, tymit e dillit”

Një tregim personal nga poetja Flutur Mustafa

Kallzit* e pjekun

Sa herë ia ni eren kallzive t’pjekun m’kujtohen t’tana ato pasdite e mramje të sezonës verore kur kam ken fmi. M’kujtohet era e teshave t’babës e e kuqna e lëkurës dhe syve prej xetit, tymit e dillit.

Baba jem asht’ njeri i shkollum (ekonomist) i cili deri rreth të 40tave nuk ka pasë mundsi me punu n’profesion t’vetin. Ama kja nuk e ka pengu e as nuk e ka ba me marre e as nuk iu ka thanë jo punve tjera perderisa kanë kenë të nershme e me djersë.

Edhe prej tregimeve t’mahershme e dini që unë jam rritë deri 14 vjeçe në nji prej katuneve ma piktoresk në An’ t’Malit. Në Sukubinë. Nuk asht se kena pasë shumë tokë pjellore por maj men që në Baliqe mjellshim bastan e rasad salladave jeshile n’kopsht njit me shpi. Edhe gjithmonë maj men baben, axhin e krejt antart e shpisë që i vushin palë palë në gajba edhe kastravecat, mollatartat e tek tuk edhe specat.

Baba ka pasë probleme shendetsore (diskus) dhe per kete arsye nuk ka mujte me punu punë të rana fizike e me çu randë. Gjatë jetës tij ka punu kamarier, puntor sezonal n’krypore t’Ulqinit kur asht vjelë krypa edhe ka pjekë kallzi gjatë sezonës n’Plazh t’Madhe te Ura e Porto Milenës bashkë me axhen.

Temelet e shpisë n’Ulqin e deri te gaditja e murive e plloçes ka ken si fryt i puns mi qymyr tuj pjekë kallzi. Skaren e ka pasë ndreqë prej nji bojleri të vjeter të prem terthur; ne mnyre qe me i ba dy skara e te dy bashke me axhin me çalltisë e me punu.

Nana punonte masdite te dugaja e dajës e baba masdite me kallzi. Naten vishin vonë n’shpi por gjithmonë i kena ndi kur kanë ardhë ose i kena njoftë me erë t’teshave.

Për çdo nadje, masi hangshim bukë baba e numronte pazarin e mramjes s’kalume edhe mu edhe motres na e jepte nga nji markë me e rujt në kasë. Kasa ka ken e mbyllun me çils e per te tanë ata muj t’verës që baba ka punu; ky ka ken ritual ditor. E me paret e kasës duke mos lanë anash faktin që na ka msu me kursy e me ia ditë vleren; kena ble teshat e reja për me shku ne shkollë. Unë edhe sot e kam nji kasë në të cilën pothuajse çdo ditë fus patakuna (pare t’ima) sepse mduket se nuk jam rritë ala.

Baba nuk na ka lanë (e as sot nuk na len) me na mungu asgja. Bile kjo asht temë e gjanë t’cilen pa çare mduhet me e lanë per tjeter herë.

E sa herë shoh njerz qe ju kullojn djerst permi skarë tuj pjekë kallzi, mshkan menja te baba jem e jo rrallëherë nalem edhe e blej nji kallamaq që më kthen mrapa n’kohë e me iu kenë njimijë e ma shumë falenderuse prindit tem per te tana sakrificat që i ka ba për ne.

*kallinjtë *shtalbat (varet prej dialektit). / KultPlus.com

Hasan Prishtina, prapaskenat e një vrasje politike

Në datën 13 gusht 1933 agjencitë telegrafike të Ballkanit përcollën lajmin se në Selanik ishte qëlluar për vdekje ish Kryeministri i Shqipërisë dhe politikani kosovar, Hasan Prishtina. Lajmi ashtu si pritej shkaktoi pështjellim në gjithë kancelaritë e Ballkanit, por reagimi më i  madh natyrisht ishte nga opinioni publik shqiptar këndej e andej kufirit.

Vrasja e patriotit Hasan Bej Prishtinës në Selanik të Greqisë nga një emigrant pothuajse i panjohur Ibrahim Çelo jo vetëm që tronditi gjithë opinionin mbarëshqiptar por dhe hodhi hije të forta dyshimi mbi autorësinë e vërtetë apo urdhëruesin e kësaj vrasje, vetë Naltëmadhëninë e tij Ahmet Zogu. Ky dyshim vinte jo sepse autori Ibrahim Çelo deklaroi një gjë të tillë në organet e policisë greke por sepse mënyra dhe ekzekutimi i vrasjes ishte pothuajse i njëjtë si vrasja e Gurakuqit. Atentatori ashtu si dhe në rastin e Gurakuqit ishte një i njohur i vjetër i viktimës dhe të dy martirët e lirisë shqiptare kanë rënë viktima të pabesisë së vrasësve.

Gazeta greke “Të reja nga Maqedonia”  përshkruan momentet e vrasjes së patriotit Hasan Prishtina si më poshtë: Vrasja u krye në orën 2 mbas dite më datë 13 gusht 1933. Në rrugën Çimisqi u pa një zotëri i moshuar, i mbajtur mirë dhe me tipare simpatike, të ecte përkrah e të fjaloste me një person të veshur mirë, i gjallë, sa e tradhtonte dhe toni i zërit. Arritën në kryqëzimin e rrugës Çimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin për tek bakallhane ’’IVI’’ dhe në largësi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo. Njeriu me pamje të zymtë nxorri rrufeshëm revolverin e markes ’’SMITH’’ dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, që ra në trotuar. Kalimtarët e mbledhur nga të dy të shtënat, panë vrasësin të turret me mizori të parrëfyer mbi viktimën dhe t’i zbrazë edhe tre plumba të tjerë, dy në kraharor dhe të tretën në kokë, si e shtënë vdekjeprurëse, për të qenë i sigurtë për përfundimin e aktit të vrasjes

Si kuptohet dhe nga përshkrimi i gazetës ajo duket që ishte një vrasje e porositur, pasi vrasësi në mënyrë makabre nuk ndalet as kur viktima ishte i rënë përdhe por e qëllon për tu siguruar në kokë. Mirëpo ajo që i përforcon më shumë bindjet se Hasan Prishtina ka rënë viktimë e ambicieve të Mbretit Zog për të përforcuar pozitat e tij sunduese janë rrethanat ndërkombëtare dhe koha kur u realizua vrasja.

Hasan Prishtina, një nga krijuesit e Pavarësisë së Shqipërisë, udhëheqësit të kryengritjes së viseve shqiptare në vitin 1913 kundër pushtimit të tyre nga ushtria serbe, restauruesit të pavarësisë shqiptare në 1920 dhe kryeministrit të një qeverie shqiptare në 1922 ishte një nga përkrahësit më të flaktë të përfshirjes së Shqipërisë në problemin kosovar dhe realizimit të një politike më aktive të Shqipërisë për të realizuar bashkimin kombëtar. Mirëpo këto dëshira dhe plane të tij binin ndesh me dëshirat dhe synimet e një grupi më të vogël deputetësh dhe politikanësh që kryesisht vinin nga radha e ish nëpunësve të Perandorisë Otomane ku ndjenja nacionale nuk kish zënë vend njëlloj si te grupi i nacionalistëve ku Prishtina ishte një nga themeluesit e kësaj rryme që në vitin 1910. Mes këtij grupi politikanësh me vizion të ngushtë kombëtar dhe të interesuar vetëm për të përforcuar pushtetin e vet lokal që e shikonin të ushtruar vetëm brenda kufijve të Shqipërisë shquante Ahmet Bej Zogolli, përfaqësuesi i një familje lokale fisnike shqiptare që nuk kish shkëlqyer shumë në karrierën perandorake si familjet e tjera të mëdha shqiptare si Vlorajt, Vrionasit, Bushatllinjtë, Libohovajt etj.

Ahmet Zogolli i zgjedhur për herë të parë kryeministër në vitin 1922 do të deklaronte nga tribuna e parlamentit shqiptar  se “shteti shqiptar është i vogël dhe politika jonë duhet të jetë e qartë, e sinqertë dhe pa iluzione të cilat mund të na dëmtojnë shumë”(me fjalën iluzione nënkupto përkrahjen e kauzës për tu bashkuar me Shqipërinë të territoreve shqiptare të mbetura jashtë kufijve.)Problemi i përkrahjes së popullsive shqiptare të lëna jashtë kufijve apo lënies së tyre në fatin e vet ishte një problem që ndante shumë politikanë kosovarë aktivë në jetën politike të Shqipërisë si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Kadri Hoxha etj nga pjesë e politikanëve shqiptarë që dëshironin të konsolidonin në radhë të parë pushtetin e tyre në Shqipëri, qoftë dhe përmes aleancave me fqinjët. Kjo mospërputhje e madhe për idenë kombëtare dhe mënyrën e ndërtimit të kufijve të shtetit shqiptar i kish detyruar që më herët, në vitin 1918, politikanët kosovarë të themelonin “Komitetin për Mbrojtjen e Kosovës”.

Në komitet përveçse politikanëve kosovarë merrnin pjesë dhe shumë patriotë të tjerë shqiptarë, kryesisht politikanë të opozitës shqiptare që si përfaqësues të shtresës së mesme dhe intelektuale kishin një vizion më të qartë të idesë kombëtare. Një pjesë e madhe e tyre u larguan jashtë atdheut pas rikthimit të Zogut më dhjetor 1924 dhe përbënë për një kohë të gjatë emigracionin aktiv antizogist dhe alternativën tjetër qeverisëse në rast të ndërrimit të pushtetit në Shqipëri.

Të organizuar në organizata të ndryshme politike sipas bindjeve të tyre, ata nuk përbënin ndonjë rrezik të madh për Zogun, por në momentet kur për shkak të konjukturave politike në Ballkan ata fitonin përkrahjen e ndonjë fuqie të madhe ktheheshin në një rrezik potencial për regjimin zogist. Kjo ishte dhe një nga arsyet që Zogu herë pas here mundohej të godiste politikisht cilindo nga këto grupe emigracioni, për të siguruar pozitat e veta në Shqipëri por dhe për të dhënë mesazhin e duhur Italisë, si të vetmes fuqi të madhe që i ishte dhënë përparësi në Shqipëri se ai ishte i vetmi partner që duhej të merrej në konsideratë. Mirëpo gjërat filluan të ndryshojnë aty rreth viteve 1931-1932 kur u kuptua se shteti shqiptar nuk kishte aftësitë e duhura financiare për të paguar kreditë e marra nga italianët që me nënshkrimin e paktit të vitit 1926. Në këto kushte  italianët filluan të bënin presion ndaj Zogut duke i avancuar kërkesat rreth prezencës së tyre në Shqipëri. Kështu, në këmbim të shtyrjes së kthimit të interesave të kredisë ata kërkuan që në krye të xhandarmërisë shqiptare të vendoseshin oficerë italianë, dhe ti jepesh mbretërisë italiane monopoli i sheqerit, telegrafit dhe elektrikut . Si mund të kuptohet lehtë nga këto kërkesa politika italiane kërkonte që të vinte nën një diktat akoma më të rëndë mbretërinë shqiptare dhe të shtronte rrugën për pushtimin e mëvonshëm të Shqipërisë.

Këto kërkesa që çonin në pakësimin e sovranitetit të Shqipërisë, natyrshëm e shtynë mbretin Zog që t’iu kundërvihet dhe të përpiqej të hartonte një politikë të re të jashtme.Vitet 1931-1935 sipas Prof Paskal Milos janë vitet kur Zogu përpiqet të luajë një politikë të pavarur të jashtme dhe për këtë gjë tenton afrimin politik dhe me fuqi të tjera të mëdha dhe me shtetet e tjera në Ballkan. Si zakonisht, në raste të tilla kthesash politike trokitet tek miqtë e vjetër që në rastin e Zogut, ishte mbretëria serbo-kroate-sllovene. Në këto kohë po bëheshin përgatitje për Paktin Ballkanik dhe Zogu dëshironte ti bashkëngjitej kësaj iniciative. Në themel të këtij pakti ishte rregullimi i marrëdhënieve diplomatike dhe shuarja e kontradiktave për kufijtë midis shteteve ballkanike, gjë që në fakt shkonte në kundërshtim me politikën italiane që dëshironte të mbante ndezur vatra konflikti për ta pasur më të lehtë ndërhyrjen në Ballkan. Për ketë arsye ata sponsorizonin dhe përkrahnin çdo lëvizje që nga ta konsiderohej si irredentiste por në thelb ishin lëvizje-protesta ndaj padrejtësive që u ishin bërë popullsive në Ballkan, për të krijuar Serbinë e Madhe, Greqinë e Madhe dhe Bullgarinë e Madhe. Mes këtyre lëvizjeve që nga viti 1925,të patriotëve kroatë, sllovenë dhe maqedonas ,të gjithë përfaqësues të popullsive që vuanin nga shovinizmi serb, diplomacia italiane ishte në kontakt dhe me eksponentë të Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës dhe Hasan Prishtinën si një nga udhëheqësit e këtij komiteti.

Hasan Prishtina kishte zgjedhur për të jetuar në Selanik si një qytet ku ai kish mbaruar studimet e shkollës së mesme por dhe sepse ishte afër Shqipërisë dhe Kosovës nga ku mund të vazhdonte të influenconte në jetën politike të vendit. Duke qenë se ai vinte nga një familje e pasur , kishte blerë një shtëpi në një nga lagjet e pasura të Selanikut dhe një pjesë të pasurisë së tij e përdorte për të sponsorizuar të rinj kosovarë që dëshironin të shkolloheshin. Në fakt në momentet e vrasjes së tij, ish kryeministri i Shqipërisë.  nuk paraqiste ndonjë rrezik të madh për Zogun që e kish konsoliduar pushtetin e tij tashmë në Tiranë, por si mbështetës i idesë për një bashkim të Kosovës me Shqipërinë përbënte rrezik për mbretërinë jugosllave. Në këto vite në bisedimet që Zogu filloi me jugosllavët për të fituar mbështetje diplomatike ndaj Italisë, u fol dhe për një kredi jugosllave që do i lëvrohej për të mos qenë më i varur financiarisht nga italianët. Zogu, si një feudal tipik intrigant edhe pse e dinte se lëvizja e vitit 1932 kundër tij kish qenë e organizuar nga legata jugosllave në Vlorë, nuk e kishte për gjë të hynte në marrëdhënie me ta, me kusht që ti shtynte ditët mbretërimit të tij që nga lakmia që kish pasur për para dhe pushtet e kish dënuar me vdekje me paktet e Tiranës të nënshkruar me italianët në mesin e viteve 20.

Koha dhe mënyra sesi u procedua të shtyn të mendosh se  vrasja dhe eliminimi fizik i patriotit Hasan Prishtina i datës 13 gusht 1933 ka qenë një pjesë e marrëveshjes dhe besnikërisë që Zogu po u tregonte jugosllavëve për ta pasur dhe më të lehtë aderimin në Paktin Ballkanik. Pakti Ballkanik po ndërtohej me insistimin diplomatik të Francës, e cila kishte si shtet të përkëledhur të saj në Ballkan , mbretërinë jugosllave dhe Zogu e kuptonte se për të fituar simpatinë e fuqive të tjera evropiane rruga i kalonte nga Beogradi. Si një bashkëpunëtor i vjetër i tyre Zogu i njihte mirë dëshirat dhe kushtet e afrimit me ta, ndaj dhe Zogizmi si rrymë mendimi që mbizotëroi në Shqipëri pavarësisht një shashke propagandistike të vitit 1928 kur Zogu u shpall mbret i shqiptarëve dhe ky përcaktim solli një notë proteste nga ana e Beogradit, në përgjithësi insistoi që kombi shqiptar shtrihej vetëm brenda mbretërisë shqiptare dhe nuk shkaktoi ndonjë rrezik diplomatik për mbretërinë jugosllave.Kështu ish kryeministri i Shqipërisë dhe burri i shtetit shqiptar Hasan Prishtina u zgjodh për tu bërë kurban një kombinacioni politik të dështuar që në fillim, pasi loja që dëshironte të luante Zogu nuk mund të kishte sukses pas nënshtrimit total prej gati 8 vjetësh që ai kish bërë ndaj Italisë fashiste. Për më tepër ky kombinacion politik nuk u shkonte për shtat shqiptarëve në atë kohë pasi çimentonte ndryshimet territoriale që ishin bërë me pa të drejtë mbi kurrizin e popullsisë shqiptar në rajon dhe e varroste për së gjalli ëndrrën e bashkimit të tyre kombëtar.

Qëllimet e vërteta të vrasjes së Hasan Prishtinës kuptohen tërthorazi dhe nga deponimet e vrasësit Ibrahim Çelo në policinë greke ku sipas gazetës “Të reja nga Maqedonia” ai deklaroi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndërkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut të tij ishte komit dhe bashkëpunonte me komitetin bullgaromaqedonas me qëllim që të vrisnin mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogun. Planet, thotë antetatori, m’i tregoi Hasan Prishtina përpara pesëmbëdhjet ditëve, kur po vinim prej Vjene (Austri) dhe më bënte presion që të bëhesha unë kryetar i bandës komite dhe të shkoja në Tiranë ku të vrisja mbretin Ahmet Zogun. Prishtina, vijon vrasësi, më premtoi shpërblim mujor dhe një shpërblim dhuratë mbas aktit të vrasjes, por unë i kundërshtova këto propozime të tij, sepse jam pro regjimit te mbretit Ahmet Zogu dhe nuk dëshiroja të bëhem vegël e Hasan Prishtinës, të cilin në Shqipëri e quajne tradhëtar. Pra si mund të kuptohet lehtë Hasan Prishtina prishte gjumin e monarkisë jugosllave prandaj u përzgjodh për tu vrarë në afrimin politik të radhës të Zogut me serbët, por si zakonisht për ti dhënë më tepër besueshmëri aktit u deklarua se ai planifikonte dhe vrasjen e mbretit Zog nëpërmjet një tregtari frutash që banonte në Nicë të Francës! Ironi më të madhe nuk mund të kishte dhe regjimi zogist sado që mundohej të justifikohej se s’kishte gisht në këtë punë, për gjithë opinionin publik ishte e qartë se po shënonte vrasjen politike të radhës.          

Festimet e 100 vjetorit të pavarësisë nuk mund të shmangin nderimet dhe homazhet që meriton figura e Hasan Prishtinës si hartuesit të planit të kryengritësve shqiptarë prej 14 pikash në gusht të vitit 1912 për pavarësinë e Shqipërisë, ish kryeministër dhe burrë shteti shqiptar por në të njëjtën kohë këtyre homazheve dhe nderimeve nuk mund ti bëhen në të njëjtën kohë një figure të errët si Ahmed Zogolli pasi historigrafia akoma vazhdon të jetë e ngarkuar emocionalisht dhe nuk e ka thënë përfundimisht fjalën e vet. Deri atëherë shteti shqiptar mund të bëjë diçka më të mirë, të ndërtojë një monument të Hasan Prishtinës në Tiranë dhe përpiqet që ti kthehet prona nga shteti grek pasardhësve të Hasan Prishtinës pasi kështu të paktën i kthejmë një borxh moral sado të vogël, këtij burri të madh shteti. / Nga Dorian Koci/ KultPlus.com

Burime
1.  Akademia e Shkencave të Shqipërisë:Historia e Shqipërisë,Vëllimi 2, grup autorësh.Toena, Tiranë:20022.  Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit: Hasan Prishtina (Përmbledhje     dokumentesh 1908- 1934), Tiranë, 1983.3.  Ferraj , Hysamedin: Skicë e mendimit politik politik shqiptar.Tiranë,20064.  Fisher, Bernd : Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri,Tiranë 20065.  Haxhiu, Ajet: Hasan Prishtina dhe Lëvizja patriotike e Kosovës, Tiranë, 1964.6.  Llalla, Arben. Si u vra Hasan Prishtinahttp://noa.al/ks/artikull.php?id=2178957.  Rothschild, Joseph. Europa Lindore dhe Qendrore midis dy luftërave botërore,  Tiranë 20028.  Skëndi, Stavro: Zgjimi kombëtar i shqiptarëve, Tiranë,2002

VOGUE shkruan për disenjatoren shqiptare, fustani i saj zgjedhet si më i famshi gjatë pandemisë

Disenjatorja e njohur shqiptare, e cila karrierën e saj e ka zhvendosur në Amerikë, tash e sa kohë po përjeton suksesin e punës së saj, ku sëfundi është bërë edhe pjesë e prestigjiozes Vouge, shkruan KultPlus.

Matoshi e projektoi për herë të parë fustanin e saj në korrik të vitit të kaluar. Në momentin që ajo e postoi atë në rrjetin social Instagram, fustani u bë shumë i njohur dhe i pëlqyer.

”Modelja e njohur amerikane, Tess Holliday e kishte veshur fustanin në Grammy, ndërkaq në postimin e fotografisë së asaj mbrëmjeje, ajo i referohej fustanin si ”nëse Lana del Rey dhe Torta me luleshtrydhe do të kishin një fëmijë’, kjo thënie më pas u bë virale”, deklaroi Matoshi për Vouge.

Padyshim që Matoshi këtë fustan ua ka dhuruar njerëzve më me ndikim, të famshmëve. Fustani me luleshtrydhe aktualisht është artikulli më i shitur nga koleksioni i Matoshit, së bashku me maskën kordinuese. ”Shumica e njerëzve që e blejnë fustanin tani, nuk e dijnë se ku do ta veshin atë, por ju pelqen ta veshin edhe në shtëpi.”, tha Matoshi para se të pohonte ‘Unë nuk do të di se ku ta vesh, nuk kam veshur fustan që nga fillimi i pandemisë”, shton tutje Matoshi për Vouge.

Arsyet pse fustani me luleshtrydhe është një histori suksesi, në kundërshtim me gjithçka që dimë për zakonet e epokës pandemike të blerjes është tek fakti është që veshja është e njohur pikërisht sepse nuk është praktike. Fustani i dedikohet ngjarjeve më të mëdha, si Met Gala, Oscar, kryesisht rasteve të veçanta.

”Por më shumë se kaq, ajo qepje e ëmbël e luleshtrydheve është thellësisht nostalgjike, në një pafajësi fëminore që ndihet veçanërisht qetësuese. Dhe megjithëse Matoshi e krijoi atë në një epokë parandemike, ky realizm i shërbeu asaj si frymëzim. “Shumica e modeleve të mia janë frymëzuar nga fëmijëria ime,” tha Matoshi. “Ndihem sikur gjërat që më bëjnë të ndjehen më mirë janë luleshtrydhet, veshja, fustanet, natyra në përgjithësi.”, përfundon Vouge.

Bashkangjitur gjeni artikullin e plotë nga Vouge. / KultPlus.com

https://www.vogue.com/article/strawberry-dress-lirika-matoshi-popular?utm_source=facebook&utm_medium=social&utm_campaign=onsite-share&utm_brand=vogue&utm_social-type=earned&fbclid=IwAR1-AGlcMgf_6z1tvt1ECJzoDmr9larikhH6IVUnKmj0cZI4P8RO4y-R-Ac